Greqia ka nisur hetimet pas publikimit të skandalit se janë shpenzuar miliona euro nga ministria e Jashtme greke për të finacnuar me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit.
Janë qindra mijera euro që jepen në aktivitete në Shqipëri, ndërsa ajo çka thuhet jo zyrtarisht nëpër korridoret e ministrisë së Jashtme greke, është fakti që për të bërë marrëveshjen e detit mes dy vendeve, duhet të paguash mirë portalet shqiptare.
Prokuroria e Athinës ka ndërhyrë për të hetuar për fondet “sekrete” të Ministrisë së Jashtme dhënë mediave shqiptare
Kryetari i Prokurorisë së Athinës, Vangelis Ioannidis, udhëzoi sigurinë e shtetit për të hetuar veprimin e mundshëm të ndjekjes penale. Ndërhyrja e prokurorit u shkaktua nga rrjedhja e fondeve sekrete të Ministrisë së Jashtme, një rast i cili ka shkaktuar përplasje të forta politike, ndermjet dy ministrave te qeverisë, Kammenos – Kotzia, që çoi në dorëheqjen e Ministrit të Jashtëm.
Kreu i Prokurorisë së Athinës, Vangelis Ioannidis, udhëzoi sigurinë e shtetit për të hetuar shkeljet e mundshme të veprave penale të ndjekura.
Urdhri u dha pas zbulimit të shtypit, për informacionin që gjendet në një zarf të mbyllur të kryer nga zyrtari diplomatik i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe u hap në zyrën e Parlamentit.
Mediat greke theksojnë se “sipas informacionit në dokumentin e mbyllur të sjellë në Parlament nga Ministria e Punëve të Jashtme ka pasur kode ndërkohë që shuma totale që është dhënë arriti në rreth 1,000,000 euro.
Kodi i parë që lidhet me paratë e kanalizuar në mediat shqiptare.
Kodi i dytë ka të bëjë me financimin e medias për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Publikimi i informacionit ka nxitur reagimin e zemëruar të Kryeministrisë dhe Kryetarit te Parlamenti, Nikos Voutsis, por edhe një konfrontim të ashpër politik me opozitën.
Fonde sekrete për të paguar portale, media dhe gazetarë në Shqipëri, Greqia nis hetimin
Analisti: Balla dhe dy deputetë të tjerë të PS tek 3.4 milionë eurot e Toyota Yaris
Dalin detaje të reja në lidhje me çështjen e “Toyota Yaris” ku është përfshirë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Analistët Lorenc Vangjeli dhe Preç Zogaj janë shprehur në emisionin “Java” në RTSH se, gjatë hetimeve janë përfshirë dhe dy deputetë socialistë. Po ashtu analistët thanë se do ketë dhe një histori përgjimesh.
“Pritet që të ketë një kthesë për hetimin e Toyota Yaris, ka një zhvillim të ri që nuk është bërë i njohur për publikun. E reja është që dy deputetë të tjerë socialistë, janë përfshirë në këtë çështje, njëri prej tyre është jurist. “Java” paralajmëron se dhe në këtë histori do të këtë histori përgjimesh. Këta deputetë në këtë çështje janë shumë të dobishëm për Prokurorinë, pasi janë persona që kanë dijeni për çështjen: u shpreh analisti Lorenc Vangjeli.
Zbulimi u bë më 23 qershor në portin e trageteve në Durrës, ku u ndalua një kamion që vinte nga Bari i Italisë me nëntë makina të përdorua në bord: një Alfa Romeo, një Opel dhe shtatë Toyota Yaris.
Në njërën prej këtyre të fundit u gjetën katër çanta plot me para, saktësisht 80 mijë franka zvicerane dhe 3 366 800 euro.
Dokumentet e makinave thonë se ishin blerë përmes një firme në Aachen të Gjermanisë. Por manaxheri i kompanisë nga Shqipëria deklaroi se ato vinin nga Belgjika dhe se ai ishte kujdesur vetëm për letrat.
Blerësi është një kompani makinash me qira në Tiranë, e cila drejtohet nga dy kushërinj shumë të dyshuar. Alfred Vladi (33 vjeç) është kapur më parë për mashtrim me makinat në Francë, ndërsa Elvis Vladi (38) është dënuar para dy vjetësh nga një gjykatë në Britani për trafik kokaine.
Dyshohet se paratë vijnë nga banda që u gjykua në atë kohë. Ajo drejtohej nga Gentian Cuka, me bazë në Londër, dhe mendohet të ketë qenë aktive në Belgjikë e Holandë.
Sipas ndërmjetësit gjerman, i cili thotë se nuk di asgjë për paratë, kjo ishte hera e katërt që ai kishte ofruar transport makinash për kushërinjtë Vladi, por nuk dihet nëse makinat vinin gjithmonë nga Belgjika. Zbulimi i parave ndërkohë ka çuar në katër arrestime, ndërsa kushërinjtë janë ende në kërkim.
Nëse Basha nuk denonconte, 3.4 milionë eurot e drogës në Toyotë nuk do bllokoheshin
Katër muaj pasi në Portin e Durrësit të 613 kg kokainë, premtimi publik i Policisë dhe Prokurorisë se do të zbulonin “shumë shpejt” autorët e trafikut tashmë janë harruar. Edhe diplomati që kërkon “peshqit e mëdhenj” dhe gjeti Arbën Çekaj, një biznesmen thuajse i panjohur, tashmë po lufton që të emërohet në Kirgistanin e largët.
Opozita denoncoi në atë kohë se trafiku i sasisë gjigande të kokainës nuk mund të bëhej pa lidhjet e duhura shtetërore. Por, deri më tani, Prokuroria e drejtuar nga Arta Marku nuk ka avancuar më shumë se sa tek shoferët e kamionit ku gjendej droga.
Pak javë më parë, opozita sërish denoncoi, me fakte, përfshirjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj në trafikun e narkotikëve. Deputetë të Partisë Demokratike denoncuar faktin se Agron Xhafaj kishte përfituar nga mbrojtja politike e të vëllait për t’iu shmangur vuajtjes së dënimit në Itali.
Por, nga ana e Prokurorisë, nuk nisi asnjë hetim për vijimin e mundshëm të aktivitetit kriminal të Agron (Geron) Xhafaj. Përkundrazi, Arta Marku, Kryeprokurorja e Përkohshëm e zgjedhur vetëm me 69 vota të Partisë Socialiste, urdhëroi nisjen e hetimeve për deputetët që denoncuar publikisht skandalin.
Dhe së fundmi, burime nga Prokuroria referojnë për median, kryesisht atë që mbështet qeverinë, se ka nisur hetim ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, për dekonspirim të “operacionit policor”, ku u zbuluan 3.4 milionë euro në dy Toyota Yaris në portin e Durrësit.
Ky hetim, nëse e konsiderojmë të mirëqenë, ka nisur në bazë të një kallëzim të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit akuzohet publikisht nga Lulëzim Basha si garanti politik për dërgimin e këtyre parave në Shqipëri, për llogari të një grupi kriminal nga Elbasani.
Po ku qëndron “dekonspirimi” dhe përse edhe Policia, pavarësisht se ka synuar të vijojë lojën politike të qeverisë, në fakt ka bërë “autogol”? Policia e Shtetit, rreth 30 orë pas zbulimit të 3.4 mln euro në Toyota Yaris, dha një deklaratë publike, në të cilën shkruan teksualisht:
“Policia e Shtetit është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karroatrec me targa AA 120 SP, që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit.
Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani.
Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 Qershor 2018, një agjenci ligj zbatuese shqiptare në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara.”
Zyrtarisht, Policia deklaron se është vënë në dijeni rreth 5 orë pas deklarimit të Bashës në Parlament. Ky është momenti kur Policia ka marrë njoftim zyrtar, sipas deklarimit të saj, pavarësisht se deklaron që fillimisht është njoftuar një ditë më parë nga një burim i saj i brendshëm. Ky “burim i brendshëm” është e pamundur të konfirmohet dhe, për më tepër, nuk mund të konsiderohet zyrtar, i besueshëm dhe që mund të vëjë në lëvizje policinë.
Momenti kur Policia ka marrë njoftim zyrtar, gjithnjë sipas deklaratës së saj, është pasditja e datës 21 qershor, pra pasi Basha e denoncoi rastin në Parlament. Atëherë, më shumë se sa “dekonspirim”, Basha, me informacionin e tij, ka nxitur agjencitë ligjzbatuese që të vepronin dhe të mbanin në vëzhgim këtë rast trafiku miliona euro. E megjithatë, Arta Marku dhe instititucioni i saj, kanë vendosur të nisin hetimin për “dekonspirim”.
Sulmi ndaj Presidentit, mediat që kanë përfituar nga fondi sekret grek
Dritan KABA
Kush media ka mbrojtur dhe i ka bere jehone pozitive takimeve te Bushatit dhe Kocias Kush media ka thene qe marrveshja e detit eshte super Kush media ka goditur Presidentin e Republikes, se po vonon marrveshjen, me kerkesat e tij, konform Kushtetutes dhe vendimit te Gjykates Kushtetuese, per firmosjen e autorizimit per bisedime mes paleve.
Kush media ka bere shkrime duke e paraqitur Presidentin si “inatçi”, xheloz per sukseset e Rames dhe plot epitete te tilla nga keto Kush media dhe analist, nese mund te quhen te tille, ka shkruar opinione me justifikimet se po hiqet ligji i luftes dhe kjo eshte arritje e madhe, keshtu qe marrveshja per detin nuk ka asnje rendesi se ajo eshte me e mire se e meparshmja.
Kush media ka pasqyruar vallet, puthjet “miqesore” dhe drekat me ushqim tradicional mes Bushatit dhe Kocias Kush media nuk ka transmetuar denoncimet e opozites per “dhurimin” e zones ekonomike detare Greqise, dmth miliarda ton gaz dhe nafte.
Kush media ka bere emisione per leverdine e marrveshjes qe do “ndryshoje” historine emarrdhenieve mes dy vendeve pas nenshkrimit te saj Jane pikerisht mediat dhe “analistet” qe kane perfituar para nga fondi sekret i Ministrise se Jashtme te Greqise. Me shpresen se tani do t’i vjellin ato.
Presidenti Meta pret Presidentin e Shoqatës Austri-Shqipëri, Grossruck
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Presidentin e Shoqatës Austri-Shqipëri, z. Wolfgang Grossruck, të shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës, z. Isa Sakja dhe një ekip zjarrfikësish dhe ekspertësh austriakë të fushës së emergjencave civile.
Presidenti Meta falënderoi z. Grosssruck dhe miqtë austriakë për ndihmën me makineri zjarrfikëse, pajisje dhe trajnime që i kanë ofruar Bashkisë së Kavajës.
Kreu i Shtetit vlerësoi në veçanti përkujdesjen e partnerëve europianë ndaj përpjekjeve të autoriteteve vendore për shërbime që ndikojnë në jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
“Për ne, – theksoi Presidenti Meta, “është shumë i rëndësishëm forcimi, aftësimi dhe modernizimi i strukturave të Pushtetit Vendor për të realizuar shërbime publike sa më cilësore për komunitetin.
Fakti që kjo ndihmë vjen mbi bazën e bashkëpunimit me qytetin austriak Grieskirchen është një tregues i nevojës në rritje për integrimin e qyteteve tona me simotrat europiane”, u shpreh Kreu i Shtetit.
Presidenti Meta përgëzoi miqtë austriakë dhe shprehu përkrahjen dhe falënderimet ndaj të gjitha iniciativave dhe kontributeve ndërkombëtare në adresë të qeverive vendore në Shqipëri.
Zëri i Amerikës: Abuzime me karburantin, koncesioni për pompat e naftës i paracaktuar
Një vendim i Këshillit të Ministrave në Shqipëri, i pasuar nga një tender për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit të pompave të karburanteve ka ngritur dyshime për shmangien e interesit publik dhe një garë të paracaktuar. Tenderi është pezulluar në fillim të muajit pas ankimit të një kompanie zvicerane për diskriminim të operatorëve të huaj.
Dy herë në vit përgjatë dekadës së fundit, Drejtoria e Metrologjisë kryen kontrollin e pompave të naftës dhe të gazit të lëngshëm-shërbim ky që synon të mbrojë qytetarët shqiptarë nga abuzimet me sasinë e karburantit.
Por një vendim i Këshillit të Ministrave, i pasuar nga një tender i shpallur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka hapur rrugën dhënies së këtij shërbimi me koncesion, një vendim që ka ngritur hije dyshimi mbi cënimin e interesit publik dhe një garë të paracaktuar.
Zanafilla e projektit koncesionar nisi në dhjetor 2016 me një propozim të pakërkuar të kompanisë “Noa Control”, e cila u ofrua të zëvendësonte drejtorinë e Metrologjisë në kryerjen e kontrollit të distributorëve të karburanteve. Një vit e gjysmë pas propozimit, kompania private u shpërblye me bonus prej 10 pikësh, një praktikë tashmë rutinë e qeverisë Rama me referencë ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat.
Kontrolli ligjor i instrumenteve shpërndarëse të karburantit është një ndër aktivitetet kryesore që i ka mbetur Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë në Shqipëri dhe arkëton çdo vit rreth 80 milionë lekë në buxhetin e shtetit. Ministria e Financave dhe Ekonomisë synon ta japë atë me koncesion në këmbim të një investimi dysheme prej vetëm 64.8 milionë lekësh për një periudhë 20-vjeçare.
Drejtoria e Metrologjisë është anëtare e një rrjeti organizatash ndërkombëtare në fushën e matjeve, të cilat kanë investuar ndër vite në përafrimin e legjislacionit, trajnimin e stafit dhe rritjen e kapaciteve teknike. Vetëm për kontrollin e shpërndarësve të karburanteve, ky institucion zotëron shtatë laboratorë të lëvizshëm me vlerë mbi 73 milionë lekë dhe një staf të kualifikuar.
Zëri i Amerikës iu drejtua Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të sqaruar arsyet se pse një shërbim i investuar ndër vite po jepet me koncesion, por nuk mori asnjë përgjigje. Edhe drejtori i Përgjithshëm i Metrologjisë, Petrit Rama nuk pranoi të komentonte.
Projekti koncesionar është pritur me kundërshti nga operatorët e tregut të karburanteve, ndërkohë që shoqatat përfaqësuese të biznesit apo ato në mbrojtje të konsumatorit kontestojnë mungesën e transparencës, të një strategjie të qartë të qeverisë si dhe rrezikun për kosto shtesë në çmimin fundor të naftës.
Gjergj Buxhuku, përfaqësues i organizatës Konfindustria i tha Zërit të Amerikës se në kushtet e mungesës së një studimi fizibiliteti, paqartësia e qeverisë mund të lërë hapësira për abuzime.
“Problemi i parë në këtë rast është që ne nuk e dimë se cili do të jetë përfitimi dhe cila është realisht leverdia e dhënies me koncesion. E dyta; ti po e jep në dorë të një privati një të drejtë që praktikisht i takon shtetit. I bie që edhe nëse ka pasur një frikë minimale, nesër mund të mos ketë fare. Është një absurditet,” tha Buxhuku.
Ndërsa Gjergj Bojaxhi, ish-zv.ministër Ekonomie dhe aksioner i një kompanie brokerimi në fushën e hidrokarbureve thotë se mungesa e transparencës dhe e një strategjie të prezantuar shqetëson si konsumatorët, ashtu edhe operatorët privatë.
“Ky është një shërbim që jepet për vite të tëra nga institucionet shtetërore, nuk ka pasur ankesa, është një aktivitet me fitim dhe jo me humbje,” tha Bojaxhiu për Zërin e Amerikës.
“Fakti që ne përfundojmë duke e dhënë këtë shërbim fitimprurës një kompanie private që nuk do të paguajë lekë në buxhetin e shtetit, që investimi do të jetë minimal dhe fitimi i sigurtë, na bën të mendojmë se kjo është një praktikë ose politikë sektoriale, që nuk është në interes të konsumatorëve dhe as të buxhetit, por një praktikë në interes të disa segmenteve mbase nepotike të biznesit.
Në dokumentet e shpallura bashkë me tenderin më 18 shtator, Ministria e Financave dhe Ekonomisë citon standardet europiane si një ndër arsyet e koncesionit, por përjashton kompanitë e huaja të marrin pjesë në garë.
Një ndër kushtet kryesore është pasja e një certifikate akreditimi shqiptare, ndonëse certifikatat e lëshuara nga trupat europiane të akreditimit njihen në Shqipëri dhe jo e kundërta. Kriteri i dytë kualifikues është eksperienca 3-vjeçare në punë të ngjashme në fushën e inspektimit, e cila duket gjithashtu “e qepur” në masën e kompanisë propozuese.
“Noa Control” është themeluar në prill të vitit 2015 nga aksioneri i vetëm Gentian Sula dhe vepron si partnere në Shqipëri e kompanisë spanjolle Applus.
Përgjatë tre viteve të operimit të saj, Noa Control ka arritur të sigurojë një autorizim nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë për kontrollin e matësave të ujit, është organ i miratuar nga ministri i Transporteve dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri për kontrollin e rezervuarëve të gazit dhe në fillim të vitit u bë kompania e vetme shqiptare e autorizuar nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj për kontrollin teknik të ashensorëve.
Duke pretenduar për garë diskriminuese, një kompani me bazë në Zvicër e quajtur Penzoil Trading u ankua në Komisionin e Prokurimit Publik. Në fillim të tetorit, ky Komision pezulloi tenderin dhe kërkoi shpjegime shtesë nga Ministria e Financave.
Kompania Penzoil Trading i tha Zërit të Amerikës përmes një emaili se tenderi shfaq aspekte diskriminuese për kompanitë e interesuara, veçanërisht ato të huaja. Sipas saj, ankesa ka për qëllim ta vendosë tenderin në baza më të barabarta.
Kompania “Noa Control” nuk iu përgjigj pyetjeve të Zërit të Amerikës. Përfaqësues të saj thanë se “reagimet në këtë moment dëmtojnë interesat e kompanisë në procedurat e tenderit, përsa kohë që gara është e hapur dhe ka një proces pezullimi nga Komisioni i Prokurimit Publik”.
Kontraditat në tenderin e shpallur nga Ministria e Financave janë nxjerrë në pah edhe nga Confindustria Albania, një shoqatë që përfaqëson një grup industrialistësh italianë në Shqipëri. Përmes një deklarate për shtyp, shoqata Confindustria Albania denoncoi shmangien e detyrimit ligjor për konsultime me publikun dhe grupet e interesit si dhe përjashtimin e kompanive të huaja nga konkurrenca përmes kriterit për akreditimin.
Confindustria Albania i mëshoi qëndrimit se dhënia me koncesion e një shërbimi të tillë do të përkeqësonte klimën e biznesit si dhe do të shkaktonte një kosto mbi çmimin e karburantit.
Ministria e Financave, sipas dokumenteve të publikuara të tenderit nuk i ka mbyllur shtigjet për këtë rrezik. Aktualisht, operatorët janë të detyruar të kryejnë dy herë në vit verifikimin e pompave të karburanteve dhe paguajnë si tarifë 14 mijë lekë. Por projekti lë të hapur mundësinë që numri i verifikimeve periodike të detyrueshme në vit të ndryshojë në varësi të dakordësisë mes Ministrisë dhe koncesionarit.
Projekti koncesionar i kontrollit të pajisjeve në karburante nuk është i vetmi në këtë sektor. Në fillim të vitit 2013, qeveria e drejtuar nga Berisha firmosi koncesionin e markimit, tarifë e transferuar kjo në çmimin fundor të karburantit.
Ekspertët e kontaktuar nga Zëri i Amerikës argumentojnë se Shqipëria ka sot çmimin më të lartë të karburantit në rajon dhe një rritje tjetër e mundshme rrezikon ta çojë ekonominë në kolaps.
“Është e disata herë që qeveria i rrit taksat në sektorin e karburanteve dhe sot Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburanteve vetëm për shkak të taksimit,” tha Bojaxhi për Zërin e Amerikës.
Buxhuku i shoqatës Konfindustria bie dakord.
“Shqipëria dihet që ka çmimin më të lartë të kaburantit në Europë, ka cilësinë më të keqe të karburantit, që është kosto shumë e lartë se edhe vetë çmimi dhe tentohet të shtohet edhe më shumë shumë ky çmim. Rrezikojmë që ekonomia shqiptare të asfiksohet pikërisht nga çmimi i karburantit,” përfundoi ai.
Kunati i Ulsi Manjës në Tatime nën hetim për korrupsion, Prokuroria fsheh përgjimet
Akuzat në drejtim të mazhorancës dhe administratës nuk vijnë vetëm nga opozita por edhe nga vetë qytetarët dhe punonjësit e thjeshtë në administratën shtetërore.
Kunati i deputetit Socialist Ulsi Manja, i cili është drejtor i Përgjithshëm i Hetimit Tatimor, akuzohet për marrje ryshfeti, madje prokuroria ka dhe prova që e imlikojnë atë në mitmarrje, por ndaj tij ende nuk është ngritur asnjë padi, pasi është marrë në mbrojtje nga politika.
Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, përmes rrjetit social facebook.
Ja çfarë shkruan ish-Kryeministri Berisha
Rroftë kunati!
Drejtori i përgjithshëm merr ryshfet. Dosjen dhe pergjimet i ka plot por mbrohet nga kunati! sb
Adrian Shehu drejtori i pergjithshem i hetimit tatimor, Enertil Canaj drejtori i hetimit tatimor rajonit Tirane. Aktualisht ne materialin e pergjimit nga prokuroria Durres, jane veper aktive ne mitmarje dhe pazare. Jane reth 60 ore pergjime ku u arestuan inspektoret. Keta vazhdojne rehat. I keni në sistem, mund ta verifikoni. E kam informacion nga aty Brenda. Ky Adrian Shehu qenka kunati i Ulsi Manjes.
Detaje të reja/ Laboratori i heroinës në Has u zbulua nga DEA amerikane dhe Gjermania
Kanë dalë detaje të reja nga operacioni antidrogë i ditës së sotme në Has.
Agjentë të DEA dhe hetues nga Gjermania kanë zbuluar e shkatërruar laboratorin e heroinës në Has.
Burime policore kanë bërë të ditur se gjatë aksionit të nisur mbrëmjen e djeshme, kanë qenë të pranishëm disa agjentë të DEA-s dhe përfaqësues të Policisë Gjermane.
Dy ditët e fundit në Tiranë kanë qenë përfaqësues të lartë të agjencive Amerikane dhe Gjermane.
Burimet thanë se, hetimet janë drejtuar pikërisht nga agjentët e DEA. Këta të fundit kanë qenë me uniformën e DEA në aksion.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se të paktën 3 persona janë identifikuar si të arrestuar.
Bëhet fjalë për dy persona, babë e bir të cilët janë arrestuar.
Ata janë Mustaf e Xhavit Shuti, të cilët mësohet se kishin edhe një furgon që bënte linjën nga Hasi për në Durrës.
Ka qenë policia gjermane që ka bërë hetimet e saj për këtë laborator droge, pas informacioneve që ka dhënë Arbër Çekaj.
Pikërisht kjo ka qenë arsyeja që Shqipërinë dy ditët e fundit e ka vizituar Drejtori i Policisë Gjermane.
Denoncimi i Berishës: Laboratori i përpunimit të heroinës në Has i përkiste zyrtarëve të lartë të PS
Laboratori i drogës në Has i përkiste zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste dhe të qeverisë. denoncimi është bërë nga një qytëtar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Qytetari shkruan se, operacioni për bllokimin e një laboratori droge në Has, është dekonspiruar.
Sipas denoncimit, mësohet se nga dekonspiromi kanë shpëtuar emra të njohur të politikës e biznesit, ndërsa një shumë e madhe parash, që besohet e kanë qenë në laborator, janë marrë nga jë drejtues policie.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Zbulohet ne Has fabrike e Partise Siçiliste e perpunimit te Heroines!
Policia dekonspiron operacionin e partnereve! sb
Pershendetje dr Zbulohet ne Branog te Hasit Fabrike e perpunimif te Heroine dhe kapen 100kg heroine.E menaxhonin vllezrit Mustaf dhe Xhavit Shuti,babe e bire ekstremist te flakte te majte te cilet jane arrestuar.Thone qe ka pasur shuma te medha parash atje ku eshte bere operacioni dhe ky Mazreku Shefi i Komisariatit te Hasit mund t’i kete marre. Pra ka pasur nje lloj dekonspirimi te operacionit te partnerve tane nga policia.Loje e madhe, hasi eshte stacioni i fundit ne loje jane dhe Turq, si dhe tre biznese ne tr
Nje punonjes i bashkise Kruje i arrstuar por edhe deputet te lidhur me rrjetin.
Trump kërcënon me mbyllje ushtarake të kufirit me Meksikën
Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi të enjten për një mbyllje ushtarake të kufirit amerikan me Meksikën nëse vendi fqinj nuk arrin të ndalojë një karvan njerëzish nga vendet e Amerikës Qendrore që drejtohen drejt Shteteve të Bashkuara.
Duke përsëritur një pretendim që ka bërë shpesh në të kaluarën, Presidenti Trump i quajti disa nga emigrantët si “kriminelë” dhe tha se do të pezullonte “të gjitha pagesat” për vendet e Amerikës Qendrore, nëse Meksika nuk e “ndal këtë sulm” ndaj SHBA.
Presidenti i bëri komentet në Twitter, ndërkohë që një karvan prej rreth 2,000 deri në 4,000 emigrantësh, i nisur nga Hondurasi po i afrohet Meksikës, me shpresën për të kaluar në SHBA dhe për t’i shpëtuar varfërisë e dhunës në rajonet e tyre.
EMIGRANTËT DREJT SHBA, NJË PJESË NË KËMBË
Pasi kaluan natën në një stacion treni në Guatemala, mijëra emigrantë hondurianë rifilluan udhëtimin e tyre me këmbë drejt Shteteve të Bashkuara. Gra, burra dhe fëmijë i janë bashkuar të mbiquajturit “rrugëtimi i emigrantëve”.
Ata thonë se po i largohen dhunës, varfërisë dhe mungesës së mundësive.
Të vendosur për të gjetur një të ardhme më të mirë, mbi 3 mijë emigrantë nga Hondurasi vazhduan të ecin përgjatë Amerikës Qendrore drejt Shteteve të Bashkuara.
Anëtarët e karvanit thonë se kërkojnë me dëshpërim ndihmë dhe punë.
“Qajmë pasi kemi lënë fëmijët pas. Ky rrugëtim është mënyra jonë për t’u kërkuar qeverive të na ndihmojnë”, thotë një nëna hondurase.
Emigrantët shpresojnë të gjejnë mbështetje tek qeveritë e Meksikës dhe Guatemalas.
Në përpjekje për të ulur numrin e emigrantëve, qeveria e Hondurasit ofron ndihmë për njerëzit që janë të gatshëm të rikthehen. Ministria e Jashtme e Hondurasit i tha Zërit të Amerikës se karvani ishte organizuar nga grupe politike që ofrojnë shpresa të kota.
“Kjo u bë për të dëmtuar imazhin tonë, emrin e mirë dhe stabilitetin që kemi në vendin tonë”, i tha Zërit të Amerikës, Nelly Jerez, e Ministrisë së Jashtme hondurase.
Një ekspert ligjor i tha Zërit të Amerikës se karvani pasqyron një popullsi pa mundësi. Ai thotë se nuk ka asnjë garanci se ata do të mund të qëndrojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara.
“Varfëria, papunësia dhe bandat nuk shërbejnë si arsye për të kërkuar azil politik kur mbërrin në kufi. 98% e hondurasve që do të kërkojnë azil politik, nuk do ta marrin. Pra, shumica e atyre që po vijnë, do të mbahen në paraburgim”, shpjegon juristi Alfredo Allen.
Disa emigrantë mbajnë parrulla ku thuhet se meqë lejohen amerikanët të hyjnë në Honduras, këtë të drejtë duhet ta kenë edhe hondurasit që hyjnë në SHBA.
“Jemi të rinj dhe na duhet të studiojmë. Në Honduras nuk i kemi mundësitë. E dimë se nuk do të kemi punë me të cilën të mbajmë familjen”, – thotë një student nga Hondurasi.
Karvani u krijua vetëm pak ditë pasi Uashingtoni mikpriti presidentin e Hondurasit dhe udhëheqës të tjerë rajonalë për të diskutuar për emigracionin. Hondurasi kërkoi ndihmën e SHBA-së për të lehtësuar kthimin e 57 mijë shtetasve të Hondurasit, të cilët do të humbasin të drejtën e qëndrimit dhe punës në janar të vitit 2020, kur do t’u mbarojë statusi i tyre i mbrojtjes së përkohshme.
Sulmi në Krime, Rusia në kërkim të bashkëpunëtorëve
Autoritetet ruse në Krime po hetojnë nëse nxënësi që qëlloi për vdekje të paktën 20 vetë dhe plagosi mbi 50 të tjerë në një shkollë profesionale në qytetin Kerch në Detin e Zi kishte bashkëpunëtorë në këtë akt.
Sergei Aksionov, udhëheqësi i emëruar nga Kremlini për Krimenë, tha të enjten në një konferencë për shtyp në Moskë se autori i masakrës, Viaçeslav Rosliakov, i cili më pas vrau veten, nuk mund ta ketë kryer aktin i vetëm.
“Synimi është të zbulojmë kush e ka ndihmuar në këtë akt,” tha zoti Aksionov. “E dimë që kur qëlloi ishte i vetëm. Por ky njeri mizor nuk ka si ta ketë organizuar vetë këtë sulm, mendoj unë dhe kolegët e mi”.
Megjithë pohimet e zyrtarit, hetuesit rusë nuk po ndiqnin këtë pistë në hetimet e menjëhershme pas sulmit. Presidenti Vladimir Putin u shpreh se sulmi ishte “rezultat i globalizimit”.
“Në median sociale, në internet, shohim se është krijuar një komunitet i tërë. Çdo gjë e ka zanafillën tek aktet tragjike në shkollat amerikane,” tha presidenti rus në një forum politik në Soçi.
Sipas zotit Putin është krijuar një gjeneratë të rinjsh të paqëndrueshëm, me “heronj të rremë” dhe “që duan të kryejnë akte heroike” në mungesë të gjërave të vërteta.
Të mërkurën 18-vjeçari Vladislav Roslyakov vrau të paktën 20 studentë dhe plagosi më shumë se 40 të tjerë në një shkollë të mesme profesionale në gadishullin e aneksuar nga Moska, përpara se të vriste veten.
Rusia e aneksoi me forcë Krimenë nga Ukraina katër vjet më parë, gjë që u pasua nga sankione ekonomike të Perëndimit. Autoritetet ruse kanë folur shpesh për rrezikun e sulmeve terroriste nga nacionalistë ukrainas dhe tartarë.
Megjithë aktet e rezistencës këto grupe nuk kanë kryer akte të konfirmuara dhune në Krime.
Banorët vendosën lule dhe lodra në një përmendore provizore të krijuar pranë shkollës politeknike ku u krye masakra.
Dhjetëra të plagosur vazhdojnë të mjekohen në Kerch. Të enjten filloi varrimi i viktimave.