35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Reali rekord negativ, Perez nxjerr celularin dhe çmend rrjetet sociale

Rekord negativ, 481 minuta pa shënuar. Goli i Marcelo-s ka ardhur më pas, por është e vetmja notë pozitive e një tjetër dite që duhet harruar sa më shpejt nga Real Madrid.
Levante, në fakt, ka mposhtur madrilenët në “Bernabeu”, që ka mbuluar lojtarët e Lopetegui me vërshëllima. Kanë qenë dy goditje të shpejta të miqve që kanë nxjerrë jashtë lojë Real-in dhe mbrojtjen vendase, me një Varane që duket më shumë i denjë për një film “horror” , sesa për “Topin e Artë”.
Trajneri, gjithsesi, nuk është shprehur i shqetësuar. “Pozicioni im? Për momentin është gjëja e fundit që mendoj”, ka thënë pas ndeshjes ish-trajneri i Real Madrid. Por mund të jetë gjëja e parë për të cilën mendon presidenti Perez, që në minutën e 30-të të takimit është kapur në tribunë me celular në dorë.
Natyrisht, rrjetet sociale nuk janë përmbajtur, me disa që kanë shkruar se po nxirrte një lajmërim pune për vendin e trajnerit dhe të tjerë që kanë thënë se po kërkonte në google se ku kishte përfunduar Sergio Ramos i vërtetë.
Ndryshime në horizont? E vështirë të ndodhë, duke parë se dy ndeshjet e ardhshme të Real do të jenë kundër Viktoria Plzen në Champions League dhe kundër Barcelona-s në kampionat. Një ndryshim në stol mund ta përkeqësonte situatën.

Lopetegui: Kjo është gjëja e fundit që mendoj
Humbja e tretë, në katër ndeshjet e fundit! Situata te Real Madrid nuk paraqitet dhe aq e mirë dhe pozicioni i Julen Lopetegui çdo ditë e më tepër po shihet me dyshim.
Në përfundim të ndeshjes me Levanten, ku u mundën me rezultatin 2-1, ish- trajneri i kombëtares spanjolle u është përgjigjur interesit të gazetarëve, duke deklaruar se nuk po mendon për të ardhmen e tij, duke theksuar se për të, tashmë më e rëndësishme është ndeshja e radhës. Gjithashtu, ai ka vlerësuar lojën e të tijve dhe nisur nga kjo ka thënë se pas këtij takimi ndihet më i motivuar se kurrë.
E ardhmja: Tani për tani është gjëja e fundit që mendoj. Tani mendoj vetëm të stërvitë djemtë dhe të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme që e kemi pas tre ditësh.
“Mallkimi” i golit: Futbolli varet nga golat dhe ne e kuptojmë që kemi bërë gjithçka që duhet për të shënuar, kemi pasur shumë mundësi. Nuk shënuam dhe futbolli i ka këto. Ne duhet të ndryshojmë dinamikën për të fituar lojën, kemi goditur më shumë se 30 herë portën.
Gjendja psikologjike e trajnerit dhe e ekipit: Ndihem më i motivuar se kurrë për të vazhduar, sepse ekipi ka dhënë gjithçka në fushë. Herët apo vonë do të vijë fitorja. Lojtarët janë të trishtuar, por me dëshirën për të ngritur kokën lart dhe tek ndeshja e radhës. Kanë hequr dorë nga jeta e tyre personale që të dalin nga kjo situatë.
Të njëjtat argumente për krizën te Real: Unë nuk i shpjegoj gjërat për të bindur askënd, por për të treguar se çfarë ka ndodhur .

Ja çfarë ndodhi me asistentin ndaj Murinjos, Sarri kërkon falje për incidentin

Maurizio Sarri ka zbuluar se u mor personalisht me asistentin Marco Ianni pas shpërthimit të këtij të fundit gjatë golit të barazimit të Chelsea-t në ndeshjen dramatike ndaj Manchester United.
Pas ndeshjes, edhe Jose Mourinho është shprehur se nuk ka hatërmbetje mes dy kampeve.
“Sinqerisht, nuk e pashë atë që ndodhi, por më pas fola me Jose, patjetër që edhe me pjesëtarin e stafit tim sepse mendoj se e kishte gabim, kështu që jam marrë me këtë çështje menjëherë,” shprehet Sarri me Sky Sports.
“Biseda me asistentin tim është private. Por të jeni të sigurt që i kam folur shumë rëndë. Nuk jam edhe aq i lumtur, siç e thashë edhe më parë, pasi fola me Jose kuptova që e kishim ne gabimin.
Për sa i përket ndeshjes, luajtëm lojën tonë për 60 minuta. Pastaj pas 1-1 nuk luajtëm ashtu siç duhet të luajmë, por vetëm me topa të gjatë, por nuk jemi të organizuar mjaftueshëm për atë lojë. Unitet në atë aspekt është më i mirë se ne.
“Jam i kënaqur për barazimin në fund, do t’i shërbejë lojtarëve për vetëbesimin, por më duhet ta studioj atë pjesë të dytë.”

Ja çfarë ndodhi me Murinjon, Sarri
Jose Mourinho ishte shumë i zhgënjyer nga rezultati 2-2 i ndeshjes së Manchester United ndaj ish-ekipit të tij Chelsea në Stamford Bridge. Pas golit të barazimit të Bluve në fund të takimit, ai pati edhe një incident me një prej asistentëve të Sarri-t.
Pas ndeshjes, Mourinho shpreh keqardhjen për rezultatin, por i thur elozhe ekipit.
“Mendoj se në pjesën e dytë ishim shumë mirë. kontrolluam ndeshjen dhe nuk lejuam lojtarët e tyre kyçë të futeshin në lojë. Nuk e kisha parë ndonjëherë Jorginho-n të luante aq pak, dhe kjo është merita jonë.
“Shpresoj që çdo arbitër të bëjë të njëjtën gjë si Mike Dean dhe të japë gjashtë minuta shtesë. Nuk e kuptoj se dha aq shumë…
“Ekipi luajti shumë mirë, individualisht e rritëm nivelin, sidomos lojtarët e sulmit. Jam shumë i kënaqur me individët, me ekipin dhe me punën që kemi bërë ditët e fundit, përveçse me rezultatin, i cili është një rezultat i tmerrshëm për ne.
“Për sa i përket situatës me asistentin e Sarri-t, ishte vetë Sarri ai që erdhi i pari për të më thënë se do ta zgjidhte situatën në privatësi. Më pas, asistenti i tij erdhi tek unë dhe më kërkoi falje.
“Unë i thashë menjëherë se nëse me të vërtetë e mendonte ashtu dhe donte të kërkonte falje, atëherë ishte i falur. Edhe unë kam bërë shumë gabime në karrierën time, kështu që patjetër që do ta pranoja faljen e tij.”

Mziu i përgjigjet Kryeministrit: Kamza kantier ndërtimi, ja pse Rama shpif, shpif, shpif për rrugët

Rruga për të cilën Rama u ankua live, është rrugë nacionale gjendet në inventarin e ARRSH-së dhe se financimi për përmirësimin e gjendjes së saj është në dorë të qeverisë, pra vetë atij. Pra, kryeministri shpif, shpif, shpif…

Sot pasdite Edi Rama, i shoqëruar nga deputetja që ka mbrojtur doktoraturën me plagjiaturë dhe që në takimin paraardhës nuk dinte ku ishte në takim dhe nga Kamza u drejtohej banorëve të Vorës, duket se të njëjtën sëmundje i infektoi edhe shefit të saj. Kryeministri në ikje, Edi Rama, sot ankohej “live” për gjendjen e rrugës në të cilën kishte kaluar, por harroi se ai aks rruge është rrugë nacionale dhe është në inventarin e ARRSH-së dhe se financimi për përmirësimin e gjendjes së saj është në dorë të qeverisë, pra vetë atij.

Pra, Rama shpif, shpif, shpif… Duam t’i kujtojmë Kryeministrit që Bashkia e Kamzës prej vitit 2007 ka investuar në qindra e qindra kilometra rrugë në territorin e saj, duke përmirësuar rrënjësisht gjendjen e infrastrukturës rrugore. Të gjitha këto investime janë kryer me fondet e saj, duke u ndeshur me veton qeveritare e cila prej vitit 2013 ka zero financim të projekteve të Bashkisë. Janë mbi 150 projekte që flenë në sirtarët e qeverisë, mes tyre edhe rrugë për të cilat Rama as ka marrë mundimin të kthejë përgjigje dhe jo më t’i financojë. I kujtojmë Ramës se as për rrugën nacionale të cilën u ankua, e vetmja që lidh Kamzën dhe Veriun e Shqipërisë, nuk e ka financuar ARRSH-ja, madje as në pjesën që kalon përmes Bashkisë së Tiranës nga Kthesa e Kamzës deri te Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe që kalon përmes territorit të Bashkisë së Veliajt.

Të jetë ky vallë një diskriminim krahinor?! I kujtojmë Kryeministrit mashtrues që Bashkia e Kamzës është bashki rekord për sa u përket investimeve, sidomos në rrugë, ku 60% e buxhetit të saj shkon çdo vit për investime, si në asnjë bashki tjetër. Duke parë indiferencën dhe diskriminimin e Kryeministrit mashtrues dhe të qeverisë së tij, Bashkia e Kamzës ka financuar edhe ndërtimin e rrugëve rajonale, siç është ajo që kalon në Paskuqan, 7 km e gjatë. Bashkia e Kamzës ka shfrytëzuar çdo burim të ardhurash për të financuar projektet e investimeve publike e megjithatë për shkak të mirëmenaxhimit të të ardhurave ajo është shpallur bashkia e parë për sa i përket këtij menaxhimi. Rama vetëm shpif, shpif, shpif, sikurse ka bërë deri më tani në Kamëz, me legalizimet falas apo çdo premtim tjetër të dhënë.

Edmond DURAKU

Kush fshihet pas dekonspirimit të aksionit për laboratorin e drogës në Has?

Ndërsa në Has, në një zonë ku “zogjtë” janë vëzhguesit e vetëm u gjet një laborator droge për përpunimin e heroinës, në Tiranë po bëhen llogaritë se kush duhet të ikë dhe cili personazh të lajmërohet për tu larguar. Deri më tani të arrestuar janë tre fshtarë dhe një shofer zjarrfikëse, asgjë nuk dihet për bosët e vërtetë, për trafikantët e medhenj dhe të fshehurit pas kësaj perandoroi të drogës së rëndë.
Ministria e Brendshme thotë se duhet pritur pasi aksioni është në vazhdim, por gjasat janë që gjithçka të sfumohet me kalimin e orëve, pasi aksioni policor tashmë e ka humbur befasinë dhe kushdo që ishte implikuar në këtë rrjet të fuqishëm pati kohë të largohet, ndoshta edhe nga ndonjë telefonatë dekonspiruese.
E njëjta situatë ngjau edhe tre vjet më parë në aksionin e zhvilluar në Xibrakë të Elbasanit ku u bllokua një laborator për përpunimin e kokainës. Në pranga përfunduan rojet, pronarët e magazinës dhe dy kimistë kolumbianë që përpunonin kokainën. Si për të treguar se kanë shkuar deri tek “bosët” e mëdhenj, u prangos edhe “transportuesi” VIP, Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha. Edhe ai një njeri i lirë tashmë pasi gjykatat ia ulën dënimin në maksimum, duke ia dhuruar lirinë pas vetëm tre vitesh burgim.
Këtu u mbyll aksioni, pa shkuar më lart, pa prekur kupolën që drejtonte këtë rrjet të fuqishëm narkotikësh.

Opozita flet se në majë të këtij rrjeti është vëllai i kryeministrit Edi Rama, por qoftë edhe për një dyshim të tillë, ai as nuk u mor në pyetje nga prokuroria.
Në dy raste që policia dhe prokuroria shqiptare merr suksesin për operacionin e realiziauar në kapjen e laboratorëve të drogës nga pas janë gjermanët. Kanë mbërritur në Shqipëri me dosje të plotë. Vendin ku gjendet laboratory dhe droga, emrat e përfshirë, rrugën e trafikut dhe çdo detaj tjetër mbi organizimin e grupit kriminal.
Në fund policisë dhe prokurorisë shqiptare i mbetet vetëm të kryejë operacionin, që nuk do shumë mund, por vetëm fshehtësi. Pikërisht kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh. Ka dyshime të forta se edhe aksioni që “ende vijon”, është dekonspiruar sapo ka nisur. Aksioni përfundon me ndalimin e tre fshtarëve, ndonjë roje, apo shoferi, më pas hapi ndalet për ti dhënë mundësi bosëve të vërtetë, shpesh të lidhur me eksponentë të lartë të politikës që të largohen.
Është mëse absurd fakti që nga 613 kilogram kokainë të kapur në Durrës një vit më parë, vetëm tre persona janë arrestuar, dy shoferë dhe roja i objektit. Pronari i magazinës Arbër Çekaj iku drejt Gjermanisë për tu ndaluar nga autoritete atje, por hetimi ynë këtu u ndal.
Prokuroria dhe policia në rastet e trafikut të madh të narkotikëve kanë bërë një punë të “shkëlqyer” për të fshehur trafikantët e mëdhenj, ndërsa mezi pret të bë një spektakël radhe për gjoja suksesin e madh. Ku janë trafikantët e mëdhenj? Pushteti i di, operacion me dekonspirim…

Zbulohet plani në merkato i Barçës: Më shumë se 200 milionë euro

Tek Barcelona, tashmë janë në kërkim të përforcimeve të reja. Janë të shumtë emrat që ndodhen në listë, por Messi e di se plani A fokusohet te tre lojtarë që kapin shifrën e 200 milionë euro.
Dy emrat e parë janë prej kohësh nën vëzhgimin e katalanasve dhe mund të thuhet se janë kthyer në një fiksim. Bëhet fjalë për Frenkie De Jong dhe Matthijs De Light. Dy lojtarët e Ajax janë dëshira e madhe e klubit katalan. Nga “Camp Nou” thuhet se nënshkrimi i të dyve do të kushtojë rreth 130 milionë euro.
Nga ana tjetër, një afrim i detyruar është ai i sulmuesit, mbi të gjitha duke parë formën e Luis Suarez dhe moshën e tij.
Emri që pëlqehet për të marrë rolin e nr.‘9’ është ai i Roberto Firmino dhe afrimi i tij do kushtonte rreth 80 milionë euro. Një total prej më shumë se 200 milionë eurosh për Barcelonën e sezonit 2019/20.

Vlaverde lë yllin në tribunë, zgjedh të panjohurin e La Masia-s
Marrëdhënia mes Malcom dhe Barcelona-s duket se po bëhet gjithnjë dhe më e komplikuar. Talenti brazilian, i blerë në mënyrë të befasishme këtë verë nga katalanasit, vazhdon të mbetet një objekt misteriuz.
Një situatë e vështirë, që duket se nuk do t ë zgjidhet në të ardhmen e afërt. Përkundrazi, duket se po përkeqësohet, sepse ndeshjen që Barça do të luajë mbrëmjen e sotme kundër Sevilla-s, ish-lojtari i Bordeaux do ta ndjekë nga tribuna. Në vend të tij është zgjedhur një futbollisti i ri i La Masia-s.
Kjo është hera e katërt radhazi që Malcom nuk është grumbulluar me skuadrën. Siç ka bërë të ditur “Mundo Deportivo”, në vendin e tij do të jetë Juan Brandariz Chumi, i përzgjedhur nga Valverde për shkak të mungesave të Umtiti dhe Vermaelen.
Gjithsesi, Malcom-it mund t’i shkojë në ndihmë kalendari dhe vështirësitë që ka hasur skuadra në këtë fillim të sezonit. Sevilla (vendi i dytë në renditje, por me një ndeshje më pak), Inter dhe Real Madrid janë kundërshtarët e ardhshëm të katalanasve. Një seri ndeshjesh delikate, ku një episod mund përmbysë aventurën spanjolle të Malcom.

Akuza e rëndë: “Real Madrid na trajtonte si lojtarë fabrike”

Mesfushori i Cruz Azul, Edgar Mendez, është ankuar mbi mënyrën sesi Real Madrid i trajton lojtarët e rinj të klubit. Sulmuesi 28-vjeçar, ishte pjesë e moshave të ekipit, por nuk arriti të luante me ekipin e parë, duke e vazhduar karrierën e tij tek një seri ekipesh të vogla, para se të luante për Granada dhe Alaves.
Në korrik të 2017, ai u transferua për një shumë prej 6 milionë eurosh në Meksikë, ku thotë se po kalon momentet më të mira të karrierës së tij.
“Tek Real Madrid, na trajtonin si një fabrikë lojtarësh”, tha ai për “Ultima Palabra”. “Shoh vlerësimin e të rinjve këtu dhe shikoj trajtimin që i bëhet atyre, nuk ka të bëjë fare me atë te Real-i. Këtu iu japin të gjithë dashurinë”.
Madrilenët, aktualisht kanë nxjerrë vetëm shtatë lojtarë nga akademia e tyre, edhe pse tre prej tyre, duke përfshirë: Mariano Diaz, Lucas Vazques dhe Dani Carvahal, u larguan nga klubi para se të riktheheshin përsëri për të luajtur për ekipin e parë. Ndërkohë, ai është i kënaqur që zgjodhi të shkonte përtej Atlantikut.
“Jam shumë i lumtur në Meksikë, një qytet që më ka dhënë shumë gjëra dhe ku jam duke kaluar momentet më të mira në karrierën time,” tha ai. “Ndihem meksikan sepse luftoj si meksikan dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”.

Një vështrim nga brenda Sektit “Rama”, qeveri me perversë e të droguar

Nga Prof.Dr. Kastriot Islami

Në vijim…
Qeverisja e Sektit Rama ka qënë antipopullore, sepse është konceptuar dhe realizuar si qeverisje sunduese e një kupole të ngushtë klienteliste për interesat e oligarkisë, krimit dhe trafiqeve.
Një qeverisje pa ide dhe pa përmbajtje, e bazuar vetëm në gënjeshtra, mashtrime e shpifje. Qeveria e Sektit është përcaktuar nga veprimet subjektive e karakteriale të Ramës, një qeverisje e dominuar nga shpërthimet, inatet, manitë, perversiteti dhe paragjykimet e Ramës.
Një qeverisje mediokre në përmbajtje dhe e neveritshme në formë. Një qeverisje manekinësh dhe kukullash. Një qeverisje pa strategji dhe perspektivë, dritëshkurtër deri miope.
Një qeverisje e përbërë nga pinjollë të rregjimit punist, e individë me rekorde kriminale e trafikantë, perversë e përdorues të drogës dhe me sjellje atipike. Të gjithë individët kryesorë të qeverisjes së këtij sekti i bashkon mediokriteti dhe klientelizmi.
Një qeverisje e dhunshme e deri policore ndaj qytetarëve të thjeshtë dhe të gjithë kundërshtarëve. Një qeverisje kompromentuese e disa zyrtarëve të lartë në Bruksel e përfaqsueve të tyre në Tiranë.
***
Sekti Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 me ndihmën mbi 30 oligarkëve e individëve me rekorde kriminale, ndonëse mori më pak mandate se në zgjedhjet e 2009, të cilat Rama i kontestoi thjesht për të mos u larguar nga drejtimi i PSSH dhe për ti hapur rrugën kontrollit të plotë PS përmes valës së dytë të përjashtimeve, që do të ishin më të thella.
Qeveria e Sektit Rama, e krijuar në vitin 2013, do të përbëhej kryesisht nga anëtarë apo përfaqsues të Kupolës së Sektit, shumica me formim mediokër, pa asnjë eksperiencë drejtimi dhe me nivel politiko- profesional të ulët, dhe në shumicë kukulla e manekinë, që askush nuk i kishte njohur më parë, por të gjithë do të shquheshin për klientelizmin e servilizmin ekstrem ndaj Ramës dhe sjellje agresive e perverse ndaj kundërshtarëve.
Sekti sundues do të emërtohej Rilindje, një maskë e re për të mashtruar së socialistët, votuesit e lëkundur dhe ata të zonës gri të spektrit elektoral. Vetëm pas disa muajsh qeveria sektare, Rama e shumë nga ministrat e tij do të viheshin në shënjestër për skandalet e korrupsionit, për lidhjet me trafiqet e drogës e krimin ndërkombëtar si dhe për paaftësinë për të menaxhuar sektorët e ndryshëm të qeverisjes.

***
Ky Sekt sundues, për një kohë të shkurtër do të vendoste nën kontroll biznesin e madh, median, shoqërinë civile dhe do të ndërtonte një strategji të vendosjes nën kontroll për një kohë sa më të shkurtër të sistemit të drejtësisë, gjë që do ta arrinte përmes reformës në drejtësi të mbështetur edhe nga segmente të jashtme të establishmentit global.
Sekti sundues, përmes një mekanizmi kompromentues-korruptiv, do të vinte në dispozicion shuma të majme të siguruara nga paratë e pista të korrupsionit e të krimit, për të blerë mbështetjen e disa lobistëve apo për të kompromentuar disa zyrtarë të lartë nga Brukseli apo përfaqsues të disa vendeve e ninstitucioneve ndërkombëtare që përgatisin raporte për Shqipërinë me synimin për të heshtur ndaj keqqeverisjes, ndaj rritjes galopante të korrupsionit, krimit të lidhur me qeverisjen si dhe të kultivimit masiv të kanabisit e narkotrafiqeve apo pastrimit të parave të pista.
Sekti sundues brënda një kohë të shkurtër do të diskretitohej në sytë e shqiptarëve por edhe të disa përtnerëve që fillimisht do të heshtnin. Kështu për shëmbull, për shkak të veprimeve të fuqishme të opozitës që do të shkonin deri në bojkotimin për 6 muaj të kuvendit. Parlamenti Europian do të detyrohej të pranonte se kuvendi i Shqipërisë ishte i kriminalizuar, pra që Rama kishte ardhur në pushtet me ndihmën e një grupi deputetësh me rekorde të tmerrshme kriminale. Kjo do të ishte goditja e parë e fuqishme e Sektit Rama, vëndase e ndërkombëtare. Opozita do të arrinte të sensibilizonte të gjithë shqiptarët por edhe partnerët strategjikë se Shqipëria drejtohej nga një rregjim i interesave të oligarkisë, krimit dhe banditizmit.
Sekti sundues do të diskretitohej brënda një kohe të shkurtër në sytë e publikut europian përmes numrit shumë të lartë të azilkërkuesve shqiptarë, më të lartit nga të gjithë vëndet e botës, të cilët largoheshin masivisht e të pashpresë nga vend ii tyre ëpr shkak të keqqeverisjes duke krijuar një shqetësim shumë të madh për qeveritë serioze të vëndeve të BE.
Sekti sundues do ti kthente shqiptarët në qytetarë të varfëruar në ekstrem dhe të nënshtruar nga frika e veprimet policore. Në qytetarë të pashpresë për shkak të një keqqeverisje nga një kupolë e pasuruar në ekstrem me paratë e pista të korrupsionit, krimit dhe kanabisit.

Në biznesemenë që cdo ditë mbyllin bizneset e tyre dhe duan të largohen nga vëndi se sekti sundues do të vendoste kontroll të plotë biznesin e madh duke ngritur monoplet e klientelës sunduese. Në intelektualë të shpërfillur sepse sekti sundues do të vinte nën kontroll shoqërinë civile dhe median. Në qytetarë që iu dhunohen të drejtat themelore dhe padrejtësia përcakton të ardhmen e fëmijvë të tyre se sekti sundues do të vinte së fundmi nën kontroll edhe drejtësinë, Shqipëria mund të thuhet pa asnjë hezitim se drejtohet nga një rregjim sundues, autoritar i një pakice oligarkike, të korruptuar, të inkriminuar dhe të lidhur me trafiqet. Gradualisht vendi po ka filluar të rrëshqasë në një gjëndje katastrofike ekonomike, me pasoja të frikshme.
***
Sekti sundues do të përdorte të gjitha mjetet e mënyrat për të rrudhur, për ta dobësuar, fragmentuar, kompromentuar apo për ta kthyer në fasadë opozitën, pa mundur ta eleminojë dot atë. Pavarësisht këtyre veprimeve dhunuese, opozita politike dhe institucionale do të mbetej e vetmja shpresë për shqiptarët.
Sekti sundues, përmes zgjedhjeve të përgjithshme të 2017, pasi Rama kishte testuar më parë modelin e manipulimit të zgjedhjeve përmes blerjes së votave me paratë e korrupsionit, krimit e kanabisit dhe kërcënimit të votuesve përmes individëve të pushtetshëm me rekorde kriminale, për të kthyer në fasadë opozitën, duke përcaktuar edhe aleatët fasadë dhe për të qeverisur i vetëm vendin, madje duke eliminuar edhe aleatin “king maker” LSI, do të arrinte të siguronte i vetëm të gjithë pushtetin, duke futur ne dorë edhe “tepsinë edhe timonin e pushtetit” .
Ky do të ishte edhe fillimi i fundit të këtij Sekti. Ky do të ishte fillimi i fundosjes së sektit sundues apo fillimi i kalbëzimit të tij.
Vijon…
Syri.net, 20 tetor 2018

Sali Lushaj për arrestimin e Stresit: E sajuar, i ndërruan dhomën dhe i futën…

Në një kohë kur djali i tyre, Arkimed Lushaj u arrestua për armëmbajtjeje pa leje si dhe përfshirje në një grup kriminal, Sali Lushaj dhe bashkëshortja e tij kanë thyer sërish heshtjen, ndërsa japin detaje mbi ngjarjen.
Të ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘Neës24’ babai dhe nëna e këngëtarit të njohur me emrin e artit Stresi, treguan se si e kishim marrë vesh arrestimin. Sali Lushaj tha se arrestimi është bërë për hakmarrje, pasi ai bëri një denoncim ndaj deputetit të PS-së Taulant Balla.
-Si e mësuat arrestimin?
Babai: E mësuam përmes avokatit. Ishim në shtëpi, ai na bëri një telefonatë. Më tha; “Keni parë ndonjë kronikë, ndonjë lajm”. Më tha se “tek drejtoria pash Stresin. Pash një arrestim të tmerrshëm. Me kapuç, të blinduar”. Dhe kaq’. Kemi shkuar tek Drejtoria e Policisë dhe na thanë se ishte ndaluar, por nuk na dhanë shpjegim.
-Nëna: E morëm vesh në të njejten mënyrë. Ishte një telefonatë nga avokati. Ai e mësoi rastësisht aty. Sheh një person me arrestim të bujshëm, me antiplumb, ku dallon stresin. Stresi tha që të njoftonte familjen.
-Kur folët me të?
-Babai:Folëm që në mëngjes
Nëna: Ai kishte 4 koncerte. Atë natë ishte në një dalje me shoqërinë. Tha se do rrinte deri vonë. Më mëngjes telefonoi dhe tha; “mami nuk do vijë, do pushojë në hotel”.

-Komunikon djali me ju për çdo gjë? Ai dhe precedent të mëparshëm?
Babai: Stresi është njeri i hapur, i çiltër. E sheh që kur bëhet padrejtësi, nuk e duron dot. Ndërhyn. Më ka ngjarë mua. Ai s’ka lidhje me banda kriminale. Jam i bindur.
-Ju thoni se është hakmarrje politike për ju?
-Babai: Nuk kanë shans me mua, ai është pika ime e dobët. Unë eci para por shoh shumë mbrapa. Hedh çdo hap të sigurt.
-Ka pasur shumë komente për pamjet e arrestimit. Shumë u komentuat. Aty qëndron se është një vajzë…
-Babai: Është shumë enigmë. Stresi ka rezervuar dhomën tre. Kur ka shkuar i kanë dhënë dhomën 12. Ia kanë ndryshuar. Se ça është futur atje. Se dimë. Ku është goca? I organizuar aty se di nga është. Për të mundur do ta lë tek komoja? Pse u ndërrua dhoma. Është fakt ky.
-Nëna: Desha të sqaroj pak këtë pjesën në versionin tim. Siç e shoh unë ngjarjen. Stresi ka porositur në atë hotel dhomën nr.3. Ata i kishin thënë ‘po’. Në moment kur arrin tek sporteli, ata i thonë se ‘është e zënë’. Momentet e arrestimit kanë qenë të çuditshme. Dhoma është hapur me çelësa, ai ka qenë në gjumë. Se di pse u bënë ato pamje. Nuk kishte ndodhur asnjë krim. Njeriut i jepet kohë sa të vishet. Pse atë natë? Prokuroria kishte 3 muaj hetime, pra përgjime. Aty s’janë prova për tu ndaluar. Por ato e kishin marrë vendimin brenda ditës. Pse mos të pritej që të arrestohej jashtë, apo në shtëpi? Pse ata e dinin se do të gjenin diçka? Është hakmarrje e pastër.

-Vetëm pak kohë më parë njoftoi fejesën me Kejsi? I ka prishur arrestimi marrëdhëniet?
Babai: Vazhdojnë. I ka prish qetësinë, por vajza po mirëkuptom. Është mërzitur shumë, si çdo vajzë shqiptare. Unë kam folur para se të vija këtu. Kjo është për mua, ishte një hakmarrje.
-Vetë Stresi ka një mesazh?
Babai: Ne nuk kemi folur.
Nëna: Dje mori masën ‘arrest me burg’. Ai ndodhet në Fushë-Krujë. Do ta vizitojmë në ditët në vijim. Kam një padi civile. Atë do ta paraqesë Stresi për prishjen e etikës dhe privatësisë. Ai ka ankimuar vendimin e gjykatës dhe anashkalimin e tij.
Nëna: Prapë herën e dytë i jep arrest me burg, pa prova. Janë dhe procedurat e Kodit Penal. Tre orë mund të ishte stresi, para tij mund të ishte dikush tjetër.
Babai: Si ka mundësi që Stresi me një grup kriminal, është e çuditshme pse nuk vijnë në shtëpi.
-Ju keni ardhur me shumë kënaqësi, por unë duan të bëjë pyetjet. Në këngët e stresit, reklamohen shumë armët?
Babai: Ta them, kjo është një formë mode, REP-i këndohet kudo me polici, me armë me banka.
Nëna: Asnjëherë në ndalimet e stresit nuk ka patur probleme, therje, plagosje.
Babai: Unë i kam dhënë një porosi. ‘Kurrë më policinë’, sepse janë njerëzit me të vuajtur. Me policinë nuk kam patur probleme, por me shtetin po.

-Në një nga statuset tuaja ka qenë: ‘mos u dorëzo, ju keni thënë ne kemi duart ata kanë hekurat’…
Babai: Kështu ka qenë gjithmonë. Unë shkoj i vetëm kudo, sepse kam shumë miq në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
-Ju thoni se është një hakmarrje politike, çfarë është realisht kjo?
Babai: Unë e padita Ballën, sepse më quajti ‘bandë e Berishës’. Unë nuk e di që ndonjëherë Berisha të ketë patur bandë. Unë iu përgjigja me një përgjigje. Kjo u bë dhe u organizua nga Balla.
-Çfarë deklaruat në prokurori?
Babai: S’më ka zënë rasti ta përmend emrin e Ballës. Në asnjë vend s’ia kam zënë emrin. E padita për shpifje dhe për prishje imazhi. Të më gjej kur unë kam qenë pjesë e bandës, kur kam plagosur dhe vrarë .Berisha ia ka dhënë përgjigjen Ballës. Kur arrin një ligjvënës të përballët me qytetarët ka marrë fund. Të ishte i biri i diktatorit, kushdo që mund të jetë, dhe kushdo që mund të më thoshte bujrëm dhe rri këtu. Janë gjëra që i kam thënë në prokurori. Kurrë s’kanë patur shans të takojnë. Ata të tjera janë fare të parëndësishme. Çfarë kam deklaruar në prokurori nuk është kuriozitet për asnjë. Emri i Ballës është përmendur vetëm njëherë. Flori s’ua dha dorën, ata kanë dashur të takojnë njerëz të PD, por si kanë takuar.

-Çfarë komunikimi keni pasur më të?
Babai: Nëse kjo nuk është e vërtetë i thashë ‘keni bërë gabim’. Mu kanë betu në kokën e fëmijës se ‘kjo është e vërtetë’.
-Sa keni ndenjur bashkë?
Babai:S’është punë orë, ata rrinin aty. Mua mund të më shohësh në fotografi me cilindo. Një njeri i afërt e PS kur ka marrë vesh arrestimin, më tha: “turp. Ai del nepër ekranet. Ta linin të paktën pas dy ose tre ditësh se doli shumë keq”.
-Sa jeni të lidhur me PD?
Babai: Kur vjen puna për kundërshtime, unë kundërshtoj. Unë i thashë ‘do të jem i pari që do ta shkul traun tek Rruga e Kombit’. Sepse janë disa të rinj që sot janë në burg.
-Marrëdhëniet me Berishën?
Babai: Janë normale.
-Çfarë iu shqetëson më shumë?
Babai: E di se djali është i pafajshëm. Fëmijët janë të pafajshëm, por iu ardhtë nga Zoti dhe nga askush tjetër
Nëna: Për mua si nënë ishte një dëm shumë i madh. Ta shohësh fëmijët të ta kapin kështu, nuk ia uroj akujt. Nuk kishte ndodhur një krim, por një aludim për një armë. Ishin lajme bombastike, ishte e tmerrshme. Si do të marrin ata në botë këtë arrestim të bujshëm. Unë kam patur telefonata nga jashtë. Çfarë ka bërë Stresi, kë ka vrarë? Pse prokuroria nuk e arrestoi Stresin para 3 muajsh?! Stresi s’ka patur frikë nga përgjimet, sepse ka patur koncerte gjatë gjithë verës. Atë ditë kanë kontrolluar ambientet, dhe nuk i kanë gjetur asgjë të paligjshme. Ai kishte një koncert në Gjirokastër.
Babai: Djalit i them se ‘duhet të flejë i qetë’, sepse asgjë nuk është provuar.

Denoncimi/ Djemtë e mikut të Taulant Ballës, breshëri plumbash në Peqin, policia pritet t’i lirojë

Edhe njëherë tjetër qytetarët kanë denoncuar lidhjet e krimit me politikën. Një qytetar nga Peqini ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, se janë arrestuar dy djem të armatosur nga policia, të cilët shumë shpejt do të lirohen.
Sipas qytetarit dy djemtë e armatosur janë fëmijët e mikut të Taulant ballës, dhe për këtë arsye pritet lirimi i tyre nga policia.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Të shtëna me armë zjarri në Peqin, policia do t,i liroje ato, miq të Ballës! sb
Doktor para 30 min jane kapur nga policia e Peqinit dy djemte e Albert Macit me arme zjarri ne makine te garantoj se miku i Taulant Balles do te lirohet se shpejti ashtu sic rri dhe shetit i armatosur Albert Maci i denuar ne Itali (dhe i kerkuar nga ky shtet), por miku i Taulant kriminelit nga policia nuk preket e jo te arrestohet. Respekte.

Shefi i Rendit arrestohet me 1 ton drogë në Greqi, mik i Balilit e Tahirit

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij të Facebook-ut një mesazh të qyetetarit dixhital, i cili shkruan se, shefi i rendit të Lezhës, Vangjel Xhavara është arrestuar me 1 ton kanabis në Greqi.
Sipas qytetarit dixhital, Xhavara, është mik i Klemend Balilit, të njohur nga mediat greke si ‘Eskobari i Ballkanit’ si dhe mik i ish-ministrit Tahiri.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Arrestohet me 1 ton kanabis ne Greqi narkokomisari Xhavarra!
Lexoni mesazhine qytetarit dixhital. sb
prsh doktor Berisha, ka 15 dite qe ne Greqi eshte arrestuar ish shefi i rendit te Delvines dhe tashme shefi i rendit te Lezhes. Behet fjale per shefin e famshem te hashashit Vangjel Xhavara dhe mik i eskobar Balilit dhe mik per koke i Sajme Qorrit pasi i bashkonte hashashi. Eshte arrestuar me 1 ton hashash afer Lefkades. Respekt per ju doktor. Te lutem anonim.