28.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Paguajmë çmimin më të shtrenjtë në rajon për karburantet, 1100 lekë taksë për litër

Jorida TABAKU

Sot, kushdo që ka një makinë paguan më shtrenjtë se rajoni çmimin e naftës dhe merr një naftë të një cilësie të dobët.
Praktikisht një makinë që do të furnizohet me 20 litra naftë, do t’i duhet të paguajë 3680 lekë nga e cila 2208 lekë (apo 60% e vlerës) i kalojnë shtetit në formë taksash apo tarifash.
Shkurt dhe shqip, qytetarët sot paguajnë naftën më shtrenjtë se në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi apo dhe Zvicër.
Shtrenjtimi i çmimit të naftës nuk është vetëm pasojë e rritjes së çmimit të naftës bruto në bursë, por është një investim personal i qeverisë e cila duke vendosur një shumëllojshmëri taksash dhe duke rritur tarifat e tjera kanë ndikuar në rritjen e çmimit.
Sipas të dhënave të Global Petrol Prices, ne paguajmë për një litër naftë çmimin e 184.03 lekë/litër ndërkohë që një belg paguan 183.53 lekë/litër, një zviceran 182.51 lekë/litër, një kroat 178.36 lekë/litër. Për ta thënë më shkoqur, ne paguajmë një litër naftë thuajse sa frëngu pulën.
Sikur kjo të mos mjaftonte, qeveria nisi të ndërmerrte një tjetër koncesion për t’i dhënë kontrollin e naftës një kompanie të paracaktuar.

Një koncesion që do t’i shtonte një tjetër taksë qytetarëve dhe atyre që kanë nga një makinë dhe që do t’i shtohej listës së gjatë të taksave dhe tarifave që fryjnë artificialisht çmimin e naftës; taksës doganore, akcizës, takës së qarkullimit (të rritur me 20 lekë/litër), taksës së karbonit, taksës së ngjyrosjes do t’i shtohet me gjasë edhe taksa e koncesionit të ri.
Një koncesion që falë ndërhyrjes së opozitës u tërhoq përpara se të bëhej një tjetër barrë e rëndë për të ardhurat e pakta të qytetarëve.
Tanimë është e qartë se ajo çfarë parashikuam për taksat e vendosura nga një mazhorancë e papërgjegjshme po kthehet në një peshë të rëndë për qytetarët. Pasi sot ne paguajmë 110 lekë taksa në çmimin prej 184 lekësh që blejmë një litër karburant.
Një peshë që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve dhe uljen e konsumit për shkak të shtrenjtimit të ofertës dhe pamundësisë së të ardhurave. Kjo do të shoqërohet me mbyllje qepenash pasi biznesi do të kthehet në pamundësi.
E vetmja rrugë për uljen e çmimit të naftës është një politikë e re fiskale që mbron dhe stimulon konsumin, që mbron qytetarët nga abuzimet dhe krijimi i monopoleve private me bekimin e qeveritarëve që i zotërojnë ato.
Ka ardhur koha që shqiptarët të paguajnë më pak për çmimin e një litre naftë dhe kjo mund të arrihet vetëm në sajë të politikave fiskale të qeverisë demokratike. Taksë e sheshtë dhe thjeshtim fiskal në shërbim të konsumit dhe qytetarëve

Kush janë bosët e laboratorit të heroinës në Has? Berisha jep detaje…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar gjatë ditës së sotme në lidhje me laboratorin e drogës në Has.
Sipas tij, fshatarët e arrestuar janë thjeshtë punonjës të fabrikës.
Sipas ish-kryeministrit bosët e vërtetë të heroinës janë deputetë e pushtetarë të lartë, me prona në Tiranë e Vlorë.
Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Fshatarët Branogut miliardierë me një furgon apo kurbanet e narkopushtetarëve!
Të dashur miq, në një operacion ndërkombëtar të dekonspiruar nga narkopolicia, në fshatin Branog u zbulua fabrika më e madhe e heroinës së partisë, u konfiskuan rreth 100 kg heroinë e pastër, kurse 160 kg heroinë dhe miliona euro thuhet se u morën dhe u zhduken nga narkokomisari i policisë.
Në këtë operacion u arrestuan fshatarët Mustaf dhe Xhavit Shuti, babë dhe bir, ekstremistë të partisë siçiliste dhe një zjarrfikës në Shkodër e një punonjës bashkie në Krujë.
Por me të drejtë mund të shtrohet pyetje nëse fshatarët Shuti, të cilët deri tani rezulton se kanë një furgon, janë kurbanë të partisë siçiliste për të maskuar bosët e pushtetit apo miliardierë me fabrikë heroine.
Për fshataret e Branogut, por edhe burime të antidrogës, ata janë thjeshtë roje dhe punëtorë të fabrikës kurse bosët e saj janë deputetë dhe pushtetarë të lartë me prona të mëdha në Tiranë, Vlorë, etj.
Narkopolicia si zakonisht mbron pushtetarët bosë të narkotrafikut. Suksesi i vërtetë pra është fshehja dhe mbrojtja e kokave të këtij rrjeti narkotrafiku.

Kjo është gazeta e financuar nga fondi sekret grek

Kanë dalë të dhënat e para nga Greqia për financimet nga fondi sekret i ministrisë së Jashtme greke për mediat në Shqipëri.
Pas skandalit të publikuar ditën e djeshme që mjaft media në vendin tonë janë financuar nga Greqia, Fax Neës ka siguruar edhe emrat.
Bëhet fjalë për portalet dhe institucionet: Albanian Free Press, Himara.gr, Epirus (gazetë në veri të Greqisë), Instituti i Studimeve Mediatike.
Por kjo nuk është lista e plotë, dyshohet se ka edhe mjaft media të tjera që ende nuk janë bërë publike.
Dyshohet se mediat dhe gazetarë të tjerë shqiptarë kanë përfituar ndër vite miliona euro nga shteti fqinj.
Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias theu heshtjen në lidhje me financimin e mediave në Shqipëri dhe Maqedoni.
Kotzias i acaruar përdori fjalët, si ‘idiotësi’ dhe ‘mungesë seriozitetit’.
“Syri.net”

Shifra rekord e raportit: Më shumë se gjysma e popullisë kërkon të largohet nga Shqipëria

Më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare do të donte të shkonte në vendet më të pasura dhe me shkollim më të mirë, tregoi një studim i publikuar ditën e premte.
Studimi, i udhëhequr nga Russell King i Universitetit të Sussex dhe studiuesi shqiptar Ilir Gedeshi, zbuloi se migrimi potencial i vendit ishte rritur nga 44 përqind në 2007-ën, në 52 përqind në 2018-ën.
Që kur Shqipëria rrëzoi komunizmin më 1991, më shumë se 1.4 milion shqiptarë, gati gjysma e popullsisë aktuale të vendit, kanë emigruar kryesisht në Italinë dhe Greqinë fqinje, dhe më pak në Britani, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara.
Studimi tregoi se motivet ekonomike ishin akoma faktori kryesor i migrimit, por me ndryshimin se tani shqiptarët preferojnë të largohen drejt Gjermanisë dhe SHBA-ve, duke mos u joshur më nga vendet fqinje.
Rreth 65,000 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në vitet 2015-16, por shumica e tyre u refuzuan, pasi vendi përballej edhe me fluksin e sirianëve që iknin nga lufta. Gjermania që nga fillimi ka mirëpritur gati të gjithë mjekët dhe infermierët e rinj, të sapodiplomuar, duke shprehur edhe një interes në rritje ndaj kësaj kategorie.
Ndërsa kriza globale dhe ekonomike që nga viti 2008 goditën ekonomitë e Italisë dhe të Greqisë, që ishin edhe “shtëpi” për rreth një milion shqiptarë, remitancat në Shqipëri, kyçe për lehtësimin e varfërisë, u tkurrën me një të tretën dhe 133.544 emigrantë u kthyen në atdhe.

Aktori i madh Italian reagon për Teatrin: Akt barbar projekti për ta prishur

Regjisori dhe aktori i njohur italian Michele Placido në një intervistë ekskluzive për Fax Neës foli për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar shembjen e tij si një akt barbarie.
Placido, një nga personazhet më të dashur të shqiptarëve në rolin e komisar Katanit dhe një personalitet i kinematografisë italiane është prononcuar ekskluzivisht për Fax Neës në një lidhje telefonike duke mbrojtur kauzën e artistëve shqiptarë në mbrojtje të ruajtjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.
“Vendin tuaj e kam njohur kur sapo kishte dalë nga regjimi komunist, ndërsa xhironim filmin “Amerika” dhe kam kujtime shumë të bukura. Kam vizituar gjithashtu dhe godinën e Teatrit Kombëtar, ndërtesë shumë e rëndësishme për artin dhe trashëgiminë e një vendi. Kam shumë vite që i kam humbur kontaktet me Shqipërinë, por mbështes çdokënd që përpiqet të ruajë trashëgiminë kulturore të vendit të tij”, tha për Fax Neës Michele Placido.
Por regjisori dhe aktori i njohur ka shkuar dhe më tej duke e cilësuar si një akt barbar shembjen e kësaj godine për të ndërtuar një të ri “në emër të artit bashkëkohor”:
“Shembja e kësaj godine do të ishte një akt barbar që do të shkonte kundër historisë së vendit tuaj, megjithëse nuk besoj se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë një hap të tillë”.
Placido e kondiseron si një mision mbrojtjen e kësaj ndërtese dhe se politika duhet të ndalet dhe të kuptojë se sa e rëndësishme është për një vend pasja e një memorieje historike.
“Një vend nuk mund të ndërtohet duke shkatërruar ndërtesat e vjetra kulturore, sepse nuk është kjo mënyra se si ti i prezantohesh Evropës. Nuk mendoj se do ta bëjë këtë gabim qeveria shqiptare, sepse do të shkatërronte një pjesë të kulturës shqiptare.”– u shpreh për Fax Neës regjisori dhe aktori italian Michele Placido.
Gjithashtu ky i fundit bëri dhe një premtim për artdashësit shqiptarë, sjelljen në Tiranë, në godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar të shfaqjes së Pirandelos.

Raporti sekret/534 drejtues në polici, pjesë e Sigurimit të Shtetit, ndalet vettingu

Vetingu në polici është ndërprerë pas verifikimit se 534 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë patur lidhje me Sigurimin e Shtetit.
Ministria e Brendshme po mban të fshehtë skandalin që konfirmon drejtimin e Policisë së Shtetit ng vegla gjakatare e diktaturës.
PD i kërkon Autoritetit të Dosjeve të mos bëhet vegël e Sigurimit të Shtetit, por të publikojë listën me sigurimsat në drejtimin e Policisë së Shtetit.
GENT STRAZIMIRI, NËNKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PD
Pak javë më parë mediat njoftuan se në shtator do të riniste procesi i ndërprerë i vetingut në polici. Po ikën tetori, por vetting në polici nuk ka, sepse 534 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë verifikuar se i kanë shërbyer Sigurimit të Shtetit si oficerë, spiunë apo të dyja bashkë.
Një nga kriteret për vlerësimin e figurës së çdo punonjësi të Policisë apo Gardës lidhet me të shkuarën e tij në raport me Sigurimin e Shtetit, të cilën janë të detyruar ta deklarojnë në një formular të veçantë.
Nga verifikimi i formularëve, Autoriteti i Dosjeve ka gjetur se kupola e lartë e Policisë së Shtetit përbëhet nga individë kryekëput të lidhur me organizatën më gjakatare të vendeve komuniste, Sigurimin e Shtetit.
Skandali po mbahet i fshehtë nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, një ish hetues i regjimit të diktaturës, por gjurmët e skandalit janë lënë në zyrat e Autoritetit të Dosjeve.
Partia Demokratike është vënë në dijeni se verifikimi është ndërprerë, pas një takimi mes Kryetares së Autoritetit të Dosjeve, Gentjana Sula dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, i cili është informuar zyrtarisht për 534 drejtuesit e rangut të lartë të Policisë së Shtetit, pjesë e Sigurimit të Shtetit.

Situata alarmante rikthimit të Sigurimit të Shtetit në drejtimin e Policisë së Shteitt është bërë publike nga Partia Demokratike që në vitin 2014.
Komisioni hetimor për largimet nga detyra në Polici, provoi zyrtarisht se qindra sigurimsa të nxjerrë në lirim ishin rikthyer në punë në mënyrë të jashtëligjshme, me vendim politik, pas një kontributi publik në radhët e partisë së Enver Hoxhës që sot drejtohet nga Edvin Rama.
Komisioni hetimor provoi se kupola në fjalë ka kontribuar në zgjedhjet e 2013 si komisionerë, vëzhgues apo edhe financues i PS madje në shuma dhjetra mijëra euro. Statistikat konfirmojnë se rikthimi më detyrë i funksionarëve të Sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtorëve të tij në nivele drejtuese është më i lartë se në vitin 1997.
534 sigurimsat që drejtojnë sot Policinë e Shtetit janë arsyeja pse procesi i vetingut në polici është ndërprerë dhe zhurma e madhe e Fatmir Xhafës dhe e Edi Ramës është zëvendësuar me heshtje.
Përmes tyre partia e Enver Hoxhës që, sot drejtohet nga Edvin Rama, arriti të kanabizojë vendin, ta bëjë Shqipërinë, si kurrë më parë, vend miqësor ndaj organizatave kriminale të trafikimit me shumicë të heroinës dhe kokainës.
Falë tyre dhe standardit mafioz të “omerta-s”, të kultivuar dhe trashëguar nga Sigurimi i Shtetit, Policia e Shtetit u shndërrua këto 5 vjet në një organizatë po aq të dëmshme për rendin dhe sigurinë publike.
Pavarësisht se i krijuar nga partia e Sigurimit të Shtetit, “Autoriteti për Informimin e Dokumentave të Ish-Sigurimit të Shtetit” ka detyrimin ligjor të publikojë informacionin mbi praktikën në fjalë dhe jo ta fshehë atë!
Partia Demokratike i kërkon Gentjana Sulës të mos bëhet vegël e Sigurimit të Shtetit, por të bëjë publike pa vonesë listën me 534 drejtuesit e lartë të Policisë, të lidhur me Sigurimin e Shtetit.

Deputeti i përgjigjet Ramës: Ti njeh vetëm vrasës, përdhunues, trafikantë njerëzish e narkotikësh

Bardh SPAHIA

I pyetur mbreme nga gazetari Arian Çani ne emisionin zone e lire mbi denoncimin tim publik per emerimet pa merite te shefave te klinikave, kryesherbetori e mbrojtesi i krimit Edvin Kristaq Rama u shpreh se nuk me njihte. Qe ti s’me njeh mua eshte nder per mua e ne rastin me optimist turp per ty qe s’njeh nje nga deputetet e parlamentit te vendit qe ti rrenon, vjedh, abuzon dhe turperon.
Ti nuk me njeh se ti njeh vrases, perdhunues, trafikante njerezish e narkotikesh, hajdute, servila dhe antishqiptare brenda e jashte vendit tone. Por une dhe cdo shqipetar i ndershem dhe qe e do vendin e vet te njohim mire. Te njohim si djalin e nje firmosesi te urdherit te varjes se nje shqipetari te mire e patriot.
Te njohim si mbetje e nje sistemi te urryer nga shqipetaret e mire e kombdashes, te njohim si shkaktarin e largimit te gati gjysem milioni bashkatdhetaresh gjate sundimit tend, te njohim si shitesin e trojeve tona, te njohim si vasalin e krimit, te njohim si ai qe ulerinte me te madhe mos hiqni vizat per shqipetaret, te njohim edhe si nje artist te deshtuar te pa lare e te pa ditur.
Si mjek mund te te beja edhe nje diagnoze personale tenden por atehere do isha duke folur per nje pacient dhe etika profesionale nuk ma lejon ta bej kete publikisht.

Lirohet miku i Taulant Ballës që u arrestua për korrupsion

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e arrestit për 3 sekserët e arrestuar pak ditë më parë, të cilët merrnin para nga studentët për t’u “rregulluar” provimet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Njëri prej të arrestuarve, i njohur si mik i Taulant Ballës, u lirua nga burgu dhe ju dha masa e arrestit detyrim paraqitje. Bëhet fjalë për shtetasin Mehdi Hanaj, i cili më herët ka qënë drejtor i gjimnazit në Përrenjas.
Nuk ka patur të njëjtin” fat” Skënder Stafa, ndaj të cilit gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg.
Ndërkohë detyrim paraqitje ka qënë masa e dhënë për të arrestuarin e tretë Qamil Murataj.
Më poshtë keni një foto të kreut të deputetëve socialistë Taulant Balla, me të arrestuarin për korrupsion dhe më pas të liruarin Mehdi Hanaj.

Gazetarja shqiptare bën për ‘ujë të ftohtë’ Vuçiç, fshin djersët nga sikleti (Video)

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic është vënë në siklet në mes të Beogradit teksa eshte pyetur se “çfarë kushtesh ka Serbia për njohjen e Kosovës si shtet?
”Pyetja eshte bere nga gazetarja e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Nerënxa Jakupi, gjate një konference për media të mbajtur pas një paneli të Forumit të Sigurisë në Beograd, në të cilin ishte panelist edhe vete ai.
Vuçiç përpiqej që të tregohej i ftohtë ndaj gazetares shqiptare, por nuk ia doli. Megjithatë, pavarësisht tendosjes në të cilën është ndodhur, Vuçicç është përgjigjur.
Përkundër tendosjes, ai përsëriti qëndrimin tashmë të njohur se dëshiron kompromis me shqiptarët ku të dyja palët do të ndjenin dhembje.
Menjëherë pas kësaj, kur ai po merrte një pyetje nga një gazetar tjetër, presidenti serb po fshinte djersët duke dëshmuar se nuk ishte i perqendruar në pyetjen që po i bëhej.
Ndonëse pyetja iu bë në gjuhën angleze, ai është përgjigjur në serbisht, por gjatë konferencës është përgjigjur edhe në gjuhën angleze.
/KosovaPress/

Fotot e Ramës me thonj pa prerë, nuk është shpifje…

Që nga koha kur Edi Rama ju fut politikës dhe deri më sot, njerëz që e njohin që nga rinia e tij e veçanërisht në jetën në Francë e kanë stigmatizuar, si një ‘Thonj-paprerë’ dhe, që ka një marrëdhënie armiqësore me pastërtinë.
Një nga batutat ‘lapidare’ të njeriut i cili i dha shansin të jetë ky që është sot është ajo, e ish-kryetarit të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano; E solla nga Franca me thonj të paprerë dhe e bëra ministër!
Ky fakt është përdorur gjerësisht më pas në debatin mediatik dhe politik gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Sa herë që Edi Rama është pyetur për këtë konstatim të Nanos në ambiente konfidenciale ka reaguar me përbuzje, duke shqiptuar fjalën; shpifje!
Një nga politikanët që ja përmendur shpesh këtë ‘ves’ të paprecedentë për një burrë të moshës së Ramës dhe veçanërisht për një politikan të lartë dhe kryeministër vendi ka qenë paraardhësi i tij në qeveri, Sali Berisha. Dhe jo më kot, sepse Edi Rama është kapur shpesh me thonj të paprerë.
Një nga rastet e fundit ishte, kur Edi Rama postoi një video ku komentonte spitalin e ri të Sarandës dhe shfaqej me thonj jo vetëm të paprerë, por edhe të pa pastruar. Kjo ‘është kapur’ nga ish-kryeministri Berisha, i cili ka ironizuar Ramën duke postuar videon në fjalë, të shoqëruar edhe me një shënim të shkurtër.

Thuapisti!
Fatos Nano deklaronte se e mori Edi Ramën në Paris thuapiste tek shiste ikona të vjedhura! (ikonat e vjedhura nga i ati bllokmen nga kishat që u shkatërruan nga regjimi). Sot pas 20 vitesh përsëri thuapistë mbetet!
Shikoni videon që ka postuar vet thuapisti!’, shkruante në atë kohë Berisha.
Por natën e mbrëmshme, Edi Rama është shfaqur në studion e Arian Çanit, ‘Zonë e Lirë’, dhe në momentin që drejtuesi i ka dhuruar një palë zare bixhozi, kamerat janë fokusuar në duart e tij.
Ajo që panë shqiptarët me këtë rast ishte, sa e paprecedentë aq edhe qesharake. Një burrë në moshë, kryeministër i Shqipërisë që na përfaqëson edhe në takime ndërkombëtare të nivelit më të lartë, i mban thonjtë njësoj si vajzat e Shoë-Bizit.
Fotot e më poshtme dhe fillimi i videos, nuk kanë nevojë për koment.
Kur ta quajnë sërish ‘Thonj-paprerë’, apo ‘thuapisti’ siç e etiketon Berisha, a do të bërtasë Edi Rama; Shpifje, shpifje, shpifje….?!