35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Kujdes! Mos e mbani insulinën në frigorifer në këtë temperaturë

Hulumtimi më i ri i cili është marrë me analizën e temperaturës në të cilën njerëzit e mbajnë insulinën ka shkaktuar alarm të vërtetë, sepse hulumtuesit kanë zbuluar që shumica gabojnë dhe e dëmtojnë insulinën e cila atëherë nuk e ka efektin e njëjtë në hormone.
Njerëzit e sëmurë nga diabeti i tipit 1 duhet patjetër të marrin injeksion insuline në mënyrë që të mbijetojnë. Derisa njerëzit të cilët kanë diabetin e tipit 2 mund ta kontrollojnë sëmundjen e tyre me shprehi të mira jetësore dhe me ilaçe, shumica e tyre e përdorin insulinën në mënyrë që të rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.
Insulina është shumë e rëndësishme, sepse u ndihmon qelizave që t’i qasen glukozës dhe t’i shfrytëzojnë për energji. Pa këtë, niveli i sheqerit në gjak te disa persona mund të bëhet tepër i lartë dhe t’u shkaktojë hiperglikemi.
Shumica nuk marrin efektin maksimal të terapisë, sepse insulinën e ruajnë në temperaturë të gabuar në frigoriferët shtëpiak, gjë që ia zvogëlojnë efektin.
Insulina duhet të ruhet në frigorifer në temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius në mënyrë që të jetë efikase.
Nëse e bartni me vete, atëherë do të jetë në temperaturë prej 2 deri në 30 gradë Celsius.
Për të treguar se a e ruajnë mirë njerëzit insulinën, janë vënë matësit në shtëpitë e 388 pacientëve me të cilët është diagnostikuar diabeti.
Matjet kanë arritur në bazë nëpërmjet aplikimeve, ndërkaq rezultatet kanë treguar që madje në 11 për qind të rasteve insulina ka qenë e ruajtur në temperaturë të gabuar rreth 2 orë e 34 minuta në ditë.
Insulina të cilën pacienti e ka bartur me vete ishte në temperaturë të gabuar vetëm 8 minuta gjatë ditës.
Ftohja ishte problem në 17 për qind të rasteve, sepse temperatura ishte rreth zero gradë.
Mjekët paralajmërojnë që pacientët patjetër duhet t’i kushtojnë kujdes të veçantë ruajtjes, sepse nëse janë të detyruar të marrin insulinë disa herë në ditë, mund të jetë problem i madh për shkak se zvogëlohet veprimi i insulinës.

Studimi, këngët festive të fundvitit të dëmshme për shëndetin mendor

Festat e fundvitit thuajse kanë arritur dhe me të vërtetë se janë të pashmangshme.
Pavarësisht se ku shkoni, ju duket se disa prej këtyre këngëve klasike përsëriten gjithmonë.
Këtë perceptim e ka dëshmuar edhe kompania ‘Spotify’, ku ka raportuar se dëgjimi i muzikës arrin majat gjatë dy muajve të fundit të vitit.
Kënga e Michael Buble “Have Yourself a Merry Little Christmas” dhe ajo e Bing Crosbyt “White Christmas” janë në top listën e këngëve më të dëgjuara në fundvit.
Sidoqoftë, përsëritja e shpeshtë e këngëve të fundvitit mund të ketë ndikim psikologjik.
Fillimisht, këngët festive mund të nxisin nostalgji dhe t’ju fusin në disponimin e festave të fundvitit, por dëgjimi i këngës “Jingle Bells” me miliona herë mund të shpijë në bezdi, mërzi, madje edhe në stres.
Kjo për shkak se truri mësohet me këtë këngë dhe pastaj nxitë vetëm reagime negative.
Madje, nëse veçse jeni brengosur për punën, paratë apo për takimin me familjarët gjatë festave të fundvitit, dëgjimi i vazhdueshëm i ritmeve të gëzueshme mund t’jua forcojë stresin në vend se t’jua lehtësojë.

Korea e Jugut dhe Veriut bisedojnë mundësitë e çarmatimit

Negociatorë të dy Koreve së bashku me Komandën e OKB-së, udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, po zhvillojnë të martën bisedimet e tyre të para për çarmatosjen e një pjese të kufirit të fortifikuar që ndan dy vendet kundërshtare.
Bisedimet po zhvillohen në të ashtuquajturën zona e përbashkët e sigurisë, nën kontrollin e të tre palëve që nga përfundimi i Luftës Koreane me një armëpushim në vitin 1953, por që i la të dy Koretë teknikisht në gjendje lufte.
Zona e Përbashkët e Sigurisë është vendi i vetëm brenda Zonës së Çmilitarizuar ku trupat e Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut qëndrojnë ballë për ballë.
Gjatë takimit të tyre të tretë në Phenian muajin e kaluar, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in arritën një marrëveshje për çarmatosjen e zonës së përbashkët të sigurisë, përfshirë pastrimin prej minave të groposura brenda zonës dhe heqjen e postoblloqeve, sistemit të mbikëqyrjes dhe pajisjeve të tjera ushtarake deri në fund të vitit.
Gjatë bisedimeve të nivelit të lartë të hënën në fshatin e armëpushimit në Panmonjon, zyrtarët e dy Koreve ranë dakord të nisin një projekt të përbashkët për modernizimin dhe lidhjen me infrastrukturë rrugore e linjë hekurudhore përpara fundit të vitit.
Ata ranë dakord gjithashtu të zhvillojnë bisedime me Kryqit të Kuq lidhur me familjet e ndara nga Lufta e Koresë në resortin e malit Kumgang në Korenë e Veriut në muajin nëntor.

Zgjedhjet për Kongres, Bannon: “Republikanët do t’i fitojnë zgjedhjet, demokratët do të munden keq”

Tre javë para zgjedhjeve për Kongres, vështirë të gjesh politika që i bashkojnë demokratët dhe republikanët. Por aderues të të dyja partive pohojnë se Presidenti Trump dhe politikat e administratës aktuale do të jenë tema qendrore në këto zgjedhje që do t’i japin formë Kongresit për dy vitet e ardhshme.
Presidenti Donald Trump i ka marrë shumë personalisht zgjedhjet e 6 nëntorit.
“I gjithë ky përparim i jashtëzakonshëm vihet në rrezik. Unë nuk konkurroj në këto zgjedhje. Por në një farë mënyre emri im është në fletëvotime, prandaj, ju lutem, dilni në votime”.
Presidenti mobilizon fuqimisht si përkrahësit, ashtu edhe kundërshtarët, si Jenny Heintz:
“Një rezistencë aktive është mobilizuar kundër presidentit, i cili vepron sikur është mbi ligjin”.
Presidenti është figura qendrore në këto zgjedhje, thotë analisti David Barker:
“Demokratët e kanë pritur këtë ditë që të nesërmen e zgjedhjeve të 2016. Gjithë vëmendja është te Trumpi dhe ai e mirëpret këtë frymë”.
Zoti Trump i ka dhënë hov prirjes për t’i bërë zgjedhjet për Kongres një garë kombëtare thotë analistja Lara Brown:
“Tani e gjithë fushata ka marrë karakter kombëtar. Këto zgjedhje janë në një lloj mënyre një referendum pro ose kundër presidentit dhe partisë së tij”.
Baza e presidentit e mirëpret këtë evolim, thotë ish-strategu i fushatës së presidentit, Steve Bannon:
“Mendoj se nëse këto zgjedhje shndërrohen në një referendum mbi suksesin e programit të Donald Trumpit, republikanët do t’i fitojnë zgjedhjet, demokratët do të munden keq”.

Por republikanë të tjerë janë skeptikë, përfshirë ish-kryetarin e Komitetit Kombëtar Republikan, Michael Steele:
“Dakord, presidenti do që të jetë faktori qendror në zgjedhje. Por tani çdo kandidat që konkurron duhet t’i përgjigjet elektoratit për sjelljen e presidentit, për postimet e tij në Twitter”.
Pritet një pjesëmarrje më e lartë e demokratëve në zgjedhje thjesht nga fakti që Donald Trumpi është në Shtëpinë e Bardhë, thotë ligjvënësi Dutch Ruppersberger:
“Kur vetëm e ke mendjen tek vetja, nuk do t’ia dish për njerëzit, për nevojat e tyre, për ilaçet e mjekimet e pensionistëve, kur vetëm do të dukesh bukur e të dërrmosh politikisht kundërshtarët, gjërat shkojnë keq. Prandaj mendoj se njerëzit do të dalin të votojnë”.
Por presidenti nuk duket i shqetësuar dhe vazhdon të mobilizojë bazën e tij, thotë anketuesi Frank Newport.
“Me sa duket, ai ka hequr dorë nga përpjekjet për të zgjeruar bazën. Po vepron ashtu si e ka stilin. Ai ka një stil agresiv. I pëlqen të bëjë armiq sepse i pëlqen të luftojë me dikë. Prandaj Presidenti Trump e ka të vështirë të zgjerojë bazën”.
Emri i Presidentit Trump nuk do të jetë në fletëvotimet e 6 nëntorit. Por rezultatet e këtyre zgjedhjeve mund të përcaktojnë të ardhmen e presidencës së tij.

Prova e vjedhjes, PD do të anullojë koncesionin skandaloz të Ramës për Vilmën

Provohet me video gjobitja e mjekëve që nuk punojnë për llogari të koncesionit korruptiv të check up-it. PD është e vendosur të anullojë koncesionin e dështuar të check up-it dhe çdo koncesion tjetër korruptiv.
ORJOLA PAMPURI, DEPUTETE E PARTISË DEMOKRATIKE
Në datën 5 shkurt të këtij viti, Partia Demokratike denoncoi me fakte sesi Edi Rama vendosi zyrtarisht mjekët dhe qendrat shëndetësore në shërbim të konçesionit korruptiv të check up-it.
Nëpërmjet një kontrate të paligjshme, që prej 31 janarit, Edi Rama ka detyruar mjekët të pranojnë të punojnë për të shtuar numrin e personave që bëjnë check up, përndryshe ata gjobiten deri në 300 mijë lekë.
Denoncimi i Partisë Demokratike u provua i vërtetë mbrëmë, kur emisioni “Stop” publikoi dëshmi të mjekëve që janë gjobitur, sepse nuk kanë punuar mjaftueshëm për koncesionin korruptiv të Edi Ramës.
Skema që detyron mjeket dhe infermieret të punojnë për konçesionarin korruptiv synon të mbulojë dështimin e konçesionit 120 milionë eurosh.
Pavarësisht manipulimit të të dhënave vetëm 27 përqind e shqiptarëve rezultojnë me letra që të kenë kryer analizat e check up, ndërkohë që klientja dhe sponsorizuesja e Edi Ramës, Vilma Nushi, paguhet me miliona euro, sikur check up-in ta kenë kryer të gjithë shqiptarët.
Për shkak të këtij koncesioni korruptiv dhe disa të tjerëve, sot shëndetësia sot është më keq.
Në vend që të investojnë për të mbajtur në Shqipëri mjekët dhe infermierët, në vend që t’u sigurojnë shqiptarëve shërbim cilësor dhe ilaçe të paskaduara, Edi Rama ka zgjedhur të pasurojë oligarkët e tij dhe t’u paguaja atyre të paktën 300 milionë euro.
Partia Demokratike është e vendosur të anullojë koncesionin e dështuar të check up-it dhe çdo koncesion tjetër korruptiv!
Me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qindarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve!

I prenë gishtat, pastaj kokën, kështu u masakrua gazetari, Khashoggi

Një gazetar saudit është torturuar dhe copëtuar teksa ishte akoma gjallë. Detajet dramatike të ngjarjes mendohet të ketë ndodhur brenda konsullatës Saudite në Stamboll. Vetë ngjarjen e bën të ditur e përditshmja pro qeveritare turke Yeni Safak e cila citon një regjistrim audio të momenteve ku ka qenë prezent dhe vetë konsulli Mohammed al Otaibi.
“Bëjeni jashtë, do më fusni në telashe” dëgjohet të thotë konsulli.
“Nëse do të jetosh kur të kthehesh në Arabi mbylle gojën” i përgjigjet njëri prej personave që mendohet se është një nga vrasësit. Mendohet se gazetarit Khashoggi i kanë prerë gishtat gjatë torturave dhe më pas i kanë prerë kokën. Ai ka vdekur brenda 7 minutash informon Middle East Eye duke iu referuar një tjetër burimi që ka dëgjuar audion. Khashoggi mendohet se është dërguar nga zyra e konsullatës në një studio dhe është shtrirë në një tavolinë. Personi që ka copëtuar trupin e reporterit, ndërsa ai ka qenë gjallë, mendohet se ka qenë kreu i forcave të Riad, doktor Salah Mohammed al-Tubaigy.
Gazetari i njohur si kritik i udhëheqësisë saudite, është parë i gjallë për herë të fundit teksa ka hyrë në konsullatë më 2 tetor. Ndërkohë Presidenti amerikan, Donald Trump ka këshilluar që të mos ketë fajësim të ngutshëm të Arabisë Saudite për zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Dako, Olsi Rama, Gaz Demi e Dritan Jeminaj pas kapjes së tregut 150 miliardë lekë nga Bast Arena

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë një tjetër denoncim mbi lojën e pistë të Ramës për të fshirë të gjitha pikat e basteve nëpër lagje dhe për ti dhënë tregun 150 miliardë lekë kompanisë së vëllait të tij, Olsi Rama. Kemi të bëjmë me një vënie në shrëbim të familjes kryeministrore të biznesit të lojrave të fatit, I cili llogaritet që do të nxjerrë në rrugë 63 mijë të punësuar.
Postimi i plotë i Berishës
Denoncohet familja mafioze Rama: po krijon monopolin e vet te lojerave te bixhozit!
Mbyll 9 mije pika dhe hap online me celular 1000000 pika te reja bixhozi. Tmerr!
Qytetaret dixhital denoncojne Vellezerit Rama. Lexoni mesazhet e tyre! sb
Pershendetje Zoti Sali ! Uroj qe fundjava tju kete gjetur mire . Une jam nje punonjese administrate dhe dua ndaj me ju kete gjurulldine e diteve te fundit. Zerat dhe bindjet jane per Monopolin e basteve qe po krijon Edi Rama per te vellain Olsi Rama . Eshte kaq arbitrare mbyllja e kesaj industrie per ta perqendruar ne duart e familjes mbreterore .
Ndoshta ju mund ti jepni ze dhe te ndaloni koncensionet qe do rrenojne ekonomine shqiptare dhe qe jane bere model monopolizimi nga familja kryeministrore .

Kaq shume te papune sa shtohen perdite vetem qe njerezit te luajne bixhoz online me Olsin . Dite te mbare
pershendetje doktor. me gjithe kete lojen e mbylljes se pikve te basteve, mbrapa fshihet vangjush dako, olsi rama dhe gaz demi. dritan jeminaj eshte figura qe kane vene per administrator te kompanise me. nipt L71904512F, dhe disa ortakeve kukulla nga turqia. po zhduken nga tregu te gjithe biznesmenet, jo per te shpetuarbpopullin nga lojrat e fatit, po per ti perqendruar parate vetem ne xhepat e edi rames dhe te vellait.
ju lutem perpiquni te na kuptoni se na ka shku thika n asht. rrespekte
Pershendetje dr edi rama do me mbyll lojrat e fatit dhe bastet sportive qe te eci kompania e olsi rames baste arena
Pershendetje Doktor ! Piktori deshtak po ben teater dhe me lojrat e fatit u dha urdher qe te te hiqen nga cdo portal te gjitha por vetem bast arena ne pronesi te olsi rames nuk u hoq .
Uroj qe shqipetaret mos ti besojne asnje nga cfare thot ai sepse po i jep tregun e basteve te afermve dhe per 63 mije te papune nuk mban pergjegjsi . Te lutem ma pyet pak per bast arenen !!
Te uroj shendet dhe respekte te perzemerta per ty dhe familjen tende
Pershendetje dr Pas mbylljes se basteve sportive dhe kazinove ne shqiperi qendron nje kompani turke, e quajtur basarena e cila ka vetem 1 muaj qe eshte licensuar ne shqiperi, kompania ka dhe nje ëebsportiv eduasportin qe po namin me reklama, pronaret e bastarenes jane te gjithe turk por nuk ka shum iformata, mbas 1 janarit kompania ne fjal do ketë monopolin e plot te basteve.

Martina Colombari: Është shumë e lehtë për ta fajësuar Ronaldon…

Martina Colombari është modele, aktore, prezantuese televizive dhe aktiviste, gjithmonë shumë e vëmendshme për rolin që luajnë gratë në shoqërinë moderne. Kësisoji, ajo do të jetë e ftuar në festivalin “Mythos: la donna 2.0”, që do të organizohet këto ditë në “Teatro San Babila” të Milanos, ku gratë festojnë me muzikë, teatër…
Por, ajo, gjithashtu, e njeh botën e futbollit, me të cilën ra në kontakt falë burrit të saj, Alessandro Costacurta. Dhe akuza për përdhunim, që i bëhet Cristiano Ronaldos, i ka tërhequr vëmendjen, por thotë se drejtësia duhet të thotë fjalën e saj, para se të formojë një opinion përfundimtar mbi këtë çështje:
“Këto janë situata delikate. Për të dhënë një opinion, ne duhet të kemi më shumë informacion. Eshtë shumë e vështirë për ta gjykuar çështjen më vete, pa marrë parasysh nëse lidhet me Ronaldon, apo dikë tjetër. Por, për fat të keq, është e lehtë ta përdorësh Ronaldon në faqen e parë të gazetave.
Nëse ai e ka bërë me të vërtetë këtë gjë, duhet të paguajë, dhe me të drejtë. Në të vërtetë, duhet të dënohet edhe më shumë, duke pasur parasysh se duhet të japë një shembull të mirë për njerëzit. Por, kur ka gjysma të vërtetash, kufiri për të gabuar është gjithmonë shumë i hollë.
Dhe nuk është e lehtë për të kuptuar se si janë gjërat në të vërtetë. Ajo doli vetë në atë mbrëmje, e ka miratuar një natë të mirë, që mund ta shijonte, e dinte se me çfarë po përballej… Por, ajo është, gjithashtu, e lirë të thotë: unë shkova, por nuk mund t’i kënaqja të gjitha kërkesat e tij.
Por, ka shumë pikëpyetje kjo histori, aq sa kemi dijeni nga mediat. Sa interes do të kishte një histori e tillë, fjala vjen, në qoftë se përmendet Mario Rossi dhe jo Cristiano Ronaldo dhe do të dalë në qarkullim pas njëfarë kohe? Ka kaq shumë komponentë…, është shumë e paqartë.
Është e vërtetë, të argëtojnë klientët e lokaleve, kjo është punë e vajzës së përfshirë. Dhe nëse ajo vendos të largohet për në hotel, duhet të jetë e lirë për ta bërë këtë, për këtë nuk ka dyshime. Nuk mund ta diskutojmë këtë gjë. Në të njëjtën kohë, edhe pse…, nuk e di. E përsëris, është shumë delikate si histori, për njërin dhe tjetrin”.

“Maradona u keqkuptua, do t’i japë sqarime Messit për deklaratën”

“Maradona do ta telefonojë Messin për t’i shpjeguar atë, që ai donte të thoshte. Diego është i trishtuar, i vjen shumë keq për atë që tha Kempes, sepse e ka mbështetur gjithmonë ekipin kombëtar”. Kështu është shprehur Matias Morla, përfaqësuesi ligjor i Maradonës në një intervistë me “Amerika 24”. Ai konfirmoi se në ditët e ardhshme, “Pibe de Oro” do ta kontaktojë lojtarin e Barcelonës për të sqaruar deklaratat e bëra prej tij ditët e fundit.
Maradona tha para dy ditësh: “Eshtë e kotë që ta marrim më në konsideratë si lider të Argjentinës një njeri, që shkon 20 herë në banjo para një loje. Messi është Messi, kur luan me Barcelonën, por nuk është më ai, kur luan me Argjentinën. Nëse do të isha trajneri i ri i Argjentinës, nuk do ta ftoja më atë“.
Nuk vonoi dhe këtij komenti të Maradonës për yllin e Barcelonës iu përgjigj me kritika Mario Kempes: “Çdo herë që ai flet, krijon një problem”. Por, avokati i “Dorës së Zotit”, Morla, shpjegon qëllimin e deklaratës së klientit të tij: “Ai e kishte fjalën për të mos e ngarkuar me shumë përgjegjësi Messin, i cili për Maradonën nuk është fajtori i dështimit aktual”.

Matthäus ndryshon qëndrim: Kjo është Gjermania që duam!

Gjermania u mund 2-1 nga Franca të martën në mbrëmje dhe rrezikon zbritjen në Ligën B të Nations League, por ish-futbollisti i famshëm Lothar Matthäus këtë radhë nuk kritikon, sepse ka vetëm lëvdata për lojën e Gjermanisë dhe njëkohësisht nuk e sheh më trajnerin Joachim Löw në rrezik largimi.
“Skuadra nuk u shpërblye për paraqitjen e mirë dhe rezultati është e vetmja gjë për të cilën mund të ndihen në faj. Ishte një ndeshje e bukur, sidomos pjesa e parë u luajtur shumë mirë nga Gjermania”, tha Matthäus në një intervistë për Sky Sport News HD.
Ish-kampioni i botës ka mbetur i kënaqur nga të gjithë lojtarët: “Disiplinë në mbrojtje, fantazi në mesfushë, shpejtësi në fazën sulmuese”.
Löw bëri ndryshimet e duhura
Arsyeja madhore për këtë transformim të Gjermanisë është ndryshimi i formacionit nga Joachim Löw. Trajneri i Die Mannschaft bëri atë që i kërkojnë prej kohësh, duke futur 5 emra të rinj – Leroy Sane, Serge Gnabry, Nico Schulz, Niklas Süle e Thilo Kehrer – ndërsa Jonas Hector, Emre Can, Mark Uth e Thomas Müller u ulën në stol dhe Jerome Boateng ishte i dëmtuar.
“Vendimet e Löw para ndeshjes ishin të mira për ekipin dhe ai e ka kuptuar se duhet të ndryshojë diçka – me lojtarë të shpejtë, ambiciozë, të rinj dhe që luajnë me zemër, duke dhënë gjithçka për atdheun”, tha Matthäus, i cili ka fjalë të mira për trajnerin: “Humbja është e dhimbshme, por na ka treguar se nuk duhet të kemi dyshime rreth trajnerit, i cili ka shumë cilësi”.