Pavarësisht se nga cilat fruta janë lëngjet, gjithmonë është më e shëndetshme të konsumoni fruta të papërpunuara sesa lëngjet e frutave.
Lëngjet e frutave nuk e meritojnë një reputacion aq të mirë kur është fjala për ushqim të ekuilibruar apo përmirësim të shëndetit të organizmit.
Shumica e lëngjeve të frutave përmbajnë vetëm kalori dhe sheqerna, ndërsa përmes konsumit të frutave të papërpunuara, ju merrni një mori të mineraleve dhe vitaminave që janë të mira për trupin tuaj.
Një studim i kohëve të fundit nga shkencëtarët australianë tregoi se vetëm një gotë me lëng frutash në ditë është e mjaftueshme për ta rritur nivelin e presionit të gjakut.
Shkencëtarët e kryen hulumtimin i cili zgjati 12 muaj. Pjesëmarrësit e plotësuan një pyetësor që përfshinte pyetje në lidhje me shprehitë e jetës së tyre. Kur i morën në konsideratë faktorët e tjerë, siç janë mosha dhe pesha, ata dolën me rezultate të qarta.
Presioni sistolik i gjakut ishte për 3-4 njësi më i lartë tek personat që pinin lëngje frutash çdo ditë, në krahasim me personat që i pinin lëngjet rrallë ose fare.
Përmes konsumimit të lëngjeve ju merrni sheqer të tepërt, i cili është i njohur për rritjen e nivelit të presionit të gjakut.
Pirja e lëngjeve të frutave është bërë e popullarizuar gjatë dekadave të fundit, ndërsa opinionet e ekspertëve në lidhje me ndikimin e lëngjeve të frutave ndryshojnë. Megjithatë, shumica e tyre pajtohen se është më mirë të konsumohen frutat e papërpunuara.
Lëngjet e frutave mund t’i harroni plotësisht, përveç nëse i shtrydhni vetë. Madje edhe atëherë duhet t’i pini në mënyrë të moderuar, dhe kjo do të thotë disa herë në javë.
Ja përse nuk duhet të pini lëngjet e frutave
Ilaçi antidiabetik që ngadalëson plakjen
Një studim nga studiuesi belg i doktoraturës Wouter De Haes (KU Leuven) dhe kolegët e tij ofron dëshmi të reja se metformina, ilaçi më i përdor antidiabetik në botë ngadalëson plakjen dhe rrit jetëgjatësinë.
Në eksperimentet e raportuara në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences” studiuesit e analizojnë mekanizmin i cili qëndron prapa efekteve të metforminës për ngadalësimin e plakjes: ilaçi shkakton një rritje në numrin e molekulave toksike të oksigjenit në qeliza dhe kjo, për çudi, rrit fuqinë dhe jetëgjatësinë e qelizave në periudha afatgjata.
Mitokondritë – fabrikat e energjisë në qeliza – gjenerojnë rryma të vogla elektrike për t’iu siguruar qelizave të trupit energji. Molekulat shumë reaktive të oksigjenit janë prodhuar si një produkt sekondar i këtij procesi.
Derisa këto molekula janë të dëmshme sepse ato mund t’i dëmtojnë proteinat dhe ADN-në dhe ta çrregullojnë funksionimin normal të qelizave, një dozë e vogël në fakt mund t’u bëjë mirë qelizave, thonë studiuesit: “Për sa kohë që sasia e molekulave të dëmshme të oksigjenit e lëshuar në qelizë mbetet e vogël, ajo ka një efekt pozitiv afatgjatë në qelizë. Qelizat i përdorin grimcat reaktive të oksigjenit në favor të tyre para se ato të mund të bëjnë ndonjë dëm,” shpjegon Wouter De Haes.
“Metformina shkakton një rritje të lehtë të numrit të molekulave të dëmshme të oksigjenit. Ne kemi zbuluar se kjo i bën qelizat më të forta dhe e zgjatë jetëgjatësinë e tyre të shëndetshme.”
Prej kohësh mendohej se molekulat e dëmshme reaktive të oksigjenit ishin shkaku i vërtetë i plakjes. Industritë e ushqimit dhe të kozmetikës shpejt i vënë në dukje kualitetet për “antiplakje” të produkteve që përmbajnë antioksidantë, si kremrat e lëkurës, lëngjet e frutave dhe perimet, vera e kuqe dhe çokollata e zezë.
Por derisa antioksidantët në fakt i neutralizojnë molekulat e dëmshme reaktive të oksigjenit në qeliza, ata në fakt i mohojnë efektet antiplakje të metforminës për shkak se ilaçi mbështetet tërësisht në këto molekula për të funksionuar.
Hulumtuesit studiuan mekanizmin e metforminës në krimbat e vegjël cilindrik Caenorhabditis elegans, një specie ideale për ta studiuar plakjen sepse ka një jetëgjatësi prej vetëm tri javësh. “Derisa plaken, krimbat zvogëlohen, rrudhen dhe bëhen më pak të lëvizshëm. Por krimbat e trajtuar me metforminë tregojnë humbje shumë të kufizuar të madhësisë dhe nuk tregojnë rrudhje. Ata jo vetëm që plaken ngadalë, por gjithashtu qëndrojnë më gjatë më të shëndetshëm,” thotë Wouter De Haes.
“Derisa duhet të jemi të kujdesshëm për të mos i mbivlerësuar të gjeturat tona për njerëzit, studimi është premtues si bazë për kërkime në të ardhmen.”
Studime të tjera në njerëz kanë treguar se metformina i ngadalëson disa lloje kanceresh dhe sëmundje të zemrës. Metformina madje mund të jetë një ilaç efektiv për kundërveprimin e efekteve të përgjithshme të plakjes, thonë studiuesit.
Berisha: Ai është rëndë, shumë rëndë dhe drejt vetvrasjes
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar me tone të ashpra ndaj Ramës për paketën e tij “antishpifje”. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, “ndeshja me fjalën e lirë pashmangshëm e çon atë skizofren të pamjekuar drejt vetëvrasjes ose zvarritjes si atin e tij shpirtëror ose largimin dhe kërkesën për azil politik në Korenë e Veriut”.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Duke ndjekur Opinion!
Kryeshpifesi i vendit, Kallam Deshtaku para ngordhjes shkon dhe ben shurren tek fjala e lire. Ai eshte rende, shume rende. Ky shperthim eshte akces para suicidit, zvarritjes apo qerimit si krye krye krye …
Fatmiresisht, dhe kete e them si kundershtar, ne kete drejtim ate e ndihmon shume edhe mjedisi i tij rrethues. Por ndeshja me fjalen e lire pashmangshem e çon ate skizofren te pamjekuar drejt vetevrasjes ose zvarritjes si atin e tij shpirteror ose largimin dhe kerkesen per azil politik ne Korene e Veriut.
Refuzoj me përbuzje pushtetin ordiner të Edi Ramës!
Erl KODRA
Unë e di se çfarë ndodh kur veglat e devotëshme shprehin besnikërinë e tyre; ngjarje të tmerrshme dhe gjak i pafajshëm derdhet pa kursim. Po, saktësisht kjo ndodh; nuk kursehen jetët e askujt në të gjitha kuptimet. Jetët shkelen me këmbë, me dhunën e veglave të sistemit; akuzohen, poshtërohen, arrestohen, burgosen, torturohen dhe vriten pa mëshirë.
* Terroristi Enver Hoxha u zhdukte edhe varret, pa gjurmë, pa shenjë, pasi i masakronte viktimat, sigurisht. Llahtaria që ky përbindësh mbolli ndër shqiptar është e pakrahasueshme. Tmerri dhe ankthi nga veglat e verbëta të rregjimit terrorist u bë pjesë e jetës. Hetuesi, Operativi i Sigurimit, I Plotëfuqishmi, Hafija, Fuksi, Sekretari i Partisë dhe Komunisti ishin ingranazhet që grryenin mish dhe thyenin kocka shqiptarësh.
Fatmir Xhafa është njëri prej tyre. Ai është Hetuesi.
Hetuesi Fatmir Xhafa tani nuk është më thjesht një hetues. Tani është ngjitur në hierarkinë e së keqes; ai është Ministër i Brendshëm, ngjashëm me Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu. Ai nuk është më vegla qorre e terroristit Enver Hoxha, por është disi më shumë; diçka mes veglës dhe ingranazhit në sistemin e ri të Shtetit të Mafias që ka ndërtuar Edi Rama.
Unë e di çfarë flas, jam i ndërgjegjshëm kur arsyetoj, shoh dhe dëgjoj shumë mirë, perceptoj dhe dalloj të keqen nga e mira.
Ndaj refuzoj me përbuzje retorikën e pushtetit ordiner të Edi Ramës, se vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa nuk është përfshirë në trafik ndërkombëtar droge gjatë gjithë këtyre viteve. E refuzoj sepse këtë fakt e di e gjithë Vlora, e di e gjithë Policia e Shtetit, e di çdo individ që ka një nivel pak mbi minimalen e inteligjencës njerëzore.
Problemi është se veglat e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës, domethënë veglat dhe instrumentet që duhej ta zbulonin dhe akuzonin mafiozin Agron Xhafa, nuk funksionojnë. Përkundrazi, ato janë kthyer në vegla që montojnë, fabrikojnë dhe fallsifikojnë fakte dhe dëshmitarë të rremë. Njësoj si në kohën e terroristit Enver Hoxha, por tani për llogari të perversit mafioz Edi Rama.
Po, Edi Rama është një pervers mafioz, që e kemi edhe Kryeministër. Tashmë kjo është një aksiomë. Prova e këtij pohimi është skena më e madhe e krimit në botë, Shqipëria. Bashkëpunëtorët e tij janë Qeveria Shqiptare dhe Grupi Parlamentar. Veglat e tij janë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, ish ministri dhe Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtuesit kryesor të saj. Edi Rama ekziston vetëm për të qeverisur punët dhe kontratat e mafias, për t’i përmbushur borxhet ndaj tyre.
***
Tani dua të kthehem tek një arsyetim i thjesht. Domethënë, tek ai lloji i arsyetimit, i barabartë me aritmetikën elementare, ngjashëm me shumën e numrave 1 + 1 = 2.
Nëse terroristi Enver Hoxha nuk do të gjente vegla të tilla që do të kryenin punët e pista për llogari të tij, a mendoni se do të mund të mbijetonte aq gjatë?!
Nëse këto vegla të ndyra nuk do t’i bindeshin terroristit Enver Hoxha, a do të mund të sakatonte kaq shumë jetë shqiptarësh?!
Po sikur Policia e Shtetit dhe Prokurorët e Republikës nuk do t’i binden si vegla qorre Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, çfarë mund të ndodh me Shqipërinë dhe shqiptarët?!
A ia keni bërë ndonjëherë vetes këtë pyetje?!
A mund t’i shërbeni qoftë dhe njëherë të vetme ligjit dhe dinjitetit, akuzës publike dhe interesit të shqiptarve dhe jo urdhërave të perversit Edi Rama?!
A e kuptoni se ju përfaqësoni zyrtarët më të rëndësishëm, gardian të ligjit dhe të interesave jetike të qytetarve shqiptar?!
Pse duhet ta lëmë veten në dorën dhe mëshirën e këtij frikacaku pervers dhe mafioz? Pse fatin tonë duhet ta shënojnë vetëm maskarenjtë dhe kusarët?
Mos mendoni se do të rroni njëmijë vjet?!
Tani gjeni sa është shuma e numrave 1 + 1 = ?
Aktivisti zbërthen Ramën: Ti ishe i sinqertë kur i gjuaje me celularë kokës ca bashkëpunëtorë të tu e ua quaje gratë kurva
Aktivist i shoqërisë civile dhe i emëruar disa kohë edhe si kryebashkiaku i natës në Tiranë, Briken Fejzullai i ka zbërthyer krjet Ramën ashtu siç është në një letër të hapur.
Duk e ironizuar Ramën, Fejzullai shkruan se ‘nuk ka shpifur kurrë’.
Por duket se ironia e Fejzullait shkon edhe më tej, duke bërë akuza ndaj Edi Ramës.
Shkrimi i plotë i Briken Fejzullait
Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!
Ti ishe i sinqertë; kur nën petkun e piktorit ngjyrosje pa sens mure, me të kuqe gjaku e shkarravisje k*rlliqe me okë, kinse artistikisht.
Ti ishe i sinqertë; kur rrihje për vdekje e i nxirrje rrugëve lakuriq nga shtëpia, duke ua flakur rrobat nga ballkoni, femrat të cilave u përbetoheshe se i doje.
Ti ishe i sinqertë; kur shaje me libër shtëpie këdo që të dilte përpara, në ditët e tua të zeza, pas netëve të gjata ‘të bardha’… përfshirë ata, të cilëve u vinte atëherë e u vjen akoma sot, llapa, erën e jashtëqitjes tënde, për sa shumë të kanë lëpirë bythën.
Ti ishe i sinqertë; kur ecje rrugëve me sëpatë në dorë, në versionin ‘Viking’ të Takut t’Lemes.
Ti ishe i sinqertë; kur i quaje mbeturina kazani ditën për diell, sepse ajo është ç’ka mendon ti për ata, të cilët pastaj, i shëtit për qoka me avionë e u shkon me detyrim nëpër studio, sa herë të duhet të mashtrosh ‘sinqerisht’ sy më sy, barktharët që mbajnë radhën e dixhitalbit.
Ti ishe i sinqertë; kur i gjuaje me celularë kokës ca bashkëpunëtorëve të tu e kur ua quaje gratë kurva në sy ca të tjerëve, pa marrë mbrapsht atë që do kishe merituar, nëse do ishe në tavolinë me burra Shqipërie e jo me gojore partie.
Ti ishe i sinqertë; kur kërcënoje se ishte vetëm fillimi dhe gjërat akoma më ‘të bukura’, do t’i shihnim në vazhdim.
Ti ishe i sinqertë:; kur kërkoje ta mbaje i vetëm timonin bashkë me kokën e marshit, për të qenë i sigurt që do ta çoje vendin tënd drejt greminës, pa pengesa.
Ti ishe i sinqertë; kur nuk le pëllëmbë të këtij vendi pa ua falur shokëve dhe shokëve të shokëve.
Ti ishe i sinqertë; kur i preve në besë shqiptarët, duke përdorur sheeptarët.
Ti ishe i sinqertë; kur vrave shpresën e përzure qindra mijëra bij nënash në kurbet, sërish pas 30 vjetësh.
Ti ishe i sinqertë; kur na the që e kishe vendosur personalisht, që stadiumi do bëhej me kullë, e teatri idem, me shumë kulla.
Ti ishe i sinqertë; ndërsa bëje të fortin me të dobëtin, kur çoje në burg kryefamiljarë për 30 mijë lek të vjetra drita të papaguara, duke i parë sesi vrisnin veten, nga turpi.
Ti ishe i sinqertë; kur ua fale shtetin të fortëve… jo sepse doje, por sepse je një bythec.
Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!
Ti ke qenë gjithnjë i sinqertë me veprimet e tua, ndaj të kuptoj mirë që acarohesh, nga fjala shpifje.
Jemi ne bolet që nuk kuptuam një mut, ose harruam që ti ke qenë gjithmonë, ky që je sot.
Një psiko-delirant pa bythë!
Paketa antishpifje/ Manjani i vërsulet Ramës: Armiku i lirisë do të mbushë nenet e Enverit
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për një projektligj kundër shpifjeve, ku të gjitha fitimet nga gjyqi të shkojnë për fondin e edukimit. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Manjani theksoi se Rama ka një armiqësi patologjike me lirinë e shprehjes.
Sipas Manjanit, këto nene të Kodit Penal janë bosh, pasi u hoqën në vitin 2012 edhe me votat e Partisë së Ramës.
Ai tha se armiku patologjik i lirisë së shprehjes, do t’i mbushë prapë këto nene, që janë aty që prej kohës së diktatorit Enverit.
“Besoj e patë dhe mbrëmë se në ç’armiqësi patologjike gjendet sot Kryeministri me lirinë e shprehjes. Që nga koha e arrestimit të Aleksandër Frangajt e Martin Lekës, nuk kishim parë një sulm të tillë ndaj gazetarëve!
Megjithatë, sa për informacion këto nene të Kodit Penal janë bosh. U boshatisën në vitin 2012 edhe me votat e Partisë së Kryeministrit.
Ishte një nisëm e OSBE dhe e mbështetur nga BE dhe KoE. Synimi ishte i qartë: Askush nuk mund të ndëshkohet pse mendon, beson dhe shpreh ato që mendon për qeverinë dhe shtetin.
Armiku patologjik i lirisë së shprehjes, do t’i mbushë prapë këto nene, që janë aty që prej kohës së Enverit!
Vetëm se i duhen 84 vota…
Të fala shumë OSBE, në qoftë gjallë!”, shkruan Manjani.
Rama diskriminim racist/ Mziu: Zyra e Punës nuk regjistron punëkërkuesit nga Kamza
Vetëm nga muaji shkurt deri në muajin shtator Shërbimi Social Shtetëror ka refuzuar nga skema e ndihmës ekonomike 1061 familje me motivacionin: “Nuk janë paraqitur tek Zyra e Punës si punëkërkues”, por që në fakt nuk i ka regjistruar si të tillë
Në një reagim të mëparshëm, kryebashkiaku Xhelal Mziu reagoi rreth faktit që Zyra e Punës u largua nga Kamza për t’u zhvendosur në Tiranë, duke qenë ky një skandal më vete, për faktin se kjo është Bashkia e 6-të në vend për nga numri i popullsisë. Zyra e Punës nuk po kryen funksionin e saj që ka, gjetjen e një vendi pune punëkërkueseve, por çfarë është me skandaloze ajo nuk po ushtron funksionin e saj procedural, regjistrimin e qytetarëve si të papunë, e nevojshme kjo prej tyre për të përfituar ndihmën ekonomike apo edhe shërbimet e tjera në institucione, si shëndetësi etj.
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, thotë se ka me mijëra ankesa nga qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, të cilët, pasi shkojnë në zyrat e punës, nuk regjistrohen si të tillë, pra Zyra e Punës, nuk u jep qytetarëve kartonin e papunësisë.
“Qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit paraqiten çdo ditë pranë Zyrës së Punës në Tiranë (duke qenë se e hoqën nga Kamza), humbin kohë duke qëndruar në radhë dhe para për të shkuar deri atje dhe, pasi shkojnë, u jepet një copë letër për t’u paraqitur në një nga sportelet jo atë ditë, por pas disa ditëve të tjera dhe kur shkojnë, as që bëhet fjalë t’u gjendet punë. Qytetarëve u kërkohet në mënyrë të përsëritur të paraqiten te Zyra e Punës dhe përgjigjja është e njëjtë: ‘S’ka punë!’
Kjo është e konstatueshme nga kontaktet që kemi me qytetarët, por edhe po të shkosh në ambientet e Zyrës së Punës, e njëjta situatë ndodh edhe për banorët e njësive administrative të tjera”, – thotë kreu i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.
Sipas z. Mziu, ky është një skandal më vete, pasi zyrat e punës duhet t’u gjejnë punë qytetarëve ose në të kundërt duhet t’i regjistrojnë si të papunë, duke u dhënë kartonin e papunësisë, pra për t’i pranuar zyrtarisht me këtë status.
Kjo nuk po ndodh dhe problem është ky fakt në Bashkinë Kamëz jo vetëm për qytetarët që verbërisht besojnë në funksionin e kësaj zyre pune, por më shumë problematike është për mijëra familje të cilat Shërbimi Social Shtetëror i ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike, me pretekstin se nuk paraqiten pranë Zyrës së Punës. Me konkretisht, nga muaji shkurt deri në muajin shtator Shërbimi Social Shtetëror në vendimet e njëpasnjëshme mujore ka refuzuar nga skema e ndihmës ekonomike 1061 familje me motivacionin: “Nuk janë paraqitur tek Zyra e Punës si punëkërkues”. Por në fakt e vërteta është që banorët janë paraqitur, por janë ndeshur me talljen dhe mos regjistrimin si të papunë, për t’u dhënë kartonin e papunësisë, ose statusin e të papunit!
Sipas kryebashkiakut Mziu, kjo vijë sjelljeje e qeverisë është në vazhdën e diskriminimit që qeveria “Rama” po i bën Kamzës dhe banorëve të saj prej ditës së parë që “Rilindja” erdhi në pushtet në vitin 2013. Në reagimin e mëparshëm nga kryetari i Bashkisë Kamëz u denoncua fakti i largimit të Zyrës së Punës nga Kamza. Kjo zyrë ishte në ambientet e One Stop Shop-it të Bashkisë Kamëz aty ku kryhen shërbime edhe nga 34 sportele të tjera, por “Rilindja” e largoi në një ambient privat në Kamëz për ta larguar përfundimisht nga territori i Bashkisë, një rast unikal ky në vend!
2.1 milionë euro çdo vit për analiza të pakryera, gjobiten mjekët që nuk ‘kapin normën’ e Check Up-it
Ministria e Shëndetësisë nisi katër vjet më parë aplikimin e check up-it për moshat 35 deri në 70 vjeç. Programi u debatua shumë nga partitë politike, madje opozita e denoncoi pranë prokurorisë, duke e konsideruar atë si më korruptivin dhe më të dështuarin.
Kompania që fitoi kontratën 10-vjeçare të qeverisë shqiptare prej 120 milionë eurosh nuk ka lidhje me shëndetësinë, pasi merret me tregtimin e cigareve, detergjentëve dhe pelenave të fëmijëve.
Koncesioni i check up-it paguhet 2.1 milionë euro çdo vit nga buxheti i shtetit për analiza të pakryera. Por që nga janari i vitit 2018 u shoqërua nga një tjetër skandal.
Mjekëve të familjes u është vënë një normë për të përmbushur në planin e check up-it, në të kundërt ata gjobiten. Vetë mjekët pohojnë se kjo është e shkruar në kontratat e punës dhe mosplotësimi i normës u rrezikon madje edhe vendin e punës.
Mjekja 1 – E kemi domethënë një ligj, që duhet…
Gazetari – Nuk është i detyrueshëm?
Mjekja 1 – Informojmë pacientët në bazë të ligjit, domethënë ne kemi një kontratë që duhet t’i kërkojmë pacientëve ta bëjnë check up-in, por çdo gjë varet dhe nga dëshira e tyre.
Gazetari – Nuk është e detyrueshme. Kjo nuk është e detyrueshme për pacientin?
Mjekja 1 – Ne nuk i detyrojmë në asnjë moment, të bëjnë check up-in, pavarësisht se ne me ligj e kemi që duhet.
Mjekja 2 – Është një normë, që është vendosur…
Gazetari – Sa është në ditë a në muaj? Nuk e di si përllogaritet.
Mjeku 2 – Shiko tani!
Gazetari – Është për mjek familje apo për qendra shëndetësore?
Mjeku 2 – Është edhe për mjek, edhe për Qendër Shëndetësore.
Gazetari – Sa është për shembull për mjek? Ju për shembull si mjeke sa duhet të arrini në ditë?
Mjekja 2 – Shiko tani, unë duhet të jem 2 në ditë, domethënë një ditë dy, një ditë një.
Gazetari – Ëhë!
Mjekja 2 – Por edhe në muaj, sa i bie?
Gazetari – 30, po të kesh 1.
Mjekja 2 – 34!
Gazetari – Në muaj, duhet të kapë një mjek.
Mjekja 2 – Po! Në qoftë se nuk e arrin këtë, pastaj gjobitet mjeku.
Gazetari – Gjobitet?
Mjekja 2 – Po!
Gazetari – Po mbi ça baze gjobitet?
Mjekja – Po se është një pikë e kontratës edhe nuk e ke realizuar.
Mjekja 2 – Unë për veten time për 6 mujorin e parë jam gjobitur 30 mijë lekë. Nuk e kisha realizuar 100%, kisha realizuar 70%, të vjetra 30 mijë lekë, po për mua 30.
Gazetari – Po, po nejse!
Mjeku 2 – Se unë 500 mijë lekë (të vjetra) e kam rrogën. Sivjet e kanë futur në kontratë ata, një pikë në kontratë.
Gazetari – Nuk ka qenë më përpara?
Mjeku 2 – Nuk ka qenë. Thuhej që bëhej, bile vitin e parë e bëmë ne dhe na dhanë edhe një rrogë shpërblim, kurse tani punojmë dhe asgjë.
Mjeku 3 – Në rast se ne si mjekë, si Qendër Shëndetësore nuk realizojmë kontrollin bazë, në bazë të një pike të kontratës ne jemi të detyruar që të marrim dhe sanksione përkatëse. Një prej tyre është gjoba, detyrime financiare. Ne jemi pak a shumë të shqetësuar në këtë drejtim, në një farë presioni se nuk e realizojmë dot. Është e vështirë sepse duhet të dalim në qytet e në çdo vend që të mbledhim njerëzit.
Kemi dalë me të gjithë personelin e infermieret tona, por nuk e realizojmë dot.
Por e gjithë kjo situatë është në shkelje të Kodit të Punës, i cili nuk parashikon sanksione të tilla. Emisioni “Stop” mundi të sigurojë një kontratë mes mjekëve të familjes dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, të lidhur më 31 Janar të vitit 2018.
Në pikën e dytë të nenit 11 për detyrimet e MPF për shërbimet e kontrollit mjekësor bazë, thuhet se mjekët duhet të planifikojnë dhe njoftojnë shtetasit e grupmoshës 35-70 vjeç për paraqitjen pranë kabineteve të kontrollit mjekësor bazë për kryerjen e kontrollit.
Ndërsa në pikën 7 thuhet se mjekët duhet të përgjigjen për realizimin e targetit ditor/mujor të projeksionit të kontrollit mjekësor bazë të negociuar me drejtorin e Qendrës Shëndetësore.
Në nenin 21 të kësaj kontrate janë sanksionet për moszbatimin e detyrimeve kontraktuale, ku përmenden gjobat dhe shkarkimi i drejtorit të Qendrës Shëndetësore.
Emisioni “Stop” ka siguruar gjithashtu miratimin e masave administrative “gjobë” të propozuara nga grupi i kontrollit me vlera të ndryshme monetare.
Gazetari iu drejtua Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për të pyetur se përse është vendosur kjo pikë në kontratë, por nuk mori asnjë përgjigje konkrete.
Gazetari – Do të flisja një herë paraprakisht që të merrja një përgjigje zyrtare ose një intervistë në qoftë se është e mundur me kreun e institucionit, në lidhje me një problematikë që ne e kemi gjetur në gjeneral, po i them ëëë…
Sekretarja – Ëhë?
Gazetari – Për mjekët e familjes. Sivjet iu është vënë në kontratën kolektive që bëhet një pikë, ku i detyron këta mjekë, domethënë na kthen në kohën e komunizmit, që të bëjnë 4 qytetarë shërbimin e check-up-it dhe 102 në muaj. Domethënë pse është vendosur kjo në kontratë, meqë kontratën e kanë me institucionin tuaj. Domethënë nuk është pak…? S’mund të na flasë dikush? Apo?
Sekretarja – Jo, për momentin jo, sepse më thanë që është çështje ekskluziviteti financiar i shtetit, që për momentin është në aktivitet.
Ndaj dhe emisioni ”Stop” ia referoi çështjen Inspektoratit të Punës, ku u premtua ngritja e një grupi pune për të kontrolluar të gjitha pikat e kësaj kontrate, pasi nuk kishin asnjë informacion rreth saj, edhe pse kontrata është lidhur që në Janar të këtij viti.
Berisha denoncon skandalin: Grabit makinën e një qtytetari, lihet i lirë se është vëllai i drejtorit të policisë!
Një qytetar nga Shijaku ka denoncuar tek ish-Kryeministri Sali Berisha, se si policia po mban të fshehur një rast kriminal, ku vëllai i një zyrtari të lartë të policisë arrestohet për vjedhje dhe më pas lirohet. Qytetari shkruan se i është grabitur makina nga vëllai i një zyrtari të lartë policie dhe pasi është arrestuar ai është lënë i lirë, ndërsa jeta e tij është në rrezik pse ka bërë denoncimin në polici.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
I vjedh makinën por lihet i lirë sepse është vëllai i narkodrejtorit të policisë!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Doktor, quhem Ermir Zoto Jetoj Ne Tir, te Lutem Me Ndikmo Me Hallin Qe Kam, dje Ne Oren 8 Te Darkes Me Kane Mare Automjetin Tip Renault, me Targa AA063SS
Z, Berisha Po Ndaj Me Ju Nje Problem Timin, ne Daten 12/10/2018 Me Eshte Mare Automjeti Tip,RENAULT ME TARGE AA063SS Ne Autostraten Durres Tirane Sapo Kalon Sukthin Tek Karburanti Gulf, nen Presjonin E Armes, kam Ber Kallzim Penal Ne Komisarjatin Nr6, keta Te Fundit Ja Kaluan Ceshtjen Shijakut, por Edhe Pse Personi U Arestua Me Automjetin Tim U La I Lire, pasi Eshte Edhe Vellai i Ish-Shefit Te Komisarjatit Diber,z.Robert-aga,i Implikuar, Pajtim Aga.
Policia Po E Fshe Lajmin, ju Lutem Me Ndikmoni, pasi Jeta Ime Eshte Ne Rezik Nga Keta 3 Persona, ju Lutem Verifikoeni Ne Komisarjatin Nr6 Kallzimin Qe Kam Bere, dhe Ne Ate Te Shijakut, faleminderit.