32.5 C
Tirana
E diel, 15 Qershor, 2025

Daily Mail rrëfen ferrin e kafshëve në kopshtet zoologjike në Shqipëri

Prestigjiozja Daily Mail ka rrëfyer në një shkrim të saj horrorin me mënyrën se si trajtohen kafshët në Shqipëri. Ajo i është referuar një kopshti zoologjik në Fier për të cilin thotë se është ferri i vërtetë i këtyre kafshëve
Shkrimi i Daily Mail
Disa kafshë duken të kequshqyera dhe të keqtrajtuara në Safari Park Zoo në Fier, Shqipëri
Fotot e marra nga aktivistët tregojnë një luan me një dëmtim në sy që jeton në një kafaz të vogël.
Kopshtin zoologjik privat është gjithashtu shtëpia e një ujku, e një zebre dhe një dreri, një majmuni dhe një ariu.
Autoritetet shqiptare po nxiten të ndërmarrin veprime kundër këtij parku privat nga ferri, pasi u shfaqën fotografi të reja për të ekspozuar kushtet tronditëse në kopshtin zoologjik.
Fotot e marra në kopshtin zoologjik të Safarit në Fier, në jugperëndim të Shqipërisë, tregojnë një luan “të kequshqyer” që jeton në kushte të ngushtë me atë që duket të jetë një dëmtim i rëndë në sy.
Kafshë të tjera, duke përfshirë një zebër, një ujku të hollë dhe disa dre, janë parë të mbyllur në kafaze të shkreta të betonit në parkun zoologjik në pronësi private.

Rama: Ja kompania ku mund të luani baste dhe që do arkëtojë 150 miliardë lekë

Rama e ka pranuar se ende nuk ka vendosur nëse të gjitha kategoritë e basteve do të mbyllen me 31 Dhjetor. Rama ka deklaruar se vendimi do të jetë për të gjitha pikat e basteve në locale, por ende nuk ka një vendim përfundimtar për kompninë e vëllait të tij Olsi Rama që qëndron pas kompanisë së basteve online, “Bast Arena’.
Rama tha se ndonëse me 31 Dhjetor këto kompani të basteve online do të mbyllen ata do të hapen pas pak ditësh të tjera. Ra,a tha se qytetarët mund të luiajën me karta identiteti dhe karta krediti në komoaninë e vëllait të tij, madje ai deklaroi se do të ketë monopol të plotë në lojën e basteve, pasi qeveria do të mbyllë të gjitha kompanitë e tjera ndërkombëtare që operojnë në fushën e basteve online.
Ajo që Rama ka thënë troç është se vendimi i tij për të mbyllur të gjitha lojrat e fatit ka synuar që të kalojë të gjithë këto para që kapin shumën e 130 milionë eurove ose 150 miliardë lekëve deri sot në mijëra pika në të gjithë vendin, por nga Janari në të vetmen kompani që është e vëllait të tij dhe e Vangjush Dakos.
Pra, vendimi shkon direkt për llogari të vëlla Olsit, i cili do të kalojë në arkën e tij 130 milionë eurot që shpenzojnë shqiptarët tani në mijërat e pikave të basteve
-Keni deklaruar edhe më parë për mbylljen e lojërave të fatit. Këtë herë mundeni t’i mbyllni të gjitha?

Kjo ka qenë një përpjekje e nisur më parë e cila u materializua në një tentativë në parlament për kazinotë elektronike.
Në atë kohë nuk u diskutua për bastet por kazinotë elektronike. Atë kohë dështoi. Nuk u fut menjëherë por sot e ka. Ka pasur disa interpretime për këtë jo do ikin nga qendra do shkojnë në periferi. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë të tilla vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje. Do ikin nga kudo. Është një mortje që është kudo.
-Bastet do ikin nga Tirana dhe ku do shkojnë?
Ne kemi marrë një sërë masash dhe kompanitë janë përgjysmuar dhe të ardhurat janë rritur. Por ka ende infromalitet dhe burime kriminale. Do mbyllen të gjitha.
-Po monpolizohen dhe nuk po mbyllen?
Ne do punojmë për regjimin e ri të basteve online. Ne kemi ngritur një grup pune dhe në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha duke përfshirë edhe këtë monopolin online. Do kemi një garë të hapur për këtë treg. Kam parë shumë përpjekje se do intestifikohen. Po i heqim miliarda krimit të organizuar. Një pjesë janë kompani ku fshihet një segment i krimit të organizuar. Më shumë se 95% e atyre që luajnë, nuk do luajnë më pas mbylljes.

KLSH zbulon skandalin me Check Up: Rama i dha Vilmës 4.7 milionë euro për kontrolle të pakryera

Skandali i koncesionit të Check Up merr përmasa edhe më të mëdha. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se qeveria shqiptare i ka paguar kompanisë konçesionare 4.7 milionë euro për kontrolle të pakryera. Gjetjet kanë dalë pas auditimit të faturave që Fondi i sigurimit të Detyrueshëm ka likujduar për llogari të kompanisë 3P Life Logistics.
“Në total konçesionari ka përfituar në mënyrë të padrejtë në 455 mijë raste koston fikse të kontrolleve të pakryera për këtë shërbim, si dhe tvsh-në e të gjitha faturave” thuhet në raportin e KLSH-së.
Sipas auditit, në total kompania koncesionare ka kryer 890 mijë kontrolle për periudhën 2015-2017. Por qeveria shqiptare ka likujduar pagesën për 1 milionë e 345 mijë kontrolle ose 455 mijë kontrolle më shumë se sa janë kryer realisht.
“Në total vlera e parregullsive përllogaritet në shumën 595.8 milionë lekë,” thuhet në raportin e KLSH-së, para të cilat i janë paguar në mënyrë të jashtëligjshme kompanisë konçesionare. Shifra prej 595.8 milionë lekësh ose 4.7 milionë euro është paguar tepër për periudhën tre vjeçare 2015-2017, ndërkohë që qeveria ka vazhduar të paguajë për kontrolle të pakryera edhe gjatë këtij viti.
Pagesa nga buxheti për shërbime të pakryera përbën një skandal të paprecedentë për financat e shtetit.
Kjo është njësoj sikur qeveria të paguajë para për rrugë që nuk ndërtohen, apo punë të tjera publike që nuk kryhen. Por edhe pse ky është një veprim plotësisht i jashtëligjshëm, prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim, edhe pse qeveria vazhdon të shpenzojë paratë e taksapaguesve për shërbime që nuk kryhen.
Kontrolli Mjekësor Bazë, i njohur ndryshe si koncensioni i Check-up ka rezultuar një dështim total sa i përket numrit të kontrolleve të përcaktuara në kontratë. Edhe pse fasha e detyrueshme e kontrolleve është rritur duke ulur moshën nga 40 në 35 vjeç, numri i kontrolleve ka ardhur në rënie nga viti në vit. Por edhe pse numri i kontrolleve ulet, qeveria vazhdon të paguajë për një shifër fikse prej 475 mijë kontrollesh në vit, ndërkohë që vitin e kaluar kompania bëri vetëm 310 mijë check up-e.

Tre pikëpyetjet që nxjerrin bllof hetimin e prokurorit Gent Osmani për vëllanë e ministrit Xhafaj

Nga Boldnews.al

Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nisur fillimisht për vëllain e Ministrit të Brendshëm si i dyshuar për “trafik narkotikësh” devijoi në akuza zyrtare për denoncuesin Alfred Veliu, bazuar në përgjimet e një personazhi të tretë, Fred Alizoti, i cili, sipas hetuesve, është “aktori” që ka luajtur rolin e Agron (Geron) Xhafaj.
Në bazë të disa përgjimeve telefonike të Alizotit, prokurori Gent Osmani vlerësoi se duhet të ndiqen penalisht për “kallëzim të rremë” denoncuesi Alfred Veliu, gazetarin Jetmir Olldashi dhe deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Kjo histori, e cila ka vendosur denoncuesin përballë të gjithë makinerisë shtetërore, po prezantohet në publik me shumë kundërthënie, kryesisht të orkestruara nga qeveria, policia dhe prokuroria.
Gjithësesi, përtej kakofonisë, e cila është e gjitha në shërbim të vëllait të Fatmir Xhafaj, janë disa të dhëna, zyrtare, të cilat nxjerrin bllof prokurorinë dhe rolin e prokurorit Gent Osmani, personit kryesor në hetimin e çështjes “Xhafaj”.
Disa deklarata të Fred Alizotit, në një regjistrim të bërë publike nga deputeti Ervin Salianji, përkojnë me qëndrimin zyrtar të Policisë së Shtetit.
Alizoti deklaron se ka telefonuar në datën 1 qershor në sallën operative të Policisë së Fierit, ku ka kërkuar të flasë me drejtues, pasi ka vendosur të deklarojë se ai ka luajtur rolin e Agron (Geron) Xhafaj në audio-regjistrimin me Albert Veliun.
Pikëpyetja e parë: Sipas njoftimit të Policisë, emri i Fred Alizotit është përfshirë për herë të parë në këtë histori më datë 1 qershor 2018, pikërisht në kohën kur ai vetë ka telefonuar në sallën operative dhe ka deklaruar se ka vendosur të “rrëfehet”.

As denoncuesi Albert Veliu, as gazetari Jetmir Olldashi dhe as deputeti Ervin Salianji nuk e kanë përmendur asnjëherë këtë personazh, Alizotin. Atëherë, pyetja është: Përse është përfshirë në përgjim nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, shtetasi Fredi Alizoti, para datës 1 qershor, kur ky nuk rezultonte në asnjë vend në këtë çështje, deri në atë kohë?
Nga të dhënat e dosjes hetimore rezultojnë disa përgjime të Fredi Alizotit në ditët para datës 1 qershor, kur ai vendosi të “rrëfehet”. Pikëpyetja e mësipërme mund të marrë si përgjigje faktin që Fredi Alizoti është përfshirë në këtë histori, pas “përpunimit” të mundshëm nga ana e Policisë së Shtetit, për të ndihmuar Agron (Geron) Xhafaj dhe vëllain e tij ministër, Fatmir Xhafaj.
Gjithashtu, Alizoti deklaron se është marrë me makinë nga Fieri në drejtim të Prokurorisë për Krime të Rënda nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu (“ai nga Delvina”-shprehet Alizoti).
Pikëpyetja e dytë: Përse i gjithë ky angazhim i drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit (Ard Veliu-thotë Alizoti, drejtori i policisë së Fierit-thotë zyrtarisht Policia e Shtetit)? Në çdo rast, veprimet i kryejnë oficerët e Policisë Gjyqësore, pra vartësit e Veliut ose edhe të drejtorit të Policisë së Fierit. Gjithashtu, për marrjen e një dëshmie, në aspektin procedurial, dëshmitari shoqërohet me automjet policie dhe jo me automjet privat të drejtuesve të policisë.
Por, në rastin konkret, duket se zinxhiri më i lartë komandues ka qenë shumë aktiv për të krijuar të gjithë lehtësitë e mundshme për “dëshmitarin” që do të shpëtojë nga sikletet vëllezërit Agron dhe Fatmir Xhafaj.

Më tej, Alizoti deklaron se tek Krimet e Rënda, pasdite vonë, ka takuar një prokuror “djalë i ri, 40, 40 e ca vjeç, nga Kruja” (Gent Osmani). Më tej, Alizoti deklaron se është takuar edhe me Taulantin nga Librazhdi (Taulant Balla), i cili i ka premtuar 200 mijë euro që të deklarojë se ai është aktori.
Pikëpyetja e tretë: Data 1 qershor 2018 ka qenë e dielë dhe, si rregull, prokuroria është pushim, përveç prokurorëve të gatshëm. Për çfarë arsye kaq “madhore” dhe kaq “urgjente” është nevojitur që prokurori Gent Osmani të dilte në zyrë mbrëmjen e së dielës për të takuar një “dëshmitar”. Hetimi që ai po zhvillonte, fillimisht për “trafik narkotikësh”, siç konstatohet nga dokumentat e publikuar, nuk është trajtuar me asnjë urgjencë-nuk është marrë asnjë dëshmi e të denoncuarit, Agron Xhafaj dhe nuk janë kryer një seri veprimesh të tjera hetimore, në kuadër të trafikut. Atëherë, përse prokurori Osmani ka vendosur të “prishë” qetësinë e tij familjare dhe të takojë një “dëshmitar”, të sjellë si “pako postale” nga shefat e policisë për të shpëtuar Agron (Geron) Xhafaj?
Këto pikëpyetje, natyrisht, nuk pritet të marrin përgjigje nga Prokuroria për Krime të Rënda. Gjithësesi, shtjellimi i këtij momenti është shumë i rëndësishëm, për faktin se aty ka nisur edhe i gjithë devijimi i hetimit, i cili po përfundon me shpëtimin e Agron (Geron) Xhafaj dhe penalizimin e denoncuesit Albert Veliaj, si edhe të gazetarit e deputetit që i dhanë zë denoncimit të tij.

Qeveria e Mark Frokut në epokën e Mark Zuckerberg

Ilir BABARAMO

Me një zgërdhitje kodoshi në fytyrë, duke zgjatur kokën kërcënueshëm e duke zgurdulluar sytë për pesë vjet ekran më ekran, Edi Rama i është drejtuar çdo gazetari që ka guxuar ta pyesë përse ka mbushur parlamentin me të inkriminuar: më thuaj një emër, më thuaj një emër të vetëm. Gjuha e trupit ishte fare e qartë: shqipto një emër të tyre po ta mbajti b…Në fillim, për hir të vërtetës, ky shantazh i pacipë ka funksionuar. Gazetarët janë tërhequr duke menduar pasojat e mundshme. Por zullumi është trashur kaq shumë sa frika ka filluar të vritet dhe minarja nuk mund të fshihet më në thes. Në një zbythje totale në sytë e opinionit publik, ndërkohë që ndjek me ankth se cfarë do thotë Babalja (o zot sa poshtë ka rënë pazari), Rama po përpiqet të ndryshojë mjet. Sërish manu military, por jo me të fortë që mbajnë kobure në brez, por struktura shtetërore me të cilat beson se do mbyllë gojët e atyre që nuk janë në rresht. I tillë mund të konsiderohet sulmi i verbër që ka shpallur kundër mediave sociale të cilat nuk I kontrollon dot.
Qeveria aktuale mund të konsiderohet më mediokrja në 28 vite tranzicion. Me përjashtime tepër të rralla, kabineti qeveritar është ndërtuar me vetëm një kriter: argjilin, të cilit mund ti japësh dhe formën më absurde që fantazon. CV personale dhe politike nuk ka thuajse asnjë vlerë, mjafton që të zgjedhurit të jenë totalisht yesmen. Të tillë njerëz, që nuk kanë thuajse asnjë kontribut politik, nuk ka patur as Enver Hoxha, politikani më paranojak në historinë e Shqipërisë. Doni një shëmbull? Ministër i drejtësisë i qeverisë Hoxha ishte Manol Konomi, një burrë me integritet të rrallë njerëzor e professional, ndërkohë ministre e drejtësisë së Ramës është një matilda, matilda, kulmi i cv së saj është sekretare e Fatmir Xhafës. Nëse Konomi rrezikoi kokën, duke dhënë dorëheqjen duke refuzuar të nënshkruajë skenarin e bombës në ambasadën sovjetike, kjo sekretarja e Xhafës firmos gjithcka që i kanë vënë mbi tavolinë.

Për të patur luksin që ta ketë kabinetin si një rresht qypash me baltë si ato që stilizon në studion e tij diku andej nga ish-ndërmarrja gjeologjike, Ramës i është dashur të bëjë pakt me nëntokën shqiptare. Nëse shumë prej tyre nuk i ka më në vitrinë është e sigurt që i ka në magazinë. Ato emrat e të inkriminuarve, që gazetarët kanë filluar tia përplasin në fytyrë, është e vërtetë që nuk janë më në parlament për shkak të ligjit të dekriminalizimit që imponoi opozita dhe Brukseli, por është po aq e vërtetë sa shpërblimin për shërbimet e tyre në fushata elektorale i marrin në dy forma, në natyrë përmes benefiteve që Rama shpërndan si salsiçe dhe përmes emrave që ata fusin në listat e deputetëve dhe emërimeve në administratën e lartë shtetërore. E megjithatë nuk ia ka vlejtur barra qeranë. Për të dyja palët. Mark Froku, si shumë të tjerë që Rama i ka përdorur për të marrë vota, duhet të ketë mallkuar ditën kur perëndia i mori mendtë. Fare mirë mund të kishte qëndruar larg prozhektorëve të opinonit publik, me bindjen se askush s do kujtohej për atë si për qindra të tjerë që jeta i ka futur në vorbulla, që tashmë që kanë thuajse gjithcka, do të donin ti harronin. Por nuk ndodhi kështu. Doli një grua që i kujtoi të kaluarën josocialiste Mark Frokut. Ishte Jozefina Topalli. Ai e fyejti sipas kodit të tij. Dihet cfarë ndodhi më pas. Për të minimizuar skandalin Rama e perjashtoi nga grupi parlamentar i PS. Kujtoni se si Rama bërtistë një javë më parë: shpifje, shpifje, Froku nuk ka qenë deputet i PS. Por opinioni publik ka kujtesë. Ka në kujtesën e tij dhe si Froku refuzoi kerkesën e Ramës për ti kërkuar ndjesë Topallit.
Rama duket i mposhtur në fushën e betejës së opinionit publik. Fajin e shikon dhe tek pamundësia për të kontrolluar mediat sociale të cilat e masakrojnë çdo ditë. Kjo nuk ndodh vetëm sepse ata që ka caktuar për këtë punë kanë zënë dhjamë dhe nuk kanë më kohë për tu përballur sepse ditën e zënë me pazare sa me Zamon aq dhe Çetin.

E ka kuptuar se nuk mund ta arrijë dominimin e opinionit publik me mjetet me të cilët fitoi vite me parë. Për këtë arsye kërkon të ndryshojë rregullat e lojës. Ai që i ka shtënë në vesh këtë betejën kundër portaleve ngjason me atë çunin e beut që kërcënonte: topi është i mi, penalltinë do ta gjuaj unë.
Eshtë mëse e vërtetë që mediat sociale në Shqipëri janë një kaos i vërtetë, ku është e vështirë të ndash lajmin nga fake neës. Por të besosh se njeriu që 10 vjet më parë pataksi parlamentin Evropian me “lajmin” se banditët e PD i nxorrën Xhensilës nga barku foshnjën është sikur të besosh që të ngjallet Gëbels dhe të bëhet Bob Woodward. Kaq i pafuqishëm duket për tu përballur me të vërtetat që rrjedhin në mediat on line sa shpëtimin e kërkon tek censura, tek krijimi i atij që ai e quajti “departamenti antishpifje”, një strukturë e ngjashme me drejtorinë e shtypit në KQPPSH. Por nëse Ramizi kishte në krye të kësaj drejtorie Sofon, i cili për hir të vërtetës ishte një nga gazetarët më të mirë të kohës, sofua i Ramës nuk mund të shkruajë tre fjali rresht.
Ka vetëm mënyrë si mund të vihet rendi në mediat on line, acquis communautaire, tërësia e ligjeve që zbatohen në hapësirën evropiane. Cdo mjet tjetër, ca më tepër manu military, dëshmon vetëm panik dhe rezultati i vetëm është boomerang. Nuk mund të ketë tjetër rezultat. Jetojmë në epokën e Mark Zuckerberg. Rama u përbetua dje se nuk do ketë monopol on line për bastet, por pak caste më pas, në facebook, Bastarena njoftonte klientët e saj se pak javë më parë ka marrë licencën dhe aktiviteti i saj do vazhdojë. Të gjithë e dinë se kush fshihet pas kësaj kompanie dhe s ka sofo tu ndryshojë mendim. Mirë gjithë portalet mbyllen, por a mund të mbyllet facebook si në Anadollin e byrazerit? Megjithatë le të abstragojmë për një cast, sikur jetojmë ne kohën e Gutenberg. Edhe në këtë rrethanë nuk mund ti mbyllet goja njerëzve. Dhe në kohën e Hoxhës, regjimit më represiv komunist, një barcaletë që thoshte Tef Palushi tek Kafja e Madhe në Shkodër përfundonte brenda javës në Qafë të Pazarit në Gjirokastër.

Makina 132 mijë euro e Ardi Veliut, aktivisti: 90 fëmijë lihen pa ushqim që të bredhë drejtori!

Ditën e sotme drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është paraqituir në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar mbi pretendimin e Fredi Alizotit se e kishte marrë në makinë dhe i kishte ofruar para për të thënë se, ai kishte luajtur rolin e Agron Xhafajt te videoja me Albert Veliun.
Por veç kësaj ajo që i ka bërë përshtypje avokatit dhe aktivistit të shoqërisë civile, Altin Hazizaj, është makina e shtrenjtë me të cilën është paraqitur në prokurori Ardi Veliu.
Më anë të një postimi në rrejtet sociale, Hazizaj shkruan se, makina është Range Rover Vogue dhe çmimi minimal i blerjes është 132,000 Euro, ndërkohë që konsumi i naftës është të paktën 12L / 100km, kosto këto që i paguajmë ne.
Më tej ai shkruan se sa për reference, një qender sociale ditore që kujdeset për 20-30 fëmije gjatë vitit kërkon rreth 50 mijë Euro, pra të paktën 90 fëmijë të lënë pa kujdes dhe pa ushqim për 1 vit që Drejtori i Policisë të bredhe me makinë milionerësh!
Postimi i plotë
Anglezet thone: djalli qendron tek detaji!
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit sot ne Prokurorine e Krimeve te Renda! Detaji qendron tek makina (po e injoroj ecjen i gufuar si gjel). Makina eshte Range Rover Vogue! Çmimi minimal i blerjes eshte 132,000 Euro! Konsumi i naftes eshte te pakten 12L / 100km! Keto kosto i paguajme ne!
Ne Britani as Kryeministri nuk guxon te mbaje Range Rover Vogue sepse konsiderohet makine milioneresh (qe me humor anglezet e quajne Chelsea tractor)! Vetem familja mbreterore perdor Range! Po ne jemi aq te pasur sa pse jo mos i japim nje sherbetori publik nje makine te tille!
Sa per reference, nje qender sociale ditore qe kujdeset per 20-30 femije gjate vitit kerkon rreth 50 mije Euro! Pra te pakten 90 femije te lene pa kujdes dhe pa ushqim per 1 vit qe Drejtori i Policise te bredhe me makine milioneresh! Menaxhim fantastik i fondeve publike! Tani le te shpresojme qe do te luftoje kunder krimit te organizuar….

Haradinaj: Nuk ka ekstradim të Babales pa kaluar të gjitha etapat ligjore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur gjatë vizitës së tij në Tiranë për mundësinë e ekstradimit nga Kosova të Albert Veliut i njohur si Babalja, i cili shfaqet në audio përgjimin e pretenduar ndaj vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj. Haradinaj tha se, pa kaluar të gjitha etapat ligjore nuk ka ekstradim të Albert Veliut.
“Në Kosovë pushtetet janë të ndara. Politika ndërhyn pasi merr vendim drejtësia”, tha kryeministri Haradinaj.
Ai theksoi se kjo çështje mund të diskutohet kur një vendim i mundshëm për ekstradimin e “Babales “të vijë te Ministria e Drejtësisë.
Ramush Haradinaj tha se, “pa kaluar të gjitha etapat ligjore nuk ka ekstradim të Albert Veliut. Politika ndërhyn pasi merr vendim drejtësia”, tha ai.
“Deportimi i gylenistëve ka qenë një mësim për të respektuar të gjitha procedurat ligjore të Kosovës kur bie fjala tek ekstradimet”, shtoi Haradinaj.
Ndërsa ishte në UET, Haradinaj kishte një këshillë edhe për shërbimet e inteligjencës në Kosovë dhe Shqipëri.
“Duhet të merren me fushatën kundër ardhjes së kosovarëve në Shqipëri”, tha ai.
Sipas tij, kjo është diçka e orkestruar, me qëllim pengimin e ardhjes së kosovarëve në Shqipëri.

200 mijë lekë për një provim në Fakultetin e Infermierisë

Një infermier i Spitalit të Korçës është arrestuar nga policia lokale nën akuzën se premtonte marrjen e provimeve pranë Fakultetit të Infermierisë, kundrejt përfitimit monetar.
Policia bëri të mundur arrestimin e Alku Gjalli, 31 vjeç, banues në fshatin Vinçan (me detyrë infermier pranë Spitalit të Korçës).
Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm kundrejt shumave nga 15.000 deri në 20.000 lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë, në lëndë të ndryshme.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim numër 339 datë 16.10.2018, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
Po vijon puna për dokumentimin e plotë të saj. Materialet hetimore për ndjekje të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Sonja Biserko zbulon prapaskenat: Vuçiç filloi bisedimet me Ramën para dy vitesh në Nish për ndarjen e Kosovës

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëra ndër mbrojtëset më të zëshme të Kosovës, Sonja Biserko, flet për sulmet ndaj saj nga ana e regjimit të Aleksandar Vuçiçit dhe tendencat për ndarjen e Kosovës.
Ajo për herë të parë përmend emra konkretë edhe të akterëve ndërkombëtarë, të cilët synojnë copëtimin e Kosovës. Biserko tregon se Vuçiç dhe Thaçi qe dy vjet në Bruksel kanë hapur kanalin për të bsieduar për ndarjen e Kosovës, ndërsa në këtë muhabet për shkak të ambicieve personale është kyçur edhe Federica Mogherini. Biserko tha se në dialogun për Kosovën janë kyçur shumë njerëz jokompetentë dhe të pamoralshëm, të cilët interesin shoqëror dhe nacional e vënë nën interesin e tyre personal.
Në deklarimet e saj publike Sonja Biserko ka qenë mjaft e zëshme muajve të fundit kundër idesë së Aleksandar Vuçiçit dhe Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës. Presidenti serb Vuçiç e quan projektin e tij ndarje me shqiptarë, ndërsa kolegu i tij kosovar Thaçi flet për korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën. Presidenti serb në një fjalim para funksionarëve të partisë së tij, të cilin e mbajti së fundi, sulmoi drejtpërdrejtë Sonja Biserkon, duke e radhitur në mesin e armiqëve të Serbisë. Në një intervistë me revistën «Vreme» Biserko nënvizoi se çfarë kishte thënë Vuçiçi paraqet një kërcënim, por «pas të gjitha përvojave që kam kaluar – dhe kur i kam parasysh të gjitha pushtetet tona – nuk mund të përcaktohem sa është serioz ky kërcënim. Nuk kam më ndjenjë për këtë». Sipas Biserko stigmatizimi i përhershëm në retorikën e Vuçiçit dhe përsëritja e këtij stigmatizimi në gazetat bulevardeske dhe në disa «shërbime të caktuara televizive» shërbejnë për ndërprerjen apo humbjen e kuptimit të çdo dialogu mbi atë se ç’është Serbia dhe nga shkon ajo.

Biserko mendon se tërbimi i Vuçiçit kundër saj ka të bëjë me dështimin tani për tani të planit për ndarjen e Kosovës dhe me letrën e përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova dërguar kryediplomates së BE-së, Federica Mogherini, ku shprehet qëndrimi kundër ndarjes së Kosovës. «Kjo letër në botën e jashtme u prit mjaft mirë dhe gjatë verës është cituar shpesh. Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite.
Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev…
Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit , përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme».

Asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës
Biserko tha se ideja për ndarjen e Kosovës vjen nga Beogradi – «ajo ka qenë përherë në qarkullim, në tavolinë dhe nën tavolinë. Gjithçka varej vetëm nga rrethanat ndërkombëtare. Tani kur bota gjendet në një turbullirë me të gjitha paqartësitë dhe sfidat, elita politike serbe llogarit se kjo do të jetë e përshtatshme për planet e saj. A ju kujtohet posteri i madh ‘Trampe Srbine’ (Trump, o serb), kur ishte zgjedhur presidenti i tanishëm amerikan. Çfarë duan amerikanët? Duan të mbyllin sa më shumë çështje të hapura për t’u fokusuar te Kina. Megjithatë, asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës. Ata thonë: merruni vesh ju, psataj ne do të shohim. Duket qartë se pa Gjermaninë kjo çështje nuk mund të zgjidhet. Dhe Vuçiç hapur e pranon se kancelarja Angela Merkel nuk është për ndarje, por ai thotë se prapë do të përpiqet të marrë diçka – të gjithë e dimë si shprehet ai publikisht. Në përgjithësi, ideja për ndarje është kalkulim që bazohet në paqartësitë në botën e tanishme. Këtu ende nuk ka ndodhur asgjë, çka nuk do të thotë se nuk do të ndodhë».
Biserko tha se tregimi për ndarjen e Kosovës i ka shqetësuar serbët dhe shqiptarët. Serbët në jug të lumit Ibër, sipas saj, tani nuk e kanë të qartë se çfarë do të bëhet me ta dhe një pjesë e tyre në Graçanicë tashmë mendojnë t’i shesin shtëpitë e tyre, ndërsa Lista Serbe, e imponuar me manipulime nga Beogradi si forcë kryesore politike e pakicës serbe, fare nuk angazhohet për interesat e serbëve të Kosovës.

Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiçit, Thaçit dhe Ramës
Si përkrahës të ndarjes së Kosovës Biserko ka përmendur Aleks Sorosin, të birin e filantropit George Soros. Biserko tha se Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiçit , Thaçit dhe Ramës. «Në këtë kontekst është interesant edhe Instituti East West, i cili ka dalë me qëndrimin se duhet treguar fleksibilitet ndaj Kosovës». Biserko tha ky aktivitet tani për tani është ndërprerë, por kjo nuk domethënë se nuk do të ngjallet sërish. Biserko tha se Vuçiç ka pasur përkrahje të madhe nga bashkësia ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por atij i mungon guximi për diçka të tillë, ndërsa për Thaçin nuk dihet si do të pozicionohet, sepse ndaj tij amerikanët mund të ndikojnë kur dhe si të duan, theksoi aktivistja serbe për të drejtat e njeriut.
Biserko tha se ka dy vite që në Bruksel nuk zhvillohen bisedime, për shkak se është hapur kanali që nën rrogoz të flitet për ndarjen. «Këtë më së miri e kemi parë këtë pranverë kur morëm raportet e Ivan Vejvodës, Institutit EastWest, Jelena Miliqit, pastaj vizitat e shpeshta të Aleks Sorosit dhe të ngjashme. Për çka atëherë po flasin Vuçiç dhe Thaçi, këtë nuk e di askush. Aty është kyçur edhe Mogherini për shkak të ambicieve të saj personale. Në përgjithësi, kur e shihni në mënyrë të izoluar këtë dialog për Kosovën, tmerroheni sa njerëz jokompetentë dhe të pamoralshëm ka aty, të cilët interesin shoqëror dhe nacional e vënë nën interesin e tyre personal. Papërgjegjësia dhe papjekuria e këtyre elitave është humbëse».
Në pyetjen e «Vreme» se si e sheh ajo zgjidhjen e problemit të Kosovës, Biserko u përgjigj: «Më së shkurti – që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Nuk ka zgjidhje tjetër. Gjithçka tjetër është humbje kohe. Që nga viti 2000 është investuar shumë në opsionin europian të rajonit dhe në anëtarësimin në NATO, dhe krejt kjo është bazuar në kufijtë ekzistues. Çdo ndryshim i tyre do të ishte shembje e Europës».

Salianji tërbon Ballën: E ke ngatërruar Taulant!

Deputeti i PD, Ervis Salianji, ka ironizuar deputetin socialist Taulant Balla, i cili po përpiqet me të gjitha mënyrat që të fshehë udhëtimet e tij jashtë shtetit me një të dënuar për trafik droge, pavarësisht se këto udhëtime janë të regjistruara në sistemin TIMS.
Salianji ka postuar një fotomontash në Facebook, ku Edmond Bego i tregon Taulant Ballës se sa herë kanë udhëtuar sëbashku jashtë shtetit.
Ja çfarë shkruan Salianji
E ke ngatërruar Taulant! Prokuroria është vendi ku jepet llogari për krimet, jo faltore për shplarjen e krimeve!
Kështu jemi ndarë, ne japim llogari për denoncimin e krimit ju jeni të ngrehur nga lidhjet me krimin! ????