28.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Dy grupet që i shkojnë pas Berishës, Basha: Të parët janë kamikazë, grupi i dytë luan rolin e hipokritit

Lulzim Basha i ftuar në ‘Studio Live’ evidentoi dy grupimet që i shkojnë pas Sali Berishës. Të parët sipas tij janë militantët kamikaz, ndërsa pjesa tjetër janë ata që luajnë rolin e hipokritit.

‘Një pjesë që shkojnë tek Berisha kanë zi, e maskojnë si betejë për parime. Ata që kanë shkuar pas kanë shkuar si kamikaz. Kur bën këtë rol njerëzit po largohen protestë pas proteste. Grupi i dytë ka pranuar të luajë rol si hipokritë. Gjithçka që bëhet për të ndihmuare Berishën bëhet për të ndihmuar Edi Ramën. Është zhytur në një hipokrizi por do ketë datë skadence më të shpejtë sesa kamikazët. Demokratët meritojnë një përpjekje serioze për të shkulur një qeverisje të korruptuar. Këtë përpjekje e ofrojnë demokratët euroatlantike.’

Me Berishën në zgjedhjet e 2025-ës? Basha: Do ishte tradhti e hapur ndaj qytetarëve! Njësoj sikur të bashkëpunosh me bashkëjetuesin politik të Ramës

Lulzim Basha përjashtoi çdo mundësi për një bashkëpunim me Sali Berishën për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Sipas tij kjo do ishte një tradhti e hapur ndaj qytetarëve.

‘Të bashkëpunosh me Berishën si të kapësh veshin e majtë me dorën e djathtë për të bashkëpunuar me Edi Ramën. Bashkëpunim me bashkëjetuesin politik të Edi Ramës. Do ishte tradhti e hapur ndaj qytetarëve. kjo do ishte fatale për demokracinë shqiptare. Duan të rikthejnë monopolin. Jemi këtu për të bërë gjithçka që ky skenar të pamundësohet.’

Deklarata e SHBA/ Basha: Asgjë e re. Berisha përpiqet të mbajë me mashtrime militanët, ndërkohë që është në aleancë me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë për Report TV, komentoi reagimin e ambasadës amerikane, e cila refuzon çdo bashkëpunim me personat e sanksionuar “non grata”. Basha theksoi se kjo nuk është diçka e re, por një vazhdim i qëndrimeve të mëparshme ndaj Sali Berishës.

Ai akuzoi Berishën për manipulimin e militantëve dhe përpjekjen për të mbajtur pushtetin përmes aleancave me Edi Ramën. Basha theksoi se Berisha ka hequr çdo shpresë për fitore dhe ka përfunduar me një bilanc negativ pasi i përdor demokratët për interest e tij personale.

“Nuk ka asgjë të re. Ka të re vetëm për ata që vazhdojnë të manipulojnë, ose përpiqen të manipulojnë militantët për t’i mbajtur pas vetes, ndërkohë që vet Berisha e ka shprehur qartë se çfarë dëshiron të arrijë në këto zgjedhje. Kur ka hequr çdo shpresë për fitore, të paktën ka qenë i sinqertë kur ka thënë që “është ‘Makbethiane’ të fitosh me Edi ramën”. Dhe kur ka vendosur të kthehet në mburojën e Edi Ramës. Pra, për çdo demokrat që ka pasur ndonjë fije shpresë apo ka mbjtur veten me gajret se me të vërtetë ato që deklaroheshin nga zoti Berisha do të bëheshin të vërteta. Kjo shpresë nuk ekziston më. Dhe kjo deklaratë e SHBA nuk është më asgjë tjetër vetëm vijim i qëndrimeve. Ndërkoh që nuk duhet të harrojmë që përveç problemeve të hapura me SHBA, zoti Berisha sapo ka mbyllur me bilanc negativ me veten e vet edhe gjyqin në Britaninë e Madhe. Pra, kjo strategji e mbajtjes në fokus të problematikës personale me shpresën se kjo do të zgjidhet, nuk është gjë tjetër veçse një efejt anësor i strategjisë që ai ka zgjedhur. Një strategji për të nënshtruar sa më shumë demokratë dhe opozitarë, interesave të tij personale, kauzës së tij personale. Kjo është tragjedia jo vetëm e opozitës, të PD, demokratëve dhe vendit sot. Edi Rama e ka mbushur kupën në çdo aspekt. Nuk ka pasur në këto 34 vite një qeveri më të inkriminuar, më të lidhur me krimin, më të kapur me krimin se ajo e tij. Më të korruptuar dhe në dëm më të drejtpërdrejtë në ekonomitë familjare të shqiptarëve, tek fëmijët e shqiptarëve, tek shpresat e shqiptarëve për ndryshim. Dhe nga ana tjetër një pjesë e madhe e mediave që janë pjesë e ekosistemit Rama-Berisha, vazhdojnë merren nga mëngjesi deri në darkë me thagmat që këpusin këta ditë për ditë, e në veçanti zoti Berisha” – u shpreh Basha.

SHBA mesazh Berishës, gazetari Poli Hoxha: Ishte i pritshëm ky reagim, asnjë shans t’i hiqet non grata!

Gazetari Poli Hoxha komenton në Report Tv mesazhin e qartë të SHBA për ish-kryeministrin Sali Berisha, se nuk bashkëpunojnë me persona të përfshirë në korrupsion madhor. Për gazetarin Hoxha, ky reagim i Ambasadës amerikane në SHBA ishte i pritshëm nisur edhe nga sulmet që Berisha po drejtonte ndaj SPAK, por edhe vetë SHBA e sekretarit Blinken.

Ishte i pritshëm ky reagim. Nuk e prisja kaq shpejt, por si duket ashpërsimi i deklaratave të Berishës skundër SPAK dhe SHBA si shtet. P.sh dje deklaroi se Blinken ka realizuar grusht kundër demokracisë në Shqipëri, që e ka pas fjalën për shpalljen tij non grata dhe njëkohësisht krijimi i një atmosfere sikur SHBA do amnistonte zotin Berisha me ardhjen e Trump. I gjithë ky iluzion që u krijua nga Berisha, por më shumë nga përkrahësit e Berishës. Ishte edhe një fyerje për SHBA, se kanë fytyre, prestigj pastaj janë republikanë e demokratë dhe në fund për çështje të tilla është diçka që s’ka ngjyra partiake”, tha Poli Hoxha.

Gazetari Hoxha thekson se nuk ka asnjë shans që Berishës t’i hiqet non grata.

Ky është iluzion. Mund të kishte një fije shprese nëse Berisha nuk do ishte në hetim aq më tepër se po shkon në gjykim, duke vërtetuar një pjesë shumë të rëndësishme të motivacionit që është korrupsioni madhor, të cilin e citon SHBA. Kemi zotin Berisha që kanë ngulur këmbë që ai është kandidati për kryeministër. Imagjino një kandidat për kryeministër. Berisha e di shumë mirë si funksionon, që non grata thjesht firmosen nga Blinken, por në rastin e Berishës përgatiten nga 15 agjenci inteligjente.

Luajti kundër Shqipërisë në Ligën e Kombeve, mesfushori ukrainas i Çelsit del pozitiv në testin e dopingut

Sulmuesi i Çelsit, Mikhailo Mudrik, është pezulluar përkohësisht nga futbolli pasi ka dalë pozitiv në testin e dopingut. Ai ka rezultuar pozitiv për mildronate, një ilaç i ndaluar nga Agjencia Botërore Anti Doping (WADA) që nga viti 2016.

“Mund të konfirmoj se jam njoftuar se një mostër që i kam dhënë FA përmban një substancë të ndaluar. Kjo ka ardhur si një tronditje e plotë pasi unë kurrë nuk kam përdorur me vetëdije ndonjë substancë të ndaluar ose kam shkelur ndonjë rregull, dhe po punoj ngushtë me ekipin tim për të hetuar se si mund të ketë ndodhur kjo.

E di që nuk kam bërë asgjë të keqe dhe shpresoj se do të rikthehem në fushë së shpejti. Nuk mund të them më shumë tani për shkak të konfidencialitetit të procesit, por do ta bëj sa më shpejt që të mundem”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Mesfushori i Ukrainës, luajti edhe kundër Shqipërisë në ndeshjet e Ligës së Kombeve, pavarësisht se medikamenti i ka dalë pozitiv në ndeshjet e zhvilluara në Premier Ligë.

Shërbimi Sekret i Ukrainës merr përgjegjësinë për vrasjen e komandantit të lartë rus: Një fund i tillë i pret të gjithë ata që vrasin popullin tonë

hërbimi Sekret i Ukrainës (SBU) ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin me bombë që vrau gjenerali  rus dhe komandantin e forcave të mbrojtjes bërthamore, Igor Kirillov në një operacion special që ata kryen në Moskë të martën.

 

Përfaqësues të SBU, thanë për Reuters se Kievi e konsideron Kirillov një kriminel lufte dhe një “shënjestër absolutisht legjitim”, duke e akuzuar atë për urdhërimin e përdorimit të armëve kimike të ndaluara kundër forcave ukrainase në luftë.

“Një fund i tillë i palavdishëm i pret të gjithë ata që vrasin ukrainasit. Ndëshkimi për krimet e luftës është i pashmangshëm”, kanë deklaruar ata.

Igor Kirillov, i cili drejtoi Forcat e Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, vdiq jashtë një pallati në Ryazansky Prospect, rreth 7 kilometra në juglindje të Kremlinit, nga një bombë e fshehur në një skuter elektrik.

Ge-sBjJWQAAoNIy

“Igor Kirillov, kreu i forcave të mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike të forcave të armatosura të Federatës Ruse, dhe ndihmësi i tij u vranë ,” tha Komiteti Hetimor.

Fotot e postuara në kanalet ruse të Telegramit tregojnë hyrjen e një ndërtese të dëmtuar rëndë dhe dy trupa të shtrirë në dëborë.

 

Të hënën, prokurorët ukrainas ngritën akuza në mungesë kundër Kirillov, i cili ka qenë në këtë post që nga prilli 2017, për përdorimin e dyshuar të armëve kimike të ndaluara në Ukrainë, njoftoi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, sipas gazetës ukrainase në internet Kyiv Independent.

Holanda bllokon Serbinë për në BE/ Ministri i Jashtëm: Beogradi nuk është ende gati, s’ka bërë progres

Qeveria e Holandës do të bllokojë rrugën e Serbisë në avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka konfirmuar ministri i Jashtëm holandez.

 

Holanda beson se Serbia nuk është e gatshme për hapin e ardhshëm, ka konfirmuar ministri Caspar Veldkamp në Bruksel.

Veldkamp ka thënë para gazetarëve se “Serbia nuk është e gatshme ende” për hapin e ardhshëm dhe se “ka ngecur në arritjen e progresit në fushën e sundimit të ligjit”.

Të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet të japin pajtimin për çdo fazë negociatash deri në pranimin e plotë. Serbia ka më shumë se dy dekada që kërkon pranimin në BE, por ka ngecur për shkak të refuzimit të njohjes së Kosovës.

Kërcënim me jetë, ja pse Vlahoviç shpërtheu ndaj tifozëve të Juventusit

Po fillon të zbardhet me kalimin e ditëve ajo çfarë e bëri Dushan Vlahoviçin të shpërthente pas ndeshjes Juventus-Venecia. Sulmuesi serb u “përplas” me tifozët bardhezi, të cilët më pas e ofenduan në kor.

Por ka një ngjarje përpara kësaj. Vlahoviç fillimisht iu kundërvu tifozërisë kundërshtare dhe arsyeja ka qenë një kërcënim me jetë. Sipas mediave italiane, Vlahoviç është tërbuar nga ky kërcimin dhe ofendimet e shumta që një prej tifozëve po i bënte dhe ka shpërthyer kundër tij. Më pas në gjendje të rënduar ai u konfrontua dhe me tifozët bardhezi. Nga ana tjetër është hapur edhe një hetim për këtë ngjarje dhe për të identifikuar personin që ka bërë kërcënimin ndaj numrit 9 të Juventusit.

ÇFARË NDODHI MË PAS?- Pas përplasjes së ashpër në fund të ndeshjes ndaj Venecias, Dushan Vlahoviçi u ka shkruar tifozëve të Juventusit dhe ka tentuar të qetësojë situatën. “E kuptoj keqardhjen për rezultatet e fundit dhe keni të drejtë ta shprehni, ju kam respektuar gjithmonë duke dhënë gjithçka për fanellën – ka shkruar ai në një stori të publikuar në profilin e tij në ‘Instagram’. Ju falënderoj për mbështetjen që jepni çdo ditë. Tani është e rëndësishme të vazhdojmë të mbështesim ekipin dhe të rifillojmë të gjithë të bashkuar, deri në fund”, u shpreh Vlahoviç.

Kështu, pas barazimit të hidhur me Venecian, Juventusi po përpiqet të rregullojë marrëdhënien me tifozët zyrtarë duke filluar me Vlahoviçin. Sakaq, Vlahoviç ka bërë një reagim edhe te shokët e skuadrës dhe te klubi gjatë momentit që shkoi në stërvitje duke sqaruar situatën. Ai u kërkoi falje për reagimin, ndërsa shpjegoi arsye pse shpërtheu në atë mënyrë. Edhe pse situata tani kërkon që të qetësohet, diçka mes Vlahoviçit dhe Juventusit duket se është thyer dhe rinovimi vazhdon ende të mbetet peng. Megjithatë, një tjetër konflikt që nuk është aspak i nevojshëm për Juventusin në këtë moment të vështirë që është duke kaluar. Ulje-ngritjet e vazhdueshme kanë bërë që tifozët të kontestojnë Juventusin dhe lojtarët.

Ballkani Perëndimor: 166 sanksione, Shqipëria me vetëm 6 “non grata”. Gjatë 20 viteve të fundit, asnjë nga të sanksionuarit nga SHBA-ja nuk ka arritur të dalë nga lista

Një raport i fundit i Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar (GI-TOC) i publikuar dje me autorë Ruggero Scaturro dhe Fatjona Mejdini tregon se mes viteve 2014 dhe 2024 në Ballkanin Perëndimor janë vendosur 166 sanksione ndaj 108 individëve dhe 58 kompanive, kryesisht për korrupsion, krim të organizuar dhe destabilizim politik. Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë shumicën dërrmuese të këtyre masave, ndjekur nga Britania e Madhe, Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara. Në dekadën e fundit, Bosnja dhe Hercegovina ka marrë vëmendjen më të madhe, me 56 sanksione, e ndjekur nga Serbia me 51 sanksione.

Ballkani Perëndimor: 166 sanksione, Shqipëria me vetëm 6

Kulmi i numrit të sanksioneve gjatë kësaj periudhe është lëshuar në vitin 2021 por duhet theksuar se edhe gjatë qeverisjes së Donald Trump në Amerikë ka pasur po ashtu masa të tilla në Ballkanin Perëndimor.

Në Shqipëri në dekadën e fundit janë lëshuar “non grata” ndaj gjashtë individëve me një numër masash prej tetë në total duke përfshirë edhe shpalljen e ish Kryeministrit Berisha dhe ish deputetit Tom Doshi nga Britania e Madhe, megjithëse jo në mënyrë publike.

https://see.globalinitiative.net/sanctions-database/

Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimore, në Shqipëri nuk ka pasur kompani të përfshira në listë të zezë por vetëm individë.

Raporti vë në dukje se Shqipëria është ndër vendet ku këto masa po prodhojnë efekte të ndryshme, duke përfshirë rikonfigurimin e forcave politike brenda vendit.

Ish-Kryeministri Sali Berisha përbën një prej emrave më të spikatur në këtë kontekst. Pasi u vendos nën sanksionet perëndimore për shkak të dyshimeve mbi korrupsionin dhe lidhjet me rrjete kriminale Berisha u detyrua të qëndronte për afro një vit në arrest shtëpie.

Sipas raportit, sanksionet perëndimore nuk e ndryshojnë menjëherë panoramën komplekse politike, por shërbejnë si një katalizator për zhvillime të mëtejshme, shpesh të paparashikueshme. Në rastin e Shqipërisë, sanksionet kanë krijuar një presion që vështirë se mund të injorohet.

Ky mekanizëm po shihet gjithnjë e më tepër si një forcë që përshpejton procesin e “pastrimit” të politikës nga figura të papërshtatshme. Ndërsa sanksionet nuk janë një zgjidhje magjike, ato po ndikojnë dukshëm në mënyrën se si figurat politike veprojnë dhe pozicionohen.

Në shkurt të vitit 2018, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e tyre u bënë personat e parë në Ballkanin Perëndimor ndaj të cilëve Sekretari i Shtetit i SHBA-së vendosi ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara, për shkak të dyshimeve ndaj ish-zyrtarit lidhur me përfshirje në aktivitete korruptive.

Tom Doshi, biznesmen dhe politikan u përcaktua nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së për korrupsion të dyshuar duke i ndaluar atij së bashku me familjen hyrjen në SHBA.

Sekretari i Shtetit e shpalli publikisht ish-Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako “non grata” në vitin 2019, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion domethënës.

Në maj të vitit 2021, SHBA vendosi një ndalim udhëtimi për Sali Berishën, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike. Gjithashtu, bashkëshortja, djali dhe vajza e tij u ndaluan nga hyrja në SHBA.

Në prill 2022 SHBA vendosi sanksione ndaj Aqif Rakipit, një ish-anëtar i parlamentit shqiptar. Në njoftim thuhej se ai kishte shfrytëzuar ndikimin e tij politik, së bashku me një përfshirje të gjatë në krimin e organizuar, për të emëruar bashkëpunëtorë në poste publike.

Ylli Ndroqi, pronar mediash u targetua po ashtu në vitin 2022 nga SHBA-të për korrupsion.

Sipas të dhënave që nxjerr raporti, gjatë 20 viteve të fundit, asnjë nga të sanksionuarit nga SHBA-ja nuk ka arritur të dalë nga lista. Të vetmet lëvizje në listë janë bërë në mesin e viteve 2000, kur shumë individë në rajon u sanksionuan gjatë konflikteve për veprimtari politike/separatiste.

Raporti i plote :

https://globalinitiative.net/wp-content/uploads/2024/12/Scaturro-Fatjona-Mejdini-On-target_-How-effective-are-sanctions-in-the-Western-Balkans_-GI-TOC-December-2024.v2.pdf

LEV TOLSTOI: NGA NA VJEN E KEQJA?

Një heremit jetonte në pyll, pa pasur frikë nga kafshët e egra. Heremiti dhe kafshët e egra kuveduan së bashku dhe e kuptuan njëri-tjetrin. Një herë, heremiti qe shtrirë, si rëndom, nën një pemë; aty u mblodhën një korb, një pëllumb, një dre dhe një gjarpër për të kaluar natën. Sesi ndodhi që kafshët filluan të kuvendojnë për zanafillën e së keqes në botë. Korbi tha: – E keqja vjen nga uria. Kur keni ngrënë dhe jeni të ngopur, uleni mbi një degë dhe krrokisni: gjithçka ju duket e gëzuar, e mirë dhe e hareshme; por provoni të qëndroni vetëm dy ditë pa ngrënë dhe nuk do të keni më zemër as të shikoni natyrën; ju ndiheni në ankth, nuk mund të rrini më të qetë, nuk keni një çast prehjeje; kur ju bie në sy një copë mishi, është edhe më keq, turreni pas saj pa u menduar. Sado fort t’ju godasin me shkopinj apo t’ju gjuajnë me gurë; edhe pse qentë dhe ujqërit sulen t’jua rrëmbejnë, ju nuk e lëshoni. Sa prej nesh janë vrarë nga uria! E gjithë e keqja vjen nga uria.
Pëllumbi tha: – Sa për mua e keqja nuk vjen nga uria; e gjithë e keqja vjen nga dashuria. Nëse do të jetonim vetëm, nuk do të duhej të vuanim aq shumë: përndryshe fatkeqësia që do t’ju binte për short, kufizohet vetëm me kokën tuaj. Por ne jetojmë gjithmonë në çifte; dhe e duam aq shumë shoqen sa nuk kemi gjallë pushim, mendojmë vetëm për të: a ka ngrënë vallë ajo? A ndjehet ngrohtë sa duhet? Dhe kur ajo largohet pak nga shoqja e saj, atëherë ju ndiheni krejt të humbur; ju trand mendimi se mos e ka rrëmbyer një fajkua, apo mos e kanë kapur gjahtarët. Dhe nis ta kërkosh dhe vetë bie në telashe, në kthetrat e një shkabe, apo në kurthin e një rrjete. Dhe nëse shoqja juaj humbet, nuk hani më, nuk pini më, vetëm kërkoni dhe qani. Sa shumë vdesin kështu mes nesh! E gjithë e keqja nuk vjen nga uria, por nga dashuria.
Gjarpri tha: – Jo, e keqja nuk vjen as nga uria, as nga dashuria, por nga ligësia. Nëse do të jetonim të qetë, nëse nuk do të njihnim telashe, atëherë gjithçka do të ishte mirë: por, nëse diçka jua vret dëshirën, ju humbni durimin dhe gjithçka ju fyen; atëherë mendoni vetëm për të shfryrë zemërimin tuaj mbi dikë tjetër; dhe pastaj, si në panik, ju veçse fërshëlleni dhe spërdridheni, përpiqeni të kafshoni kush t’ju dalë përpara. Dhe nuk keni më keqardhje për askënd; do të kafshonit dhe babë e nënë; do të hani veten tuaj; dhe tërbimi juaj s’ka të sosur derisa të keni shkatërruar vetveten. E gjithë e keqja vjen nga ligësia.
Dreri tha: – Jo, as nga keqdashja, as nga dashuria, as nga uria nuk vjen çdo e keqe, por nga frika. Nëse nuk do të kishim frikë, gjithçka do të ishte mirë. Këmbët tona janë të lehta kur vrapojmë dhe ne jemi të fuqishëm. Nga një kafshë e vogël, mund të mbrohemi me brirë; nga një e madhe, mund të ikim me vrap: por është e pamundur të mos kemi frikë. Mjafton të kërcasë një degë në pyll, një gjethe të frushullojë dhe ju befas dridheni nga frika; zemra fillon t’ju rrahë, sikur të do të çajë kraharorin e të dalë jashtë; dhe nisni atëherë të fluturoni si shigjetë. Herë të tjera, është një lepur që kalon, një zog që rreh flatrat ose një degë që bie; por ju tashmë mendoni se është bisha e egër që po ju ndjek dhe vraponi t’i ikni rrezikut. Ndonjëherë, për të shmangur një qen, ndesheni me një gjahtar, ndonjëherë, të pushtuar nga frika, vraponi pa e ditur se ku, bëni një kërcim dhe rrokulliseni në një greminë ku gjeni vdekjen. Flini me një sy hapur, gjithmonë në gatishmëri, gjithmonë të tmerruar. Nuk ka paqe; e gjithë e keqja vjen nga frika.
Atëherë heremiti tha: – As nga uria, as nga dashuria, as nga ligësia, as nga frika nuk na vijnë të gjitha fatkeqësitë: nga natyra jonë vjen e keqja; sepse është ajo që e lind urinë, dashurinë, ligësinë dhe frikën.

Përktheu nga origjinali: Agron Tufa