17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Raiola arrin marrëveshjen, Pogba pranë gjigantëve të Europës

Super ylli i Manchester United, Paul Pogba raportohet të jetë shumë pranë transferimit te Barcelona, pasi menaxheri i francezit, Mino Raiola arriti marrëveshjen në parim me kampionët në fuqi të Spanjës. Në mes të një sezoni shumë të tensionuar, gati gati të dështuar te United, Pogba përflitet për transferimin nga Manchester në Katalunja. Francezi ishte pranë transferimit të bujshëm që gjatë merkatos së verës, por United nuk pranoi të privohej nga lojtari i çmuar. Gjithsesi, dëshira e Pogba për tu larguar nga ‘Old Trafford’ mbetet e palëkundur, madje është përforcuar si pasojë e konflikteve ndërmjet lojtarit dhe trajnerit portugez Jose Mourinho.
Fituesi i Kupës së Botës u privua nga titulli i zëvendës kapitenit si pasojë e deklaratave të bëra nga 25-vjeçari pas barazimit në shtëpi ndaj Wolves. Gjërat madje u përkeqësuan pas eliminimit shokues të United ga Carabao Cup, kur bëri bujë një video ku shfaqej Pogba duke u konfrontuar me Mourinhon. Tashmë, referuar raportimeve nga “Rai Sport”, menaxheri i Pogba, Mino Raiola ka siguruar marrëveshjen në parim me gjigantët katalanas. Të njëjtat raportime informojnë se edhe mesfushori i Barças, Arturo Vidal ka insistuar te trajneri Ernesto Valverde për blerjen e ish-shokut të tij te Juventus, me ekipin blaugrana që synon të rikonfirmojë titullin kampion, por edhe të shtyjë më shumë në Champions League. Vetë drejtori i përgjithshëm i Barcelonës, Oscar Grau pat deklaruar: “Nëse stafi teknik do të kërkojë ndonjë futbollist, atëherë ne do të shohim mundësitë. Ne nuk do të mbyllim dyert”.

Intervista e Modriç: Kurrë nuk do të luaj me Messin

Këtë të martë është publikuar intervista e plotë, që Luka Modric i dha “France Football”. Të hënën, prestigjiozja franceze ofroi një vrojtim të intervistës në faqen e parë, në të cilën kroati ka folur në lidhje me ëndrrat e tij që nga fëmijëria (unë do të pëlqeja të luaja me Boban, Zidane dhe Ronaldo Nazario), mbi largimet e papritura të Zidane dhe Cristiano Ronaldo nga Real Madridi, për “Topin e Artë” (nuk do të shpall me zë të lartë se e meritoj) dhe filozofinë e tij të futbollit (fizikja kurrë nuk do t’ia zërë vendin inteligjencës).
Lufta Ballkanike: “Një nga mënyrat më të mira për t’i shpëtuar luftës, për t’u larguar nga të gjitha këto, ishte të luajturit futboll. Kam gjetur miqtë e mi duke luajtur top. Pak nga pak, po mësoja në mënyrë më të strukturuar në qendrën e trajnimit të Zadarit. Doja të bëhesha një futbollist profesionist që nga lindja ime, ose pothuajse. Futbolli gjithmonë ka qenë i gjithëpranishëm te mua. Futbolli është me të vërtetë dashuria ime e parë. Si fëmijë kam ëndërruar për sukses, por dëshira ime e parë e vërtetë ishte të luaja një ditë për ekipin kombëtar kroat”.
Pse Kroacia më shumë se një klub i veçantë: “Sepse vendi im sapo kishte arritur pavarësinë e tij dhe kombëtarja kishte një kuptim shumë të fortë. Pak më vonë, Kupa e Botës 1998 u mbajt në Francë. Unë kam qenë atëherë 12 vjeç dhe idhujt e mi të ekipit kombëtar arritën në gjysmëfinale. Doja të dukesha si ata”.

A kanë ndryshuar marrëdhëniet me futbollin, që kur u bë profesionist: “Jo, jo me të vërtetë. Ose shumë pak. Unë kam të njëjtën kënaqësi, si kur fillova të luaj futboll. Vizioni i futbollit që kisha si fëmijë ishte ai që kam edhe sot”.
Ndeshjet e fundit në kujtesën e tij: “Do të përmend tri momente: së pari, kundër Juventusit (4-1), një vit e gjysmë më parë, në finalen e Ligës së Kampionëve. Gjithashtu, mbaj mend një ndeshje në vitin e kaluar kundër Barçës, 3-1 në Superkupë. Dhe ndeshja e Kupës së Botës kundër Argjentinës, 3-0. Këto janë ndeshjet që më kanë sjellë një kënaqësi të veçantë. Isha vetë në fushë!”
A është rastësi që këto tri ndeshje ishin kundër rivalëve të mëdhenj: “Jo, sigurisht. Sa më shumë vendimtare të jetë ndeshja, aq më i madh rreziku, aq më shumë kënaqësi më jep”.
Me cilët lojtarë do të donte të luante: “Së pari, me Bobanin, idhullin tim të ekipit kombëtar. Më pas, me Zidane, të cilin isha me fat që e pata trajner dhe me të cilin kemi jetuar momentet më të bukura në historinë e Real Madridit, duke pasur parasysh tre Champions-it e fundit. Ndonjëherë, Zidane luante me ne dhe ishte mbresëlënëse për ta parë elegancën e tij. Unë do të kisha dashur të bëhesha bashkëlojtar i tij. Dhe i treti është Ronaldo Nazario”.
Dhe Messi: “(qesh) Unë luaj kundër tij, jo me të. Natyrisht, Messi është një nga lojtarët më të mirë në histori, por kurrë nuk do të luaj me të”.

Cila është marrëdhënia e tanishme me Cristiano Ronaldon: “Ekselente. Kaluam gjashtë vite të mrekullueshme në Madrid, kohë në të cilën kemi zhvilluar miqësi dhe respekt të ndërsjellë. Tani ai është larguar te Juventusi, por mbajmë kontakte përmes mesazheve. Edhe pse disa njerëz po përpiqen të thonë se nuk është kështu, mund të them se ne ende po mbajmë raporte të mira”.
Përveç jush, cilët janë pesë lojtarë, do ta meritonin “Topin e Artë”: “Për mua janë Varane, Griezmann, Mbappé, Cristiano dhe Messi”.
Pse tre francezë: “Që 2018-ta është një vit i Kupës së Botës, ne duhet ta marrim parasysh, sigurisht. Varane kishte një sezon fantastik me Real Madridin, duke fituar Champions-in e tretë dhe duke treguar një nivel mbresëlënës të lojës. Gjatë Kupës së Botës ishte mbrojtësi më i mirë, edhe me kroatët, natyrisht (qesh). Mbappé është një talent i jashtëzakonshëm, një premtim i mrekullueshëm për të ardhmen e futbollit, por edhe tani ka një nivel të madh. Më kujtohet se partneri im në kombëtare, Subasic, më tha një herë: Ka një lojtar të ri Monaco, i cili do të jetë një nga më të mirët në botë. Ai ishte duke folur për Mbappé, kur nuk ishte i njohur. Unë jam i sigurtë se do të përparojë. Dhe natyrisht do të flisja për Griezmann. Nga tre francezët, edhe ai ka fituar shumë në këtë vit”.

Gazetari Çollaku, 30 minuta në Prokurori: Të gjendet grupi armiqësor

Gazetari Basir Çollaku, i cili është paditur për shpifje nga Taulant Balla është marrë sot në pyetje për rreth 30 minuta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Çollaku sapo ka dalë nga Prokuroria ka thënë për gazetarët se ai u pyet për mënyrën se si ishte realizuar intervista me oficerin që denoncoi rastin e Xhisiela Malokut, Emilajno Nuhu.
Ai tha se Prokuroria duhet t’i shkojë këtij rasti deri në fund për të “nxjerrë grupin armiqësor”.
“Isha thirrur nga prokurori në cilësinë e pesonit që di për ngjarjen. Prokuroria t’i shkojë deri në fund, për të nxjerrë grupin armiqësor.
Prokurorët kanë kërkur të dinë se cilat ka qenë mënyrë e intevistës, kontaktet me Nuhun, besoj se prokuroria do të jetë korrekte ashtu siç ishte gjatë kësaj séance. T’i shkojë deri në fund pretendimit të politikanëv e se mbase ata janë skenaristët”, tha ai ndër të tjera.
“Unë jam që të kallëzohet kushdo që shpif, por nëse do ta fillonim, duhet ta nisim nga politikanët”, shtoi Çollaku.

Skandali i vjedhjes nga zv.ministri Demo dhe deputetja Gjylameti, reagon PD: Pse hesht ministrja e Arsimit

Partia Demokratike ka denoncuar një skandal të ri në të cilin janë përfshirë një deputet i PS si dhe një zv.ministër i Arsimit të qeverisë së Edi Ramës.
Deputeti Luçiano Boçi nga selia blu bëri të ditur se ky skandal po tentohet të mbulohet me heshtje: “Prej disa ditësh, është bërë i njohur denoncimi publik dhe me fakte i një studiuesi të njohur dhe kërkuesi shkencor, mjekut Taulant Muka, lidhur me një botim-plagjiaturë që mban nënshkrimet e deputetes socialiste Blerina Gjylameti dhe të zëvendësministrit të Arsimit Ervin Demo.
Nga faktet publike, artikulli shkencor me titull “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, botuar në vitin 2011, rezulton se në të vërtetë nuk është punë origjinale e tyre. Ata kanë përvetësuar idetë dhe punën e të tjerëve, pa cituar burimin origjinal, duke shkelur të drejtat e autorëve dhe produktet e tyre intelektuale. Ministria e Arsimit, e cila është ftuar publikisht të deklarohet lidhur me denoncimin, ka heshtur, duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve publike të vetë studiuesit Muka, por edhe interesimit të mediave dhe opinionit publik intelektual.
Deputetja Blerina Gjylameti, e cila sot mban detyrën e koordinatores së Edi Ramës për bashkëqeverisjen as nuk skuqet e as nuk zverdhet për kapjen në flagrancë në vjedhjen e punimit intelektual të tjetrit, por vijon të japë leksione se si qeveriset e bashkëqeveriset. Madje ajo në ditën e parë të vitit akademik merr përsipër edhe të urojë studentët.

Vjedhja e punës intelektuale bëhet një vepër shumë e rëndë, kur mendon se hajdutët janë eksponentë të lartë të qeverisjes së Edi Ramës në arsim.
Heshtja tregon se në ç ‘derexhe ka rënë arsimi në Shqipëri. Në Evropë janë me dhjetëra raste që zbulimi i plagjiaturave ka shkatërruar karriera politike të ministrave apo deputetëve deri edhe tek kryeministra e presidentë. Një shembull tipik është ai i Presidentit gjerman Kristian Wulff, i cili dha dorëheqjen kur u gjet fajtor në një vepër të tillë plagjiature në vitin 2012.
Ndërkohë Annette Schavan, ministrja gjermane e Arsimit, dha po ashtu dorëheqjen, sepse Universiteti i Dusseldorfit i kishte zbuluar plagjaturën në punimin e doktoraturës. Kjo është norma evropiane, por që s’funksionon në Shqipërinë e Edi Ramës. Në Shqipërinë e tij, hajdutët e punimeve shkencore merren me arsim, kurse kriminelët e trafikantët ngarkohen me ruajtjen e rendit dhe të nomenklaturës.
Në Shqipërinë e Edi Ramës, Blerina Gjylameti u jep leksione universitarëve, kurse Ervin Demo ngarkohet të kryejë reformën e arsimit të lartë. Këta dy kopjacë dhe hajdutë intelektualë, synojnë ta kalojnë me heshtje vjedhjen prej xhepistësh që kanë kryer në artikullin e tyre shkencor, sipas shembullit të narkotrafikantëve, që vijojnë punën e tyre, sa kohë interesi i tyre, është edhe interesi i Edi Ramës?”

Bllokimi i faqeve të internetit pa ligj dhe me urdhër

Pa asnjë referencë konkrete në ligj, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP), publikoi një listë me 44 faqe interneti me një afat kërcënues 72 orësh “për të publikuar numrin e tyre fiskal”, ose në të kundërt do të mbyllen.
Në një njoftim për shtyp të publikuar në faqen e vet të internetit, AKEP renditi faqe interneti nga Shqipëria, Kosova, SHBA e vende të tjera, përfshirë Reporter.al, publikimin shqiptar të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative.
“AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online,” thuhet në njoftim.
“AKEP iu bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kane lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online,” vijon më tej njoftimi.
Kristina Voko, drejtoreshë e BIRN Albania, tha se njoftimi për shtyp i AKEP tregon moskuptimin flagrant të ligjeve të vendit si dhe një kontroll të drejtpërdrejtë nga qeveria të një institucioni që me ligj është i pavarur nga qeveria.
“Siç duket, fushata anti-shpifje e kryeministrit ka filluar me një institucion shtetëror që publikon të dhëna të pavërteta, pa procedurën e duhur të kontrollit të fakteve dhe pa komunikuar me palët e prekura,” tha Voko.
BIRN Albania është një organizatë jofitimprurëse e regjistuar në Gjykatën e Tiranës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe që respekton në tërësi ligjet fiskale të vendit. Reporter.al është një faqe interneti e publikuar në Shqipëri dhe forma e saj e kontaktit përfshin të dhënat mbi ponësinë e faqes si dhe adresat e kontaktit online dhe ato fizike.
Është e paqartë se çfarë procedure ka ndjekur AKEP për të përgatitur listën e faqeve të internetit, të cilat sipas saj, duhet të Regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

“Një email i thjeshtë duhej të kishte mjaftuar për të mësuar më shumë mbi BIRN dhe statusin tonë fiskal,” tha Voko. “Siç duket, AKEP nuk është e interesuar të verifikojë informacionin e vet. Është e turpshme, sepse informacioni i pakonfirmuar është ai që shpie në shpifje, që është aktualisht edhe shqetësimi i kryeministrit.”
AKEP nuk iu përgjigj pyetjeve me email të BIRN.
Një nga faqet e internetit të përfshira në listë, insajderi.com, është aktualisht një faqe interneti në Kosovë.
Parim Olluri, redaktor në Insajder, tha se ishte i habitur nga fakti që edhe faqja e tij e internetit ishte në listë.
” Po habitem me dëshirën e flaktë të Edi Ramës për ta kopjuar Korenë Veriore,” shkroi Olluri në Facebook.
“Ne jemi biznes që operojmë dhe paguajmë taksa në Kosovë. Nuk kemi nevojë që të njëjtën ta bëjmë edhe në Shqipëri. Kjo është normale. The Guardian, Neë York Times, BBC, Neë Yorker etj., nuk regjistrohen si biznese në çdo vend të botës, në të cilat lexohen,” shtoi ai.
Neritan Sejamini, publikues i Exit.al, e konsideroi njoftimin për shtyp të AKEP si tregues të mënyrës së përgjithshme me të cilën qeveria funksionon aktualisht.
“Urdhri i AKEP nuk bazohet në asnjë ligj dhe lista dukshëm tregon dëshirën për të mbyllur faqet e internetit të kritikëve të qeverisë,” tha Sejamini.
“Exit.al është një organizatë jofitimprurëse dhe është regjistruar si e tillë në autoritetet fiskale. Si organizatë, nuk jemi të angazhuar në asnjë aktivitet komercial dhe rrjedhimisht nuk mund të regjistrohemi si të tillë,” tha Sejamini.
Blendi Fevziu, publikues i Opinion.al, tha se përfshirja e faqes së tij në listë duhet të jetë gabim. “Opinion.al është një kompani e regjistruar dhe ka NIPT. Ne nuk mund të shesim reklama pa fatura fiskale,” tha ai.
Formalisht një institucion i pavarur që rregullon tregun e telekomunikacioneve, drejtuesi aktual i AKEP, Ilir Zela, është një ish-deputet i Partisë Socialiste. Teknikisht AKEP mund të urdhërojë ofruesit e shërbimit të internetit të bllokojnë aksesin e faqeve të internetit në territorin e Shqipërisë si dhe ka kontroll mbi regjistrin e adresave me prapashtesat .al.

“BIRN”

Faktet tregojnë qartë regjinë e Ramës për të inskenuar aktorë, për t’i paguar dhe për t’u ofruar garancitë

“Faktet tronditese më të fundit të inkriminimit të qeverisë në mbulimin kriminal dhe korruptiv të audiopërgjimit të vëllait të ministrit, plotësojnë qartë pamjen e Rama-gate, thënë ndryshe, grushtit të shtetit në veprim”.
Ky është reagimi që vjen nga LSI, nga deputeti Petrit Vasili, pas publikimit të fakteve të reja nga PD sesi qeveria ka fabrikuar një dëshmitar të rremë për të mbrojtur të dënuarin për trafik droge, Agron Xhafajn dhe vëllain e tij, ministrin e Brendshëm.
“Faktet tregojnë qartë regjinë e kryeministrit për të inskenuar aktorë, për t’i paguar dhe për t’u ofruar garancitë e paprekshmërisë së tyre. Qeveria, që ka çuar përpara drejtësisë, drejtorë, specialistë, infermierë e plot e plot njerëz thjesht dhe vetëm me faktet e emisioneve televizive investigative, sot mbulon përgjimet – pjesë e dosjes së audiopërgjimit.
Qeveria, që ka çuar ne burg njerëz për denoncimet në portalin e saj, sot, e mbështetur nga kryeprokurorja, po mbulojnë sheshit një krim shtetëror.
Kryeprokurorja po shkel mbi çdo ligj dhe mbi institucionin që ajo vetë drejton, në emër të borxhit që ka ndaj kryeministrit që e votoi me 69 vota.
Rama-gate po thellohet orë pas ore dhe grushti i shtetit tashmë është në sytë e të gjithëve. Rama-gate është pa rrugëdalje për të”.

Rama si kopje zhgarravine e diktatorit

Edi PALOKA

Diktatori dhe Rama si kopje zhgarravine e tij.
Me nostalgjiket e diktatorit qe vazhdojne dhe e nderojne ne kete dite shpesh kam qeshur me tallje duke i pare si karikatura-hije te atij rregjimi qe e rrenoi kete vend dhe dhunoi e shkatrroi shqiptaret ne cdo aspekt.
Kam ndjekur me perbuzje ato media qe duke perfituar nga fakti qe rinia e sotme nuk e ka jetuar ate kohe te ndyre, perpiqen ta glorifikojne duke e paraqitur si nje kohe qe kishte te metat e veta por kishte dhe te mira.
Por ne fakt as te paret e as te dytet nuk do i konsideroja si rrezik se as te paret e as te dytet nuk e ringjallin diktatorin.
Rreziku eshte nderkaq me real se kurre i personifikuar tek Edvin Rama.
Ngjashmerite me diktatorin komunist jane te frikshme.
Si Hoxha ashtu dhe Rama rezultojne dy deshtak ne cdo aspekt te jetes se tyre deri ne momentin qe te trete i zbulojne dhe ju japin pushtet politik.
Hoxha u “zbulua” dhe u perdor nga komunistet jugosllave. Rama nga Soros.
Perversiteti i deshtakeve me ambicje dhe ego qe kalonin mundesite dhe aftesite e tyre ishin tiparet qe paradoksialisht gjeten jugosllavet tek Hoxha dhe Soros tek Rama.
Kjo sepse ata kuptuan qe monstra te tilla jane gati te bejne gjithshka per te realizuar ambicjet e tyre, te shkelin e te perdorin dhe vete familjet e tyre, te mos kene skrupuj perpara asnje llojamoraliteti per te kapur majen e deshiruar te pushtetit. Nga ana tjeter, keta arrogante me te dobtit, jane sherbetore te mire per padronet e tyre.
Ngjashmerite ne karakter per fat te keq po pasqyrohen gati pike per pike dhe ne komportimin e te dyve edhe pse Rama ngjan si nje kopje zhgarravine e diktatorit.
Po cfare beri diktatori e cfare po ben Rama?

Diktatori ju rrembeu gjithshka, sekuestroi cdo pasuri te shqiptareve, te luajtshme dhe te paluajtshme dhe u be vete pronar i gjithe vendit dhe pasurive.
Rama po ben te njejten gje me taksat dhe ppp e tij, grabit parate e shqiptareve dhe ju a kalon oligarkeve qe ne fund i cojne po ne xhepin e tij. Rremben me ligje te posacme prona publike dhe private. I jep monopolet e bizneseve me fitimprurese te vellait dhe familjareve. Ve nen kontrroll fitimet e cdo aktiviteti kriminal…
Me pak fjale dhe ky po kerkon te behet pronar i vetem i Shqiperise dhe shqiptareve.
Per te kontrolluar plotesisht pushtetin, Hoxha sajoi “komplote” te armiqve te brendshem e te jashtem dhe eliminoi kundershtaret politik qe ne fillim te pushtetit te tij, nga ata pak deputete qe arriten te dalin ne zgjedhjet e para dhe te vetme ku u lejuan kandidate alternative me komunistet e deri tek kleriket e intelektualet qe konsideroheshin si kundershtare. Futja e armeve neper objektet e kultit per te fajsuar e burgosur kleriket, bomba ne ambasade, sajesat me deshmitare te rreme…
Te njejten gje po ben sot Rama; flet per “komplote” te opozites per marrjen e pushtetit. Sajon deshmitare te rreme duke i kercenuar apo joshur. Shpall opoziten armike .
Diktatori eliminoi gjithe shtypin alternativ dhe e zevendesoi me “Zerin e Popullit”.
Rama e bleu pjesen me te madhe te mediave. Ata qe nuk i bleu dot, i kercenoi dhe nje pjese ua mbylli gojen. Tani po kerkon te mbylle te gjitha ato media e portale qe as nuk i joshi e as nuk i trembi dot per te lene ne fund vetem ERTV.
Diktatori denonte me ligjin e agjitacion e propagandes te gjithe ata qe guxonin te flisnin kunder rregjimit te tij.

Rama kerkon ti denoje me ligjin antishpifje.
Diktatori i ktheu institucionet e ruajtjes se rendit dhe sigurise ne mjete represioni dhe dhune ndaj kundershtareve.
Rama keto institucione pervecse i ka vene ne funksion te krimit , i urdheron publikisht te mbledhin vota per te ne fushata dhe te luftojne opoziten me cdo menyre.
Diktatori eliminoi drejtesine duke perdorur hetuesine, prokurorine dhe gjykatat si arme ndaj kundershtareve te tij.
Rama ka rrembyer prokurorine dhe ka eliminuar gjykatat deri sa ti kontrrolloje plotesisht edhe gjyqtaret me vetingun e tij.
Diktatori i ktheu zgjedhjet ne farse dhe eliminoi pluralizmin dhe demokracine .
Rama i ka kthyer zgjedhjet ne farse. Po e lejuam nuk e ka problem dhe te burgose gjithe kundershtaret e te shpalle me Kushtetute, “rilindjen” si e vetmja force politike ne Shqiperi.
Te paret tane e lejuan Hoxhen ta kthente Shqiperine ne ferr. Do ta lejojme Ramen te bej te njejten gje? Por kjo eshte pyetje per te gjithe, jo vetem per opoziten. Eshte e lehte te besh me pergjegjesi PD pa dhene asnje kontribut vete. Ca me shume ata qe bejne opoziten e opozites. Gjithe diten vetem sulmojne PD gjoja sikur jane te shqetesuar se pse PD nuk e rrezon Ramen e ne fakt i bejne sherbimin me te mire Rames duke e konsideruar PD te pafuqishme apo ca me keq si pjese te tepsise se Rames. Kete politike ben dhe Rama gjithe diten. Duke qene koshient se eshte i nxirre nga te gjitha anet, kerkon t’ju fuse ne koke shqiptareve se te gjithe te zi jemi, atehere pse te protestojne e pse ta rrezojne Ramen shqiptaret…?
Nje fjale te fundit per sherbetoret; vazhdoni ta mbeshtesni Ramen, po kujtoni qe diktatori, pasi eliminoi kundershtaret, ju hengri kokat dhe miqve e pasuesve te tij …

Përplasje e fortë mes SHBA dhe Arabisë për gazetarin e zhdukur, dyshime për tortura dhe vrasje

Arabia Saudite po përgatitet të pranojë se gazetari i zhdukur Jamal Khashoggi është vrarë, sipas njoftimeve të dy mediave amerikane.
Njoftimet citojnë burime që thonë se vdekja e Khashoggit erdhi për shkak të një operacioni për marrjen e tij në pyetje që shkoi keq.
CNN njofton se ata që qëndrojnë pas operacionit mund të kenë menduar ta rrëmbenin Khashoggin nga konsullata saudite në Stamboll dhe ta çonin atë në Arabinë Saudite për ta marrë në pyetje.
Sipas burimeve, në raportin që përgatitet të publikojë Arabia Saudite pritet të deklarohet se operacioni që çoi në vdekjen e Khashoggit u ndërmor pa lejen e zyrtarëve dhe se ata që qëndrojnë pas vdekjes së tij do të mbahen përgjegjës.
Komentet e Presidentit amerikan Trump
Presidenti i SHBA, Donald Trump tha të hënën se gazetari saudit i zhdukur dy javë më parë mund të ketë qenë viktimë e vrasësve që ishin jashtë kontrollit.
Khashoggi u pa duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, ku kishte shkuar për të marrë disa dokumente martese, por nuk u pa të dilte më.
Presidenti Trump tha se gjatë një bisede telefonike 20 minutëshe të hënën, mbreti saudit Salman i mohoi atij kategorisht të kishte dijeni për atë që mund t’i kishte ndodhur gazetarit, një kritik i trashëgimtarit të fronit saudit, princit të kurorës Mohammed bin Salman.

“Më i fortë nuk bëhet mohimi që ai më shprehu mua,” tha Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë. “Ndoshta nuk duhet të futem në mendjen e tij, por kjo më tingëlloi se ndoshta fjala ishte për vrasës jashtë kontrollit, ku ta dish.”
Presidenti i SHBA dërgoi sekretarin e shtetit Mike Pompeo në Riad për të biseduar me Salmanin rreth zhdukjes së gazetarit.
Ai u zotua se nuk do të lerë gur pa lëvizur për të gjetur se çfarë ndodhi me Khashoggin.
Çështja Khashoggi në fokus
Ndërkohë, në Stamboll, policia turke nisi të hënën një kërkim në konsullatën e Arabisë Saudite.
Agjencitë shtetërore të lajmeve të të dy vendeve njoftuan se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe mbreti saudit Salman biseduan lidhur me këtë çështje, gjatë një telefonate që zhvilluan të dielën në mbrëmje.
Arabia Saudite iu kundërvu kërcënimit të Presidentit amerikan Donald Trump i cili paralajmëroi ndëshkimin e Riadit lidhur me zhdukjen e gazetarit, duke thënë të dielën se do të hakmerrej me veprime ekonomike “edhe më të ashpra” nëse Uashingtoni do t’i vendoste sanksione.
Tregu saudit i aksioneve shënoi një rënie me shtatë për qind përpara se të ringrihej lehtë, por gjithësesi me humbje prej 5 për qindësh, pas intervistës së zotit Trump për rrjetin televiziv amerikan CBS.
Presidenti amerikan tha se Riadi do të “ndëshkohej ashpër” nëse do të arrihej në përfundimin që mbështet Turqia se Jamal Khashoggi u vra nga agjentë sauditë, brenda konsullatës së këtij vendi në Stamboll,
Sipas autoriteteve saudite akuza është “e pabazë”, por nga ana tjetër ata nuk kanë dhënë asnjë provë që tregon se gazetari u largua

gjallë nga konsullata, në të cilën hyri për të marrë dokumentet për martesën e tij të afërt.
“Mbretëria bën të ditur se në qoftë se do të jetë objektiv i ndonjë mase, do të reagojë me veprime më të mëdha. Ekonomia e mbretërisë ka një rol me ndikim jetësor në ekonominë botërore dhe ajo ndikohet vetëm prej saj”.
Jamal Khashoggi jetonte në mërgim të vetë-imponuar në Shtetet e Bashkuara. Ai kishte kritikuar princin e kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman në disa artikuj të publikuar në gazetën “The Ëashington Post”.
Sipas njoftimeve në shtyp Jamal Khashoggi mund të ketë regjistruar vdekjen e tij me orën inteligjente Apple që mbante në dorë.
Raportet thonë se në momentin që kishte hyrë në konsullatën saudite ai kishte ndezur butonin e orës që bën të mundur regjistrimin e zërit.
Gjithashtu thuhet se kishte arritur të regjistronte jo vetëm momentin e marrjes në pyetje dhe torturat ndaj tij, por edhe momentin e vrasjes.
Sipas njoftimeve një grup prej 15 personash me shtetësi saudite patën mbrritur në Stamboll ditën kur Jamal Khashoggi hyri në konsullatë.
Në shenjë proteste ndaj zhdukjes së tij disa drejtues biznesesh në Shtetet e Bashkuara anuluan pjesmarrjen në konferencën “Iniciativa e investimeve të ardhshme” e cila mbahet javën që vjen në Riad, e quajtur ndryshe si “Davos-i i shkretëtirës”, referuar takimit vjetor ekonomik botëror që zhvillohet në Zvicër.
Megjithatë sipas Shtëpisë së Bardhë sekretari i Thesarit Stiven Mnuchin ka ende në plan të marrë pjesë në konferencë.

Publikoi denoncimin e përdhunimit nga djali i deputetit të PS, gazetari Çollaku thirret në Prokurori

Drejtori i Informacionit në Televizionin Shijak, Basir Çollaku është thirrur sot në orën 13:00 në Prokurorinë e Tiranës. 
Çollaku është kallëzuar penalisht nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla për ‘kallzim të rremë’ dhe ‘fyerje’ të qëllimshme.
Kallëzimi erdhi menjëherë pas publikimit të dëshmisë së nënkomisarit Emiljano Nuhu, i cili akuzon numrin dy të Partisë Socialiste Taulant Balla, deputetin Rrahman Rraja dhe kryebashkiakun Artur Bushi për kërcënim me armë në zyrën e tij në komisariatin e Krujës.
Sipas dëshmisë, nënkomisari u kërcënua për të liruar djalin e deputetit Rrahman Rraja i cili ishte paditur nga Xhisiela Maloku.
Çollaku do të paraqitet sot në Prokurorinë e Tiranës.
Çollaku thotë se, ne do t’i kërkojmë prokurorisë hetimin e plotë të të gjitha deklarimeve të nënkomisarit për çdo zyrtar dhe politikan, për çdo përgjegjësi të tyre.
‘Kërkojmë dhënien e drejtësisë’, thekson ai.
Në kallëzimin e tij Balla kërkon: ‘Fillimin e hetimeve dhe regjistrimi i procedimit penal ndaj shtetasit ‘Kallëzimit të rremë’ për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, ‘Fyerjes’ së qëllimshme e personit e cila përbën kundërvajtje penale dhe kur kryhet botërisht përbën kundërvajtje penale të parashikuar në nenin 305, 119 dhe 120 të Kodit Penal.’

Babai i Stresit padit në Gjykatë Taulant Ballën

Sali Lushaj padit në Gjykatën e Tiranës deputetin e PS-së, Taulant Ballën. Mësohet se Gjykata e Tiranës depozitoi padinë e Lushajt, babai i këngëtarit të njohur të rrepit, Stresi.
Ky veprim vjen pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së Balla, i cili tha se, “Sali Lushaj ishte pjesë e “bandës së Berishës”.
Lushaj dhe Avdyl Gjokmakaj kanë paditur në Gjykatën e Tiranës kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla, lidhur akuzat e tij në drejtim të tyre pas publikimit nga PD të videopërgjimit të Fredi Alizotit.
“Balla ka bërë deklarata të pavërteta duke cënuar imazhin tonë. Nuk jemi anëtar të asnjë bande që cënon rendin dhe sigurinë”.
Sali Lushaj kërkon 20 milionë lekë dëmshpërblim nga Balla.