24.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Si po e mbulon Rama skandalin e audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka vijuar me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se Rama është ai që po kërkon të mbulojë skandalin e audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Sipas tij, kjo po ndodh pasi jemi në kushtet e një grushti të shtetit, sepse qeveria ka kapur drejtësinë.
Postimi i Vasilit
Rama-gate dhe grushti i shtetit qe vazhdon….
Skandali i audiopergjimit te vellait te ministrit te Brendshem zbuloi qarte se shteti ndodhet ne kushtet e nje grushti te vertete shteti, ne krye te te cilit eshte kryeministri, pra jemi perpara nje Rama-gate te vertete.
Denoncimet e veprimtarise kriminale dhe pervijimit te trafiqeveve me mbeshtetje shteterore jane shume te qarta ne publik dhe per kedo qytetar te thjeshte.
Por me e qarte se gjithçka eshte se kryeministri eshte autori dhe dirigjuesi i mbulimit shteteror, me cdo mjet dhe me cdo kusht te ketij skandali.
Krejt ndryshe nga Watergate ne Amerike ku shteti pas zbulimit te skandalit ne media u investua per zgjidhjen shume te forte institucionale dhe presidenti Nikson dha nje doreheqje, qe ka lene shenje ne historine gjigande te nje shteti gjigand, ne Shqiperi kryeministri eshte investuar per mbulimin me cdo mjet:
– Mashtrimi publik i ekspertizes se audiopergjimit nga kryeministri qe ne fillim te skandalit

– Krijimi i te gjitha kushteve per largimin e erret dhe te rrufeshem nga Shqiperia te vellait te ministrit te brendeshem.
– Berja publike qe ne fillim e strategjise me gjoja aktore qe imitonin vellain e ministrit, strategji qe cmontua publikisht nga vete personat e implikuar.
– Qendrimi monstruoz bllokues perpara provave te pergjimeve te vete prokurorise dhe qe implikojne shtetin, policine, deputetin e inkriminuar ne manipulimin e provave te audiopergjimit, qendrim i mbeshtetur e frymezuar nga kryeministri ne dalje publike.
– Kryeprokurorja e kryeministrit, qe nuk arreston personat e inkriminuar qe nga kryeministri i paditur,deputeti dhe shefat e policise, kur audiopergjimet e saja zyrtare te zbardhura jane prova te qarta diten per diell.
– aktivizimi i nje pakete gjoja antishpifje per te penguar e dekurajuar me ligj berjen publike te fakteve te reja publike rrenuese per kryeministrin dhe grushtin e shtetit.
Pra kemi qartesisht nje Rama-gate ne krye te nje grushti shteti te trafikanteve dhe krimineleve,qe nepermjet kryeministrit synojne kapjen perfundimtare te shtetit.
Grushti i shtetit vazhdon dhe aktoret kyc kryeministri dhe kryeprokutorja jane drejtuesit e pucit.
Pergjigjja per te shpetuar shtetin eshte vetem ne duart e patrioteve te vertete,qe nuk mungojne,jane jashtezakonisht te shumte dhe qe do ta kryejne kete mision te shenjte.
Rama-gate eshte ne veprim…njerez jini vigjilente.

Kryemadhi: Balla nuk del i pastër nga akuzat për lidhjet me krimin, Rama nuk e zëvendëson se është palë

Kryetarja e LSI, Monika Kryamdhi gjatë një takimi me të rinjtë e LRI, në Njësinë nr.1 në Tiranë ushpreh se, kryeministrit Edi Rama ka kapur drejtësinë dhe po mbyt shpresën, pasi shumica e të rinjve kërkojnë të largohen nga vendi.
“Më thoni sa prej jush duan të largohen nga Shqipëria? Ja e shihni shumica prej jush kërkojë të largohen nga ky vend i mrekullueshëm. Kjo nuk duhet të ndodhë dhe e vetmja mënyrë për rikthimin e shpresës dhe largimin e kësaj qeverie është revolta”, tha ndër të tjera Kryemadhi, ndërsa shtoi se po të kemi një politikë pa kriminelë, do të kemi një ekonomi më të fortë.
Ndërsa u ndal tek debati i zhvilluar në Parlamentin Europian, Kryemadhi tha se, ishte normale kërkesa e opozitës, përderisa Taulant Balla nuk del i pastër nga akuzat që i bëhen për lidhje me krimin.
“Sot opozita ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i delegacionit, dhe është normale, përderisa nuk del i pastër nga akuzat për se ka qenë dëshmitarë i kërcënimit me armë të oficerit të policisë, përderisa nuk hedh poshtë lidhjen e tij me trafikantin Bego. Edi Rama mund ta zëvendësonte lehtë me Mimi Kodhelin apo deputetë të tjerë, por këtë nuk e bën sepse është i lidhur me krimin”, theksoi Kryemadhi.
Më tej ajo i bëri thirrje rinisë të zgjohen pasi LSI do t’u dalë në krah.

Babalja: “Më kërcënuan dhe më ofruan 150 mijë dollarë në Tiranë, të thosha që është false biseda me Gonin”

Albert Veliu, i njohur me emrin Babale, ndodhet ende në Kosovë, aty ku kërkoi azil politik pasi iku nga Shqipëria.
Albert Veliu u kap nga policia kosovare në kufi, ndërsa me të birin tentonte të ikte në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Ndërsa në Shqipëri për të është dhënë një urdhër-arresti, dosja me kërkesën e ekstradimit është nisur për në Kosovë.
Albert Veliu do rrëfejë sonte ekskluzivisht për emisionin “Open” në Top Channel versionin e tij të ngjarjes që ka pushtuar debatin politik në Shqipëri.
Ai tregon se në Kosovë ka provuar kërcënime. “Thjesht më terrorizoi, çdo ditë nga një makinë”, shprehet Albert Veliu.
Prokuroria tregoi në dokumentet e saj se audio-përgjimi ishte bërë për një shumë të premtuar prej 200 mijë euro. Albert Veliu sërish thotë se, ka pasur oferta për t’u shitur.
“Më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë, të thosha që është false e gjitha kjo”, tregon Veliu.

Deklarata e fortë nga Brukseli: Vetë Balla e ka pranuar se ka lidhje të afërt me një person të lidhur me krimin

Në një lidhje telefonike nga Brukseli për Fax News deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj që nuk mund të bashkëjetojë me krimin. Ajo tha se vetë Balla e ka pranuar se ka një marrëdhënie të afërt me një person të lidhur me krimin, siç është Edmond Bego, i cili ka një dënim për trafik droge.
“Ne kemi renditur të gjitha arsyet se pse nuk është e duhur që Taulant Balla të jetë bashkëkryetar komisioni. Ju mendoni se po të kishte pamje filmike që Taulant Balla nuk ka qenë në komisariat, nuk do ishin bërë publike?Pala gjermane po heton për atë që po ndodh në Shqipëri.Ne nuk po kërkojmë këtu që zoti Balla të arrestohet, por ama shteti shqiptar nuk mund të përfaqësohet në nivele kaq të larta nga një figurë e till”, u shpreh Tabaku, teksa ka thënë më tej se deputetët e PD-së nuk do të rikthehen më në punimet në seancë plenare sa kohë që PS nuk ndërron mendje.
‘’Është e padrejtë që Balla të jetë bashkëkryetar i këtij delegacioni. Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndryshoi këtë deputet me një tjetër dhe turp për ne që e toleruam”, mësohet të jetë shprehur Pollo, pak para se të linte sallën bashkë me kolegët e tij të PD-së.
Sipas Pollos, “me Ballën në majë të pirgut s’ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave”.
Sipas Pollos, eurodeputetët kërkojnë zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. “Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues”.

Salianji pyet Taulant Ballën: A ndryshohet sistemi TIMS me photoshop?

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pas padisë së këtij të fundit për shpifje në lidhje me akuzat se deputeti socialist ka udhëtuar 57 herë jashtë vendit me Edmond Begon për të cilin opozita thotë se është trafikant droge dhe i dënuar në Itali me 21 vite burg.
“Duke u përgatitur për në gjykatë;
😀 A mund të ndryshohet sistemi TIMS me Photoshop? 🤔”,ka shkruar Salianji në Facebook duke publikuar edhe udhëtimet dhe destinacionet që ka kryer sipas tij Balla me Begon.
Lidhjet me krimin nuk i fshini dot me fotomontazh
Harrojeni! Keni gjurmë kudo. Jeni aq të lidhur me krimin sa ska department, prokurori e gjykatë që ju shpëton!
E meqënëse tashmë jeni faktuar si mashtruesa, që përdrorni edhe fotomontazhin dhe kallamin e peshkut për të mbuluar lidhjet me krimin, kujtohu njëherë Taulant, në këto data dhe në këtë orare, ke qenë për peshk, apo në udhëtime jashtë shtetit me CHARTER?
07.09.2013, ora 11.54
08.12.2014, ora 12.23
26.12.2014, ora 08.54
26.12.2014, ora 16.31
28.11.2016, ora 21.18
10.10.2016, ora 23.39
06.09.2016, ora 13.12
28.11.2016, ora 10.34
10.10.2016, ora 06.36
23.10.2017, ora 12.42
24.10.2017, ora 22.25
19.03.2018, ora 17.42
20.03.2018, ora 18.07
26.04.2018, ora 17.43
Dokumentet e ALBCONTROL tregojnë që shtetasi Taulant Balla, me dokumentin identifikues me nr. DB 11597xx-AL dhe nr. DC66547xx-AL, ka qenë në udhëtime me CHARTER!
Sna the gje, po me trafikantin e denuar te droges Edmond Bego, pse ke udhetuar 25 here jashte vendit?
Të fala Departamentit të Shpifsave ne PS!

Deklarata e plotë e deputetit Ervin Salianji që fundosi Ballën
Qeveria në pakt me krimin, parlamenti i varur nga krimi, policia e drejtuar nga krimi dhe prokuroria nën urdhrat e krimit është realiteti që sheh sot çdo shqiptar.
Edi Rama, i vetmi Kryeministër në botë që për të mbrojtur krimin e organizuar, njoftoi dje ngritjen e Departamentit Antishpifje, duhet të ketë të qartë se nuk ka Department, prokurori e gjykatë, që mbulon lidhjen e tij, ministrave e deputetëve të tij, me eksponentët e krimit të organizuar.
Është fakt që Taulant Balla, numri dy i Partisë Socialiste, ka lidhje me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës, Edmond Bega, i dënuar me 21 vjet burg në Itali.
Është fakt që Taulant Balla, ende nuk ka dhënë sqarime se çfarë e lidh me trafikantin e rrezikshëm të drogës, si e krijoi miqësinë me të.
Është fakt që Taulant Balla nuk dha asnjë sqarim sesi miku i tij trafikant, nga anëtar i Bandën së Lushnjes, u shndërrua në një biznesmen të fuqishëm.
Është fakt që miku trafikant i Taulant Ballës ka përfituar të paktën 14 milion euro në 3 procedura prokurimi, leje e licence minerare, në zonën elektorale të Taulant Ballës, edhe pse ligji ndalon përfitimin e fondeve publike nga personat e dënuar për pjesëmarrje në krim të organizuar.

Sot Partia Demokratike do të paraqesë fakte të tjera që tregojnë lidhjen e fortë të numrit dy të Partisë Socialiste dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste me trafikantin e rrezikshëm të drogës.
Është fakt që sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetërëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se:
1) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega.
2) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës me targa AA900IN.
3) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega me të njëjtin avion, ku destinacioni më kryesor ka qënë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi apo Mali i Zi. Vetëm në Vjenë kanë udhëtuar bashkë plot 14 herë.
Është fakt që Taulanti nga Librazhdi, gjatë historikut të udhëtimeve, gjatë periudhës që qeverisë Edi Rama, ka përdorur plot 18 herë CHARTER-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me CHARTER nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Bega.
Shqiptarët duhet të dinë sot se një udhëtim me CHARTER, kushton minimalisht 30 mijë Euro. Pra janë minimalisht 600 mijë euro udhëtime me CHARTER, vetëm për 18 dalje jashtë vendit të numrit dy të Partisë Socialiste, Taulantit nga Librazhdi.

Është fakt se qytetarët shqiptarë, në shumicën dërrmuese të tyre, nuk sigurojnë dot ushqimin për fëmijët e tyre, nuk sigurojnë dot librit për shkollimin e fëmijëve.
Por Taulanti nga Librazhdi, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përdor CHARTER për udhëtime jashtë vendit, me vlerë minimalisht 600 mijë euro për 18 udhëtime.
Edi Rama, Taulant Balla dhe Departamenti i Shpifsëve në PS, duhet të japin sot sqarime:
• Ku i gjeti Taulant Balla paratë për udhëtimet me CHARTER plot 18 herë?
• A janë financuar udhëtimet e tij me CHARTER nga burime të paligjshme?
• Kush i ka paguar paratë për fluturimin me CHARTER të Taulant Ballës?
• Nëse i ka paguar vetë, cili është burimi i këtyre parave?
• Nëse i ka përfituar si dhuratë, kush është dhuruesi? A lejohet nga ligji përfitimi i dhuratave me këtë vlerë dhe a janë deklaruar ato në ILDKPKI?
Këtyre pyetjeve Edi Rama dhe Taulant Balla nuk iu shpëtojnë dot.
Ata mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata sot mund të bërtasin “shpifje” sepse nuk ka kush i heton dhe dënon.
Ata mund të përdorin veglat e tyre në prokurori për të shantazhuar qytetarët, opozitën dhe gazetarët.
Por fundi i tyre është i afërt.
Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët?

Çollaku: PD angazhim serioz për dekriminalizimin e zgjedhjeve

Kryetari i Departamentit të Politikës së jashtme të Partisë Demokratike që kryeson grupin e punës për procesin e riorganizimit të strukturave të PD-së në qarkun e Dibrës, shpreh bindjen për fitoren e betejës kombëtare kundër faktorëve jashtë PD, që siç dihet janë kriminalizimi i zgjedhjeve përmes blerjes së votës e intimidimit të zgjedhësve.
“Përsa i përket faktorëve apo difekteve të brendëshme ne kemi çdo kapacitet që në një kohë të shpejtë të bëjmë korigjimet e nevojshme, për t’u bërë në një kohë rekord gati dhe gjithashtu duke zhvilluar një betejë kombëtare kundër faktorëve jashtë PD që siç dihet janë kriminalizimi i zgjedhjeve përmes blerjes së votës e intimidimit të zgjedhësve”, shprehet z.Çollaku.
-Z.Çollaku, si kryetar i Grupit të punës, ku konsiston riorganizimi i strukturave të PD-së në Qarkun Dibër?
Riorganizimi i strukturave është një proces që vjen në mënyrë të natyrshme si detyrim statutor në PD, në një periudhë të përcaktuar kohore. Zgjedhjet për të gjitha nivelet drejtuese të PD, nga ato të nivelit bazë të seksionit deri tek ato të nivelit më të lartë te kryetarët e degëve, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia e re e Partisë Demokratike, janë një moment i rëndësishëm në jetën dhe organizimin e brendshëm të PD-së.
Ky moment zgjedhor vjen fill pas një procesi të gjatë reflektimi dhe analize, i rezultatit zgjedhor të vitit të shkuar dhe situatës që pasoi në zhvillimet e brendëshme të PD. Zgjedhjet e reja bëhen në frymën dhe në respekt të Statutit të ri të PD, i miratuar në Kuvendin Kombëtar. Statuti sjell disa risi demokratike në jetën organizative të PD-së, siç është ajo e zgjedhjes një anëtar një votë e kryetarëve të grupseksioneve dhe mandatimi automatik i këtyre për shkak të këtij votimi si antarë të kryesive të degëve ku zgjidhen. Kjo është një ngjarje e një mënyrë e re në jetën organizative të PD-së. Fryma është demokratike dhe gjithërfshirëse dhe kemi besim të plotë se kjo do të reflektohet në fuqizimin e strukturave tona përmes një angazhimi e përgjegjshmërie më të lartë të çdo anëtari e të zgjedhuri në çdo nivel drejtues të PD.
Qarku Dibër nuk bën përjashtim nga ky aksion i madh politik i brendshëm i PD.
Edhe në Qarkun Dibër, në të tre degët e PD në këtë qark, në Dibër, Bulqizë dhe Mat do të zhvillohet pikërisht ky proces, zgjedhja me një anëtar një votë e drejtuesve të grupseksioneve dhe rrjedhimisht edhe kryesitë e reja të degëve të PD, për të vazhduar më tej me zgjedhjet e kryetarëve të degeve.
Procesi ka filluar, ai po ecën me ritëm të mirë dhe është mirëpritur nga anëtarësia e PD. Numri i lartë i aëtarëve që kanë marrë pjesë në këto votime në çdo grupseksion është shumë inkurajues dhe një mesazh e provë e qartë se strukturat janë në një proces serioz rivitalizimi dhe fuqizimi.
PD është partia e parë dhe e vetme deri më sot që po aplikon parimin një anëtar një votë në të gjithë hierarkinë drejtuese të saj.
Kjo na jep besim se ky proces demokratizues e modern do të japë frute në fuqizimin e strukturës sonë.

-Nga kontaktet tuaja parapprake me strukturat, cilat janë problematikat më evidente?
Është një proces i ri, një praktikë e re dhe si e tillë ka sfidat e veta, por për të qenë i sinqertë është mirëpritur nga anëtarësia e PD dhe duket se deri më tani probleme nuk ka patur.
Gjatë procesit të analizës problematika më e gjerë thuajse në tërë vendin ka qenë kërkesa e drejtë e aëtarësisë së PD që të ndihen sa më të përfaqësuar dhe ndikues në vendimmarrjet e mëdha politike nga strukturat më të larta të Partisë Demokratike.
Votimi një anëtar një votë është një garanci e plotë se çdo i zgjedhur e çdo drejtues në çdo nivel do të ketë peshën, vlerën, forcën dhe përgjegjshmërinë e votës së çdo antari të PD-së në vendimet që duhet të ndërmarrë gjatë aktivitetit politik dhe sfidave që kemi përballë.
Unë besoj se me këtë parim ka marrë një përgjigje të mirë thelbi i pretendimit thuajse të përgjithshëm të aëtarësisë sonë. Niveli i lartë i pjesmarrjes në këto votime në çdo grupseksion është gjithashtu provë se edhe aëtarësia jonë e vlerëson po ashtu shumë seriozisht këte proces.
-Në zgjedhjet e fundit parlamentare, perveç Degës së PD Bulqizë që doli e para në rang rrethi e qarku, dy degët e rretheve Dibër e Mat patën rënie të dukshme. Sipas jush cilat qenë shkaqet?
Kjo është një e vërtetë e hidhur që fatkeqësisht do të mbetet në kujtesë për një kohë të gjatë. Rezultati i 2017 në qarkun e Dibrës, një qark bastion i PD-së historikisht, ishte një rezultat i dhimbshëm. Por gjithashtu gjatë këtij viti kemi bërë analiza të plota dhe kemi evidentuar shkaqet e këtij rezultati. Ky rezultat erdhi për shkak të faktorëve të brendshëm dhe padyshim dhe të jashtëm.

Përsa i përket faktorëve apo difekteve të brendëshme ne kemi çdo kapacitet, që në një kohë të shpejtë të bëjmë korigjimet e nevojshme, për t’u bërë në një kohë rekord gati dhe gjithashtu duke zhvilluar një betejë kombëtare kundër faktorëve jashtë PD, që siç dihet janë kriminalizimi i zgjedhjeve përmes blerjes së votës e intimidimit të zgjedhësve.
Duhet pohuar se dega e PD Bulqizë pati një performancë të shkëlqyer në zgjedhjet e shkuara dhe arriti objektivin e dëshiruar. Edhe pse ky objektiv fatkeqësisht nuk mjaftoi për të marrë rezultatin e dëshiruar në nivel qarku, unë besoj se dega e PD Bulqizë dhe puna e saj vlen të bëjë krenarë çdo demokrat të Bulqizës, se pa punën e tyre dëmi elektoral në këtë qark do të kishte qenë edhe më i thellë.
-Çfarë synoni në të ardhmen?
Përsa i përket Qarkut Dibër synimi është i qartë, dyfishimi i mandateve parlamentare të PD nga dy sa ka sot në këtë qark në katër mandate parlamentare.
Në planin kombëtar synimi është po aq i qartë. PD do të jetë shpejt në qeverisjen e vendit përmes një vote plebeshitare të shqiptarëve, si e vetmja alternativë për shpëtimin e Shqipërisë nga humnera ku e zhytën vitet e një qeverisje aventurierësh e gangsterësh.
Intervistoi:
Nertila CEKA

Kush është Kreshnik Çollaku
Student i Dhjetorit 90.
Pjesmarrës i grevës së urisë, shkurt 91 (për heqjen e emrit “Enver Hoxha” nga Universiteti i Tiranës).
Pedagog në Universitetin e Tiranës,
Ish zv/ambasador i Shqipërisë në SHBA, Ëashington viti 2006-2011.
Zv/ ministër i Punëve të Jashtme 2012-2013.
Anëtar i Kryesisë së PD.
Kryetar i Departamentit të Politikës së Jashtme të Partisë Demokratike.

Kamza, kryeqyteti i lëvizjes së lirë, taksave dhe tarifave të ulëta dhe klimës pozitive ndaj biznesit

Nga Abert Lusha

Të nderuar të pranishëm! Mirë se keni ardhur në këtë takim të Bashkisë Kamëz në kuadrin e veprimtarive të “Javës Evropiane për Demokracinë Vendore”.
Është një kënaqësi që ndodhem para jush dhe flas për arritjet e institucionit Bashkia Kamëz në fushën fiskale, veçanërisht dhe specifikisht prej vitit 2007, kur gjithçka nisi rrugën e plotë të konsolidimit dhe formalizimit të biznesit në qytetin tonë, rritjes së tij, zgjerimit, ku për pasojë u rritën edhe të ardhurat, të cilat janë konvertuar në investime si dhe u rrit edhe punësimi i qytetarëve.
Të ndërtuar miq! Po përpiqem të bëj një rezyme të shkurtër të arritjeve të Bashkisë Kamëz në fushën fiskale ku përpara, sigurisht, kemi pasur një rrugë aspak të lehtë, porse kemi mundur që në bashkëpunimin tonë të ngushtë me biznesin të kemi rezultatet e mira, të cilat po i publikojmë në vijim.
Në krye të herës dua të përsëris se këto arritje janë mundësuar edhe falë një pune intensive dhe korrekte të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Kamzës me mbështetjen dhe vizionin e kryetarit të Bashkisë.
Në këtë referat timin do të jem konkret në atë se si është zhvilluar biznesi në Kamëz dhe për këtë do të ndalemi pikë për pikë.
Së pari, kur themi Kamza, kemi parasysh një zonë informale e banuar masivisht pas viteve ‘90 nga qytetarë të ardhur nga e gjithë Shqipëria, por duhet të mos harrojmë se qyteti ynë njihet ndryshe dhe si “kryeqyteti i lëvizjes së lirë” pas rënies së diktaturës.
Sot Kamza dhe Paskuqani kanë një infrastrukturë plotësisht të përmirësuar me qindra e qindra kilometra rrugë të asfaltuara, ndërhyrje në KUN, blloqe banimi të rikonstruktuara, shtim të sipërfaqes së gjelbëruar, rritje të ndjeshme të furnizimit me ujë etj., të cilat kanë ndikuar dukshëm, pra qenë një avantazh në rritjen e biznesit të vogël dhe të madh në Kamëz dhe Paskuqan. Kjo, pasi veç paketës fiskale të favorshme, një biznes, nëse nuk i plotësohen elementet për sa përmenda më sipër, dyzohet të zgjerohet apo siç ka ndodhur të zhvendoset nga një qytet tjetër i Shqipërisë në Kamëz.
Jemi të gjithë dëshmitarë të ndryshimeve rrënjësore që kanë ndodhur në Kamëz prej vitit 2007. Investimet e kryera për sa përmenda apo dhe të tjera në fushën e arsimit, të shëndetësisë apo edhe rritja e numrit të bizneseve etj., janë diçka e prekshme, janë shifra dhe të pakontestueshme.

Së dyti, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, bazuar në ligj, veçanërisht kur Partia Demokratike ishte në pushtet dhe kishte taksa të ulëta për biznesin, në porositë, urdhrat dhe nismat e kryetarit të Bashkisë dhe vendimet e Këshillit Bashkiak, ka bërë një punë të kujdesshme për të formalizuar gradualisht dhe plotësisht informalitetin në Kamëz në bashkëpunim dhe mirëkuptim me çdo biznes.
Në këto 12 vite ia kemi dalë jo vetëm të formalizojmë biznesin, por edhe ta ndihmojmë që ai të rritet, falë paketës fiskale stimuluese të miratuar çdo vit dhe ndihmës këshilluese që kemi ofruar si drejtori dhe institucion, shoqëruar kjo edhe me infrastrukturën.
Shifrat që do të përcjell më poshtë, tregojnë flasin qartë për rritjen e numrit të biznesit, por edhe të të ardhurave të cilat kanë shkuar 100% për investime nga Bashkia çdo vit buxhetor.
Së treti, siç the e theksova dhe më sipër, Kamza duke qenë një zonë informale deri në vitin 2007, Bashkia thuajse nuk e kishte nën kontroll territorin, ndaj u desh një punë jo e vogël për të formalizuar mbledhjen e të ardhurave biznesit, por edhe të tarifave vendore familjeve. Falë një pune kurajoze, të përditshme, vendimtare, sot gjithçka është formalizuar.
Referuar vitit 2007, numri i biznesit të vogël në Kamëz është gati 4-fishuar, ndërsa i biznesit të madh afro 7-fishuar.
A nuk janë këto dy shifra tregues i qartë dhe kokëfortë se Bashkia Kamëz, falë infrastrukturës së përmirësuar rrënjësisht në favor të qytetarëve dhe biznesit si dhe një pakete fiskale tejet të kujdesshme ka qenë në favor të biznesit, me qëllimin e vetëm që ai të ushtronte një aktivitet normal, të qetë dhe të zgjerohet më tej, duke mundësuar kështu edhe rritjen e të ardhurave për veten, por edhe njësinë vendore ku ushtron aktivitet e për pasojë duke rritur dhe numrin e qytetarëve nga Kamza, të cilët janë punësuar dhe vazhdojnë të punojnë për të siguruar të ardhurat për të mbajtur familjet e tyre.

Së katërti, të ardhurat nga biznesi për Bashkinë Kamëz sot, krahasuar më vitin 2007, sipas bilanceve tona, janë gati 5-fishuar. Kujtojmë që paketa fiskale çdo vit është bërë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi dhe duke siguruar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social të zonës, por edhe duke pasur parasysh faktin e kujdesit të Bashkisë Kamëz për krijimin e kushteve të barabarta biznesmenëve, duke eliminuar në maksimum konkurrencën e pandershme. Nga ana e Bashkisë Kamëz, partneriteti publik-privat është parë si një mjet efektiv për të pasur një ekonomi të qëndrueshme (pra, biznesi është konsideruar gjithmonë si një partner i rëndësishëm).
Së pesti, infrastruktura e përmirësuar dukshëm nga Bashkia në territorin e njësisë sonë administrative, paketa fiskale stimuluese, siç e theksova, ka zhvilluar biznesin, ka rritur të ardhurat, por ka ndikuar dukshëm, duke përmirësuar një plagë të rëndë të shoqërisë sonë, siç është papunësia.
Në Kamëz, falë bashkëpunimit biznes-bashki prej vitit 2007 janë punësuar afro 16 mijë qytetarë.
Së gjashti, është e rëndësishme ndoshta të përmend faktin që në Kamëz, veç zhvillimit të biznesit të vogël, i rëndësishëm ka qenë zhvillimi dhe vendosja e biznesit të madh. Kjo i ka dhënë një tjetër potencial dhe rëndësi Kamzës, ku dua të evidentoj faktin që biznesi i madh i vendosur në njësinë tonë administrative jo vetëm që nuk është zhvendosur, por është zgjeruar edhe me firma e kompani të tjera të mëdha, që kanë ardhur nga njësitë e tjera vendore afër nesh në Kamëz apo edhe nga Durrësi si dhe nga jashtë Shqipërisë për të ushtruar aktivitetin e tyre në profilet që ata kanë si fasonë etj.
Së shtati, për arritjet konkrete prej vitit 2007, dua të falënderoj çdo punonjës të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Kamëz për punën voluminoze të bërë, daljen në terren dhe evidentimin e çdo biznesi që ushtronte aktivitet në njësinë vendore dhe hedhjen në sistem; dua të falënderoj paraardhësin tim, veçanërisht dua t’i shpreh mirënjohjen dhe falënderimin kryetarit të Bashkisë, z. Xhelal Mziu, i cili ka qenë i qartë me vizionin e tij që do të mbërrinim në këtë pikë suksesi për të cilën flasim sot. Një falënderim për bashkëpunimin kam edhe për Këshillin Bashkiak, për secilin anëtar, pavarësisht nga përfaqësimi politik, i cili pas konsultave dhe diskutimeve në mbledhjet e organizuara të Këshillin Bashkiak, janë bindur dhe me vullnetin e tyre kanë votuar që projektin e paketës fiskale ta kthenin në një paketë fiskale.
Për bashkëpunimin e frytshëm dua të falënderoj edhe përfaqësuesit e çdo biznesi.
Uroj që ky diskutim imi t’i ketë shërbyer dhe qëllimit të nismës së kësaj veprimtarie që është rritja e profilit të njësive të qeverisjes vendore dhe rritja e transparencës, e në veçanti, përfshirja e qytetarëve në proceset e demokracisë me pjesëmarrje që në një moshë të re, duke i familjarizuar ata me mekanizmat e vendimmarrjes vendore.
Autori është drejtor i Drejtorisë se Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Kamëz. Fjala e mbajtur në aktivitetin “Java Evropiane e Demokracisë Vendore”, e organizuar nga Bashkia Kamëz

Opozita kërkon largimin e Taulant Ballës në Bruksel, Pollo: S’ka kuptim të rrimë në të njëjtin vend

Deputetët e opozitës kërkuan largimin e Taulant Ballës në Bruksel. Ka qenë Genc Pollo ai që ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i këtij delegacioni, duke thënë se ai është pardon i krimës dhe i drogës.
“Është e padrejtë që Balla të jetë bashkëkryetar i këtij delegacioni. Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndryshoi këtë deputet me një tjetër”, mësohet të jetë shprehur Pollo, pak para se të linte sallën bashkë me kolegët e tij të PD-së.
Deputeti Genc Pollo ka shkruar në rrjetet sociale se, “Edi Rama nguli këmbë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamentare e Shqipërisë kundrejt Parlamentit Europian e Bashkimit Europian. Kjo është mënyra më efektive për të diskredituar Shqipërinë para Europës mbasi i u mbushën rradhët e deputetëve dhe kryebashkiakëve socialistë me soj e sorollop banditësh. Pse duhet që i pari i delegacionit parlamentar në Bruksel të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata? Apo tani që na doli ministri për Europën, në biseda me bandat kush pyet për Taulantin.”
Ky reagim erdhi pasi më herët, Balla “paralajmëroi” në Twitter se, deputetët e PD-së kishin përgatitur “rrëmujë” në Parlamentin Europian – demaskimin e tij dhe sipas tij, kjo e turpëronte vendin.

BE miraton sanksione të reja kundër përdorimit të armëve kimike

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar sanksione të reja, të cilat shënjestrojnë personat që përdorin armë kimike në gjithë botën.
Vendimi i 15 tetorit, do t’i lejojë Bashkimit Evropian të ngrijë asetet dhe të refuzojë vizat për personat dhe subjektet që zhvillojnë dhe përdorin armët kimike, pavarësisht kombësisë dhe vendit ku janë.
Individët dhe subjektet e BE-së, po ashtu nuk kanë të drejtë të financojnë personat që përfshihen në këtë listë.
Ky hap vjen pas përdorimit të shpeshtë të armëve kimike nga presidenti sirian, Bashar al-Assad në Siri, si dhe helmimi i agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në qytetin britanik, Sallsbëri në muajin mars.
Për helmim të Skripalëve, Londra ka fajësuar Qeverinë Ruse, ndërsa kjo e fundit ka mohuar përfshirjen në këtë incident.
Përveç miratimit të sanksioneve, autoritetet kanë njoftuar edhe se janë duke punuar në listimin e personave në regjimin e ri.
Sipas një draft-dokumenti të parë nga Radio Evropa e Lirë, që do të shqyrtohet në Samitin Evropian më 18 tetor në Bruksel, liderët evropianë “do të synojnë që të fillojë zbatimi i sanksioneve për personat dhe subjektet e listuara”.
Në këtë samit, pritet të diskutohet edhe mundësia e krijimit të një regjimit të ri sanksionesh që do të luftojë sulmet kiberbetike, pas akuzave të autoriteteve britanike dhe atyre holandeze këtë muaj, se agjentët rusë kanë tentuar të hakojnë Organizatën për Ndalimin e Armëvë Kimike në muajin prill.
Në këtë dokument po ashtu kërkohet që “në mënyrë që të fuqizohet rezistenca e BE-së kundër sulmeve kibernetike, negociatat për të gjitha propozimet rreth sigurisë kibernetike duhet të kryhen para se të përfundojë legjislatura”.

Pikat për hundë janë të dëmshme për fëmijët

Prindërit nuk do të duhej t’i japin fëmijëve para se t’i mbushin gjashtë vjeç, ndërkaq fëmijët midis moshës gjashtë dhe 12 vjeç mund t’i përdorin vetëm nëse është e domosdoshme, paralajmërojnë mjekët.
Dëshmitë të cilat konfirmojnë efikasitetin e këtyre ilaçeve janë të kufizuara, ndërkaq pasi që shumica e ftohjeve dhe e infeksioneve virusale respiratore kalojnë për shtatë ditë, mjekët rekomandojnë që problemi me hundën e mbyllur te fëmijët të zgjidhet në mënyrë tjetër, transmeton Telegrafi.
Fëmijët mesatarisht “i kapin” gjashtë deri në tetë infeksione të këtilla brenda një viti, ndërsa të rriturit dy deri në katër infeksione.
Mirëpo studimet e publikuara në Revistën Mjekësore Britanike kanë treguar që edhe pse simptomat janë të pakëndshme, fëmijët nuk mund të marrin frymë siç duhet, pastaj edhe nuk mund të flenë gjumë për shkak të hundës së mbyllur, nuk do të duhej menjëherë t’i përdorni pikat.
Edhe pse pikat për hundë nga klasa e dekongjestanteve do ta zgjidhin këtë problem, nuk do të duhej t’i përdorni te fëmijët, sepse nuk janë të sigurta.
Në studim theksohet që “ilaçet nga klasa e dekongjestanteve nuk do të duhej t’u përshkruhen fëmijëve nga mosha gjashtë deri në 12vjeç, sepse dëshmitë për efikasitetin e tyre janë të kufizuara, mirëpo ekzistojnë edhe rreziqe të caktuara”.
Mirëpo, tretjet e njelmëta janë krejtësisht të sigurta, edhe pse diç më pak efikase. Kjo do të thotë që fëmijëve mundeni në hundë t’i qitni tretje të njelmët pa kurrfarë rreziku, madje edhe kur është fjala edhe për bebet.
Në rastet e tilla tretjet fiziologjike do të ndihmojnë që hunda të pastrohet.
Tretja fiziologjike nuk është ilaç, por ujë medicinal “me kripë”, i cili është plotësisht i padëmshëm dhe nuk mund të dëmtojë enët e buta të gjakut as mukozën e hundës, madje edhe nëse në hundë qitet pak më shumë tretje dhe fëmija e përpin, është plotësisht i sigurt.
Pikat për hundë as të rriturit nuk do të duhej t’i përdorni pa kontroll.
Në sezonin e viruseve ato janë vërtet “aleate” serioze, mirëpo kurrë nuk do të duhej t’i përdorni më shumë se shtatë ditë. Në të kundërtën, kur të ndërpritni përdorimin, simptomat janë në formë të hundës së mbyllur dhe sekrecioni nga hunda do të jetë dukshëm më i keq.