20.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Ja si e dëmton sheqeri shëndetin tuaj

Shkencëtarët amerikan kanë zbuluar se sheqeri nuk është aq i rrezikshëm për shëndetin tonë siç kemi menduar. Më shumë se aq, një sasi e vogël e sheqerit është e nevojshme për trupin tonë te funksionoj siç duhet.
Por, ne shpesh hamë shumë akullore, çokollatë, torta të ndryshme, dhe ushqime tjera te shijshme. Si rezultat, ne shtojmë peshë, lëkura rrudhet më herët, paraqiten aknet, dhe sjellë probleme edhe më serioze të shëndetit.
Nëse ju duhet që ta reduktoni sasinë e sheqerit, më poshtë i keni disa këshilla për ta arritur këtë. Por së pari, duhet të mësoni për 3 mitet e sheqerit qe shpesh na hutojnë..
Miti 1: Sheqeri shkakton diabetin
Në fakt, te ngrënit sheqer nuk çon në diabet. Kjo sëmundje është ose e trashëguar gjenetikisht ose e shkaktuar nga problemet me pankreas. Të thënët se sheqeri është i rrezikshëm për shëndetin nuk është e vërtetë. Në fakt, një person mund të hajë 12 lugë sheqer në ditë pa ndonjë pasojë negative.
Miti 2: Sheqeri shkakton varësi
Të thënit se sheqeri shkakton disa herë më shumë varësi se kokaina është absurde sepse shkencëtarët kanë gjetur se nëse një person ndalet se ngrëni ëmbëlsira, ata nuk do t’i kenë simptomat e njëjta që një person i varur nga drogat do t’i ketë. Dhe njerëzit nuk mund të jetojnë pa konsumuar sheqer sepse ky karbohidrat është i nevojshme për të mbijetuar.
Miti 3: Ju duhet të ndaloni së ngrëni sheqer që të dukeni te ri
Nëse hani shumë sheqer, molekulat e kolagjenit në lëkurën tuaj brishtësohen dhe ngurtësohen çka e bën lëkuren më pak estetike. Sidoqoftë nëse rreptësisht ndaloni sheqerin, lëkura juaj do të bëhet e thatë.

Kur është momenti që të reduktoni konsumimin e sheqerit
Ka situata kur njerëzit më të vërtetë duhet të reduktojnë marrjen e sheqerit. Përpos diabetit dhe sëmundjeve të tjera që lidhen me insuline, konsumimi duhet të limitohet në këto raste:
Probleme me mbetjen shtatzënë
Shkencëtarët nga universiteti Harvard kanë zbuluar se ushqimet e ëmbla reduktojnë kualitetin e vezoreve dhe mundësinë për të mbetur shtatzënë.
Shtatzënia
Studimet e fundit kanë treguar se nënat që hanë shumë sheqer gjatë shtatzanisë janë më të rrezikuara për të zhvilluar asmë alergjike.
Probleme me fertilitet
Nivele të larta të glukozës në gjak reduktojnë prodhimin e testosteronit.
Përqendrimi
Sasia e madhe e sheqerit në gjak mund të shkaktojë dëme permanente në tru sipas UCLA.
Të ndjerit i etur vazhdimisht
Pirja e shpeshtë e ujit është një nga shenjat e konsumimit të lartë të sheqerit.
Lëkura e thatë
Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë lëkurë të thatë.

Zëvendëso origjinën e kënaqësisë tuaj
Të ngrënit e ushqimeve të ëmbla simulon prodhimin e endorfines, hormonit të lumturisë. Sidoqoftë, mund të merret edhe përmes aktiviteteve tjera, si për shembull ushtrimet në palestër.
Doktorët rekomandojnë një qasje të njëjtë për fëmijët. Në mënyrë që të largojmë vëmendjen e një femiju nga ushqimet e ëmbla, ju duhet t’iu ofroni atyre diçka interesante si peshkimi, panair, dhe gjëra të tjera. Sa më i lodhur të jetë fëmija kur të arrijë në shtëpi, më të vogla janë shanset që ata do të kërkojnë të hanë ushqime të ëmbla.
Mos i harroni proteinat
Ha më shumë proteina: ky ushqim do t’ju ngopë më shpejtë dhe do t’ju mbajë më gjatë.
Provoni të hani mish, peshk, dhe ushqime të detit për mengjes dhe drekë. Nutricistja amerikane Christine Gerbstadt thotë që gjeldeti i ftohtë është veqanarisht efektiv në reduktimin e dëshirës për të ngrënë ushqime të ëmbla.
Zëvendëso shijen e ëmbël
Zëvendëso shijen e ëmbël me një shije tjetër të ndryshme, më të fortë. Mund të përdorni kanellë që të arrini këtë. Përmban shumë elemente të dobishme dhe gjithashtu mund të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak.
Mos u nervozoni
Stresi shpesh bëhet arsyeja pse ne hamë ushqime të ëmbla. Serotonina, magnezi, dhe vitamina B ndihmojnë në trajtim të stresit. Nëse e vëreni se keni filluar të hani kur jeni të stresuar, ju duhet të vizitoni një mjek i cili do t’ju shpjegoje cilat elemente i nevojiten trupit tuaj dhe do ju përshkruaje barnat e nevojshme.
Fasulet dhe bimët bishtajore përmbajnë shumë magnez (sidomos, kikiriku dhe soja). Vitamina B mund të gjendet në arra (lajthi), ushqim deti, dhe në melqi te lopës. Gjithashtu mund të provoni të pushoni aq sa ju jepet mundësi.
Hani mish salmoni
Dr. Marilyn Glenville, një nutricioniste me nam, shpjegon se nëse doni të hani çokollatë, kjo mund të tregojë që trupi juaj ka mungesë të kromit. Që të vërtetojmë këtë, provoni të hani diçka që është e shëndetshme dhe që përmban brokoli ose peshk të kuq.

Kush është shqiptari që u kap me 4 kg heroinë në Itali dhe përplasi makinë e policisë

Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me drogë në makinë. 32-vjeçari Edson Fejzo u vu në pranga pasi kishte fshehur 4 kg heroine shkruajnë mediat italiane.
Fejzo u kap nga oficerët ne Taranto, por ne momentin qe policia i dha shenje të ndalonte, duke e ditur se çfare rrezikonte, shtoi shpejtesine.
32-vjeçari që drejtonte nje makine Opel Meriva u përpoq t’i shpëtonte kontrollit, duke sulmuar makinën e policisë, e me pas duke e lene makinen dhe duke ia mbathur ne kembe.
Por nuk iku larg, pasi policia e bllokoi ne kohe. Brenda makinës, nën pjesën e përparme, u gjetën tetë pako heroine për një total prej 4 kg. Pas hedhjes ne treg, droga do të kishte vlere rreth 100 mijë euro.

Përse duhet të konsumojmë bylmetin çdo ditë

Konsumimi i deri tre porcioneve me prodhime bylmeti në ditë mund të jetë me përfitime për shëndetin. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në Kanada. Studjuesit thonë se ky zbulim lidhet me nivelin e sëmundjeve kardioavaskulare. Por mjekët thonë se përfundimet e këtij studimi nuk e justifikojnë ndryshimin në masë të udhëzimeve të ushqyerjes, që këshillojnë pakësimin e bylmeteve me yndyrë të plotë.
Raporti i fundit lidhur me konsumimin e produkteve të bylmetit ndoqi mënyrën e ushqyerjes së 130 mijë njerëzve në 21 vende të botës, në mbi 5 kontinente, për një periudhë 9-vjeçare.
Një nga krahasimet kryesore të studimit ishte mes grupit të njerëzve që nuk konsumonin produkte bylmeti dhe atyre që konsumonin më tepër: deri në 3,2 porcione bylmeti në ditë. Doli se konsumatorët më të mëdhenj të bylmeteve ishin në Amerikën Veriore dhe në Europë, ku njerëzit konsumonin mbi katër porcione në ditë.
Sipas autorëve të studimit, një porcion normal bylmeti mund të jetë një gotë qumësh prej 244 militrash, një gotë kosi prej 244 militrash dhe një copë djathi prej 15 gramësh, ose një lugë e vogël gjalpë, prej 5 gramësh.
Ekipi i studjuesve të Universitetit McMaster arriti në përfundimin se grupi që konsumonte më tepër bylmet pati nivele më të ulëta të kolesterolit dhe prekej më pak nga ishemia cerebrale. Ky grup po ashtu kishte nivelin më të ulët të vdekshmërisë.

Autorja kryesore e studimit, Dr. Mahshid Dehghan, nga Universiteti “McMaster” i Ontarios, thotë se ekipi i studjuesve e përqëndroi studimin kryesisht tek njerëzit që nuk konsumojnë bylmet në dietën e tyre të përditshme:
“Historia e yndyrnave të saturuara ka filluar shumë kohë më parë: përfundimi ka qenë se produktet me nivel të lartë të tyre ngrenë nivelin e kolesterolit, që shkakton arteriosklerozën dhe kjo e fundit është përgjegjëse për sëmundjet koronare të zemrës; por studimet e mëparshme nuk merrnin në konsideratë pasojat e yndyrnave të saturuara tek komponentët e tjerë lipidë të gjakut, si dhe tek faktorët e tjerë të rrezikut,” – thotë Dehghan.
Ky studim është në nivel vëzhgues, që do të thotë se studjuesit i nxorën konkluzionet të lidhura me faktorë të tjerë, pra ata nuk kanë hyrë në mekanizmat që sjellin këtë rezultat.
Sipas autorëve të Universitetit McMaster, ne harrojmë shumë nga komponentët e dobishëm që përmbajnë produktet e bylmetit. Në mesin e tyre janë amino acidet, vitaminat K1 dhe K2, si dhe kalçiumi, potasiumi dhe magnezi.
“Ne vumë re se në mesin e personave që nuk konsumonin fare produkete bylmeti, rreziku i vdekshmërisë, apo i sëmundjeve kardiovaskulare, kryesisht ishemia cerebrale, vdekja nga sëmundjet kardiavaskulare dhe ato jo kardiovaskulare, është më i lartë”, tha studjuesja Dehghan
Studjuesja thotë se bazuar tek ky studim, njerëzit që konsumonin bylmet ishin 10 për qind më pak të rrezikuar nga shumica problemeve shëndetësore.

Rreziku për ishemi cerebrale ishte 34 për qind më i vogël se tek personat që nuk konsumojnë bylmet. Por ajo shtoi se pjesëmarrësit në studim nuk konsumonin më tepër se tre porcione bylmeti të ditë.
Disa kritikë të studimit kanë ngritur pikëpyetje të ndryshme. Një prej tyre është Dr.Jimmy Chun Yu Loui i Universitetit të Hong Kongut. Ai argumenton se në studim janë përfshirë njerëz nga India, apo Kina, që kanë patur një zhvillim të madh ekonomik në 10 vitet e fundit dhe struktura ushqimore e tyre ka ndryshuar gjatë kësaj kohe. Pra, sipas tij 9 vjet nuk janë të mjaftueshme që një studim të arrijë në konkluzione
Në kushtet kur flitet shumë për problemin e obezitetit, ky studim mund të shkaktojë konfuzion tek njerëzit. Por autorët thonë se ai nuk u bën thirrje njerëzve të konsumojnë në masë produkte me sasi të lartë yndyre, si djathi dhe gjalpi. Ata thonë se bylmetet janë një burim i rëndësishëm energjie, por kjo nuk do të thotë që njerëzit të konsumojnë shumë racione në ditë. sipas studjuesve kanadezë, konsumimi me masë, i produketeve të bylmetit, është gjithmonë rruga që duhet ndjekur.

Rama në gjendje të rënduar psiqike, shikoni çfarë bën

Kryeministri Edi Rama shpesh herë del nga vetja duke dëshmuar një sjellje aspak të hijshme. Këtë e ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij politike në momente të veçanta. Të njëjtën gjë ka bërë edhe lidhur me dyshimet e ngritura nga qytetarët se është duke ia dhënë monopol një kompanie tregun e basteve, gjë të cilën po e mbulon duke thënë se do të zhdukë lojërat e fatit nga Shqipëria.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se i gjithë kundërshtimi po bëhet nga pronarët e lojërave të fatit, të cilat ai do t’i zhdukë, por ajo që bie më shumë në sy nga reagimi i kryeministrit është pikërisht “emoji” duke nxjerrë gishtin e mesit, një simbol i sharjes në jetën e përditshme dhe rrjetet sociale.
Në fjalorin e Oksfordit, “middle finger” përkthehet me fjalët: Shkoi q*u! Ik q* veten! Rama ka 329 mijë ndjekës në Twitter, një pjesë e mirë të cilëve e kanë parë këtë postim të kryeministrit.

Deklarata e fortë e Bashës: Rrëzimi i Ramës, i pashmangshëm dhe i afërt, nuk shpëton

Nga përgjimi zyrtar i Prokurorisë del zbuluar se si kupola e policisë dhe e prokurorisë, me përfshirjen e Taulant Ballës dhe nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës ka gjetur, manipuluar dhe paguar një dëshmitar të rremë për të shpëtuar narkotrafikantin Agron Geron Xhafaj, vëllain e Ministrit të Brendshëm.
Manipulimi i hetimeve dhe mos-hetimi i krimeve nga prokuroria, janë krime të rënda për të cilët dyshja Marku-Prela do të mbajnë përgjegjësi.
Ju bëj thirrje burrave dhe grave me kurajo në prokurori, që në zbatim të ligjit dhe në kundërshtim të urdhrave kriminalë e të paligjshëm, të nxjerrin menjëherë flet-arrestet për Ardi Veliun dhe Drejtorin e Policisë së Fierit
Të nisin menjëherë procedurën e heqjes së imunitetit dhe marrjes së pandehur të Taulant Ballës, dhe të nisin hetimin për pengim të drejtësisë ndaj Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës
Shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbim ndaj krimit dhe për këtë do mbajë përgjegjësi çdo polici, çdo prokuror, çdo punonjës i shtetit.
DEKLARATA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA
Zonja dhe zotërinj,
Bashkëqytetarë kudo që jeni,
Faktet për inkriminimin e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar dhe paguar një dëshmitar të rremë me qëllim mbrojtjen e trafikantit të drogës Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm, janë të pakundërshtueshme.
Fatkeqësisht deri tani nuk ka filluar ende asnjë hetim për Taulant Ballën.
Nuk ka filluar asnjë hetim për Ardi Veliun.

Nuk ka filluar asnjë hetim për Drejtorin e Policisë së Fierit.
Manipulimi i hetimeve dhe mos-hetimi i krimeve nga prokuroria, janë krime të rënda për të cilat dyshja Marku-Prela dhe shërbëtorët e saj në Prokurori do të mbajnë përgjegjësi.
Shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbimi ndaj krimit dhe për këtë do mbajë përgjegjësi çdo polici, çdo prokuror, çdo punonjës i shtetit.
Ata që mendojnë se mund të bëjnë krime se do t’i mbrojë Edi Rama e kanë gabim. Pushteti i Edi Ramës ka marrë fund – rrëzimin e këtij pushteti nuk e ndal më asgjë.
Përpjekjet e tij të dëshpëruara për të kërcënuar, për të shantazhuar, apo për të shpërqëndruar opinionin publik, janë përpjekje mjerane dhe shprehje e panikut që e ka kapur.
Me të drejtë. Ato që nuk do ta shpëtojnë dot as atë dhe as bashkëpunëtorët e tij në manipulimin e drejtësisë për të mbrojtur krimin.
Ju bëj thirrje prokurorëve të ndershëm që t’i rezistojnë urdhrave të paligjshëm dhe arbitrarë të Arta Markut dhe Donika Prelës që janë vënë në shërbim të Edi Ramës dhe krimit për të shkatërruar hetimet dhe provat.
Besnikëria juaj duhet të jetë ndaj Kushtetutës, ligjit, ndaj drejtësisë, ndaj popullit, jo ndaj politikanëve të inkriminuar dhe drejtuesve tuaj shërbëtorë të krimit.
Ju bëj thirrje burrave dhe grave me kurajë në Prokurori, që në zbatim të ligjit dhe në kundërshtim të urdhrave kriminalë e të paligjshëm, të nxjerrin menjëherë fletarrestet për Ardi Veliun dhe Drejtorin e Policisë së Fierit, të nisin menjëherë pa humbur kohë procedurën e heqjes së imunitetit dhe marrjes së pandehur të Taulant Ballës, dhe të nisin hetimin për pengim të drejtësisë ndaj Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës.
Provat janë të qarta dhe ulëritëse, dhe nga vetë fashikujt zyrtarë të përgjimit të Prokurorisë del zbuluar se si kupola e Policisë dhe e Prokurorisë, me përfshirjen e Taulant Ballës dhe nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës ka gjetur, manipuluar dhe paguar një dëshmitar të rremë për të shpëtuar narkotrafikantin Agron Geron Xhafaj, vëllain e Ministrit të Brendshëm.

Veproni sa nuk është vonë.
Veproni jo vetëm sepse kështu jua kërkon ligji dhe Kushtetuta, por vetëdijesohuni se nga veprimi dhe mosveprimi juaj sot varet jo thjesht dhe vetëm zbatimi i ligjit, por stabiliteti i vendit dhe paqja sociale.
U bëj thirrje policëve të ndershëm që të mos rreshtohen përpara kryeministrit, me kokën e ulur duke gëlltitur se si ai shan, fyen, kërcënon ata mes jush që denoncojnë krimin në qeveri.
Mos pranoni që të trajtoheni si shërbëtorë të kryeministrit, mos lejoni që të trajtoheni shërbëtorë të krimit. Bashkojuni kolegëve tuaj kurajozë që përballen njësoj me krimin dhe kriminelët me kostum që ju drejtojnë.
U bëj thirrje gazetarëve dhe punonjësve të mediave që të bashkohen në përpjekjen për denoncimin e krimit. Lufta kundër krimit është një kauzë jetike dhe si e tillë duhet të jetë kauzë e mediave të cilat kanë mision për t’i shërbyer popullit duke i treguar të vërtetën.
U bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që të distancohen nga regjimi kriminal i Edi Ramës. Jo vetëm si socialist, por edhe si qytetarë, ata nuk duhet ta lejojnë partinë e tyre të kthehet në një organizatë kriminale të marrë peng nga njerëz pa asnjë moral dhe pa asnjë ideal shoqëror dhe njerëzor, një organizatë kriminale e cila sot ka marrë peng shtetin dhe drejtësinë.
Duhet të distancoheni sot për të shpëtuar partinë tuaj, para se kjo parti të shkatërrohet nën sundimin e krimit.
Partia Demokratike dhe opozita nuk do tërhiqen asnjë çast dhe para asnjë gjëje nga beteja jonë jetike për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi.
Beteja e nisur do shkojë deri në fund.
E di që shumë prej jush duan zgjidhje të menjëhershme, por dua t’i siguroj sot se fitorja ndaj krimit dhe pushtetit mafioz të Edi Ramës është e pashmangshme dhe e afërt.

Shtyrja e hetimeve për Tahirin, reagon Dritan Zagani

Ish-oficeri i antidrogës Dritan Zagani me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas shtyrjes së hetimit nga ana e prokurorisë dhe gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Zagani shkruan se motoja e drejtësisë shqiptare sot është që të luash me proceduat që të fitohet koha e duhur, që të harrohet çështja deri në një skandal tjetër që të tërheqë vëmendjen e publikut.
“Tani lexoj per gjyqe te nje rendesie si ai i Sajes qe u kerkua perseri afat per procedur,,, dhe kjo quhet drejtesia jone e re…e “vetuar” deri ne cdo qelize te saje nga krye-lideri rilindas dhe njekohesisht idhulli i mafies sone te begate…!
P.s…une jam dorezuar per vete, ne vendin tim nuk pres me asnje lloj drejtesie nga ky sistem i ngritur me metoda mafioze ne sherbim te mafies,,, une thjesht i kam lene zotin deri diten qe sdo kene me mundesi te luajn lojen me procedura, dhe vetem atehere do filloj luften per drejtesi, jo ne vendin tone kuptohet, per fatin tim dhe te shumeve si une ekziston dhe gjykata e te drejtave te njeriut…!”-shkruan ndër të tjera Zagani.
Dritan Zagani ishte i pari që akuzoi publikisht ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin si i implikuar në trafikun e drogës me Habilajt.

Postimi i plotë i Zagaanit
Drejtesi e vonuar = Drejtesi e munguar…!
Modeli me i fundit i punes ne drejtesine Shqiptare….!
Motoja e Drejtesise Shqiptare sot….!
“Luaj me procedurat qe te fitohet koha e duhur qe te harrohet çeshtja, deri ne nje skandal tjeter qe terheq vemendjen e publikut me shume se e para”.
Por spo i gjindet ilaci vemendjes dhe ndjeshmerise qe kane te huajt ne çeshtje specifike me ndjeshmeri te larte per ta…!
Dhe kush me mire se une e di dhe kupton kete loje te piset ne kurriz te drejtesise, ka gati 5 – vjet qe vazhdon loja me procedura te jashteligjeshme qe filloi prokurori servil i pushtetit Anton Martini, ku pasi nxorri urdher arresti per nje veper edhe pse e sajuar nga servilet xhentelmen te SHKB-se se Sajes( diten e komunikimit te mases me pafytyresi ky me afrohet te kafazi i te ndaluarit dhe pasi me pershendet perzemersisht me kerkon ta mirekuptoj kete palaço, se sipas tije nuk ishte ai qe ma beri por ata te Ministrise se Brendeshme, duke lene te kuptoje se ma ka bere SHKB me porosi te Sajes, hipokriti me dinte njeri qe jeton ne hene dhe harroi se isha OPGj para se ai te behej Prokuror), si dhe kjo veper e akuzes nuk ishte fare ne procedurat e tije si prokuror i Krimeve te renda, per te vazhduar me shkeljen procedurave ku per nje veper qe ligja parashikon jo me shume se 6- muaj parandalim, ai me harroi fare brenda deri nje te diele te 8 Tetorit 2014 (po te behet drejtesi kjo gje e çon ne burg ate palo prokuror,

pasi ligja parashikon burg per nje veprim te tille nga prokurori), dite kur Gjyqetaria Flora Hajredini ia kujtoi keti palacos se pushteteve qe po shkelej ligji,per te vijuar pastaj me nje gjyqe-farse, formalisht me nderrim mase te sigurise (hahaha akoma sot e kam parasysh kete te pafytyrin prokuror ne sallen e gjyqit,ku per te mbuluar gabimin trashanik te tije filloi fliste me superlativa ne adresen time, se gjoja e meritoja nje mase me te bute nga burgu,,hipokrit me idiot sme kane pare syte)..keshtu do vazhdonte ky palo prokuror me porosit e Sajes deri ne vendimin e gjykates se krimeve te renda per ndarjen e ceshtjes dhe transferimin e saje ne Fier per kompetence(per mos te fole kur ky hipokrit kerkonte te njerzit e mije nje kompromis te pranoja ate qe thoshte ai dhe do ma mbyllte çeshtjen per 3 muaj pa bere me burg sipas tije ,dhe sikur ia kishte lene i jati prone ligjin ketij maskarai me pushtet)…dhe perseri shkelja-procedur nuk u mbyll me kaq,per te vazhduar nga ky palo-prokuror me bllokimin e procesit per rreth 6 muaj ne Fier,duke mos zbatuar ligjin qe te transferonte dosjen prane Prokurorise Fier, shkelje kjo qe u zgjidh vetem pasi une bera leter publike organeve drejtuese te shtetit, Prokurorit Pergjithshem dhe Presidentit te vendit…dhe nuk ishte e thene qe loja- procedure te mbyllej, ajo akoma sot vazhdon pa mbyllyr nje çeshtje te rendomte per ” shperdorim detyre” qe ska asnje prove reale,vetem shpifjet e SHKB-se se Sajes te legalizuara nga palo-prokurori Martinaj dhe qe spo gjejne rrugen e zgjidhjes per gjykim as ne Fier…!
Tani lexoj per gjyqe te nje rendesie si ai i Sajes qe u kerkua perseri afat per procedur,,, dhe kjo quhet drejtesia jone e re…e “vetuar” deri ne cdo qelize te saje nga krye-lideri rilindas dhe njekohesisht idhulli i mafies sone te begate…!
P.s…une jam dorezuar per vete, ne vendin tim nuk pres me asnje lloj drejtesie nga ky sistem i ngritur me metoda mafioze ne sherbim te mafies,,, une thjesht i kam lene zotin deri diten qe sdo kene me mundesi te luajn lojen procedura, dhe vetem atehere do filloj luften per drejtesi, jo ne vendin tone kuptohet, per fatin tim dhe te shumeve si une ekziston dhe gjykata e te drejtave te njeriut…!

Kompani e vëlla Olsit: Ne nuk prekemi nga ligji, bastet online do të vazhdojnë

Kompania “Bast Arena” ka nxjerrë një sqarim për të gjithë ata që frekuentojnë këtë lloto se ligji që Rama do të miratojë nuk e prek këtë kompani të basteve online dhe garantojnë se nga 1 Janari ata do të vazhdojnë aktivitetin.
Rama deklaroi pak ditë me parë se, “nga 1 janari nuk do të shikoni asnjë pikë bastesh në territorin e Shqipërisë. Qeveria vendosi t’u rezervojë basteve sportive një trajtim edhe më të rreptë sesa kazinove”.
Nga njëra anë Rama thotë se, me datë 31 dhjetor do të mbyllen që të gjitha lojërat e fatit por nga ana tjetër kompania “Bastarena” e Olsi Ramës, shkruan me ngazëllim se ajo do të jetë kompania e vetme e basteve online dhe i fton klientët që “të argëtohen” duke luajtur në faqen e saj.
Reagon nisma Thurje
Z.Kryeministër, e lexuam me interes reagimin tuaj (te foto nr.1) Po kështu duket se e kanë lexuar dhe këta të Bastarenës (foto nr.2), të cilët nuk ngurruan të sqarojnë menjëherë publikun, që ti e kishe me shaka atë të mbylljes së basteve online.
Dhe e di çfarë? Kanë të drejtë këta të Bastarenës, ja ke futur çik ⬆️ me grusht. Se po të lexosh pr/ligjin që ke firmosur zotrote (foto nr.3) aty s’thotë gjë për mbylljen e basteve online (ose “lojërave në distancë” siç quhen në ligj).
Thotë vetëm për bastet sportive(ku futen pikat e llotove jo online) dhe bastet e garave në pistë.

Tani kur ligji nuk thotë që të mbyllen bastet online, si do ta mbyllësh monopolin, apo me Twitter? Se nga ç’kemi parë me Twitter e me Facebook bën namin ti, me arrestime bandash, mbyllje monopolesh, investime rrugësh, raketa kozmike që shkon në Jupiter, eehh ça s’bën në Facebook ti. Halli është në të vërtetë ça bën. Ligji që ke firmosur ç’thotë, se ai ka rëndësi. Sepse kur të shkojë polici te dera e Bastarenës për ta mbyllur s’do t’i thotë “Siç tha dhe Kryeministri atë ditë në Twitter..🖕🖕…”, por do t’i tregojë ligjin. Po kur ligji nuk thotë që të mbyllen, s’ka din e imam që ta mbyllë Bastarenën.
Prandaj me kujdes me ato që thua, se të çon Bastarena në prokurori për shpifje dhe e sheh veten si dëshmitari X pastaj…. e bën *** në mëngjes dhe i kthehesh në darkë…(po bëjmë shaka 😁😁😁 se nuk do të çojë vërtet në prokurori.. nuk hidhet poshtë byrazeri për një cicërrimë harabeli. Ne e thamë se na pëlqeu analogjia 😂😂)
Thuaj të vërtetën, që e bëra të gjithën për t’i dhënë Bastarenës tregun e pikave të bastit dhe kaq. Mos u përpiq më të dridhesh si nuse-pashke, jo po kazani, jo po tepsia.
P.S. 🖕🖕🖕🖕🖕 🖕🖕🖕
Se harruam të të pyesnim, ça domethënë kjo shenja më lart se e pamë që e kishe vënë në fund të postimit, se na bëri kurioz?

 

Dështojnë negociatat e Brexit ndërmjet Britanisë dhe BE-së

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për Brexit, në bisedimet e paplanifikuara vetëm disa ditë para samitit vendimtar të BE-së.
Në një takim më 14 tetor në mes të negociatorit të BE-së, Michel Barnier dhe Sekretarit britanik për Brexit, Dominic Raab, së bashku me 27 ambasadorë tjerë evropianë në Bruksel, është spekuluar arritja e një marrëveshjeje të mundshme për të vendosur kushtet e largimit të Britanisë nga BE-ja.
Mirëpo Barnier ka thënë përmes një postimi në Twitter se “pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, disa çështje kyçe janë ende të hapura”.
Ai ka thënë se çështja që ndan të dyja palët është nevoja e “anashkalimit të një kufiri të ashpër”, në mes të Irlandës Veriore në Britani dhe Republikës së Irlandës pas Brexitit.
Qeveria Britanike ka thënë se ende ka “çështje të pazgjidhura”, mirëpo ka insistuar se negociatorët kanë bërë “përparim të vërtetë”, drejt arritjes së paktit.
Irlanda është anëtare e BE-së dhe aktualisht ekziston një “kufi i butë”, në mes të këtij vendi dhe Irlandës Veriore, pa formalitete doganore.
Kryeministrja britanike, Theresa May është duke u përballur me presion nga shumë anëtarë të Partisë Konservative për të mos bërë ndonjë lëshim ndaj BE-së, sidomos në çështjen e kufijve.
Këto bisedime të vështira e lënë të hapur mundësinë për Brexit “pa marrëveshje”, duke e bërë të paqartë marrëdhënien e bllokut evropian me këtë shtet në tregti dhe aspekte tjera, pasi Britania të largohet nga BE-ja.
May ndërkohë ka planifikuar mbajtjen e një takimi me kabinetin e tij më 16 tetor, një ditë para samitit të BE-së.
Përndryshe, Britania e Madhe pritet të largohet nga BE-ja në fund të marsit të vitit të ardhshëm.

Trump, akuza të forta kundër Putin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë në një intervistë televizive se beson që homologu i tij rus, Vladimir Putin “ndoshta” është përfshirë në vrasje dhe ka pohuar sërish se Moska ka ndërhyrë në politikën amerikane.
Trump po ashtu ka thënë se nuk e di nëse Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis është duke planifikuar të dorëhiqet, mirëpo se ai e konsideron gjeneralin si “lloj të demokratit” dhe se ai mund të largohet.
Ai i ka bërë këto komente në një intervistë të realizuar paraprakisht për emisionin televiziv 60 Minuta në CBS, e cila është transmetuar më 14 tetor.
Në mesin e çështjeve që ai ka përmendur janë edhe Koreja Veriore, përpjekjet e shpëtimit pas uraganit në SHBA, zhdukja e gazetarit saudit në Turqi, Jamal Khashoggi dhe ndryshimet klimatike.
Kur prezantuesja e CBS-së, Lesley Stahl, e ka pyetur Trumpin nëse pajtohet me njerëzit që pretendojnë se Putin ka qenë i përfshirë në vrasjet e kritikëve, ai është përgjigjur, “ndoshta po. Ndoshta”.
Nuk është bërë e qartë se në cilat vrasje Trump ka dyshuar se ka qenë i përfshirë Putini, ndonëse shumë kritikë të liderit rus janë vrarë përmes helmimeve të dyshuara dhe të tjerë në kushte të mistershme.
Megjithatë, Moska ka mohuar ndonjë lidhje.
I pyetur për ndërhyrjen ruse në sistemin politik në SHBA, Trump ka thënë se beson që Moska ka ndërhyrë, mirëpo se edhe “Kina ka ndërhyrë po ashtu”.
“Ju jeni duke shmangur plotësisht çështjen e Rusisë”, i ka thënë Stahl presidentit.
“Nuk jam duke bërë asgjë” është përgjigjur Trump.
Komuniteti amerikan i Inteligjencës dhe Këshilltari Special amerikan, Robert Mueller kanë gjetur se Rusia ka nisur fushatë për shpërndarje të propagandës në rrjetet sociale dhe ka hakuar dokumente të demokratëve në tentim të ndikimit të rezultatit zgjedhor në të mirë të Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Moska në anën tjetër mohon çdo përfshirje.
Sa i përket Sekretarit Mattis, presidenti republikan ka thënë se ai nuk është i sigurt nëse gjenerali do të vazhdojë të mbetet në pozicionin e tij.
“Ndoshta ai do të largohet. Mendoj se ai është një lloj demokrati, nëse doni të dini të vërtetën”, ka thënë Trump.

“Mirëpo Gjenerali Mattis është njeri i mirë. Ne kalojmë për mrekulli. Ai mund të largohet. Në një moment, të gjithë largohen”, ka shtuar ai.
Mattis konsiderohet si një nga anëtarët më të pavarur në kabinetin e Trumpit, mirëpo ai po ashtu është edhe dorë e fortë në këtë administratë, e cila njihet për numër të madh të lëvizjeve në mes të zyrtarëve.
Ai është cilësuar edhe si personalitet që ka krijuar balancë kundrejt qasjeve të presidentit, pasi ka shtyrë përparë idenë e përmirësimit të marrëdhënieve me aletatët tradicionalë të SHBA-së, duke përfshirë anëtarët e NATO-s, të cilëve Trump u është drejtuar me fjalor të ashpër.
Disa liderë nga Perëndimi po ashtu kanë përshëndetuar Sekretarin Mattis për politkë të ashpër kundër Putinit, pavarësisht se Trump ka shprehur dëshirën për lidhje më të ngrohta me Moskën.
Spekulimet janë rritur për të ardhmen e Mattis si shef i Mbrojtjes, prej kur është publikuar libri i gazetarit, Boob Woodward për Shtëpinë e Bardhë të udhëhequr nga Trumpi, në të cilin thuhet se Gjenerali ka vënë në pikëpyetje vlerësimin e Trumpit, duke e krahasuar aftësinë e tij të të kuptuarit me një fëmijë 11 vjeç.
Mirëpo Mattis ka kundërshtuar se ka bërë deklaratë të tilla dhe ka mohuar vazhdimisht se është duke konsideruar largimin.
“Natyrisht se nuk mendoj të largohem”, u ka thënë ai gazetarëve në muajin shtator.
“E dua këtë vend”.
Përndryshe në mesin e të larguarve në administratën Trump janë edhe Rex Tillerson që ka mbajtur pozitën e Sekretarit të Shtetit dhe H.R. McMaster, i cili ka qenë në pozitën e Këshilltarit për Siguri Kombëtare.
Më 9 tetor, Trump ka njoftuar edhe se Nikki Haley do të largohet në fund të vitit nga pozita e ambasadores në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ende nuk është bërë publik asnjë arsye e dorëheqjes së saj.
Trump po ashtu ka dhënë shenja për ndryshime potenciale në kabinetin e tij.
“Jam duke bërë ndryshime. Kam të drejtë t’i bëjë ato. Kam njerëz që mund të angazhohen dhe do të jetë fantastike”, ka shtuar presidenti amerikan.

Basha: Pushteti i Ramës ka marrë fund, thirrje prokurorëve të ndershëm: Arrestoni Ardi Veliun!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje prokurorëve të ndershëm të nxjerrin menjëherë, fletëarrestet për Ardi Veliun dhe Drejtorin e Policisë së Fierit si dhe të kërkojnë t’i hiqet imuniteti deputetit të PS, Taulant Balla, pasi provat janë ulëritëse.
Një deklaratë nga selia e PD, Basha u shpreh se, faktet për inkrimini e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar nj dëshmitar të rremë për të mbrojtur vëllanë e fatmir Xhafajt, janë të pakundërshtueshme. “Deri tani nuk ka filluar asnjë hetim për Ballën, Veliun, drejtorin e Policisë së Fierit. Manipulimi i hetimeve dhe moshetimi i krimeve janë krime të rënda për të cilat dyshja Marku-Prela do të mbajnë ëprgjegjësi. Shërbimi i verbër ndaj edi Ramës është shërbim ndaj krimit dhe do të mbajnë ëprgjegjësi. Ata që bëjnë krime e mendojnë se do t’i mbrojë Edi Rama kanë marrë fund. Pushteti i Edi Ramës ka marrë fund. Rrëzimin e këtij pushteti nuk e ndal asgjë. Përpjekjet e tij për të shpërnqëdruar opinionin publik janë shprehje mjerane të panikut që e ka kapur me të drejtë, atë dhe bashkëpunëtorët të tij.
U bëj thirrje prokurorrëve të ndershëm t’u rezistojnë urdhrave të prerë të Markut dhe Prelës he për të shkatërruar provat. Besnikëria juaj duhet të jetë ndaj popullit dhe jo ndaj drejtuesve tuaj, shërbëtorë të krimit. U bëj thirrje burrave dhe grave me kurajo në Prokurori, të nxjerrin menëjëhrë fletëarrestet ëpr ardi Veliun dhe Drejtorin e Policisë së Fierit, provat janë ulëritëse”, tha ndër të tjera Basha.