24.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

“E donin të gjithë”, vritet me armë në rrethana misterioze modelja e njohur (Detajet)

Vritet me armë modelja amerikane Kelsey Quayle.
28-vjeçarja u qëllua më armë zjarri në rrethana ende të paqarta ndërkohë, që po drejtonte makinën e saj në Clayton County, Georgia.
Ajo u transportua me urgjencë në spital por fatkeqësisht ndërroi jetë pak orë më vonë.
Pse qëlluan modelen? Donin ta vrisnin apo ishte një gabim fatal? Këto janë të gjitha pyetjes e familjes së 28-vjecares, të cilët kërkojnë të zbardhet ngjarja tragjike.
Ndërkohë sipas burimeve të para të policisë Kelsey po drejtonte makinën e saj tip, Mazda 626në korsinë e kundërt duke shkaktuar edhe përplasjen e tre makinave. Menjëherë pasi shkaktoi aksidentin ajo u qëllua me armë zjarri shkruan Daily Mail.
Ndërsa motra e modeles ka thënë se Kelsey nuk kishte armiq dhe se prej disa muajsh ishte transferuar në Georgia me të fejuarin e saj.
“Dua të di çfarë ka ndodhur. Nuk e meritonte të përfundonte kështu. Nuk e di si mund të ketë ndodhur kjo ngjarje e tmerrshme, nuk kishte asnjë armik. Të gjithë e donin shumë, ishte një vajzë e jashtëzakonshme”, ka thënë motra e modeles së vdekur.

Ja si bëhen 20 mijë euro për 3 muaj! Prokurori Gent Osmani tregon ‘sekretin’

Prokuroria i Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, jo vetëm që tregoi “vlerat” e tij në shërbim të pushtetit, por ka edhe disa cilësi se si mund të bëhesh milioner brenda pak javësh. Në deklaratat e tij të pasurisë, të bëra publike gjatë procesit të Vetingut, prokurori i Krimeve të Rënda rezulton se ka fituar jo pak, por plot 20 mijë euro brenda 3 muajve, pa pasur asnjë aktivitet fitimprurës përveç pagës.
Në shtator të vitit 2016, prokurori Gentian Osmani deklaron se ka blerë një apartament me sipërfaqe 72 m2, me vlerë 63.800 euro. Pagesën për blerjen e këtij apartamenti, sipas vetëdeklarimit të Osmanit e ka kryer me para nga tre burime të ndryshme: 1. Një pjesë nga kursimet e tij ndër vite; 2. Rreth 20 mijë euro i ka marrë hua tek një person, pa kontratë noteriale, por vetëm me një deklaratë të shkruar me dorë; 3. Pjesën tjetër e deklaron si “dhuratë” nga vjehrri.
Pasi ka blerë këtë apartament, prokurori Osmani e ka rivlerësuar atë pranë Hipotekës së Tiranës. Vlera e apartamentit, sipas rivlerësimit të kryer në nëntor 2016, arrinte në vlerën e 80 mijë eurove.
Pasi ka marrë dokumentin e rivlerësimit në dorë, prokurori Osmani e ka shitur këtë apartament në dhjetor 2016, pra vetëm 3 muaj pasi e ka blerë, në vlerën 80 mijë euro.

Në këtë mënyrë, ai arriti me shkathtësi që të siguroj rreth 20 mijë euro, brenda një kohe shumë të shkurtër, brenda 3 muajve.
Më tej, këto para, prokurori i ka shfrytëzuar për të blerë një apartament, me sipërfaqe më të madhe se e para. Në vitin 2017, Osmani deklaron se ka blerë një apartament me sipërfaqe 92 m2, me vlerë 82 mijë euro. Si burim për blerjen e këtij apartamenti, prokurori deklaron shumën e përfituar nga shitja brenda 3 muajve e apartamentit të mëparshëm.
Kjo duket si një manovër interesante e prokurorit Osmani për të rritur hapësirën e banimit për familjen e tij. Por, veprime të tilla përfshihen ndër rastet tipike, për të cilat Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka ngritur alarmin se janë skema që përdoren për pastrimin e parave të pista, që rrjedhin nga krimi dhe korrupsioni.
Prokurori Gentian Osmani u përfshi në procesin e Vetingut, në korrik 2017, për shkak se ai përfshihet në listën e subjekteve prioritarë, si kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP)
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili e mori në shqyrtim rastin e tij nuk konstatoi asnjë problematikë në deklarimin e pasurisë së prokurorit Osmani dhe vendosi konfirmimin e tij në detyrë.

Komisioni i Vetingut, megjithëse zbuloi probleme të shumta në verifikimin e Osmanit, ngriti kartonin jeshil për karrierën e tij, gjë e cila shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).
Vëzhguesit ndërkombëtarë të procesit të Vetingut nuk ishin aspak dakord me konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, për shkak të gjetjeve gjatë procesit të rivlerësimit. Për këtë arsye, ONM i rekomandoi Komisionerit Publik që të ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK-së për konfirmimin e tij në detyrë.
Deri më tani, KPK ende nuk e ka zbardhur vendimin e plotë, me anën e të cilit do të paraqesë argumentat se përse vendosi konfirmimin e tij në detyrë. Pas publikimit të vendimit të plotë të KPK-së, Komisioneri Publik ka 15 ditë kohë për të bërë ankim pranë Kolegjit të Apelimit.

Nga Boldnews.al

Flagrancë krimi, 25 udhëtimet e Taulant Ballës me trafikantin e drogës

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar dokumenta të tjera ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla për lidhjet me trafikantin e drogës, Emdond Bego.
“Qeveria në pakt me krimin. Edi Rama është i vetmi kryeministër që njoftoi dje ngritjen e departamentin anti-shpifje. Është fakt se Taulant balla ka lidhje me trafikinatin Edmond Bega, i dënuar me burg në Itali. Është fakt se Taulant Balla nuk dha një sqarim se si u shndërrua në biznesmen miku i tij. Sot do paraqesim fakte të reja që tregojnë lidhjen e Taulant Ballës me trafikantin e drogës. Balla ka udhëtuar me Edmond Begën në të njëjtën avion. Kanë udhëtuar 14 herë bashkë”, tha Salianji.
Salianji tha nder te tjera se eshtë fakt që sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetërëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se:
1)Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega.
2)Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës me targa AA900IN.
3)Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega me të njëjtin avion, ku destinacioni më kryesor ka qënë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi apo Mali i Zi. Vetëm në Vjenë kanë udhëtuar bashkë plot 14 herë.
Është fakt që Taulanti nga Librazhdi, gjatë historikut të udhëtimeve, gjatë periudhës që qeverisë Edi Rama, ka përdorur plot 18 herë CHARTER-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me CHARTER nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Bega.

Deklarata e plotë e deputetit Ervin Salianji
Qeveria në pakt me krimin, parlamenti i varur nga krimi, policia e drejtuar nga krimi dhe prokuroria nën urdhrat e krimit është realiteti që sheh sot çdo shqiptar.
Edi Rama, i vetmi Kryeministër në botë që për të mbrojtur krimin e organizuar, njoftoi dje ngritjen e Departamentit Antishpifje, duhet të ketë të qartë se nuk ka Department, prokurori e gjykatë, që mbulon lidhjen e tij, ministrave e deputetëve të tij, me eksponentët e krimit të organizuar.
Është fakt që Taulant Balla, numri dy i Partisë Socialiste, ka lidhje me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës, Edmond Bega, i dënuar me 21 vjet burg në Itali.
Është fakt që Taulant Balla, ende nuk ka dhënë sqarime se çfarë e lidh me trafikantin e rrezikshëm të drogës, si e krijoi miqësinë me të.
Është fakt që Taulant Balla nuk dha asnjë sqarim sesi miku i tij trafikant, nga anëtar i Bandën së Lushnjes, u shndërrua në një biznesmen të fuqishëm.
Është fakt që miku trafikant i Taulant Ballës ka përfituar të paktën 14 milion euro në 3 procedura prokurimi, leje e licence minerare, në zonën elektorale të Taulant Ballës, edhe pse ligji ndalon përfitimin e fondeve publike nga personat e dënuar për pjesëmarrje në krim të organizuar.
Sot Partia Demokratike do të paraqesë fakte të tjera që tregojnë lidhjen e fortë të numrit dy të Partisë Socialiste dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste me trafikantin e rrezikshëm të drogës.

Është fakt që sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetërëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se:
1) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega.
2) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës me targa AA900IN.
3) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega me të njëjtin avion, ku destinacioni më kryesor ka qënë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi apo Mali i Zi. Vetëm në Vjenë kanë udhëtuar bashkë plot 14 herë.
Është fakt që Taulanti nga Librazhdi, gjatë historikut të udhëtimeve, gjatë periudhës që qeverisë Edi Rama, ka përdorur plot 18 herë CHARTER-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me CHARTER nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Bega.
Shqiptarët duhet të dinë sot se një udhëtim me CHARTER, kushton minimalisht 30 mijë Euro. Pra janë minimalisht 600 mijë euro udhëtime me CHARTER, vetëm për 18 dalje jashtë vendit të numrit dy të Partisë Socialiste, Taulantit nga Librazhdi.
Është fakt se qytetarët shqiptarë, në shumicën dërrmuese të tyre, nuk sigurojnë dot ushqimin për fëmijët e tyre, nuk sigurojnë dot librit për shkollimin e fëmijëve.

Por Taulanti nga Librazhdi, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përdor CHARTER për udhëtime jashtë vendit, me vlerë minimalisht 600 mijë euro për 18 udhëtime.
Edi Rama, Taulant Balla dhe Departamenti i Shpifsëve në PS, duhet të japin sot sqarime:
• Ku i gjeti Taulant Balla paratë për udhëtimet me CHARTER plot 18 herë?
• A janë financuar udhëtimet e tij me CHARTER nga burime të paligjshme?
• Kush i ka paguar paratë për fluturimin me CHARTER të Taulant Ballës?
• Nëse i ka paguar vetë, cili është burimi i këtyre parave?
• Nëse i ka përfituar si dhuratë, kush është dhuruesi? A lejohet nga ligji përfitimi i dhuratave me këtë vlerë dhe a janë deklaruar ato në ILDKPKI?
Këtyre pyetjeve Edi Rama dhe Taulant Balla nuk iu shpëtojnë dot.
Ata mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata sot mund të bërtasin “shpifje” sepse nuk ka kush i heton dhe dënon.
Ata mund të përdorin veglat e tyre në prokurori për të shantazhuar qytetarët, opozitën dhe gazetarët.
Por fundi i tyre është i afërt.
Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët?

Berisha publikon videon: Peshkopia 2 muaj pa ujë, shefat e policisë furnizohen me zjarrfikëse

Peshkopia ka dy muaj pa ujë ndërkohë që zjarrëfikëset e qytetit furnizojnë me ujë vetëm shefat.
Ky ka qënë denoncimi i një qytetari, i cili i ka shkruar ish-Kryeministreit Berisha.
Postimi i plotë bashkë me videon e skandalit
Narkoshefat e Peshkopise furnizohen me uje me zjarrfikese!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje Doktor! Peshkopia pa uje ka 2 muaj. PMNZSH Diber po perdor zjarrfikset per furnizim me uji vetem per shefat.

sb

Narkoshefat e Peshkopise furnizohen me uje me zjarrfikese!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sbPershendetje Doktor! Peshkopia pa uje ka 2 muaj. PMNZSH Diber po perdor zjarrfikset per furnizim me uji vetem per shefat.

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 13. Oktober 2018

“Një shok nga sigurimi, një shoqe nga shefet e kuadrit”, ringrihet Zyra e Dezinformacionit

Deputeti Gent Strazimri ka ironizuar në një status ne rrjetet sociale deklarimin e kreut të qeversië për hapjen departamentit antishpifje në selinë e Partisë Socialiste.
“Ringrihet Zyra e Dezinformacionit pranë Sektorit të Propagandës në KQ të Partisë”, shkruan Strazimri, duke shtuar se “në përbërje të tij do të jenë:
– 1 shok nga organet e Sigurimit
– 1 shoqe nga “shefet e kuadrit”
– 1 shok ose shoqe pararojë nga kooperativat bujqësore”.
Postimi i plotë i deputetit të opozitës në Facebook
Ringrihet Zyra e Dezinformacionit pranë Sektorit të Propagandës në KQ të Partisë nën emërtimin “Departamenti Antishpifje”!
Në përbërje të tij do të jenë:
– 1 shok nga organet e Sigurimit.
– 1 shoqe nga “shefet e kuadrit”.
– 1 shok ose shoqe pararojë nga kooperativat bujqësore.
– 1 shok ose shoqe nga Këshillat Popullore.
– 1 shok ose shoqe veteran/pensionit të nderuar nga Fronti.

Gati të lirohet nga burgu djali përdhunues i deputetit

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, do të dalë sërish në Gjykatë për dosjen “Xhisiela”, kësaj herë në gjykatën e Apelit Tiranë.
Përmes avokatit të tij, djali i deputetit ka paraqitur kërkesën në Apel për lirimin e tij nga paraburgimi.
Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.
Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha ‘Arrest me burg, në mungesë’ për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e ish-të dashurës së tij Xhiseila Malokut.
Ndërkohë më 2 tetor, ai doli para Gjykatës në Krujë për t’u njohur me masën e sigurisë.
Por kjo e fundit nga ana tjetër ka deklaruar se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe se ai nuk e ka keqtrajtuar.

Qeveria Rama e ka shpallur armik dijen dhe arsimin

Nga Jorida Tabaku

Në një kohë kur vendet e rajonit po investojnë në fushën e arsimit dhe zhvillimit arsimor, qeveria Rama e ka shpallur armik dijen dhe arsimin. Kjo jo vetëm për cilësinë e deputetëve që ka afruar në radhët e mazhorancës që janë të lidhur me botën e krimit më shumë se me atë të dijes apo arsimit por edhe nga buxhetimi i arsimit. Tashmë është praktikë e qeverisë Rama që të buxhetojë shumë herë më pak se sa qeveritë e shkuara për arsimin, buxheti i arsimit është sot 2.3% e GDP ndërsa investimet për shkolla të reja janë inekzistente.
Këtu nuk po përfshij investimet në fushën e dijes si biblioteka, abonime në revistat prestigjioze shkencore apo kushte të tjera që hyjnë në një luks që Rama ia siguron vetëm ministrave të caktuar. Jo, e kam fjalën për investimet infrastrukturore si dhe çeljen e një procesi që do të mundësojë krijimin e një brezi të shëndetshëm intelektualisht për të ardhmen. Para dy vjetëve qeveria e Rilindjes Rama rrihte gjoksin për arritjet e qeverisë demokratike që u vlerësua edhe nga sistemi PISA. Por është shumë e qartë që me mungesën e mësuesve cilësorë, emërimeve politike dhe mungesës së meritokracisë shoqëruar me kushtet e turpshme infrastrukturore, vlerësimi i PISA do të jetë negativ për rinjtë e shkolluar në periudhën e errësirës Rama 1 dhe Rama 2.
Nëse arsimi i ciklit fillor dhe ciklit të mesëm është në gjendje të mjeruar, tragjedia shoqëruar me komedi në ciklin e lartë arsimor është edhe më lebetitëse. Kryeministri i cili përpiqet të shfaqë kulturën dhe civilizimin e tij për të mbuluar dështimin e tij në arsimin e lartë, nuk mund të fshehë dështimin e turpshëm të Reformës në Arsim. Një reformë që mbylli 130 shkolla, 20 degë dhe që shtyu të rinjtë të largohen.

Edhe ato pak studentë që vijnë në universitetet shtetërore përballen me tarifa marramendëse që rriten për vit ndërsa familjet shqiptare varfërohen për vit. Që pas reformës në arsim një familje shqiptare shpenzon nga buxheti i saj familjar 4% të gjithë të ardhurave ndërsa përpara reformës shpenzonte 2% të të ardhurave. Një rritje me mbi 1500 lekë për të ardhurat që zvogëlohen si pasojë e taksave dhe tarifave. Sakaq universitetet që ndikuan në krijimin e Reformës vazhdojnë të përfitojnë më shumë të ardhura dhe studentë më cilësorë.
Sakaq, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme paguajnë sot libra shkollorë që kushtojnë 7.3% më shumë se sa një vit më parë dhe sipas të dhënave të INSTAT gjithnjë e më shumë familje shqiptare heqin bukën e gojës për të mbajtur në shkolla fëmijët e tyre. Oligarkët e qeverisë ndërkohë fitojnë miliona euro nga tenderat, koncesionet, PPP-të dhe gjithfarëlloj shpikjesh ndërsa qytetarët e vendit u mohohet e drejta bazë e arsimit. Shqiptarët varfërohen, lihen pa shkollë dhe në injorancë të thellë ndërsa buxheti i shtetit trajtohet si tepsia personale e mazhorancës.
Një Shqipëri që paguan më shtrenjtë tarifat, taksat, librat e fëmijëve, tarifën e shkollimit duke marrë në këmbim më shumë arrogancë, propagandë dhe sjellje gangsterësh. Kjo padyshim nuk është Shqipëria që duam ne por Shqipëria që do të ndërtojë Rama dhe klientët e tij.
Në Shqipëri nuk ka biznese të teknologjisë dhe zhvillimit sepse sistemi arsimor po degradon përditë e më shumë, të rinjtë nuk shkollohen sepse askush nuk u ofron mundësinë të zhvillojnë dijen e tyre. Ajo çfarë i intereson qeverisë është një popull i paditur me shpresën se kështu mund ta komandojë më thjeshtë. Por historia ka treguar që askush nuk mund të shtypë një popull duke e lënë në errësirë, pasi dija ka përherë një rrugë për të gjetur njeriun.
Investimi në arsim është vetëm hapi i parë për të rikthyer shpresën tek të rinjtë, e këtë nuk mund ta presim nga qeveria e padijes! E kanë treguar!

Tragjedi! Merr flakë kamioni, digjen të gjallë 11 refugjatë

Tragjedi në Greqi. Një kamion ka marrë flakë pas përplasjes me një makinë duke djegur 11 refugjatë.
Viktimat janë djegur të gjallë dhe vetëm shoferi ka shpëtuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 5 e 30 të mëngjesit në afërsi të Kavallës.
Nga njoftimet e para behet e ditur se kamioni nuk i ka ndaluar policisë por ka rritur shpejtesine deri sa ka ndodhur perplasja fatale.
Bëhet e dfitur se, kamioni ka marrë flakë pas përplasjes me një mjet tjetër. Brenda në kamion ndodheshin të fshehur 11 refugjatë të cilët janë djegur të gjallë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Egnatia rreth orës 5:30. Refugjatët nuk dolën dot nga mjeti.

Kristaq Rama firmosi eksekutimin e viktimave të komunizmit sot i biri i tij po na poshtëron deri në ekstrem

Shoqata Kombëtare e Trashigimtarëve e të pushkatuarve politikë të Shqipërisë, Dega Malësi e Madhe i është drejtuar me një letër instancave më të larta shtetërore dhe ndërkombëtare për mos dhënien e dëmshperblimit nga ana e qeverisë së sotme. Sipas Shoqatës, familjet e viktimave të komunizmit me ligj trajtohen me dëmshpërblim vetëm me 8 vite heqje lirie, çka do të thotë më pak se dënimi agjitacion dhe propagandë i asaj kohe i cili trajtohej deri në 10 vite heqje lirie.
Në letër shkruhet se, “Kristaq Rama firmosi eksekutimin e viktimave të komunizmit ndërsa sot i biri i tij po na poshtëron deri në ekstrem”.

Shoqata Kombetare e trashigimetareve e te pushkatuareve politik te Shqiperise
Dega Malesi e Madhe
Leter e Hapur
Drejtuar trupes legjislative prane kuvendit te Shqiperise
Trupit diplomatic te akredituar ne Republiken e Shqiperise
Organizates te Drejtave te njeriut Helisnko Ëatch
Qendres Shqiptare per rehabilitimin e traumes dhe tortures QSHTR –ARCT
Avokatit te Popullit ne Republiken e Shqiperise
Gjykates Kushtetuese ne Republiken e Shqiperise
Ministrise se Drejtesise se Shqipersie
Keshillit te Europes
Fondacionit federal te studimitte diktatures komuniste ne Gjermanine Lindore
Fondacioni Conad Adenauer
Fondacioni maximillian Coble
Ne si Shoqate ju drejtohemi me kete leter te hapur te gjitha organeve te siperpermendura dhe mbare opinionit public kombetare dhe atij nderkombetare si me Poshte vijon:
Jane te pranuar me ligj mbi 6650 te pushkatuar me gjygj ose jo. Keto jete te humbura te pafajshme poltike dhe ajo qe sipas nesh perben nonsense eshte se me ligj trajtohen me demshperblim vetem me 8 vite heqje lirie do te thote me pak se denimi agjitacion dhe propaganda i asaj kohe i cili trajtohej deri ne 10 vite heqje lirie. Sipas nesh nje person qe eshte denuar me denim capital nuk mund te trajtohet ne demshperblim njelloj si nje person qe eshte denuar per agjitacion dhe propagande, dhe ky lloj ligji absurd diskriminues duhet te ndryshohet ne favor te personave te pushkatuar pra me denim capital ne demshperblim prej 25 vitesh burg.
Ne Shqiperi funksionin ne kodin penal denimi per terrorizem pra ky denim kapital ne funksion te denimeve poltike si psh viktimave te burgut te kryengritjes se Spaçit ne vitin 1973 ne Mirdite. Ju lutemi merreni ne analize kete fakt unik se çfare terrorizmi kane ushtruar te burgosurit brenda kampit te spaçit ? Kjo si shembull sepse eshte i vetmi rast e theksojme kete sepse denimi per terrorizem e perjashton te denuarin nga marrja e demshperblimit dhe nga çfaredo te drejte tjeter qofte dhe nga pafajesia .
Te gjithe te denuareve politik me gjygj ose jo u eshte sekuestruar pasuria, dhe me ligj duhet qe te ju kthehet ose fizikisht ose me kompnesim gjee cila nuk ka ndollur sidomos per djegjet e shtepive e thene ndryshe nga genocidi i ushtruar nga forcat e sigurimit te shtetit ne Shqiperi.
Ne Shqiperi akome dhe sot te pushkatuarit ose trashigimtaret e tyre nuk kane status megjithese eshte premtuar qe duhet te jete i barazvlefshem me statusin e veteranit ne nje kohe qe ish gjeneraleve te Enver Hoxhes dhe pse ata kane kryer krime genocide gjate luftes ato trajtohen me statusin e te perndjekureve me demshperblim paresor dhe pension suplementar dhe me dekorata plus atyre favore qe kishin nga sistemi Bolshevik i Enver Hoxhes.
Nje kapitull tjeter eshte dhe ai i varrezave te pushkatuareve ose te vdekureve neper burgjet ose internimet . Eshte folur shume per kete teme por sipas nesh eshte nje masthrim i mirefillte I rradhes per te mos thene nje basfemi sepse sigurimi i shtetit e di mjaft mire se ku ndodhen sidomos ata qe jane denuar me ve4ndime gjygjesore po jo vetem eshte e mundur te gjenden varrezat dhe tu jepen eshtrat te afermeve te tyre. Jane dhene eshtrat e te pushkatuareve te luftes Greqise dhe Italise kurse njerezve te pushkatuar nga diktatura jo? Kjo per ne eshte e papranueshme.
Nje kapitull tjeter shume i rendesishem eshte çeshtja e demshperblimeve. Te pushkatuarit politik trajtohen me demshperblim sikur jane denuar me 8 vite burg dhe sikurese e permend me siper ky eshte nje ligj diskriminues dhe i paparnueshem por as dhe ky ligj nuk zbatohet pasi duhej te kishte marre fund qe ne vitet 2015-2016 dhe deri sot vete nje pjese e vogel ka marre keste. Nje shembull per kete eshte vendimi i keshillit te ministrave numer 509 date 13.06.2013 I botuar ne fletoren zyrtare me numer 109 date 12 Korrik 2013 me ane te cilit urdherohet liste pagesa e 734 personave te ekzekutuar politik per demshperblim por deri me sot nje pjese e vogel e kesaj liste ka marre vetem dy keste.
Nje tjeter vrasje e kryer per se dyti eshte ligji i fundit i parlamentit te Shqiperise ku ndalon dhenien e demshperblimit te trashigimetareve te dyte psh mua personalisht me kane vrare nje te njetjen dite ne gusht te vitit 1950 gjyshin dhe babin kjo e provuar ligjerisht. Pse duhet te me mohohet mua gjyshi i cili u vra me djalin e tij ne te njetin vend dhe ne te njetjen dite. Per sa me siper kjo nuk eshte vetem per te pushkatuarit por dhe per ish te denuarit ose te internuarit politik.
Deshiroj te trajtoj dhe diçka si pjese e diskriminimit kunder shtrese se persekutuar poltike. Te gjithe te internuareve politik qe jane thuajse 11 000 iu eshte premtuar qe do te demshperblehen me 1000 leke te reja ne dite por ne dijenine time kjo nuk ka ndollur.
Nje problem tjeter eshte çeshtja e letrave me vlere qe sipas ligjit duhet te konvertohen ne lek kesh pas emetimit te tyre dhe kjo nuk ka ndollur kurre. Persa me siper eshte nje reagim i detyruar ndaj regjimit ose organeve te gjitha llojeve per veprimet ose mos veprimet e tyre te papranueshme ndaj shtreses sone. Me veprimet po tentohet te mohohet gjithçka qe na takon me ligj kombetare dhe ato nderkombetare duke shfrytezuar dhe faktin qe shtresa jone pakm dhe nga pak po largohet nga kjo bote qofte dhe per aresye personale edhe natural dhe pastaj te tjeret te gjendet para faktit te kryer.
A nuk iu duket nje krim i kryer edhe me ligj mos njohja e trashigimtarise e gjithe atyre martireve te fese ne Shqiperi qe nuk kan trashigimtare te radhes se pare.
Ne e dime se ka aq shume gjera dhe padrejtesi kunder shtrese sone per tu trajtuar por ne nje artikull kjo eshte e pamundur por perms ketyre rreshtave duam te bejme nje sensibilizim kombetare dhe madje dhe nderkombetare se nese dikur Kristaq Rama si ish-sekretar i Kuvendit Popullor me te drejten e ligjit firmosi eksekutimin e shume viktimave te komunizmit sot i biri i tij, Edi Rama jo vetem po masakron me ligj shtresen tone por dhe po i mohon çdo te drejte qe na takon dhe po na poshtron deri ne ekstrem.
Prandaj ne bejme thirrje qe kjo situate te ndryshoje sa me pare sepse sikurese ka thene dhe i madhi Churchill virtiyti me i larte njerezor eshte Guximi ne ditet dhe kohe te veshitra. Shtresa jone guxoj dhe sakrifikoj cdo gje duke kundershtuar vendosjen e atij regjimi famekeq pasajot e te cilit po i vuajme dhe sot dhe do t’i vuajme deri sa te vihet ne vend vertet drejtesia ndaj ketyre njerezve dinjotiz qe me guximin e tyre deshen te shpetonim vendin tone, por fatekqesisht ne ate kohe nuk arriten, Ndersa heret a vone ne pasardhesit e tyre do arrijme ta çrrenjosim cdo te keqe te atij sistemi per te mire e te ardhmes se vendit tone.

Ndoc Culaj
Kryetar i Shoqates se trashigimtareve e te pushkatuareve poltik
Dega Malesi e Madhe

Basha viziton të plagosurit e masakrës në Mat: Do të rivendosim me dorë të hekurt rendin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë mbrëmjen e sotme në familjet e 3 viktimave të ditës së djeshme në Mat, si dhe ka vizituar të plagosurin Astrit Hani.
Pas daljes nga spitali kreu i opozitës ka shprehur dhe njëherë ngushëllimet për familjet e 3 viktimave si dhe i ka uruar shërim të shpejt Hanit.
Ndërkohë Basha tha se, masakra e djeshme është e frymëzuar nga krimi në pushtet. Ndërsa shtoi se PD dhe opozita e bashkuar me ardhjen në pushtet do të rikthejnë sigurinë në vend, duke rivendosur me dorë të hekurt forcën e ligjit.
‘Dua të shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia për 3 familjet matjane që kanë humbur të dashurit e tyre. Dy djem të rinj dhe një baba bashkëshort në këtë ngjarje makabër, këtë masakër ndërsa ishin në krye të detyrës. Sonte sëbashku me kryetarin e Bashkisë së Matit, Kryetarin e Bashkisë së Klosit, deputeten Dhurata Çupa, kryetarin e PD-së, kemi qenë për ngushëllim tek familjet e Mentor Hoxhës, Erzen Alisë dhe Hamit Bucit dhe sapo kam vizituar dhe Atrit Hanin i cili për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhë nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Burrelit.
Ngjarja e djeshme ka tronditur jo vetëm Burrelin por gjithë shqiptarët, ajo tregon kapitullimin total të shtetit përballë krimit dhe gjendjen e pasigurisë që mbretëron nga Shllia në qendër të Tiranës, nga Shkodran ë Vlorë.

Modeli nga të cilat frymëzohen këto ngjarje kriminale ky 5 njerëz kanë humbur jetën brenda 24 orëve është ai që duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet nga një qeverisje e përkushtuar, një qeverisje e cila kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe është pranë tyre në ditë të vështira si kjo e sotmja.
I bëj thirrje kryeministrit të kyçë gojën që e përdor me fjalor harbuit për çdo gjë dhe tu shprehë ngushëllimet 3 familjeve dhe në veçanti familjarëve të 3 viktimave të kësaj masakra shtazarake, tu ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe të gjithë Shqipërisë, ndonëse kjam i bindur se çdo fjalë nga ana e tij nuk e zëvendëson ndjenjën e pasigurisë që mbijeton dhe as të ngushëlloj për dhimbjen e thellë që ndiejnë qytetarët e Matit.
Por dua t’i siguroj ata sikundër gjithë qytetarët shqiptarë se për mua, PD-në dhe gjithë opozitën, rivendosja me dorë të hekurt e rendit publik, rikthimi i moralit në forcat e rendit, kujdesi për jetën e qytetarëve, lufta pakompromis kundër krimit është prioritet numër 1. Ligji dhe rendi mund dhe do të vendosen me dorë të hekurt por parakusht për këtë është një qeveri e cila vjen jo si vullnet i kompromisit me krimin, por si vullnet për ta luftuar krimin.
Edhe njëherë dua tu ofroj ngushëllimet e mia 3 familjeve, shërim të shpejt zotit Hani, dhe tu shpreh mbështetjen time qytetarëve të Matit për largimin e krimit nga politika, largimin e krimit nga rrugët sheshet dhe nga qeveria për ta çuar atë aty ku e ka vendin para drejtësisë dhe prapa hekurave’, tha Basha.