27.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Bitcoin vazhdon rritjen rekord pas zgjedhjeve në SHBA, kriptomonedha arrin në vlerë e 107 mijë dollarëve

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij paszgjedhor për të arritur një rekord të ri rreth 107,000 dollarë, disa ditë pasi Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump propozoi përsëri krijimin e një rezerve strategjike kombëtare të kriptomonedhës.

 

Sipas Reuters, Bitcoin u rrit deri në 106,491 dollarë të dielën, sipas të dhënave të CoinDesk.

Monedha dixhitale më e mirë në botë ka shënuar fitime për shtatë javë rresht, periudha e saj më e gjatë e fitoreve që nga viti 2021, dhe është grumbulluar më shumë se 50% që kur Trump fitoi zgjedhjet presidenciale muajin e kaluar.

Bitcoin është rritur rreth 150% nga viti deri më sot, dhe ETF-të e bitcoin kanë parë hyrje prej 9.3 miliardë dollarësh që nga zgjedhjet në SHBA, sipas të dhënave të FactSet.

Niveli i 110,000 dollarëve shihet si pika tjetër kyçe pasi investitorët e kriptove synojnë të mbyllin vitin fort mbi 100,000 dollarë, duke rritur besimin në kriptomonedhën në vitin 2025.

Gentian Gaba: Hipokrizia e Berishës me “non gratën” e bën atë aleatin më të madh të Edi Ramës

Nga Gentian Gaba

Hipokrizia e Sali Berishës me “non gratën” është pak a shumë refren i njohur për shqiptarët, “bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”. Berisha, PD, opozita, qytetarët e kanë përshëndetur aksionin sanksionues të SHBA kur sanksionet ishin për PS-në. Berisha e konsideronte ndëshkim të rëndë kur pretendonte se Gramoz Ruçi nuk shkelte dot në Amerikë sepse i kishin hequr vizën, sot fshihet pas konspiracioneve, njëherë pas Soros, njëherë pas Bolton, njëherë pas Bashës, etj etj..

Fati i Sali Berishës, dhe disa akrobatëve që kanë nisur të hedhin pirueta nga interesi për karrige, është se Amerikës i kanë njohur qylin, pasi me ndihmën e SHBA janë arritur gjëra madhore për Shqipërinë. Ndërsa, në Maqedoninë e Veriut, ku Amerikës i kanë njohur luftën, sepse ia dinë mirë rëndësinë jetike në arritjet historike të shqiptarëve atje, nuk u treguan hipokiritë, por morën përgjegjësi politike, duke mos i mbivendosur partisë opozitare peshën e rëndë të fatit të një personi, që ka të gjitha mjetet ligjore për t’u përballur i vetëm me këto çështje.

Edi Rama është një kryeministër pa legjitimitet. Dosja Çyrbja provon lidhjen e politikës me bandat që kanë emëruar deputetët në listat e PS, duke transformuar rezultatin e zgjedhjeve të 2021, bashkë me korrupsionin e kudondodhur, aferat e panumërta gjatë 12 viteve, që ka mbrojtur e promovuar, e bëjnë atë bashkëfajtor apo të paaftë për të frenuar babësinë me të cilën po keqqeveris, në të dyja rastet duhet të largohet. Ai nuk i shpëton dot sanksionimit për korruptimin e McGonigal, as për minimin e demokracisë që po kryen në vend, por mbrojtja nga një grup deputetësh të një kauze si ajo e Berishës, pengon dialektikën normale të politikës të brendshme e të jashtme.

Koha për t’i hequr alibitë qeverisë më të korruptuar në Europë po rrëshqet si rëra nëpër gishta, kush nuk ngrihet në lartësinë politike dhe morale të momentit, duke e nxjerrë nga barku lepurin e interesit personal, do jetë aleati më i madh i Ramës në kurriz të një shumice dërrmuese që kërkon ndryshim.

Plakja e popullsisë rrit mungesën e krahu të punës në vendet e Evropës, një në katër të punësuar është emigrant! Ja sektori më “i preferuar”

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) migrantët luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në tregun e punës në shtetet europiane. Për ekonominë dhe zhvillimin ata janë “të domosdoshëm”, konstatohet në raportin (16.12.2024) e ILO-së. Potuajse një në katër të punësuar në Europë është ndërkohë migrant. 

 

Veçanërisht në vendet me të ardhura të larta migrantët po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Në Europën veriore, jugore dhe perëndimore kuota e të punësuarve migrantë në periudhën 2013 dhe 2022 nga 22,5 përqind është rritur në 23,3 përqind. Si migrantë konsiderohen të gjithë njerëzit, që punojnë në një vend tjetër dhe jo në atdheun e tyre.

“Migrantët e punës janë të domosdoshëm, për të përballuar mungesën e krahut të punës në mbarë botën dhe për të kontribuuar në zhvillimin ekonomik”, tha drejtori i përgjithshëm i ILO-së Gilbert F. Houngbo.

ILO në këtë grup përfshin si njerëzit në marrëdhënie pune, ashtu edhe migrantët, që punojnë pa dokumentacion të rregullt në vendin ku kanë migruar. Në krahasimin global kuota e migrantëve në raport me popullsinë në marrëdhënie pune në Europë si dhe në Amerikën e Veriut dhe në shtetet arabe është mjaft e lartë.

Punësim i lartë në sektorin e shërbimeve

Këto rajone nga njëra anë janë tërheqës për migrantët për arsyen se kanë të ardhura dhe standarde të larta, nga ana tjetër në to kërkesa për punëtorë është mjaft e madhe.Faktori kryesor për mungesën e krahut të punës në këto vende është plakja e popullsisë. Migrantët zenë vendet e punës, kur të punësuarit dalin në pension dhe njëkohësisht me këtë rritet edhe nevoja për punonjës në sektorin e kujdesit për të moshuarit.

Kjo pasqyrohet edhe në shifra: Tre të katërtat e njerëzve, që kanë qenë të punësuar si migrantë në Europë, kanë qenë të punësuar në sektorin e shërbimeve. Ndërsa kuota e popullsisë vendase në këtë sektor është pothuajse gjysma e të punësuarve.

Shkaqet për kuotën e lartë të papunësisë

Në mbarë botën kuota e migrantëve në raport me forcat e punës në vitin 2022 ka qenë 4,7 përqind. Numri i përgjithshëm i migrantëve në mbarë botën sipas ILO-së është rreth 284,5 milionë.

Rreth 255,7 milionë prej tyre kanë qenë mbi 15 vjeç, pra në moshë pune. Në jetën e punës kanë qenë të angazhuar 167,7 milion persona – 30 milion më shumë se në vitin 2013. Kuota e papunësisë tek migrantët me 7,2 përqind është pak më e lartë se tek popullsia vendave (5,2 përqind).

Arsyet sipas të dhënave të Organizatës së OKB-së ILO ndër të tjera janë vështirësitë gjuhësore, si edhe mosnjohja e diplomave apo edhe diskriminimi./DW

E zuri poshtë një masiv gruri teksa punonte, ndërron jetë 47-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku një 47-vjeçar ka ndërruar jetë pasi duke punuar e ka zënë poshtë një masiv guri.

 

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë.

Mësohet se gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin me iniciale G. S., 47 vjeç, banues në Berat.

Pasi është nxjerrë nga masivi i gurit, 47-vjeçari është dërguar për në spital, por nuk ka mundur t’u shpëtoj plagëve që ka marrë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në Berat.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit G. S. nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

U shpall non grata nga SHBA për korrupsion, Prokuroria e Shkupit kërkon arrest në burg për Artan Grubin

Në deklaratën e lëshuar nga organi maqedonas i akuzës nënvizohet se masa e paraburgimit duhet të zbatohet “menjëherë pas lokalizimit dhe arrestimit” të Grubit, i cili besohet se ndodhet jashtë vendit.

Mëngjesin e një dite më parë, forcat e rendit bastisën banesën e Grubit si dhe atë të ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami.

Policia thotë se gjatë këtyre kontrolleve janë siguruar prova që ngjallin dyshime se dy të akuzuarit, si persona përgjegjës në Shoqatën Aksionere, Lotaria Shtetërore, gjatë vitit 2023, kanë shkaktuar “dëme në buxhetin e Shoqatës në vlerë mbi 8 milionë euro, duke përvetësuar pasuri në mënyrë të paligjshme”.

Përvetësimi i pasurisë në mënyrë të paligjshme nga një zyrtar gjatë detyrës është i dënueshëm me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut. Përveç Grubit e Bajramit, në mesin e të dyshuarve duket se rezulton edhe vetë ish-kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Kallëzimi penal u dorëzua në Prokurorinë Publike në Shkup… Njëri prej të cilëve është ish-kryeministër, njëri është ish-zëvendëskryeministër, njëri është ish-drejtor i një personi juridik, njëri është ish-sekretar i përgjithshëm, pjesa tjetër janë nëpunës shtetëror që punojnë te njëri nga personat juridik”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili i bëri thirrje Grubit të kthehet ne vend dhe t`i besojë drejtësisë, nëse sic thotë, është vërtet i pastër si loti, siç u shpreh ai.

Sërish sherr mes adoleshenteve, i mituri kërcënon me armë një 16-vjeçar!

Sërish sherr mes adoleshentëve! Policia thotë se mbrëmjen e djeshme në Valias dy persona janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka kërcënuar me armë një 16-vjeçar.

 

Policia thote se gjatë operacionit u arrestua autori një shtetas 15-vjeçar, pasi dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 19:00, në Valias të Ri, ka kanosur me armë zjarri një shtetas 16 vjeç. Arma e zjarrit tip pistoletë, së bashku me krehrin dhe municionin luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, thote policia.

Njoftimi:

Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gun”.

Kanosi me armë zjarri një 16-vjeçar, arrestohet autori i dyshuar.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas informacionit të marrë se në Valias, një 15-vjeçar kishte kanosur me armë zjarri, një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gun”.

Gjatë operacionit u arrestua një shtetas 15-vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 19:00, në Valias të Ri, ka kanosur me armë zjarri një shtetas 16 vjeç. Arma e zjarrit tip pistoletë, së bashku me krehrin dhe municionin luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës material

Kryemadhi sërish në GJKKO

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sërish sot në ambientet e GJKKO, ashtu si edhe ditën e djeshme ajo është shfaqur me një bastun në dorë.

Diten e djeshme, deputetja e Partise se Lirise ishte në Apelin e GJKKO në lidhje me sekuestron e dy vilave.

“Mbytën” Spanjën me dr*gë, SPAK sekuestron 27 pasuritë e Kreshnik Budllës dhe Erneo Farrukut

Konfiskohen me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK pasuritë e Kreshnik Budllës dhe Erneo Farrukut.

Mësohet se bëhet fjalë për konfiskimin e të paktën 27 pasurive që kanë si burim paratë e siguruara nga trafiku i drogës në Spanjë.

NJOFTIMI I SPAK-ut

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 28.01.2021 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konfiskimin e pasurive në pronësi të subjekteve Kreshnik Budlla, Erneo Farruku, personave të lidhur me ta dhe personave të tretë”, baza ligjore Akti normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, (ndryshuar me aktin normativ nr. 35, datë 16.12.2020), miratuar me ligjin nr. 18/2020, datë 5.3.2020.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në nenet 16, 23 e 24 të aktit normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, si dhe në nenet 306 e vijues të Kodit të

Procedurës Civile, me vendimin Nr. 1, datë 16.12.2024, vendosi:

Konfiskimin e pasurive të sekuestruara me Vendimin nr. 148, datë· 29.09.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë:

1. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “truall”, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasit Kreshnik Budlla.

2. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasit Kreshnik Budlla.

3. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit ****, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasve Marsida Budlla dhe Kreshnik Budlla.

4. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit ****, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasve Marsida Budlla dhe Kreshnik Budlla.

5. Pasuria e llojit “apartament”, e ndodhur në rrugën ****, me nr. ****, kati i **** mbi tokë, me sipërfaqe **** m², me kontratën e porosisë ****, datë ****, të cilës shtetësja Marsida Budlla i’a ka blerë shtetases Sonila Papinova.

6. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasit Erneo Farruku. Kjo pasuri është e përfituar me kontratën nr. **** Rep., nr. **** Kol., datë ****.

7. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasit Erneo Farruku.

8. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “apartament”, me sipërfaqe **** m², me adresë: rruga ****, në pronësi të shtetasit Erneo Farruku.

9. Pasuria nr. ****, godinë banimi e shtetasit Erneo Reshit Farruku, e përfituar si aplikues me vetëdeklarimin nr. ****, datë ****, me adresë: ****.

10. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², e përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me kontratë dhurimi prej shtetasit Tonin Cani.

11. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², e përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me kontratë dhurimi nr.****, datë ****.

12. Pasuria shtesë ndërtimi me sipërfaqe **** m², e ndodhur në pasurinë me nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, si shtesë e ndërtimit ekzistues të përshtatur për lokal, ndërkohë që dhe vetë pasuria me nr. ****, volumi ****, faqe

****, zona kadastrale ****, rezulton e sekuestruar.

13. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, me sipërfaqe **** m², e përfituar nga shtetasit Reshit Vath Farruku dhe Xhixhe Farruku, në masën e **** të sipërfaqes së saj.

14. Pasuria e llojit “apartament”, me nr. ****, zona kadastrale ****, volumi ****, faqe ****, me sipërfaqe **** m², e ndodhur në ****, në pronësi të shtetasit Reshit Farruku, si dhe e blerë me “Kontratë shitblerje” me nr. **** Rep. dhe nr. **** Kol., datë ****, nga shoqëritë “Amfora”, “Jon2002” dhe “Mars 92”.

15. Pasuria e shtetases/së ndjerës Xh.I.F, e përfituar si aplikues me vetë-deklarimin nr. ****, datë ****, me adresë: ****. Për këtë aplikim subjekti është pajisur me leje legalizimi nr. ****, datë ****, godinë banimi **** kate + **** nëntokë, ****.

16. Pasuria e shtetases/së ndjerës Xh.I.F, e përfituar si aplikuese me vetë-deklarimin nr. ****, datë ****, me adresë: ****. Për këtë aplikim subjekti është i pajisur me leje legalizimi nr. ****, datë ****, godinë banimi **** kat, ****.

17. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “apartament”, me sipërfaqe **** m² zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të subjektit “Rrotull Beton”, me nr. NIPT-i K82210501B.

18. Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, volumi ****, faqe ****, me adresë: ****, në pronësi të shoqërisë “Rrotull Beton” sh.p.k.

19. Pasuria e llojit “arë”, me nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, aktualisht në pronësi të shoqërisë “Rrotull Beton” sh.p.k.

20. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetases Matilda Farruku.

21. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “truall”, me sipërfaqe **** m², nga kjo **** m² është godinë **** katesh, zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetases Matilda Farruku.

22. Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “apartament”, në pronësi të shtetases Matilda Farruku.

23. Pasuria e shtetasve Roland Reshit Farruku dhe Matilda Shkëlqim Farruku, si aplikues me vetëdeklarimin nr. ****, datë ****, (nga verifikimet në sistemin online), me adresë: ****. Për këtë aplikim nuk administrohet dosje fizike në arkivin e institucionit ASHK Durrës.

24. Mjetin me targë ****, tip autoveturë, i markës “Mercedes Benz”, i vitit 2014, me nr. shasie ****, në pronësi të shtetases Matilda Farruku.

25. Mjetin me targë ****, tip autoveturë, i markës “Smart”, e vitit 1999, me nr. Shasie ****, në pronësi të shtetases Marsida Budlla.

26. Subjektin tregtar “Eco Energy System” sh.p.k., me NIPT L31917501F, me administrator shtetasin Kreshnik Budlla.

27. Subjektin tregtar “Rrotull-Beton” sh.p.k., me NIPT K82210501B, me administrator dhe aksioner shtetasin Roland Farruku.

Kalimin në favor të shtetit të pasurive të konfiskuara.

·Heqjen e sekuestros të vendosur me Vendimin nr. 148 datë 29.09.2020 të

· Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë për pasuritë:

1. Pasuria e llojit “apartament”, me nr. ****, zona kadastrale ****, volumi ****, faqe ****, me sipërfaqe **** m², e ndodhur në ****, shkalla ****, kati ****, në pronësi të shtetasit Kreshnik Budlla.

2. Pasuria e llojit “apartament”, me nr. ****, zona kadastrale ****, volumi ****, faqe ****, me sipërfaqe **** m², ndodhur në ****, e sekuestruar si në pronësi të shtetasit Kreshnik Budlla, por realisht në pronësi të shtetasve Agim Jupi dhe Ronela Jupi.

3. Pasuria e llojit “apartament”, me nr. ****, zona kadastrale ****, volumi ****, faqe ****, me sipërfaqe **** m², e sekuestruar si në pronësi të shtetasit Kreshnik Budlla, por realisht në pronësi të shtetasve Agim Jupi dhe Ronela Jupi.

4. Pasuria e llojit “apartament”, me nr. ****, zona kadastrale ****, volumi ****, faqe ****, me sipërfaqe **** m², e sekuestruar si në pronësi të shtetasit Kreshnik Budlla, por realisht në pronësi të shtetases Hajdije Farruku.

5. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², e përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me “Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi” nr. ****. Pasuria është transkriptuar në favor të shtetasve Reshit Farruku, Xhixhe Farruku, Altin Farruku, Kreshnik Budlla (Farruku) dhe Erneo Farruku.

 

6. Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, lloji i pasurisë “ranishte”, me sipërfaqe **** m², e përfituar nga shtetasi Reshit Farruku me kontratë shitblerje. Kjo pasuri është transkriptuar në favor të shtetasit Kreshnik Budlla me “Kontratë Dhurimi”

nr. ****, datë **** (ku numri i vendosur nga organi i akuzës, që është dhe pjesë e vendimmarrjes, është i gabuar dhe duhet të korrigjohet, pasi në vend të numrit të pasurisë është shkruajtur numri i volumit/faqes, si dhe numri i saktë i saj është nr.

pasurie ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale **** me sipërfaqe **** m², e regjistruar ne volumin ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e ndodhur ne ****, tokë “ranishte”, regjistruar aktualisht në emër të Kreshnik Budlla).

7. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasit Erneo Farruku, (si pasuri që figuron e mbyllur në regjistrat publikë, duke u ndarë apo bashkuar në

pasuri të tjera, të cilat figurojnë të regjistruara në regjistra publikë të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si dhe që janë objekt konfiskimi.).

8. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetasit Erneo Farruku, (si pasuri që figuron e mbyllur në regjistrat publikë, duke u ndarë apo bashkuar në pasuri të tjera, të cilat figurojnë të regjistruara në regjistra publikë të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si dhe që janë objekt konfiskimi.).

9. Pasuria nr. ****, e krijuar si rezultat i ndarjes së pasurisë me nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², e përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me “Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi” nr. ****. Pasuria është e transkiptuar në favor të shtetasit Altin Farruku

me “Kontratë Pjestimi” nr. ****, datë ****.

10. Pasuria nr. ****, e krijuar si rezultat i ndarjes së pasurisë me nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², e përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me “Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi” nr. ****. Pasuria është e transkiptuar në favor të shtetasit Altin Farruku

me “Kontratë Pjestimi” nr. ****, datë ****.

11. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², e përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me “Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi” nr. ****.

12. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, me sipërfaqe **** m², nga e cila **** m² është “truall” dhe **** m² është “ndërtesë”, e përfituar nga shtetasi Reshit Farruku.

13. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, me sipërfaqe **** m², nga e cila **** m² është “truall” dhe **** m² është “ndërtesë”, e përfituar nga shtetasi Reshit Farruku.

14. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, me sipërfaqe **** m², e përfituar nga shtetasit Reshit Vath Farruku dhe Xhixhe Farruku në masën e **** të sipërfaqes së saj.

15. Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me sipërfaqe **** m², në pronësi të Reshit Vath Farruku, shtesë e pasurisë ****.

16. Pasuria e shtetasit Reshit Farruku, si aplikues me vetë-deklarimin me nr. ****.

17. Pasuria e shtetasit Reshit Farruku, si aplikues me vetë-deklarimin me nr. ****.

18. Pasuria e shtetasit Reshit Vath Farruku, e përfituar si aplikues me vetë-deklarimin nr. ****, me adresë: ****.

19. Pasuria e shtetasve Reshit Farruku dhe Erlinda Farruku, e përfituar si aplikues me vetë-deklarimin me nr. ****, me adresë: ****. (Nga verifikimet e kryera rezulton se kjo praktikë nuk i është nënshtruar akoma procedurave kualifikuese për legalizim.)

20. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, aktualisht në pronësi të shoqërisë “Rrotull Beton”. Nga informacioni i ardhur nga ASHK Durrës, kjo pasuri ka ardhur si rezultat i ndarjes së pasurisë nr. ****, e cila është përfituar nga shoqëria “Rrotull Beton” me kontratën nr. **** Rep. dhe nr. **** Kol., datë ****, kundrejt vlerës **** lek. Kjo pasuri figuron e mbyllur në regjistrat publikë, duke u bashkuar apo regjistruar më pas në pasuri të tjera, të cilat figurojnë të regjistruara në regjistra publikë të regjistrimit të pasurive të  paluajtshme, si dhe që janë objekt konfiskimi.

21. Pasuria e llojit “arë”, me nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, aktualisht në pronësi të shoqërisë “Rrotull Beton”. Nga informacioni i ardhur nga ASHK Durrës, kjo pasuri ka ardhur si rezultat i ndarjes së pasurisë nr. ****, e cila është përfituar nga shoqëria “Rrotull Beton”, me kontratën nr. **** Rep. dhe nr.**** Kol., datë ****, kundrejt vlerës **** lek. Kjo pasuri figuron e mbyllur në regjistrat publikë, duke u bashkuar apo regjistruar më pas në pasuri të tjera, të cilat figurojnë të regjistruara në regjistrat publikë të regjistrimit të pasurive të

paluajtshme, si dhe që janë objekt konfiskimi.

22. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetases Matilda Farruku.

23. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², zona kadastrale ****, me adresë: ****, në pronësi të shtetases Matilda Farruku.

24. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², e përfituar nga shtetasi Reshit Farruku, si ndarje e pasurisë nr. ****, si dhe e transkriptuar në favor të shtetasit Altin Farruku, me “Kontratë

Pjestimi” nr. ****.

25. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “truall”, me sipërfaqe **** m² dhe **** m² “ndërtesë”, (godinë **** katëshe banimi), e përfituar nga ndarja e pasurisë nr. ****, e transkiptuar në favor të shtetasit Altin Farruku me “Kontratë Pjestimi” nr. ****.

26. Pasuria e shtetasit Altin Reshit Farruku me nr. ****, e ndodhur në ****, me sipërfaqe të truallit të zënë **** m², viti i ndërtimit 2005.

27. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “garazh”, e ndodhur në rrugën ****, në pronësi të shtetasit Adriatik Xhaferri.

28. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “garazh”, e ndodhur në rrugën ****, në pronësi të shtetasit Adriatik Xhaferri.

29. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “apartament”, e ndodhur në rrugën ****, në pronësi të shtetasit Adriatik Xhaferri.

30. Pasuria nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, e llojit “arë”, me sipërfaqe **** m², e regjistruar me referencë nr. ****, në pronësi të shtetasit Adriatik Xhaferri, përfituar me “Kontratë Shitje” nr. **** Rep., nr. **** Kol.,

datë ****, kundrejt vlerës **** lek, pasi në regjistrat publikë kjo pasuri figuron e ndarë në dy pasuri, përkatësisht me nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale **** dhe nr. ****, volumi ****, faqe ****, zona kadastrale ****, pasuri këto të cilat figurojnë aktualisht në emër të Kreshnik Budlla, si dhe të cilat janë objekt konfiskimi.

31. Mjeti me targë ****, tip “autoveturë”, i markës “BMW X5”, i vitit 2007, me nr. shasie ****, në pronësi të shtetases Marsida Budlla.

32. Mjeti me targë ****, i markës “Mercedes Benz”, i llojit “ATP”, i vitit 2000, me ngjyrë të bardhë, me nr. shasie ****, në pronësi të shtetasit Erneo Reshit Farruku.

33. Mjeti me targë ****, i llojit “autoveturë”, i markës “BMW 730 D”, i vitit 2015, me ngjyrë e zezë, me nr. shasie ****, në pronësi të shtetasit Adriatik Fatmir Xhaferri.

34. Mjeti me targë ****, i llojit “autoveturë”, i markës “AUDI SQ7”, me nr. Shasie ****, i vitit 2016, me ngjyrë të zezë, në pronësi të shtetasit Adriatik Fatmir Xhaferri.

35. Mjeti me targë ****, i llojit “autoveturë”, i markës “BMW 730D”, me nr. Shasie ****, i vitit 2012, me ngjyrë të zezë, në pronësi të shtetasit Adriatik Fatmir Xhaferri.

36. Mjeti me targë ****, i llojit “motor”, i markës “BMW R1200RT”, me nr. Shasie ****, i vitit 2012, me ngjyrë gri të errët, në pronësi të shtetasit Adriatik Fatmir Xhaferri.

37. Mjeti me targë ****, i llojit “autoveturë”, i markës “Audi A4 Avant”, me ngjyrë gri të errët, me nr. shasie ****, në pronësi të shtetasit Altin Reshit Farruku

38. Subjekti tregtar “Regi Construction” sh.p.k., me nr. NIPT-i K92403501T, me administrator shtetasin Erneo Farruku dhe ortak shtetasin Reshit Farruku.

39. Subjekti tregtar “Ruin Bar”, sh.p.k., me nr. NIPT-i L51403037H, me administratore shtetasen Marsida Budlla dhe ortak shtetasin Kreshnik Budlla

40. Subjekti tregtar “Erneo Farruku”, person fizik me nr. NIPT-i L61408501R, me administrator Erneo Farruku, me seli në Armath, Manëz, Durrës, godinë private 1 (një) katëshe.

Konform nenit 31 paragrafi 4, 5, 6 të ligjit nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara” ndryshuar me ligjin nr. 19/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara”, shpenzimet gjyqësore dhe të administrimit të pasurive të sekuestruara, i ngarkohen subjekteve të aktit normativ.

Për administrimin e pasurive të konfiskuara ngarkohet Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Një kopje e këtij vendimi, pasi të marrë formë të prerë, t’i dërgohet brenda 24 orëve Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga marrja dijeni apo njoftimi i vendimit.

Tiranë, më datë 17.12.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

SHBA shuan “ëndrrat” për Berishën: Përsërisim se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për korruspion

Në një reagim, E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka riafirmuar qëndrimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara kundër korrupsionit, duke theksuar se nuk do të angazhohen me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.

Ajo e konsideroi një opozitë të shëndetshme si thelbësore për një demokraci të gjallë, por theksoi se procesi politik duhet të jetë i barabartë dhe i ndershëm për të gjithë, duke iu përgjigjr kështu akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Reagimi i plotë: 

Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.” – E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn

Shkollat profesionale, mes nevojës dhe mungesës së planifikimit

Pavarësisht një premtimi të qeverisë në vitin 2017 për të krijuar shkolla profesionale në çdo bashki, Shqipëria mbetet pas me vetëm 19 bashki që kanë institucione të tilla në vitin 2024. Me një numër në rënie të shkollave profesionale dhe nxënës që hasin vështirësi për të gjetur punë në fushat e tyre, ekspertët kërkojnë një strategji gjithëpërfshirëse për të adresuar nevojat e tregut dhe mungesat infrastrukturore.

Denis Tahiri

Në 10 Janar 2021, në Investigative Network Albania, do të publikohej shkrimi “U premtua për shkolla profesionale në çdo bashki të vendit, por nga 61 bashki vetëm 20 prej tyre kanë”. Shkrimi faktonte një premtim të bërë në planin e qeverisjes së Partisë Socialiste për mandatin 2017-2021, u premtuan investime në arsimin profesional dhe se çdo bashki do të kishte shkollë profesionale.

Katër vjet pas këtij premtimi, nga verifikimi i Faktoje rezultoi se vetëm 1/3 e bashkive kanë shkolla profesionale dhe një pjesë e tyre janë me financim privat. Edhe në ato bashki ku ofrohet ky lloj shkollimi, nxënës që kanë mbaruar shkollën profesionale e kanë pasur të vështirë gjetjen e një pune në zanatin e vet, ose në disa raste kanë gjetur punë jashtë vendit. Por si është situata aktualisht, pothuajse 8 vite pas bërjes së këtij premtimi?

Në shkrimin e realizuar nga Faktoje në vitin 2021, ajo që vihej re është ne në vend zhvillonin aktivitetin e tyre 35 shkolla profesionale, të cilat ishin të shtrira në 20 bashki. Ajo që theksohej në shkrim ishte gjithashtu edhe fakti që shumë ish-nxnësët të këtyre shkollave, ishin detyruar të emigronin pasi nuk kishin mundur të siguronin një vend pune në Shqipëri.

I tillë është edhe rasti i A.S,  i cili aktualisht ka mbaruar shkollën e lartë për drejtësi në një universitet privat në Shqipëri. Por 32 vjeçari nga Saranda, për shkollë të mesme zgjodhi shkollën profesionale të qytetit, në drejtimin “Hoteleri- Turizëm”.

E bëra 5 vite shkollen, por e pash që nuk kisha të ardhme me të dhe u rregjistrova për juridik në një universitet privat”, thotë ai. Aktualisht ai jeton mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ku mendon të shpërngulet përfundimisht.

As me juridikun nuk arrita të gjej një vend pune, kam 2 vite qe jetoj mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, andej punoj në ndërtim, por të paktën kam punë, siguroj të ardhura dhe së shpejti do të shpërngulem përfundimisht”, tregon ai.

Sipas të dhënave zyrtare të marra nga Ministria e Financave nëpërmjet një kërkese për informacion, numri i shkolla profesionale nga 2021 deri në 2024, ka një renie. Zyrtarisht, në 2021, në një përgjigjë zyrtare për “Faktoje”, Ministria e Financave thoshte se: “Në lidhje me kërkesen tuaj mbi shkollat profesionale, ju sqarojmë se aktualisht në vendin tonë zhvillojnë aktivitetin e tyre 35 shkolla profesionale”. Ndërkohë, në 2024 në listën e shkollave profesionale të vendosura në dispozicion të “Investigative Netëork Albania”, ky institucion liston vetëm 31 shkolla.

Por ndonëse premtimi ishte se do të kishte shkolla profesionale në 61 Bashki, ndërsa në 2021 kishte vetëm në 20 prej tyre, katër vite më pas, ka vetëm në 19 bashki.

Çfarë shkollash profesionale kemi dhe ku?

Në bashkinë e Durrësit, qytetin më i madh bregdetar në vend, rezultojnë dy shkolla profesionale.  Shkolla “Beqir Çela” ofron degë si Shërbime Mjetesh Transporti, Elektronikë, Teknologji Informacioni dhe Komunikim, Termohidraulikë dhe Mekanikë.  Ndërsa shkolla tjetër profesionale “Hysen Çela” ofron drejtime në Hoteleri-Turizëm, Tekonologji Ushqimore, Ekonomi-Biznes, Tekstil-Konfeksione dhe Detari.

Vetëm pak kilometra nga Durrësi, në Golem të Kavajës është shkolla profesionale “Charles T. Erikson” e cila ofron drejtime studimi në Ekonomi-biznes, Bujqësi dhe Veterinari.

Ndërkohë në kryeqytetin Shqiptar, janë funksionale aktualisht 5 shkolla profesionale. Shkolla Hoteleri-Turizë, e cila përvec drejtimit të hotelerisë ofron edhe atë të Tekonlogjisë ushqimore. Gjithashtu në Tiranë është edhe shkolla Teknike Ekonomike e cila ofron drejtime si Ekonomi-Biznes dhe Tekstil-Konfeskione. Një shkollë tjetër profesionale në kryeqytet ështe edhe “Gjergji Cano”, e cila ka dy fusha studimi, Elektronikë dhe Teknologji-Informacioni dhe Komunikimi, ku kjo e fundit, ofrohet edhe në shkollën profesionale TIK “Herman Gmeiner”.  Ndërkohë Tirana ka edhe një shkollë profesionale ndërtimi me emrin “Karl Gega”, e cila ofron fusha studimi si Ndërtim, Gjeodezi, Termohidraulikë, Përpunim Druri, Shërbim mjetesh Transporti, Mekanikë.

Edhe në Bashkinë Kamëz, shkolla profesionale specializim në Shërbime Sociale-Shëndetësore, Hoteleri-Turizëm, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Bujqësi, Ellektroteknikë.

Në bashkinë Fier, janë funksionale dy shkolla profesionale, “Petro Sota” dhe “Rakim Kryeziu”, situatë e njëjtë është edhe në Vlorë, ku operojnë shkollat “Pavarësia” dhe Shkolla Tregëtare. Ajo që bie në sy, është fakti që edhe pse Vlora është e fokusuar në industrinë e turizmit, vetëm në Shkollën Treëgtare ofrohen drejtime drejtime si “Hoteleri-Turizëm” dhe “Ekonomi- Biznesi”, dy degë këto ofrohen edhe në shkollën e vetme profesionale të bashkisë Sarandë, “Antoni Athanas”.

Ndërkohë në Bashkitë si Gjirokastra, Lushnja, Pogradeci, Elbasani, Cërriku, Lezha, Peshkopi, Rubik dhe Kukës, operojnë me nga një shkollë profesionale, ndërsa në Korçë, Berat, kanë veprimtari nga dy shkolla profesionale.

“Ndër bashkitë që kanë shkolla profesionale, ajo që ofron më shumë larmi në formimin profesional është Bashkia Shkodër. Në faqen zyrtare të këtij institucioni renditen 6 shkolla profesionale: Shkolla Teknike Industriale “Arben Broci”, ajo e Ndërtimit “Kolë Idromeno”, Artistikja “Preng Jakova”, Gjimnazi Gjuhësor “Shejnaze Juka”, shkolla Teknike Pyjore “Kolë Margjini”, ajo Teknologjike “Hamdi Bushati” dhe shkolla private Austriake Teknologji-Informacioni “Peter Mahringer””, thuhej në shkrimin e tre viteve më parë të realizuar nga “Faktoje”.

Por në 2024, duket se situata ka ndryshuar ndjeshëm, nga 6 shkolla profesionale, aktualisht janë vetëm 4: Shkollat “Hamdi Bushati”, “Arben Broci”, “Kolë Margjini” dhe “Ndre Mjeda”.

Eksperti: Shkollat të njëjtat profile, mungon infrastruktura mbështetëse

Ndërkohë që numri i shkollave profesionale në gjithë territorin e vendit është ulur, ajo që bie në sy është se jo rrallë herë shumë nga këto shkolla, profilizimet e tyre janë të njëjta. Për ekspertin e arsimit, Ndriçim Mehmeti, problemet janë të shumta, duke nisur nga fakti që sipas tij, i shërbejnë tregut të jashtë të punës.

Ne kemi një natyrë të shkollave profesionale që janë të tërhequra nga tregu i punës, por në një treg pune që është jashtë vendit”, thotë ai duke shtuar që ata që janë profilizuar më së shumti janë në fushën e telekomunikacionit dhe IT, ku sipas tij, pak janë ata që janë të profilizuar në fusha ekonomike që janë të kërkuara apo kërkohen në tregun e brendshëm.  Ndërkohë, zoti Mehmeti ngrin edhe një pyetje nëse kemi vërtet nevojë për 61 shkolla profesionale, nga një në çdo bashki kur nuk kemi nxënës dhe as politika për ta mbështetur.

Përgjigjia në këtë rast është jo,” shprehet ai, duke theksuar se nuk kemi një strategji të qartë për arsimin profesionale dhe mbi të gjitha nuk kemi një mbështetje profesionle – “Me një arsim i cili merr më pak se 2.5% të PBB ne e kemi të vështirë që të bëjmë 61 shkolla profesionale dhe ti profilizojmë në nevojat që kanë bashkitë apo rrethinat për t’iu përgjigjur tregut të punës.”

Për zotin Mehmeti, duhet krijuar një strategji që punësimi nga këto shkolla të nxitet nga vet shteti duke u siguruar praktika pranë bizneseve dhe këto biznese të lidhin kontrrata me shkollën por edhe me vet individës ku shteti të futej si ndërmjetës për të ndihmuar në lehtësimin e taksave dhe tatimeve për aq punonjës sa do të merrnin.

Pra nga njëra anë sigurojmë punonjës të kualifikuar dhe nga ana tjetër shteti krijon lehtësira që ky biznes të zhvillohet”, thotë ai.

Por eksperti thekson urgjencën e pasjes së një studimi të tregut të punës, duke shtuar që është e nevojshme edhe ngritja e një portali të tregut të punës për arsimin profesional në të cilin të thuhet se cilat janë nevojat që kemi sot, çfarë kualifikimesh kërkohen dhe cila është paga që u ofrohet këtyre profesionistëve.

Në këtë mënyrë ne mund të joshim edhe njerëzit të cilët shkojnë, pra unë shkoj në këtë shkollë, kjo shkollë më jep këto përfitime në të ardhmen dhe më jep këto mundësi punësimi”, thotë ai.

E ndërsa arsimi profesional në vend, jo vetëm që nuk ka shkuar drejt krijimit të 61 shkollave profesionale, por ka bërë regres, nevoja për rritjen e kapaciteteve, profilizimit të tyre dhe mbështetjes tashmë duket qartë nga mungesat e punonjësve të specializuar që kemi në vend në industrinë e turizmit./ina-media