22.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Masakra nga kryetari i PS në Mat, reagon Basha: Një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot në Mat, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe një tjetër i plagosur.
Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se ngjarja e sotme ishte një dëshmi e qartë se si është denigruar shteti shqiptar.
Postimi i plotë i kryetarit Basha:
Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.
Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen
Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.
Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë.

Në foto, autori i masakrës

Një vrasës në kërkim të nënkomisarit që denoncoi përdhunimin nga djali i deputetit

Durim Bani udhëtoi jashtë Shqipërisë, pasi u lirua nga Policia, pas aksionit të saj në Nikël të Krujës.
Durim Bami u ndalua nga policia 3 javë më parë pas një aksioni të papritur në Nikël. Pak orë pas ndalimit, Bami u lirua pa asnjë akuzë, dhe duket se kjo e ka bërë të niset drejt udhëtimit për në Zvicër.
Pas këtij informacioni, Policia zvicerane ka shtuar masat e sigurisë për oficerin Emiljano Nuhu.
Burime nga sistemi TIMS bëjnë me dije se Durim Bami ka dalë jashtë Shqipërisë më 6 tetor. Bami ka kaluar pikën e Morinës dhe më pas është larguar me avion nga Kosova, dyshohet drejt Zvicrës.
Policia zvicerane transferon Emiliano Nuhun në strehim të sigurt. Më parë Emiljano Nuhu jetonte pranë kampit të azilantëve. Emiljano Nuhu denoncoi dhunën ndaj Xhisiela Malokut në 26 shtator.
Emiljano Nuhu kishte deklaruar se ishte larguar nga vendi pasi kishte mësuar nga rrjeti i tij informativ se Durim Bami ishte kontaktuar për eliminimin e tij.
Emiljano Nuhu kishte deklaruar se ai është kërcënuar në zyrën e tij të punës në stacionin policor të Fushë Krujës nga deputeti i PS-së Rrahman Rraja në prani të Taulant Ballës dhe kryebashkiakut të Krujës Artur Bushit.

Denoncimi: Drejtori i PS legalizon për dajën e tij edhe kabinën elektrike (dokumente)

Ish-Kryeministri Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, të cilin ky i fundit e mbështet me foto dhe dokumente, ku pretendon se kryetari i asamblesë së PS-së, ish-drejtor i ALUIZNI i cili u shkarkua me urdhër të ministres, ka legalizuar një sipërfaqe toke në emër të dajës së tij, duke përfshirë edhe kabinën elektrike dhe një garazh.
Sipas tij: “Kjo siperfaqja pa objekt vetem me nje garazh te vogel eshte legalizuar ne emer te dajos te tij Arjan Beqo dhe nje tjeyri Garazhi me lart.Ky objekti me poshte eshte kabine elektrike dhe e ka legalizuar per objekt.M.”
Postimi i plotë
Drejtori siçilist, qe lumturon dajon duke legalizuar per te edhe kabinen e elektrikut, cohet per ndjekje penale por dora e ngrohte e partise e emeron sekretar te PS! sb Pershendetje. Meqense para disa ditesh fole per krietarin e ri te asamblese te PS ish drejtorin e ALUIZNI qe u shkarkua me urdher te ministres dhe u dha per ndjekje penale po ju dergoj disa fakte te shkeljeve te tij ne kete drejtori.
Kjo siperfaqja pa objekt vetem me nje garazh te vogel eshte legalizuar ne emer te dajos te tij Arjan Beqo dhe nje tjeyri Garazhi me lart.Ky objekti me poshte eshte kabine elektrike dhe e ka legalizuar per objekt.M. Te lutem publikoje ato shkeljet qe ju dergova per ish drejtorin e ALUIZNI Sarande pasi jane fakte qe jane cuar dhe ne prokurori dhe ata flene mbi dosje dhe se drejtori pretendon dhe ne te njejten kohe kryetar bashkie. Ju flm

 

Zbardhen detajet, ja si u arrestua ‘Babalja’ me porosi të Ramës në qendrën e azilantëve në Prishtinë

Albert Veliu, i njohur si “Babalja”, është arrestuar sot në Kosovë me porosi të Ramës. Sipas mediave në Kosovë, Albert Veliu u arrestua për llogari të autoriteteve shqiptare.
Veliu u vu në pranga në qendrën e azilit në Prishtinë dhe më pas u dërgua në paraburgim.
Albert Veliu ishte në Kosovë pasi kishte aplikuar për azil politik, fill pas skandalit të audio-përgjimit që pretendohet se është kryer mes tij dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Pak ditë më parë, ndaj Veliut, të njohur edhe si “Babalja”, është vendosur masa e arrestit me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë.
Organi i akuzës e akuzon Albert Veliun për veprat penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”.

Ja kush është autori i masakrës së Matit, kryetar i PS-së

Autori i masakrës së Matit ku mbetën të vrarë tre persona, Kujtim Koxha i cili u arrit që të kapej nga Policia pas një sërë kërkimesh në zone, mësohet se ka qenë kryeplak i fshatit Shëlli, ku ndodhi dhe ngjarja, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste të fshatit Shëlli.
Koxha mësohet se ka pasur dhe më herët konflikt me punonjësit e Bashkisë, dhe ka pasur pikërisht momentin kur ata kanë qenë duke drekuar për t’i qëlluar.
Pas kësaj masakre, ka arritur në tre numri i viktimave, ndërsa i plagosur është edhe një i katërt.
Personi i tretë që humbi jetën në spitalin e Traumës, është Hamit Buci. Personi i dytë që ka humbur jetën, është Erzen Aliaj, i cili ishte nisur më herët me helikopter drejt Tiranës. Ndërsa në çastet e para të ngjarjes, i vrarë mbeti Mentor Hoxha.
Tre punonjës të bashkisë së Matit, Mentor Hoxha, Erzen Alia, Hamit Buçi u ekzektuaun në krye të detyrës nga një kriminel mizor, Kujtim Hoxha, i cili u mori jetën me bresheritë e automatikut që derdhi mbi ta tek po hanin drekë. Perveç tyre ka mbetur i plagosur edhe punonjësi i Bashkisë, Astrit Hani.
Humbet jetën edhe një person i tretë
Ka humbur jetën edhe një tjetër prej të plagosurve. Për pasojë numri i të vrarëve ka shkuar në tre, ndërsa i plagosur është edhe një i katërt.
Personi i tretë që humbi jetën në spitalin e Traumës, Hamit Buci. Personi i dytë që ka humbur jetën, është Erzen Aliaj, i cili ishte nisur më herët me helikopter drejt Tiranës. Ndërsa në çastet e para të ngjarjes, i vrarë mbeti Mentor Hoxha.

Më herët Policia e Matit ka dhënë detajet e para për ngjarjen e orës 14:00 të ditës së sotme.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme.
Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi Kujtim Koxha 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.
Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.
Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, në një lokal.
Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.
Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje.
Rreth një orë pas ngjarjes, arrestohet autori i ngjarjes në fshatin Shëlli, Mat, ku mbeti i varë një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap në një urë në Burgajet.
Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Artistë dhe qytetarë, marshim proteste drejt Kryeministrisë në mbrojtje të Teatrit

Qytetarë, artistë dhe akktivistë të shumtë kanë vazhduar protestën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar edhe sot pasi presidenti Meta ktheu sërish ligjin që parashikonte shembjen e godinës së teatrit.
Protestuesit kanë marshur drejt kryeministrisë ku i kërkojnë Ramës të tërhiqet nga ky ligj që parashikon shembjen e Tearit Kombëtar.
Ata kanë bërë thirrje kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë që sipas tyre duhet të tërhiqet pasi “kjo qeveri ka rënë”. Ndërkohë që kanë falenderuar presidentin Meta që sipas tij mbrojti kulturën.
Presidenti i Republikës Ilir Meta riktheu sot për herë të dytë ligjin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Presidenca argumentoi se ligji i dytë, që u miratua në sesionin e ri parlamentar në shtator është rikthyer, pasi nga dekreti i parë, që pavarësisht se u miratua në Kuvend nga shumica, nga 9 pikat që kreu i shteti kërkoi për rishqyrtim, u mor në konsideratë vetëm njëra, por edhe ajo jo e plotë.
Edhe pse në ligjin e ri që u miratua nga Kuvendi në shtator hapet gara për kompanitë e interesuara për ndërtimin e Teatrit të ri, Meta thotë se kjo pikë ka shkelje, pasi paracakton fituesin. Presidenti shprehet ligji i ri parashikon se çdo subjekt që dëshiron të konkurrojë, është i detyruar që të lidhë, apo të ketë lidhur marrëveshje me pronarët e truallit ku do të zhvillohet projekti.
Sipas Metës, njëri prej këtyre pronarëve rezulton të jetë propozuesi i parë i këtij projekti ‘Fusha’, me të cilin Kuvendi me procedurë të përshpejtuar kishte përcaktuar për të bashkëpunuar me të, me trajtim preferencial nëpërmjet një ligji të veçantë, tashmë të rrëzuar.

Kacafytje mes bandave në polici dhe SHKB-së në komisariatin e Fushë-Kkrujës, krimi bën ligjin

Zhvillime të forta vijnë ende nga komisariati i Fushë Krujës, aty ku nisi çështja “Xhisiela” e u kërcënua nënkomisari Nuhu dhe ende nuk kanë përfunduar. “Kacafytje në narko-komisariatin e Fushë Krujës!” Kështu ka njoftuar sot ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të një punonjësi të këtij komisariati. Kacafytja ka ardhur pas zbarkimit të punonjësve të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankimimit, që po hetojnë ngjarjet e e fundit të lidhura me denoncimin e Xhisiela Malokut dhe të nënkomisarit Emiljano Nuhu me drejtuesit aktualë të këtij komisariati.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Kacafytje ne narko-komisariatin e Fushe Krujes!
Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb
Miredita z Berisha, jam polic, desha te ju informoje se dje me dt 10 ne rajonin e policise f kruje erdhi nje ekip kontrolli i shcb dhe kan kontrolluar librin e sherbimeve te policeve te rajonit dhe procesverbalet e disa ngjarjeve ne qytetin e f krujes perfshire rastin xhisiela e per kete ka pasur debat e ofendime sharje banale gjer dhe shtyrje me grupin e kontrollit pasi nuk eshte pranuar oferta e shcb dhe nga sa flitet brenda rajonit te policise f kruj tritoli i hedhur ne shtepin e mamas te se xhisieles e te prinderve te saj ram muca ne larushk eshte nje loj e lojrtarve me krime ne kurriz te familjes rraja dhe ramazan rrajes djalit te xhelal rrajes i kujdesur per telenovelen tritolin e hodhi opozita e krimet 28 vjecare te familjes rraja veasje trafik droge e dhunime e perdhunime te quhen akuza politike.

SHÇBA nuk mohon kacafytjen në Komisariatin e Policisë së Fushë Krujës
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme (SHÇBA) ka reaguar sot në lidhej me mesazhin e publikuar nga Ish-Kryeministri Sali Berisha, për një “kacafytje” mes punonjësve të SHÇBA-së dhe atyre të Policisë në stacionin policor të Fushë Krujës.
Në reagimin e saj SHÇBA, duke qëndruar në pozitat e një reagimi politik, nuk mohon “kacafytjen”, por pohon se një grup i SHÇBA-së, kanë shkuar në këtë komisariat.
“Në zbatim të urdhrit për kryerjen e veprimeve hetimore, të datës 4 tetor 2018, të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, punonjës së SHÇBA kanë kryer veprime të deleguara në vijim të hetimeve për çështjen ‘Nuhu’. Ky grup më datën 10 tetor 2018 ka shkuar dhe, ndër të tjera, ka kryer veprime për sqarimin e rrethanave në Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës.
SHÇBA e konsideron postimin e deputetit Berisha si intimidues dhe tentativë presioni ndaj këtij Shërbimi në punën e tij për zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të saj, për të përballur personat përgjegjës me drejtësinë”, thuhet në reagimin politik të SHÇBA-së.

Qëllohen me armë dy punonjës të bashkisë së Matit, tre viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mat. Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Shëlli të Matit ky dy punonjës të Bashkisë së Matit kanë mbetur të plagosur. Dyshohet se njeri nga të plagosurit ka vdekur, por policia ende nuk ka dhënë asnjë njoftim.
Ndërkohë, ka shkuar në tre numri i personave të vrarë nga Kujtim Koxha në Mat, i cili qëlloi me armë ndaj disa punonjësve të bashkisë.
Policia bën me dije se shtetasi Mentor Hoxha, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa viktima tjetër Erzen Aliaj, nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në Tiranë ku do të merrte edhe një trajtim më të specializuar. Pak më vobnë ka ndërruar jetë në spital edhe një tjetër i plagosur. Për pasojë numri i të vrarëve ka shkuar në tre, ndërsa i plagosur është edhe një i katërt.
Personi i tretë që humbi jetën në spitalin e Traumës, Hamit Buci. Personi i dytë që ka humbur jetën, është Erzen Aliaj, i cili ishte nisur më herët me helikopter drejt Tiranës. Ndërsa në çastet e para të ngjarjes, i vrarë mbeti Mentor Hoxha.

Më herët Policia e Matit ka dhënë detajet e para për ngjarjen e orës 14:00 të ditës së sotme.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme. Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi Kujtim Koxha 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.
Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.
Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, në një lokal.
Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.
Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje.
Rreth një orë pas ngjarjes, arrestohet autori i ngjarjes në fshatin Shëlli, Mat, ku mbeti i varë një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap në një urë në Burgajet.
Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Uragani “Michael” godet SHBA-të, dëme të mëdha në Florida

Stuhia më e fuqishme që ndonjëherë ka goditur pjesën veriperëndimore të Floridës në SHBA, ka shkaktuar përmbytje dhe ka shkatërruar shtëpi.
Uragani Michael zbarkoi të mërkurën pasdite si stuhi e kategorisë tre, me erëra prej 200 kilometrash në orë, në rajonin Penhendëll.
Një person vdiq nga rrëzimi i drurit, thanë zyrtarët.
Stuhia la afro 500,000 njerëz pa energji elektrike në Florida, Alabama dhe Xhorxhia, thanë shërbimet e emergjencës.
Guvernatori i Floridës, Rick Scott, ka paralajmëruar më herët për “shkatërrim të paimagjinueshëm”, duke thënë se do të jetë stuhia më e keqe në 100 vjet.
Mbi 370,000 njerëz në Florida janë urdhëruar të evakuohen.
Michael, gjatë fundjavës, ka vrarë së paku 13 njerëz në Amerikën Qendrore: gjashtë në Honduras, katër në Nikaragua dhe tre në El Salvador.

Presidenti Trump po shqyrton kandidaturat e reja për ambasador në Kombet e Bashkuara

Presidenti Donald Trump tha se ka folur me një nga ish-këshilltaret e tij, Dina Powell, rreth mundësisë për të zënë vendin e zonjës Nikki Haley si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara dhe se ka në plan të bisedojë me kandidatë të tjerë për këtë post.
Zoti Trump tha në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, se Dina Powell është vetëm një nga shumë njerëz kandidatura e të cilëve po shqyrtohet.
Zonja Haley njoftoi të martën se po dorëhiqej nga posti i ambasadores së SHBA dhe se do të largohej para fundit të vitit.
“Ka qenë një nder i jetës sime,” tha zonja Haley dje, duke komentuar pranë Presidentit Trump në Zyrën Ovale, ku ata njoftuan vendimin për largimin e saj.
Ish guvernatorja e Karolinës së Jugut është parë nga analistët si një zë relativisht i moderuar në kabinetin e zotit Trump.
Emërimi i saj si ambasadore në OKB u pa si një surprizë, sepse ajo ishte shihej si kritike e stilit konfrontues ndaj kandidatit Trump gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës, si dhe një përkrahëse e tregjeve të lira dhe tregtisë globale, ndryshe nga politika “Amerika e Para” e zotit Trump.
Nikki Haley është një tjetër zyrtare e lartë e administratës Trump që jep dorëheqjen. Por nuk është e qartë se çfarë ndikimi do të ketë largimi i saj në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara:
Largimi i zonjës Haley, nënkupton se një zë republikan tradicional në politikën e jashtme amerikane nuk është më, në një Shtëpi të Bardhë, që nganjëherë nuk ka mbajtur qëndrime aspak tradicionale.
“Kjo detyrë ka qenë një nder për mua”- tha zonja Haley.

“Keni bërë një punë të shkëlqyer dhe për këtë ju falenderoj pa masë,”- tha Presidenti Trump.
Si ambasadore në Kombet e Bashkuara, Haley ka qenë në përkrahëse e zëshme e disa prej politikave më të debatueshme të presidentit Trump, si vendimin për ta çuar ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, prerjen e ndihmës për udhëheqësit dhe refugjatët palestinezë dhe dhe tërheqjen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Por nganjëherë, Haley ka mbajtur pozicione të ndryshme nga Presidenti.
Ajo është kritike e hapur e Rusisë, duke krijuar kështu fërkime me të. Dhe ajo mbështet tregtinë e lirë.
Por të martën, marrëdhëniet mes tyre u dukën të mira.
“Pyetjes në se do të kandidoj në zgjedhjet e 2020 do t’i përgjigjesha: Jo, nuk do të kandidoj. Por ju premtoj se do të zhvilloj fushatë për presidentin Trump”, – tha zonja Haley.
Analistët thonë se edhe pa zonjën Haley, në administratën Trump ka zëra të ngjashëm me të për politikën e jashtme, si Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton.
“Unë mendoj se Ambasadori Bolton dhe Sekretari Pompeo kanë qëndrim të ngjashëm me ambasadoren Haley për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe qëndrimin tonë në Kombet e Bashkuara, prandaj, pres që të ketë vazhdimësi,”- thotë analisti Brett Schaffer.
Në kushtet kur nga Shtëpia e Bardhë janë larguar vazhdimisht zyrtarë të nivelit të lartë, zonja Haley ka qëndruar në detyrë më gjatë se çdo zyrtar i lartë i politikës së jashtme. Megjithatë, nuk është e qartë se çfarë ndikimi ka për të patur kjo ngjarje.
“Në këtë adminstratë për shembull, kemi patur deri tani tre këshilltarë për sigurinë kombëtare. Këto ndryshime e bëjnë të vështirë të kihet një politikë koherente. Mendoj se ky president e vështirëson dyfish situatën, sepse ai ndryshon shpesh mendje, duke kaluar në mënyrë radikale nga njëri kah në tjetrin,”- thotë analisti Ben Friedman.
Shumica e vëzhguesve janë të një mendimi, se tani në moshën 46-vjeçare, Nikkie Haley ndoshta nuk po largohet për gjithmonë nga skena e politikës kombëtare.