19.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025

Del video skandaloze, Alizoti u mor peng nga Drejtori i Policisë, roli i Ballës, dëshmia

Deputeti Salianji ka paraqitur në “Opinion” një video skandaloze në të cilën rrëfehet dëshmitari kyç i Prokurorisë që pretendon se ka qenë ai njeriu që ka imituar zërin e Agron Xhafës.
Në atë video të shkurtër prej katër minutash, Fred Alizoti tregon se si Drejtori i Policisë e ka marrë thuajse peng dhe e ka çuar me makinën e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar nën presion dhe joshje për të deklaruar se zëri në përgjimin e Babales ishte i tiji dhe jo i Agron Xhafës.
Alizoti tregon se në derën e Prokurorisë e ka pritur Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Ballad he e ka shoqëruar në ambjentet e Prokurorisë duke i kërkuar që të kalojë në anën e tyre se do ti jepnin para dhe do ta dërgonin jashtë vendit.
Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di se po regjistrohet thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.
“Je me ne apo me ata” – i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit. Ky i fundit thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë.

Ai rrëfen se si po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen.
Në rrëfimin e tij Alizoti phon se ai nuk dinte asgjë në lidhje me përgjimin që i ishte bërë Xhafës nga babalja dhe se si ishte realizuar. Alizoti thotë se atë e kiishte marrë në shtëpinë e tij Drejtori i policisë bashkë me shoferin e vet. “Ka qenë ora 8 e darkës kur erdhën bahskë dhe më morën.
Më çuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe kërkuan që të pranoja se zëri në inçizim ishte i imi”, tregon Alizoti në rrëfimin e tij në videon e transmetuar në “opinion”.
Pasi deputeti i PD Salianji nxori video qe dogji dhe përvëloi dëshmitarin e prokurorisë që mbronte Agron Xhafën duke thënë se atij i kishte bërë presion drejtori policisë Ardi Veliu, në vend që të kuptonin se si ishte manipuluar hetimi, Nano dhe Vangjeli u hakërryen me sharje dhe ofendime për opozitën duke e braktisur rrolin e gazetarit që kërkon të vërtetën dhe duke marrë rrolin e militantit.
Në vënd që të pyesnin se si qe e mundur qe personi ku prokuroria kishte mbështetur gjithë akuzën fallco dilte në këtë mënyrë, ata u hodhën me sulme personale ndaj Salianjisit me fjalët më fyese dhe duke e parë si mjerimin e opozitës.

Zbardhaj e përgjimit
Fredi – Tani do më dëgjosh ti mua?
Tjetri – Po?
Fredi – Nga 200 ulu 100
Tjetri – Pse do të takonte Taulanti ty te prokuroria psh?
Fredi – Ti e di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë, ça e ka ai, nga Delvina, nga është ai.
Tjetri – Si të ka marrë?
Fredi – Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je m’tha se e kishin numrin e telefonit në prokurori. I thashë unë jam te lagjja. Ka ardh MB, makinë e zezë, m’ka marrë, m’ka çuar n’prokurori. …
Fredi – Ky ropqiri tani ishte me dy veta, Taulanti, ishte ballë përballë me prokurorinë, ç’është një lokal aty.
Tjetri – Po, ka shpinë aty.
Fredi – Po, biles kam pirë dhe një kafe aty dhe filloi të më blinte mendjen, kupton.
Fredi – E kupton ti, muhabete, s’kam gisht fare unë me këtë muhabet, di që e kam shok
Tjetri – Dhe nje herë, Drejtori i Përgjithshëm nuk ka pse vjen me të marrë ty me makinë.
Fredi – Ky është muhabeti, në daç besoje, në daç mos e beso. Këto qe të thashë tani janë të vërteta.
Tjetri – Të vërteta që ka ardh Taulanti, ka bë muhabet me ty e t’ka thënë e…
Fredi – Po, po, të gjitha të gjitha, biles më ka dhënë dhe kafe.
Tjetri – Ky drejtori i ri që është vënë?
Fredi – po, ore më vdekshin dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë
Tjetri – Kush drejtor, drejtori i Tiranës?
Fredi – Ky Ard Veliu o vlla.Tjetri- Si, të erdhi të mori ty nga atje?
Fredi – Po ore, po vlla. Ore unë po të them kshu tani. Po ju betohem dhe njëherë më vdekshin ça kam në shpi, në ju gënjej.
Tjetri – S’ke faj që je i lodhur e je friksum o burrë, s’ke faj o burrë. Me gjithë mend të ka marrë ty Ard Veliu me të bë presion, se formë presioni është me të marrë me makinë
Fredi – Po kot e ka me mua, se unë kam bërë 14 vjet burg o vëlla.
Tjetri – Po mirë pra mirë, presion është
Fredi – Unë kam berë ç’nuk ka bërë njeri, do më bëjnë mua këta ropqira. Unë qetë, me qetësi, kupton ti.

Tjetri – E ça thotë rrugës
Fredi – Po kot ore, provokime, gjëra, kupton ti. Me kë je, me ne apo me këta. S’kam votu ndonjëhere në jetën time i thashë, kam ndenjt tërë jetën në Spanjë i thashë. Thashë me vete, kur kam bërë unë biruca, ti ke qenë…
Tjetri – Po Taulanti me kë ishte, njifshe ndonjë nga ata që ishte Taulanti?
Fredi – Ishin dy çuna, një ezmer me flokë gështenjë
Tjetri – Taulanti si ishte vesh? Me kostum ishte?
Fredi – Me kostum
Tjetri – Te ça lokali ishit?
Fredi – Te një lokal aty mbrapa.
Tjetri – Te pallatet e Sadriut?
Fredi – Unë s’të gënjej o vlla
Tjetri – Ore a e sheh që i hoqa gjithë telefonat, me çantë me të gjitha
Fredi- se ti kur te them një llaf unë, te dridhet trupi. Të duket sikur unë po të ashu..
Tjetri – O Fredi, unë të pashë qëparë, e di sa i tensiunum që ishe. Po ta regjistroje veten qëparë e ta shifshe veten tate, do thojshe paskam qenë me gjithë mend n’siklet. Ishe shumë i skletum. Thashë unë këtij i kanë bo presion këtij, i kanë ofru noj gjo, ky s’do me dalë jashtë vetes së vet me shtrembëru gjonat, se nesër i bie përgjegjësia, atij i prish punë, vetes tate i prish punë, kur..
Fredi – Po jo se nuk bëj unë nga ato gjëra
Tjetri – Prandaj thashë, i kanë ofru lekë, i kanë bë presion, se normalisht këta shtetin në dorë mor burrë, të bëjnë çdo gjë mor burrë, kanë gjithë instrumentat. Tashi, vjen Drejtori i Përgjithshëm, që për mu është procedurë jo normale..
Fredi – Po ka ardhë orë, se më vjen shumë keq, po betohem për pleqtë
Tjetri – Ore nuk e vë në dyshim që ka ardhur e të ka marrë vetë ai, po ç’punë ka ai me të marrë me të çu te Krimet e Rënda?
Fredi – Ça të them unë tani?
Tjetri – Po pati kohë çdo Drejtori Përgjithshëm me marrë çdo njeri e me e çu te Krimet e Rënda, i bie që është korrier, s’është drejtor.
Fredi – Ai, bashkë me shoferin. Unë s’ju gënjëj ore.
Tjetri – Ça date ka qenë?
Fredi – Ka qenë 1 ose 2, 1 ka qenë 1.
Tjetri – Në ç’orë, natën apo ditën?
Fredi – Nga ora 8 e një çerek, 8.10 pasdite
Tjetri – E të kanë çu te Krimet e Rënda në darkë ty?
Fredi – Po, në darkë më kanë çuar.
Tjetri – Dhe ty të priste Taulanti aty jashtë?

Fredi – Aty jashtë.
Tjetri – E kanë bo kastile atë punë. E ça po thoshte pastaj?
Fredi – Kot o provokonte, mos ke dorë ti, mos di gjë. Po s’di gjë nga këto muhabete i thashë. Unë di i thashë edhe për ty. Edhe qeshi ropqiri. A e njeh filanin? Filanin e njoh nga Berti i thashë unë. Po cne i rrije nga mbrapa? I rrija nga mbrapa se e kam 20 vjet shok i thashë unë, kisha hall se ma vrisnin.
Tjetri – Të bëri noj çik presion Taulanti?
Fredi – Po kush i ha ato! Unë kam bëre biruca në kohën e Enver Hoxhës.
Tjetri – Tashi do ma thush burrash ça te ka thënë fjalë për fjalë.
Fredi – Hidhu nga ne tha, troç, hidhu nga ne tha.
Tjetri – Po si do hidheshe ti, në ça forme, do hidheshe pupthi ti?
Fredi – Po ku i haja unë ato re. Ai kujtoi se…
Tjetri – e ça të tha, do të bëjë ndonjë gjë tha?
Fredi – Çke ore, do të çojmë andej, ça ke, do të jap lekë e, muhabete siç i kanë këta.
Tjetri – Po të bëj një pyetje unë ty, po të jeote lekët, po ça do bënte të të jepte lekët? Të t’i jepte lekët, pse s’t’i dha?
Fredi – Po ku janë e (qesh)
Tjetri – Po pra, po për ça do t’i jepte lekët ai, për kot?
Fredi – Siç i kanë këta, aman ore
Tjetri – E ça donte ai të me thënë ti ?
Fredi – Epo ai donte të dinte mos kisha gjë unë me të, kupton ti?! Unë s’di gjë fare nga keto muhabete i thashë unë. Troç ore me pastelërti siç ka qenë, i rrija nga mbrapa une ngaqë ka vjehrrën aty, kisha hall mos e vrisnin. Kaq i kam thenë.
Tjetri – Të të marri Drejtori Pergjithshëm ty në makinë është skandaloze njëjherë.
Fredi – Ore mos të gjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla.
Tjetri – Edhe? Numër policie është ai?
Fredi – Numri i këtij o vlla, privat.
Fredi – Prokurori ishte nga Kruja, nje çun i ri ai, te 40, 40 e ca vjeç.

Psikopati Mustafa del nga faza dhe flet përçart; idiot, debil, xhuxh…

Idioti mediatik i Ramës ka dalë nga faza në emisionin ”opinion” duke shpërthyer në ulërima dhe sharje ndaj deputetit Salianji dhe duke ju drejtuar me fjalë të rënda si idiot, palace, gomar dhe një fjalor rrugësh. Arsyeja kishte të bënte me një provë që Salianji do të tregonte me video se si Fred Alizoti ishte marrë peng nga Drejtori I Policisë, Ardi Veliu.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, të martën, deklaroi se akt-ekspertiza britanike është shprehur se zëri i Geron Xhafës është i ngjashëm me zërin e audio-përgjimit të publikuar nga opozita.
Për Salianjin, në momentin kur kanë marrë zërin e ngjashëm dhe nuk kanë arritur t’a manipulojnë, prokuroria ka çuar një zë me cilësi të dobët.
Sipas tij, cilësia e kampionit të zërit ka qenë e dobët, ndërsa akt-ekspertiza britanike është shprehur se nuk e përcaktojmë dot të plotë.
Në emisioni ‘Opinion’, Çirim Gjata, ka deklaruar se përgjigjet e ekspertizës nga laboratori për videopërgjimin e PD, ku protagonist ishte vëllai i Fatmir Xhafës, nuk janë të besueshme.
Gjata është shprehur se kjo ekspertizë është bërë në një laborator privat, ç’ka sipas tij nuk jep asnjë garanci.
Gjata ka deklaruar se zëri që është dërguar në laborator, ka qënë nga video e marrë prej mediave, çka shton edhe një tjetër faktorë për të mos patur garanci në këto përgjigje.
“Nuk i dihet se cilin zë i ka dërguar atje. Çfarë përgjigje morën nga laboratoret tona që nuk e bëjnë dot? E dërgoi në Itali pse nuk e publikoi përgjigjen e Italisë?
Pse zgjedh laborator privat? Çfarë garancie ka për të? E ka bërë me tender ai, e ka bërë më prokurim public laboratorin? Nuk kemi asnjë garanci. Laboratori anglez edhe është edhe sështë. Sepse e para ka cilësi shumë të dobët zëri. Kanë cuar nga media, pse nuk kanë marrë CD origjinale. Laboratori thotë titrat kështu titrat ashtu, sepse ai version është dërguar”, u shpreh Gjata në ‘Opinion’.

Akuza monstruoze e Prokurorisë: Gazetari të dënohet se denigroi figurën e Fatmir Xhafës

Avokati, Çlirim Gjata i ftuar në “Opinion” ka deklaruar se prokuroria ka ngritur akuza ndaj gazetarit Jetmir Olldashi, se ka dëmtuar imazhin e Fatmir Xhafajt.
Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, edhe avokati tjeter, Sefa ka treguar edhe bisedat që Olldashi ka bërë me gazetarin tjetër, Ylli Rakipi, drejtuesi i emisionit ‘Të paekspozuarit’.
‘Ka pasur qëllim që të dëmtonte imazhin e vëllait të ministrit të brendshëm, duke dëmtuar edhe ministrin e brendshëm.
Ylli Rakipi i ka thënë gazetarit Olldashi se nëse nuk ka pamje video, nuk na intereson.
Jetmir Olldashi nuk njeh, nuk ka kontaktuar dhe nuk ka biseduar ndonjëherë me Fredi Alizotin.
Edhe vetë ky është shprehur se gazetarin Olldashi e ka parë vetëm në ekran.
Është me dokumente, që Agron-Geron Xhafaj ka telefonuar Albert Veliun’, është shprehur avokati Indrit Sefa në SYRI.net.
Ndërkohë, Avokati Çlirim Gjata e ka ritheksuar qëndrimin e tij se akuza për kallëzim në drejtim të gazetarit Jetmir Olldashi, jo vetëm që nuk qëndron por Prokuroria e Krimeve të Rënda është në shkelje të kompetencave të saj.
I ftuar në studion e lajmeve në Fax News, Gjata u shpreh se Olldashi e ka bërë të qartë se ai nuk ka qenë i pranishëm në momentin kur është kryer regjistrimi audio, dhe se një gazetar nuk mban përsipër vërtetësinë e asaj që thonë denoncuesit.

Sipas Gjatës është e qartë se prokuroria përfshin në këtë çështje Olldashin në mënyrë që të duket sikur lidhja me PD-në është e qartë. Sipas avokatit ndryshe nga sa përpiqet që të thojë me të madhe qeveria, përmes mediave, ekspertiza britanike nuk e mohon mundësinë që zëri në audiopërgjimin e Babales dhe ai i Geron Xhafajt të jetë i njëjtë.
“Prokuroria merret me gazetarin në mënyrë që të bëjë lidhjen me PD-në në mënyrë të qëllimshme. Pse merret prokuroria e krimeve të rënda me një çështje siç është kallëzimi i rremë, për të thënë se ky ishte një komplot për të rrëzuar qeverinë.
Albert Veliu e ka kërkuar dhe e ka kontaktuar vetë gazetarin, I cili ishte nisur për një tjetër investigim në Vlorë. Gazetari ka bërë një publikim, dhe jo një kallëzim siç pretendon dhe deklaron prokuroria. Gazetari e ka thënë që ditën e parë që nuk ka qenë aty në ditën kur është kryer përgjimi. Prokuroria duhet të merret me personat e përfshirë dhe jo me gazetarin.
Prokuroria po tenton që të bëjë një lojë, dhe po fut në këtë mes dhe gazetarin, për ta bërë sa më të besueshme. Prokuroria ka ndërruar dhe orarin se kur Agron Xhafa ka shkuar dhe ka çuar zërin, pa ditur dhe kushtet laboratorike në të cilat është kryer kjo. Kishte pese vite që rrinte në Shqipëri dhe nuk e prekte kush, dhe shkon dhe largohet menjëherë pasi bëhet publik rasti.
Prokurorët nuk kanë marrë CD-në orgjinale ku ndodhej zëri i Geron Xhafajt, po kanë marrë zërin që është publikuar në media. Laboratori anglez nuk thotë që nuk është zëri i njëjtë, thotë që është i paqartë”, u shpreh Gjata.

Përdhunimi nga djali i deputetit të PS/ Rama nis hakmarrjen ndaj nënkomisarit Nuhu!

Nuk i pranojnë dorëheqjen, por e përjashtojnë nga policia një ditë pas publikimi të skandalit në Shijak TV.
Nënkomisar Emiljano Nuhu përjashtohet nga policia vetëm një ditë pas denoncimit publik në Shijak TV të skandalit të dy deputetëve të qeverisë Rama, Tauland Ballës e Rrahmaan Rrajës, si edhe kryebashkiakut Artur Bushi, shkruhet në faqen e ShijakTv.
Vendimi për shkarkimin është firmosur nga drejtori i departamentit të policisë kriminale dhe njoftimi i është përcjellë nga shefi i burimeve njerëzore të drejtorisë vendore të policisë së Beratit, Qenam Tregaj.
Shkelja e rëndë e kryer nga nënkomisari, është mungesa tre ditë në punë.
Në vendimin në shkresë thuhet se masa disiplinore, përjashtim nga policia është marrë për shkelje të nenit 206 ‘mosbindje e rëndë’ pika 6- mungon pa arsye për tre ditë.
Zyrtarisht e Policia e Shtetit e përjashton Nuhun për shkak të mungesës prej tre ditësh, arsye e mjaftueshme për kryeministrin për të kanosur nënkomisarin që ai e quajti ‘horr’.
Ndërkohë nënkomisar Nuhu, kishte paraqitur vetë dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni më 14 shtator, si pasojë e kanosjeve të përsëritura për jetën ndaj tij dhe familjes dhe mosmarrjes në mbrojtje nga eprorët.
Agjenti nuk pranoi të bëjë kompromis me drejtuesit për të ndryshuar tekstin e dorëheqjes në këmbim të favoreve dhe heshtjes. Në këtë situatë ai u largua nga Shqipëria nga ku kërkon zbardhjen e çështjes dhe kallzimeve të tij me argumentin se ka prova për të faktuar denoncimet e bëra publike. /ShijakTv/

Denoncimi i skandalit/ Të rinjve në Tiranë u shitet drogë që përdoret për kafshët

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” solli me zë dhe figurë llojet e lëndëve narkotike të ndaluara, që u shiten nën dorë nxënësve dhe të rinjve. Mjafton një interesim i thjeshtë e disa para me vete dhe do të gjeni njerëz jashtë çdo lloj dyshimi që tregtojnë me shumicë e pakicë ketaminë, një anestetik ky i fuqishëm për kafshët.
Mjeku veteriner Martin Toro shpjegoi se ketaminën mund ta marrin vetëm veterinerët me licencë.
“Është një medikament që përdoret vetëm për anestezi të përgjithshme te kafshët, te qentë dhe të macet. Ne i përdorim vetëm për ndërhyrjet kirurgjikale”, u shpreh mjeku veteriner.
Ndërsa mjekja toksikologe Sonila Bitri tregpo efektet negative të këtij medikamenti te njeriu.
“Ketamina është anestetik me veti haluçinogjene dhe disicioative. Përdoret në mjekësinë veterinere për qëllimin anestetik, ndërsa te njerëzit, te adoleshentët kryesisht, abuzohet për efektet haluçinogjene, psikoaktive që kjo substancë ka. Abuzohet në disa forma si inhalatore, venoze, orale, por format më problematike dhe më shpesh të abuzuara janë ato inhalatore. Shpesh herë për fat të keq përzihet dhe me cigare dhe kanabis. Efektet kryesore janë në sistemin nervor qendror, por jo vetëm. Jep ndjesinë e shkëputjes nga trupi dhe realiteti dhe kanë probleme me memorjen, probleme të rënda mendore, haluçinacione, probleme me orientimin e humorin. Jep çrregullime me ritmin e tensionin, probleme me frymëmarrjen dhe për fat të keq në doza të larta edhe në fatalitet”, tha toksikologja.
Ajo gjithashtu shtoi se kjo substancë jep varësi, çka nuk dihet nga përdoruesit, ndaj dhe abuzohet me të. Gjatë kamerës së fshehtë të emisionit “Stop”, shitësja e ketaminës shfaqet e qartë mbi atë se çfarë është duke bërë, duke treguar se “mallin” e saj e marrin shumë të rinj, të cilët dinë edhe si përgatitet.

Shpresa – Si je?
Blerësi – Mirë! Çfarë ke bërë?
Shpresa – Si dukesh? Si ia kalove? Ça ke bërë ti?
Blerësi – Mirë!
Shpresa –Tani, çfarë doje ti. Unë për momentin kam te shtëpia, kam një të vogël, kam dhe një gjermane 35. Ke marrë ndonjëherë nga këto gjermanet?
Blerësi – Unë nuk kam marrë asnjëherë, asnjë. Mua më thanë që mund të më ndihmoje. Sa është gjermania?
Shpresa – Kam dy lloje. Ja të tregoj! Kam dy lloje, po domethënë do vish te shtëpia taksirat, aty kam plot.
Blerësi – Ku e ke shtëpinë?
Shpresa – E kam aty poshtë te Ministria e Arsimit, po për momentin me vete kam këto se po vij nga puna, se jam në punë. Për momentin kam këtë.
Blerësi – Ça është kjo?
Shpresa – Kjo është gjermane, KETAMINA, është 35.
Blerësi – Kjo është për qetësim?
Shpresa – Po pra, nga ajo që të kanë thënë ty.
Blerësi – Është 35, është e mirë kjo?
Shpresa – Gjermanen ma marrin shumë domethënë, me thënë të drejtën, unë…
Blerësi – Me ça ashtu kjo? Me shiringë në damar?
Shpresa – Nuk e di mo, si e bëjnë. Jo nuk e di, e bëjnë pluhur, a nuk e di… Pyet ndonjërin që mund të ashtu, unë s’të ndihmoj dot.
Blerësi – Po kjo?

Shpresa – E njëjta gjë është edhe kjo, po kjo është 10 mililitra, është 20 mijë lekë.
Blerësi – Ketaminë?
Shpresa – Po, po, po. Edhe kjo e ka.
Blerësi – Ta provoj, po me shiringë si injektohet?
Shpresa – Jo, unë nuk e di, nuk e di, unë i mbaj kështu, nuk di më tepër. Unë i shes dhe te farmacia. Kam ca klientë i marrin, po sesi.., ashtu nuk të ndihmoj dot.
Blerësi – Ok! Sa të detyrohem për këtë?
Shpresa – 35! Unë e kisha një gocë, ajo e bënte kshu pluhur.
Blerësi – Si e bënte pluhur?
Shpresa – E bënte pluhur. Ta thyejmë këtë 5-mijëshen, ta thyejmë tek kjo, hajde ta thyejmë te kjo!
Blerësi – Qysh ëëë?
Shpresa – E merr ndonjë çun, ashtu pa marrë në telefon, pa folur me ndonjërin!
Blerësi – Dakord!
Shpresa – Vetëm se s’ashtu aman! Të lutem, se nuk dua…!
Blerësi – Mirë, mo mirë! Të kuptoj, të kuptoj drejt. Unë mendova, se ti do të dije, sesi do ta bëja se…
Shpresa – Jo, jo unë. Ajo përdoret më shumë për kafshët.
Blerësi – Për kafshët?!
Shpresa – Po! Ne e kemi narkozë për kafshët, por i marrin edhe çunat, i marrin. Kam një kosovar që i merr me shumicë, një çun tjetër vetëm aq, unë nuk e di, vetëm aq di. Për kafshët përdoret narkozë, për t’i vënë në gjumin e vdekur, për njerëz nuk e di. Kisha një gocë që i merrte, ajo gjithmonë e ziente e bënte pluhur.
Blerësi – Si e bën kshu?
Shpresa – Zihet ajo me xhezve.
Blerësi – A zihet?
Shpresa – Zihet kjo dhe e përdor ashtu. Zihet dhe është më e lehtë ashtu për mendimin tim. Ti fol me ndonjë çun nga këto dhe mos të kesh ndonjë problem a ndonjë gjë! Pafshim!

Takimi i dytë
Shpresa – Si je? Si ia kalove? Të ngatërrova me një çun tjetër se vjen dhe te shtëpia, e kam shtëpinë këtu.
Blerësi – Pashë në internet, si bëhej.
Shpresa – Epo mirë! Në qoftë se ke parë, pa problem fare! Kështu, ça do lloj? Këtë e kam 35, këtë e kam 20!
Blerësi – Po shumë e vështirë për t’u gjetur!
Shpresa – S’ka! Është vështirë, s’ka!
Blerësi – Unë kam pyetur në çdo lloj farmacie. Jo tha, hyn te drograt e forta.
Shpresa – Ne jemi me burrin veteriner. Unë kam farmaci veterinare se dhe mua nuk më lejohet. Po ka pas ca klientë që m’i thonë kështu edhe i shes. Vijnë dhe ata çunat nga Kosova që i marrin.
Blerësi: Për këtë do të pyesja dhe unë, për punën e shumicës.
Shpresa: Sa do? Me shumicë? Në qoftë se do me shumicë ti, ka çmim tjetër. Me fol mua për shembull, sa copë duhen, aq të flas unë, aty ku i marim se i merr burri im. Lëviz burri larg, m’i merr burri se këtu në Tiranë s’ka.
Edhe më porosit 2 ditë përpara që të them se ça cmimi, mund t’i marri çikë më lirë ai. Po nuk japin, as unë kam vite, që e kam farmacinë të lidhur, i shesim, se i kam thënë që i duam për kuaj, për kto gjëra, po nuk… ëëëë, janë çikë me problem këto, prandaj janë dhe të shtrenjta.
Shpresa – Edhe herë tjetër mund të vish deri te shtëpia, mund të vish poshtë.
Blerësi – Po mirë! Vij!
Shpresa – E, se jam çikë më poshtë, se unë biles, unë punën e kam larg, unë vij pasdite pas orës 5.
Blerësi – Rrofsh!
Shpresa – Pas orës 5, unë vij në shtëpi nga kjo orë, unë jam në punë po sot më ka ardhur vëllai nga Italia.
Blerësi – Mirë! Faleminderit!
Shpresa – Mirupafshim!
Ky ishte denoncimi i emisionit “Stop” për këtë fenomen të tmerrshëm që po ndodh në vendin tonë. Nuk mjaftojnë substancat narkotike që shpërndahen madje edhe në shkollat 9-vjeçare, por tanimë u shiten të rinjve edhe anestetik të fuqishëm për kafshë…/tvklan.al

E turpshme, do gjykojë në Strasburg pa qenë asnjëherë gjyqtar, vetëm se punonte për Sorosin

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE) ka zgjedhur këtë të martë Darian Pavlin si gjyqtar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, me seli në Strasburg, përfaqësues të Shqipërisë.
Pavli, i cili ka marrë shumicën absolute të votave, zgjidhet gjyqtar në GJEDNJ për një mandat 9-vjeçar, të cilin duhet ta fillojë jo më vonë se 3 muaj nga dita e zgjedhjes.
Gjykatës zgjidhen nga “PACE”, nga një listë prej 3 kandidatësh të nominuar nga secili shtet, që ka ratifikuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Pavli është votuar me 98 vota pro, nga 170 vota të hedhura në kutinë e votimit, prej të cilave 13 rezultuan të pavlefshme. Rivalë të tij ishin Sokol Berberi me 13 vota dhe Marjana Semini me 59 vota. Ai zëvendëson Ledio Biankun në këtë detyrë.
Tashmë është zyrtare që Darian Pavli, një aktivist i shoqërisë civile i financuar nga Sorisi do të jetë përfaqësues i Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Pas tre dështimeve me propozimet e bëra më herët me kandidatët shqiptarë për në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, sot është vendosur për Darian Pavlin. Ai nuk ka punuar asnjeherë në karrierën e tij si gjyqtar dhe megjithatë, kjo se ka penguar që të zgjidhet për të gjykuar në Gjykatën më të lartë të të Drejtave të Njeriut në Strasburg!
Por kush është i riu që do të përfaqësojë Shqipërinë dhe lidhjet e tij me Sorosin?

Në prezantimin e shkurtër të kandidaturës së Pavlit, thuhet se ai është ‘jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Ëatch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.’
Emri i Pavlit del si ekspert ligjor i ‘EURALIUS’ dhe si jurist i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, që i përket miliarderit Geroge Soros.
Në jetëshkrimin e Pavlit thuhet gjithashtu se ka shërbyer si këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi.
Reforma në drejtësi u konceptua, u organizua dhe u zbatua nga Fondacioni ‘Soros’. Një paketë me mijëra e-maile dhe dokumente të brendshme të këtij fondacioni u publikuan në muajt Gusht-Shtator 2016.
Këto dokumente zbuluan se rrjeti ‘Soros’ kishte hartuar një strategji të detajuar mbi reformën në drejtësi në Shqipëri dhe strategjia ishte gati që prej vitit 2013.
Ky fondacion ka pasur patronazhin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Kjo reformë sot e ka çuar në kolaps sistemin e drejtësisë në vend, duke qenë se aktualisht Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.

Breçani: Alizotin s’e njoh, më mori në telefon e më kërkoi 4 mijë lekë për të fjetur…

Ish-drejtuesi i policisë, Breçani ka rrëfyer përmes një interviste pozicionin e tij në lidhje me aktorin e gjetur nga qeveria, Fredi Alizoti. Ai tha se nuk e njihte Alizotin dhe ishte habitur kur ai e kishte marrë në telefon dhe i ishte prezantuar duke i dhënë shpjegime të çuditshme se donte ta takonte dhe se përgjimet me Agron Xhafën nuk ishin të vërtetë dhe se ishte ai personi që i kishte bërë ato. Breçani i kishte kërkuar të dinte se përse e kishte marrë në telefon atë dhe ai i ishte përgjigjur se kishte besim tek ai.
Ish polici tha se ishte çuditur jo vetëm nga telefonata e Alizotit të cilin nuk e njihte, por edhe nga kërkesat e tij. Ai tha se Alizoti I kishte kërkuar 4 mijë lekë borxh për të fjetur në Tiranë. Ish-drejtuesi në polici e kishte pyetur se nga ishte, dhe ai i ishte përgjigjur se ishte nga Fieri dhe Breçani tha se e kishte ndihmuar të shkonte tek furgoni.
Breçani pohoi faktin se ishte thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi ishte përmendur në audio-përgjimin e publikuar nga PD, ku implikohet vëllai i Xhafajt në pazare droge.
Sipas Erzen Breçanit ‘Babalja’ ishte për të përfituar azil politik, ndërsa shtoi se e kishte marrë në telefon kunati i ‘Babales’ dhe i kishte kërkuar takim.

“Është e vërtetë që jam thirrur nga prokurori i Krimeve të Rënda për këtë ngjarje. Kam marrë një telefonatë para dy tre muajsh. Më është prezantuar një person si kuanti i Babales. “Jam kunati i Babales” tha. ‘Dua të rrëfej për diçka që të flasim nga afër’, tha. Më tha; ‘dua dhe 4 mijë lekë borxh se skam ku të fle’. E pyeta se; ‘pse nuk shkon të flesh në shtëpinë tënde në Fier’. Ai përmendi edhe azilin politik. Unë i thash se nuk duhet të merrej me këtë çështje. Në prokurori jam thirrur dhe para një muajsh, nuk kisha folur me askënd. Pyeta prokurorin dhe i thash; pse e keni nxjerr këtë, se unë e njoh hetimin”, tha Breçani.
Alizoti është personi i vetofruar për të luajtur “luajtur rolin” e dëshmitarit të rremë të qeverisë.
Pak ditë më parë prokuroria kërkoi masën “arrest me burg” për Albert Veliun i njohur si “Dëshmitari X” apo “Babalja” i cili aktualisht ndodhet në Kosovë ku ka kërkuar azil. E njëjta masë u kërkua edhe për Fredi Alizotin nga Fieri, por policia nuk njoftoi nëse ky person ishte arrestuar. “Detyrim paraqitje” ishte masa për gazetarin Jetmir Olldashi.
Këtë të martë Alizoti u paraqit në seancën e verifikimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Avokati i tij tha se Alizoti ka bërë një marrëveshje me prokurorinë dhe se e ka pranuar akuzën e “kallëzimit të rremë”, por nuk zbuloi arsyet e kësaj lëvizjeje të klientit të tij.

Po, Alizotit ju premtuan 100 mijë euro, po nga kush dhe kur?

Kush është Fredi Alizoti? Kjo pyetje po bën kuriozë të gjithë shqiptarët që ditët e fundit janë njohur me një personazh që u vetë-ofrua të pranojë se zërin e Agron Xhafajt e bëri ai. Fredi Alizoti, në dosjen hetimore të prokurorëve të çështjes rezulton të jetë i dënuar më parë, për vjedhje.
Ai ka pranuar se në bashkëpunim me Albert Veliun (dëshmitarin X) kanë realizuar një bashkëbisedim dhe roli i tij ishte të bënte Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Fredi, thuhet në fashikujt e prokurorisë rezulton të ketë folur me shumë personazhe dhe ku u thotë se ai eshtë aktori dhe të gjithë këtë e bëri për të marrë 100 mijë euro.
Skema është mjaft e bukur për tu besuar. Nëpërmjet kësaj strategjie bie poshtë kauza se vëllai i Ministrit merret me trafik droge, Partia Demokratike del se ka dashur të shfrytëzojë sajesën e “Dëshmitarit X” për përfitime elektorale, një deputet i opozitës do të akuzohet për mbështetje të këtij plani, një gazetar që i shkel në kallo mazhorancës do të zhduket, dhe Rama me oborrin do të vazhdojnë të pa shqetësuara qeverisjen e këtij vendi.
Por, disa pikëpyetje ngrihen edhe në këtë skenar të bukur me “Happy End” për socialistët.
Pyetja e parë është, si ka mundësi që një njeri që e di se mund të hajë burg për kallëzim të rremë del e merr përsipër që ka kryer një krim?
Si ka mundësi që Fredi Alizoti, aktori i pretenduar se ka bërë zërin e Geron Xhafajt, del në skenë vetëm pas publikimit të audio përgjimit në media. (Sipas kërkesës së prokurorisë, tabulatet ndaj tij nisin vetëm pas zotimit të Edi Ramës se në audio-përgjim nuk është zëri i Geron Xhafajt)

Sipas skenarit, Fredi Alizoti u vu nën përgjim në datën 22 maj 2018, një javë pasi PD publikoi në media audio përgjimin ku Geron Xhafaj i premton “Dëshmitarit X” se do t’i mundësojë një rrugë me kanabis për në Itali.
Dhe çuditërisht në datën 1 qershor (data të konfirmuara nga dosja hetimore) vetë Fredi Alizoti telefonon Drejtorin e Policisë së Qarkut Fier, për ti treguar se ai e ka bërë zërin e vëllait të ministrit të Brendshëm.
Alizoti (aktori) merr përsipër të tregojë se ka bërë krim. Në këto raste , krimineli tenton që ti fshihet krimit të bërë dhe jo të marrë në telefon policinë e ti tregojë se ka bërë krim.
Ndërkohë që po thurej ky skenar, Rama e Xhafaj paralelisht bënin dalje publike në mbrojtje të Geron Xhafajt dhe paralajmëronin se audio përgjimi ishte një film i montuar dhe se shqiptarët do të shokoheshin me përfundimet. (Përfundime të cilat shokuan vërtet opinionin publik me daljen në skenë të aktorit Fredi)
Skenari i filmit “Fredi” u la në harresë, siç e thotë edhe prokuroria në dosjen e saj, pasi që nga data 1 qershor 2018 kur Alizoti u vetë shpall se ka bërë krim, ai u thirr për të dëshmuar para prokurorëve në datën 27 shtator 2018, pra ai u thirr të vazhdonte skenarin tre muaj pasi organi i akuzës ishte në dijeni të bisedës së Alizotit me drejtorin e Policisë së Fierit.
Pse Prokuroria priti tre muaj që ta thërriste Alizotin?
Nëse marrim parasysh hapësirën kohore që nga dalja e audio-përgjimit e deri në fund të shtatorit, kohë kur është rithirur aktori “Fredi” për të vazhduar pjesën e dytë të xhirimeve “Rama”, kanë rrjedhur shumë ngjarje.

Geron Xhafaj iu dorëzua Italisë për të vazhduar në një dënim të tij për trafikim të lëndëve narkotike, prokuroria kishte nisur një hetim mbi denoncimin e vëllait të ministrit të Brendshëm që pretendon se iu prish imazhi, Rama vazhdonte të bënte deklarata publike se zëri nuk ishte i Geron Xhafajt, dhe CD me audio-përgjimin shkonte nga një shtet në tjetrin për t’iu nënshtruar ekspertizës.
Ndonëse u refuzua në disa shtete të Bashkimit Europian, Rama me prokurorët e Arta Markut gjetën një kompani private në Britani që mori përsipër të kryente ekspertizën.
Në të njëjtën kohë, skenari “Rama” me aktor “Fredin” mbeti pezull.
Thirrja e Alizotit në prokurori për të dëshmuar rreth denoncimit që i bëri vetes, tre muaj pas 1 qershorit kur ai telefonoi Drejtorin e Policisë së Fierit, përkon edhe me kohën kur në Tiranë mbërriti përgjigja e britanikëve mbi audio-përgjimin.
Ekspertiza deklaron se e ka të pamundur të japë një konkluzion se i kujt është zëri në audio-përgjim, pasi cilësia është e dobët. ( e vërtetuar nga përgjigja e akt ekspertimit britanik)
Tashmë Rama ishte i qetë. Shkencërisht nuk vërtetohet dot se Geron Xhafaj ishte në audio përgjim, sikundër shkencërisht nuk mund të hidhet dot poshtë pretendimi i Fredi Alizotit se është ai që ka bërë aktorin në audio-përgjim.
Dhe me këto gjëra të sigurta, iu hap rruga pjesës së dytë të skenarit “Rama-Fredi”. Në bazë të skenarit, Fredi Alizoti do të këmbëngulë se opozita i ka ofruar 100 mijë euro që ai të luante rolin e Geronit.
Dhe në përfundim të “filmit”, Fredi Alizoti do të kryejë pak muaj burg për akuzën e kallëzimit të rremë. Dhe pak muaj ia vlejnë për një pagesë të majme për të shpëtuar lëkurën e mazhorancës në këtë situatë denoncimesh.

“55news.al”

Prokuroria politike nuk ndalet, nis hetimet ndaj organizatorëve të protestës në Shkodër

Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për organizatorët e atij që u quajt si “Marshimi i paqes kundër krimit e mafias”.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i FRPD-së në Shkodër, Arvit Bushati, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan:
“Çështje iniciative.
Në qytetin ku ka më shumë ngjarje kriminale, këto ditë prokuroria e qytetit me iniciativën e vet ka nisur hetimet duke marrë disa të rinj të forumit në pyetje në lidhje me aktivitetin tonë politik, me prova të vetme, video dhe foto të postuara po nga ana ime në rrjetet sociale.
Ka dy palë, ato që zgjedhin ta bëjnë detyrën e tyre qoftë edhe si qytetar të lirë dhe ato që zgjedhin të keqpërdorojnë detyrën”.