Që prokurorja e përgjithshme Arta Marku është vënë në shërbim të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt, kjo nuk është diçka e re, pasi ky fakt u konfirmua që me zgjedhjen e saj.
Por çdo ditë Arta Marku dhe vartësit e saj po konfirmojnë me fakte se janë thjeshtë në shërbim të Ramës për të mbyllur dosjet e skandaleve të qeverisë.
Rasti i tillë është edhe audio-përgjimi i skandalit të Agron-Geron Xhafajt.
Çudia e prokurorisë vazhdon edhe bëhet zyrtare në dosjen që ka dorëzuar në gjykatë për këtë skandal.
Në një prej faqeve të kësaj dosje thuhet se, ‘Agron Sezai Xhafaj është i padënuar’.
Ky është një fakt i gënjeshtërt publik pasi Agron-Geron Xhafaj pas daljes së audio-përgjimit iku me vrap në Itali, ku po vuan dënimin e dhënë nga gjykata italiane për trafik droge.
Më poshtë dokumenti i prokurorisë:
Dokumenti/ Vegla e Ramës, Arta Marku e nxjerr Agron Xhafajn të padënuar ndonjëherë
Berisha: Tre opsione që lajmërojnë fundin e shpejtë dhe të tmerrshëm të Ramës!
Ish-Kryeministri Berisha, ka reagual lidhur me konferencën për shtyp të kryeministrit Rama, ndërsa nxjerr prej sajtre përfundime.
Sipas Berishës, në konferencën në fjalë, u paralajmërua eleminimi i Xhafajt, pasi ekspertiza britanike fakton zërin e Geronit dhe hedh poshtë zërin e aktorit Alizoti.
Postimi i plotë i Berishës në Facebook
Tre perfundime nga konferenca e shtypit e sotme e Kallam Deshtakut!
Miq, ata qe ndoqen sot Kallam Deshtakun ne konference shtypi ku ai deklaroi se rasti Xhafa eshte konspiracion per te rrezuar qeverine, tre jane perfundimet qe arrihen nga kjo deklarate paranojake:
– Rama ka nevoje per mjekim urgjent se eshte keq shume psiqikisht.
– Rama do te eleminoje Xhafen pasi ekspertiza britanike fakton zerin e Geronit dhe hedh poshte zerin e aktorit Alizoti.
– Perçartja e Rames lidhet me damkosjen e tij si kryeperdhunues i shtetit perdhunues dhe kerkon te krijoje nje dominance me puçe imagjinare.
Te tre opsionet lajmerojne fundin e tij te shpejte dhe te tmerrshem! sb
Paralajmërimi i Vasilit: Përpara këtij puçi, populli ka të drejtën të godasë kryeministrin dhe kryeprokuroren
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka lëshuar lëshuar akuzua të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku. Sipas Vasilit, populli do të godasë si ta mendojë, Ramën e Markun.
Vasili i drejtohet Arta Markut duke i thënë se do të ketë fund të keq.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
Prokuroria zorra qorre e kryeministrit puç kundër popullit, që do t’i trajtojë të dy si puçistë.
Shqipëria po përballet haptazi me një puç të qeverisë dhe kryeministrit të krimit kundër drejtësisë, kundër sigurisë vetjake dhe të drejtave e lirive minimale të qytetarëve, hapur në mbrojtje të krimineleve dhe banditëve.
Prokuroria e shndërruar në zorrën qorre të kryeministrit është tashmë haptazi bashkëpjesëmarrëse dhe instrument i puçit.
Kryeministri bandit tashmë edhe kryeprokuror ka sekretare Arta Markun, që vetëm zbardh vendimet e tij, duke marrë përgjegjësi penale dhe publike shumë të rënda mbi vete.
Arta Marku nuk shpëton dot as sot as kurrë nga përgjegjësia shumë e rëndë e bllokimit të marrjes i pandehur të Edi Ramës, që gjoja beri ekspertizën e audio-përgjimit te Agron Xhafës katër muaj para saj.
Përpara këtij puçi populli nga sot ka të gjithë të drejtën të godasë kryeministrin dhe kryeprokuroren si ta gjykojë ai dhe gjyqi i tij është pa shpëtim, legjitim dhe i pashmangshëm.
Edi Rama dhe Arta Marku duhet ta kenë shumë mirë parasysh gjykimin e popullit, që për kushtetutë ka vullnetin e tij për të asgjësuar puçin, që po i bëhet lirisë së tij.
Puçistët përjetësisht dhe pa asnjë përjashtim kanë pasur të njëjtin fund tragjik të njëjtë.
Zjarrin e kemi në votër, manipulim nga Rama i hetimeve si me bombën tek ambasada sovjetike
Fatos LUBONJA
“E ka marrë ferra uratën”. Kjo është një shprehje, që e dëgjon gjithnjë e më shpesh nga më të vjetrit në Shqipëri kur komentojnë ato që po ndodhin në vend. Ka shumë gjasa që ata më të rinjtë nuk ia dinë kuptimin kësaj shprehje, prandaj me dy fjalë po u them se do të thotë që ka ndodhur e pariparueshmja.
Po cila është urata, cila është ferra dhe cila e pariparueshmja që ka ndodhur? Urata është vendi ynë, ku balta duhet të na duket më e ëmbël se mjalta; ferra janë flakët e krimit që kanë marrë dhenë, duke na e bërë vendin të na duket si ferr, jo si mjaltë; e pariparueshmja është dëmi që i ka bërë ky krim vendit, mbi të gjitha njeriut dhe marrëdhënieve e vlerave njerëzore.
Ja shikoni lajmet e javës:
Pamë se i biri i një deputeti qarkullon me kobure në brez, përdhunon e kërcënon me sigurinë se nuk i ndodh asgjë sepse i ati është deputet nga ata që e ka të shkruar në ballë se është futur në listë nga kryetari, pasi bën pjesë ndër të fortët e botës së krimit që sundojnë me paratë, pushtetin e bandat e tyre edhe në Shkodër, edhe në Lezhë, edhe në Krujë e Fushë-Krujë, edhe në Durrës, edhe në Elbasan, edhe në Vlorë, edhe në Sarandë, edhe …edhe në Tiranë.
Pamë te Blloku një ndeshje spektakolare midis “të fortësh” që përfundoi me vrasje dhe vetëm pas vrasjes mësuam se këta të fortë janë po ata (rëndom i quajmë “biznesmenë”), që i çojnë dashnoret e tyre nëpër hotele 19 000 euro nata, që janë pronarë qendrash basti e më the të thashë, që, edhe pse janë të akuzuar për vrasje apo tentativa vrasjesh, respektohen si “të fortë”.
Pamë po ashtu se ata, që duhet të konsiderohen specialistët më të zgjedhur në mbrojtjen e interesave të shtetit, me mjetet ekstreme punojnë si badiguardë të këtyre “biznesmenëve” që, merret vesh, i paguajnë shumë herë më tepër sesa ç’i paguan shteti.
Pamë se vëllait të një prezentatoreje të famshme televizive na i paskan gjetur në makinë bomba dhe detonatorë, që do i tregtonte diku te një bandë që s’dihet se kë do të hidhte në erë.
Këto janë tre nga kronikat e javës së fundit, ndërkohë që para një jave ka pasur të tjera të ngjashme, që tregojnë se flakët e krimit kanë pushtuar vendin nga veriu deri në jug.
Përballë kësaj gjendjeje të vendit gjen disa kategori qytetarësh.
Janë ata, të cilëve krimi ua ka djegur tashmë shtëpinë: d.m.th. që janë bërë pjesë e flakëve apo të shkrumbimit që ato kanë lënë pas.
Janë ata që ikin nga sytë këmbët, prej frikës se era do t’ua sjellë flakët edhe në shtëpinë e tyre.
Janë ata që shpresojnë se një ditë do të bjerë një shi i madh nga qielli dhe do t’i shuajë flakët.
Janë ata që presin dita-ditës të vijnë zjarrfikësit nga Amerika dhe Europa me ishambasadorin Lu në krye, me zorrë uji në dorë.
Janë ata që mendojnë se kanë ngritur rreth shtëpive të tyre mure mbrojtëse mjaft të larta me roje të sigurta.
Është edhe kategoria e atyre që shajnë e mallkojnë, e denoncojnë flakë këtu dhe atje, që bërtasin për zjarrvënie e zjarrvënës.
Po zjarrfikësit ku janë, cilët janë, ngrihet pyetja. Çfarë bëjnë ata? E pra, kjo është çështja. Zjarrfikësit tanë janë bash zjarrvënësit, që natën grumbullojnë paranë e madhe të krimit dhe ditën marrin rrogën e vogël nga shteti.
Duke qenë të tillë gjatë ditës, ata janë angazhuar kryesisht në një punë speciale: të përgënjeshtrojnë dhe akuzojnë për shpifje ata, që thonë se vendi po digjet nga flakët e krimit. Kanë kohë që e bëjnë këtë, duke angazhuar edhe mediat, edhe shkarrashkrues kombëtarë e ndërkombëtarë, që i paraqesin flakët sikur të jenë një mrekulli ekonomike. Por ajo që po bie në sy së fundi është tentativa për të kaluar në një fazë të re shumë më të rrezikshme.
Duke qenë se flakët po rriten në mënyrë tejet të dukshme nga akuzat për shpifje, duket se duan të kalojnë në akuzat se zjarrvënësit janë ata që denoncojnë zjarrin.
Këtë ndjesi më dha ai lajmi i dhënë dje nga Kryeministri se tritolin në shtëpinë e viktimës së përdhunuar nga i biri e banda e të birit të deputetit e paska venë opozita, medemek për ta kërcënuar që të mos thotë të vërtetën: se është opozita ajo që po e përdhunon.
Kjo ndjesi më kujtoi për asosacion se në vitin 1933, një kryeministër zjarrvënës famëkeq i vuri flakën Parlamentit gjerman dhe akuzoi se zjarrin e kishin vënë kundërshtarët e tij. Më çoi edhe në Shqipërinë e vitit 1951 kur në oborrin e Ambasadës Sovjetike u hodh një bombë, që theu vetëm disa xhama, për të gjetur pretekstin e pushkatimit të 21 intelektualëve të konsideruar si kundërshtarë potencialë.
Ndoshta ka lexues që do t’u duken shumë largvajtëse këto paralelizma. Veçanërisht atyre që nuk duan të mendojnë se zjarri, që shohin në kodër, do t’u arrijë një ditë në votër. Por, po të jesh njeri dhe jo zjarrvënës kriminal, mjafton të shohësh se si e kanë reduktuar atë viktimën e mjerë të përdhunuar për të kuptuar se zjarrin e kemi tashmë të gjithë në votër.
Lojrat e fatit, si vendimi i Ramës bëhet për ti dhënë monopolin e tyre vëlla Olsit
Fillimisht duhet të mbyllen të gjithë për pak kohë, ashtu sikurse ndodhi edhe operacionion famëkeq “marrëzia e fundit” dhe më pas do të rihapen sërish në zona të caktuara. Në këtë mënyrë do të kërkohet rilincesim i tyre dhe koncesionin për këtë e ka vëlla Olsi. Ja pra që Rama përpara se të mendojë për shqiptarët po harmonizon vendimet në interes të vëllait të tij.
“Sipas ligjit duke nisur nga data 31 dhjetor do pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë. Ndryshimi i sotëm përfshin dhe bastet sportive, baste me kuaj, qen apo çdo kafshe tjetër.
Llotaria kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT.Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste.
Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar. Paralajmëroj brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat nga mediat, portalet apo tv”, deklaroi Rama.
Në dukje një vendim social që ka ndikime të mira në shoqërinë shqiptare të kthyer në shumicë në “bixhozxhinj”, por që fsheh tjetër qëllim real.
Rama po tenton të falimentojë këtë biznes që kontrollohet nga njërëz që nuk janë nën diktatin e tij, për t’ua kaluar monopolin njerëzve të tij.
Madje bëhet falë për vetë krahun e djathtë të tij, vëllain Olsi Rama. Vëllai kryeministër synon të gjenerojë para përmes vëllait “biznesmen” dhe të vendosë nën kontroll këtë veprimtari.
Për zbatimin e planit korruptiv të Edi Ramës shërbeu rritja e informalitetit në tregun e bixhozit që lidhet direkt me familjen e kryeministrit dhe që deri tani i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej të paktën 500 milionë euro.
Kështu Rama kyç subjektet që ushtrojnë veprimtarinë në zonat banuara, dhe “lulëzon” si ti dojë qejfi “Las Vegasin” periferik.
Çfarë deklaroi Basha
Pyetje: Z. Basha, duke qënë se kryeministri njoftoi pak më parë se nga data 30 dhjetor nuk do të kemi më kazino, ka ndryshime në ligj, do të mbyllen edhe pikat e basteve, si e shikoni? A ka dritëhije?
Basha: Industria e pastrimit të parave është e kontroluar nga kriminelë në bashkëpunim me politikanët më të lartë në vend. Dihet qartë që koncensioni i lojërave të fatit operohet nga fasada të vëllait të kryeministrit, të Olsi Ramës.
Dihet qartë se segmentet më të mëdha të këtyre lojërave të fatit janë në duart e krimit të organizuar.
Mos nxirrni asnjë konkluzion nga një njeri që ka humbur çdo kontroll mbi qeverisjen, territorin apo mendjes së vet dhe shikon konspiracion opozitar sa herë kapet në krim.
Nëse kjo do të bëhet për të transferuar interesat kriminale të pastrimit të parave, për t’i përqëndruar apo kamufluar në mënyra të tjera, pritet ta shohim.
E mbani mend Marrëzinë e Fundit?! Para 5 vjetësh! Marrëzia e Fundit nisi për të mbyllur pikat e lojërat e fatit. Ishte 834 tani është 4200. Me këtë rregulll i bie që pas shpalljes së Edi Ramë stë shkojmë në 8400! Pra, ky njeri tjetër gjë thotë e tjetër gjë bën.”
Streha e mafias në Bllok, cili ministër qëndron pas lokalit ku ndodhi lufta Mata-Martini
Eshtë i vetmi lokal që nuk ka kamera sigurie ndonëse ligji e detyron që të vendosë kamera, por ato lokale që frekuenton, Arben Ahmetaj janë mbi ligjin dhe nuk vendosen kamera. Po përse nuk vendos kamera sigurie dhe përse të gjitha bandat dhe mafia lë oraret e takimeve në këtë lokal? Përgjigjja është e thjeshtë, sepse vetëm aty janë të sigurtë dhe nuk përgjohen. Po policia përse e lejon këtë lokal të shkelë ligjin në një kohë që ndëshkon edhe një byrektore për mungesë provash?
Edhe kjo e ka përgjigjen të thjeshtë sepse ashtu si qeveria edhe policia janë njësh me krimin dhe mafian.
Nëse do të ishte respektuar ligji për kamerat e sigurisë sot do të bëhej lehtësisht zbardhja e luftës në bllok për pazaret e drogës mes bandave të përfshira, por nuk mund të ndodhë sepse lokali është i qeverisë, i mbrojtur nga policia ku qëndron mafia.
Në atë lokal shiten parfume nga 2 mijë euro.
Arsyeja se përse këto çmime janë kaq të larta nuk ka të bëjë aspak me cilësinë e parfumit, por thjesht me selektimin e klientelës. Vetëm kështu në atë lokal mund të hyjnë vetëm njerëzit e privilegjuar që bëjnë pazaret e drogës, vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet një strehë për mafian në zonën më të frekuentuar të Kryeqytetit.
Kjo është edhe arsyeja se përse atë lokal e frekuentojnë vetëm qeveritarë, familjarë të tyre dhe mafiozë të rangjeve të ndryshme. Kjo është edhe arsyeja se përse policia nuk ndërhyn në atë lokal sepse është e pafuqishme përpara forcës që ka mafia në qeveri.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha denoncoi sot lidhjen mes ish-ministrit Tahiri dhe personave që u përplasën pak ditë më parë në zonën e ish-Bllokut.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Zoti Basha u shpreh:
“E mbani mend kur Sajmir Tahiri u nis për në Gjermani [në nëntor 2017], pasi ktheu pasaportën? E dini me kë ishte në Gjermani? Me këtë Matën e përfshirë në goditjen me armë midis bandave rivale, në lokalin e Ahmetaj, në zemër të Tiranës”
Sipas kreut të opozitës, konflikti mes dy bandave nuk ka ndodhur për arsye banale siç po përflitet në media, por për pazare droge mes bandave:
“Ngjarja e fundit në Tiranë, që na u shit për katër ditë si përplasje për një këngëtare, është një përplasje për pazare droge. Janë të përfshirë trafikantë të njohur dhe të dokumentuar me lidhje me pushtetin. Bëhet fjalë për pazare kokaine.”
Deri më tani, policia nuk ka zbardhur të plotë ngjarjen e 4 tetorit ku u vra Fabio Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hado. Ndërkohë në kërkim janë shpallur Ervin Mata dhe Merviol Bilo.
Në media kjo ngjarje është trajtuar si një përplasje banale mes grupit të Martinajt dhe Matës, i fejuari i këngëtares Elvana Gjata, për një ngacmim ndaj kësaj të fundit.
“RD”
Skandali kriminal i Prokurorisë: Nuk dorëzoi në Angli përgjimin origjinal
Basha theksoi sot se Rama dhe prokuroria kanë bërë çmos për të prishur provat lidhur me audiopërgjimin ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili u vetëdorëzua në Itali.
Ai tha se audiopërgjimi ndaj Agron Xhafajt është i pamanipuluar dhe paraqiti provat se si qeveria po e manipulon çështjen.
“Fakti i parë. Prokuroria ka çuar për ekspertim në Angli një kopje të videos të marra nga mediat dhe jo origjinalin bruto. Kjo është bërë me qëllim në mënyrë që zëri të ketë cilësi sa më ulët dhe të bëhet thuajse e pamundur ekspertiza. Fakti i dytë: Kampionet e zërit të Agron Xhafajt janë marrë në shkelje të çdo proçedure, janë të dobëta dhe kjo është bërë me qëllim që të mos identifikohet.
Së treti, ekspertiza angleze nuk përjashton mundësinë që zëri në video dhe ai në laborator, të çuara me kast, me cilësi të dobët, mund të jetë i Agron Xhafajt.
Në hetimin e Prokurorisë mungon pyetja e Agron Xhafaj. Ai nuk është marrë në pyetje. Pra është bërë hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pa e marrë në pyetje Agron Xhafajn”, tha Basha.
Maradona-Messit: Mos u kthe më, Argjentina drejtohet nga një bandë tradhtarësh!
Diego Maradona ka përsëritur thirrjen e tij për Lionel Messin, që t’ia kthejë përfundimisht shpinën Argjentinës, pasi ai u hodh poshtë (nuk u mbrojt) nga shokët e ekipit kombëtar, si Javier Mascherano dhe tradhtarët brenda Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA).
Superstari i Barcelonës po i peshon tashmë opsionet e tij në aspektin ndërkombëtar, pas një fushate zhgënjyese në Kupën e Botës 2018. Ai e ka lënë veten jashtë grindjeve për përzgjedhjet e tanishme të lojtarëve, me trajnerin e përkohshëm, Lionel Scaloni, i detyruar të thërrasë të tjerë.
Messi nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të rikthehet në të ardhmen në kombëtare, pasi ka luajtur 128 ndeshje deri më tani, por Maradona i ka kërkuar sërish atij, që të qëndrojë në mërgim. “Dora e Zotit” beson se 31-vjeçari nuk ka mbështetjen e plotë të atyre që e rrethojnë tek Argjentina, me kolegët dhe drejtuesit, të cilët dështojnë të shmangin kritikat e padrejta ndaj një njeriu, që shpesh duhet të mbajë mbi vete krejt pritshmëritë e një kombi.
Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986 i tha “Infobae”: “Kjo është arsyeja, pse i them Messit që të mos kthehet më në kombëtare dhe të marrë të gjitha fajet mbi vete. Ne do të “mbajmë zi”, për shkak se nuk kemi asnjë lojtar tjetër si ai, por Messi nuk mund të mbajë gjithmonë mbi vete përgjegjësitë e AFA”.
Maradona nënvizoi se ish-ylli i Barcelonës, Mascherano, i veçuar si një figurë e rangut të lartë, duhej të kishte bërë më shumë për ta mbrojtur Messin nga kritikat, referuar Botërorit të Rusisë: “Është shumë e lehtë të fajësohet Messi për gjithçka, por kështu nuk rregullohet asgjë tek Argjentina.
Dhe kjo më vret, sepse, nëse ka shokë, që me të vërtetë e duan Messin, ata duhet të kishin dalë për ta mbrojtur, jo të heshtnin për mediat. Kam gabuar për Mascheranon, mendova se ishte një udhëheqës. Sot, më duhet të them se Mascherano nuk është ai që besova, por gabimi është krejtësisht imi, jo i tij”.
Maradona ka pohuar më parë se do të ishte i gatshëm të kthehej për një eksperiencë të dytë si trajner i kombëtares argjentinase, rol të cilin sugjeroi ta bënte edhe pa pagesë. Sidoqoftë, ai është kthyer prapa në këtë qëndrim. Diego nuk ka më dëshirë të mplekset me situatën që ekziston në kombëtaren e vendit të tij, por të punojë te skuadra meksikane e Dorados, ku drejton aktualisht.
“Nuk do të kthehem, – tha Maradona. – Unë jam duke pritur për të bërë shumë gjëra këtu, ndërsa në ekipin kombëtar dominon një bandë e tërë tradhtarësh. Aty nuk do të kthehem. Ne kemi kërkuar një drejtim të ri të AFA dhe kemi zgjedhur Claudio Tapia.
Unë jam fajtor për këtë zgjedhje. Ai erdhi për të më kërkuar ndihmë dhe i thashë “po”. Tapia më tregoi shumë gjëra, që do t’i bënte si president, por më pas nuk bëri asgjë. Ai, madje, nuk më telefonoi më. Kjo është tradhti dhe unë e pështyj fytyrën e tradhtarëve”.
Skandali/ Prokuroria mbyll dosjen kriminale të bandës së Qazim Sejdinit
Vetëm dy ditë përpara se të shpëtonte nga telashet me ligjin Fatmir Xhafajn dhe vëllain e tij të dyshuar për trafik narkotikësh, Agron (Geron) Xhafaj, prokurori Gentian Osmani i ka bërë një tjetër nder të madh “Rilindjes”.
Firma e prokurorit Osmani gjendet në vendimin e pushimit të hetimeve për anëtarët e bandës së lidhur me Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.
Në cilësinë e zv.Drejtuesit, Osmani ka njoftuar Gjykatën se Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur të mos vijojë hetimet për shtetasit Suel Çela (i njohur edhe si Marjus Lulaj), Enea Bekteshi dhe Klemend Xhaferri. “Boldnews.al” ka siguruar në mënyrë ekskluzive dokumentin, me firmën e prokurorit Osmani, me anën e të cilit Prokuroria njofton Gjykatën për Krime të Rënda mbi vendimmarrjen e saj përkëtë rast.
Suel Çela, Enea Bekteshi dhe Klemend Xhaferri po hetoheshin me masë sigurimi “arrest me burg”, pasi akuzoheshin se, në shtator të vitit 2017, kanë tentuar të vrasin punonjës policie, në një ngjarje të ndodhur në hyrje të Tregut Ushqimor të Elbasanit.
Pas më shumë se një viti hetimesh, Prokuroria e Krimeve të Rënda, në mungesë të plotë transparence dhe në shkelje të Kodit të Procedurës Penale, ka vendosur të mos e hetojë më këtë çështje.
Kjo prokurori, pa marrë më parë miratimin e Gjykatës, e ka kaluar rastin për kompetencë, në prokurorinë e Elbasanit, ku, sipas prokurorëve në varësi të Donika Prelës, ata duhet të hetohen për vepra shumë më të lehta penale.
Në një shkresë zyrtare, Donika Prela ka autorizuar zëvendësin e saj, Gentian Osmani, që të njoftoj Gjykatën mbi vendimin e prokurorit të çështjes për kalimin e dosjes për kompetencë në Prokurorinë e Elbasanit.
Praktikisht, ky vendim i Krimeve të Rënda do të thotë që hetimi për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë është pushuar. Por, ndërkohë, ky veprim është kryer në shkelje të Kodit të Procedurës Penale, i cili kërkon që, vendimmarrja e prokurorit për pushimin e hetimit duhet të konfirmohet në gjykatë.
Në rastin konkret, me firmën e Gentian Osmanit, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur të anashkalojë vendimmarrjen e Gjykatës, duke u mjaftuar vetëm me njoftimin mbi vendimmarrjen e prokurorit për mos-vijimin e mëtejshëm të hetimeve ndaj Suel Çelës, Enea Bekteshit e Klemend Xhaferrit.
Sipas kërkesave proceduriale, Prokuroria për Krime të Rënda, nëse në fund të hetimeve nuk ka gjetur elementë të veprës penale të “vrasjes së punonjësit të Policisë në tentativë” duhet që të kërkonte pushimin e çështjes pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka dhënë edhe masën e sigurisë për 3 të dyshuarit për këtë vepër penale. Dhe, vetëm pasi vendimi i pushimit të miratohet nga Gjykata për Krime të Rënda, atëherë dosja mund t’i kalonte për kompetencë Prokurorisë së Elbasanit, për vepra të cilat nuk janë në tagrin e Krimeve të Rënda.
Por, duke mos pasur siguri se gjykata do të miratonte kërkesën për pushimin e çështjes për vrasjen në tentativë të policëve, Donika Prela, nëpërmjet Gentian Osmanit, ka vepruar nëpërmjet një artifice ligjore, duke mos u shprehur aspak për “pushimin e çështjes”, por vetëm për shpalljen e moskompetencës.
Për më tepër, në vendimin për shpalljen e moskompetencës, Prokuroria për Krime të Rënda shprehet se Prokuroria e Elbasanit duhet t’i marrë të pandehur 3 anëtarët e grupit të Sokol Sanxhaktarit për veprat penale të “goditjes për shkak të detyrës” dhe “kundërshtimit të punonjësve të policisë”.
Në këtë mënyrë, prokuroria e Donika Prelës ul me gati 10-fish marzhet e dënimit për Suel Çelën, Enea Bekteshin e Klemend Xhaferrin.
Nga praktika e konsoliduar gjyqësore, “vrasja e punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë, dënohet me minimumi 10 vjet burgim, por edhe më lart. Ndërsa veprat, për të cilat Donika Prela dhe Gentian Osmani i kërkojnë Prokurorisë së Elbasanit të hetojë 3 të pandehurit, parashikojnë dënimin nga gjobë deri në 1 vit burgim.
Për më tepër, kjo vendimmarrje e Prokurorisë për Krime të Rënda bie ndesh edhe me praktikën e institucionit të Prokurorisë, pikërisht për këtë rast konkret. Në nëntor 2017, Prokuroria për Krime të Rënda ndoqi të njëjtën praktikë, duke shpallur moskompetencën për çështjen dhe duke ia kaluar Prokurorisë së Elbasanit, pa kaluar më parë vendimmarrjen e gjykatës.
Në atë kohë, Prokuroria e Elbasanit e kundërshtoi vendimin e Krimeve të Rënda dhe kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme që të zgjidhte situatën e konfliktit të kompetencës.
Prokuroria e Përgjithshme, e cila në atë kohë nuk drejtohej nga Arta Marku, i dha të drejtë Prokurorisë së Elbasanit dhe kërkoi nga Prokuroria për Krime të Rënda që të vijonte sipas procedurës.
Tashmë, kur ka kaluar më shumë se një vit dhe kur dy zonjat, Arta Marku dhe Donika Prela drejtojnë strukturat kryesore të Prokurorisë, miqtë e dhëndrit të Qazim Sejdinit shumë shpejt mund të dalin të lirë.
Ndaj Suel Çelës, Enea Bekteshit e Klemend Xhaferrit nuk rëndon më akuza e “vrasjes së punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë. Këtë “dhuratë” ua kanë bërë Marku e Prela, të cilat, të dyja së bashku, kanë vendosur të injorojnë Kodin e Procedurës Penale, i cili i detyron që vendimin e pushimit të çështjes t’ia parashtrojnë Gjykatës për Krime të Rënda.
Dhe, e gjithë kjo shkelje proceduriale në favor të atyre që njihen si anëtarë të “bandës së Qazim Sejdinit”, është formalizuar me firmën e prokurorit Gentian Osmani.
“Boldnews.al”
“Pse denoncove Geron Xhafën”, çmendet prokuroria politike, hakmerret ndaj gazetarit
Prokuroria politike ka nisur dhënien e vendimeve absurde me urdhër të kreut të qeverisë për të ndëshkuar këdo që denoncon skandaltet e lidhjeve të qeverisë me krimin.
Prokuroria ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashi vetëm se ai ka asistuar në telefonatën që është bërë mes “Babales” dhe Agron Xhafajt dhe që më pas e ka bërë publik këtë fakt.
Prokurorët e kanë penlizuar gazetarin Jetmir Olldashi vetëm se ai ka bërë publik përgjimin e telefonatës.
Avokati Gjata e ka kosnideruar një vendim absurd pasi gazetari ka për detyrë të bëjë investigime, ndërsa ka deklaruar se Prokuroria e ka penalizuar për shkak se gazetari e ka bërë denoncimin nga zyra e PD.
Prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, ka kërkuar arrestimin e Albert Veliut, personit që denoncoi përfshirjen në trafik narkotikësh të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Osmani e akuzon Veliun për veprën penale të “kallëzimit të rremë”, vepër e cila nuk është fare në kompetencë të Prokurorisë për Krime të Rënda, ku ai është zëvendës i Donika Prelës.
Prokuroria për Krime të Rënda ka për kompetencë hetimin e rasteve të trafiqeve ndërkomëtare, grupeve të strukturuara kriminale dhe korrupsionit në nivele të larta. Ndërsa hetimi konkret, edhe pse shumë i dyshimtë për mënyrën se si ka vepruar prokurori Osmani, nuk përfshihet aspak në veprat që janë në kompetencë të Prokurorisë për Krime të Rënda.
Albert Veliu dhe kunati i tij, Fred Alizoti, ndaj të cilëve prokurori Gent Osmani ka kërkuar arrestimim, akuzohen në një proces më shumë politik se sa ligjor për “kallëzim të rremë”. Kjo vepër penale është kompetencë e Prokurorisë së Rrethit, e, në rastin konkret, asaj të Tiranës.
Ky është në fakt, për të cilin edhe prokurori Gentian Osmani është në dijeni të plotë. E, megjithatë, ai ka vendosur të vijojë hetimet për “kallëzim të rremë”, duke anashkaluar plotësisht dyshimet mbi përfshirjen e Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm, në trafik narkotikësh.
Veprimet e kryera nga prokurori Osmani, edhe në këtë hetim të shfytyruar, janë shkelje flagrante të ligjit procedurial penal, për të cilat duhet të mbajë edhe përgjegjësi sipas ligjit penal.
Prokuroria për Krime të Rënda, e konkretisht prokurori Osmani, e kanë regjistruar hetimin për “trafik të lëndëve narkotike”, me person të dyshuar Agron (Geron) Xhafaj. Hetimi i kësaj vepre është në kompetencë të Krimeve të Rënda.
Por, kur prokurori Osmani, me ndërhyrje politike ose me vullnetin e tij për t’i shërbyer maxhorancës, ka vendosur të mos hetojë Agron Xhafaj, ai, sipas ligjit, do të duhej të pushonte hetimet për trafik narkotikësh. Por, me ndryshimet e reja të Kodit të Procedurës Penale, vendimi i pushimit të Prokurorisë për Krime të Rënda duhet të konfirmohej në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Prokurori Osmani, ndoshta i pasigurt se vendimi i tij për pushimin e hetimit në ngarkim të Agron Xhafaj nuk do të pranohej nga Gjykata për Krime të Rënda, ka vendosur ta “zgjidhë” rastin nëpërmjet një artifice ligjore- ai nuk e ka pushuar hetimin për “trafik narkotikësh”, në ngarkim të Agron Xhafaj, por e ka ndryshuar vetë objektin e hetimit, duke e kanalizuar tek vepra “kallëzimi i rremë” kundër denoncuesit.
Vetëm nëse vendimi i prokurorit për pushimin e hetimeve për Agron Xhafaj do të merrte konfirmimin e Gjykatës për Krime të Rënda, prokurori i çështjes, Gentian Osmani, mund t’ia përcillte materialet Prokurorisë së Tiranës, për të vijuar hetimet për “kallëzim të rremë”.
Por, siç konstatohet lehtësisht, Gentian Osmani i është shmangur qëllimisht përcaktimeve të Kodit të Procedurës Penale dhe, duke vijuar në shkelje të tij, ka urdhëruar arrestimet.
Në këtë mënyrë, prokurori Osmani duket qartë që ka vënë plotësisht në zbatim “detyrimin” që ka ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili është një prej njerëzve që kontrollon procesin e Vetingut.