30.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025

“Hiqni policët ose do i merrni kufoma”, zbulohen telefonatat e bandave me shefat e policisë

Gazetari Trashgim Sokolaj zbuloi fakte tronditëse se si krimi arrin të mbyllë dosjet kriminale me telefonata.
I ftuar në emisionin “360 Gradë”, Sokolaj u shpreh se në Shodër efektivat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për t’i dokumentuar, ndërkohë që janë telefonuar shefat e tyre dhe u kanë thënë do na i hiqni ata policët nga aty apo do t’i merrni kufoma.
“Në Shkodër, deri para pak javësh, policia nuk hynte dot dhe një nga zonat ku policia nuk hynte dot ishte zona e grupit që u godit, me 11 personave të arrestuar. Ka informacione zyrtare që në Shkodër dhe qytete të tjera, kanë ndodhur ngjarje shumë të rënda. Efektivat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për t’i dokumentuar, ndërkohë që janë telefonuar shefat e tyre dhe u kanë thënë do na i hiqni ata policët nga aty apo do t’i merrni kufoma. Kjo është prapaskena ku fiken kamerat. Kjo është mbështetja politike që ka policia në përballje me krimin”.
Operacioni
Më 22 shtator 2018, Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda kanë finalizuar operacionin e koduar “Oaz”, në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si pjesë e grupit kriminal “Bajri” me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër.

Të gjitha arrestimet janë kryer me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Ata janë:
1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasit:
E.B., 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.

Sipas burimeve policore dyshohet se ai fshihet në Belgjikë, vend ku ka qëndruar me kohë të plotë gjatë 3-4 viteve të fundit.
Referuar përgjimeve dhe hetimeve të kryera në Shqipëri dhe Holandë ai konsiderohet si personi që qëndronte në krye të grupit. Policia belge dyshon se grupi Bajri kontrollonte veprimtarinë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, gjobvënies dhe aktiviteteve të tjera kriminale në shfrytëzimin e prostitucionit.
Po sipas burimeve, gjatë zhvillimit të operacionit të premten në Shkodër, task forca qendore dhe prokuroria e krimeve të rënda kanë shmangur përfshirjen e policisë lokale duke dërguar të gjitha forcat nga Tirana, nga frika e dekonspirimit të mundshëm.
Mbi të pandehurit rëndojnë akuza të rënda penale, të kryera në kuadër të grupit te strukturuar kriminal.
Sipas prokurorisë, të provuara janë akuzat për dy vrasje, ndërkohë që pritet të hapen edhe dosje të reja ngjarjesh pa autor në të cilat dyshohet se janë amplikuar anëtarët e grupit Bajri.

Kush janë dy skafistët vlonjatë që u kapën me 5 milionë euro kanabis në Itali

Zbulohet identiteti i dy skafistëve shqiptarë që u arrestuan në Brindisi falë një operacioni të Guardia di Finanza ku u kapën 557 kg kanabis.
Gjatë ndjekjes, 2 skafistët e hodhën ngarkesën në det. Më pas ajo u rikuperua dhe rezultoi se ishte rreth 560 kg marijuanë. Të arrestuar janë shtetasit G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç nga Vlora. Dy forcat policore po punojnë bashkarisht për këtë rast, si dhe për të zbuluar bashkëpunëtorë në këtë tentativë trafikimi.
Gomonia me mbi 500 kg kanabis po kontrabandohej drejt Brindisit nga dy skafistët shqiptarë me gomone. Por pas një ndjekjeje të shkurtër në det, dy kontrabandistët u kapën me marihuanën e paketuar në 24 dëngje të mëdha. Nëse kjo lëndë narkotike do të shitej do të nxirrte 5 milionë euro fitime.
Sipas mediave italiane, operacioni u krye në bashkëpunim me Policinë shqiptare dhe Njesinë e Policisë Kufitare të Guardia Di Finanza të stacionuar në Durrës dhe oficerin ndërlidhës të Policisë shqiptare në Itali. Që nga fillimi i vitit 2018, janë arrestuar 39 kontrabandistë, janë konfiskuar më se 16 ton marihuanë nga Guardia Di Finanza në Pulie dhe 16 mjete lundrimi.

Audiopërgjimi i Agron Xhafajt/ Pse mashtron policia? Ku e arrestoi dhe ku e mban sot Alizotin?

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar sërish sot për çështjen e audiopërgjimit të Agron Xhafajt dhe konkluzionet që dha Prokuroria. Salianji ngre disa pyetje që ende nuk kanë marrë përgjigje:
“Akt ekspertimi anglez fakton se zëri i audiopërgjimit është i Xhafajt. Producenti Rama dështon në prodhimin e filmmit njësoj si në qeverisje. Dy pyetje presin përgjigje sot: A e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, laboratori më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri është i Xhafajt? Pse nuk e nxjerr Policia arrestimin e Alizotit? Ku e arrestoi? Ku e mban sot?
Xhafaj tha që nëse ekspertiza provon që zëri është i vëllait do dorëhiqej, për kur e ruan dorëheqjen Xhafaj, pasi ekspertiza e konfirmoi zërin dhe vetëm policia e drejtuar prej tij ka fabrikuar prova?”

“Kam dhënë 200 mijë euro?” Salianji: Nëse do kishte prova s’do isha i lirë!
Deputeti Ervin Salianji ka hedhur poshtë se ai ka dhënë para për audio-përgjimin. Nëse ka prova, atëherë “unë s’do isha këtu”, tha Salianji, duke lënë të nënkuptohet se do ishte arrestuar.
“Ka dalë një përgjim mes një personi që është aktor, po e ritheksoj Prokuroria ka së paku dy aktorë që i ka çuar për ekspertim. Njëri thotë që e kam bërë unë. Përgjimet (nga prokuroria) janë bërë në 1-2 javë pasi ka dalë përgjimi. Nëse prokuroria ka fakte që kam dhënë 200 mijë euro, ça prokurorie është kjo, prokurori pa këllqe, shkon te këta, jo mo jo…”, tha Salianji.
Ai shtoi se hetimi i prokurorisë s’ka qenë i plotë: “Investigimi gazetaresk ka shkuar të kryeplaku në Tragjasë, te një lokal i Habiljave me mërin Ermal, Ermali është shef i Policisë në Dhërmi… Nëse Prokuroria do kishte vërtetuar këto budallaqet që shkruan aty unë s’kisha si të dilja këtu”.
“Prokuroria thotë që ne i kemi dhënë këto. Ka pesë muaj që prokuroria ka kohë ta vërtetojë këtë, si s’mund ta vërtetojë, kjo është qesharake”, tha.

Maskat me armë futen në lokal për të grabitur, ja si i “paralizon” shitësja (Video)

Një ngjarje gati si nëpër filma është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku dy vajza të guximshme kanë parandaluar një vjedhje. Tentativa e grabitjes ka ndodhur pasditen e sotme në një dyqan argjendarie, rreth orës 17:56 në rrugën ‘Muhamed Gjollesha’, përballë shkollës ‘Sabaudin Gabrani’.
“BalkanËeb” ka arritur të sigurojë pamjet nga kamerat e sigurisë së dyqanit, ku shihet skena e frikshme. Në pamjet në fjalë duket një person, i veshur me bluzë me kapuç dhe kapele në kokë, ndërsa hyn brenda në dyqan duke kërcënuar me pistoletë. Të kapura në befasi, dy vajzat që qëndrojnë pas banakut, kanë nisur të ulërasin, ndërsa njëra prej tyre ka nxjerrë prej sirtarit një sprai, duke ia drejtuar hajdutit.
Ky i fundit, pas këtij akti është larguar nga dyqani, ndërkohë që vajza vijon të hedhë drejt tij sprai, ndërsa dëgjohet edhe alarmi i sigurisë që bie. Pavarësisht se agresori ka pasur armë, vajza e guximshme ka vepruar me shpejtësi, duke shmangur kështu vjedhjen. Fill pas ngjarjes së rëndë, shitëset kanë bërë denoncimin, ndërkohë që policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Përgjegjësja e Hipotekës i merr 200 mijë lekë qytetarit për të parë hartat e tokës

Fiks Fare denoncoi një skandal në zyrën e Hipotekës në Bilisht, ku një përgjegjëse i merr një qytetari 200 mijë lekë në zyrën e shtetit për t’i bërë aktet e ekspertimit për tokat që do regjistronte.
Zyrtarja u filmua nga qytetari dhe gazetarët e Fiksit teksa i jep zgjidhje sorollatjes 3 vjeçare të një qytetari, vetëm pasi ai e pagoi.
Punonjësja i mori përsipër që të përgatiste privatisht edhe plan rilevimet e pronës, për tokat që qytetari donte të regjistronte.
Në qershor 2018, një qytetar që kishte shtëpi banimi në fshatin Sinicë të Devollit, u ankua se përgjegjësja e Hipotekës së Bilishtit, Valbona Beshi, i ka kërkuar 300 mijë lekë për t’i bërë aktet e ekspertimit. Këto akte i përgatiste bashkëshorti i saj, Gazmend Beshi.
Në atë kohë, Fiksi nuk arriti që të ‘kapë’ përgjegjësen, teksa pas transmetimit të asaj kronike, zyra qendrore reagoi dhe orientoi qytetarin që t’i drejtohej gjykatës ose bashkisë për procedurat.
Po në atë kohë, Hipoteka pohoi se Valbona u largua nga drejtimi i zyrës dhe u emërua si përgjegjëse e zyrës së hartografisë.
Por, disa muaj më pas, në Fiks Fare u ankua një tjetër banor i Bilishtit, i cili tha se prej tre vitesh sorollatet nga hipoteka.

Gëzim Agastra thotë se ka shkuar disa herë në Hipotekën e Bilishtit, dhe pasi ka kaluar dy drejtorë, prona i del mangut 3 mijë e 100 e 40 metra.
‘Kam takuar në Hipotekë një Valbona Beshi, që sot nuk e di ça është, a drejtoreshë a një gjë. Më ka thënë pa marrë inxhinier nuk zgjidhet kjo punë. Më drejtuan fillimisht në Bashki, takova sekretaren. Në moment vjen kryebashkiaku dhe më thanë që inxhinier topograf, kur të na dërgoj Edi Rama, do t’i bëjmë falas.
Unë një e kam bërë me një inxhinier nga Korça, është i licensuar. Këtë akt e bëra se më ka thnë Valbona Beshi, se desha të bashkoj pronat e babait’ thotë Gëzimi.
Më tej shton se i kanë thënë që të mos lodhet kot. ‘Më thanë, jo 3 vjet, po 13 vjet, po është filanja atje bëji te i shoqi, e ka Gazi, Gazi Beshi.
Zonja Valbona e ka burrë këtë. E hoqën e vunë, ka ngrënë drejtora sa të duash. Nuk e di, po ma zgjidhet ju si Fiks, s’ma zgjidhët këto që janë, do t’i vras fëmijët. Do zihen’ përfundoi Gëzimi.
Pas ankesës, qytetari, bashkë me gazetarët e Fiksit shkuan në zyrën e Hipotekës dhe takuan zonjën Valbona, ku i thotë se ka mangut tokën. Ajo i thotë se duhen bërë skicat dhe do t’i rregullojë ajo të gjitha. I kërkon që të shkojë pas dy ose tre ditësh.

Qytetari shkon pas disa ditësh dhe përgjegjësja i thotë se këto skica mund të bëhen me inxhinierë dhe i thotë se duhet të bëjë disa akte. Ajo i thotë se këto skica bëjnë 200 mijë lekë. Qytetari i thotë te kush do t’i bëjë, ndërsa ajo i përgjegjet ‘te Gazi (bashkëshirti)’. Madje, i thotë se do i thojë ajo vetë, ndërsa bën edhe pazarin, ku 1 skicë bën 40 mijë lekë të vjetra. Ajo i merr numrin e telefonit dhe lënë një takim tjetër.
Fiksi shoqëron sërish qytetarin në zyrën e Hipotekës së Bilishtit, teksa në takimin e tretë qytetari i kërkon nëse i ka bërë apo jo këto skica. Ajo i përgjigjet se të gjitha skicat bëjnë 600 mijë lekë të vjetra. ‘S’ka pse vjen atje (bashkëshorti) tani i kam gati. Do t’i rregullojmë këto, pastaj kur të vish me datën 28 do t’i kesh gati’ i thotë Valbona qytetarit.
Në takimin e katërt, të dy lënë takim për të nesërmen. Të nesërmen, qytetari shkoi në Hipotekë dhe ajo i la takim pas 45 minutash. Më pas, i jep dokumentet dhe orienton qytetarin që të bëjë një deklaratë personale te noteri.
Qytetari e pyet përgjegjësen për koston e skicave të inxhinierit. ‘Katër që venë 200 (mijë)’, i thotë ajo. Qytetari i thotë se nga 50 ia llogariti dhe ajo i thotë që 1 ia ka lënë veç. Më pas, qytetari i numëron lekët, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 (50 mijë lekëshe).

Ekspertiza nga Anglia konfirmon: Zëri në audio i ngjashëm me Agron Xhafajn

Mund të quhet një hetim skandaloz dhe i falsifikuar ai i përpiluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me audio-përgjimin e Agron-Geron Xhafajt.
Në dokumentin e siguruar nga SYRI.net, që është edhe përgjigja e ardhur nga Anglia në lidhje me audio-përgjimin, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka asnjë provë se ai është i rremë, apo se është i pasaktë.
Në përgjigjen që ka mbërritur nga laboratori anglez, nuk përcaktohet dot nëse zëri është i Agron-Geron Xhafajt për shkakun se kampioni i marrë në Prokurorinë e Tiranës është shumë i dobët, ashtu edhe si audio-përgjimi i bërë publik.
Por ajo që vë në dyshim të madh vendimin e prokurorisë është fakti se sipas laboratorit Anglez, zëri i Agron Xhafajt është shumë i ngjashëm/përafërt me atë të Fredi Alizotit, personit prokuroria, Rama dhe media e tij e quajnë si aktori.
Ky vendim i prokurorisë është haptas favorizues ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Fakti që zëri i Xhafajt dhe Alizotit janë shumë të ngjashëm ngre dyshime të mëdha në lidhje me vendimin e prokurorisë së drejtuar nga Arta Marku.
Pasi kanë sjellë këtë përgjigje, laboratori anglez ka kërkuar audio-përgjimin origjinal dhe zërin më të pastër të Agron-Geron Xhafajt.
Por prokuroria dhe policia nuk kanë pranuar që të çojnë në Angli audiot origjinale, duke vendosur që të mbajnë përgjigjen e cila i lejon prokurorisë të vendosë ndryshe.
Fillimisht ishin zyrtarët e laboratorit italian nuk pranuan që të bënin ekspertizën e audio-përgjimit pasi nuk ishte origjinali.
Por jo vetëm kaq.
Në akt-ekspertim thuhet, se audio-përgjimi i dërguar për analizë në Angli nuk përmban bisedën e plotë, si dhe audiot nuk janë origjinale, ka mbivendosje dhe prerje.
Në këto kushte, prokuroria e drejtuar nga Arta Marku duket se ka vendosur të mos i nxjerrë telashe qeverisë dhe të zbatojë urdhrat e Edi Ramës, i cili ishte i pari që tha se në atë regjistrim nuk ishte zëri i Agron Xhafajt.

/Syri.net/

Pse e ka mbyllur goren Taulant Balla?

Arben SHAHINI

Prej dy ditësh u vazhdua debati virtual mes ish-Kryeministrit Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Fillimisht ish-Kryeministri postoi një foto të Taulant Ballës në një zonë të Librazhdit me trafikantin e kokainës, Maksim Beço. Në foto lehtësisht dalloheshin Balla dhe në krah të tij trafikanti i dënuar me vendim gjykate në vitin 2015.
Pas publikimit të fotos në facebookun e Berishës erdhi menjëherë reagimi i Ballës, i cili e mohoi që foto të ishte e vërtetë dhe deklaroi se kemi të bëjmë me një montim të zyrat e kinostudios së Shqu-pit, duke nënkuptuar kështu PD-në.
Ajo që bie në sy në gjuhën e Ballës është se kemi të njëjtën terminologji drejtuar PD sikurse edhe padroni i tij në Kryeministri, Rama, i cili po ashtu sikurse Balla tha se të gjitha skandalet e fundit që lidhen me burgosjen e vëllait të ministrit të brendshëm, përdhunimin e vajzës në Fushë-Krujë nga djali i deputetit të tij si dhe rasti i fundit i akuzave ndaj Ballës janë fabrikime të bëra në zyrat e Kinostudios së Shqu-pit.
Replikat mes Berishës dhe Ballës vazhduan gjatë ditës së djeshme me një kundërpërgjigje të Berishës, i cili postoi sërish foton duke deklaruar se kemi të bëjmë me një foto origjinale dhe të vërtetë dhe ku nuk kishte asnjë montim.
Replika e dytë e Berishës nuk solli ndonjë reagim nga Balla. Berisha, i cili kishte armën e dytë dhe të fortë shkatërruese për Ballën në duart e tij e vijoi replikën në mëngjesin e së hënës kur i dha ultimatum Ballës që ose të kërkonte ndjesë publike për ato që kishte deklaruar ose pas orës 14.00 do të botonte “dokumentat përvëluese”.

Balla sërish heshti dhe nuk reagoi duke dhënë shenjat e para se tashmë ai i frikësohej të vërtetës që kishte Berisha në duart e tij. Fiks në orën 14.00 Berisha poston në faqen e tij në facebook, jo më foton e Taulant Ballës me trafikantin e dënuar Maksim Beço, por videon që tregonte Ballën dhe Beçon në një takim ku bisedonin së bashku. Prej atij moment, gorja i Ramës, Taulant Balla nuk është bërë më i gjallë dhe ka heshtur.
Ai ka humbur një bast të madh përpara publikut me Berishën se kush është i vërteti. Shqiptarët kanë mundur të njohin fytyrën e mashtrimit që nuk është vetëm Balla se ai shërben vetëm si gore e shefit të tij, por fytyrën mashtruese të kësaj kupole në qeveri.
Tani shqiptarët e kanë të qartë se kush janë të vërteta dhe kush janë të rrema në deklaratat publike mbi skandalet e fundit. Shqiptarët e kanë të qartë se kush thotë sot të vërtetën.
E thotë Nënkomisari i policisë Nuhu, i cili deklaroi zyrtarisht se Balla ishte në komisariat kur ai u kërcënua me pistoletë në kokë, apo e thotë gorja Balla që pretendon se ishte për peshkim?
E thotë Babalja të vërtetën për përgjimin e Agron Xhafës, apo goret Rama-Balla që s’po lënë laborator në botë pa kërkuar që të ti nxjerrë nga bataku ku janë zhytur.
Rasti i fundit i fotos së Ballës me trafikantin e kokainës është diskretimi më i mirë public që i bëhet propagandës mashtruese të qeverisë dhe një njollë turpi mbi kreun e qeverisë dhe Kryetarin e tij të grupit parlamentar.
Nëse Balla do të ishte një deputet i zakonshëm, atëhere skandali nuk do të kishte këto përmasa, por fakti se ai drejton një grup parlamentar dhe përsërit si papagall atë që I kërkon shefi, atëhere kemi të bëjmë me një mashtrim në grup të këtyre fundërrinave që sot kanë pushtetin dhe kanë kapur mediat, por jo rrjetet sociale.

Gazeta Handelsblatt : Rama s’i përgjigjet gazetarëve që s’kontrollon, televizionet në duart e oligarkëve

Situata e medieve në vendet kandidate për në BE në Ballkan është një rrezik për demokracinë. Tregjet e reklamës janë të vogla, mediet e pavarura të rralla, shkruan gazeta Handelsblatt.
Për të paraqitur përmbledhtas situatën e medias në Ballkan „Handelsblatt” i referohet Shqipërisë. „’Çfarë doni?’, pyet vrullshëm kryeministri Edi Rama gazetarët e huaj në bibliotekën e rezidencës qeveritare në kryeqytetin Tirana. Socialisti 54 vjeçar, një burrë shtatmadh, është me humor të zymtë këtë pasdite. Socialisti, vendi i të cilit do të hyjë mundësisht sa më shpejt në BE, gjithsesi nuk e ka përzemër t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, aq më keq nëse ai nuk i kontrollon vet ato.
Megjithatë Rama e di mirë, se nuk u shmanget dot medieve të huaja, kur i duhet të bëjë reklamë për antarësimin në BE. Atij i duhet një imazh i mirë në Europë. Ndaj artisti që qeveris qysh nga viti 2013 pranon dialogun e vështirë me gazetarët ndërkombëtarë. (…)
Gazetarët shqiptarë vetëm mund të ëndërrojnë për një takim të hapur shtypi të këtij lloji. „Më mirë syri, se nami” thotë një fjalë e urtë në Shqipëri. Po kështu është edhe qendrimi i të pushtetshmëve me median vendase. Synohet vetëm inskenimi i personit dhe i verpave të tij heroike. Kritika, edhe kur ajo është e argumentuar dhe dëshmuar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të rajonit, perceptohet shpesh si ofendim personal ose si sulm. Ndaj kryeministri shqiptar i shmanget dialogut të vazhdueshëm me mediat vendase. Ai preferon rrjetet sociale, në radhë të parë Facebook-un, ankohet një gazetar në Tiranë. Gazetarët vendas kanë akses vetëm në konferenca ndërkombëtare shtypi.( … )

Mediet ndodhet nën darë, prej nga ato nuk mund të çlirohen vet. Televizioni në vendin me 2,8 milione banorë ndodhet në duart e oligarkëve. Kjo ka pasoja. „Ne si gazetarë investigativë kërcënohemi anëmbanën ë rajon”, thotë një reporter kritik ndaj qeverisë. Ofendimet dhe mashtrimet janë në rend të ditës, shton një gazetar tjetër.
Shipëria është vetëm një shembull. Edhe vendet e tjera kandidate të BE-së në Ballkan gjendja e medias nuk është më mirë, madje ndokund ehd emë keq se në Shqipëri. „Ne kemi një pozicion më të mrië se në Mal të Zi”, thonë një gazetar shqiptar me ironi. Por me këtë ai ka të drejtë.
Në pranverë në kryeqytetin e Malit të Zi në Podgoricë u qëllua nga persona të panjohur gazetarja kritike ndaj qeverisë Olivera Lakic. Gazetarja e së pavarusës „Vijesti” është e specializuar në raportimin për korrupsionin dhe kriminalitetin e organizuar.(…)
„Gazetaria më e mirë është ajo nga bota e jashtme”, pranon hapur një gazetar shqiptar. Euroneës së shpejti do të hapë një zyrë korrespondentësh vendas në Tiranë. „Ne duam të sjellim në treg një vështrim të kthjellët me standarde të reja”, thotë një korrespondente e përzgjedhur nga Euroneës në Shqipëri.
Fillimi i Euroneës është modest, por një kontribut i rëndësishëm për një liri më të madhe të medias, që është e domosdoshme për një demokraci funksionuese në skajin juglindor të Europës”, shkruan „Handelsblatt në artikullin (08.10) me titull “Mediet në Ballkan nën darë”.

Fitorja e Trump me Kavanaugh ndez republikanët në prag të zgjedhjeve, senatori demokrat: Po dështojmë

Supreme Court nominee Judge Brett Kavanaugh stands next to U.S. President Donald Trump in the East Room of the White House in Washington, U.S., July 9, 2018. REUTERS/Jim Bourg - RC1A6E42BBA0

Ndërsa Presidenti Donald Trump siguroi një fitore të rëndësishme, emërimin e zotit Brett Kavanaugh në Gjykatën e Lartë, Uashingtoni po bëhet gati të përballet me pasojat politike të procesit të konfirmimit, vetëm një muaj përpara zgjedhjeve të Kongresit në nëntor. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Michael Boëman, mobilizimi i votuesve liberalë që kundërshtuan kandidaturën e zotit Kavanaugh, mund të pasohet nga një rigjallërim i konservatorëve që u bashkuan në mbrojtje të tij.
Një proces konfirmimi që filloi me kaos dhe mosmarrëveshje dhe që shkaktoi javë protestash…përfundoi me betimin e zotit Kavanaugh si anëtari më i ri i Gjykatës së Lartë amerikane. Senatorë nga të dyja palët shprehën zemërim dhe indinjatë për spektaklin që përjetuan.
“Filloi me shumë shpejtësi si një garë shkatërrimi”, tha Senatori republikan Chuck Grassley.
“Na doli një sprovë dhe po dështojmë”, tha Senatori demokrat Cory Booker.
Presidenti Donald Trump përshëndeti rezultatin dhe parashikoi avantazh të republikanëve në zgjedhjet e nëntorit.
“E vetmja arsye që të votonit për demokratët do të ishte nëse jeni lodhur së fituari, apo jo? Ne duam të fitojmë, të fitojmë, të fitojmë”, u tha mbështetësve Presidenti Trump.

Demokratët patën një mesazh të qartë për ata që u ngritën kundër Gjykatësit Kavanaugh.
“Për miliona amerikanë që u revoltuan nga ajo që ndodhi, ka vetëm një përgjigje – votoni. Nëse besoni se Gjykata e Lartë duhet të mbrojë të drejtat e grave – votoni”, tha Senatori Chuck Schumer, udhëheqës i demokratëve.
Protestat e ashpra ndaj zotit Kavanaugh në Uashington dhe qytete të tjera tregojnë se votuesit demokratë janë të mobilizuar. Por, anketimet tregojnë se edhe republikanët janë mobilizuar ndërsa zoti Kavanaugh luftoi kundër akuzave për sulm seksual.
“Baza jonë është ndezur. Zbuluam më në fund të vetmen gjë që do ta ndizte bazën republikane. Pala tjetër e realizoi”, tha Senatori Mitch McConnell, udhëheqës i republikanëve.
Procesi i konfirmimit shkaktoi një dialog kombëtar për shkeljet seksuale që disa mendojnë se do të zgjasë përtej zgjedhjeve të mesmandatit.
“Populli amerikan mësoi diçka dhe po ngre zërin, pasi kohërat po ndryshojnë”, tha Senatorja demokrate Amy Klobuchar.
Të tjerë theksojnë se institucionet amerikane do t’i mbijetojnë stuhisë.
“Senati dhe vendi do ta tejkalojë këtë situatë, siç bëjmë gjithnjë”, tha Senatori republikan Mitch McConnell.
Zoti Kavanaugh pritet të konsolidojë maxhorancën konservatore në Gjykatën e Lartë, një institucion që duhet të qëndrojë mbi ndasitë politike.

“VOA”