21.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Përplasje me armë në Cërrik, plagosen dy të rinj

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Cërrik. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi me inicialet G.K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik, si dhe shtetasi J.R., 22 vjeç, banues në lagjen Nr.Cerrik.
Ky i fundit ka marrë plagë të lehta në dorë, ndërsa të dy ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e shpejta të Policisë dhe grupit hetimor dyshohet se shtetasi B.H sëbashku me shtetasin I.F, po udhëtonin me një automjet tip Golf që drejtohej nga shtetasi A. Zh.
Shtetasi B.H, ka parë shtetasin G.K me të cilin kishte një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta ka zbritur nga automjeti dhe është konfliktuar fizikisht me të. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi J.R, shoku i shtetasit G.K, si dhe dy shokët e shtetasit B.H, shtetasit A.Zh dhe I.F.
Në konflikt e spiër dyshohet se shtetasi B.H , ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit G.K, i cili është plagosur në këmbë, si dhe është plagosur në dorë shoku i tij shtetasi J.R.
Policia ka kapur dhe shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit Angjelo Zhelegu, i cili ka larguar nga vendngjarja autorin e dyshuar dhe shokun e tij. Forca të shumta të Policisë të DVP Elbasan, janë vënë në ndjekje të autorit dhe bashkëpuntorit tjetër ku vijon ndjekja për kapjen e tyre. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Thaçi paralajmëron shkarkim të Haradinajt, kryeministri i thotë se “ka vdekur…”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të hënën se kryeministri i Kosovës duhet të jetë “më racional dhe më i përgjegjshëm në deklaratat për qëndrimet e tij lidhur me dialogun” për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ai u shfaq i rreptë në kritikat ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili më herët gjatë ditës tha se “u shpreh ngushëllimet e mia për këtë idenë e kufijve e të ndërrimit të territoreve, sepse mendoj që ka vdekur”.
Presidenti Thaçi, tha se dialogu nuk ka vdekur por është në një fazë të rëndësishme.
“Është deklaratë interesante edhe nga ana e kryeministrit. Kjo tregon se ose është në humor të mirë ose ndjehet tepër komod në karrigen e vet. Por të them të drejtën unë kam pritur nga kryeministri që të jetë më racional dhe i përgjegjshëm në deklaratat për qëndrimet e tij lidhur me dialogun. Një kryeministër serioz nuk flet çdo ditë për luftëra dhe tragjedi, por zhvillon përparësitë dhe angazhimet për reforma. Sido që të jetë kanë dështuar që të bëjnë një gjë të tillë sidomos në javët dhe muajt e fundit”.
Më herët kryeministri Haradinaj kishte deklaruar se prekja e kufijve është “kthim në tragjeditë e së kaluarës”.
Ai i cilësoi deklaratat e kryeministrit si populiste, elektorale dhe pa përmbajtje.
“Jam i sigurt se kryeministri mund dhe ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij lidhur me procesin e dialogut. Pa dialog nuk ka të ardhme euro-atlantike për Kosovën, as për NATO, as BE, dhe as njohje nga Serbia, sepse, tek e fundit, të gjithë e dimë se pozitat tona nuk janë të përhershme. Kryeministrat dhe presidentët mund të ndërrohen, shkojnë e vijnë të tjerë, siç janë ndërruar edhe më herët. Sidomos mund të ndërrohen shpejt ata në rast se nuk korrigjohen”, tha presidenti Thaçi.
Ka kohë që të dy udhëheqësit e institucioneve këmbejnë kritika për shkak të mospajtimeve rreth ideve për rrugët e normalizimi të marrëdhënieve me Serbinë, posaçërisht pasi që gjatë verës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje që mund të përfshinte edhe ndryshimin e kufijve.

Presidenti serb ditë më parë e shpalli të humbur politikën e tij të vënies së kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, që nënkuptonte ndarjen e Kosovës.
Presidenti Thaçi, po vazhdon të përsërisë idenë e tij për “korrigjimin e kufirit”, që nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.
Ideja e tij nuk është përkrahur në Kosovë, ku edhe është protestuar kundër saj.
Javën e kaluar udhëheqësit e partive politike të koalicionit qeverisës në Kosovë, hartuan një projekt-rezolutë për siç thuhet, përmbylljen e bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Teksti i projekt-rezolutës gjashtë pikëshe parasheh që, siç thuhet “dialogu të përmbyllet me një marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht detyruese, përmes të cilit do të ndodhte njohja reciproke. Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe i pandashëm dhe se kufijtë e saj janë të pacenueshëm dhe të panegociueshëm”.
Idetë për prekjen e kufijve reagime edhe në skenën ndërkombëtare. Një pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian, posaçërisht Gjermania dhe Britania e kundërshtojnë ndryshimin e kufijve nga droja për pasojat në pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit.
Zyrtarët amerikanë kanë ritheksuar disa herë se “Shtetet e Bashkuara duan t’u japin hapësirë të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje “krijuese”, që do të jetë e qëndrueshme dhe e zbatueshme, por në fund do të thonë fjalën e tyre.
Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, nëntë vjet pas ndërhyrjes së forcave të NATO-s për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe.
Por, të dyja vendet janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që është kushti kryesor për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

PD i kërkon Këshillit të Europës votë kundër kandidatit të Ramës për Gjykatën e Strasburgut

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka marrë sot pjesë në grupin parlamentar të PPE-së në Këshillin e Europës, ku bëri publike shqetësimet e opozitës për propozimet e qeverisë për gjykatën e Strasburgut.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti demokrat, i cili shprehet se procedura e përzgjedhjes është zhvilluar e mbyllur dhe pa asnjë transparencë si dhe pa u marrë mendimi i Kuvendit dhe opozitës si dhe pa iu nënshtruar vettingut.
Sipas Shehut, qeveria jo vetëm që po tenton të kapë drejtësinë në Shqipëri, por edhe të depërtojë ilegalisht edhe në strukturat e e drejtësisë edhe jashtë vendi.
Në postimin e tij ai shkruan:
Mbas nje komunikimi disa mujor tonin me strukturat e nivelet e ndryshme, te Keshillit te Europes, ne lidhje me ”propozimin” e kandidaturave te derguar nga Qeveria Shqiptare per gjykaten prane tij, sot kjo ceshtje u diskutua edhe ne grupin parlamentar te PPE.

Ne ato komunikime te mepareshme, Kryetari Basha ka denoncuar disa here faktin se procesi i perzgjedhjes se tyre ne Shqiperi eshte bere larg rregullave te nevojeshme e principeve demokratike, duke qene ne vazhden e kapjes se drejtesise nga Rama.
Sot une i ringrita keto shqetesime ne grupin e PPE te Asamblese se Keshillit te Europes.
Theksova se e gjithe procedura e perzgjedhjes eshte realizuar e mbyllur, pa asnje transparence, pa u marre mendimi i Kuvendit e opozites, pa asnje konsultim me organizmat e gjera te sistemit tone te drejtesise, te specialisteve, te forumeve te tyre etj.
Akoma me keq keto propozime jane derguar pa ju nenshtruar “ Vetingut”, gje kjo e domosdoshme per gjykatesit, prokuroret edhe per policet shqiptare, si dhe e para deklaruar nga Qeveria shqiptare edhe per kete perzgjedhje.
Pra ne te gjithe ate proces “perzgjedhje” eshte implementuar nje praktike jo korrekte, e fshehte, shume larg standarteve te domosdoshem dhe e dyfishte ne krahasim me ate cfare kerkohet se paku formalisht, per te tjeret ne vend.
Rilindja keshtu, sic po tenton te kape drejtesine tone ne Shqiperi, po perpiqet qe me po ato instrumenta te “erreta” te penetroje ilegalisht edhe ne strukturat e tilla jashte vendit, gje kjo tejet e rrezikeshme.
Pa asnje lekundje ky fenomen primitiv, komprometues e shkaterrues, duhet ndaluar sa nuk eshte vone.

Vasili: Me Ramën nuk ka më një votim, por shitblerje votash me paratë e krimit të organizuar

Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjate seances se fundit parlamentare te sesionit te 6 te Kuvendit te Shqiperise, ku ne rend te dites jane projektligjet per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasii ka deklaruar sot se opozita po punon fort që të pastrojë zgjedhjet nga kriminalizimi i ‘Rilindjes’. Në një intervistë për Report Tv, Vasili tha se një nga shtyllat kryesore për zgjedhje të lira dhe të ndershme është dhe pastrimi i politikës, prandaj duhet vettingu në politikë.
Ndërkohë Vasili komentoi edhe rastin e Xhisielës, duke thënë se pavarësisht çfarë po thuhet sot, ky rast tregoi edhe njëherë se politika është vënë e gjitha në pozicion të krimit.
Intervista e Plotë
-Do doja ta nisnim tek paketa me 4 pika e prezantuar nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Pika e parë thotë që është shumë i rëndësishëm dhe duhet të bëhet Vetting-u në politikë. Duke marrë parasysh kohën kur jemi dhe kohën kur bëhen zgjedhjet, pra më pak se një vit i bien zgjedhjet lokale. A është e mjaftueshme kjo kohë për ta përmbyllur procesin e Vetting-ut në politikë sipas jush?
Përpara gjithë të tjerave qëndrojmë tek thelbi i ditës së sotme. Thelbi i ditës së sotme ishte dekriminalizimi i zgjedhjeve. Kjo ishte çështja themelore. Në ekranin tuaj thotë çlirimi i zgjedhjeve nga krimi, shit blerja e votës dhe kapja shtetërore. Pra sot kjo është përgjigja e madhe që japim ne si një nga 4 momentet e mëdha të platformës së opozitës së bashkuar që kishte të bënte me Vetting-un në politikë, dekriminalizimin e zgjedhje, dekriminalizimin e ekonomisë, e cila u paraqit dhe çlirimin e sistemit të drejtësisë nga kapja shtetërore. Sot ishte një temë e cila nuk është temë, është krye çështje e demokracisë, pasi pikërisht në tryezat e Komisionit të Përbashkët të Reformës Zgjedhore, ekspertët e Këshillit të Evropës kanë thënë me gojën plot që 20% e votave të shqiptarëve janë shit-blerë. Që këtu gjithçka që është thënë për zgjedhjet, kushdo që është përpjekur të legjitimojë zgjedhjet që lamë pas, qoftë ky shqiptar qoftë edhe ca të huaj, të cilët ishin një turp i mandateve të tyre diplomatike, provojnë qartë që themeli i demokracisë është tronditur dhe rrezikuar së tepërmi.
Kriminalizimi i zgjedhjeve është fakt. Dhe fakti i fundit i skandalit që ndodhi me përdhunimin e vajzës nga Fushë-Kruja, meqë lidhet me ditën e sotme, ju dëgjuat që një përdhunues ordiner atje mbron veten e tij për t’u çliruar nga faji i zakonshëm po e themi i çështjeve ordinere kërcënon do ta shikoni në zgjedhje. Që do të thotë kriminalizimi është kaq i qartë, kaq shfryhet sheshit dhe është kaq evident saqë kërkon një përgjigje të madhe. Në të kundërt sistemi ka rënë. Në të kundërt nuk ka një shtet pluralist demokratik dhe praktikisht historia është shumë e thjeshtë. Nuk ka më një votim, por ka një shitblerje me paratë e krimit të organizuar. Se paratë nga do vijnë? Burimi i parave është krimi i organizuar dhe Shqipëria është akuzuar jo nga unë, jo nga -opozita, por në mënyrë të veçantë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që është rikthyer në listën e zezë të pastrimit të parave. Si pastrohen paratë? Pastrohen me veprimtari ekonomike, 4 fushat që opozita i ka marrë me radhë dhe po zbërthen mekanizmin kriminal i cili po gërryen vendin. Dhe ky është thelbi.

-Z. Vasili do ta shohim edhe më pas rastin e Xhisiela Malokut, por për të mbetur tek ajo që ka prezantuar sot Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Njëra prej 4 pikave është edhe masa ndëshkimi për parandalimin e shit blerjes së votës. Pra për ta thënë në mënyrë më të qartë çfarë parashikon kjo pikë?
Kjo pikë parashikon ndryshimet legjislative përkatëse në Kodin Zgjedhor dhe qëndrime jo të rrepta, por qëndrime që duhet të ishin absolutisht më të rreptat që mund të ekzistonin jo vetëm në Kodin tonë, por edhe sikur të ishin të pazakonshme për kodet e tjera evropiane apo gjithkund. Pasi ky fenomen është bërë fenomeni që shkatërroi zgjedhjet në Shqipëri. Dhe për turpin e kësaj qeveri dhe kësaj maxhorance, zgjedhjet në Shqipëri janë të një standardi shumë herë më të ulët se standardet e viteve ’91-’92, kur zgjedhjet i organizonte Partia e Punës së Shqipërisë. Pra edhe Partia e Punës nga këta e kanë origjinën, ka qenë më korrekte në organizimin e zgjedhjeve sesa këta. Këta duhet të realizonin standardin më të lartë të zgjedhjeve absolutisht. Se kjo duhet të ishte fiziologjia, mbas 25 vjetësh nuk duhet të ktheheshim të flisnim për zgjedhjet, që të manipuloheshin në ’91-’92 mund ta nënkuptonim. Sepse vinim nga një sistem autoritar, donte të mbante pushtetin me çdo kusht dhe do kishte një logjikë. Por që vidhen, s’ka nevojë ta thotë opozita, por kur ekspertët e Këshillit të Evropës thotë që 20 % e zgjedheve vidhen me gojën plot në sy të kamerave, çfarë doni më tani. Këtu nuk ka çështje opozitë dhe maxhorancë. Këtu është një shkatërrim kombëtar i sistemit ku jetojmë. Ky sistem është ndërtuar mbi votën. Sistemi që lamë pas në ’90 nuk ishte i ndërtuar mbi votën, formalisht bëheshin zgjedhje. Ishte një parti shtet që i merrte të gjitha. Ky sistem kur i shkatërrohet themeli i votës, kjo është një diktaturë më e poshtër sesa ajo që kemi pasur para viteve ’90, ku dinim fare qartë që kishte një parti e s kishte të tjera dhe ishin këto rregulla që ishin të padrejta, ishin diktatoriale, por ishin të tilla. Kështu që dua të them që ne vendosemi si një vend absolutisht më negativi në rajon, pasi nuk ka asnjë vend në rajon, nuk po them në Evropë, por nuk më riprodhoni dot një vend në rajon që ka probleme të tilla me zgjedhjet. Kosova është një shtet i ri fare dhe është një shembull. Po të bënim zgjedhjet e Kosovës do të ishim një vend shumë i qetë dhe do të merreshim me prioritete të tjera politike. Dhe vetëm për këtë fakt duhet të kuptojmë se çfarë dëmi të madh i ka sjellë demokracisë në këtë vend kjo forcë politike e cila nuk jeton dot pa kapje. Ose do kapë shtetin, ose do kapë ekonominë, ose do kapë zgjedhjet, ose do kapë drejtësinë. Të përballët me garën e ndershme të ideve, të rezultateve, të performancës nuk e bën dot. Do me patjetër ta kapë.

-Në njërën prej pikave të propozuara kryesisht është edhe pika e tretë, reduktimi i shpenzimeve dhe financimeve të fushatës, financim shtetëror 100 %. Është kjo kosto më e madhë për qytetarët?
Problemi është i tillë. Modeli mëton që të kemi një financim gjithmonë e më të qartë. Të evidentojë të gjitha financimet e tjera të dukshme e të padukshme, të cilat në një pjesë dërrmuese të tyre kanë një origjinë të papastër dhe për të qenë farë të qartë shqiptarët që sa kushton bërja e zgjedhjeve duke filluar nga fletët e votimit, por edhe financimi i partive. Çdo të thotë kjo? Do të thotë këtë gjë që në fund të fundit do të kishim qartësisht cilat ishin kostot dhe kostot e dukshme do të ishin maja e ajsbergut, të padukshmet dhe ato do ishin qindra miliona të tjera, të cilat në vend se shteti të shpenzonte për të çuar përpara ekonominë, për të bërë më të mirë jetën e qytetarëve, shpenzohen në mënyra të pista në forma për të blerë zgjedhjet e radhës.
-Por kjo do të thotë një kosto më e madhe për qytetarët përderisa do të financohen zgjedhjet 100% nga buxheti i shtetit…
E para e punës mos u ngutni të nxirrni përfundime se kur thuhet 100 % nuk e dini sa janë këto kosto. Dhe sot e kësaj dite buxheti i shteti paguan për partitë politike sipas rezultateve që ato arrijnë. Pra sistemi politik i ndërtuar mbi partitë ka marrë përsipër edhe atë pagesë, se partitë janë ato që marrin përgjegjësitë publikë për të qeverisur vendin apo për të bërë opozitë. Mbi këtë është ndërtuar. Dhe çdo shoqëri merr përsipër ato kosto të domosdoshme minimale për funksionimin. Marrja e shpenzimeve në teori, pra një propozim që mund të jepet nuk do të thotë që bëhet fjalë për kosto marramendëse. Do të thotë për kosto minimale, pra të mos shpenzojmë më para të kota dhe të tepërta në periudhat zgjedhore. Mos të valojnë më miliona që shkojnë pa asnjë dobi, por e dimë që aq sa duhet. Fjalën mos ta marrin milionat që harxhohen për banesa dhe për postera, por fjalën ta marrin kryesisht alternativat. Sikurse e keni parë në të gjithë Evropën, ku ka dhe posterat më të thjeshtë, dhjetëra herë më të thjeshtë se në Shqipëri, ama kandidatët përplasen për alternativa dhe ide. Dhe praktikisht shqiptarët shkojnë në kutitë e votimit dhe zgjedhin ofertën më të mirë, nuk zgjedhin atë që i pagoi më shumë.

-Votimi elektronik dhe numërimi gjithashtu është një prej pikave kryesore. Sa e mundur është të realizohet kur edhe në vende si Amerika ka patur akuza për sulme kibernetike?
Nuk kam komente për këtë çështje. Problemi im ka qenë vetëm kaq. Në rast se teknikisht ka qenë e mundshme që të zgjidhet kjo gjë, do të ishte një gjë e mirë. Unë nuk jam ekspert i kësaj çështjeje. Çdo element që shton transparencën dhe shpejtësinë e administrimit zgjedhor është i mirëpritur. Elektronik apo i çdo lloj forme, nuk është vetëm votimi elektronik ka dhe forma të tjera ku elektronika përdoret të cilat mund të ndihmojnë procesin. Ju e keni parë në shtet të caktuara fleta e votimit futet e numërohet në çast. Pra ka një variacion shumë të madh. Rëndësi ka që ato zgjedhje të jenë të mira, të ndershme e mbi të gjitha të mos jenë të blera. Kaq.
-Nëse këto propozime nuk gjejnë dakordësinë e maxhorancës, ju do të hyni në zgjedhjet lokale?
Nuk është diskutuar kurrë në asnjë rast futja apo jo në zgjedhjet lokale, apo në çdo palë zgjedhjesh. Kjo ka të bëjë me betejën tonë që të mos hyjmë, pra të mos bëjmë zgjedhje të standardeve mizerabël. Për këtë do të ketë një betejë politike, e cila do të jetë në sallën e Parlamenti, do të jetë në shesh, do të jetë kudo që të jetë. Por sigurisht edhe ju jeni qytetar sikurse edhe unë. Ju nuk mund të keni një standard kaq të ulët shoqëror që të pranoni që të shkoni në një vend ku votën tuaj nuk e dini fare që mund t’ua kenë vjedhur dhe t’ua numërojnë ndryshe. Ju votoni po themi metaforikisht për mua dhe vota do dalë për Muhamet Veliun po themi, po zëmë njerëz që janë këtu për të mos krijuar keqkuptime. Ky është një standard që ne të gjithë e duam. Atë vullnet që kemi shprehur duam të na numërohet si i tillë. Kështu që për këtë beteja do të jetë pa asnjë pajtim, do të jetë edhe shume e egër dhe e rreptë, pasi nuk mund të vazhdojmë të mbajmë një lëtyrë të tillë zgjedhore në fuqi.

-Pavarësisht se Partia Demokratike dhe ju e keni bojkotuar po themi Komisionin për Reformën Zgjedhore, jeni njohur me amendamentin e propozuar nga Partia Socialiste pak ditë më parë?
Nuk jam njohur dhe nuk dua të njihen fare me amendamente pasi Komisioni i Reformës Zgjedhore është një komision i cili ka vepruar konsensualisht. Si duket ashtu si edhe këtë si Reformën në Drejtësi, Partia Socialiste apo Rilindja të themi më mirë ka vendosur të bëjë kapjen e këtij sistemi. Le të vazhdojë ta bëjë. Nuk di që askush, edhe jashtë tavolinës apo edhe evropianë, edhe amerikanë, që e asistojnë nuk e kanë këshilluar por ja kanë dekurajuar Partisë Socialiste. Por Partia Socialiste komandohet nga ata përdhunuesit që thonë do të shikoni në zgjedhje, i merr urdhrat nga ata nuk i merr urdhrat më nga pjesa më e mirë e Evropës dhe e Amerikës.
-Ka patur sot një deklaratë për mediat nga Xhisiela e cila i ka bërë thirrje në njëfarë mënyre opozitës të lënë të qetë atë dhe familjes së saj pasi nga gjithë historia e saj është përdorur politikisht, ka përmendur këtu dhe z. Berisha. Çfarë komenti keni?
Nuk kam koment. Komenti im i vetëm është vetëm kaq. Jo çështje meqë është e debatuar, vuri në provë shtetin shqiptar, provoi që shteti shqiptar, drejtësia, policia, u investua drejt mbulimit të çështjes, ndonëse e patën të shkruar, patën më kollaj të sakrifikojnë kolegun që hetonte sesa përdhunuesin. Pra njësh u bë me përdhunuesin, nuk u bë me viktimën. Nuk më intereson fare emri i viktimës, nuk më thotë gjë, mund të quhet Xhisiela, Adelina, mund të quhet çfarë të dojë. Së dyti, sot lexova para pak çastesh, një artikull shumë të mirë të Zërit të Amerikës i cili thotë fare qartë: Ekspertiza mjekoligjore ka mbërthyer dhe mbas denoncimit përkundrejt çdo lloj gjëje që është inskenuar, ai djali ndodhet në burg. Në rast se çdo gjë është e rremë ai nuk ka pse rri në burg. Ose njëra, ose tjetra.

-Pra nëse djali është në burg do të thotë që shteti funksionon?
Jo jo, mos të merremi më këto lloj artifice. Po merremi me lojën që po e quajmë mediatike dhe fakte. Thashë dhe njëherë tjetër shteti nuk funksionoi në momentin që skandali u zbulua. Ai djali ndodhet në burg, për arsye se çështja u bë publike. Nëse çështja nuk do bëhet publike ky problem nuk do hapej, përdhunuesi do ishte i qetë edhe kjo vajza mund të ishte e kërcënuar, por ama shteti përpara denoncimeve që ndodhnin në tavolinë, mbylli sytë dhe e mbylli çështjen. Pranoi që të sakrifikonte dhe një koleg që të ikte tutje nga Shqipëria për këtë gjë. Ça ndodhi, ndodhi kjo gjë, kështu që çdo lloj deklaratë e mëtejshme lidhur me këtë çështje dhe çdo lloj inkriminimi, opozita ka pasur vetëm një pozicion, deklaratat e bëra publike i ka mbështetur. Nuk i ka bërë opozita, i ka bërë një oficer i policisë. Ka sjellë fakte, pas fakteve ka pasur arrestime, kjo është situata. Të gjitha të tjerat janë fjalë, dëngla, këto janë fakte. Ekspertiza mjekoligjore u provua nga disa kolegë të mi, që janë njerëz të respektuar, që është e vërtetë. Mbi këtë nuk dal dot, nuk do dëgjoj gomarlliqet e Edi Ramës përpara ekspertizës se mjekësisë. Është një denoncim që ka ardhur nga një oficer policie, që ka punuar në policinë e drejtuar nga Rilindja e Edi Ramës. Deri në momentin që nuk kishte denoncim ky polici ka qenë njeri i rregullt, normal nuk kishte problem për këta. Megjithëse i ka shkruar ai. Në moment që çështjet u bënë publike, këtu filloi kriza, filluan klithmat, ulërimat, dënglat e Edi Ramës. Të dëgjoj Edi Ramën siç e dëgjova për Agron Xhafën?

-Ka patur zhvillime që Gjykata ka caktuar masën e sigurisë, arrest me burg për Albert Veliun dhe kunatin e tij…
Në bazë të kujt? Në bazë të ekspertizës që ka ardhur para pak ditësh. Po ky këtu? (Tregon videon e Edi Ramës). Ky burri këtu, e ka dhënë këtë deklaratë në 18 Maj, 4 muaj më përpara. Ç’është ky? Është më i zoti nga Prokuroria? Ç’ka Prokuroria që i duhen katër muaj për të bërë një ekspertizë dhe në Angli ku e paskan çuar, këta anglezët qenkan kaq të pazotë, duan 4 muaj.Ky e ka bërë brenda ditës thotë. Që në 18 Maj, akuzohem dot për manipulim? Në Youtube e ka marrë aty ku ka qenë. Edhe ka dhe një dëshmi, pra ky e ka marrë në 18 maj. Çuditërisht pas kësaj deklarate, mbas këtij manipulimi vëllai i ministrit iku në burg. Ministri shumë më korrekt se ky, në një media, një kolegu juaj Sokol Balla, pohoi që po të rrinte këtu do shkonte në burg. Këto nuk janë të opozitës, këto janë të këtyre, ky është i paditur se thotë unë kam bërë ekpertizën. Ça ekspertize ka bërë ky, po ky nuk kishte material në dorë. Nuk kishte një kasetë, ku e gjeti kasetën ky? Ia ka dhënë Arta Marku? Atëherë duhet të shkojnë të dy në burg. Ky nuk e ka pasur, megjithatë kësaj Arta Markut iu deshën katër muaj. Ky thotë e kam bërë që katër muaj më para. E kuptoni ça shteti është ky? Ky thotë nuk do ti ndahem këmba-këmbës atij oficerit të policisë. Ky bën Prokurorin, bën hetuesin, bën të gjitha. Këto nuk i ka bërë as Partia e Punës, nuk ka bërë as Enver Hoxha, Prokurorin dhe hetuesin. Ekspertizën e kam bërë vetë thotë, një çështje në hetim. Në atë kohë u pretendua që ishte sajesë, ishte modifikim, pse iku. Pse e morën me vrap? Ishte i lirë, vëllai i ministrit, vajti u fut në burg. Po pse? Po të ishte që nuk kishte asnjë problem pse u fut? Këto ofendojnë logjikën dhe inteligjencën më minimale të njeriut më të zakonshëm. Flas nëse do kemi respekt për veten, nëse nuk do kemi se na jep 5 lekë pushteti, mund të thotë njeriu çdo lloj gomarlliku, po kjo është fare e trashë.

-Pavarësisht kundërshtimeve dhe sulmeve të ndryshme politike z. Vasili besoj e kuptoni dhe ju që shpifja qoftë nga politika, qoftë nga segmente të caktuara të medias ka arritur nivele shumë shqetësuese duke u bërë pjesë e portaleve të cilat pa asnjë lloj kriteri sulmojnë një personazh të caktuar, e denigrojnë atë në mënyrën më të padrejtë të mundshme por gjithashtu edhe në media serioze ka kapur nivele shqetësuese. Kryeministri ka propozuar dhe një paketë antishpifje. Të mos ndalemi thelbësisht te ajo që ka thënë Rama por mendoni se duhet një paketë antishpifje, pavarësisht kush e propozon?
Së pari njeriu që shpif dhe nga ngritur institucionin e shpifjes në Shqipëri është Edi Rama. Të bëj një pyetje, a keni qeshur ju? Të paktën këtë nuk e mohoni dot. Keni qeshur me Grizeldën ju? Me barrën imagjinare të Grizeldës? Kjo çështje e Grizeldës, një turp i padëgjuar, kishte vajtur deri në majat më të larta të Brukselit, nga reporterja e Shqipërisë, Tanja Fayon, Fyle etj. Dhe ça ishte kjo? Kjo ishte një vepër e atyre që teknologjinë e shpifjes e kanë kthyer në art. Tani këtë që vura unë me video, kjo është një shpifje kundër opinionit publik sepse gënjen. Kryeshpifësin e kemi në krye të qeverisë. Po çfarë ka shpifësi në dorë. Shpifësi ka Prokurorinë në dorë, drejtësinë dhe këtu qëndron çështja që çdo lloj pakete apo këllire që nxjerr nga duart, nuk është asgjë më shumë sesa konfirmon atë që është dhe thotë: Unë duhet të shpif , ju mos thoni as të vërtetat. Opozita nuk ka bërë shpifje ka sjellë vetëm fakte që janë ulur në tavolinë. Faktet dhembin, po dhembin po ça ti bëjmë ne nuk e ndihmojmë dot.
-Për t’u përqëndruar te zgjedhjet e ardhshme. Është përfolur se kandidati i opozitës në Tiranë mund të jetë nga LSI. Keni ju një emër?
Nuk ka asnjë diskutim për asnjë lloj kandidature dhe asgjë tjetër. Problemi kryesor që kemi mbi të gjitha është për të çliruar këto zgjedhje nga kriminalizimi që të shkojmë të legjitimojmë dhe pa pastruar zgjedhjet, çfarë zgjedhje do bëjnë dhe për çfarë kandidatësh do flasin? Apo që nga 20% që thotë Këshilli i Europës, të vidhen 45%?

Reagimi i fortë i Berishës: Viktima XH.M çertifikon Ramën si kryepërdhunues!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar sërish për ngjarjen që ndodhi sot në Fushë-Krujë, ku banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut iu vendos tritol.
Përmes një statusi në Facebook Berisha pohon se, 25-vjeçarja ka çertifikuar kryeministrin Edi Rama si kryepërdhënuesin. Berisha thekson se, Rama pasi akuzoi opozitën për vendosjen e tritolit, thirri për ndihmë me detyrim Xhisielën, e cila sipas tij deklaroi germë për germë fjalët e kryeministrit.
Postimi i plotë i ish-Kryeministri Berisha në Facebook
Viktima XH.M certifikon Ramen si kryeperdhunues!
Te dashur miq, pas vendosjes se tritolit te gjysherit e XH. M, Edvin Kristaq Rama deklaroi se tritolin e vendosi opozita, duke treguar keshtu tmerrin e brendshem qe e ka kapur si kryeperdhunues i shtetit perdhunues.
Ai, per te shpetuar nga ky tmerr thirri ne ndihme me detyrim viktimen XH. M, e cila deklaroi germe per germe dhe fjale per fjale ate qe tha dy ore me pare Edi Rama duke akuzuar dhe faktuar keshtu perfundimisht me fjalet e saj tekstuale me te Edvinit se ai eshte kryeperdhunuesi i shtetit perdhunues! sb

 

Grupi shqiptar kapet me 6.5 milionë euro drogë në Francë, 5 të arrestuar

Një grup trafiku lëndësh narkotike raportohet se është goditur nga policia franceze e Annecy dhe 5 shqiptarë janë vënë në pranga.
Arrestimet janë kryer të mërkurën e 3 tetorit, por lajmi është bërë i ditur ditën e sotme.
Sipas mediave franceze, aksioni është zhvilluar pas disa muaj hetimesh. Gjeneralitet e personave të arrestuar nuk bëhen me dije nga raportimet në media, por thuhet se ata janë mes 30 dhe 40 vjeç shkruan gazeta Panorama.
Sipas kreut të seksionit të anti-trafikut në policinë e Annecy, Jean-Philippe Charvet, të arrestuarit ishin pjesë e një grupi që ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike në Francë dhe Zvicër.
Janë konfiskuar gjithsej 230 kg përzierës, tre makina dhe 4.000 euro në dy ndërtesa që grupi i përdorte si baza, në zonat e Gaillard dhe Annemass
Këto 230 kilogramë, të prera me heroinë, nëse shiteshin me doza të vogla, mund të gjeronin rreth 6.5 milionë euro, citohet nga mediat lokale Jean-Philippe Charvet.

Basha-Ramës: Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos së Agron Xhafajt, pse e vonon?!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të bëjë publike përgjigjen e laboratorit për ekspertizën e audiopërgjimit të Agron Xhafajt, vëllai i mintrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Basha përmes një videoje në rrjete sociale shkruan se, shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos, shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e ‘aktorit’.
Ja çfarë shkruan Basha:
Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”. Pse i vonon?! Nxirri tani!

Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”. Pse i vonon?! Nxirri tani.

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 8. Oktober 2018

Basha i përgjigjet Ramës: Je dordolec i krimit, Shqipëria nuk ka më kryeministër

Kryetari i opozitës, Basha i është kundëerpërgjigjur Ramës përmes një statusi në facebook, ku ai thotë se vendi është pa Kryeministër, ndërsa Rama është vetëm një dordolec i krimit
Postimi i Bashës
Piktori i dështuar është zhytur në artin e telenovelave: shkruan, dirigjon, interpreton dhe ju servir shqiptarëve përditë nga një shfaqje bajate, ku kriminelët janë heronj dhe ku krimi është virtyt.
Shqipëria nuk ka më kryeministër. Shqiptarët nuk kanë më qeveri që mendon e punon për ta dhe hallet e tyre. Në vend të sigurisë, punësimit e mirëqenies, tani e tutje shqiptarët do të kenë vetëm telenovela. Ndërkohë qeveria, policia dhe prokuroria punojnë çdo ditë për t’i garantuar sigurinë, qetësinë, dhe paratë kriminelëve. Sepse Rama mendon dhe vepron vetëm për të mbrojtur kriminelët. Ndaj çirret e betohet nga mëngjesi në darkë për të mbrojtur Tahirin, Xhafajan, Ballën, Rrajen, Çyrbjen, Gjushin, e kriminelët e lidhur me ta.
Edi Rama nuk është më kryeminsitër por vetëm një dordolec që krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët.
Por shqiptarët nuk tremben. Unë as trembem dhe as shantazhohem. Sepse nuk jam peng i krimit. Sepse kurrë nuk më ka lidhur asgjë me kriminelët. Sepse sado t’i mbrojë Rama kriminelët dhe mbrojtësit e tyre, ata të gjithë do të përfundojnë atje ku e kanë vendin.

Zbardhet dëshmia e Ervis Martinaj: S’u vramë për femra, cili ishte kodi jonë dhe si u vra Gaxhaj nga komando…

Pas plagosjes në lokalin në zonën e ish bllokut, Ervis Martinaj ka mohuar se ishte planifikuar një përplasje apo një sherr me armë mes dy grupeve. Në dëshminë e tij të siguruar nga Lapsi.al, Martinaj ka sqaruar se kishte shkuar në lokal për t’u sqaruar me Matajn, jo për t’u përplasur. Madje Martinaj thotë se ka tentuar ta shmangë sherrin, duke vënë në dukje se komando Mervjol Billo nëse do të kishte dashur, mund ta kishte vrarë.
“Unë e njihja prej kohësh si Komandon, ashtu edhe Matën. S’kemi pasur konflikte me njëri tjetrin. Nuk shkuam për t’u vrarë, por për t’u sqaruar. Nëse do donin të më vrisnin, une do isha i vdekur sot. Pasi u plagosa pa dashje në qafë dhe truprojet e mi u vranë. Por komando nuk qëlloi mbi mua. Edhe pse unë isha i shtrirë. Plumbi më kapi padashje. Sherri nuk ka ndodhur për asnjë femër, sepse nuk vuaj unë për to që të shkoj të vritem për ato”, mësohet se ka thënë Martinaj.
Lapsi.al mësoi se në dosjen e prokurorisë janë regjistruar 11 persona të përfshirë në sherr. 5 prej tyre kanë qenë në tavolinë me Ervis Matën, kurse 6 me Martinajn. Ende hetuesit nuk kanë mundur t’i identifikojnë të gjithë personat që kanë marrë pjesë në sherr, për shkak të mungesës së pamjeve filmike në lokalin ku ndodhi vrasja e Fabian Gaxhajt.
Mësohet se Martinaj i ka rrëfyer prokurorëve se Gaxhaj i kishte nxjerrë probleme edhe herë tjetër për shkak të temperamentit të tij.

Një nga personat që përshkruan edhe pronari i lokalit, që hynë më vonë në lokal dhe nisën të qëllojnë mbi Mervjol Billon është ende i paidentifikuar nga policia.
Matinaj ka treguar në prokurori edhe pse kishte qëndruar larg grupit të Matajt, megjithëse kishin lënë takim bashkë për t’u sqaruar.
“Pse s’u ulëm në një tavolinë ku Mata kishte 1 orë e gjysëm që më priste? Sepse unë u ula në banak, kështu e kemi kodin tonë. Dhe jemi grric me sy, dy truprojet e mi me komandon. Më pas, vjen Gaxha me një tjetër roje dhe godasin me qytën e pistoletës komandon.
Pasi u bëj me shenjë “çohuni dhe lëreni”, Gaxhës i shkrepi pistoleta pa dashje në ajër, këtu ndërhyri komando që i vret”, ka thënë Martinaj.
Pra sipas Martinajt, pavarësisht tensionit që ekzistonte mes dy grupeve, shkak për degradimin e situatës dhe vrasjes është bërë ndërhyrja e menjëhershme e Fabian Gaxhajt dhe e një personi tjetër që kanë qëlluar komandon Mervjol Billo dhe më pas shkrepja e armës pa dashje nga Gaxhaj.
Pikërisht në këtë moment, komando ka reaguar duke qëlluar për vdekje Gaxhajn dhe duke plagosur rëndë truprojën tjetër të Ervis Martinajt dhe vetë atë.
Nga dinamika e ngjarjes duket se komando Mervjol Billo ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe pavarësisht se është arratisur, duket se ka vepruar kur i rrezikohej jeta.
“Lapsi.al”

Skadon ultimatumi për mashtruesin e Ramës, Berisha: Ja video e Ballës me trafikantin e drogës

Ka skaduar afati që “qytetari dixhital” i kishte dhënë Taulant Ballës për të reaguar brenda orës 14.00. “Qytetari Dixhital” i ka kërkuar Ballës që të kërkojë ndjesë për mohimin që i kishte bërë fotos me trafikantin e drogës. Maksim Beço. Balla nuk pranoi të kërkojë ndjesë dhe Berisha i publikoi videon ku duket Balla me trafikantin e drogës.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
“Ja Taulant Bego/Jaris qe betohej dje se eshte e montuar foto e tij me bossin e kokaines, Maksi Beço te arrestuar ne vitin 2015 nga policia per kokaine!”, shkruan Berisha në një psotim të shkurtër në fb.
Si doli zbuluar mashtruesi Balla
Ai nuk e kishte menduar se Berisha do tw kishte si provw edhe videon e takimit tw Ballws me trafikantin e kokainws dhe ka montuar vetwm foton. Nw tw vwrtetw kjo video tregon fytyrwn e vwrtetw tw kwtyre fundwrrinave qw mashtrojnw edhe kur kapen nw flagrancw dhe arsyeja wshtw se nuk ka drejtwsi dhe prokurori qw tw zbatojw ligjet.
Ish-kryeministri Berisha publikoi mesazhin e qytetarit dixhital duke I dhënë ultimatum kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla se në rast se nuk kërkon ndjesë për mashtrimin për foton e publikuar ku ai është në shoqërinë e Maksi Becas, atëhere “qytetari dixhital” ka paralajmëruar atë që ai e quan “dokumenta përvëluese”. Afati që i është dhënë Taulant Ballës për të reaguar është deri në orën 14.00. Balla deri tani vazhdon të heshtë dhe të mos ketë asnjë reagim në lidhje me ultimatumin e dhënë duke lënë të kuptohet se ai do të reagojë vetëm pas daljës së “dokumentave përvëluese”.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Ultimatum i qytetarit dixhital per Taulant Bego/Jaris! sb Lidhur me mashtrimin tuaj se fotoja me te arrestuarin nga policia Maksi Bega eshte montim ne rast se nuk kerkon ndjese publike gjere ne ora 14:00 te dites sotme per fyerjen qe me ke bere do perballesh me publikim dokumentash pervluese!
Ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi dje foton e deputetit të PS, Taulant Balla që ka dalë sëbashku me një person të dënuar për trafik kokaine.

Siç shihet edhe në Foto, Balla dhe i dënuari për trafik kokaine, Maksi Beca, duken shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Foto lajm: Taulant Bego/Jaris me bosin e kokaines Maksim Beço te arrestuar nga policia per trafik kokaine ne vitin 2015! Sb
Gjatë ditës së djeshme Balla e mohoi që të kishte dalë në foto me trafikantin e drogës, Maksi Beca. Ai tha se kishim të bënim me një montazh të fotos së publikuar nga ish-Kryeministri. Ai paraqiti një foto tjetër ku Balla kishte në krah kreun e qeverisë dhe jo Begon. Mirëpo në foton e paraqitur nga Balla janë një sërë personazhesh të ndryshëm nga foto që ka paraqitur “qytetari dixhital”. Kështu në foton e publikuar nga Berisha vihet re se pas Ballës është edhe një burrë me thinja në kokë, gjë e e cila nuk dallohet në foton e paraqitur nga Balla. E vetmja gjë e vërtetë në foton e Ballës është vetja e tij me të njëtën xhaketë, ndërsa montimi është i qartë se është bërë nga Balla me njerëzit që e rrethojnë.
Reagimi i parë i Berishës
Ish-Kryeministri Sali Berisha, reaguoi pas deklaratave të Taulant Ballës, i cili tha se FOTO-ja e publikuar në media ku shihet ai sëbashku me një person të dënuar për trafik droge është montazh.
Berisha i ka publikuar dy fotot në Facebook, ku njëra është fotoja e Ballës me trafikantin e drogës, dhe në foton tjetër ku deputetit socialist pretendon se ai ka qenë në një aktivitet me Ramën.
Në foto shihet qartë se kush është montazhi.
Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook
Qytetari dixhital pergenjeshtron Taulant Bego/Jaris, i cili duke paraqitur si deshmi nje foto me Kallam Deshtakun perpiqet ta paraqes si montim foton me supertrafikantin e kokaines Maksi Beça. Shkoni krahasimin e fotove! sb

Ja dhe Taulant Bego/Jaris qe betohej dje se eshte e montuar foto e tij me bossin e kokaines, Maksi Beço te arrestuar ne vitin 2015 nga policia per kokaine! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 8. Oktober 2018