Është zbardhur dëshmia e dhënë në Gjykatë nga ana e Gledo Hotit, i arrestuar për ngjarjen në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.
Hoti është shprehur se ai nuk ka pasur asnjë dijeni për sherrin mes tyre, dhe se ai është fshehur nën tavolinë në momentin kur dy persona kanë qenë duke e qëlluar.
“Nuk kam qëlluar askënd kur ishim në lokal me Ervin Matën, me Mervjol Bilon dhe me Redi Popescun. Ai na qerasi me një verë. Erdhën dy persona që si njihja dhe thanë: Askush të mos lëvizë!, dhe më pas nxorrën armët. Në atë moment u futa poshtë tavolinës nga frika. Në Greqi ika se do merrja nje pajisje por jo se do t’i fshihesha hetimit”, është shprehur Hoti.
Për vrasjen e të riut Fabiol Gaxha derimë tani janë arrestuar tre persona, Ervis Martinaj, Eljo Hati dhe Gledi Hoto.
Ndërkohë që mbeten ende në kërkim Ervin Mata, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata dhe komandoja Marviol Bilo, i cili dyshohet të jetë dhe personi që ka qëlluar.
Dëshmia e të arrestuarit për vrasjen në Bllok: “… askush të mos lëvizë!, dhe më pas nxorrën armët”
Zëri i Amerikës: Xhisiela ka pranuar se është detyruar të tërhiqet për shkak të frikës
Në Shqipëri një sasi tritoli shpërtheu në mesnatë në Fushë Krujë, në oborrin e shtëpisë ku banon Xhisiela Maloku, vajza 25 vjeçare, ish e dashura e Rexhep Rrajës, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili u arrestua javën e shkuar nën akuzën e përndjekjes ndaj të resë.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një sasi të vogël tritoli, nga shpërthimi i së cilës nuk ka patur, siç njoftoi policia, as dëme materiale. Të paktën 9 persona janë shoqëruar për ngjarjen.
Xhisiela Maloku, tha për gazetarët se ajo ndodhej në banesë në momentin e shpërthimit dhe se të gjithë ishin frikësuar.
Ajo drejtoi gishtin e akuzave ndaj opozitës e cila ‘po bën lojë politike’, duke deklaruar sërish se nuk ndjehet e kërcënuar nga familja Rraja. Maloku shpjegoi se kishte refuzuar deri më tani mbrojtjen nga policia, dhe se pas ngjarjes së mbrëmshme do ta pranonte atë.
Vajza 25 vjeçare, bëri kallëzim ndaj ish të dashurit Rraja në muajin korrik,duke e tërhequr më pas. Megjithatë çështja i kaloi prokurorisë. Maloku i ishte drejtuar disa herë policisë, duke akuzuar Rrajën, me të cilin kishte patur një marrëdhënie të gjatë dashurie, për kërcënime dhe dhunë ndaj saj. Në deklarimet e saj ajo ka pranuar se është detyruar të tërhiqet për shkak të frikës që kishte nga hakmarrja e djalit.
Episodi që çoi në arrestimin e të riut Rraja, lidhet me dhunën që ai kishte ushtruar ndaj Malokut në një dhomë hoteli. Por në dy intervista, vajza mohoi që ndaj saj të ishte ushtruar dhunë, duke deklaruar se ajo e kishte bërë gjithçka nga xhelozia dhe se kallëzimi i saj kishte qenë i rremë. Por në të vërtetë, pohimet e saj duket se konfirmuan pikërisht frikën që ajo ka nga i riu, sepse përtej përshkrimeve apo deklaratave, akti i ekspertizës ligjore nuk lë shteg për dyshime. Ky akt tregon se ajo ka patur shenja dhunë në shpatulla dhe djegie me cigare në kofshë.
Është pikërisht ekspertiza mjeko-ligjore ajo që ka mbajtur në pranga Rexhep Rrajën, sikundër dhe një përgjim i kryer më 29 Shtator, gjatë ballafaqimit mes dy të rinjve në Prokurori, ku sërish Rraja ka kërcënuar vajzën.
Artikull i botuar nga Zeri Amerikës/Shqip
Real Madridi i vendos afat Lopeteguit, dy trajnerë të tjerë në listën e Perez

Situata te Real Madridi nuk është aspak e mirë. Këmbanat e një krize të mundshme janë më të forta se kurrë, të paktën në vitet e fundit, që kanë qenë të suksesshëm nën drejtimin e Zinedine Zidane. Kampionët e Europës në fuqi po përjetojnë një periudhë të errët, të cilën nuk po e ftillon dot trajneri Julen Lopetegui.
Siç raportohet nga “AS”, gazeta e përditshme spanjolle, e cila ka qenë gjithmonë e afërt me “Merengues”, është vendosur tashmë një afat kohor për Lopetegui, sa mund të ketë besimin e drejtuesve të klubit. Flitet për “votëbesim” deri ditën e “El Clasico”-s kundër Barcelonës, më 28 tetor. Dështimi në atë ndeshje, nëse jo më përpara, do të thotë se nuk ka më shpëtim për ish-trajnerin e Spanjës.
Në kryeqytetin spanjoll tashmë qarkullojnë edhe emrat e zëvendësuesve të mundshëm për Lopetegui. Rruga më e lehtë është ajo që të çon te Santiago Solari, trajneri aktual i ekipit B të Real Madridit, që do të ishte një zgjidhje shumë e përshtatshme për presidentin Florentino Perez, në aspektin ekonomik. Dukshëm ndryshe me profilin e Antonio Contes, i cili konsiderohet me nivelin e duhur për stolin e “Los Bolancos” dhe është aktualisht pa ekip.
Në verë, ish-trajneri i Chelsea ka qenë i lidhur me Real Madridin, por i kishte “frikësuar” drejtuesit me ndikimin e tij në dhomat e zhveshjes (mënyra autoritare e drejtimit, metodat e punës e kështu me radhë). Real Madrid ka 409 minuta lojë pa shënuar gol, në mes La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve, duke qenë në vendin e katërt të kampionatit spanjoll.
Valdano: Ndihet mungesa e Ronaldos, asnjë lojtar i Realit nuk ka….
Jorge Valdano beson se Real Madridi ka probleme serioze në drejtim të shënimit të golave. Pra, në aspektin sulmues. Kjo është bërë e ditur prej tij në “El Transistor” të “Onda Cero”. Valdano analizoi situatën e Real Madridit pas tetë javëve kampionat (La Liga) dhe dy ndeshjeve të para në Ligën e Kampionëve për këtë edicion.
Gjithashtu, drejtuesi i “Los Blancos” ishte i shqetësuar edhe për gjendjen e Julen Lopetegui: “Problemi më serioz tani te Real Madridi është mungesa e besimit. Disa lojtarë nuk guxojnë. A ndihet mungesa e Cristiano Ronaldos? Në Madrid, ai ka qenë njeriu-gol, por nuk është më. Real Madridi humbi golashënuesin më të madh në historinë e tij.
Situata e Lopetegui? Trajneri është gjithmonë i ekspozuar kur ka dështime. Mungesa e golave? Talenti i golashënuesit është aq i veçantë, sa talenti i portierit. Tani nuk ka asnjë lojtar të tillë te Real Madridi.
Kthimi i situatës? Unë mendoj se është brenda misionit të Lopetegui për ta bërë këtë ekip të reagojë. Vazhdimësia është shumë e rëndësishme në futboll”.
Katër drejtuesit e PS në përgjimet me mafian
Kryetari i PD, Basha deklaroi se Prokuroria ka përgjimet e komunikimeve me bandat e krimit të organizuar për Dakon, Gjiknurin, Manjën dhe Ballën, por i fsheh ato. Kreu i PD bëri publike kushtet e opozitës për të qenë pjesë e reformës zgjedhore.
Deklarata e Bashës
Në polici dhe në prokurori ka regjistrime telefonatash dhe mesazhesh telefonike mes Vangjush Dakos dhe grupeve kriminale, mes Ulsi Manjës dhe grupeve kriminale, mes Damian Gjiknurit dhe grupeve kriminale, mes Taulant Ballës dhe grupeve kriminale dhe mes Edi Ramës e kriminelëve më famëkeq të vendit, të gjithë të regjistruar në pazare votash me kriminelë duke iu premtuar atyre mbrojtje për aktivitetet kriminale.
Kjo martesë e krimit me politikën elektorale u demonstrua me zë të lartë në rastin e përdhunuesit sadist Rexhep Rraja i cili në mënyrë të sinqertë nuk e kërcënoi opozitën me hakmarrje me dhunë, por me hakmarrje elektorale.
Krimineli Rraja njësoj si gjithë të tjerët që përmenda e shumë të tjerë, ndihet realisht kundërshtari ynë zgjedhor sepse në Fushë Krujë, në Krujë ashtu si në mbarë vendin ne nuk konkurrojmë me socialistët por me kriminelët që mbështesin kupolën e korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës.
Pushteti i marrë përmes krimit vihet në shërbim të krimit dhe mbahet vetëm përmes krimit.
Origjina e të gjithë situatës së krimit në Shqipëri, e inkriminimit të politikës, kapjes së shtetit dhe korrupsionit të jashtëzakonshëm është krimi elektoral.
Prandaj jemi sot këtu për të publikuar para jush dhe para qytetarëve shqiptarë platformën e opozitës, e cila konsiston në katër pika kryesore:
1. Dekriminalizimi i procesit zgjedhor – Vetting i politikës- pastrimi i Policisë së Shtetit nga lidhjet me krimin
E kuptoni se nga kush administrohej procesi zgjedhore! Krerët e policisë, palë me krimin, trafikun dhe mbjelljen e drogës, njerëz me zero besueshmëri publike dhe Rama i cili një vit më parë i cili bënte thirrje policisë të mblidhte vota për Rilindjen.
2. Sistem masash kundër shitblerjes së votës
E cila është evidentuar si problemi kryesor në raportin e OSBE/ODIHR për vitin 2017. Shitblerja e votës jo vetëm do të konsiderohet korrupsion zgjedhor që trajtohet nga SPAK, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
Por kërkon një sërë masash të tjerash që duhet të nisin që në gjenezën e procesit të blerjes së votës, i cili ndodh tashmë jo javën e fundit, jo muajin e fundit por gjatë 6-12 muaj para zgjedhjeve.
3. Financimi i partive dhe fushatës,
E cila parashikon reduktim të shpenzimeve të fushatës elektorale.
Financim shtetëror 100% të procesit zgjedhor dhe fushatës së partive.
Kriminalizim të financimeve private.
Kompani që financojnë parti politike dhe kandidat do të përjashtohen nga përfitimi i tenderave dhe koncesioneve për një kohë të përcaktuar.
Kjo mase në fakt do të parandaloje korrupsionin dhe trajtimin preferencial të kompanive financuese të partisë fituese të zgjedhjeve në tendera dhe koncesione.
4. Përdorimi i teknologjive në votim,
Identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik.
Të gjitha këto janë të rëndësishme për të trajtuar vdekjen e procesit zgjedhor, shkatërrimin e procesit zgjedhor dhe kthimin e tij nga një festë të demokracisë në një gosti dhe orgji të krimit të lidhur me politikën.
Vetëm pasi të zgjidhen këto mund të hapet diskutimi për sistemin.
Mendimet e mia dihen publikisht, dihet që janë mendimet e mia dhe duhet t’i nënshtrohen një konsultimi në radhë të parë brenda partisë time, aleancës opozitare dhe natyrisht të gjithë faktorëve qytetare, organizate medias, botës akademike.
Qëndrimi im personal është që për çfarëdo sistemi të shkojmë maxhoritar, proporcional, proporcional kombëtar duhet një diskutim i hapur dhe i thelluar për të arritur në mënyrën më të mirë përfaqësimit të vullnetit të qytetarëve.
Reduktim i numrit të deputetëve me 100? Pse jo.
Është përfaqësues dhe redukton shpenzime të panevojshme të cilat mund të kthehen në investime për shkolla, spitale, rrugë, etj.
Parlamenti me dy dhoma, për një kontroll dhe balancim më të mirë të pushteteve.
Të gjitha propozimet të hapura për diskutim, jo sot. Sot vëmendja e të gjithëve ne duhet të jetë te çlirimi i i zgjedhjeve nga krimi, nga dekriminalizimi i zgjedhjeve, nga shitblerja e votës dhe nga kapja shtetërore.
Tiitoli, Berisha: Krim shtetëor, autori është Rama
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar me ashpërsi ndaj vendosjes së lëndës eksplozive në shtëpinë e gjyshërve të Xhisiela Malokut.
Berisha shkruan se ky është një krim shtetëror dhe autor i tij është Edi Rama.
Ish-Kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve që “të ngrihemi për tu ndarë sa më parë nga kjo bandë horrash, përdhunuesish dhe drogaxhinjsh”.
Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Vazhdon seriali horror i kryeperdhunuesit Edvin Kristaq Rama kunder viktimes Xh. M!
Tritolin ne shtepine e gjysherve te XH.Malokut e vendosi kryeperdhunuesi i Vjolistanit l, Edvin Kristaq Rama!
Te dashur miq, flake per flake iu pergjigj kryeperdhunuesi Edvin Kristaq Rama deklarates se djeshme Xh M, ne te cilen ajo nga spitali deklaroi se do te flase para ligjit.
Tmerri nga fjala e saj beri qe kryeperdhunuesi i Vjolistanit te urdheroje perdhunuesit e tjere ministra, deputete, drejtore etj, ti mbyllin gojen para ligjit viktimes Xh M me “pakëz” “nje çike” tritol per ca deme materiale.
Denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal shteteror dhe u bej thirrje qytetareve te ngrihemi per tu ndare sa me pare me kete bande horrash, perdhunuesish dhe drogaxhinjsh. sb
Kush janë dy bandat e Tiranës tek zgjedhjet, Basha: Konkurojmë më krimin, jo me socialistët
Prezantohet platforma e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme e cila evidenton ndërhyrjen urgjente për të çliruar zgjedhjet nga krimi, shitblerjen e votës nga kapja shtetërore dhe jo thjesht për amendime fasadë.
Raportet vendase dhe ndërkombëtare evidentojnë qartë se vota në Shqipëri diktohet nga krimi, nga paratë e pista që vijnë nga aktivitete kriminale si trafiku i drogës apo korrupsioni qeveritar dhe nga presioni shtetëror
Martesa e krimit me politikën elektorale u demostrua me zë të lartë në rastin e përdhunuesit sadist Rexhep Rraja i cili kërcënoi opozitën me hakmarrje elektorale.
Ne nuk konkurojmë me socialistët, por me kriminelët që mbështesin kupolën e korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës.
Zgjedhjet diktohen nga Barajt e Shkodrës, kriminelë të rrezikshëm ndërkombëtarë, në Elbasan nga Çelajt e Sanxhaktarët me shokë dhe Taulant Ballës e Qazim Sejdinit, në Durrës, bandat qeverisin bashkinë e Vangjush Dakos, Në Vlorë nga Habilajt te Xhafaj, në Dibër Ymer Lala, në Korcë Rragami.
Prokuroria mban peng hetimesh ku vërtetohet se krimi ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat zgjedhore të partisë Socialiste.
Askush nuk mund të besojë më tek krerët e policies të cilët administrojnë zgjedhjet, pasi janë palë me krimin në trafikun dhe mbjelljen e drogës, tek ta.
Deklarata e plotë e Bashës
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk janë vetëm themeli i demokracisë por edhe themeli i shtetit të së drejtës, i mirëqeverisjes dhe një vendi pa krim. Sot jemi para jush për të prezantuar platformën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Çdo shqiptar, raportet vendase dhe ndërkombëtare evidentojnë qartë se vota në Shqipëri diktohet nga krimi, nga paratë e pista që vijnë nga aktivitete kriminale si trafiku i drogës apo korrupsioni qeveritar dhe nga presioni shtetëror.
Problematika zgjedhore është evidentuar qartë në raportin e fundit të OSBE/ODIHR:
1. Kandidatët me rekorde kriminale
2. Kandidatët me mbështetje kriminale
3. Përdorimi i parave te krimit në shitblerje votash
4. Përfshirja e policëve të inkriminuar në kërcenim, presion dhe blerje votash,
5. Presioni dhe kërcënimet ndaj votuesve nga persona me rekorde kriminale,
6. Grupe banditësh që diktojnë votën pranë dhe brenda qendrave të votimit,
7. Kërcënimi i administratës, përdorimi i fondeve publike në zgjedhje dhe i favore të pushtetit, etj.
Sot të gjithë bien dakord se kemi nevojë urgjente për një reformë thelbësore për të çliruar zgjedhjet nga Krimi, Shitblerja e votës dhe kapja shtetërore dhe jo thjesht për amendime fasadë.
Gjëja më e rëndësishme në këtë konglomerat që përfaqëson lëmshin që qeveris sot vendin, ndërthurjen e interesave politike, kriminale, oligarkike në bashkëqeverisjen me krimin, pra gjëja më e rëndësishme është ndarja e politikës nga krimi, pa të cilën nuk ka asnjë shans për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme, çfarëdo ndryshimesh të miratohen në legjislacionin përkatës.
Sepse politikanët e lidhur me krimin do ta përdorin gjithmonë krimin për të patur pushtet e më pas krimi do ta përdorë më pas pushtetin e tyre për të ruajtur dhe mbrojtur aktivitetin kriminal.
Ngjarjet kriminale të këtyre kohëve kanë patur pothuajse pa asnjë përjashtim një të përbashkët:
Kudo ku ka krime të rënda, ka dhe lidhje të autorëve me zgjedhjet.
Bajrat e Shkodrës, kriminelë të rrezikshëm ndërkombëtarë, u kthyen në punëtorë elektoralë për Partinë Socialiste. Përgjimet e tyre tregojnë se ata flasin më shumë me politikanë se sa me kriminelë, nga Ditmir Bushati e drejtues të tjerë të lartë të kupolës në Tiranë tek politikanët socialistë të Shkodrës.
Është e njëjta gjë në Elbasan ku pushteti i krimit nga Çelajt te Sanxhaktarët me shokë dhe Taulant Ballës e Qazim Sejdinit, janë një dhe të pandarë dhe ku bandat janë kthyer në faktorin më të rëndësishëm zgjedhor.
Saimir Tahiri u lidh me krimin që në opozitë dhe u kthye në nyjën kyçe të lidhjes së botës së krimit me Kupolën Rilindase: më shumë vota Edi Ramës u sollën kriminelët e Tahirit me kërcënimin e dhunës sesa fushata elektorale.
Në Durrës, bandat e Lul Berishës, Plarent Dervishit me shokë qeverisin bashkinë dhe kontrollojnë të gjithë aktivitetin e institucioneve që përfaqësojnë qeverisjen vendore.
Në Vlorë kaluam nga banda e Habilajve që kontrollonte gjysmën e Vlorës tek banda e Xhafës që kontrollon 100% të Vlorës, të tokës dhe të detit.
Në Dibër Ymer Lala.
Në Korçë Rragami.
Në Tiranë, ndonëse në arrest e disa prej tyre në burg, nga Emiljano Shullazi tek Dritan Dajti me shokë, vazhdojnë të diktojnë vendimet politike dhe priten, dhe presin nga qelitë e burgut në audiencë politikanë madje edhe kolegët e tyre të rrjeteve kriminale ndërkombëtare.
Ky është fakt.
Prokuroria mban peng një sërë hetimesh ku vërtetohet se krimi ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat zgjedhore të Partisë Socialiste.
Zidane mund të ribashkohet me Juventusin
Alain Migliaccio, menaxheri i ish-trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, hedh poshtë zërat se klienti i tij do të donte të ulej në stolin e Manchester United, në vend të José Mourinhos. Në një intervistë me gazetën franceze “Le Journal du Dimanche”, agjenti i ish-futbollistit bardhezi ka thënë: “Zinedine e ka bërë zgjedhjen e tij. Ai ka vendosur të bëjë një vit pushim dhe kjo do të respektohet”.
Pavarësisht fitores me përmbysje të “Djajve të Kuq” ndaj Newcastle, nga 0-2 në 3-2, Mourinho e ndien hijen e Zidanes mbi “Old Trafford”. Megjithatë, duket se udhëheqja e Manchester United mund ta shtyjë ndryshimin në stol për vitin e ardhshëm. Migliaccio e çmonton hipotezën e mediave: “Unë nuk mendoj se Zidane do të stërvitë në Angli, futbolli atje nuk është në stilin e tij. Kam folur me të dhe kjo ide nuk e tërheq atë “.
Lidhur me planet e ardhshme të trajnerit franko-algjerian, agjenti ka lënë të kuptohet se ato mund të ndërthuren me ish-klubin e tij, Juventusin. “Juventusi ka një projekt të bukur. Me Juventusin, Zidane ka një histori, ndaj ribashkimi mund të funksionojë”, përfundoi Migliaccio.
Deklarata e fortë e Mediut në OSBE: Brukseli po mbështet ‘lider të fortë’ të lidhur me krimin
Kryetari i PR, Fatmir Mediu ka reaguar ashpër ndaj politikave të Brukselit në Ballkan, për të cilat ai tha se po mbështesin “lider të fortë” në krye të qeverisë shqiptare të lidhur me krimin dhe korrupsionin në emër të stabilitetit fals. Mediu ka deklaruar para Asamblesë së OSBE se këto politika kanë zëvendësuar institucionet me liderët autoritarë dhe atop o shkatërrojnë të ardhmen demokratike në Shqiëpri dhe në rajon.
Deklarata e Mediut
Në fjalen time në Asamblene parlamentare te OSBE duke diskutuar per bashkepunimin rajonal dhe ceshtjet e sigurise theksova
1-Ballkani eshte nje rajon me probleme te paperfunduara, me tensione si dhe konflikte te cilat shfaqen here mbas here.
2- Vazhdimi dhe perfundimi i dialogut te Kosoves me Serbine eshte domosdoshmeri por ideja e ndryshimit te kufijeve do conte ne nje zinxhir konfliktesh te reja ne balkan.
Europa duhet te flas me nje gjuhe eshte e pakuptimte qe Brukseli dhe Rusia pranojne ndryshim territoresh ndersa Gjermania, Britania dhe vendet kryesore te BE jane kunder.
3- Referendumi ne Maqedoni nuk tregoj se maqedonasit jane kunder fqinjesise se mire me Greqine, jane kunder antaresimit ne BE dhe NATO por EUROPA ka deshtuar ne mardhenien e saj ne Balkan.
Duhet te kuptojne:
-Lodhjen dhe skepticmizmin e krijuar ne Balkan me procesin e antaresimit ne BE
– Ekonomia e dobet dhe papunesia
-Korrupsioni dhe krimi i organizuar ne nivelet me te larta qeverisese
-Europa ka zevendesuar bashkepunimin me Institucionet dhe standartet Demokratike, me mbeshtetjen per “Lideret e Forte” në drejtim te qeverive të te lidhur qarte me krimin dhe korruspionin ne emer te nje stabiliteti fals qe po shkaterron ne themel te ardhmen demokratike në vendet tona
Detaje të reja për vrasjen në Bllok/ SHISH, “klient i rregullt” në hotelin e të dashurit të Elvana Gjatës
Nga Boldnews.al
Hoteli i Ervin Mata, i shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish-Bllok, në mes të javës, ka shërbyer për takime sekrete e konfidenciale të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Ervin Mata, pavarësisht se nuk rezulton zyrtarisht, është bashkëpronar, me të atin, në hotel “Victoria”, i cili gjendet në rrugën e Dibrës. Ambjentet e këtij hoteli, gjatë periudhës 2015-2018 kanë shërbyer për mbi 50 takime të zyrtarëve të lartë të Shërbimit Sekret Shqiptar me homologë të tyre të shërbimeve partnere.
Këto të dhëna janë organizuar me fonde shtetërore dhe gjenden të publikuara në portalin informativ “Spending data.al”.
“Boldneës.al” ka realizuar një kërkim në këtë burim informativ, nga ku ka rezultuar se Apartati Qendror i Shërbimit Informativ Shtetëror, për periudhën 2015-2018, ka zhvilluar plot 53 aktivitete në hotel “Victoria”, pjesa më e madhe të shoqëruara me shënimin “pritje delegacioni klasifikuar sekret” ose “pritje delegacioni klasifikuar konfidencial”.
Shumat e depozituara nga Shërbimi Informativ për llogari të hotel “Victoria” nuk mund të vlerësohen të konsiderueshme-në total, vlera e fondeve publike të këtij institucioni për hotelin e Elvis Mata llogariten në një total prej 2 milionë lekësh të reja në 3 vjet.
Por, nga ana tjetër, fakti që Shërbimi Informativ ka pasur bashkëpunim për të paktën 50 herë me hotelin e Ervis Mata është një dëshmi se drejtuesit e tij, ambjentet dhe personeli kanë qenë të sigurt për zhvillimin e takimeve sekrete të drejtuesve të lartë të spiunazhit shqiptar me bashkëpunëtorët e tyre të huaj.
Ervin Mata, deri në mesjavë, njihej si një biznesmen i madh në Tiranë dhe që ishte i dashuri i këngëtares së njohur, Elvana Gjata. Gjithësesi, në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), ai rezulton se është pronar i kompanisë “Computer City”, e cila është pezulluar prej vitit 2014 dhe aktualisht është në fazë likujdimi.
Ndërkohë, hotel “Victoria” është në pronësi të babait të tij, gjithnjë sipas dokumentave zyrtrë të QKR-së.
Pra, Ervin Mata, pavarësisht se njihet si “biznesmen i suksesshëm” dhe për jetën e tij luksoze, në fakt, sipas dokumentave zyrtarë, nuk rezulton të ketë në pronësi të tij aktiviteve që i lejojnë shpenzime të mëdha.
Fakti që Ervin Mata jeton në mënyrë luksoze, ndërkohë që ai vetë nuk rezulton zyrtarisht të ketë të ardhura që e justifikojnë, nuk është konstatuar, me shumë mundësi, as nga Shërbimi Informativ Shtetëror, përsa kohë që hotel “Victorian” e ka vlerësuar si një vend të sigurt ku mund të ndante informacionet me partnerët ndërkombëtarë.
Ervin Mata aktualisht është shpallur në kërkim nga Policia, si një prej personave të përfshirë në ngjarjen e përgjakshme në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato. Bashkë me Matan, në kërkim janë edhe Fabiol Alushi e Mervjol Bilo.
Deri më tani, shkaku zyrtar i konfliktit ndërmjet dy grupeve është ngacmimi që viktima, Gaxha, i ka bërë të dashurës së Ervin Mata, këngëtares Elvana Gjata. Gjithësesi, grupi hetimor nuk ka përjashtuar edhe pista të tjera të mundshme për përplasjen me armë mes tyre.
Disa nga personat e përfshirë kanë një skedë të pasur kriminale, si edhe janë persona që njihen si “biznesmenë” ose njerëz që qarkullojnë shumë para në jetën e tyre të përditshme.