Kryeministri Rama ka folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku është përpjekur të rendisë të gjithë ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në Shqipëri, si “shpifje të opozitës”.
Rama ka aluduar se tritoli në banesën e Xhisiela Malokut, është vënë nga opozita, sepse vetëm atyre u intereson kjo gjë.
“Kush është i interesuar të krijojë idenë se vajza ëshrë nën terror? Për këtë kanë interes vetëm ata që e dhunuan për disa ditë të tëra”, u shpreh Rama.
Kryeministri, edhe pse po flet çdo ditë për shpifjen, sapo ka bërë një shpifje, lidhur me opozitën, sepse pa patur prova, ka aluduar se mes opozitës dhe tritolit në shtëpinë e gjyshit të Xhisielës ka një lidhje.
Xhisiela Maloku tha se ka qenë e pranishme në momentin kur lënda plasëse ka shpëryer, ndërsa hodhi akuza mbi opozitën si shkaktare të këtyre kërcënimeve, ndërsa thekson se nuk dihet e kërcënuar nga ish-i deshuri apo njerëzit e tij.
“Vendosja e tritolit është mëse e qartë. Që do të thotë është bërë nga PD dhe nga opozita për të sulmuar drejtpërdrejt. Të vërtetën e di vetëm unë. Nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja”, u shpreh Xhisiela Maloku.
Pengmarrësi i Xhisielës të njëjtën deklaratë me vajzën e përdhunuar nga djali i deputetit të tij për tritolin
Xhisiela e marrë peng, e detyrojnë të flasë për tritolin: Ma vuri opozita
Xhisiela Maloku ka reaguar në lidhje me eksplozivin e vendosur në banesën e gjyshit të saj, ku edhe ajo jeton.
Ajo thotë se ka qenë e pranishme në momentin kur lënda plasëse ka shpëryer, ndërsa hedh akuza mbi opozitën si shkaktare të këtyre kërcënimeve, ndërsa thekson se nuk dihet e kërcënuar nga ish-i deshuri apo njerëzit e tij.
Xhisiela Maloku: Vendosja e tritolit është mëse e qartë. Që do të thotë është bërë nga PD dhe nga opozita për të sulmuar drejtpërdrejt. Të vërtetën e di vetëm unë. Nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja. Deri dje “hipotezat” ishin që unë isha e kërcënuar nga fisi Rraja, tashmë nuk janë. Edhe telefonata e parë që unë kam bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë i një kushëriri të Rexhepit, Ramazan Rraja, ka ardhur këtu dhe pastaj është larguar. Më pas unë kam njoftuar policinë.
Pyetje: Pse mendoni se e bën opozita këtë?
Xhisiela Maloku: Sepse unë dola e thashë të vërtetën si ishte, ata luajtën një lojë politike dhe dolën bllof. Unë jam Xhisiela dhe të vëretën e di vetëm unë, nuk mundet dikush të hedhë hipoteza.
Ultimatum i “qytetarit dixhital” për Taulant Ballën, afat deri në ora 14.00
Ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili i ka dhënë ultimatum kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla se në rast se nuk kërkon ndjesë për mashtrimin për foton e publikuar ku ai është në shoqëroinë e Maksi Beca, atëhere “qytetari dixhital” ka paralajmëruar atë që ai e quan “dokumenta përvëluese”. Afati që i është dhënë Taulant Ballës për të reaguar është deri në orën 14.00. Balla deri tani vazhdon të heshtë dhe të mos ketë asnjë reagim në lidhje me ultimatumin e dhënë duke lënë të kuptohet se ai do të reagojë vetëm pas daljës së “dokumentave përvëluese”.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Ultimatum i qytetarit dixhital per Taulant Bego/Jaris! sb Lidhur me mashtrimin tuaj se fotoja me te arrestuarin nga policia Maksi Bega eshte montim ne rast se nuk kerkon ndjese publike gjere ne ora 14:00 te dites sotme per fyerjen qe me ke bere do perballesh me publikim dokumentash pervluese!
Ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi dje foton e deputetit të PS, Taulant Balla që ka dalë sëbashku me një person të dënuar për trafik kokaine.
Siç shihet edhe në Foto, Balla dhe i dënuari për trafik kokaine, Maksi Beca, duken shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Foto lajm: Taulant Bego/Jaris me bosin e kokaines Maksim Beço te arrestuar nga policia per trafik kokaine ne vitin 2015! Sb
Gjatë ditës së djeshme Balla e mohoi që të kishte dalë në foto me trafikantin e drogës, Maksi Beca. Ai tha se kishim të bënim me një montazh të fotos së publikuar nga ish-Kryeministri. Ai paraqiti një foto tjetër ku Balla kishte në krah kreun e qeverisë dhe jo Begon. Mirëpo në foton e paraqitur nga Balla janë një sërë personazhesh të ndryshëm nga foto që ka paraqitur “qytetari dixhital”. Kështu në foton e publikuar nga Berisha vihet re se pas Ballës është edhe një burrë me thinja në kokë, gjë e e cila nuk dallohet në foton e paraqitur nga Balla. E vetmja gjë e vërtetë në foton e Ballës është vetja e tij me të njëtën xhaketë, ndërsa montimi është i qartë se është bërë nga Balla me njerëzit që e rrethojnë.
Reagimi i parë i Berishës
Ish-Kryeministri Sali Berisha, reaguoi pas deklaratave të Taulant Ballës, i cili tha se FOTO-ja e publikuar në media ku shihet ai sëbashku me një person të dënuar për trafik droge është montazh.
Berisha i ka publikuar dy fotot në Facebook, ku njëra është fotoja e Ballës me trafikantin e drogës, dhe në foton tjetër ku deputetit socialist pretendon se ai ka qenë në një aktivitet me Ramën.
Në foto shihet qartë se kush është montazhi.
Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook
Qytetari dixhital pergenjeshtron Taulant Bego/Jaris, i cili duke paraqitur si deshmi nje foto me Kallam Deshtakun perpiqet ta paraqes si montim foton me supertrafikantin e kokaines Maksi Beça. Shkoni krahasimin e fotove! sb
Gjyshja e Xhisielës: Ndihemi të frikësuar
Gjyshja e Xhisiela Malokut, në banesën e të cilës u hodh një sasi eksplozivi ka folur për Ora News.
Në një prononcim të shkurtër të marrë nga gazetari Leonidha Musaj, gjyshja thotë se ndihen të rrezikuar, edhe pse ajo thekson se nuk kanë dijeni se kush mund ta ketë kryer këtë veprim.
“Nuk dimë asnjë gjë. S’ja vendosim dot fajin asnjërit. ishte ora rreth 12 e natës. U trembëm shumë. Na e hodhën tritolin në oborrin e shtëpisë. Jemi të kërcënuar. Nuk kemi asnjë ide kush mund ta ketë hedhur, vetëm kur dëgjuam zhurme dolëm të frikësuar përjashta dhe pamë se kishin hedhur lëndë plasëse”, ka qenë kjo dëshmia e gjyshes së Xhisielës. Xhisiela është kthyer së fundi në një nga emrat më të përfolur në media për shkak se ka qenë pre e dhunimit nga ana e djalit të deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja.
Vetë ajo ka dhënë dëshmi kontradiktore në media dhe në prokurori, pasi dyshohet se ka qenë nën presion të vazhdueshëm.
Vetë Ramazan Muça ka folur pak ditë më parë për ngjarjen ku është shprehur se ai nuk ka ditur asgjë për dhunimin e mbesës së tij. Sipas Muccës dhe vetë e ëma e Xhisielës nuk ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur.
“Nuk dimë asgjë, as vajza ime nuk ka ditur gjë”, deklaronte Ramazan Muça.
Basha denoncon 7 bandat që vendosin për zgjedhjet dhe kontrollojnë pushtetin
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vendosur të flasë me emra konkretë. Duke prezantuar paketën për ‘Çlirimin e zgjedhjeve nga krimi’, Basha ka përmendur të fortët dhe bandat që PS ka angazhuar në zgjedhje dhe që i kanë mbledhur votat për Rilindjen e Ramës.
‘Krimi është një nga shtyllat kryesore të PS. Bajrat e Shkodrës u kthyen në punëtorë elektoralë.
Më shumë lidhje em politikanët sesa me kriminelët.
E njejta gjë edhe në Elbasan. Po ashtu edhe në rastin e Tahirit. Më shumë vota i sollën Ramës, bandat e krimit.
Edhe në Durrës, banda e Lulzim Berishës.
Në Vlorë kaluam.
Në Dibër, Ymer Lala”, u shpreh Basha.
Në prezantimin e platformës për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi Basha akuzoi Prokurorinë se po mban peng një sërë hetimesh ku vërtetohet sipas tij mbështetja e poltikës nga krimi dhe se krimi është një nga shtyllat kryesore të PS-së. “Kriminali Rraja njihet si kundërshtar zgjedhor se ne nuk ndeshemi me socialistët por me kriminelët. Orgjina e situatës së krimit në Shqipëri, është krimi elektoral”, u shpreh më tej Basha ndërsa tha se platforma për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi do të bazohet mbi 4 shtylla kryesore.
Deklarata e plotë e Bashës
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk janë vetëm themeli i demokracisë por edhe themeli i shtetit të së drejtës, i mirëqeverisjes dhe një vendi pa krim. Sot jemi para jush për të prezantuar platformën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Çdo shqiptar, raportet vendase dhe ndërkombëtare evidentojnë qartë se vota në Shqipëri diktohet nga krimi, nga paratë e pista që vijnë nga aktivitete kriminale si trafiku i drogës apo korrupsioni qeveritar dhe nga presioni shtetëror.
Problematika zgjedhore është evidentuar qartë në raportin e fundit të OSBE/ODIHR:
1. Kandidatët me rekorde kriminale
2. Kandidatët me mbështetje kriminale
3. Përdorimi i parave te krimit në shitblerje votash
4. Përfshirja e policëve të inkriminuar në kërcenim, presion dhe blerje votash,
5. Presioni dhe kërcënimet ndaj votuesve nga persona me rekorde kriminale,
6. Grupe banditësh që diktojnë votën pranë dhe brenda qendrave të votimit,
7. Kërcënimi i administratës, përdorimi i fondeve publike në zgjedhje dhe i favore të pushtetit, etj.
Sot të gjithë bien dakord se kemi nevojë urgjente për një reformë thelbësore për të çliruar zgjedhjet nga Krimi, Shitblerja e votës dhe kapja shtetërore dhe jo thjesht për amendime fasadë.
Gjëja më e rëndësishme në këtë konglomerat që përfaqëson lëmshin që qeveris sot vendin, ndërthurjen e interesave politike, kriminale, oligarkike në bashkëqeverisjen me krimin, pra gjëja më e rëndësishme është ndarja e politikës nga krimi, pa të cilën nuk ka asnjë shans për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme, çfarëdo ndryshimesh të miratohen në legjislacionin përkatës.
Sepse politikanët e lidhur me krimin do ta përdorin gjithmonë krimin për të patur pushtet e më pas krimi do ta përdorë më pas pushtetin e tyre për të ruajtur dhe mbrojtur aktivitetin kriminal.
Ngjarjet kriminale të këtyre kohëve kanë patur pothuajse pa asnjë përjashtim një të përbashkët:
Kudo ku ka krime të rënda, ka dhe lidhje të autorëve me zgjedhjet.
Bajrat e Shkodrës, kriminelë të rrezikshëm ndërkombëtarë, u kthyen në punëtorë elektoralë për Partinë Socialiste. Përgjimet e tyre tregojnë se ata flasin më shumë me politikanë se sa me kriminelë, nga Ditmir Bushati e drejtues të tjerë të lartë të kupolës në Tiranë tek politikanët socialistë të Shkodrës.
Është e njëjta gjë në Elbasan ku pushteti i krimit nga Çelajt te Sanxhaktarët me shokë dhe Taulant Ballës e Qazim Sejdinit, janë një dhe të pandarë dhe ku bandat janë kthyer në faktorin më të rëndësishëm zgjedhor.
Saimir Tahiri u lidh me krimin që në opozitë dhe u kthye në nyjën kyçe të lidhjes së botës së krimit me Kupolën Rilindase: më shumë vota Edi Ramës u sollën kriminelët e Tahirit me kërcënimin e dhunës sesa fushata elektorale.
Në Durrës, bandat e Lul Berishës, Plarent Dervishit me shokë qeverisin bashkinë dhe kontrollojnë të gjithë aktivitetin e institucioneve që përfaqësojnë qeverisjen vendore.
Në Vlorë kaluam nga banda e Habilajve që kontrollonte gjysmën e Vlorës tek banda e Xhafës që kontrollon 100% të Vlorës, të tokës dhe të detit.
Në Dibër Ymer Lala.
Në Korçë Rragami.
Në Tiranë, ndonëse në arrest e disa prej tyre në burg, nga Emiljano Shullazi tek Dritan Dajti me shokë, vazhdojnë të diktojnë vendimet politike dhe priten, dhe presin nga qelitë e burgut në audiencë politikanë madje edhe kolegët e tyre të rrjeteve kriminale ndërkombëtare.
Ky është fakt.
Prokuroria mban peng një sërë hetimesh ku vërtetohet se krimi ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat zgjedhore të Partisë Socialiste.
Kur mashtrimi kthehet në “fakt” dhe faktet varrosen për së gjalli
Erl KODRA
Pse shkruaj?
Sepse unë nuk mund të bëj indiferentin. Sidomos në kushtet kur gjithçka duket e pashpresë. Veçanarisht kur mashtrimi kthehet në “fakt”, dhe faktet varrosen për së gjalli. Specifikisht kur ligji kthehet në litarë ku varen vetëm viktimat. Atëherë kur llahtaria e frikës pushton qenien, dhe njeriu i shkretë, me drita të fikura dhe fëmijë në krahë niset drejt Europës, sepse atëdheu është kthyer në Askund.
Këto fjalë nuk janë metafora, dhe ju e dini shumë mirë këtë.
Çfarë e mban një shoqëri, cila është ajo materia që e lidhë dhe i bën njerëzit të besojnë për një jetë dinjitoze? Janë rregullat dhe ligjet, sigurisht. Por a mund të flitet për rregulla? Për ligje? Për Prokurori? Për Polici? Për Gjykata? Për Kushtetutë? Për Parlament? Për President? Për Media? Për Qeveri? Për Ministra? Për Kryeministër?
Jo, Shqipëria ka vetëm Edi Ramën e Madhërishëm.
Mjafton.
Vetëm Ai.
Pikë.
Çfarë rëndësie ka nëse nga vendi largohen 400.000 njerëz në një popull me vetëm 2.5 milion banorë?! E sa vlerë ka nëse 400.000 njerëz të tjerë janë në zgrip të ekzistencës fizike? Pa bukën e gojës, pa proteina, pa drita, por me Check Up nga Vilma Nushi. A e dini se çfarë do të thotë proteina për jetën e djemve dhe vajzave, të ardhmes tonë si komb?
A jeni të ndergjegjshëm se çfarë?
Vërtet e dini apo jo?!
Sa njerëz dergjen burgjeve për vepra penale që lidhen me mbijetesën njerëzore, ndërsa rrugët e Bllokut popullohen masivisht me vrasës me damkë?
Pse nuk u arrestua Saimir Tahiri?
Kush ishte Saimir Tahiri?
Çfarë pune bënte Saimir Tahiri?
Të kujt ishin 863.000 euro në Elbasan, bashkë me patentat e Saimir Tahirit?
Pse Gramoz Ruçi është Kryetar i Parlamentit?
Pse Fatmir Xhafa është Ministër i Brendshëm?
Pse Arta Marku është Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme?
Pse gazetari Jetmir Olldashi akuzohet për shpifje?
Pse Edi Rama ka ERTV?
Pse vajza nga Nikla tha se unë djeg veten me cigare?
Pse i merr Shefqet Kastrati 5 euro për çdo kalim tek Gryka e Tunelit në Rrugën e Kombit, që i ngecëshin në grykë o Zot?
Pse po shembet Teatri Kombëtar?
Pse u vra Ardit Gjoklaj?
Pse lavirja Erion Veliaj imiton Barack Obama?
Pse ekziston Fusha Shpk?
Pse Vangjush Dako është ngulur në Durrës që nga Epoka e Gurit?
Pse Arben Ahmetaj di vetëm anglisht, por është edhe Ministër Financash?
Pse Taulant Balla bën hije mbi dheun e Parlamentit, duke përjashtuar elokuencën brilante?
Pse Ulsi Manja dhe Sadri Abazi janë burra kaq karizmatik?
Pse mban syze Rrahman Rraja?
Pse Elvis Roshi e ka emrin Ervin?
Pse Ben Blushi iku nga politika?
Pse ekziton Carlo Bollino, Sokol Balla, Blendi Fevziu dhe Eni Vasili?
Pse merr frymë Mero Baze, Mustafa Nano, Lorenc Vangjeli dhe Artan Hoxha?
A e keni marrë vesh se Prokuroria Shqiptare është shpatalluar plotësisht, dhe se prokurorët janë kthyer në lakenjë me dy marionetat e Edi Ramës në krye?
Keni dëgjuar për Vetting-un në sistem?
Po për gjyqtarin Dritan Hallunaj që liroi Arben Frrokun?
Po për Qamil Zelën, që vari veten në qeli, i burgosur për 32.000 lekë energji elektrike?
A i lexoni lajmet që vrasin veten dy deri tre njerëz në ditë nëpër skutat e Shqipërisë?
A e dini se askush nuk e vret veten kotë, për sport?
A e dini se Air Albania ka filluar fluturimet?
Po për gazetarët Air Albania?
A e dini se ky vend është Atëdheu ynë dhe nuk kemi tjetër?
A e dini se kemi të Drejtën e Zotit për të jetuar me dinjitet në tokën tonë?
A e dini se çfarë është Deklerata Universale e të Drejtave të Njeriut?
A e dini se çfarë është Konventa Euvropiane e të Drejtave të Njeriut?
A e dini se çfarë është Konventa Ndërkomëtare për të Drejtat Civile dhe Politike?
A e dini se çfarë është Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore?
A e dini se çfarë është e Drejta e Njeriut për Ushqim dhe Strehim?
A e dini se çfarë është e Drejta për Jetën?
A e dini se Shqipëria ka një Kushtetutë ku parashikohen të gjitha të drejtat e mësipërme?
A e dini se çfarë do të thotë Dinjitet Njerëzor?
Nuk mund të rri pa pyetur edhe njëherë;
A e dini se çfarë do të thotë uri (me siguri që e dini nëse jeni shqiptarë)?
A e dini sa shumë janë 400.000 njerëz?
A e dini se 400.000 njerëz kanë të drejtën të ushqehen?
A e dini se sa para janë 120 milion Euro? 400 milion Euro? 270 milion Euro? Euro, euro, euro,
Totali 2.2 miliard euro?
Edhe njëherë, a e dini se çfarë do të thotë proteina?
Sinqerisht, a keni një ide?
A e dini se kush është Edi Rama?
A i njihni njerëzit që punojnë për Edi Ramën?
A i njihni njerëzit me të cilët Edi Rama ndanë parat tuaja?
A e kuptoni kur e bën këtë gjë, sepse e bën hapur, ditën për diell, pa ju dridhur syri, pa ju skuqur faqja?
A e dini se sa para janë vjedhur nga taksat që paguani në formën e PPP-ve?
A e dini se sa para duhet të paguajn fëmijët tuaj për 15 vitet e ardhëshme, saktësisht për shkak të këtyre PPP-ve dhe hajdutërisë origjinale të Edi Ramës?
A e kuptuat se Edi Rama është një diktator i pashpirtë, që po i bën gropën popullit tonë, duke e shpopulluar vendin, duke e degraduar jetën dhe shëndetin e njerëzve, duke rrezikuar seriozisht ekzistencën tonë?
A e dini se nëse nuk reagojmë Shqipëria do të kthehet plotësisht një tokë djerrë dhe Tirana një qytet fantazmë prej kullash betoni?
A e dini se, në një situatë kur Edi Rama do ta ndjejë veten të sigurtë, ai është në gjendje të veprojë njësoj si terroristi Enver Hoxha?
A e keni idenë se sa para ka grumbulluar për vete dhe bashkëpunëtorët e tij?
A e dini cila është detyra juaj?
Detyra juaj ndaj shtëpisë, familjarve dhe fëmijve tuaj?
Të largoheni nga vendi?
Të bridhini si çifuti në shkretëtirë?
Të vrisni veten?
Apo të mbroni jetën dhe Kushtetutën?
Guardiola: Jesus, më fal!
Pep Guardiola i ka kërkuar falje Gabriel Jesus pasi i hoqi të drejtën e ekzekutimit të penalltisë në barazimin 0-0 të Manchester City kundër Liverpool. Pas zëvendësimit të Sergio Aguero, sulmuesi brazilian ishte gati të merrte të drejtën e gjuajtjes së 11-metërshit të fituar në minutën e 86’, por trajneri i City-t, porositi Benjamin Mendy që t’i komunikojë Riyad Mahrez të merrte në patronazh gjuajtjen e rëndësishme.
Sulmuesi algjerian dështoi totalisht me gjuajtjen e tij, me topin që përfundoi mbi traversë. Ishte penalltia e pestë e humbur nga Mahrez në tetë të ekzekutuara në Premier League, teksa City dështoi të fitojë ndeshjen, duke u detyruar të mjaftohet me vetëm 1 pikë.
“Po, Gabriel e kërkoi. Unë i kërkoj falje. Gjatë seancave stërvitore e shoh Mahrez që gjuan gjithmonë penallti dhe ajo gjë më jep besim të madh. Do të jetë një eksperiencë pozitive për atë herën e ardhshme kur të shënojë. Morëm 1 pikë. Ishim shumë pranë fitores, më afër se kurrë këtu në Anifeld, por është më mirë se sezonin e kaluar, kur humbëm, veçanërisht kur kërkojmë gjithmonë që të jemi vetvetja. Ne konkurojmë vërtetë shumë mirë.
Kishim shansin tonë, por duhet të pranojmë fatin. Jam shumë komod me performancën që bëmë sot. Kundërshtari nuk pati asnjë goditje në kuadrat. Në Anfield kjo është e komplikuar”, deklaroi Pep Guardiola.
Thonë se kanë marrë përgjigje nga laboratori në Angli, por nuk tregojnë as emrin e laboratorit
Mediat raportojnë se Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ngritur akuzë për Albert Veliun, njohur si Babalja dhe dy shtetas të tjerë, konkretisht Fredi Alizoti dhe gazetarin Jetmir Olldashi.
Top-Channel raporton se akuza është për kallëzim të rremë dhe sipas analizës së “laboratorit anglez”, Babalja ka mashtruar me akuzat për trafik droge për vëllanë e ministrit Xhafa, Agron Xhafa.
Nuk është e qartë se kush është ky laborator anglez, ndërkohë që thuhet se zërin e Agron Xhafës e ka imituar shtetasi Alizoti që del në skenë si pjesë e trios së parodistëve të hashashit.
Mbetet për t’u parë çfarë do thonë Veliu dhe Alizoti në dëshminë e tyre, por edhe gazetari Olldashi. Pra nëse ky skenar ka qenë i përgatitur apo jo, nëse është i vërtetë apo jo dhe nëse për të ka patur apo jo dijeni Partia Demokratike.
Nga ana tjetër ka disa anë të paqarta ky njoftim, pasi nuk thuhet emri i laboratorit ndërkohë që ai vjen kur qeverisë i ka mbetur në dorë çështja Xhisiela.
Njoftim nga Prok.per Krime te Renda
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në datë 17.05.2018 ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për vepren penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me vërtetësinë e audio-regjistrimit të bisedës së zhvilluar midis “Bashkëpunëtorit X” dhe “Agronit” ekziston dyshimi që jemi para veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga neni 305/25 i Kodit Penal, e kryer në formën e krijimit të provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin Nr. 142 datë 06.10.2018 ka vendosur:
Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, si i dyshuar për kryerjen e veprat penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga nenet 305/25 dhe 297 të K. Penal.
Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Jetmir Olldashi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.
Kush është ministri që nuk denoncoi dhunimin e njeriut të afërt për dhjetra mijëra euro?
Gazetari Lorenc Vangjeli ka deklaruar dje se pak kohë më parë, ka ndodhur një ngjarje e cila ka përfshirë të afërmin e një ministri.
‘I afërmi i një ministri u masakrua nga një personazh i botës së krimit, u mbajt e fshehtë. Të dy këta patën një marëdhënie shumë të “çuditshme” me njëri-tjetrin në lidhje me një shumë prej disa dhjetëra mijëra eurosh’
është shprehur ai në një diskutim në Televizionin Publik Shqiptar. Sipas burimeve të RD bëhet fjalë për bashkëshortin e një prej zonjave ministre të Ramës, por që i është mbajtur sekret me kompromis policisë dhe Prokurorisë.
Rasti në fjalë, i hedhur në qarkullim vetëm dje, meriton vëmendje.
Kemi një ministër të kabinetit të z. Rama që ka konflikte direkte me njerëz të krimit siç na thotë Vangjeli dhe asgjë nuk është ndjekur në rrugë institucionale. Nuk ka as kallëzim penal, as publikim. Heshtje. Dhe me heshtje ose dëshmohet frika, ose blihet diçka tjetër.
Pse vallë ministri në fjalë nuk e adreson problemin në Prokurori? Mbi ç’bazë do besojnë më tej qytetarët e thjeshtë policinë, apo shtetin dhe qeverinë, kur një anëtar i kësaj të fundit nuk ka besim te to? A e di ky ministër që me këtë sjellje po del kundër frymës së reformës në drejtësi, por adopton një kod mafioz dhe në fund po konsumon ndoshta një vepër penale?
“Do t’i ruajmë kufijtë prej teje, Hashim”!
Nga Enver Bytyçi
“Do t’i ruajmë kufijtë prej teje, Hashim”!
Kjo ishte deklarata e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në përgjigje të këmbnguljes së presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për të vazhduar më tej me idenë e tij të tmerrshme për ndarjen e territorit.
Po si erdhi deri te mbrojtja e kufijve të Kosovës nga rreziku që paraqet për këta kufij vetë presidenti i këtij vendi? Si ndodhi që kryeministri i Kosovës angazhohet ta mbrojë Kosovën nga rreziku qe paraqet vetë kreu i shtetit të Kosovës?! Ku është parë në ndonjë vend në botë që kryeministri të zotohet për mbrojtjen e territorit të vendit, sepse këtë territor e rrezikon vetë shkëlqesia e tij president?!
Ne shqiptarët vërtet jemi një specie e rrallë. Jemi qenie me të cilat eksperimentohet. Kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën, si në Shqipëri edhe në Kosovë, por nuk kishte ndodhur që presidenti i vendit të bëhej fanatik e militant i zbatimit të programeve serbe për Serbinë e Madhe!
Ky sukses spektakolar i Beogradi, që ai flasë dhe të veprojë në interes të vetin përmes presidentit të Kosovës, nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-serbe në Kosovë.
Megjithëse Ramush Haradinaj ia thotë në sy presidentit të vendit të tij se “do ta mbrojë Kosovën dhe territorin e saj nga vetë aksioni antishqiptar i presidentit”, ky i fundit vazhdoi me skenarin e vet.
Ai pas deklaratës së Haradinajt u bëri thirrje kryeministrit dhe kryeparlamentarit Veseli që ta përkrahin atë për “korrigjiin e kufijve”, dmth për ndarjen e Kosovës!
Nuk ka të ndalur Hashim Thaçi! Nuk ia kanë ndërruar mendjen as qëndrimet kundër të SHBA-ve dhe vendeve kryesore të Bashkimit Europian!
Ndërkohë që në Beograd refuzojnë të flasin për këtë temë, Hashim Thaçi këmbngul. Kësaj i thonë: “Ose do t’i japë tokë e territor Serbisë, ose ai vdes”.
Presidenti serb nga Moska u shpreh se “Kurrë nuk kishte folur për ndryshimin e kufijve midis dy vendeve”. Ndërkohë ai vazhdoi meformulën, sipas së cilës “Shqiptarët nuk mund t’i fitojnë të gjitha dhe serbët t’i himbasin të gjitha”. Ndërsa sa i përket idesë së ndarjes, megjithëse mohoi ta ketë përmendur, Vuçiq nga Moska u shpreh se “Precedent ishte pavarësia e Kosovës dhe jo ndarja e saj”, duke dhënë mesazhin se qëndron në të njëjtën ide me Hashim Thaçin. Ndërsa presidenti i Kosovës e mbështet fuqishëm homologun e tij në Beograd për këtë ide, pa dashur t’ia kujtojë fushatën e masakrave serbe të dhunës e terrorit kundër popullit të tij, shqiptarëve!
Por nuk është i një mendje me presidentin e Serbisë e të Kosovës kryetari i Partisë Popullore në opozitë të Serbisë, Vuk Jeremiq, i cili nga Çikago tha se “Ndryshimi i kufijve midis Serbisë dhe Kosovës është një precedent i rrezikshëm për luftë në Ballkan”! Kjo do të thotë se edhe ustallarët e kanë lënë Hashim Thaçin të vetëm!
Ndërsa në Prishtinë kryeministri Haradinaj shpall se “do ta mbrojë Kosovën nga presidenti i vendit”, opozita e LDK-sëdhe e PSD-së, por me gjasë edhe ajo e Vetëvendosjes, nuk po dalin ende nga skutat e fshehta, ku Hashim Thaçi ua ka caktuar vendin!
Nuk e di çfarë duhet të bëjë më shumë një president në shkelje të kushtetutës së një vendi normal, që ai të shkarkohet nga funksioni që mbart! Kaq të pafuqishëm janë përfaqësuesit e sovranit në Kosovë përballë një njeriu të vetë, qoftë ky dhe president i vendit?! Iniciativa kushtetuese dhe ligjore për këtë I përket opozitës.
Megjithatë Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të mbajë një qëndrim ekuivok, të mjergullt dhe pa përmbajtje lidhur më këtë rast ekstrem! Në vend të angazhohet e të veprojë e vendosmëri për t’ia vënë kufijtë presidentit të vendit, në vend të iniciativës për shkarkimin e tij, LDK vazhdon lojën e marrë për pushtet! Në vend që të mbështesë deri në fund kryeministrin, kryeparlamentarin e këdo tjetër që I kundërvihet idesë së presidentit, në vend që të luftojë për të krijuar një front unik kundër rrezikut Thaçi për territorin dhe Republikën, vazhdon dhe shpall si prioritet luftën politike kundër kryeministrit!
Në çdo vend të botës kur kërcënohet territori i vendit, qoftë dhe nga presidenti, pozita dhe opozita bëhen bashkë. LDK dhe Vetëvendosje duhet ta kapërcejnë ambicjen për pushtet dhe të luftojnë për territorin e për shtetin!
Ndryshe LDK duhet t’ia thotë publikut në Kosovë se cili është borxhi që ia ka ende Hashim Thaçit si person e jo si president!