27.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Vritet gazetarja bullgare që po hetonte korrupsionin me fondet e BE

Viktoria Marinova, një gazetare dhe producente bullgare e TVN, e cila po kryente një investigim mbi një rast korrupsioni që lidhej me shpërndarjen e fondeve të BE, u gjetën të shtunën në mbrëmje e copëtuar.
Ajo kishte marrë goditje të forta në kokë pasi ishte përdhunuar dhe mbytur nga autorët. Hetimet nuk përjashtojnë si shkak jetën personale ashtu edhe atë profesionale.
“Telefoni i saj celular, çelësat e makinës, syzet dhe disa nga rrobat e saj u zhdukën”- theksoi prokurori i çështjes në detajet që dha për ngjarjen. Marinova ishte autore e një emisisioni dedikuar çështjeve sociale në rrjetin televiziv lokal të qytetit Ruse në kufi me Rumaninë.
Në emisionin e fundit të 30 shtatorit, ajo pati një biseëdë në studio me dy reporterë të njohur bullgare Dimitar Stojanov dhe rumunë Attila Biro, të cilët po hetoni mbi rastet e mashtrimeve të mundshme me menaxhimin e fondeve evropiane, duke përfshirë sipërmarrësit dhe politikanët.
Marinova është gazetarja e tretë që vriten në Europë gjatë një viti. Tetorin e kaluar, u vranë Dafni Galicia, Malta, dhe gazetari sllovak Jan Kuçiak të cilët po ashtu po hetonin mbi raste të korrupsionit.

S’ka asnjë montim, kreu i grupit të PS me trafikantin e drogës

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës, i cili tha se FOTO-ja e publikuar në media ku shihet ai sëbashku me një person të dënuar për trafik droge është montazh.
Berisha i ka publikuar dy fotot në Facebook, ku njëra është fotoja e Ballës me trafikantin e drogës, dhe në foton tjetër ku deputetit socialist pretendon se ai ka qenë në një aktivitet me Ramën.
Në foto shihet qartë se kush është montazhi.
Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook
Qytetari dixhital pergenjeshtron Taulant Bego/Jaris, i cili duke paraqitur si deshmi nje foto me Kallam Deshtakun perpiqet ta paraqes si montim foton me supertrafikantin e kokaines Maksi Beça. Shkoni krahasimin e fotove! sb

Hakmerret banda e përdhunimit shtetëror, tritol banesës së Xhisiela Malokut

Shpërthim tritoli në banesën e Xhisiela Malokut në Fushë Krujë. Gjatë darëkës së mbrëmshme ka shpërthyer një sasi eksplozivi në fshatin Larushk në mes dy banesave të kesaj zone. Ndërkohë policia njofton se nuk ka të lëndar vetëm disa dëme materiale.
Lënda shpërthyese ishte vendosur në mes të banesave të Ramazan dhe Besim Muçës.
Ramazan Muça është gjyshi i Xhisila Malokut e cila denoncoi kohë më parë djalin e deputetit socialist të Fushe Krujës, Rrahman Rraja për dhunim dhe përdhunim dhe më pas u tërhoq nepër studiot televizive nga denoncimi i saj nën presionin dhe terrorin a bandës.
Vetë Xhisiela është shprehur në disa dalje të mëhershme për mediat se ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt me gjyshin dhe dajet nga ana e së ëmës, pasi ata e kanë mbështetur pas humbjes së të atit. Theksojmë se vetë Xhisiela qëndronte në banesën e gjyshit të saj.
Xhisiela është kthyer së fundi në një nga emrat më të përfolur në media për shkak se ka qenë pre e dhunimit nga ana e djalit të deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja.
Vetë ajo ka dhënë dëshmi kontradiktore në media dhe në prokurori, pasi dyshohet se ka qenë nën presion të vazhdueshëm.
Vetë Ramazan Muça ka folur pak ditë më parë për ngjarjen ku është shprehur se ai nuk ka ditur asgjë për dhunimin e mbesës së tij. Sipas Muccës dhe vetë e ëma e Xhisielës nuk ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur.
“Nuk dimë asgjë, as vajza ime nuk ka ditur gjë”, deklaronte Ramazan Muça.

Marshimi i Trump, konfirmim për Kavanaugh

Brett Kavanaugh, kandidati për anëtar të Gjykatës së Lartë amerikane është pranë konfirmimit në këtë post.
Senatorja republikane Susan Collins, që shihej si e lëkundur, njoftoi të premten pas një fjalimi të gjatë se do të votonte pro konfirmimit të gjykatësit Kavanaugh. Pas vendimit të saj, republikanët e senatit duket se i kanë numrat për votimin përfundimtar që është caktuar për të shtunën.
Përpara votimit përfundimtar, senatorët mbajtën të premten një votim procedural, për t’i dhënë fund debatit të ashpër që ka përshkuar procesin e konfirmimit të gjyqtarit Kavanaugh në Senat.
Votimi i së premtes rezultoi me 51 vota pro dhe 49 kundër, duke e avancuar konfirmimin në Senatin e plotë.
Gjatë një tubimi të enjten në Minesota, Presidenti Trump la të kuptohet se demokratët do të paguajnë një çmim për kundërshtimin që i bënë kandidaturës së zotit Kavanaugh:
“Mjafton të shikoni sondazhet gjatë tre apo katër ditëve të fundit, të cilat tregojnë se rezistenca e tyre, pasojë e zemërimit që kanë, po fillon t’u vijë si bumerang në një nivel që askush nuk e ka vërejtur ndonjëherë më parë”, tha Presidenti.

Procesi i konfirmimit të zotit Kavanaugh u zvarrit gjatë për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij nga tre gra për sjellje të pahijshme seksuale. FBI-ja bëri një hetim, por raporti i saj për të parë nëse akuzat kanë patur ndonjë bazë është pritur me reagime kryesisht në linja partiake.
Nëse zoti Kavanaugh konfirmohet, ai do të zëvendësonte gjyqtarin Anthony Kennedy, i cili doli në pension si anëtar i Gjykatës së Lartë.
Një tjetër ish anëtar i kësaj gjykate John Paul Stevens, fillimisht ishte mbështetës i zotit Kavanaugh, por tani thotë se kandidati nuk e meriton të jetë në Gjykatën e Lartë.
John Paul Stevens i tha një audience pensionistësh në Boca Raton të shtetit Florida, se nuk mendon që Kavanaugh ka temperamentin e duhur për këtë punë, duke përmendur tonin agresiv që kandidati përdori kur po pyetej nga senatorët, gjatë dëshmisë rreth akuzave për sjellje të pahijshme seksuale.
Në Shtetet e Bashkuara Gjykata e Lartë shihet si një institucion mjaft i respektuar dhe me rëndësi të madhe kombëtare pasi ajo merr vendime në interpretim të Kushtetutës që mund të kenë ndikime për një brez të tërë amerikanësh.

Edhe shkollat në duart e bandave, Berisha publikon videon: Shoferi i autobusit rreh nxënësit

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka bërë publike videon e dërguar nga një qytetar, në të cilin shihet se si shoferi i autobusit ushtron dhunë mbi nxënësit e shkollës në Maqellarë të Dibrës.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Ky është dajak transport!
Shikoni si rref nxënësit shoferi i paguar për transportin e tyre në shkollë.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Z.Berisha
Shikoni skandalin e rradhes ku shoferi i autobuzit te nxenesve te qytetit te Dibres te fashatit Burim,Maqellare,z.Edmond Sela godet dhuneshem nxenesit.
Mendoj qe ky akt duhet te denohet .
Ju falenderoj per mirkuptimin.

sb

Ky eshte dajak transport!Shikoni si rref nxenesit shoferi i paguar per transportin e tyre ne shkolle.Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sbPershendetje Z.BerishaShikoni skandalin e rradhes ku shoferi i autobuzit te nxenesve te qytetit te Dibres te fashatit Burim,Maqellare,z.Edmond Sela godet dhuneshem nxenesit.Mendoj qe ky akt duhet te denohet .Ju falenderoj per mirkuptimin.

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 6. Oktober 2018

Skandali/ Prokurori që falsifikoi dosjen ‘Babale’ u kap në përgjime me Shullazin

Vendimi i sotëm i Prokurorisë për skandalin e audio-përgjimit të Agron-Geron Xhafajt, konfirmoi pikërisht atë që javë më parë e tha në formë urdhri, Edi Rama.
Prokuroria, pa asnjë lloj prove ka vendosur sot që në audio-përgjimin e bërë publik nuk është zëri i Agron-Geron Xhafajt, por i kunatit të Albert Veliut.
Sipas prokurorisë, Fredi Alizoti ka luajtur rolin e vëllait të Fatmir Xhafajt.
Por gjithçka duket se është një falsifikim i kësaj çështje nga ana e prokurorisë.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë bërë të ditur se prokuror i kësaj dosje është Përparim Kulluri, dikur shefi i Arta Markut, por sot vartës i saj.
Kulluri me origjinë nga Dukati i Vlorës, mësohet se është edhe një njohje e vjetër e Edi Ramës. Këta burime nga prokuroria e krimeve kanë bërë të ditur se Kulluri shkëmben mesazhe me Edi Ramën.
Por jo vetëm kaq.
Kulluri ka qenë i piketuar nga Edi Rama për të drejtuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por një skandal tjetër që është mbajtur i fshehtë, ja ka ndërprerë rrugën drejt kreut të institucionit të akuzës.
Në kohën kur po hetoje banda e Shullazit, në rrjetën e përgjimeve mësohet se ka rënë edhe prokurori Përparim Kulluri, me biseda dhe mesazhe të kapura dhe të zbardhura.
Kjo gjë ka bërë që karriera e tij të mos njihte pozicionin e kreut të Prokurorisë, por i ka dhënë edhe Edi Ramës një ‘gur’ në dorën e tij, për të përdorur prokurorin me qëllim falsifikimin e skandalit të audio-përgjimit të Agron-Geron Xhafaj.
E pikërisht sot ky prokuror ka vendosur që një skandal të madh, ta mbyllë gjoja si një inskenim.
Syri.net

Një histori përdhunimi e Ballës dhe e bandës në Shkodër para të fejuarit të viktimës

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, u shpreh se, Taulant Balla se ka qenë i akuzuar për përdhunim dhe ngjarja lidhet po në Laç.
“Ka denoncim në polici për Ballën për përdhunim nga vajza. Në Laç i dinë mirë detajet se janë disa funksionarë të Partisë Socialiste që ngatërrohen në këtë histori”, u shpreh Paloka.
Kthyer në rastin Xhisiela, Paloka thotë se mes Ballës e nënkomisarit, ai beson këtë të fundit. Pasi askush nuk flet për kamerat e komisariatit, për të cilat Paloka thotë se janë fshirë.
“Rasti i nënkomisarit, ‘horrit’ se del kryeministri e quan ‘horr’ nuk është rasti i pari që ky kryeministër, mbështet krimin. E zëmë se Balla nuk ka qenë, pse nuk u arrestua djali, dy muaj më parë.? Një që del me kallashnikov në shtëpinë e tij, pse nuk arrestohet. Ku jemi ne? Këtë të shohë policia”, u shpreh Paloka.
Paloka komentoi edhe kallëzimet në prokurori mes palëve.
“Është absurd kallëzimi për z. Basha. Po fillon kallëzimi që te gazetari që ka marrë intervistë. Mjafton kaq për ta kuptuar se çfarë lloj kallëzimi është ky, për çfarë bëhet fjalë. Mund të kallëzohet një gazetar pse ka marrë intervistë?
Dhe nesër mund të na çojë të gjithëve në prokurori, që të krijojë atë mjegullën që i duhet sa për të thënë që unë jam kaq i pafajshëm sa po i çoj të gjithë në prokurori edhe gazetarin. Ky është qëllimi i kallëzimeve të Taulant Ballës”, vijoi me tej Paloka.

Paloka tha se, Balla ndërtoi dy alibi të rreme në lidhje me ngjarjen, një herë tha se isha në takime publike dhe me tej tha se ishte për të peshkuar.
Duke iu referuar kallëzimit në Prokurori, Paloka u shpreh se është e rëndë që organi i akuzës e ka mbajtur për dy orë Ballën dhe nuk e ka pyetur për akuzat e Nuhut, po e ka mbajtur për akuzat e Ballës për Bashën.
“Kjo do ishte e rëndë”, tha Paloka.
Paloka denoncoi gjithashtu edhe një ngjarje të rëndë të ndodhur në Shkodër, sipas të cilit banda që kontrollojnë këtë qytet kanë përdhunuar një vajzë në sy të të fejuarit, dhe ngjarja është mbajtur e fshehtë.
“Banda e Shkodrës, ka bërë përdhunime nga më makabret që nuk i thotë kush. Nuk i denoncon kush. E dini ju, që në Shkodër është përdhunuar e fejuara në sy të të fejuarit në makinë, vetëm 10 m më larg, dhe i fejuari rrinte nën tytën e pistoletës dhe shihte me sytë e tij”.
-Kur ka ndodhur ky rast?
Ka ndodhur dhe nuk denoncohen. Se njeriu që ka qenë aty, nuk ka guxuar e thonë nën zë, tregohen. Është hedhur një vajzë nga pallati. Nuk vajti njeri as gazetarët ta hetojnë, Pse. Ishte shtatzënë me një nga banda e përdhunuar.
-A keni informacion kur ka ndodhur kjo?
Unë po ju them faktet. Që edhe ata edhe vetë familjarët nuk guxojnë t’i nxjerrin. I di gjithë Shkodra. I di gjithë Vlora çfarë ndodh në Vlorë, e di gjithë Durrësi çfarë ndodh në Durrës, në Nikël e në Shijak. Këto janë gjëra që po ndodhin në të gjithë Shqipërinë. Bandat e krimit që i kanë dhënë pushtetin Edi Ramës sot po marrin kaparin.

Si u vodh kasaforta me Rolex e bizhu në hotelin e të dashurit të Elvana Gjatës

Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, i shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë me 1 të vdekur e tre të plagosur pak ditë më parë në zonën e ish-Bllokut, rreth një vit më parë ka qenë pre e një grabitjeje spektakolare në hotelin e tij, “Viktoria”.
Tre ora të shtrenjta Rolex, gjerdane me perla dhe mijëra euro i janë marrë në mes të ditës, në kasafortën e tij sekrete, në një prej dhomave të hotelit. Autorët, një prej pastruesve të hotelit, vëllai i saj dhe një miku i tyre, kanë planifikuar vjedhjen, pasi kanë qenë të bindur se Ervin Mata kishte pasuri të mëdha, për shkak të jetës luksoze që ai bënte.
“Boldneës.al” ka siguruar të plotë vendimin e Gjykatës së Tiranës për dënimin e 3 autorëve, Eduart Ngota, Zenel Dama dhe Rajmonda Bruci. Në vendim sqarohet me detaje ngjarja që tronditi pronarin e hotel “Viktoria”, i cili ishte i bindur për sigurinë maksimale që kishte në pronën e tij.
Për herë të parë, në vendimin e gjykatës deklarohet gjithashtu se Ervin Mata është bashkëpronar i hotelit, pavarësisht faktit se, në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Hotel Victoria rezulton në pronësi të babait të tij.
Ngjarja ka ndodhur në 15 Gusht të vitit të kaluar, kur Ervin Mata ka konstatuar se, në dhomën 204 të hotelit, të cilët e përdorte vetëm ai, i ishte vjedhur kasaforta.
Ai, fillimisht ka pyetur recepsionistin e hotelit, nëse kishte parë gjë të dyshimtë. Punonjësi i ka shprehur dyshimin se kasafortën mund ta kishin vjedhur dy persona klientë, Eduart Ngota dhe Zenel Dama, pasi ata kishin dalë nga hoteli duke mbajtur një çantë të zëzë, me dy rripa, që dukej që ishte e rëndë.
Pas këtij informacioni, Ervin Mata ka njoftuar Policinë dhe ka shpjeguar dyshimet e tij për ngjarjen. Mata ka deklaruar se njëri nga personat që ka qënë klient në hotel ishte shtetasi Eduart Ngota, i cili është vëllai i pastrueses Raimonda Bruci. Kjo e fundit ishte larguar për në Itali ditën e vjedhjes, pa njoftuar shtetasin Ervin Mata, i cili në kasafortë mbante shumën prej 10.000 euro, disa orë dore, bizhuteri.

Në vijim të kallëzimit, forcat e Policisë kanë bërë të mundur arrestimin e personave të dyshuar, Eduart Ngota, Zenel Dama dhe Raimonda Bruci. Dy të parët, menjëherë pas arrestimit, e kanë pranuar se kanë kryer veprën penale të vjedhjes.
“Truri” i vjedhjes, Eduart Ngota, ka shpjeguar në prokurori hartimin dhe realizimin e planit për vjedhjen e kasafortës së Ervin Matas. Ngota, në bashkëpunim me autorin tjetër, Dema, pasi kanë siguruar nga motra e tij Rajmonda kartën për të hapur derën e dhomës personale të Ervin Mata, kanë marrë kasafortën dhe e kanë vendosur në një çantë të madhe.
Pasi kanë vjedhur kasafortën, Eduart Ngota e ka futur në automjet dhe i vetëm ka shkuar drejt rrugës së Dajtit. Gjatë kësaj rruge, ai ka ndaluar tek një dyqan që shet materiale ndërtimi. Aty ka blerë një mjet prerës fresibël me bateri, një daltë dhe çekiç. Kur ka arritur në afërsi të Linzës, ka ndaluar makinën dhe ka prerë derën e kasafortës me fresibël dhe me daltë dhe çekiç e ka hapur atë, ku ka gjetur ka gjetur shumën prej 7000 euro, tre ora dore, tre byzylyk floriri, një qese gur me perla. Ai më pas ka hedhur kasafortën në një ferrë dhe ka ardhur në Tiranë.
Të ngjashme janë edhe deklarimet e bashkëpunëtorit Zenel Dema. Edhe ky i fundit ka pranuar para grupit hetimor se ka qenë pjesë e vjedhjes së kasafortës së Ervin Matas.
Dema ka deklaruar se rreth orës 16:00 kanë shkuar tek hoteli dhe kanë ndenjur në dhomë. Aty kanë biseduar, ku i pandehuri Eduart Ngota, i ka thënë se kasaforta ishte tek dhoma 204 dhe duhej të shkonin atë ditë që ta merrnin. I pandehuri Zenel Dama i ka thënë se mund ta filmonte ndonjë kamerë, por ai i ka thënë se nuk kishte kamera.
Rreth orës 17:00, i pandehuri Eduart Ngota i ka thënë që të behet gati. Ai ka nxjerrë një çantë të madhe nga rrobat e tij. Më pas kanë vendosur doreza me ngjyrë të bardhë. Rreth orës 18:00, i pandehuri Zenel Dama ka dalë nga dhoma, ka parë që nuk kishte njeri dhe më pas ka dalë edhe i pandehuri Eduart Ngota. Ata kanë shkuar tek dhoma 204, të cilën e hapi i pandehuri Eduart Ngota me një karte, të cilën i ka thënë se e kishte blerë. Pasi janë futur në dhomë kanë gjetur kasaforten poshte tavolinës, të cilën e kanë futur në çantë.
Në përfundim të gjykimit, gjykata e Tiranës vendosi dënimin me 3 vjet e 4 muaj për Eduart Ngota e Zenel Dema dhe 2 vjet e 8 muaj për Rajmonda Bruci, të tre të akuzuar për veprën penale të “vjedhjes me pasoja të rënda”.

“Boldnews.al”

“Judical Watch” kërkon hetimin e Lu, dokumentat si kaloi paratë e amerikanëve për Soros

Ish-ambasadori amerikan Lu deklaroi pak javë më parë se ambasada që ai drejtonte nuk kishte dhënë asnjë fond nga paratë e taksapaguesve amerikanë për Soros. “Judical Watch” ka provuar së fundmi të kundërtën. Hetimet e tyre kanë nxjerrë komunikimet për kalimin e fondeve nga Departamenti i Shtetit tek fondacioni i Soros. Kjo organizatë e afërt me Presidentin Trump po kërkon tani përfshirjen në hetime të kësaj dosje, si shpërdorim me paratë e taksapaguesve amerikanë.
Dokumentat e Departamentit Amerikan të Shtetit, të publikuar së fundmi nga grupi amerikan Judical Ëatch, dëshmojnë qartë se Ambasada e SHBA në Tiranë, gjatë periudhës së Donald Lu, ka qenë shumë bujare me fonde për rrjetin e kompanive të lidhur me Soros.
Në një botim, publikuar online ditën e Mërkurë, “Judical Ëatch identifikon si një prej përfituesve të Projektit të Granteve të Vogla të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros, i drejtuar nga Andi Dobrushi.
Bazuar në dokumentat e publikuar nga “Judical Watch”, “Boldneës.al” identifikoi se, thirrjet e Ambasadës Amerikane drejtuar Organizatave Jo-fitim Prurëse shqiptare, në fakt, i janë drejtuar vetëm fondacionit Soros.
“Judical Watch” ka publikuar komunikimin via-email të Ambasadës Amerikane me përfituesit e mundshëm. Në listën e pritësve të mesazheve elektronike, të dërguara nga një shtetase shqiptare që punon për Ambasadën Amerikane, janë disa emra, të cilët, falë një kërkimi të thjeshtë në internet rezultojnë si më poshtë:
– Elga Mitre, Koordinatore projektesh në Ambasadën e Vendeve të Ulta në Tiranë. Pra, pozicioni i saj e përfshin në listën e donatorëve dhe jo të përfituesve nga Projekti i Granteve të Vogla.
– Ana Gjokutaj, zyrtare në Bankën Botërore, dega Shqipëri. Pra, edhe znj. Gjokutaj përfshihet në listën e donatorëve dhe jo të përfituesve nga Projekti i Granteve të Vogla të Ambasadës Amerikane.

– Suzana Cullufi, zyrtare e USAID-it, projekti që shpërndante Grantet e Vogla.
– Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros, i cili rezulton përfituesi i fondeve amerikane në kuadër të Projektit të Granteve të Vogla.
– Mihallaq Qirjo, drejtues i REC-Albania, një organizëm jo-qeveritar që trajton kryesisht çështjet e mjedisit. Në faqen zyrtare të internetit të REC-Albania konstatohet se, një prej donatorëve të saj është Fondacioni Soros. Gjithashtu, me financimet e Soros-it, Rec-Albania ka ndërmarrë disa inisiativa qytetare.
Vetëm këta emra gjenden në listën që zyrtarja e ambasadës amerikane u ka dërguar personave të përfshirë e të interesuar për fondin e Granteve të Vogla të USAID-it. Duket qartë se fondet e taksapaguesve amerikanë, nëpërmjet USAID-it, kanë qenë të paracaktuara vetëm për Fondacionin Soros.
Grupi “Judical Ëatch” publikoi edhe para 6 muajsh disa dokumenta të Ambasadës Amerikane në Tiranë, në të cilat krijohej lidhja ndërmjet zyrtarëve në varësi të Donald Lu dhe Fondacionit Soros.
I gjendur përballë këtyre akuzave, Lu, i cili në atë kohë ishte në fund të mandatit të tij diplomatik në Tiranë, shfrytëzoi valët e “Zërit të Amerikës” për të përgënjeshtruar këto informacione.
Donald Lu e përgënjeshtroi faktin e raporteve të administratës së tij me Soros edhe gjatë një interviste për Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”, ku deklaroi, ndër të tjera: “Janë disa politikanë shqiptarë që kanë pretenduar se unë, Ambasadori i SHBA ose ne, Ambasada e SHBA, kemi financiuar në ndonjë mënyrë Sorosin këtu apo kemi mbështetur aktivitetin e tij në Shqipëri. Është tërësisht e pavërtetë. Nuk ka pasur para amerikane që shkojnë për Fondacionin Soros në Shqipëri”.
Në atë intervistë, ambasadori Lu fliste me bindje të plotë, duke shpresuar që dokumentat e administratës së tij në Tiranë nuk do të bëheshin asnjëherë publike. Por, “Judical Watch” ka siguruar, nëpërmjet kërkesës për informim, disa dokumenta, të cilat rrëzojnë plotësisht deklarimet e Donald Lu.

Si e kanë marrë peng Xhafa dhe Marku, prokurorin Osmani

Gentian Osmani, zv.drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, ka shënuar mesditën e së Shtunës emrin e tij në listën e errët si prokurori që ka kërkuar masë sigurimi për një gazetar në 25 vitet e fundit, në vijim të një hetimi të korruptuar politikisht, por jo vetëm.
Osmani, i cili udhëhoqi hetimin për dyshimet e përfshirjes në trafik narkotikësh të Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka vendosur që të arrestojë denoncuesit e skandalit dhe jo personat e përfshirë në grup kriminal. Prokurori Osmani ka kërkuar nga gjykata për Krime të Rënda arrestimin e dëshmitarit Albert Veliu, një familjari të tij, Fred Alizoti, si edhe ka kërkuar masën “detyrim paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashi, të dyshuar, sipas prokurorisë për “kallëzim të rremë”.
Në këtë mënyrë, Gentian Osmani i hoqi një telash të madh ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe u shndërrua në një “figurinë” në duart e tij, duke kërkuar arrestimin e denoncuesve dhe duke mos zhvilluar asnjë hetim lidhur me përfshirjen në trafik narkotikësh të Agron (Geron) Xhafaj.
Gentian Osmani, i cili ka më shumë se një vit e gjysëm si zv.drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, i rezistoi ndryshimeve të shumta në organin e Akuzës. Me ardhjen e Donika Prelës në krye të Krimeve të Rënda, ai u shndërrua në njeriun e saj më të besuar, duke marrë përsipër hetimet që shqetësojnë maxhorancën dhe titullaret e tij, Donika Prela dhe Arta Marku.

Gjithashtu, Osmani është edhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Ai u konfirmua në detyrë, pavarësisht se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konstatoi një seri problematikash gjatë procesit të rivlerësimit. Kolegë të tij tek Krimet e Rënda e kanë shprehur prej kohësh dyshimin e tyre se Osmani është konfirmuar në detyrë, vetëm falë ndërhyrjes së Fatmir Xhafaj, në këmbim të mos-hetimit të vëllait të tij, Agronit.
Gjithashtu, të njëjtat burime deklarojnë se prokurori Osmani ka marrë garanci nga Fatmir Xhafaj për të mos pasur probleme të mëtejshme me Vetingun, pavarësisht se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka shprehur mos-dakordësinë që ai të vijonte detyrën e prokurorit.
Shërbimi në favor të Xhafaj, me shumë mundësi, pritet t’i japë prokurorit Osmani edhe një bonus tjetër, atë të konfirmimit në detyrë edhe të bashkëshortes së tij, e cila është gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.
Pas kaq shumë premtimesh, deklarojnë burimet, Gentian Osmani i është borxhli Fatmir Xhafaj dhe mbyllja e hetimit për vëllain e tij, të përfshirë në trafiqe, është më e pakta që mund të bënte prokurori.
Prokurori Osmani rrezikonte shumë gjatë procesit të Vetingut, pasi një seri raportesh të Shërbimit Informativ Shtetëror e vendosin atë në situata korruptive, sidomos gjatë kohës që ka qenë drejtues i Prokurorisë së Elbasanit. Por, “dora e ngrohtë” e Fatmir Xhafaj duket që ia ka hequr këto “njolla” prokurorit që duhet të hetonte vëllain e ministrit.