32.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Gazetari Olldashi: Çfarë më thanë në Prokurori për trafikun e drogës në Vlorë…është normale

Gazetari Jetmir Olldashi i cili u mor me investigimin për kanabisin në Vlorë së bashku me Albert Veliun të njohur si “Dëshmitari X”, ka marrë masën e sigurimit “detyrim për paraqitje” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i dyshuar për kallëzim të rremë, ka treguar për Hashtag,al se prokurorët e shantazhuan për “Babalen” dhe se do ndjekë rrugën ligjore për këtë çështje.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar ndaj jush masën e sigurimit “detyrim për paraqitje” si i dyshuar për kallëzim të rremë. A jeni njohur me këtë kërkesë të prokurorisë? Nëse po, në ç’formë?
Po jam njohur nëpërmjet medias dhe jam paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë ku më është komunikuar vendimi i Gjykatës bashkë me urdhërin e ekzekutimit të firmosur nga prokurorët Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri. Rreth orës 13:00 kam qenë në një emision televiziv, në transmetim direkt në televizionin “Fax Neës”. Pasi kam dalë nga ambjentet e televizionit jam njohur nga koleget e mi gazetarë se në media ishte shpërndare një mesazh nga prokurori i çështjes Gentian Osmani i cili njoftonte vendimin e marrë ndaj meje. Menjëherë telefonova familjarët e mi të cilët më komunikuan se në ambjentet e banesës kishin shkuar oficerë të policisë gjyqësore. Më pas komunikova me kolegë të mi ndërsa u njoftova me telefon nga një oficere e policisë gjyqësore dhe u paraqita në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Akuza e ngritur nga Prokuroria për Krime të Rënda është ajo e “kallëzimit të rremë”. A keni bërë ju ndonjëherë kallëzim pranë organit të prokurorisë?
Jo, nuk kam bërë asnjëherë kallëzim penal pranë kësaj prokurorie, përveç faktit që kam denoncuar në media lidhjet që krimi i organizuar ka me Ministrin e Brendshëm. Për këtë fakt jam thirrur disa herë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku kam kam kërkuar nga dy prokurorët e çështjes të hetojnë pistën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe kam marrë përgjigje prej tyre se “droga në Vlorë është fenomen normal”.

Pra ndaj jush është ngritur një akuzë vetëm sepse si gazetar keni denoncuar publikisht lidhjet e krimit me qeverinë?
Kjo është e dukshme. Prokuroria e Krimeve të Rënda vulosi sot faktin se ajo është vetëm në shërbim të qeverisë dhe krimit të organizuar dhe nuk ka vullnetin minimal të hetojë trafikun ndërkombëtar të drogës dhe lidhjet e tij me persona në pushtet. Gjatë seancave të pyetjeve në prokurori u kam kërkuar prokruroëve të hetojnë lidhjet e dhjetra skafistëve të kapur në Itali për trafik droge me personat e pushtetshëm që ndodhen në Shqipëri. Por me sa duket prokurora jo vetëm që nuk e ka bërë një gjë të tillë por është angazhuar maksimalisht të mbulojë edhe ato të vërteta që janë publikuar.
Të kthehemi edhe një herë te historia që ju keni denoncuar në media, respektivisht në emisionin “Ajsberg”. Sa herë jeni thirrur për të dëshmuar në prokurori dhe për çfarë jeni pyetur?
I jam përgjigjur pozitivisht kërkesës së prokurorisë disa herë me shpresën se institucioni më i rëndësishëm i akuzës po bënte përpjekjet e duhurua për hetimin e lidhjeve të krimit me politikën. Por aty kam vënë re se prokuroria ishte e interesuar për mbylljen e kësaj çështje duke u sikronizuar me deklaratat publike të Kryeministrit Edi Rama të bëra një ditë pas publikimit të regjistrimit audio, por edhe të deklaratave të bëra nga Ministri i Brendshëm. Por pavarësisht përpjekjeve për të mbyllur çështjen, është një fakt të cilin prokuroria nuk e manipulon dot. Janë tabulatet telefonike mes vëllait të Ministrit të Brendshëm Agron (Geron) Xhafaj dhe dëshmitarit Albert Veliu. Prokuroria ka detyrimin që këto tabulate t’i bëjë publike.
Pra ju po thoni se interesi i vetëm i prokurorisë ishte mbulimi i trafikut të drogës?
Kjo bindje më është krijuar nisur nga bisedat me prokurorët e çështjes gjatë seancave të pyetjeve. Aty më është përmendur edhe burgu apo edhe rrëziqe të tjera ndaj të cilave sipas tyre unë isha i ekspozuar. Kishte një tendencë të prokurorëve për t’më detyruar të shkelja mbi parimet dhe etikën profesionale. Këtë gjë nuk e kam pranuar dhe mbas refuzimit tim të vazhdueshëm më është bërë e qartë se ndaj meje do kishte represion nga aparati shtetëror që po përdor si mashë Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas jush masa e sigurimit të kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ishte suprize?
Siç e thashë edhe më sipër, për mua misioni i Prokurorisë ishte i qartë: Duhej nxjerrë i pastër nga kjo histori Agron Geron Xhafa bashkë me të vëllain Ministër të Brendshshëm dhe duhet të ndëshkoheshin ata që denoncuan. Kjo është taktikë e përdorur dikur nga Sigurimi i Shtetit, që z.Xhafaj i njeh mirë dhe që fatkeqësisht po përdoren rregullisht për të mbyllur gojën e çdo gazetari që tenton të denoncojë lidhjet e krimit me qeverinë. Mjafton të përmendim disa raste konkrete si për shembull kolegu Telnsi Skuqi i cili denoncoi trafikun e drogës me avion dhe u kërcënua bashkë me familjen ç’ka e detyroi të largohet nga Shqipëria, pasi nuk ju ofrua asnjë mbrojtje nga institucionet. Po ashtu kolegu tjetër, Basir Çollaku i cili denoncoi lidhjen e Ministrit të Brendshëm me trafikun e drogës u kërcënua dhe anatemua nga institucionet të cilat gjithashtu nuk i ofruan asnjë mbrojtje. Pak kohë më parë banesa e prindërve të gazetares Klodiana Lala u qëllua me breshëri automatiku dhe institucionet nuk kanë zbardhur ende ngjarjen. Rasti më i freksët është ai i Fushë Krujës, ku një pjesë e medias u bë bashkë me qeverinë për të mbrojtur zyrtarët e denoncuar nga oficeri i policisë dhe duke lënë në mëshirë të fatit një punonjës të shtetit si Emilano Nuhu dhe viktimën e kësaj ngjarje, vajzën jetime.
Përballë një qëndrimit të tillë të Prokurorisë, cili do jetë reagimi juaj? Çfarë hapash do të ndiqni në vazhdim?
Fillimisht do respektoj vendimin e institucioneve shtetërore. Më pas do ndërmarrim disa hapa ligjorë, duke nisur nga kërkesa për publikimin e tabulateve telefonike të prokurorëve të çështjes, të cilët ndoshta mund të kenë komunikime me persona në kërkim apo me emisarë të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Si dhe do të kërkojmë gjithë dokumentacionin që disponon prokuroria, duke përfshirë ekspertizën e audio-përgjimit. Më pas, audio-përgjimi që ka patur prokuroria në dispozicion do t’i dërgohet për ekspertim të njëjtit laborator ku është bërë ekspertiza për llogari të Prokurorisë.
Hashtag.al.

Prokuroria zbatoi skenarin kriminal të Ramës, pse u fsheh ekspertiza italiane?

Prokuroria zbatoi skenarin kriminal të regjisorit Edi Rama për të nxjerrë të pafajshëm vëllanë e Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, i akuzuar për trafik droge. Edi Rama mund të paguajë, shantazhojë, blejë prokurorë e dëshmitarë, mund të sajojë përkohësisht prova dhe të shpikë aktorë, por nuk do t’ia dalë të mbulojë të vërtetën.
Deklarata e plotë e Salianjit
Askush nuk u habit sot nga kërkesa e prokurorisë që, nën urdhrat e regjisorit Edi Rama, zbatoi skenarin kriminal të urdhëruar prej tij 5 muaj më parë për të shpëtuar vëllanë e Ministrit të Brendshëm nga akuza për trafik droge. Që ditën e parë, Edi Rama foli për audio përgjim të sajuar. Dhe prokuroria kështu vendosi. Që ditën e parë, Edi Rama shpalli se në vend të Agron Xhafës ishte një aktor. Dhe prokuroria kështu vendosi.
Që ditën e parë Edi Rama shpalli të pafajshëm Agron Xhafën nga akuza për trafik droge. Dhe prokuroria kështu vendosi. Është e provuar se sa herë kapet në krim, Edi Rama arreston denoncuesit dhe jo kriminelët, duke përdorur çdo shantazh në favor të skenarit të tij kriminal.

Deklarimi i pafajshëm i vëllait të Ministrit të Brendshëm ka qenë qëllimi kryesor i hetimeve të prokurorisë, i paracaktuar që ditën e publikimit të skandalit nga Partia Demokratike.
Me urdhër të Edi Ramës, hetimi u drejtua personalisht nga vetë Fatmir Xhafaj, nën kontrollin e të cilit janë si prokurorja e përgjithshme, ashtu edhe kryeprokurorja e krimeve të rënda. Është fakt se Fatmir Xhafaj lejoi nisjen e hetimeve vetëm pasi siguroi largimin e të vëllait trafikant droge nga Shqipëria.
Është fakt se Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama nuk bënë kurrë publik rezultatin e një ekspertize private, që provonte, sipas tyre, se Agron Xhafaj nuk ishte përfshirë në trafik droge.
Është fakt se laboratori shtetëror i Ministrisë së Brendshme italiane, i shpallur nga vetë qeveria si më i specializuari në Europë për të tilla ekspertiza, refuzoi të bëhej pjesë e skenarit kriminal të qeverisë së Edi Ramës. Hetimi provoi se prokuroria, në vend që t’i shërbejë zbulimit të së vërtetës, mbron krimin e organizuar, të lidhur direkt me qeverinë. Edi Rama mund të paguajë, shantazhojë, blejë prokurorë e dëshmitarë, mund të sajojë përkohësisht prova dhe të shpikë aktorë, por nuk do t’ia dalë të mbulojë të vërtetën e përfshirjes së Agron Xhafës në trafikun e drogës.

Stërvitja me pistoletë e Merviol Bilos, në 20 sekonda rrëzon 10… video

Komandoja që vrau Fabian Gaxhan në Bllok, ishte një qitës i shkëlqyer. Këtë e tregon edhe një video në emisionin Zoom In ku ai tregon aftësitë e tij. Ai është dekoruar dhe vlerësuar maksimalisht nga shteti shqiptar për angazhimin e tij në forcat komando
Nga ana tjetër, Bilo ishte edhe truproja i këngëtares Elvana Gjata dhe ka ndërhyrë në konfliktin mes Ervin Mata, i fejuari i këngëtares dhe viktimës Fabian Gaxha. Në video duket aftësia e Bilos si një qitës shumë i mirë i cili vepron me shpejtësi dhe saktësi, aftësi këto që mendohet se i ka shfaqur edhe natën e konfliktit, ku vrau një person dhe plagosi dy të tjerë.
Ndërkohë, Meviol Bilo është vleresuar me nota maksimale si nga shteti shqiptar dhe nga aleatet si dhe nga SHBA-ja për një mision sekret ne vitin 1998 ne zonen mes Malit te Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve te avionit vëzhgues te rënë ne këtë zone malore. Ai është njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marr pjese ne misione paqeruajtëse ne Republikën e Chadit ne Afrike, Irak e Afganistan.
I stërvitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe me pas pjese e kompanie luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e ne vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike ne zona te nxehta te luftimeve ne Afganistan.. Sipas burimeve nga Ushtria, Meviol Bilo është specialist xhenio, zhytje, qitje, dhe ka qene pjesëtar i kompanisë se pare antiterrorr ne Forcat e Armatosura.

Basha: Rrëzim me çdo mjet i mafias në pushtet

Kryetari PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas përfundimit të prokurorisë se audio përgjimi i vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agronit është montim. Përmes një postimi në Tëitter ka theksuar se prokuroria është kapur nga kryeministri Edi Rama. Basha thekson faktin që Agron Xhafaj u largua nga Shqipëria për t’i shpëtuar hetimit.
Reagimi i plotë i Bashës
Kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim. Sot çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij.

Lidhjet me mafian, i sekuestrohen 155 milionë euro pronarit që paguan Bolinon, ja kush është

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar përmes “qytetarit dixhital” një aksion të fundit të Antimafias italiane që kësaj here ka sekuestruar pasuritë e shefit të Carlo Bolinos në Itali dhe shuma arrin në 155 milionë euro. Akuza ka të bëjë për lidhjet e tij me mafian. Ndërkohë në Shqipëri nuk dihet se cili do të jetë fati i Bolinos dhe nëse është edhe ai pjesë e hetimeve të Antimafias italiane, apo do të mjaftohen thjesht duke e konsideruar si një punëmarrës të mafias.
Postimi i Berishës
Sekuestrohen pasurite e pronarit të Bolinos për lidhje me mafien! sb
“Doktor, Pronari I Gazzetta di Mezzogiorno ku drejtor eshte Carlo Bollino ne Itali (Pasaniku Sicilian, Ciancio’) ju sekuestruan pasurite (155 mil Euro)per lidhje me mafian. Shuma gazeta Italiane fillojne te flasin per lidhje te ngushta edhe te mjeteve te tij te informacionit me Mafia.Bolino esht kryesor llafi te doli.. vetem qe nuk ishte me SCU por me Mafian Siciliane..duhet te hetohen pasurit dhe pronat e Bolinos ne Tirane.”
Kush është Bolino që shërben mafias në Itali dhe Shqipëri
Italo-shqiptari Carlo Bollino njihet për afrimitetin e tij me Edi Ramën, që kur ky i fundit ishte kryebashkiak i Tiranës dhe me Erion Veliajn, kryebashkiaku aktual i Tiranës. Bollino ka përfituar gjithmonë nga Edi Rama, që kur mori me qira ambientet shtetërore në Shkozë të Tiranës.
Por Bollino ka përfituar nga Edi Rama edhe kur ky i fundit erdhi në pushtet si kryeministër në vitin 2013. Menjëherë pas kësaj, botuesi italian që është bërë me pasaportë shqiptare, filloi shtrirjen e projekteve.
Pasi mori për disa vite radhazi fonde për të organizuar një muaj aktivitete për kancerin e gjirit, Bollino vendosi të bëjë muze disa bunkerë të ndodhur në Tiranë. Por jo vetëm kaq. Ai ka marrë përfitime edhe nga disa aktivitete të tjera të organizuara.

Më poshtë po rendisim disa prej akuzave që shtypi ka bërë ndaj Carlo Bollinos:
Erion Veliaj i jep Carlo Bollinos 24 milionë lekë për festival në bunkerin që administron vetë
Kryebashkiaku Erion Veliaj i jep pronarit të medieve Carlo Bollino mbi 24 milionë lekë për një festival 4 netësh, mbajtur në bunkerin që ka kuruar vetë, në periferi të Tiranës.
Paratë, saktësisht 2.496.000 lekë të reja janë derdhur në llogarinë e Qendrës ”Ura”, me zërin ”Shpenzime për të tjera materiale dhe shërbime operative”, me përshkrimin ”Likujdim projekti kulturor Folk&Rock in the Bunk”, siç shihet te të dhënat marrë nga ”Open Data”.
Nga informacioni që merret në uebin dedikuar dy projekteve të bunkerëve, të cilët i ka kuruar Bollino, mësohet se festivali i rrokut ka zgjatur 4 netë dhe është realizuar në janar ku kanë kënduar artistët Elton Deda, ”Asgjë sikur Dielli”, Erjon Zaloshnja & RockStock Band, Static Air etj.
”Qendra Ura” para një viti ka marrë në administrim BunkArtin, i cili u shndërrua në 2014-ën nga bunker për mbrojtjen atomike në muze artistik. Vetë stafi shkruan për projektin se ideator dhe kurator i përgjithshëm është Carlo Bollino:
”Projekti “BUNK’ART” ka filluar në nëntor të vitit 2014, me hapjen për publikun të BUNK’ART 1, ekspozita video muzeale e ngritur brenda bunkerit atomike të diktatorit Enver Hoxha në periferi të Tiranës dhe vazhdoi me hapjen në 19 nëntor 2016 të BUNK’ART 2 në qendër të kryeqytetit. Ideator dhe kurator i përgjithshëm i projektit BUNK’ART është gazetari italian Carlo Bollino, ndërsa stafi i kërkimeve historike udhëhiqet nga gazetarja Admirina Peçi. Projekti BUNK’ART është mbështetur nga OJF shqiptare “Qendra Ura”.
Nuk dihet se si janë shpërndarë te artistët paratë e marra nga bashkia, të cilët padyshim që do kenë dhënë maksimumin e tyre por nuk dihet as pse është pikërisht Qendra Ura, administratorja e bunkerit, që realizon këtë festival. A e ka zbritur nga llogaria Bashkia e Tiranës qiranë e sallës, e cila në këtë rast nuk ka se si të llogaritet?!

A mendojnë ekspertët e bashkisë që mund të ketë OJF të tjera të interesuara për zhvillimin e këtyre festivaleve?! A e kanë llogaritur në ofertën më të ulët që ”Qendra Ura” u ka paraqitur se nuk duhej përcaktuar fituesi vetëm nga çmimi më i ulët, sidomos kur qiraja e sallës nuk është përfshirë?! A ka konflikt interesi në këtë projekt kulturor?!
Në një prononcim për ABC Neës, administratori i “Qendra URA” Ergys Gezka, është shprehur se subjekti carlo bollino (2)kontraktues do t’i paguajë shtetit 160 mije leke të reja në muaj për një afat kohor 20 vjeçar.
Edhe pse lidhja e Bollinos nuk shfaqet në asnjë vend e dokumentuar, prania e tij ditën e djeshme, konfirmon atë çka është dyshuar në krye të herës: se kemi të bëjmë me një favorizim të një njeriu mediatik. Nga ana tjetër, televizioni i tij ka deklaruar se botuesi Italian është kuratori i Bunk’Art.
Bollino është akuzuar shpesh se përmes gazetës së tij, ka ushtruar “presion” ndaj qeveritarëve për të përfituar koncesion apo fond publik.
“Afera” Bunk’Art dhe Carlo Bollino
Rihapja e bunkerit anti-berthamor, i ndertuar nga qeveria komuniste rrëzë malit të Dajtit në Tirane, ka risjellë në qendër të vëmendjes polemikat dhe aludimet lidhur me favorizim të klientëve pranë qeverisë. Bëhet fjalë për qendrën historiko-artistike, “BUNK’ART” , e cila është rihapur ditën e djeshme.
Dyshimet janë të njëjta me ato të para rreth dy viteve kur Bunk’Art u hap për herë të parë, se një botues që ka aktivitet në Shqipëri ka përfituar para nga fondet publike përmes favorizimit. Mediat kanë raportuar shpesh se botuesi i gazetës Shqiptarja.com, Carlo Bollino fshihet pas të dy rasteve.
Në nëntorin e vitit 2014,kur bunkeri u hap për herë të parë u ngritën dyshime se një kompani fantazëm kishte marrë projektin me vlerë 170 milion lek nga Ministria e Mbrojtjes. Kjo Ministri, sebashku me Ministrine e Kultures i dhanë firmës “Qendra per zhvillime sociale dhe ligjore” fondin në fjalë. Por, asnjë prej këtyre institucioneve nuk bëri njoftim publik, tender, apo ftesë subjekteve për të konkuruar me projekt-idetë e tyre.

Kështu, një fond prej 120 milione leke nga Ministria e Kultures i ka kaluar pa konkurrim dhe pa tender subjektit “Qendra per zhvillime sociale dhe ligjore”.
Sipas të dhenave nga Thesari i shtetit, firma “Qendra per zhvillime sociale dhe ligjore”, ka tërhequr në daten 12 Nentor, rreth 2 javë përpara çeljes së ekspozites, rreth 72 milion leke, 60% te shumes te te gjithe projektit.
Por, për firmën që fitoi të drejtën për të realizuar projektin Bunk’Art u dyshua se ishte një subjekt fantazëm, pasi nuk rezultonte e regjistruar as në QKR, as një Gjykatën e Tiranës, ku regjistrohen organizatat jofitimprurese.
Përveç 120 milionë lekë të marra nga subjekti për Bunk’Art, në Thesarin e Shtetit rezulton edhe një transaksion tjetër, institutucioni buxhetor i të cilës nuk bëhet me dije.
Ajo që thuhet është vetëm se bëhet fjalë për një Mbështetje për Shoqërinë Civile, me vlerë rreth 24 milionë lek të vjetra.
Emri i Carlo Bollinos shfaqet që në krye të herës, ku dy ditë pas hapjes së Bunkerit, ambasada italiane organizoi nje ëorkshop me Ministritë e Bujqesise dhe Ekonomise.
Siç duket në videon e mëposhtme, Ministri Panariti dhe Ambasadori italian Gajani do të falenderonte publikisht për organizimin e ceremonisë Carlo Bolinon.
Ky i fundit është shfaqur sërish ditën e djeshme, në rihapjen e Bunk’Art, në krah të Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Ministres së Ekonomisë Milva Ikonomi.
Këtë herë bëhet fjalë për një kontratë qiraje, të lidhur nga Ministria e Ekonomisë dhe “Qendra URA”. Lidhja e kësaj të fundit me Bollinon mësohet të jetë financierja e Qendrës, Irma Gordani, e cila më parë ka qenë përfaqësuese ligjore e televizionit të Bollinos.

Dybala: Jam befasuar për shkak të thjeshtësisë së Ronaldos

“Hat-trick” në Ligën e Kampionëve, kundër Young Boys, e bën sërish Paulo Dybala pikë referimi te bardhezinjtë , pas një fillimi të dobët të këtij sezoni. Argjentinasi ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport”, ku pranon se ëndrra e tij është të fitojë Champions-in:
“Pa diskutim, jemi më të fortë se sezonin e kaluar. Po të kishim kaluar Real Madridin, sipas mendimit tim, do ta kishim fituar Ligën e Kampionëve edhe sezonin e kaluar. Madrilenët nuk kishin një ekip më të fortë se ne.
Unë mendoj se paraqitja jonë ndaj Real Madridit e ka nxitur Ronaldon të vijë te Juventusi. Në ndeshjen e kthimit në “Bernabeu”, Ronaldo e kuptoi forcën tonë dhe bëri zgjedhjen e tij. Ai është shumë inteligjent dhe i sheh gjërat para të tjerëve.
Personalisht, kam qenë i befasuar për shkak të thjeshtësisë së Ronaldos, pasi e kam njohur nga afër. Nëse e shikoni atë në rrjetet sociale dhe televizion, krijoni ide të ndryshme. Por, në të vërtetë është shumë i qetë, bën shaka dhe na trajton të gjithëve në të njëjtën mënyrë. Fillimisht merreshim vesh me të përmes Cancelo, prej gjuhës, por tani e flet italishten më mirë se ai”.
Dybala ka më shumë përgjegjësi tashmë, si zv.kapiten i Juventusit: “Ishte nder, kur Barzagli erdhi të më japë shiritin e kapitenit. Aty i thashë vetes: Tani jam një nga senatorët bardhezi. Edhe numri 10, që mbaj në shpinë, është një përgjegjësi e madhe. Duhet të jesh shembull për të tjerët. E dija se me çfarë do të përballesha. Imagjinova kritikat për ndeshjen e dytë, të luajtur keq nga unë. Mendova për mirë dhe tani jam kthyer i plotë në fushë”.
Dybala jep mendimin e tij edhe për “Topin e Artë”, teksa pranon: “Messi dhe Ronaldo, referuar viteve, duhet të kishin fazën e rënies në karrierë, por në fakt të dy po bëjnë ende gjëra të jashtëzakonshme. Messi dhe Cristiano janë jashtë normales. Qëllimi im është që të jem i pari në mesin e normalëve.
“Topi i Artë”? Varane duhet ta fitojë për titujt, por mendoj se do të shkojë për Modric. Për mua është një dëshirë e shprehur përballë një zjarri… Për t’u përmirësuar e fituar trofe të tillë, duhet të kesh qëllime të larta. Duke filluar nga fitimi i Ligës së Kampionëve”.

Kush janë padronët e rinj të teknologjisë?

E ardhmja e teknologjisë është e ardhmja e e financuesve të saj. Dhe financuesit kanë ndryshuar. Fillimisht qenë ushtarakët, më pas të quajturit venture capitalist. Sot hapet një kapitull i ri: fundet multimiliardëshe, shpesh të lidhur me shtetet, janë padronët e rinj të teknologjisë. Lideri i sektorit është grupi japonez SoftBank, një shumëkombëshe që ka investuar në Uber, WeWork, Alibaba dhe Nvidia. Kompanitë e saj prodhojnë qenë robotë (Boston Dynamics), por ofrojnë edhe shërbime dog sitting (Wag). Modeli i SoftBank është i thjeshtë: ngre në këmbë kompani që gjenerojnë likuiditet (si operatorët e telefonisë mobile), i përdor si garanci për të marrë hua në sasira të mëdha parashë (borxhi afatgjatë i SoftBank është me rreth 130 miliard dollarë) dhe blen kompani teknologjike. Falë përqindjeve të interesit ndër më të ulëta gjithmonë, SoftBank ka nxjerrë përfitime nga kriza financiare. Ka vepruar në mënyrë të tillë që Apple, prodhuesi i procesorëve Qualcomm dhe fondet e ndryshme pasurore sovrane të kontribuojnë në fondin e tij prej 98 miliard dollarësh i quajtur Vision Fund.
Arabia Saudite është impenjuar të derdhë 45 miliard dollarë, Abu Dhabi 15 miliard dhe Bahreini po vlerëson një pjesëmarrje në të. Masayoshi Son, themeluesi i SoftBank, dëshiron që të lançojë fonde si Vision Fund çdo 2 apo 3 vjet. Dëshiron të investojë edhe 100 mijë miliard jen (rreth 755 miliard euro) në 1000 kompani robotike dhe inteligjence artificiale. Ku do t’i marrë këto para? Për shembull, Arabia Saudite do të përdorë ofertën publike fillestare të gjigantit petrolifer Aramco për ta rritur fondin e tyre sovran. Të tjerë do të dëshirojnë t’u bashkohen. Ekzistojnë shumë ekuivokë lidhur me faktin sesi funksionojnë fondet sovrane.

Më i madhi i botës, ai i Norvegjisë, menaxhohet në mënyrë të matur. Ama jo të gjithë funksionojnë kështu. Ashtu si SoftBank, marrin para hua me interesa të ulëta, shpesh për të rifinancuar vetë borxhin e tyre, duke ia destinuar pjesën tjetër startup-eve teknologjike. Për shembull, fondet e Malajzisë, Bahreinit dhe Abu Dhabi, ndër investitorët më të vonshëm në teknologji, e përdorin borxhin si levë financiare.
SoftBank dhe partnerët e tij e përdorin borxhin për t’u bërë pararoja e transformimit dixhital të ekonomisë, duke i forcuar sektorët e tyre strategjikë: infrastruktura, të dhëna dhe inteligjencë artificiale. Kjo krijon shumë situate të çuditshme. Merrni për shembull Airbnb-në, që ka midis investitorëve të tij CIC-në dhe Temasek-un (përkatësisht fondet sovrane të Kinës dhe të Singaporit). Shpesh Airbnb-ja është akuzuar se i rrit qiratë në qytete të tilla si Amsterdami apo Barcelona. Po ku shkojnë këto para? Sigurisht, u mundësojnë drejtuesve që të blejnë jahte të kushtueshme. Por nëpërmjet fondeve sovrane mbushen edhe arkat e qeverive. Disa kanë menduar që të lançojnë fondet e tyre spekulative duke u vënë etiketa me dukje joofensive. Pasojat e këtij modeli nuk janë të qarta, pasi shtetet mund të tundohen që të braktisin çdo lloj politike industriale, duke ia lënë që të bëjë gjithçka SoftBank-ut të radhës.
Le të mendojmë për Norvegjinë. Ka përfituar nga shpërthimi i aksioneve teknologjike dhe fondi i saj posedon një fetë të Silicon Valley. Kjo i ka mundësuar vendit që të rrië shpenzimet sociale, pasi fitimet e fondit kanë zënë vrimat e bilancit. Por teksa kompanitë teknologjike rriten, nganjëherë të financuara nga Norvegjia, bota bëhet gjithnjë e më varur nga shërbimet e tyre do të ketë gjithnjë e më pak teknologji kombëgare në gjendje që të plotësojnë nevojat e cloud computing apo të inteligjencës artificiale.

Disa vende do të vazhdojnë të promovojnë gjigantët e tyre teknologjikë: Kina, që ka investuar 150 milion dollarë në inteligjencën artificiale, dëshiron që ta forcojë kontrollin mbi të dhënat e rrjetet dhe nuk do të lejojë që kompanitë e saj të blihen nga Bahreini. Diçka e ngjashme po ndodh në Shtetet e Bashkuara.
Pasi ka lançuar një plan shtetëzimi të rrjetit 5G, për motive të sigurisë kombëtare, Uashingtoni ka bllokuar marrëveshjen më të madhe midis kompanive teknologjike të historisë, shkrirjen midis Qualcomm të San Diego dhe Broadcom të Singaporit, prapa të cilit do të ishte Kina. Ekspansioni global i këtyre fondeve nuk është ilaç ndaj nacionalizmit ekonomik. Nëse disa do të investojnë mijëra miliard dollarë në kompanitë teknologjike e vendeve të tjera, do të kërkojnë heqjen e barrierave për investimet. Por retorika globaliste nuk i bën ata armiq të nacionalizmit ekonomik, i të cilit janë bile idhtarët më të zjarrtë.
Të humburit janë europianët: ndërsa Kina dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin kompanitë e tyre, Europa humbet xhevahiret e saj. kompanitë robotike gjermane dhe italiane u janë shitur kinezëve. Në Mbretërinë e Bashkuar, Soft-Bank ka blerë prodhuesin e procesorëve Arm. Një kompani e lidhur me SoftBank mund të marrë pjesë në tenderin për frekuencën 5G në Mbretërinë e Bashkuara. Europa do ta paguajë shtrenjt faktin që nuk ka as proteksionizmin e Kinës apo të Shteteve të Bashkuara, as aftësinë financiare e shteteve të Gjirit Persik. Është e zonja të shesë automobile dhe syze, por të shesësh automobile inteligjentë dhe syze inteligjente është një histori krejtësisht tjetër.
(Evgeny Morozov është një sociolog, ekspert në Teknologji dhe Informacion)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Nën hijen e Stalinit: Historiografia në Bashkimin Sovjetik

Një intervistë me Anton Vladimiroviç Antonov – Ovseenko

Anton Vladimiroviç, si u bëtë historian?
Kur isha 15 vjeç, tim eti ju desh të shkojë si Konsull i Përgjithshëm në Spanjë, në Katalonjë. Sapo kisha mbaruar klasën e 8-të: një ditë folëm për studimet që duhet të ndërmerrja dhe unë i thashë për herë të parë se do të kisha dashur të bëja karrierë teatrore. Im atë mbeti i shtangur nga kjo ide: ndoshta për shkak të miopisë time të fortë apo se thjesht i dukej një ide një çikë hapësinore, por më kërkoi që t’i jepja një opsion tjetër. Kur i thashë se në alternativë do të kisha dashur te merresha me histori, përgjigja e tij qe e menjëhershme: «Më larg nga politika!». Në atë kohë im atë ishte prokuror i RSFSR-së (Republikës Socialiste Federative Sovjetike të Rusisë) dhe punonte nën drejtimin e Vishinskijt, ideologut të terrorit të Stalinit, me të cilin ishte gjithmonë në konflikt: kështu që e kuptonte për mrekulli se të merreshe me histori mund të ishte e rrezikshme. Atëhere mori numëratorin telefonik dhe më lexoi të emrat e instituteve shkencore: Instituti i Gjeologjisë, i Mineralogjisë… unë do të isha edhe dakord, por isha vetëm një kalama dhe dijet e mia shkencore qenë mjaft të kufizuara: do të duhej të bëja kurse integrativë… Diploma e klasës së 8-të ishte në fakt e mjaftueshme për të hyrë një fakultet humanistike. Kështu, në vitin 1935 kam dhënë provimet e pranimit dhe kam hyrë në Fakultetin e Historisë e Universitetit të Moskës. Studimet universitare kanë qenë një humbje kohe: tek ne nuk mësohet shkenca historike, por gënjeshtra. Lëndët janë gjithmonë të njëjtat: Filozofi, Histori Partie, Marksizëm – Leninizëm… Nganjëherë ndryshonin emrin: për shembull «Historia e shekullit të XX-të» në një moment të caktuar është bërë «Themelet e marksizëm – leninizmit»: ishte e njëjta gënjeshtër, nën një emër ndryshe. Jam diplomuar më 1939 dhe një vit më pas kanë nisur persekutimet edhe ndaj meje. Im atë ishte arrestuar qysh në 1937 si armik i popullit dhe pushkatuar më 8 shkurt 1938. Kështu që qysh atëhere më është dashur të kujdesem për veten, edhe pse isha vetëm 17 vjeç. Gjeta punë si guidë në një muzeum, duke vazhduar njëkohësisht studimet. Kështu që u bëra historian prej nevojës, jo prej vokacionit.

Kur filluat të merreshit me histori politike?
Vetëm 20 vite më pas, kur jam liruar nga kampi i përqëndrimit, disa muaj pas vdekjes së Stalinit, më 1953. Kisha hyrë më 1940. Do të mund t’ju flisja gjatë për rrëfenjat e kësaj periudhe: Lubiankën, KGB-në, marrjet në pyetje. .. Tek ju mendohet se një person që del nga kampi i përqëndrimit është i lirë, por këtu nuk është aspak kështu: një njeri që lirohet pret gjithmonë që të burgoset nga çasti në çast. Prandaj, prej frikës nga një arrestim i ri, pasi jam liruar kam qëndruar shumë vite larg Moskës, në jug, ku vazhdoja të merresha me art. Kur jam kthyer në Moskë, në 1960 – 1961, kam nisur të shkruaj biografinë e tim eti. Për të gjithë revolucionarët, rehabilitimi nuk ka qenë as i menjëhershëm, as komplet. Për tim atë u fol qysh në Kongresin e XX-të të partisë, kur akoma akoma nuk ishte përmendur as edhe një emër i viktimave të Stalinit; unë jam rehabilituar në nëntorin e 1956. Por edhe pas këtij rehabilitimi fals, të gjithë kanë vazhduar të shpifin ndaj revolucionarëve të vrarë, duke i quajtur trockistë. «Trockist» dhe «kundërrevolucionare» janë fjalë aq të mbushura me «r», sa që në rusisht tingëllojnë akoma më shumë si një fyerje: shqiptohen me shije… Në ato vite ekzistonte një repertor me fjalë në «r» që përdoreshin si fyerje kundër viktimave të Stalinit. KRD dhe KRTD qenë refrenet e të gjitha rtikujve të gazetave të kohës. Por akoma sot, pavarësisht perestrojkës, këto fjalë magjike përdoren në të njëjtën mënyrë. Në fillim të janarit, e përditshmja «Moskovskie Novosti» ka botuar një intervistë me një gjeneral dhe akademik gjeorgjian, një farë Xhorxhadze, që themeluar «Shoqërinë Ndërkombëtare të Stalinit». Shpresoj që asnjë italian i ndershëm të mos jetë pjesë e kësaj shoqërie që ka si qëllim mbrojtjen e kujtimit të «babait të popujve».

Pikërisht ky gjeneral përdor terminologjinë e viteve të terrorit, kur deklaron se «duhet studiuar vepra e komandantit të lavdishëm, pasi ai ka qenë një partizan i luftës kundër nazizmit dhe trockizmit». Pavarësisht të gjitha rehabilitimeve zyrtare, për kundërshtarët e Stalinit është shpifur gjithmonë dhe e njëjta ka ndodhur me tim atë. Për këtë arsye kam shkruar biografinë e tij, që ka dalë më 1965 në Moskë me titullin: Në emër të revolucionit. Më 1975 në Leningrad ka dalë një botim i ri, krejtësisht i ribërë dhe shumë më i zgjeruar, dhe në 1989 i fundit. Në vitet ’70, me mbarimin e botimit të parë të librit, kam nisur menjëherë të mbledh materiale për një biografi të Stalinit. Titullin Portret i tiranit nuk e kam zgjedhur për motive publicitare. Doja të kuptoja psikologjinë e këtij njeriu, më interesonte natyra kriminale e tij si i tillë. Sapo është bërë diktator, gjithçka që bënte e bënte më metoda kriminale: jo vetëm në politikë të brendshme e në ekonomi, por edhe në politikë të jashtme. Dhe nëse aktualisht shumë prej liderëve politike të huaj nuk na japin besim, arësyeja duhet kërkuar në politikën staliniane, në provokimet e tij, në terrorin që ai përdorte. Jashtë nuk është vrarë vetëm Trocki; ekzistonin banda terroriste në kuptimin e vërtetë të fjalës që kanë vepruar nën Stalinin, me Jagodën, Jezhovin dhe në fund Berian. Këta të tre kanë lënë në trashëgimi njëri pas tjetrit bandat terroriste. Gjatë viteve të kaluara në kamp dhe në burg kam fituar shumë përvojë të dobishme për punën time, pasi aty kam njohur shumë kriminelë, kam kuptuar idetë e tyre, mënyrën e të menduarit dhe për këtë arësye e kam pasur të lehtë ta kuptoj Stalinin. Duke parë në burg hajdutë, kriminelë dhe vrasës, kam mund të penetrojë më thellë në shpirtin e Stalinit. Libri për të është botuar në Neë York në rusisht më 1980. Nuk do ta kisha pritur kurrë që vetëm pak vite më pas do te lexohej kudo në Bashkimin Sovjetik. Pikërisht në vitet e terrorit të Brezhnjevit libri ka pasur një sukses mjaft të madh: kopjohej me dorë, me makinë shkrimi, çiklostilohej apo fotokopjohej. Kudo që kam shkuar kam gjetur njerëz që e kishin lexuar. Më pas është botuar, në një version të shkurtuar, në revistën «Çështje Historike», për 10 numra, dhe në gazeta e revista të tjera të ndryshme në qytete të ndryshme, deri në lindjen e largme e Bashkimit Sovjetik. Më duhet të pranoj se ky libër ndihmon perestrojkën e kuptimit, rindërtimin e kuptimit. Në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara më është thënë se është një prej librave shumë të pakët që shitet çdo ditë, ndoshta me 2 apo 3 kopje, por prej 10 vitesh është kështu. Është përkthyer në anglisht, gjermanisht, spanjisht, serbisht e kroatisht. Më pas kam nisur të punoj për biografinë e Berias. Jo vetëm pse Beria është një lloj refleksi spekuluar, një «kopje» e Stalinit, por edhe pse mund të vazhdoja me të njëjtin argument të librave të mëparshëm, domethënë të vazhdoja studimin e epokës së Stalinit. Për këtë libër janë interesuar tashmë botues të ndryshëm në vende të ndryshme. Qysh nga shtatori i 1988 ka nisur të botohen në gazetën «Ylli i Leningradit» disa pjesë të këtij libri. Kam mbajtur konferenca të ndryshme, në Leningrad, Odesë, Gorkij, Kazan dhe disa intervista në radion dhe në televizion… mendoj se kanë pasur një lloj efekti. Midis autorëve që janë marrë me Stalinin jam ndoshta më kritiku. E demonstron fakti që revistat e Moskës dhe Leningradit kanë censuruar shumë pjesë të librit tim, të konsideruar të rrezikshëm, pavarësisht se jemi në kulm të glaznostit. Kam botuar tashmë dy pjesë të librit tim të ardhshëm, Teatri i Josif Stalinit, dhe po mbledh materiale për një libër tjetër, që do ta quaj Socializmi i tij. Kam në mendje edhe tregime për jetën në kampe.

Ju mendoni se Stalini ishte thjesht një diktator që është sjellë në mënyrë kriminale duke devijuar rrënjësisht nga idetë e marksizëm – leninizmit apo mendoni se ekzistojnë lidhje midis asaj që Stalini ka bërë dhe konceptit të marksizëm – leninizmit?
Stalini nuk kishte dhe nuk mund të kishte asnjë lloj teorie dhe mësimi. Ai vetëm ka përdorur si marksizmin, ashtu edhe leninizmin, si një bazë për ndërtimin e një diktature personale. Ishte një kriminel që ka shfrytëzuar terminologjinë e marksizëm – leninizmit për qëllimet e tij kriminake. Jo larg nga këtu jetonin vejusha e filozofit Sten dhe vejusha e Buharinit. Kishin bashkë në kamp përqëndrimi. Zonja Sten, duke treguar për bashkëshortin e saj, i vdekur në një kamp ku e kishte syrgjynosur Stalini, kujtonte se kur Sten kthehej në shtëpi nga Kremlni, ku i jepte leksione private filozofie Stalinit, kapte kokën me duar dhe thoshte: «Nuk kam takuar kurrë në jetën time nxënës më budalla». Stalini ishte një njeri primitiv, një sintezë, siç e ka thënë dikush, midis një prifti idiot dhe një ushtari idiot. Nuk është e mundur të flitet për ndonjë mendim filozofik apo ideologjik të Stalinit: ishte vetëm një komedian. Në konferencat e mia ka salla me 1500, 2000 njerëz. Gjithmonë më pyesin: «Është e mundur që në personin e Stalinit të ketë pasur ndonjë tipar pozitiv?». U përgjigjem: «Njihni ndonjë vrasës, ndonjë sadist? Nëqoftëse po, kërkoni tek ai ndonjë tipar pozitiv». Edhe në një pikë tjetër njerëzit gabohen. Mendojnë se dhuna e atyre viteve i detyrohet vetëm kolektivizimit të tokës, por në të vërtetë edhe industrializimi ka sjellë dhunë. Mund të vlerësohen në mënyra të ndryshme mësimet e Marksit dhe Leninit, por duhet mbajtur mirë në mendje se askush nuk do të kishte mund të bënte një çmenduri më të madha nga ajo që bëri Stalini. Krahasuar me të, Hitleri të duket si fëmijë. Edhe vdekja e Stalinit nuk ka ndodhur si ajo e dikujt që me ngadalë dhe në heshtje, siç themi në rusët, ka shkuar në botën tjetër, por si ajo e dikujt që ka përplasur portën, në mënyrë vrazhdë, jokorrekte dhe mizore.

Marksizëm – leninizmi ka pësuar kështu një ndërprerje në periudhën e Stalinit. Ju mendoni se ky mendim ka pasur një rigjallërim pas vdekjes së diktatorit?
Epoka e Hrushovit dhe e Brezhnjevit është karakterizuar nga inercia, si një gur që bie nga mali, dhe, sipas vendit ku kalon, ecën pakashumë me shpejtësi. Ky gur tashmë ka rënë deri në fund, nuk ka se ku të bjerë më: vetëm kontrabandistët e kalojnë kufirin me një valixhe me fund të dyfishtë. Kemi prekur fundin, të paktën me një këmbë.

Por pasi të keni mbështetur edhe të dytën, ndoshta mund ta ngjiteni sërish…
Do të ishte e mundur sikur të mos ishte forca e gravitetit.

Ju nuk besoni se ky vend do të arrijë që të zhvillojë kushte të jetës së lirë?
Unë jam shumë kritik dhe shikoj me habi, por edhe me sarkazëm atë që ndodh çdo ditë në Sovjetin Suprem, por edhe në organizmat e tjera dhe në shtyp. Nuk më pëlqejnë citimet dhe aq më pak ato të Leninit. Por tek ky i fundit ka një shprehje që thotë se duhet gjetur hallka e dobët për të prishur të gjithë zinxhirin. Është kjo hallka kryesore që flitet në ditët tona dhe është «faktori human». Nuk mjafton të pranosh se tek ne, në epokën e Stalinit dhe të Brezhnjevit, njeriu ka arritur në gjendjen e kafshës, ka pushuar së qëni njeri: duhen marrë menjëherë masa për të favorizuar rilindjen e njeriut në njeri. Vijmë kështu në problemin kryesor, që është ai i edukimit të fëmijës, i ndërtimit të njeriut. Parasëgjithash duhen gjetur edukatorë të vërtetë dhe ne nuk i kemi. As edukatoret, as mësueset e shkollave nuk janë të denjë për emrin e «edukuesit»; nuk janë profesionalë, nuk kanë kulturë, nuk kanë asgjë. Edhe në universitete, në 20 pedagogë mund të gjenden ndoshta 1 apo 2 të denjë për postin e tyre. Hallka e dobët e zinxhirit është mungesa e një trupe edukuesish. Është fakti që në një klasë me 30 apo 40 nxënës nuk gjendet një që të i aftë të punojë individualisht. Është si kazermë: të gjithë bashkë, të gjithë njëlloj. Gjatë trei gjeneratave ka ndodhur një proces shkatërrimi shpirtëror dhe konstruksioni fizik, devolucion shpirtëror dhe evolucion fizik. Do të ishte naive të pritej që Mikhail Gorbaçiovi, brenda 4, 5, 10 apo edhe 15 vjet, do të arrijë të rindërtojë vetëdijet e njerëzve: nuk është as magjistar, as fallxhor. Për t’ju përgjigjur pyetjes tuan unë do të thoja këtë: po, jam optimist, por për një projekt afatgjatë, që mund të marrë rreth 75 vite, 3 gjenerata, të kuptohemi. Mungesa e metodës, e dashurisë për punën, e punktualitetit, e saktësisë, janë një mungesë kulture. Domethënë njerëzit janë të mësuar vetëm me atë që është kolektive. Pa dashurinë për punën dhe pa saktësi, asnjë perestrojkë nuk do të mund të ndihmojë.

A mund të konsiderohet ky projekt afatgjatë si një proces rindërtimi i vetëdijes? Dhe a ka njerëz të aftë për ta realizuar?
Duhet kuptuar se genocidi i projektuar dhe i realizuar nga Stalini kundër intelektualëve ka gjeneruar situatën aktuale, të mungesës pothuajse absolute të intelektualëve. Boll të shikohet midis deputetëve apo në Sovjetin Suprem: ka disa që kanë një diplomë apo edhe dy, si Gorbaçiovi, por të jesh intelektual është gjë tjetër, intelektualë ka shumë pak. Dhe pa një qendër intelektuale nuk është e mundur të dilet nga kjo situatë. Dhe fakti që Korjakini nuk ka vdekur pasi ka pësuar një infarkt dhe ka vdekur në fakt Sakharovi është një provë e faktit se në ditët tona intelektualët akoma persekutohen, asgjësohen.

Si mësohej Historia kur ju ishit student? Ka ndryshuar metoda e mësimdhënies në dekadat e mëpasmë? Dhe, sipas jush si duhet të mësohet Historia në një vend të lirë?
Uso un linguaggio numerico. Negli anni trenta la falsificazione della storia arrivava al cento per cento. Nel periodo del disgelo, di Kru~~ev, è calata al cinquanta pe-r cento. Siamo risaliti al settantacinque per cento con Bre!!nev e i suoi successori: ci è rimasto un quarto di verità. Adesso siamo sulla strada che porta alla verità, ma la falsificazione continua ancora. Uno degli esempi attuali di falsificazione su Stalin è offerto dal giornale «Rodina» (<

Cilët janë historianët që kanë punuar pa ju nënshtruar presioniot falsifikues të partisë?
Ka, por vetëm tani kanë pmarrë lejen që të botojnë. Në Leningrad është Vitalj Starçev, ekspert për Leninin dhe Revolucionin e Tetorit, dhe Oleg Znaminskij. Në Moskë janë Vladimir Loginov, dy Polikarpovët, babë e bir, ekspertë për Luftën e Dytë Botërore dhe atdheun sovjetik. Mendoj për Jurij Afanasievin, Rektor i Institutit të Arkivave Historikë Sovjetikë; aty punon edhe Evgenij Luckij, historian i shkëlqyer. Deri pak kohë më parë në këtë institut ishin edhe pseudohistorianët stalinistë, që nuk kanë lënë gur pa luajtur që ta përzinin Afanasievin nga posti i tij. Kam qenë në Universitetin e Voronezhit dhe jam mrekulluar, pasi në postet më të rëndësishëm janë jo vetëm stalinistët, por njerëz krejtësisht të paaftë. Kjo vlen edhe për universitetet e Kazanit, Gorkijt dhe shumë të tjerë që kam vizituar kohët e fundit. Jam lodhur për të gjetur njerëz jo vetëm të aftë, por thjesht inteligjentë. Në asnjë vend civil nuk ka një shkujdesje të tillë, një disponueshmëri për të përcjellë çdo lloj ideje, edhe më idioten, vetëm prej karrierizmit. Edhe në Institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave është një si Miins, që është falsifikues i madh, ashtu si edhe zëvendësi i tij, Karablevi. Kurse Danilovi është një ekspert i mirë i historisë ekonomike, por ka jetuar gjithmonë në këtë institut i kryqëzuar si Krishti, duke ju dashur të mbrohej vazhdimisht. Është edhe Kretovi, stalinist dhe i paaftë, në gjendje që të bëjë veprime më të padenja. Në ndryshim nga periudha cariste, tek ne sot nuk vlerësohet aftësia pedagogjike dhe oratoria e mësuesve, por kudo mbizotëron tradita dhe stili i kancelarive, i ministrive, bile edhe në dizertacionet e në punët shkencore.

Anton Vladimiroviç, a jeni marksist?
Nëse më duhet të jem i sinqertë dhe i hapur deri në fund, nëse pyetem a besoj akoma tek marksizmi, do të thoja jo. Pas përvojës time jetësore, nuk besoj më as tek Marksi, as tek Lenini, as në asgjë tjetër. Ama do të më pëlqente që të besoja. Do të më pëlqente që marksizmi dhe leninizmi të kishin qenë doktrina më të hapura e më progresiste. Më duket se epoka aktuale, në të cilën njeriut i janë hapur dyert e kozmosit, do t’ia dalë që pas disa gjeneratash nuk do të ketë më asnjë lloj kuptimi të besojë në «izmat» e ndryshme: marksizëm, leninizëm, hegelizëm do të jenë një lojë fjalësh krejtësisht boshe. Ne do të duhet që ta humbasim kapjen pas «izmave» tona dhe perëndimorët pas të tyreve e të preokupohen seriozisht për shpëtimin e planetit tonë. Nuk kam asnjë dëshirë për të filozofuar. Thjesht ndoshta pse jam lodhur së jetuari. Sikur të ekzistonte një shkencë e së mirës, do të ishte shkenca e vetme për të cilën do t’ia vlente barra qiranë që ta monsakroje jetën tënde. Mendoj se njerëzimi – dhe populli sovjetik mbi të gjitha – është lodhur nga një gjë e vetme: është i lodhur nga e keqja.
(Anton Vladimiroviç Antonov – Ovseyenko (1920 – 2013) ishte një historian dhe shkrimtar rus. Djali i një ish lideri Bolshevik, u arrestua në vitin 1940 dhe kaloi 13 vite burg në kampet e punës)

(nga nuova umanita)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Ibrahim Rugova nuk u vjen në ndihmë Ramës dhe Thaçit

Enver Bytyçi

Sipas nevojave Edi Rama ka cituar dhe citon gjithkend, madje dhe kundërshtarët e tij politikë. Në opozitë kishte për zemër të thirrej në trashëgiminë politike të Fan Nolit, edhe pse në pushtet ndoqi një praktikë antinoliste! Në muajt e parë të pushtetit u përpoq të thirrej në emrin e Faik Konicës e shkoi deri te Çabej. Por pa mbërritur te Fishta, sepse Fishta nuk e ndihëmon kryeministrin tonë për asgjë. Jo thjesht se ai ishte gegë, por sepse trashëgimia e Fishtës nuk u përshtatet aleancave, intrigave dhe pështjellimeve akriobatike të Edi Ramës.
Ndërsa javët e fundit Rama dhe Thaçi, të zënë ngushtë në aventurën antishqiptare të ndarjes së Kosovës në favor të Serbisë, po thirren në emrin e Ibrahim Rugovës. I pari ishte Hashimi ai që tha në Prishtinë se “Ibrahim Rugova ka qenë për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë”! Më pas Edi u përpoq në mënyrën e vet imponuese ta përforcojë këtë në një dalje televizive të para dhjetë ditëve. “E çfarë është kjo? Vetë Rugova ishte për ndryshimin e kufijve”, thoshte kryeministri, duke u hakërryer ndaj gazetarëve. Besonte se emri I Rugovës i jepte atij edhe të drejtë dhe siguri. Ndërsa në Prishtinë nuk ka pranuar asnjëherë ta respektojë kolosin e pavarësisë së Kosovës.
Hashim Thaçi e përdor Rugovën pak më me efektivitet. Përdori për këtë lidhje “kundërshtarin” e vet të dikurshëm, Bujar Bukoshin. Por në rastin e promovimit të ndarjes së Kosovës, presidenti i vendit thotë se “Rugova ishte shprehur për shkëmbim territoresh”, me qëllim zgjidhjen e konfliktit midis Prishtinës dhe Beogradit.

Gazetarët mercenarë përsërisin ritualisht deklaratën e Thaçit dhe Edi Ramës për gjoja mbështetjen që ata gjetkan në idetë e tyre te një deklaratë ose shënim i Rugovës i vitit 1992.
Mercenarizmi ndaj pushtetit është tipari kryesor i gazetarisë së sotme në Shqipëri dhe në Kosovë. Ndërkaq objektivi i Thaçit, Ramës dhe mercenarëve që u shërbejnë në media është I dyfishtë: – Nga njëra anë të legjitimojnë aksionin e tyre antishqiptar të tjetërsimit të territoreve, nga ana tjetër të njollosin figurën dhe personalitetin e themeluesit të shtetit të së drejtës në Kosovë. Së paku t’i bindin shqiptarët se “Rugova ishte si ne” dhe se “ne jemi si Rugova”!
Por pse spekullohet aq shumë me Ibrahim Rugovën? Sepse kundërshtarët e ndryshimit të kufijvë ose shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë janë kryesisht ata që i besojnë doktrinës së filozofisë kombëtare dhe politike të ish presidentit historik. Sipas doktrinës së doktor Rugovës “Serbët shikojnë me këtë ndarje se cila tokë me pasuri natyrore t’i takojë asaj. Atëhetrë neve do të na mbetnin vetëm tokat pa vlerë. Ne nuk biem pre e këtyre politikave”( Ibrahim Rugova 1992). Si për ta vërtetuar qëndrimin dhe vizionin e Ibrahim Rugovës në mbrojtje të teritorit të Kosovës dhe pavarësisë së saj, Bernard Kushner shkruante: “Rugova ishte kokëfortë, ishte vështirë ta bindnim. Kishte bindjet e tij të prera dhe nuk pranonte asgjë më pak se pavarësinë e Kosovës”! I tillë Rugova mbeti deri në fund të jetës së tij. I pakompromis për arritjen e pavarësisë së vendit dhe mbrojtjen e territorit të Kosovës!

Eshtë e pamundur që në një koment të përmbledhësh gjithë ato deklarata dhe qëndrime të Ibrahim Rugovës, me të cilat ai dëshmon se jo vetëm kundërshtoi çdo ndarje dhe tjetërsim të integritetit territorial të vendit, por njëkohësisht nuk lëshoi kurrë në çeshtjen themelore, krijimin e shtetit të pavarur, ose siç e shprehej vazhdimisht, “në të kundërt bashkimin me Shqipërinë”! Edi Rama dhe Hashim Thaçi thirren këto kohë në Ibrahim Rugovën për të fshehur faktin se ata janë e kundërta e tij. Ata të dy nuk kanë parime, nuk kanë ndjesi atdhetare të tilla si ato të Rugovës. Ndaj i drejtohen spekullimeve me emrin e tij dhe keqpërdorin nga ana tjetër simbolet kombëtare për të manipuluar dhe fshehur qëndrimet e tyre antikombëtare. Të dy liderët e sotëm shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë kanë të përbashkët konceptin titist të Vukmanoviç Tempos për “bashkëim-vëllazërim” me serbët, edhe kur në Beograd përgatiten për dhunimin e shqiptarëve dhe territorit të tyre.
Kjo dramë e re që Rama, Vuçiq dhe Thaçi përpiqen ta ringjallin në rajonin tonë duhet të marrë fund. Këtyre përpjekjeve nuk ju vjen në ndihmë Ibrahim Rugova. Por këtyre dy liderëve antishqiptarë nuk pu u ndihëmojnë fatmirësisht as krerët e institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri. Nuk u vjen në ndihmë as opinioni publik, gjithashtu kiderët e vendeve të rajonit dhe ato euro-amerikane. Prandaj duket se projekti Vuçiq-Rama-Thaçi për ndarjen e Kosovës do të dështojë. Megjithatë nga këta të tre duhet patur kujdes pikërisht në momentin kur duket se ata kanë humbur shanset për realizimin e projekteve personale të tilla.
Tiranë, më 06.10.2018

Pse hesht Rama?! Çfarë tregojnë kamerat e Policisë së Fushë-Krujës për Ballën, Bushin dhe Rrajën

Partia Demokratike i ka kërkuar sërish sot kryeministrit Edi Rama të tregojë se çfarë tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë së Policisë së Fushës për Ballën, Bushin dhe Rrajën?
Deputeti Gent Strazimiri deklaroi sot nga selia blu se, “Edi Rama vazhdon të heshtë, sepse nuk guxon të thotë të vërtetën e pranisë së Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës në Policinë e Fushë Krujës më 21 Korrik. Në praninë e tyre, nënkomisar Emiljano Nuhu dëshmoi se u kërcënua me pistoletë në kokë brenda Stacionit të Policisë së Fushë Krujës, që të ndalte përballjen me ligjin të djalit përdhunues të deputetit të Edi Ramës.
Për të mbrojtur anëtarët politikë të bandës së Fushë Krujës, Edi Rama mashtroi publikisht, kur deklaroi se skandali u publikua fillimisht “nga vetë Taulant Balla” e jo nga intervista/denoncim e policit Emiljano Nuhu, të “ndjekur këmba-këmbës” nga banda.
Në këto 11 ditë makineria e tij e propagandës shpiku 4 alibi për Taulant Ballën, që nga inaugurimet deri tek dalja për peshk ditën e 21 Korrikut, por pengut të krimit, Edi Rama, ia ka mbyllur gojën një pyetje fare e thjeshtë:
Çfarë tregojnë kamerat e Stacionit të Policisë së Fushë Krujës.
Pse hesht Edi Rama prej 11 ditësh për përmbajtjen e pamjeve të 21 Korrikut, që tregojnë kush ka hyrë e kush ka dalë nga zyrën e oficerit të policisë Emiljano Nuhu?
Kush po e detyron Kryeministrin tonë gojështhurur të bëjë rolin e memecit?
Në Stacionin e Policisë së Fushë Krujës, i cili hidhet në erë me tritol 1 ditë po, 1 dite jo, janë të paktën 8 kamera që funksionojnë 24 orë në ditë.
Qytetarët e dinë se nëse dëshmia e nënkomisar Nuhut do të ishte e pavërtetë, pamjet e 21 Korrikut pa Taulant Ballë në Fushë Krujë, do të ishin të kudogjendura. Derisa Edi Ramës t’i vijë goja, nuk do t’i ndahemi këmba këmbës këtij horri!”