17.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Revolta e banorëve të 6 fshatrave të Tiranës: Edhe ujin e pusit që e nxjerrim vetë na e taksuan

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ishte në për takime në gjashtë fshatra të Tiranës ku nuk ka patur asnjë investim nga Bashkia. 5 mijë banorë të gjashtë fshatrave të Bashkisë Tiranë janë lënë në ëmshirë të fatit.
Tokat janë të shkretuara nga mungesa e ujësjellësit dhe kanaleve vaditëse, rrugë janë të pashtruara dhe qendra shëndetësore është jashtë funksionit.
Banorët paguajnë vetë qindra mijë lek për hapjen e puseve, mbijetojnë nga emigracioni dhe azili
Takimi i Tabakut me banorët e 6 fshatrave të braktisura
Gjashtë fshatra të Bashkisë Tiranë, Kasallë, Çekrez, Qinam, Kallmet, Orit dhe Rradhesh, janë lënë në mëshirë të fatit pas Reformës territoriale.
Deputetja Jorida Tabaku ishte në këto zona ku banojnë rreth 5 mijë qytetarë por nuk ka pasur asnjë investim.
Qytetarët u ankuan se nuk kanë ujë, rrugë dhe investime.
Ata i treguan deputetes Tabaku se mënyra e vetme e jetesës është emigracioni i të rinjve dhe puna e grave në fasoneri.
“Kemi harxhuar 6 milionë lek për të hapur puset. Blejmë çdo vit pompa nga 700 mijë lek. Tokat nuk përdoren sepse nuk ka ujë”, thotë një banor.
Shqetësim tjetër i banorëve ishte edhe taksa për puset të cilëve do t’u vendoset sahat që nga muaji Janar.
“Po edhe atë punë e bëjnë ata”, shtoi banori,”e kanë në dorë me na mbyt”.

Jorida Tabaku theksoi se taksat e ulëta janë një mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës që të rinjtë të mos largohen nga vendi.
“Këtu nuk ka ardhur asnjë njeri, jemi të diskriminuar”, tha një tjetër banor.
Hasi është një i ri 16 vjeçar, i cili shprehet i shqetësuar për largimin e bashkëmoshatarëve të tij dhe situatën ekonomike të familjes.
“Taksa kanë për të vendosur edhe për tokat tona. Ujin e nxjerr me lekët e tua e ata të vënë taksën për ujin që e ke nxjerrë me lekët e tua, me djersën tënde. Nuk ka një familje këtu që nuk ka një fëmijë në Angli ose Gjermani. Vëllai im ka tre vjet në Gjermani, kot”.
Mungesa e investimeve në rrugë është një tjetër shqetësim i banorëve.
“Këtë rrugë e kanë lënë pas dore. Duhet ndërhyrje në mënyrë emergjente”.
Deputetja Tabaku theksoi se 5 mijë banorët e lënë në mëshirë të fatit paguajnë rregullisht taksat, ndërsa shteti nuk u jep asgjë në këmbim.
“Një zonë pothuajse e izoluar e cila duhej të ishte pjesë e administrative e Tiranës, por fatkeqësisht e kanë ndarë dhe e kanë izoluar duke e kthyer në një zonë të varfër, një zonë pa asnjë mundësi mbijetese. Banorët më thonë që kanë kohë që nuk shohin një përfaqësues të qeverisë, kanë kohë që nuk vjen një investitor në këtë zonë për të ofruar një mundësi punësimi e vetmja mundësi punësimi është për zonjat e kësaj zone në fasonë të cilët ndodhen pothuajse një orë e gjysëm larg. këta qytetarë të Tiranës paguajnë çdo taksë, edhe taksa të rritura, paguajnë energjinë elektrike, edhe atë të rritur, paguajnë vetë për të sjellë ujin në shtëpitë e tyre, ndërkohë që shteti nuk u jep asgjë në këmbim. këtu duket sikur shteti nuk ekziston, sikur shteti e ka harruar këtë zonë e cila duhej të ishte si çdo zonë tjetër e Tiranës”, tha Tabaku.

Ministeriali në kryeqytetin e krimit në Europë përshëndetet me një masakër!

Te dashur miq, sot ne Tirane jane mbledhur ministrat e brendshem te BE. Kjo ngjarje u pershendet mbreme nga zoterit e vertet te qytetit me nje masaker ne zemer te Tiranes, e cila, dikur epiqender e krimit politik, sot eshte dhe epiqendra e krimit te organizuar shteteror shqiptar.
Ne kete masaker u vra nje person dhe u plagosen kater te tjere. Vrasesit u larguan te qete nga vendi i ngjarjes per te darkuar pak me tutje te po te qete me ndonje pushtetar dhe narkopolice.
Mireserdhet zoterinj ministra, – u tha sot ne hapje te mbledhjes Kallam Deshtaku dhe Fatzi Droga, – mos u shqetesoni se ketu nuk ka banda por ka ca rrugaçe! sb

Paralajmërimi i Salianjit pas dëshmisë në Prokurori: Kam pamje të reja ndaj Ramës dhe Xhafës

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka dhënë dëshminë e tij për rreth 120 minuta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku tha se, ka dorëzuar një material për persona që janë dijeni për rrethanat e çështjes.
“Pa diskutim që në kuptimin e provës që dorëzova me procesverbal për prokurorinë ka qenë një material për personat që kanë dijeni për rrethanat e çështjes dhe unë me këtë cilësi isha në prokurori qëndrova gjatë për të dhënë çdo përgjigje dhe për të thënë çdo gjë që di.
Fatmir Xhafaj nuk mund ta hetojë dot veten. Sot ai drejton hetimet për vëllain e vet të kapur në trafik. Bashkë me Ramën po punojnë për të varrosur çështjen. Për këtë arsye nuk kam besim tek prokuroria. Ka dy muaj që zvarritet çështja për t’i lënë mundësi Xhafajt e Ramës për të fshirë provat.
Prokuroria dhe qeveria lejuan që Agron Xhafaj të ikte për të mos u dënuar për veprën penale të re. Prokuroria nuk ka thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen kryeministrin Edi Rama.
Prokuroria thotë që ekspertiza nga Britania e Madhe rrëzon versionin e PD.

Janë broçkulla të cilat i broçkullit kryeministri dhe i pompojnë mediat. Nuk janë thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen, Rama, Xhafaj e Balla.
Kemi paraqitur provat konkrete. Kam çmontuar për dy orë provat e pavërteta.
Kam prova për personat që kanë dijeni për këtë çështje për të treguar dy standarde që ka Ministria e Brendshme”, deklaroi Salianji.
Deputeti demokrat Ervin Salianji tha sot se, do të nxjerrë prova të reja për çështjen e Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm.
Por i pyetur nëse i druhet një arrestimi për shkak të përfshirjes së tij në publikimin e audio përgjimit të Albert Veliut, i njohur si ‘babalja’ dhe personit të supozuar si Agron Xhafaj, Salianji tha se, janë broçkulla që thuhen nga kryeministri ose ministri i Brendshëm.
“Këto janë broçkulla që thuhen nga Fatmiri ose Rama. Nuk ka asnjë element të veprave penale të kryera prej nesh. Personat që duhet të kenë frikë janë Rama e Xhafaj.
Unë nuk kam njohje e as e kam vëlla Albert Veliun. E gjithë tymnaja publike është për të shpëtuar Agron Xhafajn. Sot Agron Xhafaj është në burg, vëllai i vet është ministër për turp të vetë”, deklaroi Salianji.

“Sqarimi” në dhomën private të lokalit që nisi luftën, Martini i plagosur në qafë

Teksa janë mësuar vetëm emrat e personave të plagosur dhe atij të vrarë, ende nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me atentatorin apo atentatorët.
Ndërkaq, dëshmitarët okularë e më konkretisht, punonjësit e lokalit ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë, kanë bërë me dije se plagosjet dhe vrasja nuk janë kryer nga persona që kanë ardhur jashtë lokalit.
Autorët, përfshirë edhe viktimat, kanë qenë duke biseduar në ambientet e brendshme të lokalit, në një prej dhomave VIP.
Nuk dihet se cila ka qenë tema e diskutimit që ka sjellë degradimin e situatës e më pas shkrehjen e armëve.
Kujtojmë se gjithçka ka ndodhur brenda lokalit në pronësi të Redi Popeskut, i cili ka ngelur i plagosur.
Gjithashtu i plagosur ka ngelur edhe Ervis Martinaj, jeta e së cilit është shpëtuar nga truproja, 26-vjeçari Rigers Gaxha, i cili ngeli i vdekur në vend.
Plumbave nuk u ka shpëtuar as Laert Hasa, mik i Ervis Martinaj, i cili ndodhej në të njëjtën dhomë me viktimat.
Dinamika
Ervis Martinaj, Eljon Hato dhe Fabiol Gaxha kanë qenë në të njëjtën tavolinë në dhomat “VIP” të lokalit, në kohën e atentatit.
Pas të shtënave me armë i vrarë mbeti 26-vjeçari Gaxha, që dyshohet se ishte truprojë i Martinajt, kurse ky i fundit dhe Laerta Hasa u plagosën dhe u dërguan me shpejtësi në Spitalin e Traumës.
Hasa mësohet se është në gjendje më të rëndë për jetën pasi ka marrë disa plumba në trup, kurse Martinaj mori një plumb në qafë por është ashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë e paqartë është ende se çfarë ka ndodhur me pronarin e lokalit, Redi Popeskun, pasi mbrëmjen e djeshme u njoftua se ishte plagosur dhe ishe dërguar në spital, por familjarët e tij e mohuan plagosjen e tij.
Ndërkohë që sot njoftohet se Popesku ka marrë vetëm një gërvishtje të lehtë nga atentati në lokalin e tij. Pas ngjarjes, Spitali i Traumës ku u dërguan të plagosurit u blindua si rrallë herë në historinë e tij, nga RENEA dhe FNSH-ja.
Martinaj mësohet se është dërguar në një spital privat pas ndërhyrjes së parë te Spitali i Traumës.
Mëngjesin e sotëm një tjetër person i plagosur me armë zjarri është paraqitur në spitalin e Traumës por nuk dihet ende nëse ai ka lidhje me atentatin e mbrëmshëm.
Kush është Ervis Martinaj
36-vjeçari Martinaj, i indur në Burrel dhe i rritur në Laç, një ish-efektiv policie është një personazh shumë i njohur për policinë. Ai u largua nga detyra pas operacionit të policisë kundër lojrave të fatit.
Në tetor të vitit 2013, Martinaj është akuzuar nga ish-shefi i repartit special të policisë, “Shqiponja”, Engjëllush Avdulaj, se e ka kërcënuar me jetë. 36-vjeçari ka qenë pronar i disa pika bastesh dhe kazinosh. Ai është i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda në vend, duke nisur që nga ekzekutimi i bankierit Artan Santo, pak metra larg vendit ku Martinajt iu bë atentati mbrëmë.
Emri i tij është përmendur në një përplasje me armë në Dhërmi në muajin korrik, ndërsa është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në një lokal në Linzë të Tiranës në vitin 2015.
Emri i Martinajt është përmendur edhe në gjyqin ndaj Emiljani Shullazit. Dëshmitari Ylvi Beqaj është shprehur se Martinaj i ofroi 7 milion euro që të mos dëshmonte në gjyq. Ndërsa më pas, Beqaj tha se pasi nuk e kishte bindur me të holla e kishte kërcënuar se do e vriste.

Prokuroria flet me gjuhën e Ramës, kërcënon në telefon deputetin e PD

Deputeti i PD për Fierin, Luan Baçi shkruan në një postim në Facebook se, një person nga Prokuroria e Fierit e ka marrë në telefon dhe me arrogancë e ka urdhëruar që të paraqitet në Prokuropria pa i thënë asnjë spjegim.
Pas emërimit të Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme nga Rama, të gjitha prokurortë janë kthyer në vegla të qeverisë duke luftuar opozitën dhe duke lënë të lirë kriminelët dhe njerëzit e afërt të qeveritarëve.
Postimi i deputetit Baçi në Facebook
Pak dite me pare me telefonuan, nga Prokuroria dhe me arrogancen qe i karakterizon, me urdhruan pa dhene asnje spjegim se duhet te paraqitesha ne prokurori,
I kerkova zoteris qe telefonoi se, kush qe arsyeja dhe ju kush jeni, pasi, nuk ju njoh.
Per 9 Qershorin me tha.
Sinqerisht nuk e di se çfar perfaqson kjo dt dhe ju zoteri i thashe, duhet te zbatoni ligjin, per te thirrur, se telefonata juaj me duket e teperuar ne kopetenca.
Nuk vonoi dhe ja ma derguan Urdherin.

Duan te na friksojne, te na mbyllin gojen, te na terrorizojne dhe a dini pse?
Çfare ka ndodhur ne 9 Qershor?
Ishte dita qe Nalte Gjatsia e tij erdhi ne Fier dhe qindra fierake te ndershem me dhe pa Parti u mblodhen dhe thirren; nuk te duam z Kryeminister, ti po na poshteron, ti po na largon nga vendi yne, ti po na varferon çdo dite, ti na ke merzitur jeten.
Une si zakonisht ndodhem gjithmone aty ku ka njerz, aty ku ka qytetare qe jane ne hall dhe kerkojne te drejten e tyre.
Dhe keta si zakonisht me akuzojne se une i organizova, une bllokova Krye gjatsine e tij dhe kjo nuk tolerohet.
Mundet per kete te me kene thirrur, nejse: Neser ne oren 12 e 30 min aty do jem, pa merak.
Por te jeni te sigurte se nuk me trembni dot, nuk ju kam frike, here tjeter do te jem me mijra fierake te tjere perballe jush.
Ju ka filluar numurimi mbrapsht, mendojeni mire kete.

Ushqimet me veti kurative

1) Shafrani i Indisë ose ndryshe kurkuma.
Përmban vitaminat E,K dhe Zink (Zn), një substancë shumë të veçantë që përmban është kurkumini, një nga flavonoidet më të rëndësishëm për vetitë antiiflamatore dhe parandalimin në disa tumore (gjirit, lëkurës, zorrës së trashë, prostatës).
Mund të përdoret: supa, rizoto, mishi i pulës, patate ose dhe perime në furrë
Këshillë: e kombinuar me piperin e zi së bashku shtohet përthithja e kurkuminës dhe përfitohen edhe me tepër antioksidues.
2) Frutat e pyllit (boronicat, manaferrat, goyi berries)
Ngjyra e tyre e fortë vishnje – lila kallëzon praninë e anthokianinave, janë polifenolë, një kategori antioksidues shumë të fortë që neutralizojnë radikalet e lira që prodhohen në trupin e njeriut. Përveç anthokianinave janë shumë të pasura dhe në vitaminat A,C,E dhe acid folik, Selenium, Kalcium (Ca). Për të përfituar kaq shumë antioksidues sa ofron 1 proporcion i tyre është i barazvlefshëm me 0,5 kg në fruta të tjera!
Këshillë: mund t’i vendosni në ngrirje në periudhën që ato kultivohen por dhe përgatisni reçel për t’i përdorur përgjatë muajve të dimrit.
3) Vera e kuqe
Konsumi i alkoolit në pacientë nuk këshillohet por konsumi i verës së kuqe me masë këshillohet për të parandaluar. Vera e kuqe sidomos permban resveratrolin nje andioksidhues shume i forte qe ne shume kërkime shkencore ka rezultuar positive kundrejt parandalimit . Gjithashtu ndihmon ne uljen e proteines NF kappa B, nje faktore i sistemit imunitar qe zakonisht lidhet kryesisht me tumoret pergjate metastazave.
4) Lakra e brukselit
Lakrat e bruskelit përmbajnë një substancë që quhet glukosinolate, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e qelizave të gjirit duke parandaluar përhapjen e tij.
Kujdes : që të mos humbasë një sërë nga elementët e saj mire është të shtohet tek i uji i valuar për 1 minutë dhe për më gjatë.
5) Shega – lëngu i shegës
Lëngu i shegës do të këshilloja te konsumohet edhe për te parandaluar, por edhe për të kuruar.
Këshillë: përgjatë periudhës që shega ka sezonin e saj, përpiquni ta konsumoni pak më shpesh sidomos fermat me historike familjare.

6) Çaji jeshil
Shumë studime në vitet e fundit vërtetojnë efektin e çajit jeshil për parandalimin e tumorit të gjirit, falë një substance e quajtur epigallokatekini (EGCG). 1-2flxh përgjatë ditës do të ndihmonin dhe parandalimin , sidomos tek fermat përgjatë periudhës së menopauzës.
7) Vaji lirit & farat e tij
Vaji dhe farat e tij permbajne lignane, substance qe permban fitoestrogenes te cilat mbrojne kryesisht qelizat tumorale qe lidhen me estrogjenet. Perdorimi I tij mund te jete ne sallate te ndryshme , farat , tek kosi I mengjesit te shtypora, por edhe vaji mund te konsumohet ne mengjes 1 luge gjelle.
8 ) Hudhrat
Përfitimet e hudhrës për sa i përket qelizave tumorale , këshillohet të përdoret kryesisht e kombinuar me mishin, pergjate gatimit.
9) Brokoli – lulelakra
Brokoli kryesisht përmban një substancë që quhet idolo-3-karvinoli (I3C), e cila gjendet kryesisht tek perimet jeshile të errët, dhe ndikon tek estrogjenet. Me këtë substancë është e pasur edhe lulelakra, por me një përmbajte pak më të ulët krahasuar me brokolin.
Këshillë: përpiquni të valoni ujin dhe ta vendosni për shume pak brokolin në ujin e valuar në mënyre që të përfitoni sa më shumë elementet ushqyese që ai përmban.
10) Spinaqi
Sipas një studimi të rëndësishëm, femrat të cilat konsumonin rregullisht spinaqin të paktën 2 herë në javë, u vu re që 50% te tyre kishin me pak propabilitete për të pësuar tumor, pas kontrolleve të parametrave shëndetësore që ju janë kryer.
Këshillë: mund të përdoret i freskët tek sallata të ndryshme, sidomos në periudhën e vjeshtës, por dhe i zierë tek gatime te ndryshme si supa, omleta, pite, gatime me mishin e pulës etj.. nëse do ta konsumoni të ziere përdorini zierjen si tek rasti i brokolit.

Ata që hanë bukën e bardhë, gjalpin dhe mishin e kuq zakonisht jetojnë më pak

Ushqyerja tipike perëndimore, që ka përqindje të lartë të yndyrave dhe sheqernave, ata që i konsumojnë me të vërtetë i çon shumë herët drejt vdekjes, pohohet në hulumtimin e ri.
Hulumtimi i kryer në më shumë se 5000 njerëz ka treguar se ata që kanë ngrenë më së shumti mish të fërguar dhe ushqim të ëmbël, mish të përpunuar dhe të kuq, bukë të bardhë, gjalpë dhe ajkë, kanë pasur dyfish rrezik më të madh të vdesin më herët ose të kenë shëndet të keq në pleqëri.
Mënyra e ashtuquajtur perëndimore e ushqyerjes në të cilën janë këto ushqime, është arsyeja për shkak të së cilës një numër i madh i njerëzve është i sëmurë nga sëmundjet e zemrës.
Mjekët britanikë thonë se si vetëm në shtetin e tyre nga sëmundjet e zemrës vdesin 94.000 persona në vit. Kjo tregon për më shumë të sëmurë nga sëmundjet e zemrës sesa nga cilado sëmundje tjetër, theksohet në revistën “American Journal of Medicine”.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 3.775 meshkuj dhe 1.575 femra nga viti 1985 deri në vitin 2009 me moshën mesatare prej 51 vjetësh. Gjendja e tyre shëndetësore është përcjellë përmes rezultateve të spitalit, ndërsa çdo pesë vjet hulumtuesit kanë identifikuar shkallën e vdekshmërisë dhe të sëmundjeve kronike në mesin e pjesëmarrësve.
Në bazë të rezultatit dhe përcjelljes afatgjate hulumtuesit kanë vërtetuar që vetëm katër për qind e të testuarve kanë arritur “pleqërinë ideale”, çka nënkupton që personat e caktuar nuk kanë sëmundje kronike dhe që në testet fizike dhe psikike kanë treguar nivel të lartë të zhdërvjelltësisë.
U tregua po ashtu edhe që 12 për qind e të testuarve të cilët janë ushqyer me të ashtuquajturën ushqyerje klasike perëndimore kanë përjetuar sulm në tru ose në zemër. Derisa gati tre për qind kanë vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Rreth tri të katërtat janë kategorizuar si persona që kalojnë nëpër “plakje normale”.

Orët që thërrasin ndër bjeshkët e Thethit

Nga Flutura AÇKA

Për Robert Elsien në 1-vjetorin e largimit nga jeta, për tim Bir dhe muajt e mungesës së tij
Është 29 qershori i vitit 2012 kur është shkrepur rastësisht kjo foto nga fotografja e njohur norvegjeze Anne Christine Eek, një nga mikeshat më të mira të shqiptareve. Në Muzeun e Fotografisë në Rotterdam po promovohet botimi i parë në gjuhën holandeze të “Pasioni për Thethin”, një festë e bukur për Shqipërinë, dhe veçmas për perlën e saj, Thethin, të cilit admiratorja dhe rrëfyesja e talentuar, Gerda Mulder dhe fotografi Herman Zondeland, i kanë blatuar dashurinë e tyre.
Pas festës, bashkë me Robertin, Arturin dhe tim bir, u zhytëm me vështirësi në makinën e vogël të ambasadës së Kosovës për të shkruar në shtëpinë e Gerdës, ku ne miqtë e ngushtë të saj do të vashdonin ende festën. Atëherë, himni i futbollit shqiptar i publikuar ato kohë, ishte shumë në mode, ndaj edhe ne ia ngritëm zërin tranzistorit deri në fund, dhe madje me thirrje zëlarta përsëritnim vargut “kuq-e-zi”, duke e detyruar madje edhe shoferin holandez të na shoqëronte. Por, për shkak të shqiptimit jo të drejtë që i bëri fjalës “kuq”, mes asaj potereje që bëmë nëpër rrugët dredhane të Rotterdamit, e detyruam të ziun holandez ta përsëriste dhe ta shqiptonte siç duhej fjalën.
Nga ndenjësja e prapme dëgjoja gurgullimën e të qeshurës së tim biri dhe lumturinë e tij të pafundme për këtë “aventurë” shqiptare që po bënim, që ai i njihte mirë, atë kohë kishte vetëm një vit që ishte shpërngulur për të jetuar në Holandë. Kur mbërritëm dhe nisëm të zbrisnim nga ai kafaz i ngushtë, që ishte troshitur rrugëve të Rotterdamit nga hovi ynë, Robert Elsie tha duke qeshur “vetëm ju shqiptarët bëni kaq zhurmë!”.

Nga ajo kohë, ky libër I mrekullueshëm, nën kujdesin edhe të Robert Elsies, u zgjerua me rrëfenja të tjera të udhëtarëve të shumtë që kishin rrahur herët shkrepat e Thethit, dhe të tjerë rrugëtarë të mëvonshëm që e kishin admiruar dhe shkruar për të, u botua edhe anglisht, dhe sot po prezantohet i botuar në shqip në Bibliotekën “Marin Barleti” të qytetit të Shkodrës, në prani të autorëve të tij Gerda Mulder dhe Herman Zonderland, të cilët kanë ardhur enkas nga Holanda dhe në kujtim të 1-vjetorit të largimit nga kjo jetë të albanologut të shquar, Robert Elsie.
Por ajo festë nuk ishte hera e parë që im Bir dëgjonte për Ththin. Një vit më parë, në verën e vitit 2011 ne ndenjëm me Jerin dhe një grup miqsh holandezë e norvegjezë disa ditë në Theth. Ai ishte më i riu i grupit dhe ajo hera e parë dhe e fundit e udhëtimit të tij në Thethe. Ngaqë grupi nuk mund të strehohej i gjithi në një bujtinë, ne ecnim natën nëpër lëndina nga familja Koçeku për të fjetur te familja Polia, që në atë kohë ishte një shtëpizë e vogël druri, bukuria e së cilës do të përzhitej shpejt nga një zjarr i beftë.
Një natë të thellë, duke ecur nëpër lëndinën bri shtëpisë së familjes Shpella – që sot një nga bujtinat më të mrekullueshme në Theth – ajri i së cilës regëtinte nga qindra xixëllonja, tek shihte qiellin me regëtima të përngjashme me të lëndinës, ashtu tek e mbaja përdore duke ecur nëpër barin e rritur lirshëm, im Bir më pyeti se pse qielli aty ishte ndryshe nga qielli i Tiranës, pse kishte aq shumë yje? Sepse këtu qielli është i lirë, i thashë, është i gjithi i yti, nuk e kanë zënë pallatet dhe yjet ndriçojnë njëlloj siç kanë ndiçuar kur është krijuar bota, miliona vjet më parë.
Qielli i Tiranës është i trembur dhe ka frikë t’i shfaqë yjet se nuk ke se si t’i shohësh, Bir!”. Dhe që t’i shihnim yjet e qiellit “të patrembur” të Thethit, ne u shtrimë në bar, ai vuri kokën në supin tim, siç bënte përherë, unë e rrethova me krahë dhe kemi ndenjur ashtu ndoshta për minta të tëra. Gjatëherë.

Qielli ishte i pafund, me një blu të thellë të mahnitshme, yjet ishin gati të papërshkruar, prej ndriçimit të tyre mund ta shihje mes pyjesh në shpat edhe hijet e Fushës së Dënellit.
Nga qetësia dhe frymëmarrja e thellë, zhurma e ujit të rrëmbyer të lumtit të Shalës, ngjante si melodia më e bukur që mund ta shoqëronte këtë etyd të natyrës. Im Bir nuk foli për minuta të tëra, shí tani do të doja të dija se ç’mund të ketë menduar ato çaste, por çfarëdo që të ketë menduar, ajo natë është nga gjërat më të bukura që më ka mbetur në mendje, kur qielli, toka, ajri dhe shpirti unë, u bë një, dhe ne e ndiem pjesë e një mrekullie që do të mbesë ashtu e bekuar nga Zoti përjetë. Ajo lëndinë është një nga gjërat më të shenjta dhe më me shenjë të jetës sime, dhe mbase edhe një arsye pse unë shkoj aq shpesh në Theth dhe e dua aq shumë atë vend.
Të nesërmen, ngaqë ne të rriturit do të kalonin qafën e Valbonës, e nisa tim Bir me mikrobusin e linjës së Thethit për në Shkodër, duke ia lënë në kujdes shoferit, Fatmir Ftonit, sot një nga miqtë e mi më të mirë të atyre viseve, me të cilin udhëtoj në të gjitha herët për në Theth. Tek e përcillja te fusha e bukur pranë kishës së Thethit, u afrua edhe një grua e veshur me të zeza, e vetmja zonjë që hipi në mikrobus.
E veshur me të zeza, File Shkafa po shkonte për mort diku në Shkodër dhe shamia e saj e tejdukshme, ku kishte ngjeshur flokët e saj të dendur, më mbeti gjatë në mendje me atë të zezë të pikur të saj. Ajo më premtoi se do të kujdesej për tim bir dhe të mos kisha asnjë merak, shqetësim që më kaloi sapo ata më telefonuan se kishin mbërritur në Shkodër. Duke ndjekur bisedën në mikrobusin e vogël, bisedë e ngarkuar me ngjarje të çuditshme që duket se u ndodhin vetëm shqiparëve, im Bir u frymëzua dhe shkroi një rrëfim të shkurtër, të cilin e kam edhe sot e kësaj dite, në anglishten e tij të asaj kohe, si një nga kujtimet më të bukura të dashurisë dhe lidhjes së tij me Shqipërinë.

Nga ajo kohë kanë kaluar vite, tashmë atje në Theth prehet Robert Elsie, por edhe një pjesë e shpirtit, kujtesës dhe dashursë sime ndaj tim Biri. Kur mbërrita herën e fundit në Theth, një natë më parë stuhia dhe rrufeja, kishte shuar një nga pemët e lashta në fushën e kishës. Të nesërmen qielli ishte i larë dhe unë vizitova varrin e Robert Elsies dhe vendosa të rri në Bujtinën Shpella, nga dritarka e së cilës shihja lëndinën “tonë”. E vetme, mora rrugën malore për në Ujëvarën e Grunasit dhe shtegun e fundshpateve që të çon në Ndërlysë, kapërceva një urë të sajuar me shkopinj nga alpinistët e shpeshtë të kësaj vere dhe mora zallin për në shtigjet e paharta të fshatit, dhe nën miqësinë e Kol Gjonit, një miku të ri e bujar që ndesha rrugës, shkuam bashkë nëpër shtigjet deri te Vaskat – që duken si t’i ketë skulpturuar Gaudi – uji i të cilave kishte shterur për shkak të thatësirave të gjata të kësaj vere.
Te baret në shtratin e përrroit, të cilin në vizitën time të fundqershorit të këtj viti e kisha gjetur plot ujë të kristaltë, ndala për raki dhe kafe, siç bëj përherë. Por tingulli i një çiftelie dhe zëri i një rapsodi, e ndërpreu përhumbjen time në peizazhin me të mrekullueshëm në botë, e rrethuar nga mrekullia nën Bigën e Gimajve, Majës së Zorzit, Grykës së Strugashit, dhe padyshim Majës që nuk mund të kishte ato çaste veç emrin e Zezë. Rapsodi Ndoc Bjeshka, vaji i së cilit e ndërpreu përhumbjen time ka humbur të birin para pesëmbëshjetë vitesh në gomonen e mbytur në Otranto në janar të vitit 2004 dhe nuk e ka gjetur kurrë trupin e tij, ndaj ka 15 vite që këndon këngët e tij të vajit, të cilat lugina po i përcilte ato çaste me një eko të çuditshme.

Atë ditë sapo kishte mbaruar të pastruarit e varreve të fshatit, ku beson se prehet edhe biri, ose ku beson se do të ketë vend edhe për të birin, një ditë kur do ta gjejë, edhe pse është i bindur se nuk do ta gjejë kurrë.
Më ftoi për kafe dhe raki, dhe unë nuk e refuzova, këndoi një këngë rapsodësh më bijtë tanë që nuk i kemi më e për të cilët na ka marrë shumë malli, dhe qau mbase sikurse unë, duke i fshehur sytë e njomur pas syzeve të errëta, ku ruan thuaseverbërinë e tij, që siç thotë, e lejon vetëm të na shohë si hije, por jo si silueta të plota e me ngjyra. Për atë nuk ka më ngjyra. Në fund e përqafova dhe mora rrugën e kthimit për në Theth, në këmbë, e qetë se me mua ishte Ora e Thethit, Ora tim Biri, Ora e djalit të rapsodit dhe çdo Orë e bekuar të mbrojë dhe kujtojë shpirtërat e dashur.
Në mbrëmje atë natë mbërritën familjarët e ngushtë të Robert Elsies për ceremoninë e kujtimit të nesërmen në varrezat e fshatit, ku tani, nën peshën e një guri të alpeve tona, Robert Elsie prehet në atdheun ku nuk u lind, por i dha zë në të gjithë botën me dhjetëra vepra të botuara për Shqipërinë. Të nesërmen, nën shiun e imët e të vazhdueshëm, nën thëllimën që sillnin mjegullat që po zbrisnin ngadalë nga majat e maleve, bri pemës së lashtë që ende lëngonte e thyer aty afër, ne u përshëndetëm me mikun tonër të vjetër dhe e kujtuam pa bujë, siç ai qe, dhe siç ai punoi, mes të tjerash, edhe për këtë perlë siç është Thethi, dheu bujar i të cilit tani ështe shtëpia e tij e përjetshme, siç është edhe shtëpia e përjetshme e kujtimeve të mia të shenjta.
Theth, 2 tetor 2018
Fotoja nga Ann Christine Eek, fotografja e njohur norvegjeze, mikja e madhe të shqiptarëve, e cila sot mbush 70 vjet. Jetë të gjatë Ann!

Si nisi lufta në lokal për këngëtaren dhe kush ishte biznesmeni që e shoqëronte?

Konflikti në lokalin në ish-Bllok dyshohet se ka nisur për shkak të këngëtares së njohur në Shqipëri, Elvana Gjata. Është gazetarja e ‘Neës 24’, Klodiana Lala që jep më shumë detaje lidhur me ngjarjen ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martianj me Laert Haton.
Sipas Lalës, këngëtarja Gjata shoqërohej nga i fejuari i saj dhe në momentin kur ndodheshin në lokal ajo është ngacmuar nga njerëzit e Martinajt.
Shkak ishin bërë ngacmimet që iu bënë këngëtares Elvana Gjata, e cila ka qenë me të dashurin e saj dhe miqtë e tij, ndërkohë që është ngacmuar nga Vis Martini.
Një burim nga policia tha se në tavolinën e lokalit ku ndodhi vrasja kanë qenë të ulur 4 persona, mes të cilëve edhe i dashuri i këngëtares, i cili është biznesmeni Ervin Mata, një emër jo shumë i njohur deri nnë mbrëmjen e djeshme.
Vis Martini dhe Fabiol Gaxhaj kanë hyrë në lokal, për t’u sqaruar ndërsa dy persona të tjerë prisnin jashtë. Biseda nuk ka qenë e qetë dhe kur palët janë acaruar, në lokal kanë hyrë edhe dy personat që shoqëronin Vis Martinin.
Në këtë moment, situata ka dalë jashtë kontrollit, personat kanë nxjerrë armët dhe janë qëlluar me armë. Mendohet se kanë qenë tre vetë që kanë qëlluar me pistoleta. I vrarë ka mbetur Fabiol Gaxhaj. Të plagosur, Vis Martini dhe Leart Hato.
Dëshmitarët përshkruajnë një skenë përleshjeje, ku gjithçka ka kaluar në kaos dhe në dysheme janë krijuar pellgje gjaku. Gjithsesi policia ka identifikuar personat që kanë qëlluar dhe është në kërkim të tyre, ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ka gjithashtu dyshime se ky moment mund të jetë shfrytëzuar nga grupet e tjera kriminale. Policia po kërkon biznesmenin e njohur që shoqëronte këngëtaren, i cili ka impakt edhe në drejtësi”, deklaroi Lala qe fillimisht hezitoi të bëjë publik emrin e Elvana Gjatës, por pas këmbënguljes së gazetares në studio, emri u bë publik.

Gjithsesi, pistat e hetimit të policisë dhe prokurorisë janë disa për shkak të së kaluarës së Ervis Martinajt dhe njerëzve të tij.
Vrasje e porositur për Martinin?
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që tronditi mbrëmjen e djeshme ish Bllokun, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Burime për Fax Neës bëjnë të ditur se pista kryesore e ngjarjes së djeshme është një atentat i porositur ndaj Ervis Martinajt.
Sipas burimeve për Fax Neës atentati është porositur nga një shtetas shqiptar, me banim jashtë i cili ka patur konflikt me Ervis Martinajn. Raportohet se konflikti dhe kërcënimet, kanë nisur disa javë më parë.
Ndërkohë që policia ka thirrur pas ngjarjes dhe këngëtaren Elvana Gjata. Burime bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje këngëtarja ka qenë e tensionuar. Prokuroria ka marrë në pyetje këngëtaren për të zbuluar nëse ngjarja është vetëm për sherrin e çastit apo ka një prapaskenë për konflikte të mëparshme, mes dy grupeve rivale. Është një hetim i thelluar që pritet të zbardhë ngjarjen.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve është ekspert i përdorimit të armëve. Në orët në vijim pritet që policia të dalë në një reagim zyrtar për ngjarjen.
Gjithashtu policia ka sekuestruar në ambientet e Kopshtit Botanik një mjet motorik që dyshohet se ka lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmë në zonën e ish-Bllokut.
Mjeti motorik i sekuestruar dyshohet se ka transportuar personin që kreu atentatin në ambientet e jashtme të lokalit, dhe ende nuk ka burime të sigurta nëse në ngjarje ka qenë një apo më shumë autorë. Derimë tani ka rreth 20 persona të shoqëruar.
Nga atentati i djeshëm mbeti viktimë Fabiol Gaxha, 26 vjec, truproja i Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur bashkë me Leart Hasajn, ndërsa lëndime ka marrë dhe pronari i lokalit, i cili ndodhet i shtruar në një spital privat.

Maskat terror në Vlorë, grabitet një karburant

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës. Një person i armatosur ka grabitur një karburant.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 05:53 në Novoselë të Vlorës.
Karburanti ndodhej në autostradën Vlorë-Fier. Karburanti ishte në pronësi të shtetasit me iniciale F.S
Njoftimi i Policisë së Vlorës
Më datë 05.10.2018, në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës, dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një karburant në pronësi të shtetasit F.S, dhe nën kërcënimim e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës.
Bëjmë me dije se nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.
Në vijim do t’ju bëjmë me dije detaje të tjera.