700 kg drogë të llojit “marijuanë” nga brigjet shqiptare është kapur në zonën e Barit. Bëhet e ditur se droga ishte e ndarë në pako, ndërsa nëse do dilte në treg kapte vlerën totale prej 5 milionë euro. Nuk raportohet për ndonjë shqiptar të arrestuar, por policia mund të japë detaje të reja në vijim.
Policia italiane ka arrestuar 17 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë trafikim lëndësh narkotike të disa llojeve.
Ndaj të arrestuarve është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për 12 persona, ndërsa 5 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.
Këta persona vepronin në zona të ndryshme të Italisë, të cilat nga grumbullimi i drogës në depo dhe në shtëpi të braktisura, më pas bënin shpërndarjen dhe shitjen e saj në tregun italian. Aksioni u zhvillua në disa qytete si në Bari, Fasano, Lecce, por edhe në disa zona të tjera, të cilat mbaheshin prej kohësh në monitorim.
Policia ka ushtruar kontrolle të ndryshe në banesa, ku krahas drogave si hashash, kokainë, janë gjetur dhe sekuestruar, arsenal armësh dhe municione luftarake. Gjithashtu, në një shtëpi në “Torre a Mare”, karabinierët kanë kapur një ngarkesë droge nga Shqipëria. Mendohet se trafikantët kanë ndjekur rrugën Shqipëri- Pulia, duke përdorur gomone, të pajisur me dy motorë të jashtëm me 250 kuaj fuqi secila.
700 kg drogë me gomone nga Shqipëria kapen në Bari
Gjushi, 140 milionë lekë vjedhje me një tender për ndërtimin e një shkolle në Shijak
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se, kryetari i njësisë bashkiake Shijak, tenderoi tenderin e ndërtimit të një shkolle në bashkinë e Shijakut me ndëryrjen direkte të Vangjush Dakos 766 milionë me 140 milionë më shumë se ofertat e tjera.
Postimi ish-Kryeministri Berisha në Facebook
Keto jane vjedhjet dhe abuzimet e Gjushit te Shijakut!
Mbi te leshohet edhe nje akuze tejet e rende.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje .kryetari bashkis shijak hajduti kryesor ne bashkin shijak tenderoi tenderin e ndertimit te nje shkolle ne bashkin e shijakut me nderyrjen direkte te tij 766 milioni me 140 milioni me shum se ofertat tjera. kryetari kerkon te blej votat se po vijn zgjedhjet.qe esht me e keq ka 2 firma betoni qe punojn ne lumin erzen edhe shteti nuk nderhyn se esht e Ardian Kokomanit kryetari te bashkise.
Ky cdo gje qe ndertohet dhe behet ne shijak e bon qe betoni te meret tek ai .cdo gje qe eshte bere ne shijak betoni duhet ta maresh te ky perndryshe i bon presion qytetareve.ky person duhet ta hetoje prokuroria se ka vrare nje person kur punonte police po ne rrethana te mistershme nuk flitet sepse e ka ndihmu Haki Cako qe tja zhduki ato ngaqe eshte mik me ate.
Dramatike, Banka e Shqipërisë: 21% e familjeve i blejnë ushqimet me listë
21% e familjeve shqiptare blejnë artikuj konsumi me listë në dyqane. Sipas anketës së Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve, blerja e mallrave me pagesë të vonuar nga dyqanet është një zërat kryesorë të borxhit të familjeve shqiptare. Gjithsej, familjet që kishin një hua për të paguar në gjysmën e parë të këtij viti përbënin 28% të totalit të familjeve të anketuara, peshë kjo e njëjtë me vitin e kaluar.
Qëllimet kryesore të huamarrjes së familjeve janë blerja apo riparimi i pronave, zhvillimi i biznesit dhe konsumi. Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ngarkesa me borxh është e përballueshme. Për 77% të familjeve kësti mujor i huasë zë më pak se 30% të të ardhurave mujore. Raporti prej 30% mes këstit të kredisë dhe të ardhurave është afërsisht kufiri që përdoret nga bankat në përcaktimin e aftësisë paguese të familjeve për të marrë kredi.
Duket se familjet shqiptare nuk kanë ndonjë prirje për të rritur huamarrjen, pavarësisht se statistikat tregojnë një rritje të vazhdueshme të kredisë për individë. 62% e familjeve kanë deklaruar se nuk parashikojnë të marrin hua gjatë pjesës së mbetur të këtij viti. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë është kryer mbi një kampion rastësor prej 1210 familjesh, ku rreth 56% jetojnë në zonat urbane dhe 44% në zonat rurale të vendit.
S’ka konsum, dyfishohet mbyllja e bizneseve, vendi në krizë të thellë
Që prej vitit 2003, Blerta Lila ushtronte profesionin e saj si parukiere. Vera e këtij viti do të ishte e fundit për biznesin e saj. Në shtator ajo do të aplikonte për të pezulluar aktivitetin, duke qenë kështu një nga 1,978 bizneset që janë mbyllur gjatë këtij muaji. Blerta, tani e pa punë, thotë se po pret që të zhvendoset drejt Italisë.
Edhe për Adrianën, e cila që prej vitit 2008 kishte një dyqan lulesh pas ish-Ekspozitës, muaji shtator do të ishte i fundit për aktivitetin e saj. E kontaktuar nëpërmjet telefonit për t’u pyetur mbi arsyet e pezullimit të aktivitetit, do të përgjigjej bashkëshorti. Sipas tij, arsyeja kryesore ishte rënia e xhiros, deri në pikën që shkuan drejt falimentimit. “Prej një viti ra puna. Edhe zona ishte pak e varfër dhe nuk ka fuqi blerëse, tha ai, ndërkohë që shtoi se e bashkëshortja ende nuk ka gjetur punë.
Rënia e fuqisë blerëse ka qenë arsye edhe për Ilir Mujën, i cili kishte shumë vite që kishte një dyqan ushqimore pranë Rrugës së Barrikadës. Përveç rënies së fuqisë blerëse, Iliri shton se edhe shpenzimet në raport me fitimin ishin shumë të mëdha. “Nuk e nxirrnim as një rrogë për veten. Në vitet e fundit, u hap Big Market këtu afër, u hap dhe Conad këtu afër. Kemi pasur nivel të lartë kontrollesh ”, -tha ai i pyetur nga “Monitor”.
Shtatori nuk kurseu as biznesin e Artur Burnazit në sektorin e tregtisë me pakicë. Ai ushtronte aktivitetin që prej vitit 2006 në rrugën 5 Maji, por dy vitet e fundit ishin ato që kishte ndjerë më shumë rënin e xhiros.
Por edhe në zonat rurale, situate ka qenë e njëjtë. Arjana Ibrahimi, e cila banon dhe kishte prej vitesh një dyqan në Prezë tregon për “Monitor” se puna në dyqanin e saj ra ndjeshëm.
Ndër faktorët që ajo liston si shkak të falimentimit është papunësia dhe varfëria e zonës ku ajo jeton. ”Në përgjithësi nuk ka punë në dyqane. Për momentin unë jam e papunë, tha zonja Ibrahimi.
Numri i bizneseve që kaluan në status pasiv, pra që kanë pezulluar aktivitetin e tyre, u rrit me 2.3 herë në krahasim me shtatorin e një viti më parë. Sipas të dhënave që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon çdo ditë në faqen zyrtare mbi bizneset që kanë kaluar në statusin pasiv, numri i bizneseve që ulën qepenat në shtator është 1,978 biznese. Prej fillimit të vitit, deri në shtator, numri i bizneseve të pezulluara është 11,292, në krahasim me 6,969 biznese që janë pezulluar një vit më parë, me rritje prej 62% në krahasim me janar-shtator 2017 .
Në krahasim me muajt e tjerë, shtatori shënoi rekord për mbylljen e aktiviteteve. Një pjesë e këtyre aktiviteteve janë edhe bizneset sezonale, që punojnë kryesisht gjatë sezonit turistik, por dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është e dukshme.
Kastriot Sulstarova punon vetëm gjatë muajve të verës në qytetin e Pogradecit. Pasi përfundon sezoni ai bën kërkesë për pezullim aktiviteti.
Të dhënat nga Tatimet tregojnë se ka pasur një numër të lartë pezullimesh në zonat turistike. Numrin më të lartë të bizneseve të pezulluara gjatë shtatori e ka Drejtoria Rajonale Tatimore në Durrës, ku janë mbyllur rreth 374 bizneseve, nga 1978 që janë pezulluar në të gjithë vendin.
Ndërkohë që numër të lartë pezullimesh kanë raportuar edhe Drejtoritë Rajonale të Vlorës, me 319 biznese, Sarandës me 272 biznese, Shkodrës me 271, dhe Lezhës me 274. Ndërsa Drejtoria Rajonale e Tiranës renditet e dyta me 361 biznese të mbyllura.
Këtë verë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shtoi kontrollet dhe inspektimet në të gjitha zonat bregdetare të vendit, duke rritur në këtë mënyrë edhe formalizimin e bizneseve sezonale në zonat turistike.
Banka Botërore del hapur kundër Ramës: Po përdor pa kriter koncesionet
Banka Botërore ka prezantuar sot Raportin Ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Në qëndrimet për Shqipërinë Banka vuri në dukje rreziqet që lidhen me kontratat koncensionare me Partneritet Publik Privat (PPP) që ka përdorur së fundmi qeveria.
“Qëndrimi ynë ka qenë në lidhje me përdorimin e propozimit të pa kërkuar me këtë intensitet. PPP është një mënyrë për të ekzekutuar një investim publik. Në mendojmë se përdorimi i propozimeve te pa kërkuara është më i lartë se duhet të jetë. Ky ka qenë dialogu me Ministrinë e Financave që ta përdorim sa më mirë këtë instrument”, tha ekonomistja e BB në Shqipëri Hilda Shijaku.
Banka këshilloi se duhet të shikohet racionalizimi me i mirë i investimeve publike në drejtim të eficencës dhe gjithashtu duhen trajtuar me kujdes rreziqet nga investimet më Partneritet Publik Privat.
Për sa i përket largimit te Bankave nga Shqipëria dhe të ndryshimeve strukturore sistemi bankar mbetet një sektor i qëndrueshëm. Megjithatë autoritet duhet te mbikëqyrin aktorët e rinj dhe të shmangin konfliktet e interesit. Edhe pse ka pasur përmirësim, sistemi bankar është larg potencialit të kreditimit.
Shkalla e rritjes për rajonin e Ballkanit Perëndimor çmohet se është fuqizuar në 3,5% për vitin 2018, sipas këtij Raporti. Perspektiva e rritjes ekonomike të Shqipërisë mbetet pozitive.
Rritja vjetore e PBB-se për vitin 2018 parashikohet 4%. Prodhimi i Energjisë Elektrikë nga burimet hidrike u dyfishua në gjysmën e parë të vitit 2018. Turizmi po i jep një shtysë të eksporteve të shërbimeve. Ndërkohë që investimet private po ngadalësohen me përfundimin e dy projekteve të mëdha të energjisë te financuara nga investimet e huaja.
Rritja ekonomike është shoqëruar me krijimin e vendeve të punës. Politika monetare ka mbështetur rritjen duke ndjekur krahun lehtësues.
Në vitin 2018 deficiti fiskal i Shqipërisë parashikohet të ruajë nivelin 2% të PBB-së.
Të ardhurat fiskale pritet te rriten me 0.3 për qind të PBB-së. Rritja e të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe taksave kombëtare po kompensojnë arkëtimet më të ulta se parashikimi i të ardhurave nga TVSH-ja.
Borxhi publik pritet që te ulet nga 71.6% në 69.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mbiçmimi i kursit të këmbimit pritet te mbajë raportin e borxhit publik ndaj PBB-së ne një nivel pak me të ulët se vitin e kaluar.
Banka vlerëson se, ritmi i rritjes ekonomike të Shqipërisë parashikohet te ngadalësohet në rreth 3.5% më 2019-2020.
Varfëria pritet të bjerë me shpejt gjatë dy vitet e ardhshme duke pasur parasysh përformancen e tregut të punës.
Vasili-Ramës: I ke zhveshur brekët, po flet me mendere ndaj edhe qelb erë dynjanë
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama i cili pas padisë së depozitur në prokurori kundër tij nga opozita.
Rama i quajti ‘gjysmagjela’ Spahon dhe Vasilin që e paskan kallëzuar “në emër të heroit të filmit Babale 2”.
Por përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili e ka quajtur Ramën si kryeministër me gjysëm truri i cili nuk flet me gojë por me mendere.
“Kryeministri gjysma tru foli….
Ky ja ka zhveshur breket trurit te vet,ashtu si dhe trupit ndaj nuk flet me goje por mendere.Prandaj edhe qelb ere dynjane….”, shkruan Vasili.
Padia
PD dhe LSI depozituan sot kallëzimin penal ndaj Ramës për tri vepra penale të lidhura me rastin e Nuhut dhe që për secilën prej tyre, duhet të dënohet sipas ligjit 2, 3 dhe 4 vite burg: 1. Kanosje për shkak të detyrës ndaj Nuhut; 2. Ka ndërmarrë veprime për fshehjen e së vërtetës; 3. Kanosje për të mos kallëzuar ndaj komisarit Nuhu.
Ja deklarata e Edmond Spahos, kreu të Grupit të PD sot nga Prokuroria:
“Çuditërisht pas fillimit të hetimit nga Prokuroria që kishte nisur hetimin penal si për rastin në Krujë, ashtu edhe për kërcënimin ndaj Nuhur, çuditërisht kryeministri në një komunikim publik e kërcënon nënkomisarin si “horr”.
Me këtë deklarim publik, kryeministri ka kërcënuar, i është kanosur komisarit në detyrë shtetërore, ka ndërhyrë në punën e organeve hetimore dhe me këtë kryeministri paracaktoi rezultatin e hetimit, që të mbrohej djali i deputetit dhe dënohej komisari Nuhu. Nëpërmjet këtij deklarimi, paralajmëroi Nuhun që të mos vazhdojë me publikimin e fakteve dhe të pengojë hetimin dhe paralajmëroi edhe oficerë të tjerë të ndershëm që në përkushtimin e tyre të nxirrnin fakte dhe të luftonin krimin e organizuar dhe mafian.
Nisur nga deklarimet e Ramës, ai ka kryer tre vepra penale:
1. Kanosje për shkak të detyrës ndaj Nuhut
2. Ka ndërmarrë veprime për fshehjen e së vërtetës
3. Së treti, kanosje për të mos kallëzuar, ndaj komisarit Nuhu, veprime që dënohen respektivisht me 2, 3 dhe 4 vjet burg”, nënvizoi Spaho.
Kërcënimi i Nënkomisarit, tre veprat penale të Ramës
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, pas kallëzimit të dorëzuar në prokurori ndaj kryeministrit, ka treguar 3 veprat penale që sipas tij ka bërë Rama.
Duke folur për gazetarët Spaho tha se kreu i qeverisë ka kërcënuar hapur nënkomisarin Emiljano Nuhu, pas denoncimit të këtij të fundit për rastin e Xhisiela Malokut.
Sipas Spahos, Rama me këto akuza mund të dënohet me 3 vite burg. “U kërcënua dhe kanos madje me vdekje nëse do vazhdonte hetimet duke nxjerrë para përgjegjësisë djalin e deputetit. Kanosjet erdhën nga familja e deputetit socialist. Kreu i grupit parlamentar Balla, kryetari i bashkisë Krujës dhe deputeti kishin kërcënuar nënkomisarin që të tërhiqej. Ky bëri dhe një denoncim në prokurori për këtë denoncim. Kishte dy hetime nga prokuroria, dhe kreu i qeverisë në një deklaratë live kërcënoi komisarin Nuhu duke i thënë horr i kthyer në hero. Ai ka ndërhyrë në punën e prokurorëve. Me deklaratën e tij kryeministri paracaktoi rezultatin e hetimit.
Bëri të poshtërohej nënkomisari Nuhu. Ai e kërcënoi në një farë mënyrë që të mos vazhdojë me nxjerrjen e fakteve të tjera. Rama ka kryer tre vepra penale, kanosje për shkak të detyrës, ka ndërmarrë veprime për fshehjen e të vërtetës, dhe kanosje për të mos treguar. Akuza për të cilat mund të marrë 3-4 vite burg. U bëmë zëdhënës të qytetarëve ndaj lidhjeve të tij me krimin. Shpresojmë që prokuroria ta marrë seriozisht këtë çështje”, tha Spaho.
Nisur nga deklarimet e Ramës, ai ka kryer tre vepra penale:
1. Kanosje për shkak të detyrës ndaj Nuhut
2. Ka ndërmarrë veprime për fshehjen e së vërtetës
3. Së treti, kanosje për të mos kallëzuar, ndaj komisarit Nuhu, veprime që dënohen respektivisht me 2, 3 dhe 4 vjet burg,” nënvizoi Spaho.
-Pse nuk ka prova nga Nuhu?
“Janë paraqitur të gjitha provat, faktet, dëshmitarët për çdo gjë që ka ndodhur me rastin e Xhisiela Malokut”
Paketa antishpifje
“Vendi nuk ka nevojë për paketa të gjithë atyre që duan të denoncojnë mafien e lidhur me këtë qeverisje. Kemi nevojë për paketën antikrim, antimafia që Shqipëria të hyjë në rrugën europiane. Duhet luftuar krimi organizuar”.
Thellohet skandali, si Lu financoi fushatën e Ramës në 2015 përmes Soros
Portali “Judical Watch”, publikoi të mërkurën 49 faqe nga një dosje e re e Departamentit të Shtetit mbi aktivitetin e USAID, ku sipas portalit ka financuar aktivitete të organizatave joqeveritare në Shqipëri, të cilat njihen si mbështetëse të George Soros.
Dokumentet zbulojnë së pari aktivitetet e përfaqësuesit të Soros në Shqipëri, Andri Dobrushi, drejtor i “Fondacionit për një Shoqëri të Hapur”, një nga ato që kryeministri hungarez Viktor Orban i quan “organizata të mercenarëve”.
Dokumentet tregojnë se si paratë e granteve të SHBA që rrjedhin përmes organizatave joqeveritare (OJQ) që pretendojnë të promovojnë “shoqërinë civile”, ndërsa në fakt sulmojnë grupet, qeveritë dhe politikat tradicionale proamerikane.
Financimet
“Judicial Watch” hapi një çështje në 26 maj 2017 në emër të lirisë së informimit ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit pasi ata dështuan t’i përgjigjeshin kërkesës së marrë në 31 mars 2017 për informacione mbi shpenzimet amerikane jashtë vendit.
Të dhënat zbulojnë se Dobrushi, i besuari i Soros, ishte i pari në listën e të ftuarve nga ambasadori amerikan Donald Lu në një aktivitet për zgjedhjet të mbajtur në ambasadën tonë në Tiranë në 27 prill 2015. Ceremonia kishte për qëllim të “shfaqte asistencën amerikane në zgjedhjet lokale të qershorit”.
Ashtu siç “Judicial Watch” ka raportuar që në 4 prill 2018, ambasadori Lu ka qenë mjaft i afërt me Sorosin dhe qeverinë socialiste të Shqipërisë duke asistuar në refuzimin e vizave për juristë dhe ligjvënës nga partia konservatore në Shqipëri. Lu tashmë është emëruar nga administrata e Trump si ambasador në Kirgistan.
Përveç kësaj, në 18 qershor 2015 në një e-mail nga Ilva Çuko, një specialiste për programet në zyrën e marrëdhënieve me publikun në ambasadën amerikane në Tiranë ftohen disa persona, duke përfshirë Dobrushin në një takim të “rishikimit të fondeve të grandeve nga donatorët” në ambasadë ku pjesëmarrësit mund të aplikonin në Departamentin e Shtetit për fonde të cilat buronin nga paratë e taksapaguesve amerikanë.
Çuko thotë se: “i pëlqente ta ftonte për të diskutuar këto propozime. Të dhënat dhe komentet tuaja të vlefshme do të përdoren nga Komisioni i Demokracisë i Ambasadës së SHBA, i cili ka autoritetin përfundimtar në dhënien e granteve”.
Më 28 gusht 2015, Çuko e ftoi Dobrushin në një tjetër takim në 3 shtator të Komisionit të Demokracisë ku do të rishikoheshin çështjet teknike për të tjera fonde. Në këtë takim Çuko thotë se“do të fokusoheshin për një marrëveshje me “antikorrupsionin”.
Ironikisht, nën udhëheqjen e Soros, miku i ngushtë i tij, kryeministri socialist Edi Rama i cili mori pushtetin në 2013-ën, korrupsioni në Shqipëri u përhap së bashku me trafikimin e kanabisit i cili u rrit në 300% nga 2016-a në 2017-ën.
Në 22 shkurt 2016, Çuko fton sërish disa persona, duke përfshirë Dobrushin në një tjetër takim për të“rishikim të grandeve dhe donatorëve” të mbajtur në ambasadën amerikane në 26 shkurt ku Dobrushi do të ishte i aftë të influenconte te zyrtarë të ambasadës për të pasur “autoritetin përfundimtar të dhënies së granteve”.
Dokumentet
Një tjetër dokument i titulluar “Udhëzimet për Programin e Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë” tregon se aplikimet për grante që marrin shoqatat e Soros burojnë nga një program i Departamentit të Shtetit për Europën Lindore dhe vendet e Baltikut të quajtur “Komisioni për Demokracinë i Grandeve të Vogla”.
Ky supozohet që të “promovojë rrënjët e demokracisë”. Udhëzimi thotë gjithashtu se programi “mbështet mbështet iniciativat e organizatave joqeveritare lokale (OJQ) të angazhuara në ndërtimin e bazave shoqërore dhe intelektuale të demokracisë, zgjidhjen demokratike të problemeve, forcimin e aktiviteteve mbikëqyrëse të shoqërisë civile dhe institucionalizimin e proceseve të hapura dhe pluraliste politike”.
Përveç Shqipërisë, “Judicial Watch” ka ngritur padi kundër Departamentit të Shtetit dhe USAID për të dhënat mbi financimin dhe aktivitetet politike të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur George Soros në Maqedoni, Rumani dhe Kolumbi.
Fondet
“Administrata e Obamës i orientoi veprimtaritë kryesore të Departamentit të Shtetit drejt George Soros, veçanërisht në Shqipëri”. – tha Tom Fitton që shton: “The Deep State” vazhdon të përafrohet me Sorosin dhe përdor Departamentin e Shtetit në vende të tilla si Shqipëria për të nxitur axhendën e tij radikale. Dhe, natyrisht, dollarë nga taksat tona shkojnë për Sorosin jashtë vendit ku ai ka burimet për të mbështetur aktivitetet e tij këtu në Shtetet e Bashkuara”.
Në një publikim të mëhershëm të dokumenteve lidhur me këtë padi, “Judicial Watch” mori 32 faqe të dhënash që tregojnë se administrata e Obamës i dërgoi fondet e taksapaguesve të SHBA-ve në një grup të mbështetur nga Soros që përdorte paratë për të financuar aktivitetet politike të së majtës në Shqipëri.
Të dhënat gjithashtu detajojnë se si operacioni i Soros ndihmoi Departamentin e Shtetit të rishikojë kërkesat e granteve nga grupet e tjera për financimin e taksapaguesve.
Fondet e USAID-it u shpërndanë në Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të krahut të majtë Soros në Shqipëri, veçanërisht në përpjekjet e operacionit Soros për t’i dhënë qeverisë socialiste kontroll më të madh të gjyqësorit. USAID thuhet se ka dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 në fushatën “Drejtësia për të Gjithë”, e cila mbikëqyret nga Instituti për Menaxhimin e Lindjes Perëndimore të Sorosit.
Aleanca për mbrojtjen e Teatrit letër Presidentit Meta: Kthe për rishqyrtim ligjin!
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i ka dërguar një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta për rishqyrtimin e ligjit për Teatrin Kombëtar.
Në letrën drejtuar presidentit Alenaca kërkon nga ai që të kthejë për rishqyrtim dhe korrigjim në Kuvend Ligjin Nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtare” si në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, parimet juridike dhe themelet morale të ndërtimit të shtetit demokratik.
“Me këtë rast, ne duam t’ Ju kërkojmë edhe një takim në lidhje me çfarë kemi parashtruar në këtë letër dhe t’ Ju informojmë drejtpërsëdrejti se angazhimi ynë qytetar do të vazhdojë me të njëjtin intensitet, me protesta të përditshme, me qëllim sensibilizim e publikut për shkeljen e interesave të tij që po kryhen nëpërmjet këtij akti”.
Letër e dërguar Presidentit të Republikës nga ana e Aleancës.
Tiranë, 03.10.2018
Për: SH.T.Z. Ilir META
President i Republikës së Shqipërisë
Lënda: Shprehje mendimi dhe proteste mbi miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë i Ligjit: “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR VLERËSIMIN, NEGOCIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS ME OBJEKT “PROJEKTIMI DHE REALIZIMI I PROJEKTIT URBAN DHE GODINËS SË RE TË TEATRIT KOMBËTAR””
I nderuar Zoti President,
Duke Ju siguruar për konsideratën më të lartë, dëshirojmë që përmes kësaj letre, t’ Ju informojmë në lidhje me miratimin nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të Ligjit Nr. 37/2018: “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR VLERSIMIN NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS ME OBJEKT “PROJEKTIMI DHE REALIZIMI I PROJEKTIT URBAN DHE GODINËS SË RE TË TEATRIT KOMBËTAR””, të ndryshuar, si dhe njëkohësisht t’ Ju shprehim mendimin dhe protestën tonë.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi përsëri në datën 20 shtator, nëpërmjet një procedurë të panjohur deri më sot, ligjin në fjalë. Nga sa u vendos në Kuvend, rezultoi pranimi i Dekretit Tuaj Nr. 10849, i datës 27.07.2018, që kthente ligjin e mëparshëm me po të njëjtin numër për rishqyrtim dhe miratimi i po këtij ligji me ndryshimet përkatëse
Duke i qëndruar të gjitha atyre që Ju kemi parashtruar në letrën tonë të parë, të datës 09.07.2018, bashkangjitur, pasi thelbi i ligjit të ri nuk ka ndryshuar aspak në qëllim dhe në shkelje krahasuar me ligjin e parë, Ju parashtrojmë disa mendime në lidhje me këtë abuzim të ri të mazhorancës parlamentare.
Duke miratuar Dekretin Tuaj, Kuvendi e ka rrëzuar ligjin e parë dhe duhej të miratonte një ligj të ri duke rifilluar procedurat e rregullta ligjvënëse, pasi ky i fundit nuk ekziston më, siç përcakton qartë dhe Kushtetuta e Republikë në nenet 81-85. Përkundrazi, Kuvendi bëri ndryshime në disa nga nenet e ligjit ekzistues dhe e paraqiti për votim me të njëjtin numër duke pretenduar se është i njëjti ligj, e kësisoj nuk mund të kthehet për herë të dytë nga Presidenti.
Në ndryshim nga Kuvendi, në kushtet kur ligji që ndodhet para Jush sot ka ndryshime me versionin e parë, ne mendojmë se ndodhemi para një ligji të ri. Kjo për shkak se Dekreti Juaj Nr. 10849 është miratuar, pra ligji është rrëzuar dhe tashmë versioni aktual nuk mund të konsiderohet si i njëjti ligj. Gjithashtu, janë miratuar disa ndryshime në disa dispozita, të cilat nuk kanë kaluar më parë te Presidenti dhe duhet të shqyrtohen nga fillimi.
Vendosja e të njëjtit numër nuk e bën ligjin të njëjtë me të parin. Elementi dallues në këtë rast është përmbajtja e ligjit, e cila ka prioritet në krahasimin me formalitetin e numrit. Përderisa kemi një përmbajtje tjetër të ligjit, atëherë kemi një ligj tjetër. Elementi formal nuk mund të jetë vendimtar në raport me elementin substancial, përkundrazi. Nëse pranohet kjo praktikë si precedent, atëherë mund të krijohen kushtet për te pasur në të ardhmen raste të mëdha abuzimi duke u fshehur pas elementeve formale.
Në lidhje me përmbajtjen e ligjit të ri, Ju sigurojmë se nuk ka marrë në konsideratë asnjë nga shkeljet që Ju keni parashtruar qartazi në arsyetimin e Dekretit Tuaj. Nëse fokusohemi vetëm në pjesën formale, ligji i ri përpiqet të adresojë vetëm pikën e parë të Dekretit, barazisë para ligjit. Ndërkohë, tetë pikat e mëpasshme të ngritura nga Ju, nuk adresohen aspak në ligjin e ri. Përtej aspektit formal, edhe hapja e garës dhe garantimi i barazisë para ligjit është thellësisht e diskutueshme edhe në versionin e ri. Ashtu si më parë, për kryerjen e një gare nuk janë përdorur ligjet aktuale si ai për prokurimet publike, por është krijuar një procedure e re ekstra-ligjore. Duke krijuar një praktikë të re dhe të pazbatuar më parë, ligji i ri kërkon nga konkurruesit që të kenë përfituar paraprakisht prokura mbi të gjitha pronat e përfshirë në projekt, element ky që favorizon qartazi kompaninë e specifikuar në versionin e parë të ligjit.
Ne besojmë se jemi përpara të njëjtës situatë antikushtetuese si në rastin e versionit të parë. Shkaqet e detajuara të kësaj situate nuk po i përsërisim, pasi gjenden si në letrën e parë nga ana jonë, por akoma dhe më qartë janë detajuar në vetë Dekretin Nr. 10849. Në këto kushte ne gjykojmë që Ju duhet ti qëndroni të argumenteve të shpjeguar në Dekretin e sipërpërmendur, pasi pavarësisht se ka një ligj të ri, shkeljet kushtetuese të shkaktuar prej tij mbeten të pandryshuara.
President,
Sikundër e theksuam dhe më lart, Ju jeni në të drejtën Tuaj kushtetuese për ta marrë në shqyrtim këtë ligj, si çdo ligj që vjen para Jush për herë të parë. Abuzimin me aspektin formal të numrit të ligjit nuk mund të pengojnë Presidentit të ushtrojë kompetencat kushtetuese të detyrës së tij.
Nisur nga arsyet e mësipërme kërkojmë nga ju të ktheni për rishqyrtim dhe korrigjim në Kuvend Ligjin Nr. 37/2018 “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR VLERSIMIN NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS ME OBJEKT “PROJEKTIMI DHE REALIZIMI I PROJEKTIT URBAN DHE GODINËS SË RE TË TEATRIT KOMBËTAR” si në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, parimet juridike dhe themelet morale të ndërtimit të shtetit demokratik.
Me këtë rast, ne duam t’ Ju kërkojmë edhe një takim në lidhje me çfarë kemi parashtruar në këtë letër dhe t’ Ju informojmë drejtpërsëdrejti se angazhimi ynë qytetar do të vazhdojë me të njëjtin intensitet, me protesta të përditshme, me qëllim sensibilizim e publikut për shkeljen e interesave të tij që po kryhen nëpërmjet këtij akti.
Duke mbetur shpresëplot për një qëndrim të drejtë të institucionit të Presidentit të Republikës dhe krah vullnetit të qytetarëve të saj, besojmë se edhe këtë herë Ju do të jeni, siç ka ndodhur dhe në të shkuarën, fillesa e korrigjimit të iniciativave të padrejta ligjore nga ana e Qeverisë dhe mazhorancës qeverisëse.
Ju faleminderit.
Me konsideratë të lartë,
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
Dyfish më shumë biznese të mbyllura këtë shtator, bie konsumi
Që prej vitit 2003, Blerta Lila ushtronte profesionin e saj si parukiere. Vera e këtij viti do të ishte e fundit për biznesin e saj. Në shtator ajo do të aplikonte për të pezulluar aktivitetin, duke qenë kështu një nga 1,978 bizneset që janë mbyllur gjatë këtij muaji. Blerta, tani e pa punë, thotë se po pret që të zhvendoset drejt Italisë.
Edhe për Adrianën, e cila që prej vitit 2008 kishte një dyqan lulesh pas ish-Ekspozitës, muaji shtator do të ishte i fundit për aktivitetin e saj. E kontaktuar nëpërmjet telefonit për t’u pyetur mbi arsyet e pezullimit të aktivitetit, do të përgjigjej bashkëshorti. Sipas tij, arsyeja kryesore ishte rënia e xhiros, deri në pikën që shkuan drejt falimentimit. “Prej një viti ra puna. Edhe zona ishte pak e varfër dhe nuk ka fuqi blerëse, tha ai, ndërkohë që shtoi se e bashkëshortja ende nuk ka gjetur punë.
Rënia e fuqisë blerëse ka qenë arsye edhe për Ilir Mujën, i cili kishte shumë vite që kishte një dyqan ushqimore pranë Rrugës së Barrikadës. Përveç rënies së fuqisë blerëse, Iliri shton se edhe shpenzimet në raport me fitimin ishin shumë të mëdha. “Nuk e nxirrnim as një rrogë për veten. Në vitet e fundit, u hap Big Market këtu afër, u hap dhe Conad këtu afër. Kemi pasur nivel të lartë kontrollesh ”, -tha ai i pyetur nga “Monitor”.
Shtatori nuk kurseu as biznesin e Artur Burnazit në sektorin e tregtisë me pakicë. Ai ushtronte aktivitetin që prej vitit 2006 në rrugën 5 Maji, por dy vitet e fundit ishin ato që kishte ndjerë më shumë rënin e xhiros.
Por edhe në zonat rurale, situate ka qenë e njëjtë. Arjana Ibrahimi, e cila banon dhe kishte prej vitesh një dyqan në Prezë tregon për “Monitor” se puna në dyqanin e saj ra ndjeshëm. Ndër faktorët që ajo liston si shkak të falimentimit është papunësia dhe varfëria e zonës ku ajo jeton. ”Në përgjithësi nuk ka punë në dyqane. Për momentin unë jam e papunë, tha zonja Ibrahimi.
Numri i bizneseve që kaluan në status pasiv, pra që kanë pezulluar aktivitetin e tyre, u rrit me 2.3 herë në krahasim me shtatorin e një viti më parë. Sipas të dhënave që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon çdo ditë në faqen zyrtare mbi bizneset që kanë kaluar në statusin pasiv, numri i bizneseve që ulën qepenat në shtator është 1,978 biznese. Prej fillimit të vitit, deri në shtator, numri i bizneseve të pezulluara është 11,292, në krahasim me 6,969 biznese që janë pezulluar një vit më parë, me rritje prej 62% në krahasim me janar-shtator 2017 .
Në krahasim me muajt e tjerë, shtatori shënoi rekord për mbylljen e aktiviteteve. Një pjesë e këtyre aktiviteteve janë edhe bizneset sezonale, që punojnë kryesisht gjatë sezonit turistik, por dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është e dukshme.
Kastriot Sulstarova punon vetëm gjatë muajve të verës në qytetin e Pogradecit. Pasi përfundon sezoni ai bën kërkesë për pezullim aktiviteti.
Të dhënat nga Tatimet tregojnë se ka pasur një numër të lartë pezullimesh në zonat turistike. Numrin më të lartë të bizneseve të pezulluara gjatë shtatori e ka Drejtoria Rajonale Tatimore në Durrës, ku janë mbyllur rreth 374 bizneseve, nga 1978 që janë pezulluar në të gjithë vendin.
Ndërkohë që numër të lartë pezullimesh kanë raportuar edhe Drejtoritë Rajonale të Vlorës, me 319 biznese, Sarandës me 272 biznese, Shkodrës me 271, dhe Lezhës me 274. Ndërsa Drejtoria Rajonale e Tiranës renditet e dyta me 361 biznese të mbyllura.
Këtë verë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shtoi kontrollet dhe inspektimet në të gjitha zonat bregdetare të vendit, duke rritur në këtë mënyrë edhe formalizimin e bizneseve sezonale në zonat turistike./Monitor/