21.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

A ndikon vërtetë ndryshimi i motit në dhimbjet e nyjeve?

Njerëzit shpeshherë ua atribuojnë dhimbjet e tyre motit të keq – dhe kjo ka ndodhur me shekuj të tërë – por në realitet, një lidhje e tillë nuk është asgjë tjetër pos një mit.
Rreth 2.500 vite më parë grekët kishin treguar për një lidhje mes dhimbjes dhe motit, ndërsa shkencëtarët e Universitetit të Harvardit kanë dëshmuar se nuk ka dëshmi shkencore prapa këtij fenomeni.
Studimi
Hulumtuesit kanë shikuar detajet 11 milionë vizitave te doktorët të cilat i kanë bërë më shumë se 1.5 milionë pacientë amerikanë mes viteve 2008 dhe 2012, për të parë nëse ka ndonjë ndërlidhje mes reshjeve të shiut dhe numrit të pacientëve që kanë raportuar për dhimbje të nyejve apo të shpinës.
Sidoqoftë, ata nuk kanë gjetur ndonjë ndërlidhje mes këtyre dyjave.
“Me këtë sasi të madhe të të dhënave, nëse do të kishte ndonjë rritje të dukshme në dhimbje, ne do të kishim gjetur edhe dëshmitë më të vogla, por nuk kemi gjetur. I kemi analizuar të dhënat në mënyra të ndryshme, por nuk kemi parë ndonjë lidhje mes reshjeve të shiut dhe vizitave te doktori për dhimbje të shpinës apo nyejve. Pra, dhimbja e nyejve dhe shpinës nuk kanë të bëjnë me ndryshimin e motit”, ka treguar autorja e këtij studimi, Anupam Jena

Rama paditet në Prokurori për kërcënimin ndaj nënkomisarit Nuhu, rrezikon deri 4 vjet burg

Kreyeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per autoritetet e drejtimit dhe komandimit ne Forca e Armatosura te Shqiperise./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

PD dhe LSI kanë depozituar sot një padi për Edi Ramën në prokurorinë e Tiranës, nën akuzën e kanosjes për shkak të detyrës ndaj nënkomisarit Emiljano Nuhu.
Padinë në prokurori e kanë dorëzuar sot dy krerët e grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.
Pas dorëzimit të kallëzimit, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho sqaroi këtë kallëzim dhe tha se Rama ka konsumuar tre vepra penale.
“Kanosjet i kishin ardhur nga Rrahman Rraja, i biri dhe familjarë të tyre. Edhe në fillimin e procesit penal kreu i grupit të PS, kreu i bashkisë së Krujës dhe deputet Rraja kanë qenë në komisariat dhe e kishin kërcënuar nënkomisarin. Çuditërisht pas fillimit të hetimeve nga prokuroria, si për ngjarjen në Krujë dhe për kërcënimet ndaj Nuhut, pra dy hetime të filluara nga prokuroria.
Rama në një komunikim publik kërcënon nënkomisarin Nuhu duke e quajtur horr të kthyer në hero, që ka penguar jetimi dhe e ka përdorur rastin për të marrë azil politik. Rama i është kanosur komisarit, ka ndërhyrë në punën e organeve hetimore dhe paracaktoi rezultatin e hetimit dhe vendosi se si duhet të ishte, të mbrohej djali i deputetit dhe të poshtërohej dhe dënohej nënkomisari Nuhu”, tha Spaho.
Ndër të tjera Spaho shtoi: Ka kryer tre vepra penale referuar kodit, kanosje për shkak të detyrës, veprime për fshehjen e së vërtetës dhe së treti kanosje për të mos kallëzuar, ndaj komisarit Nuhu, që dënohen me 2,3 dhe 4 vjet burg.

Zbulohet skandali në SHBA, si paratë e taksapaguesve amerikanë financonin mercenarët e Sorosit në Shqipëri

Portali “Judicial Watch” publikoi të mërkurën 49 faqe të një dosjeje të re të Departamentit të Shtetit mbi aktivitetin e USAID, i cili sipas portalit ka financuar aktivitete të organizatave joqeveritare në Shqipëri të cilat njihen si mbështetëse të majtistit George Soros. Më poshtë shkrimi i plotë…
Dokumentet zbulojnë së pari aktivitetet e përfaqësuesit të Soros në Shqipëri, Andri Dobrushi, drejtor i “Fondacionit për një Shoqëri të Hapur”, një nga ato që kryeministri hungarez Viktor Orban i quan “organizata të mercenarëve”. Dokumentet tregojnë se si grante amerikane shkojnë në disa organizata joqeveritare, të cilat thonë se promovojnë “shoqërinë civile” ndërsa në fakt sulmojnë grupime pro-amerikane, qeverinë dhe politikat amerikane.
“Judicial Watch” hapi një çështje në 26 maj 2017 në emër të lirisë së informimit ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit pasi ata dështuan t’i përgjigjeshin kërkesës së marrë në 31 mars 2017 për informacione mbi shpenzimet amerikane jashtë vendit.
Të dhënat zbulojnë se Dobrushi, i besuari i Soros, ishte i pari në listën e të ftuarve nga ambasadori amerikan Donald Lu në një aktivitet për zgjedhjet të mbajtur në ambasadën tonë në Tiranë në 27 prill 2015. Ceremonia kishte për qëllim të “shfaqte asistencën amerikane në zgjedhjet lokale të qershorit”.
Ashtu siç “Judicial Watch” ka raportuar që në 4 prill 2018, ambasadori Lu ka qenë mjaft i afërt me Sorosin dhe qeverinë socialiste të Shqipërisë duke asistuar në refuzimin e vizave për juristë dhe ligjvënës nga partia konservatore në Shqipëri. Lu tashmë është emëruar nga administrata e Trump si ambasador në Kirgistan.

Përveç kësaj, në 18 qershor 2015 në një e-mail nga Ilva Çuko, një specialiste për programet në zyrën e marrëdhënieve me publikun në ambasadën amerikane në Tiranë ftohen disa persona, duke përfshirë Dobrushin në një takim të “rishikimit të fondeve të grandeve nga donatorët” në ambasadë ku pjesëmarrësit mund të aplikonin në Departamentin e Shtetit për fonde të cilat buronin nga paratë e taksapaguesve amerikanë.
Çuko thotë se: “i pëlqente ta ftonte për të diskutuar këto propozime. Të dhënat dhe komentet tuaja të vlefshme do të përdoren nga Komisioni i Demokracisë i Ambasadës së SHBA, i cili ka autoritetin përfundimtar në dhënien e granteve”.
Më 28 gusht 2015, Çuko e ftoi Dobrushin në një tjetër takim në 3 shtator të Komisionit të Demokracisë ku do të rishikoheshin çështjet teknike për të tjera fonde. Në këtë takim Çuko thotë se “do të fokusoheshin për një marrëveshje me “antikorrupsionin”.
Ironikisht, nën udhëheqjen e Soros, miku i ngushtë i tij, kryeministri socialist Edi Rama i cili mori pushtetin në 2013-ën, korrupsioni në Shqipëri u përhap së bashku me trafikimin e kanabisit i cili u rrit në 300% nga 2016-a në 2017-ën.
Në 22 shkurt 2016, Çuko fton sërish disa persona, duke përfshirë Dobrushin në një tjetër takim për të “rishikim të grandeve dhe donatorëve” të mbajtur në ambasadën amerikane në 26 shkurt ku Dobrushi do të ishte i aftë të influenconte te zyrtarë të ambasadës për të pasur “autoritetin përfundimtar të dhënies së granteve”.
Një tjetër dokument i titulluar “Udhëzimet për Programin e Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë” tregon se aplikimet për grante që marrin shoqatat e Soros burojnë nga një program i Departamentit të Shtetit për Europën Lindore dhe vendet e Baltikut të quajtur “Komisioni për Demokracinë i Grandeve të Vogla”.

Ky supozohet që të “promovojë rrënjët e demokracisë”. Udhëzimi thotë gjithashtu se programi “mbështet mbështet iniciativat e organizatave joqeveritare lokale (OJQ) të angazhuara në ndërtimin e bazave shoqërore dhe intelektuale të demokracisë, zgjidhjen demokratike të problemeve, forcimin e aktiviteteve mbikëqyrëse të shoqërisë civile dhe institucionalizimin e proceseve të hapura dhe pluraliste politike”.
Përveç Shqipërisë, “Judicial Watch” ka ngritur padi kundër Departamentit të Shtetit dhe USAID për të dhënat mbi financimin dhe aktivitetet politike të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur George Soros në Maqedoni, Rumani dhe Kolumbi.
“Administrata e Obamës i orientoi veprimtaritë kryesore të Departamentit të Shtetit drejt George Soros, veçanërisht në Shqipëri”, – tha Tom Fitton që shton: “The Deep State” vazhdon të përafrohet me Sorosin dhe përdor Departamentin e Shtetit në vende të tilla si Shqipëria për të nxitur axhendën e tij radikale. Dhe, natyrisht, dollarë nga taksat tona shkojnë për Sorosin jashtë vendit ku ai ka burimet për të mbështetur aktivitetet e tij këtu në Shtetet e Bashkuara”.
Në një publikim të mëhershëm të dokumenteve lidhur me këtë padi, “Judicial Watch” mori 32 faqe të dhënash që tregojnë se administrata e Obamës i dërgoi fondet e taksapaguesve të SHBA-ve në një grup të mbështetur nga Soros që përdorte paratë për të financuar aktivitetet politike të së majtës në Shqipëri.
Të dhënat gjithashtu detajojnë se si operacioni i Soros ndihmoi Departamentin e Shtetit të rishikojë kërkesat e granteve nga grupet e tjera për financimin e taksapaguesve. Fondet e USAID-it u shpërndanë në Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të krahut të majtë Soros në Shqipëri, veçanërisht në përpjekjet e operacionit Soros për t’i dhënë qeverisë socialiste kontroll më të madh të gjyqësorit. USAID thuhet se ka dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 në fushatën “Drejtësia për të Gjithë”, e cila mbikëqyret nga Instituti për Menaxhimin e Lindjes Perëndimore të Sorosit. /LAPSI.al/

Mziu: Kamza pa asnjë mjet kundër përmbytjeve, qeveria nuk reagon ndaj kërkesave të Bashkisë

Qeveria “Rama” është kujdesur në mënyrë sistematike që Kamzën ta diskriminojë maksimalisht. Reforma territoriale po rezulton një dështim në shkallë vendi, por në Kamëz është tejet evidente, për faktin se Rama nuk i delegon asnjë kompetencë dhe bashkëngjitur dhe fondet përkatëse, si dhe burimet njerëzore përkatëse Bashkisë për t’i pasur për nevojat dhe kryerjen e detyrave me përgjegjshmëri maksimale. Jemi në stinën e vjeshtës dhe së shpejti vijnë shirat. Kujtojmë përmbytjet në shkallë vendi vitin e kaluar dhe momentin kur Rama nuk kishte turp dhe zbriti në Kamëz në terren kur u prit nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, kuptohet në një situatë emergjente dhe ku pa nga afër gjendjen e rënduar dhe pas një përshkrimi në ato pak minuta që i bëri kreu i Bashkisë së Kamzës (pasi ka afro 5 vjet që komunikohet me shkresa), Kryeministri premtoi para kamerave ndihmë konkrete.
Duke parë dhe ndier indiferencën e Ramës, nga ana e kryebashkiakut Mziu u ndërveprua për të ndërhyrë në pastrimin e kolektorëve kryesorë deri në reduktimin masiv të përmbytjeve në pikat më gravitacionale që kishte territori. Edhe këtë vjeshtë, ashtu si vitin e kaluar, sigurisht që do të jetë shumë e nevojshme ndërhyrja me ekskavator për t’i përballuar situatat e përmbytjeve në Kamëz dhe për këtë është i nevojshëm mjeti që kërkohet. Bashkia Kamëz ka marrë privatisht një ekskavator për të kryer punë publike, siç është edhe pastrimi i kolektorëve
Kryebashkiaku Mziu thotë se kur Bashkisë Kamëz i kaloi si inventar rrjeti i vaditjes nga Bordi i Kullimit që ishte ndërmarrje shtetërore, nuk i kaloi asnjë mjet. “Për turpin e qeverisë edhe kur pak kohë kur hyri në fuqi ndarja e re territoriale, qeveria bleu 61 ekskavatorë për 61 bashki, i shpërndau të gjitha nga 1, Tiranës 2 dhe Kamzës 0. Ishte ky një absurditet dhe e bënë të pashqetësuar fare, duke qenë aspak të interesuar për nevojat e banorëve të Kamzës, Bashkisë së 6-të në vend. Edhe pse Rama na premtoi vitin e kaluar, ku dua të theksoj se u përmbytën mbi 700 familje dhe 200 ishin në gjendje të pajetueshme, sërish këtë vit kërcënimi është i njëjtë dhe qeveria as është e përkushtuar për të bashkëpunuar dhe për të zgjidhur problemet bashkë më Bashkinë Kamëz”, shprehet Mziu.

Rama, krenar për varfërinë dhe për bandat që bëjnë ligjin…

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar pas deklaratave të kreut të qeverisë Rama në lidhje me arsimin, por edhe për çeshtje të tjera që shqetësojnë shqiptarët.
“Krenar thot Rama për arsimin. Ndërkohë mijëra fëmijë me lot në sy nuk kanë mundësi të ndjekin shkollën se ju mbyllen” shkruna deputetja demokrate.
“Krenar thotë per ekonominë. Varfëria rritet çdo dite dhe pasuria shkon ne xhepat e qeveritareve”,
Postimi i Çupit në Facebook
Krenar, thotë Rama për arsimin. Ndërkohë mijëra fëmijë me lot në sy nuk kanë mundësi të ndjekin shkollën se ju mbyllen.
Ku fëmijët mësojnë tekste me gafa trashanike. Ku nxenësit mësojne me turne. Ku gjendja e shkollave eshte për turp. Ku edukimi mungon. Ku mësuesit janë te politizuar dhe nëse jo të nxjerrin portalin si justifikim.
Krenar thoshte për rendin dhe shante e shfrynte ndaj opozitës. Dje dhe sot rend e siguri nuk ka . Bandat bëjne ligjin. Dhunojnë burra e gra. Vajza e djem. E ndërkohe miqtë e tyre pasurohen e pasurohen….
Krenar thotë për rruget. Për rruget e shkatërruara dhe ne gjendje mjerane. Sepse nuk mundet të ketë edhe lekë për të blerë zgjedhjet edhe lek për të ndërtuar rrugët.
Kranar thotë per ekonominë. Varfëria rritet cdo dite dhe pasuria shkon ne xhepat e qeveritareve. Sepse krenaria e kërkon që pasuria te shkoje te koncesionet, te tenderat dhe pronat publike . Qarku Diber psh eshtë varferuar 20 % me shume këtë vit se vitet e tjera dhe për këtë patjetër që duhet të jetë krenar.
Krenar vazhdon të thotë edhe për mjekësinë falas e ndërkohë miljona për barnat e skaduara paguhen nga xhepat e te sëmureve e pa shpresë.
Në kulmin e së keqes duhet shpikur e kundërta dhe propagandohet e kunderta.
Qeveria e bollëkut do ironizonte Gerorge Orëell nëse do ishte gjalle dhe me siguri do kishte librin e rradhès per krenaristët ….

Eksperti i Soros, përfaqësues i Ramës kundër pronarëve në Gjykatën e Strasburgut

Komiteti për Zgjedhjen e Gjyqtarëve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) i Këshillit të Europës i ka rekomanduar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të votojë Darian Pavlin si gjyqtarin e radhës të Shqipërisë në GJEDNJ, për të pasuar gjyqtarin aktual Ledi Bianku, mandati i të cilit ka mbaruar.
Më 28 shtator, komiteti, i përbërë nga 20 anëtarë nën kryesimin e Valeriu Ghilechi të Moldovës, intervistoi tre kandidaturat e paqraqitur nga qeveria, Sokol Berberi, Darian Pavli dhe Mariana Semini.
Kandidatura e Pavlit do të votohet në sesisonin e ardhshëm të Asamblesë, më 8-12 tetor.
Pavli ka lindur në vitin 1975 në Vlorë dhe ka master të dyfishtë në ligj kushtetues dhe krahasues nga Universiteti Qendror Europian (Hungari) dhe ligjin e shërbimit publik nga Shkolla e Ligjit e Univesitetit të Nju Jorkut (SHBA).
Në bazë të jetëshkrimit paraqitur Këshilli të Europës, Pavli ka përvojë të gjerë si avokat gjyqësor, por jo si gjykatës. Vitet e fundit, ai ka punuar si ekspert ligjor pranë Fondacionit Soros në Tiranë dhe aktualisht është ekspert ligjor pranë misionit EURALIUS V.
PD akuzoi Kryeministrin se prej dy vitesh mban peng gjyqtarin e Strasburgut duke u përpjekur për të dërguar një emër të kontrolluar me synimin që ta përdor kundër qytetarëve. PD theksoi se për të pestën herë radhazi, Rama ka propozuar kunatin e Fatmir Xhafajt, Sokol Berberin si zëvendësuses dhe ka dërguar edhe Darien Pavlin, që punon në fondacionin Soros. Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama, se prej 2 vitesh ka bllokuar emërimin e gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut. Sipas këshilltarit ligjor, Gazmend Bardhi, qeveria dergon emra qe i ka nën kontroll me synimin që t’i përdorë ato kundër interesave të qytetarëve shqiptarë në Strasburg.

Berisha publikon sondazhin: Kupa është mbushur dhe po derdhet! Ta krrejmë kalbësirën!

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në Facebook, një sondazh i cili tregon se pjesa më e madhe e shqiptarëve janë mërzitur nga kjo qeveri.
Ish-Kryeministri u ka bërë thirrje shqiptarëve që kupa është mbushur dhe tani ka ardhur momenti ta largojmë.
Ja statusi i Berishës
Kupa është mbushur dhe po derdhet! Ta krrejmë, ta krrejmë, ta krrejmë kalbësirën! sb

Meta: Policia dhe Prokuroria të zbardhë të vërtetën e dhunimit të Xhisiela Malokut

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka deklaruar se rasti i Xhisielës është një fenomen i rëndë i shoqërisë shqiptare, ndërsa theksoi se s’do të ketë amnisti për dhunuesit.
Kreu i shtetit shqiptar ka folur për herë të parë për këtë rast, ndërsa theksoi se organet shtetërore si Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet të hetojnë rastin e vajzës nga Fushë Kruja me të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë deri në zbardhjen e plotë të të gjithë dinamikës.
Gjithashtu, presidenti Meta deklaroi se rasti i Xhisielës është një “Odise”, e cila kërkon transparencë dhe seriozite në hetime. Ai gjithashtu vlerësoi punën e Shoqërisë Civile, e cila sipas kreut të shtetit ka luajtur rol të madh në denoncimet e dhunës në Shqipëri.
“Për rastin konkret është një çështje që unë kam marrë një letër që i drejtohej edhe kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe Prokurores nga oficeri Nuhu para se të nisesha për në SHBA. Nuk kam besuar që mund të ndodhin ato çështje, por çështjen në fjalë po e ndjek ekipi im me në krye këshilltarin për siguri kombëtare zotin Bari Shaqiri.

Kështu që për të mbajtur një qëndrim të qartë duhet të kem një informacion më të plotë dhe të besueshëm. Problem serioz i shoqërisë është rasti i Xhisielës. Nuk do të konfirmojë amisti për personat që do të dhunojnë. Besoj që edhe parlamenti dhe qeveria ndajnë të njëjtin angazhim.Unë do të theksoja se policia dhe prokuroria, duhet të ndërmarrin të gjitha hapat e kësaj “Odiseja’ në mënyrë të paanshme për të garantuar besueshmërinë e institucioneve. Ç’moj shumë rolin e shoqërisë civile, të cilat bashkë me grupet e tjera rrisin ndërgjegjësimin. Shoqëria Civile dhe organizata të jenë të bashkuara që të ndriçojnë këtë çështje në interes të së vërtetës, pasi për ndryshe do të kemi edhe shumë raste të tjera”, tha Meta.
Meta tha se është për të ardhur keq, që një fenomen i tillë të ketë polarizime politike, pasi sipas tij, këto raste kërcënojnë shoqërinë dhe familjet shqiptare.
“Është për të ardhur keq që ka një polarizim në këtë çështje, kur duhet të ketë një bashkim të të gjithëve për të adresuar një fenomen që kërcënon shoqërinë tonë, familjen tonë pa i dalë askujt në mbrojtje, aq më tepër kur bëhet fjalë për persona që kanë lidhje politike, por edhe pa e tepruar me akuza politike’, tha mes tjerash Meta.

Gafat skandaloze të Arta Markut për hetimin e Xhisielës

Arta Marku vendos të reagojë për çështjen Xhisiela, e cila prej ditësh ka trazuar politikën shqiptare, median e mbarë opinionin publik. Përmes një njoftimi për shtyp kryeprokurorja e përkohshme thotë se çështjen e kërcënimit të ish-nënkomisarit Emiljano Nuhu ia kaloi për hetim prokurorisë së Tiranës.
Në këtë pikë Marku thotë një të pavërtetë të madhe pasi hetimi për rastin nisi menjëherë pasi e referoi komisariati nr.6 i policisë në Tiranë ku Nuhu kishte bërë denoncimin se dy pjesëtarë të fisit Rraja e kishin kërcënuar me jetë në një lokal në zonën e Unazës së Re.
Mbase Prokurorja e përgjithshme e Përkohshme se ka të qartë, por hetimet kanë ecur jo pak. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit, është pyetur vetë ish-oficeri e janë kryer këqyrjet e telefonave të denoncuesit dhe pjesëtarëve të fisit Rraja.
Për të shkuar më tej Arta Marku duket se as nuk e di për çfarë bëhet fjalë. Kjo për faktin se në njoftimin shpërndarë mediave thotë se ish-nënkomisari pretendon se u kërcënua nga Rrahman Rraja dhe Rexhep Rraja.
I pari është deputeti i PS i dyti i biri që u arrestua për përndjekje dhe dhunë ndaj ish-të dashurës Xhisiela Maloku e ndodhet në qeli ndonëse institucionet reaguan pas akuzave publike të Nuhut. Por edhe vetë ky i fundit nuk pretendon të jetë kërcënuar tek Unaza e Re nga deputeti apo i biri por nga Ramazan e Redjan Rraja, kushërinj me dy të parët. E në kushtet kur gruaja e votuar për të drejtuar përkohësisht institucionin qendror të akuzës nuk është e informuar drejt për pretendimet e ngritura nga ish-nënkomisari imagjino çfarë mund të presim nga hetimet për këtë çështje.
“Balkanweb.com”