17.5 C
Tirana
E hënë, 23 Qershor, 2025

Nënkomisar Nuhu ka pamje filmike të Ballës e Bushit në komisariat?

Arben SHAHINI

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ ish oficeri Emiljano Nuhu, foli nga arratia pas deklaratave të SHÇBA-së, në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut. Ish oficeri Nuhu thotë se nuk i heq asnjë presje asaj ç’ka ka deklaruar në intervistën e tij të parë, ndërsa thotë se disponon fakte e prova të cilat do i bëjë publike vetëm në Gjykatë.
Ndër të tjera ish oficeri, akuzon institucionet përgjegjëse se po tentojnë të manipulojnë ngjarjen. Po për cilat prova dhe fakte flet Nënkomisar Nuhu? Kjo ende mbetet enigmatike dhe e pasqaruar, por ajo që duhet thënë është se Nuhu është një polic profesionist dhe me karrierë të gjatë në forcat e policisë qe e di mirë se ç’janë provat dhe faktet.
Deri tani Balla ka mohuar të ketë qenë në komisaratin e policisë në Fushë Krujë duke ngritur alibinë se ka qenë në peshkim atë ditë. Po kështu edhe deputeti Rraja ka thënë se nuk ka qenë në komisariat ditën kur Nënkomisar Nuhu është kërcënuar me pistoletën në kokë nga Xhelal Rraja që të mos arrestojë përdhunuesin e Xhisielës.
Po Nuhu këmbëngul që duhet të dalim pamjet filmike të komisariatit të policisë të datës 21 korrik, të cilat deri tani fshihen ose janë zhdukur nga qeveria dhe policia. Pyetja që shtrohet është nëse disponon ndonjë pamje filmike të Ballës, Bushit e Rrajës në komisariat Nënkomisar Nuhu?

Kjo mbetet për tu parë vetëm se janë një sërë rrethanash që të lënë të kuptosh se Nënkomisar Nuhu në arrati ka prova të forta për të provuar akuzat e tij dhe këtë ai e thotë me gojën e tij. Çfarë provash janë ato? Këto pritet të shihen në ditët e ardhshme, por ja vlen të përmendim disa deklarata që të lënë të kuptosh se këto prova filmike të Ballës në komisariatin e Fushë-Krujës mund të jenë të ruajtura diku.
Pjesë nga intervista e Nuhut
Ka bërë shumë bujë intervista juaj Z.Nuhu, ka ndodhur një sërë ngjarjesh një sërë zhvillimesh pas deklaratës tuaj të fortë. Si i keni ndjekur zhvillimet e fundit?
I kam ndjekur të gjitha zhvillimet e fundit ku nuk del asnjë nga ato që kam thënë unë, po mundohen të manipulohen nga institucionet që ka në dorë pushteti. Dhe politika mundohet të hedhë baltë në ato cfarë unë deklaroj.
Çfarë do të thotë që nuk ka dalë asgjë nga ato cfarë ju keni thënë. Unë dua ti referohem fillimisht datës 21 korrik. Ku ju pretendoni se gjithçka ka ndodhur në komisariat. Mirëpo në reagime deklaratat e fundit, si ajo e SHCBA, ju nuk rezultoni fare në detyrë në datën 21 korrik. Si e provoni ju dhe cfarë keni për të thënë?
Atë që kam deklaruar për në datën 21 korrik i qëndroj dhe është e vërtetë. Pse drejtoresha e SHKB nuk publikon pamjet filmike të datës 21, por mundohet se nuk ka gjetur laborator për ti modifikuar, dhe pret derisa ti modifikojë dhe t’i nxjerrë. Këtë pret drejtoresha? Dhe më ngre disa akuza që nuk qëndrojnë. Kalimi i paligjshëm i kufirit nga ana ime nuk ekziston nga ana ime.

Pse Zagani paralajmëroi arrestimin e Ballës?
Ish-oficeri i anti-drogës, Dritan Zagani është kthyer sërish në qendër të debateve. I përfshirë në rastin e Xhisiela Malokut dhe kërcënimit të ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu, sipas tij nga vëllai i deputetit Rrahman Rraja, në prani të kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, Zagani ka komentuar vazhdimisht këtë ngjarje në media dhe rrjetet sociale.
Pak minuta më parë, ai bën një paralajmërim të radhës dhe këtë herë duke u fokusuar te deputeti i PS, Balla.
Reagimi i plotë:
Rilindi Rilindia e drogaxhiut…!
-U desh te behej gjithe ajo luft dhe sforco per ta shpetuar Sajen, dhe per pak ia arriten qellimit, vetem se nuk kishin parashikuar Antimafien Italiane dhe natyrisht me nenvlersuan shume mua si “kriminel” qe njof mire punen time… !
-U desh te behej gjithe ajo zallamahi me tere ate bum mediatik me titull Babale, qe Goni i shkrete pa piken e fajit te shkoje me kembet e veta atje ku duhej te ishte me kohe, ketu nuk parashikuan mire vendimet e gjykatave italiane…!
-Per te ardhur sot tek arresti me burg per Rahman Junior, u desh gjithe ky mundim dhe gjithe kjo “babalellek” qe te pakten ky te veje ne arrest…dhe tani po ndjekim kemba kembes oficerin qe nuk ka kryer detyren qe te shpetojm paq te pakten Taotaon qe le name perdite me pislleqet qe ben bashk me kriminelet e cdo ngjyre…ketu do presim dhe pak se ketu per fat te keq nuk na ndihmon dot drejtesia dhe antimafia italiane…por ka nje zot qe ne mos sot, mot do ta shikojm rezultatin dhe te verteten lakuriq , po aq lakuriq sa kemi pare dhr kete liderin e droguar qe me kohe…!
P.s…se ckam nje parandjenje qe do shohim dhe Taotaon lakuriq shum shpejt…dhe kam nje parandjenje qe shpesh shume me del e vertete…!

Kërcënimi me pistoletë i nënoficerit në zyrë
Emiljano Nuhu, ish-punonjës i policisë së Fushë-Krujës ka denoncuar zyrtarë të PS-së se, se janë futur të armatosur në komisariatin ku ai shërbente për të liruar djalin e një deputeti socialist, të ndaluar për përdhunimin ndaj shtetases Xhisiela Maloku.
Ai ka denoncuar sot me emra deputetin Taulan Balla, kryetarin e bashkisë Krujë Artur Bushi, deputetin tjetër të PS-së Rrahman Rraja, se e kanë kërcënuar me vrasje dhe Xhelal Rrahjën, vëllai i deputeti të PS-së, se i ka vendosur pistoletën në kokë në ambientet e Policisë së Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur më 21 korrik, tregon ai, pasi kishte marrë në pyetje djalin e deputetit. Zyrarët ishin të shoqëruar nga 10 persona me precedentë kriminale, tregon Nuhu.
Ekeftivi tregon se deputeti socialist Rraja e ka kërcënuar: “Nuk ke shanse të arrestosh djalin tim, nuk del gjallë që ketu”.
Rrëfimi vijon më tej:“Xhelal Rrahja e ka marrë të nipin për ta nxjerrë jashtë, ka nxjerrë pistoletën dhe ia ka vënë në koke oificerit. Këta të tjerët thanë qe hiqja nga koka pistoletën se është djalë i mire ky. E morën djalin e deputetit dhe ikën nga zyra”.
Oficeri që ka hetuar këtë dosje, tregon se bëhet fjalë për rastin e denoncimin për përdhunimin nga shtetësja nga Nikla me iniciale Xh.M. ndaj djalit të deputetit të PS-së, denoncim i kryer në komisariat në dhjetor 2017. Ai shton se vajza ka tërhequr denoncimin pas kërcënimeve.
Oficeri Emiljano Nuhu rrëfeu se grupet kriminale janë ato që vendosin për emërimet në policinë e shtetit ndërsa akuzon deputetin Taulant Balla si të lidhur drejtpërdrejt me një grup kriminal, ndërsa thotë se deputeti socialist mori 3 mln euro në fushatë elektorale nga një grup kriminal.

“RD”

I dënuari me 7 vite burg në Greqi për trafik droge që drejton PS-në

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, Kryetari i PS i njesisë nr.3 Tiranë i arrestuar dje ka qene i denuar ne Greqi me 7 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge. Emrin e ka pas Marjels Kroji, pastaj Mariel Skroj dhe tani ndërruar në Artan Kroi.
Postimi i Berishës në Facebook
Njeriu me tre emra; Marjels/Mariel/Artan Kroj Skroj, qe u arrestua ne flagrance, eshte i denuar me 7 vite ne Greqi, mik i Kallam Deshtakut dhe xhan i Brisit! sb
“Përshëndetje doktor. Kryetari i PS i njesise 3 i arrestuar dje ka qene i denuar ne Greqi me 7 vjet burg për trafik nderkombetar droge. Emrin e ka pas Marjels Kroji, pastaj Mariel Skroj dhe tani nderruar ne Artan Kroi. Ka qene aktiv shume me PS se eshte me origjine nga Korça dhe i njoh mire. Ka pas nderhyrje dje dhe nga Klotilda Bushka dhe nga prokuroret per ta liruar”.

Operacioni
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme dy punonjës të inspektoriatit tatimor dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast. Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasit: Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë si dhe Artan Kroj 37 vjeç,banues në Tiranë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç.
Në ngarkim të tre shtetasve të mësipërm, me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” per nenet 259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Arrestimi i tyre u krye nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi proaktiv 3 mujor për veprat penale ”Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione puplike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

“Xhisiela”! Ja faktet se si mashtroi Taulant Balla

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar sot një video, ku tregohen të gjitha faktet se si ‘Rilindja’ u hodh e gjitha në sulm, për të mbrojtur Taulant Ballën, ndrëkohë që e vërteta është krejt e kundërta.
Në video tregohet qartë se si Taulant Balla, gënjen dhe jep versione të ndryshme për datën 21 korrik, datë në të cilën nënKomisari i policisë, Emiljano Nuhu e akuzon se ai sëbashku me deputetin Rahman Rraja, vëllain dhe djalin e tij kanë kërcënuar me armë oficerin brenda komisariatit të policisë.
Ja çfarë shkruan ish-Kryeministri:
Ne Vjolistan, shtetin e kryepërdhunuesit Kallam Dështaku! sb

Ne Vjolistan, shtetin e kryeperdhunuesit Kallam Deshtaku! sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 3. Oktober 2018

AKEP pranon: Kompanitë celulare rritën çmimet, Vodafonë të mos ofrojë paketa të paarsyeshme

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka përfunduar analizën e tregut të telefonisë celulare, ku ka konstatuar se pas daljes së Plus nga tregu në fund të vitit të kaluar ka pasur një rritje të dominimit të operatorëve të mëdhenj.
Si rrjedhojë, AKEP ka vendosur që të ndërhyje në tarifat e terminimit (të shumicës) të operatorëve ekzistues, duke i ulur ato gradualisht në mënyrë të njëjtë për të gjithë operatorët, duke vijuar në këtë mënyrë me simetrinë midis tre operatorëve celularë, dhe uljen e tyre bazuar në objektivat rregullatorë të parashikuara në nenin 7 të ligjit “Për komunikimet elektronike në RSH” si dhe rekomandimet dhe vendimet përkatëse të Komisionit Europian dhe BEREC-it.
Sipas vendimit të AKEP, tarifa maksimale e terminimit të thirrjeve (lek/min pa TVSH), nga 1.48 lekë që janë aktualisht, ulet në 1.22 lekë në 1 dhjetor 2018 dhe 1.11 lekë në 1 dhjetor 2019 deri në një vendim të dytë të AKEP. Këto tarifa janë të vlefshme për të tre operatorët ekzistues, Vodafone, Telekom Albania dhe Albtelecom.
Ndërsa në tregun e pakicës, AKEP ka vendosur të mos ndërhyjë, por ulja e tarifave të shumicës pritet të ndikojë dhe në tarifat finale që do të paguhen nga konsumatori. Ndërhyrja në tregun e shumicës është instrumenti i parë që përdor AKEP dhe në rast se ato nuk funksionojnë mund të ndërhyjë në tregun e pakicës.
Dokumenti, pas daljes së Plus u rrit dominimi
Dokumenti i publikuar nga AKEP përbën versionin final të Analizës së tregut për tregjet me shumicë të akses dhe origjinimit të thirrjeve, terminimi i thirrjeve ndërkombëtare në rrjetet celulare dhe tregut me pakicë të shërbimeve në rrjetet celulare, dhe është përgatitur pas këshillimit publik të dokumentit “Analizë e tregut celular: tregu me shumicë i aksesit dhe origjinimit; tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve ndërkombëtare dhe tregu me pakicë i shërbimeve celulare – Këshillim publik”.

Sipas raportit, dalja nga tregu e operatorit Plus Communication e ndryshoi strukturën e tregut nga 4 (katër) në 3 (tre) operatorë duke vijuar trendin rritës të indeksit të përqendrimit të tregut dhe për më tepër dy sipërmarrësit me pjesën më të madhe në treg kanë rritur ndjeshëm kapacitetet krahasuese nëpërmjet marrjes 50 me 50 % të të drejtave të përdorimit të frekuencave që zotëronte në përdorim duke thelluar avantazhin krahasues të hyrësve të parë në treg.
Përveç barrierave financiare, teknike dhe juridiko-proceduriale për hyrjen në treg, dalja nga tregu e hyrësit të fundit në treg, Plus Communication, është barrierë e konsiderueshme për çdo hyrës të ri në treg. Në këto kushte, është shumë e vështirë të mendohet, që në tregun me pakicë celular, të mund të ndodhin hyrje të reja, pa ndërhyrjen rregullatore pasi për rreth 9 (nëntë) vite, Plus Communcation ishte hyrja e fundit në treg dhe tashmë pas transferimit të frekuencave te dy sipërmarrësit Vodafone dhe Telekom, hyrësi i fundit ka dalë de facto nga tregu dhe struktura e tregut ka ndryshuar drejt rritjes së përqendrimit dhe dominimit të liderit të tregut/dy sipërmarrësve me pjesë më të madhe tregu.
Ndryshe nga tregu shqiptar i telefonisë celulare ku pjesa e tregut e operatorit lider në treg ka tendencë në rritje, dinamika e tregjeve në vendet e BE ka lëvizur në kah të kundërt pasi pjesa e tregut e operatorit kryesor celular në vendet e BE mesatarisht ka qenë në reduktim, për të arritur në 36% në 2012. Ndërkohë nga të dhënat e KE në Digital Agenda rezulton se tendenca e pjesës së tregut të operatorit lider celular (Mesatarja) ka tendencë rënëse nga 37.9% në vitin 2009 në 34.3% në vitin 2015.
Dominimi i Vodafone
Nga analiza e tregut përkatës të shërbimeve celulare me pakicë (retail) të AKEP rezulton se:
– Sipas ndarjes së tregut sipas të ardhurave që sipërmarrësit gjenerojnë në tregun e pakicës, konstatohet se operatori me pjesën dukshëm më të madhe në këtë treg është Vodafone Albania. Pjesët e tregut të këtij operatori përgjatë gjithë periudhës së marrë në analizë kanë qenë me rritje, duke arritur nivelin më të madh të pjesëve të tregut në vitin 2016 me rreth 56% të tij.

– Për sa i përket treguesit të numrit të përdoruesve broadband edhe gjatë vitit 2017 Vodafone është operatori me pjesën më të madhe të tregut me rreth 51%;
– Në lidhje me treguesin e SMS-ve dalëse Vodafone është operatori me pjesën më të madhe të tregut për këtë tregues dukshëm më e madhe edhe në krahasim me pjesët e tregut për treguesit e sipërcituar konkretisht me mbi 60% të këtij tregu gjatë gjithë periudhës së marrë në analizë, ndërsa tre operatorët e tjerë ndajnë pjesën tjetër të këtij tregu në kufijtë 3 – 25% të tij përkatësisht;
– Gjatë vitit 2016 sipërmarrësi Vodafone Albania, ka rritur ndjeshëm pjesën e tregut me rreth 7 pikë përqindje (pp) të numrit total të përdoruesve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM (përfshirë kartat e të dhënave për akses broadband), duke mbajtur të njëjtën pjesë tregu edhe për vitin 2017 me 49% të tij.
Problemet kryesore të indentifikuara në tregjet e pakicës lidhen me sjelljen strategjike të sipërmarrësit me fuqi të ndjeshme në treg për mbylljen e abonentëve brenda rrjetit, shitjen nën kosto duke imponuar konkurrentët më të vegjël ta ndjekin në këtë strategji duke akumuluar humbje, ndërsubvencionimin me operatorët në vendet fqinje pjesë e grupit dhe ndërsubvencionimin e shërbimeve nën kosto me të ardhurat nga termnimi i thirjeve ndërkombëtare.
Lidhur me dominimin e Vodafone, AKEP ka marrë masa per tregun e shumices te aksesit dhe origjinimit dhe do të rregullojë tarifat e ketij tregu pas konsultimit public, nëse nuk funksionojnë masat në shumië ( akses origjinimi).
Në dokument gjithashtu theksohet:
Sipërmarrësi Vodafone Albania sh.a. i përcaktuar sipërmarrës me FNT (fuqi të ndjeshme në treg) në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, është i detyruar të zbatojë të gjitha detyrimet e veçanta sipas nenit 56, si më poshtë:
të mos zbatojë tarifa tepër të larta;
të mos pengojë hyrjen në treg të lojtarëve të rinj;
të mos kufizojë konkurrencën, nëpërmjet zbatimit të tarifave të larta të paarsyeshme ose tarifave të ulëta të paarsyeshme;
të mos shfaqë parapëlqime të diferencuara ndaj përdoruesve fundorë të veçantë;
të mos ofrojë paketa të paarsyeshme shërbimesh

Rregullim i pjesshëm i tregut ndërkombëtar
Pas procedurës së këshillimit publik dhe komenteve të operatorëve, AKEP vendos një rregullim të pjesshëm të tregut përkatës të terminimit të thirrjeve ndërkombëtare si treg përkatës i veçantë i justifikuar për ndërhyrje ex-ante dhe ndaj të tre sipërmarrësve Telekom Albania sh.a, Albtelecom sh.a dhe Vodafone Albania sh.a, të vendoset masa rregullatore e mosdiskriminimit për tarifat e ofruara për rregullim ndërkombëtar, raportimi periodik në AKEP mbi të dhënat dhe zgjidhja në AKEP e mosmarrëveshjeve mes operatorëve.
AKEP pohon se me këto masa synon shmangien e subvencionimit të ndërsjellët të paketave “bundle‖ që shiten nën kosto me të ardhurat nga termnimit ndërkombëtar por këto të ardhura duhet të jenë në funksion të rritjes së investimeve të sipërmarrësve kryesisht në broadband dhe rritjes së kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve të internetit për pajtimtarët.
Vendimet
Pas analizës, AKEP ka vendosur tarifa terminimi simetrike me trend rënes në dy faza duke filluar nga një dhjetori 18 ulen ne 1.22 dhe nga 1.12.19 ulen në 1.11 në përputhje me BE dhe BEREC
Për analizen e akses origjininimit, AKEP ka vendosur që të shpallë Vodafone si operator me fuqi të ndjeshme në treg (FNT) në në tre tregjet, shumicë akses origjinim, terminim thirje ndërkombëtare dhe pakicë.
AMC dhe Albtelekom janë shpallut FNT në terminim nderkombëtar për Vodafone, AMC dhe Albtelekom për terminimin e thirjeve ndërkombetare detyrim për mosdiskriminim, duke pasur të njëjtën tarifë për çdo marrëveshje si dhe trasparencë përmes raportimit periodic në AKEP.
Janë miratuar tarifat e terminimit në rrjetet fikse për Albtelekom, Telekom Albania dhe 66 operatorë alternative, ku tendenca është sërish në ulje.

“Monitor”

Koncesionet për oligarkët e Ramës ja kalojnë edhe Francës me 12.7 herë

Kryeministri Edi Rama Prezantoi sot nëpërmjet rrjetit social Facebook rubrikën e re “fakt”, e cila nisi transmetimin në ERTV.
Rubrika çeli siparin me një grafik per kontratat koncenionare me Partneritet Publik-Privat, duke bërë një krahasim me vlerat neto të kontratave të krahasuara me vlerën e kontratave në Britani, Francën Gjermani, Greqi, Serbi dhe Maqedoni.
Qeveria përdori si burim disa të dhëna të Bankës Europine të Investimeve, duke publikuar një grafik që e nxori Shqipërinë si vendin me vlerën më të ulët të kontratave me PPP të cilat kanë marrë kritika të ashpra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për ndikimin negative në borxhin publik (shih grafikun e mëposhtëm).
Franca, sipas grafikut kishte kontrata me vlerë 3.1 miliardë euro, ndërsa Shqipëria renditej në fund, me vetëm 200 milionë euro për vitin 2017, me një vlerë 15 herë më të ulët se Franca.
Por, duke pasur parasysh madhësinë e ndryshme të këtyre ekonominë, në këtë raste krahasimi vlen të bëhet me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), për të parë më qartë peshën e shpenzimeve që buxhetet shtetërore bëjnë në raport me madhësinë e ekonomisë së tyre.

Nëse krahasimet do të bëheshin me PBB Shqipëria ka vlerën më të lartë të kontratave koncensionare në raport me ekonominë e saj se Britania, Franca, Gjermania, Greqia e etj.
Duke ju referuar të dhënave të grafikut të ERTV dhe duke i krahasuar me Prodhimin e Brendshëm Bruto, rezulton se Shqipëria shpenzon 1.72% të PBB, duke u renditur e dyta më e lartë pas Maqedonisë, me 2.97% të PBB-së.
Franca ka kontraktuar projekte, që janë të barabarta me 0.14% të PBB-së së saj. Bazuar në madhësinë e ekonomisë, Shqipëria ka PPP që janë 12.7 herë më të larta sesa Franca. Vendet e zhvilluara në përgjithësi rezultojnë se shpenzojmë pak më shumë se 0 për qind të PBB-së për kontrata koncensionare. (shih Grafikun e mëposhtëm).
Sipas raportit të BEI: “Vlerat e cituara në këtë publikim i referohen kërkesave të financimit qe vendet kane për financim të jashtëm. Kërkesa për financim të jashtëm të një projekti mund të jetë shumë i ndryshëm nga kostoja reale e investimeve për secilin projekt”, thekson BEI.
Ndërsa sipas të dhënave Kombëtare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë vlera e totale e kontratave në fuqi me PPP aktualisht është 203 miliardë lekë ose rreth 1.5 miliardë euro, duke zënë më shumë se rreth 12 për qind te PBB-së.

Gjermania kërkon punëtorë? Po, por si do të pranohen?

Friedel Taube

Kabineti qeveritar gjerman piketoi ligjin e ri të imigracionit për fuqinë punëtore. Por ka disa çështje që duhen sqaruar – si duhet të formulohet ligji për imigracionin që do të joshë fuqi të nevojshme punëtore për Gjermaninë? Si do të arrihet që azilkërkuesit e refuzuar, por të integruar mirë të kenë perspektivë qëndrimi? Një renditje e modeleve dhe ideve që janë në diskutim.
E ashtuquajtura ndërrim „korsie”
Kush shtron kërkesë për azil në Gjermani dhe refuzohet duhet të largohet nga vendi – pa përjashtim. Këtë rregullore, Partia Socialdemokrate, SPD kërkon ta zbusë, dhe propozon përjashtime, për ta mbajtur në Gjermani fuqinë punëtore. Kush e ka përdorur kohën e zgjatur të procedimit të azilit për të mësuar gjuhën, për të kërkuar punë dhe për t’u integruar, ai do duhet të qëndrojë në Gjermani edhe me kërkesë të refuzuar.
Këta njerëz do të ndërrojnë kështu „korsinë e qëndrimit” në rrugëtimin e tyre në Gjermani. Në vend të procedimit të azilit ata do ta arrijnë qëndrimin përmes së drejtës së re të imigrimit. Zëvendëskancelari gjerman dhe ministër i Financave, Olaf Scholz mendon se ky projekt do të gjejë mbështetje në popullin gjerman. „Ne dëbojmë ata që nuk duhet, thonë shumë qytetare dhe qytetarë në vendin tonë, kur shohin që ka persona me vepra penale që e anashkalojnë me sukses dëbimin dhe në të njëjtën kohë në vendin e tyre të punës ka kolegë që bëjnë punë të mirë dhe që ata duan që ta vazhdojnë këtë.”
Unioni konservator, CDU/CSU e refuzon strategjinë e ndërrimit të së drejtës së qëndrimit. „Nuk mund të përzihen azili dhe imigracioni për punë, këto janë situata të ndryshme. Ne nuk duam të dërgojmë sinjalin nëpër botë, se pavarësisht, nëse të njihet apo jo azili, ti do të qëndrosh gjithsesi në Gjermani.” Kritikët e ndërrimit të qëndrimit në Gjermani thonë, se kjo do të motivonte shumë vetë për të ardhur në Gjermani.

Rregullorja me caktim date
Një model tjetër që diskutohet është ai i rregullores me datë të caktuar. Ajo do të rregullonte që qëndrimin do ta merrnin ata azilkërkues që kanë ardhur deri në një datë të caktuar dhe që i plotësojnë kriteret e ligjit të imigracionit. Megjithëse kjo rregullore do të përjashtonte mundësinë e keqpërdorimit, disa pjesë të unionit konservator në Gjermani vazhdojnë të refuzojnë edhe këtë model.
Sigurimi i fuqisë punëtore
Në një pikë SPD dhe Unioni konservator janë të një mendimi: Potenciali i refugjatëve si fuqi punëtore duhet shfrytëzuar. Tani bëhet fjalë për formësimin e rregulloreve. Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer mendon që të marrë fuqi punëtore të organizuar nga jashtë, pa ndërrim të lejes së qëndrimit dhe pa rregulloren me datë të caktuar. Në një dokument orientues që Seehofer e ka përpunuar bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës parashikohet që të merren ata persona që kanë një shkollim profesional të përfunduar dhe që njihet në Gjermani. Kësaj i shtohen kërkesa si njohja e gjuhës, por edhe oferta e punës. Që kjo të realizohet në praktikë do të lehtësohet hyrja në Gjermani për kërkim pune.
Sistemi me pikë
Këtë model e praktikon Kanadaja: Në vitin 2017 ky model kanadez ishte i përfolur shumë në Gjermani, kur bëhet fjala për një ligj imigracioni. Kanadaja i zgjedh emigrantët në bazë të një sistemi pikësh. Kjo kërkohet nga disa pjesë të politikës prej kohësh në Gjermani. Në bazë të këtij modeli emigrantët duhet të plotësojnë kriteret që kërkohen duke grumbulluar kështu pikë për të aplikuar për vizë. Përkrahësit e këtij modeli në Gjermani thonë se me këtë kontrollohet sipas nevojës ardhja e fuqisë punëtore. Unioni konservator e refuzon edhe këtë model. Në samitin e fundit të koalicionit qeverisës gjerman ky model nuk u shtrua për diskutim.

Deklaratat qesharake të denoncueses së Ford ndaj Kavanaugh: Si ju përdhunoi? S’më kujtohet asgjë…

Dr. Christine Blasey Ford speaks before the Senate Judiciary Committee hearing on the nomination of Brett Kavanaugh to be an associate justice of the Supreme Court of the United States, on Capitol Hill in Washington, DC, on 27 September 2018. (Photo by JIM BOURG / POOL / AFP) (Photo credit should read JIM BOURG/AFP/Getty Images)

Presidenti amerikan, Donald Trump ka tallur hapur të martën profesoreshën, Christine Blasey Ford, e cila ka akuzuar të nominuarin për Gjykatën Supreme, Brett Kavanaugh për sulm seksual.
Ai ka bërë shaka me paaftësinë e saj për të kujtuar detajet e natës që supozohet se ka ndodhur sulmi.
Kjo deklaratë, njëherësh përbën ndryshim drastik të qasjes së Trumpit ndaj Ford, të cilën më parë e ka cilësuar “dëshmitare shumë kredibile”, pas dëshmisë së saj në Komitetin Gjyqësor të Senatit.
“Kam pasur një birrë, apo jo?”, ka thënë Trump duke tentuar të rikthejë në skenë, momentin kur Ford është përgjigjur para Komitetit të Senatit, derisa ka mbajtur një fjalim në Misisipi.
“Si keni shkuar në shtëpi? Nuk më kujtohet. Si keni shkuar atje? Nuk më kujtohet. Ku ka qenë vendi? Nuk më kujtohet. Sa vjet më parë ka ndodhur? Nuk e di, nuk e di, nuk e di”, ka thënë Trump, derisa pjesëmarrësit kanë brohoritur në mbështetje të tij.
“Në cilën lagje ka ndodhur? Nuk e di. Ku është shtëpia? Nuk e di. Poshtë shkallëve, lart shkallëve, ku ka ndodhur? Nuk e di. Mirëpo kam pasur një birrë.
Kjo është e tëra që kujtoj. Dhe jeta e njeriut shkatërrohet”, ka shtuar presidenti amerikan.
Ky sulm është kritikuar ashpër nga shumë persona, të cilët kanë thënë se tallje të tilla, janë arsye se pse të mbijetuarit e sulmeve seksuale kanë frikë të dalin para publikut.
“Një sulm brutal dhe i pashpirt kundër Christine Blasey Ford”, ka thënë ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Michael Bromëich, i cili përfaqëson Fordin.

“Keni ndonjë dyshim se pse ajo ka qenë e tmerruar të dalë publikisht ashtu siç janë edhe të mbijetuarit tjerë? Ajo është profil i guximit, ai është profil i frikacakut”, ka thënë ndër të tjera ai.
Në dëshminë e saj tejet emocionale para Komiteti Gjyqësor të Senatit të enjten e kaluar, të shikuar nga 20 milionë amerikanë në transmetim të drejtpërdrejt, Ford ka thënë se është “100 për qind” e sigurt se Kavanaugh ka tentuar ta dhunojë atë në verën e vitit 1982, derisa ata kanë qenë në një festë me nxënës tjerë.
Kavanaugh, i nervozuar ka insistuar se sulmi nuk ka ndodhur kurrë, duke akuzuar demokratët se kanë shkatërruar imazhin e tij, derisa betejën për konfirmimin në Gjykatën Supreme e ka cilësuar “turp kombëtar”.
“Kohë e frikshme” për burrat
Duke folur para gazetarëve në Uashington, Trump është dukur të këtë pasur cak fushatën #edheunë, që lufton ngacmimet seksuale, duke thënë se ka ndryshuar provat e kërkuara nga sistemi gjyqësor.
“Është kohë shumë shumë e frikshme për burrat e rinj në Amerikë, pasi mund të fajësoheni për diçka që ndoshta nuk jeni fajtor”, ka thënë ai duke shtuar se “në gjithë jetën time kam dëgjuar se jeni i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia, mirëpo tani jeni fajtor derisa të vërtetohet pafajësia”.
Situata kontraverse lidhur me nominimin e Kavanaugh para zgjedhjeve për Kongres që mbahen në muajin nëntor, dhe në të cilat republikanët janë duke luftuar që të vazhdojnë kontrollin e Kongresit, është duke kërcënuar të shtypë shtytjet e Trumpit për të siguruar votat për Kavanaugh në Gjykatën Supreme.

Nën presion të demokratëve dhe me ndihmesë edhe të vetë republikanëve, Trump ka urdhëruar të premten një hetim të ri të FBI-së, lidhur me supozimet për sjellje të keqe seksuale të Kavanaugh sa ka qenë i ri.
Besueshmëria e deklaratave të Kavanaugh në Kongres, është duke u hetuar, bazuar edhe në deklaratat që i ka dhënë ai rreth konsumimit të alkoolit, meqë një shoqe e klasës ka thënë të hënën se gjyqtari nuk ka treguar të vërtetën kur ka thënë para ligjvënësve se nuk ka pasur kurrë probleme me harresë pas konsumimit të tepërt të alkoolit.
FBI akuzohet për mosveprim
Ndërkohë avokatët e dy akuzuesve kanë thënë të martën se FBI-ia nuk kanë intervistuar dëshmitarët kyç lidhur me këto akuza.
Shqetësimet e avokatëve janë rritur pas raportimeve se FBI-ja mund të përfundojë hetimet para afatit të përcaktuar, përkatësisht ditës së premte.
Duke cituar ndihmës republikanë, Ëall Street Journal ka raportuar se agjencia mund të përfundojë hetimet “të martën apo në orët e para të së mërkurës”.
FBI po ashtu ende nuk e ka intervistuar Mark Judge, shok të gjyqtarit Kavanaugh, për të cilin profesoresha Ford ka thënë se ka qenë në dhomë kur ajo është sulmuar.
Judge ka thënë se nuk kujton diçka të tillë, mirëpo nuk është ftuar për dëshmi.

Dhunimi i fëmijëve nga policia i papreçedentë në botë, por Bashkia është zbythur

Partia Demokratike ka lëshuar sot akuza të forta ndaj policisë dhe Ministrit të Brendshëm Xhafaj, lidhur me dhunimin e paprecedentë tyë nxënësve të shkollës së Mengëlit në Elbasan.
Deputeti I qarkut Luçiano Boçi tha në një konferencë shtypi se “Policia e Xhafajt në vend që të godasë krimin e organizuar në Elbasan, dhunon fëmijët e fshatit Mengël që kërkojnë shkollë”.
Deklaratë e Partisë Demokratike, deputeti Luçiano Boçi
Kur të gjithë presin që në Elbasan forcat speciale ti turren krimit të organizuar ulur këmbëkryq në qytet, Fatmir Xhafaj dhe i emëruari nga vëllai i tij tafikant në krye të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, lëshojnë policinë si banditë kundër fëmijëve.
Me urdhër të drejtuesve më të lartë të rendit në vend, policia e Elbasanit, ndihmuar edhe nga Forcat Speciale kanë ushtruar një dhunë të paprë ndaj nxënësve të shkollës Mengël të cilët nuk duan asgjë vetëm që të shkojnë në shkollë. Në një kohë që krimi i organizuar dhe mafia mbajnë nën zap qytetin, policinë dhe jetën e qytetarëve të Elbasanit, forcat speciale të vëllait të të dënuarit për trafik droge, Agron Xhafaj, në vend që të përballen me ta, ju turren kafshërisht dje fëmijëve të klasës së parë që kërkojnë të drejtën themelore kushtetuese: arsimimin.
Pamjet filmike të cilat i keni në ekran, tregojnë tmerrin që kanë përjetuar dje fëmijët dhe prindërit e tyre në fshatin Mengël të cilët në të drejtën e tyre protestonin paqësisht. Dhuna e djeshme ndaj fëmijëve dhe banorëve të fshatit Mengël, është një rast i paprecedentë në historinë shqiptare.

Policia e shtetit nuk dhunoi as djegësit e dhunshëm të gomave që bllokinin rrugët e vendit në vitin 2010, që krejt ndryshe nga këta fëmijë nuk kërkonin shkollë, por pushtet me dhunë dhe as deputetet që hipën sipër policëve në rrethimin e KQZ-së Partia Demokratike e dënon ashpër dhunën e ushtruar dje nga policia e shtetit ndaj fëmijëve të pafajshëm, e grave të pambrojtura, të cilët me të drejtë bllokuan rrugën nacionale, si e vetmja mundësi për të tërhequr vëmëndjen e institucioneve që u kanë mbyllur padrejtësisht shkollën. Pikërisht pas protestës së fëmijëve dhe prindërve, bashkia u detyrua të gjejë një arsye të sajuar, për të justifikuar mbylljen e shkollës së fshatit Mengël.
Gjatë natës, zyrtarët e bashkisë kanë vendosur një tabelë ku lajmërojnë fillimin e punimeve me një shumë fare qesharake prej 600 Mijë lekësh për restaurimin e ndërtesës së shkollës, ndërkohë që deklaronin se ishte ajo e rrëzuar në një pjesë nga tërmeti dhe jashtë cdo funksioni.
Dorëzimi i Bashkisë ishte një fitore e qëndresës, forcës e revoltës së banorëve të Mengëlit, të cilët meritojnë mirënjohjen e gjithë shoqërisë. Bashkia vrapoi mbrëmë për të dërguar ustallarët vetëm pas presionit të nxënësve dhe prindërve, mbështetur dhe nga opozita, duke u detyruar që të fillojë të paktën sa për sy e faqe restaurimin e shkollës.
PD do ta ndjekë nga afër këtë çeshtje dhe sëbashku me komunitetin do të bëjë gjithçka që fëmijëve të fshatit Mengël, tu kthehet shkolla dhe ata ti rikthehen mësimit normal. Tre javë kalojnë shumë shpejt dhe ne do të jemi prapë aty, në Mengël, për të parë nëse shkolla do të rikonstruktohet apo do të shembet ashtu siç dyshojnë banorët.

Balla urdhër kryepolicit Ardi Veliu për të zhdukur provat e përfshirjes së tij në skandalin “Xhisiela”

Çdo oficer në Policinë e Krujës, Fushë Krujës dhe të Durrësit e di se gjithçka ka dëshmuar nënkomisar Emiljano Nuhu është e vërtetë.
Punonjës të policisë, por edhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kanë denoncuar se menjëherë pas bërjes publik të krimit në korrik, Taulant Balla i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, të marrë masa për fshirjen e gjurmëve të krimit dhe për të zhdukur provat e përfshirjes së tij.
Me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik.
Policët e zonës e dinë se ky grup pune me detyrë specifike fshirjen e kamerave dhe serverave të bizneseve pranë Policisë kanë kercënuar me tatimorë, banditë dhe armë këdo që ka refuzuar të bashkëpunojë për shkatërrimin e provave.
Punonëjsit e policisë dhe punonjësit e SHKB-së tregojnë se vetë Drejtori i Policsë se Qarkut Durrës, Alfred Çepe është përfshirë personalisht në operacionin për zhdukjen e provave që implikojnë Taualant Ballën, Artri Bushin dhe Rrahman Rrajën në kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut.

Shkaku i protestës së nxënësve, Rama ka marrë ryshfet nga një i fortë për të ndërtuar një fabrikë

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se, se shkaku i protestës së nxënësve në Labinot Fushë është se, një biznesmen dhe një i fortë me mbështetje direkt të kallam dështakut ka hapur një Fabrikë peshku dhe ka zapuar të gjithe zonat atje duke terrorizuar edhe qytetarët.
Postimi ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Shkaku i protestës së nxënësve të Elbasanit, ryshfeti që ka marrë Kallam Dështaku për të prishur shkollën e tyre!
Lexini mesazhin e qytetarit dixhital. sb
I Nderuar Z Sali Berisha, dua tju informoj se sot rreth ores 12 eshte bere nje proteste ne Elbasan Labinot Fushe. Nje biznesmen dhe nje i forte me mbeshtetje direkt te kallam deshtakut ka hapur nje Fabrike peshku dhe ka zabtuar te gjithe zonat atje duke terrorizuar edhe qytetaret. Para disa kohesh ai u be broblem per ndotjen e Ambientin, ku mbetjet e peshkut dilni ne siperfaqe te tokes duke ndotur Ambientin me ere te rende, ndersa sot Ai kerkon te prishe nje shkolle publike dhe te ndertoje nje rruge per perfitime personale.
Sot policia ka dhunuar si gra, burra dhe femije per te shperdare protesten, me e cuditshma eshte se vetem nje stacion televiziv e hep kete ngjarje si neës 24 dhe stacionet tjera nuk e japin, ai bisnesmen ka ndertuar kete pasuri mbi Repartin ushtarak qe ka qene dikur, i eshte dhene me koncesion me disa vjet. Banoret jane ne hall aty ne vendin e tyre. Ju Faleminderit.