23.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Përfundimi i mandatit të Holta Zaçajt, Gjykata Kushtetuese shtyn seancën

Gjykata Kushtetuese u mblodh sot, më datë 16.12.2024, ora 11:00, për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Gjykata administroi praktikën dokumentare të Gjykatës së Lartë, që ka shoqëruar procedurën për plotësimin e vendit vakant dhe zgjedhjen e zonjës Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, si dhe njoftimin e Kryetarit të asaj gjykate për hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, të cilat, mbi bazën e kërkesës së Gjykatës, janë dërguar zyrtarisht nga Gjykata e Lartë ditën e premte, datë 13.12.2024, ora 16:30.

Gjykata vlerësoi që aktet në fjalë t`i komunikohen gjyqtares Holta Zaçaj, njëherazi edhe Kryetarja e Gjykatës, e cila ka vënë në lëvizje këtë proces, me qëllimin për t`u njohur dhe për të vlerësuar paraqitjen e një opinioni me shkrim në lidhje me to.

Për këto arsye, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e nesërme, datë 17.12.2024, ora 13:00

Afera Partizani/ Mbahet seanca në GJKKO për Berishën, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerët! Vendoset nëse dosja kalon për gjykim

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca paraprake për dosjen ‘Partizani’, në të cilën akuzohen edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 tjerë. Flojera Davidhi është gjyqtarja e seancës paraprake që do të vendosë nëse dosja kalon apo jo për gjykim.

Pas katër vitesh hetime për aferën Partizani, SPAK dërgoi dosjen me 5 të pandehur në GJKKO, ku kërkon nisjen e gjykimit.

Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi.

Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.

Biznesmeni Fatmir Bektashi është i pandehur për korrupsion aktiv, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” për pastrim parash, ndërsa Andia Pustina, financierja që kreu të gjitha operacionet financiare e ligjore të “Homeplan”, po ashtu në akuzë për pastrim parash.Paralelisht me dërgimin për gjykim të dosjes “Partizani”, Prokuroria e posaçme vijon hetimin e thelluar pasuror të familjes Berisha.

Te pandehurit e Dosjes ‘Partizani’

Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal

Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’

Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ akuzohet për ‘Pastrim Parash’

Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k – Akuzohet për ‘Pastrim Parash’

I shpallur “Non Grata” nga SHBA dhe i akuzuar për korrupsion, policia bastis shtëpinë e Artan Grubit!

Sot në mëngjes policia ka bastisur shtëpinë e ish zv/kryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami.

Nga MPB thonë se, bastisjet janë bërë rreth dyshimeve për krim në Lotarinë e Maqedonisë.

Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ku siç është bërë publike tanimë ai ndodhet në Kosovë, dhe ka theksuar se është për vizitë private dhe do të kthehet përsëri në Maqedoninë e Veriut.
Derisa gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami, as ai nuk është gjetur në shtëpi.
Jo zyrtarisht mësohet se në shtëpinë e ish-drejtorit Përparim Bajrami janë gjetur, 50 mijë franga zvicerane.

E rëndë në Korçë, 16-vjeçari ndërron jetë pas një arresti kardiak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kuç të njësisë Dishnicë në Bashkinë e Korçës.

Burime bëjnë me dije se një 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka pësuar arrest kardiak.

Kanë qenë vetë prindërit prezent në momentin kur djali i tyre nuk është ndjerë mirë, duke lajmëruar ambulancën, por 16-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Këtë mëngjes, shkolla e mesme “Ymer Dishnica” ka mbajtur një minutë heshtje për të miturin, ndërsa në një postim në rrjetet sociale, shkolla e ka cilësuar K.C si një nga nxënësit më shembullorë të shkollës të tyre.

Zyrat e komisionerit i merr SPAK, qeveria vendos t’ia japë ambientet Prokurorisë! Nga 1 janari 2025, kompetencat e komisionerëve publikë i kalojnë Altin Dumanit

Ashtu siç dhe ishte vendosur më parë, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, do të marrë kompetencat e komisionerit publik.

 

Për pasojë, institucioni që ai drejton do të marrë edhe zyrat në të cilat kanë punuar prej gjashtë viteve anëtarët e vlerësimit të magjistratëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Është një vendim i Këshillit të Ministrave që ua kalon nën administrim SPAK dhe dikasterit të Drejtësisë ambientet e KPKsë, vendim që mësohet që e nis zbatimin në ditën e parë të vitit që vjen. Shkalla e parë e vetingut ka përfunduar mandatin por edhe punën me rivlerësimin e njerëzve të drejtësisë, duke e kaluar stafetën në shkallën e dytë, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në të cilën gjenden e 42 magjistratë.

VENDIMI

Referuar Këshilli i Ministrave mësohet se është vendosur tashmë që të kalohen nën administrim të SPAK dhe të Ministrisë së Drejtësisë zyrat e rivlerësimit të gjyqtarëve mbasi nga 1 janari 2025 do të marrë kompetencat e komisionerëve publikë kryeprokurori i posaçëm Altin Dumani.

Mbarimi në fund të këtij viti i mandatit të komisionerëve publikë Florian Ballhysa dhe Irena Nino pasohet me marrjen e stafetës nga kryeprokurori i posaçëm i cili do të përfaqësojë çështjet e apeluara në KPA. Ky vendim vjen me mbarimin e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionereve publikë që në 31 dhjetor shkrihen. Mandati i vazhdimit të vetingut në shkallën e dytë ka si afat qershorin 2026. Ndërkohë gjatë 6 viteve proces kontrolli të trefishtë, në shkallën e parë vetingut u kontrolluan 805 funksionarë prej të cilëve 268 nuk u konfirmuan në detyrë. Aktualisht kanë mbetur për tu shqyrtuar në KPA mbasi janë apeluar 42 gjyqtarë dhe prokurorë. Nga ana tjetër në Gjykatën e Strasburgut janë ankuan 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar në Shqipëri gjatë procesit të vetingut. Megjithatë, mbi pretendimet e ankuesve deri më tani Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është shprehur me vetëm një vendim për rikthim në detyrë të prokurores Antoneta Sevdari, për të cilën procesi që ishte kryer në vendin e saj u vlerësua si disproporcional.

KALIMI NË KOMPETENCAT E SPAK

Në shkallët e vetingut kanë qenë dy komisionerë publikë, të cilët bashkë me grupin e gjyqtarëve që kanë kryer procesin e verifikimit të qindra njerëzve të drejtësisë do të vihen në dispozicion të SPAK dhe të Gjykatës së Lartë. Në fakt anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kishin kërkuar prej muajsh të bëhen pjesë e nivelit të Apelit dhe më lart, ndërkohë që tashmë ata do të jenë nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme, ku pritet që edhe komisionerët publik të dalin nga kjo Prokurori për pjesën e mbetur të vetingut, që janë në shkallën e dytë. Megjithatë duhet të priten edhe vendimet që do të vijnë nga Gjykata Europiane për një mori kërkesash të shkuara atje si pakënaqësi të gjykimit të tyre në shkallët e vetingut

Britania e Madhe njofton paketën e mbështetjes prej 50 milionë paund për Sirinë

Mbretëria e Bashkuar thotë se do të ofrojë 50 milionë paund ndihmë ndërkombëtare për të ndihmuar sirianët e pambrojtur “në orën e tyre të nevojës”.

 

David Lammy njoftoi ndihmën emergjente ndërsa i kërkoi qeverisë tranzitore në Siri të mbrojë të drejtat e njeriut, të shkatërrojë rezervat e armëve kimike dhe të luftojë terrorizmin.

Një deklaratë tha se financimi do të mundësojë “një rritje urgjente të ndihmës humanitare kur nevojat janë më të lartat” dhe do të mbështesë ofrimin e shërbimeve thelbësore publike në vend.

Nga paketa e ndihmës, 30 milionë paund do të ndihmojnë në ofrimin e ndihmës së menjëhershme për më shumë se një milion njerëz, duke përfshirë aksesin në ushqim, strehim dhe kujdes shëndetësor emergjent.

Paratë e mbetura do të ndahen për të ndihmuar refugjatët sirianë në Liban dhe Jordani.

Mbretëria e Bashkuar thotë se kjo do të zvogëlojë gjasat që sirianët e pambrojtur duhet të bëjnë udhëtime të rrezikshme për t’u larguar nga Siria dhe rajoni.

Përveç sigurimit të ndihmës humanitare për sirianët, Britania e Madhe po angazhon gjithashtu 120,000 paund që do t’i vihen në dispozicion Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Mbretëria e Bashkuar thotë se kjo do të ndihmojë qeverinë siriane të përmbushë angazhimin e saj për të mbrojtur vendet e armëve kimike dhe për të ndaluar rënien e armëve në duar të gabuara.

“Shqiptarët pa viza për në SHBA”? Kur absurdi bëhet politikë nga Sali Berisha që Amerika e ka izoluar dhe shpallur “non-grata”

Nga Rigels Seliman

Ka premtime që frymëzojnë. Ka premtime që ngjallin shpresë. Por ka edhe premtime që kalojnë kufijtë e absurditetit dhe kthehen në tallje të hapur me qytetarët. E tillë është deklarata e fundit e Sali Berishës, që premton se nën qeverisjen e tij të ardhshme, shqiptarët do të shkojnë pa viza në Amerikë dhe Shqipëria do të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Europian. Një premtim që, në vend të entuziazmit, ngjall më shumë të qeshura dhe habi.

Të fillojmë me pjesën e parë të premtimit: “Pa viza për në Amerikë”. Ironia është tronditëse. Si mund të heqë vizat për të gjithë shqiptarët me një vend që ka ndërprerë çdo marrëdhënie me të? Sali Berisha është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vendim që nuk është thjesht simbolik, por një akuzë e rëndë ndaj tij për korrupsion dhe minimin e demokracisë. Amerika nuk i lejon Berishës të hyjë në territorin e saj dhe ky njeri, me një guxim të paprecedentë, premton heqjen e vizave për të gjithë shqiptarët! A nuk duket kjo si një shaka e hidhur?

Berisha mund të ketë haruar që, për të hequr vizat me një vend si Amerika, duhet të gëzosh një marrëdhënie të besueshme dhe të ndershme me të. Ndërsa ai ka humbur çdo kredibilitet përballë qeverisë amerikane. Në fakt, asnjë politikan tjetër shqiptar nuk ka qenë më larg Shteteve të Bashkuara se Sali Berisha. Çdo përpjekje për ta bërë atë të besueshëm në sytë e Uashingtonit duket po aq absurde sa ideja që ujku të bëhet vegjetarian.

Sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, kjo është një tjetër histori e dështimeve të tij. Është një fakt i njohur që gjatë viteve të tij në pushtet, integrimi europian i Shqipërisë nuk përparoi ndjeshëm. Retorika patriotike dhe akuzat ndaj Perëndimit nuk ndihmojnë në këtë proces. Bashkimi Europian kërkon reforma të thella, luftë kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një shteti ligjor – tre gjëra që munguan tragjikisht gjatë kohës së tij në krye të qeverisë.

Kjo deklaratë nuk është asgjë më shumë se një përpjekje për të mashtruar qytetarët. Përballë një realiteti të hidhur politik dhe social, Berisha zgjedh të ofrojë iluzione dhe premtime boshe. Është e njëjta strategji që ka përdorur për dekada, por shqiptarët janë lodhur nga përrallat. Sot, qytetarët kërkojnë liderë me vizion të qartë, jo figura të diskredituara që premtimet e tyre nuk mund t’i mbajnë as në ëndrrat më optimiste.

Sali Berisha mund të vazhdojë të shpikë skenarë imagjinarë dhe të fshihet pas retorikës populiste, por realiteti është i qartë: ai është një njeri i kaluar, i mbërthyer nga e kaluara e tij. Shqiptarët nuk kanë më nevojë për premtime absurde dhe të pabaza. Ata kanë nevojë për një të ardhme reale, të ndërtuar mbi reforma të vërteta dhe partneritete të besueshme me aleatët ndërkombëtarë.

Në vend që të premtojë heqjen e vizave për Amerikën, Berisha do të bënte mirë të shpjegonte se si arriti deri në këtë pikë – një njeri që dikur ishte simbol i Perëndimit, por që sot është i izoluar nga ai. Sepse, siç thotë një fjalë popullore: “Premtimet e kota janë si re të zeza – shumë zhurmë, por asnjë pikë shi.”

Me bastun në dorë, Kryemadhi paraqitet në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e GJKKO, por ndryshe nga herët e tjera, ajo shfaqet duke çaluar, ndërsa në dorë mban një bastun.

E pyetur nga gazetarët pse është me bastun, Kryemadhi përgjigjet: “Jeta kështu është”, ndërsa theksoi se nuk është rrëzuar.

Në Apelin e GJKKO do shqyrtohet ankimi i Monika Kryemadhit për sekuestron e 2 vilave.

Miratimi i lejeve të ndërtimit, stresi i bizneseve të sektorit

Problemet me procedurat e ndërtimit nuk janë shqetësuese vetëm për qytetarët në zonat rurale dhe urbane, por edhe për sektorin e ndërtimit.

Kompanitë e fushës e konsiderojnë miratimin nga njësitë vendore të një leje ndërtimi si hallkën më problematike në punën e tyre.

Ilir Hebovija, nga shoqata e ndërtuesve, thotë se njësitë vendore mbajnë peng me muaj të tërë zbardhjen e një leje, duke prodhuar kosto financiare për kompanitë.

“Ne kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që të respektohet ligji i miratuar. Afate ligjore janë që për 90 ditë. Bashkitë duhet të kthejnë një përgjigje, në të kundërt heshtja quhet miratim. Por ky afat jo vetëm që nuk zbatohet, por ai merr muaj të tërë, mbi një vit kohë për të miratuar një leje. Ndërkohë edhe hallka e dytë, miratimi në heshtje, edhe pse e sanksionuar me ligj nuk zbatohet. Ndaj për të gjithë këtë situatë bizneset kanë kosto, pasi një milion lekë të bllokuara në pritje të lejes, e cila nuk mund të parashikohet se kur miratohet”, sqaroi Hebovija në Vizon Plus.

Sipas Ilir Hebovijas pushteti lokal dhe ai qendror e shikojnë ndërtimin si një sektor ku mund të vjelin sa më shumë para për buxhetin, dhe asnjëherë si një sektorë që të zbutet nga kosto e larta që rëndojnë, të cilat në finale i paguan edhe qytetari./vizionplus.tv

Pse Berisha i gënjeu demokratët për primaret dhe pse nuk i zhvilloi ato?!

Nga Ylli Pata

Në vitin 2021, kur nisi beteja e Sali Berishës për t’i marrë PD-në Lulzim Bashës, ai premtoi se do të hapë partinë për të gjithë ata që nuk kishin gjetur hapësirë në strukturat e partisë.

Premtoi se do të zhvilojë primare për të zgjedhur të gjithë strukturat e partisë, që nga organizmat kapilare të bazës e deri në kupolën drejtuese. Premtoi kupolën për të zgjedhur përfaqësuesit për këshilltarë bashkiakë, deputetë, e më gjerë.

Por asnjë gjë nuk ndodhi. As seksionet, as grup-seksionet, nuk i erdhën Sali Berishës për të qenë pjesë e asaj që ai e quante proces primaresh, e që në fakt ishte një teatër, një cirk, një falsitet i përsëritur për 34 vjet.

Asnjë strukturë e organizuar në territor e PD-së, nuk pranoi që t’i bashkëngjitetr lojës së Sali Berishës për të përdorur partinë në mbrojtje të hallit të tij. Ky është një fakt që është vërtetuar shumë qartë, në sfidat që Berisha ka bërë ndaj demokratëe, duke i përdorur si shantazh. Siç ishte dhe tentative për t’i përdorur si “lëndë të parë” në protesta të pavendosura e konsultuara, por thjesht të caktuar prej tij. Protesta e vititi 2021 në Shkodër, dështoi me sukses, pikërisht në bastionin e PD-së, si për t’i treguar se çfarë mendojnë demokratët.

Këtu Berisha u xhindos dhe vendosi që të tentojë që të largojë nga drejtimi krerët e seksionëve dhe degëve të PD-së në gjithë Shqipërinë, duke imponuar njerëz që i caktonte me urdhrin e tij.

U bë një luftë mjaft e egër me këcënime, sherre, madje edhe me përdorim armësh, por edhe sot e kësaj dite, PD e Berishës edhe pse ka vulën në dorë, nuk ka marrë asnjë nga strukturat reale të PS-së. Ajo që konfiguron grupet politike të PD-së zyrtare janë thjesht njerëz që dikur kanë qenë në partitë aleate të së djathtës apo edhe nga grupe interesi, që tentuan të hyjnë me dhunë nëpërmjet katapultimit Berishjan. Edhe në të ashtuquajturat primare të Tiranës që nxorën Belind Këlliçin kandidat për kryebashkiak, votuan më shumë njerëz jashtë strukturash, përkatësisht votues e simpatizant, sesa anëtarë të PD-së. Madje në disa zona, pati më shumë anëtarë të Partisë së Lirisë së Ilir Metës, që vinin nga një të kaluar militim socialist, sesa demokratë.

Natyrisht nuk është vetëm ky shkaku që Sali Berisha ka lënë primaret, pasi a së paku mund ta tentonte ta bënte këtë process me të deleguarit në rrethe apo zgjedhjen e anëtarëve të kryesisë nga i ashtuquajturi Këshill Kombëtar, që e zgjodhi në Stadiumin Air Albania në dhjetorin e 2021, që nuk ishte gjë tjetër veçse një teatër propagandistik.

Shumica e figurave të asaj udhëheqësia nuk janë më, e sot të gjithë udhëheqësit apo të ashtuquajturit më shumë u kuptuan me firmë e vulë të doktorit.

Gjithsesi, shkaku real dhe vital i dështimit të një procesi politik dhe zgjedhjesh brenda partisë, është se Sali Berisha është si Aleks Xinxa te filmi Vendimi. Ka mbetur vetëm udhëheqja dhe i kanë marrë gjithë bazën.