15.5 C
Tirana
E hënë, 23 Qershor, 2025

Kërcënimi i Nënkomisarit, policia e SHKB po zhdukin provat për Ballën e Bushin

Enkelejd ALIBEAJ

Punonjës të policisë dhe SHKB-së denoncojnë se Taulant Balla i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, të marrë masa për të zhdukur provat e pranisë së tij në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik.
Sot, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa kanë detyrimin t’u tregojnë publikut çfarë është bërë me kamerat e Policisë së Fushë Krujës dhe me kamerat rreth saj.
Edi Rama po përdor të gjithë makinerinë e tij të propagandës që askush të mos flasë për denoncimin e oficerit të policisë, Emiljano Nuhu, i cili përmend me emra mbrojtësit politikë të bandës famëkeqe të Fushë Krujës Taulant Balla, Artur Bushi dhe Rrahman Rraja.
Ata janë të përfshirë në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut natën e 21 Korrikut, por Policia ka bërë gjithçka për ta fshehur ngjarjen dhe për të zhdukur çdo gjurmë që mund ta vërtetojë atë.
Është fakt se deri më sot nuk ka asnjë veprim ligjor të asnjë organi shtetëror për të verifikuar se Taulant Balla, Rrahman Rraja, Artur Bushi dhe banda e tyre kanë qenë në 21 Korrik në Stacionin e Policisë së Fushë Krujës.
Është fakt i provuar me dokumenta nga nënkomisar Emiljano Nuhu se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, Kryeministri, Prokurorja e Përgjithshme janë vënë zyrtarisht në dijeni të ngjarjes dhe përfshirjes së Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në kërcënimin me armë të oficerit të policisë, por kanë heshtur dhe kanë mbuluar krimin.
Është fakt se nuk është bërë asnjë veprim ligjor për të pyetur policët e tjerë për praninë e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës atë natë në Policinë e Fushë Krujës.

Asnjë nga këto veprime nuk është kryer, sepse, me urdhër të eprorëve më të lartë, Policia e Shtetit është vënë në shërbim të bandës dhe politikanëve banditë për të fshirë gjurmët e krimit.
Çdo oficer në Policinë e Krujës Fushë Krujës dhe të Durrësit e di se gjithçka ka dëshmuar nënkomisar Emiljano Nuhu është e vërtetë.
Punonjës të policisë, por edhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kanë denoncuar se menjëherë pas bërjes publik të krimit në korrik, Taulant Balla i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, të marrë masa për fshirjen e gjurmëve të krimit dhe për të zhdukur provat e përfshirjes së tij.
Me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik.
Policët e zonës e dinë se ky grup pune me detyrë specifike fshirjen e kamerave dhe serverave të bizneseve pranë Policisë kanë kërcënuar me tatimorë, banditë dhe armë këdo që ka refuzuar të bashkëpunojë për shkatërrimin e provave.
Punonjësit e policisë dhe punonjësit e SHKB-së tregojnë se vetë Drejtori i Policisë se Qarkut Durrës, Alfred Çepe është përfshirë personalisht në operacionin për zhdukjen e provave që implikojnë Taualant Ballën, Artri Bushin dhe Rrahman Rrajën në kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut.
Ministri i Brendshëm është në dijeni të plotë të këtij operacioni, por nuk ka ndërhyrë për ta ndaluar atë. SHKB-ja që varet direkt nga Fatmir Xhafaj, duhet t’i kishte sekuestruar dhe administruar kamerat që provojnë praninë e Taulant Ballës në Fushë Krujë, por nuk e ka bërë këtë për t’i dhënë kohë shkatërrimit të provave.
Sot, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa kamë detyrimin t’u tregojnë publikut çfarë është bërë me kamerat e Policisë së Fushë Krujës dhe me kamerat rreth saj.
Heshtja, me shpresën se skandali do të harrohet, nuk ka për t’i ardhur në ndihmë as Taulant Ballës, as pengut të krimit Edi Rama.

Cila është ora ideale për të pirë kafen?

Shumica prej nesh marrim kafe gjatë rrugës për në punë ose, nëse jemi ekonomik, e përgatisim vetë kur të arrimë në zyre.
Për adhuruesit e kafeinës, kafja është gjëja e parë që na vjen në mendje në mëngjes, transmeton Telegrafi.
Por a është mëngjesi koha e përshtatshme për t’i shfrytëzuar në maksimum vetitë që i ofron?
Pas së gjithash, ju dëshironi të pini kafe në mënyrë që të jeni të aftë të përqendroheni në punë dhe të bashkëbisedoni me kolegët kur të jeni të aftë ta përpunoni atë çfarë po ua thonë.
Ekspertja e shëndetit, Dr. Sarah Brewer, tregon se shumica e njerëzve janë duke konsumuar kafe shumë herët dhe se koha ideale për ta pirë kafen e parë është 10:00.
Sipas saj, arsyeja se përse duhet ta pimë kafenë në këtë kohë të mëngjesit është për t’u siguruar që do të flemë në kohë.
“Koha e përsosur për ta pirë kafen është diçka individuale dhe varet pjesërisht nga gjenet që i keni trashëguar, nga stili i jetesës, etj. Asnjëherë nuk është ide e mirë të pini kafe menjëherë posa të zgjoheni. Mes orës 8 dhe 9 të mëngjesit, trupi është i mbushur në mënyrë natyrale me kortizol – hormon i stresit.
Nivelet e kortizolit në gjak janë shumë të larta deri në dy orë pasi jeni zgjuar dhe kjo është periudha më e keqe për të pirë kafe sepse kafeina vetëm sa i rritë ato nivele edhe më shumë. Kjo gjë jua prishë ritmet e brendshme biologjike dhe shkakton një intolerancë të kafeinës që e bën më pak efektive ditën”, thotë ajo.
Nëse i pini tri kafe në ditë, ajo sugjeron ta bëni këtë në ora 10:00, 14:00 dhe në 17:30-18:00.

Përse krijohet rezistenca ndaj antibiotikëve

Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve të Ushqimit dhe Universiteti i East Anglia kanë zbuluar se si disa baktere të zorrëve mund ta mbrojnë veten dhe të tjerët në zorrë nga antibiotikët.
Bakteret i prodhojnë komponimet, të quajtura cefalosporinaze, të cilat i çaktivizojnë dhe shkatërrojnë antibiotikët e caktuar si derivatet e penicilinës dhe cefalosporinet, duke e mbrojtur veten e tyre dhe bakteret e tjera të dobishme që jetojnë në afërsi. Megjithatë, ato mund të japin edhe mbrojtje nga këta antibiotikë e deri në bakteret e dëmshme, si Salmonella.
Zorrët janë shtëpi e qindra trilionë baktereve, të cilat kanë role të rëndësishme në ruajtjen e shëndetit tonë. Por një efekt anësor i antibiotikëve është se këto gjithashtu mund t’i vrasin edhe disa nga bakteret tona të dobishme në zorrë, duke i lejuar bakteret e dëmshme që të fitojnë avantazh dhe të shkaktojnë infeksion.
Ndjeshmëria ndaj antibiotikëve nuk është uniforme në qindra specie që i kolonizojnë zorrët tona, dhe disa nga bakteret më të zakonshme, Bakteroidet, janë ndër më rezistentet.
Duke e skanuar gjenomin e llojeve të baktereve bakteroideve që jetojnë në zorrë, studiuesit gjetën gjene të cilat e prodhojnë një enzimë të quajtur cefalospoprinazë, e cila në mënyrë specifike i shkatërron antibiotikët e caktuar.
Ata gjithashtu treguan se cefalospoprinazat eksportohen jashtë qelizave bakteriale, të bashkangjitura në sipërfaqe të paketave të veçanta të quajtura flluskave të membranave të jashtme (OMV- outer membrane vesicles).
Bakteret i përdorin OMV-të për t’i shpërndarë komponimet e bëra brenda qelizave bakteriale në botën e jashtme. Në mesin e këtyre komponimeve të paketuara janë cefalospoprinazat të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e çdo baktere tjetër që është në të njëjtin ambient nga antibiotikët si ampicilina.
Kjo është treguar duke shtuar OMV me përmbajte cefalospoprinantike në kulturat që përmbajnë bakterin e zorrëve të ndjeshme ndaj Ampicilinës, Bifidobacteria Breve, e cila efektivisht mbron kundër përqendrimeve të larta të antibiotikëve. Një test i ngjashëm tregoi se bakteret e Salmonelës ishin mbrojtur gjithashtu

Reali i shpërfytyruar, Bale: 21 gola, Benzema: 12, Asensio: 11… Ronaldo: 44 gola

Nuk e dimë, nëse është më e rëndë që, në një mënyrë kaq të lirshme, një ekip si CSKA e Moskës t’iu shënojë gol që në minutën e parë kampionëve të Europës në fuqi, apo ana tjetër e medaljes: që për 95 minuta, Real Madridi të mos jetë në gjendje për t’i shënuar të paktën një gol kundërshtarit rus. Nuk e dimë vërtet se cila është më e keqe: mungesa e përqendrimit apo mungesa e shenjestës, sepse është e vështirë për të kuptuar intensitetin e “Los Blancos” në fushë, pas dy pengesa të njëpasnjëshme. Si ndaj Sevilla, edhe kundër Atlético Madridit, skuadra e Lopetegui ishte pa grintë dhe pa uri.
Regjistrimi i tri ndeshjeve radhazi pa shënuar një gol, kur ke lojtarë të tillë si Benzema, Asensio apo Bale, mund të jetë një aksident. Gjithashtu, mund të jetë një rastësi, që ky Real Madrid ka më së shumti golashënuesit e nivelit më të ulët të dhjetë viteve të fundit. Sidomos, në qoftë se mbajmë mend se sezonin e kaluar, Bale shënoi 21 gola, Benzema 12 gola dhe Asensio 11 gola. Të tre bashkë regjistruan 44 gola në total.
Cristiano Ronaldo, i vetëm, realizoi një “44” tjetër, në 44 ndeshje. Ju e shikoni se në futbollin e sotëm, shanset për gol nuk janë më me bollëk. Debatet janë me bollëk. Ashtu si ai i dy javëve më parë, kur pas ndeshjes me Romën, disa njerëz pyesnin nëse ky Real Madrid luan më mirë, apo më keq pa CR7. Jo, pyetja që duhet të ngrihet është nëse ky ekip do të jetë në gjendje të fitojë lojëra të “bllokuara” si ajo e së martës në Moskë, pa një lojtar si Ronaldo.
Ose, nëse Asensio do të marrë përgjegjësinë e zgjidhjes së situatave të tilla të “bllokuara”, netëve si dje, pa Gareth Bale në fushë. Ditë pas dite, jo vetëm një herë, në një kohë. Me “viktima” si Bale, Isco dhe Marcelo, nuk është kuptuar pse Lopetegui i kishte dhënë leje kapitenit Sergio Ramos, që të qëndronte në Madrid, për të lënë pastaj në stol edhe Luka Modric.
Ky Real Madrid nuk është për eksperimente, apo për “dozime” të tilla, që në gjuhën e futbollit quhen rrotacione. Humbja e mbrëmshme ndaj CSKA, në Moskë, e dëshmon më së miri këtë gjë. Ishte ndeshje që fitohej nga Cristiano i vetëm, por jo nga ky Real Madrid. Numrin 7 e mban Mariano Diaz, por ai nuk është Ronaldo…

Eurobondi, Rama-Ahmetaj marrin borxhin më të lartë pa bërë asnjë punë publike!

Nga Jorida Tabaku

Deklarata e Ahmetaj dje vinte nga tregu i zarzavateve ndërsa fliste për borxhin e shqiptarëve. Por mbase vinte prej aty sepse nuk mund të kuptonte atë çfarë po ndodh apo bënte lojën. Mungesa e argumentit të detyron të shfrysh me një gjuhë të padenjë për postin!
Eurobondi është borxh! Nëse ministri e ka të vështirë ta kuptojë mundet fare mirë të marrë mësime nga më të vjetrit dhe specialistët që kanë studiuar për ekonomi! Krahasimi i normës së interesit sot me atë përpara dy vitesh, kur kushtet ishin të ndryshme dhe për më tepër kur afati maturimit të Eurobondit ishte i ndryshëm nga i sotmi, është t’i mendosh shqiptarët budallenj (është me të vërtetë të krahasosh zarzavatet).
Nëse ka një vend për krahasim ky është krahasimi me vendet fqinje, në kohët e sotme. Fjala vjen, Maqedonia arriti të marrë një Eurobond në fillim të këtij viti me një normë interesi rreth 1 pikë përqindje më të ulët (2.75 %), me investitorët e huaj që ishin të gatshëm të blinin rreth tre herë më shumë se sa ofruan për Shqipërinë. Mali i Zi gjithashtu mori një Eurobond të njëjtë me normë interesi 3.37%. Shqipëria e ministrit Ahmetaj me plot krenari e mori borxhin me normë më të lartë interesi se të dy vendet, me 3.55% dhe pastaj ministri u fry paturpësisht gjithë krenari.
Përse investitorët kreditorë ishin më të interesuar për Maqedoninë se sa për Shqipërinë?
Situata ekonomike dhe perspektiva e vendit në përgjithësi dhe borxhi i jashtëm në veçanti, i cili në vetëm pesë vite kërceu nga 63% e PBB-së në 72% të PBB-së sipas FMN, por në fakt rilindi deri në 83%, duke përfshirë dhe PPP-të.

Një investitor është i gatshëm të japë më shumë para në një ekonomi që ka investimet të huaja se sa në Shqipërinë e PPP-ve monopolistike, ku biznese të huaja ankohen për gara të manipuluara.
Por pjesën më interesante të procedurës së djeshme as Rama dhe as Ahmetaj nuk e shpjeguan. Donin t’ia mbanin të fshehtë shqiptarëve.
Ditën e djeshme qeveria si pjesë e operacionit të Eurobondit ka realizuar dhe një buyback (blerje të borxhit të vjetër të vetes) për të rritur kuotat në treg. Buyback u ble me çmim 109.75, në një kohë kur çmimi ishte me rënie prej 6 muajsh. Nqs do të priteshin të maturoheshin këto fonde kosto do të ishte 224.1 mln euro. Por qeveria nxitoi dhe riblerja na kushtoi sot 236.6 mln (219.5 plus 17.1 interesa në 2 vjet e 1 muaj). Pra një humbje për shqiptarët që kap vlerën e 12.5 mln euro, para që u paguan vetëm që ministri të ketë në dorë 300 milionë euro të tjera për t’i përdorur për PPP-të.
Prandaj nuk ka asnjë gëzim sot se keni marrë borxh të ri për të shlyer borxhin! Sepse normat në treg janë më të ulëta kjo nuk është as për meritë tënden as të qeverisë. E vetmja meritë që të takon është ajo që vetë përmend, e morëm me kosto më të lartë sepse kemi borxhin më të lartë pa bërë asnjë, po asnjë punë publike!

Denoncimi: Zëvendësministri i Jashtëm turret tek Drejtoria e Policisë për të liruar kreun e PS

Arrestimi i kreut të Partisë Socialiste në njësinë numër 3 në Tiranë për korrupsion, duket se nuk ka qenë i lehtë për policinë.
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkrun se, për Artan Krojin ka pasur ndërhyrje nga qeveria për ta liruar, më konkretisht ka qenë zv/ministri i Jashtëm që ka ndërhyrë për të liruar, megjithëse ky është arrestuar për një akuzë të rëndë siç ishte ajo e vendosjes së gjobave për biznesmenët.
Në një mesazh që ka publikuar Berisha, shkruhet se zv/ministri i Jashtëm bashkë me titullarë të tjerë, ka shkuar sot tek drejtoria e policisë dhe ka tentuar që ta lirojë Krojin.
Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Zevendes ministri i jashtem dhe titullare te tjere ne mbrojtje te hajdutit kriminel!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Mirembrema doctor, rreth ores 6 sot arrestohet nga antikrimi ekonomik kryetari i ps per minibashkin nr 3 njekosisht titullar ne hetimin tatimor, mesa mesova zevens ministri i jashtem dhe disa titullare jane turrur tek drejtoria e policis per ta liruar.

Dhuna policore ndaj nxënësve në Mengël, PD padit policinë e Elbasanit

Një ditë pas protestës së nxënësve për mbylljes e shkollës 9-vjeçare në Mengël të Elbasan, ku nuk mungoi dhuna policore ndaj fëmijëve, ka marrë hapat e vet Partia Demokratike.
Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka depozituar sot një kallëzim penal për komisariatin e Elbasanit. Në padinë në fjalë, denoncohet se policët kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve.
Protesta e prindërve dhe fëmijëve të shkollës 9-vjecare në Mengël të Elbasanit u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike. Ata kërkuan hapjen e shkollës së tyre, ndërsa në shenjë kundërshtimi bllokuan rrugën për gati 6 orë. Protesta nisi prej orës 12:00, ndërsa gjendja shëndetësore e fëmijëve erdhi duke u rënduar, nga lodhja dhe uria.
Protestuesit u ulën në mes të rrugës dhe bllokuan qarkullimin në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd duke krijuar radhë të gjata automjetesh. Në videot e publikuara dje, shiheshin fëmijë që qanin, madje kishte dhe nga ata që ishin plagosur në fytyrë.
Fëmijët e traumatizuar, u shprehen mes lotësh se janë goditur nga Forcat Speciale.
‘Më gjuajtën policët te koka!’, dëgjohet të thotë një djalë i vogël, me lot në sy.

Kryemadhi: Rama siç quajti Xhisielën përdhunuese, ashtu do t’i quajë të gjithë shqiptarët

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë mbledhjes me Kryesinë e partisë tha se parlamenti është i dhunuesve dhe nuk afron asgjë tjetër për opozitën, përveçse të shërbejë si dekor i dhunuesve.
“Edi Rama është i sinqertës vetëm kur gënjen, tha Kryemadhi. Ky është standarti që ka vendosur Edi Rama për Saimir Tahirin, Agron Xhafajn dhe së fundmi edhe për përdhunuesin e Fushë Krujës. U them shqiptarëve që të mos e besojnë kurrë ate sese është e keqja më e madhe e këtij vendi. Ai e ka rrrëmbyer shtetin dhe tani dëgjojmë dhe propozime qesharake prej ti, paketën anti-shpifje. I pari që duhet dënuar është Edi Rama, mjafton të mbledhim gjithë historikun e tij me shpifje nga më poshtrat. Ashtu siç quajti dhe Xhisielën përdhunuese, apo jo, në telenovelën e famshme që paraqiti, ashtu do të quajë edhe të gjithë shqiptarët, trafikantë droge, kriminelë, ndërsa ai është njeriu më i ndershëm dhe më i pastër i shoqërisë shqiptare.
Tashmë lëvizja dhe aksioni politik nuk ka më kthim mbrapa. Pozicionimi ynë dhe ndarja me atë parlament, që nuk është gjë tjetër përveçse një foltore e kriminelëve dhe e dhunuesve, nuk ofron asgjë tjetër përveçse i ofron opozitës për të qënë një dekor, një normalitet për Edi Ramën dhe bandat e tij”, u shpreh Kryemadhi.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit
Përsa i përket aksionit opozita, duke pasur parasysh tani se fronti opozitar është zgjeruar tashmë shumë përballë bashkëqeverisjes me krimin, që nuk është tjetër përveçse një kupolë, një shtet i grabitur nga një grup grabitësisht dhe gangsterësh.
Mendojmë se ne si LSI, se shteti duhet shpëtuar sot më shumë se çdo ditë tjetër, se nesër do të jetë shumë vonë. Nuk do të jetë vonë as për ne, as për Edi Ramën, por për fëmijët e shqiptarëve. Sot ndihen më të rrezikuar se çdi ditë tjetër. Rasti i Xhisiela Malokut e bëri të qartë se Policia jo vetëm nuk zbulon krimin, por e mbulon atë. Prokuroria jo vetëm nuk e zgjidh problemin, ose ta dënojë krimin, por mbulon Policinë që mbulon krimin dhe nxjerr agresorin, përdhunuesin dhe rrëmbyesin dhe viktimën e nxjerr përdhunuese.
Kryeministrin, që dhunon denoncimin e krimit dhe mbron hapur dhunuesit në foltoren e kryeministrit dhe të parlamentit.
Kemi deputetë të Rilindjes që kanë grabitur PS dhe sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën dhe kompromentimin e thellë që kanë midis njeri tjetrit në aferat e tyre qoftë të trafikut të drogës, qoftë të korrupsionit”.

Për të ulëritur…

Ergys MËRTIRI

E dhunuara ka bërë denoncime të përsëritura që para një viti dhe gjithmonë agresori është infromuar menjëherë duke mbërritur në polici me urgjencë për ta detyruar viktimën të tërhiqet.
Drejtori i komisariatit të Fushë Krujës, është përpjekur ta mbyllë çështjen në ujdi me Rrahjat, oficeri i policisë Citozi, ka kopsitur letrat për të mbyllur hetimet, të gjithë punonjësit e policisë kanë lejuar Rexhepin dhe bandën e tij të hyjë e të dalë në rajon me armë ne brez, duke nxjerrë prej andej me forcë viktimën, për ta detyruar të tërheqë denoncimin, prokuroria nuk ka hapur hetim gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Ministri i Rendit nuk e kanë çarë kokën megjithëse janë vënë në dijeni…
I vetmi që ka bërë diçka në këtë histori është Emiliano Nuhu, i cili është detyruar të përballet me pasojat. Së fundi, falë denoncimit të tij në media, sot janë hapur hetimet. Pa këmbënguljen e tij, çështja do ishte e mbyllur dhe i biri i deputetit nuk do të ishte në burg.
E megjithatë, Emiljano është i vetmi person që ka ndezur inatin e Kryeministrit. Ai e quajti oficerin e policisë horr dhe u zotua se do ta ndjekë këmba-këmbës. Duke derdhur lot të pështirë krokodili për fatin e keq të vajzës, Rama nuk gjeti asnjë fjalë kundër agresorit, por tërë mllefin e zbrazi ndaj të vetmit njeri që realisht ka qenë në anën e viktimës!
Mesazhi është i qartë: Rama nuk ka asnjë shqetësim nga krimi. Përkundrazi, problemin e ka me ata që bëjnë detyrën dhe denoncojnë kriminelët. Pikërisht këta ai i ndjek këmba-këmbës e i kërcënon haptazi në sy të të gjithë publikut. Nuk mjaftuan Rrahjat dhe banditët e tij që terrorizojnë qytetin në Fushë-Krujë, por Emiljanon e kërcënon tashmë dhe vetë Kryeministri, i cili haptazi del në krah të kriminelëve!
Kjo është Shqipëria që duam, sipas rilindjes. Kjo është policia që na duhet.

Vetingu në politikë, Bylykbashi: Kuvendi dhe qeveria që sot janë në duart e krimit do t’i kthehen popullit

Deputeti Oerd Bylykbashi, i cili përfaqëson i vetëm opozitën në mbledhjen e Këshillit të Legjislaiobit për Vettingun në politikë u shpreh se, trajtim special për politikanët nuk mund të ketë më!
Duke folur në mbledhjne e Këshillit të Legjislacionit, deputeti Oerd Bylykbashi tha se, “lidhja krim-politikë, interesa kriminale-interesa politike, janë rreziku kryesor për demokracinë dhe stabilitetin e Shqipërisë”.
Sipas deputetit demokrat, kjo lidhje ekziston në forma dhe kanale të ndryshme, që nga mbështetja politike për krimin, tek aksesi në institucionet shtetërore, tek favorizimi i bizneseve apo personave me lidhje kriminale në ekonomi.
“Një pjesë e madhe e kësaj mbështetje zhvillohet në kufijtë e ligjit: politikanët janë bërë të zgjuar dhe dinë si të japin mbështetje pa shkelur ligjin dhe pa lënë gjurmë. Ky është qëllimi kryesor i vetingut në politikë: të krijojë një filtër shtesë për pengimin e depërtimit të ndikimit dhe interesave kriminale në politikë”.
Sot jam këtu në emër të opozitës për t’ju dhënë këto mesazhe:
1. Opozita nuk do të pranojë dhe as tolerojë asnjë vonesë në miratimin e vetingut të politikanëve.

2. I gjithë procesi në këtë komision ka pikërisht këtë qëllim. Të vonojë, shtyjë dhe hedhë poshtë vetingun e politikanëve.
3. Shqiptarët e mbështesin vetingun e politikanëve. Edi Rama ka deklaruar publikisht se është kundër.
4. Sa më gjatë të kemi politikanë të lidhur me krimin në Kuvend, qeveri, bashki etj., aq më keq për shqiptarët që dhunohen, grabiten dhe përdhunohen çdo ditë nga krimi.
5. Ngjarja e fundit provon se krimi ka kapur shtetin me ndihmën e pushtetarëve të lidhur me krimin.
6. Bashkqeverisja me krimin e ka sjellë vendin në një emergjencë kombëtare.
7. Ju po bëni dhe do të bëni gjithçka për ta zvarritur por nuk do ta ndalni dot vetingun e politikanëve siç nuk ndalët dot dekriminalizimin.
8. Kuvendi dhe qeveria që sot janë në duar të krimit do t’i kthehen popullit. Me çdo kusht dhe me çdo çmim.
9. Ne jemi të vendosur dhe do të bëjmë gjithçka për ta zbatuar. Në këtë vend nuk do të ketë as zgjedhje, as demokraci, as parlament, as drejtësi, as ekonomi, pa ndarë politikën nga krimi.