29.5 C
Tirana
E hënë, 23 Qershor, 2025

Skema “Xhafaj-Marku”, për të liruar djalin përdhunues të deputetit Rraja

Mesditën e së dielës, Policia deklaroi me nota gati triumfuese se ishte arrestuar Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, i cili trazoi jo pak maxhorancën ditët e fundit.
Djali “gangster” i deputetit kishte keqtrajtuar fizikisht ish-të dashurën Xh.M, e kishte djegur me cigare, e kishte kërcënuar me pistoletë rreth dy muaj më parë, por asnjë institucion ligjzbatuese nuk kishte reaguar.
Vetëm kur nënkomisar Emiljano Nuhu denoncoi publikisht mbi kërcënimet që kishte marrë nga familjarët e deputetit për shkak të hetimit të këtij rasti dhe vetëm pas reagimit të fortë qytetar dhe opozitar, Policia dhe Prokuroria vendosën të vepronin. Nën këtë presion, Prokuroria e drejtuar nga Arta Marku vendosi t’i drejtohet gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj djalit të deputetit socialist të Krujës.
Gjykata, natyrisht, po për shkak të të njëjtit presion publik, vendosi që Rexhep Rraja të arrestohet, vendim që u zbatua menjëherë nga Policia, e cila, në fakt mund ta kishte arrestuar në flagrancë që ditën kur ka bërë kallëzimin e dhunuara.
Arrestimi i Rexhep Rrajës lehtëson Edi Ramën dhe maxhorancën e tij, të cilët janë akuzuar për mbrojtje politike që i kanë dhënë djalit të deputetit të tyre. Gjithashtu, çliron edhe Policinë e Prokurorinë, të gjendura nën akuzë publike se nuk kanë reaguar ndaj këtij rasti flagrant.

Por, si përherë, “djalli fshihet në detaje”, sidomos kur dhunues apo shkelës të ligjit janë familjarë të pushtetarëve socialisë.
Policia, në njoftimin e saj zyrtar për rastin konkret, deklaron se “ka zbatuar vendimin e gjykatës për arrestimin e Rexhep Rraja, i dyshua për veprën penale “Përndjekja”. Për këtë vepër e ka referuar policia e Fatmir Xhafaj në Prokurori dhe për këtë vepër e ka dërguar çështjen edhe Prokuroria e Arta Markut në Gjykatë.
Pra, nuk ka akuzë as për dhunë fizike, përfshirë edhe djegien me cigare e hematoma të shumta. Nuk ka akuzë as për armëmbajtje pa leje, pasi denoncuesja deklaron se dhunuesi i saj e ka kërcënuar me pistoletë si jashtë, ashtu edhe në ambjentet e Postës Policore të Fushë-Krujës.
Natyrisht, për veprën penale të armëmbajtjes, askush nuk mund ta akuzojë sot, pasi nuk mund të provohet që Rexhep Rraja ka pasur në dorë armë para dy muajsh. Për këtë vepër aim und të arrestohej në flagrancë, nëse do të kishte pasur vullnet policor që në momentet e para.
Gjithësesi, duke u rikthyer tek vepra për të cilën akuzohet zyrtarisht Rexhep Rraja, “Përndjekja”, Kodi Penal parashikon një dënim gjashtë muaj deri në 4 vjet burgim. Pra, ekzistojnë të gjitha mundësitë që Rexhep Rraja të marrë dënimin edhe 6-mujor, për shkak të “sjelljeve të mira” dhe pranimit të autorësisë së veprës penale.

Nëse e pranon “përndjekjen” para gjykatës, ai mund të përfitojë edhe uljen me 1/3 e dënimit, pra të qëndrojë përfundimisht pas hekurave 4 muaj.
Por, nëse mbahet parasysh se një ditë në paraburgim konsiderohet 1 ditë e gjysëm burgim, atëherë, me llogari të thjeshtë, Rexhep Rraja mund të jetë pranë familjes shumë kohë para festës së Vitit të Ri.
Këto janë parashikimet e thjeshta, për sa kohë institucionet e drejtuara nga Xhafaj-Marku kanë vendosur ta akuzojnë vetëm për një vepër penale, “Përndjekjen”. Publiku tashmë e ka të qartë për dhunën që ka pësuar shtetasja Xh.M. nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Por ndërkohë, Policia dhe Prokuroria e akuzojnë vetëm për “Përndjekja”, e parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal, i cili parashikon se: “Kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet”.
Ky nen nuk flet në asnjë moment për ushtrim dhune, për djegie me cigare, për kërcënim me armë. Pra, duket qartë se Xhafaj-Marku i kanë ofruar “amnisti” të plotë djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja.
“Boldnews.al”

500 milionë euro nga eurobondi, Tabaku-Ramës: Po merr para për të shlyer borxhet e luksit

Deputetja e PD, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pak pasi ky i fundit shprehu entuziasmin për marrjen e 500 milionë eurove nga eurobondi.
Postimi i Jorida Tabakut
Rama e quan arritje marrjen e borxhit për të shlyer borxhin!
Pa asnjë investim, pa rrugë, pa shkolla, pa spitale me taksa të rritura 4 miliardë e prapë merr borxh për të shlyer borxhin. Merr borxh për të shlyer borxhet që mori katër vjecarin e parë, parà që i përdori për luks e udhëtime, pisha dhe palma!
Në një kohë kur, në janar 2018 Maqedonia doli në treg me Eurobond me interes 2,75% dhe në prill 2018 Mali i Zi në Prill doli me një interes Eurobondi 3,375%! Shqipëria sot me 3,55%.
Me një borxh të fshehur prej PPP-ve që shkon në 82% me një ekonomi të prangosur nga monopolet e ardhmja e qytetareve është e zymtë te cilët sipas INSTAT mbijetojnë me 600 lekë në ditë!
Ekonomia çlirohet kur ikin monopolet, kur buxheti nuk ndahet si plaçkë, kur i jepet mundësi të gjithëve në treg. Ekonominë e çliron taksa e sheshtë dhe derregullimet për biznesin e vogel, oferta e PD!

Mayer: Vettingu në politikë i domosdoshëm, Gjermania e mbështet

Nënkryetarët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë pritur ditën e sotme në një takim Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë, Stephan Mayer.
Takimi është zhvilluar në selinë blu dhe ka qenë i frytshëm.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka shkruan në faqen e tij në Facebook se Mayer u shpreh se ‘vettingu në politikë është i rëndësishëm’.
Reagimi i plotë i Palokës në Facebook
Takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë Stephan Mayer.
Mayer: ‘Vettingu në politikë shumë i rëndësishëm’.
Sot në selinë e PD bashke me z. Spaho zhvilluam një takim me z. Stephan Mayer, deputet në Bundestag dhe Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë.
Lidhur me kërkesën e opozitës për Vetting të politikaneve z. Mayer u shpreh qartë:
‘Vetingu në politike është shumë i rëndësishëm, kështu merr kuptim dhe vettingu në organet e drejtësisë…’

Banda në polici dhunon fëmijët pse kërkojnë çeljen e shkollës, nënkryetari i Bashkisë zgërdhihet

Pas gjendjes së tensionuar në Mengel ku disa banorë dhe fëmijë u goditën nga policia gjatë përplasjes, në vendngjarje ka mbërritur dhe nënkryetari i Bashkisë Elbasan, Klevis Xhoxhi.
Ai nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për situatën dhe pasi ka qëndruar rreth 10 minuta ka zgjedhur të largohet.
Nënkryetari i Bashkisë Elbasan e ka cilësuar protestën politike dhe është larguar, duke mos thënë asnjë fjalë për gjendjen tejet dramatike të krijuar për shkak të përplasjes mes banorëve dhe fëmijëve që kërkojnë hapjen e shkollës se duan të bëjnë mësim, dhe policisë e cila është shfaqur e vendosur përballë tyre për t’i shpërndarë pasi kanë bllokuar rrugën.
I pranishëm ka qenë dhe deputeti i PD-së Luçiano Boçi i cili i ka kërkuar drejtorit të Policisë Altin Qato që asnjë nga protestuesit të mos arrestohet.
Siç shihet dhe nga videoja e siguaruar nga ‘Faxweb.al’ Boçi debaton me drejtorin Qato dhe thotë se ka të shoqëruar në polici, diçka që Qato e mohon të ketë ndodhur.
Fëmijët duken fëmijët të traumatizuar, duke qarë dhe shprehen se janë goditur nga Forcat Speciale.
“Më gjuajtën policët te koka!”, dëgjohet të thotë një djalë i vogël i cili është i përlotur.
Banorët dhe fëmijët shprehen se do të qendrojmë deri në orën 4: Deri sa të vijë përfaqësuesi i ministrise së Arsimit nuk lëvizim!

Boçi-kryepolicit Qato: Të mos arrestohet asnjë!
Deputeti i PD, Luçiano Boçi i cili është në mbështetje të banorëve të fshatit Mengel NË Elbasan që protestojnë kundër mbylljes së shkollës, i ka kërkuar drejtorit të Policisë Altin Qato që asnjë nga protestuesit të mos arrestohet.
Siç shihet dhe nga videoja e siguaruar nga ‘Fax News’ Boçi debaton me drejtorin Qato dhe thotë se ka të shoqëruar në polici, diçka që Qato e mohon të ketë ndodhur.
Për shkak të gjendjes së tensionuar në vendngjarje ka mbërritur dhe nënkryetari i Bashkisë Elbasan Klevis Xhaxha i cili ka qëndruar vetëm 10 minuta dhe protestën e ka konsideruar politike. Banorët nuk janë lejuar të komunikojnë me të.

Deputetja e LSI: Shteti na ka dhunuar të gjithëve
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, i është bashkuar protestës së banorëve të Mengelit në Elbasan, ku pak më parë policia u konfrontua fizikisht me protestuesit, duke mos kursyer as fëmijët.
Këçpaçi teksa përkrahu kërkesat dhe kauzën e qytetarëve, u ndal edhe tek dhuna e ushtruar ndaj nga forcat speciale ndaj fëmijëve.
Ajo u shpreh se “Shteti nuk ka dhunuar vetëm fëmijët, por na ka dhunuar të gjithëvë sepse ky është shteti i dhunës”.
Më tej ajo bëri të ditur se banorët dhe deputetët do të vijojnë të qëndrojnë aty deri në zgjidhje të situatës.

Basha i përgjigjet Rrajës: Para se të bëheshe përdhunues vodhe votat për të sjellë Ramën në pushtet

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur paralajmërimit të Rexhep Rrajas, për opozitën që “do ta shohin në zgjedhje”. Basha përmes një postimi në Facebook shkruan se, kriminelë dhe përdhunues si Rexhepi i dhanë pushtetin Ramës.
Postimi i plotë i Bashës në Facebook
Para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, Rexhep Rraja ishte dhunues zgjedhjesh.
Rexhep Rraja dhe kriminelët e tjerë sollën në pushtet Edi Ramën, dhe pushteti i Edi Ramës e mbrojti atë nga dalja para drejtësisë për vjedhjen e votave.
Pushteti që i ati dhe Edi Rama mbajnë me votat e vjedhura, e mbrojtën Rexhepin edhe kur përdhunoi.
Ishte denoncimi dhe presioni i shoqërisë dhe opozitës që e çuan Rexhepin në sallën e gjyqit.
Prandaj Rexhepi është i habitur që ndodhet atje dhe kërcënon se do hakmerret kundër opozitës duke i vjedhur prapë zgjedhjet.
Sepse Rexhepi e di mirë se kur vjedh zgjedhjet je zot që mund të bësh çfarë të duash, të grabisësh të përdhunosh të vrasësh.
Që Rexhepi të mos dhunojë më, duhet që Edi Rama të mos ketë më pushtet!

“Zëri i Amerikës” për dëshminë e Xhisielës: Kishte frikë, ekspertiza nuk lë vend për dyshime

Në Shqipëri Gjykata e Krujës rikonfirmoi sot “arrestin në burg” për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. I riu u arrestua të dielën nën akuzën e përndjekjes ndaj 25 vjeçares Xhesiela Maloku. Kjo e fundit kishte bërë kallzim ndaj tij në muajin korrik, duke e tërhequr më pas. Megjithatë çështja i kaloi prokurorisë. Maloku i ishte drejtuar disa herë policisë, duke akuzuar Rrajën, me të cilin kishte patur një marrëdhënie të gjatë dashurie, për kërcënime dhe dhunë ndaj saj. Në deklarimet e saj ajo ka pranuar se është detyruar të tërhiqet për shkak të frikës që kishte nga hakmarrja e djalit. Episodi që çoi në arrestimin e të riut Rraja, lidhet me dhunën që ai kishte ushtruar ndaj Malokut në një dhomë hoteli.
Vetë vajza habiti mbrëmë opinionin publik kur në dy intervista, në Televizionin “Top Channel” dhe “Tv Klan” mohoi që ndaj saj të ishte ushtruar dhunë, duke deklaruar se ajo e kishte bërë gjithshka nga xhelozia dhe se kallzimi i saj kishte qenë i rremë. Por në të vërtetë, pohimet e saj të djeshme duket se konfirmojnë pikërisht frikën që ajo ka nga i riu, sepse përtej përshkrimeve apo deklaratave, akti i ekspertizës ligjore nuk lë shteg për dyshime. Ky akt tregon se ajo ka patur shenja dhunë në shpatulla dhe djegie me cigare në kofshë. Maloku gjatë intervistave të djeshme, tha se shenjat në trup i përkasin një aksidenti të ndodhur më parë, ndërsa djegiet me cigare, ata i kryenin vetë në trup në moment gjaknxehtësie. Por ekspertiza mjeko-ligjore nuk lë asnjë hapësirë për interpretime të tjera, duke qenë se bëhet fjalë për një akt shkencor, ku nuk mund të gabohet në vlerësimin e një shenje të freskët dhune me atë të disa kohëve më parë.
Eshtë pikërisht ekspertiza mjeko-ligjore ajo që duket se ka mbajtur në pranga Rexhep Rrajën, sikundër dhe një përgjim i kryer më 29 Shtator, gjatë ballafaqimit mes dy të rinjve në Prokurori, ku sërish Rraja ka kërcënuar vajzën./VOA/

Kush po i “vetëvret” punonjësit e Gardës?

Një gardist 30 vjeç me inicialet A.M, është vrarë dje në mbrëmje teksa kryente shërbimin pranë Gardës së Republikës në Tiranë.
Policia dyshon se gardisti “ka vrarë veten me armën e shërbimit”.
Ministria e Brendshme ka lëshuar njoftimin e saj zyrtar ku shkruan:
“Rreth orës 23:00, të mbrëmjes së kaluar në ambjentet e Gardës së Republikës, teksa po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit, punonjësi i Gardës A.M., 30 vjeç, nga Përmeti, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Për hetimin e rastit u ngrit nje grup i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë.
Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike.”
Deri më tani dihet se A.M kishte vetëm pak muaj që kishte nisur punë si efektiv në Gardë.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që ndodh në ambientet e Gardës në muajt e fundit. Shkëlzen Qordja, shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, u gjet i vrarë në 30 qershor, brenda në makinën e tij në ambientet e Gardës. Njësoj si në rastin e A.M, Ministria e BRendshme njoftoi se Qordja u vetëvra me armën e shërbimit.
I riu nga Përmeti dyshohet se e ka kryer aktin e rëndë në kushtet e tronditjes së rëndë psikike, sipas njoftimit të policisë.
Pak kohë më parë, një tjetër punonjës i Gardës së Republikës, më saktë shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u gjet i vdekur në parkingun e institucionit brenda mjetit.
Asokohe nga institucionet shtetërore u tha se 31-vjecari Shkëlzen Qordja u vetëvra, por opozita lëshoi akuza të rënda në drejtim të ministrit Xhafaj duke hedhur dyshime të forta se i riu ishte vrarë.

Përçahet Barcelona, Pique del kundër Messit

Marrëdhëniet mes Leo Messi dhe Gerard Pique janë prishur. Ky është lajmi i bujshëm i dhënë në emisionin spanjoll “El Chiringuito de Jugones”, që ka shpjeguar se qendërmbrojtësi spanjoll nuk është i kënaqur me faktin se argjentinasi, i cili është kapiteni i Barçës tani, nuk del më shpesh para mediave, veçanërisht në momentet e vështira të ekipit.
“Pique është i pakënaqur me faktin se Messi nuk përballet me shtypin në momentet e vështira të skuadrës”, është thënë në programin spanjoll. “Sipas tij, Leo flet vetëm kur nuk është në Europë, kur grumbullohet me Argjentinën”.
Ndërkohë, Messi duket se i është kundërpërgjigjur duke fajësuar mbrojtjen e katalanasve për rezultatet zhgënjyese të marra në ndeshjet e fundit. “Ai i ka thënë atij se po pësojnë shumë gola”. “Ai ia ka bërë të qartë Pique-së se mbrojtja nuk po luan në nivelin që duhet”, është thënë në “El Chiringuito”.

Rama-Thaçi, plan i ri nga Gjeneva për ndarjen e Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë ndarë një moment nga Forumi Ekonomik Botëror që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës. Ideatori i shkëmbimit të territoreve me Serbinë, Hashim Thaçi, po e vazhdon komplotin për kufijtë me përkrahësin e tij Edi Ramën.
Lidhur me debatin e fortë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë Rama nuk është përcaktuar asnjëherë saktë nëse është pro apo kundër. Mirëpo, diplomati suedez, Carl Bildt në një shkrim për Ëashington Post tregonte se krahas Aleksander Vuçiqit edhe Edi Rama e ka pranuar idenë e shkëmbimit të territoreve.
Për këtë çështje, Rama u pyet nëse ka folur me presidentin Thaçi dhe me Aleksandër Vuçiqin, ai është shprehur se ka folur me shumë figura politike që janë pjesë vendimmarrëse për këtë çështje, por pa specifikuar se çfarë është vënë në qendër të bisedës.
Sidoqoftë, Thaçi ka përshkruar mëngjesin e sotëm në Gjenevë pothuajse në mënyrë të ngjashme me përshkrimin që bëri Liqenit të Ujmanit gjatë vizitës së tij ditën e shtunë.
“Mëngjes i bukur në Gjenevë, duke shijuar kafet dhe rrezet e diellit bashkë me Edin. Në Forumin Ekonomik Botëror ku po marrim pjesë, me liderë të rajonit dhe ekspertë botërorë të ekonomisë, do të diskutojmë për zhvillimin rajonal dhe perspektivën tonë euroatlantike”, ka shkruar Thaçi, transmeton Gazeta Express.

Zagani paralajmëron arrestimin e Taulant Ballës

Ish-oficeri i anti-drogës, Dritan Zagani është kthyer sërish në qendër të debateve. I përfshirë në rastin e Xhisiela Malokut dhe kërcënimit të ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu, sipas tij nga vëllai i deputetit Rrahman Rraja, në prani të kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, Zagani ka komentuar vazhdimisht këtë ngjarje në media dhe rrjetet sociale.
Pak minuta më parë, ai bën një paralajmërim të radhës dhe këtë herë duke u fokusuar te deputeti i PS, Balla.
Reagimi i plotë:
Rilindi Rilindia e drogaxhiut…!
-U desh te behej gjithe ajo luft dhe sforco per ta shpetuar Sajen, dhe per pak ia arriten qellimit, vetem se nuk kishin parashikuar Antimafien Italiane dhe natyrisht me nenvlersuan shume mua si “kriminel” qe njof mire punen time… !
-U desh te behej gjithe ajo zallamahi me tere ate bum mediatik me titull Babale, qe Goni i shkrete pa piken e fajit te shkoje me kembet e veta atje ku duhej te ishte me kohe, ketu nuk parashikuan mire vendimet e gjykatave italiane…!
-Per te ardhur sot tek arresti me burg per Rahman Junior, u desh gjithe ky mundim dhe gjithe kjo “babalellek” qe te pakten ky te veje ne arrest…dhe tani po ndjekim kemba kembes oficerin qe nuk ka kryer detyren qe te shpetojm paq te pakten Taotaon qe le name perdite me pislleqet qe ben bashk me kriminelet e cdo ngjyre…ketu do presim dhe pak se ketu per fat te keq nuk na ndihmon dot drejtesia dhe antimafia italiane…por ka nje zot qe ne mos sot, mot do ta shikojm rezultatin dhe te verteten lakuriq , po aq lakuriq sa kemi pare dhr kete liderin e droguar qe me kohe…!
P.s…se ckam nje parandjenje qe do shohim dhe Taotaon lakuriq shum shpejt…dhe kam nje parandjenje qe shpesh shume me del e vertete…!

Kërcënimi me pistoletë i nënoficerit në zyrë
Emiljano Nuhu, ish-punonjës i policisë së Fushë-Krujës ka denoncuar zyrtarë të PS-së se, se janë futur të armatosur në komisariatin ku ai shërbente për të liruar djalin e një deputeti socialist, të ndaluar për përdhunimin ndaj shtetases Xhisiela Maloku.
Ai ka denoncuar sot me emra deputetin Taulan Balla, kryetarin e bashkisë Krujë Artur Bushi, deputetin tjetër të PS-së Rrahman Rraja, se e kanë kërcënuar me vrasje dhe Xhelal Rrahjën, vëllai i deputeti të PS-së, se i ka vendosur pistoletën në kokë në ambientet e Policisë së Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur më 21 korrik, tregon ai, pasi kishte marrë në pyetje djalin e deputetit. Zyrarët ishin të shoqëruar nga 10 persona me precedentë kriminale, tregon Nuhu.
Ekeftivi tregon se deputeti socialist Rraja e ka kërcënuar: “Nuk ke shanse të arrestosh djalin tim, nuk del gjallë që ketu”.
Rrëfimi vijon më tej:“Xhelal Rrahja e ka marrë të nipin për ta nxjerrë jashtë, ka nxjerrë pistoletën dhe ia ka vënë në koke oificerit. Këta të tjerët thanë qe hiqja nga koka pistoletën se është djalë i mire ky. E morën djalin e deputetit dhe ikën nga zyra”.
Oficeri që ka hetuar këtë dosje, tregon se bëhet fjalë për rastin e denoncimin për përdhunimin nga shtetësja nga Nikla me iniciale Xh.M. ndaj djalit të deputetit të PS-së, denoncim i kryer në komisariat në dhjetor 2017. Ai shton se vajza ka tërhequr denoncimin pas kërcënimeve.
Oficeri Emiljano Nuhu rrëfeu se grupet kriminale janë ato që vendosin për emërimet në policinë e shtetit ndërsa akuzon deputetin Taulant Balla si të lidhur drejtpërdrejt me një grup kriminal, ndërsa thotë se deputeti socialist mori 3 mln euro në fushatë elektorale nga një grup kriminal.

4.3 milionë eurot në Toyota Yars dhe miliona lekë tendera trafikantiot të drogës
4.3 milonë eurot e bllokuara në portine Durrësit në dy Toytoa Yaris, rezultoi se ishn të Taulant Ballës. Toytoat ishin porositur nga miqtë e Ballës në Elbasan, por Brenda tyre ndosheshin miliona eurot e drogës.
Po ashtu, Balla i ka dhënë miliona lekë tendera të dënuarit për trafik drogë, Edmond Bega.Mond Bega është dënuar me 20 vjet nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Autoritetet italiane e njohin atë si pjesë e bandës së Aldo Bares, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm. Mond Bega, pas disa manovrave ligjore në Shqipëri, arriti të përfitonte ulje të konsiderueshme dënimi, duke u vujtuar përfundimisht 4 vite pas hekurave në vendin tonë, pas një procesi njohjeje të vendimit të gjykatave italiane.
Ai tashmë rezulton mik familje me njeriun që socialistët e kanë pranuar si numrin dy të tyre, Taulant Ballën. Ky i fundit e pranoi vetë publikisht miqësinë me Mond Begën, duke u betuar nga ana tjetër se as ai dhe as Partia Socialiste, nuk i kanë dhënë mbrojtje politike nga problemet penale që mund të kishte ish-trafikanti i konvertuar në biznesmen ndërtimesh.
Ashtu siç pranoi edhe vetë publikisht, ai ka njohje dhe lidhje të ngushta familjare me Mond Begon, çfarë do të thotë që Balla-Bego kanë takime të shpeshta jorastësore dhe se ata kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit më shumë se njëherë dhe në vende të ndryshme.