30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Po vrasin qytetarët në rrugë, banda në polici plagos 24-vjeçarin, Tabaku: Më qëlluan 4 herë me armë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një i ri pretendon se është plagosur nga policia. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se pre e dhunës ka rënë 24-vjeçari Sidion Tabaku. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme ne zonën e Alliasit në Tiranë.
Bezati raporton se dje i riu ka qenë duke drejtuar një motor, pornuk i ishte bindur policisë. Kjo e fundit është vene në ndjekje të tij, ndërsa thuhet se ka shtënë edhe me armë në drejtim të 24-vjeçarit, i cili ka marrë plumb në këmbë. Në një intervistë ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, Tabaku nga ambientet e spitalit ka treguar dhunën e ushtruar sipas tij nga policët.
Ai tha se nuk e dinte që policia ishte vënë në ndjekje të tij. “Nuk e dija qe policia ne ndiqte mua. Policet qëlluan 4 here me armë drejt meje. Pasi u rrezova kur me plagosen me kanë dhunuar me shkelma. Me lanë ne rruge dhe u larguan”, tha i riu.
Burime nga Policia e Tiranës thanë për gazetaren Bezati se i riu është plagosur në këmbë, ndërsa për veprimet e policisë SHCBA po kryen hetimet. Kujtojmë se sot deputeti i PD-së Ervin Salianji denoncoi ngjarjen në fjalë.
Intervista
-Çfarë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme?
Rreth orës 23:10 apo 23:20 isha duke kaluar në drejtim të spitaleve, dhe aty ishin dy patrulla policie. Ato shoh që po vinin nga pas. Unë u tremba dhe i jap gaz motorit, por ata shtinë me armë.

-Shtinë me armë drejt teje?
Po shtinë drejt. Ndërkohë vazhdoj eci prapë dhe dëgjoj një krisëm të dytë. Sa kaloj një karburant dhe futem në lagje. Më pas dëgjoj dy krisma të tjera. Një nga plumbat më kapi në këmbë. Më pas bie përtokë.
Ata më pas nisën të më gjuanin.
-S’të ndihmoi policia?
Për ça do më ndihmonte policia.
-Kush të solli në spital?
Ishte një oficer i rajonit nr.4 ai që lajmëroi ambulancën. Më pas më dërguan këtu në spital.
-Punonjësi i policisë ishte rastësisht aty apo ishte pjesë e patrullës?
Jo ishte rastësisht. Për fat më futi direkt në ambulancë dhe më çoi në spitalin Ushtarak.
-A i frikësoheshit ndonjë vepre penale që u larguat nga patrulla apo?
Jo isha shumë në rregull, me dokumente dhe të gjitha.

-Po pse nuk i qëndruat patrullës atëherë?
Nuk ndalova se isha i frikësuar se thashë çfarë ka ndodhur që vinin me kaq vrull. S’kisha asgjë, as drogë, asgjë tjetër. Isha shumë i pastër.
-Çfarë dëmtimesh keni marrë?
Kam mpiksje gjaku në kokë, frakturë, dhe një plumb që kam marrë në këmbë.
-Çfarë të kanë thënë mjekët?
Më kanë thënë se do rrish tre ditë në spital dhe do bëjmë disa skanera dhe analiza për mpiksjen e gjakut.
-Çfarë do të bëni në këtë situatë kur pretendoni se jeni dhunuar nga policia?
Unë dua që të vihet drejtësia në vend, asgjë tjetër.
-Keni bërë kallëzim në SHÇBA?
Akoma. Po presim që të vinë eprorët të marrin në pyetje.
-Nuk keni dhënë asnjë deklarim në polici?
Deri tani jo, pasi nuk ka ardhur askush. Pres që të vijë policia, të marrë në pyetje. Se dimë se çfarë do bëhet më pas.

Kakao rrit nivelin e kolesterolit “të mirë”

Pirja e kakaos çdo ditë mund ta rrisë nivelin e HDL kolesterolit (“të mirë”), bëjnë të ditur hulumtuesit japonez të OchanOmizu University nga Tokioja. Ata studiuan 25 burra të shëndetshëm japonez me nivel normal ose mesatarisht të lartë të kolesterolit.
Asnjëri nga ta nuk kishte marrë barna, antioksidues ose vitamina. Ata nuk kishin as mbipeshë, duke gjykuar sipas mesatares së indeksit të masës trupore dhe nuk kishin pirë shumë alkool.
Së pari, hulumtuesit kontrolluan mostrat e gjakut dhe të urinës së pjesëmarrësve në studim dhe i ndanë në dy grupe. Grupi i parë u caktua të pijë sheqer me përmbajtje kakaoje çdo ditë për 12 javë. Grupit tjetër iu dha të pinë pije sheqerore që nuk përmbanin kakao, po ashtu për 12 javë.
Por grupi i parë nuk pinin kakao të rëndomtë. Studiuesit blenë kokrra të kakaos i poqën, i qëruan dhe i copëtuan ato në laborator. Ata po ashtu analizuan edhe pudrën e kakaos për të qenë të sigurt se nuk kishte humbur sasi të madhe të antioksiduesve gjatë përpunimit.
Në fund të eksperimentit 12 javor, pjesëmarrësit bënë disa analiza të mostrave të gjakut dhe të urinës.

HDL dhe LDL kolesteroli
Njerëzit në grupin që morën kakao treguan një rritje 24% të nivelit të HDL kolesterolit. Nivelet e HDL po ashtu u rriten edhe në grupet tjera krahasuese, por në një nivel më të ulët (5% ngritje në HDL).
Hulumtuesit kanë testuar edhe LDL kolesterolin (“e keq”) të tyre. Testet kanë përmbajtur disa lloje të ‘shprishura’ të LDL kolesterolit me disa radikale të lira që mundësojnë procesin e oksidimit. LDL kolesteroli i oksiduar mund të jetë pjesërisht i rrezikshëm, pasi që oksidimi mund të ndihmojë që LDL kolesteroli të grumbullohet në arterie, shpjegojnë hulumtuesit.
Testet laboratorike kanë treguar se LDL kolesteroli i njerëzve që kanë pirë kakao gjatë ditës, për 12 javë rresht, ishte më shumë rezistues ndaj oksidimit, se sa LDL kolesteroli i atyre që nuk kanë pirë kakao.
Sidoqoftë, studimi tregon nivele të njëjta të LDL kolesterolit në të dy grupet, përfshirë edhe LDL e oksiduar (d.m.th. LDL i përgjithshëm), pa varësisht nga konsumimi i kakaos.
Antioksiduesit e kakaos
Kakaoja përmban antioksidues të grupit të polifenolëve, që mund të jenë përgjegjës për rezultatin e studimit, thonë kërkuesit. Por, studimi nuk dëshmon se kakaoja ishte e vetmja arsye për rritjen e HDL kolesterolit të njerëzve.
Hulumtuesit rekomandojnë pije të kakaos çdo ditë për çdokënd. Çaji, vera, pemët dhe perimet po ashtu përmbajnë polifenole dhe mund të ndihmojnë shëndetin e zemrës.
“Për më tepër”, janë shprehur ata, “është e pakundërshtueshme se një balancim ditor i ushqimit është i rëndësishëm për mbështetjen e shëndetit të njeriut”. Me fjalë tjera, mos llogaritni në kakao për të lënë anash ushqimet tjera.

Një përdhunues zëdhënës i PS për zgjedhjet

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja nga ambientet e gjykatës së Krujës, teksa tha se: ‘Basha do ta shohë në votime’. Deputeti i PD thotë se Rexhep Rraja është zëdhënës i PS për zgjedhjet dhe kërcënon opozitën.
Statusi i plotë
Rexhep Rrahja – zedhenesi i PS per zgjedhjet PS e paska gjetur konsensusin per reformen zgjedhore. PS deklaron sot se do te beje propozimet e saj te njeanshme per Kodin zgjedhor. Arsyeja eshte shume e thjeshte: po sot, nen pranga per dhunimin e nje vajze te pafajshme, i biri i Rrahman Rrahjes kercenon opoziten: do ta shihni ne zgjedhje.
Zedhenes dhe prove me te mire te paktit te PS me krimin per te dhunuar zgjedhjet nuk ka! Kjo eshte reforma qe propozon PS!

Ushqimet që ndryshojnë aromën e trupit

A ju pëlqen kuzhina meksikane? A ju pëlqejnë erëzat dhe shijet e forta? I keni thënë lamtumirë hudhrës dhe qepës dhe pini alkool më shpesh?
Disa ushqime, sidomos ushqimet me erëza dhe aroma të buta jo vetëm ushqejnë trupin tuaj, por mund të ndikojnë rrënjësisht në erën trupore. Dr. Federica Furfaro, gastroenterologu i Humanitas e shpjegoi këtë fenomen.
Erëzat
Erëzat nuk kufizohen në stimulimin e oreksit dhe lehtësimin e proceseve të tretjes. Aroma e këtyre erëzave shkrihet në gjuhë dhe dhëmbë, duke mbetur në lëkurë dhe në frymëmarrje.
Hudhra dhe qepë
E dobishme si bazë për përgatitjen e shumë pjatave tipike të kuzhinës italiane, molekulat e hudhrës dhe qepës mbesin në gjuhë, duke i dhënë të ashtuquajturën frymë të rëndë dhe duke përfaqësuar një faktor pezhorativ për marrëdhëniet ndërpersonale.
Mishi i kuq
Kur konsumojmë mish të kuq, disa proteina pa erë lirohen nga lëkura përmes djersitjes. Këto substanca, duke u përzier me bakteret e lëkurës, mund të japin një erë që jo gjithmonë është e këndshme për trupin e njeriut.
Peshku
Bëhet fjalë për një çështje gjenetike, por ka shumë njerëz që, pas ngrënies së peshkut, konvertojnë një substancë të quajtur kolinë në trimetilamin. Lëshuar nga lëkura dhe nga fryma, kjo substancë lëshon një aromë të njohur që gjithashtu mund të jetë intensive.

Brokoli
Tretja e bronkolit, lakrës dhe lulelakrës liron acidin sulfurik. Kjo substancë lëshohet gradualisht nga trupi i njeriut përmes frymës, djersës dhe gazit të zorrëve.
Shpargu
I njohur për vetitë për të ngjyrosur urinën e gjelbër dhe për të ndryshuar fuqishëm erën, shpargu përmban merkaptanin i cili, nëpërmjet proceseve të asimilimit, bëhet acid sulfurik e ngjyrosjes së urinës së gjelbër dhe fuqishëm ndryshimin e erës, asparagusi përmban merkaptanin i cili, nëpërmjet proceseve të asimilimit, bëhet acid sulfurik.
Alkooli
Kur merret përmes pijeve, alkooli metabolizohet në acid acetik, i cili del nga poret e lëkurës dhe fryma, duke i dhënë frymëmarrjes një aromë intensive dhe të pështirë kur pimë në sasi të mëdha.
Nga se varet aroma e lëkurës?
“Era e lëkurës varet nga një numër faktorësh – shpjegon Dr. Federica Furfaro, gastroenterologe i Humanitas-it, në veçanti ajo zhvillohet nga ndërveprimi midis djersës së prodhuar nga trupi ynë në nivelin e gjëndrave të djersës dhe florës bakteriale që banon lëkura.
Gjëndrat e djersës prodhojnë djersë për të mbajtur temperaturën e trupit. Djersa përbëhet nga uji, jonet, ure, imunoglobulina dhe kolesteroli. Lipidet, në kontakt me bakteret që banojnë në lëkurë, prodhojnë erëra më intensive. Kjo aromë është subjektive, por gjithashtu mund të ndikohet nga ushqimi që hamë, si dhe nga droga apo stresi”.

Policia plagos me armë një qytetar, e lë në rrugë dhe largohet, deputeti publikon videon

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar një video në ‘Facebook’ të një qytetari i cili tregon se është plagosur nga policia. Sipas deputetit qytetari është Sidian Tabaku, i cili është plagosur nga polica dhe më pas ndaj tij është ushtruar dhunë.
“Më shtinë drejt fare dy herë, njëherë më kapi plumbi, dhe njëherë shtinë nga këmbët”, thotë ai.
Postimi i Salianjit
Mbrëmē policia e shtetit ka gjuajtur me armë dhe ka plagosur qytetarin Sidian Tabaku, pasi e ka plagosur ka ushtruar dhune fizike. I plagosuri ndodhet ne spitan ne shtetrrethim qe policia te fshehë ngjarjen. As familjaret dhe askush nuk lehohet te takoje qytetarin.
Ministria e Brendshme duhet te marre masat per te bere transparence per ngjarjen dhe te kujdeset per shendetin e te demtuarit. Çfaredo lloj dhune dhe kercenimi ti bejnë ky nuk do te jete nje Xhisiela 2!
Si më plagosën me armë policët e më goditën me shkelma
24-vjeçari Sidion Tabaku është plagosur me armë dhe është dhunuar nga policia. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme ne zonën e Alliasit në Tiranë.
I riu ka qenë duke drejtuar një motor dje nuk i është bindur policise. Policia i është vënë në ndjekje dhe pasi e ka plagosur ne këmbë e ka dhunuar edhe fizikisht. Ndërkohë, Tabaku ka treguar ngjarjen në fjalë në një intervistë për ‘News24’.
Ai tha se nuk e dinte që policia ishte vënë në ndjekje të tij. “Nuk e dija qe policia më ndiqte mua. Policët qëlluan 4 herë me armë drejt meje. Pasi u rrezova kur me plagosën më kanë dhunuar me shkelma. Me lanë në rrugë dhe u larguan”, tha i riu.

Mbrëmē policia e shtetit ka gjuajtur me armë dhe ka plagosur qytetarin Sidian Tabaku, pasi e ka plagosur ka ushtruar dhune fizike. I plagosuri ndodhet ne spitan ne shtetrrethim qe policia te fshehë ngjarjen. As familjaret dhe askush nuk lehohet te takoje qytetarin. Ministria e Brendshme duhet te marre masat per te bere transparence per ngjarjen dhe te kujdeset per shendetin e te demtuarit. Çfaredo lloj dhune dhe kercenimi ti bejnë ky nuk do te jete nje Xhisiela 2!

Gepostet von Ervin Salianji am Dienstag, 2. Oktober 2018

Përse të rinjtë vuajnë më shumë nga vetmia?

Cute sad teenage girl sitting alone

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se të rinjtë ndihen më të vetmuar sesa secila grupmoshë tjetër.
40% e personave të moshës 16-24 vjet thonë se ndihen të vetmuar shpesh ose shumë shpesh, krahasuar me 29% të personave 65-74 vjet dhe 27% të atyre që janë mbi 75 vjet, sipas një anketimi të kryer nga emisioni ‘All In The Mind’ në bashkëpunim me ‘Wellcome Collection’.
Studimi ka analizuar të dhënat e 55,000 personave të moshës mbi 16 vjet, duke i pyetur ata për përvojat personale të vetmisë.
Zbulimet e këtij studimi i hedhin poshtë imazhet tona kur e mendojmë si të vetmuar vetëm një person të vjetër, pasi që rezulton se të rinjtë janë shumë më të vetmuar sesa grupmoshat e vjetra.
Mes periudhës së moshës 16-24 vjet, njerëzit kryesisht kalojnë përmes një kohe të ndryshimit të identitetit dhe mësimit të rregullimit të emocioneve, gjë e cila shpie në ndjenja të izolimit.
Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se ata që raportojnë se janë më të vetmuar, kanë tendenca të kenë më shumë miq virtual, siç është platforma Facebook.
Top pesë karakteristikat e të qenit të vetmuar, sipas anketimit, janë:
– S’keni me kë të flisni
– Nuk ndiheni të lidhur me botën
– Ndiheni të lënë anash
– Jeni të pikëlluar
– Nuk ju kupton askush.

Përdhunuesi me pranga në duar tha, “shihemi në zgjedhje”, aktivisti: Aty e merr fuqinë ai dhe të ngjashmit e tij

Ditën e sotme nga Gjykata e Krujës Rexhep Rraja dha një mesazh të qartë politik, se përballja e radhës për të me opozitën do të ishin zgjedhjet.
Në asnjë moment ai nuk shfaqi shenja pendimi lidhur me dhunimin e vajzës, duke e kaluar në plan të dytë historinë e arrestimit të tij.
Lidhur me këtë ngjarje të shënuar në dalje të gjykatës ka reaguar dhe aktivisti Besjan Pesha, i cili shprehet se pikërisht në zgjedhje e merr fuqinë Rexhepi bashkë me të ngjashmit e tij, që dhunojnë për shkak të pushtetit politik që kanë.
Reagimi i Peshës:
Rrexhepi me pranga në duar foli sot para medias. Nuk kërkoi falje, as mëshirë, as tregoi pendim. JO!
Rrexhepi me pranga në duar tha “shihemi në zgjedhje”.
Aty e merr fuqinë ai dhe të ngjashmit e tij, ditën e zgjedhjeve.
Rroftë Rrexhepokracia!

Protestë për shkollën, nxënësit dhe familjarët bllokojnë rrugën në Mengël

Vijon protesta e nxënësve dhe prindërve në fshatin Mengël të Elbasanit, të cilët kërkojnë hapjen e shkollës 9-vjeçare të fshatit e dëmtuar nga një tërmet një vit më parë. Nxënës por edhe banorë kanë vendosur që të bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd.
Protestuesit janë ulur në mes të rrugës dhe kanë bllokuar qarkullimin në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd duke krijuar radhë të gjata automjetesh.
Bllokimi i rrugës ka krijuar trafik deri në 10 kilometra duke krijuar dhe tensione midis protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve. Ndërkohë që forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.
Femijët shprehen se duan të hapet shkolla: Le të hapet shkolla jonë. Duam mësim!
Që nga nisja e sezonit të ri shkollor fëmijët nuk bëjnë mësim, për shkak se shkolla është mbyllur për t’ju nështruar rikonstruksionit.
Ndërkohë një nga nxënëset shprehet se duan që shkolla të hapet pasi nuk duan të shkojnë në Elbasan të bëjnë mësim, pasi është larg.

Mafia e qeverisë kërcënoi me vdekje Xhisielën që të jepte dëshmi të rreme

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili u shpreh sot se mafia qeveritare kërcënoi me vdekje Xhisielën duke e detyruar të thotë dëshmi të rreme.
Vasili shkruan se Kryeministri Rama kërcënoi oficerin Nuhu dhe po e çon Xhisielën në burg vetëm që dhunuesi të dalë nga burgu.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
Mafia e qeverise çon ne burg Xhisielen per deshmi te rreme, çfare krimi….
Te nderuar miq.
Ju paralajmerova’tre dite me pare qe media e kazanit dhe kryeministri qe i quan te tilla e kishin bere paktin per te shantazhuar viktimen Xhisiela.
Per fat te keq te secilit ne kete vend keshtu ndodhi dhe
Mafia e qeverise vuri ne levizje mediat siç i quan ajo te kazanit dhe i shnderroi ne bashkeautore te turpit te radhes.
Mafia qeveritare kercenoi per vdekje Xhisielen viktimen duke e detyruar te thote se ka dhene deshmi te rreme.
Ky pohim e con vajzen e shkrete ne burg ndersa dhunuesin ne liri.
Kryeministri i moralit te ri Xhisielen e con ne burg edhe oficerin e kercenon qe do ta fuse gjalle a vdekur ne burg vetem e vetem qe dhunuesi te dale nga burgu.
Motua e kryeministrit eshte nje dhe vetem nje:
“rrofte dhunuesi poshte viktima”.

Gjyqi, Prokuroria kërkon 17 vite burg për Shullazin

Është dhënë sot pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.
Krimet e Rënda caktuan sot 17 vite burg për Shullazin, ndërsa për Gilmando Danin 15.
Pas dështimit të seancës së kaluar, që ishte parashikuar të mbahej më 25 shtator, ditën e sotme forca të mëdha policore kanë zbarkuar tek Krimet e Rënda, për të monitoruar nga afër situatën.
E gjithë policia, forcat speciale, FNSH me armatim të rëndë ka zbarkuar dhe ka rrethuar institucionin dhe zonën përreth, ndërsa nga pamjet e siguruara nga ‘BalkanËeb’ shihen edhe autoblindat. Kujtojmë se çështja “Shullazi” shkaktoi një furtunë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda. Siç u raportua edhe pak ditë më parë, arsyeja e shtyrjes së seancës gjyqësore ishte pas kërkesës së Blerim Shullazit, i cili deklaroi se ishte i sëmurë.
Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, por ata sot nuk janë prezent në seancë, ndërsa kafazi i hekurt është bosh. Në sallën e gjyqit janë vetëm avokatët e tyre.
Kryeprokurorja Arta Marku bëri lëvizje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe kërkoi hetim disiplinor për disa prej prokurorëve pasi nuk pranonin të merrnin përsipër çështjen. Por pas debateve u vendos dhe katërshja e tyre, Donika Prela, Gentjan Osmani, Anton Martini dhe Besnik Muçi.