Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili u shpreh sot se mafia qeveritare kërcënoi me vdekje Xhisielën duke e detyruar të thotë dëshmi të rreme.
Vasili shkruan se Kryeministri Rama kërcënoi oficerin Nuhu dhe po e çon Xhisielën në burg vetëm që dhunuesi të dalë nga burgu.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
Mafia e qeverise çon ne burg Xhisielen per deshmi te rreme, çfare krimi….
Te nderuar miq.
Ju paralajmerova’tre dite me pare qe media e kazanit dhe kryeministri qe i quan te tilla e kishin bere paktin per te shantazhuar viktimen Xhisiela.
Per fat te keq te secilit ne kete vend keshtu ndodhi dhe
Mafia e qeverise vuri ne levizje mediat siç i quan ajo te kazanit dhe i shnderroi ne bashkeautore te turpit te radhes.
Mafia qeveritare kercenoi per vdekje Xhisielen viktimen duke e detyruar te thote se ka dhene deshmi te rreme.
Ky pohim e con vajzen e shkrete ne burg ndersa dhunuesin ne liri.
Kryeministri i moralit te ri Xhisielen e con ne burg edhe oficerin e kercenon qe do ta fuse gjalle a vdekur ne burg vetem e vetem qe dhunuesi te dale nga burgu.
Motua e kryeministrit eshte nje dhe vetem nje:
“rrofte dhunuesi poshte viktima”.
Mafia e qeverisë kërcënoi me vdekje Xhisielën që të jepte dëshmi të rreme
Gjyqi, Prokuroria kërkon 17 vite burg për Shullazin
Është dhënë sot pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.
Krimet e Rënda caktuan sot 17 vite burg për Shullazin, ndërsa për Gilmando Danin 15.
Pas dështimit të seancës së kaluar, që ishte parashikuar të mbahej më 25 shtator, ditën e sotme forca të mëdha policore kanë zbarkuar tek Krimet e Rënda, për të monitoruar nga afër situatën.
E gjithë policia, forcat speciale, FNSH me armatim të rëndë ka zbarkuar dhe ka rrethuar institucionin dhe zonën përreth, ndërsa nga pamjet e siguruara nga ‘BalkanËeb’ shihen edhe autoblindat. Kujtojmë se çështja “Shullazi” shkaktoi një furtunë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda. Siç u raportua edhe pak ditë më parë, arsyeja e shtyrjes së seancës gjyqësore ishte pas kërkesës së Blerim Shullazit, i cili deklaroi se ishte i sëmurë.
Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, por ata sot nuk janë prezent në seancë, ndërsa kafazi i hekurt është bosh. Në sallën e gjyqit janë vetëm avokatët e tyre.
Kryeprokurorja Arta Marku bëri lëvizje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe kërkoi hetim disiplinor për disa prej prokurorëve pasi nuk pranonin të merrnin përsipër çështjen. Por pas debateve u vendos dhe katërshja e tyre, Donika Prela, Gentjan Osmani, Anton Martini dhe Besnik Muçi.
“Xhisiela”, ish-ministri: “Kush denoncon e ha! Sa gra u vranë se guxuan”…
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në një shenim në rrjetet sociale pas deklaratave publike të vajzës së dhunuar, Xhisiela Maloku. “Kush denoncon e ha! Sa gra u vranë se guxuan…
Kush e denoncoi pushtetin dhe ja doli mbanë? Askush!
Atëhere përse duhet ta bënte Ajo?!
Ja, pra Polici që nuk e besoi tërheqjen e kallëzimit dhe nuk i hapi rrugë dhunës iku!
Nuk e mbrojti askush para kërcënimit dhe iku megjithë familje!
Denoncoi por u shpall Horr dhe u dënua me ndjekje këmba këmbës.
Ndaj ska se si vajza e pambrojtur të jetë më trime apo më e fortë”, shprehet Manjani në shenimin e tij
Postimi i plotë i Manjanit në Facebook
Dhunë…
————
Asnjë çudi në shfaqjet publike të vajzës. Ajo është prova më e fortë publike, ku të gjithë ne mund të shohim dhunën e egër e vazhduese të të fortëve me pushtet.
Ajo u tërhoq pa kaluar 24 nga denoncimi për të shpëtuar e gjallë. Ndaj sot dy muaj më vonë nuk mund të rikthehet tek denoncimi, për të njëjtën arësye.
Kush ja pa hajrin denoncimit xhanëm?!
Askush!
Kush denoncon e ha! Sa gra u vranë se guxuan…
Kush e denoncoi pushtetin dhe ja doli mbanë? Askush!
Atëhere përse duhet ta bënte Ajo?!
Ja, pra Polici që nuk e besoi tërheqjen e kallëzimit dhe nuk i hapi rrugë dhunës iku!
Nuk e mbrojti askush para kërcënimit dhe iku megjithë familje!
Denoncoi por u shpall Horr dhe u dënua me ndjekje këmba këmbës.
Ndaj ska se si vajza e pambrojtur të jetë më trime apo më e fortë.
Ja pra një ngjarje që tregon përmbledhtas se cfarë ndodh kur dhunohesh nga të fortët me pushtet!
Ndërkohë pushteti propagandon fort dajakun që ka dalë nga xheneti!!!
Sipas pushtetit, vajza e “ka qejf vetë dhunën”; djali trajtohet si të tjerët ndaj e fusim në burg sa për ti bërë qejfin dynjasë; polici (denoncuesi) është një horr; pushteti është i fortë; opozita është fajtore!!!
Mafia në qeveri do të vrasë biznesmenë, prokurorë, gjyqtarë, gazetarë, politikanë…
Kastriot ISLAMI
Shqipëria nga vëndi më i izoluar e më i varfër i Europës për 50 vjet, pas 25 vjetësh “demokraci”, pa mohuar progresin e konsiderueshëm, cilësohet si një nga vëndet më të e korruptuar e të inkriminuar, duke mbetur gjithnjë vëndi më i varfër në Europë. Në këto 25 vjet, vecanërisht në vitet ’91 e ’97 por edhe pas vitit 2013, për shkak të varfërisë së trashëguar por edhe të pasigurisë e mungesës së shpresës, shqiptarët janë ndoshta të parët në Europë, që kanë lënë vendin e tyre. Gati 30-40 përqind e tyre janë larguar me idenë se “ky vënd nuk bëhet” dhe “s’ka përse i prishim të ardhmen fëmijve të tyre”. Arsyeja, pas 2013, lidhet me vendosjen e një rregjimi të një pakice të korruptuar e kriminale, të quajtur Rilindje, një rregjim autoritar, oligarkik, arrogant dhe i dhunshëm. Gjithëkush që është jasht Rilindjes është i diskriminuar, i përjashtuar, i dhunuar, i dënuar të nënshtrohet ose të largohet nga vendi, përndryshe anatemohet “armik”, dhe për rrjedhojë sulmohet, poshtërohet, ofendohet, përdhunohet, hiqet nga puna, i mbyllet biznesi, i ngushtohen të gjitha hapsirat për të jetuar, punuar, mësuar… Ky regjim ka vrarë shpresën duke asgjësuar cdo alternative, sio brënda vetes ashtu edhe jasht tij. Ka vrarë të ardhmen duke asgjësuar të tashmen. Ka vrarë ndjenjën e reagimit duke ngjallur frikën. Ka dhunuar gjithkënd duke e friksuar të thotë të vërtetën. Ka vrarë të mirën duke promovuar vetëm të keqen, madje duke e konsideruar të keqen model suksesi. Ka shkatërruar sistemin e meritës duke promovuar mediokritetin, klientelizimin, paaftësinë, krimin, banditizmin, mashtrimin, demagogjinë, arrogancën…Dhe së fundmi, Rilindja, me ose pa ndërgjegje, me ose pa dashje, thjesht për të ruajtur pushtetin e saj, i ka hapur rrugën krijimit të mafias së organizuar që është lidhur ngushtësisht me shtetin madje e ka marrë peng atë. Shumë shpejt kjo mafie do të tentojë të kontrollojë tërësisht e të drejtojë shtetin. Pa asjë mëdyshje mund të thuhet se kjo gjëmë i ka zënë shqiptarët të cilët jo vetëm do ta vuajnë për shumë kohë këtë gjëndje por ndoshta do të jenë të pa mundur ta crrënjosin lehtësisht, derisa e gjithë kjo godinë të shëmbet dhe ti zërë të gjithë brënda.
Varfëria është në ekstre, pasuria është përqëndruar në pak duar…
Pas 2013, mungesa e shpresës dhe ndjenja e emrigrimit janë rritur në një shkallë të konsiderueshme. Mungesa e shpresës lidhet me një realitet që e ndjejnë pothuajse të gjithë: i) është rritur numri të varfërve dhe varfëria e tyrë është bërë edhe më e gjërë edhe më e thellë; ii) është zvogluar ndjeshëm deri në zhdukje klasa e mesme e cila sapo kishte filluar të formohej dhe iii) është zvogluar numri i të pasurve por pasuria që zotëron një numër gjithnjë e më i vogël oligarkësh është bërë shumë më e madhe. Të pasurit jolegjitimë po zhvasin të gjithë pasuritë e asetet kombëtare kurse të tjerët po mbijetojnë në varfëri vetëm me asistencë apo me ndihmën që ju vjen nga jasht duke u detyruar të nënshtrohen ose të emigrojnë. Përse ndodh kështu?
Rilindja, një qeverisje e korruptuar, kriminale, arrogante, dhunuese…
Arsyeja është e thjeshtë: vëndi qeveriset nga Rilindja që është një amalgamë e i) politikanëve të korruptuar në mënyrë të paligjshme; ii) individëve me rekorde të tmerrshme krimiminale, iii) biznesmenëve të lidhur me politikanët e korruptuar dhe/ose individët e inkriminuar që kanë zhvatur asetet e fondet publike; iv) e pinjollëve të nomeklaturës së lartë ish-komuniste me një ndjenjë ekstreme revanshiste e sjellje arrogante; v) e manjatëve të medias klienteliste që pasurohen duke promovuar lidhjen politikë-biznes-media dhe sulmuar, sharë, ofenduar të gjithë kundërshtarët e rregjimit dhe vi) e perversëve të të gjithë llojeve e ngjyrave që me mënyrat e sjelljet e tyre tipike janë maska dhe kostumi i këtij rregjimi.
Rilindja, një rregjim i centralizuar dhe autoritar oligarkik…
Pas vitit 2013 kjo amalgamë ka ardhur në pushtet dhe ka ngritur një rregjim qeverisjeje të një pakice të korruotuar dhe oligarkike, që gjatë tre vjetëve ka vendosur nën kontroll pjesën më të madhe të bizneseve të mëdha duke falimentuar të tjerët. Ka vendosur nën kontroll shoqërinë civile duke e asgjësuar një pjesë të konsiderueshme të saj. Ka vënë nën kontroll pothuajse të gjithë median duke e cuar pjesë tjetër në kufijtë e mbijetesës, duke mbyllur shumë programe investigative apo kritike të qeverisë apo duke tentuar të asgjësojë deri edhe portalet e rrjetet sociale. Ka lidhur politikën me krimin duke e futur atë në politikë. Po pastron paratë e pista duke e shndërruar Shqipërinë në lavatricen më të madhe në Europë. Anëtarët e kësaj kupole oligarkike bëjnë një jetë luksoze dhe perverse. Ka blerë votat dhe kërcënuar votuesit. Së fundmi Rilindja me një agresivitet ekstrem ka vendosur nën kontroll të plotë sistemin e drejtësisë.
Rilindja, një rregjim në shkërmoqje…
Pavarësisht të gjitha këtyre veprimeve, mbështetja popullore për Rilindjen ka rënë ndjeshëm dhe mbështetja ndaj saj do të vazhdojë të bjerë në mënyrë eksponenciale, pra ajo shumë shojet do të rrënohet, vithiset, shkërmoqet. Arsyet janë i) mosmbajtja e premtimeve; ii) represioni policor mbi qytetarët e bizneset; iii) demagogjia, mashtrimi e arroganca në komunikimin me të gjithë; iv) dhunimi i cdo të friu apo të reje; v) goditja apo deri eleminimi i cdo opozitari a kundërshtari të rregjimit. Shumica e shqiptarëve, të majtë e të djathtë, e urrejnë në ekstrem Rilindjen dhe e konsiderojnë një të keqe kombëtare, një fatkeqësi, një rrezik për të ardhmen. Por kanë frikë se ajo është një qeverisje kriminale që përdor të gjithë mënyrat për të friksuar, nënshtruar, dhe deri eleminuar.
Mafia që ka marrë peng shtetin po fillon ta drejtojë atë…
Asnjëherë deri më sot, përvecse në formën e retorikës politike, s’do të mund të flitej për ekzistencë të mafies së organizuar në Shqipëri, të mafies në kuptimin e vërtetë. Ndryshe nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe trafiqet që kanë qënë prezente dhe pak apo pjesërisht të lidhura apo në bashkëpunim me politikën, herë më shumë e herë më pak, në disa raste të lidhura me politikanë të nivelit të lartë e në disa raste të tjera me zyrtarë të lartë, apo herë duke qënë të luftuara nga drejtuesit e lartë të shtetit e herë duke qënë të toleruara apo bashkëpunuese, elemnetët e mafias së vërtetë kanë qënë gjithnjë e në cdo rast në luftë me politikën. Vrasja e një bankieri apo e një gjyqtari, kërcënimi apo vrasja e disa biznesmenëve, kërcënimi i gazetarëve, lidhjet e qeveritarëve dhe poilitikanëvë të lartë me klanet e drogës dhe të krimit, përdhunimi dhe dhunimi i vajzave të reja nga njerëz me pushtet, dhunimi verbal përmes medias së kontrolluar e sponsorizuar nga klanet mafioze, largimi i oficërëve të policisë jasht vëndit për të kërkuar azil politik për tu mbrojtur nga sulmet dhe eleminimi i shtetit, e tjerë e tjerë janë shëmbuj të një mafie që është nddhet në fazën e fundit të organizimit të saj, madje e lidhur me organizimin rajonal e eeuropian.
Mafia do të vrasë biznesmenë, prokurorë, gjyqtarë, gazetarë, politikanë..
Veprimet e dukshme të mafias janë gjithnjë rezultat i vendimeve të kupolës së saj, tashmë të lidhur ngushtë e në koordinim me shtetin, kundër cdo kundërshtari, qoftë edhe kundër policëve, kundër prokurorëve, kundër gjykatësve deri edhe kundër politikanëve, biznesmenëve apo gazetarëve që cënojnë veprimtarinë e tyre, ekzistencën e tyre apo prekin interesat e shtetit që i mbron. Sulme ndaj policëve, prokurorëve, gjykatësve apo politikanëve mund të kënë ndodhur edhe nga bartësit e korrupsionit, krimit të organizuar apo trafiqeve, por ato nuk kanë qënë asnjëherë të mbrojtuara nga shteti por kanë qënë më shumë rezultat i përplasjeve të shtetit me ta. Kurse tani mafia është bërë njësh me shtetin, madje e ka marrë peng atë.
Mafia s’mundi të organizohej në periudhën 2013-2017…
Në Shqipëri, me ardhjen në pushtet të Rilindjes, kur individët me rekorde kriminale e trafikantët veshën kostum politik dhe qeverisja rezervoi poste lukrative për përfaqësuesit e tyre në qeverisjen e vëndit apo administratën publike, u krijuan në këtë mënyrë kushtet për organizimin e tyre në formën e mafias së organizuar. Po ata s’arritën të organizohen në formën e një mafie të vërtetë. Ata krijuan një lidhje pengmarrjeje reciproke me Ramën, pa patur mundësi të kenë organizimin e tyre dhe juridiksionin lëndor-territorial. Gjatë kësaj kohe, herë ata kishin nevojë për Ramën e herë Rama kishte nevojë për ta. Disa prej tyre, Rama i mbajti më afër e disa të tjerë i margjinalizoi por asnjëherë s’i largoi. Ata prej kohësh programuan organizimin e “pushtetit të tyre” të ardhshëm, dhe pritën momentin e përshtatshëm, që për shkak të nevojës që Rama pati për ta për të fituar i vetëm tepsinë e pushtetit ata të nisnin ngritjen e sistemit të mafias së organizuar. Ky ishte momenti kur lidhja e tyre u fuqizuam ekstremisht, Rama do ti drejtonte ata por ata do ta merrnin njëkohësisht peng Ramën.
Rama është bërë njësh me mafian kundër qytetarëve
Me veprimet e tij Rama është bërë njësh me mafian kundër qytetarëve për shkak të ambicjes së tij të shfrenuar, po edhe nga frika e humbjes së pushtetit. Pas fitimit të pushtetit i vetëm, me ndihmën e mafias, Rama është në një rrugë pa kthim. Ai do ti shkojë kësaj rruge deri në fund. Ose duke u përplasuar së bashku me mafian me qytetarët dhe marrë ndëshkimin popullor. Ose duke u eleminuar nga mafia nëse heziton të kthehet në mes të rrugës. Opsioni i nënshtrimit dhe friksimit të qytetarëve që deri më sot Rama është munduar tja përcjellë publikut do të dështojë. Madje sa më shumë rriten tentativat e mafie-shtetit për të dhunuar apo nënshtruar qytetarët aq më i shpejtë dhe aq më i tmerrshëm do të ishte fundi.
Në vend të përfundimit: Apel për shqiptarët dhe partnerët…
Shqipëria është në rrezik. Shteti i bërë njësh me mafian po i detyron shqiptarët ose të nënshtrohen ose të emigrojnë. Nëse qytetarët shqiptarë s’do të reagojnë masivisht e energjitikisht dhe nëse partnerët do të heshtin e s’do të veprojnë me shpejtësi për të frenuar apo crrënjosur këtë dukuri atëhere gjasat janë që mafia të kontrollojë qeverinë e ta vendosë edhe shtetin nën kontrollin e saj. Ky do të ishte shëmbulli i parë në botë i mafies të krijuar nga vetë shteti në luftën për pushtet, por që shumë shpejt do të vendoste nën kontroll shteti. Vendi është shumë pranë kësaj gjëndjeje. Cmontimi i kësaj mafie të organizuar në të ardhmen do të ishte një sfidë shumë e vështirë, sepse ajo do të krijonte të gjithë lidhjet eventuale me mafian rajonale e europiane si dhe faktorët e tretë që janë në një betejë të ashpër me partnerët globalë të Shqipërisë…
Rrëfimi i tmerrit
Erl KODRA
Unë sonte nuk mund të shkruaj tekst normal. Domethënë, nuk mund të shkruaj me një linjë të saktë arsyetimi, të rendis argumente ose të sistemoj fjalitë e mia bukur. Jo, sepse une nuk jam aq cinik sa të mund ta bëj këtë gjë qetësisht. Jo, sepse sonte unë sapo pashë një show horror teksa masakrohej një vajzë tharcane live në Top Channel dhe Klan Tv.
Sonte fjalori im është tejet i varfër, por megjithatë unë do të shkruaj duke u përpjekur të futem brenda lëkurës së vajzës. E di se është punë fort e vështirë, sepse unë jam një burrë, madje një burrë që ka hequr goxha në jetë, qysh në rininë e hershme. Por do të përpiqem, s’kam ç’bëj. Ju lutem më lexoni me vëmendje, sepse unë do të provoj sfidën time – ju quajeni si të doni -, të tregoj ato që ajo vajzë ka përjetuar. Fundja unë jam një shkrimtar, dhe si i tillë, unë do të përpiqem të ndjejë pak më përtej të zakonshmes.
Eni Vasili është një zonjë e plotësuar. E mbajtur mirë, ambicioze aq sa duhet, e bukur sepse mund ta mbajë veten; e zgjuar mjaftueshëm sa të dijë të penetrojë nëpër labirinthe. Por fatkeqësisht, ajo është e paaftë profesionalisht, të paktën sonte dështoi me sukses, por me një pasojë të pariparueshme për jetën e nje vajze te re.. Megjithse Eni nuk është qëllimi i këtij teksti, por Eni Vasili e transmetoi e para intervistën e vajzës me zë dhe figurë. Gjë të cilën nuk duhej ta bënte kurrësesi, edhe nëse vajza do të “këmbëngulte” fort. Sepse në rrethanat aktuale ajo vajzë nuk është e aftë të marrë vendime të drejta dhe të pavarura, e pandikuar nga maskarada e madhe që po zhvillohet rreth saj. Por Eni Vasili e bëri, ashtu siç bëjnë sot të gjitha mediat në Shqipëri.
Këtë maskaradë e filloi Muhamet Veliu, e pasoi Eni Vasili dhe natën e mbylli Blendi Fevziu. Por edhe panelet përkatëse në studiot televizive.
Të ftuarit e Eni Vasilit dhe të Blendi Fevziut nuk duhej të flisnin sonte. Ata duhej të braktisnin ato studio, ata duhej të refuzonin të bëheshin komentator ku vritet live dinjiteti i një vajze të traumatizuar. Ata duhej të ngriheshin të revoltuar, të refuzonin atë intervistë.
Ata mund të thonin vetëm kaq;
Stop me këtë neveri!
Jo, ata vazhduan të gjuanin opinionet e tyre si gurët në një linçim publik. Ata vazhduan të shqyejn zemrën dhe mëlçinë, fytyrën dhe gjoksin e vajzës së gjorë. Të tjerë iu hodhën në grykë, ndërsa ajo mbrohej pa armë, pa fjalë, por vetëm me zbehtësinë dhe dobësinë e trupit tharcan. Ajo foli me sy, foli me gjeste, foli me levizjet e lehta të buzëve, ndërsa mënjanonte kokën anash ose lart, nga frika dhe tmerri se mos gabonte në ato që po thoshte para kamerave.
Blendi Fevziu është një burrë i plotësuar. Ska më mirë; para dhe pasuri, famë dhe show, lavdi dhe miqësi, udhëtime dhe qejfe, të dashura dhe sebepe pa hesap. Ndaj nuk prisja ndryshe as sonte, sepse e dija se supergazetari nuk do ta falte rastin pa ngrënë edhe ai pjesën e vet nga trupi i drobitur i vajzës tharcane.
Por më lejoni të ju pyes;
A e keni provuar frikën? Jo, jo të gjithë e kuptojnë se çfarë përroi i llahtarshëm është ajo. Duart të dridhen, ndërsa një gropë fillon të rritet në stomak. Gropa më vonë merr formën e një vorbulle, e cila të përpinë përfare. Të thahet pështyma në gojë, dhe një hidhësinë të vjen prej lukthit.
Thuhet se është e njëjti helm i cili e prishë cilësinë e mishit të bagëtive, teksa presin rradhën të theren tek kasapi. Ato çaste gjithçka reagon, çdo qelizë e organizmit tënd thërret në kupë të qiellit për mbijetesë.
Frika është një reagim, një atavizëm që e kemi të trashguar në genet tona, mbase para se në Tokë të vinin primatët. Evolucioni nuk e ka zhdukur frikën tonë, se ne njerëzit, mund të bëhemi dreka ose darka e qenieve të tjera, më të forta se ne.
Vajza ka një motër më të vogël. Vajza ka një nënë, vajza ka një jetë për të jetuar. E bukur dhe inteligjente, por fatkeqe sepse ka lindur në një fshat të Krujës, fatkeqe se ia vranë babain kur ajo ishte fare e vockërr, fatkeqe sepse ka qenë e dashura e një të riu sadist, fatkeqe sepse qëlloi që trupi i saj u zhvillua në kohën kur Krujën dhe të gjithë Shqipërinë e mbuloi hashashi, dhe në terren erdhi “policia që duam”, fatkeqe sepse qëlloi bash në kohën kur sekush nëpër institucione sheh të hajë një çap bukë duke ruajtur krahët.
Fatkeqe sepse për Kryeministër kemi një horr që nuk e ka për gjë të çojë njerëz edhe në varr, duke i shtyrë drejt vetvrasjes për ambiciet e tij. Fatkeqe sepse nuk mundi të arratisej nga Shqipëria, ashtu si 400.000 shqiptarët e tjerë.
Sonte nuk mund të shkruaj më gjatë. Unë jam baba vajzash dhe sonte kam qajtë me lot. Sonte do doja të kisha grushtin e Mike Tyson, që t’i hyja vendçe të parit Blend Fevziut & Co…
Shteti përdhunues, terror kafshëror ndaj vajzës, prova e kryepërdhunuesit
Tërheqja e dëshmive nga Xhisiela Maloku provon pasojat e tmerrshme të terrorit kafshëror që ushtrohet ndaj saj nga shteti përdhunues.
Kështu shkruan ish-kryeministri Sali Berisha i cili shtoi se intervista e mbrëmshme e Xhisielës është prova absolute se Rama është dhe kryepërdhunuesi I Vjolistanit.
Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit
Intervista e Xhisieles, prova absolute se Edvin Kristaq Rama eshte dhe kryeperdhunuesi i Vjolistanit!
Miq, dje mediat paraqiten viktimen Xh. M, e cila, pas shplarjes se trurit qe i beri shteti perdhunues ne zyrat e tij, nuk thote se nuk mban mend por thote nuk ka ndodhur asgje dhe fjale per fjale thote ato qe prej dy ditesh perserit si papagall kryeperdhunuesi Edvin, pra se mediat po perdorin vjazen.
Ne intervisten e saj Xhisiela, ne çdo dy fraza, sipas porosise, sulmonte mediat duke deklaruar nuk dua te perdorem nga media.
Miq, nuk duhet revoltuar me Xhisielen, ajo eshte absolutisht e pafajshme dhe qendrimi i saj tregon se çfare eshte i afte te bej shteti perdhunues kunder nje viktime te pambrojtur.
Terheqja e deshmive nga ana e saj provon vetem efektin, pasojat e tmerrshme te terrorit kafsheror qe ushtrohet ndaj saj nga shteti perdhunues.
Duhen falenderuar mediat per kontributin e madh te tyre ne mbrojtje te viktimes dhe zbardhjen e ketyre te vertetave shtazore qe mund te ndodhin vetem ne shtetin perdhunues te Vjolistanit! sb
Taulant Balla i kërkon gruas së tij, drejtoreshë Juridike në Telekom qelizat telefonike të celularit
Taulant Balla i kerkoi dje Telekom Albania qelizat telefonike të nr te tij për të provuar nëse ka qënë në Fushë Krujë, mbrëmjen e 21 korrikut 2018-të. Kreu i grupit socialist, Taulant Balla, kërkesën ia ka drejtuar drejtorisë juridike dhe të dhënave personale të Telekom Albania, pra bashkëshortes së tij, Iris Pekmezi Balla e cila është drejtoreshë juridike dhe e të dhënave personale të kompanisë celulare.
Pra, Balla i kërkon gruas qelizat telefonike të telefonit të tij celular që të rrëzojë akuzat për përfshirjen në kërcënimin me armë të një oficeri policie në stacionin policor të F.Krujës, për të ndaluar arrestimin e djalit të deputetit Rrahman Rraja.
Por nuk është ky i vetmi problem i kërkesës së Taulant Ballës. Kërkesën për marrjen e qeliza telefonike celulare nuk mund ta bëjë dot një qytetar, qoftë ky edhe deputet. Sipas ligjit vetëm prokuroria mun të kërkojë qelizat telefonike nga një kompani celulare, kështu që kërkesa e Ballës është minimumi e paligjsshme dhe qesharake pasi i drejtohet gruas së tij.
Mziu: Qeveria lë Kamzën pa zjarrfikëse, në rast nevoje bashkia duhet t’i drejtohet Tiranës!
Diskriminimi ndaj Kamzës i qeverisë së “Rilindjes” nuk njeh kufij. Veç mungesës së investimeve në Kamëz, mosfinancimit të mbi 135 projekteve të Bashkisë çuar ministrive të linjës (ku flenë në sirtarët e tyre), mosofrimit të grandeve, Bashkisë nuk i kanë kaluar as kompetencat bazuar në ndarjen e re territoriale shoqëruar kjo edhe me faturën financiare dhe personelin.
Në kuadër të denoncimeve rast pas rasti, kryebashkiaku Xhelal Mziu denoncon faktin që Kamza, Bashkia e 6-të në vend, nuk ka një stacion zjarrfikësesh, nuk ka asnjë automjet dhe personel të duhur dhe qeveria prej vitit 2015 nuk i ka kaluar asnjë fond Bashkisë me qëllim blerjen e automjeteve të reja.
“Situata është e paprecedentë, për faktin se në rast zjarri apo dhe përmbytjesh Kamza nuk ka asnjë automjet zjarrfikëse dhe rrjedhimisht as stacion zjarrfikësesh, duke mos pasur mjete dhe personelin e duhur. Me kalimin e kompetencave duhej që Kamzës t’i kalonte një stacion zjarrfikësesh. Kemi 4 reparte zjarrfikësesh: në Kombinat, tek Inxhinieria e Ndërtimit, Kinostudio dhe në Kodër-Kamëz pranë UBT-së dhe asnjëri prej stacioneve s’i ka kaluar Kamzës. E sanksionuar edhe në ligjin e 2015-ës është që kush s’ka përfituar nga kjo ndarje qeveria të na sillte mjetet ose fondin që t’i blinim vetë.
Madje, ne bëmë gati edhe projekti dhe planifikuam edhe vendin në vitin 2017 në komunikim me Ministrinë e Brendshme, por fondi u rialokua dhe nuk na erdhi.
As automjete dhe as fonde nuk na kanë kaluar dhe sot në rast të një zjarri apo përmbytjeje, Bashkia Kamëz duhet t’i kërkojë ndihmë Tiranës. A nuk është kjo absurde!? Çfarë mund të quhet tjetër veçse diskriminim i pastër për qëllime politike”, – thotë kryebashkiaku Xhelal Mziu. Kreu i Bashkisë Kamëz thotë së pavarësisht kërkesave apo edhe premtimit të Kryeministrit në takimin që pati në Kamëz, asgjë nuk është bërë. “Dua të theksoj faktin se në mbledhjen më të fundit të Këshillit të Ministrave, qeveria vendosi një fond prej 50 milionë lekësh të reja për blerje automjetesh zjarrfikëse për bashkitë dhe Kamza sërish rezulton e diskriminuar”, – thotë kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.
Kryebashkiaku Xhelal Mziu në mënyrë sistematike i ka përmendur rastet diskriminuese, si: largimin nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 6 mijë familjeve, heqjen e Zyrës së Punës nga qyteti, mosfinancimin për ndërtimin e shkollave të reja dhe rikonstruksionin e atyre që u ndërtuan nga qeverisja e PD-së, mosplotësimin e personelit të kopshteve dhe shkollave si pasojë e fondit që nuk ofrohet nga MASR, moskalimin e konviktit të shkollës “Lori Boriçi” nën administrim të Bashkisë Kamëz, që aktualisht dhe çuditërisht administrohet nga Bashkia Tiranë. Të tjerat do të denoncohen në ditët në vijim.
Dy vrasës të armatosur shoqëronin Xhisielën në studiot e televizioneve
Vajza e përdhunuar dhe torturuar Xhisiela Maloku është shoqëruar mbrëmë në studiot e televizioneve nga dy vrasës të armatosur. Vajza ka qenë në kushtet e pengmarrjes dhe kjo është konfirmuar edhe nga gazetarë që ishin prezent kur ajo mbërriti në studion eTop Channel. Pengmarrësit e kanë pritur Xhisielën deri në përfundim të emisionit ku janë garantuar se deklartat e saj të ishin në favor të përdhunuesit Rexhep Rraja.
Gazetarja Anila Hoxha ka konfirmuar në studion e “Open” idenë se Xhisiela është detyruar që të bëjë deklaratat para mediave duke mohuar dhunën dhe përdhunimin pasi ajo është e marrë peng. Gazetarja Hoxha ka sjellë një detaj nga fillimi i intervistës me Eni Vasilin. Gazetarja kujtoi një detaj nga një pyetje që i ishte bërë asaj kur i kishin kërkuar që të dinin se si kishte ardhur në studion e televizionit? Xhesiela i ishte përgjigjur se kam ardhur me taksi. Në këtë moment ka ndërhyrë gazetarja Hoxha duke deklaruara para opinionit se, “ne e pamë që ajo nuk erdhi me taksi. Ajo erdhi e shoqëruar nga njerëz që qëndronin brenda në makinë me të dhe nuk e dimë se cilët ishin ata njerëz”, tha gazetarja Hoxha.
Ky detaj është konfirmuar edhe nga gazetarja Eni Vasili. Për të gjithë është e qartë se kemi të bëjmë me një skandal mjaft të rëndë të pushtetit të krimit në qeveri, që tani po mban peng vajzën e përdhunuar nga djali i deputetit të PS dhe po e shtëit san ë një media në median tjetër për të shpëtuar fundërrinën në krye të qeverisë.
Përballë gazetarit Blendi Fevziu, Xhisiela tha se nuk kan qenë kurrë e kërcënuar nga Rexhep Rraja dhe se kallëzimi i saj në polici është bërë për shkaqe xhelozie, pas Rexhepi ishte lidhur me një vajzë tjetër.
E pyetur nga gazetari Fevziu, se përse më pas ajo e tërhoqi denoncimin, Xhisiela tha se e bëri ngaqë arriti të rregullonte marrëdhëniet me ish-të dashurin.
-Pra i bie që jeni tallur me policinë, ishte reagimi i gazetarit.
-Po, u përgjigj Xhisiela, duke shtuar se nuk ka qenë kurrë e kërcënuar e madje se Rexhepi i kishte ofruar mbështetje.Duke këmbëngulur më tej gazetarja Eni Vasili e pyet se kush e pagoi taksinë, nisur nga fakti se vajza është e papunë.
Xhisiela i thotë se ishte ajo vetë që e pagoi, duke shtuar se familja saj ka të ardhura mesatare nga puna e nënës dhe ndihma e të afërmve në emigracion. Ndërkohë në studio, gazetarja tjetër, Anila Hoxha, e cila ishte në Durrës me Eni Vasilin, zgjodhi të fliste troç, duke treguar se në fakt Xhisiela nuk kishte mbërritur me taksi në takim, por e sollën dhe e morën persona të tjerë.
Xhisiela jeton në Nikël të Krujës. Një fshat që edhe policia u mburr kur hyri me forca të shumta në një operacion të madh. Le ta themi kush e shoqëronte Xhisielën kur erdhi të bënte intervistën. Ne e pyetëm se me çfarë kishte ardhur dhe ajo tha: “Me taksi”, por ajo gënjeu sepse ne e pamë kush e solli me makinë. E pamë edhe kush e shoqëronte. Ajo tha se erdhi me taksi dhe gënjeu. Nuk e dimë kush ishin ata persona, por duhet ta themi që ajo gënjeu. Ajo gënjen sepse nuk mund të gabojë një ekspert mjeko-ligjor për plagët që ka në trup” – tha gazetarja duke dëshmuar në këtë mënyrë atë që tashmë askush nuk e dyshon më. Xhisiela Maloku u shfaq në televizion e detyruar të mohojë gjithçka, të fajësojë veten dhe mbrojë dhunuesin e saj, djalin e deputetit Rrahman Rraja.