30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

E marrë peng, Xhisiela mohon në televizione djegien me cigare: U talla me policin…

E marrë peng nga banda në qeveri vajza e përdhunuar Xhisiela Maloku ëhstë nënshtruar para kërcënimeve dhe është detyruar që të dalë përpara të gjitha televizioneve për të mohuar edhe denoncimin e saj në komisariatin e policisë përpara Nënkomisar, Nuhut, për të cilin thotë se ajo ëhstë tallur. Duhet të kemi parasysh situatën në të cilën ndodhet Xhisiela për të kuptuar edhe deklaratat e saj në kushtet e pengmarrjes.
Në rrëfimin e saj për emisionin “Opinion”, Xhisiela Maloku rrëfen për herë të parë detaje nga lidhja e saj me Rexhep Rraja, djalin e deputetit të Krujës.
Përballë gazetarit Blendi Fevziu, Xhisiela tha se nuk kan qenë kurrë e kërcënuar nga Rexhep Rraja dhe se kallëzimi i saj në polici është bërë për shkaqe xhelozie, pas Rexhepi ishte lidhur me një vajzë tjetër.
E pyetur nga gazetari Fevziu, se përse më pas ajo e tërhoqi denoncimin, Xhisiela tha se e bëri ngaqë arriti të rregullonte marrëdhëniet me ish-të dashurin.

-Pra i bie që jeni tallur me policinë- ishte reagimi i gazetarit.
-Po, u përgjigj Xhisiela, duke shtuar se nuk ka qenë kurrë e kërcënuar e madje se Rexhepi i kishte ofruar mbështetje.
Ajo tregoi se Rrahja e ka dhunuar verbalisht si dhe e ka goditur me shpullë me datë 19 korrik.
Maloku rrëfei se shkoi rastësisht në hotel, ndërsa denoncimin e bëri nga xhelozia, pasi Rrahja shkoi me një femër tjetër me pushime.
Ajo tregon se me datë 21 korrik shkoi dhe bëri denonocimin, pasi ai shkoi me vajzën tjetër me pushime.
“Unë nuk kam djegie më cigare. Kam bere nje aksident”,-tregoi ajo.
Fevziu: Mjeku nuk i dallonte shenjat e aksidenti?
“Atë nuk e di une”,- thote Xhesiela Maloku
Sipas saj, denoncimi u tërhoq pasi me datë 21 ata u pajtuan.
Ajo rrëfei se nuk foli me të, por me njerëz të afërt të tij.
Maloku tregoi se nuk është shprehur për Emiliano Nuhun, se fisi Rrahja janë kriminelë.
Ndërsa deklaroi se askush nuk e ka kërcënuar.

Maskarada, vajza e përdhunuar merret peng, e detyrojnë të mbrojë përdhunuesin në media

E turpshme dhe një maskaradë e vërtetë e organizuar direkt nga kryepërdhunuesi Edvin Rama dhe Rrahmani i tij. Vajza e përdhunuar ëhstë detyruar që të dalë publikisht para mediave dhe të mohoijë të gjitha ato që ajo ka shkruar dhe denoncuar në komisariatin e policisë në prani të Nënkomisarit, Nuhu. Kemi të bëjmë me një vajzë e cila pasi ëhstë përdhunuar është marrë tani peng nga përdhunuesit e saj politikë. Autori i të gjithë këtij skenari është vetë kryepërdhunuesi Rama dhe Rrahmani i tij.
Intervistën e dytë urgjente Xhesiela Maloku e ka dhënë në studion e opinion dhe më pas edhe në atë të Eni Vasilit. Regjimi kriminal ka kapur mediat dhe i ka vënë në shërbim të mbrojtje së përdhunimit.
Pjesë nga intervista në “Opinion”
Xhisiela Maloku ka rrëfyer në studion e emisionit Opinion se Rexhep Rrahja e ka dhunuar verbalisht si dhe e ka goditur me shpullë me datë 19 korrik.
Maloku rrëfei se shkoi rastësisht në hotel, ndërsa denoncimin e bëri nga xhelozia, pasi Rrahja shkoi me një femër tjetër me pushime.
Ajo tregon se me datë 21 korrik shkoi dhe bëri denonocimin, pasi ai shkoi me vajzën tjetër me pushime.
“Unë nuk kam djegie më cigare. Kam bere nje aksident”, tregoi ajo.

Xhisiela Maloku: Askush nuk më ka kërcënuar siç është thënë në deklaratën pa firma.
Blendi Fevziu: Atëherë, në deklaratën që ju keni dhënë, jeni përgjigjur policisë: Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rrahja më kërcënoi se do më vriste, ata janë fis kriminelësh dhe rrinë gjithmonë me pistoleta. Unë nuk e kam babain se më është vrarë në vitin 1997 dhe jetoi me mamin dhe motrën.
Xhisiela Maloku: Ajo nuk është dëshmi e imja. Atë e ka thënë Emiliano jo unë. Ato që lexuat ju aty, i ka thënë Emiliano.
Pse ju talleshit me Policinë?
Po këtë kam bërë… nuk e kam bërë…
A jeni e sigurt për këto që thoni? Mos jeni nën presion?
Kështu është siç them unë. S’jam në presion tani që flas. Nuk më ka thënë që ‘jam me pushime dhe sa të vi do të vras’, por kam folur me kushëririn e tij, dhe i kam thënë ku je se dua të flasim dhe më ka thënë, “jam me pushime, nesë ke nevojë unë vij direkt”. Kjo më duket mbështetje jo kërcënim.
“Me të afërmit e tij kam pasur gjithmonë kontakte me ta, me Rexhepin nuk e mbaj mend nëse kam pasur kontakte me të, (pas ndarjes). E kam bërë çdo gjë nga xhelozia.. sa më tha që ai ka ikur më të dashurën me pushime.

A jeni ndare prej dy vitesh ju?
Po, por kështu e kemi lidhjen ne…
Blendi Fevziu: Sipas ekspertëve që kemi pasur në studio është thënë se vetëm dëshmia e parë merret parasysh, pasi të tjerat mund të tërhiqen nën presion. Dëshminë e parë ja keni dhënë Citozit apo Emiliano Nuhut?
Xhisiela Maloku: Kallëzimin e parë e kam bërë në komisariatin Nr.3 në Tiranë. Komisariati i Tiranës më ka referuar në Komisariatin e Fushë-Krujës. Por dëshminë e kam dhënë në Tiranë. E kam tërhequr në Fushë-Krujë. Ndërsa të nesërmen, kam shkuar në Durrës për të tëhequr tërheqjen që kisha bërë herën e parë. Pra në Fushë-Krujë.
Blendi Fevziu: Keni pasur kontakte me Rexhep Rrahjen?
Nuk më kujtohet nëse kam pasur kontakte, por me të afërmit e tij kam pasur dhe të kem gjithmonë kontakte. Pas dates 21 nuk e kam takuar më Rexhepin.
Blendi Fevziu: Atëherë, në deklaratën që ju keni dhënë, jeni përgjigjur policisë: Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rrahja më kërcënoi se do më vriste, ata janë fis kriminelësh dhe rrinë gjithmonë me pistoleta. Unë nuk e kam babain se më është vrarë në vitin 1997 dhe jetoni me mamin dhe motrën.
Xhisiela Maloku: Ajo nuk është dëshmi e imja. Atë e ka thënë Emiliano jo unë. Ato që lexuat ju aty, i ka thënë Emiliano.

Denoncimi i Berishës: Kryebashkiku i Fierit me të vëllanë kanë zaptuar Lagunën e Nartës!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qyteari nga Fieri, i cili shkruan se Lagunën e Nartës e ka kryetari i Bashkisë, Subashi me të vëllanë.
Qytetari shkruan se, laguna ka 20 vjet qe eshte e te fortit kryebashiakut te Fierit, Subashit dhe e vellait te tij qe e mbulojne gjojja laguna eshte e disa minoritareve nga Zverneci qe Jane vetem puntoret e subashit e te vellait te tij.
Postimi i plotë i Berishës në Facebook
Subashi me te vellane kane Lagunen e Nartes!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Dr, pashe sote ne media qe po benin shoë tek laguna e nartes gjoja po sekuestronin varkat e peshkimit mashtrime kretesisht sepse laguna ka 20 vjet qe eshte e te fortit kryebashiakut te Fierit, Subashit dhe e vellait te tij qe e mbulojne gjojja laguna eshte e disa minoritareve nga Zverneci qe Jane vetem puntoret e subashit e te vellait te tij. Denoncoi mafjozet me pushtet. Anonim te lutem qofshe mire rrespekte.

Mourinho përgjigjet nëse kishte folur me Zidane: Pyet djalin mbrapa teje…

Duke folur përpara gazetarëve të hënën para ndeshjes së Champions League ndaj Valencias, Mourinho iu është përgjigjur me sarkazmën e tij karakteristike pyetjeve rreth mundësisë së shkarkimit dhe telefonatës së tij me Zidane.
“Java e Champions League është një javë e mirë, edhe nëse pret që ndeshje të vështirë me kundërshtar të vështirë. Arsyeja se përse nuk fitojmë ndeshje është e njëjta me atë përse fitojmë ndeshje. Performanca në fushë është e ulët për disa arsye”.
Kur u pyet për vështirësitë që po has me të ardhmen e tij te United, Mourinho ka thënë:
“Kjo është private, unë nuk po të pyes ty se me kë ke folur në telefon këtë mëngjes”.
Pyetjes a është puna e tij në rrezik, tekniku i është përgjigjur: “Jo, nuk mendoj kështu”.
Pyetjes nëse kishte folur me Zidane ai i është përgjigjur: “Pyet djalin mbrapa teje, ai e ka shkruar këtë”.

United-Juventus mund të ketë një surprizë të madhe
Jose Mourinho po ecën mbi akull të thyer te Manchester United, me “Djajtë e Kuq” që po kalojnë momentin më të keq në javët e para të Premier League, në 29 vitet e fundit.
Sipas “Daily Mail”, “Special One” mund të shkarkohet nëse Manchester United humbet kundër Valencia-s në ndeshjen e kësaj të marte në Champions League, që do të luhet në “Old Trafford”.
Manchester United fitoi ndeshjen e parë të fazës me grupe kundër Young Boys, por një humbje në shtëpi kundër spanjollëve do të mund t’i kushtonte vendin ish trajnerit të Inter-it.
Mourinho ka një kontratë prej 17 milionë dollarësh në vit me Manchester United. Ai rinovoi në janar dhe marrëveshja e tij e re me gjigantët e Premier League përfundon në 2020-ën.
Juventus po e monitoron nga afër situatën e “Special One”, teksa “Zonja e Vjetër” do të përballet me United në 23 tetor, ndërsa “Djajtë e Kuq” do të luajnë në “Allianz Stadium” më 7 nëntor.

Shefi i Policisë tapë në timon, përplas tre makina: “Nuk kisha pirë dhe aq shumë”!

Shefi i policisë në Patos të Fierit është arrestuar ditën e djeshme pasi duke udhëtuar me makinën e tij përplasi tre makina të tjera, por fatmirësisht pa të plagosur.
60-vjeçari Flamur Veliu, banues në qytetin e Lushnjës, u arrestua nga kolegët e tij pasi dyshohej se kishte shkaktuar aksident për shkak të gjendjes së dehur.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Mulliri i artë”, i cili ndodhet në segmentin rrugor Fier-Lushnjë, rreth 3 kilometra në dalje të qytetit të Fierit. Nga ana tjetër, Policia e Fierit deklaron se shkak i aksidentit mund të jetë bërë gjendja e shefit të Komisariatit Patos.
Ndërkohë, pas ngjarjes mësohet se ka qenë vetë shefi i Komisariatit, Veliu, ai që ka njoftuar kolegët duke u treguar se ka përplasur tri makina të tjera në rrugë. Ai iu ka kërkuar atyre që të shkojnë në vendngjarje dhe të kryejnë veprimet, teksa i ka pritur edhe vetë në vend. Edhe pse nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale, shefi i Policisë ka kërkuar ndihmën e kolegëve. Këta të fundit, pas testit të alkoolit e kanë shoqëruar për në komisariat.
Veliu kishte rreth dy vite në këtë detyrë dhe është njohur për marrëdhënie korrekte në punë. Disa burime tregojnë se pas pune, ditën e djeshme ai ka qëndruar me miq në qytetin e Fierit ku edhe kanë pirë.
Ndërkohë, vetë Veliu ka thënë për kolegët se nuk kishte pirë aq sa të mos kontrollonte mjetin. Aksidenti sipas tij ka ndodhur për shkak të fluksit të mjeteve në atë rrugë dhe parakalimeve të shpejta, çka ka krijuar kaos në trafik në çastin e përplasjes. Por pavarësisht justifikimit të tij te kolegët në Fier, këta të fundit me ndërhyrjen e SHÇKB-së i kanë komunikuar ndalimin.

Hajdutë profesionistë! “Rilindja” zhduk 160 milionë lekë dhe le pa ujë gjysmën e Librazhdit

Nga Bujar VRETO

Ujesjellesi pa uje i Zgoshtit! Keshilli Bashkiak i Librazhdit me vendim e dt 24-09-2018 miraton pa votat e grupit te djathte, projekt vendimin e zyres se bujqesise per nxjerrjen jasht perdorimit te ujesjellesit ne fshatin Zgosht te njesise administrative Lunik.
Ky eshte nje vendim i diktuar, dhunuar dhe trysnuar nga i emeruari i Taulantit, absolutisht i papranueshem pasi nxirret jashte perdorimit pa u marre ne dorezim, pa funksionuar qofte dhe nje dite te veteme, pa ardhur qofte dhe nje liter uje per/sekond, pa dhene llogari askush se ku shkuan 160000000 lek (njeqind e gjashtedhjet milion) por jo vetem kaq se per ujesjellesin qe nuk funksionoi asnje dite u mblodhen para sipas numrit te banoreve per cdo shtepi nje vlere e konsiderueshme prej 12000000 (dymbedhjete milion) dhe keto para nuk u kthyen kurre tek te demtuarit.
Une bisedova me banoret e fshatit Zgosht si dhe me kryetarin e fshatit te cilet me shpjeguan per situaten dhe vjedhjen qe ju eshte bere banoreve duke ju kerkuar nga xhepat e tyre 10% te vleres qe do te ndertohej ujesjellesi, banoret nga halli se ishin pa uje i mblodhen leket dhe tani pas disa viteve nuk e dine se ne xhepat e kujt kane shkuar keto para sepse uji nuk erdhi asnjeher.
Kryetari i fshatit me informoj se tubat e ujesjellesit jane vjedhur pothuajse me shume se gjysma dhe kerkojme ndihme qe pjesen tjeter ta c’montojne ta inventarizojme dhe ta perdorim per kanalin vadites pasi mundesohet vaditja e 25 ha toke buke.
Une me keshilletaret e djathte per propozimin e Kryetarit te fshatit Zgosht ishim dhe jemi dakort te shpetojme cka mbetur nga hajdutet me letra dhe hajdutet e hekurit per skrap por kerkuam si me poshte!

1- Te ngrihet nje grup pune per te evidentuar shkaqet pse nuk u fut ne perdorim ujesjellesi i Zgoshtit, asnjeher ?
2- Te kthehen menjeher parate banoreve qe u mblodhen per te plotesuar 10% e kerkuar nga Fondi i Zhvillimit nepermjet Komuna Lunik.
3- Te hartohet nje Padi Penale per pergjegjesit e kesaj vjedhje te madhe.
4- Te perllogaritet vlera e tuave te mbetura pa u vjedhur nga hajdutet pa letra duke perllogaritur se pagesa per c’montim mundet te jete me e madhe se vlera e tubave.
5- Vlera prej 8000000 (tete milion) lek te vjetra per c’montimin e tubave qe u miratua nga keshilli te perdoret per riparimin e kanalit vadites.
Te dashur miq babezia ka pushtuar ne themel drejtuesit e pushtetit te votave te vjedhura dhe sdo as mend as kalem qe jane njesh me mafien me sakte jane vete drejtuesit e mafies.
Ne u solidarizuam me Kryetarin e fshatit Zgosht jo vetem per idene e tij qe te shpetonte cka mbetur nga hajdutet por sepse kane mbetur edhe njerez te mire qe mendojne per pronen e perbashket, per taksat e qytetareve, per xhepat e bashkefshatareve qe jua grabiten hajnat.
Faleminderit Qerim Shpata Kryetar i fshatit qe e do vendin tend dhe bere kete jehone te madh nepermjet deshires per te shpetuar cka mbetur nga hajdutet.
Vidhen njeqind e gjashtedhjete milion leke dhe as nje gjemb su hyn ne kembe, nuk ka mundesi te paguaj dy mije lek per energjin ben 6 muaj burg, sa TURP ?!.

Kryetari i PD Librazhd
Bujar Vreto

Prapë vetëm Fax News e dha protestën

Andi Bejtja

Prapë vetëm Fax News e dha protestën e shoqërise civile…Fax News vetëm jep protestën e Teatrit…Fax News vetëm debatin e hapur të inceneratorëve…ja kemi të gjithë një borxh këtij televizoni i vetmi që po mban pa plasur venat e demokracisë…ndaj bëjani një nder vetes meqë për një dy ose disa arsye nuk protestoni dot apo dhe nuk flisni dot….Një euro nuk ja jepni dot, por një “like” mund t’ja bëni…fshini nga telekomanda shumicën e televizoneve informative dhe ato te përgjithshme që nuk e japin në lajmet e tyre këtë protestë dhe mbajeni telekomandën te Fax News, do respektoni veten dhe Shqipëria padyshim do jetë me e mirë…Duhet ta kishit bërë me kohë, në fakt, por mund ta bëni dhe sot përpara se e përdhunuara të dalë e virgjër…

Protesta për Xhisielën/ Thirrja e fortë ndaj zv.kryeministres: Mos rri në zyrë me atë përdhunues batakçi

Pasditen e sotme, Shoqëria Civile organizoi një protestë para Kryeministrisë, në përkrahje të Xhisiela Malokut, 25-vjeçares së dhunuar nga Rexhep Rrahja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rrahja.
Në protestë kishte pjesëmarrës nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, ndërsa ra në sy thirrja e fortë e një banori të Malësisë së Pukës, ndaj zv.kryeministres Senida Mesi.
Teksa tha se ka ardhur enkas nga Puka për të marrë pjesë në protestë ai tha:
“Të dashur vëllezër dhe motra, të dashur bashkëqytetarë të Republikës së Shqipërisë. Unë jam Isa Shkreli, vij nga fshatrat më të thella të zonës së Pukës. Kam ardhur apostafat. Nuk e ka përdhunuar i biri i Rrahman Rrahjas, përdhunuesi është Edi Rama, e ka përdhunuar Taulant Balla dhe Artur Bushi. Përdhunimin më të madh ia ka bërë parlamenti. I bëj thirrje zv.kryeministres që është grua prej Shkodre. Zonja Mesi, me porosinë e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, mos e prano nesër në zyrë atë batakçi, atë përdhunues, i cili me vendim gjykate 4 gra i ka përdhunuar dhe i ka ndarë”.

Thirrja e avokatit në protestë: “T’i shporrim këta horra, duhet të jemi krenarë për nënkomisar Nuhun

Në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë në përkrahje të 25-vjeçares Xhisiela Maloku, e cila është dhunuar nga Rexhep Rraja, i biri i deputetit socialist, Rrahman Rraja.
ishte i pranishëm edhe avokati Adriatik Lapaj, i cili hodhi akuza ndaj klasës politike, ndërsa i quajti ata si horra, ndërsa tha se, duhet të jemi krenar për nënkomisar Nuhun, i cili publikoi rastin.
Aktivisti i shoqërisë civile, Besjan Pesha teksa ka bërë thirrje kundër sistemit politik të inkriminuar dhe futjes në Kuvend të personave të panjohur, që njihen vetëm në raste krimesh, Pesha u shpreh se, kjo është një protestë politike, kundër të gjithë sistemit.
“Si të mos jetë kjo në protestë politke, kur ky sistem politik çon në Kuvend persona që njihen vetëm kur bijtë e tyre përdhunojnë vajzat e fshatrave. Si të mos jetë politke, kur të gjitha partitë çojnë në Kuvend persona të anonimë.
Si të mos jetë politike, kur e dimë që ky përdhunues do të rrijë disa muaj në burg, e më pas do të dalë e askush nuk do e kujtojë më këtë. Me këtë politikë, nëse nuk do të bëhemi të gjithë bashkë, situata nuk do të ndryshojë, por do të vijë duke u përkeqësuar”, tha Pesha.

Sot standarti i vërtetë i Ramës është vetëm një: Alibia e çdo lloji llumi qoftë ky përdhunim, krim, trafik droge etj…

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi opozitën se po dhunon për herë të dytë vajzën, por pa thënë asnjë fjalë për përdhunuesin Rexhep Rraja, djali I deputetit tw PS Rrahman Rraja.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se, Edi Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen.
Postimi i Vasilit në Facebook
Edi Rama eshte i sinqerte vetem kur genjen !!!
Dikur 7 vjet me pare ne opozite,Edi Rama shprazte fishekzjarre denglash dhe hipokrizie morali me tonelata.
Ne kongresin e partise socialiste ne 6 nentor 2011 ja ç’thoshte pacipesisht dhe me ze te larte:
“Pa etikën e lartë të përfaqësimit, që na distancon qartë nga pazari i gjësë së gjallë së politikës së vjetër, ku valon korrupsioni e korruptimi i shpirtrave të dobët dhe i mendjeve të cekëta, ne s’mund ta ngjisim dot Shqipërinë në majën ku duam”.
Po sot?
Sot standarti i vertete i Edi Rames eshte vetem nje: alibia e cdo lloji llumi qofte ky perdhunim,krim,trafik droge etj etj.
Ky eshte standarti qe mbrojti Elvis Roshin,Saimir Tahirin,Agron Xhafen dhe se fundi perdhunuesit e Fushe Krujes, e plot e plot te tjere kryetar bashkie,drejtore e nepunes te larte.
Ndaj mos e besoni kurre.Ai eshte thjesht nje hipokrit dhe genjeshtar.Cdo fjale e tij eshte vetem e kunderta e asaj qe thote.
Edi Rama eshte i sinqerte vetem kur genjen…..