18.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Thirrja e avokatit në protestë: “T’i shporrim këta horra, duhet të jemi krenarë për nënkomisar Nuhun

Në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë në përkrahje të 25-vjeçares Xhisiela Maloku, e cila është dhunuar nga Rexhep Rraja, i biri i deputetit socialist, Rrahman Rraja.
ishte i pranishëm edhe avokati Adriatik Lapaj, i cili hodhi akuza ndaj klasës politike, ndërsa i quajti ata si horra, ndërsa tha se, duhet të jemi krenar për nënkomisar Nuhun, i cili publikoi rastin.
Aktivisti i shoqërisë civile, Besjan Pesha teksa ka bërë thirrje kundër sistemit politik të inkriminuar dhe futjes në Kuvend të personave të panjohur, që njihen vetëm në raste krimesh, Pesha u shpreh se, kjo është një protestë politike, kundër të gjithë sistemit.
“Si të mos jetë kjo në protestë politke, kur ky sistem politik çon në Kuvend persona që njihen vetëm kur bijtë e tyre përdhunojnë vajzat e fshatrave. Si të mos jetë politke, kur të gjitha partitë çojnë në Kuvend persona të anonimë.
Si të mos jetë politike, kur e dimë që ky përdhunues do të rrijë disa muaj në burg, e më pas do të dalë e askush nuk do e kujtojë më këtë. Me këtë politikë, nëse nuk do të bëhemi të gjithë bashkë, situata nuk do të ndryshojë, por do të vijë duke u përkeqësuar”, tha Pesha.

Sot standarti i vërtetë i Ramës është vetëm një: Alibia e çdo lloji llumi qoftë ky përdhunim, krim, trafik droge etj…

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi opozitën se po dhunon për herë të dytë vajzën, por pa thënë asnjë fjalë për përdhunuesin Rexhep Rraja, djali I deputetit tw PS Rrahman Rraja.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se, Edi Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen.
Postimi i Vasilit në Facebook
Edi Rama eshte i sinqerte vetem kur genjen !!!
Dikur 7 vjet me pare ne opozite,Edi Rama shprazte fishekzjarre denglash dhe hipokrizie morali me tonelata.
Ne kongresin e partise socialiste ne 6 nentor 2011 ja ç’thoshte pacipesisht dhe me ze te larte:
“Pa etikën e lartë të përfaqësimit, që na distancon qartë nga pazari i gjësë së gjallë së politikës së vjetër, ku valon korrupsioni e korruptimi i shpirtrave të dobët dhe i mendjeve të cekëta, ne s’mund ta ngjisim dot Shqipërinë në majën ku duam”.
Po sot?
Sot standarti i vertete i Edi Rames eshte vetem nje: alibia e cdo lloji llumi qofte ky perdhunim,krim,trafik droge etj etj.
Ky eshte standarti qe mbrojti Elvis Roshin,Saimir Tahirin,Agron Xhafen dhe se fundi perdhunuesit e Fushe Krujes, e plot e plot te tjere kryetar bashkie,drejtore e nepunes te larte.
Ndaj mos e besoni kurre.Ai eshte thjesht nje hipokrit dhe genjeshtar.Cdo fjale e tij eshte vetem e kunderta e asaj qe thote.
Edi Rama eshte i sinqerte vetem kur genjen…..

Protestuesit shigjetojnë OSBE: Përse hesht ndaj përdhunimit nga djali i deputetit

Përdhunimi i Xhisiela Malokut nga Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së Rraman Rraja ka mbledhur para Kryeministrisë qytetarë, anëtarë të shoqërisë civile, aktivistë dhe gra deputete nga kampi opozitar.
Në nisje të protestës para Kryeministrisë kundër dhunës shtetërore ndaj gruas, anëtarja e shoqërisë civile, gjatë fjalës së saj u bëri thirrje qytetarëve të sabotojnë OSBE në Twitter dhe në çdo rrjet social, pasi sipas saj, në një lajm të shpërndarë nga zyrat e saj, u tha se këtë protestë e ka organizuar opozita dhe jo shoqëria civile.
“Kjo protestë është organizuar nga shoqëria civile dhe të gjithë të tjerët i janë bashkuar më pas me dëshirë…. Sabotoni OSBE, sepse diplomatët nuk mund të tallen me ne, as me dinjitetin e as me kurajon tonë.
Rraja ka rrahur e përdhunuar pa pësuar gjë sepse ai është i fortë. Dhe pushteti është i të fortëve, i maskarenjve… të fortët janë kudo”, tha ajo.
Ata kanë bërë thirrje që të ndalet dhunë, ndërsa kanë shigjetuar në kritikë të ashpra ndaj kryeministrit Rama, qeverinë dhe politikën në tërësi e cila mbron sipas tyre të fortët dhe jo qytetarëve.
“Rexhep Rraja ka bërë ato që bën çdo i fortë, Rraman Rraja atë që bën cdo i fortë, kryeministri atë që bën çdo i fortë. Është politika që e mbrojti Rexhep Rrajën”, tha njëra nga aktivistet.
Ndërkohë nga protestuesit janë dëgjuar ovacione “Rama ik! Rama ik!” dhe “qeveri e krimit”.
Një tjetër aktiviste tha se si Xhisiela ka shumë në Shqipëri, por sot në vendin tonë është koha e të fortëve dhe ndaj ndodhin të tilla raste.

Qytetarët në protestë para Kryeministrisë kundër përdhunimit shtetëror

Me qindra qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, janë mbledhur para pak minutash para parlamentit për të protestuar ndaj dhunës që u ushtrua ndaj Xhisiela Malokut, nga djali i deputetit Rrahman Rrahja.
Dhunimi i 25-vjeçares nga Fushë-Kruja nga djali i një deputeti dhe fshehja e ngjarjes ka nxitur një revoltë tek qytetarët që sot janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar.
Përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, qytetarë të thjeshtë, familjarë me fëmijë janë mbledhur para godinës së qeverisë shqiptare për të kërkuar drejtësi të barabartë dhe kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit kanë lëshuar edhe thirrje “Rama ik”.
E pranishme në këtë protestë ishte dh zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, e cila deklaroi se nuk ishte aty për të folur për politikë, por ishte aty për të mbështetur qytetarët dhe shoqërinë civile në këtë luftë kundër krimit shtetëror.
Ajo tha se shteti në Shqipëri ka rënë, që ditën që Xhisiela është dhunuar dhe përdhunuesi është marrë në mbrojtje.
“Unë sot nuk kam ardhur këtu të bëj partinë, por kam ardhur sepse i jam bashkuar një kauze që ka të bëjë me politikën. Në parlament ka kriminelë, ka njerëz të lidhur me krimin, ka njerëz që kanë vetting në politikë, por asnjëri nga këta nuk përfaqëson PD-në. Unë sot nuk do të doja të isha këtu, sepse nuk do doja të ishte dhunuar një grua. Jam këtu dhe jam shumë e lumtur që shoqëria civile organizoi këtë protestë. Ne nuk jemi për ta kapur dhe përdorur protestën, por jemi këtu për tu përballur me të vërtetën. Shteti vdiq. Ju ftoj të mbajmë 1 minutë heshtje për shtetin ligjor që ka vdekur. Shteti ligjor vdiq kur Xhisiela shkoi në 3 komisariate dhe nuk pranuar ti marrin denoncimin. I bëj thirrje ambasadorit të BE-së që të sigurojë në një nga vendet e BE-së, për Xhisielën, nënë dhe motrën e saj”, deklaroi Zhupa.

Prapaskenat/ Xhisiela shkoi në SHKB, por u këshillua që të mos merret me këto gjëra, se do të dalë e humbur

Gazetari Basir Çollaku, i cili intervistoi nënkomisarin Emiljano Nuhun, i cili denoncoi se Rexhep Rrahja, djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja, e kishte kërcënuar atë me armë në zyrën e tij tregon prapaskenat e kërcënimit. Ai shprehet se, e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të denoncimit të bërë nga 25-vjeçarja Xhisiela Maloku, e cila akuzonte djalin e deputetit Rrahja për dhunim.
Sipas gazetarit Çollaku, Kryeministri ka të zgjedhur të tij të përfshirë në krim, ndërsa hodhi akuza ndaj qeverisë për përdorim të të dëmtuarës.
“Ajo që po ndodh nën regjinë e kësaj qeverie, që herë e merr të dëmtuarën dhe e çon në një vend e herë në një vend tjetër.
Më datë 20 shkon vajza për denoncim, por të afërmit e deputetit Rrahja, nuk lejojnë vajzën që të dëshmojë. Të nesërmen vjen në komisariatin nr. 3 në Tiranë”, tha Çollaku.
Më tej ai tregoi edhe sesi u kërcënua nënkomisari me armë pasi ky i fundit njoftoi djalin e deputetit të merrte avokatin se do të arrestohej.
“Nënkomisari njofton djalin e deputetit që të marrë avokatin se do të arrestohet pas dëshmisë së vajzës. Pas kësaj më 21 korrik vijnë persona politikë, miq të Rrahjas në komisariat, e më pas ndodh kërcënimi i nënkomisarit Nuhu me armë”, tha Çollaku.
Siças Çollakut, “po më këtë datë, çështja shkon tek nënkomisari tjetër, Gentian Çitozi, ndërsa e kanë bindur të dëmtuarën nëpërmjet dhunës që të tërheqë padinë.
Është krejt e qartë që është ushtruar dhunë, ajo shkon në SHÇBA e kallëzon atë që i ka ndodhur, e cila këshillohet që të mos meret me këto gjëra, se do të dalë e humbur”.

Sipas Çollakut, më 22 korrik çështja i kalon çështja nënkomisar Nuhut. Më 30 thërret sërish të dëmtuarën, për ta marrë në pyetje, por pas kësaj të afërmit e z. Rrahja, e marrin sërish në telefon nënkomisar Nuhun dhe e kërcënojnë.
Duke u ndalur tek mungesa e pamjeve të pranisë së poltikanëve në komisariat dhe kërcënimit të nënkomisar Nuhut, tha se pamje ka nëse do prkuroria që ta zbardhë çështjen.
“Thonë se nuk ka pamje të kërcënimit të nënkomisarit, apo të pranisë së politikanëve në komisariat, por realiteti është se pamje ka, por mund të jenë fshirë. Por edhe nëse janë fshirë mjafton që të ekzistojë dëshira e mirë dhe fare lehtë mund të rikthehen të gjitha materialet e fshira në server”, tha Çollaku.
Çollaku u ndal edhe tek sulmi i ndërmarrë nga Kryeministri e anëtarë të tjerë të qeverisë si dhe medias pranë oborrit të tij, ndërsa tha se kryeministri Rama ka ngritur të gjithë strukturat në këmbë për të sulmuar dhe nxjerrë të paligjshëm nënkomisar Nuhun, e kjo ndodh për një arsye.
“Dijenia lidhur me shumë ngjarje kriminale e banda kriminale, është ajo që e bën kryeministrin të mos lejojë zbardhjen e ngjarjes. Së dyti është vijimi i denoncimit, pjesa e dytë, lidhur me emërimet në polici të kriminelëve. Prandaj i gjithë presioni është që të nxjerrim nënkomisarin të paligjshëm, e për këtë ka ngritur në këmbë të gjithë strukturat e shtetit. Kjo është një përdorje e shëmtuar”, tha ndër të tjera Çollaku.
Çollaku ngriti akuza ndërsa tha se tashmë që ngjarja është marrë në dorë nga “partia” nuk ka më një hetim, por një çhetim të kësaj çështje. Sipas tij, kjo është një sheqerosje nga ana e policisë. Persona përgjegjës në 4 komisariatatet që nuk e kanë pranuar dëshminë, duhet të merren nën hetim.
Duke ngritur pikëpyetje mbi marrjen në mbrojtje të Xhisiela Malokut, Çollaku tha: “Uroj të jetë mbrojtje. Por unë them se e kanë marrë në mbikëqyrje për t’i bërë testet nga partia. Unë uraj të jetë mbrojtje, është jeta e njeriut”, ndrësa shtoi se dosja po shkërmoqet.

Urdhëri i prerë nga zyra e Edi Ramës: “Rexhep Rraja të akuzohet vetëm për përndjekje”!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e “prokurorit dixhital” ku thuhet se, djali i deputetit të PS, Rraman Rraja, Rexhep Rraja i cili është arrestuar për dhunën ndaj Xhisiela Malokut është çliruar nga 7 vepra penale.
Në mesazhin e publikuar nga Berisha, thuhet se, “nga zyra e Edi Ramës doli urdhri i prerë që Rexhep Rraja të akuzohet vetëm për nenin 121/a të përndjekjes. Ndërkoh që janë shkelur në flagrancë 7 nene të tjera.
Postimi i plotë i Berishës
Kryeperdhunuesi Edvin Kristaq Rama çliron nga 7 vepra penale përdhunuesin e partisë së tij, Rexhep Rraja!
Prokurori dixhital shkruan. sb
“Pershendetje dr dj3 nga zyra e Edi Rames doli urdheri i prere qe Rexhep Rranja te akuzohet vetëm për nenin 121/a të përndjekjes.Nderkoh qe jane shkelur ne flagrance nenet qe vijojne:
Neni 84 – Kanosja
– Denim me gjobë ose burgim gjer në 1 vit
Neni 90 – Dëmtime të tjera me dashje
– Denim me gjobë ose burgim gjer në 6 muaj
Neni 102 – Mardhenia seksuale me dhune me të rritura
– Denim 3 gjer në 10 vjet burgim
Neni 104 – Mardhenia seksuale ose homoseksuale me kërcënimin me përdorimin e armës
– Denim 5 gjer në 15 vjet burgim.
Neni 110 – Heqja e paligjshme e lirisë
E kap pjesa ku shkaktohen edhe lëndime fizike.
– Denim 3 gjer ne 7 vjet burgim.
Neni 278 – Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve
– Denim me gjobë gjer në 7 vjet burgim.
Neni 301 – Veprime që pengojë zbulimin e së vërtetës
-Denim me gjobë ose burgim gjer në 3 vjet”.

Disa dyshime që nuk i mbulon dot një arrestim! Balla le të ulërasë sa të dojë

Armand MAHO

Ende pa mberritur ne ambjentet e paraburgimit Rexhep Raja, do ishte Taulant Balla (akuzuar per kercenim te punonjesit te policise) dhe Edi Rama qe do nxitonin te reagonin per kete “ sukses” te radhes se policise dhe drejtesise. Pa dashur te ve ne dyshim pasionin e tyre per drejtesine, duket se ne kete histori ka disa gjera qe nuk shkojne.
Rama nje dite me pare e etiketoi Emiljano Nuhun si horr, qe “nuk do i ndahet kemba kembes”. Po ashtu dhe Taulant Balla akuzoi se jane dhene dhjete mije euro per deshmine e Nuhut. Nga ana tjeter enturazhi mediatik u angazhua per ta etiketuar oficerin e policise si “kriminel qe na i paska rene ne qafe engjellit Balla pet te perfituar azil”! Megjithate askush nuk u kujtua te thoshte se ne rast se nuk do ishte deshmia e tij askush nuk do e prekte Xhen Rrajen, dhe vajza do ishte sot e kesaj dite nen presion. Ne rast se nuk do ishte “Babale2” terrori ndaj vajzes do vazhdonte serish dhe sa here te shkonte ne komisariat do dile atyndonje shef, ndonje Bush, ose ndonje Balle per ti thene se “ai qe te rreh te do”, sic mesohet ti kene thene vajzes pas terheqjes se denoncimit ate nate!
E dyta, pershendetja e ketij veprimi duket nje perpjekje e deshtuar per te shmangur vemendjen nga akuza per prezencen e Balles ne stacionin policor me date 21 korrik. Nuk jane te vetmit… madje me shume se nje here kane cituar vajzen qe ka thene se deshmine ne komisariatin e Krujes ja ka marre nje oficer tjeter, duke i meshuar idese se Nuhu ate dite te shtune nuk ka qene i gatshem.
Ne fakt ka disa gjera qe nuk korrespondojne sepse Nuhu ne asnje rast nuk ka thene se deshmine me date 21 ja ka marre ai.

Emiljano Nuhu eshte shprehur se denoncimin vajza e ka bere ne komisariatin numer 3, e cila ja ka kaluar prokurorise se Krujes dhe kjo e fundit per hetime te metejshme ja ka kaluar policise se fushe krujes, te ciles ju percoll ne email! Nuhu me pas ka thirrur Rexhep Rajen ne komisariat i cili nuk ka pranuar te jape asnje deklarim ne lidhje me ngjarjen. Pas komunikimit serish me prokuroren e gatshme kjo e fundit ka dhene urdhrin e pare per ndalim. Ne ate kohe Raja i vogel ka thirrur Rajen e madh i cili eshe paraqitur se bashku me te te vellane Xhelalin, Bushin e Bashkise dhe Ballen e Parlamentit, si dhe me nja dhjete bashibozuke qe kane uzurpuar te armatosur stacionin policor.
Pas kesaj Nuhu pretendon se eshte kercenuar dhe ska mundur te kryeje arrestimin. Pas largimit te tyre ka kontaktuar serish me porkuroren ne fjale dhe shefin e tij direkt. E para i ka treguar prokurorine e pergjithshme per denoncim pasi personat ne fjale jane me imunitet. Ndersa i dyti pra shefi i tij i ka hequr ceshtjen dhe ja ka kaluar G. Citozit. Ky i fundit shprehet ne deponimin e tij se Rahja eshte paraqitur rreth ores 20 se ishte ne afersi te postes se se policise. Ne proces verbal shenon oren 22 te terheqjes se denoncimit nga ana e vajzes, (rreth 2.5 ore pas incidentit ne zyren e Nuhut) cila na qenkerka paraqitur se bashku me Rajen i cili ne mengjes kishte ushtruar dhune! Ora e vone e terheqjes se padise konfirmohet dhe nga avokati dhe psikologia.

Me tej pas denoncimit ne SHKB te vajzes per veprimet e Citozit, dhe daljes se ekspertizes mjeko ligjore me date 25 Citozi shkarkohet dhe ceshtja i kalon serish Emiljano Nuhut. Pra vajza eshe takuar me Emiljano Nuhun me date 27 korrik!
Dhe pika tjeter por jo me pak e rendesishme eshte dhe nje dalje e grave te PS te cilat pershendeten faktin se Raja do gjykohet nga nje femer. Ama nuk permendin faktin tjeter se eshte e njejta prokurore cila ne fillim dha urdhrin per arrestimin e Rajes dhe me pas u terhoq duke e lene te lire prej me shume se dy muajsh. Ne rast se duan qe te zbardhen pretendimet e Nuhut duhet qe se paku te zbardhet komunikimi telefonik mes oficerit e policise dhe prokurores se asaj dite qe si rastesisht eshte e njejta prokurore qe sot dha urdhrin per arrestimin e Rajes. Ne fakt prokurorja duhet te kishte dhene disa sqarime ne lidhje me perfshirjen e saj ne kete ceshtje, ku me kryesorja ishte nese ka komunikuar me Nuhun per kete ceshtje dhe a eshte vene ne dijeni te ngjarjes ku perfshihen dy deputete te parlamentit dhe nje kryebashkiak.
Eshte e qarte se Xhepi i Rahmanit, pas zhurmes qe u be duhej te sakrifikohej qe te fshihej nje tjeter skandal me i madh, ai i perdorimit te pushtetit per te mbrojtur ushtaret e tij. Pavaresisht angazhimit te pjeses tjeter te ushtareve per ta vene theksin vetem dhuna e ushtruar ndaj vajzes, serish kjo nuk do jete dicka qe fashitet vetem me nje arrestim. Le te ulerase sa te doje Rama ne tëitter e le te pellase sa te doje Balla ne Facebook!

Akuza qesharake e Prokurorisë garanton lirimin e djalit përdhunues, ose gjobë

Arrestimi për “Përndjekje” është akuza më e lehtë për djalin përdhunues të deputetit, me të cilën ai ra dakord vetë që në 21 Korrik. Arrestimi për krimin më të lehtë është provë e pandëshkueshmërisë së krimit nën qeverisjen e Edi Ramës! Në orën 17.30 t’i bashkohemi protestës qytetare para kryeministrisë për të mos lejuar që fëmijët tanë të rriten nën pushtetin e krimit.
Deklarata e plotë e Jorida Tabakut
Opinioni publik u trondit dje, kur mësoi nga kryeministri se djali përdhunues i deputetit të tij Rrahman Rraja është arrestuar për një akuzë me të cilën ai kishte rënë vetë dakord që më 21 korrik – atë të përndjekjes së vajzës, të cilën e përdhunoi, e torturoi dhe e kërcënoi disa herë me armë.
Të gjitha këto janë vepra të rënda penale, por, nën mbrojtjen e plotë të kryeministrit të vendit dhe me prokurorinë vegël të Ramës, përdhunuesi me pushtet do të gjykohet për veprën më të lehtë – përndjekjen.
Në vend që një përdhunues që kërcënon me armë një vajzë të pambrojtur të gjykohet për krimet e tij më të rënda, pushteti i Edi Ramës i ka garantuar lehtësim të akuzës. Nëse shpallet fajtor, i biri i deputetit do të dalë nga qelia pas 6 muajsh.
Ndërkohë, deri më sot për vajzën nuk është ofruar asnjë mbrojtje. Xhisiela vazhdon të jetojë nën kërcënimin e bandës me pushtet, e cila ka garancinë e Edi Ramës për mosprekjen e tyre.
Vajza e re dhe familja e saj nuk është marrë ende në mbrojtje, sepse asnjë hallkë e mekanizmit për parandalimin e dhunës ndaj grave e vajzave qëllimshëm sot nuk funksionon, sepse institucionet apo agjencitë e specializuara për ndihmë janë nën urdhrat e Kryeministrit, avokatit të kriminelëve.

Çfarë e bën ngjarjen akoma më të rëndë, është se akuza për përndjekje, është ajo që ra dakord vetë përdhunuesi dhe babai i tij deputet natën e 21 korrikut, kur, në praninë e një oficeri policie, detyruan me armë vajzën e torturuar të tërhiqte dëshminë e saj.
Prej asaj nate derisa skandali u bë publik, prokuroria nuk bëri asnjë veprim, megjithëse opozita e ka denoncuar këtë fakt, policia bëri gjithçka për të fshirë gjurmët e krimit dhe tani thjesht po bëjnë shoën e rradhës. Arrestimin për fasadë në shkëmbim të heshtjes së opinionit publik.
Arrestimi i një përdhunuesi me pushtet me akuzën më të lehtë, atë të përndjekjes, është truku që Rama po përdor për të mbrojtur kriminelët që i sigurojnë atij pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë.
Arrestimi për fasadë ka edhe një qëllim tjetër madhor – mbylljen sa më parë të skandalit dhe të përfshirjes të niveleve më të larta të Partisë Socialiste dhe deputetit Rraja.
Për qytetarët dhe për shqiptarët sot po qartësohet çdo ditë e më shumë se Edi Rama e ka të lidhur fatin e tij politik me kriminelët.
Tani është momenti për ta ndalur këtë pushtet mafioz!
Nëse tolerojmë në heshtje, radha që banditët dhe kriminelët të veshur me pushtet të na ndjekin këmba-këmbës do të na vijë ne dhe fëmijëve tanë!
Sot unë do t’i bashkohem protestës së qytetarëve të lirë, përpara kryeministrisë në orën 17.30 për të treguar se jam një njeri i lirë, se jam një nënë që nuk pranon që fëmijët e saj të rriten nën pushtetin e krimit!
Së bashku ne mund t’ia dalim këtë që po ndodh sot në Shqipëri.
Së bashku mund ta ndalim krimin!

Ekspertët japin alarmin për rikthimin e SIDË-s

Ekspertët po paralajmërojnë për rrezikun e rikthimit të SIDË-s, në se qeveritë dhe komunitetet nuk mbeten të fokusuara dhe të përkushtuara që t’i japin fund epidemisë. Megjithë arritjet në trajtimin e sëmundjes, eskpertët thonë se virusi vdekjeprurës vazhdon të përhapet dhe të përbëjë kërcënim serioz, sidomos në komunitetet ku arrihet me vështirësi:
Fytyra e SIDË-s ka ndryshuar në tre dekadat e fundit. Tani është e pamundur të dallohen personat e prekur nga sëmundja. Trajtimet kanë avancuar shumë, duke i lejuar personat e infektuar me atë që dikur shihej si dënim me vdekje, të kenë një jetë normale dhe produktive. Edhe personat që rrezikohen të preken nga virusi, tani mund të marrin ilaçin e quajtur profilaksia para ekspozimit me sëmundjen, shkurt PrEP ((prep)), në mënyrë që të mos preken nga virusi HIV. Ky ilaç është arma më e fundit e arsenalit mjekësor në rritje kundër SIDË-s.
“Ky ilaç është mjeti më i fundit i parandalimit që kemi patur ndonjëherë gjetë kërkimeve që janë bërë për vite me radhë dhe ajo që po shohim sot, është se në se kombinon trajtimet, në mënyrë që njerëzit që jetojnë me virusin të trajtohen dhe më pas, njerëzit e rrezikuar të kenë mundësi të marrin ilaçin PrEP, epidemia HIV mund të vihet nën kontroll.”- thotë Dr. Chris Beyrer, studjues në Universitetin Johns Hopkins.
Gjatë vitit të kaluar, epidemia e SIDË-s i ka marrë jetën rreth një milionë njerëzve dhe ekspertët parashikojnë që deri në vitin 2030, me virusin HIV do të infektohen 100 milionë njerëz.
Cilat janë arsyet? Vetëkënaqësia nga rezultatet e arritura bëri që fondet për kërkimet dhe trajtimin e sëmundjes të pakësoheshin, duke vështirësuar kontaktin me personat që rrezikohen të preken nga virusi. Faktorët të tjerë janë stigma për sëmundjen dhe pakësimi i interesit të qeverisë.

“Kur flasim me ministrat e financave, ata gjithmonë më thonë “E dinim që virusi HIV është zhdukur, se nuk po shohim të vdesë ndonjë njeri.”- thotë Dr. Deborah Birx, koordinatore e grupit U.S. Global AIDS.
Numri i infektimeve të reja ka rënë, krahasuar me 3 milionë e gjysëm milioni në vit, por ka mbetur pak nën 2 milionë. Tek rreth 17 milionë njerëz të infektuar me virusin HIV nuk mund të kihet akses, si burra homoseksualë, përdorues të drogave, punonjës të seksit dhe klientët e tyre, si dhe tek transgjinorët.
“Kjo pjesë e popullsisë dhe vajzat e reja përbëjnë mbi 50 për qind të të infektuarve rishtazi dhe kontakti me ta është tepër i vështirë.”- thotë J. Stephen Morrison, i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Morrison, Birx dhe Beyrer diskutuan mbi sfidat për t’i dhënë fund SIDË-s në Konferencën Ndërkombëtare të SIDË-s në korrik.
“Puna jonë me SIDË-n nuk ka marrë fund. Është tepër herët të deklarosh fitoren dhe rreziku për rikthimin e epidemisë është real.”- thotë Dr. Beyer.
Instituti Kombëtar i Shëndetit njoftoi krijimin e një programi ndërkombëtar, për gjetjen e mënyrave për pakësimin e stigmës që lidhet me SIDË-n, që të trajtohen një numër më i madh njerëzish. Agjencia zbuloi se në Shtetet e Bashkuara numri më i madh i të infektuarve me SIDË dhe të patrajtuar, është në mesin e të varfërve dhe tek komunitetet me ngjyrë dhe ato hispanike. Agjencia tha se mbyllja e hendekut në trajtimin e njerëzve është kritike për t’i dhënë fund SIDË-s në Shtetet e Bashkuara.

Disa trajtime shpresëdhënëse për kancerin në tru

Senatori republikan John McCain është ndoshta personi më i njohur me kancer në tru. Ai ka llojin glioblastoma të kancerit, më vdekjeprurësin.
Ish kandidati për president njoftoi se ishte i sëmurë vitin e kaluar. Nuk ka shërim për llojin e kancerit që ai ka; edhe kur mjekohen, shumica e njerëzve me atë lloj kanceri nuk jetojnë më shumë se tre vjet pas zbulimit të tumorit, por shkencëtarët po eksperimetojnë trajtime të reja shpresëdhënëse. Kronika në vazhdim na njeh me disa kërkime të kohëve të fundit, që po i japin shpresë pacientëve me tumor në tru.
Lori Mines u diagnostikua me kancer në tru dy vjet më parë:
“As që doja të dija më tepër për këtë lloj kanceri, doja vetëm të bëhesha më mirë,”- thotë ajo.
Edhe forma jo-kanceroze të tumorit në tru mund të bëhen vdekjeprurëse, në se prekin pjesë të trurit që komandojnë funksionet vitale të trupit.
Trajtimi i tyre mund të bëhet me ndërhyrje kirurgjikale, kimioterapi, ose rrezatim, ose me kombinim të të gjithave.
Glioblastoma është forma më e zakonshme e tumoreve kanceroze të trurit dhe më pak se 6 për qind e personave të prekur mund të jetojnë 5 vjet pas zbulimit të tumorit. Këtë lloj tumori ka Lori Mines.
“Shpresoj të jetoj më gjatë, por jam realiste. Jam me glioblastoma, por unë do të vazhdoj të luftoj,”- thotë ajo.

Shkencëtarët në Univeritetin “Duke” zbuluan se mund t’i shtojnë shanset e mbijetesës për disa pacientë, duke injektuar tek tumori i tyre një virus të modifikuar të poliomelitit. Ky është shembull i një terapie me goditje të përcaktuar.
Studjues të tjerë po përpiqen me terapinë e goditjes së tumorit përmes sistemit imunitar të trupit.
“Jemi duke studjuar metoda të reja klinike, me terapi të përcaktuar, me imunoterapi, disa prej të cilave duken shumë premtuese. Ka shumë shpresa për pacientët me këtë sëmundje.”- thotë Dr. Arnab Chakravarti.
Dr. Arnab Chakravarti udhëhoqi një studim të Qendrës së Kancerit në shtetin e Ohajos, që bazohej tek përbërja gjenetike e gliomave, tumoreve të trurit, qofshin ato kanceroze, ose beninje.
Mines u përfshi në këtë studim.
Studjuesit zbuluan se mund të arrihej më tepër se sa thjesht dyfishimi i viteve të jetës për pacientët me një lloj të veçantë kanceri, kur ata trajtoheshin me kimioterapi dhe rrezatim.
“Është shumë e rëndësishme që çdo pacient të ketë trajtim individual për llojin e tij të kancerit, prandaj është duhet të njihen mirë predispozitat biologjike, treguesit dhe shenjat paralajmëruese të sëmundjes.”- thotë Dr. Chakravarti.
Ekspertët thonë se analizat me treguesit gjenetikë do të bëhen standarte për të gjithë pacientët me tumor malinj në tru. Po ashtu, ata po shqyrtojnë përdorimin e terapive të përqëndruara me ilaçe, si pjesë e trajtimit të individualizuar. Ka shpresa se një ditë, diagnostikimi me kancer në tru nuk ka për të qenë më si një dënim me vdekje për pacientin.