25.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

17 milionë euro vjedhje me 7 kilometrat e rrugës Kardhiq-Delvinë

Ish-Kryeministri BErisha ka denoncuar nje tjetër vjedhja skandaloze të Ramës me rrugën Kardhiq-Delvinë. Për vetëm 7 kilometra rrugë, Rama vjedh 17 milionë euro, një vjedhje kjo e çertifikuar nga kostoja e mëparshme e ndërtimit të 7 kilometrave të parë të cilat kanë kushtuar plot 17 milionë euro më pak. Një grup oligarkësh pranë Ramës janë kthyer në përfituesit kryesorë të kësaj megavjedhje që Rama po i bën taksapaguesve shqiptarë, të cilët duhet të paguajën për të mbushur xhepat e kryehajdutit dhe miqve të tij.
Postimi i plotë i Berishës
Kallam Deshtaku katerfishon çmimin e ndertimit te rruges Kardhiq – Delvine!
Te dashur miq, dje Kallam Deshtaku ishte per te dyten here ne tre vjet ne rrugen Kardhiq – Delvine. Heren e pare ne maj te vitit 2015 shkoi dhe u betua se brenda vitit do te fillonin punimet per ndertimin e lotit te dyte te rruges, por si zakonisht mashtroi sepse gjer sot punimet nuk filluan.
Dje Kallam Deshtaku inauguroi fillimin e punimeve te lotit te dyte prej 7 km ne kete rruge. Por ai po dje njoftoi vjedhen e madhe te rradhes.
Loti i pare prej 7 km ne kete rruge u ndertua brenda 7 muajve me nje shume prej 5,1 milion euro. Kurse dje,
Kallam Deshtaku njoftoi se 7 km e lotit te dyte (qe jane nje teren identik me lotin e pare) do ndertohen per 24 muaj dhe me nje çmim prej 22 milion Euro, pra kater here me te larte. Kjo eshte vetem mashtrimi dhe vjedhja e radhes! sb

Pas një jave policia kujtohet të marrë në mbrojtje vajzën e përdhunuar nga djali i deputetit

Policia bëri të ditur se ka marrë në mbrojtje Xhisiela Malokun, vajzën e përdhunuar nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja. Marrja në mbrojtje e vajzës së përdhunuar nga djali i deputetit socialist është bërë pas një jave pas reagimit të fuqishëm të opozitës.
Pas arrestimit të Rexhep Rrajas, Xhisiela Maloku është marrë në mbrojtje nga ana e policisë së Krujës. 25-vjeçarja është dhunuar në muajin Korrik nga ana e djalit të deputetit të PS-së Rrahman Rraja, ndërsa vetëm sot është marrë vendimi për ta marrë në mbrojtje, pasi është provuar dhe nga ekspertiza mjekoligjore se vajza ka pasur shenja dhune në trup.
Mësohet se pranë banesës së Xhisielës dhe të familjes së saj do të qëndrojnë dy efektivë policie, për çdo rrezik që mund t’i kanoset të resë.

Ekskluzive/ Si Xhisiela Maloku u tentua të ekzekutohej katër ditë më parë

Xhisiela Maloku, vajza e përdhunuar dhe torturuar nga djali i deputetit është tentuar të ekzekutohet katrë ditë më parë, të enjten e 27 Shtatorit. Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e Fushë-Krujës, ky Xhisiela ka qenë duke ecur. Burimet shprehen për “RD” se vajza ka parë që nga pas ti vinte me shpejtësi një makinë, në të cilën miqtë e Xhisielës thonë se ka qenë djali përdhunues i deputetit nën shoqërinë e miqve të tij.
Rexhep Rraja ka synuar ekzekutimin mafioz të Xhisiela Malokut duke e fshehur më pas atë si aksident rrugor. Dëshmitarët thonë se vajza i ka shpëtuar vdekjes duke u hedhur në kanalin pranë të cilit ishte duke ecur. Pas kësaj tentative për të ekzekutuar, vajza është detyruar që të braktisë banesën e saj në Fushë-Krujë dhe të shkojë dhe të strehohet tek të afrm të saj në një qytet tjetër.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur vetëm tre ditë pasi dëshmia e dhënë nga Nënkomisari Nuhu ishte bërë publike dhe në një kohë që skandali kishte tronditur të gjithë shoqërinë. Vetë djali I deputetit në përgjimet e kryera nga Prokuroria rezulton që ti jetë shprehur Xhisiela Malokut se nuk do ta ekzekutojë por do ti shkaktojë asaj plagë të tilla që të vuajë për të gjithë jetën. Kemi të bëjmë me vazhdimin e skenarit për likuidim fizik nga djali përdhunues i deputetit dhe banda e tij, ndërkohë që edhe për këtë rast policia ka heshtur dhe deri tani nuk ka asnjë reagim. Po ahstu mësohet se edhe vetë Xhisiela në kushtet e një terrori dhe frike si dhe mungese të besimit tek institucionet shtetërore dhe tek policia që janë bërë njësh me bandën e krimit nuk ka bërë denoncim në polici për këtë akt të kryer nga Xhelal Rraja.

22 deputetet e PS të rreshtuara në krah të përdhunuesit

Deputetët e PS janë rreshtuar direkt në krah të përdhunuesit të Xhesilea Malokut duke mos bërë asnjë deklaratë në shenjë solidariteti me vajzën e përdhunur dhe të torturuar prej djalit të deputetit. Në një rast unik në botë, këto femra që janë edhe nëna rreshtohen për turin e tyre dhe fotrcës politike që I përfaqëson në anën e atyre elementëve të errët të shoqërisë që përdhunojnë dhe torturojnë.
Kur vjen puna për të kërkuar më shumë kuota në Kuvend, ato janë të parat që reagojnë, por kur duhet të mbrojnë një vajzë të re, bijë dhe motër, gratë e politikës heshtin. Deputetet e Partisë Socialiste po heshtin prej dy ditësh sa i përket rastit të Xhisiela Malokut, vajzës së dhunuar nga Rexhep Rraja, djali i kolegut të tyre, Rrahman Rraja.
Janë 22 gra dhe vajza në grupin Parlamentar të PS, por asnjë prej tyre nuk ka marrë guximin të dalë në mbështetje të Xhisielës, çka i jep krah Rexhepit dhe të ngjashmëve të tij.
E vetmja socialiste që ka dalë në mbrojtje të Xhisielës është ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, e cila aktualisht mban postin e këshilltares bashkiake në Tiranë.
Ndërkohë, dëshmia e 25 vjeçares është bërë tashmë publike në çdo media, ku ajo rrëfen dhunën barbare të ushtruar nga djali i deputetit të PS. Aty ajo tregon edhe refuzimin me të cilin është përballur në zyrat e policisë kur është paraqitur për denoncuar dhunën.

Këto janë 22 deputetet e PS që kanë braktisur Xhisielën për të mbrojtur Rexhepin:
Ermonela Valikaj (Felaj)- Partia Socialiste
Eglantina Gjermeni- Partia Socialiste
Vasilika Hysi- Partia Socialiste
Elisa Spiropali- Partia Socialiste
Vilma Bello- Partia Socialiste
Klodiana Spahiu- Partia Socialiste
Lindita Nikolla- Partia Socialiste
Klotilda Bushka- (Ferhati) Partia Socialiste
Milva Ekonomi- Partia Socialiste
Senida Mesi- Partia Socialiste
Mimi Kodheli- Partia Socialiste
Elona Hoxha- Partia Socialiste
Almira Xhembulla- Partia Socialiste
Mirela Kumbaro (Furxhi)- Partia Socialiste
Edlira Bode- Partia Socialiste
Antoneta Dhima- Partia Socialiste
Blerina Gjylameti- Partia Socialiste
Olta Xhaçka- Partia Socialiste
Ogerta Manastirliu- Partia Socialiste
Tatiana Piro (Nurçe)- Partia Socialiste
Adelina Rista- Partia Socialiste
Evis Kushi- Partia Socialiste.

Sot në orën 17:30 protestë e madhe para Kryeministrisë: Fund pushtetit të horrave dhe përdhunuesve

Sot në orën 17.30 do të protestohet përpara Kryeministrisë, kundër dhunës shtetërore ndaj gruas. Deputete të PD-së, LSI-së, gra intelektuale, por edhe student u kanë bërë thirrje për protestë ditën e hënë kundër dhënës ndaj grave dhe vajzave, duke iu referuar rastit të fundit të Xhesiela Malokut.
Protesta do të mbahet sot në orën 17:30 dhe pritet një pjesëmarrje masive në mbështetje të Xhesielës, por edhe të gjithë femrave që dhunohen.
LSI-ja ka reaguar sërish sot lidhur me rastin “Xhisiela” dhe skandalin që e pasoi atë.
Kryetarja e Forumit të Grave, Klajda Gjoshi, tha se ky rast dëshmoi lidhjen e pushtetit me krimin, ndaj dhe i ftoi qytetarët pa dallim në protestën që shoqëria civile ka vendosur të mbajë sot pasdite para Kryeministrisë për t’i dhënë fund, pushtetit të lidhur me krimin.
“Rasti i Xhisiela Malokut ka nxjerrë në pah realitetin e hidhur të pushtetit të lidhur me krimin. Rasti i Xhisielës tregoi qartë se çfarë do të thotë që një qytetar të ndodhet i vetëm përballë presionit të pushtetit diktator dhe presionit mediatik. Eshtë e paprecedentë ta konsiderosh arritje, arrestimin e djalit të deputetit dy muaj pasi ka ndodhur ngjarja, pasi është kryer ekspertiva mjeko-ligjore mbi trupin e një vajze të re, që edhe sot që flasim gjendet pa mbrojtje dhe e terrorizuar.
Çdo prindi, çdo qytetari, çdo familjari të Republikës së Shqipërisë çdo ditë e më shumë po i shuhet shpresa për të jetuar në këtë vend. Ndaj sot të gjithë së bashku t’i përgjigjemi thirrjes së shoqërisë civile për të protestuar para Kryeministrisë në orën 17:30. T’i japim fund së bashku, pushtetit kriminal, sepse fëmijët tanë meritojnë një të ardhme europiane”.

Xhesiela Maloku është në kushtet e pengmarrjes, çfarë po planifikojnë…

Vajza e përdhunura dhe e torturuar nga djali i deputetit të Fushë-Krujës, Rraja është në kushtet e një pengmarrje nga struktura të pushtetit të krimit. Janë këto struktura kriminale, të cilat po drejtojnë të gjitha hapat e saj që nga daljet para hetuesve ashtu edhe qëndrimet që duhet të mbajnë. Burimet pohojnë se kemi të bëjmë edhe me orvatje këmbëngulëse ku viktima adresohet në media dhe jep intervista me porosi, një e tillë është planifikuar edhe për ditën e sotme në një nga mediat kombëtare, por që pas një urdhëri të dytë direkt nga kryepushti ëhstë tërhequr dhe është bllokuar që të jepet transmetimi i saj. Nuk dihet nëse do të jepet kjo intervistë apo do të vazhdojë të pengohet nga të njëjtëtë njerëz që e kanë urdhëruar.
Vajza nga Fushë-Kruja në mënyrë të qëllimtë është lënë nga qeveria dhe policia pa mbrojtje. Megjithë thirrjet e vazhdueshme të personaliteteve publike dhe politike për ti siguruar asaj mbrojtje, thirrja ka rënë në vesh të shurdhër dhe vajza jetime nuk është marrë në mbrojtje. Lënia e saj pa mbrojtje bëhet me qëllimin që të jetë e ekspozuar ndaj presioneve të vcazhdueshme të strukturave të krimit në terren dhe në pushtet.
Ajo çfarë është planifikuar është që të ketë një koordinim të plotë mes deklaratave të përdhunuesit dhe viktimës në mënyrë që të dalë pa lagur djali i deputetit. Disa herë vetë vajza ka pohuar se është detyruar që të tërheqë denoncimet e veta për shkak të presioneve kriminale dhe me pistoletën në kokë. E njëjta gjë po ndodh edhe tani. Rama për të nxjerrë të palarë veten po bën gjithçka që të nxjerrë si mashtrim vetë deklarimet e vajzës për përdhunim dhe tortura dhe këtë po synon që ta bëjë në institucionet e drejtësisë dhe me gojën e vetë viktimës, Xhesiela Maloku.

PD kërkoi marrjen në mbrojtje të Xhesielës

– Edi Rama nuk i dha mbrojtje vajzës së përdhunuar, por doli në në krah të perdhunuesve dhe kriminelëve.
– Mediat po denoncojnë një skenar të ri të Edi Ramës, i cili po bën gjithçka për ta nxjerrë vajzën e dhunuar para gazetarëve në mbrojtje të kriminelëve.
– Edi Rama sulmoi nënkomisar Emiljano Nuhun, i certifikuar nga partnerët ndërkombëtare, me të njëtën gjuhë prej banditi që sulmoi Dritan Zaganin në mbrojtje të Saimir Tahirit.

Deklarata e plotë e deputetes Vokshi
Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe nga nëna dhe vajza të reja të tronditura nga sjellja mafioze e shtetit me një vajzë të pambrojtur, të përdhunuar dhe të torturuar nga një kriminel me pushtet dhe i paprekshëm.
Mekanizmin mafioz të mbrojtjes së kriminelëve dhe të sulmit ndaj denoncuesve të krimit e konfirmoi vetë Edi Rama pas 4 ditëve heshtje mafioze.
Edi Rama zgjodhi të mbrojë publikisht horrat dhe përdhunuesit e grupit të tij parlamentar, duke mos treguar shenjën më të vogël të mbështetjes apo dhembshurisë njerëzore për vajzën e torturuar.
Ajo vazhdon të jëtojë nën kërcënimin e bandës me pushtet, e cila ka garancinë e Edi Ramës për paprekshmëri.
Vajza e re dhe familja e saj nuk është marrë ende në mbrojtje, sepse asnjë hallkë e mekanizmit për parandalimin e dhunës ndaj grave e vajzave qëllimshëm nuk funksionon, sepse institucionet apo agjencitë e specializuara për ndihmë janë nën urdhrat e Kryeministrit, avokatit të kriminelëve.
Mediat raportojnë sot një skenar edhe më makabër. Vetë Rama po bën çdo përpjekje që ta shfaqë vajzën publikisht para gazetarëve për të shpëtuar kriminelët e veshur me pushtet.

Nëse deputetët nën akuzë publike Taulant Balla dhe Rrahman Rraja nuk do të kishin bekimin e kryeministrit, sot ata duhet të ishin jashtë parlamentit dhe do të ishin para drejtësisë; viktima do të ishte marrë nën mbrojtje dhe djali përdhunues i deputetit do të ishte në burg.
Edi Rama zgjodhi të qëndrojë në krah të kriminelëve dhe përdhunuesve brenda dhe jashtë grupit të tij parlamentar, duke sulmuar denoncuesin e kriminelevë të tij, nënkomisar Emiljano Nuhut, me të njëtën gjuhë prej banditi që sulmoi komisar Dritan Zaganin, kur denoncoi trafikun e drogës së Habilajve, me ndihmën e Saimir Tahirit.
Nënkomisari Emiljano Nuhu ishte një nga policët e rinj, i vlerëësuar nga të gjitha misionet e huaja në Shqipëri me të paktën 10 certifikata ndërkombëtare për profesionalizmin dhe ndërshmërinë e tij, që ka ndjekur këmba këmbës trafikantët e drogës dhe të armëve, me të cilët Edi Rama ndan pushtetin.
Edi Rama e ka provuar me rastin e komisarit Dritan Zaganit se sjellja si boss mafioz, me kercënim, shantazh dhe denigrim, e vonoi të vërtetën e përfshirjes së Saimir Tahirit në trafikun e drogës, por nuk e fshehu dot atë për shumë kohë!
Tani është momenti për ta ndalur këtë pushtet mafioz!
Nëse tolerojmë në heshtje, rradha që banditët dhe kriminelët të veshur me pushtet të na ndjekin këmba-këmbës do të na vijë ne dhe fëmijëve tanë!

Sot do të jem në shesh në emër të Xhesielës…

Deputetja Jorida Tabaku i është bashkuar nismës ‘Female Blackout’ e cila është shpërndarw me shpejtësi në rrjetet sociale.
Në profilet e tyre, gra e vajza kanë vendosur për disa orë një fushw të zezë si simbolikë kundër dhunës ndaj tyre.
Sot Facebook në të vërtetë duket më i zymtw me bashkimin virtual të grave kundër dhunës, keqtrajtimit dhe diskriminimit të tyre.
Deputetja Tabaku shoqëroi këtë status:
Sot do të jem në shesh në emër të Xhisielës dhe të krimit të shumëfishtë që i është kryer asaj. E përdhunuar dhe trajtuar në mënyrë barbare dhe më pas e shpërfytyruar dhe e mohuar nga institucionet shtetërore ajo personifikon tmerrin më të madh që kalojne shqiptarët sot ndërsa përballen me krimin që qeveris.
Do të jem në këtë protestë pasi një polic që vendosi të zbatojë detyrën për të cilen është betuar u kërcënua me pistoletë në kokë nga të inkriminuarit që sot kanë mbushur parlamentin në krahët e mazhorancës. Do të jem aty në protestë sepse qeveria dhe njehere qendroi ne krah te fortit me pushtet.
Shqipëria po vazhdon të degradojë përditë e më shumë në një humnerë kaosi dhe terrori.
Një gjendje e tillë është mbjellë nga përgjegjësit kryesorë të kësaj situate, mazhoranca. Tanimë është e pashmangshme dhe e pamohueshme që krerët e saj janë të përfshirë në akte të tilla vandale dhe të turpshme.
Askush nuk mund të shfajësohet me një arrestim sa për të larë gojën ndërsa ka heshtur për ditë e muaj të tërë.
Si një qytetare e përgjegjshme, si një deputete në shërbim të qytetarëve dhe të mirës sonë të përbashkët dhe mbi të gjitha si një nënë. Unë do të jem sot në 17.30 në protestën përballë kryeministrisë.
Ju pres aty

Investigimi: 93 përqind e ilaçeve në farmacinë e QSUT të skaduara, 447 milionë lekë vjedhje

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se rreth 93 për qind e medikamenteve që gjenden në farmacinë qendrore të QSUT-së janë të skaduara-dëm i cili u akumulua vit pas viti në 447 milionë lekë, ndërkohë që qindra pacientë vuajtën pasojat e mungesës së barnave.
Të paktën katër herë në vit, Fatjon Mara, 43 vjeç, mbërrin në Spitalin Pediatrik në Tiranë me pyetje që e mundojnë. I biri u diagnostikua me një sëmundje kronike gjaku gjashtë vite më parë dhe prej asaj kohe, jeta e të dyve ndahet mes shtëpisë dhe spitalit.
“Im bir kërkon trajtim të paktën katër herë në vit. Ndonjëherë sëmundja kryesore i shkakton edhe çrregullime të tjera dhe detyrohem të kaloj deri në dy javë në pavionë të tjerë,” tha Mara për BIRN.
Luhatjet në shëndetin e të birit përbëjnë shqetësimin kryesor për Marën. Por krahas tyre, 43 vjeçarit i është dashur shpesh të vrasë mendjen nëse në spital do të gjente ilaçet e duhura apo nëse trajtimi i radhës do ta përmirësonte jetën e të birit.
Në gjashtë vitet e terapisë intensive, ai pohon se nuk kanë qenë të rralla rastet kur ka vrapuar drejt farmacisë me recetë në dorë.
“Ilaçe ka pasur kohët e fundit, por në të paktën gjashtë vite që e trajtoj intensivisht, jam detyruar disa herë t’i blej shtrenjtë në farmaci,” tha Mara për BIRN.
Mungesa e medikamenteve mjekësore është një ndër shqetësimet kryesore të qindra pacientëve dhe familjarëve të tyre dhe një “gangrenë” e vazhdueshme e sistemit shëndetësor në Shqipëri përgjatë dy dekadave të fundit.

Megjithatë, “një mal” me ilaçe të skaduara u ngrit vit pas viti në farmacinë qëndrore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërkohë që të sëmurët po vuanin pasojat e mungesave të tyre.
BIRN siguroi një raport inventari të medikamenteve që gjendeshin në farmacinë qëndrore të QSUT-së deri më 9 maj 2018 dhe i përpunoi të dhënat, pasi i hodhi ato në një databazë.
Analiza e përftuar tregon se rreth 93 për qind e ilaçeve në farmacinë qendrore janë të skaduara dhe vetëm 7 për qind e tyre ishin ende të përdorshme për pacientët.
Medikamentet që gjenden në QSUT u përkasin viteve 2012-2018 dhe kapin një kosto totale kontabël prej 481.8 milionë lekësh [rreth 3.9 milionë euro]. Nga këto, ilaçe me vlerë kontabël 447 milionë lekë rezultojnë të skaduara dhe vetëm 34.7 milionë brenda afatit të përdorimit.
Grumbullimi i stokut të madh të ilaçeve të skaduara në farmacinë qendrore të QSUT është konsideruar një problem serioz edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH. Në dy raporte auditi për vitet 2014 dhe 2015, KLSH konstatoi se kishin shkuar dëm tonelata medikamentesh të tenderuara apo të dhuruara në Qendrën Spitalore Universitare dhe fajësonte për këtë keqmenaxhimin, por edhe praktikën e tenderimit të medikamenteve në prag të datës së tyre të skadencës.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi arsyet e krijimit të stokut në farmacinë qëndrore si dhe dëmin e dyfishtë të shkaktuar ndaj pacientëve dhe buxhetit të shtetit.
Në një përgjigje me shkrim, QSUT pretendoi se trajtimi i kërkesës për të drejtë informimi kërkonte afat kohor të gjatë dhe të paparashikueshëm për t’u përpunuar, si dhe burime njerëzore shtesë, për shkak të dokumentacionit voluminoz.

Ilaçet e skaduara
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pjesa më e madhe e barnave të çuara dëm në farmacinë qendrore të QSUT-së trajtonin sëmundje mjaft të përhapura në Shqipëri, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, ato psiqike apo antibiotikë për trajtimin e një sërë infeksionesh bakteriale.
Rreth 60 për qind e tyre rezultojnë të jenë blerë në vitet 2011-2013 dhe kanë dalë jashtë përdorimit në vitet 2014 dhe 2015. Pjesa tjetër rezulton të ketë skaduar gjatë viteve 2016-2018.
Në raportin e auditimit të publikuar në mars 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentonte faktin se situata në vitet 2014-2015 paraqitej tejet e rënduar me rreth 520 mijë medikamente të skaduara. Thuajse gjysma e sasisë, sipas KLSH-së ishin tenderuar me paratë e buxhetit të shtetit në vitet 2011-2013, ndërkohë që pjesa tjetër ishin donacione të kushtueshme, të cilat sistemi kishte dështuar t’i shpërndante në kohën e duhur te pacientët.
“..Sasia e barnave të skaduara është 172.705.615 lekë, nga të cilat 48 366 589 lekë medikamente të kontraktuara me fonde të buxhetit të shtetit. Pjesën kryesore e përbëjnë donacionet, të cilat nuk arrijnë të përdoren brenda afatit të tyre të skadimit,” thuhet në raportin e KLSH-së.
Paralelisht me ilaçet e tenderuara, donacionet nga kompanitë farmaceutike apo organizata ndërkombëtare zënë një pjesë të rëndësishme të fondit të farmacisë qendrore. Deri në fund të vitit 2015 sipas KLSH-së, barnat e skaduara nga donacionet ishin rreth 234 mijë me një vlerë prej 124.3 milionë lekësh.
Të dhënat e siguruara nga BIRN hedhin dyshime se kostoja e lartë e asgjësimit të medikamenteve të skaduara në vendet e BE-së i ka shtyrë kompani të ndryshme farmaceutike që t’i shkarkojnë ato si donacione në QSUT. Një zyrtar i kontaktuar nga BIRN tha në kushtet e anonimitetit se donacionet aq shumë të nevojshme mbërrijnë në Tiranë me një problem serioz.
“Barnat sillen në kufijtë e skadencës, me afat 6 muaj apo maksimumi 1 vit,” i tha BIRN një zyrtar i QSUT-së.

Drejtoria e QSUT-së e pranonte problemin me ilaçet e skaduara, por ia faturonte përgjegjësinë administratës së mëparshme në një përgjigje për KLSH-në.
Sipas saj, barnat e mësipërme ishin planifikuar dhe blerë gjatë viteve 2009-2013-kur vendi drejtohej nga Partia Demokratike dhe se në arkivë “nuk ekzistonin të dhëna mbi strukturën mjekësore që i kishte kërkuar medikamentet”.
QSUT, e cila drejtohej në atë kohë nga ministrja aktuale e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaronte në pretendimet e veta se kishte ndryshuar mënyrën e planifikimit dhe të gjurmimit të strukturës porositëse, duke premtuar ndryshim të situatës.
“Kjo mënyrë e re e planifikimit të nevojave ka bërë të mundur gjurmueshmërinë e kërkuesit të barit si dhe nxjerrjen e përgjegjësive për çdo strukturë, duke kontrolluar përdorimin ose mospërdorimin e tyre sipas afateve,” citohet QSUT në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Por pavarësisht këtij premtimi, sasia e ilaçeve të skaduara dhe vlera e tyre monetare është rritur dy vjet më pas.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se nga një listë me 1200 lloje medikamentesh që gjenden në farmacinë qëndrore, vetëm 315 produkte ishin të konsumueshme me afat skadence pas datës 9 maj 2018.
Ndërkohë që në vitet 2014-2015, dëmi i shkaktuar nga ilaçet e skaduara ishte 172.7 milionë lekë, në vitin 2018 kjo shifër arriti në 447 milionë lekë.
Grupi i auditimit të KLSH fajëson për situatën mungesën e një analize të plotë në QSUT për shkaqet që çuan në këtë situatë dhe përgjegjësitë direkte.
“Një mungesë planifikimi bazuar mbi nevojat reale për medikamente; mungesa e rregullave të qarta mbi kërkesat e bëra nga mjekët e pavionëve; në tenderët për blerjen e medikamenteve duhet të kërkohet një afat sa më i gjatë i përdorimit të tyre, pasi nga konstatimet rezulton se shumica e tyre kanë afat skadence 6 muaj deri në 1 vit,” argumenton KLSH.

Pasoja dhe diskriminim
Çuarja dëm e qindra mijëra medikamenteve në QSUT përgjatë gjashtë viteve të fundit ndodhi në një kohë kur pacientë të shumtë dhe familjarë të tyre ankoheshin edhe publikisht për mungesën e tyre.
Përfaqësuesit e shoqatave të pacientëve në Shqipëri i thanë BIRN se ky problem ka vënë në rrezik jetën e shumë qytetarëve si dhe ka shkaktuar diskriminim për shkak të gjendjes shëndetësore.
Besart Nezaj, pacient dhe përfaqësues i shoqatës së Hemofilisë i tha BIRN se mungesa e ilaçeve dhe e trajtimit profilaktik ka shkaktuar dëme të mëdha në shëndetin e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje-të cilët sipas tij kanë gjetur si zgjidhje të fundit largimin nga vendi.
“Nga 320 pacientë me hemofili kanë mbetur 197. Kanë emigruar drejt BE-së, pasi jeta e tyre po rrezikohej si pasojë e hematomave për shkak të mungesës së trajtimit profilaktik dhe mosmarrjes së sasisë së medikamenteve që rekomandojnë specialistët hematologë,” tha Nezaj.
Përfaqësuesi i shoqatës së Hemofilisë pohoi se pacientëve nuk u është siguruar gjithmonë doza e plotë, ndërkohë që duhej të prisnin me orë të tëra për ta marrë atë, çka e rëndon edhe më tej situatën e tyre. Nezaj shtoi gjithashtu se shumica e medikamenteve për këtë kategori të sëmurësh sigurohet nga donacionet sesa nga kontratat e QSUT.
“Jemi të detyruar të mos bëjmë jetë normale për shkak të hematomave të mëdha… në këto kushte rrisku për hemoragji është më i madh, hemoragji në inde, cerebrale etj… Ne nuk integrohemi dot si pasojë e mungesës së trajtimit me medikamentet e duhura,” tha ai për BIRN.
Në fillim të shtatorit, medikamenti “faktor” për të sëmurët me hemofili u bë shkak për replika mes Partisë Demokratike dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku e para denonconte mungesën ndërsa QSUT e hidhte poshtë këtë pretendim, duke deklaruar se ky medikament ishte shpërndarë rregullisht.

Përtej replikave të kufizuara në kohë, organizatat që merren me të drejtat e pacientëve konstatojnë probleme në vazhdimësi me sigurimin e medikamenteve.
Eglantina Bardhi, drejtoreshë e shoqatës “Together For Life” ka ndjekur ankesat e pacientëve për mungesën e medikamenteve në vitet e fundit. Ajo i tha BIRN se Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi apo edhe gjykatat kanë konstatuar diskriminim për shkak të gjendjes shëndetësore në disa prej rasteve.
“[Kemi ndjekur] rastin e mungesës së ilaçit L-Asparaginasë në Pavionin e Onko-hematologjisë në Shërbimin e Pediatrisë ku trajtohen fëmijët e sëmurë me leucemi. Me Vendimin nr. 196, dt. 29.12.2016, të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është konstatuar se praktika e ndjekur nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë duke mos bërë të mundur vënien në dispozicion të fëmijëve të sëmurë të medikamenteve mjekësore përbën diskriminim të tërthortë për shkak të gjëndjes shëndetësore…,” tha Bardhi për BIRN.
“U rekomandua që kjo Qendër, në të ardhmen të sigurojë medikamentet mjekësore në kohë dhe sasinë e duhur. Pas këtij Vendimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë masa efektive dhe problemi i mungesës së këtij ilaçi është zgjidhur,” shtoi ajo.
Një tjetër çështje e dërguar përballë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është edhe mungesa e disa ilaçeve në shërbimin e Hematologjisë në QSUT, ku trajtohen pacientë nga i gjithë vendi për sëmundje të rënda në gjak.
Sipas Bardhit, edhe në këtë rast Komisioneri konstatoi diskriminim të drejtpërdrejtë të një shtetaseje dhe të gjithë pacientëve të Shërbimit të Hematologjisë dhe urdhëroi që QSUT të sigurojë në kohë dhe në sasi medikamentet mjekësore, për të cilën sipas saj, QSUT u penalizua më pas me gjobë.
“Edhe pas këtyre sanksioneve, rezulton se problematika e mungesës së ilaçeve vazhdon ende dhe nuk ka përmirësim të gjendjes së furnizimit me ilaçe në këtë Shërbim,” tha Bardhi për BIRN.

Kosto shtesë për asgjësimin
Produktet farmaceutike të skaduara klasifikohen në kategorinë e mbetjeve farmaceutike dhe sipas legjislacionit në fuqi dhe një vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 2010, duhet të asgjësohen në mënyrë të kontrolluar. Ky fakt përbën një telash të shtuar dhe kosto të reja për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”-të cilat nuk rezultojnë të jenë parashikuar.
Audituesja e KLSH-së, Marjola Llanaj i tha BIRN se përveç kostos së madhe financiare të provuar, stoku i ilaçeve të skaduara kërkon shuma të tjera financiare.
“Kemi kërkuar asgjësimin e tyre, por në buxhetin vjetor të QSUT-së nuk është parashikuar fondi që do të mundësonte asgjësimin,” tha Llanaj për BIRN.
Audituesja Llanaj shpjegon se asgjësimi i ilaçeve, njësoj si mbetjet e tjera spitalore kërkon teknologji specifike.
Ekspertët mjedisorë bien dakord, ndërkohë që ngrenë shqetësimin për fenomenin e përsëritur shpesh në vitet e fundit, ku medikamentet e skaduara janë hedhur në shtretërit e lumenjve duke shkaktuar ndotje të mjedisit.
Valbona Mazreku, drejtuese e organizatës mjedisore “Milieukontakt Shqipëri” i tha BIRN se ilaçet e skaduara në QSUT duhet të asgjësohen në përputhje me legjislacionin përkatës, qoftë me groposje, incenerim apo përmes trajtimit në autoklavë.
“Ka ardhur koha që vetë Ministria e Shëndetësisë dhe agjencitë e barnave të ndërmarrin edhe projekte për mbledhjen e barnave të skaduara edhe nga qytetarët që të mos përfundojnë në kazanët publikë, por të bëhet një asgjësim i kontrolluar i tyre,” përfundoi Mazreku. /Birn/

Si t’i identifikoni dhe shëroni alergjitë?

Sëmundjet alergjike paraqesin sëmundje të kohës bashkëkohore dhe janë në rritje të vazhdueshme. Japin simptoma shumë të ndryshme, duke pasur parasysh që alergjia mund të shfaqet në cilindo organ qoftë. Gjithnjë e më shpesh te simptomat e paqarta, mjekët dhe pacientët mendojnë në sëmundjet alergjike dhe kërkojnë diagnostikimin e tyre.
Cilat sëmundje alergjike ekzistojnë dhe si t’i zbulojmë?
Sëmundjet alergjike shkaktohen nga hiperndjeshmëria e sistemit imunitar ndaj substancave tipike të ambientit të jashtëm, dhe mund të zbulohen me testet kutane alergjike dhe IgE-te specifike. Në këto sëmundje hyjnë:
– Riniti alergjik
– Dermatiti atopik
– Astma alergjike
– Alergjitë ushqimore
– Anafilaksia.

Kë e kërcënojnë dhe si manifestohen alergjitë
Alergjitë mund të paraqiten te të gjithë ata të cilët e kanë të trashëguar gjenin e alergjisë, pa marrë parasysh moshën. Ato, manifestohen me simptomatologji të ndryshme si: skuqje dhe kruarje të syve, ënjtje të syve, kruarje dhe zënie të hundës, teshtima, kollë, fishkëllima në gjoks, frymëzënie, urtikarie etj.
Si shërohen, kontrollohen dhe cilët janë shkaktarët më të shpeshtë?
Menaxhimi i sëmundjeve alergjike përfshinë:
– krijimin e kushteve hipoalergjike
– terapinë antialergjike, dhe
– imunoterapinë
Shkaktaret më të shpeshtë të alergjisë janë:
– Faktorët gjenetik, dhe
– Faktorët e ambientit të jashtëm si: pluhuri shtëpiak, poleni, myku, epiteli i kafshëve, insektet.
Përse alergjitë janë bërë aq masive?
Viteve të fundit numri i të sëmurëve me sëmundje alergjike është duke u rritur gjithnjë e më shumë, sidomos në vendet e zhvilluara. Duhet përmendur Teorinë e higjienës, me të cilën kuptojmë se rritja e fëmijëve në kushte më të mira të jetës, duke mos pasur kontakt me shkaktarë të infeksioneve të ndryshme, bën që sistemi imunitar i tyre të zhvillohet kah sëmundjet alergjike.
Si shkaktar tjetër duhet të përmendim edhe zhvillimin e industrisë si shkaktare numër një e ndotjes së ambientit.

Kur duhet te shkoni te mjeku nëse keni vërejtur alergjinë?
Në qoftë se pacienti ankohet nga simptomat si kruarje e syve, kruarje e hundës, teshtima , kolle, etj., atëherë duhet të lajmërohet te mjeku.
Ku shfaqen problemet në diagnostikim?
Sa i përket diagnostikimit të sëmundjeve alergjike duhet të bëhen testet kutane të alergjisë dhe IgE-të specifike ose testet alergjike përmes gjakut.
Në fillim jepet terapi antialergjike si: antihistaminik, kortikosteroide, antileukotriene, dmth, në varshmëri nga gjendja shëndetësore e pacientit. Pastaj mund të vendosim edhe për Imunoterapi.
A mundeni vet të identifikoni në çka jeni alergjikë?
Pacienti, nuk mundet saktësisht ta identifikojë se në çka është alergjik. Pra, duhet të bëhen testet adekuate.
A ndodh që alergjia të tërhiqet spontanisht pa terapi?
Alergjia nuk tërhiqet pa terapi.
Problemet me të cilat përballen ata të cilët vuajnë nga alergjia
Alergjitë sezonale të cilat shkaktojnë simptomat që përmendëm më lartë, mund të ndikojnë negativisht në aktivitetet ditore si në punë ose në shkollë, e çka edhe më shumë medikamentet që merren për trajtimin e e simptomave alergjike mund të japin efekte anësore duke përfshirë problemet me gjumë.
Gjithashtu reaksionet alergjike mund të lirojnë kemikalie ose substanca të ndryshme vazoaktive në trup me ç’rast mund të shkaktojnë lodhje. Të gjitha këto mund të shkaktojnë nervozizëm, me humbje të humorit.

Rëndësia e preventivës
Krijimi i një plani të menaxhimit të alergjisë është çelësi i parandalimit të reaksioneve alergjike. Gjithashtu është e nevojshme të kontrollohet alergjia. Pacienti duhet të bashkëpunojë me doktorin e tij dhe të krijojë planin e menaxhimit të alergjisë së tij.
Kontrollimi i alergjisë dhe parandalimi i reaksioneve alergjike varet nga tipi i alergjisë.
Ja disa metoda te menaxhimit të alergjisë:
– T’i ikim kontaktit me alergjenët. Kjo është shumë e rëndësishme, por jo edhe e lehtë. Në rast se nuk mund të largohemi nga ndonjë alergjen i caktuar, duhet të mundohemi që të kemi kontakt sa më pak me atë alergjen.
– Duhet t’i marrim medikamentet e përshkruara nga doktori. Ato mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave. T’i marrim ato përderisa nuk mund të largohemi nga alergjeni.
– Nëse pacienti është i rrezikuar nga anafilaksia, ai duhet ta mbaj me vete gjatë tërë kohës epinefrinen, autoinjeksionin.
– Mbajtja e një ditari. Të shkruhet çdo veprim, çfarë ushqimi ka marr pacienti, kur kanë filluar simptomat.
– Çdoherë ta pyesim doktorin se çka duhet të dimë dhe si të veprojmë në rast të një reaksioni alergji

Shqipëria vendi i vetëm në planet ku arreston vetëm opozita!

Sali BERISHA

Te dashur miq, nje nder rekordet e tjera me te zeza te narkoshtetit te Norieges eshte se ne kete vend asnje bande e rrezikshme absolutisht asnje nuk arrestohet nga narkoqeveria sepse qeveria dhe bandat e saj jane nje dhe vetem nje. Le t’ju referohemi fakteve.
1- Banda e pushtetit e Milit te Partise, Emiliano Shullazi dhe banda e tij, me gjithe krimet e shemtuara per shkak te vellamerise se saj me Saje Qorrin dhe Edvin Shullazin, nuk u prek as dhe cenua kurre gjersa opozita e denoncoi per nje nderhyrje flagrante me porosi te Rames. Cdo bande e rrezikshme e arrestuar kater vitet e fundit eshte veper e mirefillte e opizites.
2- Banda e pushtetit e Geron Xhafes, narkotrafikanti nderkombetar i denuar nga drejtesia Italane, qe mbrohej pas denoncimeve te perseritura nga vellai mafioz minister dhe sivllau mafioz kryeminister.
3- Banda e pushtetit e Bajreve, e lidhur direkt me njemije fije me Ramen, Bushatin, Harushen, u denocua disa here nga opozita dhe shtypi nderkombetar kurse Rama vazhdonte mbrojtjen e saj me gazetare vrases te deshmitareve duke i paraqitur si njerez te ndershem punetor. Ata u arrestuan pas mbledhjes se grupeve parlamentare te opozites ne Shkoder por me kushtin e lehtesimit nga nje mori akuzash te renda qe rendojne mbi ta.
4 – Banda e pushtetit e Rrajeve e lidhur direkt me Ramen, Taulant Begen, Artur Bushin.
Dy muaj me pare u denocuan nga opozita se Raxhep Rraja, bir i pushtetit, sadist e perdhunues kishte torturuar, dhunuar ne menyre kafshrore nje vajze te pambrojtur.

Menjehere shteti i kryeperdhunuesit Rama, perdhunuesve te tjere Taulant Bego, Faqezi Droga, Ardi Xhafaj dhe shpura e perdhunuesve te tjere ne polici, prokurori, bashki, me qyte te revoles detyruan vajzen e pambrojtur te terhequ akuzen dhe varrosen krimin e shemtuar.
Kaluan dy muaj dhe heshtja e varrit vazhdon sikur nuk kishte ndodhur asgje. Dy muaj me vone njeri prej oficereve me te guximshem te policise shqiptare beri deshmine tronditese para shqiptareve, ne te cilen faktonte me dokumenta se tashme perdhunues nuk ishte vetem sidisti bir pushteti ne kerkim por edhe vet kryeperdhunuesi Edvin Kristaq Rama dhe Taulant Bega, Faqezi Droga, Geron Velia dhe horra te tjere ne polici, prokurori, media etj etj.
Perseri te gjithe keta ne korr vrapuan ta varrosnin per se dyti krimin e shemtuar, tashme te pushtetit te perdhunuesve. Kryeperdhunuesi vete heshti pese dite duke drejtuar nga strofulla e tij e krimit fushaten e shemtuar te perdhunuesve kunder viktimes. Por perseri do te ishte protesta e opozites ne Korçe kunder kryeperdhunuesit, do te ishte marshi i qytetareve te revoltuar qe u kalli daten horrave dhe perdhunuesve te Vjolistanit, qe detyroi kryeperdhunuesin e shtetit perdhunues te dilte nga strofulla e tij, te fliste tre here gjate dites dhe, kur mori vesh se Tirana pritej te lante me ta hesapet, urdheroi ne panik autorin e perdhunimit shteteror te vajzes se pambrojtur Xh M.
Te dashur miq, paraqita keto raste ketu per dy arsye.
Se pari, ne nje vend ku arrestimet i ben opozita, ligjin, pushtetin e ka pushtuar perfundimisht krimi.
Se dyti, arrestimet nga opozita jane sirene alarmi per çdo qytetar qe te ngrihet me guxim per te çliruar nje dite e me pare, me çdo mjet dhe çdo çmim, vendin nga kryeperdhunuesi dhe horrat perdhunues te tjere ne qeveri, parlament, polici, prokurori, media etj etj. sb