25.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Deputeti i Ramës, Rraja mashtron Prokurorinë për torturat e të birit ndaj Xhesielës

Deputeti Rrahman Rraja ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka ndërmend që të largohet nga grupi parlamentar i PS-së.
’Nuk ka lidhje me këtë punë, nuk ka kryer dhunë, e keni gabim”, kështu është shprehur deputet Rrahman Rraja pas arrestimit të djalit të tij gjatë ditës së djeshme. Rraja nuk ka preferuar që të komentojë më tej situatën, duke u larguar me shpejtësi nga gazetarët. Deputeti ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga grupi parlamentar.
Kështu Rraja iu qëndron deklaratave të bëra pak ditë më parë në media, ku shprehej se ndaj Xhisielës nuk ka pasur dhunë dhe vajza ishte xheloze ndaj djalit të tij.
Fillimisht u tha se Rraja nuk ishte pjesë e mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, mirëpo duket se deputeti ka shkuar me vonesë në mbledhjen që u zhvillua në ambientet e kryesisë së Kuvendit.
Vetë kryeministri Edi Rama ka qenë vetëm pak mninuta në mbledhjen e grupit, për shkak të axhendës së tij. Burime të Fax News bëjnë me dije se në këtë mbledhje ndryshe nga sa pritej nuk është thënë asnjë fjalë për rastin e deputetit Rraja, ndryshe nga sa deklaruan mediat se mund të kishte dhe një përjashtim të tij.
Edhe pse dhuna e ushtruar ndaj Xhisiela Malokut ka ndodhur që në muajin Korrik vetëm dje është bërë e mundur arrestimi i Rexhep Rrajas, djalit të deputetit.
Ditët e fundit ka pasur një presion të madh në drejtim të qeverisë Rama për këtë skandal, pasi oficeri që denoncoi rastin Emiljano Nuhu tha se për të mbyllur çështjen ka ndërhyrë dhe Taulant Balla, gjë që është mohuar nga ana e socialistëve.

Dokumenti/ Rrajat-Nënkomisarit: Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty s’të kemi asgjë, do të zhdukim ty bashkë me familjen

Sigurohet procesverbali i kallëzimit të nënkomisarit të Krujës, Emiljano Nuhu në komisariatin nr.6 në Tiranë ndaj dy nipërve të deputetit socialist Rrahman Rraja, të cilët e kanë kwrcwnuar deri edhe me vdekje për të mos e hetuar çështjen e dhunimit dhe përdhunimit të Xhisiela Malokut nga kushwriri i tyre Rexhep Rrahaja, djali i deputetit.
Bie në sy që kallëzimi në komisariat i nënkomisarit është bërë që më 30 korrik 208. Në dokumentin e publikuar nga News 24 dhe BW, vërehet se pak pas marrjes së denoncimit nga Xhisiela Maloku, njeri nga nipërit e deputetit i ka dërguar mesazh në celular oficerit me këto fjalë: “Çfarë ke me ne që po kruan kurrizin?! Ku të të vij të ta takoj pak nga afër?”
Takimi më pas ka vijuar tek lokal “Rich Mond”. Në dokument thuhet:
“Pasi u ula te lokali, ata kanë ardhur rreth 20 minuta pas meje. Më erdhën dy persona me një makinë Mercedez Benz të tipit S, ndryrë të zezë, targën nuk e fiksova dot dh u ulëm të tre në tavolinë. Ata m’u prezantuan si Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja dhe se janë kushurinj të shtetasit Rexhep Rraja dhe me një ton zëri të lartë dhe të revoltuar më thënë: “Çfarë problemi ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhensilën dhe e ke pyetur për ne?!”
Ndërsa oficeri ka tentuar t’u shpjegojë, u përgjigjën:
“Nuk na rruhet fare për ty që ke ardhur nga Berati dhe do të bësh ligjin në Fushë Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen po thirre njerin nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. “Do të zhdukim ty dhe familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon të merren me dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti”.

 

Kërcënon nga frika që i ka hyrë në bark

Dritan KABA

Kërcënon se do e ndjek këmba-këmbës, fiks shprehje krimineli e banditi, që kërcënon jo nga trimëria por nga frika që i ka hyrë në bark.
Kërcënon, jo Nuhun, por ata frikacake që i ka emëruar shefa policie e drejtora që të mos bëjnë gafë të nxjerrin zë, për krimet e bandës dhe banditeve të tij.
Një dhjaks si ai mund të kërcënojë nga posti i Kryeministrit në emër të mafias së tij, por ai nuk kërcënon vetëm Nuhun, indirekt ai po kërcënon prokuroren e çështjes, të mos hapë gojë për të vërtetën e ngjarjes.
Plehrë, që mbron përdhunuesin dhe ushtarët e tij dhe lë vajzën pa mbrojte dhe indirekt kërcënon edhe viktimën, që mos hap gojë se kur kërcënoj Nuhun e kupton çfarë të gjen ty!
Spurdhjak, që kërcënon oficerin trim Nuhu në emër jo vetëm të bandës së përdhunuesve, por edhe në emër të atyre banditeve që ai ka çuar para drejtësisë.
Për të vetmen arsye se oficeri trim Nuhu nuk është nga ata të fushatës së mbjelljes e korrjes së drogës, por as nga ata që hodhën kapelën për të rrëmbyer vota dhe kërcënuar qytetarët.
Por, Nuhu, duke sakrifikuar jetën u fut mes banditeve, me qëllimin sublim të tij, të largonte sa të mundte helmin nga rrugët, shkollat dhe të rinjtë,
Gjithsesi nuk i vë shumë faj Ramës së i tillë është kriminel, dhunues i grave, inspirues i drogës dhe bedel i krimit të organizuar.

Nënkomisari Nuhu i çertifikuar nga SHBA dhe BE merret në mbrojtje në masa të rrepta

Armand MAHO

Duket se ngjarja e Krujes ku eshte kercenuar me jete oficeri i Policise Emiljano Nuhu nuk ka kaluar aq qete ne shtetin zvicerian, sic kerkojne ta paraqesin autorietet shqiptare. Nje burim ne shtetin e ketij vendi sapo me informoi se Emiljano Nuhu se bashku me familjen eshe vene nen masa te rrepta sigurie, per shkak se autoritetet zviceriane kane dyshime te forta se i kercenohet jeta. Sot Nuhu eshte pyetur per rreth gjashte ore nga autoritetet zviceriane, gje e cila koencidon dhe me deklaratat e Rames nga Korca ku kercenoi se “do e gjurmoje kemba kembes ate horr”! I njejti burim shtoi se nuk perjashtohet mundesia qe autoritetet zviceriane e hapin nje tjeter hetim te pavarur pasi dyshohet se autoritetet shqiptare qellimisht kerkojne te shmangin skandalin duke e kthyer nga akuzues ne te akuzuar Emiljano Nuhun!
Por perse autoritetet zviceriane nuk kane hezituar ne asnje moment ti ofrojne mbrojtje oficerit shqiptar? Emiljano Nuhu vec deshmise ka paraqitur prane autoriteteve dhe te gjitha kualifikimet qe ka si oficer nen mbulim nga policia e shtetit. Trajnime nga PAMECA, Departamenti Amerikan i Drejtesise etj jane ato qe bien ne sy ne kualifikimet e tij si oficer policie, ku nder te tjera pervec akademise se policise zoteron dhe bachelor ne juridik. Autoritetet e atjeshme kane vleresuar se ne asnje moment nje oficer karriere, per te cilin dhe vete shteti shqiptar ka harxhuar jo pak e sajoje nje histori te tille vetem per azil politik.
Duket qarte se kemi e bejme me nje histori te paster bandash te cilan kane zaptuar ne cdo qelize institucionet e shtetit. Nje oficer policie per te cilin kemi paguar e gjithe ne, kercenohet dhe debohet nga vendi per faktin e thjeshte se tentoi te kryente detyren. Emiljano Nuhu ishte nga ata qe kish investuar tek vetja per e mgritur jeten e tij ne kete vend, si shume te tjere, por i gjithe ky investim, e shumta do konvertohet ne ndonje punetor ndertimi ne shtetin Zvicerian, sepse ne shtetin e tij ai ishte i “padeshirueshem” per ata qe e kontrollojne kete shtet. Bandat dhe trafikantet!
Me poshte certifikatat dhe kualifikimet e oficer Nuhut! Me 23 shkurt te ketij viti ka marre certifikaten e sigurise, atehere si nuk do e kalonte vettingun?

Majlinda Bregu: Genc Sejko më cënoi nderin

Abuzimi ndaj Xhisiela Malokut, nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahaman Rraja, ka nxitur mjaft reagime në media dhe rrjetet sociale.
Megjithëse sot deputete të PD-së, LSI-së, gra intelektuale, por edhe studente, kanë bërë thirrje për protestë ditën e hënë kundër dhënës ndaj grave, disa nga femrat e njohura të shoqërisë civile për mbrojtjen e gruas nuk kanë reaguar.
Për këtë rast, Genc Sejko i cili njihet për memet e tij thumbuese në rrjetet sociale, publikoi gjatë ditës së sotme një fotomontazh ku ngrinte pyetjen se kur të flasin do këto që marrin miliona për mbrotjen e gruas.
Në foton e publkuar nga Genc Sejko, është dhe ish ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila njihet për zërin e saj të fuqishëm në publik për mbrojtjen e gruas.
Kjo e fundit ka reaguar ashpër ndaj tij, duke e kërcenuar se do të ngre padi civile, pasi sipas saj ai është thjesht një dhunues i ngrefur i rradhës.

Komenti i plotë i Majlinda Bregut
“Te mos isha ne mes te nje hidherimi per percjelljen ne boten tjeter te nje mikeje te shtrenjte, sot do te padisja ty Genc Sejko! Fare thjesht! Ne baze te nenit 617/1 te Kodit Civil te Republikes “Pergjegjesia per publikimet online te komenteve qe cenojne nderin, personalitetin ose reputacionin e personit” ndryshimet e te cilit i kam propozuar vete. Sepse ti s’ke asgje me pak se cdo dhunues i ketij vendi! Je thjesht dhunuesi i ngrefur i radhes! Keto bejne burrat dhunues. Pergojojne, mashtrojne, te fyejne, te vrasin dhe s’ ju digjet mjekra nese ti e kundershton kete! Ti nuk do arrish dot edhe po te jetosh 200 vjec, te flasesh, bertasesh, qash , te mbrosh aq gra sa jam perpjek une e plot gra te tjera me ze publik ne kete vend! Pa miliona burrec! Pa delire facebook! Por nga bindja, ndjeshmeria dhe detyra publike qe kam patur.
Edhe pa zhurme, por duke u munduar per te mbrojt te dhunuaren e per t’i gjet nje strehe sekrete! Nga ato qe ti e tjere si ti te mos i mesoni kurre! As kete radhe!
Sa per dhunuesit cfare do emri e statusi pacin,mund ta vonojne por nuk i shpetojne dot nje denim me te ashper!
Edhe kete fal ashpersimeve te fundit
te Kodit Penal qe mbajne emrin tim!
Por te jesh i bindur, Dhuna s’do te mundet dot nese nuk denohen te gjithe format e saj! Perfshi tenden!”

Shqiperia sot është Vjolistan! Kryepërdhunuesi është Edvin Kristaq Rama

Sali BERISHA

Kryeperdhunuesi Edvin Kristaq Rama shpall Shqiperine shtetin e pare perdhunues ne bote!
Te dashur miq, kryeperdhunuesi Edvin Kristaq Rama dhe cubat perdhunues rreth tij, shpallen publikisht keto dite Shqiperine si shteti i pare perdhunues ne bote. Po po, shteti i vetem unik ne bote qe perdhunon qytetaret e tij!
Rreth dy muaj me pare qytetaret denoncuan dhunimin ne tortura çnjerezore te nje vajze te pambrojtur, nga perdhunuesi Rraja, biri ne kerkim i pushtetit te perdhunimit, qytetaret gjithashtu akuzuan perdhunuesin Çitozi qe fallsifikoi me urdher te Kryeperdhunuesit Rama dhe perdhunuesit Bushi deshmine e viktimes. Ata denoncuan publiksht perdhunuesin Tulant Bega, perdhunuesin Artur Bushi, perdhunuesit Faqezi Droga dhe Geron Veliu se liruan, te kuptohemi, me porosi te kryeperdhunuesit Rama, te akuzuarin, sadistin, qe per te krye marredhenie seksuale me viktimen perdori tyten e revoles, djegjen me cigare.
Pas ketyre operacioneve te ndyra kriminale, kryeperdhunuesi dhe cubat dhe horrat perdhunues rreth tij menduan se varrosen te verteten dhe brohoriten ne korr “rrofte perdhunimi ja hodhem edhe kete here”! Mirepo per t’ju çjerrur çdo maske kryeperdhunuesit Rama, cubave dhe horrave perdhunues Tualant Bego, Faqezi Droga, Ardi Xhafa, nje oficer trim i ndergjegjshem Emiljano Nuhi iu faktoi me dokumenta shqiptareve dhunimin e tmerrshem per se dyti te vajzes se pambrojtur Xh.M nga shteti perdhunues.
Pas ketyre deshmive tronditese jo vetem per Shqiperine, u vu ne veprim me te gjithe shemtine e saj makineria kriminale e shtetit perdhunues me kryeperdhunuesin Rama ne krye dhe parlamentin, qeverine, policine, drejtesine mediate, avoketerit gjer dhe psikologet e shtetit perdhunues.

Vet kryeperdhunuesi u fsheh per 5 dite me rradhe dhe drejtonte fushaten e shtetit perdhunues, deklaratat e horrave dhe perdhunuesve te tjere duke filluar nga parlamentaret e akuzuar dikur per perdhunim si Taulant Bega, babai i kriminelit sadist Rraja, Faqezi Droga dhe Geron Xhafaj, peraqesuesit ne media anetare te Cosa Nostres, vrasesit e deshmitareve, psikolog kriminel qe nuk pa djegie me cigare, te cilen e verteton edhe vet ekspertiza, por pa vetem pendese tek viktima per deshmine qe kishte bere kunder kriminelit sadist dhe lumturi ne fyren e saj per terheqjen nen dhune te padise, ndrikulla pushteti te zhveshura nga çdo norme dhe standart, qe se bashku me shoqerine civile te qeverise me heshtjen e tyre kriminale perdhunuan per se dyti viktimen.
Te gjitha keto nuk mund te ndodhnin ne askund tjeter ne planet perveçse ne nje vend qe do quhet Vjolistan dhe qe eshte Shqiperia e kryeperdhunuesit Edvin Kristaq Rama, i cili zgjodhi te flase vetem sot 65 dite pas krimit te shemtuar.
Kryeperdhunuesi foli vetem sot per te na faktuar se eshte ai vet kryepredhunuesi i ketij vendi qe tashme do te quhet Vjolistan.
Keshtu, ne reagimin e tij prej 42 fjalesh kryeperdhunuesi foli duke marre ne mbrojtje shpuren e tij kriminale te cubave dhe perdhunuesve ministra, deputete, krye komisare, prokurore, gazetare, psikologe etj etj.
Ne kete reagim prej 42 fjalesh te prononcimit te tij nuk ekzistojne fjalet “denim” apo “ndeshkim” per kriminelin dhe aktin kriminal, nuk merret ne mbrojtje dhe nuk ekziston fjala “mbrojtje” per viktimen por sulm nga pozitat e nje njeriu me standartet me te ulta dhe shtazore morale ndaj te gjithe atyre qe denuan, denoncuan krimin e pushtetit ndaj nje vajze te pambojtur, viktime e epsheve shtazore te sadistit bir i pushtetit Rexhep Rraja.
Duke perfunduar, ju bej thirrje qytetareve ne teresi, vajzave, grave, nenave, motrave dhe te rinjve te vendit; te ngrihemi per te nxjerre vendin nga kthetrat e kryeperdhunuesit Edvin Kristaq Rama, horrave dhe cubave perdhunues rreth tij! sb

Nënkomisari: Deputeti Rraja i plagosur në sy pas sulmit mbi policinë prandaj mban syze

Oficeri Emiljano Nuhu, ka treguar gjatë një interviste për “News 24” se deputeti i PS-së për Krujën, Rrahman Rraja ka mbetur i plagosur në një shkëmbim zjarri me policinë në vitin 1998.
“Shtetasi Xhelal Rraja (vëllai i deputetit) është person me precedent të theksuar kriminal. I dënuar për disa vepra penale, njihet në zonë, njihet dhe nga strukturat e policisë. Ai person ka hyrë i armatosur në zyrën time me armë pa leje dhe këtë dua ta theksoj. Është person me 3-4 vepra penale. Xhelal Rraja së bashku me të vëllanë ka shkëmbyer zjarr me një punonjës të stacionit policor Fushë-Krujë në 1997-1998. Deputeti ka mbetur i plagosur në ato vite dhe polici gjithashtu. Ndaj deputeti mban gjithnjë syze. Tani këta persona çfarë përfaqësojnë? Në parlament ka njerëz me precedent penalë”, deklaroi Nuhu.
I pyetur se pse nuk kishte vepruar në rrugë ligjore, pra se nuk kishte vënë në pranga Xhelal Rrajën që e ka kërcënuar me pistoletë në prezencë të Taulant Ballës dhe Artur Bushit, Emiljano Nuhu tha se “kam vënë në dijeni shefin e Komisariatit i cili më tha merre me qetësi. Ndërsa prokurorja më tha shko në prokurorinë e përgjithshme. Në këto rrethana e pashë se jam i vetëm, dhe i humbur. Askush nuk po më mbështeste përpara njerëzve me imunitet”, u shpreh ai.
Më tej, oficeri, thotë se përmes e-mail zyrtar ka vënë në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. “Më datë 12 Gusht u kam shkruar e-mail titullarëve më të lartë. Ju kam paraqitur shqetësimin tim në lidhje me dosjen e djalit të deputetit. U kam thënë se më 30 korrik më kanë kërcënuar kushërinjtë e tij në një lokal në Unazën e Re. U kam thënë gjithashtu se personi që më kërcënon, vëllai i deputetit (Xhelal Rraja) ka precedentë pasi ka plagosur një polic në 1998. Nuk kam marrë asnjë përgjigje. Askush nuk më ka bërë telefon, email, për të pyetur si qendron e verteta”, deklaroi Emiljano Nuhu.

Intervista
Nisida Tufa: Z. Nuhu unë dua ti rikthemi përsëri datës 21. Pasi ndodhi ajo që ju pretendoni, me kë folët për këtë gjë? Për deputetin Taulant Balla, për kërcënimin që keni marrë?
Emiljano Nuhu: Fola me drejtuesin tim të komisariatit dhe prokuroren e gatshme me këta dy persona kam komunikuar atë ditë. Më pas në datën 3 gusht kam vënë në dijeni drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe ministrin e brendshëm për problemin dhe në datën 14 përsëri e kam vënë në dijeni me email po asnjë reagim nuk ndodhi nga këto institucione. Pse si përmend zv/drejtoresha në deklaratën e saj dy emailet që unë i kam nisur drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe ministrin e brendshëm?
Nisida Tufa: Pra ky email ekziston?
Emiljano Nuhu: E mail është nisur nga email zyrtar i policisë së shtetit dhe ekziston.
Nisida Tufa: Janë dy emaile tuaja?
Emiljano Nuhu: Po që unë i kam kërkaur ndihmë drejtorit të përgjithshëm për kërcënimin që më është bërë.
Nisida Tufa: Tek ky email ju e përmendni deputetin Taulant Balla?
Emiljano Nuhu: Jo nuk e përmend deputetin Taulant Balla në e mail për shkak të hakmarrjes që do bënin ata ndaj meje po ta kisha përmendur.
Nisida Tufa: Pra ju emrin e deputetit socialist Taulant Balla për herë të parë e përmendni vetëm publikisht kur vendosët të flisni.
Emiljano Nuhu: Po nuk kisha guximin dhe besim që mund ti përmendja duke qenë në Shqipëri, për shkak të njerëzve që përfaqësojnë dhe fuqinë që kanë me pushtetin

Nisida Tufa: Po në email cilët emra përmendët?
Emiljano Nuhu: Në email i kam treguar rastin dhe kërcënimin që më është bërë nga shtetasit në datën 30 korrik të 2018 dhe ngjarjes se si ka ndodhur me hollësi ca përfaqësonin njerëzit që më kërcënuan dhe rrezikshmërinë e tyre. Dhe për shkak të këtij problemi drejtori i përgjithshëm duhet minimalisht të më kishte thirrur dhe të më kishte pyetur si qëndron problemi dhe pastaj ta vlerësonte kisha nevojë unë për ndihmë, për mbështetje për mbrojtje, ose s’kisha. Por drejtori i përgjithshëm as këtë gjë minimale nuk e bëri për të më pyetur si qëndron e vërteta.
Nisida Tufa: Pra në vija të përgjithshme me aq sa kujtoni, cfarë përmbajtje kishte ky email.
Emiljano Nuhu: Disa reshta nga ky email: Z.Drejtor i Përgjithshëm kërkoj mbështetjen tuaj pasi unë në këtë vend ndihem i kërcënuar për shkak të dosjes hetimore që unë po vazhdoj hetimin dhe për shkak të kërcënimeve që më janë bërë në mënyrë të njëpasnjeshme nga shtetasit që kam përmendur. Dhe kërkoj të merrni masa në mënyrë ligjore për të më mbrojtur.
Nisida Tufa: Po përgjigje a morët?
Emiljano Nuhu: Jo nuk mora asnjë lloj përgjigje, as me email zyrtar, as më mori njeri në telefon për të më pyetur si qëndron e vërteta. Një neglizhencë totale ndaj strukturave të policisë së shtetit ndaj meje
Nisida Tufa: Dhe kjo ju bëri që ju të largoheni. Të merrni vendim që të largoheni pas kësaj?
Emiljano Nuhu: Vendimin e kam marrë në datën 12 shtator pasi mora një informacion që duan të më vrisnin dhe ky ishte vendimi që nuk mund të rrija dot më në atë vend.
Nisida Tufa: Edhe një herë cfarë informacioni morët ?
Emiljano Nuhu: Informacioni i datës 12 ishte deputeti i Krujës kishte porositur ekzekutimin tim te një personazh shumë i njohur në atë zonë që ai e mbështet politikisht.

Vasili-Ramës: Je kryemaskarai dhe kryehorri, të pret fundi i tmerrshëm

Kreu i grupit parlamentar në Lëvizjen Socialiste për Integrim Petrit Vasili me anë të një shkrimi në rrjetet sociale ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit i cili ofendoi ish oficerin Emiljano Nuhu.
Sipas Vasilit maskarai që kryeqeveris vendin fle me kriminelët, zhvat pronën publike, mbush shkollat më droge dhe mbron dhunuesit.
Postimi i plotë
Luften e bejne heronjte, qeverisin maskarenjte dhe perfitojne horrat
Heronjte po denoncojne krimin dhunen dhe trafikun e droges.
Maskarai qe kryeqeveris, fle me kriminelet, zhvat pronen publike, mbush shkollat me droge dhe mbron dhunuesit.
Horrat perfitojne para, mbrojtje dhe pushtet.
Fati i kryemaskarenjve dhe i horrave eshte i paracaktuar: fund i tmerrshem i tyre, pa kthim.

Mesazhi i Zaganit për Ramën: Je i inkriminuar deri në palcë, e tmerrshme ajo që dëgjova nga Nuhu

Në një intervistë televizive Dritan Zagani, ka analizuar në detaje takimin me oficerin e policisë, Emiljano Nuhu, i cili denoncoi rastin e Xhisiela Malokut.
Sipas tij, ka qenë vetë Nuhu që ka kontaktuar Zaganin për të marrë informacione për mënyrën se si të kërkonte mbrojtje, tha ai emisionin ‘Kjo Javë’.
Ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani, hodhi akuza të forta, ndërsa deklaroi se politika në Shqipëri është e inkriminuar deri në palcë, ndërsa sipas tij, qytetari është i shpërfillur në themel. Në fund ai deklaron se dera e shtëpisë së tij është e hapur për çdo shqiptar, i cili kërkon ndihmën tek mundësitë që ai disponon.
INTERVISTA E PLOTË:
Zoti Zagani përshëndetje, si e njihni zotin Emiljano Nuhun?
Zagani: Përshëndetje zonja Tufa! Siç e dini, unë kam kaluar një peripeci të ngjashme me këtë të zotin Nuho, dhe zoti Nuho si polici inteligjent që ishte, kur e pa vetën në rrezik më shkruajti një ditë. Nuk e njihja, nuk e kisha dëgjuar as si emër, normal se është edhe djalë i ri edhe nuk është as brez i im i punës, as nuk më ka rastis të punoj me të dhe më tha: Kam nevojë të më shpjegosh se si funksionojnë gjërat sepse ndodhen në një situatë të vështirë të rrezikut për jetën në lidhej me politikën tonë, që tashmë e dimë se është një politikë e famshme e krimit. Çfarë të them më shumë. Dhe në këto kushte u informova se çfarë përfaqëson ky djali përmes miqve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Nuk zbulova ndonjë gjë që kisha dyshim, dhe i ktheve përgjigje. I thashë zotëri, unë di të të them se çfarë kam kaluar dhe çfarë vuajtur unë. Këtë di të ta them, më tutje unë nuk jam personi i duhur dhe kompetenti të bëjë asgjë më shumë. Ai më tha kaq dua.
Kur e keni takuar?
Zagani: Nuk janë bërë dy javë kur më ka shkruar për herë të parë. Një javë mund të jenë bërë kur e kam takuar për herë të parë.
Ai pas një udhëtimit të stër-mundimshëm me autobus përgjatë gjithë natës së bashku me familje arriti në vendin ku jam unë. Më

telefonoi, i thashë do të vijë do të takoj dhe do të njihemi. Vajta e takova. Jam takuar në situatën e udhëtimit që kishin udhëtuar gjithë natën, një familje e rraskapitur. Me një fëmijë më pak se dy vjeç, i cili qante dhe donte të ushqehesh. Unë jam shqiptar, jam njëri i thashë do shkojmë te shtëpia ime do shohim çfarë na ka përgatit nusja, do hamë si njerëz, prezantohemi, pastaj do të tregoj derën e shtetit se ku duhet të kërkosh mbrojtje. Unë nuk mund të të ofroj mbrojtje.
Sa shpesh e keni takuar?
Zagani: E kam takuar vetëm njëherë pas daljes publik të këtyre gjërave, edhe po të dua ta takoj nuk munden pasi nuk e di se ku e kanë përplasur këta këtu pas situatës që është bërë publike. Kam ruajtur komunikimin me anë të telefonit me zotërinë.
A keni dijeni se ku është ai në këto momente?
Zagani: Normalisht e di se ka ik nga jam unë. Edhe po ta di nuk mund ta them. Nuk më ka interesuar, sepse këto janë probleme me sigurinë e jetës dhe familjes, sepse e di vetë se çfarë kam kaluar dhe hequr. Nuk mund të bëjë gabime të tilla.
Duke patur parasysh dhe ju e theksuat se një situatë të ngjashme keni kaluar edhe ju, për këtë ngjarje, cili është komenti juaj?
Zagani: Nisida, politika e vendit tonë që drejton sot , është e inkriminuar deri në palcë, e duke qenë e tillë, kjo politikë arrin të bëj pis këdo, jo një oficer apo qytetar të vetin, që e ka hiç, e ka zero. Unë e provova në kurriz, nuk kam çfarë t’ju shpjegoj se çfarë kam kaluar ne kalvarin e vuajtjeve. Unë kur kam dëgjuar e këtij djalit më është rrëqeth mishi dhe kam parë vuajtjen që kam kaluar. Në këto kushte i kam ofruar derën e shtëpisë dhe pjatën e supës që kishte bërë nusja për drekë për fëmijët e mi edhe për vajzën e tij. Pastaj, lidhjet jo PD jo pagesat e Lul Bashës, për mua jo vetëm që nuk ekzistojnë, por as nuk kanë ekzistuar. E mirëkuptoj unë politikën atje të inkriminuar, sepse duan të justifikojnë veten. E marr vesh se ata janë të tillë dhe nuk dalin dot nga bataku ku janë zhyt, sepse u ka plas veza në dorë. Sado të mundohen, unë jam Dritan Zgani, nuk më intereson fare politika jam ai njeri që kam vuajtur dhe po vuaj që po luftojë për të vënë në vend dinjitetin dhe nderin tim dhe për të garantuar sigurinë e familjes. Dhe çdo bir shqiptari që ka nevojë për mundësin që kam, unë nuk jam kursyer, kushdo që më njeh, e dinë që unë jam ky, unë jam Dritan Zagani. As partia as politikani, asnjë lloj lidhje me mafian dhe politikën. Faleminderit ju për interesimin dhe iu uroj punë të mbarë.

Hashim Thaçi në gjurmët e Vuçiç, qytetarët në shesh kundër tij!

Enver Bytyçi

Në ditën që në Sheshin “Skënderbej” të Prishtinës u mblodhën mijëra e dhjetra mijë qytetarë të Kosovës për të protëstuar kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ia mbathi gjurmëve të Aleksandër Vuçiq deri në Ujmar ose Gazivodë (serbisht), në veri të Kosovës. Shkoi aty ku para pak javësh shkeli sin ë shtëpinë e tij homologu e sivëllau i Thaçit e Ramës, presidenti i Serbisë. I shoqëruar nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ROSU, zoti Thaçi deshi të japë dy sinjale për qytetarët dhe organizatorët e protestës: – Të thotë se unë jam trim dhe shkoj edhe në veri të vendit. Dhe të shprehë forcën e mbështtetjes së tij militare!
Ndërsa protesta në qendër të Prishtinës dëshmoi se presidenti i Kosovës vetëm qytetarë nuk ka. Rreth tij ka militarë, prokurorë, gjykatës, oficerë policie, madje dhe gjyqtarë të kushtetueses, por jo edhe qytetarë! Qytetarët janë kundër Hashim Thaçit. E derisa qytetarët janë kundër tij, atëherë ai duhet të llogarisë dy mundësi: Ose të vendosë regjim ushtarak e të bëjë puç kushtetues në Kosovë, ose të japë dorëheqjen.
Në sheshin e Skënderbeut ia numëruan atij të gjitha bëmat, rrenat e mashtrimet. Foli nëna me djalin e masakruar e pa varr, minatori i grevës së urisë të Trepcës së vitit 1989, si dhe lideri I Vetëvendosjes Albin Kurti.
Ndërkohë në ndihmë i erdhi presidenti i Serbisë, Vuçiq. Ky i fundit vuri në alarm ushtrinë e vendit të tij, sepse donte ta proklamonte Hashim Thaçin si “rrezik për Beogradin”!

Loja e alibive mashtruese vazhdon në traditën e para disa kohëve, kur presidenti i Kosovës urdhëroi ROSU-në të arrestonte Gjuriqin.
E tillë ishte sjellja e sotme e Vuçiq. Ai ka njoftuar për një konferencë shtypi në orët e vona të mbrëmjes së sotme. E sigurt është se do të përpiqet që me deklarata antiThaçi të tërhqë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar nga protesta e sotme e qytetarëve të Kosovës kundër idesë së të dy presidentëve për ndarjen e vendit.
Dhe në një farë mënyre ata ia kanë arritur kësaj, sepse mediat në Serbi dhe e dashura Mogherimi reaguan për vizitën e presidentit të Kosovës në Ujmar dhe asnjë fjalë nuk thanë për protestën e Albin Kurtit. Por këto lloj skenash të shout politik Thaçi-Vuçiq janë demaskuar në Alpach të Austrisë, kur presidenti i Serbisë i thoshte presidentit të Kosovës “Mos i nxirr të gjitha në publik, mbaji disa gjëra secret”!
Megjithatë protestën po e lexojnë dhe do ta lexojnë kancelaritë e huaja, pa patur nevojën e ndërmjetësimit të Beogradit dhe komisares për politikë të jashtme në Bruksel, siç ndodh me zotin Thaçi. Lideri I Vetrëvendosjes sot dëshmoi se ka ndryshuar plotësisht kursin e tij politik në mbrojtje të Republikës së Kosovës, të shtetit dhe institucioneve të tij e mbi të gjitha të territorit të vendit.
Ai u shpreh qartë dhe prerë se është e do të mbetet aleat i sigurt i NATO-s, Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.

Ai stigmatizoi hapur politikën e shout mediatik të Edi Ramës dhe dha të kuptojë se i përket forcave progresive properendimore shqiptare. Në të njëjtën linjë u shfaq dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sapo u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndaj një aleancë e madhe midis Haradinajt, Kurtit, Limaj dhe LDK-së, ose së paku krahut të Vjosa Osmanit, duket se do t’i kundërvihet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ka shumë gjasa që kësaj aleance t’i bashkohet edhe Kadri Veseli, i cili sot stigmatizoi gjithashtu vizitën e zotit Thaçi në veri të vendit.
Në këto kushte kreu i shtetit të Kosovës do të bëhet akoma më qesharak, nëse në ditët e javët në vazhdim do të sponsorizojë artikuj në shtypin e huaj për ndarjen e Kosovës. Por pas gjithë kësaj fushate ai nuk mund të flasë më as për mbrojtjen e territorit të vendit, sepse është krejt i pabesueshëm. Në këto kushte i mbetet vetëm dorëheqja, fillimisht nga detyra e kryenegociatorit me Serbinë e më pas edhe nga detyra e presidentit të Republikës.
Megjithatë ka mundësi që absurdi të vazhdojë. Në të ardhmen mund të shohim spektakle të tjera. Sputniku i Moskës do të sulmojë Edi Ramën, TANJUG-u i Beogradit do të sulmojë Thaçin dhe kësisoj do të shtohen përpjekjet e Serbisë e të Rusisë që të dy këta bashkëpunëtorë të projekteve të përbashkëta të promovohen si “patriotët më të mëdhenj të kombit shqiptar”, ndërkohë që janë ushtarët besnikë të Beogradit, Kremlinit dhe Ankarasë!
Tiranë, 29.09.2018