22.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Përdhunimi/ Nënoficeri: Pse drejtoresha e SHKB fsheh pamjet filmike të datës 21 korrik

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida Tufa, ish oficeri Emiljano Nuhu, flet sërish nga arratia pas deklaratave të SHÇBA-së, në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut. Ish-oficeri Nuhu thotë se nuk i heq asnjë presje asaj c’ ka ka deklaruar në intervistën e tij të parë, ndërsa thotë se disponon fakte e prova të cilat do i bëjë publike vetëm në Gjykatë. Ndër të tjera ish oficeri, akuzon institucionet përgjegjëse se po tentojnë të manipulojë ngjarjen.
Nisida Tufa: Ka bërë shumë bujë intervista juaj Z.Nuhu, ka ndodhur një sërë ngjarjesh një sërë zhvillimesh pas deklaratës tuaj të fortë. Si i keni ndjekur zhvillimet e fundit?
Emiljano Nuhu: I kam ndjekur të gjitha zhvillimet e fundit ku nuk del asnjë nga ato që kam thënë unë, po mundohen të manipulohen nga institucionet që ka në dorë pushteti. Dhe politika mundohet të hedhë baltë në ato çfarë unë deklaroj.
Nisida Tufa: Çfarë do të thotë që nuk ka dalë asgjë nga ato cfarë ju keni thënë. Unë dua t’i referohem fillimisht datës 21 korrik. Ku ju pretendoni se gjithçka ka ndodhur në komisariat. Mirëpo në reagime deklaratat e fundit, si ajo e SHCBA, ju nuk rezultoni fare në detyrë në datën 21 korrik. Si e provoni ju dhe çfarë keni për të thënë…
Emiljano Nuhu: Atë që kam deklaruar për në datën 21 korrik i qëndroj dhe është e vërtetë. Pse drejtoresha e SHKB nuk publikon pamjet filmike të datës 21, por mundohet se nuk ka gjetur laborator për t’i modifikuar, dhe pret derisa t’i modifikojë dhe t’i nxjerrë. Këtë pret drejtoresha? Dhe më ngre disa akuza që nuk qëndrojnë. Kalimi i paligjshëm i kufirit nga ana ime nuk ekziston nga ana ime.

Rama pritet me protesta në Korçë: Qeveri hajdutësh, kriminelësh e përdhunuesish

Kryeministri Rama është pritur me protesta sot në qytetin e Korçës.
Qindra qytetarë janë mbledhur dhe me thirrje e pankarta në duar kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj kreut të qeverisë.
“Qeveri hajdutësh, kriminelësh, përdhunuesish”, këto kanë qënë disa nga thirrjet e protestuesve paraditen e sotme në kryeqendrën e juglindjes së vendit.
Ndërkohë që kryeministri ka mbledhur qeverinë në Korçë, protestuesit e shumtë i bënë thirrje të largohet pasi kjo është qeveri e krimit sipas tyre dhe ministrat dhe familjarët e tyre të përfshirë në ngjarje kriminale.
Ndërkohë ka patur dhe moment tensioni ku protestuesit kanë tentuar të thyejnë dhe kordonin e policisë. Deputeti i PD-së, Klevis Balliu i cila ka pasur dhe debat dhe i ka bërë thirrje policisë të hapë rrugë.
Më poshtë foto nga protesta e sotme e qytetarëve të Korçës.

Basha-Ramës: Po amniston përdhunuesin, krimi shtetëror është projekti yt

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kreun e qeverisë, Edi Ramën. Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se, Rama vijon të mbrojë dhunuesit dhe përdhunuesit.
“Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP! Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka. Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi”, shkrun Basha.

Si mashtron Rama për djalin përdhunues të deputeti!

Më në fund, kryeministri Edi Rama bëri një reagim për dhunën e ushtruar ndaj shtetases Xh.M. nga djali i deputetit të tij, Rrahman Raja. Në një status në rrjetet sociale, ai deklaron se Policia e ka bërë detyrën e saj dhe nuk e ka favorizuar dhunuesin Xhemal Rraja, si edhe ka sulmuar opozitën se po e shfrytëzon situatën për kapital politik.
Pra, kryeministri i vendit është i bindur se nuk ka pasur asnjë favorizim nga ana e Policisë ndaj djalit të deputetit Rraja. Ky qëndrim nuk përkon aspak me të vërtetën dhe, qartësisht, policia e ka “respektuar” në maksimum djalin e deputetit, i cili, me forcë dhe nën kërcënimin e armës, ka dhunuar shtetasen Xh.M.
Këto të dhëna gjenden në denoncimin e vajzës, dorëzuar në Polici, si edhe në aktin e ekspertimit të kryer nga mjeku. E, megjithatë, nga ana e Policisë nuk është kryer arrestimin i Xhemal Rrajës dhe ai vijon ende edhe sot, dy muaj më pas, të jetë i lirë.
Në raste të ngjashme dhune, Policia ka vepruar menjëherë me arrestime. Por, natyrisht, personat dhunues nuk kanë qenë djem deputetësh. “Boldneës.al” po sjell vetëm pak nga shumë e shumë raste të arrestimeve për dhunë në familje e më gjerë, që gjenden në komunikatat ditore të Policisë së Shtetit.
Ndoshta, këto raportime duhet t’i lexojë edhe Kryeministri, kur pretendon se “policia e ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit”.
Në vijim janë të dhënat nga komunikatat policore të ditëve të fundit:

Më datë 27.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., vjeç 36, banues në fshatin Baltëz, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes A. Sh., vjeçe 26,. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
Më datë 27.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Y. N., vjeç 46, banues në Përmet, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës, shtetases E. N., vjeçe 76, dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake. Nenet 130/a e 150 të Kodit Penal.
Më datë 26.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.M., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, F.M., vjeçe 59, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
Më datë 25.09.2018 u arrestua shtetasi A.H., vjeç 46, banues në Panaja, pasi më datë 25.09.2018, në banesë, ka dhunuar fizike e psikologjike ndaj babait V.H., vjeç 79, banues në Panaja. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
Më datë 23.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.V., vjeç 39, banues në Ura Vajgurore, pasi në banesë, ka dhunuar dhe fizikisht ish bashkëshorten, shtetasen B.B., vjeçe 40. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
Më datë 22.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S. Z., vjeç 56, banues në fshatin Mjull Bathore, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes I. T., vjeçe 57. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
Më datë 22.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., vjeç 52, banues në Delvinë, pasi ka ushtruar në banesë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, A. B., vjeçe 37, banuese në Delvinë. Neni 130/a i Kodit Penal.

“Boldnews.al”

A mundet KiE të vulosë grabitjen e pronave të shqiptarëve për llogari të qeverisë?

Bujar NISHANI

Të dashur miq, pse dështoj Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës për të drejtën e pronës në Shqipëri ?
Përpara pak ditësh përmes medias, Qeveria Shqiptare deklaroi se : “Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, në mbledhjen e datës 19 shtator 2018, miratoi Rezolutën për Shqipërinë, me konkluzionin se mekanizmi i ri i kompensimit të pronave, parashikuar me ligjin 133/2015 është plotësisht funksional dhe efektiv”.
Kjo Rezolutë është miratuar vërtetë, por (për të ardhur keq), e pa mbështetur në faktet e vërteta, në injorim të parimeve dhe normave të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pa respektuar dhe ndjekur protokollin dhe procedurën që ky Komitet dhe veçanërisht Sekretariati i tij, kanë ndjekur për të gjitha shtetet dhe qytetarët e vendeve të tjera, duke demonstruar një standard të dyfishtë ndaj qytetarëve shqiptarë, të cilët u dhunuan, grabitën dhe ju mohua e drejta fondamentale e pronës, më shumë se çdo individi në vendet e tjera ish-komuniste të sistemit bolshevik në Evropën Lindore.
Sekretariati e për rrjedhojë dhe Komiteti, kanë konkluduar se : “mekanizmi i ri është plotësisht funksional”.
Gjetje krejtësisht e pasaktë, jo korrekte dhe fyese ndaj qytetarëve shqiptarë.
Sekretariati dhe Komiteti çuditërisht kanë injoruar faktin se mbi 70% e pronarëve shqiptarë kanë refuzuar të bëhen pjesë e këtij mekanizmi dhe e kanë bojkotuar tërësisht atë sepse e konsiderojnë një mekanizëm që jo vetëm nuk është efektiv por rikthen dhunimin e të drejtës së tyre mbi pronën.
Ndaj ata, i janë drejtuar Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg duke besuar se të paktën ajo është e pa influencuar politikisht.
Sekretariati dhe për rrjedhojë dhe Komiteti kanë shqyrtuar, gjykuar dhe vendosur mbi të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë vetëm mbi komunikimin e njëanëshëm me Qeverinë Shqiptare.

Vetë Rezoluta tregon se ajo është mbështetur vetëm mbi korespondencën me qeverinë, vetëm mbi informacionet dhe dokumentacionin që ka dërguar kjo qeveri.
Se cili është kredibiliteti i Qeverisë Shqiptare mjafton të shohësh informacionin e saj drejtuar Këshillit të Evropës për kandidaturat për gjyqtar në GJEDNJ, kur u thotë se : “të gjithë ata kanë kaluar proçesin e vetingut”, kur në të vërtet askush prej tyre nuk ka kaluar kurrë në atë proces.
A ka kurajo më delirante se sa të gënjesh kaq dhunshëm një institucion kaq të lartë sa Këshilli i Evropës ?
Komiteti pra, merr për bazë në shqyrtimin e tij vetëm garancitë dhe informacionet e kësaj qeverie dhe nuk ka asnjë qasje ndaj aktorëve të tjerë !!!
Në proçesin e shqyrtimit nga Sekretariati dhe Komiteti mungon totalisht qëndrimi i Avokatit të Popullit (Ombudsmani).
Komiteti i Ministrave nuk mund ta kishte mohuar këtë detyrim të tij, por duhet të mbante të njëjtin standard siç ka bërë me rastet e vendeve të tjera.
Komiteti nuk pasqyron shqyrtimin e asnjë qëndrimi të palëve të interesit siç janë shoqatat e pronarëve apo shoqatat jo-qeveritare që mbrojnë të drejtat e njeriut.
Pra Rezoluta e Komitetit është tërësisht e njëanëshme dhe partizane.
Në këndvështrimin e Komitetit të Ministrave ; “Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet sipas vendimit pilot të Manushaqe Putos & të Tjerët, , për ngritjen e mekanizmit efektiv të brendshëm për kompensimin e pronave të shpronësuara nga regjimi komunist”.

Ky konkluzion është krejtësisht larg së vërtetës.
Vendimi pilot Manushaqe Puto & Othr. si dhe ai “Sharra kundër Shqipërisë”, kërkojnë mbi të gjitha, që Harta e Vlerës të reflektoj çmimin e tregut.
Ligji i ri me hartën e tij jo vetëm që nuk pasqyron vlerën e tregut të viti 2015, por çmimin për zërin kadastral të pronës në vitit 1945 duke ligjëruar kështu jo vetëm sekuestrimin pa shpërblim prej 70 vitesh por edhe duke injoruar totalisht Vendimin pilot të Gjykatës së Strasburgut.
Parimi bazë i Doktrinës së Jurisprudencës, i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe në tërësi të shtetit ligjor është “Siguria Juridike”.
Ligji i ri i pronave rivlerëson me formulë krejt tjetër të gjitha vendimet ligjore të afirmuara administrativisht dhe gjyqësisht më parë por që tani bëhen “nul” thjesht nga një vullnet i caktuar politik.
Rezoluta e Komitetit pajtohet me asgjesimin e parimit të “Sigurisë Juridike”.
Këtë e bën vetëm me rastin e Shqipërisë !
Nuk ka trajtuar kurrë ndonjë vend tjetër apo qytetarë të shteteteve të tjera me këtë standard.
Tashmë pas kësaj Rezolute të njëanëshme dhe partizane të Komitetit të KiE, njihemi nga media për një Raport të misionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, EURALIUS, mbi të drejtën e pronës.
Ky raport që për arsye të pashpjegueshme është mbajtur i papublikuar nga zyra e BE në Tiranë, bën një vlerësim krejt të ndryshëm nga Rezoluta e Komitetit të Këshillit të Evropës.

“Situata e pazgjidhur ligjore dhe faktike për kthimin dhe kompensimin e pronave të sekuestruara gjatë regjimit komunist si dhe legalizimi, shpronësimi dhe regjistrimi i pasurive të paluajtshme në Shqipëri, mund të përbëjë shkelje serioze të një prej të drejtave bazike të cilës i referohet neni 1 i protokollit 1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e drejta për ta gëzuar paqësisht pronën,” shkruan Euralius në përmbledhjen e gjetjeve të raportit.
“Ligji i miratuar në 2015-ën ndryshon nga paraardhësit e tij të miratuar në vitet 1993 dhe 2004, pasi ndryshon metodologjinë e përllogaritjes së kompensimit të tokave të shpronësuara”, vijon konkluzioni i EURALIUS.
Misioni i specializuat i BE nënvizon fort se : “ligji i 2015 i mohon të drejtën ose e redukton ndjeshëm të drejtën për kompensim të pronarëve origjinalë”.
Për fat të keq bllokimi i pakuptueshëm i publikimit të këtij Raporti duket se i ka shërbyer më së miri synimit politik të Qeverisë Shqiptare që ai të mungonte në procesin e shqyrtimit të çështjes së pronave nga Komiteti i KiE.
Qytetarët shqiptarë besojnë shumë se Ambasadori i ri i BE në Tiranë do të mundësoj botimin e tij, në mënyrë që tani të paktën Gjykata e Strasburgut ta ketë në dispozicionin e saj.
Avokati Popullit, si monitorues i kuadrit ligjor ka detyrimin të përgatis Raportin e tij për GJEDNJ si dhe Komisionin Evropian.
Për fatin e keq Rezoluta e Komitetit reflekton dështimin e mbrojtjes së të drejtës së pronës për qytetarët shqiptar.
Reflekton, dështimin në rivendosjen e të drejtës mbi pronën e sekuestruar pa shpërblim nga rregjimi stalinist në Shqipëri.
Por, këto dështime janë edhe dështim i Konventës Evropiane, është dështimi i Komitetit të Ministrave të KiE në mbrojtje të asaj Konvente, deshtim i të gjithë mentorëve dhe vëzhguesve në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore në Shqipëri.
Por ky dështim i paralajmëruar (nga përpjekjet dhe shantazhet e turpshme të përfaqësuesve të lartë të qeverisë ndaj gjyqtarëve dhe zyrtarëve të Strasburgut), nuk duhet të dekurajojë qytetarët shqiptarë.
Shpresa e tyre, se Gjykata në Strasburg do të jetë e pandikuar politikisht dhe e paanëshme në gjykimin e së drejtës së tyre, barabar me të gjithë qytetarët e tjerë evropian, do të vdesë e fundit.

Regjizorja Sesilia Plasari, letër ambasadorit të BE, Luigi Soreca

I nderuar z. Ambasador,
Është mirë ta dini që në shoqërinë shqiptare vazhdon të diskutohet zhgënjimi i pësuar prej jush, që ka të bëjë me shpresën dhe pritshmërinë e madhe që ajo ka investuar në ardhjen e personit tuaj, kur u pa në tëitterin tuaj një foto e Erion Veliajt me fëmijë. Si në fillim të një misioni të ri, sado i parainformuar, ju nuk keni si ta njihni personin në fjalë, as përpjekjet e tij për të joshur, me maniera nga më të pështirat, të vegjël e të mëdhenj.
Këto maniera të tij janë bërë, në Shqipëri dhe jashtë saj, objekt karikaturash, bejtesh, barsoletash, që do të thotë edhe shqetësimi shumë të madh. Ju mund t’i verifikoni.
Kryetari i bashkisë së Tiranës është nga ata politikanë që po orvaten të shkatërrojnë –përveç shkatërrimeve të tjera–ndërtesën e Teatrit Kombëtar, një monument me rëndësi kulturore dhe historike të shumëfishtë. Është një orvatje për të cilën kanë vënë në punë të gjitha mjetet, edhe ato më të mbrapshtat.
Dhe janë mjete antikushtetuese në një situatë kur i njëjti pushtet e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Në vend të monumentit me rëndësi kulturore dhe historike të shumëfishtë planifikojnë të ngrenë, krahas një të ashtuquajturi “teatër të ri”, kulla fitimprurëse, të cilat do të ndërtohen – me çfarë tjetër? – përveçse me para te dyshimta.
Për t’ia arritur këtij qëllimi edhe mjetet e përdorura nga kryebashkiaku kanë zbritur në nivelin më të padenjë, saktësisht të neveritshëm. Efuzionet e tij ndaj asaj pjese artistësh dhe qytetarësh që nuk bien në të njëjtin mendim me të kanë qenë të një zhargoni aq rrugaçëror, sa do t’ju vrisnin veshin t’jua përktheja. Për to ai as ka ndër mend t’u kërkojë falje atyre njerëzve që u ka shpallur betejë – një kryetar bashkie! – dhe të cilët ju ende nuk i keni dëgjuar.

Nuk i keni dëgjuar sepse Shqipëria është një vend nën censure: mediat nuk u japin zë për të shprehur indinjatën e tyre dhe për të informuar masivisht shoqërinë shqiptare atyre që nuk janë në një mendje me planin shkatërrues Veliaj & Rama.
Protesta e këtyre njerëzve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, si monument me rëndësi kulturore dhe historike të shumëfishtë, ka filluar që në muajin shkurt dhe vazhdon akoma, çdo ditë. Ata nuk kanë pasur pushime. Ata çdo ditë vere kanë qenë atje, në protestën para ndërtesës të planifikuar për t’u prishur. Ndërsa ardhja juaj ka qenë për ta inkurajim. Ju mbërrini në një moment kur një pjesë e rëndësishme e shoqërisë shqiptare është e zhgënjyer nga disa diplomatë të huaj, por edhe dispononi një media të rëndësishme. Erion Veliaj i ka gjithë mediat dhe makinën propagandistike me vete, postimi juaj vetëm sa mund ta ndikojë atë për keq, duke e bërë të ndjehet më i përkrahur.
Informohuni, ju lutem, që shoqëria shqiptare ka të tjerë që e meritojnë më shumë vëmendjen tuaj. Shoqëria shqiptare nuk ka vetëm një kryetar bashkie të Tiranës, pa asnjë prejardhje profesionale të mirëfilltë përveç agjitimeve në OJF-ra, as vetëm një kryeministër tutor politik të tijin.
Po t’ju informonin për mjetet që përdor kryeministri arrogant i Shqipërisë, duke sfiduar intelektualët më të shquar të vendit, do t’ju tregonin, për shembull, për krahasimet që kohëve të fundit i bën ai vetes me inxhinierin Gustave Eiffel. Ndër deliret pa asnjë lidhje, me të cilat orvatet të sugjestionojë opinion publik, është edhe krahasimi i “teatrit të ri”, që ai po ofron t’ua bëjë “dhuratë” shqiptarëve, me kullën Eiffel. Ndërkohë që askush nuk është ngritur kundër, as ka protestuar kundër ndërtimit të ndonjë “teatri të ri”, kudo qoftë në Tiranë, protestuesit jo e jo.

Protesta e njerëzve të teatrit, e arkitektëve, specialistëve të trashëgimisë kulturore, historianëve etj., që përbëjnë pjesë të ndjeshme të shoqërisë, është drejtuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar ekzistues si monument me rëndësi kulturore dhe historike të shumëfishtë. Jo kundër ndonjë “teatri të ri”. Edhe Maupassant-in ka kuturisur z. Rama ta denigrojë me bindjen se, po të ishte gjallë shkrimtari i madh, kryeministri shqiptar do ta bënte të ndërronte mendje. Në të vërtetë, sikurse mund ta përfytyroni, nëse do të ishte vërtet gjallë Maupassant-i, një personazh si kryeministri në fjalë do të kishte qenë flori për satirat e tij.
Prandaj, ju lutem, keni mirësinë dhe bëni që shoqëria shqiptare, e cila ka provuar këto vite më shumë se kurrë rrugët e kurbetit – mund t’i verifikoni vetë shifrat e frikshme – të ndjehet më pak e zhgënjyer. Ju e dini më mirë se ne që Europa nuk mund t’i mbajë më të ikurit.
Unë që po ju shkruaj kam qenë në Shqipëri regjisore dhe pedagoge. Pas 18 vjetësh studimesh dhe aktiviteti profesional në Francë, u ktheva të kontribuoja në atdhe, por m’u desh të largohem për së dyti, sepse pushteti i sotëm është pushtet barbar për artistët. Dhe sigurisht jo vetëm për ta. Si edhe sepse, në ndryshim nga kolegët e mi në Shqipëri, të cilët i kërcënojnë me bukën e gojës duke i detyruar të heshtin ose të konformohen, unë nuk heshta.
Ata që nuk heshtin dhe nuk konformohen nuk kanë punë në Shqipëri. Eksperienca e Francës dhe mbrojtja që më jep ajo më detyrojnë të mos hesht, të mos konformohem, të flas edhe për ata që nuk munden, dhe t’ju shkruaj. Ju lutem të pranoni, i nderuar zoti Ambasador, konsideratën time plot respekt,
Sesilia Plasari

Si Dako po na falimenton biznesin, denoncimi

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari në rrjetet sociale ku i shkruan se kryebashkiaku i Durrësit po flaimenton biznesin e tij përmes tenderave fiktivë.
Ai tregon se zotëron një kompani autobusësh që operon në linjën Manëz-Durrës prej 18 vitesh dhe se i kanë paguar të gjitha detyrimet.
Por, kjo, siç thotë qytetari nuk ka mjaftuar, pasi Vangjush Dako ka vendosur që licencën t’ja japë një kompanie tjetër, që sipas tij e zotërojnë persona me precedent kriminalë në zonën e Sukthit që I kishin shërbyer Dakos në fushatën elektorale.
Ai ka treguar dhe videon ku sipas tij nënkryetari i bashkisë Xhuljano Varthi “Nen urdherat direkte te Vangjush Dakos nuk e zhvilloi tenderin te hapur, por na nxorri jashte duke na trajtuar si kafshe. Shikojeni vete arrogance e nenkryetari te bashkise Xhuljano Varthi sesi na drejtohet kur i kerkojme shpjegime per fatin e biznesit tone”.
Postimi i plotw i ish-kryeministrit Sali Berisha
Gjushi shkatërron biznesin e ndershem per xhepat e tij!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
‘Zoti Berisha pershendetje… Ju drejtohem juve pasi Vangjush Dako dhe shpura e tij ne Bashkine e Durresit po na falimenton me tendera fiktiv biznesnin.
Ne jemi nje kompani autobusesh qe operojme ne linjen Manez-Durres prej 18 vjetesh.

Kemi paguar te gjitha detyrimet dhe licensat dhe taksat qe parashikon ligji, por mesa duket kjo nuk mjafton per Vangjush Dakon. Me urdher te Dakos eshte vendosur qe te na e heqe buken e gojes dhe t’ia jape licensen nje kompanie tjeter e cila nuk eshte e pajisur as me nipt, dhe nuk ka as kapacitetin e duhur per te ofruan sherbimin urban mijera qytetareve te zones se Manzes.
Prej dy vitesh, me urdher te Vangjush Dakos licensa e linjes Manez-Durres eshte nxjerre ne tender pa asnje arsye vetem e vetem se Dako ia ka premtuar ate nje kompanie qe zoterohet nga persona me precedente penale ne zonen e Sukthit te cilet e kane ndihmuar ate qe te fitoje me dhune zgjedhjet ne vitin 2015.
Te enjten kur u zhvillua tenderi, ndryshe nga sa parashikon ligjin, nenkryetari i Bashkise se Durresit Xhuljano Varthi nen urdherat direkte te Vangjush Dakos nuk e zhvilloi tenderin te hapur, por na nxorri jashte duke na trajtuar si kafshe. Shikojeni vete arrogance e nenkryetari te bashkise Xhuljano Varthi sesi na drejtohet kur i kerkojme shpjegime per fatin e biznesit tone.
Ju lutemi Zoti Berisha publikojeni kete shqetesim tonin pasi vetem tek ju kemi besim. Pushteti i Vangjush Dakos na e ka vene kemben ne fyt dhe tani kerkon te na heqe edhe buken e gojes, vetem sepse keshtu ia do ‘puna’.

Gjushi shkaterron biznesin e ndershem per xhepat e tij!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb“Zoti Berisha pershendetje… Ju drejtohem juve pasi Vangjush Dako dhe shpura e tij ne Bashkine e Durresit po na falimenton me tendera fiktiv biznesnin. Ne jemi nje kompani autobusesh qe operojme ne linjen Manez-Durres prej 18 vjetesh. Kemi paguar te gjitha detyrimet dhe licensat dhe taksat qe parashikon ligji, por mesa duket kjo nuk mjafton per Vangjush Dakon. Me urdher te Dakos eshte vendosur qe te na e heqe buken e gojes dhe t’ia jape licensen nje kompanie tjeter e cila nuk eshte e pajisur as me nipt, dhe nuk ka as kapacitetin e duhur per te ofruan sherbimin urban mijera qytetareve te zones se Manzes. Prej dy vitesh, me urdher te Vangjush Dakos licensa e linjes Manez-Durres eshte nxjerre ne tender pa asnje arsye vetem e vetem se Dako ia ka premtuar ate nje kompanie qe zoterohet nga persona me precedente penale ne zonen e Sukthit te cilet e kane ndihmuar ate qe te fitoje me dhune zgjedhjet ne vitin 2015. Te enjten kur u zhvillua tenderi, ndryshe nga sa parashikon ligjin, nenkryetari i Bashkise se Durresit Xhuljano Varthi nen urdherat direkte te Vangjush Dakos nuk e zhvilloi tenderin te hapur, por na nxorri jashte duke na trajtuar si kafshe. Shikojeni vete arrogance e nenkryetari te bashkise Xhuljano Varthi sesi na drejtohet kur i kerkojme shpjegime per fatin e biznesit tone. Ju lutemi Zoti Berisha publikojeni kete shqetesim tonin pasi vetem tek ju kemi besim. Pushteti i Vangjush Dakos na e ka vene kemben ne fyt dhe tani kerkon te na heqe edhe buken e gojes, vetem sepse keshtu ia do “puna”.

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 29. September 2018

 

Me 3 Tetor nis llotaria amerikane, rregullat dhe dyndja masive për të ikun nga çmendina

Nga data 3 tetor ora 18:00 (me orën në Shqipëri) fillon aplikimi për Lotarinë Amerikane. Para se të aplikoni lexoni përgjigjet e dhëna nga ambasada në faqen e saj zyrtare të pyetjeve më të shpeshta. Sqarohen gabimet që nuk duhet të bëni, data, kushtet që duhet të plotësoni
Cilat janё kërkesat pёr arsim ose përvojё pune?
Ligji dhe rregullat e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një arsim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet. Një “arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalente” përkufizohet si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjetëvjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bashkuara OSE përfundimin e suksesshëm në një vend tjetër të një kursi arsimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara.
Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës, me kohë të pjesshme, ose çertifikata të ngjashme (të tilla si me kohë të pjesshme G.E.D.) nuk janë të pranueshme. Prova të dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t’i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë. Nëse ju nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi juaj do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as juve e as anëtarëve të familjes suaj nuk do t’ju lëshohet vizë.
A ka njё moshё minimale pёr tё aplikuar pёr programin e E-DV-sё?
Nuk ka moshë minimale për të aplikuar për programin, por kërkesa për shkollim nga një shkollë e mesme ose përvojë pune për secilin aplikant primar në kohën e aplikimit do të ndikojë në skualifikimin e shumë personave që janë nën 18 vjeç.
Kur mund ta dorёzoj aplikimin tim?
Periudha e regjistrimit pёr aplikimin elektronik për DV-2020 do të fillojё nga ora 12:00 në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4), e mërkurë, 3 tetor 2018, dhe do përfundojnë në orën 12:00 mesditë, Ora Standarte Lindore (GMT-4) e martë, 6 nëntor 2018. Asnjë aplikim nuk do të pranohet pas mesditës (EST), e martë, 6 nëntor 2018.

Unё jam nё SHBA. A mundem unё tё aplikoj pёr programin e DV-sё?
Po, njё aplikant mund tё jetё nё Shtetet e Bashkuara ose nё njё shtet tjetёr dhe aplikimi mund tё kryhet nga kudo ndodheni.
Mё duhet tё aplikoj vetёm njё herё gjatё periudhёs sё regjistrimit?
Po, ligji lejon vetëm një aplikim nga/ose për secilin person gjatë çdo periudhe të regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për të identifikuar aplikime të shumëfishta. Individët që kanë dorëzuar më shumë se një aplikim do të skualifikohen.
A mundet secili nga bashkëshortët të dorëzojë aplikim veçmas?
Po, secili nga bashkëshortët mund të dorëzojë një aplikim veçmas, nëse secili përmbush kërkesat ligjore. Në qoftë se njëri prej tyre përzgjidhet, tjetri ka të drejtë të aplikojë për statusin e personit ndjekës (derivativ). Mos harroni: secili nga ju duhet të përfshijë bashkëshorti/en dhe çdo fëmijë të kualifikueshëm për lotarinë në aplikimin tuaj.
Cilët anëtarë të familjes duhet të përfshij unë në aplikimin tim elektronik për lotarinë?
Bashkëshorti/ja: Ju duhet të përfshini bashkëshortin apo bashkëshorten pavarësisht faktit se ai/ajo jeton apo ka ndërmend ose jo të emigrojë në Shtetet e Bashkuara. Ju duhet të pёrfshini bashkëshortin/en tuaj edhe nëse ju jeni tashmë të ndarë prej tij/saj, përveç rasteve kur jeni ligjërisht të ndarë (p.sh. ka një marrëveshje të shkruar që njihet nga një gjykatë apo një vendim gjykate). Nëse jeni ligjërisht të ndarë, ju nuk keni nevojë për të përfshirë ish-bashkëshortin/en tuaj në aplikim, sidoqoftë ju nuk do të cënoheni nëse e përfshini atë.
Nëse jeni divorcuar apo bashkëshorti/ja juaj nuk jeton më, mos e përfshini ish-bashkëshortin/en tuaj në aplikim. I vetmi pёrjashtim nga kjo kёrkesё ёshtё nёse bashkёshorti/ja juaj ёshtё tashmё qytetar amerikan, ose me green card. Njё bashkёshort/e qё ёshtё tashmё qytetar amerikan, ose me green card nuk ka nevojё t’i lёshohet vizё lotarie. Ndaj, nёse ju zgjidhni “i/e martuar dhe bashkëshorti/ja ime është qytetare amerikane, ose me green card”, ju nuk do t’ju dalё opsioni qё tё pёrfshini informacion pёr bashkёshortin/en tuaj.

Fёmijёt: Ju duhet të pёrfshini të GJITHË fëmijët tuaj që janë të pamartuar dhe nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj fillestar E-DV, pavarësisht nëse janë fëmijët tuaj biologjikë, fëmijët e bashkëshortit/es tuaj (edhe pse tashmë mund të jeni i ndarë nga prindi i fëmijës), fëmijët e bashkëshortit/es suaj, apo fëmijët që ju keni birësuar zyrtarisht në përputhje me ligjet e vendit tuaj. Përfshini të gjithë fëmijët nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj elektronik, edhe nëse ata nuk banojnë me ju apo nuk mendoni që ata do të emigrojnë në kuadrin e programit DV. Nuk ju kërkohet të përfshini fëmijët të cilët tashmë janë shtetas Amerikanë apo Rezidentë të Përhershëm të Ligjshëm, sidoqoftë ju nuk do të cënoheni nëse i përfshini ata. Prindërit apo motrat/vëllezërit e të regjistruarit nuk janë të kualifikueshëm për të përftuar statusin e personave në ngarkim, dhe ju nuk duhet t’i përfshihni ata në formularin tuaj.
Duhet të aplikoj vetë, apo dikush tjetër mund të aplikojë për mua?
Ju inkurajojmë fuqimisht të përgatisni dhe dorëzoni aplikimin tuaj (aplikimin elektronik fillestar), por mund të keni edhe dikë tjetër që t’ju ndihmojë të aplikoni. Pavarësisht se nga kush është bërë aplikimi fillestar për lotarinë, pra nga vetë individi, apo nga një avokat, mik, i afërm, etj., vetëm një regjistrim mund të paraqitet në emrin tuaj. Ju si aplikant keni përgjegjësinë të siguroheni që informacioni i dërguar në formularin e regjistrimit është i saktë dhe i plotë; formularët që nuk janë të saktë dhe të plotë do të skualifikohen. Aplikantët duhet të ruajnë numrin personal të konfirmimit që të munden në mënyrë të pavarur të kontrollojnë statusin e aplikimit të tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (Entrant Status Check) në ëëë.dvlottery.state.gov. Të regjistruarit duhet të kenë akses tek adresa e postë elektronike që vendosën tek aplikimi elektronik për E-DV.
Unë tashmë jam regjistruar në një kategori tjetër për vizë emigrimi. A mundem të aplikoj edhe për programin e DV-së?
Po.
Kur do të jetë në dispozicion E-DV-ja elektronikisht?
Ju mund të regjistroheni online gjatë periudhës së regjistrimit që fillon në 12:00 (mesditë) Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) e mërkurë, 3 tetor 2018; dhe që përfundon në 12:00 (mesditë), Ora Standarte Lindore (EDT) (GMT-5) e martë, 6 nëntor 2018.
A do të mundem të shkarkoj dhe ruaj formularin elektronik E-DV si dokument dhe ta plotësoj më pas?

Jo, ju nuk do të jeni në gjendje që të ruani formularin e plotësuar në një program tjetër dhe ta dorëzoni atë më vonë. Formulari i regjistrimit për lotarinё E-DV është formular vetëm për internet. Ju duhet të plotësoni informacionin dhe ta dorëzoni ndërkohë që jeni online.
A mundem të ruaj formularin në internet dhe ta përfundoj atë më vonë?
Jo. Formulari i regjistrimit të E-DV-së (lotarisë elektronike) është projektuar që të plotësohet dhe dorëzohet njëherësh. Ju do të keni gjashtëdhjetë (60) minuta kohë që fillon me shkarkimin dhe plotësimin e formularit, deri në përfundimin dhe regjistrimin në adresën e internetit të E-DV-së. Nëse më shumë se gjashtëdhjetë minuta kalojnë dhe ju nuk e keni përfunduar dhe regjistruar formularin tuaj në mënyrë elektronike, informacioni i dhënë deri nё atё moment do tё fshihet. Sistemi fshin të gjitha regjistrimet e pjesshme që më vonë të mos përcaktohet aksidentalisht si dublikatë apo formular.
Nëse sistemi nuk ma pranoi formularin fillestar E-DV, a mundem të ridërgoj formularin tim?
Po, pёr sa kohё qё aplikimi juaj dorёzohet pёrpara orёs 12:00 (mesditë), Ora Standarte Lindore (EDT) (GMT-5) e martë, 6 nëntor 2018. Nëse fotografia/ (fotografitë) nuk i plotësojnë të dhënat teknike, regjistrimi juaj nuk do të pranohet nga interneti i E-DV-së, kështu që ju nuk do të merrni një njoftim konfirmues. Megjithatë, duke u nisur nga natyra e paparashikueshme e internetit, ju mund të mos e merrni menjëherë njoftimin për refuzim. Nëse ju mund të korrigjoni fotografinë /(fotografitë) dhe të ridërgoni Pjesën e Parë apo të Dytë të formularit brenda 60 (gjashtëdhjetë) minutave, ju mund të jeni në gjendje që të paraqisni regjistrimin tuaj me sukses. Përndryshe, do t’ju nevojitet të rifilloni procesin e regjistrimit.

Ju duhet të mundoheni të paraqisni një formular aq herë sa të jetë e nevojshme deri në pranimin e plotë të formularit dhe deri në njoftimin për marrjen e konfirmimit. Njëherë që merrni njoftimin për konfirmim, regjistrimi juaj ka përfunduar dhe ju NUK duhet të plotësoni një regjistrim shtesë.
Sa kushton regjistrimi në programin e E-DV-së?
Nuk ka asnjë tarifë për t’u regjistruar elektronikisht për lotarinë. Sidoqoftë, nëse ju jeni përzgjedhur, duhet të paguani të gjitha tarifat për vizë të kërkuara në kohën e aplikimit për vizë si dhe intervistë drejtpërdrejt tek arkëtari konsullor në Ambasadën e Shteteve te Bashkuara apo Konsullatë.
Kur dhe si merret përgjigjia?
Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit. Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Protesta para Kryeministrisë, thirrje qytetarëve për bashkim të hënën ora 17.30

Opozita dhe intelektualë thirrje grave dhe qytetarëve të tjerë të protestojnë të henën në orën 17.30 përpara Kryeministrisë, kundër dhunës shtetërore ndaj gruas.
Deputete të PD-së, LSI-së, gra intelektuale, por edhe studente, në një deklaratë për mediat kanë bërë thirrje për protestë ditën e hënë kundër dhënës ndaj grave dhe vajzave, duke iu referuar rastit të fundit të Xhisiela Malokut.
Ata u shprehën njëzëri për protestë ditën e hënë për t’i thënë “jo” kësaj që po ndodh, dhe për t’I bërë thirrje shtetit dhe kryeministrit për t’u ngritur në nivelin e detyrës pasi kjo situatë nuk mund të pranohet.
Dhuna është e papranueshme dhe shoqëria duhet të reagojë, sipas tyre pasi dhuna ndaj një femre është dhunë ndaj gjithë shoqërisë.
Protesta do të mbahet në orën 17:30 ditën e hënë, thirrja ishte për një pjesëmarrje sa më masive në mbështetje të Xhisielës, por edhe të gjithë femrave që dhunohen.
“T’i themi stop këtij shteti, stop këtij kryeministri”, përsëritën ata.
“Thërritini ndjenjës njerëzore të mëmësisë dhe denonconi ngjarjen e paprecedentë. Kërkojmë që kryetari i Kuvendit, presidenti, kryeministri, Ministri i Brendshëm, prokuroria dhe të gjitha institucionet të prononcohen, jo vetëm të distancohen por të dënojnë me forcë këtë ngjarje. Ndaj djalit të deputetit, që është denoncuar për dhunën nuk është marrë asnjë masë, kemi mosreagim nga Ministria e Brendshme dhe kreu i policisë së Shtetit. Ndaj vajzës nuk është marrë asnjë masë mbrojtjeje. Duam të informohemi për cdo masë që do të merret për jetën dhe sigurinë për Xhiselën”, tha deputetja Oriola Pampuri.
Nga ana tjetër edhe deputetaje e LSI-së e konsideroi rastin e Xhisielës të paprecedentë që tregon shumë për gjendjen e shtetit dhe të sistemit të drejtësisë.

Si reagoi policia e Berishës ndaj dhunimit të një gruaje nga bashkëshorti, shkarkoi…

Anila HOXHA

Ne vitin 2009 , ne Top Channel denoncova rastin e nje gruaje te keqtrajtuar nga bashkeshorti. E dhunuara me tregoi se si policia e Elbasanit e kishte percjelle ,me batuten ” kot ste ka rrahur”. Bashkeshorti dhunues si per rastesi ishte nje biznesmen. Ne ate kohe ne krye te policise se shtetit ishte Ahmet Prenci dhe zedhenes Klodiani. Fillimisht policia e shtetit e mohoi, nxoren ca protokolle dhe bishta qe edhe vete fillova te dyshoja, mos valle ajo gruaja nuk e kish vertet hunden dhe krahun e thyer? Mos valle mjekja qe ma referoi nuk dinte te dallonte kockat e thyera?
Por .. pas 24 oreve..atehere kur lajmi kishte marre dhene, pavaresisht se pati nga ATA dhe ATO qe thoshin se denoncuesja ishte nga bashkeshortet qe ia bejne borxh burrit, policia reflektoi ! Drejtori i policise , pavaresisht debateve qe kishim me njeri tjetrin, sepse te dy mbronim punen tone, veproi. U bind se dikush nuk e kishte bere detyren . U bind se nuk mund te fshiheshe pas gishtit dhe se ndonjehere duhet treguar ” edhe gabohet” . Shkarkoi brenda 24 oreve 6 police, u derguan per ndjekje penale gjashte police perfshi edhe nje nga shefat e policise.
Sepse u terhoqen nga justifikimi se perse gruaja nuk vazhdoi te denonconte ne nje komisariat tjeter, se faji eshte i viktimes , se ka disa dualitete ne deshmi , se polici X nuk ja tha policit Y. E njejta gje ndodhi shume vite me pare edhe me nje vajze qe pretendoi se ishte abuzuar nga disa ushtare. U zvarrit. Pati fshehje. Pati justifikime.
Sepse, shoh qe historia perseritet,nese nuk reflektohet.Dje dolen nje varg zyrtaresh te policise se shtetit, respekt per ta, por..prisni pak. A mund tna thone ata se kush e dhunoi Xh.M, dhe perse nuk eshte arrestuar njeriu qe e keqtrajtoi? Per fat te mire te dyja zyrtaret e policise ne poltron ishin femra, dhe kjo me shton shpresen se ato do te jene te prirura ti japin te drejte denoncueses dhe te dyshojne.
Dhe te mos me thone sic me tha dje nje polic i Fushe Krujes ” sdime si ta zbardhim se ajo doli duke u puthur nga hoteli me djalin e deputetit” .

Kur une e pyeta ” po mire , po cfare tregon kamera kur cifti hyn ne hotel ” , ai mu pergjigj ” ah nuk e dime ende se ajo kamera eshte fshire ” . Dhe m’u kujtua nje nga rregullat e kriminalistikes qe na i kane mesuar ” aty ku fshihet nje gjurme, pikerisht fillo te dyshosh se ajo ishte nje gjurme” . Kam rezervat e mia per policin Emiliano Nuhu , perse nje nga agjentet me te mire te infiltrimit na i hodhi emrin e vajzes dhe perse nuk e tregoi veten qe eshte ndryshe, perse nuk ja ruajti emrin. Ashtu sic edhe per llojin tone.
Por del se Emiliano Nuhu qe ishte i vetmi qe kreu veprime hetimore na qenka fajtori. Une them qe faji nis nga komisariati numer 3, fajtori kryesor eshte agjenti Koldashi qe i mori denoncimin Xh. M dhe e referoi nga Tirana ne Kruje. Te kontrollohet urgjent edhe ai, ndoshta mund ti gjendet ndonje shkelje, nese nuk i gjendet gje, bejini analizat e kolesterolit, ndoshta i dalin me vlera te patolerueshme !!
Vecse ate Citozin mos ma ngisni, e lini me dy rresht , shkarazi, vetem kaq ” u referua per shperdorim detyre”
Mos ma ngisni as shefin e konisariatit te Krujes ! As shefin e Fushe Krujes ! Ju lutem ! Skane faj ata se Nuhu u tremb, Nuhu qe ka marre certifikate sigurie para nje muaj nga ky shtet , qe ka marre pjese ne operacione infiltrimi qe nga droga deri tek trafiku i armeve.
Me mire te vajtoje dje Niko Brahimi, sesa heshtje dje perkrah shefes tende. Nje polic si ti e di fort mire cdo te thote te humbasesh nje polic si E. Nuhu.
Policia dje ja hodhi topin prokurorise , dy grate e policise ja hodhen nje gruaje tjeter te prokurorise kesaj radhe , prokurores Mirela Kapo. Po mire, si mund te futet policia ne detaje se cfare u hetua mire e cfare keq? Nuk eshte ne vleresim te prokurorise kjo faze?
Tek ai njoftimi keni harruar edhe nje shkelje tjeter te Nuhut: kur doli nga lokali ku ishte ulur me kercenuesit, sipas kamerave duket qe ai ju dha doren. Turp ti vije atij e turp shokeve te tij qe pas asaj dite , i rrinin pa orar ne shtepi. Nga dikush po e ruanin, derisa ai cau ferren dhe iku.
Shendet !