22.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Njeriu që dhunonte të ëmën dhe bashkëshorten s’lejon ndëshkim për përdhunuesin

Edvin Rama ka reaguar dy muaj pas përdhunimit dhe torturimit të Xhesila Malokut nga djali i deputetit. Në një postim prej tre rreshtash në facebook, Rama thotë se dhunimi i vajzës është i pafalshëm. Pastaj thotë se policia e kreu detyrën dhe nuk favorizoi djalin e deputetit dhe në fund thotë se aksush nuk ëhstë mbi ligjin. Të tre fjalitë e Ramës janë një mashtrim. Nëse dhunimi do të ishte I pafalshëm, atëhere sot përdhunuesi që është djali i deputetit Rraja duhet të ishte përpara drejtëisë dhe në pranga. Në fakt ai ëhstë i lirë dhe vazhdon të kërcënojë vajzën dhe familjen e saj.
Rama thotë se policia e bëri detyrën e saj, ndërkohë që i vetmi që është munduar të bëjë detyrën ka qenë Nënkomisari, Nuhu, i cili u detyrua të marrë arratinë pasi u kërcënua direkt në zyrën e tij me pistoletë në kokë nga vëllai i deputetit dhe nga Kryetari i grupit parlamentar të PS, Balla si dhe kryebashkiaku bandit i Krujës, Bushi.
Rama thotë se aksush nuk ëhstë mbi ligjin, porn ë të vërtetë djali i deputetit Rraja është i mbi ligjin dhe ai nuk ndëshkohet jo vetëm për përdhunimin e denoncuar, por as për dhunën që Rama e pranon se është ushtruar ndaj vajzës.

Mund të jetë i vetmi kryeministër në botë që është në anën e përdhunuesve dhe torturuesve të një vajze.
Po pse ky pozicionim i Ramës? Arsyeja është e thjeshtë dhe lidhet me dy faktorë. Faktori i parë ëshët ai politik. Rama e ka marrë pushtetin dhe mendon se do ta mbajë gjatë me një grusht fundërrinash që ka mbledhur rreth vetes dhe që janë kriminelë dhe trafikantë,
Arsyeja e dytë lidhet me të shkuarën e vetë ramës. Ai ka qenë një njeri i dhunshëm edhe brenda familjes së tij.
Ai ka dhunur të ëmën, ka dhunuar ish-bashkëshorten dhe një njeri i tillë kurrë nuk do të mund të ishte në krahun e vajzës së përdhunuar, pra në krahun e viktimës. Ai është i pozicionuar në anën e përdhunuesve dhe të krimit sepse nëse do të ishte e kundërta, atëhere Rama duhet të kërkonte sot të bëhej drejtësi ndaj përdhunuesit të Xhesiela Maloku dhe duhet të kishte dalë në mbrojtje të nënoficerit të policisë, Nuhu.
Rama nuk e bëri këtë duke i dhënë një mesazh inkurajues përdhunuesve dhe masakarenjve që ka në grupin e tij parlamentar që në fakt janë njëlloj si kreu i qeverisë.

Avokati i Popullit: Hetim institucioneve shtetërore për përdhunimin nga djali i deputetit

Institucioni i Avokatit të Popullit në zbatim të detyrimit të tij kushtetues dhe ligjor, ka nisur hetimin administrativ në lidhje me pretendimet e publikuara në media për ushtrim dhune ndaj shtetases XH.M.
Pasi u njoh me informacionet e bëra publike dje dhe sot në media, nga Policia e Shtetit, si dhe protagonistë të tjerë të kësaj ngjarjeje, Avokati i Popullit urdhëroi ditën e sotme nisjen e një hetimi, i cili do të ketë si objekt verifikimin e veprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, pas denoncimeve të kryera nga shtetasja e dëmtuar dhe nga një punonjës i Policisë së Shtetit.
Hetimi do të synojë të marrë përgjigje për shumë pikëpyetje duke iu drejtuar organeve përgjegjëse, konkretisht: Komisariateve të Policisë në Tiranë e Fushë-Krujë, organit të Prokurorisë si dhe subjekteve që kanë dijeni për rastin.
Në objekt të hetimit do të jenë veprimet e kryera nga punonjësit e Policisë lidhur me denoncimin e së dëmtuarës, zbatimi i detyrimeve ligjore si nga punonjësit e Policisë dhe nga subjektet e tjerë si dhe veprimet e organit të Prokurorisë për ndjekjen e rastit.
Avokati i Popullit dënon me vendosmëri çdo shfaqe dhune ndaj vajzave dhe grave dhe i inkurajon ato të ndjekin në çdo rast procedurat ligjore për mbrojtjen e të drejtave të tyre, duke i garantuar se do të jetë me të gjitha format dhe mjetet që disponon, në mbështetje të tyre.
Gjithashtu Avokati i Popullit inkurajon institucionet shteterore për zbatimin me korrektesë maksimale të ligjit, me qëllim për të garantuar gëzimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Deri në Amerikë është e qartë se banditët e kryeministrit kanë fshehur skandalin e përdhunimit

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar sërish për skandalin e Fush-Krujës, ku një vajzë jetime u përdhunua nga djali i deputetit socialist.
Sipas tij kjo ngjarje e rëndë u bë jehonë edhe nga Zëri i Amerikës, ndërkohë që Rama hesht dhe vijon të hajë turpin me bukë.
Postimi i Vasili në Facebook
Zeri i Amerikes flet per skandalin e Fushe Krujes, kryeministri e ha turpin me buke.
Zëri i Amerikës jep lajmin:
“Skandali i Fushë Krujës vetëm një ditë më parë u referua nga Policia në Prokurori”.
Deri ne Amerike eshte e qarte se banditet e kryeministrit kane fshehur skandalin e perdhunimit dhe kane perdhosur shtetin.
Kryeministri ky genjeshtar pa sherim kishte deklaruar se do ti largonte te tijet te perfshire ne skandale menjehere.
Po ku ka mendere ky.
Ky eshte njesh me perdhunuesit.
Ç’skandale pret ky apo per nje te cmendur si ky perdhunimi i shtetit,i policise dhe i personit jane normalitete.

Zëri i Amerikës: Ekspertiza zbuloi se vajza e dhunuar nga djali i deputetit ka patur shenja djegie

Në Shqipëri ekspertiza mjeko-ligjore e Xhisela Malokut, vajzës e cila kishte denoncuar për ushtrim dhune Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja, ka zbuluar se ajo ka patur shenja djegie dhe goditje me mjete të forta.
Përmbajtja e ekspertizës u bë publike sot nga televizioni “News 24”. Bie në sy fakti se ndonëse vajza i është nënshtruar ekspertizës ditën që ajo ka deklaruar se është keqtrajtuar nga ish-i dashuri Rraja, në muajin korrik, rezultatet i kanë kaluar prokurorisë vetëm një ditë më parë, pasi mbi ngjarjen shpërthyen polemika nga denoncimi i një ish-nënkomisari të policisë së Krujës Emiljano Nuho. Prokuroria e cila kishte nisur hetimet mbi rastin, thirri sot në pyetje të afërm të vajzës, e cila disa herë kishte bërë denoncim ndaj Rrajës por më pas e kishte tërhequr, për shkak të frikës, siç ka pohuar ajo vetë në dëshminë e bërë në Polici në muajin korrik.
Ndërkohë, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka nisur një hetim lidhur me veprimet e policisë në disa komisariate ku sipas Xhisela Malokut nuk kanë pranuar të marrin denoncimet e saj, si dhe rreth deklarimeve të ish nënkomisarit Nuho se ai është kërcënuar në mjediset e komisariatit për të mos arrestuar djalin e deputetit socialist. /VOA

Policia në mbështetje të bandës së deputetit, Drejtorja e SHÇBA ‘kryqëzon’ nënoficerin Nuhu

Drejtore e SHÇBA, Anila Trimi, në tentativë për të fshehur me gjethe fiku, skandalin e dhunës së djalit të deputetit të PS, ndaj një vajze në Fushë Krujë, ka dalë sot para mediave dha pa guxuar ti përmend as emrin dhe jo më krimin pinjollit të deputetit socialist, ka zgjedhur të “kryqëzojë” oficerin e Policisë që bëri publikë skandalin.
Bashkë me këtë Trimi renditi edhe “shkeljet” e oficerit Nuhu, shkelje që vetëm për (mos)trajtimin e rastit të dhunës së djalit të deputetit, nuk kishin të bënin.
Deklarata për media e Drejtores se SHÇBA – Anila Trimi
Mirëmbrëma të gjithëve!
Jam sot këtu para jush për t’ju bërë me dije se SHÇBA ka filluar dhe është ne vijim të një hetimi të thellë dhe të detajuar të të gjitha pretendimeve dhe deklaratave të bëra publike nga ish-punonjësi i Policisë së Shtetit Emiljano Nuhu, të bëra publike nëpërmjet një interviste të transmetuar në media.
Në përmbushje të detyrave institucionale, SHÇBA monitoron ligjshmërinë e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.
Menjëherë me transmetimin në media të pretendimeve dhe deklaratave të ish-punonjësit Nuhu, SHÇBA krijoi një grup hetimor të posacëm të drejtuar nga unë, si Drejtor i Përgjithshëm, Altin Curri, shef i sektori ne Drejtorinë e Përgjithshme të SHÇBA, Arben Frasheri Drejtor i SHÇBA Tiranë, Fatos Balla, Shefi i Sektorit te Hetimit SHÇBA Tirane dhe Melsi Agolli Shefi i Sektorit SHÇBA Durrës
Deri në këtë moment, grupi i hetimit:

1. Ka shqyrtuar një sërë dokumentesh që mund të kenë të dhëna për çështjet e pretenduar, përfshirë librin e shërbimit të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, Urdhrin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Krujë për kryerje veprimesh hetimore, urdhrin e brendshëm për planëzimin e shërbimit të këtij stacioni dhe librin e denoncimeve të qytetarëve.
2. Ka marrë në intervistë më tepër se 20 punonjës policie, në Krujë, Tiranë dhe Berat përfshirë drejtuesit e këtyre strukturave, të cilët mund të kishin dijeni të ngjarjeve të ndodhura në datat dhe vendet e pretenduara nga Emiljano Nuhu.
3. Ka marrë në shqyrtim pamje filmike të bizneseve private në Fushë Krujë dhe Tiranë me qëllim verifikimin e pretendimeve të ish punonjesit Emiljano Nuhut.
4. Ka administruar fashikuj hetimi, fashikuj procedimi dhe gjithë korrespondencën ndërmjet Komisariateve Krujë dhe Komisariatit 6 ne Tiranë dhe Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Krujë dhe Tiranë, për këtë çështje.
5. Ka kryer kontrolle në sistemin TIMS dhe sistemet e tjera të Policisë së Shtetit.
Nga ky aktivitet, deri tani janë verifikuar disa rrethana dhe fakte:
1. Nga intervistat e drejtuesit dhe punonjësve të Policisë së Stacionit Fushë Krujë rezulton se më datë 21/07/2018, pra data e pretenduar, nga ish punonjesi Nuhu nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë.
2. Nga Urdhri i Brendshëm për planëzimin e shërbimit, rezulton se, më datë 21/07/2018, Emiljano Nuhu nuk ka qenë OPGJ i gatshëm, por një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit.

3. Nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicion, nuk rezulton që personat e përmendur në intervistë, si kërcënues të tij, të kenë qenë prezent në ambientet e Stacionit të Policisë së Shtetit në fushe Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme.
4. Nga Urdhri i Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Krujë, rezulton se vetëm në datë 27/07/2018, Emiljano Nuhu është ngarkuar për hetimin e kësaj çështjeje.
5. Nga shqyrtimi i fashikullit të hetimit rezulton se nga 11 veprime hetimore të deleguara nga Prokurori i çështjes, Emiljano Nuhu ka kryer vetëm 4 prej tyre.
6. Nga ekzaminimi i pamjeve filmike dhe komunikimeve elektronike, rezulton se Emiljano Nuhu takohet, ndër të tjerë, me personin nën hetim, në ambientet e një lokali privat, në Tiranë më datë 30/07/2018. Nga pamjet dhe komunikimi elektronik krijohet bindja e një takimi mes personash të njohur, mgjate kjo eshte nje rrethane qe do te verifikohet nga organet qe udheheqin hetimin ne kete rast.
7. Nga dokumentet rezulton se Emiljano Nuhu nuk paraqitet në detyrë që nga data 14/09/2018.
8. Më datën 15/09/2018, Emiliano Nuhu, rezulton të ketë udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës drejt një vendi të Bashkimit Europian. Në sistemet e Republikës së Shqipërisë apo ato të Republikës së Kosovës, Emiliano Nuhu nuk rezulton i regjistruar në hyrje-dalje, në asnjërën nga Pikat e Kalimit Kufitar Shqiptare apo Kosovare.

9. Me datën 16.09.2018, Emiliano Nuhu, i ka telefonuar nga jashtë Shqipërisë, punonjës policie, të cilit i ka kërkuar të marrë armatimin personal, pistoletë, te cilen e kishte lene tek vjehrri i tij, për ta dorëzuar më pas.
Nga shqyrtimi i rrethanave të deritanishme, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ish-punonjësi i Policisë Emiljano Nuhu, me veprime dhe mosveprime, ka kryer disa shkelje si:
1. Shpërdorim detyre
2. Kalim i paligjshëm i kufirit
3. Nxjerrje e sekretit hetimore
4. Shkelja e procedurave të punës në hetimin e çështjeve
5. Shkelja e rregullave mbi armatimin personal të punonjësit të Policisë së Shtetit
SHÇBA po shqyrton me imtësi të gjitha rrethanat e tjera, pretendimet si dhe ligjshmërinë e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të këtij ish-punonjësi policie, të personave të lidhur me të si dhe veprimet apo mosveprimet e eprorëve të tij.
Në përfundim të hetimeve do t’ju bëhen me dije rezultatet, referimet dhe propozimet e masave përkatëse të punonjesve nese do te rezultojne me shkelje.

Nuhu-SHKB, Bandat të qetësohen. Çrregulli u vendos… Por të tjera gjëra do të dalin

Nga Basir Çollaku

Shërbimi i Kontrollit të Brendëshëm (forca e Xhafës) për dy ditë “zbardh” shkeljet e nënkomisarit, duke e gdhirë pa gjumë. Të gjithë kanë parë në komisariat atë që do SHKB dhe Rama.
Të gjithë përveç Nuhut kanë qenë në rregull. Madje dhe pamjet filmike të bizneseve përreth janë kqyrur dhe nuk gjenden kund Balla, Bushi, Rraja, që kanë hyrë në nënstacionin e policisë. Por çkontrolli nuk shkruante askund se janë marrë dhe kqyrur pamjet filmike të kamerave të nënstacionit të policisë Fushë-Krujë.
Ata i ka ngrënë macja dhe kontrollorwt nuk i gjejnë dot. Madje as mosdorëzimin e raportit mjeko-ligjor çkontrollorët e Xhafës nuk e kanë parë. As mosndalimin e Rexhep Rrajës çkontrollorët e Xhafës nuk e kanë parë, as mosmbrojtjen e vajzës së dhunuar nuk e kanë parë.
Prokurorja Kapo nuk ia heq pluhurin dosjes se s’ka zbritur ende porosia. Ky është një vendim partie për të shpëtuar bythën e partisë. Asgjë më tepër. Vepra penale ende vijon të shumëkonsumohet. Bandat të qetësohen. Çrregulli u vendos… Por të tjera gjëra do të dalin mbase…

Lista e pronave dhe pasurive marramendëse të deputetit të PS brenda 4 viteve me Ramën kryeministër

Partia Demokratike ka denoncuar deputetin socialist Ervin Bushati për mos deklarim pasurish dhe abuzime të tjera në vlera të konsiderueshme financiare. Bëhet fjalë për disa troje në Tiranë, Sarandë, Kavajë dhe pasuri të tjera.
Denoncimi është bërë nga këshilltari ligjor në PD Gazmend Bardhi. Bardhi deklaroi se me kaq pasuri të padeklaruara, një gjykatës apo prokuror do të ishte shkarkuar menjëherë dhe do të kishte shkuar në burg.
Deklarata e plotë e Gazmend Bardhit
Edi Rama dhe e gjithë Partia Socialiste është hedhur në sulm për mbrojtjen e klientëve dhe parave që kanë bërë me klientët.
Edi Rama ka shpallur fushatën se e gjithë vëmendja është tek njerëzit, por, në të vërtetë, e gjithë vëmendja, përkujdesja dhe dashuria e tij është për klientët e oborrit. Përditë nxjerr deputetët e krimbur nga paratë e vjedhura të shqiptarëve për të mbrojtur oligarkët.
Ervin Bushati, i cili u bë deputet vetëm se i fali për 1 euro gruas së Edi Ramës tokën ku Rama ka ngritur vilën miliona euroshe, doli prapë sot për të shpifur kundër opozitës. Ervin Bushati që, me kompaninë “Bushati shpk” ka marrë miliona nga tendera shtetërorë dhe miliona të tjera nga oligarkët e Ramës, shpif për opozitën për të mbrotjur paratë e tij, të Padronit të tij dhe të klientëve të Edi Ramës.
Ervin Bushati shpif kundër Partisë Demokratike, sepse i duhet mbrojtja e Edi Ramës për të siguruar paprekshmërinë e tij për fshehje të pasurisë. Këto janë deklaratat e pasurisë së Ervin Bushatit nga viti 2014, kur është bërë deputet për hërë të parë, deri tani. Deputeti i Edi Ramës Ervin Bushati ka fshehur plot 7 pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 3600 metër katrorë.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar rezulton se:
1. Nuk ka deklaruar pasuri me sipërfaqe 938 m2 në Tiranë, fituar më 21 prill 2017.
2. Po në Tiranë, nuk ka deklaruar një pasuri truall me sipërfaqe 600 m2, e fituar po në 21 prill 2017.
3. Në Tiranë Ervin Bushati nuk ka deklaruar as pasurinë me sipërfaqe 938 m2 truall, fituar më 25 korrik 2014.
4. Në Sarandë, deputeti i Edi Ramës nuk ka deklaruar pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, e fituar më 17 Korrik 2014.
5. Po në Sarandë, ka fshehur pronësinë e 1 nga 13 garazheve në pronësi të tij.
6. Deputeti i Ramës ka fshehur dy pasuri në Qerret të Kavajës, të fituara në të njëjtën ditë, 30 maj 2016; njëra pasuri truall 376 m2, tjetra ndërtesë me sipërfaqe 76 m2. Me kaq pasuri të padeklaruara, një gjykatës apo prokuror do të ishte shkarkuar menjëherë nga detyra dhe do të kishte shkuar në burg.
Ndërsa Ervin Bushati, i cili shpif dhe sajon biseda korridorresh, vazhdon të gëzojë pasuritë e padeklaruara nën mbrojtjen e Edi Ramës, që t’i shërbejë Padronit dhe të mbrojë oligarkët e tij.
Është pasuaria e grabitur dhe e fshehur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij, kundërshtojnë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta.
Me nismën e vet, Partia Demokratike do ta çlirojë ekonominë nga një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, duke i dhënë mundësi të barabartë për konkurim çdo biznesi. Frikë nga vetingu në politikë dhe nga paketa antimafia duhet të kenë vetëm ata që, bashkë me Edi Ramën, u kanë vendosur gjobë shqiptarëve, vetëm me koncesione, 2.2 miliardë euro.

Deklarata e Kryeministrit të Francës: Për Shqipërinë nuk ka integrim në BE! (Video)

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, ka deklaruar mbrëmjen e djeshme, se nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë.
Video është publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, të cilën ja ka dërguar një qytetar shqiptar i cili jeton në Francë.
Në video dëgjohet qartë kryeministri francez kur thotë se, “Presidenti i Francës ka qenë i prerë, nuk do të ketë negociata”.
Ja çfarë shkruan ish-Kryeministri në Facebook:
Me Kallam Dështakun nuk ka integrim në BE!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr. Kryeministri frances ne lidhje me hyrjen e shqipnis ne Europe thote qarte se Franca dhe presidenti nuk kane vokacion as te hyjne ne diskutime per hapjen e negociatave me kete vend!
Duke folur në emisionin më të ndjekur politik në Francë ‘L’emission politique’ që transmetohet të enjten në mbrëmje në ‘France2’, Philippe është shprehur se nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me politikën e Francës për negociatat me Shqipërinë.
‘Presidenti i Francës ka qenë i prerë, nuk do të ketë negociata’, është shprehur Filipe, duke i dhënë përgjigje analistit Thomas Sotto.
Thomas Sotto: Që Europa të mbrojë bizneset dhe që merr përsipër të mbrojë kufijtë. Ju përsëritni të njëjtat gjera të njëjtat deklarime të njëjtat propozime se do ndjekim zgjerimin e Europës.
Edouard Philippe: Kjo që po thoni në lidhje me Shqipërinë, ka një problem të së vërtetës.
Thomas Sotto: Unë besoj që ju keni një problem me realitetin zoti Filipe.
Edouard Philippe: Jo, jo, jo… mbi Shqipërinë presidenti ynë ka qenë shumë i qartë që nuk e ka ndërmend që të futet në diskutime. Kjo nuk është përgjithësia juaj. Presidenti i Francës ka qenë i prerë, nuk do të ketë negociata.

Me Kallam Deshtakun nuk ka integrim ne BE! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sbPershendetje dr. Kryeministri frances ne lidhje me hyrjen e shqipnis ne Europe thote qarte set franca dhe presidenti nuk kane vokacion as te hyjne ne diskutime per hapjen e negociatave me kete vend!

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 28. September 2018

Rrëfimi i tmerrshëm i vajzës: Unë s’e kam babanë, s’kam mbrojtje, u kërcënova edhe në polici

Pyetje: Këto përndjekje dhe dhunën që ka ushtruar ndaj jush shtetasi Rexhep Rraja, a i ke kallëzuar?
Përgjigjja: Nuk më kujtohet data e saktë, por mbaj mend që para Vitit të Ri kam shkuar në Komisariatin numër 6 në Tiranë dhe kam bërë kallëzim. Unë sa po jepja kallëzimin, e tërhoqa dhe firmosa një deklaratë që u sqaruam për problemet tona.
Pyetje: Cila është arsyeja që ju nuk dhatë kallëzim në Komisariatin numër 6?
Përgjigjja: Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do më vriste. Ata janë fis kriminelësh, rrinë gjithmonë me pistoletë. Unë nuk e kam babanë, më është vrarë në vitin 1997. Jetoj me mamin dhe motrën. Nga fillimi i vitit 2018, unë kam shkuar në Komisariatin e Krujës për të bërë kallëzim, po nuk e kam bërë. Kam firmosur një deklaratë tek inspektori i zonës, shtetasi Sabri Dani. Këtë deklaratë e ka firmosur edhe motra ime A. Maloku. Te deklarata kemi shkruar se nuk kemi probleme dhe i kemi sqaruar konfliktet. Aty më doli një person tullac dhe m’u prezantua si shefi i madh dhe më tha: “Ai që të do, të rreh”. Atë ditë më kishte rrahur shumë Rexhepi. Mbaj mend që isha bërë me gjak. Dua të shpjegoj që kallëzimi i radhës është ai i datës 21.07.2018, në Komisariatin numër 3 në Tiranë. Këtë radhë nuk kam firmosur deklarata që i kam zgjidhur problemet, por kam kallëzuar për përndjekje shtetasin Rexhep Rraja.
Pyetje: Pse nuk erdhe të kallëzoje në Komisariatin e Policisë Krujë, por shkove te Komisariati i Policisë Nr.3 në Tiranë?
Përgjigjja: Unë nuk erdha te Komisariati Policisë Krujë se kam ardhur më parë dhe nuk ma ka marrë njeri kallëzimin dhe te Komisariati nr.3 në Tiranë shkova një herë më datë 20.07.2018, një ditë pasi ndodhi ngjarja, por nuk ka mori njeri kallëzimin, se aty erdhi me të shpejtë shtetasi Rexhep Rraja, Redjan Rraja, Xhelaj Rraja dhe babai i Rexhepit që është deputeti Rrahman Rraja, ky i fundit e rregulloi me policët që unë të mos jepja kallëzim.

Pyetje: A disponon foto në lidhje me dhunën e ushtruar dhe a keni shkuar për të marrë ndihmë mjekësore dhe ku?
Përgjigje: Unë nuk disponoj foto në lidhje me dhunën e ushtuar nga shtetasi Rexhep Rraja, sepse nuk kam bërë foto dhe nuk kam shkuar në asnjë institucion për të marrë ndihmë mjekësore. Dëmtimet e fundit janë ato që ju m’i fotografuat te zyra e prokurores Mirala Kapo. Këto dëmtime që ju m’i fotografuat atje, nuk janë asgjë. Herët e tjera më ka rrahur më shumë dhe më ka çuar në hotel. Me mua ka bërë seks kundër dëshirës time, por nuk kisha ku ta kallëzoja.
Pyetje: Cili është numri i telefonit që ke në përdorim?
Përgjigje: Numri im i celularit është 067… dhe unë këtë numër e kam pasur në përdorim gjatë gjithë kohës që kam pasur mosmarrëveshje me shtetasin Rexhep Rrahja.
Pyetje: A jeni kërcënuar nga ndonjë shtetas në “Instagram” dhe cili ka qenë ky person?
Përgjigje: Kërcënimi në “Instagram” ka ardhur rreth orës 03:00, të datës 22.07.2017 nga një emër që s’e lexova dot sepse më bëri bllok dhe nuk e lexoja dot emrin. Dhe mesazhi që erdhi në “Instagram” ishte me tekstin: “Unë kam shkuar me pushime dhe sa të kthehem, do të vras”. Nga kërcënimi që më bëri në “Instagram” unë shkova në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe më konkretisht në Zyrën e SHKB, ku shpreha presionin dhe kërcënimin që më është bërë në zyrën e oficerit nga shtetasit Ramazan Rraja, Xhelal Rraja, Redjan Rraja, Rexhep Rraja dhe nga deputeti Rrahman Rraja. Nuk guxoja të dilja nga zyra e oficerit Gentjan Çitozi, se ishin disa persona të tjerë dhe ma bënin me shenjë që do të vrasim në qoftë se nuk tërheq kallëzimin. Personat rrinin në ambientet e Policisë FushëKrujë. Dua të shpjegoj që aty më morën një avokat dhe një psikologe kundër dëshirës sime dhe më thoshin: “Ti je budallaçkë dhe do të firmosësh deklarimin që do të përpilojë oficeri Gentjan Çitozi, se është miku jonë”. Unë ndenja rreth dy orë duke mos e firmosur deklarimin, por ishte e pamundur se po më kërcënonin me pistoletë. Më nxirrnin jashtë zyrës dhe i thoshin oficerit: “Na e lër ne se e rregullojmë” dhe më çonin te makina, duke me goditur me grushte në bark dhe më vendosnin pistoletën në kokë. Pastaj nuk kisha zgjidhje tjetër dhe firmosa deklarimin. Nuk e lexova fare se çfarë ishte shkuar aty. Dëgjova që ishte një psikologe me emrin Anjeza Kallaku dhe avokat Elton Frangu. Këta persona nuk i kisha parë ndonjëherë. Në ambientet e jashtme kam parë disa persona që ishin me kostum, por nuk i njihja. Dua të them që Rexhepi e mbante pistoletën në brez edhe gjatë kohës që unë isha te zyra e oficerit të SHKB-së në Durrës.

Pyetje: Kush të njoftoi që të paraqiteshe në Stacionin e Policisë në orën 20:00 të datës 21.07.2018 dhe të jepje deklarim?
Përgjigje: Rreth orës 20:00 ka ardhur te banesa ime, në fshatin Nikël, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja dhe më kanë marrë me zor duke më thënë: “Na hape punë. Për çfarë ke shkruar përsëri në Komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë dhe na ke kallëzuar?” Unë e mohova dhe i thashë që nuk kam qenë në Polici. Rexhepi më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shkelma e më futi në makinën e tij. Aty më thoshte: “Do e tërheqësh denoncimin ose do të të vrasim”. Më vendosi në bark pistoletën. E mbushi dhe më tha: “Sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë, kurvë e mutit”.
Pyetje: Çfarë problemesh ke konstatuar te Policia e Fushë-Krujës?
Përgjigje: Ato që shpjegova më lart. Që më kërcënonin në zyrën e oficerit që unë të firmosja dhe ai s’i thoshte asnjë gjë.
Pyetje: Cili është numri i telefonit i shtetasit Rexhep Rraja?
Përgjigje: Numri që disponoj unë është 069 85 …. Nga ky numër ky shtetas më ka marrë dhe më ka folur në rregull, nuk më ka kërcënuar, por kërcënimet m’i ka bërë gjithmonë në numër privat.
Pyetje: A të kanë ardhur sms në telefonin tuaj nga shtetasi Rexhep Rraja, me përmbajtje kërcënimi?
Përgjigje: Kërcënimet m’i ka bërë gjithmonë nga afër ose më telefononte me numër privat.
Pyetje: Çfarë numrash kanë në përdorim shoqet e tua që kanë dijeni për problemin tuaj?
Përgjigje: Erisa S. disponon numrin e telefonit 069 …, Suada Z. 067 … . Këto të dyja janë shoqet e mia që kanë dijeni për problemet e mia
Pyetje: A keni gjë tjetër për të shtuar?
Përgjigjja: Nuk kam gjë tjetër për të shtuar.

Nisin protestat, nesër ora 11.00 para Kryeministrisë, mjaft më me horrat, organizim qytetar!

Revolta që ka shkaktuar përdhunimi i djalit të deputetit ka sjellë një revolt në të gjithë shoqërinë. Të revoltuar njerëzit kanë reaguar përmes rrjeteve sociale duke kërkuar protesta dhe rrëzim të qeverisë. Mijëra qytetarë shprehen të revoltuar nga mbrojtja që qeveria kirminale po i bën këtij akti duke nisur nga kreu i qeverisë që ka angazhuar të gjitha mediat për të mbuluar të vërtetën sikurse i ka mbyllur gojën të gjitha institucioneve q ëtë mos hetojnë dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët e këtij akti makabër.
“Neser, dt. 29 shtator 2018, ora 11:00, para Kryeministrise, organizohet nje tubim revolte kunder dhunes shteterore ndaj grave e vajzave.
Përdhunimi dhe torturimi i vajzës nga Nikla është një provë e veprimit të pushtetit mafioz, që me bekimin e Edi Ramës mbron kriminelët dhe dhunon sërisht viktimën. Si nëna, gra e vajza, është koha të reagojmë fort për largimin e këtij pushteti dhunues e çnjerëzor.
Te behemi te gjitha bashke te tregojme forcen tone,energjite tona per te mbrojtur vajzat tona,motrat tona,miket tona nga arroganca,dhuna,fyerjet dhe indiferencen e pashembullt te kesaj maxhorance!”, thuhet në njoftimin e protestës.

Vajza e përdhunuar, Xhesila Maloku ka rrëfyer në dëshminë e parë të saj dhënë në polici detaje të temrrshme mbi torturta që janë ushtruar ndaj saj nga dali i deputetit rraja dhe për të mbyllur këtë krim janë angazhuar më pas e gjithë struktura shtetërore e partisë-shtet duke nisur nga Kryetari i grupit parlmentar, Balla tek kryebashiiaku kriminel i Krujës, Bushi dhe banda e horrave të deputetit Rraja.
Eshtë koha e një reagimi të fortë për të ndalur këtë bandë horrash që tani janë lëshuar rrugëve të Shqipërisë duke përdhunuar vajza dhe gra dhe askush nuk i penalizon sepse i mbron psikopati në krye të qeverisë. Ende kur kanë kaluar muaj dhe javë nga publikimi i këtij skandali djali i deputetit përdhunues jo vetëm që nuk ndalohet, por i ati bashkë me bandën e horrave të tjerë të Ramës mundohen të mbulojnë të vërtetën e këtij krimi makabër.
Ky është paralajmërim ogurzi për atë që do të ndodhë në të ardhmen kur kjo bandë përdhunuesish në pushtet janë të aftë që të përsërisin këtë grim me vajza dhe gra të tjera. Prandaj është koha ti ndalim dhe të mos lejojmë më vazhdimin e këtij pushteti horrash.