33.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Babëzia e Velinës së Bashkisë: Aferë miliona euro pas biletave të autobusit për fëmijët

Partia Demokratike përgenjështroi deklaratën e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se Lulzim Basha si Ministër Transportesh bëri ligj të ri që fëmijët të paguajnë biletë autobusi.
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, në një dalje për mediat, tha se ky është një mashtrim skandaloz.
Zhupa: Ligji i transportit është i vitit 1998 dhe prej atëherë ai ka ndryshuar 10 herë, duke nisur nga viti 2002 deri në vitin 2016. Ligji respekton autonominë e bashkive për t’u siguruar banorëve transport brenda qytetit dhe fëmijëve transport falas.
Zhupa tha se, gjatë drejtimit të bashkisë nga Lulzim Basha linjat urbane u shtuan, fëmijët nuk paguan biletë dhe çmimi për qytetarët nuk u rrit.
Ndërsa gjatë drejtimit të bashkisë nga Erion Veliaj çmimi i biletës u rrit me 100 lekë dhe po bëhet fushatë mediatike për të bërë me pagesë biletat e fëmijëve, nënvizoi zëdhënësja e selisë blu.
“Përpara se të mashtrojë qytetarët e Tiranës, Erion Veliaj, duhet të përgjigjet se për interes të kujt po luan lojën disa milionë euroshe të biletave për fëmijët”, shtoi ajo.
Zhupa e akuzoi Veliaj se gënjeu publikisht edhe kur foli për leje ndërtimi për komplekse pallatesh në kohën e Lulzim Bashës tek Stacioni Multimodal.
Zhupa: E vërteta është se projekti Basha nuk parashikonte asnjë metër katror leje ndërtimi për kompleks pallatesh. E vërteta është se Erion Veliaj u shërben oligarkëve, duke pranuar që buxhetit të bashkisë t’i shkojnë vetëm 5 përqind të ardhurave nga koncesionari, në vend të 15 përqind, që parashikonte projekti i Lulzim Bashës.
Erion Veliaj është mashtrues serial dhe i rrezikshëm, sepse, ndryshe nga deklaratat e tij, në vendimet e këshillit Bashkiak nuk ka patur deri tani, nuk ka as sot një vendim për të kthyer në shkollë zyrat e UKT-së. Tenderat disa milionësh që ka ndërmend të bëjë Erion Veliaj për UKT-në, nuk mund të fshehin të vërtetën se në godinën ku ndodhen zyrat e ujësjellësit në njësinë 8, më përpara kanë qenë zyra të Policisë.

Dosja e Xhensilës ju hoq Nënkomisarit dhe ju dha burrit të sekretares të Artur Bushit

Ish-Kryeministri Sali Berisha tregon se pse dosja e Xhesilës iu hoq Nuhut dhe ju besua Çitozit. Në një postim në Facebook Berisha thotë se qytetari dixhital denoncon se Gentian Çitozi miku më i ngushtë i Artur Bushit!
Postimi i plotë
Ja pse dosja e Xhesilës iu hoq Nuhut dhe ju besua Çitozit
Qytetari dixhital denoncon:
Gentian Çitozi miku me i ngushte i Artur Bushit!
Bashkeshortja Çitozi sekretare e Artur Bushit!
Lexoni mesazhin e tij. sb
Z Berisha Kjo Vajza Xhensila Maloku Eshte E Kercenuar Dhe e Shantazuar Nga Oficeri Policise Gjyqesore Gentian Citozi Qe Eshte Miku Me i Ngushte I ARTUR Bushit Qe Qysh Diten E Pare Te Punes SI kryetar Bashkie E Ka Marr Sekretare Gruan Oficerit Gentian

Nënkomisari nxjerr zbuluar zarin e krimit në media, pse fshihet materiali i SHKB-së?

Nënkomisari Emiljano Nuhu ka treguar sot se takimin me vajzën Xhisiela Maloku e ka pasur më datë 27 korrik, duke hedhur poshtë pretendimet e gazetarit Artan Hoxha, i cili publikoi procesverbalet e policisë ku pretendon të kundërtën. Reagimin Nuhu e ka bërë përmes faqes së tij në Facebook, duke komentuar në postimin e Artan Hoxhës. Ja çfarë shkruan ai.
“ARTAN HOXHA, me date 20.07.2018, xhisiela ka shkuar ne komisaritin nr 3 per te dhene, kallezim nuk i eshte marre ne kete date ne komisariatin nr 3, pas nderyrjes te personave qe kam permendur. Me date 21.07.2018, Xhisiela ka shkuar perseri ne komisariatin nr 3, kete here i eshte marr kallezimi nga komisariati nr 3 dhe eshte deleguar ne komisariatin e Krujes. Me date 21.07.2018, une nuk e kam thirrur Xhisielen pasi kisha pune vetem me shteteasin E kallezuar Rexhep Rraja. Dhe Xhisielen e ka sjell ne komisariat Rexhepi me te tjere qe t’i kam permendur, kontakti i pare i im me Xhisielen ishte me date 27.7.2018, pasi mora perseri dosjen per te vazhduar Hetimet.
Dhe i kam spjeguar tek kerkesa qe i kam derguar instuticioneve, lexoje me kujdes mos u merr me pergenjeshtrime pa vlere. Nxire Deklarimin qe ka dhen tek SHKB Xhisiela. Aty do ta kuptosh si kan rrjedhur ngjarjet. Por ju bej me dije se keni te gjitha instrumentet e shtetit ne dore dhe po i perdorni per te rregulluar punet e Politikes. Dhe me Date 21.07.2018, une nuk e zbatova dote ligjin se mu vendos pistoleta ne koke, dhe me date 21.07.2018, veprimet i beri Oficer G.Çitozi, edhe njeher Lexoje me Kujdes ate qe kam shkruar dhe sa do ti rregulloni gjerat nuk i mbulon dot. Pavarsisht qe une jam i vetem kunder nje ushtrie me pushtet. Por luften do ta fitoj se kam Zotin deshmitar”, shkruan Nuhu.
Një ditë më parë në intervistën për Report Tv, Xhisiela Maloku ishte shprehur se nuk e njihte nënkomisarin Emiljano Nuhu dhe s’e kishte takuar asnjëherë. Megjithatë intervista e saj e mbrëmshme ngre shumë pikëpyetje për mënyrën se si është marrë. Ka dyshime se mos asaj i është bërë presion për të dhënë ato deklarata, sikundër në kushtet e presionit është detyruar për të tërhequr kallëzimin nga policia për djalin e deputetit të PS-së.

Mashtrimi i Ballës: Si manipuloi me foton e peshkimit, Prokuroria në gjunjë

Pas akuzave të rënda se kreu i grupit parlamentar të PS ishte prezent në komisariatin e policisë së Krujës, ndërkohë që nënoficer Emiliano Nuhiu po kërcënohej me armë sepse donte të arrestonte djalin e deputetit socialist Rexhep Rahja, shpërthyen një breshëri alibish, se kjo gjë nuk ishte e vërtetë. Së pari policia e shtetit tha se dy deputetët nuk kanë hyrë në komisariat në datën 21 korrik.
Pastaj doli vetë Taulant Balla, i cili deklaroi se kjo qe një shpifje e ndyrë, se ai nuk kishte shkelur në Krujë në ato kohë dhe se ishte lehtësisht e provueshme se ai në tërë ato ditë ka qenë në takime publike në vende të tjera, të cilat nuk i përcaktoi.
Por të mërkurën në mbrëmje, në emisionin “Opinion” Balla ndërhyri në transmetim dhe publikoi një foto se në ditën që ai akuzohej kishte qenë në Pogradec për peshkim.
Pra lëvizja nga versioni i se kishte qenë në takime publike kërciste pak, por nuk ishte tejet e rëndë. Si çdo kush, edhe Taulant Balla mund të kryejë sportin paqësor të peshkimit.
Por në foton që nxori në Opinion, të marrë nga Instagrami kishte një problem. Aty dukej edhe numri i atyre që e kishin pëlqyer këtë pasion të Ballës, por nuk dukej data e postimit të saj (shiko videon poshtë).
Lapsi.al bëri një lundrim në instagramin e Ballës dhe aty, data, që nuk mund të ndryshohet, shikohet me lehtësi. Ai ka qenë për Pogradec për peshkim në 22 korrik dhe jo në datën për të cilën akuzohet se ndodhej në komisariatin e Krujës, në 21 korrik (shih foton poshtë).

Protesta në Prishtinë

Enver Bytyçi

Pasnersër, me fatën 29 shtator 2018 në orën 14.00, Lëvizja Vetëvendosja do të organizojë në kryeqytetin e Kosovës protestën e parë kundër presidentit të vendit Hashim Thaçi. Disa elementë të kësaj proteste, e ndryshme nga të gjitha protestat e derisotme të Vetëvendosjes së Albin Kurtit, mund të jenë:
1. Organizatorë të protestës – Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti.
2. Pjesmarrës në protestë: Anëtarët, simpatizantët dhe gjithë shqiptarët që e kanë të shënjtë atdheun dhe territorin e tij. Pjesmarrës do të jenë edhe anëtarët e Lidhjes Demokratike, të partive në koalicionin qeverisës, përfaqësues të shoqërisë civile, por jo krerët e tjerë të opozitës ose të pushtetit.
3. Protesta adresohet kundër planeve të presidentëve të Serbisë dhe të Kosovës, përkatësisht Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi, për ndarjen e territorit të vendit.
4. Qëllimi i protrestës është të ndalohet çdo mundësi për bisedime për të ashtuquajturin “korrigjim të kufijve”, gjë që përkthehet në ndryshim kufijsh.
5. Vendi i protestës është sheshi kryesor i kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.
Por në këtë protestë ka edhe disa risi:
1. Opozita e Kosovës e ka lënë Vetëvendosjen të vetme në organizimin e saj. Ndërsa Lidhja Demokratike i ka shpall luftë kryeministrit të vendit, Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur papajtueshmërinë e saj me presidentin e Republikës, Hashum Thaçin, për (mos) ndryshimin e kufijve dhe mbrojtjen e territorit të vendit.
2. Lidhja Demokratike nuk i është bashkuar protestës për mbrojtjen e territorit, sepse kërkon të shfrytëzojë situatën dhe konfliktin midis kryeministrit dhe presidentit me qëllim marrjen e pushtetit! Kjo do të thotë se LDK bëhet mbështetje e presidentit Thaçi për ndarjen e vendit! Pra për LDK-në ka rëndësi pushteti, për Vetëvendosjen e Albin Kurtit ka rëndësi tërësia territoriale e Kosovës!

3. Lidhja Demokratike e Kosovës me qëndrimin e saj kundër ose asnjanës ndaj protestës potencon se “Institucionet e shtetit janë të rëndësishme” dhe beson se Kosova mund të ketë institucione pa territor! Absurde! Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë del në mbrojtje të shtetit të Kosovës e njëkohësisht territorit të saj, ndërkohë që vitet e shkuara ka zhvilluar disa protesta me moton e mosnjohjes së institucioneve të vendit! Ky është një kapërcim i madh në vetëdijësimin e saj!
4. Këto zhvillime në opozitën e Kosovës dëshmojnë se LDK dhe Vetëvendosje po ndërrojnë rolet, po zhvendosen në pozicione të panatyrshme ose të kundërta me atë çfarë ato janë proklamuar në të kaluarën!
5. Nga protesta e të shtunës del e fituar Kosova, pas saj Lëvizja Vetëvendosje dhe do të humbasin presidenti i Kosovës dhe aleatët e tij në Lidhjen Demokratike! LDK-së do t’i duhet shumë kohë t’i bindë qytetarët se nuk lufton për pushtet, por lufton për shtet e mbrojtjen e atdheut. LDK nuk mundi të kapë trenin e për pasojë do të vonohet! Çdo vonesë e saj do ta rrënojë besimin që ka te zgjedhësit në Kosovë.
6. Kam qenë kritik i Albin Kurtit, por me protestën dhe qëndrimet e qarta e të drejta të tij në mbrojtje të territorit të Kosovës ai nuk meriton kritika, përveçse vlerësimit maksimal të qytetarëve! Nëse Albin Kurti vazhdon ta përmbushë detyrën e tij në këtë objektiv, ai do të tejkalojë çdo vështirësi që mund t’i vijë për të qenë së afërmi kryeministër i Kosovës! Atëherë Lidhja Demokratike e Kosovës do ta kuptojë se treni i humbur është edhe shans i humbur!
Tirane, 27.09.2018

Ministrja e Ramës me helikopter për takime partie në Bulqizë, e fsheh në ferrat e Qafë-Buallit

Nuk është vetëm kryeministri Rama, por edhe ministret e qeverisë së tij, të cilat përdorin taksat e shqiptarëve për udhëtime luksoze me avionë e helikopterë.
Qytetarët e Bulqizës denoncojnë se Xhaçka edhe kur ka takime partie përdor helikopterin e ushtrisë, çka është e lejuar me ligj që zyrtarët e lartë të qeverisë të përdorin mjete shtetërore në takime private apo partiake.
Mesazhi i qytetarëve është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook:
Ndrikull Olta me helikopter të ushtrisë në takime partie në Bulqizë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershnd. pyte i cik ministren kurr erdhe ne Buliqiz takim me strukturat pse e ule helikoptrin e ministrise mbrotjes ne ferrat e qafes se bullitt. apo kishe hall mos te shohin populli qe ec me taksat e popullit ndaj se ule ne qytet.

Zbulohet pse dosja e Xhisielës ju hoq Nuhut dhe ju dha Çitozit, gruaja e tij sekretare e Artur Bushit

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkrun se, oficeri Gentian Çitozi, i cili mori në patronazh dosjen e Xhisiela Malokut, e cila ju hoq nënKomisarit Emiliano Nuhu, është bërë për të mbylluur hetimet pasi Çitozi është mik i kryetarit të bashkisë së Krujës, Artur Bushi dhe ka lidhje të forta me zyrtarët e lartë socialistë.
Qytetari shkruan se Gentian Çitozi është miku më i ngushtë i Artur Bushit! Bashkëshortja Çitozi sekretare e Artur Bushit!
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Ja pse dosja e Xhensilës iu hoq Nuhit dhe ju besua Çitozit!
Qytetari dixhital denoncon:
Gentian Çitozi miku më i ngushtë i Artur Bushit!
Bashkëshortja Çitozi sekretare e Artur Bushit!
Lexoni mesazhin e tij. sb
Z Berisha Kjo Vajza Xhensila Maloku Eshte E Kercenuar Dhe e Shantazuar Nga Oficeri Policise Gjyqesore Gentian Citozi Qe Eshte Miku Me I Ngushte I ARTUR Bushit Qe Qysh Diten E Pare Te Punes SI kryetar Bashkie E Ka Marr Sekretare Gruan e Oficerit Gentian.

Tmerr, Xhisiela edhe gjatë ditës së djeshme ka qenë nën kërcënimin dhe dhunën e djalit të deputetit

Kryetarja e Lëvizjes Socliaiste për Integrim, Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje policëve të ndershëm dhe prokurorëve të ndershëm që të marrin në mbrojtje vajzën e dhunuar dhe përdhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.
Përmes një deklarate por mediat, Kryemadhi theksoi se Xhisiela Maloku, edhe gjatë ditës së djeshme që ka dhënë intervistë për një televizion në vend, ka qenë nën kërcënimin dhe dhunën e djalit të deputetit Rrahja. Ajo i ka bërë apel policisë që të hetojë se kush ishin personat që e dërguan atë të jepte intervistë në atë televizion.
Më tej Kryemadhi i bëri thirrje ndërkombëtarëve që të marrin në mbrojtje vajzën e dhunuar.
‘Është sot e tmerrshme se si qeveria e kapur nga krimi është bërë qesharake. Do të ishte e rëndë që ngjarja të mos hetohej. I bëj thirrje prokurisë dhe të gjitha segmenteve të policisë së shtetit që janë të pakapura, që të marrin në mbrojtje Xhisela Maloku, sepse vetëm në këtë mënyrë kjo çështje do të zbardhet. 3 herë ka denoncuar Xhesila maloku dhe 3 herë ka tërhequr denoncimin nga frika, dhuna dhe kërcënimet.. e tmerrshme ishte rasti i djeshëm ku dha një intervistë në një nga televizionet.

Prokuroria duhet të hetojë se kush ishin personat që e dërguan dhe shoqëruan në atë televizion.
Nuk më bën çudi pjesëmarrja e Taulant Ballës në këtë ngjarje, ai duhet të mbajë përgjegjësi si kryetar i grupit parlamentar socialist. Ai duhet të thotë se djali i deputetit të PS-së jo vetëm që ka kërcënuar në këtë ngjarje, por është dhe i kërkuar penalisht nga drejtësia shqiptare.
Mjafton të kërkoni emrin e deputetit socialist dhe do të shihni se është në ndjekje penale. Një nga precendetët e tij është dhe rasti i zgjedhjeve në 2017-të.
U bëj thirje shoqatës së grave dhe të shoqërisë civile që të mos heshtin dhe të flasin. I bëj thirrje shoqatave të grave, figurave që i kemi dëgjuar shpesh në televizione që flasin për gratë e dhunuar të flasin për Xhisielën jo të heshtin siç bënë për gjyqtaren e vrarë. Është mëse e qartë se ngjarja që bëri oficeri i policisë është një nga rastet ku nuk ka përfunduar me plumbin e snajperit në lule të ballit, por përfundoi me një intervistë në televizon nga frika dhe kërcënimet. U bëj thirrje policëve të ndershëm që të hetojnë ngjarjen. Sot Xhisiela ka nevojë për mbrojtje ekonomike dhe fizike’, tha Kryemadhi.

Të merresh me Tao Pallën është si të shkelësh me vetëdije mbi bajgë

Nga Edi PALOKA

Shpifesira e “Rilindjes”, zevendesi i denje dhe quasisozia i Edvin Rames, paska shkruajtur se do me hedhe ne gjyq per shpifje duke me quajtur dhe “shpifes profesionist”
Te njejten gje ka bere dhe Edvini kur e akuzova per lidhjet e tij me krimin perpara se te pergjysmonte grupin parlamentar per shkak te ligjit per dekriminalizimin.
Te njejten gje ka bere dhe Tahiri kur e akuzova per lidhjet me krimin , kryesisht me Habilajt, perpara se prokuroria te kerkonte arrestimin e tij.
Tani rradha e Taos. Po Tao Palla eshte me i shpifuri nder ta…
Sot akuzohet se ka mbrojtur perdhunuesin e nje jetimeje, por disa kohe me pare ka qene i akuzuar vete per perdhunim (eshte fatkeqesi shumfishe kur qenie te mbytura ne komplekset e inferioritetit si pasoje e te shkuares deficitare behen papritur te pushtetshem).
Po ne gjyq do i japim mundesi publikut ta njohi dhe me mire zevendesin e Rames. Une ndryshe nga Berisha , do te ti jap me detaje te gjitha, nga burime origjinale( besoj e di qe i kam ca te njohur ne Laç…). E jo vetem aq…
E kam thene dhe me pare qe te merresh me Tao Pallen eshte si te shkelesh me vetedije mbi bajge, po me qe me ka ftuar…

Herën e parë e tërhoqa kallzimin sepse Rraja më bëri me gjak dhe më kërcënoi se do më vriste

Vajza që kallëzoi në Polici djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja ka treguar arsyet pse ajo e ka tërhequr herën e parë kallëzimin ndaj Rexhepit.
Në dëshminë ekskluzive të siguruar nga “Panorama”, vajza nga Nikla sqaron se herën e parë ka tërhequr padinë për shkak se është kërcënuar me vrasje.
Para oficerit, Emiljano Nuhu ajo ka thënë se nuk e ka babanë dhe se jeton vetëm me nënën dhe motrën.
“Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do më vriste, ata janë fis kriminelësh rrinë gjithmonë me pistoletë, unë nuk e kam babain më është vrarë në vitin 1997, jetoj me mamin dhe motrën”, ka thënë Xhisela.
Më tej ajo ka treguar se si shefi i Policisë së Krujës e ka tallur, duke thënë se, “ai që të do të rreh”.
Pyetje: Cila është arsyeja që ju nuk dhatë kallëzim në komisariatin numër 6?
Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do më vriste, ata janë fis kriminelësh rrinë gjithmonë me pistoletë, unë nuk e kam babanë më është vrarë në vitin 1997, jetoj me mamin dhe motrën. Nga fillimi i vitit 2018, unë kam shkuar në komisariat e Krujës, kam bërë një deklaratë tek inspektori i zonës shtetasi Sabri Dani, këtë deklaratë e ka firmosur dhe motra ime A. M. te deklarata kemi shkruar që nuk kemi probleme dhe i kemi sqaruar konfliktet. Aty me doli një person tullac dhe mu prezantua si shefi i madh dhe më tha që ‘ai që të të do të rref’, atë ditë dhe më kishte rrahur shumë Rexhepi, mbaj mend që isha bërë me gjak. Dua të shpjegoj që kallëzimi i radhës është ai i datës 21. 07. 2018, në komisariatin Nr. 3 në Tiranë, këtë radhë nuk kam firmosur deklarata që i kam zgjidhur problemet, por kam kallëzuar për përndjekje shtetasin Rexhep Rraja.