23.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Rrëfimi tronditës: Djali i deputetit më vendosi në bark pistoletën, e mbushi dhe më tha nuk ke shpëtim

Zbardhet rrëfimi i vajzës nga Nikla, Xhisela Maloku para oficerit të policisë gjyqësore, Emiljano Nuhu ngjarjen e datës 21 korrik të vitit 2018, ku djali i deputetit, Rrahman Rraja i ka shkuar në shtëpinë e saj në fshat, ku e ka marrë me forcë.
Xhisela ka deponuar se Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja e kanë marrë me dhunë dhe e kanë goditur për shkak se kishte bërë kallëzimin në policinë e Tiranës, raporton “Panorama”.
Ajo është kërcënuar me jetë që të tërheqë denoncimin, pasi sipas atyre i kishte hapur shumë punë.
“Do të të vrasim’, me vendosi në bark pistoletën, e mbushi dhe më tha që sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë k*rvë e m*tit”, ka treguar Xhisela në dëshminë e saj.
Pyetje: Çfarë marrëdhënie ke pasur me shtetasin Rexhep Rraja, dhe cilit person i ke shprehur shqetësime lidhur me përndjekjen që ju ka bërë ku shtetas?
Përgjigje: Unë shtetasin Rexhep Rraja e kam njohur afërsisht në vitin 2012, dhe me të kam krijuar një marrëdhënie dashurie, kjo marrëdhënie ka zgjatur deri në vitin 2017, dua të shpjegoj që gjatë kësaj kohe unë i kam pasur shumë mirë marrëdhëniet me disa zënka të vogla verbale por jo me dhunë fizike. Ndarja erdhi me kërkesën time e shtetasit Rexhep Rraja, unë nuk e pranova të ndahesha dhe i kërkova llogari pse po ndahemi, ai nuk më jepte asnjë përgjigje, unë s’po e kërkoja me pastaj filloj ai të më kërkonte. Filloj të më marri në telefon dhe më vinte të më takonte.

Pyetje: Kur të ka goditur për herë të partë shtetasi Rexhep Rrahja dhe në ç’vend?
Përgjigje: Unë nuk e mbaj mend kur më ka goditur për të parë shtetasi i lartpërmendur, por mbaj mend herën e fundit që ndodhi në datën 19. 07. 2018. Dua të shpjegoj që në këtë datë më kishte parë në rrugë dhe më mori në telefon, dhe më tha hajde me tako se dua të sqarohemi, unë shkova e takova tek puna e tij në rrugën Fushë Krujë-Vorë përball Hotel Boci, filloj të ulëriste me fjalë dhe më kapur prej flokësh, më solli një shoqe sms që a do dalim sot në ato moment ky më mori telefonin dhe më theu, duke më thënë me kë do dalësh sot. Dua të them që, këto veprime i bëri kur unë isha në makinë me të përball punës së tij më pas u nis me makinë drejt hotel Boci, unë nuk pranova të shkoj lartë në hotel me të, por me mori duke më bërë presion me anën e pistoletës.
Pyetje: Sa kohë ndenjët në hotel dhe a kryet marrëdhënie seksuale?
Përgjigja: Unë ndejta me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndejtëm në hotel më gjuajti e shpulla, me grushta dhe më drejtoi pistoletën Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e koks me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më para nga hoteli. Ai shkoi të paguaj lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja duke më përfaqura dhe duke më bërë lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim.

Shqetësimet e mija në lidhje me Rexhepin unë ja kam shprehur shoqeve të mija shtetasve, E. S., S. Z., dhe motrës time A. Maloku.
Pyetje: Kush të njoftoi që të paraqiteshe në Stacionin e Policisë në orën 20:00 të datës 21.07.2018, dhe të jepje deklarim?
Përgjigje: Rreth orës 20:00 ka ardhur tek banesa ime në fshatin Nikël, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja, dhe më kanë marre me zor duke më then; na hape punë për çfarë ke shkruar përsëri në komisariatin e Policisë Nr. 3 në Tiranë, dhe na ke kallëzuar, unë i mohova dhe i thashë që nuk kam qenë në polici, Rexhepi më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shkelma dhe më futi në makinën e tij, dhe më thoshte që do e tërheqësh denoncimin ose do të të vrasim me vendosi në bark pistoletën, e mbushi dhe më tha që sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë k*rvë e m*tit.

Ekzekutimi i vajzës jetime në studion televizive nga Rama-Xhafa-Balla

Sali BERISHA

Tani pritet qe Xh. M. te denohet nga keta mafioze per deshmi te rreme!
Te dashur miq, mbreme, pas njerit prej denoncimeve me tronditese ne historine e ketij vendi te oficerit te policise gjyqesore Emiljano Nuhu, shqiptaret pane ne nje ekran televiziv te kontrolluar nga narkoqeveria, njeren pre skenave me horror te jetes tyre, ekzekutimin live ne studion televizive te nje vajze 24 vjeçare, viktimes Xh M, per fajin e vetem se ajo kishte denoncuar ne komisariatin e policise nr. 3 te Tiranes kriminelin ne kerkim, birin e pushtetit Rexhep Rraja.
Sipas deshmise se viktimes XH.M ne komisariatin Nr 3 te Tiranes, deshmi e cila nga ky komisariat ju dergua per ndjekje komisariatit te Krujes, i shume kerkuari qe ne vitin 2017, Rexhep Rraja e kishte dhunuar dhe kishte ushtruar ndaj saj tortura fizike dhe psiqike prej sadisti te pameshire, i kishte vendosur asaj sa here tyten e revoles ne temth per ta nenshtruar, me qellim perdhunimin e saj. Tragjike eshte se viktimen XH M nuk e ekzekutoi mbreme live ne studio banditi dhe torturuesi i saj, krimineli bir i pushtetit Rexhep Rraja as dhe banda e tij.
Mbreme viktimen ketij krimi te shemtuar Xh.M e ekzekutuan Live ne studion e tyre televizive Faqezi Dorga, Tulant Bega, Geron Veliu, gjithçka me urdher te prere nga Edvin Kristaq Rama.
Keta mafioze ndermoren kete krim, me te shemtuar disa here se sa vete torturat fizike dhe psiqike qe ushtroi ndaj viktimes XH M, krimineli i shume kerkuar qe mbrohej çdo dite nga policia, biri i pushtetit Rrahman Rraja.
Keta mafioze amorale, te cilet krimet dhe lidhjet me kriminelet i kane zhveshur nga çdo ndjenje prinderore, njerezore apo bashkshortore, deshmuan dje se si ne kafsherine e tyre ata mund te perdorin nje vjaze te pambrojtur, jetime, si nje rrecke, si nje skllave, qe me qyte te revoles apo hanxhar te pushtetit detyrohet per vetmbrojtje te ndryshoje deshmite siç i diktojne tashme xhelatet e saj ne krye te mafies se ketij vendi.

I gjithe ky skenar horror u urdherua dhe ekzekutua brenda 3-4 oreve sapo kjo bande mori vesh se oficeri i pergjegjshem i policise gjyqesore Emiljano Nuhu denoncoi implikimin ne krimin e shemtuar te Taulant Balles, te akuzuar me pare per perdhunim te nje vajze te semure me AIDS dhe trafiqe droge, implikimin e Faqezi Droges, ish hetuesit xhelat te sigurimit te shtetit, implikimin e Geron Velise, i cili, ne dekleraten e tij te dt 30 korrik 2018 si reagim ndaj statusit tim ne te cilin denoncoj krimin, shkruan se denoncimi u mor nga oficeret e policise gjyqesore te komisariatit te Krujes kurse mbreme per te pergenjeshtruar akuzat e oficerit Nuhu mashtron paftyresisht dhe shkruan se me dt 21 korrik veprimet hetimore ne komisaritin e Krujes i ka kryer oficeri G. Ç dhe se Emiljano Nuhu kete date nuk ka qene fare ne detyre.
Perveç kesaj, ne komunikaten e dt 30 korrik Ardi Xhafaj nuk pergenjeshtron perfshirjen ne skandal te deputetit Taulant Balla, i akuzuar ne statusin tim te dt 29 korrik, kurse dje qellimi kryesor i komunikates ishte mohimi i angazhimit te Balles ne lirimin e banditit bir pushteti Rexhep Rraja (lexoni statuset e mia dhe komunikatat e Geron Velise)
(Por mbreme ne pame vetem puntaten e pare te skenarit banditesk horror te ketyre mafiozeve ne krye te pushtetit. Puntata tjeter, ne qoftese ne nuk reagojme, do te jene ndeshkimi dhe burgosja e viktimes XhM per deshmi te rreme ose ndonje doze fostoksine apo nje bresheri per vetvrasje si i ndjeri shofer i Faqezi Droges etj etj.
I bej thirrje komunitetit nderkombetar te marre ne mbrojtje viktimen XH M per te shpetuar nje jete nga kthetrat vrastare te shtetit mafioz.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim kriminal ndaj viktimes XH M te mafiozeve ne krye te pushtetit Rama, Xhafa, Balla, u bej thirrje shqiptareve te ngrihemi per te shpetuar kete vend sa me pare nga kjo bande kriminale mafioze qe po shkaterron te ardhmen tone. sb

—- Statusi im i dt 29 korrik per ngjarjen
Krim i shemtuar!
Narkopolicia fsheh me urdher te Edvinit perdhunimin e nje vajze nga djali i deputetit te narkopartise.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Para 10 ditesh djali i deputetit te qytetit kruje z Rrahman rraja ka dhunuar nje vajze me mbiemer maloku nga fshati zeze i njesise administrative nikel, vajza ka bere denoncim ne drejtorin e policise tiran dhe i eshte deleguar per veprime policise se rajonit f kruje.policia f kruje ka thirrur vajzen dhe ka manipuluar denoncimin duke i bere akt pajtimi,por vajza ka shkuar ne zyren e shcb durres e ka ri bere denoncim dhe ceshtja ka ardhur perseri ne policin e f krujes.ne rajonin e policise f kruje punon vellaj i deputetit inspektor Bashkim rraja. Inspektori i krimeve dhe opgj jane nen presion e trysnine e deputetit rrahman rraja e te kry te bashkis z artur bushi dhe dhe vellajt te deputetit xhelal rraja qe eshte drejtor i postes kruje e nderhyrjes se z taulant balla kane bere te mundur mos ndalimin e djalit te deputetit dhe ceshtja ka shkuar ne prokurin e krujes ne heshtje.vajza e familja e saj jan nen presion psikologjik e dhune verbale. Kjo tregon se krimi mbrohet nga pushteti sic u mbrojt autori i vrasjes se biznesmenit ne sarande kejsi hysa qe u vra para ca ditesh.kejsi hysa ishte person ne kerkim me biznes ne nikel ku ne lokalin e tij pinin kafe policet e behej pazari i kanabisit e aty jepeshin parat me fajde. Ne shum krime policia mbyll syte nga presioni dhe populli hesht se frika e dhunes nga njerzit me begraunde kriminale me pushtet vendosin gjoba e tritol e kontrollojn administraten e bashkis si nga punesimet ndertimet pa leje dhe financimet per investime.
—— Reagimi i policise ndaj statusit tim me dt 29 korrik 2018
Njoftimi i policisë
Sqarim

Të gjithë duan të ikin nga ‘çmendina’, Shqipëria, me numrin më të lartë në botë të kërkesave për azil

Edhe pse jetojnë në një vend që ka nisur rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE dhe nuk ka konflikte të brendshme apo luftëra, shqiptarët duan të largohen më shumë se çdo shtet tjetër në botë.
Në 12 muajt e fundit, shqiptarët kanë shënuar numrin më të lartë të azilkërkuesve për herë të parë në raport me popullsinë, duke lënë pas edhe popujt që po largohen nga lufta.
Bazuar në të dhënat që ka publikuar Eurostat mbi numrin e aplikimeve të reja në 12 muajt e fundit, popullsinë sipas Bankës Botërore dhe llogaritjeve të “Monitor”, për çdo 1000 banorë shqiptarë, 6.5 prej tyre kanë aplikuar për azil në Bashkimin Europian.
Në vend të dytë, pas Shqipërisë, për numër të lartë aplikimesh për 1000 banorë renditet Siria me 4.7 aplikime gjatë 12 muajve të fundit, nga ku azilkërkuesit largohen prej luftës drejt vendeve të Bashkimit Europian. Të tretët renditen gjeorgjianët, ku numri i aplikimeve për azil në 12 muajt e fundit llogaritet 3.9, ndjekur nga Eritrea, ku numri i azilkërkuesve për herë të parë është 3.6 për 1000 banorë.
Iraku dhe Palestina, vende që kanë gjithashtu një numër të lartë azilkërkuesish, për 1000 banorë kanë shënuar përkatësisht 1.2 dhe 1.1 aplikime.
Kryesisht në 30 vendet me numrin më të lartë të aplikuesve bëjnë pjesë shtetet që janë në luftë dhe konflikte, disa vende afrikane dhe shtete që aktualisht po përballen me kriza të forta ekonomike, si Venezuela dhe Turqia.
Ndërsa për sa i përket numrit në vlerë absolute të azilkërkuesve për herë të parë në Bashkimin Europian, nga Shqipëria janë regjistruar në vetëm 12 muajt e fundit 18,620 aplikime, duke u renditur të shtatit nga 30 vendet e origjinës që kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve. Në vend të parë qëndron Siria me mbi 86 mijë aplikime, Iraku me mbi 43 mijë, Afganistani me mbi 36 mijë, Nigeria mbi 29 mijë, Pakistani mbi 25 mijë dhe Eritrea me mbi 19 mijë.

Megjithatë, duke marrë në konsideratë numrin e popullsisë së këtyre shteteve, numri i aplikimeve nga Shqipëria mbetet shqetësues, edhe pse fluksi i aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, pasi kulmoi në 2015-n, me mbi 60 mijë aplikimeve, ka zbritur në një mesatare prej rreth 16-20 mijë aplikime në vit..
Në 6-mujorin e parë, 8040 aplikime
Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2018, numri në total i aplikimeve për herë të parë nga shqiptarët për azil llogaritet 8040.
Sipas statistikave të Eurostat, në tremujorin e dytë të 2018-s në të gjithë Bashkimin Europian u regjistruan 136,700 azilkërkues për herë të parë. Krahasuar me një tremujor më parë, numri i azilkërkuesve në BE u rrit me 4%. Në T1 të këtij, viti aplikuan për azil rreth 131,400 azilkërkues. Pjesa më e madhe e aplikimeve janë regjistruar në Gjermani, Francë dhe Greqi. Ndërsa Eurostat raporton se afërsisht 1 milion aplikimi për azil janë ende në pritje.
Shqipëria vijon të jetë shteti europian me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE. Sipas statistikave që ka publikuar Eurostat, në tremujorin e dytë të vitit 2018 aplikuan për herë të parë për azil 3930 persona, apo 3% e totalit të azil kërkuesve në Bashkimin Europian.
Franca, destinacioni i preferuar i azilantëve shqiptarë
Franca rezulton të jetë vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve edhe për tremujorin e dytë të 2018-s, me 38% të kërkesave, apo rreth 1495 aplikues.
Në vend të dytë për numër të lartë aplikuesish, ndryshe nga tremujorët e kaluar renditet Greqia, me rreth 20% të kërkesave për azil apo 800 aplikues.
Ndërsa në vend të tretë është Mbretëria e Bashkuar, ku vetëm gjatë tremujorit të dytë kanë aplikuar për azil rreth 500 shqiptarë, apo 13% e totalit.

Bashkia i jep ndërtuesit tjetër pronë publike të qytetit për pallat tek Rruga e Kavajës

Bashkia Tiranë pritet të miratojë në mbledhjen e ardhshme një marrëveshje sipërmarrjeje me kompaninë Startek, që i jep të drejtë kësaj të fundit të zhvillojë disa prona të Bashkisë në zonën kadastrale 8250, në Rrugën e Kavajës.
Në këmbim, Bashkia e Tiranës, si pronare, do të marrë 40% të sipërfaqes, që do ta përdorë për nevojat e veta.
“Bashkia Tiranë, në përmbushje të interesit publik, me qëllimin ushtrimin e detyrave të saj në fushën e zhvillimit dhe planifikimit të territorit konsideron të domosdoshme përfshirjen e parcelave në pronësi publike, në pronësi të Bashkisë Tiranë, në zhvillim, së bashku me parcelat kufitare”, thuhet në relacionin që shoqëron projektvendimin.
Po sipas relacionit, Kodi Civil dhe Ligji i qeverisjes vendore i miratuar në 2015, i japin mundësinë Bashkisë, që si pronare e parcelave të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me palë private që janë duke zhvilluar ose do të zhvillojnë parcelat kufitare, duke pasur parasysh interesin publik dhe rritjen e vlerës së pronës sipas dobisë publike.
Bashkia zotëron në zonën kadastrale 8250 tre pasuri, me një sipërfaqe totale prej 1364 metra katror.

Kompania, nga ana e saj ka lidhur në kufi me këto zona, një kontratë sipërmarrjeje me pronarët e tokës prej 862 m2, për ndërtimin e një godine banimi dhe shërbimesh.
Në relacion thuhet se zona ka një pozicion mjaft të favorshëm në qytetin e Tiranës. Ajo aksesohet nga dy rrugë të rëndësishme “Muhamet Gjollesha” dhe Bulevardi Gjergj Fishta. Në tërësi godina do të ketë destinacion miks, banim dhe njësi tregtare dhe një kat parkim nëntokë.
Bashkia thotë se do ta përdorë pjesën e konsiderueshme prej 40% që do të marrë nga ndërtimet për nevojat e saj si kopshte, çerdhe, ose ambiente për strehim social.
Kompania Startek është krijuar në vitin 2012, sipas QKB dhe në vitin 2017 deklaroi të ardhura totale prej 1.7 milionë eurosh.
Bashkia si pronare
Në bazë të një vendimi të miratuar në fillim të këtij viti, “Për përcaktimin e procedurës dhe negocimin me zhvilluesit privatë që shprehin interesin që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës, nëpërmjet marrëveshjeje të sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat në pronësi të saj”, Bashkia e Tiranës mund t’i japë pronat e saj për zhvillim bizneseve private, sipas modelit të Partneritetit Publik-Privat. Nëpërmjet këtij modeli të zhvillimit të pronave të saj, bashkia thotë se synon që të përfitojë sipërfaqe ndërtimore, për programe sociale dhe ambiente për nevojat e saj.

Reagimi i fortë i PD: Qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre

Edi PALOKA

Heshtja e Edi Ramës për skandalin e denoncuar nga nënkomisar Emiljano Nuhu është pjesë e skenarit mafioz për të mbyllur skandalet që ekspozojnë lidhjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë me krimin.
Dëshmia tronditëse e oficerit të policisë Emiljano Nuhu është pasqyra më e vërtetë e kriminalizimit të thellë të qeverisjes nën drejtimin e Edi Ramës.
Heshtja e kryeministrit të vendit pasi një vajzë është torturuar nga djali i deputetit të vet;
Heshtja e kryeministrit për aktet kriminale të deputetit Rrahman Rraja;
Heshtja e kryeministrit për sjelljen prej banditi të kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i përfshirë në kërcënimin me pistoletë në kokë të oficerit të policisë;
Heshtja e Edi Ramës, që ka shndërruar Policinë e Shtetit në organizatë kriminale, flet më mirë se asgjë tjetër se ai dhe qeveria e tij është gjysma e bandës në pushtet që mbron bandat dhe banditët që kontrollojnë sot territorin, shtetin dhe policinë.

Është kriminale sesi drejtuesit e Policisë së Shtetit, nën urdhrat politikë të Fatmir Xhafës dhe Taulant Ballës, nuk kanë vepruar për të mbrojtur as vajzën nën kërcënimin e banditëve me pushtet, as për të mbrojtur nënkomisar Emiljano Nuhu.
Edi Rama nga dje, po zbaton të njëjtin skenar mafioz për të mbyllur skandalet që ekspozojnë lidhjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë me krimin.
Sa herë ata kapen në flagrancë në bashkëpunim me krimin, Edi Rama vërsul taulantët e tij të lidhur me krimin e organizuar : për të sulmuar denoncuesin e krimit, për të prishur provat, për të intimiduar dëshmitarët, për të kërcënuar gazetarët, siç ka ndodhur me kërcënimin mafioz të gazetarëve të televizionit Shijak TV. “Do t’ju vrasim, do t’ju fshijmë”- është mesazhi i banditëve të pushtetit për gazetarët e pablerë nga qeveria e Edi Ramës.
Sot shteti dhe ligji janë në gjunjë përballë kriminelëvë të lidhur me Edi Ramën. Kur shtetin e ka kapur krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre. Largimi i kësaj qeverie është rruga e vetme për Çdo shqiptar që do siguri për vete dhe familjen e vet.

Marku e shkarkoi Stojanin se e pengoi për të marrë Sekretarin që donte vetë

Ditën që Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, kërkoi nisjen e procedimit disiplinor për 10 prokurorë të Krimeve të Rënda, personi përgjegjës për zbatimin e këtij urdhëri, Sokol Stojani, drejtori i Inspektimit në institucionin qëndror të Akuzës jep dorëheqjen nga funksioni i tij.
Dorëheqja e Stojanit erdhi në vijim të përplasjeve të vazhdueshme që kishte ai me Arta Markun, të cilat e kanë fillesën tek refuzimi që drejtori i Inspektimit, në cilësinë e kryetarit të komisionit përzgjedhës, i bëri kandidaturës së preferuar të Kryeprokurores së Përkohshme për Sekretar të Përgjithshëm të institucionit.
Debatet Marku-Stojani kanë nisur në Maj 2018, kur, me urdhër të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme u hap procedura për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm. Në urdhër përcaktohen kriteret përkatëse për kandidatët, si edhe mënyra e konkurimit-me shkrim dhe intervistë verbale.
Komisioni përzgjedhës përbëhej nga 5 anëtarë, 3 prej të cilëve nga Prokuroria e Përgjithshme dhe dy nga radhët e pedagogëve të Fakultetit të Ekonomisë. Kryetar i Komisionit u caktua Sokol Stojani, drejtor i Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore në institucion.
Në fazën e parë, për vendin vakant të Sekretarit të Përgjithshëm aplikuan 3 kandidatë, të cilët u skualifikuan nga Komisioni, për shkak se nuk plotësonin kriteret formale. Kjo vendimmarrje duket se nuk ka përmbushur synimet e Arta Markut, e cila, gjithësesi është detyruar të rishpallë konkursin për herë të dytë.

Në mesin e Shtatorit 2018, Komisioni Përzgjedhës organizon sërish konkursin për Sekretar të Përgjithshëm në institucionin qëndror të Akuzës. Në përfundim, Komisioni cakton renditjen e kandidatëve pjesëmarrës, sipas pikëve të grumbulluara në testimin me shkrim dhe atë verbal.
Lista, me renditjen përkatëse, i dorëzohet Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, nga kryetari i Komisionit, njëkohësisht edhe drejtori i Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore, Sokol Stojani.
Sipas burimeve të “Boldneës.al”, pasi ka parë renditjen e emrave, Arta Marku ka kërkuar nga Stojani që të ndryshojë rezultatet dhe të caktojë si fitues një emër të preferuar të Kryeprokurores së Përkohshme.
Kjo kërkesë është konsideruar aspak ligjore nga ana e Stojanit, i cili e ka refuzuar sugjerimin e eprores së tij. Në vijim, Stojani i ka paraqitur Arta Markut dorëheqjen nga pozicioni i Drejtorit të Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore.
Arta Marku nuk e ka pranuar dorëheqjen e tij, por, menjëherë ka urdhëruar shkarkimin e tij nga detyra e drejtorit, e cila krijon përshtypjen e një hakmarrjeje më shumë se sa një veprimi administrativ.
Pas dorëheqjes/shkarkimit të Stojanit, Arta Marku ka urdhëruar gjithashtu edhe anulimin e të gjithë procedurës së konkursit për Sekretar të Përgjithshëm, përfshirë edhe renditjen e aplikantëve, me argumentin që përzgjedhja e këtij pozicioni i takon Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në fakt, në nenin 66, pika 4 e ligjit nr.97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorësisë” përcaktohet se ” Sekretari i Përgjithshëm i Prokurorisë së Përgjithshme zgjidhet përmes një procedure të hapur dhe transparente. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përcakton rregulla të detajuara lidhur me procesin e emërimit të Sekretarit të Përgjithshëm”.
Duke pasur parasysh këtë dispozitë, ngrihen pikëpyetje të shumta se përse Arta Marku ka këmbëngulur dy herë për zhvillimin e konkursit për Sekretar të Përgjithshëm, kur ajo nuk e ka këtë kompetencë.
Sipas të dhënave të mësipërme, rezulton se Kryeprokurorja e Përkohshme ka vendosur të heqë dorë nga caktimi i Sekretarit të Përgjithshëm vetëm atëherë kur, mesa duket, kandidatura e preferuar e saj, nuk kishte asnjë mundësi reale për të fituar pozicionin.
Nga ana tjetër, vendimi i Arta Markut për t’ia lënë në dorë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (kur të krijohet) përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm, është një standart i dyfishtë i ndjekur prej saj.
Ajo ka marrë dhe i ushtron fuqishëm kompetencat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për transferimin, komandimin, lëvizjen e procedimet disiplinore për prokurorët, por ndërkohë, ka vendosur të respektojë kompetencat e KLP-së, në këtë rast, kur, i përzgjedhuri i saj nuk arrin të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm.

“Boldnews”

Pritet së shpejti takimi i dytë Trump-Kim

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se administrata e tij po planifikon një takim të dytë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe do të njoftojë hollësitë e këtij takimi së shpejti.
“Do të takohem me kryetarin Kim”, u tha zoti Trump gazetarëve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Trump tha se data dhe vendi I takimit do të shpallen së shpejti.
Më parë të mërkurën, Sekretari amerikan Shtetit Mike Pompeo tha se po planifikon takimin dhe se ai mund të zhvillohet pas tetorit.
“Ne jemi duke punuar shumë për të siguruar që të kemi kushtet e duhura në mënyrë që të arrijmë sa më shumë rezultate. Por shpresojmë se do të jetë së shpejti”, tha sekretari Pompeo për rrjetin CBS të mërkurën në mëngjes. “Mund të ndodhë në tetor, por më shumë gjasa ka pas tetorit.”
Komentet e sekretarit Pompeo erdhën një ditë pasi presidenti Trump lavdëroi marrëdhënien e tij me Korenë e Veriut, duke thënë në Asamblenë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se kjo ka ndihmuar në zbutjen e tensioneve në gadishullin Korean.
“Raketat nuk po fluturojnë në çdo drejtim, provat bërthamore kanë ndalur, dhe disa objekte ushtarake tashmë janë duke u çmontuar,” tha presidenti Trump.
Ai shtoi se “mbetet shumë punë për t’u bërë” me Korenë e Veriut dhe tha se “sanksionet do të mbeten në fuqi derisa të ndodhë denuklearizimi.”
Komentet e tij në lidhje me Korenë e Veriut ishin në kontrast të thellë me ato që presidenti bëri vitin e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme, kur ai kërcënoi të “shkatërronte tërësisht” vendin dhe vuri në lojë udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un duke e quajtur atë “Njeriu i Raketave” i cili ishte në një “mision vetëvrasës”. ”
Të dy udhëheqësit u takuan në Singapor në qershor ku Kim Jong Un u angazhzua për të “punuar drejt” denuklearizimit të gadishullit.

Përse Erdogani po përpiqet të afrohet me Gjermaninë

HAMBURG, GERMANY - JULY 07: German Chancellor Angela Merkel (R) welcomes Turkish President Recep Tayyip Erdogan at the start of the the G20 summit on July 7, 2017 in Hamburg, Germany. Leaders of the G20 group of nations are meeting for the July 7-8 summit. Topics high on the agenda for the summit include climate policy and development programs for African economies. (Photo by Matt Cardy/Getty Images)

Erdogani ka qenë shumë herë në Gjermani, por asnjëherë nuk ka qenë kaq e kontestueshme vizita e tij në Gjermani sa këtë herë. Me vizitën shtetërore, që fillon sot ai do të harrojë grindjet dhe tensionet.
Vitin e kaluar Recep Tayyip Erdogani e akuzoi Kancelaren Merkel për “metoda naziste”. Ishte një pikë e ulët e marrëdhënieve gjermano-turke. Tani Presidenti dëshiron pak para vizitës së tij shtetërore në Gjermani “fundin e plotë” të tensioneve me Gjermaninë. Një shkak për kthesën është me siguri grindja me SHBA për shkak të një prifti protestant amerikan që mbahet i arrestuar në Turqi. Sanksionet e SHBA e kanë shtyrë Turqinë në një krizë të thellë monetare. Prandaj Turqia e sheh shpëtimin në përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën dhe para së gjithash me Gjermaninë, si partneren kryesore tregtare.
Kalimi nga ashpërsia maksimale në kurs pajtimi tregon para së gjithash një gjë: Presidenti është pragmatik. Edhe kjo e ka ndihmuar këtë politikan të jashtëzakonshëm që të qëndrojë kaq gjatë në pushtet. Që prej rreth 16 vjetësh Erdogani (64 vjeç) është ai që përcakton fatet e Turqisë. Kur në qershor 2015 partia e tij islamike-konservatore AKP humbi shumicën absolute në Parlament, ai organizoi pas pak zgjedhje të reja. Menjëherë u rivendosën raportet e vjetra të pushtetit.
Në zgjedhjet presidenciale në fund të qershorit Erdogani fitoi me rreth 53 përqind të votave – dhe kjo megjithëse opozita që përndryshe nuk qe dalluar, bëri një fushatë të mrekullueshme elektorale. Që atëherë Erdogani është në krye të sistemit presidencial të krijuar prej tij, edhe si kryetar shteti, ashtu edhe si kryetar partie.

Reagime të përmbajtura nga Gjermania
Reagimet nga Gjermania për tonet e reja, të buta të Erdoganit, megjithatë janë të përmbajtura. Zyra Presidenciale në Berlin u bë e ditur të hënën se deri sa të zhvillohet besim i ri, është “ende një rrugë e gjatë”. Sepse sipas pikëpamjes së Perëndimit, Erdogani ka ndryshuar më mënyrë dramatike.
Në vitin 2004 Erdoganin në postin e kryeministrit të Turqisë e kurorëzuan madje “Evropian të vitit”. Kancelari i atëhershëm gjerman, Gerhard Schröder e lëvdoi Erdoganin për “angazhimin për më shumë liri, një mbrojtje më të mirë të të drejtave të njeriut dhe për më pak tutelë shtetërore”. Nga pikëpamja e kritikëve të tij Erdogani është pozicionuar sot kundër gjithë këtyre vlerave.
140.000 vetë të pushuar nga puna dhe qindra të arrestuar në Turqi
Pas përpjekjes për puç në 2016 ai arrestoi gjatë gjendjes së jashtëzakonshme që zgjati dy vjet dhe që përfundoi vetëm në verën e këtij viti, dhjetëra mijëra vetë si gjoja armiq të shtetit dhe terroristë. Rreth 140.000 vetë u pushuan nga puna nga shërbimi për shtetin. Por masat goditën edhe gazetarët, veprimtarët e të drejtave të njeriut dhe intelektualët, të cilët qenë shprehur në mënyrë kritike ndaj shtetit. Edhe sot arrestimet dhe pushimet nga puna vazhdojnë.
Pas zgjedhjeve të qershorit, me një numër të madh dekretesh – për të cilat atij tani nuk i duhet më aprovimi i parlamentit – ai e ka riorganizuar shtetin sipas vullnetit të tij duke i kaluar shumë kompetenca në zyrën e tij presidenciale. Numrin e ministrive ai e pakësoi. Politikanët e opozitës paralajmërojnë për rrezikun e “sundimit të një personi”.

A është e rrezikshme hyrja e Kinës në Ballkan?

Investimet kineze në vendet e Ballkanit Perëndimor po rriten nga viti në vit. Kritikët flasin për rrezikun e ndikimit politik të Pekinit. Por askush nuk thotë, se ku qëndron ky rrezik. Kur në mediat perëndimore flitet për nevojën e një integrimi në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, thirren në kujtesë rregullisht rreziqe të ndryshme. Të gjitha këto vende filluar me Maqedoninë në Lindje e Serbinë në veri, Bosnje-Hercegovinën, Kososvën, etj perceptohen si burimi i problemeve. Në të njëjtën kohë, Ballkani Perëndimor shihet edhe si skena e përplasjeve gjeostrategjike të të ashtuquajturve “global player” lojtarët globalë. Tek fuqitë tradicionale, BE apo Rusi është shtuar vitet e fundit edhe Kina, një aktor i angazhuar dhe aktiv. Në rajon kjo fuqi identifikohet me një fuqi aktive. Kina ndjek “interesa gjeostrategjike”, kjo është frika e përbashkët, sidomos në Bruksel. Në një kohë që të gjitha rreziqet për paralajmërime mbeten të vagullta, vështirë se dikush e përcakton avantazhin politik konkret të Kinës në angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor.
Kina – një kapitaliste në tregun botëror
Ndryshe është diagnoza, kur bëhet fjalë për interesat ekonomike të Kinës në rajon. Në vitin 2013, presidenti kinez, Xi Jinping bëri publik strategjinë “one belt-one road” – i njohur si “Rruga e Re e Mëndafshit”, që parasheh zhvillimin e disa projekteve infrastrukturore me synim transportimin e shpejtë dhe të lirë të mallrave nga Kina në tregjet e pasura perëndimore. Si një pjesë e rëndësishme në këtë tranzit janë edhe vendet e Europës Juglindore, saqë flitet herë pas here edhe për “Rrugën e Mëndafshit të Ballkanit”.
Investimi i parë i madh në këtë drejtim u krye në Greqi. Në vitin 2009, COSCO, koncerni i madh kinez i anijeve dhe porteve investoi në portin e Pireut më shumë se 250 milionë euro, më vonë edhe 650 milionë të tjera për të siguruar shumicën e aksioneve në këtë port. Investimi më i suksesshëm, sepse sot Pireu renditet ndër 10 portet më aktive në Europë.

Program koniunkturor kinez
Ndërkohë firmat kineze investojnë në të gjitha vendet e Europës Juglindore në shuma miliardash dyshifrore. Duhen dalluar investimet direkte nga dhënia e kredive të leverdisshme, thotë Jens Bastian, analist i ekonomisë i pavarur dhe një nga njohësit më të mirë të investimeve kineze në Europnë Juglindore. “Me përjashtim të Greqisë dhe Serbisë, në të gjitha vendet e tjera bëhet fjalë për kredi me leverdi për qeveritë përkatëse.”
Dhënia e këtyre kredive është e lidhur me kushte që krijojnë një “qark të mbyllur kreditimi”. Bankat kineze e japin kredinë me kushtin që porositë t’i marrin firmat kineze. Ata sjellin punëtorë dhe materiale nga Kina për të ndërtuar një urë apo një autostradë si në Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci. “Ky është një lloj programi koniunkturor për ekonominë kineze që ka mbikapacitete”, thotë Bastian.
Qëllimi: Tregjet perëndimore
Interesat ekonomike kineze janë të qarta: Tregjet perëndimore. Në këtë kontekst vendet e Ballkanit Perëndimor marin rolin e një “porte që duhet hapur për të hyrë në Europë”, sipas Bastian. Prandaj investohet në infrastrukturë, rrugë, ura, hekurudha, porte. Por vëllimi i këtyre investimeve nuk është shumë i madh. Jens Bastian thotë se “po të shohësh se sa investime të BE rrjedhin në programe të ndryshme kredish për Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Serbinë, Kroacinë apo Hungarinë, kuptohet se këto janë shuma disa herë më të mëdha se sa ato që do dhe është gati të investojë Kina.”
Po aq i madh është edhe dallimi në shumat që investitorët kinezë japin për vendet e Ballkanit krahasuar me ato perëndimore. Firmat kineze kanë interes të madh për teknologjinë e zhvilluar, për këtë ato janë gati të fusin dorën thellë në xhep. Nëse investimi kinez për portin e Pireut shkoi deri në 1 miliardë euro, vetëm për të blerë prodhuesin gjerman të robotëve, Kuka, në vitin 2016, kinezët ofruan 4,5 miliardë euro. Vetëm në Gjermani kinezët kanë investuar 13,7 miliardë euro, një vlerë rekord. Nga ana tjetër edhe investimet gjermane në Kinë shënojnë rekord. 70 miliardë euro.

Kapitali kinez dhe perëndimi vigjilent
Bëhet fjalë pra për investime klasike të kapitalit në një treg global. Të gjithë e investojnë paranë aty ku kanë interes. Dhe të gjithë kanë një synim: Të pozicionohen sa më mirë në tregun global për të shtuar sa më shumë përfitimin. Se ku investohet, në Kinë, në Gjermani apo në Europnjë Juglindore, kjo është e dorës së dytë. E vërteta është se vendet perëndimore më të forta kanë më shumë mundësi për të mbrojtur ” sferat sensibël” të ekonomive të tyre. Kështu qeveria gjermane e bllokoi blerjen e prodhuesit të chip-avem Aistron nga investitorët kinezë
Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë në këtë drejtim një pozicion më të pafavorshëm, sepse ato janë më shumë të varura nga investimet e Kinës, thotë Jens Bastian. “Kina kërkon në këtë rajon ata partnerë ekonomikë që kanë një pozicion të dobët ndërmjetësimi.” Kjo i mundëson Pekinit të hapë rrugë të reja transporti me relativisht pak shpenzime, sipas Bastian.
Megjithatë mbetet e paqartë, nëse dhe çfarë agjende politike fshihet pas investimeve kineze. “Kina nuk ka interes, ndryshe nga Rusia, që të nxisë një ndryshim qeverish në këto vende”, thotë Bastian. Duket se interesi kinez gjeostrategjik aktual ka vetëm natyrë ekonomike, si një pjesë tranziti për tregjet e pasura perëndimore. E fakti që Kina askujt në këto vende nuk i mban leksione për të drejtat e njeriut apo lirinë e medias më shumë mirëpritet nga qeveritë e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pogba apo Mourinho?

Është çështja e ditës: Jose Mourinho kundër Paul Pogba, me Manchester United që ndjek i pafuqishëm telenovelën e sezonit, sepse për momentin asnjë nga dy personazhet kryesore të klubit nuk mund të largohet dhe për bashkëpunim nuk bëhet fjalë.
Ndërkaq, ish-mbrojtësi i famshëm i Liverpool-it, Jamie Carragher, ka dhënë mendimin e tij në Sky Sports në lidhje me këtë çështje dhe është treguar shumë i ashpër me Pogba, duke ftuar United që t’i dalë në krah trajnerit të vet.
“Nëse Mourinho largohet, nuk do të shihni ndonjë Pogba të transformuar. Ai nuk është aq i mirë sa mendon. Problemi i tij i madh është të kuptuarit e ndeshjes. Mund t’i përmbledhësh paraqitjet e tij në dy ndeshjet e fundit – një gol i shkëlqyer ndaj Young Boys dhe faj te goli i pësuar ndaj Wolves.
“Klubet e mëdhenj e duan, por Barcelona do ishte skuadra më pak e përshtatshme për të. Pogba luan për vete, nuk është realisht kapiten. Ai lejon agjentin që të flasë keq për klubin e tij. Nuk është njeriu i duhur”.
Carragher ka dalë në mbrojtje të Mourinho-s: “‘Mourinho nuk ia hoqi kurrë shiritin John Terry-t. Unë do i dilja në krah Mourinho-s në këtë histori, por dihet që klubet e kanë më të lehtë të largojnë trajnerin sesa një lojtar të rëndësishëm. Ma shpifin justifikimet për lojtarët, të jesh kapiten dhe mesfushor qendre do të thotë të luash për skuadrën, por nuk mendoj se Pogba ka disiplinën e duhur për të luajtur në mesfushën e Mourinho-s”.