19.5 C
Tirana
E enjte, 26 Qershor, 2025

Albpetrolin e nxorën jashtë loje, por gratë e zyrtarëve dhe militantët e PS punësohen, ja emrat

Deputeti i Fierit, Luan Baçi deklaroi në një prononcim për mediat se Partia Demokratike do të mbështesë me forcë protestën e naftëtarëve në Fier sot dhe në vazhdim. Ndrëkohë, ai ka bërë publik edhe listën emërore të të punësurave partikë në këtë zonë.
Deklarata e plotë e deputetit të Fierit Luan Baçi
Pak ditë më parë, në këtë sallë denoncova punësimet partiake dhe të paligjshme që po bëhen në Albpetrol ndërkohë që ka shpallur ristrukturimin e kompanisë.
Ashtu siç pritej, Ministria e Damian Gjiknurit, bëri një sqarim të gjatë me plotë të pavërteta.
E pavërteta e parë është se bisedimet për ristrukturim janë kryer me sindikatën e punëtorëve.
E vërteta është se përfaqësuesit e sektit të Gjiknurit në Albpetrol nxorën jashtë loje 7 sindikata të ligjshme dhe krijuan vetë një sindikatë, ku nuk ka punëtorë të Albpetrol, por truproja të kompanisë.
Drejtuesi i sindikatës quhet Konstadin Kina, Shef i policisë private në Albpetrol.
E pavërteta e dytë është se Albpetrol nuk ka të punësuar asnjë person të ri dhe, nëse do të hapen vende pune, prioritet kanë punonjësit e larguar nga ristrukturimi.
E vërteta është se janë marrë në punë 79 persona dhe ne e disponojmë këtë listë. Do të doja të mos i përmend emrat e të punësuarve, por do ta bëj këtë në emër të naftëtarëve të ndershëm të Fierit, Patosit, Roskovecit, Mallakastrës, Vlorës dhe Delvinës që, ose janë larguar nga puna, ose rrinë me zemër të ngrirë.

Gjatë periudhës së ristrukturimit është marrë në punë:
Ermal Cakrani: Bashkshort i kryetares PS Fier
Gentjan Lamçe: koordinator i PS Patos
Limonera Bozha: Vajza e Administratorit të PS Portëz
Ilir Kripa: Anëtar i KZAZ 59 Patos
Sefret Hoxhaj : Kryetar i PS Cakran
Bashkë me ta janë edhe disa militantë të tjerë të PS.
Ervis Toska
Flauers Shoshi
Florenc Gjata
Samontha Kondi
Silva Jano
Irid Ciko
Jelsona Qirko
Sokol Saliaj
Dritan Shahu
Hajri Hoxha
Enea Prifti, e shumë të tjerë. E pavërteta e tretë është se gratë kryefamiljare do të kenë përparësi dhe nuk do të hiqen nga puna.

E kundërta është e vërtetë. Kryefamiljarët i kanë zëvendësuar me militantë partiakë. Shembull për këtë është zonja Vjola Tafa kryefamiljare, me 11 vjet punë, nënë e një fëmije të mitur.
Nuk i është mbyllur vendi i punës, i plotëson të gjitha pikët, por është hequr nga puna si simpatizante e PD.
Ministria e Damian Gjiknurit gënjen edhe për kompensimin financiar të të larguarve nga puna, sepse ata akoma nuk janë paguar. Në thonin se statusin e naftëtarit e bëri të mundur PS, dhe këtu ju gënjeni. Kjo u bë e mundur nga nisma e një deputeti të PDIU-së që ishte pjesë e koalicionit të djathtë në zgjedhjet e vitit 2013.
Por edhe për këtë po i zvarrisni procedurat në pafundësi. Na thoni se së shpejti do të ngrini Institutin Shkencor të Naftës por nuk na thoni, a do ta lini në Fier institutin apo do ta sillni në Tiranë siç e keni programuar.
Partia Demokratike është e vendosur të mbështesë protestën e naftëtarëve. Këtë do ta bëjmë dhe nesër para prefekturës në Fier. Do ta bëjmë derisa Albpetroli të çlirohet nga interesat mafiozë që punojnë për pushtetarët dhe oligarkët e naftës të lidhur me ta.

Banda e Ballës kërcënon TV Shijak: “Do t’ju vrasim, do t’ju fshijmë”

Tv Shijak është këcënuar pas publikimit të intervistët së nënkomisarit të Policisë, Nuhu nga gazetari investigativ Basir Çollaku. Gazetari Çollakua shkruan në jjë postim në Facebook se kërcënimet ndaj Tv Shijak kanë ardhur nëpërmjet telefonit. “Do t’ju vrasim, do t’ju fshijmë”. Kanosje ne redaksine e Shijak tv. Sapo Televizioni Shijak transmetoi pjesen e pare te intervistes se nenkomisar Emiljano Nuhut, qe denonconte kansojen ne zyre ndaj tij te djalit te deputetit Rrahman Raja, ne prani te deputetit Taulant Balla dhe kryebashkiakut Artur Bushi, banda e trazuar nisi nga kercenimet. Nje telefonate vjen ne numrin fiks te redaksise dhe thote:
Do tju vrasim, do tju fshijme
Ky eshtr mesazhi mafioz i ardhur ne redaksi. Prokuroria nese eshte vullnetdashese ne zbatim.te ligjit mund te hulumtoje dhe gjeje telefonuesin e bandes kriminale. Ne do te vazhdojme te permbushim misionin tone te fjales se lirë”, shkruan Çollaku.

Aktori i njohur: Nëse Rama do vazhdojë të synojë shembjen e Teatrit do jetë Teatri që do ta rrëzojë atë

Aktori i njohur, Neritan Liçaj shprehet se, nëse kryeministri do të vazhdojë të synojë shembjen, do jetë Teatri Kombëtar që do ta rrëzojë atë. Ndër të tjera iu përgjigj dy pyetjeve të mëposhtme:
-Ke bërë prova dhe gjithashtu ke interpretuar në skenën e arTurbinës, si e shikon gjendjen fizike?
ArTurbina nuk është teatër, është qendër arti, prandaj edhe emrin e ka të tillë. Fakti që u bë, është diçka shumë pozitive, mirëpo ajo që lë për të dëshiruar është mënyra se si u bë. Pra, kur merret një nismë e tillë, duhet të bëhet njëherë e mirë dhe ashtu siç duhet bërë. Jo të bësh një qendër të tillë, ku aktori është në situatën ku gjen shtatë tualete dhe vetëm dy dhoma për aktorët. Pra, aty ka vetëm nga një dhomë për aktorët dhe aktoret. Kjo nuk është e drejtë! Po ashtu, lë për të dëshiruar edhe akustika, është si të jesh në një sallë kinemaje, për mos të thënë që është si stallë. Këto që pohoj nuk janë gjëra që po i evidentoj unë, por mund ta konfirmojë çdo aktor, se pavarësisht fasadës, bojatisjes bukur, një teatër duhet të ketë akustikë, dhoma mjaftueshëm ndërrimi për aktorët. Pastaj, problematike është edhe afërsia e rreshtave të parë me skenën, kjo mund të bëhet edhe e sikletshme për aktorët. Por, këto nuk janë problematikat e vetme. Ministria jonë e Kulturës, bën edhe gabime ligjore të tmerrshme. Godina ende nuk i ka kaluar në varësi ministrisë dhe pa pasur asnjë garanci ligjore që ndonjë nga punonjësit ose spektatorët nuk do të vritet aty, transferon trupën e Teatrit duke zhvilluar një Festival Mbarëkombëtar. Nga ana juridike, kjo është diçka krejtësisht e gabuar. T’i jap ministria urdhër Teatrit Kombëtar, dhe këtë rast nuk është faji i Teatrit por i ministrisë që e çon trupën atje pa e marrë akoma godinën në dorëzim. Mirëpo, jemi në atë pikë që këta nuk po pyesin më. Kjo qeveri nuk po pyet më, pasi një shtet demokratik duhet të veprojë me dokumentacione!

-Ndërkohë protestat po vazhdojnë…
Protestat do të vazhdojnë sigurisht edhe pse ne të gjithë e dimë se teatri nuk bie, pavarësisht shtrembërimeve që bëhen nga ana e Qeverisë. Unë para 4 muajsh jam shprehur se Teatri Kombëtar do të jetë “bomba”, e cila do t’i vendosë fitilin kësaj arrogance korruptive, dhe kështu ndodhi. Unë jam i bindur që ky teatër nuk bie dhe nuk ka për të rënë kurrë, sepse ka mure shumë të fortë.
Kryeministri është hera e tretë që, si jeniçerët, po i ngjitet mureve të atij teatri dhe kësaj radhe protesta do të vazhdojë deri sa ta rrëzojmë atë nga Qeveria sepse nuk ka më kuptim. Të jetë i bindur se do ta rrëzojmë, nëse vazhdon të tentojë të shembë me dhunë Teatrin. E gjithë Shqipëria e di se halli i tij nuk është të bëj një teatër të ri, por thjesht të vjedhë tokën publike për të bërë para për vete. Ai do gjithashtu ta rrënojë teatrin, sepse e urren atë, sepse teatri është tempulli i fjalës së lirë dhe ai nuk e do fjalën e lirë, këtë e demonstron përditë. Mirëpo kësaj radhe nëse këmbëngul dhe nuk tërhiqet, ne do të vazhdojmë derisa ta rrëzojmë nga Qeveria. Protesta nuk do të ndalet! Ai kujtoi se do të na mposhte duke hequr qafe gjykatat që do na jepnin të drejtë, duke “dhunuar” aktorët, duke i shantazhuar… Mirëpo, gabimi i tij fatal qe se ai nuk na llogariti ne. Kjo nuk tregon mençuri nga ana e tij as si njeri, as si politikan, sepse ka vite që harxhon energji për ta rrëzuar dhe Teatri është po aty. Do të rrëzohet ai dhe teatri do të qëndrojë!
Në përkrahje të Teatrit janë intelektualët e Shqipërisë, është Bashkimi Evropian që po ja bën të qartë, edhe deputetët e CDU-së, ndaj mendoj se ai është i ndërgjegjshëm se nuk mund ta mposhtë teatrin. Ai nuk do ta tregojë, por besoj se e di që ka dështuar. Unë e kam thënë, dhe do ta rithem, ne aty do të jemi deri në fund! Nëqoftë se ai nuk tërhiqet dhe nuk kërkon falje publikisht duke thënë se do ta rikonstruktojë këtë teatër, do ta rrëzojmë nga Qeveria! /Shekulli/

Gazeta belge “LeVif”: Si mbrohej në Shqipëri klani Bajri i 40 vrasjeve

Gazeta belge “LeVif” i ka kushtuar një shkrim të gjatë arrestmit të Safet Bajrit dhe anëtarëve të bandës pas insistimit të drejtësisë belge.
Gazetarja Muriel Lefevre shkruan se, banda e Safet Bajrit njihet edhe si ‘klani i 40 vrasjeve’ në Shqipëri. Ata akuzohen për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, organizim lotarish ilegale, pastrim parash, gjobëvënie, zhvatje, trafik dhe prodhim lëndësh narktike.
Pavarësisht presionit nga pala shqiptare, vendimi i gjykatës belge për Bajrin ka ardhur në shtator. Madje autoritetet shqiptare e ngritën problemin edhe me ministrin e Emigracionit në Belgjikë, Theo Francken, por ai u tha se ky është një problem i drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë, Koen Geens e pranon se ka pasur një gabim njerëzor në procedura. Sipas ministrit, vonesa në dërgimin e dokumenteve ka lidhje pjesërisht me përkthimin e një dosje të madhe në shqip dhe për shkak të një gabimi procedoral.
“Rustemi ishte i dyshuar për vrasje në Shqipëri që në vitin 2001. Në Belgjikë kjo është një arsye e mjaftueshme për arrestim. Më 26 dhjetor të vitit të shkuar ai shkaktoi një tjetër krim të armatosur në qytetin e tij dhe nuk u arrestua. Ndaj nuk mund të thuash se shtyrja erdhi për shkak të mbërritjes me vonesë nga Belgjika të dokumenteve. Megjithatë kryesore është që banda e tij është çmontuar edhe me ndihmën e Belgjikës”.
Ministri Geens vazhdon më tej, duke folur për një luftë të ashpër mes opozitës dhe mazhorancës në Shqipëri. “Vëllai i ministrit të Brendshëm, Xhafaj, është ekstraduar në Itali për trafik droge dhe korrupsion”, thotë Geens.

Negociatat me BE nuk hapen as në 2019, skenari me reformën zgjedhore

BRUSSELS, BELGIUM - OCTOBER 21: The Berlaymont building, the headquarters for the European Commission, is unveiled October 21, 2004 in Brussels, Belgium. Berlaymont, originally built in 1967 but abandoned in 1991 after asbestos was discovered throughout the structure, was finally unveiled after a long delayed 13 year redevelopment. The building is expected to re-welcome the EU commission on November 1. (Photo by Mark Renders/Getty Images)

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei

Duket se skenari me reformën zgjedhore po ripërsëritet njësoj sikurse ka ndodhur gjatë disa zgjedhjeve të fundit.
Parlamenti po punon sërish mbi propozimin dypartiak për reformën në sistemin zgjedhor. PD dhe PS, në qershor 2017 ranë dakord për të punuar bashkarisht për ndryshimet në kodin zgjedhor bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR të përfshira në raportet e viteve 2013, 2015, 2017, të pazbatuara asnjëherë deri më tani.
Por kësaj herë, rreziku është më i lartë. Në qeshor 2018, Këshilli i Evropës vendosi që në mënyrë që të hapen bisedimet për antarësimin e Shqipërisë në BE, në qershor të 2019, jo vetëm që qeveria duhet të përmbushë pesë “kushtet kyçe”, por pritet edhe të zbatojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR mbi sistemin zgjedhor dhe zgjedhjet vendore të vitit 2019 të zhvillohen me kodin zgjedhor të reformuar.
Si parlamenti hollandez dhe ai gjerman duhet të miratojnë raport-vlerësimin e hartuar nga Komisioni Evropian mbi progresin e bërë nga qeveria shqiptare. Sipas anëtarit të CDU-së në Bundestag, Thorstein Frei “konferenca e parë mbi anëtarësimin do të mbahet pas zhvillimit të zgjedhjeve vendore bazuar në reformën e re zgjedhore e cila duhet miratuar nga të dyja partitë.”
Me fjalë të tjera, reforma zgjedhore është një element kyç në vendimin mbi hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë vitin e ardhshëm.
Megjithatë, në prill të 2018-ës, Komiteti Shqiptar i Helsinkit paralajmëroi se “nuk dihet nëse palët kanë arritur ndonjë marrëveshje për çështjet e rëndësishme që i janë adresuar komisionit apo nëse ka filluar puna për hartimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor”.

Gjithashtu Komiteti i Helsinkit theksoi se Parlamenti nuk ka më kohë për zbatimin e ndryshimeve ligjore përpara zgjedhjeve vendore.
Kohët e fundit, parlamenti i zgjati mandatin Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, duke qenë se nuk kishte bërë asnjë përparim deri në qershor të 2017. Por, cilat janë reformat që priten të miratohen nga Parlament bazuar në mbështetjen e dy partive?
Le të rishohim disa nga “rekomandimet kyçe” të OSBE/ODIHR gjatë vitit 2017:
– Reforma zgjedhore e cila është “përfshirëse, e zhvilluar në kohë dhe e mbështetur në analiza të plota të politikave, me qëllim trajtimin e rekomandimeve të këtij raporti.” Përfshin harmonizimin e “dispozitave në ligje të ndryshme që kanë të bëjnë me zgjedhjet duhet të harmonizohen, veçanërisht ato në lidhje me fushatën, financimin e fushatës dhe median”
– “Përpjekje serioze […] për të trajtuar çështjen e vazhdueshme të blerjes së votës, si nëpërmjet një fushate për ndërgjegjësimin qytetar, ashtu edhe nëpërmjet ndjekjes penale, me qëllim forcimin e besimit te procesi zgjedhor. [..]Një refuzim publik nga ana e politikanëve për të pranuar mbështetje financiare nga individë me të kaluar kriminale do të ndihmonte në ndërtimin e besimit të publikut në integritetin e zgjedhjeve.
– Ngritjen e “një organi transparent, të pavarur dhe përfshirës” me detyrën e ndjekjes “së veprës për abuzim me burimet e shtetit dhe ushtrimin e ndikimit mbi votuesit”.
– Emërimin mbi baza jopartiake të komisionerëve zgjedhorë dhe anëtarëve të grupeve të numërimit.
– Kufizimet e së drejtës së votës për personat me aftësi të kufizuar mendore duhet të hiqen dhe “heqja automatikisht e zgjedhësve të moshës 100 vjeç”.

– Dispozitat penale për shpifjen duhet të shfuqizohen duke u dhënë përparësi zgjidhjeve juridike civile të hartuara për të rivendosur në vend reputacionin e dëmtuar.
Me fjalë të tjera, Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet të rishikojë dhe të harmonizojë të gjtihë legjislacionin që i përket zgjedhjeve; të shkëpusë politikanët nga krimi i organizuar; të krijojë organin e pavarur të monitorimit të fushatës zgjedhore: të depolitizojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe të gjitha komisionet e tjera zgjedhore; të zgjerojë të drejtën e votimit; të ndryshojë Kodin Penal.
Secili nga këto rekomandime, që të plotësohet, duhet — nën rrethana normale—të marrë muaj diskutime e punime edhe nëse ato do të zhvilloheshin në një mjedis “normal” politik, ku opozita dhe shumica duhet të punojnë në mënyrë konstruktive. Ky lloj mjedisi aktualisht nuk ekziston.
Në ndryshim nga Reforma në Drejtësi, Reforma Zgjedhore vendos një target të vështirë për qeverinë — zbatimin, përpara qershorit të 2019-ës: të rekomandimeve të cituara më sipër (dhe mundësisht edhe disa të tjera) të OSBE/ODIHR.
Pa këtë reformë vendimtare, mundësia e hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE nuk ekziston. Dhe shanset që në qershor të 2019, pas zgjedhjeve vendore, me Komision Evropian të ri dhe me një Parlament Europian të ri, mjedisi politik do të jetë tërësisht i ndryshëm— dhe me shumë gjasa më pak në favor të Ramës.

Kryebashkiaku përdhunues i Krujës mbron djalin përdhunues të deputetit

Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, i akuzuar për përdhunim, ka reaguar pas denoncimit të oficerit të Krujës Emiljano Nuhu se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, i akuzuar për përdhunimin e Xh. Malokut, ku ndër të tjera përmendej edhe emri i kreut të bashkisë Krujë.
Bushi mohon përfshirjen e tij në kërcënimin e nënoficerit Muho, por e vërteta mbetet e vërtetë dhe për këtë nënoficeri Muho bëri të ditur se ka prova.
Në një prononcim për News24, Artur Bushi thotë se dëshmia e Nuhut është e gatuar në selinë e PD dhe se ai nuk ka qenë në komisariatin e Krujës dhe për këtë kërkon të publikohen pamjet e komisariatit për ta vërtetuar. Sipas tij, dëshmia e oficerit është e gatuar në selinë e PD.
“Dëshmia e Nuhut, e gatuar në selinë e PD. Nuk kam qenë në komisariatin e Fushë Krujës dhe për ketë do publikohen pamje nga komisariati i Fushë Krujës. Pamjet do vërtetojnë kush ka hyrë e kush ka dalë atë ditë. As Nuhu s’ishte në komisariat, ditën që ai pretendon .Të thonë emrat e oficerëve që kanë qenë atë ditë në Komisariat. Berisha shkruaji një version tjetër për këtë çështje, pasi e gatuan në zyrat e PD-së nxorrën ‘Babalen’ e re”, thotë Artur Bushu për News24.

Përse emri i del vetëm Ballës!

Armand MAHO

Taulant Balla sapo na ka lene Zotin. Ne fakt “engjellit” deputet se fundmi shume shpesh i del emri neper zullumet e bandave, pastrimit te parave, masakres se pyjev e deri te trafiqet e droges. Natyrshem lind pyetja perse pikerisht ai? Qe te jete ndonje aset i cmuar i Rames nuk eshte, si fjala vjen Gramozi i cili mund tja ndeze deri diku fitilat kryetarit. Rama nga ana e tij seshte se ka ndonje detyrim ndaj Balles qe ne kohen kur kerkonte partine e kishte kundershtar. Asokohe ai perkrahte Nanon. As ndonje kundershtar denje i opozites nuk eshte, ne fakt dhe tek vete socialistet ndjell krupe kur flet. Seshte vetem se nje klloun oborri flakja e te cilit nuk ka asnje kosto per kryetarin e gjate te partise. Atehere pse eshte vene pikerisht ai ne qender te akuzave? E verteta eshe se Balla eshte sekseri i besuar i lidhjeve mes krimit dhe pushtetit. Eshe ky garanti qe “hisja” do shkoje atje ku eshte nisur, dhe per kete nuk ngurron te behet dhe mburoje e bandave kriminale.
Emiljano Nuhu mund t’a perfitonte azilin dhe duke akuzuar vetem Rahman Rrajen dhe te vellane per incidentin e ndodhur, pa perfshire ne te Artur Bushin dhe aq me pak Taulant Ballen. Nga nje kontakt qe pata me te afermit e vajzes me treguan se Xhisela Maloku e ka denoncuar te pakten dy here djalin e deputetit. Te paren e here e ka terhequr vullnetarisht ( apo nuk i eshte pranuar denoncimi) ndersa te dyten here pra ate te 21 korrikut nen kercenim. Ka qene nje ngaterrese dashurie, zenka xhelozie, ajo qe eshte bere shkak per konfliktin.
Lidhjen e tyre e dinin jo vetem ne Nikel ku deputeti dhe familja Maloku jane fqinje, por edhe ne Fushe Kruje ku vajza eshte shperngulur me te emen e cila menaxhon nje biznes te vogel (vajza eshte jetime, i jati eshte vrare ne vitin 1997 ne nje prite).

Ajo ka pretenduar se eshte dhunuar dhe perdhunuar nga ana e djalit te deputetit. Dosja 327 i ka kaluar prokurorise nderkohe qe Emiljano Nuhu pranon se i eshte hequr ceshtja per t’ja dhene dikujt tjeter.
Por se sa e vertete eshte ngjarja mes dy te rinjve i takon prokurorise ta zbardhe. Ajo cka eshte me e rendesishmja ne kete mesele eshte kercinimi qe i eshte bere nje oficeri policie. Si ne rastin e Zaganit, dhe tashme jane angazhuar te gjithe pushtet, media polici, te gjithe ne mbrojtje te Taulant Balles. Por natyrshem lind pyetja se cfare e shtyu oficerin Nuhu te drejtoje gishtin pikerisht tek Taulant Balla. Mjaftonte vetem deshmia se vellai i deputetit i ka vendosur koburen ne temth dhe ne prezence te vete Rahmanit qe ai te fillonte procedurat e azilit. Pergjigja eshte e thjeshte. Ku ka ndonje zullum patjeter do dale emri i Balles, dhe ne kete rast jo me kot. Rahmani i siguron votat ne zonat e Nikles, madje ne manipulimin e tyre eshte angazhuar dhe vete djali i tij Rexhepi, qe ne zgjedhjet e 2017 u evidentua si pagator i PS. Nga ana tjeter Balla smund ta linte jetim deputetin e tij i cili perfaqeson nje zone e cila njohet per backgroundin kriminal, qe perdoret zgjedhje pas zgjedhjesh. Vrases me pagese, gjobvenes, trafikante droge, trafikante te qenieve njerzore, specialiste minash etj.
Une nuk e di a ka qene Balla apo jo ne ate komisariat megjithese jam i prirur me se shumti te besoj oficerin e policise perpara nje mashtruesi gjenetik qe fatkeqesisht eshte deputet. Por fakti qe emri i tij ( Balles) i del sa ne Elbasan ne Durres, Fushe Kruje, Shkoder tek antaret e Bandes se lushnjes dhe kudo ku ndodhet krimi i organizuar do te thote shume. Tregon se nuk eshte gje tjeter vetem se sekseri i gjithe pislleqeve qe behen nen ombrellen e te berit shtet. Tipiku i provincialit qe per te bere perpara mund te beje gjithcka, te laje cdo cdo hale vetem qe ti tregoje Rames se eshte ushtar besnik i tij…

Reagon ish-Presidenti: Banditizëm pa fre, kupa është derdhur!

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu për porositjen vrasjes së tij nga deputeti i PS, Rrahman Rraja pse po hetonte djalin e tij për torturimin dhe përdhubnimin e një vajze.
Në një mesazh në Facebook, Nishani shkruan se, çdo fije e jetës së shqiptarëve është kriminalizuar. Ish-kreu i shtetit thekson se banditizimi është pa fre dhe nuk ndalet, ndërsa shton se; ‘Kupa është derdhur’.
Reagimi i plotë i ish-Presidentit Nishani
Kanë kriminalizuar çdo fije të jetës sonë.
Kriminalizuar Parlamentin.
Kriminalizuar Pushtetin.
Kriminalizuar Shtetin.
Kriminalizuar ligjin, rendin, sigurinë.
Kriminalizuar ekonominë.
Kriminalizuar lagjet, qytetet, vendin cep më cep.
Banditizëm pa fre, kufi e që nuk ka ndërmend të ndalet.
Vërtet, paskemi qënë të dënuar të shohim atë që nuk na e merrte mendja !
Paskan qenë, çfarë nuk paskan qenë?!!!
Kupa është derdhur!

Ushqimet që zgjidhin shqetësimin e fryrjes së barkut

Fryrja e barkut mund të shkaktohet nga shumë gjëra, por kryesisht nga konsumimi i ushqimit dhe pijeve të rënda, apo nga ato me gaz.
P.sh. ushqimet e shpejta, pijet freskuese, madje edhe shumë perime mund të jenë të vështira për t’u tretur dhe të shkaktojnë probleme me fryrje të barkut, transmeton Telegrafi.
Këto perime përfshijnë fasulet, qepët, brokolin, lakrën, etj.
Prandaj, në vend se t’i hani ushqimet e lartcekura, provoni t’i ndërroni ato provime me këto alternativa:
Asparagus
Asparagusi ka përbërës të cilët ndikojnë si baktere e shëndetshme në zorrë, gjë e cila ndihmon në procesin e sistemit të tretjes.
Xhenxhefili
Xhenxhefili njihet për vetitë antipezmatuese dhe të shërimit të problemeve me sistem të tretjes.
Avokado
Avokadot janë të mbushura me kalium – gjë që ndihmon në reduktimin e fryrjes së barkut. Veç tjerash, avokadot janë të mbushura me antioksidues.
Limoni
Shtoni lëng limonit në ujë për ta liruar fryrjen e barkut dhe problemet e tretjes.
Gjithashtu mundohuni t’i shmangni krejtësisht pijet me gaz.

Si të lehtësoni ankthin e fëmijëve

Kur fëmija juaj, vazhdimisht, është i nxehur, i nervozuar, i trishtuar apo i frikësuar, do të thotë se diçka nuk shkon. Isabelle Filliozat, është psikoterapeute amerikane dhe ka 30 vjet, që punon me fëmijë dhe autore e shumë librave për sferën emocionale të fëmijëve, tërheq vëmendjen dhe këshillon: “Përsëritja, është sinjali i një burimi të stresit kronik, që fëmija nuk di apo ka vështirësi ta menaxhojë”.
Fëmija me siguri është përfshirë në një situatë, që nuk po ja del dot, ta zgjidhë. Kështu i rrituri duhet të ndërhyjë me pyetje konkrete për të zgjidhur situatën dhe jo me pyetje, që as vetë i rrituri nuk di të përgjigjet. Si: “çfarë ke?”, “pse bën kështu?” Është shumë e rëndësishme të gjendet shkaku dhe do të ishte mirë të bëhej një konsultë edhe me një specialist për fëmijë. Por një ndihmë shumë e mirë për të zbutur gjendjen dhe ulur ankthin, janë edhe tre veprime të thjeshta si p.sh.:-
1. nxiteni fëmijën të marrë frymë. Frymëmarrja qetëson dhe njëkohësisht çon oksigjen në tru
2. ti jepet një gotë uji. Ky veprim, ndërpret procesin që provokon gjendjen dhe njëkohësisht hidraton trurin e fëmijës.
3. bëjini fëmijës disa përkëdhelje të lehta në duar, në sup apo në kokë. Ky veprim stimulon hormonin e oksitocinës, i cili influencon direkt në sferën afektive.
Të tri këto veprime ndihmojnë në zhbllokimin e një situate veçanërisht të vështirë.