Kreshnik Çollaku, kryetari i grupit demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës është shprehur i vendosur se, “Fronti i Bashkuar i Opozitës në Këshillin Bashkiak Tiranë, sot dhe çdo ditë, nuk do të lejojë uzurpimin e të drejtës kushtetuese, si të zgjedhur të qytetarëve të Tiranës.
Trualli Publik në Tiranë administrohet nga vota e këshilltarëve bashkiakë. Ligji “Fusha” synon grabitjen e truallit publik në Tiranë përmes zhvleftësimit të përcaktimit kushtetues të këshilltarëve bashkiakë, si të vetmit garant të pronës publike në njësinë ku janë zgjedhur”, u shpreh Çollaku.
Teatri/ Fronti i Bashkuar i Opozitës nuk do të lejojë uzurpimin e të drejtës kushtetuese
Zari i krimit në media sërish në krah të djalit përdhunues të deputetit
Krahu medatik i krimit është shfaqur sërish në krimin shtetëror të përdhunimit që djali i deputetit i ka bërë vajzës nga Fushë-Kruja. Artan Hoxha tha se nuk kemi të bëjmë me përdhunim sepse vajza ka qenë e dashura e djalit të deputetit. Hoxha, Hoxha ka sjellë për “Opinion” versionin zyrtar të kriminelëve që kanë përdhunuar vajzën, ndrsa është kundërshtuar nga gazetari Çollaku, i cili i ka thënë se po flet sikur je nga Rrajat.
Hoxha ka pranuar procesverbalin se vajza ka qenë e dhunuar dhe është djegur me cigare nga djali i deputetit.
Gazetari që ka intervistuar Emiljano Nuhun, Basir Çollaku tha se ka dokumente të dëshmisë së vajzës në polici. Bëhet fjalë për një vajzë 25 vjece që ka denoncuar se është përdhunuar nga Rexhe Rraja (djali i deputetit). Kjo e fundit, mbrëmjen e sotme në një intervistë në report tv e ka mohuar ngjarjen, por gazetari këmbëngul se dëshmia e saj në polici është ndryshe.
Basir Çollaku: Vajza kanë qenë në një lidhje me Rexhep Rrajën. Kur janë ndarë kanë nisur kërcënimet. Rexhepi e ka çuar në një hotel me dhunë. E ka kërcënuar me armë. Vajzës i ka rënë të fikët. Ka dokumente për këtë. Pas ushtrimit të dhunës është bërë vizitë dhe ka rezultuar se është ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Më 21 korrik ka bërë denoncim, por më pas me dhunë e kanë detyruar të terheqë denoncimin”.
Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS në Krujë, Rrahman Rraja që akuzohet se ka dhunuar një vajzë në Nikël rezulton person në kërkim policor që prej qershorit 2017. Fakti është zbuluar mbrëmjen e sotme, nga gazetari Mentor Kikia në emisionin “Opinion”.
“Një vajzë rrihet, digjet me cigare, bredh në komisariate dhe nuk i merret denoncimi. Dhunohet prapë, ndërsa ju merreni me faktin a ishte apo jo Taulant Balla në komisariat (i drejtohet Artan Hoxhës e Basir Collakut).
Ka vetëm një detyrim madhor. Prokuroria o duhet ta zbardhë këtë ngjarje, o duhet të shkrihet fare. Këtu Fushë-Kruja na shfaqet si një provincë e Meksikës ku kapoja merr të gjithë të arrestuarit e nxjerr jashtë”, tha Kikia në sutidon e Opinion.
Banda e Habilajve, gazetari italian rrëfen pse u shty seanca gjyqësore
Gazetari Dario De Luca i MeridioNeës, në një lidhje telefonike për Fax Neës foli mbi seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme për bandën Habilajve në Katania.
Gazetari italian u shpreh se gjykata ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse për gjykim të shkurtuar dhe në këtë mënyrë do të përfitojnë zbritje të dënimit. Nga ana tjetër gazetari tha se Mosi Habilaj rrezikon më shumë vite burg, pasi ishte shefi i bandës.
Ndërkohë që për ish-ministrin e Brendshëm Samir Tahiri nuk ka asnjë akuzë të kontestuar nga prokurorët italian.
“Sot është zhvilluar seanca e dytë gjyqësore për bandën e Habilajve. Seanca është mbyllur me gjykatësin që ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, në këtë mënyrë të dënuarit do të përfitojnë zbritje një të tretën e dënimit. Gjatë seancës tjetër që do të zhvillohet me 16 nëntor, do të jetë diskutimi i akuzës, në këtë mënyrë prokurori i çështjes do të kërkojë dënimet për të gjithë të pandehurit si për ato shqiptarë dhe për ato italianë.
Sigurisht që gjithkush ka rol të veçantë. Ai që rrezikon më shumë vite burg është Moisi Habilaj sepse ai është kapo i kësaj bande.
Avokatët e Mosi Habilajt kanë dërguar një dokumentacion për ta çliruar nga roli i shefit të bandës. Është depozituar dhe vendimi i një gjykata shqiptare dhe tjetër dokument që vjen nga autoritet shqiptare përtej marrjes në pyetja që Habilaj ka bërë nga prokurorët shqiptarë dhe ai është më shumë i rrezikuar.
Mund të themi se ai nuk ka asnjë akuzë të kontestuar nga prokurorët italianë për ish-ministrin Saimir Tahiri. Për këtë çështje Habilajt janë pyetur nga prokurorët shqiptarë. Në këtë seancë ai nuk hyn”.
Presidenti Meta në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB
Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka takuar Presidentin Donald Trump. Lajmin e bën vetë të ditur Presidenti Meta, i cili ndërsa publikon këtë foto, shkruan se, “I kënaqur që mora pjesë në pritjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump”.
Presidenti, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte. Takimi mes presidentit Meta dhe kryeministrit Conte është bërë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
Kënaqësi të takoj dhe ta uroj Giuseppe Conte, për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Italisë.
Marrëdhënie të shkëlqyera tradicionale e miqësore mes dy kombeve e vendeve tona.
Mirënjohës për mbështetjen dhe asistencën shumëdimensionale italiane’, shkruan presidenti Ilir Meta në Facebook.
Presidenti Ilir Meta është takuar me homologun qipriot Nicos Anastasiades. Presidenti Anastasiades e ka garantuar Presidentin e Shqipërisë se “Qipro të do vijojë të mbështesë Shqipërinë në kuadër të BE-së”.
Meta është shprehur në rrjetet sociale për takimin se ka ndier kënaqësi që ka pasur rastin “të takojë dhe të falënderojë, Presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades për mbështetjen e fortë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian” dhe se ka dëshirë dhe vullnet të përbashkët për më shumë rezultate substanciale në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Paralajmërimi i Berishës për oligarkët: Mendohuni mirë për katastrofën…
Ish-Kryeministri Berisha ka paralajmëruar oligarkët që të mos bëhen palë me qeverinë në vjedhjen e shqiptarëve. “Kushdo duhet të mendohet mirë për katastrofën që po i shkakton buxhetit. Ne ne do ti qëndrojmë fort këtij problem. Kostoja e një kiloemtri rrugë ka shkuar sot deri në 16 milionë euro, ndërsa rruga Elbasan-Fier është ndërtuar me 1.2 milionë euro kilometric”, tha Berisha. Ish Kryeministri ka deklaruar se kostoja e 1 kilometri rrugë në Tiranë-Elbasan ka shkuar në 15 milionë euro, ndërkohë që i gjithë tuneli është ndërtuar me 10 milionë euro kilometri.
Ish-Kryeministri është shprehur se, opozita do t’i qëndrojë fuqishëm denoncimit të saj.
‘Opozita nuk ka asgjë me personat e ka me fenomenin dhe do ti qëndrojë fuqishëm.
Rama nuk ka para e Surrelit ka paratë e këtyre varfanjakëve, ti nuk mund të shkosh ti marrësh. Si mund të marrësh 280 milion euro për inceneratorët.
Cili është problemi.
Një veprimtari që kurrë nuk ka ekzistuar më parë ka filluar nga Edi Rama mbi baza e cila është e njohur si veprimtari, por ky e ka mbi baza absolute korruptive. Unë i dëgjoj debatet janë mjerane, pse janë mjerane, sepse analistët nuk marrin përsipër të analizojnë konçensionin, të analizojnë partneritetin publik-privat.
Nuk janë bërë përpara. Të dalë njeri dhe të më thotë se janë dhënë para në partneritet publik privat një kompanie atëherë të them unë, kurrë, kurrë nga buxheti i shtetit. A mund të jepen, po mund të jepen.
Por si mund të jepen, unë 5 ti 10-të, unë 10-të ti 3. Po të ndodhë që të japësh gjithçka ti. 300 milionë euro për inceneratorët do të paguash dhe për plehrat, kjo në botë nuk ndodh, kjo ëhstë vjedhja më monstruoze.
Të japësh ti gjoja një gazetar, e bëra check-upin, ty nuk të takon i thashë, mbi 40 vjeç e bëjnë. Shko shif sa të vdekur e kanë bërë i thashë se je gazetar. 120 milionë një mafiozeje që grabit si shushunjë gjakun e shqiptarëve. Po nëse ti jep një rrugë siç qenka rruga Milot Balldre 10 milionë euro’, u shpreh ish-Kryeministri Berisha.
Berisha: Vlahutin futi përçarje politike, nuk do ta prisja kurrë në zyrë
Ish-Kryeministri Berisha ka lëshuar akuza të tjera ndaj ish-ambasadore së BE në Tiranë, Romana Vlahutin. Duke folur në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk do ta priste Vlahutin për ceremoninë e largimit.
‘Nuk ekziston një paralelizëm mes tyre, pavarësisht se ata ishin dashuri politike bashkë, por me ambasadorin Lu kam patur dialog konstant me të, kurse përsa i përket Vllahutin, i thashë: Përfaqëson Beogradin apo Brukselin.
Edhe po të kërkonte lamtumirë nuk do ta prisja.
Vllahutin dëmtoi Shqipërinë, nuk e di për llogari të kujt.
Nuk kisha dosje të saj për lidhje me shërbimet, por ajo tha se nuk ka nevojë për marrëveshje dhe konsensus mes forcave politike.
Kurrë më parë nuk ka ekzistuar një përçarje e tillë politike’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha përballë gazetarit Çim Peka në SYRI.net.
Ja me kë duhet të bëjë aleancë opozita kundër Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net përballë gazetarit Çim Peka, është shprehur se aktualisht në Shqipëri është emergjenca e grushtit të shtetit.
Për ish-kryeministrin, opozita duhet të bëjë bashkë me çdo individ, parti apo grup interesi për të rrëzuar këtë qeveri.
‘Unë në këto rrethana emergjence grushti shteti, do bëja aleancë më çdo individ, parti, media, apo grup interesi, shoqëri civile e qytetarë, që angazhohet për përmbysjen e këtyre puçistëve që po sundojnë këtë vend.
E konsideroj jetike procesin e integrimit. Ai është bllokuar dy herë me radhë.
Në vitin 2016, miqtë e Ramës thanë që do bëhet pas 1 viti, ata më gjakftohtë thanë në vitin 2018.
Por s’kishte asnjë skeptik.
Por Edi Rama me dosjen Tahiri, Xhafaj, Shullazi, kanabizimin dhe largimin masiv të shqiptarëve….
Nëse ti i krijon probleme Francës, dhe del vendi i parë me refugjatë, tejkalon Sudanin në luftë civile, Sirinë dhe Afganistanin, kujton se nuk ka të drejta Franca të të ndëshkojë’, u shpreh ish-Kryeministri Berisha.
Berisha: Përmbysje me çdo mjet Narkoqeverisë
Ish-Kryeministri Berisha ka bërë thirrje për një përmbysje me çdo mjet të narkoqeverisë. Berisha tha se vendi është në kushtet e një grushti shteti dhe se vendit i duhet kthyer kushtetutshmëria.
Ish-Kryeministri është shprehur në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net se me këto që kanë ndodhur ditët e fundit, Shqipërisë i janë mbyllur dyert e hapjes së negociatave.
Duke folur përballë gazetarit Çim Peka, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ‘dje ju dha goditja përfundimtare dosjeve Tahiri-Xhafaj, Shullazi. U mbyllën dyert’.
‘Edi Rama është skizoid, paranojak pushteti.
Ai nuk është njeri i inkriminuar rastësisht, është i inkriminuar pasi e konsideron krimin të dobishëm.
Ai e di që ligjet kufizojnë pushtetet, gjithçka tjetër realizohet me krimin.
Ai nuk ka kufij, për të njerëzit janë numra, shifra.
Të kemi në një familje 8 kufoma dhe mos të nxjerrë ai shpirt katran një ngushëllim, kjo e bën kafshë, njeri skizofren.
Ai u votua por u votua me tepsi e timon. Ja ku janë tepsia e timoni, duke i përzënë përditë e duke u mbyllur dyert e Europës.
Kjo që ndodhi këto dy javë, bën ZERO shanset e hapjes së negociatave dhjetorin e vitit tjetër.
Sytë kanë qenë te Tahiri, Shullazi apo Xhafaj.
Nuk thotë një kryeministër apo kryetar shteti por e thonë të tjerë në emër të tij.
Dje psh, ju dha goditja përfundimtare dosjeve Tahiri-Xhafaj, Shullazi. U mbyllën dyert.
Më vjen keq që flas kështu, por ka ZERO shanse për negociatat.
Është e çuditshme, janë me mijëra intelektual, pedagogë, nuk ka gjë më jetike se integrimi i vendit në Evropë.
Nuk e hap kush gojën për këtë punë. Janë me qindra gazetarë, ekzokitike është të dëgjosh në debate se kjo dëmton integrimin.
Në cilin vend të lirë të botës merren 10 prokurorë dhe futen në masë disiplinore sikur të ishin ushtarë’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha.
Mashtrimi i policisë me krimin shtetëror të përdhunimit të djalit të deputetit
Ish-Kryeministri Berisha duke folur në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net
përballë gazetarit Çim Peka është shprehur, policia ka bërë një deklaratë të gënjeshtërt sot.
Sipas ish-kryeministrit, fjalët e policisë janë të ndryshme nga ata të muajit korrik.
‘Sot Geron Veliu apo Ardi Xhafa, lëshoi një komunikatë ku damkos veten e tij.
Në komunikatën që lëshoi në fund të korrikut për të kundërshtuar statusin tim, informon publikun se dëshmitë e vajzës u morën nga komisariati numër 3 dhe nga oficerët e Komisariatet e Krujës dhe prokurorët.
Sot faqezi Xhafa dhe Ardi Xhafa apo Geron veliu deklarojnë se nuk ka qenë në komisariatin e policisë nënkomisari Emiljano Nuhu, por ka qenë Gentian Çitozi, ndërsa 1 muaj para ishin oficerët.
Sot ishte vetëm Çitozi sepse duan të zhdukin çdo gjurmë krimi që kanë fshehur para shqiptarëve. Këtë nuk e ka bërë Ramazani që ka kërcënuar Nuhun as ai tjetri, por këtë e ka bërë Faqezi Xhafa që nuk ka nder, dinjitet familje dhe asgjë, që pranon që një vajzë jetime të kërcënohet në këtë mënyrë.
Këtë e ka bërë një bandit si Ardi Xhafa, që ska fytyrë dinjitet, që pranon që një vajzë jetimi të nëpërkëmbët në këtë mënyrë për interesa politike të Rrahman rrahjes, dhe Taulant faqeziut, taulantit të denoncuar ndër vite si pikë kyçe e trafikut të të drogës dhe trafikut të qenieve njerëzore.
Ky është kalbësira ky është katandisur ky shtet’, tha ish-kryeministri Sali Berisha në SYRI.net.
Berisha: Ja provat që policia sot po gënjen
Ish-Kryeministri Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net se, policia po gënjen duke thënë se në Postën e Fushë Krujës nuk ka qenë nënkomisari Emiljano Nuhu.
‘Kam dy komunikata e policisë ku bien vetë brenda oficerët ku kanë qenë Gentiani bashkë me Emilianon, ndërsa tani ka qenë vetëm Gentian Çitozi.
Unë mendoj se ka një faktor këtu që krimi mediat si medium të kontrolluara nga qeveria, paratë e pafundme janë një peshë e rëndë për qytetarët. Mendoj se dhe opozita, që të jemi realistë për çdo gjë mund të akuzohet, por jo se nuk është marrë me krimin, sepse është marrë në mënyrë të fuqishme, dhe nuk besoj se ka opozitë që të ketë bërë më shumë se kjo opozitë.
Tani jemi në kushtet e grushtit të shtetit, opozita dhe qytetarët duhet ti kthejnë me forcë kushtetutshmërinë vendit, sepse pa kushtetutshmëri nuk ka shtet.
Ky narkositem duhet të përmbyset sa më shpejt dhe sa më fuqishëm’, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës përballë gazetarit Çim Peka.
Berisha tregon atë që po mbahet sekret: Zëri është i Agron Xhafës
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publik sot faktin se Anglia ka sjellë në Shqipëri përgjigjen e audio-përgjimit të Agron-Geron Xhafës.
Duke folur në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net përballë gazetarit Çim Peka, ish-kryeministri Berisha është shprehur se zëri në audio-përgjim është i Geron Xhafës.
‘Ka 3 javë që janë me bark e diarre dhe nuk dinë ku janë.
Ka ardhur ekspertiza e zërit.
Vetë ky ministër largoi të vëllain për të mos u dënuar.
Përgjigja e audio-përgjimit, nuk më intereson.
Zëri është i Geron Xhafës. Albert Veliu kreu një detyrë në mënyrë të përsosur.
Pavarësisht për llogari të kujt, ai bëri Edmond Dantesin’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net përballë gazetarit Çim Peka është shprehur, se nuk ka janë problem Ramazanët apo Rexhepët, por Rama dhe ndjekësit e tij.
‘Kjo dëshmi e këtij oficeri të ndërgjegjshëm të policisë, tejkalon edhe filmat më fantazistë për mafian dhe narkoshtetin. Kjo është dëshmi shumë tronditëse.
Për mua nuk ka asgjë të panjohur por e rrëfyer nga dëshmitarë, dëshmon qartë se problemi nuk është Rexhepi apo Ramazani, këtu problemi është te Rama, Veliu, Xhafaj, tek Taulant Balla, pra tek drejtuesit kryesorë të inkriminuar në shkallë ekstreme’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.
Basha paralajmëron përplasje: Para drejtësisë, Rrahja, Balla dhe Bushi, thirrje ndërkombëtarëve
Pas denoncimit të oficerit të policisë Emiljano Nuhu se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, i akuzuar për përdhunimin e Xhensila Malokut, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Në një konferencë për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilësoi atë një dëshmi tronditëse.
Ndërkohë që i ftoi qytetarët që të dëgjonin dëshminë e oficerit, i cili nga azili politik tregon se si tentoi që të mbronte një vajzë të pafajshme duke u kërcënuar nga njerëz të pushtetit.
Pas transmetimit të videodenoncimit, Basha mbajti qëndrimin e tij për rastin në fjalë ku tha se, “ky është një krim shtetëror dhe para drejtësisë duhet të dalë jo vetëm krimineli Rexhep Rrahja, por edhe ata që i dhanë mbrojtje shtetërore, Rrahman Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, ky i fundit i zhytur në krim. Ata u përpoqën të bëjnë plane dhe kërcënuan Emiljano Nuhun”.
Më tej ai u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në veçanti nënave dhe vajzave, për të mos heshtur por të ngrenë zërin përballë këtij krimi shtetëror.
Në përmbyllje të reagimit të tij, ai i bëri thirrje ndërkombëtarëve të mos heshtin, pasi kjo do të rrezikonte përplasjen shoqërore.
“I bëj thirrje komitetit ndërkombëtar, që të mos mbyllë sytë sërish, por të shohë kapjen e shtetit. Heshtja mundësoi drogën, por sot kjo heshtje rrezikon të çojë në përplasje shoqërore”, tha Basha.
Deklarata e plotë
Një vajzë e pambrojtur është dhunuar, përdhunuar, rrëmbyer dhe torturuar në mënyrë sistematike. Është një krim monstruoz që meriton dënimin më të rëndë.
Mbi të gjitha ky është një krim shtetëror, ndaj para drejtësisë duhet të dalë jo vetëm sadisti çnjerëzor Rexhep Rraja, por edhe pushtetarët që i dhanë mbrojtjen shtetërore kriminelit: Rrahman Rraja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, ky i fundit një politikan bandit i zhytur në botën e krimit.
Së bashku me ta, para drejtësisë duhet të dalin të gjithë drejtuesit e policisë dhe të prokurorisë që braktisën ligjin, detyrën dhe qytetaren e pafajshme, veçanërisht ata që përndoqën, larguan dhe kërcënuan dhe bënë plane për ta eliminuar nënkomisarin Emiljano Nuhu që u përpoq të luftonte krimin.
Ky krim i rëndë kundër njeriut, i mundësuar dhe mbrojtur nga funksionarët më të lartë të shtetit është këmbana e alarmit për të gjithë shoqërinë se tashmë jetët e cdo kujt janë të rrezikuara nga kriminelët e rrugës që mbrohen nga kriminelët e shtetit.
U bëj thirrje të gjithëve qytetarëve, veçanërisht grave dhe vajzave, që të mos heshtin por të ngrenë zërin dhe të dënojnë ashpër këtë krim shtetëror ndaj një gruaje të pambrojtur. Nëse nuk ngremë zërin të gjithë bashkë sot, krimi nuk do të kursejë asgjë as pronën, as jetën dhe as të ardhmen e askujt. Vetëm forca e njerëzve të bashkuar mund ta mposhtë diktaturën e krimit.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos mbyllin sytë sërish por të shohin nivelin alarmant të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, për të mos u bërë me heshtjen e tyre mundësuesit e kriminalizimit të shtetit.
Heshtja dhe iluzionet e rreme mundësuan drogën dhe krimin në politikë, por sot kjo heshtje rrezikon të çojë në përplasje shoqërore: kur shtetin e kap krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre.