Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas lëvizjeve të fundit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
E përkohshmja Arta Marku ka vendosur të transferojnë prokurorët e dosjeve, ‘Tahiri’, ‘Shullazi’, Xhafaj etj.
Sipas ish-kryeministrit Berisha, me këto lëvizje Edi Rama po i mbyll derën hapjes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.
Deklarata e plotë e ish-kryeministrit Berisha
Kallam Dështaku me dosjet ‘Tahiri’, ‘Xhafa’, ‘Shullazi’ mbyll dyert e hapjes se negociatave me BE!
Te dashur miq, shkrirja e prokurorise se krimeve te renda nga krye krye kreu Edvin Kristaq Rama, largimi me ngritje ne pergjegjesi dhe transferime antikushtetuese i prokuroreve te dosjeve Tahiri, Xhafa e Shullazi, per shkak te te cilave qershorin qe kaloi u shty me 18 muaj shqyrtimi i hapjes se negociatave me Shqiperine, eshte nje goditje fatale per mundesine e hapjes se ketyre negociatave me BE dhjetorin e vitit te ardhshem.
Keto dosje mafioze kriminale mbajten dhe po mbajne peng fatin europian te çdo shqiptari.
Sot, sipas burimeve tejet serioze te vendimmarrjes europiane, zhvillimet e fundit, te pashembullta ne historine e nje vendi te lire, transferimi i tre prokuroreve te ketyre dosjeve dhe ndeshkimi i stalinist i 10 prokuroreve te krimeve te renda, duke perdorur si pretekst nje procedure antiligjore por qartesisht me qellimin e vetem kriminal per tua hequr atyre dhe perjashtuar ata nga dosjet Tahiri, Shullazi e Xhafa, deshmon kapjen koke e kembe te Kallam Deshtakut me keto dosje dhe jep nje goditje fatale te parikthyeshme shanseve te Shqiperise per shqyrtimin e plotesimit te kushteve nga Shqiperia ne dhjetorin e vitit te ardhshem per hapjen e negociatave.
Me kete rast une ju bej thirrje qytetareve, te rinjve shqiptare, mediave te vendit, botes akademike, studenteve, shoqerise civile, te mos pranojme qe interesat kriminale te tre familjeve mafioze kryesore te pushtetit; Rama – Xhafaj – Tahiri dhe bandave te tyre, te bllokojne perseri e mundet pergjithmone te ardhmen tone europiane! sb
Berisha: Tre dosjet e familjeve mafioze që mbajnë peng vendin dhe vendimi i BE
Ç’po ndodh në SHBA? I nominuari i Trump akuzohet për ngacmim seksual para 43 vitesh!
Përplasjet politike në senatin amerikan lidhur me kandidatin për Gjykatën e Lartë u intensifikuan, më pak se 48 orë para se Brett Kavanaugh dhe një nga akuzueset të japin dëshminë, nëse ai e kishte sulmuar seksualisht kur ishin adoleshentë.
Udhëheqësi i Shumicës republikane, Mitch McConnell akuzoi demokratët se po nxitonin të dënonin zotin Kavanaugh dhe të “shkatërronin emrin e tij të mirë” me akuza të pavërtetuara, duke shpërfillur çdo supozim të pafajësisë derisa të provohet e kundërta, një gur themeli i sistemit të drejtësisë amerikane.
“Drejtësia ka rëndësi. Provat kanë rëndësi. Faktet kanë rëndësi. Kjo është Amerika. Gjithkush meriton më mirë se kaq, jo vetëm gjykatësi Kavanaugh”, tha senatori McConnell.
Senatorët demokratë u kundërpërgjigjën duke thënë se nëse republikanët donin të mësonin faktet për sjelljen e kanidatit në të kaluarën, nuk do të kishin kundërshtua thirrjet për një hetim të FBI-së për akuzat ndaj tij.
Demokratët akuzuan gjithashtu republikanët se po e trajtonin akuzuesen Christine Blasey Ford me përçmim në një kohë kur viktimat e krimeve seksuale po ngrenë zërin në gjithë vendin. Dr. Ford e ka akuzuar zotin Kavanaugh se e kishte sulmuar seksualisht kur ishin adoleshentë në shkollë të mesme në vitet 1980s, një akuzë që ai e ka mohuar.
“Ta etiketosh këtë një përpjekje për njollosje, është poshtëruese jo vetëm për senatorët demokratë. Është poshtëruese edhe për shumë, shumë gra që kanë ngritur zërin për të treguar historitë e tyre”, tha udhëheqësi i demokratëve në Senat, Chuck Schumer.
“Udhëheqësi McConnell duhet të reflektojë për atë që tha në valën e momentir dhe t’i kërkojë falje Dr. Fordit”, tha ai.
Këmbimet e ashpra në Senat, vijnë një ditë pasi zoti Kavanaugh dha një intervistë për kanalin Fox News, një lëvizje që është e paprecendent, për të hedhur poshtë akuzat.
“Nuk kam sulmuar askënd seksualisht, as në shkollë të mesme, as kurrë”, tha ai, duke shtuar se nuk ka plan të tërheqë kandidaturën.
Në New York, Presidenti Trump i doli në mbrojtje të emëruarit të tij duke i quajtur akuzat një lojë demokratësh, dhe duke e shpërfillur një akuzuese të dytë, duke thënë se ishte konfuze dhe e dehur.
Akuzuesja e dytë ka thënë se gjykatësi i kishte dalë përpara duke ekspozuar organet intime kur ishin studentë në Universitetin Yale. Ky rast u njoftua nga revista The New Yorker.
Kjo akuzë bëri që demokratja kryesore në Komisionin Juridik të Senatit, Dianne Feinstein of California, të kërkojë shtyrje të seancës së të enjes ku pritet të dëshmojnë zoti Kavanaugh dhe Dr. Ford.
Republikanët kanë hedhur poshtë idenë e vonesave të mëtejshme në procesin e konfirmimit.
Nëse konfirmohet si anëtar i Gjykatës së Lartë, Brett Kavanaugh do ta forconte për dekada me radhë krahun konservator në këtë institucion.
Löw shkon në Londër për Ozil, Arsenali i mbyll dyert!
Trajneri i kombëtares gjermane Joachim Löw ka tentuar të vizitojë një senacë stërvitore të Arsenalit, për të takuar personalisht mesfushorin Mesut Özil, por klubi anglez nuk e ka lejuar.
Ky është lajmi i bujshëm që raporton ‘Bild’, sipas së cilës trajneri i Die Mannschaft dhe menaxheri i kombëtares gjermane Oliver Bierhoff tentuan ta shfrytëzonin vizitën në Londër për ceremoninë e Futbollistit të Vitit për t’u takuar me Özil, pasi që prej largimit të këtij të fundit nga kombëtarja, Löë ka tentuar më kot ta telefonojë.
Surpriza e hidhur ka ardhur kur Löw e Bierhoff shkuan në qendrën stërvitore të Arsenalit, sepse aty nuk u lejuan të futeshin dhe u detyruan të largoheshin.
Në fakt, Bierhoff i kishte lajmëruar lojtarët e kombëtares gjermane që luajnë tek Arsenali se do të shkonte për vizitë me Löw në qendrën stërvitore të Arsenalit në Colney, ndërkohë që ishte lajmëruar edhe konsulenti i Mesut Özil, Erkut Sögüt, por duket qartë që Özil nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas dhe as të bisedojë me ndokënd.
Gjithsesi, ngjarja konsiderohet një ofendim për delegacionin gjerman, sepse një seancë çlodhëse stërvitore nuk mund të “blindohet” dhe të refuzohet hyrja e një trajneri kampion bote.
Zbulohen lojtarët që janë kundër portugezit, Mou drejt shkarkimit
Jose Mourinho ka shkaktuar pakënaqësinë e shumë senatorëve të Manchester United me punën që ka bërë në këtë sezon. Një burim anonim i klubit ka bërë të ditur për “ESPN” se vendimi i tij për t’i hequr Pogba-së rolin e zëvendës-kapitenit nuk është pritur aspak mirë nga grupi.
Trajneri e ka marrë këtë vendim të martën, një ditë pasi Pogba kritikoi stilin e lojës së Manchester United, duke kërkuar që ekipi të kishte një mentalitet më sulmues në ndeshjet që luan në shtëpi. Kampioni i botës nuk ka qenë pjesë e skuadrës në ndeshjen e Kupës së Ligës, me “Djajtë e Kuq” që janë eliminuar nga Derby i Frank Lampard, skuadër që luan në Championship.
Situata brenda ekipit është përkeqësuar pas deklaratave që Mou ka bërë pas ndeshjes, duke kritikuar hapur lojtarët. Një tjetër burim anonim, afër menaxherit të Pogba, Mino Raiola, ka thënë për “ESPN”: “Mourinho ka humbur aftësinë për të krijuar një lidhje të fortë me lojtarët”.
Pavarësisht nga pakënaqësitë futbollistëve, klubi ka vendosur të mbështesë portugezin, me zëvendëspresidentin Woodward që ka konfirmuar se ai nuk do të shkarkohet. Një burim tjetër anonim, afër një lojtari të ekipit të parë të United, ka thënë për “ESPN” se futbollisti beson se ka bërë hapa mbrapa dhe nuk është përmirësuar aspak nën drejtimin e Mourinho-s.
Për shkak qëndrimit të klubit, që ka vendosur të mbështesë trajnerin, disa lojtarë janë gati të largohen verën e ardhshme. Pavarësisht nga të gjitha këto, i njëjti burim anonim ka thënë se Pogba nuk ka marrë një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e tij dhe se lajmet për largimin e tij të sigurt nga United nuk janë aspak të vërteta.
Islami: Tre grupet e oligarkëve të Ramës, e vetmja rrugë nxjerrja e tyre jashtë politikës
Nga Kastriot ISLAMI
Opozita ka bërë më së fundmi publik qëndrimin e saj: Oligarkët jashtë politikës.
Çdo reagim kundër kësaj platforme fatkeqësisht do të vetë-evidentonte jo vetëm oligarkët por edhe mbrojtësit e fshehtë të lidhur me fije te dukshme apo të padukshme, nostalgjike, politike apo interesash me oligarkinë që qeveris vendin.
Edi Rama, i cili ka ardhur në pushtet dhe qeveris vendin si drejtues i interesave të oligarkisë ka reaguar këto ditë ashpër dhe ka vënë në dispozicion të gjithë artilerinë e propagandës së regjimit oligarkik kundër kësaj nisme, që herët e vonë do të veprojë dhe sa më shumë të vonohet aq më e ashpër do të jetë.
Një nga tezat diabolike që po përpiqet Rama të hedhë në treg për të shtrënguar radhët e oligarkëve rreth qeverisë së tij dhe për ti egërsuar ata kundër opozitës është: opozita e papërgjegjshme po sulmon biznesin! Sulmojeni opozitën se po ju prek privilegjet që ju kam krijuar!
Ky është një mashtrim që tregon frikë, panik dhe ligësi.
Askush nga opozita nuk e ka sulmuar biznesin e ndershëm dhe askush nga opozita nuk është kundër zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe kapitalizmit; madje qëndrimin e ashpër kundër oligarkëve opozita e ka mbajtur pikërisht për të mbrojtur biznesin e ndershëm dhe për të krijuar rregullat e konkurrimit të barabartë që oligarkët e Ramës të mos diskriminojnë bizneset e ndershme dhe të mos shkatërrojnë rregullat e ekonomisë së tregut.
Më poshtë jepen disa kritere për të kuptuar drejt se cilët janë oligarkët e lidhur me qeverisjen që po shkatërrojnë bizneset e ndershme dhe po varfërojnë qytetarët duke i detyruar shqiptarët, veçanërisht të rinjtë të emigrojnë.
Përmes këtyre kritereve është e lehtë të zbulohen emrat konkretë të oligarkëve e klientelës qeverisëse. Mjafton të ndiqni metodologjinë e mëposhtme dhe të mos mashtroheni nga demagogjia dhe mashtrimet e propagandës së Ramës. Kriteret janë objektive dhe japin mundësi të dalë në dritë të diellit të gjithë emrat e oligarkëve që qeverisin aktualisht vendin, pavarësisht se cila është origjina e tyre politiko-partiake apo cila ka qenë përkatësi apo sjellja e tyre ndaj qeverisjeve të fundit.
Nën-grupi I: Oligarkë të futur në politikë nga Rama…
Merrni në shqyrtim deklaratat e pasurisë të deputetëve të PS të periudhës 2009-2017, të kryetarëve të bashkive të PS të periudhës 2007-2017 dhe të drejtorëve të rëndësishëm të periudhës 2013-2017 të emëruar nga Rama. Analizoni se çfarë pjesë e pasurisë së tyre është vendosur përmes
lejeve të ndërtimit nga Rama si kryetar i bashkisë së Tiranës,
nga fondet publike të bashkisë së Tiranës të dhena nga Rama gjatë viteve 2000-2011;
nga privatizimet e pronës publike,
nga fondet publike dhe koncensionet gjatë periudhës 2013-2017 kur Rama ka qënë kryeministër;
shikoni nëse janë bërë deputetë e kyetarë bashkie pas vitit 2005 apo janë emëruar në poste kyçe të administratës publike, kur Rama ka ardhur në krye të PS apo është bërë kryeministër në 2013.
Të gjithë ata që janë ose kanë qenë deputetë, kryetarë bashkie, drejtorë të rëndësishëm dhe mbi 50 për qind të pasurisë së deklaruar prej tyre e kanë vendosur nga marrëdhëniet klienteliste me Ramën si kryetar i bashkisë së Tiranës apo në krye të qeverisë, janë pjesë e oligarkisë që Rama i ka futur në politikë. Emrat e tyre do të përbënin Bazën e të Dhënave të oligarkëve të futur në politikë nga Rama, si njëra nga pjesët e rëndësishme të klientelës politike-oligarkike të Ramës. Vetingu pikërisht do të duhet të zbulonte përmes këtyre kritereve emrat konkretë të këtij nën-grupi të oligarkisë. Këta nuk janë as politikanë të ndershëm dhe as biznesmenë të ndershëm, opozita duhet tja bëjë me dije publikut, Rama le të mbrojë!
Nën-grupi II: Oligarkë-biznesmenë të klientelës së Ramës
Përdorni këto kritere për të zbuluar nën-grupin e dytë të oligarkëve:
të gjithë tenderat e zhvilluara nga Rama si kryetar i Bashkisë së Tiranës në periudhën 2000-2011;
të gjithë lejet e ndërtimit të firmosura nga Rama si kryetar i Bashkisë së Tiranës gjatë periudhës 2000-2011;
të gjithë objektet e rëndësishme të dhëna me qera nga Rama si ministër i Kulturës dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës gjatë periudhës 1998-2011;
të gjithë koncesionet e dhëna nga Rama si kryeministër gjatë periudhës 2013-2017;
të gjithë tenderat e rëndësishëm të dhëna nga Rama dhe ministrat e tij gjatë periudhës 2013-2017.
Nëse emri i ndonjërit prej tyre shfaqet më shumë se tre herë në këto lista, ky është tregues i pakundërshtueshëm i lidhjes klienteliste me Ramën. Nëse pasuria e këtyre “biznesmenëve” në lidhje preferenciale klienteliste me Ramën është vendosur në një masë të konsiderueshme nga përfitime për shkak të këtyre lidhjeve, favoreve preferenciale apo veprimeve selektive të qeverisë Rama atëherë emrat e këtyre “biznesmenëve duhet të vendosen në Bazën e të Dhënave të “oligarkëve-biznesmenë anëtarë të klientelës së Ramës”.
Asnjë prej tyre nuk duhet patur shqetësimi për tu future në listën e oligarkëve lidhjet e të cilëve me qeverinë oligarkike duhet të ndërpriten. Sepse pikërisht shumë nga këto pjesëtarë të këtij grupi i kanë marrë frymën bizneseve të ndershme dhe pasuria e tyre është krijuar në kurriz të shkatërrimit të biznesit të ndershëm dhe mbi të gjitha në kurriz të varfërimit të qytetarëve.
Nën-grupi i III: Oligarkë-manjatë të medias, pjesë e klientelës së Ramës…
Kurse për të zbuluar nën-grupin e tretë të oligarkëve, ndoshta shumë i rëndësishëm për qeverisjen e Ramës duhet bërë një skanim i pasurive të manjatëve e medias të vendosur nën kontroll nga qeverisja oligarkike e Ramës. Për këtë do të mund të përdoreshin kriteret e mëposhtme:
sa leje ndërtimi kanë marrë nga Edi Rama, gjatë kohës që ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës apo kryetarët e bashkive që bëjnë pjesë në nën-grupin e parë të klientelës oligarkike të Ramës;
sa mjedise kanë marrë me qira preferenciale apo ju janë dhuruar nga Edi Rama në krye të Ministrisë së Kulturës, të Bashkisë së Tiranës dhe gjatë periudhës 2013-2017 nga Rama Kryeministër dhe ministrat e qeverisë së drejtuar prej tij;
sa tendera nga fondet publike të bashkisë së Tiranës kanë fituar në periudhën 2000-2011 dhe nga fondet publike të ministrive gjatë periudhës 2013-2017;
sa koncesione kanë fituar në periudhën 2013-2017 .
Lista e të gjithë atyre që plotësojnë minimalisht dy nga këto kritere bëjnë pjesë në Bazën e të Dhënave të manjatëve te medias, apo në nën-grupin e tretë të klientelës oligarkike të Ramës. Asnjë nga mediat e ndershme nuk do të prekej nga këto kritere sepse askush nuk është kundër medias të ndershme që nuk është në lidhje klienteliste me qeverinë dhe ruan pavarësinë në realizimin e aktiviteteve të saj.
E vetmja rrugë: Oligarkët jashtë politikës…
Rama dhe qeveria e tij janë përfaqësueset e interesave të oligarkisë, korrupsionit, krimit dhe narkotrafiqeve. Në këtë shënim të shkurtër jepen vetëm kriteret e përcaktimit të kësaj oligarkie që qeveris vendin.
Oligarkëve të futur në politikë nga Rama me prejardhje nga biznesi të cilët pjesën më të madhe të pasurisë së tyre të dyshimtë e kanë vendosur nga marrëdhëniet klienteliste me Ramën kur ai ka qenë në krye të Bashkisë së Tiranës apo në krye të qeverisë. Shumica e tyre e kanë paguar haraçin e lidhjes klienteliste me Ramën në momentin e përfitimit por edhe më vonë kur janë thirrur për tu futur në politikë. Ata në politikë kanë vetëm një funksion, të financojnë blerjen e votave dhe Edi Ramën.
Oligarkëve-biznesmenë që s’janë futur në politikë por që i shërbejnë Ramës për pasurimin e tij të paligjshëm dhe për financimin e të gjithë nevojave të tij politike, ku më i rëndësishmi mbetet blerja e votave për marrjen apo mbajtjen e pushtetit. Këta oligarkë-biznesmenë janë pjesë e klientelës permanente të Ramës Këta janë kryesorët në fitimin e tenderave, koncesioneve dhe të lejeve të ndërtimit apo lejeve të tjera me interes fitimi të madh.
Oligarkëve-manjatë të medias që i shërbejnë Ramës përmes përpunimit të opinionit publik në favor të qeverisë së tij apo imazhit të Ramës personalisht por edhe duke sulmuar egërsisht në mediat që ata zotërojnë të gjithë kundërshtarët e Ramës gjatë të gjithë kohës duke përfituar leje ndërtimi, tendera të rëndësishëm, koncesione fitimprurëse.
Një pjesë e konsiderueshme e tyre e kanë zgjeruar perandorinë e tyre mediatike në sajë të këtyre lidhjeve klienteliste me Ramën dhe kanë qënë në mënyrë permanente në shërbim të Ramës. Jo rrallë Rama ka shpërblyer punonjës të devotshëm të mediave klienteliste me poste kyçe lukrative të administratës publike.
Emrat e këtyre personazheve dihen dhe njihen nga të gjithë shqiptarët. Sa më shumë përpiqet Rama për ti maskuar emrat e tyre, aq më dukshëm për publikun bëhen këta personazhe. Një nga mënyrat e maskimit naiv dhe mediokër e tinzar që Rama është përpjekur të bëjë është propaganda e tij për të akuzuar opozitën si armike të biznesit.
Askush nuk e ha këtë demagogji të trashë sepse shumica e qytetarëve e kanë të qartë se s’janë bizneset e ndershme që shndërrohen në pjesë të klientelës oligarkike por është Rama dhe qeverisja e tij që ka krijuar klientelën oligarkike dhe herë pas herë kërcënon, josh, apo edhe tenton të komprometojë bizneset e ndershme për të maskuar pikërisht klientelën e tij oligarkike. Sepse askush nuk është kundër zhvillimet dhe rritjes së bizneseve të ndershme, ndërkohë që askush nuk mund të jetë pro krijimit nga Rama e qeveria e tij e një klientele oligarkike që kontrollon vendin dhe sistemin politikisht, ekonomikisht, mediatikisht.
Kjo betejë kundër oligarkisë mund të duket politike dhe do të ishte e këshillueshme të realizohej përmes Vetingut Politik sepse sa më shumë të vonohet apo të kundërshtohet ajo mund të jetë më e ashpër duke fundosur edhe atë pjesë të pastër të politikës si të paaftë për pastruar qeverisjen nga oligarkia dhe për të nxjerrë vendin nga ky batak ku po zhytet çdo ditë e më thellë.
Shënim: ky shkrim bazohet në një artikull të botuar 1 vit më parë.
Dëshmia tronditëse, kush është deputeti që porosit vrasjet me pagesë, gazetari prova në “Shijak.tv”
Gazetari investigative, Basir Çollaku ka paralajmëruar se do të japë fakte tronditëse sot në një emision në “Shijak.tv” në lidhje me inkriminimin e politikës. Në një njoftim të shkurtër në facebook, Çollaku ngre një sërë pyetjesh me beckraund të rëndë kriminal që do të marrin përgjigje në këtë emision. “Dëshmi tronditëse, kush është deputeti që porosit vrasjet me pagesë”, shkruan Çollaku.
Gazetari që ka bërë më parë edhe intervistën me ish-drejtuesin e policisë, Dritan Zagani që rrëfeu lidhjet e Saimir Tahirit me bandën e habilajve dhe trafikun e drogës paralajmëron fakte të reja tronditëse të lidhjeve të politikës në pushtet me krimin.
Një fakt tjetër që paralajmëron gazetari është emri i një tjetër deputeti që ka marrë 3 milionë euro nga bandat për zgjedhjet.
Për më tepër kemi të bëjmë me një bandë që bën emërimet në polici.
Postimi i plotë i Çollakut.
“Dëshmi tronditëse e nënkomisarit të policisë së shtetit. Deputeti që mori 3 milion euro nga bandat për zgjedhje, dhe bandat që bëjnë emërimet në Ministrinë e Brendshme. Deputeti porositës i vrasjeve me pagesë…
Dosja 372-9968
Mafia pushton komisariatin e policisë. Deputeti dhe banda e tij, i vëne pistoletën në kokë oficerit dhe pengojnë arrestimin e të pandehurit. Eprorët e Drejtorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme e braktisin dhe përkrahin kontigjentët kriminale.
Kush është dhe sa milionë euro ka marrë deputeti i rëndësishëm për zgjedhjet e vitit 2017, sa oficerë policie u shkarkuan me urdhrin e te forteve? Fijet qe shkonin te Ministri nga te gjitha qarqet.
Nuk keni pare gje akoma…thote ai….”
Metoda japoneze për të jetuar më gjatë
Se si të jetoni më gjatë është një pyetje të cilës duan t’ia dinë të gjithë përgjigjen, por viteve të fundit shkencëtarët e kanë zbuluar se përgjigja për një jetë më të gjatë bazohet në ndryshime të thjeshta në stil të jetesës.
Ushtrimet e rregullta fizike dhe lënia e duhanit janë dy hapat më të thjeshtë që rekomandohen për ta rritur jetëgjatësinë, bashkë me një dietë të shëndetshme, transmeton Telegrafi.
Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë t’i hani pesë porcione me pemë dhe perime në ditë, të hani ushqime si patatja, buka, orizi apo pasta, të konsumoni produkte të bulmetit, peshk, vezë, mish, proteina tjera, vaj ulliri, etj.
Japonezët janë prej popujve që njihen më së shumti në botën për jetëgjatësinë e tyre, ndërkaq ishulli Okinawa është më i famshmi si vend ku jetojnë personat mbi 100 vjeç.
Por, çfarë ushqimesh konsumojnë ata?
Dietat japoneze janë të mbushura me oriz dhe peta, perime, kërpudha, produkte të sojës, sasi të mëdha të peshkut, çaj të gjelbër, etj.
Çfarë kufizojnë në ushqim japonezët?
Mishin – ata hanë vetëm sasi të vogla të mishit të derrit dhe shpendëve.
Gjithashtu ata e kufizojnë edhe gjalpin, produktet e bulmetit dhe ushqimet e përpunuara që kanë sasi të mëdha të yndyrës dhe sheqerit.
Cilat janë shprehitë e tyre të ushqyerjes?
Ekspertët thonë se banorët e Okinawans e ndjekin një manta ’hara haxhi bu’ – hanë derisa të ndihen 80% të ngopur.
Kryesisht mëngjesi është shujta e tyre më e madhe, që përfshin ushqim të nxehtë dhe perime me proteina.
Profesori amerikan: Në OKB e dinë se Thaçi është i korruptuar dhe fajtor për izolimin e Kosovës
Profesori dhe anëtari i lartë i Qendrës për Çështje Globale në Universitetin e New Yorkut, Alon Ben Meir, ka komentuar vizitën që presidenti i Republikës së Kosovës , Hashim Thaçi, po e realizon gjatë këtyre ditëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të Samitit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
Sipas tij, Thaçi mund të takohet me çdo kënd që është i rëndësishëm në SHBA, por të gjithë e dinë që ai është i korruptuar.
“Presidenti i Kosovës mund të takohet me çdo kënd që e konsideron të rëndësishëm në SHBA, por të gjithë e dinë që ai është i korruptuar dhe nuk ka bërë progres në vendin e tij”, ka thënë Ben Meirg.
Profesori amerikan thotë se Republika e Kosovës ka mbetur e izoluar shkaku i Hashim Thaçit. “Përkundrazi, Kosova ka mbetur e izoluar, dhe pa perspektivë shkaku i tij”, ka përfunduar ai.
Ben-Meir është një ekspert për politikat dhe çështjet e Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve. Gjatë dy dekadave të fundit, Ben-Meir është përfshirë drejtpërdrejt në negociatat për paqe ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite. /Bota Sot/
“Do të qëroj hesapet me prokurorin”, deputeti Milaim Zeka përfundon në pranga
Deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka është arrestuar sot rreth orës 09:00 nga policia. Nga Prokuroria kanë konfirmuar për Express se arrestimi i tij vjen pasi një prokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka lëshuar urdhër ndalim për të.
Express shkruan se Zeka u prangos për shkak të deklaratave të tij në emisionin ‘DPT te Fidani’ për prokurorin special, Afrim Shefkiu.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, i cili ka konfirmuar ndalimin e deputetit Milaim Zeka.
“Një prokuror ka lëshuar urdhër ndalesë për deputetin Milaim Zeka, i njëjti është arrestuar sot në mëngjes”, ka thënë Lutfiu.
E Zv.kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtëinë Ibrahim Berisha ka thënë se aktualisht Zeka është në mbajtje, dhe se i mbetet prokurorit përgjegjës të merret me hapat e mëtutjeshëm.
Deputeti i Nismës të hënën në Televizionin 7 ka thënë se do të qëroj hesapet me prokurorin.
‘Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave’, ka thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.
Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani të cilëve u janë marrë hiç më pak se 345 mijë e 700 euro.
Dje edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dënuar ashpër deklarimet publike dhe kërcënimet, të cilat kohëve të fundit janë drejtuar ndaj prokurorëve të shtetit, në veçanti, dënon deklarimin kërcënues të deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu.
Në një komunikatë për media thuhet se mbrojtja e pavarësisë dhe autoritetit të prokurorit është obligim kushtetues dhe ligjor, andaj aktet e tilla janë të patolerueshme dhe paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejta në misionin e Prokurorit të Shtetit.
Kapet makina me drogë nga Shqipëria në Mal të Zi, tre në pranga
Policia e Malit të Zi ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, të cilët u kapën me rreth 65 kilogramë marijuanë.
Në pranga janë vënë shtetasit I.K 24 vjeç dhe A.L 23 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale të prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike. Ndërsa shtetasi tjetër shqiptar E.B 29 vjeç u arrestuar pasi ka ndihmuar dy personat e tjerë për të monitoruar situatën dhe për t’i treguar rrugën e transportit të drogës, shkruan Vijesti.
Droga u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Ligjore.
Ndërsa prokurori i shtetit në Podgoricë urdhëroi që të tre personat të arrestohen dhe të ngrihet një padi penale për ta.