25.5 C
Tirana
E premte, 22 Gusht, 2025

Pafajësia e durueshme e rrëfimit!

Nga Agim Baçi

Shënime për romanin “Pesha e padurueshme e pafajësisë”, të Primo Shllakut

Filozofi Edmond Husserl e konsideronte leximin “pasion njohjeje”. Sipas tij, ky pasion njohjeje lidhet me pyetjet për thelbin e qenies, për atë çfarë duam të njohim për vetveten dhe për atë që ndryshon në udhëtimin tonë në jetë. E në këtë udhëtim, padyshim që ka pyetje që mund të na ndezin motorrë të fortë mendimesh e veprimesh.

Dhe ajo që duket se na lidh lehtësisht me të tjerët rreth nesh, është mënyra se si arrijmë të kuptojmë brenda nesh fajësisë dhe pafajësisë, pasi shpesh askush nga ne nuk gjen dot udhën e qetë për sa kohë që nuk ja ka dhënë peshën e duhur.

Në këtë hulli dilemash për fajësinë dhe pafajësinë e vet e ka sjellë personazhin kryesor të rrëfimit të tij Primo Shllaku, në romanin “pesha e padurueshme e pafajësisë”. Marini, një hidraulik 19- vjeçar vjen nga një pafajësi e dilemave të moshës e më pas vihet përballë një pafajësie tjetër- atë të pafajësisë së pafuqisë për të kuptuar peshën e një rendi që ai nuk ka fuqi ta ndalë, por ama, që duhet hetuar me plot pyetje se, përse fati e solli përballë një dënimi politik, të cilit ai nuk ja di as fillin e nisjes e as të mbërritjes së akuzave që i bëhen.

Marin Shita, prezantohet në rrëfim në muajt e fundit përpara përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, teksa është i mahnitur nga një dashuri e pamundur. Duke menduar se ajo çka e ka pushtuar në zemër është e ndaluar për të, vendos të prekë jetën me një dashuri që beson se do mundet. Atij i ka mbetur në mendje zonja Tatjana, një grua e bukur që e ka fqinje dhe që është gruaja e profesorit. Por, i bindur se ajo është diçka e pambërritshme, që nukë shtë një vile rrushi që këputet me sy, ai pranon të nisë të bashkëudhëtojë me Norën, vajzën që i prezanton familja, pasi kupton se me të mund t’ia mbërrijë të ecë me hapat e duhura.

Ecjen në këtë peshë të fortë ndjesish të Marinit, autori e ka mbivendosur mbi një urë tjetër të ndryshimeve të shoqërisë shqiptare, atë që po ndodhte në muajt e fundit të vitit 1944, ku në qendër të absurdit vendoset pikërisht i pafajshmi 19 vjeçar, ai normali, ai që do të jetojë përmes fuqive të vetvetes, përmes punës dhe dashurisë, pa u përzier me askënd.

Marini ka vetëm një “mëkat”,- i ka besuar ndjesitë e tij Batos, një njeriu që fshihet pas guximit të të tjerëve. Fillimisht ai ka të fshehtat me të për guximin që tregon përballë ushtarëve pushtues në qytetin ku pushtuesit do të ikin të fundit nga Shqipëria, ndërkohë që Bato, që bëhet më pas edhe një përfaqësues i komunistëve që morën pushtetin, vetëm ndjek atë pa marrë pjesë në aksion. Por një e fshehtë edhe më e madhe është ajo dashuri e pamundur me Tatjanën, gruan e profesorit, e cila e ka marrë shpesh për riparime hidraulike Marinin në shtëpi. Ai është i mahnitur, i marrosur pas saj, pa mundur t’i thotë asgjë, asnjë fjalë. Dhe këtë të fshehtë ai ja beson sërish Batos pa ja ditur pasojat…

“Njohja është i vetmi moral i romanit”, shprehet kritiku Herman Broch teksa tenton të japë një përkufizim të rrëfimit romanor. Dhe, në fakt, i gjithë rrëfimi i Primo Shllakut e ka këtë moral njohjeje. Autori na fton të ndjekim botën e këtij djaloshi të dashuruar, e më pas na e jep se si i përmbyset gjithçka përpara syve. Kjo përmbysje e shtyn atë t’i hipë të vetmit kalë që ecën në kokën dhe zemrën e tij- kalit të dëshirës për t’i dhënë kuptim ndëshkimit të pafajshëm të tij. Kjo kthehet më pas në sfidën më të madhe, sepse autori nuk përpiqet aspak ta shmangë nevojën që ka përsonazhi i tij për t’i dhënë peshën e duhur ndëshkimit për të cilin ai u akuzua pa faj.

I dalë nga qelia pas muajsh të gjatë burgimi, Marini kërkon fillimisht të shohë edhe një herë Norën, e cila është e lidhur me ditën kur lumturia dhe rrëzimi i tij janë bashkë. Imagjinoni këtë “Edomond Dantes” shqiptar, i cili teksa pret t’i vendosë unazën të fejuarës së tij, gjendet me pranga në duart e tij. Ky dërgim krejt i papritur në cepin e kundërt të botës që kish imagjinuar, e ka farkëton personazhin tonë që të bindë veten se duhet t’i japë peshën e duhur asaj që ai mësoi në një pafajësi që e besoi veç vetë. Kështu, pasi sheh edhe një herë në xhiron e qytetit Norën, e cila jeton një martesë krejt tjetër, me njerëz të “ngritur politikisht”, ai vendos të shkojë në paradën e kryeqytetit, ku do dalë udhëheqësi, të cilin ai dëshiron aq shumë ta vrasë…

Rrëfimi i Primo Shllakut ka bukurinë e fjalës dhe vrazhdësinë e jetës. E mundura dhe e pamundura qëndrojnë përballë, ashtu siç qëndron në fillim të romanit një çast i fortë i ndryshimit të Marinit, i cili e këput një vile rrushi veç me sy, me një vështrim që e gjakos në sy, ashtu siç jeta na këput ndonjëherë pa na prekur drejtëpëdrejtë, por përmes një vendimi që është larg nesh, dhe krejt absurd për t’u kuptuar. Ashtu siç e ëma e Marinit e ka të vështirë të kuptojë se si një vile rrushi ka rënë vetë në tokë, ashtu edhe atë që i ndodh Marinit më pas e kanë të vështirë ta kuptojnë ata që janë rreth tij.

Fundja, a nuk ishte kjo piktura e vetë regjimit komunist, ku njeriut nuk ju la asnjë hapësirë të mendojë apo analizojë atë që i ndodhte, sepse as që duhej ta dinte. Pa e ruajtur nga asgjë e pistë e jetës, Primo Sllaku ndërton jetën e shkatërruar të Marinit pikërisht mbi shpinën e atyre ditëve kur kalonim nga një pushtim armiku në një pushtim të një ideologjie që kërkonte ta kishte këdo nën peshën e frikës, larg mendimeve, larg dëshirës për të jetuar i lirë. Sepse të mendosh është e rrezikshme për një pushtet që e shpërfill njeriun.

Shllaku nuk kursen as klerikët në debatin lidhur me atë që duhet të pranojmë si fajësi dhe pafajësi e se si duhej pranuar realiteti i tyre në jetën përballë atyre që vendosin se cila është liria apo mungesa e lirisë. Një debat që përfshin jo thjesht kohën për të cilën flet libri, por edhe të tashmen e leximit tonë të rrëfimit, ku ende kemi njerëz që qëndrojnë strukur në pafuqinë për të pohuar fajësinë, apo për të mbrojtur pafajësinë e një kohe që nuk duhet të justifikohet, por pranohet. Kjo, fundja, është edhe pesha e durueshme e rrëfimit të Shllakut, që duhet ta bartim për vetveten…

Marini i Primo Shllakut qëndron i strukur pikërisht në hendekun e fortë që ka ngritur letërsia prej shekujsh, siç gjithkush nga ne ka patur dëshirën për njohje dhe pyetje pa fund kur ndeshet me botën e Jozef K., personazhit të Franz Kafkës, në romanin “Procesi” dhe Rasklonikovit të Dostojevskit, personazhit në romanin “Krim dhe ndëshkim”, ku i pari është dënuar por nuk di krimin që ka bërë, ndërkohë që i dyti ka kryer krimin dhe është në kërkim të peshës së ndëshkimit.

….Fundja, gjithçka ka të bëjë me atë peshë brenda nesh të veprimeve tona, që më pas bëhen edhe fati ynë, karakteri ynë.

AGIM BACI SHENIME

Flamuri shqiptar valëvitet në “Emirates”, Armando Broja i dhuron fanellën tifozit të vogël

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja po merr gradualisht formën e tij të mirë fizike.

 

Trajneri i Evertonit i ka besuar disa minuta në disa ndeshje në Premier Ligë.

Pas barazimit me Arsenalin mbrëmë në “Emirates”, në fund të sfidës futbollistët e Evertonit iu kanë dhuruar fanella tifozëve të tyre në tribuna.

Në videon e publikuar nga vetë klubi në faqen zyrtare, shikohet se si Broja ja jep një tifozi të vogël fanellën e tij me numër 22. Ndërsa një tjetër valëvit flamurin shqiptar.


 

View this post on Instagram

A post shared by Everton (@everton)

 

“Dorëzimi ndaj Putin do të kishte pasoja të mëdha për Ballkanin”- Eksperti dhe profesori amerikan: Në rajon ka aktorë të dëmshëm që…

Eksperti për Ballkanin, Edward Joseph, ka thënë në një intervistë për Shërbimin maqedonas të Radios Evropa e Lirë se, në rajonin e Ballkanit ka aktorë të dëmshëm që mezi presin sinjale për përforcim të pozitës së presidentit rus, Vladimir Putin, dhe dobësim të Perëndimit, prandaj pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë i sheh edhe në këtë rajon.

 

Ai ka folur për integrimet e rajonit në Bashkimin Evropian, për luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut dhe vendimet e fundit të autoriteteve amerikane për të futur zyrtarë tjerë në listë të zezë.

Joseph, ish-zëvendëskryeministri i parë nga partia e Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi, si dhe një gjykatës tjetër, ishin personat e fundit që u futën në listën e zezë amerikane. Si e shihni efektin në Maqedoninë e Veriut nga këto sanksione të Departamentit amerikan të Shtetit?

Edward Joseph: Shikoni, në një farë mënyre, kjo është pozitive, është konstruktive, dhe është një hap i kuptueshëm. Në të njëjtën kohë, pas kaq shumë vitesh, nga ajo që quhet tranzicion, të shohësh nevojën që Shtetet e Bashkuara të bëjnë këto lëvizje, të cilat janë të nevojshme dhe të sakta natyrisht, është zhgënjyese. Pra, të kalojmë te pjesa e parë. Treguesi më i mirë që ky ishte një vendim i drejtë nga SHBA-ja për ta vendosur për fat të keq ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi në listën e zezë, është se vetë BDI-ja e tha se e respekton këtë vendim. Pra, fakti që BDI-ja e tha këtë dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, është një hap pozitiv.

Po, këto ishin veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara. Por, si e shihni luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut?

Edward Joseph: Ju keni një qeveri relativisht të re. Ata kanë bërë disa lëvizje fillestarë, por duhet të bëjnë më shumë. Dua të theksoj këtu, dhe gjithashtu vura re reagimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili gjithashtu reagoi dhe mbështeti lëvizjen e Shteteve të Bashkuara. Por sërish, shohim theksin dhe dëgjuam vërejtjen e ambasadores Angela Aggeler, e cila tha: “Hej, këto prova janë të disponueshme për të gjithë ju. Nuk janë prova speciale që i kemi vetëm ne në Shtetet e Bashkuara”.

Pra, përgjigjja ime për pyetjen tuaj është: për kryeministrin Mickoski, është se duhet të shohim Qeverinë të ndërmarrë hapa, që prokurorët të veprojnë, dhe që drejtësia, sistemi gjyqësor dhe gjyqtarët të veprojnë kundër korrupsionit. Dhe, unë do të përdor duart e mia këtu përsëri, për të gjithë spektrin politik, për të gjithë spektrin etno-nacional. Pra, nuk është vetëm selektive.

Po, korrupsioni është një çështje e rëndësishme për sa i përket integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Mosmarrëveshja me Bullgarinë po e pengon Shkupin t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Qeveria thotë se po përpiqet t’i ndryshojë kushtet për fillimin e negociatave. A është e mundur që kjo të ndodhë?

Edward Joseph: Përgjigja e shkurtër është se në fakt nuk e di. Dëgjoni, zyrtarët e BE-së dhe madje edhe ata të SHBA-së thonë se nuk mund ta ndryshoni këtë. Nuk e di përgjigjen e saktë. Natyrisht, ne e dimë që Bullgaria është në një pozicion të fortë, sepse është anëtare e BE-së. Në të njëjtën kohë, Bullgaria ndodhet në një kaos politik, krejtësisht të kundërt me Maqedoninë e Veriut, ku ju keni një situatë shumë të qartë politike.

Mund të ketë deklarata dhe garanci nga Bashkimi Evropian për këtë, për të bërë çdo përpjekje që të sigurohet se Bullgaria nuk do të vazhdojë t’i shtojë kërkesat e saj, që të mos thonë: “Mirë, i përfshitë bullgarët në Kushtetutë, tani ka edhe një kërkesë tjetër”.

Pra, ndoshta ka disa garanci politike. Po ashtu, kam qenë mbështetës i idesë, përmes shkrimeve, që Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin hapa të njëanshëm për të mbrojtur identitetin maqedonas dhe për ta paralajmëruar Bullgarinë.

Pra, ju prisni që Shtetet e Bashkuara të angazhohen më aktivisht dhe të parandalojnë një mosmarrëveshje tjetër dypalëshe që të pengojë integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian?

Edward Joseph: Po, në fakt, është një pyetje e shkëlqyer. E shprehe shumë mirë. Unë pres që Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë kur vetë Bashkimi Evropian, për shkak të rregullave të tij, nuk mund të veprojë. Mendoj se edhe shtetet individuale të BE-së mund të ofrojnë garanci dhe sinjale të një angazhimi të fortë që, kur ky kusht të plotësohet, nuk do të tolerojnë më kërkesa të tjera. Dhe, mendoj se kjo është e drejtë dhe e saktë. Dhe, përsëri, procesi i BE-së, hapja e këtyre negociatave, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Pres negociata për luftën në Ukrainë por jo fundin e luftës”
A prisni që inaugurimi i Donald Trumpit të sjellë një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë, siç ka pohuar ai gjatë fushatës së tij?

Edward Joseph: Jo. Përgjigja është jo. Nuk e pres këtë. Nëse ndodh, për sa kohë që do të ishte në kushte të favorshme për Ukrainën dhe Perëndimin, atëherë kjo do të ishte e shkëlqyer. Por, nuk besoj se Vladimir Putin është në atë pozicion tani. Mendoj se ai ende dëshiron një fitore.

Është shumë e rëndësishme që njerëzit në këtë vend ta kuptojnë këtë: Vladimir Putin e ka futur Rusinë në një katastrofë, një katastrofë që do të dëmtojë, jo vetëm Ukrainën duke vrarë kaq shumë civilë dhe ushtarë ukrainas, dhe duke shkatërruar qëllimisht kaq shumë infrastrukturë ukrainase, por edhe vetë Rusinë. Kjo është ajo që ka bërë Vladimir Putin.

Mendoj se këtë situatë e shohim edhe në Siri, me rënien e shpejtë të Assad-it, madje edhe pse me mbështetjen nga Rusia dhe Irani, por po e shohim kolapsin. Kjo është një tjetër provë e dobësisë ruse, e paaftësisë së saj për të bërë ndonjë gjë për shkak të kurthit që krijoi me sulmin e saj agresiv ndaj Ukrainës. Por, nuk pres që Donald Trump të jetë në gjendje të negociojë menjëherë një zgjidhje të drejtë për këtë luftë.

A keni ndonjë ide se sa kohë mund të zgjasë ky proces? Prisni që të fillojnë shpejt negociatat për paqe, duke folur për luftën në Ukrainë?

Edward Joseph: Po, kam. Besoj se disa nga këshilltarët kryesorë të Trumpit janë të vendosur të përpiqen të arrijnë një lloj përfundim të luftës sa më shpejt, sepse fokusi i tyre kryesor është Kina. Dhe, ata do të donin të përshpejtonin dhe të hynin në luftë. Kushdo do të dëshironte ta bënte këtë, kush do të donte të shihte vazhdimisht njerëz që vdesin? Pyetja është: në çfarë kushte? Sepse kjo ka rëndësi. Ka rëndësi që të mos i jepet Vladimir Putinit një fitore që do të ketë pasoja të mëdha për Ukrainën, Evropën, përfshirë Ballkanin, dhe gjithashtu për Kinën. Sepse nëse Kina sheh që SHBA-ja është e gatshme të tërhiqet, dhe të heqë dorë nga Ukraina, ajo do të thoshte: “Ata hoqën dorë nga Ukraina. Do të heqin dorë edhe nga Tajvani gjithashtu”.

Sa do të ndikojë ndalimi ose vazhdimi i luftës në Ukrainë në situatën e sigurisë në Ballkan? Dhe, për zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon.

Edward Joseph: Edhe këtu shoh pasoja të mëdha. Nuk mund ta kemi këtë në rajon. Kjo është ende e paqartë. Ka ende tensione, e shihni mes Kosovës dhe Serbisë, sulmi i fundit terrorist, që u shpall i tillë nga Kaja Kallas, kryediplomatja e BE-së. Edhe SHBA-ja gjithashtu tha se ky është një sulm kriminal dhe i tmerrshëm në Kosovë, që kishte për qëllim të shkatërronte sistemin e ujësjellësit, duke ndikuar në furnizimin me ujë dhe me energji elektrike për të gjithë Kosovën.

Nga këto lloj kërcënimesh, shohim se ka aktorë në rajon, që gjithçka që ata duan, është një sinjal që Rusia të jetë rikthyer disi – dhe SHBA-ja dhe BE-ja të dorëzohen – dhe janë dakord për një agjendë të ngjashme këtu në rajon për të marrë territore, për të ndarë kufij, për të detyruar popujt të lëvizin dhe për të minuar sovranitetin e shteteve, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës. Prandaj, do të ishte shumë e rrezikshme të kemi një dorëzim të tillë ndaj Putinit.

 Ju thatë në një nga deklaratat tuaja se kriza mes Kosovës dhe Serbisë u sjell përfitime liderëve të të dyja palëve. A shihni një situatë të ngjashme tani në Maqedoninë e Veriut, pasi politikanë, nga blloqet maqedonase dhe shqiptare, po flasin gjithnjë e më shumë për destabilizim?

Edward Joseph: Jo, nuk i krahasoj këto dy situata. Nuk e bëj dhe nuk do ta bëja këtë. Situata brenda Maqedonisë së Veriut është krejtësisht e ndryshme nga ajo në Kosovë dhe Serbi. Dhe, më lejoni të jem shumë i qartë këtu: Serbia dhe Kosova nuk janë njësoj përgjegjëse. Ata nuk janë njësoj përgjegjës për këtë situatë. Serbia refuzon të njohë Kosovën dhe Serbia pranon status quo-në për ta mbajtur Kosovën në këtë situatë të pasigurt. Pra, Serbia ka një përgjegjësi më të madhe për situatën në Kosovë sesa Kosova. Por, natyrisht, kryeministri Kurti ka përgjegjësinë e tij. Ai, gjithashtu, duhet të tregojë se serbët e Kosovës janë në fakt qytetarë të plotë të Kosovës dhe që Qeveria në Prishtinë i respekton dhe i trajton ata si të tillë.

BDI-ja beson se iniciativa në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me Ligjin për gjuhët e kërcënon Marrëveshjen e Ohrit. Cili është komenti juaj për këtë?

Edward Joseph: E ardhmja e vetme për ta ruajtur Republikën e Maqedonisë së Veriut si një shtet sovran dhe të pavarur, si dhe trashëgiminë e maqedonasve dhe shqiptarëve që jetojnë këtu, është të ruhet ky respekt për këtë vend si një shtet i bashkuar dhe sovran. Dhe kjo është ajo që bën Marrëveshja e Ohrit. Në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit nuk ka marrëveshje territoriale. Nuk ka kantone, nuk ka entitete.

Ne shohim Bosnjë e Hercegovinën dhe e konsiderojmë këtë si një katastrofë. Po ashtu, shihni Kosovën me tentativën për ndarje dhe situatën në veri, si dhe refuzimin për ta njohur këtë katastrofë. Maqedonia e Veriut nuk mund të përballojë të bëhet një tjetër katastrofë e tretë e Ballkanit. Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje e shkëlqyer. Është një marrëveshje e drejtë. Nëse ka mosmarrëveshje për të, diskutoni ato. Konsultoni miqtë, Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, dhe arrini zgjidhje të drejta. Dhe, jam i sigurt që ato mund të arrihen.

Dhe, në çfarë mase zgjidhja e pyetjeve të hapura në Ballkan do të varet nga procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian?

Edward Joseph: Ato luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Imagjinoni samitin e Selanikut më 2003, ku thanë, “Ne e hapëm derën për vendet e Ballkanit” dhe që nga viti 2003, dhjetë vjet më vonë, Kroacia u bë anëtare më 2013, dhe pastaj, në thelb, asgjë. Pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, gjashtë vende, nuk bënë asnjë përparim. Vetë BE-ja ndryshoi mendjen e saj. Vladimir Putin rihapi mundësinë për zgjerimin e BE-së duke kërcënuar të gjithë Evropën. Më në fund, Bashkimi Evropian u zgjua dhe tha, “Në të vërtetë duhet ta trajtojmë Ballkanin seriozisht dhe të krijojmë mundësi realiste për t’u anëtarësuar”.

Mali i Zi sigurisht që e ka këtë mundësi dhe nëse situata e tij politike, si ajo e brendshme ashtu edhe ajo e jashtme, zgjidhen, ka një rrugë përpara. Maqedonia e Veriut mund ta ketë këtë rrugë. Sigurisht, e ka këtë bllokadën me ndryshimet kushtetuese nga Bullgaria, por kjo është thelbësore.

Shihni Kroacinë, shihni pozitat që ka Kroacia. Ky nuk është një vend i përsosur. Edhe shumë vende anëtare më të vjetra të BE-së, asnjëra prej tyre nuk është e përsosur. Por, krahasoni situatën e Kroacisë me vendet fqinje, me Bosnjë e Hercegovinën, me Serbinë. Nuk ka absolutisht asnjë krahasim në asnjë aspekt. Kështu që avantazhet janë të qarta për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe kjo pengesë me Bullgarinë, mendoj se Qeveria, duke bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe kryeqendrat kryesore të Bashkimit Evropian, mund ta kapërcejë këtë./REL

Një ish-futbollist me pikëpamje anti-perëndimore, kush është presidenti i ri i Gjeorgjisë

Mikheil Kavelashvili, një ish-futbollist me pikëpamje anti-perëndimore, u zgjodh president i Gjeorgjisë ndërsa partia në pushtet forcon kontrollin e saj në atë që opozita e quan një goditje ndaj aspiratave të vendit për në BE dhe një fitore për Rusinë.

 

Kavelashvili fitoi lehtësisht votimin e së shtunës në një kolegj elektoral prej 300 vendesh, ku partia Ëndrra Gjeorgjiane mbizotëron. Kolegji zëvendësoi zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale në 2017. Në fjalimet publike të këtij viti, zoti Kavelashvili ka pretenduar vazhdimisht se agjencitë perëndimore të zbulimit po kërkojnë ta çojnë Gjeorgjinë në luftë me Rusinë. Ai pritet ta bëjë betimin në 29 dhjetor.

Ish-futbollisti Mikheil Kavelashvili u zgjodh president i Gjeorgjisë të shtunën, ndërsa partia në pushtet që e votoi po forcon kontrollin e saj në atë që opozita e quan një goditje ndaj aspiratave të vendit për në Bashkimin Evropian.

53 vjeçari Kavelashvili ishte i vetmi kandidat në fletëvotim dhe fitoi lehtësisht votën duke pasur parasysh kontrollin e partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” në kolegjin elektoral me 300 vendesh, që zëvendësoi zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale në vitin 2017. Ky kolegj përbëhet nga anëtarë të Parlamentit, këshillave bashkiakë dhe legjislaturat rajonale.

Nga 225 elektorë të pranishëm, 224 votuan për Kavelashvilin.

Një ish-futbollist profesionist, Kavelashvili ka pikëpamje të forta anti-perëndimore, shpesh konspirative. Në fjalimet publike të këtij viti, ai ka pretenduar vazhdimisht se agjencitë perëndimore të zbulimit po përpiqen ta fusin Gjeorgjinë në luftë me Rusinë. Ai pritet ta bëjë betimin më 29 dhjetor.

Qindra protestues u mblodhën jashtë parlamentit ndërsa zhvillohej procedura e votimit për presidentin e ri.

“Zgjedhjet e sotme presidenciale nuk mund të jenë legjitime, sepse zgjedhjet parlamentare janë manipuluar dhe në thelb një parlament jo legjitim nuk mund të zgjedhë një president legjitim”, thotë një protestuese.

“Nuk mundet që një president të ketë vetëm 9 vjet arsimim. Kam studiuar dhe kam punuar që kur isha 15 vjeç. Ai nuk është presidenti ynë”, thotë një tjetër protestuese.

“Ajo që shohim sot është një tradhti e pastër e vullnetit gjeorgjian, vullnetit të popullit dhe tradhti ndaj vlerave të popullit gjeorgjian dhe vlerave perëndimore. Zgjedhja e sotme përfaqëson dëshirën e qartë të sistemit për ta futur Gjeorgjinë në rrënjët sovjetike” , tregon një protestues.

Ëndrra Gjeorgjiane mbajti kontrollin e Parlamentit në vendin e Kaukazit Jugor në zgjedhjet e 26 tetorit, që opozita pretendon se ishin manipuluar me ndihmën e Moskës. Presidentja në largim e Gjeorgjisë dhe partitë kryesore pro-perëndimore që atëherë kanë bojkotuar seancat parlamentare dhe kanë kërkuar një përsëritje të votimit.

Partia Ëndrra Gjeorgjiane është zotuar të vazhdojë të punojë për anëtarësimin në BE, por gjithashtu dëshiron të “rivendos” lidhjet me Rusinë.

Kritikët kanë akuzuar këtë parti, themeluar nga Bidzina Ivanishvili, një miliarder në hije që e bëri pasurinë e tij në Rusi, se po bëhet gjithnjë e më autoritare dhe e anuar drejt Moskës, akuza që partia në pushtet i ka mohuar. Partia kohët e fundit miratoi ligje të ngjashme me ato të përdorura nga Kremlini, për të goditur lirinë e fjalës dhe të drejtat e komunitetit LGBTQ.

Pro-perëndimorja Salome Zourabichvili ka qenë presidente që nga viti 2018 dhe është zotuar të qëndrojë pas përfundimit të mandatit të saj gjashtë-vjeçar, duke e përshkruar veten si udhëheqësja e vetme legjitime deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Vendimi i partisë Ëndrra Gjeorgjiane muajin e kaluar për të pezulluar bisedimet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian shtoi zemërimin e opozitës dhe nxiti protestat e qytetarëve.

Mijëra demonstrues mblidhen çdo natë jashtë Parlamentit, pasi qeveria njoftoi pezullimin e bisedimeve për anëtarësim në BE më 28 nëntor.

Policia ka përdorur forcën për të shpërndarë protestuesit, ndërsa qindra janë arrestuar. SHBA dhe BE kanë dënuar përdorimin e tepruar të forcës nga policia ndaj protestueësve./VOA

“Atë e mundën bashkëpunëtorët e okupatorit sllav dhe shpirtrat kriminel”- Historia tragjike e “Migjenit” të Kosovës: Policët e UDB-së e rrahën për vdekje…

Nga Gani Qarri/ Qerim Arifi u lind më 22 shkurt të vitit 1946, në qytetin e Preshevës ose thënë më mirë, në kryeqytetin dhe zemrën e Kosovës Lindore, vatër që në vijimësi nxori intelektual dhe krijues të shquar, me të cilët nderoi veten dhe të gjitha trojet tona etnike, si dhe emra që përjetësisht mbeten në zemrat e shqiptarëve dhe kujtesën e mbarë kombit tonë.

Ai erdhi ne jetë si fëmija i vetëm i dy prindërve të rinj, Ramizit e Safetes, të cilit fatkeqësisht kur Qerimi ishte vetëm 3 vjeçar, i vdiq e ëma, ndërsa i ati, si burrë i vetëm në shtëpi, të cilit i duhej të punonte e luftonte për mbijetesë, duke mos pasur mundësi të përkujdesej për një fëmijë të mitur si Qerimi i vogël, atë e morën dajat ta rrisnin dhe për rreth 7 vite me radhë, u përkujdes gjyshja (nëna e nënës së poetit), për krijuesin, profesorin dhe gazetarin e ardhshëm sublim, Qerim Arifi.

Shkollimin fillor dhe të mesëm Qerimi i kreu ne Preshevë, kurse shkollën ‘Normale’ dhe Fakultetin Filozofik, degën e Gjuhës dhe Letërsisë angleze, në Universitetin e Prishtinës. Pas përfundimit të fakultetit, i pajisur me dije dhe diplomën e profesorit të ri të gjuhës angleze nga Universiteti i Prishtinës, Qerim Arifi u kthye në vendlindje dhe për disa vite, punoi dhe kontribuoi pa kursim, për edukimin dhe arsimimin profesional të nxënësve semimaturantë shqiptar, në shkollën e mesme-gjimnazin “Skënderbeu”, në Preshevë. Për profesorin e ri, pedagogun dhe intelektualin preshevar me nam, nuk kishte gjë më impresionuese, nder më të veçantë dhe kënaqësi më të madhe, se sa kur ai, me sytë e tij shihte përditë, se si rriteshin e arsimoheshin shëndetshëm dhe frymëzoheshin drejtë e ngriheshin kombëtarisht, brezat e ri të shqiptarëve autokton, të cilët nga shkolla-gjimnazi ku ai jepte mësim, brez pas brezi, dilnin studentë, mësimdhënës dhe drejtues institucionesh e entesh edukative, arsimore, administrative dhe politike, jo vetëm në Preshevë e rrethinë, por edhe në Kosovë ku bën emër të mirë dhe lanë gjurmë të pashlyeshme.

Ata ishin pasardhësit dhe vijuesit e denjë, të traditave, vizioneve dhe idealeve të larta kombëtare shqiptare, bij të mundit e të djersës së prindërve të molisur për më shumë dritë, barazi e dinjitet dhe të drejta etnike e liri njerëzore, autor të shumëvuajtur të sakrificës së pafund dhe pinjoll të paepur të arsimimit bashkëkohor, fillor, të mesëm e universitar në gjuhën amtare shqipe, siç ishte edhe vet profesori, gazetari dhe poeti e krijuesi i përjetimeve të dhembshme e vetëmohuese, Qerim Arifi. Qerimi ishte ikonë e kohës, i cili jetoi dhe punoi me zell e përkushtim të pafund, si korife dhe përçues sublim i idealit të shenjtë kombëtar, që ishte ideal i gjithë gjeneratave të asaj kohe, si dëshmia më e mirë, se vetëm atdhetarizmi i pastër dhe drita e diturisë autoktone amnore shqipe, do të mund ta ruante gjuhën, traditat e identitetin e shqiptarëve, si dhe bërthamën e kombit në ato troje etnike, të mbetur padrejtësisht jashtë kufijve të Kosovës, ku ishte lindur e rritur edhe vet Qerimi.

Ishte veprimi patriotik i tij, me të cilin u mësoi pa u lodhur dhe mundësoi brezave të rinj të shkolluar nga ai, me kolegë që me dëshirë të lartë dhe vullnet të pashuar, edhe ata të jepnin kontributin e vet personal e kolektiv, për vijimësinë e të jetuarit shqip, si dhe të çonin përpara përpjekjet për liri, të drejta e barazi të plotë kombëtare, për shqiptarët e shtypur e të nëpërkëmbur ndër shekuj e dekada, në trojet e veta autoktone, nga pushtues dhe regjime të egra antishqiptare, si regjimet pushtuese shoviniste serbe. Por UDB-ja, duke parë përkushtimin e thellë kombëtar dhe angazhimin vetëmohues didaktik të Qerim Arifit, për t’i përcjell ndjesitë dhe mbjellë frymëzimin kombëtar edhe te gjeneratat e reja dhe nxënësit e tij, nisi ta shqetësonte prirja patriotike dhe atdhetarizmi i paepur i pedagogut të ri, ndaj dhe do të bënte ç`mos, që profesori dhe gazetari i dalluar nga Presheva shqiptare, të mos arrinte ti jetësonte të gjitha ato, për të cilat ishte shkolluar e përgatitur dhe kishte ëndërruar me shpirt, t’i kthente në vepër, për vendin dhe bashkëkombësit e tij. Kështu që sipas referencave të besueshme nga vendlindja e Qerimit, UDB-ja kishte arritur të infiltrohej, deri në jetën bashkëshortore të poetit dhe këtij atdhetari e kombëdashësi të madh, t`ia shkatërronte ëndrrat, planet e ardhmërinë dhe shkurtonte edhe jetën e tij, duke e quar në vdekje të parakohshme.

Ikja nga Presheva dhe vendosja në Prishtinë

I kërcënuar nga paranoja sllavo-komuniste dhe gjendja e rënduar sociale, që profesorit të ri, i përkeqësohej çdo ditë, Qerim Arifi ishte detyruar, të kërkonte ndihmën e bashkëkombësve në Prishtinë dhe megjithëse në ato kohë të rënda e të vështira për të gjithë shqiptarët, Kosova edhe vet, vuante e rënkonte nën okupimin serb, edhe nën ato kushte e rrethana kritike, me mundësi të kufizuara veprimi, bënte krejt çfarë mundte e arrinte për shqiptarët e mbetur padrejtësisht dhe pa dëshirën e tyre, jashtë kufijve të Kosovës, veçanërisht për shqiptarët e Prshevës, Bujanocit e Medvegjës, Malit të Zi dhe Iliridës, duke dhënë çdo gjë brenda mundësive dhe kapaciteteve që kishte, për shpëtimin nga më e keqja, mbështetjen, punësimin, shkollimin dhe avancimin në procesin arsimor, profesional dhe administrativ e politik të tyre.

Kështu që, për ta larguar nga atmosfera e rënduar në Preshevë, nga e cila ati i rrezikohej edhe jeta, Qerim Arifi do të këshillohej, ta linte gjimnazin dhe t’i mundësohej punësimi në revistën “Zëri”, e cila atëbotë ishte revista më e adhuruar në Kosovë, duke iu siguruar edhe banesë e akomodim për një jetë normale, në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë. Por i lodhur nga problemet që i kishin lindur me partneren në vendlindje, për shkak të dyshimeve të lidhjes së saj me UDB-në, një kohë Qerimi jetojë i vetëm në Prishtinë, ndërsa pas disa vitesh, mori edhe familjen e ngushtë të tij, duke menduar se problemet e lindura në Preshevë, do të mbeteshin kujtime të hidhura të të kaluarës, ashtu siç edhe i ishte premtuar poetit, nga “burrat” me mustaqe të fjalës e kuvendit, por që megjithatë, përveçse nuk i doli ashtu siç i ishte thënë, problemet e brendshme u përkeqësuan edhe më tepër, gjë që çoi edhe në vdekje të parakohshme, gazetarin e krijuesin e mirënjohur.

Kështu që sipas asaj që tregojnë njerëzit nga rrethi i poetit në Preshevë, në kohën kur në kryeqytet dhe qytetet tjera gjithandej Kosovës dhe jashtë saj, kudo jetonin shqiptarët, vijonin pakënaqësitë dhe zgjeroheshin demonstratat studentore, me kërkesat për avancimin e statusit politik të Kosovës në Republikë, UDB-ja ishte vënë në alarm, për rritjen e përndjekjes së intelektualëve me prirje atdhetare dhe pas një diskutimi sqarues – të brendshëm familjar, për shkak të dyshimeve të poetit, për ri-kooketim të partneres me pjesëtarët e UDB-së, policët serb dhe shqipfolës në shërbim të UDB-së, pa vonuar, do t’i futeshin në banesë Qerim Arifit, rrokullisnin atë nga shkallët, duke e goditur me shqelma e grushte dhe rrihnin aq shumë, në mes të ditës me diell, duke e goditur qëllimisht, me sa fuqi kishin, në të dy anët e zonës së veshkave, derisa ai ishte alivanosur dhe kishte filluar të nxirrte gjak për hunde e për goje.

Kjo fatkeqësi dhe rrahje skajshmërisht brutale, sipas referencave nga njerëz të afërt të gazetarit e krijuesit dhe koha e pasqyrimit të gjendjes së tij të trishtë shëndetësore, të cilën vet poeti e përshkruan në poezinë e tij të famshme, me titull: “Në Dhomën time…..”, barbaria ndaj tij, nga UDB-ja serbo-sllave, duhet të ketë ndodhur nga fundi i vitit 1981, apo fillimi i vitit 1982, sulm nga i cili mjerisht trupi i hajthëm i Qerm Arifit, nuk do të rimëkëmbej më kurrë. Madje për shkak të dëmtimeve të rënda që ai kishte pësuar, nga të cilat nuk mund të ngrihej më në këmbë, dajat e tij, me ndihmën e organizatës ku ai punonte, ishin detyruar ta dërgonin Qerimin për kurim në Strugë, por mjerisht as kjo nuk i kishte ndihmuar gjë, ngase veshkat e tij ishin dëmtuar deri në përmasa të atilla shkatërruese, sa që funksionimi i tyre kishte pushuar tërësisht dhe ai ishte detyruar të hynte në dializë.

Dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha fatkeqësitë që ai kishte përjetuar, mjerisht as dializa nuk do ta mbante gjatë në jetë poetin, ndaj në momentet që pa se po afrohej me të shpejtë dita, kur ai do të detyrohej t’i linte lamtumirën kësaj jete dhe largohej nga kjo botë mëkatare, Qerim Arifi kishte kërkuar ta rikthenin në Prishtinë, në qytetin që e donte aq shumë, aty ku i‘u mundësua të jetonte si njeri dhe shqiptar i pa ndrojtur, ku kishte kolegë e miq me të cilët mund të fliste lirshëm, shqyrtonte gjendje dhe trajtonte situata, si dhe të studionte mundësitë e bënte projekte, se si mund tu ndihmohej edhe shqiptarëve në vendlindjen e tij.

Për fatin e keq të poetit, tanimë ishte bërë vonë për gjithçka dhe pa vonuar, ai do të mbyllte sytë përgjithmonë, duke u ndarë nga kjo jetë, më 1990, në Strugë, prej nga trupi i tij, do të sillej dhe varrosej me nderime të larta të kolegëve dhe bashkëpunëtorëve në Prishtinë. Qerimi ishte profesor, gazetar, poet, përkthyes e krijues i gjakut të fisëm, që mbetet vlerë e përjetshme e historisë tonë më të denjë krijuese, arsimore e kombëtare, intelektual i shquar dhe misionar profetik, me rrënjë origjinale autoktonie, i lindur dhe rritur në zemrën e Kosovës Lindore, i cili nga ajo ngjarje makabre, mbeti i shtrirë në shtrat, deri në çastet kur mbylli sytë përgjithmonë.

Krijues shumëdimensional e atdhedashës i madh, që dha gjithçka nga vetja, për arsimim, kulturë e dinjitet dhe një të ardhme më të mirë të shqiptarëve, duke mos kursyer veten as jetën e tijë, në mënyrë që edhe gjeneratat pasuese të arrinin sa më shumë përparim në procesin e dijes e të shkollimit dhe gëzonin pa kufizime, të drejtat dhe liritë njerëzore e kombëtare, që u takonin në vendlindjet dhe trojet e veta autoktone, ku ata jetonin dhe jetojnë edhe sot. Por përkundër të gjithave, sa bëri poeti për vendin dhe njerëzit e kombit e të truallit të vet, mjerisht krijuesi Qerim Arifi, vuajti dhe u mundua aq shumë dhe deri në atë shkallë trishtuese, sa që edhe dhembjeve në trupin e tij, u kishte humbur kuptimi.

Dhe pa vonuar ai do të vdiste shumë i ri, si një Migjen i dytë, edhe pse nga një cep tjetër, por jo shumë i largët gjeografikisht i atdheut të përbashkët shqiptar. Poet mitik, profesor, pedagog e gazetar i dalluar, me të gjitha virtytet e një mësimdhënësi shembullor dhe autori e krijuesi të shquar e të veçantë kombëtar, i cili pasi pësoi dhembje dhe vuajti, shumë më shumë se cilido krijues tjetër, vetëm pse ai ishte një krijues patriot dhe intelektual i shquar shqiptar, padrejtësisht dhe pa fajin e ti, sikur mbeti i harruar nga të gjithë, madje edhe nga vet perënditë pagane…?!

Maratonomak i dënuar me vdekje, jo nga Zoti, por nga njerëzit e këqij e të shfrenuar moralisht dhe armiqtë e kombit, të cilët Qerimin e çuan padrejtësisht në një histeri të papërshkrueshme tmerri e trishtimi, i lënë i vetëm në kulmin e mjerimit, shtrirë në errësirë, gjysmë i gjallë e gjysmë i vdekur, pa ndihmën e askujt, katandi ku nuk kishte më, ku të shkonte më keq, sa të mos mund t`ia kërkonte asnjërit, një kafshatë bukë, a një pikë uji, duke përjetuar për gjallje të vet, të 9-të rrathët e ferrit të Dantes, ende pa ikur në amshim. Të cilit megjithëse Noli i madh te poezia “Marathonomak”, përshkruante vrapimin e mundimshëm të lajmëtarit, që do ta çonte lajmin e gëzuar të fitores në popull, këta dy rreshta të poezisë së tij, me titullin e lartcekur, i shkojnë shumë gjendjes së mjeruar të poetit Qerim Arifi.

“Ke një plagë, po s’e the,
Djers’ e gjak pikon për-dhe”
*******************************

Qerim Arifi ishte martir i viktimizuar qëllimshëm, i cili me gjithë ëndërrimet që të bëhej edhe ai një “maratonomak”, që përçon lajme të mira e të mëdha për fitoret e shqiptarëve, të kombit e të atdheut, ai u shkatërrua pamëshirshëm, nga ata që nuk e priste as meritonte dhe nuk kishte më kujt t`ia thonte as tregonte plagët dhe vuajtjet e tij, i torturuar në mënyrën më të trishtë ç ‘njerëzore, që edhe në çastet e fundit të jetës, nuk pati me kënd ta ndante dhembjen që ndjente, as shprehte mallin e grumbulluar në shpirt që e mundonte, i përcjellë gjatë gjithë kohës me mallkimet për vdekje, sa më të shpejtë, nga ajo që në fakt, do duhej t’i gjendej pranë dhe përkujdesej për te, edhe në vuajtje dhe çastet më të këqija të tij, madje edhe kur krijuesi kalonte çaste të ngjashme si në këta rreshta, të poezisë sublime noliane.

“Gryka si gjyryk të ç‘fryn,
Prej Vullkani flakë e tym.
Se ç‘vëngon e se ç‘gulçon,
Zëmra brinjët t’i çkallmon”!
******************************
Mbahu, or Marathonomak, do të shprehej Noli i madh! Por poetin dhe krijuesin tonë të shquar Qerim Arifi, nuk kishte as kush ta ngushëllonte, t’i thonte; mbahu e bëhu burrë i fortë, as ta ushqente me frymëzim e dashamirësi, madje në vend të ndihmës dhe ngushëllimit, ai merrte mallkime për vdekje, siç vë në pah edhe vet poeti, në poezinë e ti të trishtë me titull; “Në dhomën time….”, ku shpreh në hollësi rrëqethëse gjendjen e tmerrshme të para-amshimit, derisa lëshonte rënkimet nga vuajtja dhe grahmat e frymëmarrjes së vështirësuar e të mundimshme të tij, duke u sfilitur edhe më keq nga përgjigja ç‘njerëzore: “Ende s`ke cofur imzot…..”?!:

Qe një vjet e gjysmë më zihet fryma, marr pa hesape aminofilin

“Ne dhomën time ka arome gazetash dhe sëmundje, çarçafët me gjak.

Mbi to mund të pështyj sa herë më mblidhet urea në fyt.

Por, askush nuk vjen t’i heqë. Në dhomën time të blasfemuar.

Nuk dëshiron të hyje askush. Më thotë: “a ende s’ke cofur imzot”

Me një fjalë, Migjeni harruar i Preshevës dhe gjithë Kosovës, që ishte betuar edhe para ferrit të të gjitha vështirësive dhe jetës plot vuajte që kaloi, të shihte vetëm ëndrra me diell dhe dritë të dëlirë për atdheun, vendlindjen e tij Preshevën, Bujanocin, Medvegjën, Shqipërinë etnike dhe mbar kombin shqiptar. Ikona e intelektualit të paepur, pedagogut dhe krijuesit të dalluar shqiptar, që pas vuajtjesh e mundimesh të stërmëdha, vdiq i ri dhe në kohën kur ai mund të ofronte shumë më shumë krijime, me përmbajtje edhe më të pjekura e më afirmative se kurrë më parë, duke i mbetur ëndrrat përgjysmë dhe lënë parakohshëm lamtumirën kësaj bote të “rrejshme”, në moshën vetëm 44 vjeçare, gjë që e bënë edhe më të dhembshme, shuarjen e tij të hershme e të mundimshme.

Profesor i mirënjohur i gjuhës angleze, krijues i shquar e poet shembullor, dhe gazetar i dinjitetshëm, i lindur mu në zemrën e Kosovës Lindore, që punoi e vuajti aq shumë, të cilit mjerisht, vuajtja i ishte bërë pjesë e pandashme e jetës, sëmundje ngjitëse, dhe dergjë që nuk iu shkoq asnjëherë, deri në minutat e fundit. Qerim Arifi mbeti jo vetëm njëri nga të “pagjumët” e përhershëm për gjallje të vet, por edhe i përvuajturi i përjetshëm i kësaj treve etnike shqiptare, pothuajse i harruar nga të gjithë, sidomos pas shkuarjes së tij në amshim, i cili njohu më mirë se kushdo tjetër, plagët e robërisë, vuajtjet e bashkëkombësve dhe vajet e gjithë tokës së okupuar arbërore, duke ndjerë fort në zemër dhe përjetuar thellë në shpirt, zjarrin e dhembjes së shqiptarit të shtypur nën okupim.

Madje megjithëse gjendja e tij jetësore mbeti gjithmonë e rëndë dhe nga më të vështirat për një krijues produktiv e të talentuar si ai, edhe në momentet më kritike për jetën e vështirë që kaloi, nuk doli kush ta vriste heshtjen dhe mundësonte mbijetesën e poetit ikonë, që të mos vdiste aq i ri, apo që emri i tij, të kumbonte edhe pas vdekjes si kushtrim i pavdekësisë kombëtare! Qerimi ishte bërë pjesa më e nëpërkëmbur e këtyre dhembjeve dhe viktima më e pafajshme e virusit okupues, që shuante intelektualët dhe patriotët më të mirë të kombit nga këto treva autoktone shqiptare, i cili megjithëse u përpoq deri në fund, që të mos u nënshtrohej urrejtësve paranoik dhe fatit të keq, që goditën padrejtësisht jetën e tij, atë e mundën imoralët, bashkëpunëtorët e okupatorit dhe shpirtrat kriminel, madje thuhet se njëri nga policët që e rrahën për vdekje, iu bë poetit edhe “ortak”, post-mortum, në bashkëshortësi…!

Katrahura që jetën e krijuesit e kthyen në tmerr, një jetë të kaluar si në botën e krimit e të terrorit, të përshkruar vetëm në “Ferrin” e Dante Aligherit, ku ishte katandisur poeti, si qenie e urryer, e përbuzur dhe shndërruar në gjysmë-kufomë të përdhunuar deri në kufijtë e ç`njerëzimit dhe katastrofës ekzistenciale, kur edhe kërkesës për të njomur fytin e tharë nga sëmundja që e digjte, me një pikë uji, i vinte përgjigja torturues; “Ende s`ke cofur imzot”?! Sipas Testamentit të Ri biblik, ferri kishte 7 rrathë, por sikur mos të mjaftonin vuajtjet e “parashkruara” në “Testament” për njeriun, Aristoteli e rriti numrin e rrathëve, nga shtatë, në nëntë dhe ideja e tij, u mor më pas edhe nga mendimtari e shkrimtari italian Dante Alighieri, sikur ta dinte edhe ai, se përmes këtyre rrathëve tragjik, ishte dënuar të kalonte edhe shpirti i pafajshëm i krijuesit tonë të shquar e të pavdekshëm kombëtar, Qerim Arifi.

Por megjithëse Qerimi mbetet profesori, gazetari, poeti e intelektuali më i martirizuar nga Presheva dhe Kosova Lindore, për jetën e mundimshme dhe vdekjen e tmerrshme, makabre e të parakohshme të tij, është shkruar më së paku, për të mos thënë fare?! Madje, Migjeni i shumëvuajtur preshevar dhe “personazhi” më real i poemave migjeniane të mjerimit, nga kjo trevë autoktone shqiptare, angazhimet pedagogjike, gazetareske, poetike, letrare e patriotike të të cilit, mbetën vetëm cikle ëndrrash e dëshirash të parealizuara deri në fund, në shpirtin e vrarë të Qerim Arifit, prej të cilave iu bë jeta pelin, sikur mos të mjaftonte, që ai u shua parakohshëm dhe në mënyrën më të dhembshme të mundshme të një intelektuali të pa fat, mjerisht ai mbeti i harruar edhe nga vendësit dhe bashkëkombësit e tij!

Për aq më tepër edhe shkrimet e pakta dhe tejet të cekëta, për jetën dhe veprën e Qerim Arifit, duket se janë bërë qëllimshëm, shumë të shkurtra dhe tepër të mangëta, në mënyrë që ndoshta ai edhe pas vdekjes, të mbetet i dënuar nga të gjallët dhe fajtor kujdestar, pa asnjë faj, edhe në amshim, duke harruar se Qerimi u mund nga fati i keq, dhe mbytë parakohshëm nga njerëzit e shitur e të degjeneruar, në mënyrë që idealet kombëtare e krijuese të tij, të mos shkonin deri në fund dhe as të realizoheshin në tërësi, për të mbytur edhe ndjesitë shpirtërore të profesorit, gazetarit dhe përkthyesit e krijuesit të ndritshëm preshevar, para kohe.

Sado që për jetën dhe veprën e krijuesit Qerim Atrifi, nuk jepen shpjegime të mjaftueshme, thuhet se me poezi, ai ka filluar të merret nga rinia e hershme, ndërsa botimet e para të Qerimit datojnë nga fillimi i viteve të ‘70-ta, me librin mbresëlënës “Kujtime”, krijimet e të cilit, përmendet të jenë përfshi në disa antologji dhe libra me biografi të shkrimtarëve, kurse shkrimet e këtij krijuesi magjeps, janë përkthyer edhe në gjuhë të huaja. Qerim Arifi, megjithëse pas mbarimit të shkollimit sipëror, për disa vite ka punuar profesor në gjimnazin “Skënderbeu”, në vendlindjen e tij në Preshevë, pjesën më të madhe të punës dhe të jetës së vet të shkurtër, i ka kaluar si gazetar në revistën “Zëri” në Prishtinë, që asokohe, ishte një nga revistat më të dashura në Kosovë. Profesori, gazetari dhe krijuesi e poeti Qerim Arifi, është marrë edhe me përkthime nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas, duke mos e pushuar veprimtarinë e tij të denjë krijuese, derisa vdiq i shkallmuar, më 1990 dhe u varros ne Prishtinë.

Veprat më të njohura të Qerim Arifit:

1.“Kujtime”, botuar më 1970

2.“Nokturno”, botuar më 1983

3.“Fatamorganë”, botuar më 1984

4.“Mbyllur në urnë”, më 1987

5.“Rekuiem për kalanë”, – Preshevë, më 1988

Përkthimet: “Katër kuartetet”, e Eliotit

Vepra e përkthyer në gjuhën shqipe nga Qerimi Arifi, është poema e famshme e nobelistit të shquar britanik, Thomas Stears Eliotit “Katër Kuartetet“, e cila ndryshe njihet edhe me titullin “Shtëpia e djegur”, dhe është e ndarë në 4 tituj: (Burnt Norton, East Coker, The Dry Salvages, e Little Giding). Ndërsa për të bashkëndjerë dhe kuptuar më mirë, kalvarin e vuajtjeve që ky poet i pafat përjetoi, po vendos këtu, një nga poezitë më prekëse të Qerim Arifit, në të cilën përshkruhet në mënyrën më të prekshme, se në ç‘kushte makabre i kaloi ai vitet e fundit të sëmundjes, që ishin edhe sekuencat më të rëndat të jetës së tij.

Në Dhomën time s`ka as Pastërti as Shëndet!

“Qe një vjet e gjysmë më zihet fryma, marr pa hesape aminofilin,
Të lutem shoku mjek, cili do të jesh intravenoz se më muskujt
më janë shterruar e tash më duket sikur gjarpri është duke më
kafshuar e jo duke marrë injeksione. E ato nuk përfundojnë…!
Po, përpos juve mjekeve, infermiereve dhe aromës së alkoolit
në dhomën time nuk hyn tjetër kush. Mbetet te numëroj yjet në
netët e pafund te qiellit të zi, kështu e masë vogëlsisë time
Imzot! Ne dhomën time ka arome gazetash dhe sëmundje, çarçafët
me gjak. Mbi to mund të pështyj sa herë më mblidhet urea në fyt,
por, askush nuk vjen t’i heqë. Në dhomën time të blasfemuar
nuk dëshiron të hyje askush. Më thot: “A ende s’ke cofur imzot”?!

(“Kodra e Diellit”, 1983)

Në nderim të profesorit, poetit dhe krijuesit të paharruar preshevar, thuhet se është formuar çmimi “Qerim Arifi”, mbahen manifestime kulturore dhe janë krijuar shoqata e grupe letrare të titulluara me emrin e tij, por ajo që pashmangshëm bie në sy dhe lë shumë për të dëshiruar, është fakti se është shkruar shumë pak, për të mos thënë fare, për jetën e dhembshme dhe krijimet e bujshme e veprën e denjë të tij. Madje megjithëse sot ka poet, shkrimtar, gazetarë etj., që marrin çmime, mirënjohje e dekorata, përfshi edhe çmimin që mbanë emrin e “Qerim Arifit”, tash e mbi 32 vite nga vdekja e poetit, jetëshkrimi dhe biografia e këtij krijuesi të ndritshëm kombëtar, u lanë për mjerim, me përmbajtje aq të tkurrur dhe tmerrësisht të mangët, sa që të vete mendja se çdo gjë bëhet qëllimshëm dhe me porosi, për neglizhimin e punës dhe veprës madhore të Qerim Arifit edhe mbi 3 dekada pas vdekjes së këtij krijuesi të përvuajtur migjenian?!

Dhe për rrjedhojë, shprehur në mënyrën më të butë, krijohet përshtypja, për të mos thënë edhe bindja, se edhe ata që krijuan çmimin “Qerim Arifi”, duket se këtë e bënë, më tepër për ta dekoruar njëri tjetrin, se sa për ta ngritur e nderuar emrin dhe veprën e krijuesit edhe me shkrime pë te, pasi që deri më tani, nuk publikuan qoftë edhe disa rreshta të vetëm, për punën e krijimtarinë e çmuar, vitet e mundimshme e as mënyrën e vdekjes makabre të poet Qerimit, që ishte kthyer në përditshmëri të hidhur e të rëndë jetese, për patriotët dhe atdhedashësit më të denjë, gjithandej trojeve shqiptare nën okupim.

Kështu që, për fund, medoemos lind pyetja e patejkalueshme, se; athua vallë, vërtetë, këto ishin shkrimet e vetme të ikonës krijuese të Preshevës dhe Kosovës Lindore, Qerim Arifit, pas ikjes në amshim, apo tekstet e prozës dhe poezive që ai mund të ketë lënë në dorëshkrim, si dhe librat e shumtë, që ai thuhet se kishte në bibliotekën e tij personale, të gjitha përfunduan atje ku nuk do duhej, ku nuk e kishin vendin dhe as nuk e meritonin një masakrim të atillë. Kujtim të përjetshëm dhe respekt të pafund jetës dhe veprës së mësuesit, profesorit, gazetarit e krijuesit të shquar preshevarë, atdhetarit e bashkëkombësit tonë të paharruar, Qerim Arifi! Memorie.al

Analiza e DW: Nën presidencën e Donald Trump, shpërbërja e rendit botëror tregtar të bazuar në rregulla ka të ngjarë të përshpejtohet

Organizata Botërore e Tregtisë është e dobët, partnerët nën presion: Nën Donald Trump, shpërbërja e rendit botëror tregtar të bazuar në rregulla ka të ngjarë të përshpejtohet.

 

Institucionet shumëpalëshe si Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) nuk janë shumë të preferuara për Donald Trump. Për të, ato janë të drejtuara kundër interesave të SHBA-së dhe për këtë arsye nuk janë më të rëndësishme. “Ai e sheh punën e gjatë për kompromise në organizatat ndërkombëtare si humbje të plotë kohe”, u shpreh ish-ambasadori gjerman në Pekin, Michael Schaefer, në një intervistë për DW.

Dy vizione krejtësisht të ndryshme të botës mund të përplasen kaq fort sa mandati i parë i Donald Trump mund të duket si shëtitje në park për partnerët e tij tregtarë krahasuar me atë që mund të vijë.

Qëndrime të ndryshme ndaj botës
“Unë mendoj se ne kemi një filozofi krejtësisht të ndryshme këtu për mënyrën se si funksionon komuniteti ndërkombëtar. Evropa është shembulli kryesor i një grupi shtetesh shumë heterogjene që janë përfshirë në konflikte dhe luftëra gjatë shumë shekujve,” shpjegon Schaefer.

Bashkësia Evropiane u themelua për t’i dhënë fund këtij rrethi vicioz luftërash dhe konfliktesh. “Është ndërtuar një grup rregullash me detyrime dhe të drejta të ndërsjella që është udhëzues jo vetëm për vetë europianët, por edhe për të gjitha organizatat e tjera”, thekon diplomati gjerman, Schaefer. Dhe kjo vlen për sjelljen e shteteve në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë dhe ekonomike. Gjërat janë krejtësisht të ndryshme me konceptin e “dealmaker” të Trump.

“Politika e tij “Amerika e para” nënkupton negocimin e marrëveshjeve sa më drejtpërdrejt të jetë e mundur me partnerët tregtarë, ku ai ka dorën e sipërme përmes fuqisë së Shteteve të Bashkuara.”

Perspektivë e zymtë për vendet e vogla
Po i vjen fundi rendit ndërkombëtar siç e njohim ne? Kjo do të kishte pasoja dramatike, veçanërisht për vendet më të vogla në jugun global, thotë Heribert Dieter, ekspert i tregtisë në Fondacionin Shkencë dhe Politikë (SWP) në një intervistë për DW. Për ekonomistin, i cili aktualisht jep mësim në Institutin Kombëtar të Studimeve të Avancuara në Bangalore, Indi, e ardhmja e rendit botëror multilateral është në pikëpyetje.

“Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ne menduam se ishte e mundur të zgjidheshin problemet mbi-kombëtare. Por kjo nuk është më e mundur në epokën e formimit të blloqeve gjeopolitike”, shpjegon Dieter. “OBT është në kohë vërtet të vështira, është një hije e vetvetes ndërkohë. Ajo ekziston ende, por nuk ka më asnjë sistem funksional për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Në këtë drejtim, perspektivat për rendin tregtar shumëpalësh janë vërtet të turbullta dhe të zymta”, përmbledh eksperti i SWP-Eksperti.

Edhe ekonomistja Penny Goldberg nga Universiteti Yale pajtohet: “Multilateralizmi është në rënie dhe Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) është në krizë.”

Skenari frikësues: Shpërbërja e OBT
Për ekspertët e tregtisë, një shpërbërje e OBT-së do të kishte pasoja të dukshme edhe për lojtarë të rëndësishëm të tregjeve botërore. Një kolaps i OBT-së do të godiste vetëm ekonominë e BE-së katër herë më shumë se tarifat e SHBA-së. Ky është rezultati i një studimi të përbashkët nga Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore (IfW) dhe Instituti Austriak për Kërkime Ekonomike (WIFO).

“Si rezultat, PBB-ja reale e BE-së do të binte me 0.5 për qind. Gjermania do të prekej më shumë, SHBA-ja disi më pak. Megjithatë, Kina do të duhej të përballonte humbjet më të mëdha”, thuhet në analizën e publikuar pak para zgjedhjeve në SHBA. “Nëse bota do të ndahej në blloqe gjeopolitike të udhëhequra nga SHBA-ja dhe Kina, humbjet do të ishin dukshëm më të larta për BE-në dhe akoma më të mëdha për Kinën. Në një rast ekstrem, PBB-ja reale e Kinës mund të bjerë me rreth 6 për qind në afat të shkurtër, dhe ajo e Gjermanisë me 3.2 për qind rënie, ndërsa më pak do të prekeshin SHBA (-2.2 për qind), shkruajnë studiuesit Julian Hinz dhe Gabriel Felbermayr. Me më shumë se 45 marrëveshje, BE-ja është zona ekonomike më e ndërlidhur në botë.

Nga ana tjetër lojtarë të fuqishëm si SHBA-ja, Kina apo Bashkimi Evropian do të mund të arrinin të kishin sukses në realizimin e interesave të tyre edhe pa Organizatën Botërore të Tregtisë. “Por ato më të voglat do të goditeshin fort dhe do duhej të përkuleshin para kërkesave shpesh të dyshimta të vendeve më të mëdha. Kjo është dramna”, kritikon eksperti i tregtisë Dieter.

Ish-kryekonomistja e Grupit të Bankës Botërore, Pinelopi “Penny” Goldberg, i sheh gjithashtu vendet më të vogla si viktima në rast shpërbërjeje të OBT-së: “Integrimi ndërkombëtar është veçanërisht i rëndësishëm për ekonomitë e vogla. Vendet më të vogla nuk kanë tregje të mëdha të brendshme”.

“Pa tregti nuk ka rënie të varfërisë”
Disa muaj më parë, Goldberg theksoi në një opinion për “Tagesspiegel” të Berlinit se sa i rëndësishëm është një rend tregtar ndërkombëtar i bazuar në rregulla për jugun global. “Në fakt, hulumtimet e fundit tregojnë se ulja e varfërisë gjatë tre dekadave të fundit ka ndodhur më shumë në vendet në zhvillim që kanë mundur të integrohen mirë në sistemin tregtar ndërkombëtar. Në këtë aspekt, sistemi tregtar shumëpalësh në fakt ka sjellë përfitime për vendet në zhvillim.

“Ekonomitë e mëdha në jugun global, nga ana tjetër, po bëhen gjithnjë e më të të sigurta në forcën e tyre dhe po i ndjekin interesat e tyre gjithnjë e më shumë me besim si India, Indonezia dhe Brazili”, sipas Goldberg. Për ekspertin e tregtisë, Heribert Dieter, ka shumë shenja që tregojnë për një fund të rendit tregtar të bazuar në rregulla nën ombrellën e OBT-së. Që nga themelimi i saj në vitin 1995, u krijua një frymë optimizmi për një tregti më të drejtë botërore, por në retrospektivë kjo ishte ndoshta vetëm një periudhë e shkurtër, e jashtëzakonshme.

‘America first’ prej më shumë se 25 vjetësh?
Qysh në fund të viteve 1990, SHBA filloi të ndiqte më fort interesat e veta, veçanërisht në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Heribert Dieter i referohet “të ashtuquajturave operacione shpëtimi të FMN” në mbështetjen e shteteve në kolaps për shkak të borxheve të mëdha. “Nëse i shikoni ato “operacione shpëtimi” të FMN-së në fund të viteve 1990, ato nuk ishin në të vërtetë shpëtuese. Kjo ishte politika e jashtme ekonomike e SHBA që nuk merrte parasysh interesat e vendeve marrëse.”

Bashkëpunimi tregtar ndërkombëtar do të vazhdojë të ekzistojë, por në një shkallë shumë më të vogël, thonë ekspertët. “Por kjo nuk duhet të jetë domosdoshmërisht negative. Në njësi më të vogla ndoshta mund të arrish më shumë në politikën tregtare sesa në OBT, ku çdo vend anëtar ka të drejtën e vetos,” thekson Dieter. “Kjo nuk do të thotë fundi i marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare dhe sigurisht as fundi i globalizmit.”

Megjithatë, për vendet më të vogla të jugut global po afrohen kohë të vështira. Ashtu si të gjithë partnerët tregtarë të SHBA-së, ato do të duhet të “përgatiten mirë” për të ardhmen, thotë ish-diplomati Michael Schaefer./DW

Kishte lidhje me mafien greke/ 45-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në Athinë, pronari i një lokali! I plagosuri kishte mbërritur nga Dubai pak ditë më parë! Dyshohet për larje hesapesh

Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje në lidhje me atentatin mafioz në Athinë, ku mbeti i vrarë 45-vjeçari shqiptar, Irakli Davella ndërsa u plagos Edi Lolo.

 

Viktima ishte pronari i një lokali Peristeri, ndërsa raportohet se kishte lidhje me mafien greke, persona që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.

Davella po ashtu gjatë muajve të verës jepte makina me qira në ishujt e Greqisë.

Ndërsa i plagosuri edhe ai shtetas shqiptari kishte mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë.

Autorët e krimit ishin në një makinë që ishte vjedhur më herët sot. Sipas policisë, ky fakt tregon se ata e kishin planifikuar krimin më herët.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh.

Lionel Mesi zgjedh pasardhësin e tij: Jamal, e tashmja dhe e ardhmja

Janë mijëra kilometra dhe një oqean i tërë që ndajnë Lionel Mesin (SHBA) dhe Barcelonën (Spanjë). Por argjentinasi, i cili pjesën më të madhe të karrierën së tij e kaloi në “Camp Nou” vazhdon të qëndrojë pranë klubit blaugrana.

 

Lionel Mesi ishte i pranishëm në një event të “Adidas”, në të cilin disa nga të pranishmit mundën t’i bënin disa pyetje në lidhje me tema të ndryshme. Njëri prej tyre donte të dinte se cilët ishin futbollistët e rinj të tij të preferuar dhe, konkretisht, nëse do të zgjidhte dikë që i pëlqente veçanërisht. Argjentinasi ka qenë i qartë duke zgjedhur mes të gjithë yjeve të rinj, sulmuesin 17-vjeçar të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Lamin Jamal.

“Mendoj se në qarkullim ka lojtarë të mëdhenj që kanë një të ardhme spektakolare”, filloi ylli nga Rozario, i cili u pyet gjithashtu nga të pranishmit në event nëse kishte ndonjë lojtar nga kjo valë e re që i kujtonte veten kur ishte i ri.

Lojtari aktual i Inter Majamit përfundoi duke u shprehur për Lamin Jamalin si të përzgjedhurin e tij.

“Nëse më duhet të zgjedh me dikë, do të qëndroj me Jamal për shkak të asaj që ai ka bërë deri më tani në moshën e tij dhe për shkak të së ardhmes që e pret përpara. Kjo varet nga ai, edhe nga shumë gjëra të tjera natyrisht, sepse futbolli është i tillë. Por ai është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit”, përfundoi ai, mes duartrokitjeve të të pranishmëve.

“14 vite nga liberalizimi i vizave me BE”, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, kujtoi 14 vjetorin e liberalizimit të vizave dhe realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për lëvizjen pa viza në BE. Me anë të një postimi në facebook, Basha shkruan se misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të. Ai shprehet se kjo mund të realizohet duke luftuar korrupsionin dhe krimin dhe me një qeveri që krijon mirëqenie për shqiptarët dhe jo për një grusht politikanësh.

Postimi i plotë i Bashës:

14 vjet më parë, mundi, sakrifica dhe dëshira e shqiptarëve u bë realitet falë një pune me përkushtim dhe dashuri për vendin tonë.
Shqiptarët nisën të lëvizin pa viza, të bashkohen me familjarët e tyre dhe të trajtohen si qytetarë me dinjitet në gjithë Europën.
Sot, një tjetër mision është përpara nesh: liberalizimi i vizave me SHBA-në, aleatin dhe partnerin tonë strategjik.
Ashtu siç bëmë realitet lëvizjen e lirë në BE, ne mund t’ia dalim të bëjmë realitet heqjen e vizave me SHBA-në.
Ky është angazhimi dhe përkushtimi ynë, që mund ta realizojmë si një vend që lufton korrupsionin dhe nuk bashkëjeton me të, që lufton krimin dhe nuk bashkëqeveris me të, që krijon mirëqenie për shqiptarët dhe jo për një grusht politikanësh, dhe që interesave të qytetarëve nuk u mbivendos interesat personale.

0

Atentat me armë zjarri ndaj dy shqiptarëve në Greqi, një i vdekur dhe një i plagosur

Një atentat me armë zjarri raportohet se ka ndodhur në Greqi ndaj dy shqiptarëve, ku njëri ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është plagosur.

 

Mediat greke shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin Thrakomakedonon në Athinë, jashtë ambienteve të një lokali.

Informacionet bëjnë me dije se ka një të vdekur me origjinë shqiptare dhe një të plagosur, shkruan Zougla.gr.

Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Burime policore flasin për një ekzekutim, pasi i ndjeri është qëlluar me plumb në kokë, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje shumë të rëndë.