Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari I cili denoncon zaptimin e pronës publike dhë ndërtimin pa leje nga drejtori i Ujësjellësit në Bashkinë e Lushnjes.
Ndërkohë që qytetarëve të thjeshtë po u prishen shtëpitë dhe bizneset edhe pse i kanë me letra ato, zyrtarët dhe miqtë e pushtetit nuk pyesin për ligjin, përkundrazi zaptojnë dhe pronën publike.
Qytetarët e Lushnjës kanë denoncuar tek ish-kryeministri se si zyrtarët e PS-së kanë zaptuar pronën publike dhe kanë ndërtuar pa leje.
Ja çfarë shkruan ish-Kryeministri
Kjo është Lushnja e babëzisë siçiliste!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Kjo shtepi eshte e drejtorit te emergjencave ne bashki Lushnje, Milto Dhima dhe djali drejtor ujesjellesi.
Kjo shtepi e ka zaptuar polikliniken dhe ka marr hapesire publike as 70 cm nuk eshte kurse pjesa tjeter ka bere qymez per pulat kane bllokuar pjesen e shkalleve dhe si kane lene 1cm hapesire nga ana tjeter kane mbjell ullinje As bashkia as shendeti publike dhe as IKMT s’vene ujin ne zjarr. Te bjere zjarr s’ka nga hyn zjarrefikesi as per te lyer ska vend se jane ndertuar ngjityr”.
Babëzia/ Drejtori i PS zapton pronën publike dhe ndërton pa leje, Berisha publikon fotot
Basha: Shërbëtorë dhe mercenarë të padronit, unë jam në anën e njerëzve!
Kreu i opozitës, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur akuazve të bëra sot në drejtim të tij nga mazhoranca. Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se Rama, tashmë po përdor të gjithë shërbëtorët dhe mercenarët e tij për të shpifur dhe baltosur ndaj opozitës.
Më tej Basha shkruan se sot ai është pranë njerëzve të thjeshtë ndërsa Rama në krah të kriminelëve.
Ja çfarë shkruan Basha
Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorrët. Shpifje e përbaltje për të mbrojtur pushtetin dhe paratë nga të gjithë shërbëtorët e mercenarët e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve!
Si i 10-fishoi të ardhurat bashkëshorti i deputetes së PS pas ardhjes së Ramës në pushtet
Deputetetja Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati ka rritur në mënyrë marramendëse pasurinë e saj pas ardhjes së Ramës në pushtet.
Deputeti i PD, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat, tha se, vetëm në 4 vitet e fundit biznesi i bashkëshortit të saj, Altin Bushka, ka 10-fishuar të ardhurat.
“Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka bëri sot rolin e shërbëtores së oborrit të Edi Ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale. Këtë pasuri Klotidla Bushka e ka vënë duke grabitur tenderat publikë. Duke hedhur baltë mbi opozitën, Klotilda Bushka u fshehu pasurinë në emër të bashkëshortit të saj.
E vërteta është se Altin Bushka, bashkëshorti i Klotildës, ka 10 fishuar të ardhurat e kompanisë me marrjen e pushtetit nga Edi Rama. Grafiku tregon qartë se kompania Selcom, në pronësi të Altin Bushkës dhe Gentian Sulës, një tjetër klient I Edi Ramës dhe Erion Veliajt, deri në vitin 2012 ka qenë pothuajse inekzistente. Por në 4 vitet e fundit kompania ka rritur me 10 herë pasurinë e saj.
Dhe kjo është vetëm pasuria e dukshme e Klotilda Ferhatit. Vetëm me tendera publikë kompania e Klotilda Bushkës ka marrë 3 miliardë e 500 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve. Me vettingun që propozon Partia Demokratike Klotilda Bushka largohet nga politika.
Është pasuaria e grabitur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij, si Klotidla Bushka, kundërshtojnë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta.
Me nismën e vet, Partia Demokratike do ta çlirojë ekonominë nga një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, duke i dhënë mundësi të barabartë për konkurim çdo biznesi. Frikë nga vetingu në politikë dhe nga paketa antimafia duhet të kenë vetëm ata që, bashkë me Edi Ramën, u kanë vendosur gjobë shqiptarëve vetëm me koncesione 2.2 miliardë euro”, tha Salianji.
Kriza e thellë ekonomike/ Kreu i shoqatës: 13 mijë biznese u mbyllën në 7 muaj
Rreth 6 muaj pas futjes në skemën e TVSH-së të subjekteve me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë, Shoqata e Biznesit të Vogël ka bërë një bilanc të efekteve që ka dhënë kjo reformë fiskale e qeverisë.
Albert Nasto, kryetar i shoqatës, thotë se ka pasur mbyllje masive të aktivitetit të biznesit: “13 000 biznese për 6-mujorin e parë është hata. Por, efektin e saj, TVSH-ja nuk e ka tani, do ta ketë në 3-mujorin e parë të vitit 2019”.
Zoti Nasto shton se edhe arkëtimet nga TVSH-ja kanë rënë në Buxhetin e Shtetit, ndërkohë që çmimet janë rritur,
“Në Buxhetin e Shtetit është futur 9% më pak sesa në vitin 2017. Kjo do të thotë që kjo reformë është e dështuar komplet. Çmimet janë rritur deri në 32%”.
Tjetër element që nënvizon Shoqata e Biznesit të Vogël është rritja e evazionit fiskal, pasi subjektet nuk deklarojnë xhiron reale për shkak të taksave.
“Po bëhet evazion si nga firmat e mëdha, që nuk çojnë kupon tatimor, ashtu edhe nga biznesi i vogël”.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në Shqipëri është 20% e çmimit final të shitjes së mallit apo shërbimit. Nga prilli i këtij viti, qeveria futi në skemën e TVSH-së bizneset me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë. Gjithsej janë përfshirë rreth 10 mijë biznese të reja që i nënshtrohen tashmë regjimit të Tatimit të Vlerës së Shtuar.
6 ton drogë nga Shqipëria u sekuestruan në 6 muaj në Greqi
Policia greke thotë se në gjysmën e parë të këtij viti, ka sekuestruar më shumë se gjashtë tonë kanabis, me prejardhje kryesisht nga Shqipëria.
Në raportin gjashtëmujor, të publikuar të martën, thuhet se afërsia gjeografike me Shqipërinë, e ka shndërruar Greqinë në një pikë transiti për ngarkesat e paligjshme me kanabis, sa nga toka edhe nga deti. Destinacionet kryesore janë vendet europiane, por edhe Turqia.
Ndërkaq, në raportin e policisë greke vërehet se Greqia nuk është i vetmi kanal i kalimit të drogës, pasi trafiku realizohet edhe nëpërmjet kufijve të tjerë, tokësorë dhe detarë të vendit fqinj.
Sipas policisë greke, Shqipëria “është vendi kryesor i prodhimit të kanabisit në natyrë, dhe furnizuesi më i rëndësishëm i tregut europian”.
Gjithsesi, sasia e kanabisit që është sekuestruar për gjashtë muajt e këtij viti, është dukshëm më e vogël, në raport me vitin e kaluar. Gjatë 12 muajve të 2017-s policia kishte sekuestruar plot 31 tonë, dhe “pjesa e luanit” i takonte natyrisht, Shqipërisë.
Nga janari në qershor të këtij viti, autoritetet greke kanë sekuestruar, në shifra precize:
6067 kg kanabis,
95 kg heroinë,
76 kg kokainë
Si dhe kanë asgjësuar 21.794 fidanë kanabisi.
Kush është punonjësja e Hipotekës dhe drejtori që u arrestuan në Shkodër
Frida Mirashi është punonjëse e hipotekës së Shkodrës e cila u arrestua këtë të martë bashkë me kreun e këtij institucioni. Policia e Shkodrës pas një urdhri të prokurorisë ka ndaluar edhe Zamir Leka, Regjistrues i ZVRPP në Shkodër.
Sipas burimeve nga organi i akuzës, drejtori Leka është arrestuar teksa ai ndodhej në punë në zyrat e hipotekës së Shkodrës. Policia ka shkuar aty duke e prangosur drejtorin dhe duke e shoqëruar në komisariatin e policisë vendore. Sipas burimeve, drejtori Leka ka akuzë për çështje korruptive.
Bashkë me të, sipas burimeve, është arrestuar edhe shtetasja Frida Mirashi, punonjëse e hipotekës së Shkodrës.
Vetëm pak ditë më parë, prokuroria lëshoi urdhër-ndalimi edhe për shtetasin Mirjam Bletaj, ish-jurist në hipotekën e Shkodrës gjatë viteve të fundit si dhe shtetasin Sokol Tirana që bashkë me shtetasin tjetër Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i merrnin një mijë euro shtetasit Ndoc Taraj. Ky i fundit pronar i një objekti që ishte i gatshëm të paguante para për të nxjerrë në mënyrë të përshpejtuar certifikatën e pronësisë.
Gjykata e Shkodrës i la në “arrest me burg” ish-juristin Mirjam Bletaj dhe dy sekserët e dyshuar Sokol Tirana dhe Johan Zefi, ndërsa dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin Ndoc Taraj. Para këtyre arrestimeve në hipotekën e Shkodrës që përfundojnë me ndalimin e drejtorit Zamir Leka, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj paralajmëroi se shumë shpejt do të niste goditja e rasteve korruptive në hipoteka duke filluar kështu nga Shkodra.
Zbulohet skandali! Bushati pajisi me pasaportë diplomatike kreun e bandës “Bajri”
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Shkodra i cili shkruan se, kreu i bandës së Bajrit, Enver Bajri shetit i lirë nëpër Europë sepse është pajisur me pasaportë diplomatike nga ministri Ditmir Bushati. Qytetarët kanë denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, lidhjet e forta të klanit të Bajrajve me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe deputetin socialist Luan Harusha.
Sipas qytetarit dixhital, Enver Bajri një prej anëtarëve më kryesorë të bandës së Bajrjve është pajisur me pasaportë diplomatike nga Ditmir Bushati.
Postimi i ish-Kryeministri Berisha
Ditzi Bushati pajisi me pasaporta diplomatike anetare te klanit Bajri!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Dr. Lidhur me banden Bajri qe policia u kujtue ti arrestoje jo kur kryenin krime por vetem kur opozita zbriti ne Shkoder dhe arriti ti tregoje lidhjet e tyre me qeverine, nga Edi Rama i cili darkonte dhe bente fushate ne lokalin e Bahri Bajrit tek Ditmir Bushati dhe Luan Harusha qe i mbanin para dhe mbrapa sa here vinin ne Shkoder.
Por po te informoje se me kryesori i tyre Enver Bajri shetit i lire neper bote sepse eshte i i paisur me pasaporte diplomtike nga Ditmir Bushati qysh ne qershor te vitit 2014. Perveç kesaj policia me porosi te prere nga siper po i cliron nga krimet e renda duke u ngarkuar atyre akuza qesharke qe te dalin sa me shpejt te lire!
Skandal, vëllai i Prokurorit që heton Shullazin punon në hipotekë për bandën!
Basir ÇOLLAKU
Donika Prela, Gent Osmanaj, Besnik Muçi dhe Anton Martini jane prokuroret e rinj te dosjes Shullazi te cilet do te perfaqesojne akuzen ne seancen e Pretences. Duket se loja me procedurat po ecen mbare dhe me gjase te sjelle pjellori per palen. Vellai i njerit prej prokuroreve punon ne Hipoteke dhe sherbente me shkresa per grupin.
Kryetarja e komanduar Donika Prela, pasi palosi Seitajn, pasi mbuloi dhe dy akuza ndaj saj per shperdorim detyre dhe u shperblye nga Gjonaj, Xhafaj, tani vijon. E njejta prokurore. O. Rr ish drejtuese ne Kavaje, po e njejta ne Durres pushon çeshtjen per Erilda Gjonajn ku me heret kishte pushuar dosjen e Donika Preles per “humbje” fashikulli. Me 11.08 2014 ishte vendimi i mosfillimit. (Kete vendim e kam por ti bashkojme me vendimin tjeter qe kishin ne hetim Krimet e Renda ceshtje e ndjekur nga ish-drejtuesi i transferuar ne Pogradec…)
Si i thone njera dore lan tjetren e te dyja lajne akuzen..Se pashku Rrumbullaku dhe Prela pushuan dosjen per ekstradimin e paligjshem te Seitajn duke shkruar be vendim se shkejet ligjore ishin bere pa dashje. Anton Martini prokurori i Zaganit miku i Tahirit eshte fiks per Shullazin se kane mik te perbashket ish-ministrin e brendshem. Gent Osmani ish-antar Keshillit te Prokurorise me Ina Ramen, Adriatik Llallen, dhe kandidat me Arta Markun per KLP. Ish drejtues i prokurorise Elbasan ku bandat nuk eshte se u pakesuan as u burgosen. Ne kete periudhe vetem Kurumi shpalli falimentin ne Elbasan.
Besnik Muçi kandidat per KLP-ne aktuale kalon vettingun ne fazen e pare por eshte ankimuar ashtu si per Getian Osmanin. Mbase kjo do te jete dosja e proves per “Ata ishin 4” . Dosja ka qene e perfunduar profesionalisht nga dy prokuroret Elizabeta Imeraj, dhe Eneid Nakuçi i semuri nga pretenca, dhe ishte draftuar kerkesa per denim. Nakuçi qe thone eshte diku ne Europe, apo ne vendlindjen e tij ne Rumani, ka edhe dosjen e Klement Balilit, dosje qe semur kedo qe e prek. Shullazi tani duket se ia ka marre pre.timin rames per te ndryshuar gjendjen perballe ligjit.
Nje oficer i vjeter ka degjuar neper qeli se te pandehurit i eshte premtuar lirimi pas largimit te ambasadorit Donald Lu..Arta Marku tashme shkruese e letrave nga populli e per popullin, e per sovranin e saj Parlament, se aty i ka donatoret e karrikes, vetem i bindet se pari Rames, pastaj kusurit, Xhafes, Ulsiut, Ermoneles, Taulantit, etj..Ndaj Shullazi ka marre me qera Prokurorine..Ndonese Ambasada Amerikane ben thirrje te perseritur qe kjo dosje te mos manipulohet… Fundja Shullazi ska faj, per vete punon…
Akuza nga Shkodra: Ky gazetar është anëtar i bandës së Bajrëve, zbardhni tabulatet
Pak ditë më parë gazetari Artan Hoxha u shpreh se në Shkodër përveç bandës së Bajrit, që zakonisht përflitet si e lidhur me të mjatën, ka dhe një familje tjetër që është pjesë e botës së krimit.
Edhe pse nuk përmendi emra Hoxha i referohej këtu familjes Lici, një prej anëtarëve të të cilës u vra pak muaj më parë në Shkodër, në një ngjarje që mbetet e pazbardhur. Ndërkohë sot Mustaf Lici që është njëherësh dhe këshilltar në Bashkinë e Shkodrës i ka kthyer përgjigje gazetarit Hoxha.
Mustaf Lici deklaron se gazetari Hoxha është pjesë e bandes Bajri. Lici shprehet se familja e tij ka marrdhënie të shkelqyera me 6 të vrarët ne Shkoder dhe se familja Bajri nuk ka patur rival në Shkodër sepse ata nuk kanë asnjë person të vrarë.
Gazetari Hoxha thotë Lici një kriminel si Safet Bajri e ka sjellë si peshkatar të thjeshte në një kohë që Bajri është krimineli i radhës.
Lici i bën thirrje prokurorisë që të zbardh tabulatet e gazetarit Hoxha dhe se një dite ky person që jeton me paratë e krimit do të dënohet. Lici tha se përmes kesaj deklarate kërkon t’i kthejë përgjigje gazetarit Hoxha i cili çdo ditë akuzon familjen Lici.
Pak muaj më parë në Shkodër në zonën e Kirasit u vra Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit, dhe njëherësh kunat i Lulzim Kullës, ndaj të cilit është bërë sërish një atentat në fillim të këtij viti.
Ndërkohë gazetari Artan Hoxha pak ditë më parë i komentoi si hipokrite deklaratat e opozitës për veprimtarinë kriminale në Shkodër të bandës “Bajri”. Ai tha se opozita nuk përmend një tjetër bandë të rrezikshme që operon në këtë qytet apo në qytete të tjera të Shqipërisë.
“Pse nuk e përmend opozita bandën e Kirasit, rivalen e bandës së Dobraçit (Bajri) në Shkodër. Është kryetar i një partie politike ai që dominon Kirasin, është aleat i opozitës”, tha Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Kapital” në Vizion Plus dy ditë më parë.
“E njejta gje edhe ne Elbasan, opozita denoncon Celajt, po pse nuk denoncon Capjet qe kane vrare 4 punonjes policie ne 15 vitet e fundit? Pse nuk i permendin? Mua me shqeteson perdorimi politik i situates kriminale. Krimi i organizuar nuk ka ngjyre, ai can dhe penetron atje ku gjen hapesire”, vijoi ai.
Pazari për ndarjen e Kosovës me Thaçin dhe Ramën, reagon Vuçiç: Kam dështuar
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të hënën se politika e ndjekur pesë vjet për ta rikthyer çështjen e Kosovës në tryezën e bisedimeve, ka pësuar disfatë. Ai i bëri këto komente në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë Përparimtare serbe.
“Politika ime që Serbia të ruajë shumë gjera në Kosovë, qartazi në Serbi nuk ka fituar, sepse serbët duan të humbin gjithçka, më së shumti dëshirojnë të vajtojnë mbi fatin e tyre. Më shumë duan të qajnë për diçka që është e largët, sesa të kenë diçka në duart e tyre… Raundin e parë e fitoi Serbia e shkatërrimit, Serbia e vajit e jo Serbia që fiton”, tha ai duke nënvizuar se druan që nuk do të ketë një mundësi të re, por ai do të “luftojë edhe më fuqishëm për popullin serb në Kosovë. Do të luftojmë që ata njerëz të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë te drejta”, tha ai.
Presidenti serb tha se shumë ‘lojtarë’ nga perëndimi nuk duan që Serbia të përzihet në Kosovë dhe kjo është rrjedhojë e “politikës katastrofale dhe të papërgjegjshme që është udhëhequr në të kaluarën”.
“Vetveten e kemi larguar nga Kombet e Bashkuara më 2010. Vetë e kemi gjykuar vetveten më opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në vitin 2011 kemi vënë kufirin ndërmjet serbëve në Jarinjë”, tha ai.
Ai foli të hënën edhe për fjalimin e tij në Mitrovicë në fillim të shtatorit gjatë të cilit kishte vlerësuar se ish presidenti serb
Sllobodan Milosheviç, ishte udhëheqës i madh” duke vlerësuar se askush nuk ka dashur të dëgjojë se çfarë ka thënë realisht kur e ka përmendur atë.
“Fjalimi im në Mitrovicë ishte fjalim i shkëputjes nga politika e presidentit Millosheviç, por fjalim serioz në të cilin unë nuk e kam fyer personalisht… Politika që e kam paraqitur është shkëputje nga qëllimet, mënyrat e metodat”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e kishte shpallur politikë të tij vënien e kufijve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve që nënkupton ndarjen tokësore të Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ngulë këmbë për idenë e tij për korrigjimin e kufirit, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë me Kosovën. Ideja e tij kundërshtohet ashpër nga opozita në Kosovë, por edhe një pjesë e partive të koalicionit qeverisës. Madje lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar edhe protesta kundër tij.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë verës kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve, përfshirë edhe mundësinë e korrigjimit të kufijve.
Idetë e tilla nxitën reagime edhe në skenën ndërkombëtare. Një pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian, posaçërisht Gjermania dhe Britania e kundërshtojnë ndryshimin e kufijve nga droja për pasojat në pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit.
Zyrtarët amerikanë kanë ritheksuar disa herë se “Shtetet e Bashkuara duan t’u japin hapësirë të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje “krijuese”, që do të jetë e qëndrueshme dhe e zbatueshme”. Por, ata thonë se çfarëdo që të jetë marrëveshja, Shtetet e Bashkuara do ta shohin atë dhe do të thonë fjalën e tyre.