16.7 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Kemi hyrë në epokën e obezitetit, por si ndodhi?

Nuk është se po hamë më shumë, se po bëjmë më pak gjimnastikë apo se po na mungon forca e vullnetit. Është se duhet pushuar me këtë muhabetin e njerëzve mbipeshë që u vjen turp nga vetja. Një foto e një plazhi të Brighton e vitit 1976, e botuar disa javë më parë tek “The Guardian”, dukej sikur i ishte bërë një race aliene. Thuajse të gjithë qenë të dobët. E kam shkruar në mediat sociale dhe më pas kam shkuar me pushime. Kur jam kthyer, kam parë se njerëzit akoma po diskutonin dhe, aq i ndezur ishte diskutimi, sa që kam vendosur se duhej të dija më shumë. si ka mundësi që jemi shëndoshur kaq shumë kaq shpejt? Për befasinë time të madhe, thuajse të gjitha shpjegimet për të cilat është folur në rrjetet sociale kanë rezultuar false.
Fatkeqësisht, nuk ekzistojnë të dhëna për obezitetin në Mbretërinë e Bashkuar para vitit 1988, kur përqindjet qenë tashmë në rritje të fortë. Por në Shtetet e Bashkuara statistikat zbresin më poshtë në kohë dhe tregojnë se, rastësisht, pika efleksionit ndodhi në vitet rreth 1976. Papritmas, rreth kohës kur është bërë fotoja, njerëzit kanë nisur që të bëhen më të shëndoshë dhe, qysh atëhere, tendenca ka vazhduar.
Shpjegimi i natyrshëm, lidhur me të cilin kanë këmbëngulur më shumë në rrjetet sociale, është se sot hamë më shumë. Shumë, ndoshta me të drejtë, kanë thënë se ushqimi atëhere ishte i shpifur dhe se ishte më i shtrenjtë, se kishte më pak fast food, se dyqanet mbylleshin më herët dhe, pastaj, nëqoftëse në shtëpi mungonte diçka, mund edhe të vdisje nga uria.
Por ja surpriza më e madhe: Në vitin 1976 hanim më shumë sesa sot. Sipas të dhënave qeveritare, sot konsumojmë mesatarisht një mesatare prej 2130 kilokalori në ditë, me sa duket përfshi ëmbëlsira dhe alkool. Ama në vitin 1975 konsumonim 2280 kilokalori, përjashto ëmbëlsira dhe alkool (ose 2590 kilokalori duke i përfshirë ato) dhe nuk kam arësye që të mos i besoj këto të dhëna.
Të tjerë e kanë vënë theksin mbi faktin se ka pasur një rënie të punës së krahut dhe kjo duket një arësye e besueshme, por edhe një herë akoma të dhënat e hedhin poshtë. Një dokument i vitit të kaluar i botuar në “International Journal of Surgery” tregon se “të rriturit që bëjnë punë krahu jo të kualifikuar kanë një probabilitet 4 herë më të madh që të klasifikohen si obezë patologjikë respektivisht kujt ushtron profesione më pak të rënda”.

Duam të flasim për gjimnastikën? Një numër njerëzish ka thënë se vozisim gjithmonë makinë dhe se nuk ecim apo pedalojmë më, se jemi kapur pas një ekrani, se porosisim për të ngrënë online dhe se lëvizim shumë më pak se më parë. Edhe kjo duket se ka kuptim, por ja ku të vjen surpriza e radhës. Sipas një studimi me rreze të gjerë të bërë nga Plymouth University, aktiviteti fizik i fëmijëve është i njëjtë me atë të 50 viteve më parë. Një dokument i “International Journal of Epidemiology” zbulon se, proporcionalisht me përmasat e trupit, nuk ka asnjë diferencë midis sasisë së kalorive të djegura midis atyre që jetpjnë në vendet e pasura dhe atyre që jetojnë në ato të varfëra, ku norma është bujqësia e ekzistencës dhe tregon se nuk ka asnjë raport midis aktivitetit fizik dhe shtimit të peshës. Shumë studime të tjera tregojnë se ushtrimi fizik, pavarësisht se vendimtar për aspekte të tjera të shëndetit, është më pak i rëndësishmi i një diete në rregullimin e peshës trupore. Dikush thote se nuk shërben për asgjë, pasi sa më shumë stërvitemi, aq më shumë kemi uri.
Të tjerë kanë menduar për aspekte më pak të dukshme: infeksione nga adenovirusi, përdorimi i antibiotikëve gjatë fëmijërisë dhe i substancave kimike që prekin systemin endokrin. Kështu, teksa gjejmë indikacione për të cilën gjithçka mund të luajë një rol dhe mund të shpjegojë ndonjë luhatje peshe për persona të veçantë që mbajnë dieta të veçanta, asgjë nuk duket se mund të shpjegojë tendencën e përgjithshme.
Atëhere çfarë ka ndodhur? Fillohet të hidhet dritë nëqoftëse shikohen të dhënat ushqyese me vëmendje më të madhe. Po, në vitin 1976, hanim më shumë dhe në mënyrë të ndryshme. Sot blejmë gjysmën e sasisë e qumështit të freskët për frymë, ama blejmë 5 herë më shumë youghurt, 3 herë më shumë akullore dhe – pa dëgjo, pa dëgjo – 39 herë më shumë budingje të ndryshme. Blejmë gjysmën e vezëve krahasuar me vitin 1976, ama blejmë 3 herë më shumë drithëra për mëngjes dhe dy herë më shumë drithëra krokante’ blejmë gjysmën e patateve, ama 3 herë më shumë patatina krokante. Blejmë gjithnjë e më pak sheqer, ama sheqeri që konsumojmë në pije dhe në ëmbëlsira ka arritur në qiell (statistikat fillojnë vetëm nga viti 1992, kur tashmë rrinim duke vrapuar. Ndoshta në vitin 1976 konsumoheshin vetëm 9 kilokalori në ditë në formën e pijeve dhe asnjë nuk mendonte se ia vlente barra qiranë të mblidheshin këto të dhëna). Me fjalë të tjera, mundësitë për t’i mbushur ushqimet me sheqer kanë shpërthyer. Siç e thonë ekspertët prej shumë kohës, problem duket se është ky.
Ndryshimi nuk ka ndodhur rastësisht. Siç thoshte Jacques Peretti në filmin e tij “The Men Who Makes Us Fat” (Njerëzit që na shëndoshin), kompanitë ushqimore kanë investuar shumë në studimin e produkteve që përdorin sheqerin për të anashkaluar mekanizmat tona natyrale të kontrollit të oreksi dhe në konfeksionimin e reklamimin e këtyre produkteve për të mundur atë që mbetet prej mbrojtjeve tona, edhe me përdorimin e aromave subliminale. Kanë punësuar një ushtri shkencëtarësh e psikologësh për të na nxitur që të hamë më shumë sa duhet, ndërsa reklamimi që na bëjnë ndjek zbulimet e fundit të neuroshkencës për të mundur rezistencat tona.
Rekrutojnë shkencëtarë të bindur dhe think tanks për të na fshehur shkaqet e vërteta të obezitetit. Tamam ashtu siç vepronin kompanitë e duhanit me cigaret, mëshojnë mbi idenë se pesha është një çështje “përgjegjësie personale”. Pasi kanë shpenzuar miliarda për ta shtypur forcën e vullnetit tonë, na fajësojnë edhe se nuk dimë që të rezistojmë.

Ta gjykosh nga debate që ka shkaktuar ajo fotografi e vitit 1976, publiciteti ka funksionuar mirë. “Nuk ka shfajësime. Njerëzit të marrin përgjegjësitë e tyre!” – “Askush nuk e detyron askënd që të hajë ushqim të keq, është zgjedhje personale. E kemi një tru pikërisht për të menduar” – “Nganjëherë mendoj se asistenca shëndetësore falas është gabim, pasi duket se kush është i dobët dhe shëndoshet më pas ka të drejtën që të kurohet”.
Fushata e mosmiratimi përuthet keqazi me propagandën e promovuar në art nga industria. Na pëlqen shumë të fajësojmë viktimat.
Sipas një artikulli të “The Lancet”, më alarmant është fakti që më shumë se 90% e politikanëve mendon se “motivimi personal” është një “komponent i fortë ose shumë i fortë për rritjen e obezitetit”. Këta njerëz nuk propozojnë asnjë korrigjues për atë 61% të anglezëve mbipeshë ose obezë që kanë humbur forcën e vullnetit. Ama ku shpjegim absurd nuk i është nënshtruar asnjë prove.
Ndoshta sepse obezofia është shpesh një formë e zbehtë snobizmi. Në pjesën më të madhe të vendeve të pasura, përqindja e obezitetit është shumë më lartë në pjesën e ulët të shkallës sociale dhe ky factor është fuqimisht i lidhur me pabarazinë, gjë që ndihmon të shpjegohet se pse efekti i drejtpërdrejtë në Mbretërinë e Bashkuar është më i madh sesa pjesa më e madhe e vendeve europiane dhe e OCSE-së. literature shkencore tregon sesi fuqia e ulët blerëse, stresi, ankthi dhe depresioni, të shoqëruar me një status të ulët social, i bëjnë personat më të prekshëm dhe subjekt dietash të gabuara.
Pikërisht ashtu si të papunët akzuohen për papunësinë strukturore dhe njerëzit që kanë borxhe, të cilët akuzohen se nuk duan të paguajnë qira shumë të larta, njerëzit e shëndoshë akuzohen për një problem social. Sigurisht, është e vërtetë se duhet forcë vullneti dhe se kjo duhet të ushtrohet (edhe nga qeveritë?). Po, kemi të gjithë nevojë të marrim përgjegjësitë tona personale (edhe nga politikanët?).
Është e vërtetë, duhet kontrolluar: duhen kontrolluar ata që kanë zbuluar dobësitë tona dhe që i shfrytëzojnë në mënyrë të pamëshirshme.
(George Monbiot për The Guardian)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Urdhëri i Ramës: Me 3 Shtator të votojmë në Parlament shembjen e Teatrit, pritet betejë qytetare

Shumica socialiste pritet të miratojë ligjin ‘special’ për shembjen e Teatrit Kombëtar në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, që pritet të mbahet më 3 shtator.
Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar për nisjen e sesionit të ri parlamentar, burime për Panoramën shprehen se shumica socialiste ka vendosur që këtë vit parlamenti të nisë punimet më herët, me qëllim për të miratuar sa më shpejt ligjin e Teatrit Kombëtar dhe për t’i hapur rrugë shëmbjes së tij.
Kujtojmë se ligji special i teatrit të ri u miratua në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës më 5 korrik. Ligji e kalon tokën publike të Teatrit Kombëtar tek kompania private Fusha shpk, për ndërtimin e teatrit të ri dhe ndërtimin e 6 kullave rreth tij.
Presidenti Meta nuk e dekretoi ligjin dhe e riktheu atë në Kuvend më 27 korrik duke argumentuar se ligji nuk është në përputhje me parimet kushtetuese dhe aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë aderon apo që ka ratifikuar.
Ndërkohë edhe Komisioni Evropian ka kërkuar sqarime për këtë ligj special, duke qenë se siç kemi shpjeguar dhe më parë, ligji special bie ndesh direkt me detyrimet që ka Shqipëria në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), që përbën kuadrin rregullues ndërmjet vendit tonë dhe BE-së.
Ndërsa Rama e ka ndarë mendjen që të ndërtojë kullat e tij të drogës mbi Teatrin, qytetarët po ashtu kanë paralajmëruar një rezistencë të fortë kundër shembjes së Teatrit. Kjo do të jetë një betejë qytetare dhe bashke me protestuesit janë edhe një sërë organizmash ndërkombëtarë që janë vënë në lëvizje duke kundërshtuar prishjen e Teatrit.
Vetë Komisioni Europian ka kërkuar një sërë sqarimesh mbi ligjin special të Ramës për shembjen e Teatrit dhe nuk dihet ende se cila është përgjigjja e qeverisë. Rama po kërkon të nisë shembjen e Teatrit sa më parë për të ndalur reagimet e forta nga jashtë vendit, ndërkohë që mijëra qytetarë do të bahskohen në rezistencën për të mbrojtur Teatrin.

Deputeti i Bundestagut, Frei: Shoqëria gjermane nuk do të lejonte një ministër të Brendshëm si Xhafa

Deputeti i Bundestagut gjerman Thorsten Frei, raportuesi i CDU/CSU për Shqipërinë, në një intervistë për “Panorama” thotë se pas skandalit që përfshiu ministrin Fatmir Xhafaj, ai s’mund të vijojë të kryejë më me besueshmëri funksionin që i ka ngarkuar kushtetuta.
Sipas standardeve gjermane, ai s’do të ishte më në detyrë, thotë deputeti Frei, por për largimin e tij, vendimtare do të kishte qenë edhe reagimi i shoqërisë civile gjermane.
Pyetje: Ju dhe kolegu i CDU-së V Vadepaul keni qenë mjaft të hapur në intervistat e mëparshme ndaj Saimir Tahirit, duke kritikuar mbrojtjen e tij politike, si dhe për ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj, duke nënkuptuar që ai nuk mund të qendrojë me besueshmëri në detyrë pas skandalit që përfshiu atë dhe vëllain e tij. A mendoni se këto pikëpamje reflektojnë një qendrim më të gjerë në Berlin?
Përgjigje: Po. Sipas standardeve gjermane, ai ndoshta nuk do të mbetej në detyrë. Faktori vendimtar është gjithmonë presioni i shoqërisë sonë shumë të fortë civile.
Intervista
-“Panorama”: Zoti Frei, ju, si raportues i Shqipërisë, keni ndjekur nga shumë afër zhvillimet në vendin tonë dhe keni shpjeguar rolin e Bundestagut gjerman në vendimin e BE-së për të hapur negociatat e pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë që u duk se në Këshillin Europian, në qershor, u bë një hap përpara për Shqipërinë dhe Malin e Zi. Ka debat këtu nëse në qershor të vitit të ardhshëm hapja e negociatave do të jetë automatike apo do të ketë një vendim të ri, pozitiv ose jo? A mund ta shpjegoni këtë duke iu referuar rolit të Bundestagut.
Thorsten Frei: Natyrisht, nuk ka asnjë mënyrë automatike për të nisur negociatat e pranimit verën e ardhshme. Vendimi u shty në fund për shkak të mangësive ekzistuese. Sipas pikëpamjes sonë, ka dy deficite të mëdha. Së pari, përfundimi i vetingut për 57 gjykatësit dhe prokurorët më të lartë, pra, funksionimin e pavarur të gjykatave më të larta. Së dyti: përfundimi i Reformës Zgjedhore dhe zgjedhjet lokale, të cilat mbahen nën regjimin e një ligji të ri zgjedhor. Vetëm nëse këto eliminohen, unë jam i sigurt se Bundestagu dhe veçanërisht Grupi Parlamentar i CDU/CSU do t’i rekomandojë qeverisë federale që të miratojë hapjen e negociatave të pranimit në Këshillin Europian.

-Çfarë duhet të bëjë Shqipëria dhe çfarë mendoni ju se do të bëjë Gjermania?
Gjermania, siç thamë, do të mbështesë dhe do të ndihmojë për të gjitha reformat e nevojshme. Por, sfidat më të mëdha qeveria shqiptare duhet t’i zgjidhë së bashku me shoqërinë shqiptare. Reformat, të cilat janë dakordësuar me opozitën dhe ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe prioritetet kyçe të lidhura me to, mund të vazhdojnë të përmbushen dhe jo vetëm në letër.
-Ju dhe kolegu i CDU-së, VVadephul, keni qenë mjaft të hapur në intervistat e mëparshme ndaj Saimir Tahirit, duke kritikuar mbrojtjen e tij politike, si dhe për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke nënkuptuar që ai nuk mund të qëndrojë me besueshmëri në detyrë pas skandalit që përfshiu atë dhe vëllain e tij. A mendoni se këto pikëpamje reflektojnë një qëndrim më të gjerë në Berlin?
Po. Sipas standardeve gjermane, ai ndoshta nuk do të mbetej në detyrë. Faktori vendimtar është gjithmonë presioni i shoqërisë sonë shumë të fortë civile.
-Kriza e fundit që kemi në Parlament, ka të bëjë me një projekt ndërtimi në qendër të Tiranës të Teatrit Kombëtar, të cilin qeveria e ka nxitur me një ligj të posaçëm dhe opozita e quan një mashtrim të madh. Ajo ka mobilizuar edhe qytetarë dhe figura publike dhe ka kapur vëmendjen edhe të medias ndërkombëtare. Presidenti e ka dërguar ligjin përsëri në Parlament dhe Komisioni Europian është duke kontrolluar nëse ai e shkel Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. E gjithë kjo, pa asnjë Gjykatë Kushtetuese funksionale. A e keni ndjekur këtë?

Po, e kam ndjekur rastin. Ngre shumë pyetje në lidhje me ligjin e BE-së dhe Kushtetutën shqiptare. Prandaj, nga këndvështrimi im, Presidenti Meta, me të drejtë, e ktheu ligjin përsëri në Parlament. Dhe në mënyrë të qartë është e vështirë të qartësohet rasti mbi sundimin e ligjit, pa Gjykatë funksionale. Rasti i Teatrit Kombëtar do të tregojë gjithashtu se sa serioz është Edi Rama me anëtarësimin në BE. Shkolla e Magjistraturës është bllokuar dhe është bërë një çështje politike pasi nuk mund të funksionojë sipas ligjit të aprovuar dy vite më parë nga shumica.
-Ndërkohë që është bërë një ligj i shumicës së cilësuar, opozita ka kushte për miratimin e tij. Cili do të ishte qëndrimi juaj, meqë keni komentuar më herët mbi Reformën e Drejtësisë?
Ligji siguron një nga levat e pakta që ka opozita. Prandaj, është e kuptueshme që PD-ja dhe LSI-ja të kenë kërkesa me miratimin e tyre. Në fund, është në dorë dhe përgjegjësia e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij për të gjetur një kompromis, për të nxitur reformat e nevojshme dhe për të arritur përparim konkret në rrugën drejt Europës.

Vjedhja skandaloze me uniformat e policisë, ministria e Brendshme, 10 milionë euro në dy vjet

Ministria e Punëve të Brendshme ka rishpallur tenderin për blerjen e uniformave, këpucëve dhe pajisjeve të tjera për policinë, me një fond prej 9,5 milionë eurosh.
Në tetor të vitit 2017, Ministria e Punëve të Brendshme anulloi tenderin e dytë të uniformave të policisë me justifikimin se asnjë prej kompanive ofertuese nuk përmbushi kriteret. Tenderi u anullua pavarësisht dy ceremonive prezantuese dhe përfshirjen personale të Presidentit turk Erdogan.
Gjatë vitit 2016, Ministria e Brendëshme organizoi dy tendera për uniformat e policisë, duke i paraqitur ato në publik në ceremoni pompoze, në të cilat qindra policë bënë paradë me veshjet e reja.
Në janar 2016, ministria nënshkroi një kontratë më Marsi&Al shpk, me vlerë rreth 808 mijë euro, për uniformat e Policisë së Shtetit. Edhe këto uniforma u paraqitën në një ceremoni të madhe të quajtur Policia e Gjeneratës tjetër. Por në shtator 2016, mediat bënë të ditur se Ministri Tahiri e kishte anuluar kontratën me Marsi&Al, për shkak të cilësisë së dobët të uniformave.
Gjatë ceremonisë së dytë në nëntor, tashmë të uniformave “cilësore”, ministri Tahiri u kujdes të falenderonte presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan “për mbështetjen e tij personale”.
Është ende e paqartë se cila kompani ka prodhuar uniformat herën e dytë, por duke pasur parasysh se tenderi i kësaj here të tretë është shpallur edhe në gjuhën angleze, përveçse në shqip, nuk do të ishte surprizë nëse tenderin e fiton një kompani e huaj me lidhje të ngushta me qeverinë turke.
“Exit.al”

Shpërthimet dhe zjarrvënia në çerdhe, PD: Veliaj të përgjigjet penalisht, fëmijët nuk janë më të sigurtë

Erion Veliaj duhet të japë llogari dhe të nisë me urgjencë kontrollin për sigurinë në çerdhe dhe kopshte.
Policia të sqarojë menjëherë nëse shpërthimi i zjarrit dhe bombolës së gazit në dy çerdhe të Tiranës ishte i qëllimshëm ose prokuroria të marrë në përgjegjësi penale Veliaj dhe ata që hapin lajme të rreme.
DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË PD INA ZHUPA
Në Tiranë mbrëmë një tjetër çerdhe, në mes të bllokut, u përfshi nga flakët. Fati deshi që të mos kishte fëmijë dhe punonjës të lënduar. Për fat, edhe shpërthimi i tmerrshëm i pak ditëve më parë ndodhi, kur në çerdhen 14 nuk kishte fëmijë apo kujdestarë. Çerdhet, kopshtet, shkollat ne Tiranë nuk duhet të jenë në dorë të fatit, por të kenë standarte që garantojne sigurinë e fëmijëve.
3 vjet më parë, Erion Veliaj, doli 31 ditë rresht në ekrane, duke inauguruar te ashtuquajturin rikonstruksion falas të 31 çerdheve të Tiranës. Por përveç propagandës me ngjyra, Erion Veliaj nuk përmendi asnjëherë masat e marra për sigurinë në kopshte dhe çerdhe, për të cilat bashkia që ai drejton është përgjegjese direkte.

Qytetarët duan të dijnë pse nuk reagon Erion Veliaj për dy rastet skandaloze të rënies së zjarrit në çerdhet e Tiranës, por vazhdon
me propagandën bajate, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Në vend që të japë llogari për shqetësimin e prindërve dhe në vend që të nisë me urgjencë kontrollin e sigurisë dhe të standardeve në çerdhe dhe kopshte, Erion Veliaj fshihet pas përhapjes së lajmeve për zjarrvënie të qëllimshme.
Nëse është kështu, Policia duhet të sqarojë urgjentisht këtë situatë, e cila, po të verifikohet si e vërtetë, përbën një akt terrorist, që duhet të kishte ngritur shtetin në këmbë. Por, nëse rezulton se Veliaj po përpiqet të viktimizohet, ai dhe kushdo tjetër duhet të merret në përgjegjësi penale për pengimin e drejtësisë për përhapjen e lajmeve të rreme.
Partia Demokratike kërkon që të nisë me urgjencë kontrolli për sigurinë dhe standartet në të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat publike dhe private.
Qytetarët presin që, të paktën në rastin e sigurisë së fëmijëve, prokuroria të mos veprojë si një shërbëtore e verbër e pushtetit, kryebashkiakut dhe mafias së ndërtimit në Tiranë.
Fëmijët në Tiranës nuk janë të sigurt me një kryebashkiak që i përdor për fasadë. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë.

Tre socialistë të Ramës me 17 emra, rekord edhe për Cosa Nostrën, ja kush janë

Mund të konsiderohet një rekord për të gjitha organizatat kriminale kudo në botë duke lënë pas edhe Cosa Nostrën italiane. Tre socialistë të Ramës mbajnë 17 emra, dy nga të cilët kanë qenë deputet të mbështetur direkt nga kreu i organizatës kriminale në pushtet, Edi Rama.
Taulant Balla, numri dy dhe njeriu më i rëndësishëm i Partisë Socialiste pas Edi Ramës, pranoi publikisht se ka lidhje të forta familjare me narko-trafikantin Mond Bego, i konvertuar në biznesmen të suksesshëm ndërtimi gjatë qeverisjes së “Rilindjes”.
Mond Bego rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 20 vjet burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me trafik narkotikësh nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas hetimeve italiane, ai rezulton si një prej njerëzve më të afërt të Aldo Bares.
Në vitin 2010, falë disa “kleçkave” proceduriale, Bego arrin të njohë dënimin italian në gjykata shqiptare, të cilat ia ulin në minimum kohën e burgosjes. Pas kryerjes së më pak se 4 viteve, Bego rikthehet në fushën e biznesit, në kohën që “Rilindja” merr pushtetin politik në Shqipëri.
Sot, Bego rezulton i arrestuar në Greqi, në zbatim të një urdhër-arresti lëshuar nga autoritetet italiane, për të cilat qeveria socialiste e Taulant Ballës deklaron se nuk ka dijeni. Media iu rikthye historisë së Mond Begos, nga ku rezultoi se autoritetet italiane atë e njohin me disa emra: Edmond Bego, Manoli Bega, Saimir Sina, Behlul Gjahtari…

Në fakt, ky nuk është personazhi i parë, me shumë emra, që i bashkohet Partisë Socialiste. Dy vite të shkuara, një dokument i Interpol Roma zbuloi se ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, figuronte të kishte mbajtur 5 emra: Ervin Rroshi, Enver Rroshi, Bashkim Hallulli, Enver Roshi.
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, një njeri që kishte mbështetjen e madhe të kryeministrit Edi Rama, nuk arriti të justifikonte asnjëherë me argumenta se përse kishte mbajtur 5 emra të ndryshëm gjatë emigracionit në Itali dhe Zvicër.
Rroshi rezultonte i dënuar në Itali për “përdhunim në grup”, si edhe i arrestuar apo i dyshuar si i përfshirë në episode të ndryshme të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve. Pavarësisht këtyre fakteve, Edi Rama e mbrojti deri në fund mikun e tij kavajës, deri sa, me vendim gjykate, ai u arrestua për shkak se kishte fallsifikuar të dhënat e tij në formularin e dekriminalizimit.
Pas Rroshit, një tjetër deputet i Edi Ramës rezultoi me rekorde kriminale jashtë Shqipërisë, si edhe mbajtës 7 emrave të ndryshëm. Ligjvënësi Armand Prenga nga Laçi, në bazë të verifikimeve për ligjin e Dekriminalizimit, rezultoi se, në jetën e tij si emigrant, kishte mbajtur emrat: Ardjan Ndoka, Mond Gjoni, Don Gjoni, Arian Ndoci, Mondj Prenga, Mondi Prenga, Prenga Mondi.
Në bazë të informacioneve të përcjella nga Italia në adresë të autoriteteve shqiptare, rezultonte se deputeti Armando Prenga ishte procedurar disa herë në shtetin fqinj, kryesisht për vjedhje dhe fallsifikim dokumentash.
“Boldnews.al”

Si funksionon organizata e krimit, deputeti i Ramës, anëtarit të bandës së Shullazit: Po vij të takoj…

PS dhe krimi janë një dhe e pandarë. Partia në pushtet është një organizatë tipike mafioze që ska asnjë gjë të përbashkët e politikën. Deputeti i Ramës shkon i rrëfen bandës së Shullazit mbi hetimet e fundit të Prokurorisë.Eshtë e qartë se organizata e Shullazit thërriste në pyetje të gjithë funksionarët e partisë së Ramës, të cilët ishin vënë në shërbim të saj me urdhër të kreut të qeverisë.
Zbardhen detaje të reja, për mënyrën se si ra në rrjetën e përgjimit ish-zyrtari i lartë i Hipotekës në Durrës dhe bisedat që zhvilloi me të pandehurin Dani. Referuar dokumenteve rezulton se me vendimin nr.10 të datës 7 janar 2016, gjykata për Krime të Rënda autorizoi përgjimin e disa numrave telefonike, njëri prej të cilëve i përkiste Gilmando Danit, pasi kishte dyshime se ishte i përfshirë në aktivitet kriminal në fushën e gjobëvënies.
Dy prej bisedave të përgjuara, sipas News24, rezulton se janë zhvilluar mes të pandehurit Dani dhe deputetit Cyrbja. Bisedat janë
zhvilluar në muajin shkurt dhe janë transkriptuar në procesverbalin e datës 27 të po të njëjtit muaj me numrat rendor 409 dhe 411.
Bisedat janë zhvilluar brenda së njëjtës dite me diference të shkurtër kohore nga njëra-tjetra.

Një njërën prej tyre Dani e pyet Cyrbjan, nëse kishte ndonjë gjë serioze andej nga puna e tij, pra në hipotekën e Durrësit, ku ai mbante postin e kryeregjistruesit.
Përpara bisedës, oficerët e policisë gjyqësore kishin sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, në kuadër të një hetimi të çelur kryesisht.
Ja dialogu që zhvillohet mes tyre:
Dani: O vlla ça bane?
Çyrbja: Mirë, ça ban ti?
Dani: Me ta ba një pyetje kshu kot, ore ka noj gja ku ke punu ti apo si?
Çyrbja: Ëhë, ëhë
Dani: Noj gjë serioze?
Çyrbja: Jam rrugës, jam rrugës
Dani: E mirë ndonjë gjë serioze apo kshu?
Çyrbja: Emm, duket se po…
Biseda zhvillohet gjatë kohës kur deputeti është duke udhëtuar për tek vendi ku e pret Gilmando Dani, të cilit më herët i kishte kërkuar takim. Përgjimet ndodhen në prokurorinë për Krime të Rënda, e cila në fillim të shtatorit pritet të shpallë pretencën e saj për Emiljano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë.

Identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën në aksident në Lezhë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksion rrugor Shkodër – Lezhë.
Një makinë është përplasur më një kamion si pasjë kanë humbur jeten 2 përsona. Bëhet e ditur se, viktimta janë dy të rinj 32 dhe 25 vjeçarë. Njëri nga viktimat është Gentian Toma, dhe mjeti më të cilin po udhëtonin të rinjtë kishte tragat AA 929 FF. Personi tjetër që udhëtonte me të në mjet është Robert Ejlli, i cili ka humbur jetën gjitashtu.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2.20 të natës në afërsi të Dajçit dhe sipas njoftimeve automjeti ku udhëtonin dy të rinjte ka goditur nga mbrapa kamionin.
Ja njoftimi i policisë se Lezhes:
“Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë”
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Ndahet nga jeta ish deputeti i PD, Ismet Ferizaj

Është ndarë sot nga jeta në moshën 75 vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ismet Ferizaj.
Lajmin e hidhur për këtë humbje të njeriut të tyre të dashur e kanë bërë të ditur vetë familjarët.
Ismet Ferizaj prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme e cila sot i mori jetën.
Kujtojmë që Ismet Ferizaj përpara pak muajsh u nderua nga Bashkia e Kavajës me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Kavajës.
Ish-Drejtor i shkollës “3 Dëshmorët”
Deputet dhe themelues i Partisë Demokratike në vitet 1992-1997!
Themelues i shtypshkronjës së parë në Kavajë “Gutenberg”.
Varrimi i të ndjerit zhvillohet sot në ora 18:00 në qytetin e Kavajës lagjia nr2 përballë stadiumit Besa.

Si t’i përdorni lulet e thata të blirit për ankthin, tretjen dhe imunitetin

Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit.
Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Rritet në pyje, shkurre dhe sidomos në zonat e dushkut dhe të ahut.
Në Shqipëri, aromën dehëse të blirit do ta ndjeni edhe në rrugët e qyteteve kryesisht në Peshkopi, Elbasan, Përmet apo Tiranë.
Kjo pemë kërkon toka të pasura dhe të thella. Rritet dhe e kultivuar pothuajse kudo.
Blirit i përdoren lulet së bashku me gjethet. Vjelja bëhet me dorë ose me gërshërë dhe duhet të të kihet parasysh të mos hiqen më shumë se 60-70 % e luleve.
Lulet mblidhen së bashku me gjethet në fillim të lulëzimit, gjatë kohës me diell sidomos gjatë muajit qershor.
Vlerat shëndetësore të lules së blirit përfshijnë aftësinë për të përmirësuar sistemin imunitar, ajo parandalon disa qeliza të dëmshme, qetëson organizmin, heq ankthet dhe ul tensionin e gjakut.
Çaji nga lulet e blirit është përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale popullore të shumë vendeve në botë. Ky çaj ka një shije të veçantë dhe aromë dehëse.
AgroWeb.org ju tregon se çaji i blirit ka një nivel të lartë përbërësish të çmuar, flavonoidë dhe substanca të tjera që e bëjnë blirin si një bimë shumë të besueshme në treg.
Cilat janë vlerat e çajit të blirit?
Lufton ankthin
Një nga përdorimet më të gjera të çajit të lules së blirit është kundër ankthit.
Ky çaj ka aftësi qetësuese kundër stresit mendor.
Nëse vuani nga luhatjet e humorit ose stresi kronik, një filxhan me çaj bliri është zgjidhja më e zgjuar.
Neutralizon qelizat e dëmshme
Antioksidantët që gjenden tek bliri shërbejnë si luftëtarë kundër radikaleve të lira, duke i larguar ato dhe përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm. E gjithë kjo parandalon sëmundjet kronike.

Pastron organizmin
Përbërësit dhe acidet që gjenden tek bliri çlirohen menjëherë në çaj duke nxitur djersitjen.
Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar toksinat nga trupi. Së bashku me kripërat e tepërta, yndyrnat, ujin dhe substancat e huaja.
Këto cilësi e bëjnë blirin shumë të çmuar në rastet e sëmundjeve me temperaturë të lartë, pasi e ul atë.
Lufton të ftohtin dhe gripin
Përveç nxitjes së djersitjes dhe uljes së temperaturës, lulja e blirit jep një kontribut të veçantë në luftimin e simptomave të të ftohtit, gripin, inflamacionit në gojë dhe traktin respirator.
Çaji i lules së blirit të ndihmon edhe me kollën dhe fytin e trazuar, duke i dhënë fuqi sistemit imunitar.
Lufton dhimbjet
Ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës, të shkaktuara nga tensioni dhe simptoma të tjera të inflamacionit duhet të konsumojnë çaj bliri dhe të eleminojnë dhimbjet nga artriti apo simptoma të tjera.
Siç largon problemet nga rrugët e frymëmarrjes, ashtu ul tensionin e gjakut duke parandaluar një sërë problemesh përfshirë dhimbjet e kokës.
Përmirëson tretjen
Nëse keni stomak të lënduar, fryrje apo shtrëngime, atëherë mos i kurseni vetes një filxhan me çaj bliri sepse do të ndiheni mirë menjëherë.
Përbërësit biologjikë të lules së blirit do të shuajnë shqetësimet gastrointenstinale dhe nxisin një tretje më të mirë të ushqimit.
Kujdes: Doza maksimale e këtij çaji është tre filxhanë në ditë. Gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë çaj bliri sepse përbërësit e lules mund të ndërveprojnë negativisht me barrën e tyre.
Si ta përgatisni çajin e blirit
3 lugë çaji me lule bliri të thata
1 flxhan çaji me ujë të zjerë të nxehtë
Një lugë çaji mjaltë
Hidhni lulet e blirit në filxhanin e çajit me ujë të nxehtë dhe lërini ashtu për 15 minuta. Më pas kullojeni çajin, hidheni në një filxhan të pastër dhe ëmbëlsojeni me pak mjaltë.