12.1 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Përgjimi/ Zbardhet biseda mes deputetit të PS dhe anëtarit të bandës së Shullazit

Zbardhen detaje të reja, për mënyrën se si ra në rrjetën e përgjimit ish-zyrtari i lartë i Hipotekës në Durrës, sot deputet i PS, dhe bisedat që zhvilloi me të anëtarin e bandës së Shullazit, Gilmando Dani. Referuar dokumenteve rezulton se me vendimin nr.10 të datës 7 janar 2016, gjykata për Krime të Rënda autorizoi përgjimin e disa numrave telefonike, njëri prej të cilëve i përkiste Gilmando Danit, pasi kishte dyshime se ishte i përfshirë në aktivitet kriminal në fushën e gjobëvënies.
Dy prej bisedave të përgjuara, sipas News24, rezulton se janë zhvilluar mes të pandehurit Dani dhe deputetit Çyrbja. Bisedat janë zhvilluar në muajin shkurt dhe janë transkriptuar në procesverbalin e datës 27 të po të njëjtit muaj me numrat rendor 409 dhe 411.
Bisedat janë zhvilluar brenda së njëjtës dite me diference të shkurtër kohore nga njëra-tjetra. Një njërën prej tyre Dani e pyet Çyrbjan, nëse kishte ndonjë gjë serioze andej nga puna e tij, pra në hipotekën e Durrësit, ku ai mbante postin e kryeregjistruesit.
Përpara bisedës, oficerët e policisë gjyqësore kishin sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, në kuadër të një hetimi të çelur kryesisht.
Ja dialogu që zhvillohet mes tyre:
Dani: O vlla ça bane?
Çyrbja: Mirë, ça ban ti?
Dani: Me ta ba një pyetje kshu kot, ore ka noj gja ku ke punu ti apo si?
Çyrbja: Ëhë, ëhë
Dani: Noj gjë serioze?
Çyrbja: Jam rrugës, jam rrugës.
Dani: E mirë ndonjë gjë serioze apo kshu?
Çyrbja: Emm, duket se po…
Biseda zhvillohet gjatë kohës kur deputeti është duke udhëtuar për tek vendi ku e pret Gilmando Dani, të cilit më herët i kishte kërkuar takim. Përgjimet ndodhen në Prokurorinë për Krime të Rënda, e cila në fillim të shtatorit pritet të shpallë pretencën e saj për Emiljano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë.

700 metra mbi nivelin e detit, aty ku linda feja islame

Rreth 700 metra mbi nivelin e detit, në Mekë ndodhet një shpellë ku mendohet se Profeti Muhamet kaloi i vetmuar pjesën më të madhe të meditimit të tij.
Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, disa prej pelegrinëve që marrin pjesë në udhëtimin e përvitshëm të haxhillëkut drejt qytetit të shenjtë në Arabinë Saudite, provojnë edhe ngjitjen drejt shpellës në majën e malit, ku besohet se filluan zbulesat e përshkruara në Kuran.
Në majën e malit al-Nour në Mekë gjenden një shpellë e vogël ku mendohet se lindi feja islame. Është e vështirë ngjitja në lartësinë rreth 700 metra mbi nivelin e detit, për të arritur tek vendi që myslimanët besojnë se vizitohej shpesh nga Profeti Muhamet.
“Është e papërshkrueshme. Është i paimagjinueshëm ndikimi i tij ndaj kësaj bote. Dhe nga këtu filloi gjithçka. Është shumë eksperiencë përulëse.
As nuk na takon të qëndrojmë këtu”, thotë Nasser Mahmoud, nga Shtetet e Bashkuara.
Haxhillëku është pelegrinazhi i përvitshëm drejt qytetit të shenjtë të fesë islame, Mekës. Është një detyrim për myslimanët që duhet ta përmbushin të paktën një herë në jetë.
Ngjitja për tek shpella e Heras nuk është pjesë zyrtare e këtij rituali, por besimtarët rrugëtojnë këtu pas në kohën kur islami pati fillimet e tij.

“Kjo ishte një ngjtitje që profeti i shenjtë e bënte rregullisht. Është e mahnitshme që ai dhe e shoqja e tij Kadija, e bënin këtë rregullisht në moshën që kishin. Të motivon që t’ja arrish të ngjitesh në majë”, thotë Abdelmeguid Malek nga Shtetet e Bashkuara.
Shtegu mund të ngjitet për rreth 40 minuta dhe sipas traditës, shumica e njerëzve nuk janë të pajisur me veshje alpinizmi. Temperatura mesatare këtë javë në Mekë është rreth 42 gradë celcius.
“Është ngjitje intensive dhe duhet të kesh parasysh temperaturat e larta. U nisëm herët sot në mëngjes që të shmangim të nxehtin e madh… Ka një shteg të krijuar, por duhet të kesh kujdes ku vë këmbën që të mos rrëshkasësh dhe biesh”, thotë zoti Malek.
Për më guximtarët dhe më të aftët fizikisht mbërritja në majë është mahnitëse.
“Është shumë bukur kur përjetojmë atë çfarë ka kaluar profeti ynë kur ka udhëtuar në këtë klimë. Po imagjinoja se kur nuk ka patur shkallë këtu, si ngjitej Profeti nga Meka deri këtu… Ndjehem shumë i prekur…”, thotë Muhammad Waheb, pelegrin nga Zelanda e Re.
Myslimanët besojnë se në këtë shpellë në majën e malit al-Nour, engjëlli Gabriel vizitoi Muhametin dhe këtu filluan zbulesat e paraqitura në Kuran. Haxhillëku i këtij viti zgjat deri më datë 24 gusht. Pritet të marrin pjesë mbi 2 milionë pelegrinë.

“VOA”

Pikiata e lirës turke, ekonomistët paralajmërojnë krizë botërore si ajo e vitit 2008

Javën e kaluar, pas trazirave ekonomike në Turqi, tregjet monetare botërore filluan të njohin rënie në klimën e shqetësimeve të reja se problemet e Turqisë mund të sjellin një përsëritje të krizës financiare globale të vitit 2008.
Çmimet e aksioneve të bankave evropiane, që janë huadhënëset e mëdha të Turqisë, ranë ndjeshëm ndërkohë që monedhat e Kinës, Brazilit dhe Meksikës janë dobësuar.
“Do të kemi një përplasje tjetër që do të jetë më e rëndë se 2008-a në disa aspekte”, tha për gazetën Neë York Times, analisti financiar Tim Lee.
Megjithatë, shumë analistë thonë se pasojat më të gjera ekonomike nga borxhi dhe kriza e lirës turke do të jenë të kufizuara, dhe se ndikimin më të madh ato mund ta kenë në Britani, bankat e së cilës kanë dhënë hua më së shumti, sipas një analize të ekonomistit të Deutsche Bankës, Oliver Harvey.
Bizneset turke dhe zhvilluesit e pasurive të paluajtshme kanë përdorur kredi të huaja të lira në dollarë amerikanë shumë më tepër se sa homologët e tyre në ekonomitë e tjera të mëdha të tregjeve në zhvillim. Ata kanë përdorur paratë e huazuara për të financuar ndërtesa apartamentesh, fabrikat dhe qendra tregtare që u kanë dhënë një pamje të re qyteteve, nga Stambolli në veri deri në Gaziantep në jug.
Bankat turke janë inkurajuar nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan, fitoret zgjedhore të të cilit kanë ardhur pjesërisht nga transformimi ekonomik, kryesisht falë rrjedhjes së parasë nga jashtë. Standardet e jetesës janë rritur në mënyrë dramatike, të paktën deri kohët e fundit. Kreditë e huaja bënë të mundur që prodhimi i brendshëm bruto i Turqisë të rritej me 64 për qind midis viteve 2002 dhe 2012.

Qeveria e Erdoganit ka shpenzuar në mënyrë masive në infrastrukturë, duke ndërtuar rrugë të reja, aeroporte dhe një rrjet hekurudhor me shpejtësi të lartë. Por nxitja e një bumi me para të huazuara e ka lënë Turqinë me një inflacion jashtë kontrollit. Deficiti tregtar është i lartë dhe po ashtu borxhi në dollarë, pa folur për rënien e shpejtë të monedhës. Lira ka humbur 40 për qind të vlerës së saj ndaj dollarit këtë vit, duke e bërë më të shtrenjtë shlyerjen e kredive. Kostoja e shlyerjes së borxhit të huaj është rritur me 25 për qind dy muajt e fundit.
Sipas analistëve të bankës franceze Societe Generale, qeveria dhe bizneset e Turqisë do të përballen në muajin tetor me shlyerjen e bonove në valutë të huaj që kapin rreth 3.8 miliardë dollarë. Problemet e monedhës së vendit kanë shkaktuar shqetësime në lidhje me borxhin e jashtëm të Turqisë dhe aftësinë e firmave dhe bankave të saj për t’a shlyer atë.
Vendi po përballet me mjaft vështirësi për të frenuar problemet ekonomike.
Por rritja kohëve të fundit e normave të interesit në SHBA, të cilat kanë ndikuar edhe në Argjentinë dhe Kili, si dhe konfrontimi me Uashingtonin lidhur me burgimin e pastorit amerikan, Andreë Brunson, ka ndryshuar shumëçka. Vendosja nga Presidenti Donald Trump e sanksioneve dhe tarifave për eksportet turke e ka shpejtuar largimin e investitorëve të huaj.
Presidenti Erdogan nuk ka pranuar të zbatojë politika shtrënguese dhe refuzon të ngrejë normat e interesit në rritje, të cilat aktualisht janë 17.75 për qind.
Ai thotë se trazirat ekonomike janë pasojë e një komploti të huaj kundër Turqisë.
Të hënën, ai iu përgjigj krizës me retorikë nacionaliste dhe fetare. Ai tha se sulmi ndaj ekonomisë së Turqisë është njëlloj sikur të goditej flamuri i saj ose thirrja islame për falje.
Qëllimi, tha Presidenti Erdogan, është të gjunjëzohet Turqia.”
Pak analistë dyshojnë se, duke refuzuar një qasje konvencionale, zoti Erdogan rrezikon të përballet me probleme akoma më të mëdha,. Ata parashikojnë se qeveria turke do të kërkojë një paketë shpëtimi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“VOA”

Skandal në QSUT/ Drejtori Enkeled Joti reklamon biznesin e tij (Dixhitalb) në urgjencën e fëmijëve

Enkejeld Joti, drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ka gjetur një mënyrë për të reklamuar falas biznesin, ku ai është aksioner, në ambjentet publike nën menaxhimin e tij.
Joti, ish-drejtori jetëgjatë i “Top Channel”, u emërua me kërkesë të mikut të tij, kryeministrit Edi Rama në postin e kryemenaxherit të spitalit më të madh në vend, në mars 2017. Ndërkohë, Enkelejd Joti rezulton edhe aksioner me 3% të aksioneve në platformën dixhitale “Digitalb”.
Logo e “Digitalb” gjendet gjerësisht e reklamuar në ambjentet e reja të Urgjencës së Pediatrisë në QSUT. Në inagurimin e këtij investimi, në korrik 2018, mori pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar në profilin e saj zyrtar në rrjete sociale edhe disa foto nga ambjentet e reja.
Pikërisht, në fotot e publikuara nga ministrja Manastirliu, dallohet qartësisht se, që në hyrje të Urgjencës së re të Pediatrisë gjendet logoja e kompanisë private “Digitalb”. Gjithashtu, në murët e kësaj ndërtese janë të reklamuara logot e stacioneve televizive të “Digitalb”, të dedikuara për fëmijët, ku bie në sy “Çufo”.
Shumë personazhe të filmave vizatimorë, të gjithë të transmetuar në kompaninë “Digitalb”, ku është aksioner edhe drejtori Joti, gjenden në korridoret e godinës së rikonstruktuar. Prania e elementëve që përfaqësojnë “Digitalb” do të mund të justifikohej, nëse

kompania do të kishte dhënë kontributin e saj financiar për rindërtimin e Urgjencës së Pediatrisë.
Por, e vërteta rezulton ndryshe. Gjatë ceremonisë së inagurimit, ministrja Manastirliu u shpreh se investimi është realizuar në bazë të një projekti qeveritar, në bashkëpunim me Bankën Botërore. “Jemi ambiciozë për të realizuar një ndërhyrje që do t’i ndryshojë krejtësisht pamje Pediatrisë këtu në QSUT, investimi madhor rreth 8 milion euro në kuadër të projektit të qeverisë shqiptare me Bankën Botërore, që do të rehabilitojë dhe zgjerojë Pediatrinë. Falë kësaj ndërhyrje, që do të nisë këtë vit, do të kemi një spital pediatrik modern, sipas standarteve europiane”, u shpreh Manastirliu.
Pra, është e qartë se “Digitalb” nuk ka dhënë asnjë kontribut financiar për ristrukturimin e godinës. Por, nga ana tjetër, kompania e drejtor Enkelejd Jotit ka gjetur mundësinë të shfrytëzojë këtë hapësirë publike për përfitimet e saj.
“Boldnews.al” ka parë nga afër ambjentet e Urgjencës dhe, në asnjë vend të dukshëm, nuk është përshkruar se cili është angazhimi i “Digitalb” në spitalin më të madh të fëmijëve në Shqipëri që të meritojë të vendosë logon e tij në çdo ambjent të mundshëm të spitalit.
Më së paku, reklamimi i logos “Digitalb” dhe figurinave të tij është një rast konflikti i pastër interesi i drejtorit Joti. Ai është prej vitesh aksioner në “Digitalb”, së bashku me të tjerë persona. Bordi Drejtues i kompanisë ka për Kryetare Vjollca Hoxhën, administratoren aktuale të Top Channel.
Pavarësisht se Joti u largua pas një konflikti me Vjollca Hoxhën, ata sërish e gjejnë mënyrën për të reklamuar produktin e përbashkët. Joti, i cili ka nën administrim një hapësirë të madhe territori në QSUT, duket se nuk e ka aspak problem që të gjejë të gjitha format për të shndërruar një investim publik, në një arenë për publicitetin e kompanisë ku ai vetë është aksioner.

“Boldnews.al”

Si shumfishoi pasurinë pas miqësisë me Taulant Ballën i dënuari me 21 vite burg në Itali për trafik droge?

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një deklaratë për mediat nga selia blu ka komentuar deklartaën e bërë nga Taulant Balla,i cili pranoi miqësinë familjare me Begon.
Sipas Palokës, Balla pranoi miqësinë familjare, por nuk shpjegoi çfarë e lidh me anëtarin e bandës së Lushnjës, trafikantin ndërkombëtar të drogës të dënuar me 21 vjet burgim dhe që mban 5 emra.
Në fjalën e tij Paloka tha se Balla duhet të jap llogari për këtë miqësi ka me Begon, si dhe duhet të jap dorëheqjen, pasi është i lidhur me krimin dhe drogën.
Po ashtu Paloka akuzoi Prokurorinë dhe policinë se po përdorin standard të dyfishtë për mikun trafikant droge të Taulant Ballës, ndaj të cilit nuk po zbatohet “Forca e Ligjit” për verifikimin e ligjshmërisë së pasurisë.
Deklarata e plotë e nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka
“Njësoj si Saimir Tahiri disa muaj më parë, Taulant Balla nuk kurseu as djalin e tij, as fëmijët e mikut të tij trafikant ndërkombëtar droge për t’u dukur të dy si viktima në sytë e publikut.
Partia Demokratike hedh poshtë me neveri këtë përpjekje të turpshme të numrit dy të Partisë Socialiste, që përdor si mburojë pafajësinë e fëmijëve.
Sot, 3 ditë pas arrestimit nga autoritetet greke të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Taulant Balla u detyrua të pranojë atë që e dinë të gjithë: se ai ka miqësi familjare me ish anëtarin e bandës më të pamëshirshme në Shqipëri, që është i dënuar në Itali me 21
vjet burg si trafikant i rrezikshëm droge dhe është shndërruar nga Rilindja në një biznesmen të fuqishëm ndërtimi.
Në çdo vend normal, një rrëfim i tillë për miqësi familjare me botën e krimit do të pasonte me dorëheqjen nga çdo funksion
politik. Në Shqipëri ky standard funksionon me shkarkim nga detyra për gjyqtarët, prokurorët dhe policët. Por nuk funksionon për Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe Taulant Ballën.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste nuk iu përgjigj pyetjes kryesore që bëjnë shqiptarët dhe opozita:

Çfarë e lidh atë me një trafikant ndërkombëtar droge, pasuria e të cilit është shumëfishuar që nga lidhja e miqësisë me Taulant Ballën, që njihet, tani edhe si mr. Toyta Yaris?
Taulant Balla gënjeu publikisht, kur tha se miqësia me Edmond Begon nuk i ka dhënë trafikantit të drogës mburojë politike, por
nuk i dha përgjigje pyetjes: Pse aksioni qeveritar “Forca e Ligjit”, i cili verifikon ligjshmërinë e pasurisë së trafikantëve të drogës, nuk ka vepruar ndaj mikut të tij Mondi Bego.
Është gënjështër e pacipë deklarata e Taulant Ballës se miku i tij me 5 emra ishte një njeri i zakonshëm dhe po përdoret nga PD për të hedhur baltë mbi të për qëllime politike. Edmond Bego, alias Manoli Bego, alias Mond Bega, alias Saimir Sina, alias Saimir Gjatari është anëtar i bandës së Aldo Bares, trafikant i jashtëzakonshëm droge, i dënuar me 21 vite burgim në Itali.
Sot Taulant Balla nuk duhet të sfidojë PD, por Prokurorinë dhe policinë për t’iu kërkuar zbatimin e “Forcës së Ligjit” për
verifikimin e ligjshmërisë së pasurisë së mikut të tij trafikant.
Taulant Balla duhet të sfidojë Prokurorinë dhe Policinë për të hetuar dhe sqaruar shqiptarët, nëse pasuria e trafikantit biznesmen është shtuar këto dy vjet me ndikimin dhe ndërhyrjen e Taulant Ballës.
Numri dy i Partisë Socialiste duhet të sfidojë Prokurorinë dhe Policinë, duke iu kërkuar zbatimin e “Forcës së Ligjit” për të hetuar se kush e ka ndihmuar një trafikant të rrezikshëm droge, ish anëtarin e bandës së Aldo Bares, të pajiset me leje, liçensa dhe të fitojë miliona euro punë publike.
Përsa i përket shpjegimit për Jurgis Çyrbjen, anëtarin e bandës tjetër, asaj të Emiljano Shullazit, i mjeri Taulant Balla gënjeu trashë.
Prokuroria nuk mund të japë zyrtarisht, siç tha Balla, asnjë informacion për persona nën hetim. Sot prokuroria ka rastin të sakrifikojë diçka nga përkushtimi politik dhe të japë përgjigje, nëse e ka informuar apo jo Taulant Ballën për Jurgis Çyrbjen.
Heshtja e prokurorisë, siç ka vepruar gjithë këto ditë, veçse konfirmon faktin se ajo nuk i shërben të vërtetës, por pushtetit të Edi Ramës dhe krimit të organizuar të lidhur me të.”

Kreu i grupit parlamentar të PS pranon lidhjet me kreun e krimit të organizuar të Aldo Bares dhe thotë “po pastaj?”

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e ka pranuar njohjen e tij me Edmond Begon, i cili u arrestua dy ditë më parë në Korfuz. Sipas Ballës ai ka njohje me bashkëshorten dhe fëmijët e Begos, dhe se ky i fundit nuk ka qenë person i shpallur në kërkim, as në Shqipëri dhe as jashtë saj.
Balla harroi të thotë nëse ky person të cilin ai pranon se ka miqësi është dënuar apo jo në Itali me 21 vite burg për trafik droge.
Balla harroi po ashtu të thotë nëse e ka favorizuar këtë individ të kërkuar nga Italia duke i dhënë tendera dhe leje ndërtimi?
Duhet të kemi parasysh se ky Balla është Kryetari i grupit parlamentar të PS dhe nuk është një njeri i rastësishëm dhe ai pranon publikisht pa as më të voglin teklif publikisht dhe në konferencë shtypi para shqiptarëve se ai ka lidhje me kreun e një organiztae kriminale si ajo e Aldo Bares.
Lidhjet e krimit me PS kanë arritur deri aty sa tani po pranohen edhe publikisht dhe me krenari nga krerët e PS duke e ditur se drejtësia e kapur dhe sistemi politik i rrëzuar nuk kanë më asjë rrezikshmëri për monstra të tilla politike të lidhur me krimin e organizuar.
Sipas Ballës historia personale e jetës së çdo njeriu nuk mund të përdoret nga politika për të hedhur baltë.

Balla shtoi më tej se PD në rast se ka pretendime me zbatimin e ligjit, do të bente mirë që të shkonte në prokurori, dhe të hetohej për rastin në fjalë.
Kreu i grupit parlamentar socialist shprehu bindjen se Bego do të lirohet nga burgu sapo të bëhen verifikimet e plota nga autoritetet greke.
Reagimi i Ballës:
Lidhur me 100 akuzat e hedhur për rastin në fjalë nga PD, unë do përgjigjem vetëm për një prej tyre. A ka qenë ligji i njëjtë për këtë person? Po e them shumë qartë, personin në fjalë e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tij të shkëlqyer, njëri prej tyre është moshatar me tim bir.
Kaq mund të them, për pjesën ligjore përgjigjen e ka dhënë dje më së miri Policia e Shtetit. Për mua është e rëndëisshme që të hiqet dorë nga përdorimi i njerëzve të zakonshëm për qëllime të hedhjes baltë ndaj politikës. Në fund të kësaj historie do kemi një pjesë të Babale të serisë 3.
Do kryhen verifikimet që mund të zgjasin deri në 40 ditë dhe do e shihni sesi do të jetë përfundimi.
Është e qartë se personi nuk ka qenë në kërkim në vendin tonë dhe as ka qenë në kërkim ndërkombëtar, në fund të procesit ju mund ta pyesni vetë atë nëse ka pasur një mburojë politike.
I njëjti person nuk mund të kryejë të njëjtin dënim për një vepër që e ka kryer 10 vjet më parë. Nëse PD ka dyshime, të shkojë në prokurori të bëjë kallzim penal.
E sfidoj PD-në që të çojë çështjen në prokurori. Siç edhe ndodh në Gjermani.

Zjarr në çerdhen në kryeqytet, a janë të sigurta për fëmijët çerdhet e Tiranës dhe a mban përgjegjësi Bashkia?

Një javë më parë shpërtheu një bombol gazi pranë një tjetër çerdhe të Tiranës. Ngjarja u fsheh nga Bashkia dhe policia në një akt të pastër kriminal , ndërkohë sot një tjetër çerdhe në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Pyetja që shtrohet sot ëhstë a janë të sigurta këto çerdhe për fëmijët dhe a mban përgjegjësi Bashkia dhe mashtruesi i saj që bredh televizioneve pa pyetur për kushtet e sigurisë që duhet të përmbushin këto çerdhe për fëmijët
Para pak minutash një ndërtesë është përfshirë nga flakët në kryeqytet. Zjarri ka rënë në katin e dytë të godinës së “Çerdhes Nr.16”. Çerdhja është ngjitur me njësinë nr 5 por nuk raportohet për të lënduar.
Mësohet se menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë një shkëndijë elektrike.
Deklarata e policisë:
Informacion Paraprak
Më datë 21.08.2018, rreth orës 19:25, në rrugën “Nikolla Tupe”, në katin e dytë të godinës së “Çerdhes Nr.16”, ka rënë zjarr.
Në godinë nuk ndodhen njerëz.
Në vendngjarje janë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 dhe Zjarrfikësja, të cilët bënë fikjen e zjarrit.

Analisti amerikan: Ndarja e Kosovës shkakton probleme në Ballkan

Analisti amerikan,e ka cilësuar si shumë të rrezikshme idenë për ndarjen e Kosovës.
Ai në një intervistë për gazetën serbe, ‘Danas’, ka thënë se ndarja e Kosovës do të ngriste të njëjtën çështje edhe në vendet tjera, e sidomos në Maqedoni, Bosnjë, Mal të Zi dhe Serbi.
Madje sipas tij, një gjë e tillë, do t’i ndihmonte tentativave të Rusisë për devijimin dhe marrjen e territoreve në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukraninë.
I pyetur për deklaratat e kancelares gjermane, e cila tha se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në rajion, Serëer tha se edhe amerikanët duhet ta përsërisin të njëjtën frazë.
“Ka goditur në shenjë, tash amerikanët duhet ta përsërisin të njëjtën”, është shprehur Serwer.
Sipas Serëer një marrëveshje ideale mes Kosovës dhe Serbisë, sipas tij do të ishte një zgjidhje e cila do të ruante integritetin territorial të dy vendeve, dhe e cila do t’i mundësonte Kosovës anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Analisti amerikan pati një përgjigje interesante kur u pyet se a mendon që Thaçi, Vuçiq e Mogherini duhet të nominohen për çmimin “Nobel” për paqe.
“Po, pse jo?”, ishte përgjigja e Serëer.
Kujtojmë se Serwer është një kundërshtues i madh i ndryshimit të kufijve në rajion.
Këtë e ka shprehur në secilën prej intervistave kur është pyetur për një gjë të tillë.

Basha dhe Berisha urojnë Kurban Bajramin: Lutjet shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit dhe të nëpërkëmburit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka uruar festën e Kurban Bajramit nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale. “Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin”, shkruan Basha në Facebook.
Mesazhi i plotë i Bashës
Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin! Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit dhe të nëpërkëmburit.
Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!
Edhe ish-Kryeministri Berisha ka uruar besimtarët muslimanë dhe gjithë shqiptarët, festën e Kurban Bajramit.
Në një postim në rrjetet sociale, të shoqëruar me një foto të tij dhe të bashkëshortes, Berisha e konsideroi Kurban Bajramin, si ditën e mëshirës dhe sakrificës për të Madhin Zot, veten, familjen, vendin dhe kombin e tyre.
Urimi i ish-Kryeministrit Berisha
Gezuar Kurban Bajramin, Diten e Meshires dhe Sakrifices!
Te dashur miq, muslimanet shqiptar festojne sot Kurban Bajramin, diten e meshires dhe sakrifices se tyre per te madhin Zot, veten, familjen, vendin dhe kombin e tyre.
Le t’i urojme ne perzemersisht cdo besimtari musliman si dhe mbare shqiptareve, Gezuar kete dite te shenjte dhe t’i lutemi Zotit te pranoje dhe shperbleje me miresi cdo sakrifice e perpjekje te çdo shqiptari! sb

Çfarë duhet të dini për Kurban Bajramin

Kjo festë është një nga 2 festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.
Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.
Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramı, që do të thotë “Festa e Flijimit”.
Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.
Po t’a përmbledhim me pak fjalë Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtjen e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para.
Ushqimet për Kurban Bajramin
Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinën e festës së Kurban Bajramit është mishi i therur për këtë festë.

Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve. Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa.
Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza. Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos. Sigurisht mishi nuk mungon asnjëherë në tavolinën e kësaj feste.
I pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar.
Sallatat e çdo tipi, me perime të gatuara, të freskëta etj. Së fundmi në “modë” janë futur dhe gatimet e prodhimeve të detit. Lëreni fantazinë t’ju udhëheqë në kuzhinë.
Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë sigurisht ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, sheqerparet, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni.
Duhet të keni parasysh që në tavolinën e Kurban Bajramit nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alkooli.