30.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Unikale në Shqipëri, “Rilindja” i heq Kamzës, bashkisë së 6-të në vend, Zyrën e Punës

Absurdi i “Rilindjes” nuk ka të sosur. Mirë që prej vitit 2013 nuk kanë punësuar qytetarët, por institucionet që janë përgjegjëse për nxitjen e punësimit kanë qenë totalisht inefiçente. Kujtojmë propagandën e qeverisë për hapjen e zyrave të punës, rikonstruksionin e tyre, duke harxhuar paratë e taksapaguesve shqiptarë për komoditetin e të punësuarve të “Rilindjes” apo trajnimeve të pasuksesshme, por pas 5 vitesh në pushtet zyrat kanë rezultuar pa efektivitetin e duhur. Pavarësisht nga kjo, qeveria e “Rilindjes” ka bërë atë që nuk pritej, duke mos i shtuar këto zyra në shërbimin qytetar, por edhe duke i heq aty ku ishin. Rasti konkret është Kamza. Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, e ka dënuar që në momentin kur ndodhi, pra u mor vendimi për ta lënë Kamzën pa Zyrë Pune dhe sërish reagon ndaj këtij absurdi.
“Jemi rast unikal në Shqipëri, në të 61 bashkitë, që Kamza nuk ka Zyrë Pune. Qeveria e ka hequr Zyrën e Punës nga njësia jonë administrative për ta çuar në territorin e Bashkisë Tiranë. Ky është një absurditet, e pafalshme. Si mund të lësh bashkinë e 6-të më të madhe në vend për nga numri i popullsisë pa Zyrën e Punës!? Banorëve të Kamzës u duhet të shkojnë në Tiranë duke harxhuar kohë dhe para, duke ndenjur në radhë për një vërtetim papunësie apo kërkesë për t’u punësuar!”, – thotë kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.

Sipas kryebashkiakut Mziu, kjo vijë sjelljeje e qeverisë me këtë veprim konkret është në vazhdën e diskriminimit që qeveria “Rama” po i bën Kamzës dhe banorëve të saj prej ditës së parë që “Rilindja” erdhi në pushtet në vitin 2013. “Zyra e Punës në Kamëz duhet të kthehet urgjent, jo se ka pasur efektivitetin e duhur për të punësuar qytetarët, duke qenë inefiçente si të gjitha zyrat e tjera, por është e nevojshme për procedurat e nevojshme administrative që u duhen banorëve të Kamzës të kryejnë në këtë zyrë të shtetit. Bashkia Kamëz i pati ofruar ambientet te One Stop Shopi për Zyrën e Punës, ashtu siç kanë qenë dikur, më pas “Rilindja” e transferoi në një ambient privat, derisa erdhi momenti kur e hoqën fare nga Kamza këtë zyrë”- thotë kryebashkiaku Xhelal Mziu.
Në një studim të posaçëm për efektivitetin e zyrave të punësimit në Shqipëri, Banka Botërore ka gjetur mungesë efiçencë në zyrat e punës sidomos në drejtim të ndërmjetësimit.
Në këtë studim BB konstaton se “Shërbimi i Kombëtar i Punësimit në Shqipëri, përveçse ndërmjetëson punëdhënësit dhe punëmarrësit, ofron trajnim për të papunët e regjistruar, por efektiviteti i këtyre trajnimeve është në diskutim për shkak se pas përfundimit punësohen shumë pak ose aspak persona”.

Basha: Përballë një tiranie, qytetarëve u lind e drejta të reagojnë me çdo mjet

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi sonte nga studio “Open” se kur tirania bëhet fakt, qytetarëve u lind e drejta të reagojnë me çdo mjet. Basha deklaroi se ai do të jetë në krye të përballjes për shembjen e Teatrit bashkë me grupin parlamentar të PD.
Ditën e sotme opozita prezantoi platformën antimafia që propozon mekanizmin ligjor dhe institucional për evidentimin, sekuestrimin e pasurive të personave publikë dhe private të përfshirë në afera korruptive tendera, koncensione, PPP. Ndërkohë kreu i PD-së Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel tregoi përse do të shërbejë ky ligj.
“Ligji e ndal procesin, verifikon veprimet që janë bërë në kundërshtim flagrant me të. Pavlefshmëria e kontratrës dhe marrja e parave. Ky ligj sekuestron paratë që janë shtënë në dorë nga oligarkët. Sekuestron pasurite e zyrtarëve të lartë publikë që kanë firmosur këto afera. Vendos një standard për sot dhe nesër. Askush s’mund të shpërdorojë lekët e shtetit”, u shpreh kreu i PD-së.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në mënyrë të prerë në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili se një gjë e ndan atë me kryeministrin Edi Rama. Basha u shpreh se ndryshe nga Rama, ai nuk është ulur asnjëherë me kriminelë dhe me oligarkë.
“Çfarë më ndan me Edi Ramën është si e bardha me të zezën. S’kam bërë pakt me krimin, s’kam bërë pazare. Më akuzonin se kur isha kryetar bashkie flija gjumë. E vërtëta është fare ndryshe. Kur kam qenë unë në Bashki, nuk kam dhënë asnjë tender të drejtpërdrejtë. Më kanë akuzuar mua se kur kam qenë kryetar bashkie kam fjetur gjumë. Se po mos të japësh leje për kulla fle gjumë dhe kur jep leje ndërtimi, quhesh i zhdërvjellët.
PD është pro sipërmarjes sipas ligjit dhe kushteve të konkurrencës. Ne duam të ketë konkurrencë të lire të drejtë”, u shpreh Basha.

Basha për platformën Antimafia
Në radhë të parë sekuestron paratë, pasuritë, që janë shtënë në dorë nga këta oligarkë, nga këta klientë e makutë, në mënyrë të paligjshme.
Së dyti, sekuestron pasuritë e zyrtarëve publikë të cilët kanë qenë pjesëmarrës dhe kanë firmosur për këto afera nga zyrtari më i thjeshtë tek ai më i larti ekzekutiv i shtetit që është kryeministri.
Së treti që e konsideroj të rëndësishme, vendos një standard sot por edhe për nesër që do të thotë se askush nuk mundet më të shpërdorë më fondet e shtetit apo të përfshihet në afera të tilla korruptive sepse ajo që pret nuk është vetëm ndjekja penale por edhe konfiskimi i pasurisë personale e zyrtarit apo të personit privat.
Eni Vasili: Kjo platforme kujt i drejtohet? Do ia paraqisni maxhorancës apo do e zbatoni ju si kryeministër?
Basha: Kjo platformë kërkon vullnet politik dhe njerëzit që janë të përfshirë në këtë mega skandal të PPP, tenderave, licencave, duke filluar kryeministri, ministrat, zyrtarë të kabinetit, drejtues të agjencive dhe ato kompani private që janë palë në këtë krim sepse në këtë krim që konsumohet janë dy palë, nuk mund të besohen këta njerëz, pra kjo nuk mund ti besohet njerëzve të këtij kryeministri.
Sepse janë këta vetë që e kanë sjellë në këtë gjendje që kanë kaluar ligje special si Fusha, dhe kanë krijuar mekanizma të tillë si ky i inceneratorëve që i ka nisur paratë e taksapaguesve shqiptarë për ti nisur ato në kompani offshore me sebepin e investimeve fals apo më keq si dëmtuese të shëndetit të qytetarëve siç janë ato inceneratorë.
Themelore është vullneti politik. Në radhë të parë është një shpallje ndaj qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm e vizionit dhe vendosmërisë por edhe planit tonë për t’iu përgjigjur kësaj gjendje emergjente. nuk është më thjeshtë një premtim elektoral apo një program elektoral por është një projektligj i cili bëhet pjesë e ligjit antimafia dhe trajton oligarkët, klientët e qeverisë, abuzuesit me tenderët, përfituesit e PPE-ve, kontratave koncensionare abuzive, lejeve, njësoj siç trajtohet krimi i organizuar.

Emrat në listën e zezë të Antimafias nga Fusha e Vilma tek Bashkim Ulaj, Basha nuk kursen asnjë

Kryetari i opozitës, Basha ka folur me emra direkt për të gjithë abuzuesit me koncesionet dhe tenderat e përfituara në mënyrë korruptive nga qeveria. Lista është e gjatë dhe në atë nuk kursehet askush. Nuk kursehen as ata që nga Rama në mënyrë djallëzore konsiderohen si të PD-së.
Basha ka përmendur shkeljet dhe pse pasuritë e tyre të përfituara padrejtëisht do të sekuestrohen duke nisur nga Vilma Nushi dhe Fusha dhe deri tek Bahskim Ulaj, I cili ëhstë përfshirë në këtë listë për shkak të koncesionit të fundit skandaloz të rrugës Thumanë-Kashar, e cila do ti kushtojë shqiptarëve 335 milionë euro, ose 16 milionë euro për çdo kilometër.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Open”, gjatë intervistës në një moment i ndërpreu bisedën gazetares Eni Vasili për të kërkuar leje që të heqë xhaketën, pasi kishte vapë.
“Nëse me lejoni ta heq xhaketën se më duket shumë vapë, keni vapë jo apo vetëm unë? ”, tha Basha me humor.
“Është një moment i mirë televiziv. lejen time dhe të publikut e morët, kështu që jeni… opozita gjithmonë dhe më sportive duhet të jetë”, u shpreh Eni po në të njëjtën mënyrë.

Kreu i Partisë Demokratike i ftuar në emisionin “OPEN” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel ka folur për ligjin Anti-Mafia që sipas tij do të ndalojë shpërdorimin e fondeve të shtetit.
Ky ligj sipas Bashës do të bëjë që lekët e shqiptarëve të shkojnë për problemet e tyre dhe jo për njerëzit e afërt të pushtetit.
“Vendi po kalon një situatë të rëndë. Shqiptarët pavarësisht se cilës shtresë i përkasin e ndjejnë darën e shtrëngimit ekonomik. Kjo do të thotë se pasuritë publike s’po prodhojnë vende pune, mirëqënie.
Kjo ndodh sepse ligji shkelet, kemi kompani që krijohen dhe pas 48 orësh kanë fitime marramendëse.
Kemi kompaninë e Klodian Zotos. Kjo kompani 48 orë pasi u krijua, pa asnjë punonjës, merr 170 milionë euro.
A mund të pranojmë ne që paratë e shqiptarëve të zhvaten, të shpërdorohen. A mund të durojmë ne që nga njëra anë mos të kemi para për librat, të mos kemi para për ndihmën ekonomike, a mund të pranojmë që pensioni të rritet me përqindje qesharake dhe në njërën anë kemi një kompani që merr llokmën 170 milionë euro.
Ligji Anti- Mafia ka pikërisht këtë mekanizëm, që në këtë situatë dramatike të marrim një masë dramatike”, u shpreh Basha.

Taksidarët e AKU, 100 mijë lekë ryshfet për librezën e dezinfektimit. Po bëjnë shtet!

Një video e publikuar sot në Fiks Fare tregoi me zë dhe figurë dy inspektorë të vetëprezantuar si punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke marrë një ryshfet prej 10 mijë lekësh të reja. Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh në qytetin e Durrësit, teksa inspektorët e shtetit sillen në biznese si gjobëvënës.
Në redaksinë e Fiksit mbërriti një video e xhiruar në një lokal në qytetin bregdetar, ku dy persona të prezantuar si inspektorë të AKU-së kryejnë një kontroll dhe kërkojnë dokumentacionin nga punonjësit e lokalit. Në video duket mjaft qartë se ata kërkojnë librezën e dezinfektimit dhe, pasi menaxheri nuk arriti ta gjente, ata fillojnë dhe debatojnë me menaxherin e lokalit.
Fillimisht inspektorët prezantohen se janë të AKU-zë, ndërsa kontaktojnë me një kamerier në lokal, pasi pronari është jashtë Shqipërisë. Punonjësi telefonon pronarin dhe u thotë çfarë kërkonin punonjësit shtetëror, ndërsa nga ana tjetër pronari u thotë se vjen ditën e shtunë.
Më pas, dy inspektorët vënë “në rreshtore” punonjësit, teksa u kërkojnë dokumentet. Më pas, punonjësit kontaktojnë sërish me pronarin, i cili kërkon të flasë me një nga inspektorët. Në bisedë, inspektori i thotë se “do i mbyllim sot”, ndërkohë inspektori tjetër i drejtohet një kamerieri duke i thënë se nuk i ka sqaruar shumë mirë.
Pas telefonatës dhe bisedës me punonjësit e lokalit, dy inspektorët bisedojnë me njëri tjetrën. Njëri prej tyre i thotë se “nuk na dhanë asnjë lekë”, ndërsa tjetri i përgjigjet “s’do me ja dit”.
Inspektorët vijojnë me kërkesat dhe kërkojnë të tjera dokumente. Pasi ata nuk i gjejnë, një nga inspektorët i përgjigjet se “me këto që s’i ke ti, tre milionë lekë gjobë”. Punonjësi i përgjigjet që nuk është pronar, ndërsa inspektorët pyesin sërish se kur kthehet pronari. Ata mësojnë se ai kthehet të shtunën dhe ngrihen nga tavolina. Në këtë moment, një nga punonjësit e lokalit i afrohet dhe i jep 100 mijë lekë.

Në fund, inspektorët i thonë punonjësve që të shikojnë dhe sistemojnë mirë dokumentet. Madje, një nga inspektorët, pas marrjes së ryshfetit, u jep këshilla punonjësve se çfarë dokumentesh duhen.
Kamarieri-Ju jeni të shëndetësisë?
Inspektori i AKU-së – Të AKU-së
Kamarieri- ëëë
Inspektori i AKU-së – AKU-ja
Kamarieri- (flet në telefon me pronarin) Ëmo kanë ardh këto të AKU-së, ça muaji i kemi mbyllur ne ato? Po i thashë unë të vijë ky.(pas telefonatës). Ju do më prisni mua sa të vijë ky?
Inspektori i AKU-së-Kur vjen?
Kamarieri- Vjen të shtunën
Inspektori i AKU-së- Auu. Ja këto vulat janë këtu
Kamarieri- Nga këto tvsh-të do ti mo?
Inspektori i AKU-së- Aman morë burrë se u veç me u fut juve…. t’i flasësh (bie tel i pronarit)
Inspektori i AKU-së 2 (personi që po telefonon)
Kamarieri- E … po,po,po. Dy (ja kalon telefonin inspektorit 2 të Aku_së) na foli vetë
Inspektori i AKU-së 2 -Po si më je?….. Po jo mo s’po të flas si.. po mirë është të jesh me rregulla. Ik se t’i mbyllim sot, më mirë t’i mbyllijm sot. (vazhdon dhe flet ne tel)
Inspektori i AKU-së – Na shoku ( i jep dokumentat) nuk je duke na sqaruar krejt…. nuk ka asnjë plan
Inspektori i AKU-së 2 -(vazhdon telefonata me pronarin) Kam shumë nuk e di nuk e di, s’di si të të them. Ajt….

Bashkëbisedim midis inspektorëve të AKU-s
Inspektori i AKU-së- Nuk na dhanë asnjë lekë
Inspektori i AKU-së 2- Ëëë?
Inspektori i AKU-së- S’do me ja dit.
Kamarieri- Këto tvsh-të t’i jap, të duhen?
Inspektori i AKU-së 2-(I bën shenjë me dorë, që jo.) Dëgjo hajde këtu
Inspektori i AKU-së- Hajde këtu hajde.
Inspektori i AKU-së 2-…… Për t’i dhënë muhabet…. për t’i dhënë përgjigje dmth si mund të vendosim me këtë fjalor Ti s’ke si të më sqarosh…
Inspektori i AKU-së- Edhe ai…
Pronari i lokalit- Unë s’e di fare mo vlla kam edhe një dosje tjetër në shpi
Inspektori i AKU_së 2- Ai thotë shifni i ka ky çuni. Me këto që s’i ke ti, tre milion lek gjobë
Kamarieri- Të thashë nuk jam pronar që… kamarier jam
Inspektori i AKU-së-Kur kthehet ai?
Kamarieri- Kthehet të shtunën…..
Kamarieri-Na mbaji këto(i jep 100 mijë lekë)
Inspektorët lenë detyrat pë kontrollin e ardhshëm
Inspektori i AKU-së- Shikojini këto dokumentet
Kamarieri- Ore që janë janë
Inspektori i AKU-së 2- Sistemojini, tvsh-në….
Kamarieri- Ja t’i shkruaj në një letër o vlla se…. M’i shkruaj në një letër ça duhet ça s’duhet t’gjitha
Inspektori i AKU-së- Shkruaje mirë që ta lexojë shkrimin
Inspektori 2 – Sezoni u mbyll., u bo ç’u bo deri tani, do të mbyllet , do bllokohet fare, mendoje vetë, task force
Inspektori 2 – -Duhet te kesh analizat,dezinfektimi,raport analizat /TCH/

Një mijë e një pisllëqet në prapaskenën e Teatrit

Ergys MËRTIRI

Lufta për teatrin ka ekspozuar haptazi tërë poshtërsitë e kësaj qeverie. Mashtrimi, propaganda, arroganca, kërcënimet, miklimet, hilet, sulmet nën brez, përarjet, por edhe pazaret e pislleqet kanë qenë instrumentet e përdorura vazhdimisht nga Rama e Veliaj përgjatë gjithë këtij kalvari protestash.
Mashtrimi
E nisën që në fillim me mashtrim, me këmbë të “mbarë”! U tha se nuk do ndërtohet asnjë pallat për teatrin e ri, se ne po shpifim e po reagojmë pa ditur gjë, se jemi histerikë etj. Doli që, jo një, po 6 kulla do ndërtohen në këmbim të tij, dhe kompanisë ndërtuese po i fallen 8 mijë metra truall në qendër të Tiranës. U tha se godina e vjetër ishte e parestaurueshme, ndërsa sot çdo arkitekt që nuk është nën hyqmin e qeverisë thotë të kundërtën! U tha se materialet e ndërtimit të godinës ekzistuese kanë asbest dhe qendrimi aty shkakton kancer, u përdorën edhe të vdekurit, duke thënë se u sëmurën nga teatri, ndërkohë që në realitet godina nuk ka asbest. U tha se godina është në prag të shembjes dhe se mjafton një tërmet 4 ballë për të rënë vetë, ndërkohë që ranë dy tërmete me nga rreth 6 ballë dhe godina as nuk lëvizi vendit.
Përçarja
Menjëherë pas fillimit të protestës, qeveria lëshoi larot e saj, artistët e oborrit, të fyejnë e sulmojnë kolegët e tyre. Një sërë artistësh janë shprehur gjatë këtyre muajve kundër kolegëve të tyre, madje edhe me tone të ashpra, pasi, sipas tyre, po pengojnë ndërtimin e një teatri të ri, të cilin ata me zi na e priskan.

Kërcënimi
Një mori artistësh janë kërcënuar me bukën e gojës për të mos ardhur në protestë e madje për t’u prononcuar kundër saj. Aktorët vetë kanë rrëfyer se kanë marrë mesazhe kërcënuese për heqje nga puna të të afërmve të tyre. Ata janë kërcënuar edhe me hartimin e një ligji të ri, i cili i jep qeverisë pushtet të plotë mbi çdo vendim që merret për teatrin, që nga fondet, e gjithçka tjetër që ka të bëjë me organizimin dhe shfaqjet e tyre. GJithashtu ka pasur edhe sulme e kërcënime individuale, siç iu bë aktorit Mirush Kabashi, me argumente banale, të cilat natyrisht që e demotivojnë njeriun për të rezistuar.
Ndërkohë, paralelisht kërbaçit, politika e kulaçit bëhet efektive, duke ofruar projekte, poste e mundësira, mbi artistët me “sjellje të mira”. Me këto mjete, kanë arritur të “bindin” shumë prej artistëve që ta nxijnë faqen e tyre, duke kaluar nga kampi që mbron teatrin, në oborrin e pushtetit.
Përdorimi i artistëve
Në mënyrën më të paskrupullt artistët janë përdorur mish për top, duke i detyruar të nxijnë fytyrën e tyre në aktivitete të turpshme në mbrojtje të pushtetit kundër kolegëve të tyre.
Ata janë përdorur në mënyrën më të turpshme për propagandë nëpër tryezat e organizuara prej qeverisë dhe bashkisë, ku ata janë detyruar të pozojnë buzëqeshur e mirënjohës ndaj Lali Erit dhe Edi Ramës, dhe njëkohësisht, hatërmbetur e atakues ndaj kolekëve të tyre që mbrojnë teatrin.
Ata u vunë paturpsisht të nënshkruajnë një peticion drejtuar Presidentit të Republikës për dekretimin sa më shpejt të të ligjit për teatrin.

Ata u nxorrën gjithashtu si lolo, të vizitojnë stadiumin e ri në ndërtim, për të hapur sytë e për t’u bindur sesa mirë e bukur di të punojë Lali Eri, në mënyrë që të mos kenë asnjë dyshim tek ecuria e teatrit. Dhe ata vërtetë mbetën të mahnitur!
Erion Veliaj shkoi deri aty sa i festoi ditëlindjen në 78 vjetor, Reshat Arbanës, duke pozuar krah për krah me të gjatë gjithë festës. Pra, Bashkia nuk u kujtua kur z. Arbana mbushi 70 apo 75 vjeç, por ku kujtua kur mbushi 78!
Manipulimet
Rama e veliaj nuk kanë hezituar të shkojnë deri në lista të manipuluara, duke luajtur me dinjitetin e artistëve. Prej tyre, janë falsifikuar e manipuluar qendrimet e Piro Manit e Pavlina Manit, Enver Petrovcit, Esmeralda Metkas, Stefan Çapalikut duke i futur në lista pro qeverisë, të dërguara deri në KE, të cilat janë zbuluar më pas dhe janë denoncuar nga vetë artistët.
Natyrisht, kalvari i pisllëqeve të tyre gjatë këtyre muajve është mjaft i gjatë, nëse do ti përmendim një nga një, por sidoqoftë, kaq na mjafton për të kuptuar se me çfarë lloj mosntrash kemi të bëjmë. Të gjitha këto, janë tregues nivelit shokues të mungesës së skrupulozitetit që karakterizon Ramën dhe Veliajn. Aftësia e tyre për të mos e njohur turpin dhe sedrën është e frikshme. Njerëz të tillë janë në gjendje të bëjnë gjithçka, monstruozitetin më të paimagjinueshëm dhe me ndërgjegje të plotë!
Gjithsesi do vazhdojmë të jemi çdo ditë në shesh, duke u përballur me të gjitha poshtërsitë dhe inskenimet që kjo racë pushtetarësh do të vazhdojë të bëjë! Jam i bindur se në fund ata do të jenë të humburit!

Velina nuk përmbahet: Biletë urbani edhe për fëmijët!

Biletë urbani edhe për fëmijët, gjobë ndaj atyre që nuk e respektojnë vendimin. Ky njoftim prej disa javësh është vendosur në disa prej linjave të urbaneve në kryeqytet dhe detyron çdo fëmijë që është mbi moshën 6 vjeç të pajiset me biletë.
Vendimi është marrë nga Bashkia e Tiranës në nëbashkëpunim me Shoqatën e Transportit Publik. Drejtori Teknik i Shoqatës së Transportit Publik, Kujtim Hashorva thotë se këtë herë ndaj atyre që nuk e respektojnë vendimin do të merren masa penalizuese.
Hashorva: Në kushtet kur shpenzimet e udhëtimit janë rritur, shpejtësia e lëvizjes, çmimi i karburantit, duke bërë një analizë, operatorët kanë ndërmarrë të gjitha masat. Nuk do të gjobitet fëmija, por ai që e shoqëron.
Por kjo përkthehet në kosto shtesë për familjet, fëmijët e të cilëve duhet të frekuentojnë transportin publik për të shkuar në shkollë apo veprimtari të tjera. Ata e kundërshtojnë vendimin dhe e cilësojnë të padrejtë.
Prindër: Është i padrejtë. Ne lëvizim disa herë në ditë, jo në shkollë, jo në kurs.
Por çfarë ndodh në Evropë? Në Luksemburg që prej gushtit të këtij viti, çdo fëmijë dhe i ri nën moshën 20 vjeç mund të përdorë transportin publik falas, madje pa qenë të detyruar të tregojnë kartën e identiteti për të vërtetuar moshën e tyre. Në Itali fëmijët nën 10 vjeç nuk kanë nevojë të pajisen me biletë ndërsa më të rriturit paguajnë një çmim të reduktuar. Por a mund të ndiqen këto politika edhe në Shqipëri?
Hashorva: Plotësisht e mundur, por shteti duhet të rimbursojë, siç rimburson veteranët apo studentët.
Në Tiranë janë rreth 300 mijë persona që përdorin transportin publik çdo ditë, për studentët personat me aftësi të kufizuar dhe veteranët çmimet janë të reduktuara, por Shoqata e Transportit Publik thotë se nuk ka marrë mbrapsht asnjë rimbursim.

Ndërtesa “Fashiste”? Po Skënderbeu i Romës?

Nga Aurel PLASARI

(Nga cikli ‘Me historinë poshtë nënkresës’)
Duke numëruar një më një hilet që është shtrënguar të përdorë pushteti për të kryer aktin vandal të rrënimit të kompleksit kulturor-historik të ndërtesave të ish-fondacionit ‘SKANDERBEG’ (ku sot funksionojnë dy teatrot kombëtarë), hilja e radhës rezulton etiketimi i tyre si ndërtesa ‘fashiste’. Shpresojnë fort që me këto truke hileqare epitetesh të mund ta përligjin krimin që kanë gatitur. Prandaj më duhet të vazhdoj ta rrjep skilen, simbas mësimit popullor ‘Kush bân me hile, rripet si skile’.
Afërmendsh që populli i ka fjalën për rrjepje figurative, përndryshe lëkura e skileve me të cilët të duhet të merresh në këtë debat për kujtesën historike nuk vlen as dhe 1 lek. Monumentin në fjalë, për kohën kur u konceptua, u projektua dhe u realizua si një kompleks, nuk kam ngurruar ta përshkruaj edhe vetë të përfunduar së ndërtuari më 1940 ‘në Shqipërinë e aneksuar në të njëjtën ‘perandori’ me Italinë fashiste’. Sepse ky është fakt historik dhe në atë kontekst politik nuk ndërtoheshin monumente ‘komuniste’.

Të konceptuara, të projektuara e të realizuara në të njëjtin kontekst Tirana nuk ka pak vepra, siç ka edhe Shqipëria aty-këtu, disa syresh me vlera unikale, ndërsa Italia ka me shumicë. Të aktualizosh për to apelativin ‘fashiste’, si përligjje për rrënimin e tyre, vetëm skileve ordinere mund t’u vejë nëpër mend. Të qe argument ai kontekst historik, le të provojnë ta zbatojnë fjala vjen për monumentin e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, ngritur në Romë pikërisht gjatë Njëzetvjetshit ‘fashist’, siç emërtohet ajo ndërkohë në histori. Për regjimin ‘fashist’ rezulton historikisht një ndërkohë e praktikave për të emërtuar edhe në Itali rrugë me emra shqiptarë, sidomos lokalitetesh shqiptare.
Ndër ato praktika bëri pjesë edhe nisma për një monument në kryeqytetin e Italisë ‘fashiste’ kushtuar Skënderbeut tonë dhe të Europës. Në atë që quhet sot në Romë ‘Archivio del Comune Postunitario’, ku ruhen akte dokumentare të komunës së Romës, gjendet edhe vendimi nr. 2452 i guvernatorit të Romës, i datës 7 korrik 1940: me anë të atij vendimi sheshit ‘Raudusculana’ në Romë i ndërrohej emri në ‘Piazza Albania’. Ashtu vijon të quhet ende sot. Në atë shesh më 1941 u vendos monumenti ekuestër (kaluar në kalë) kushtuar Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.
Monumenti u realizua si vepër në bronz nga skulptori Romano Romanelli. Po në Arkivin e përmendur, në fondin ‘Antichità e belle arti’, tok me shumë ilustrime veprash ‘fashiste’, si qytete universitare, spitale, kisha, ministri, site arkeologjike etj., ruhen edhe skicat dhe fotografitë e monumentit në fjalë (1941, zarfi 186, fashikulli 14). Nuk mund t’i ikë syrit fakti që ky vendim i prillit 1940 vjen fill mbas dekretligjit të 8 prillit 1940, nr. 114, për krijimin në Shqipëri të Fondacionit ‘SKANDERBEG’, si ent kombëtar i organizuar në dy seksione autonome: Rrethi italo-shqiptar ‘SKANDERBEG’ dhe ‘Instituti i Studimeve Shqiptare’.

Monumenti i Skënderbeut në Romë u përurua më 28 tetor 1940. Pavarësisht ‘shiut të rrëmbyer’, të cilin kanë pasur kujdes ta përshkruajnë pa përjashtim kronikat e kohës, në përurimin e monumentit mori pjesë vetë Benito Mussolini i shoqëruar nga hierarkia ‘fashiste’.
Romano Romanelli (1882-1968 ose 1969) nuk qe një autor sidokudo. Ishte në atë kohë njëri ndër skulptorët më në zë të Njëzetvjetshit ‘fashist’: ishte bir dhe nip skulptorësh, kishte studiuar në Paris me emërmadhin Rodin, ishte anëtar i Akademisë Mbretërore të Italisë (1930). Ishte edhe autor shumë i shumë veprave monumentale, ndër to edhe i monumentit në altoreliev të Mussolini-t ekuestër te ‘Kulla e Revolucionit’ në Breshia.
Marrja përsipër nga ana e tij e monumentit kushtuar Skënderbeut nuk ngjan të ketë qenë rastësi. Si protagonist i epokës së vet, skulptori ishte edhe ushtarak i dalluar, luftëtar në Luftën e Parë Botërore, i dekoruar për ‘trimëri ushtarake’. Romanelli jetoi për të marrë pjesë edhe më 1968, në ceremonitë përkujtimore të organizuara nga komuna e Romës te momenti vepër e tij, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Romanelli ishte i njohur për miqësinë e ngushtë me të madhin personalitet ekscentrik të kulturës italiane, njëherësh edhe ushtarak e politikan, Gabriele d’Annunzio (1863-1938), i interesuar posaçërisht ky për kulturën dhe historinë shqiptare. Në pronën e D’Annunzio-s ‘Il Vittoriale’ vizitohet edhe sot studioja e tij, tryeza e punës etj., siç i ka lënë.

Dhe mund të vihet re që mes librave mbi tryezën e punës ndodhet edhe një ‘Fjaluer i Rii i Shcypes’, ai i shoqërisë ‘Bashkimi’ i vitit 1908. Mban kushtimin e Hasan Prishtinës për D’Annunzio-n. Ka qenë vetë D’Annunzio i interesuar për shqipen apo thjesht dhuratë simbolike nga Hasan Prishtina? Por përse e mbante pikërisht mbi tryezën e punës? Edhe ekzemplari i vetëm i tragjedisë ‘Francesca da Rimini’ të arbëreshit Gavril Dara (të Riut) është ruajtur në fondin ‘D’Annunzio’ të bibliotekës në ‘Il Vittoriale’. Koliqi ka përmendur edhe një foto të formatit të madh, që D’Annunzio ia ka pas dhuruar Fishtës me këtë kushtim: ‘Al gran poeta della gloriosa gente d’Albania Pater Fishta fratermanente. Gabriele d’Annunzio’. Etj. Është lidhje që mbetet për t’u hulumtuar mes Shqipërisë, Romanelli-t dhe D’Annunzio-s, por jo në këtë shënim.
Me këtë shënim desha vetëm të çmontoj hilen e radhës: aktualizimin e etiketës ‘fashiste’ të ndërtesës shumëfish historike si truk i mbrapshtë epitetesh për të përligjur krimin që kanë gatitur. Me po atë arrogancë me të cilën kanë kryer edhe të tjera akte, mund ta kryejnë edhe ndaj saj aktin vandal të ngritjes së kazmës, por e vërteta e hileve të skileve duhet të mbetet e shkruar, e regjistruar dhe e lexuar. Sepse janë po këto skile pushteti që te monumenti i Skënderbeut në Romë, të përuruar më 1940 nga vetë Benito Benito Mussolini, venë e kryejnë ‘homazhe’, vënë kurora, mbajnë edhe llogje. Më sak: shtiren, bëjnë sikur, duke pandehur se ne që nuk qeverisim qenkëshim budallenj. Le të guxojnë skilet neofashiste ‘antifashiste’ të ndërmarrin detraktimin e Skënderbeut të Romës, duke përdorur për argument epitetin e monumentit ‘fashist’, apo nuk ua mban pjesa e prapme e trupit në fund të kurrizit?
***
Në foto: Përurimi në Romë më 28 tetor 1940 i monumentit të Skënderbeut

Denoncimi: Bajri solli 5 kg kokainë nga Holanda, nipi i deputetit të PS dhe policia e shpërndanin në Shkodër

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se kishte denoncuar një rast në policinë e Shkodrës për Enver Bajrin.
Ai shkruan se ka bërë bërë një denoncim se kishte informacion të saktë për 5 kg kokainë që kishte ardhur nga Hollanda nga Enver Bajri dhe që shpërndahej në qytetin e Shkodrës nga Blerim Harusha nipi i deputetit të PS-së.
Më tej qytetari shkruan se si kishte denoncuar rastin në policinë e Shkodrës, për 5 kg kokainë që vinte nga Hollanda, por policia e kishte arrestuar vetëm me 15 doza.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Pushteti dhe narkopolicia nje me Bajrajt!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Dr Sali mirdita une bera nje denoncim tek drejtori policise se Shkodres per Blerim Harushen nipi i Luan Harushes krye plak ne komunen Golem dhe tani deputet dhe mik i ngushte i Edi Rames kte e kan zgjell per deputet fisi i bajrave ne Dobraç. Bera denocim se kisha informacjon te sakte per 5 kg kokaine ce kishte ardh nga Hollanda nga Enver Bajri dhe Blerim Harusha e shperndante ne qytetin e Shkodres dhe policia e Shkodres e arrestojne vetem me 15 doza kur une ja kisha dhene informacjonin drejtorit edhe vendin ku ishte e fshehur kokaina por nuk e kam idene nga avulloj 5 kg per tu kap u kap por po nxjerrin vetem 15 doza. Me rrespekt
Ja bllofi i policise shqiptare qe mundohet qe te ja paraqet vetes si sikses i rradhes, gazeta belge e paraqet si nje aksion i perbashket i dy instuticioneve belge per keto arrestime, policia shqiptare pas denoncimit nga opozita te Bajrve ne Shkoder ishte e detyruar qe te zbatoj planin e policise belge, nuk ishte aksion i policise shqiptare, se per ndryshe nuk do te kapenin fare. Eshte nje bllof i zevendes ministrit te brendshem zotit Llamallari, ku thote qe esht nje aksion i vetem i policise shqiptare, shtypi belg thote eshte aksion i organizmave belge per kete axion, lexoje artikullin e gazetes dh.be, qfar thote.

Si paratë e oligarkëve do t’u kthehen qytetarëve, 2.2 miliardë dollarë plaçkitje në 4 vite

Platforma antimafia e opozitës për çlirimin e ekonomisë, propozon mekanizmin ligjor për evidentimin, identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të personave privatë dhe zyrtarëve publikë përfshirë në afera kriminale korruptive, PPP, tendera, koncesione, leje apo licenca.
Këto janë masa drastike për një kohë sfidash dramatike për vendin. Pa ndalur këtë të keqe dhe pa iu rikthyer shqiptarëve paratë dhe asetet që po vidhen çdo ditë nga një qeveri e bërë njësh me krimin as sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë.
Bashkë me vetingun në politikë, çlirimi i ekonomisë përmes platformës antikorrupsion dhe antioligarki, do t’i japë Shqipërisë frymëmarrjen e munguar.
Lulzim BASHA
Zonja dhe zotërinj mirë se keni ardhur në prezantimin e sotëm të platformës të opozitës për çlirimin e ekonomisë kundër korrupsionit dhe oligarkisë.
Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë për praninë e tyre përfaqësues të komunitetit të Kukësit, përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, mjekë dhe profesorë të nderuar nga sektori i shëndetësisë, banorët e Zharrëzit, përfaqësuesit e tyre këtu sot, përfaqësuesit e komunitetit të Mbrostarit, Vërrisë, Elbasanit dhe Sharrës; që përfaqësojnë tre bombat ekologjike ku po zhvillohen tre veprat korruptive të inceneratorëve.
Në mënyrë të veçantë dua të falënderoj për mbështetjen dhe përkrahjen e tyre ekspertë të shquar të ekonomisë.
Falënderoj po kështu për praninë e tyre, intelektualë, zëra publikë, analistë, opinionistë, gazetarë, të cilët janë përgjigjur me praninë e tyre ftesës së opozitës për këtë prezantim të rëndësishëm.
Shqipëria është në një gjendje kolapsi, një krizë e trefishtë; ekonomike, politike dhe morale ka kapluar vendin.
Opozita është angazhuar tashmë jo thjeshtë të nxjerrë në pah të vërtetën që jetojnë dhe përjetojnë familjet shqiptare çdo ditë, por edhe të përpunojë dhe të hedhë për diskutim me qytetarët platformat tona, rrugët tona për të dalë nga kjo e keqe.
Që të dalim nga e keqja, duhet të kuptojmë rrënjët e të keqes!

Për ne, sikundër për shumicën e qytetarëve, ato janë dy: E para është rënia e demokracisë dhe shtetit ligjor për hesap të bashkëpunimit krim –pushtet. Aleanca midis krimit dhe qeverisë ka shkatërruar demokracinë, ka kapur dhe ka shkatërruar zgjedhjet, përmes shitblerjes së votës dhe deformimit të vullnetit të popullit.
Ka kapur shtetin ligjor përmes shkatërrimit dhe kapjes së institucioneve të drejtësisë dhe reformës në drejtësi për hesap të bandave kriminale të lidhura me pushtetarët.
Opozita ka propozuar platformën e vetingut politik, si një nga përgjigjet ndaj këtij problemi kombëtar.
Vetingu politik nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak, në kuptimin e mekanizmit dhe instrumentit, sesa vetingu i policëve, gardistëve, i gjyqtarëve, i prokurorëve.
Largimi pra i politikanëve me lidhje me krimin e organizuar dhe që nuk justifikojnë ligjshmërinë e pasurisë së tyre.
Deri më sot, Edi Rama dhe qeveria kanë refuzuar vetingun në politikë me lloj-lloj pretekstesh dhe justifikimesh. Në fakt vetëm pak ditë më parë e dëgjuam të thoshte hapur që është kundër qëllimit të propozimit tonë ligjor, vetingut në politikë, kundër instrumentit, ndonëse është po ai bashkë me Fatmir Xhafën dhe Taulant Ballën, me Jurgis Çyrben që kanë votuar të njejtët dispozita ligjore për gjyqtarët, për prokurorët, për policët dhe gardistët.
Logjika është e thjeshtë dhe e kuptueshme për çdo shqiptar, ajo që vlen për policët e thjeshtë, ajo që vlen për gardistët, ajo që synon të zbatohet për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk duhet të vlejë për politikanët. Politikanët janë specialë, janë mbi ligjin.
Natyrisht kjo është e papranueshme.
Ne jemi të vendosur ta ndjekim deri në fund rrugën ligjore dhe institucionale për të kaluar vetingun në politikë si një masë kushtetuese që do të ndërpresë mandatet e politikanëve të lidhur me krimin dhe do të pamundësojë praninë e tyre në institucione shtetërore.

Transformimi i marrëdhënies midis politikës dhe krimit, nga banditët dhe kriminelët që kishim në Kuvend derisa u miratua ligji për dekriminalizmin, tek politikanët e karrierës që bashkëpunojmë haptazi me bandat e krimit të organizuar, nga Taulant Balla me bandat e Lushnjës dhe bandën e Elbasanit, tek Ditmir Bushati me Bajrët e Shkodrës dhe natyrisht tek koka e qeverisë, pa autorizimin dhe mbështetjen e së cilit asnjë prej këtyre bandave nuk do të ishte në pozitat që është sot, të diktimit dhe kontrollit të territorit dhe kontrollit të ekonomisë.
Por sot jemi mbledhur këtu për shtyllën e dytë të së keqes, të platformën, zgjidhjen, që opozita ka për këtë. Marrëdhënia midis krimit dhe politikës nuk është mjaftuar me shkatërrimin e demokracisë, me kapjen dhe prishjen e zgjedhjeve, kapjen e drejtësisë dhe shkatërrimin e reformës në drejtësi por ka avancuar si një kancer në një fushë tjetër në ekonominë shqiptare.
Forma e evoluimit midis krimit dhe politikës në ekonomi tashmë janë të qarta dhe transparente në opinionin publik. Mjafton të shikojmë dy akte që parlamenti shqiptar ka ndërmarrë në dy javë; Javën e kaluar me kalimin e ligjit antikueshtetues, korruptiv dhe kriminal “Fusha –Rama”, për grabitjen e pronës publike, për shkatërrimin e memories historikë, me qëllim pastrimin e parave të pista të drogës në një aferë 200 milionë euro në ndërtimin e 7 kullave në qendër të Tiranës dhe një javë para kësaj uljen e taksave për bixhozin.
Kuvendi i Shqipërisë, vendi ku duhet të zgjidhen hallet e shqiptarëve, ku duhet të kalojnë legjislacione dhe të merren vendime për të përmirësuar
jetën e tyre është kthyer në vendin që ligjëron dhe legjitimon pastrimin e parave të pista; përmes industrisë së bixhozit dhe përmes aferave korruptive, të ndërtimit që janë dy mënyrat e preferuara të mafies për të pastruar paratë e krimit.

Asgjë nuk e përmbledh më mirë korruptimin total të kësaj qeverie, sesa afera korruptive 1 miliardë euro e cila po përkthehet në koncesione korruptive dhe PPP-të korruptive me anë të cilave po zhvaten miliarda lekë, qindra milionë euro nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës për të pasuruar një grusht oligarkësh dhe klientësh të kryeministrit dhe qeveritarëve.
Nga Durrës-Kukës tek check-up, nga inceneratorët tek sterilizimi dhe ajo që i përmbledh të gjitha që tregon se nuk ka asnjë fre derisa ne ti vëmë fre, pra “Fusha-Rama”, që po shkatërron apo dëshiron të shkatërrojë edhe Teatrin Kombëtar.

Kapja totale e shtetit merr formë përmes këtyre dy gjëmave të mëdha; kriminalizimit të vendimmarrjes dhe shkatërrimit të ekonomisë dhe konkurrencës së lirë përmes përqendrimit të pushtetit ekonomik në duart e pak faktorëve ekonomik, që shqiptarët tashmë janë mësuar t’i njohin si oligarkë.
Janë në fakt klientë të qeverisë që ndajnë paratë me qeverinë, që fitojnë në mënyrë të padrejtë pozicione në treg, shkatërrojnë konkurrencën, shkatërrojnë tregun dhe janë bashkëpërgjegjës për gjendjen e mjeruar të ekonomisë shqiptare. Vetë statistikat shqiptare flasin për 45 biznese që mbyllen çdo ditë. 45 biznese mbyllen çdo ditë!
Ne i kemi denoncuar këto afera një për një dhe do të vijojmë t’i denoncojmë ato pa asnjë hezitim.
Por, kjo që do të bëjmë sot është më shumë se denoncim.
Ne do të prezantojmë para jush platformën antimafia për çlirimin e ekonomisë, e cila shkurt dhe thjeshtë konsideron dhe propozon mekanizmin ligjor dhe institucional për evidentimin, identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të personave privatë dhe zyrtarëve publikë përfshirë në afera kriminale korruptive, qofshin këto PPP, tendera, koncesione, leje apo licenca.
Para pak ditësh, është shprehur me të drejtë shqetësimi për klimën e biznesit në Shqipëri. Dua të garantoj të gjithë përfaqësuesit e biznesit të ndershëm se Partia Demokratike, por edhe aleatët tanë se qëndrojnë fuqishëm pro sipërmarrjes.
Por sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nëse ne nuk garantojmë konkurrencën e lirë të tregut.
Sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nëse një grusht njerëzish përfitojnë gjysmën e fondeve publike në mënyrë jotransparente dhe akte korruptive për afera që nuk sjellin asnjë leverdi publike.
Thënë ndryshe, shërbimi më madh që mund t’i bëhet biznesit shqiptar, sipërmarrjes shqiptare, është të rikthejmë kushtet e konkurrencës së lirë midis bizneseve, kushtet e garës së barabartë dhe mbi të gjitha zbatimin e ligjit, ku të gjithë përfaqësuesit e sipërmarrjes nga më i madhi tek më i vogli të jenë të barabartë para ligjit.

Ky është synimi i platformës sonë të cilën sot do ta prezantojmë në tre pjesë.
Së pari, zonja Tabaku do të bëjë një prezantim të shkurtër të bilancit të abuzimeve në sektorin e koncesioneve, tenderave por po kështu edhe në sektorin e monopoleve, oligopoleve dhe të licencave dhe lejeve korruptive.
Së dyti, z.Mima do të bëjë një bilanc financiar se çfarë do t’i kushtojë kjo qytetarëve shqiptarë, taksapaguesve shqiptarë dhe ekonomisë shqiptarë.
Së treti, z.Alibeaj do të bëjë një prezantim të projektligjit që opozita tashmë ka gati për amendimin e ligjit Antimafia ku njësoj si me krimin e organizuar dhe me asetet e krimit të organizuar, të gjithë ata që përfitojnë në mënyrë korruptive paratë e taksapaguesve shqiptarë do të jenë subjekt i të njëjti mekanizëm, i cili konsiston në dy pjesë: Së pari, barra e provës do të jetë me subjektet e ligjit dhe jo me shtetin. Njësoj si me krimin e organizuar do t’ju takojë këtyre që janë bërë në këto afera korruptive të provojnë pafajësinë e tyre dhe ligjshmërinë e aseteve të tyre. Dhe së dyti, duke bërë të mundur që pavarësisht nga procesi i penal –juridik, pasuritë e vëna në këtë mënyrë t’i nënshtrohen procesit të verifikim-sekuestrim-konfiskim.
Këto janë masa drastike për një kohë sfidash dramatike për vendin. Pa ndalur këtë të keqe dhe pa iu rikthyer shqiptarëve paratë dhe asetet që po vidhen çdo ditë nga një qeveri e bërë njësh me krimin as sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë, as qytetarët shqiptarë nuk do të mund të dalin nga spiralja e të keqes që i ka mbërthyer.
FalEnderoj tre prezantuesit, natyrisht edhe ekipin që ka punuar intensivisht për këtë platformë, grupin e punës për këtë shtyllë, që njihet si shtylla e katër e platformës.
E para, vettingu në politikë,
E dyta, çlirimi i drejtësisë nga kapja politike,
E treta, çlirimi i zgjedhjeve
E katërta, çlirimi i ekonomisë.

Grupi ka bërë një punë të jashtëzakonshme, në një kohë relativisht të shkurtër.
Dua të falënderoj në veçanti ekspertët që u morën me detajimin e konkluzioneve politike të grupit të punës në propozimin antimafia, në veçanti z. Bardhi, znj. Pelinku dhe z. Teliti, dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në këtë punë intensive.
Shpresoj që prezantimi të ketë qenë i plotë dhe shterues.
Thelbi i propozimit tonë, është që përmes ligjit dhe institucioneve, shtetit të së drejtës, të garantojmë që gjithçka që i është marrë me të padrejtë qytetarëve shqiptarë, buxhetit të shtetit, pasuritë publike, t’u merren atyre që i kanë përfituar me të padrejtë dhe t’u kthehen njerëzve.
Ky është ndryshimi thelbësor në qasjet që duhet të bëjmë.
Sot kemi një kryeministër dhe një qeveri, që u merr qytetarëve, zhvat njerëzit, shkatërron bizneset, për të pasuruar pesë oligarkë dhe veten e tyre.
Nesër do të kemi përmes këtij ligji dhe këtyre mekanizmave që kërkojnë vullnet politik, ndalimin e menjëhershëm të kësaj praktike shkatërrimtare për konkurrencën, për tregun, për ekonominë, për punësimin, për mirëqenien e shqiptarëve dhe gjithçka që kanë përfituar, do t’u merret dhe do t’u kthehet qytetarëve.

Kjo do të ndodhë jo me parulla, as me praktika revolucionare jakobinë, por me praktika ligjore të konfirmuar në vendet zhvilluara të perëndimit, siç është Britania e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian.
Bashkë me vetingun në politikë, çlirimi i ekonomisë përmes platformës antikorrupsion dhe antioligarki, do t’i japë Shqipërisë frymëmarrjen e munguar, duke çliruar parlamentin dhe qeverinë nga politikanët e lidhur me kirmin dhe duke çliruar ekonominë shqiptare nga klientela e politikanëve të lidhur me krimin, nga përdorimi i aseteve publike për pastrimin e parave të pista të krimit dhe nga shkatërrimi total i konkurrencës ku sipas biznesit sot, punojnë vetëm 5 veta, ata që marrin lejen dhe miratimin e kryeministrit.

Rikthimi i konkurrencës së lirë, i transparencës, i kushteve të barabarta, sundimi i ligjit, ku duhet të jenë të barabartë të gjithë, nga biznesi më i vogël me një kryefamiljar, e deri tek korporata më e madhe multinacionale, është parakusht që Shqipëria të thithë investime dhe të futet në rrugën e progresit teknologjik dhe krijimit të vendeve të punës.
Më lejoni ta përfundoj, përpara se e t’u jap fjalën të pranishmëve, me një konstatim të bërë nga një zyrtar i lartë gjerman, pak përpara gjatë një takimi me të.
Nuk ka nevojë të prezantosh në detaje se çfarë po ndodh në Shqipëri. Nuk ka pasqyrë më të mirë për politikën gjermane se sa atë që thotë, ndjen, apo tregon biznesi gjerman.
Shifrat e investimeve gjermane në Shqipëri janë 300 milionë.
Shifrat e investimeve gjermane në Maqedoni, janë 3 miliard.
Kjo flet mjaftueshëm.
Ndaj kam besim të madh, se me prezantimin e kësaj platforme konsultimi do të shtrihet në të gjitha grupet e interesit, duke nisur me të prekurit e të goditurit, përfaqësuesit e të cilëve i kemi këtu në këtë sallë, e duke vazhduar me përfaqësuesit e sipërmarrjes së ndershme shqiptare, dhe bëjnë të mundur që Shqipëria të mos mbetet prapa vendeve të rajonit, por të krijojë kushtet për një ekonomi të tregut të lirë, konkurrencës së barabartë dhe zbatimit të njëjtë të ligjit.