13.3 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Kimikatet në perime, ja sa e rrezikshme është prezenca e nitratit

Qytetarët janë të rrezikuar nga perimet që konsumojnë si rezultat i nitratit të tepërt. Nëse u gjendet një testues i thjeshtë nitrati, mund të kuptoni se sa bio janë frutat dhe perimet në tryezën tuaj.
Nitrati përdoret si pleh artificial, si konservues dhe për prodhimin e ngjyrave, ilaçeve, eksplozivit, e me radhë, por përdorimi i tij me shumicë mund të metabolizohet në produkte kancerogjene, shkruan fax ëeb.
Pra, produktet me përbajtje të lartë apo të tepruar të nitatit shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore si kanceri apo diabeti.
Një qytetar nga Tirana, ka kryer testin e nitratit tek shalqini, patatja, patëllxhani, bananja, pjepri dhe panxhari, ku niveli i nitratit është në shifra alarmante.
E.Konçi shkruan për Jeta osh qef:
Kujdes nga nitrati,është kancerogjen! (mall i blerë te pazari i ri).
Karrota, domatja, trangulli, speci, molla, rrushi, fiku, dardha( të vëndit) per momentin kanë dal ne rregull. Zgjidhje tjetër janë produktet e jashtme që s’kanë shijen e këtyre të vendit por nivelin e nitratit e kanë të kontrolluar.”
E para, ku është AKU-ja? Dhe e dyta, këto produkte janë blerë tek Pazari i Ri, i shumë propaganduar nga kryebashkiaku Veliaj, pra produktet e blera tek fshatarët në rrugë kanë potencial të jenë më të shëndetshme se sa këto të fasadës së bukur…/Joq

Rama mburret me turistët dentarë, komentuesit e masakrojnë: Po ti pse i bëre dhëmbët në Izrael?!

Kryeministri Edi Rama reklamon shërbimin e spitaleve dhe klinikave private por komunetuesit e kanë masakruar në faqen e tij duke i kujatuar shërbimin mizerabël dhe çmimet e larta. Në mesazhin e fundit të këtij lloji, Rama u tregon shqiptarëve sesa shumë po zhvillohet vendi falë turizmit dentar dhe në veçanti, atij të kirurgjisë estetike.
Për sa i përket turizmit dentar, reagimin më të fortë e ka dhënë një qytetar, të cilit Rama s’i ka kthyer përgjigje: “Po ti Edo, pse vajte i bërë dhëmbët në Izrael?! Pse nuk more dhe ti shembullin e europianëve dhe t’i bëjë këtu?!”
Një tjetër, nuk ia ka kursyer sarkazmën: “Këtë vit rregulluan dhëmbët, vitin tjetër do të vijnë dyfishi i tyre të bëhen synet. Vetëm ajo u ka ngel pa bërë turistëve këtu. Të paçin sa malet shqiptarët o piktor, se ua shtove myshteritë!”
Kurse, të vërtetën e atij shërbimi shëndetësor, që shteti nuk e afron dhe Rama vetë nuk e reklamon, sepse është shërbimi shëndetësor publik i mjerë, e ka pasqyruar një qytetare, emigrante, e cila ka ardhur këtë verë në atdhe. Ndiqeni më poshtë mesazhin e Ramës dhe mesazhin e plotë të qytetares:
MESAZHI I RAMES: “A e dini se çdo vit më shumë se 1500 pacientë të huaj nga vendet e BE-së (Italia, Franca, Belgjika, Kroacia, Rumania, etj) vijnë e qëndrojnë 7-12 ditë në Shqipëri për të marrë shërbimet dentare apo të kirurgjisë estetike në një klinikë në Tiranë? Në kohën e lirë atyre u ofrohen guida turistike në kryeqytet dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Falë impaktit të fortë të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane në katër vitet e fundit dhe rritjes së përvitshme të shërbimeve të hoteleri-turizmit, numri i këtij lloji të veçantë turistësh pritet të vijojë të rritet vit pas viti”.

Haradinaj: Tradhëtar kush negocion ndarjen e Kosovës, Thaçi s’e ka këtë të drejtë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur sërish sa i përket idesë së Presidentit Hashim Thaçi për bashkimin e Luginës me Kosovën. Haradinaj Ka thënë se kjo është e pamundur të ndodhë.
Sipas shefit të Qeverisë, kushdo që në emër të Kosovës flet për territorin e saj në Bruksel, bën tradhti kombëtare, e ndryshimi i kufijve do të thotë luftë e re.
“Nëse Serbia na e jep Preshevën e marrim me qef, s’jam kundër. Shumë ngjarje e mirë. Por që të negocion dikush territorin e Kosovës së pavarur e shpallur më 17 shkurt në territorin e vetë nuk e ka askush këtë të drejtë. Pra nuk e ka Presidenti Thaçi ose një president tjetër apo dikush prej neve”, tha Haradinaj në Interaktiv të KTV’së.

Humbja kundër Brighton, Manchester United vendos për të ardhmen e Mourinhos

Në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premierligës, “Djajtë e kuq” i siguruan tri pikët e para të sezonit. Megjithatë, ata nuk arritën ta vazhdojnë rrugëtimin me të njëjtin ritëm, pasi që në ndeshjen e dytë pësuan disfatë kundër Brightonit, përcjell Gazeta Express.
Megjithatë, bordi i Manchester Unitedit i beson ende trajnerit portugez dhe do t’i japë atij më shumë kohë për të arritur suksesin e kërkuar nga tifozët.
Mourinho ende nuk e ka skuadrën e tij të plotë në dispozicion për shkak të lëndimeve. Lojtarë si Alexis Sanchez, Nemanja Matic dhe Antonio Valencia, të cilët ishin titullar në shumicën e ndeshjeve të sezonit të kaluar, nuk ishin të gatshëm të luajnë kundër Brightonit për shkak të lëndimeve.
Në janar të këtij viti, Mourinho e rinovoi kontratën e tij me Manchester Unitedin, e cila do ta mbajë atë në Old Trafford deri në vitin 2020. Megjithatë, gjatë këtij afati kalimtar ai i kishte kritikuar shpeshherë bordin drejtues për punën e tyre dhe kjo gjë i kishte nxitur spekulimet për shkarkimin e tij.
Manchester Unitedi e kishin emëruar Mourinhon në pozitën e trajnerit pasi dy trajnerët paraprakë, David Moyes dhe Louis van Gaal, kishin dështuar të vazhdojë suksesin e klubit nën menaxhimin e Sir Alex Fergusonit, transmeton Gazeta Express.
Në sezonin e tij të parë, Mourinho i fitoi tre tituj me klubin e tij të ri. Megjithatë, sezonin e kaluar ata përfunduan duarbosh dhe nuk arritën t’i transferojnë lojtarët e kërkuar gjatë këtij afati kalimtar.
“Mourinho është njeriu i gabuar për këtë punë. Stili i lojës nuk është argëtues dhe ajo që e bën këtë dyfish më të keqe është se dy rivalët e tyre më të mëdhenj, Manchester City dhe Liverpooli, luajnë futboll me të vërtetë emocionues”, ka thënë Sharpe.
“Stili i tij negativ nuk i përshtatet llojit të futbollit që kërkojnë dhe duanë tifozët e Unitedit. Mendoj se ai do të shkarkohet para Krishtlindjeve”.

Trump paralajmëron: Mueller dhe grupi i tij i banditëve demokratë të zemëruar duan të ndikojnë tek zgjedhjet

Presidenti i SHBA Donald Trump sulmoi hetimin e Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke e quajtur “një turp kombëtar”.
Zoti Trump e filloi javën e punës të hënën me një varg sulmesh kundër hetimit të zotit Mueller, duke u ankuar se prokurori “është dikush që thjesht po kërkon probleme” dhe se po përpiqet të gjejë nëse Presidenti Trump ka penguar drejtësinë.
Presidenti e quajti zotin Mueller “njeri të diskredituar” dhe tha se “krejt grupi i tij i Banditëve Demokratë të Zemëruar” kishte intervistuar për 30 orë rresht juristin e Shtëpisë së Bardhë Donald McGahn. Ai tha se intervista ishte bërë me miratimin e tij dhe “për qëllime transparence”.
Por agjencitë e lajmeve njoftuan se zoti Trump dhe avokatët e tij personalë nuk e dinë përmbajtjen e plotë të asaj që juristi i tha ekipit hetues të zotit Mueller.
Presidenti Trump shkruante të hënën në Tëitter: “Ata janë duke shijuar rrënimin e jetës së njerëzve dhe refuzojnë të shohin korrupsionin e vërtetë në anën Demokrate – gënjeshtrat, shkarkimet, emailat e fshirë dhe shumë e shumë të tjera! Demokratët e Zëmëruar të Muellerit po kërkojnë të ndikojnë në zgjedhjet.”
Ai u referohej zgjedhjeve të 6 nëntorit për Kongresin dhe gara të tjera.
“Ku është bashkëpunimi i fshehtë?” pyeste zoti Trump. “Ata krijuan një krim të rremë të quajtur ‘bashkëpunimi i fshehtë’, dhe kur u pa se nuk kishte një bashkëpunim i tillë, ata thanë se kishte pengim drejtësie (për një krim të rremë që nuk ekzistonte).”
Hetuesit e zotit Mueller kanë zbuluar disa raste kontaktesh të fushatës Trump me Rusinë, duke përfshirë një takim në mes të vitit

2016 në Kullën Trump në Nju Jork, ku djali i zotit Trump, Donald Trump, Jr, u takua me një grua që thuhej se ishte avokate e qeverisë ruse që do ofronte materiale inkriminuese kundër kandidates demokrate Hillary Clinton. Nga takimi nuk doli asnjë informacion i tillë kundër zonjës Clinton.
Kur lajmi i takimit u publikua pasi zoti Trump u bë president, ai diktoi një deklaratë rreth bisedimeve, duke pretenduar se ato kishin lidhje me çështjen e birësimit të fëmijëve rusë. Kohët e fundit, presidenti ka thënë se fjala ishte për një takim politik rutinë – hulumtim rreth një kundërshtari zgjedhor – dhe se ai nuk kishte dijeni paraprakisht.
Zoti Trump gjithashtu përsëriti sulmet ndaj ish drejtorit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, John Brennan, pasi atij iu hoq certifikata e sigurisë kombëtare javën e kaluar. Presidenti Trump e quajti zotin Brennan “drejtorin më të keq të CIA-s në historinë e vendit”.
Zoti Trump tha se shpreson që Brennan ta verë në jetë kërcënimin e tij për të ngritur padi për të mbrojtur të tjerët nga humbja e certifikatës së sigurisë, sepse kështu, – tha ai, – “do të jetë shumë e lehtë për të nxjerrë të gjitha shënimet, tekstet, emailet dhe dokumentet e tij që tregojnë jo vetëm punën e dobët e bërë prej tij, por edhe se si ai ka qenë i përfshirë në Gjuetinë e Shtrigave të ndërmarrë nga zoti Mueller. Ai nuk ka për të ngritur padi,”, shkruante Presidenti Trump.
Ditët e fundit, rreth 200 ish zyrtarë të sigurisë kombëtare, zyrtarë të Pentagonit dhe të Departamentit të Shtetit i kanë dalë në mbrojtje zotit Brennan.
Presidenti Trump, megjithatë, nuk i ka përfillur komentet e tyre të favorshme për zotin Brennan, duke thënë: “Gjithkush dëshiron të mbajë certifikatën e sigurisë kombëtare, sepse ajo është diçka që ka vlerën e një prestigji të madh dhe paguhet shumë, prandaj disa njerëz po i dalin në mbrojtje Brennanit dhe jo për shkak të punës së mirë që ka bërë! ”

“VOA”

Skandali me drejtësinë e re, Komisioneria e Vettingut me burrin tek organizata terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”

Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj, duke hyre ne nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit i cili ka nisur sot seancen degjimore me anetaren e Gjykates Kushtetuese, Vitore Tusha./r/n/r/nValbona Sanxhaktari, Alma Faskaj, enter a session of the Independent Qualification Commission, at a hearing session with the member of the Constitutional Court, Vitore Tusha.

Arten Ramosaço, bashkëshorti i Komisioneres së Vetingut, Valbona Sanxhaktari, rezulton në listën me 30 persona, të arrestuar si pjesë e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, e drejtuar nga Orik e Leart Shyti dhe Altin Arapi.
Grupi u arrestua në vitin 1996, si persona të dyshuar për kryerjen e një serie aktesh kriminale, përfshirë edhe sulmin terrorist mbi ish-supermarketin “VEFA”. Grupi “Hakmarrja për Drejtësi” kaloi në një kalvar të gjatë gjyqësor, i cili zgjati për rreth 15 vjet dhe shumë prej akuzave ndaj tyre nuk arritën të provoheshin.
Gjithësesi, disa prej anëtarëve të saj janë akuzuar edhe për vepra kriminale, të kryera në periudhën 2002-2005, ku më e rënda ishte vrasja e shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.
Nga hetimet, sipas raportimeve të asaj kohe, Arten Ramosaço dyshohet se ka pasur një rol ndihmësi për drejtuesit e organizatës në kryerjen e krimeve.
Arten Ramosaço është martuar me Valbona Sanxhaktarin dhe lidhja e tyre është kurorëzuar me lindjen e një vajze në vitin 2004. Pas martese, Arteni rezulton se ka ndryshuar mbiemrin nga Ramosaço në atë të bashkëshortes, pra Sanxhaktari. “Boldneës.al” ka

kryer verifikimet në regjistrin themeltar të Gjendjes Civile, në të cilin gjendet i pasqyruar ky ndryshim.
Nuk është e qartë se përse ai ka zgjedhur këtë formë. Sipas kërkimeve, rezulton që në trungun familjar Ramosaço vetëm Arteni ka ndryshuar mbiemrin, ndërsa të tjerët vijojnë të kenë atë që kanë trashëguar nga pasardhësit e tyre.
Arteni ka mbajtur mbiemrin Sanxhaktari deri sa është divorvuar nga bashkëshortja e tij. Më tej, siç rezulton nga dokumentat zyrtare, ai është kthyer tek mbiemri para martese, Ramosaço.
Fakti që Arten Ramosaço i “Hakmarrjes..” është i njëjti person me Arten Sanxhaktari, babain e vajzës së komisioneres së Vetingut, u publikua pasditen e së Enjtes nga ish-kryeministri Sali Berisha, në rrjetin social Facebook.
Zbulimi i këtij detaji të rëndë vë në pikëpyetje të madhe filtrimin e emrave të përzgjedhur nga maxhoranca socialiste për të qenë pjesë e trupave që po realizojnë procesin e Vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët.
Deri më tani, disa gjyqtarë janë shkarkuar nga detyra, pasi KPK “zbuloi” se ata shoqëroheshin me nipa apo familjarë të tyre, të akuzuar për ndonjë cigare hashash apo vepra të tjera të lehta penale.
Ky standart duket se nuk respektohet për anëtarët e Komisionit të Vetingut, të cilët, si në rastin konkret, kanë persona shumë të afërt, të dyshuar si të përfshirë në organizata kriminale, me prirje terroriste.

Abuzimi skandaloz në Banka, qytetarët iu paguajnë 124 milion euro në vit vetëm për komisione

Çfarë po ndodh me sektorin bankar?
Pse grupe të huaja bankare kanë vendosur të largohen dhe po largohen nga Shqipëria?
A lidhet kjo me ndonjë veçanti të tregut apo me tregues të përformancës së tij?
Kostot e larta të shërbimeve bankare në Shqipëri.
Kosto e shërbimeve bankare në Shqipëri janë dukshëm më të larta se simotrat e tyre apo qoftë edhe bankat “mëmë” nga vijnë. Banka Botërore e ka theksuar këtë fenomen në studim të vitit 2016 ku thuhet se sistemet e pagesave bankare krijojnë një kosto vjetore në ekonominë shqiptare sa 2.5% e Prodhimit të Brëndshëm Bruto. Kjo përkthehet përafërsisht në 33.7 miliardë lekë ose 248 milionë euro. Sipas këtyre të dhënave qytetarët paguajnë rreth 124 milion euro në vit vetëm për koston e shërbimeve bankare ndërsa entet publike paguajnë vetëm 2 milion euro në vit.
Blerjet dhe shitjet në sektorin bankar.
Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) është bërë zyrtarisht pronare e 100% të aksioneve të Bankës Kombëtare të Greqisë (NBG), pas një kontrate për shitblerjen e aksioneve të nënshkruar mes palëve në datën 2 shkurt 2018. Ky është lajmi i fundit që kaloi pa shumë zhurmë në mjediset shqiptare të sipërmarrjes dhe media-s, ndërsa edhe banka të tjera tregtare kanë dalë nga tregu shqiptar kohë më parë.
Nëse i referohesh raporteve zyrtare të Bankës së Shqipërisë, apo qoftë edhe të Shoqatës Shqiptare të Bankave, vëren se tregu ka shënja të gjallërimit të kredidhënies, fitimet janë rritur për pjesën më të madhe të bankave dhe po shënjohet shtimi i vlerës së aktiveve.

Kështu vëllimi i kredisë në fund të vitit 2017 (shifrat e fundit zyrtare të certifikuara) është rritur me 7,2 % në krahasim me një vit më parë.
Depozitat janë rritur me 1,5 % dhe stoku i depozitave ka arritur në 71 % të PPB, ndërkohë stoku I kredive në raport me PBB mbetet poshtë nivelit 40% prej më shumë se gjashtë vitesh.
Shtete të tjera të zhvilluara këtë raport e kanë deri në 200% të PBB-së duke treguar se tregu jonë ka akoma hapsirë të rritjes së kredidhënies në vend.
Treguesit që shënojnë shëndetin e bankave janë po ashtu në rritje: mjaftueshmëria e kapitalit shënon 16,6 %, ndërkohë që minimumi i përqindjes së kapitalit rregullator ndaj ekspozimeve të ponderuara me rrezik që kërkohet nga Banka e Shqipërisë është 12%, vëllimi i pagesave është rritur me 26,3 %, vlera e transaksioneve me më shumë se 60 %, ndërkohë që nuk kanë mbetur mbrapa treguesit e rentabilitetit.
Po përse atëherë bankat janë vënë në “garë” për t’u shitur kush e kush më shpejt?
Sipas analistëve të tregut, “disa prej bankave që i takojnë grupeve të mëdha europiane ka vendosur të reduktojnë përmasat e aktivitetit në Shqipëri, në linjë me strategjinë e ngjashme që po ndjekin në shumicën e tregjeve të Europës Qendrore dhe Juglindore. Disa të tjera, në strategjitë e tyre afatmesme, kanë vendosur të dalin nga tregu shqiptar, duke nxjerrë në shitje bankat që zotërojnë në vendin tonë”.

“Grupi Bankar i Pireut” ka planifikuar të shesë tërësisht bankat që zotëron në Shqipëri, një tjetër grup i rëndësishëm bankar grek që ka nisur procesin e tërheqjes nga tregjet rajonale është “Banka Kombëtare e Greqisë” (“NBG Bank”).
Në largim edhe malajzianët që tashmë po kërkojnë blerës për filialin e vet në Shqipëri është “ICB Banking Group”. Grupi “Intesa Sanpaolo” bleu një pjesë të aktiveve të grupit “Veneto Banca”, duke bërë që numri i bankave të ulet nga 16 në 14. Societe Generale Albania, banka e pestë më e madhe në sistemin bankar shqiptar, është drejt finalizimit të shitjes te banka hungareze OTP, në kuadër të një marrëveshjeje më të gjerë për shitjen e degëve të grupit francez Societe Generale në gjithë rajonin. Ndërkohë që Banka e Pireut në Greqi ka njoftuar zyrtarisht pak ditë më parë se ka hyrë në një marrëveshje me Grupin Balfin dhe Komercijalna Banka, për shitjen e aksioneve të degës së saj në Shqipëri, Tirana Bank.
Procesi pritet të vazhdojë edhe më tej, pasi të tjera banka janë në shitje.
Kjo “larje duarsh” me tregun bankat shqiptar e këtyre bankave apo e të tjerave që vijnë në rradhë, nuk duket se vjen vetëm dhe thjesht si pasojë e strategjive europiane të bankave.
Ajo lidhet doemos me tregun shqiptar, klimën e investimeve apo edhe kostot e këtij biznesi. Por sidomos me informalitetin dhe evazionin e lartë të tregut.

UEFA shpall tre kandidatët për “Futbollistin më të mirë të sezonit”

Luka Modriç, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah janë zgjedhur nga UEFA si tre kandidatët për të fituar çmimin “Futbollisti i më i mirë për sezonin 2017/18”, që jepet nga qeveria e futbollit europian.
Ky çmim, që vlerëson lojtarin më të mirë për sezonin e kaluar, do të jepet më 30 gusht në Montekarlo gjatë një ceremonie gala.
Luka Modric fitoi Champions League për herë të tretë radhazi si pjesë e Real Madrid, ndërsa në Kupën e Botës 2018 ishte kapiteni i Kroacisë që shkoi deri në finale. Ai u shpall futbollisti më i mirë në “Rusi 2018”.
Cristiano Ronaldo fitoi Champions për herë të pestë në karrierë dhe për herë të gjashtë u shpall golashënuesi më i mirë në këtë veprimtari. Gjatë verës, ai u transferua nga Real Madrid te Juventus për 100 milionë euro.
Kandidati i tretë është Mohamed Salah, finalist i Champions League dhe golashënuesi më i mirë i Premier League me Liverpool.
Ndërsa podiumi do të zbulohet në Montekarlo, renditja e futbollistëve të tjerë, sipas UEFA-s, për sezonin 2017/2018, vazhdon kështu 4.Antoine Griezmann (Atlético & Francë), 5.Lionel Messi (Barcelona & Argjentinë), 6.Kylian Mbappé (Paris & Francë), 7.Kevin De Bruyne (Manchester City & Belgjikë), 8.Raphaël Varane (Real Madrid & Francë), 9.Eden Hazard (Chelsea & Belgjikë), 10.Sergio Ramos (Real Madrid & Spanjë).
80 trajnerët në fazën me grupe të Champions League dhe Europa League, krahas 55 gazetarëve ishin ata që votuan për këtë çmim.
Kandidatët për çmimet e tjera
Portieri i sezonit: Alisson Becker, Gianluigi Buffon, Keylor Navas
Mbrojtësi i sezonit: Marcelo, Sergio Ramos, Raphaël Varane
Mesfushori i sezonit: Kevin De Bruyne, Toni Kroos, Luka Modrić
Sulmuesi i sezonit: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah
Më i miri në Europa League: Diego Godín, Antoine Griezmann, Dimitri Payet

Balla në hetim ndërkombëtar për drogën? U përgjua në numrin e Begos 0682049189, si i jepte tenderat

Balla ka rënë në rrjetën e përgjimeve përmes të dënuarit në Itali me 21 vite burg, Edmond Bego. Përmes këtyre përgjimeve dalin qartë edhe tenderat që Balla i jepte si sekser Begos.
Nënkryetari i Grupit Paralmentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka thënë se heshtja nuk e shpëton dot Taulant Ballën.
Në deklaratën e tij, Alibeaj ka akuzuar Ballën për një lidhje me të shumëkërkuarin i cili ra në pranga pak ditë më parë në Igumenicë, Edmond Bego.
Nënkryetari i PD-së tha se Balla duhet të tregojë se sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189 dhe a është sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen.
Më tutje Alibeaj ka deklaruar se ashtu si Balla edhe kryeministri i vendit, Edi Rama ka preferuar të heshtë në këtë lidhje të poltikës me krimin e cila duket qartazi në sytë e shqiptarëve.
Deklarata e plotë
“Qeveria në pakt me krimin, parlamenti i varur nga krimi, policia e drejtuar nga krimi dhe prokuroria nën urdhrat e krimit po heshtin për t’i dhënë kohë numrit dy të Partisë Socialiste, që të mbulojë me harresë akuzat publike për lidhjet e tij me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës, Mond Bega.
Në vend që policia t’u thotë shqiptarëve pse autoritetet greke kanë arrestuar dhe kanë vendosur të mbajnë në burg narkotrafikantin me lidhje politike, policia hesht.
Në vend që prokuroria të nisë menjeherë hetimet për të zbardhur arsyet e mosveprimit të Policisë së Shtetit ndaj trafikantit të shndërruar në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, prokuroria hesht.

Ne vend që Edi Rama t’i kërkojë Taulant Ballës të sqarojë pozicionin e tij, Edi Rama hesht.
Në vend që Taulant Balla t’u përgjigjet pyetjeve, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, hesht, me shpresën se gjithçka do të harrohet.
Taulant Balla dhe padroni i tij, Edi Rama, e kanë gabim.
Shqiptarët dhe partnerët tanë janë bindur se Shqipëria është kthyer në parajsën e krimit të organizuar, për shkak të lidhjeve direkte me drejtuesit më të lartë të pushtetit.
Duke përfaqësuar pjesën më të mirë dhe më të madhe të shoqërisë që nuk pranon të qeveriset nga krimi, Partia Demokratike nuk do të heqë dorë nga misioni i saj për të shkëputur krimin nga politika.
Policia e Shtetit dhe prokuroria duhet t’u thonë shqiptarëve:
Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare?
Çfarë e pengon prokurorinë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Mond Bego?
Ndërsa Taulant Ballën nuk e ndihmon dot fshehja pas mashtrimeve të trasha të zëdhënësit të krimit në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili tha dje se trafikanti i drogës ishte liruar menjëherë nga drejtësia greke.
Taulant Balla duhet t’u shpjegojë shqiptarëve:
Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit?
Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189?
A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?Këtyre pyetjeve Taulant Balla nuk u shpëton dot. Drejtësia vonon, por nuk harron!”

Policia fsheh akuzat ndaj Begos dhe tregon 5 emrat: Konvertoi dënimin nga 21 vite burg Itali në 1 vit në Shqipëri!

Në një deklaratë zyrtare Policia e Shtetit merr në mbrojtje të hapur Edmond Begon të dënuar për trafik ndërkombëtar droge me 21 vite burg në Itali. Policia fsheh akuzën se përse është shpallur në kërkim nga Italia, ndërsa thotë se ai nuk është në kërkim nga policia pasi dënimin Italian me 21 vite burg e ka bërë në Shqipëri të kovertuar në 1 vit burg.
Policia e Shtetit përmes një njoftimi zyrtar, ka sqaruar se i arrestuari Edmond Bego nuk është në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar nga autoritetet policore shqiptare për llogari të ndonjë shteti tjetër. Kujtojmë që pjesëtari i grupit të Aldo Bares trazoi për ditë të tëra politikën në Shqipëri me akuza dhe kundër-akuza.
Njoftimi i plotë
Për dy ditë me rradhë ka një debat publik, lidhur me ndalimin e shtetasit Edmond Bego në Greqi. Pas verifikimeve të kryera, Policia e Shtetit sqaron se në dosjen e Kërkimit dhe Arkivës së Interpolit, shtetasi shqiptar EDMOND BEGO, alias MANOLI BEGO, alias SAJMIR SINA, alias BELUL GJATARI, alias Mond BEGA, 48 vjeç, nuk është në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar nga autoritetet policore shqiptare për llogari të ndonjë shteti tjetër. Sqarojmë se më herët, shtetasi Bego është arrestuar në datë 24 dhjetor 2009 në Tiranë për llogari të drejtësisë në Itali, me urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar në vitin 2009, nga Gjykata e Apelit të Torinos.

Nga Prokuroria e Përgjithshme në datë 11 shkurt 2010 në Policinë e Shtetit ka ardhur kërkesa për njohje e vendimit penal italian nr.1735, datë 22 prill 2008, i formës së prerë të vitit 2009 dhënë nga Gjykata e Apelit Torino, Itali. Me vendimin nr. 807, datë 15 shtator 2010, Gjykata e Lartë në Shqipëri ka bërë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ka dënuar përfundimisht me 4.4 vite burg këtë shtetas. Ai është liruar nga burgu në 24 nëntor 2011, pasi ka vuajtur rreth 1 vit e 11 muaj burgim, me vendim të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila mbi bazën e kërkesës së të dënuarit ia konvertoi pjesën e mbetur prej 1.8 vitesh burgim, në liri me kusht. Pas këtij vendimi, Policia e Shtetit nuk ka asnjë mundësi tjetër veprimi.
Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS, shtetasi në fjalë ka dalje dhe hyrje nga territori shqiptar nga vitet 2013 deri në vitin 2018, edhe drejt Italisë. Ai në territorin italian ka hyrë 3 herë në vitin 2017, dhe në datë 13 korrik në vitin 2018. Bego në datë 8 gusht 2018 ka dalë nga PKK Qafë Botë drejt territorit grek, siç ka bërë edhe më herët në vitet 2014, 2015, 2016, 2017 dhe 2018, në disa raste në mënyrë të përsëritur. Pra, për këtë shtetas nuk ka patur asnjë urdhër tjetër ndalimi ndërkombëtar përveç urdhërit të ndalimit të ekzekutuar nga Policia e Shtetit në vitin 2009, që do të vinte në lëvizje Interpol Tiranën dhe Policinë e Shtetit, apo ndonjë kërkesë nga autoritetet italiane dhe misionet e tyre policore në Tiranë, ndryshe nga sa u deklarua nga subjekti politik Partia Demokratike.
Policia e Shtetit apelon çdokënd t’i drejtohet asaj për informacion të saktë dhe zyrtar, duke shmangur keqpërdorimet për interesa politike të ditës.