21.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Sekuestro pasurive jo vetëm të oligarkëve, por edhe të zyrtarëve të lartë që kanë vjedhur

Plani Antimafia i opozitës parashikon masa të rrepta dhe konfiskim të pasurive jo vetëm të oligarkëve, por edhe të zyrtarëve të lartë që kanë vjedhur përmes abuzimeve. Masat do të shtrihen edhe tek të afërimit e tyre, pasi janë të tretët përmes të cilëve fishen pasuritë e zyrartarëve të korruptuar.
Partia Demokratike prezantoi sot në një aktivitet platformën e propozimit për një veting në politikë. Kreu i demokratëve, Lulzim Basha duke folur para demokratëve, ku ishin të ftuar edhe grupe qytetarësh nga disa zona të vendit, tha se vetingu në politikë nuk është asgjë më shumë se vetingu për gjykatësit, prokurorët, policët dhe gardistët.
“Vetingu në politikë, nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak se vetingu i gardistëve, i policëve, i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Largimi pra i politikanëve me lidhje me krimin e organizuar dhe që nuk justifikojnë pasurinë. Edi Rama e ka refuzuar me lloj lloj justifikimesh. Pak ditë më parë tha hapur që është kundër qëllimit të vetingut, ndonëse është po ai më Fatmir Xhafajn, Taulant Ballën dhe Jurgis Çyrbjen që ka votuar të njëjtat dispozita ligjore për gjyqtarët, prokurorët, policët dhe gardistët. Llogjika është e thjeshtë dhe e kuptueshme për çdo shqiptar:

Ajo që vlen për policët e thjeshtë, ajo që vlen për gardistët, që synon të zbatohet për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk vlen për politikanët. Politikanët janë specialë, janë mbi ligjin. Natyrisht, kjo është e papranueshme. Ne jemi të vendosur ta ndjekim rrugën ligjore për të kaluar vetingun në politikë, si një rrugë kushtetuese rrugën që do ndërpresë mandatet e tyre të lidhur me krimin” tha Basha.
Gjatë aktivitetit, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj prezantoi një amendim për ligjin Antimafia që të gjithë ata që përfitojnë në mënyrë korruptive paratë e taksapaguesve shqiptarë. Njesoj si në rastin e krimit të organizuar, atyre që janë bërë palë në këto afera të provojnë ligjshmërinë e pasurive të tyre dhe së dyti, pasuritë e tyre të verifikohen e sekuestrohen.Basha u shpreh se Shqipëria është në një gjendje kolapsi dhe sipas tij, “Sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nëse nuk garantohet konkurrenca e lirë, nëse një grusht njerëzish përfitojnë gjysmën e fondeve publike, me afera korruptive. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të rikthejmë kushtet e konkurrencës së lirë, zbatimin e ligjit, kushtet e një gare të barabartë”.
Ndërsa më tej, Basha premtoi se “Këto miliarda euro që sot përfundojnë në xhepat e oligarkëve do t’ju kthehen qytetarëve, të papunëve, studentëve, pensionistëve, sipërmarrjes….”.

Histeria e çmendur e Ramës dhe Veliajt me 200 milionë eurot e Tetarit

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i është rikthyer çështjes së Teatrit Kombëtar dhe 200 milion eurove, që po çmendin histerinë e të paditurve në krye të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës.
Duke ju referuar deklaratës së drejtorit të Arteve të Bukura të Firencës, Claudio Rocca, Vasili shkruan se vandalëve dhe injorantëve në krye të qeverisë dhe bashkisë, u’a udhëheq rrugën hajdutlliku që shkatërron pronën publike, vlerat historike e kulturore dhe që rrënon Tiranën e gjithë vendin.
Postimi i plotë i Vasilit
Te diturit nga Firence, te paditurit ne krye te qeverise e bashkise dhe Teatri….
200 milionë eurot e Teatrit ja çmendën histerinë të paditurve në krye të qeverisë dhe bashkisë.
Te paditurit folen per godinen, qe do te binte nga minuta ne minute,per semundje te rrezikshme pa emer,per projektin fashist te teatrit etj etj gomarlleqe me thes vetem e vetem qe ta zhvasnin ate cope toke e per te rrembyer milionat.
Drejtori i arteve te bukura te Firences Claudio Rocca thote qarte:
“Teatri nuk duhet te shembet ne emer te historise se tij dhe shtresezimit te arkitektures”.
Kete thone te diturit nga Italia ne emer te logjikes se ftohte profesionale,qe jua udheheq atyre rrugen.
Ndersa vandaleve injorante te qeverise dhe bashkise jua udheheq rrugen hajdutlleku, qe shkaterron pronen publike,vlerat historike e kulturore dhe rrenon Tiranen dhe gjithe vendin.

Gazeta “Antwerps”: Bajrajt, 40 vrasje, furnizonin Brukselin me drogë e prostituta

Pieter Huyberechts
Daltonët e Dobraçit, kështu quhen ata, katër vëllezërit kriminelë Rustemi. Në vendin e tyre janë të lidhur me 40 vrasje, të dënuar në vendin tonë për tentativë vrasje, shfrytëzim prostitucioni, zhvatje dhe trafik kokaine. Dy nga vëllezërit tanë janë këtu në qeli. Por më i kërkuari, Safet Rustemi, arriti të largohet nga vendi ynë pasi pagoi një garanci. Kjo frustroi ndjeshëm gjykatën në Bruksel. “Ai mendon se është i paprekshëm”, thonë dy burime ligjore këtu. “Kjo është e vërtetë”.
Paguaj ose…
“Nëse nuk paguan, do të përdhunoj vajzën 12-vjeçare”. Ky ishte kërcënimi i Safet Rustemit, 33 vjeç, kur pronari i një kafeneje në Bruksel fillimisht nuk pranoi të përkulej para mafies shqiptare. Më në fund, ai pagoi, si thuajse të gjithë në qendër të kryeqytetit. E njëjtat histori në dhjetëra kafene në Schaerbeek, Koekelberg, Molenbeek, Anderlecht dheGanshoren.
Në vjeshtën e vitit 2014, klani Rustemi mori nën kontroll botën e nëndheshme në Bruksel. Ata janë katër: Iliri, Bardhyli, Seadi dhe bosi, Safeti. Së bashku me një tjetër kushëri ata njihen edhe si Daltonët e Dobraçit, një lagje famëkeqe në qytetin verior të Shkodrës në Shqipëri.
Një burim gjyqësor konfirmoi se emri i tyre lidhet me më së paku 40 vrasje.
Pa humbur shumë kohë, Daltonët u bënë të plotfuqishëm në Bruksel. Dy shqiptarë u zhdukën pa gjurmë pas një mosmarrëveshje. Pasuan edhe përplasje me armë. Klani furnizonte gjysmën e Brukselit me kokainë dhe prostituta, pronarët e kafeneve druheshin nga kërcënimet e tyre. Megjithatë drejtësia arriti t’i mposhtë pas një infiltrimi.
Këpucë me lëkurë krokodili
Prokurori Stephane Lempereur e mban mend mirë Rustemin. “Doja ta joshja jashtë dhomës duke qeshur me këpucët e tij me lëkurë krokodili. Këpucë të shëmtuara që kushtojnë mijëra euro. As nuk u tundua”.

Në janar të vitit 2017, atij i thanë se duhej të shkonte në qeli për nëntë vite pasi kishte shkelur thuajse gjysmën e kodit penal. Lempereur kërkoi arrestimin e menjëhershëm, gjykata nuk e pranoi. Arsyetimi: Rustemi ishte gjithmonë i sjellshëm. “Për shkak të frustrimit se ai nuk do të arrestohej menjëherë, nisëm një tjetër procedim penal ndaj tij”, thotë një burim gjyqësor. Nuk ishte e vështirë, pasi ai kishte importuar kile me kokainë në Holandë për vite. Në qeli ose jo, klani punonte fuqishëm.
Garancia dhe ‘fluturimi special’
Pavarësisht procedurave të kompletuara, Safet Rustemi u lejua të largohej nga burgu i Saint-Giless më 12 korrik 2017 nën disa kushte të caktuara. Sërish duke befasuar magjistratët e Brukselit. A do e paguante Rustemi garancinë prej 25 mijë eurosh? Një shaka për dikë që noton në paratë e krimit. Ishte hera e dytë që drejtësia belge e pranonte garancinë me kënaqësi. Edhe në vitin 2015 kishte ndodhur diçka e tillë.
Dy ditë më vonë, ‘krimineli ilegal’ u nis me një fluturim të posaçëm drejt Shqipërisë nga Zyra e Emigracionit. Se kishte dy padi serioze për trafik kokaine në vendin tonë, për këtë nuk u shqetësua askush. “Ndërsa Ministria e Drejtësisë vonoi nënshkrimin, Sekretari i shtetit për Emigracionin e kishte dorëzuar në Tiranë me kohë”, thotë një burim.
Kur gjykata e dënoi sërish me 8 dhe 5 vite burg si lider i një grupi kokaine, Rustemi ishte i patrazuar në plazhin e Velipojës.
I plotfuqishëm në Shkodër
22 vite burgim apo jo, kjo duket se nuk e dëmtoi gangsterin shqiptar. Për habinë e shërbimeve gjyqësore belge, më 21 dhjetor të vitit 2017 ai qëlloi një bashkëpatriot në një diskotekë në Shkodër. Dhjetëra dëshmitarë dhe pamjet e kamerave të sigurisë nuk e ndaluan dot. Kur policia u thirr dhe nisi të hetonte në diskotekë, një telefonatë e një zyrtari lokal bllokoi gjithçka.
Safet Rustemi ose i njohur si Safet Bajri, nuk duket i shqetësuar. Ai zakonisht mbretëron në Shkodër, ku vazhdon të kërcënojë tregtarët dhe të menaxhojë një pjesë të një plazhi hyjnor. A do të përfundojë ai në qeli? “Gjithçka varet nga vullneti i mirë i shqiptarëve. Ai mendon se është i paprekshëm”, thonë dy persona të përfshirë. “Dhe ai është”.

Pogba sulmon Mou

Fitoret e arritura kundër Watford në Premier League dhe kundër Young Boys në Champions League kanë qenë vetëm iluzione. Manchester United është akoma “i sëmurë” dhe shërimi duket shumë larg, po aq larg sa kryesuesit e kampionatit, Liverpool, që ka një avantazh prej tetë pikësh ndaj “Djajve të Kuq”.
Si të mos mjaftonte kjo, barazimi kundër Wolves ka rindezur polemikat mes Paul Pogba dhe Jose Mourinho. Në fakt, goli i barazimit të Wolves ka ardhur pas një topi të humbur nga francezi, i cili nuk i ka kursyer kritikat ndaj stilit të lojës që bën portugezi.
“Ishim në shtëpi dhe duhej të luanim më mirë, veçanërisht duhej të luanim në sulm, – ka thënë Pogba. – Kjo është e vetmja gjë që duhet të bëjmë kur luajmë në Old Trafford, të sulmojmë vazhdimisht. Në këtë mënyrë do të bënim më të lumtur tifozët dhe do të kishim më shumë mundësi për të fituar, siç kemi bërë vitin e kaluar kundër Tottenham, Arsenal, Chelsea e Liverpool”.
I pyetur nga gazetarët për arsyen pse skuadra nuk ka luajtur në këtë mënyrë, Pogba ka thënë: “Nuk mund të flas për këtë, nuk jam trajneri, por duhet të kemi më shumë alternativa. Tani duhet të ndërrojmë marsh, në shtëpi marrim shumë pak pikë dhe vendet e para janë shumë larg”.

“G4”, ose grupi i të fortëve

Jemi vetëm në fillim të edicionit futbollistik dhe ku kampionatet “big” sapo kanë nisur rrugëtimin, por megjithatë kjo nuk na pengon që të nxjerrim edhe disa shënime të para mbi ecurinë e skuadrave. Në kuadër të kësaj analize, nga Franca, në Angli, Itali dhe vazhduar në Gjermani, katër skuadra kryesojnë renditjen dhe ende nuk kanë provuar shijen e një barazimi apo humbje.

Po flasim për Paris SG, Liverpool, Juventus dhe Bayern Munich, me pikë të plota, edhe pse numri i ndeshjeve të zhvilluara ndryshon. Në fakt, në krye të kësaj mini tabele qëndron skuadra franceze dhe ajo angleze, që kanë 18 pikë të plota pas 6 ndeshjesh dhe 6 fitoresh.

Kampionët e Francës përmbysën Rennes në fundjavën e shkuar, duke vendosur edhe rekord historik me 3 suksese radhazi në transfertë. Janë 20 gola në total të shënuar dhe 5 të pësuar për parizienët. Pas tyre vjen Liverpool i Jurgen Klopp, që gjithashtu ka 18 pikë në 6 ndeshje, me 6 fitore ku kanë shënuar 14 gola dhe kanë pësuar vetëm 2 të tillë. Kryesuesit e Premier League duket se këtë sezon do të ndjekin realisht atë trofe që i mungon prej 28 vjetësh.
Fill pas tyre pozicionohet Juventusi i Massimiliano Allegrit, që në pesë ndeshje ka marrë po aq fitore dhe kryeson renditjen e Serisë A me 15 pikë të plota. Nën shenjën e Cristiano Ronaldos, skuadra bardhezi ka arritur që të dalë me pikë edhe nga një fushë që iu kthye tmerr, ajo e Frosinones. Portugezi është në kuotën e 3 golave. Skuadra bardhezi, që fiton prej 7 vitesh radhazi titullin, ka shënuar 11 gola dhe pësuar 4.

Në fund, Bayern Munich, që megjithatë ende nuk ka arritur 5 ndeshje për të matur forcën. Katër fitore në katër javë dhe 12 pikë të plota për kampionët e Gjermanisë, që kanë realizuar në total 12 gola dhe pësuar vetëm 2, aq sa Liverpool.
U largua nga kjo listë ekipesh perfekte Barcelona, pas barazimit 2-2 me Gironan në shtëpi. Një hap fals që nuk e mban të pastër tabelën e barazimeve në La Liga.
G4, ose grupi “i të fortëve” po bën ligjin në Europë. Tani, të shohim se çfarë do të ndodhë në ndeshjet në vijim, por kandidatura e tyre për të arritur suksesin këtë sezon duket e qartë.

Kryebanditi i Shkodrës pagoi 120 mijë euro zarin e krimit në media, komunikimet e Ramës me Bajrajt

Jo pak, por plot 120 mijë euro është paguar zari i krimit në media nga kryebanditi i Shkodrës, Safet Bajri që të intervistohej në Artan Hoxha. Denoncimi është bërë përmes një komunikimi të qytetarit dixhital.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhet e disa oficerëve të policisë në të cilat janë denoncuar komunikimet telefonike mes Kryeministrit Edi Rama dhe Behar Bajrit, një ndër eksponentët kryesorë të Bandës së Shkodrës.
Ndër të tjera në këto mesazhe jepen fakte rreth emërimeve të shumta në poste të larta të administratës që bëheshin me urdhër dhe ndërhyrje nga Bajri dhe po ashtu mbrojtja që përmes mediave të kontrolluara nga Edi Rama i bëhej Safet Bajrit.
Këto denoncime ish-kryeministri i ka bërë publike në faqen e tij në Facebook.
Postimi i ploë:
Denoncohen komunikimet telefonike te Rames me Behar Bajrin, emerimet qe bente me urdher te Beharit si dhe mbrojtja qe i bente ai me mediat e tij Safet Bajrit!
Ketu me poshte keni vetem disa nga statuset e publikuara sipas mesazheve te qytetarit dixhital! db
– 13 nentor 2017: Pershendetje Dr Berisha. Me urdher te Behar Bajrit po emrohet cdo drejtor apo prefekt cdo punojs policet ne shkoder. Sepse Edi Rama eshte i detyruar ta bej kete si shperblim per votat qe ka marr nga kjo familje kriminelesh! Operacioni fshesa ne adminsitraten publike ndihet ne shume drejtori te Shkodres. Largimet masive nga puna jane reflektuar dhe ne Konfederaten e Sindikates ne Shkoder, duke qene se jane dhjetra punonjes qe kerkojne mbeshtetje ligjore per tu rikthyer ne pune apo fituar demshperblim. Ndersa vihet re se shume persona jane punesuar ne administrate pa asnje kontrate, c’ka i nxjerr zbuluar nga mbrojtja ligjore.

Punesimet partiake dhe largimet po ne kete forme , kane bere qe per 27 vite ne Shqiperi te mos kemi nje administrate profesioniste por adminstrata jone te jete e mbushur me militante te cilet nuk i pergjigjen nevojave te qytetareve. Pu. Nga ana tjeter jane me dhjetra rastet e paraqitura ne Gjykaten Administrative per largim te padrejte nga puna, ndersa ajo qe dihet eshte se sa here ka nderrim pushtetesh administrata eshte e para e frikesuar per vendin e punes. Largimet ne te shumten e rasteve jane pa asnje motivacion, ndresa hera -heres perdoret si argument ristrukturimi i drejtorive. Me te prekurat deri me tani jane jane institucione qe me pare ishin en varesi te LSI, dhe tashme qe “tepsia” i ka ikur nga duart, e njejta gje ndodh me te punesuarit nen siglen e kesaj force politike. Largimet jane tek DSHP, ne posten Shqiptare dega Shkoder, AKU, hipoteke etj. Anonim ju lutem…!#
– 21 Korrik 2018: Te uroj shendet dhe jet sa me te gjat doktor Berisha.un jam nje punonjes policie i forces operacionale ne qarkut Shkoder. dua te bej nje pyetje kryeministrit te vendit , se kush esht nje person me emrin Braqe nga Shkodra qe komunikon dhe per cfar komunikojn bashk. Para se ta thot kryeministri po ta tregoj un se kush esht kry person , i cili quhet Behar Bajri djali i xhaxhait Safet Bajrit , nje shtetas qe ka aktivitet kriminal ne fushen e trafiqeve nderkombetar te lendeve narkotike. E gjith policia e Shkodres e di per automjetet e blinduara qe leviz i armatosur ky person dhe lidhjet e tija. mjafton te verifikohen keto targa a korespondojn me automjetet e blinduara qe kan ne perdorim. po ju dergoj dhe llojet e blindave qe levizin dhe si ndalon njeri. Audi targa AA006GN. Audi targa AA623GI. Benc mercedes Sh7330D.ju lutem publikoji te pakten te ken kujdes komunitet dhe te ruajn veten se shteti sguxon me ju afruar.ju faleminderit
– 1 gusht 2018: Denoncohet mbrojtja qe Rama u bene miqeve te tij Bajri!

Gazetari Artan Hoxha qe me porosi te Edvinit interviston dhe shfajson kriminelin me te kerkuar ne Mbreterine e Belgjikes Safet Bajrin.
Lexoni e oficerit dixhital!
Mirmama zoti Berisha, un qe po te shkuaj jam punonjes policie ne drejtorin e qarkut Shkoder. Marr shkas te te shkruaj per te ven ne dijeni opinionin publik,ku para 2 ditesh u transmetua ne televizione krimineli Safet Bajri ku bente rolin e nje viktime. Po te tregoj fillimin e kesaj genjeshtre te madhe qe e realizoj deputeti Luan Harusha ne bashkepunim me gazetarin Artan Hoxha I cili me pa pergjeshmeri dhe pa ndershmeri e viktimizoi killerin vrases ,perdhunuesin e te mitarave ,trafikantin e lendeve narkotike,gjob venesin ku ka zoptuar toka me dhune dhe me presione ne plazhin e Velipojes dhe me pas ju a ka leshuar te tjerve per ti manaxhuar. Nga fillimi intervistes dhe gjer ne fund ishte komplet genjeshter, gazetari Artan Hoxha me pa turpsin me te madhe e quajti njeri viktim , e beri person pa shtepi dhe pa prona pa automjete, un po te dergoj nje foto te bencit te blinduar te shtetasit Safet Bajti te cilit I ka kushtuar 120 mije euro ku e ka blere para 3 muajve, gazetari invistigativ gjoja Artan Hoxha mundet ta verifikoje kujt I perket ky benc I blinduar dhe full 100% xhama te zinj,I cili leviz gjith diten ne rruget e qytetit Shkoder ta dijn gazetari Artan Hoxha se ne vitin 2002 shtetasi Safet Bajri ne bashkepunim me shtetasin Behar Bajrin kan pordhunuar me dhune 2 vajza te mitura njera ne moshen 12 dhe tjetra 13 vjece, duke I marrur ne momentin sa kan dalur nga shkolla duke I transportuar ne livade dhe me pas I kan mbajtur 1 jave neper hotele te mbyllura, ku esht dashtur nderhyja me shuma te medha parash per ti dorzur tek prinderit keto vajza. Fisi I bajreve lozin rol kryesor ne partin Socialiste ne qarkun e Shkodres jan krahu I djath I deputetit Luan Harusha. Jan te pa prekshem me vjen keq qe gazetar te tille behen pale me kirmet e poshtersit e kriminelave vetem per shoë televiziv.te falenderoj doktor Berisha.

Zbuloni arsyet përse zgjoheni me dhimbje koke

Dita e mirë shihet që në mëngjes. Nëse e filloni ditën me dhimbje koke dhe tempuj që pulsojnë në njërën ose në të dy anët, nuk do të thotë se do të jetë një “mëngjes i mirë”.
Pse zgjohemi me dhimbje koke? Përgjigjen na e jep Dr. Vincenzo Tullo, një specialist i neurologjisë dhe kreu i zyrës së ambulancës në kokën e Humanitas.
“Lidhja mes çrregullimeve të gjumit dhe dhimbjes së kokës është e shpeshtë dhe e dyfishtë. Nga njëra anë pagjumësia mund të shkaktojë dhimbje koke, në anën tjetër ata që vuajnë nga dhimbje koke nuk gëzojnë gjumë tonik. Për këtë arsye, dhimbja e kokës pas zgjimit është e zakonshme tek ata që vuajnë nga pagjumësia, por edhe tek ata që vuajnë nga migrena apo dhimbje koke të tjera, veçanërisht dhimbje koke thërrmuese, e cila është një nga format më të zakonshme dhe krizat shpesh lindin gjatë orëve të natës. Te të moshuarit ndonjëherë vihet re një lloj dhimbjeje nate, e quajtur dhimbje koke hipnik, e cila shkakton zgjimin dhe mund të zgjasë deri në 4 orë”.
Prandaj, ata që zakonisht zgjohen në mëngjes me një dhimbje koke të rëndë, do të bënin mirë që të kontaktojnë një neurolog për të identifikuar shkaqet dhe për të hetuar marrëdhënien midis pushimit të natës dhe dhimbjeve të kokës pas zgjimit

Cefalea dhe dhimbja e kokës
Sulmet janë shumë intensive, të njëanshme, që zgjasin 15-180 minuta dhe ato ndodhin shpesh, por jo vetëm gjatë natës, gjatë fazës REM, duke ndërprerë gjumin për disa orë. Dhimbje koke hipnoze është tipike për të moshuarit; ajo manifestohet ekskluzivisht gjatë gjumit me një dhimbje zakonisht të moderuar që zgjat deri në 4 orë pas zgjimit dhe që është dypalëshe në dy të tretat e rasteve.
Migrena
Kjo ndodh ndërmjet orës 4 dhe 9 të mëngjesit. Ndjenja e zgjimit është sikur nuk kemi fjetur mjaftueshëm. Migrena zgjat nga 4 deri në 72 orë dhe dhimbja, me intensitet të fortë, shpesh pulson dhe shoqërohet me të përzier, të vjella, fonofobi dhe fotofobi.
Apnea penguese e gjumit
Ata shoqërohen shpesh nga gërhitja dhe mund të shkaktojnë deri në 400 microrecaps në natë. Gjashtë nga 10 rusë dhe 4 nga 100 vuajnë nga apnea e gjumit, por 80% e rasteve nuk diagnostikohen.
Pagjumësia
Fjetja keq gjatë natës rrit rrezikun e hipertensionit, sulmit në zemër, goditjeve dhe sëmundjeve metabolike. Pasojat më të shpeshta janë: dhimbje koke tipike e tensionit, lodhje, nervozizëm, përgjumje gjatë ditës dhe mungesë përqendrimi dhe çrregullime të kujtesës.
Çrregullime të ritmit cirkadian
Kjo ndodh tek ata që punojnë me turne ose kur udhëtojnë (jet lag). Dhimbja e kokës në mëngjes gjithashtu mund të shoqërohet me depresion, ankth, lodhje më të madhe, çorientim, lodhje dhe nervozizëm.

Sindroma e këmbëve që nuk pushojnë
Shpesh lidhet me dhimbje koke dhe pagjumësi, sepse shqetësimi i këmbëve tenton të përkeqësohet në mbrëmje dhe gjatë natës për shkak të reduktimit të tepërt të niveleve të dopaminës.
Bruksizmi
Mënyra se si ju i shtrëngoni dhëmbët gjatë gjumit: ajo është shpesh shkaku i dhimbje koke muskul-tensive dhe gjumë jo-tonik.
Mënyra e jetesës
Disa këshilla për një gjumë më të mirë dhe pa dhimbje koke: mos e tejkaloni konsumimin e alkoolit para se të shkoni në shtrat; mos hani mish për darkë pasi përmban tirozinë që mund të veprojë si stimulues dhe ta zëvendësojë atë me makarona dhe oriz që janë të pasura me serotonin (një substancë që shkakton gjumë); kufizoni aktivitetet fizike të rënda shmangni stimulantët.
Pozicionet e gabuara
Gjatë gjumit, ato mund të shkaktojnë një ndryshim në cilësinë e gjumit dhe sidomos të dhimbjeve të kokës muskulore gjatë zgjimit. Pozicioni më i keq për të fjetur është pa dyshim ai në barkun tuaj ose të prirur.
Flini më shumë se zakonisht
Gjumi i mirë pëlqen rregullin. Fjetja më shumë në fundjavë, ose nuk shkoni në shtrat në të njëjtin orar gjatë pushimeve rrit rrezikun e dhimbjes së kokës në mëngjes, sidomos migrena me sulme të fuqishme dhe rezistente ndaj ilaçeve.

Vajrat bimore ulin kolesterolin, por jo rreziqet kardiovaskulare

Zëvendësimi i yndyrës shtazore me vajrat bimore ul nivelin e kolesterolit, por nuk redukton vdekshmërinë, kryesisht atë kardiovaskulare, sipas një studimi të publikuar nga ”British Medical Journal” (BMJ).
Prej shumë vitesh, dietologët rekomandonin privilegjimin e vajrave bimore duke u bazuar në vëzhgimet që tregonin se ato ulnin nivelin e kolesterolit dhe se ishin të mira për zemrën.
Por, kjo hipotezë është vënë në pikëpyetje nga revista mjekësore ”British Medical Journal” e cila ka publikuar punimet e një ekipi amerikan.
Ky ekip ka vazhduar një studim të vjetër mbi këtë çështje të zhvilluar në Minesota (SHBA) në vitet 1968-1973 por ku shumica e rezultateve nuk ishin bërë ende publike.
Duke krahasuar 10 000 persona, ku gjysma kishin marrë ushqime që kishin yndyrna shtazore dhe gjysma tjetër vajëra bimorë të pasur në acide linoleik (omega 6), studiuesit amerikanë vunë re një rënie të nivelit të kolesterolit në masën 13 për qind, por jo një reduktim të sëmundjeve kardiovaskulare dhe as të vdekshmërisë.
Madje ata vunë re gjithashtu se më i lartë është konsumi i vajrave bimore aq më shumë niveli i kolesterolit binte, por nga ana tjetër aq më shumë vdekshmëria rritej (22 për qind sa herë që kolesteroli binte me 30 mg).
Në pritje të rezultateve të tjera më të sakta, Jeremy Pearson i ”British Heart Foundation” këshillon pasjen e një diete të ekuilibruar të pasur me fruta, perime dhe llojet e drithërave për të pasur një zemër të mirë dhe të shëndetshme.

Ushqimi mund të shkaktojë depresion

Është mirë të dihet se shkaktar i depresionit mund të fshihet në ushqimin të cilin e konsumojmë. Mirëpo, ushqimi mund të jetë edhe ilaç kundër depresionit.
Ka artikuj ushqimorë të cilët e provokojnë depresionin: sheqeri, kafja dhe mishi i kuq në sasi të madhe. Nëse pini 3 deri 4 apo më shumë filxhanë kafe në ditë, mund të bëheni të varur nga kafeina. Ajo është një lloj doping.
Kur hiqni dorë nga doza juaj e zakonshme ditore mund të shfaqet ndjenja e dobësisë. Do të ndiheni të pafat dhe të pavullnet – kjo quhet depresion i kafeinës.
Do t’i shmangeni këtij lloj depresioni nëse nuk pini më shumë se dy filxhanë kafe në ditë. Është mirë që gradualisht të zvogëloni konsumimin e kafesë. Ndërprerja e përnjëhershme shkakton depresionin, ndërkaq te disa edhe dhembje koke.
E vërteta për ëmbëlsirat: kur njerëzit janë me humor të keq – hanë ëmbëlsira, mirëpo konsumimi i tepërt i sheqerit shkakton lodhje dhe përkeqësim të depresionit. Ëmbëlsirat gjithashtu mund të shkaktojnë varësinë. Pasojë e varësisë së tillë është përshtatja e organizmit në prodhimin e sasisë më të madhe të insulinës, gjë që kërkon më shumë sheqer.

Nëse organizmi nuk merr dozën e pritur, shfaqet një përkeqësim i madh i humorit.
Nëse mishin e kuq (mish derri, mish viçi, mish qengji) e hani shpesh dhe në sasi të madhe, ai nuk arrin që në tërësi të tretet. Në zorrë fillon të shformohet, formon toksine të cilat përthithen në gjak dhe veprojnë në sistemin nervor, duke shkaktuar lodhje, acarim, kryesisht një gjendje depresioni.
Shpesh depresionin nuk e shkaktojnë vetëm artikujt ushqimorë, por shprehitë e ushqimit. Për shembull, nëse jeni duke mbajtur dietë dhe hani ushqim të njëllojshëm, shpesh të pashije, shumë do ta përkeqësojë humorin tuaj dhe do të shkaktojë lodhje kronike.
Për dietë zgjidhni artikujt të cilët i doni, përgatitini dhe servirni bukur. Konsumimi i artikujve ushqimorë të cilët nuk i doni mund t’ju shkaktojë traumë psikologjike.
Duke iu frikësuar shëndoshjes, shumica e privojnë veten nga artikujt e rëndësishëm ushqimorë, pa të cilët depresioni përkeqësohet. P.sh., nëse kufizohet konsumimi i vajrave të bimëve dhe të peshqve yndyrorë të detit. Peshqit yndyrorë të detit, siç janë: skumbri, salmoni, sardelja, toni – përmbajnë sasi të mëdha të thatinave yndyrore “Omega 3”, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e pjesëve të trurit që kanë funksionin e krijimit të humorit të mirë.

Sasia e pamjaftueshme e magnezit dhe vitaminës B6, të cilat gjenden në pemë dhe perime, shkakton zvogëlimin e nivelit të serotoninës në tru, e cila është shumë me rëndësi për gjendje të mirë shpirtërore.
Në luftën kundër depresionit mund të ndihmojnë: djathi, mishi i pulës, mishi i gjelit të detit, buka integrale dhe brumërat. Këta artikuj përmbajnë substanca nga të cilat sintetizohen neurotransmetuesit e serotoninës dhe dopaminës, hormone që krijojnë një gjendje të mirë shpirtërore.
Mos harroni të konsumoni artikuj të pasur me magnez dhe me vitaminë B6. Ato zvogëlojnë acarimin dhe normalizojnë gjumin. Ata artikuj janë: arrat, bananja, perimet e gjelbra me fleta, shalqiri, e gjithashtu është i nevojshëm edhe uji mineral me përmbajtje më të madhe të magnezit.
Nuk preferohet dieta gjatë muajve të vjeshtës. Zvogëlimi i dritës së ditës dhe ulja e temperaturave nxisin depresionin. Në qoftë se, megjithatë, dëshironi të mbani dietë, është e domosdoshme të peshën ta ulni gradualisht në periudhë më të gjatë kohore, jo përnjëherë.
Ngjyra e kuqe, ngjyrë portokalli dhe ngjyra e verdhë mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore. Nëse ekziston rreziku t’ju përfshijë depresioni, mbani mbi tryezë portokaj, mandarina, karota, kunguj, speca, ananas dhe misër. Mos u brengosni për linjën e trupit nëse hani diçka nga këta artikuj – të gjithë këta artikuj kanë kalori të ulët.

Safet Bajri me pranga në duar, blindohet Gjykata e Shkodrës!

Gjykata e Shkodrës është blinduar sot nga FNSH-ja dhe forcat e Policisë, pasi është sjellë para gjykatësve Safet Bajri, i arrestuari i klanit Bajri, për të marrë masën e sigurisë. Ndërkohë që mësohet se një prej dy personave të shpallur në kërkim Enver Bajri, i konsideruar si kreu i grupit kriminal është jashtë Shqipërisë.
Më 22 shtator 2018, Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda kanë finalizuar operacionin e koduar “Oaz”, në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si pjesë e grupit kriminal “Bajri” me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër.
Të gjitha arrestimet janë kryer me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Ata janë:
1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasit:
E.B., 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.
Sipas burimeve policore dyshohet se ai fshihet në Belgjikë, vend ku ka qëndruar me kohë të plotë gjatë 3-4 viteve të fundit.
Referuar përgjimeve dhe hetimeve të kryera në Shqipëri dhe Holandë ai konsiderohet si personi që qëndronte në krye të grupit. Policia belge dyshon se grupi Bajri kontrollonte veprimtarinë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, gjobvënies dhe aktiviteteve të tjera kriminale në shfrytëzimin e prostitucionit.
Po sipas burimeve, gjatë zhvillimit të operacionit të premten në Shkodër, task forca qendore dhe prokuroria e krimeve të rënda kanë shmangur përfshirjen e policisë lokale duke dërguar të gjitha forcat nga Tirana, nga frika e dekonspirimit të mundshëm.
Mbi të pandehurit rëndojnë akuza të rënda penale, të kryera në kuadër të grupit te strukturuar kriminal.
Sipas prokurorisë, të provuara janë akuzat për dy vrasje, ndërkohë që pritet të hapen edhe dosje të reja ngjarjesh pa autor në të cilat dyshohet se janë amplikuar anëtarët e grupit Bajri.