26.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Të goditet fort modeli i Ramës!…

Nga Ylli MANJANI

Edi Rama është një njeri si gjithë të tjerët. Ka plot ambiciozë, manipulatorë e llafollogë si puna e tij. Skultorë, poçarë apo edhe ish basketbollistë po e po. Edhe njerëz që janë martuar më shumë se njëherë apo kanë shtëpi në katund, pa dyshim që ka plot. Por Edi Rama suksesshëm, në dallim nga shumë të tjerë, ndërtoi dhe imponoi një model politik sundimi. Një model që prodhon të këqija të pariparueshme. Modeli politik i Ramës, që e pagëzoi me emrin Rilindje, bazohet në përceptimin se politika (e të Tjerëve) është e kalbur, e korruptuar dhe që nuk punon për njerëzit. Këto teza nguli fort në opinion gjatë viteve të opozitës. Ndërsa sot, ky model prodhon më shumë korrupsion dhe gjithnjë e më shumë politikë të keqe. Ndaj dhe propaganda është më e fortë dhe më e kushtueshme.
Sot njerëzit shohin pas dhe kujtojnë se “të korruptuarit” Nano, Berisha, Meta e Basha ishin shumë më mirë se modeli mashtrues i Rilindjes. Farkeqsisht askush nuk arrin të shohë përpara, sepse perspektiva është e zymtë. Ndaj shumica ikin ose duan të ikin! Protesta e vetme që nuk kontrollohet dot nga pushteti sundimtar. Ka shum? ndër ne që besojnë se do vijnë amerikanë e europianë që të na i zgjidhin punën tona këtu. Naivitet i madh është kjo gjë, por sidoqoftë një formë proteste është edhe kjo. Modeli Rilindas ka prerë shpresën dhe me fuqi të jashtëzakonshme manipulative ka krijuar idene se do sundojë për kohë të gjatë. Mjeshtrisht hapin thashetheme se kanë nën kontroll opozitën dhe se kjo e fundit nuk vjen dot ne pushtet…
Ne fakt të dhënat reale nuk e mbështesin këtë thashethemnajë, por thashethemi ngjit, për fat të keq.

Rilindja si model sundimi ka vrarë demokracinë, konkurrencën, tregun e lirë, nismën private. Ka zhdukur idenë e shtetit dhe e ka zëvendësuar me pushtetin e saj. Rilindja ka krijuar idenë se “duhet mbajtur mirë me qeverinë” se ndryshe të piu e zeza. Në fakt ka shembuj plot që po të jesh me qeverinë mund të bësh edhe krime dhe stë hyn gjëmb në këmbë. Në të kundërt arrestohesh me “disa përgjime”…
Model i pastër sundimi! Shteti bëhet pushtet; ekonomia bëhet pronë e pak njerëzve; demokracia shumëzohet me zero! Përmbledhtas ky është modeli Rilindjes që Rama e nguli suksesshëm që ditën që yshti njerëzit për të djegur Kryeministrinë dhe ku la të vritëshin qytetarë të gënjyer nga propaganda. Pa dyshim kjo nuk shkarkon nga përgjegjësia vrasësit. Përballë këtij modeli, njerëzit vijojnë të pranojnë ose kritikojnë personin Rama!! Edhe opozita e bën këtë gjë. Ky është gabim shumë i rëndë!
Duhet zbërthyer mirë dhe goditur fort modeli politik i Ramës, jo vetë Rama! Sulmet që i bëhen atij si person i pranon me qejf Ai, sepse e di shume mire se modeli i tij veç forcohet. Modeli goditet duke propozuar nje model te ri, krahas zbërthimit të këtij që sot sundon! Ndaj lufta është me modelin politik dhe jo me politikanin apo njeriun vdekatar, si gjithë të tjerët Edi Rama! Modeli është e keqja! Se ja ta zëmë se njerëzit në tokë, apo zoti në qiell e heqin Ramën, a u zgjidh problemi? Mund të zgjidhet disa përqind, por nëse nuk shfaroset modeli i sundimit nuk kemi asgjë në terezi…

“Nëse nuk paguan do të përdhunoj vajzën 12-vjeçare”, ja si i kërcënonte Bajri biznesmenët

Rreth dy muaj më parë “Gazeta e Antveerpws ka bërë një profil të hollësishëm për klanin ”Bajri”, duke u fokusuar në veprimtarinë e tyre në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.
Gazetari Pieter Huyberechts pasi i etiketon ata ‘Daltonët e Dobraçit, përshkruan se si për 20 vite 4 vëllezërit nga lagjja Dobraç e Shkodrës dhe një kushëri i tyre krijuan një rrjet të gjerë në Bruksel, i cili merrej me gjobëvënie, shantazh, prostitucion, drogë etj.
Duke përdorur metoda të egra, në shkrim përshkruhet se si në një kohë të shkurtër dhjetëra biznese në kryeqytetin e Belgjikës detyroheshin të paguanin çdo muaj shuma të majme, përndryshe pasojat do të ishin të rënda , deri në përdhunimin e fëmijëve të vegjël.
E gjithë kjo situatë e paprecedentë që të kujtonte kohët e mafies në SHBA në vitet 60-80 pikërisht në kryeqytetin e Bashkimit Europian, bëri një policitë dhe shërbimet sekrete europiane, posaçërisht ato belge dhe holandeze, të detyrojnë shtetin shqiptarë që të hiqte dorë nga mbrojtja e tyre dhe të ndërhynte fuqishëm, siç edhe bëri 3 ditë më parë.
Shkrimi i plotë i “Gazetës e Antveerpws” me autor Pieter Huyberechts
Daltonët e Dobraçit, kështu quhen ata, katër vëllezërit kriminelë Rustemi. Në vendin e tyre janë të lidhur me 40 vrasje, të dënuar në vendin tonë për tentativë vrasje, shfrytëzim prostitucioni, zhvatje dhe trafik kokaine. Dy nga vëllezërit tanë janë këtu në qeli. Por më i kërkuari, Safet Rustemi, arriti të largohet nga vendi ynë pasi pagoi një garanci. Kjo frustroi ndjeshëm gjykatën në Bruksel. “Ai mendon se është i paprekshëm”, thonë dy burime ligjore këtu. “Kjo është e vërtetë”.

Paguaj ose…
“Nëse nuk paguan do të përdhunoj vajzën 12-vjeçare”. Ky ishte kërcënimi i Safet Rustemit, 33 vjeç, kur pronari i një kafeneje në Bruksel fillimisht nuk pranoi të përkulej para mafies shqiptare. Më në fund, ai pagoi, si thuajse të gjithë në qendër të kryeqytetit. E njëjtat histori në dhjetëra kafene në Schaerbeek, Koekelberg, Molenbeek, Anderlecht dheGanshoren.
Në vjeshtën e vitit 2014, klani Rustemi mori nën kontroll botën e nëndheshme në Bruksel. Ata janë katër: Iliri, Bardhyli, Seadi dhe bosi, Safeti. Së bashku me një tjetër kushëri ata njihen edhe si Daltonët e Dobraçit, një lagje famëkeqe në qytetin verior të Shkodrës në Shqipëri. Një burim gjyqësor konfirmoi se emri i tyre lidhet me më së paku 40 vrasje.
Pa humbur shumë kohë, Daltonët u bënë të plotfuqishëm në Bruksel. Dy shqiptarë u zhdukën pa gjurmë pas një mosmarrëveshje. Pasuan edhe përplasje me armë. Klani furnizonte gjysmën e Brukselit me kokainë dhe prostituta, pronarët e kafeneve druheshin nga kërcënimet e tyre. Megjithatë drejtësia arriti t’i mposhtë pas një infiltrimi.
Këpucë me lëkurë krokodili
Prokurori Stephane Lempereur e mban mend mirë Rustemin. “Doja ta joshja jashtë dhomës duke qeshur me këpucët e tij me lëkurë krokodili. Këpucë të shëmtuara që kushtojnë mijëra euro. As nuk u tundua”.
Në janar të vitit 2017, atij i thanë se duhej të shkonte në qeli për nëntë vite pasi kishte shkelur thuajse gjysmën e kodit penal. Lempereur kërkoi arrestimin e menjëhershëm, gjykata nuk e pranoi. Arsyetimi: Rustemi ishte gjithmonë i sjellshëm. “Për shkak të frustrimit se ai nuk do të arrestohej menjëherë, nisëm një tjetër procedim penal ndaj tij”, thotë një burim gjyqësor. Nuk ishte e vështirë, pasi ai kishte importuar kile me kokainë në Holandë për vite. Në qeli ose jo, klani punonte fuqishëm.

Garancia dhe ‘fluturimi special’
Pavarësisht procedurave të kompletuara, Safet Rustemi u lejua të largohej nga burgu i Saint-Giless më 12 korrik 2017 nën disa kushte të caktuara. Sërish duke befasuar magjistratët e Brukselit. A do e paguante Rustemi garancinë prej 25 mijë eurosh? Një shaka për dikë që noton në paratë e krimit. Ishte hera e dytë që drejtësia belge e pranonte garancinë me kënaqësi. Edhe në vitin 2015 kishte ndodhur diçka e tillë.
Dy ditë më vonë, ‘krimineli ilegal’ u nis me një fluturim të posaçëm drejt Shqipërisë nga Zyra e Emigracionit. Se kishte dy padi serioze për trafik kokaine në vendin tonë, për këtë nuk u shqetësua askush. “Ndërsa Ministria e Drejtësisë vonoi nënshkrimin, Sekretari i shtetit për Emigracionin e kishte dorëzuar në Tiranë me kohë”, thotë një burim.
Kur gjykata e dënoi sërish me 8 dhe 5 vite burg si lider i një grupi kokaine, Rustemi ishte i patrazuar në plazhin e Velipojës.
I plotfuqishëm në Shkodër
22 vite burgim apo jo, kjo duket se nuk e dëmtoi gangsterin shqiptar. Për habinë e shërbimeve gjyqësore belge, më 21 dhjetor të vitit 2017 ai qëlloi një bashkëpatriot në një diskotekë në Shkodër. Dhjetëra dëshmitarë dhe pamjet e kamerave të sigurisë nuk e ndaluan dot. Kur policia u thirr dhe nisi të hetonte në diskotekë, një telefonatë e një zyrtari lokal bllokoi gjithçka.
Safet Rustemi ose i njohur si Safet Bajri, nuk duket i shqetësuar. Ai zakonisht mbretëron në Shkodër, ku vazhdon të kërcënojë tregtarët dhe të menaxhojë një pjesë të një plazhi hyjnor. A do të përfundojë ai në qeli? “Gjithçka varet nga vullneti i mirë i shqiptarëve. Ai mendon se është i paprekshëm”, thonë dy persona të përfshirë. “Dhe ai është”. /Syri.net/

Pse policia dështoi të arrestojë kreun e grupit kriminal, Enver Bajri?

Policia nuk mundi të arrestojë Enver Bajrin, i cili konsiderohet si drejtuesi i grupit kriminal, të shkatërruar në Shkodër. 45-vjeçari është shpallur në kërkim bashkë me një tjetër person me inicialet N.H. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Enver Bajri është personi që drejtonte të gjithë punën grupit nga trafiku i drogës deri tek gjobëvëniet.
Emri i Bajrave e fuqishme nder vite në qytetin verior u rikthye në vëmendje të publikut muajt e fundit. Safet Bajri i prangosur të premten u përmend nga mediat belge si person me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar me 9 vite burg për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas mediave belge ai u deportua gabimisht në Shqipëri, pasi gjykata e apelit në Bruksel nuk urdhëroi arrestimin, por debimin në vendin e lindjes.
Mediat belge dhe holandeze kanë pasqyruar të shtunën aksionin e zhvilluar në Shqipëri dhe Holandë.
Sipas tyre Safet Bajri është në listën e personave më të kërkuar në Belgjikë pasi në janar të 2017 u dënua nga Gjykata e Apelit të Brukselit me 9 vjet burg për udhëheqjen e organizatës kriminale, trafik droge dhe prostitucion.

Përgjimet e Bajrave; si vendoseshin gjobat ndaj bizneseve dhe si ekzekutoheshin

Burime të grupit të hetimit thonë se personi i konsideruar si kreu i grupit, shtetasi Enver Bajri, ende nuk është arrestuar pasi nuk dihet ende vendodhja e tij.
Hetuesit thanë se ai ka të paktën tre vite që nuk rezulton të ketë hyrë në Shqipëri.
Ndërkohë operacioni i organizuar në Tiranë ka vënë në pranga dy personat e tjerë Safet Bajri dhe Ilir Bajri, të cilët sipas hetimeve qëndronin direkt mes kreut të grupit dhe anëtarëve të tjerë të hiearkisë së bandës.
Mediat belge dhe holandeze kanë pasqyruar të shtunën aksionin e zhvilluar në Shqipëri dhe Holandë.
Sipas tyre Safet Bajri është në listën e personave më të kërkuar në Belgjikë pasi në janar të 2017 u dënua nga Gjykata e Apelit të Brukselit me 9 vjet burg për udhëheqjen e organizatës kriminale, trafik droge dhe prostitucion.
Mes të arrestuarve në Shqipëri është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive ka qenë portier i ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1998-2001, por më pas dhe kapiten dhe trajner i ekipit.
Arrestimi i tij sipas policisë ka të bëjë me akuzën për trukimin e ndeshjeve sportive. Gjatë përgjimeve 6 mujore, Safet Bajri është regjistruar duke folur për fitime financiare nga ndeshja mes Vllaznisë dhe Tërbunit e mbajtur në maj të këtij viti e cila përfundoi me rezultatin 2:1.
Për këtë ndeshje akuzohet edhe i arrestuari Fabjol Rexhepi, portieri aktual i ekipit të futbollit Tërbuni.
Prokuroria ka nisur hetim pasuror ndaj të gjithë të arrestuarve të cilët akuzohen se kanë përfituar shuma të mëdha monetare përmes gjobëvënies ndaj biznesmenëve të ndryshëm.
Sipas përgjimeve, personi që kërkonte paratë duke vendosur dhe afate ndaj biznesmenëve ka qenë Behar Bajri, ndërsa dorëzimi i shumave bëhej tek anëtarët e grupit.

Kryemadhi: Krimi i organizuar ka shtritë tentakulat deri në institucionet ndërkombëtarë

Kreu i LSI-së, Monika Kryemadhi, të shtunën, foli për aktualitetin politik dhe ngërçin e krijuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Pasi, ndaj 10 prokurorëve nisi procedimi disiplinor sepse refuzuan shortin për çështjen Shullazi.
E ftuar në Neës24, kryemadhi deklaroi se kryeprokurorja nuk mund të caktojë prokurorë për dosjet, pasi kjo bëhet me short.
Ajo u shpreh, për nga mënyra se si u zgjodh Arta Marku, kështu do ndodhte.
Nuk kam asnjë dilemë se do shkonim drejt shkrirjes së Prokurorisë. Sepse synim mbetej mbyllja e hetimeve për Shullazin deh Tahirin. Ne nuk mendonim se do shkonim kaq larg, por me bekimin e EURALIUS tregon se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare.
Sipas saj, nuk u mendua se papërgjegjshmëria e tyre do të arrinte në këtë fazë. Kreu i LSI-së, tha se opozita ka bërë padi ndaj Arta Markut, si dhe do depozitohet çdo padi.
Për mua gjuetia e shtrigave ndaj prokurove ka qenë shantazhuse qe të asimilohej pushteti i tyre në duar të Edi Ramës. Prokuroja nuk ka kompetencë për të caktuar prokurorë për dosjet, pasi kjo bëhet me short.

Bajrajt, bodigardë të Bushatit
Kapja e reformës në drejtësi nuk sjell gjë tjetër vetëm pasiguri tek shqiptarët.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i thellon më tej akuzat e opozitës për lidhjet e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati me anëtarë të klanit Bajri, 11 prej të cilëve u goditën nga policia në sajë të operacionit “Oaz”.
Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Kryemadhi insiston se ministri Bushati kishte lidhje me këtë bandë, madje thekson se disa prej tyre i përdorte si bodyguard gjatë fushatës elektorale të 2017-ës.
“E inkurajoj Policinë e Shtetit për këtë operacion, por uroj që të disponojnë dokumente dhe prova që gjykatat mos t’i lirojnë pas disa orësh.
Ky ishte operacion në bashkëpunim me partneritet ndërkombëtarë, por jam e shqetësuar se është i lidhur Rama e Bushati me këtë bandë e sa kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor 2017, jam e shqetësuar se sa janë përfshirë në institucionet shtetërore. Bushati i ka patur bodiguardët e vet në fushatën elektorale, ndërsa Rama i ka lejuar të qarkullojnë me makina të blinduara në Shkodër”, u shpreh Kryemadhi.

Kërcënohen me vdekje dy gazetarë në Librazhd

Dy gazetarë jnë denoncuar me vdekje në Librazhd nga një biznesmen pse kan publikuar aferat e tij korruptive me tenderat. Bëhet e ditur se gazëtarët gazetarët Agim Blloshmi dhe Ediola Terziu, janë kërcënuar nga biznesmeni Lulzim Hazballa, që fiton të gjitha tenderat në zonën e Librazhdit me mbështetje politiko-klienteliste.
Blloshmi është korrespondent për Tv Klan dhe ABC News, ndërsa Terziu punon për televizionin lokal Best Channel.
I pranishëm në vendngjarje ka qenë dhe një oficer policie, i cili nuk pranoi të ndërhynte, sipas kërkesës së përsëritur të gazetarëve, me justifikimin banal se donte një lajmërim nga 129-a.
Gazetarët kanë bërë kallëzim, por policia dhe prokuroria nuk vihen ne lëvizje, ndërkohë që duhet të ishte ndaluar menjëherë dhe ndaj tij të fillonte procedimi penal.
Banda e pushtetit kërkon të mbysë çdo zë të vërtetë dhe çdo reagim gazetaresk.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe dega e PD Librazhd. “Dega e PD Librazhd dhe mbare qytetaret qe nuk jane te lidhur me krimin, korrupsionin qe ka pushtuar Bashkine dhe derivatet e saj, mbeshtesim gazetaret ne punen e tyre dhe i inkurajojme te vazhdojne betejen per cmontimin e mafies nga grabitja e taksave dhe xhepave teë qytetarëve. “Gazetarët janë kërcënuar me vdekje dhe kanë bërë kallëzim penal në policinë e Librazhdit si dhe kanë njoftuar Drejtorinë e Polocisë pasi në vendin e ngjarjes një oficer nuk ka ndërhyreë për të neutralizuar situaten por ka bërë sehirxhiun. Unë i bej thirrje policisë të shikojë me seriozitet çështjen për oficerin i cili nuk ka ndërhyrë dhe të dërgojë në prokurori agresorët të cilët guxojnë, vetëm se kanë mbështetjen e kokës së krimit.

Çdo kush do mbajë përgjegjësi për mos veprim në këtë rast të paprecedent për terrorin e ushtruar ndaj njerëzve të fjalës së lirë.
Situata është e rënduar shumë pasi të gjithë kleptokratët dhe të punësuar miopë janë bërë pjesë e mafias që po gllabëron çdo ditë Librazhdin.
Partia Demokratike Dega Librazhd, rast pas rasti po bën denoncimet dhe nuk do tërhiqet në asnjë moment edhe pse po kërcënohet me burg, tashmë filluan kërcënimet me vdekje për gazetarët”, shkruan në reagimin e tij kryetyari i degës së PD Librazhd, Bujar Vreto.
Kërcënimi i dy gaztëraëve është dënuar edhe nga Unioni Ii Gazetarëve të Elbasanit. Në një njoftim për mediat unioni deklaron se, kërcënimi u është bërë gazetarëve, Agim Blloshmi dhe Ediola Tereziu. Ata dy kanë qenë në detyrë për pasqyrimin e Panairit të Mjaltit në këtë qytet. Gazetari, Blloshmi ka deklaruar: “Kërcënohemi nga biznesmi Lulzim Hasballa në qendër të Librazhdit. Ishim duke bërë lajmin për zhvillimin e Panairit të Mjaltit. Isha së bashku me gazetaren Ediola Terziu. Ky biznesmen është fitues i tenderave në Librazhd. Na zuri rrugën dhe na kërcënoi me vrasje. Policia e Librazhdit nuk ndërhyri. Lajmërova dhe drejtorin e policisë Altin Qato. Kemi bërë kallzim penal në polici”.
“Unioni i Gazetarëve për qarkun Elbasan, dënon ashpër këtë kërcënim brutal ndaj gazetarëve në fjalë dhe Fjalës së Lirë. Nuk është hera e parë që gazetarë të këtij Qarku përballen me ngjarje të tilla. Me të drejtën profesionale dhe ligjore kërkojmë: Organet koopetente të zbardhin sa më shpejt ngjarjen. Autori kërcënues të vihet para drejtësisë ligjore”, mbyllet njoftimi i Unionit.

Gazetari Agim Blloshmi i tha BIRN se ka qenë në sheshin kryesor për të realizuar një kronikë për panairin e mjaltit, ndërsa Hasballa i shoqëruar nga persona të tjerë dhe në prani të një oficeri policie që ndodhej aty pranë, e ka ofenduar dhe kërcënuar.
“Na ofendoi dhe më tha: ‘kush je ti që përmend emrin tim, unë të bëj copash, të vras’,” tha Blloshmi. “Oficeri i policisë nuk ndërhyri”, shtoi ai në një bisedë telefonike me BIRN.
Blloshmi shpjegoi se arsyeja e kërcënimit ishte interesimi i tij pranë bashkisë dhe institucioneve lokale rreth tenderave të fituar nga Hasballa dhe mohoi të kishte motive personale. Kallëzim në polici ndaj Hasballës ka bërë edhe gazetarja Ediola Terziu, ndërkohë që të dy gazetarët thonë se dëshmitarë të kërcënimit kanë qenë shumë njerëz.
I pyetur nga BIRN, Hasballa mohoi të kishte kërcënuar me vrasje gazetarët, por pranoi se i kishte kërkuar llogari Blloshmit për disa shkrime në portale ku përmendej emri i tij. Hasballa pretendoi se shkrimet ishin hakmarrje personale, për shkak se ai kishte refuzuar të sposorizonte para tre katër muajsh një aktivitet të organizuar nga Blloshmi.
“Nuk është e vërtetë që e kam kërcënuar me vrasje. Për t’u hakmarrë për këtë gjë ka shkruar kot në portale,” pretendoi Hasballa.
Kërcënimi i gazetarëve në Librazhd ndodh në kushtet e një klime të tensionuar në media, ku vetëm pak javë më parë u qëllua me breshëri plumbash shtëpia e prindërve të gazetares së News 24, Klodiana Lala dhe u kërcënua me armë gazetari i Report TV, Julian Shota. Të dyja ngjarjet mbeten ende të pandëshkuara.

Skandali që po trondit SHBA, Zv.Kryeprokurori tentoi të përgjojë Trump, reagimi i fortë

Karriera e Zv.Prokurorit të Përgjithshëm, Rod Rosenstein, i cili sipas një artikulli të gazetës “The Neë York Times” pati diskutuar gjatë një takimi mundësinë e regjistrimit fshehurazi të bisedave me Presidentin Donald Trump dhe mundësinë e largimit të tij nga posti, mund të varet nga rrëfimi i një ish-zyrtari të FBI-së, për të cilin Presidenti Trump pati shkruar dikur se ai “GËNJEN! GËNJEN! GËNJEN!”.
Mbrëmë, Presidenti Trump tha se në Departamentin e Drejtësisë ka një “erë të qelbur” të cilën “do ta eliminojmë”. Megjithatë, Presidenti nuk përmendi emra personash.
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Rod Rosenstein hodhi dje poshtë shkrimin e gazetës “The Neë York Times”, sipas të cilit ai kishte sugjeruar që Presidenti Donald Trump të inçizohej fshehtas dhe kishte diskutuar mundësinë që të përdorej amendamenti i 25-të për ta shkarkuar Presidentin, si të paaftë për të qeverisur.
Zoti Rosenstein publikoi një deklaratë të premten ku thuhej: “Artikulli i gazetës ‘Neë York Times’ është i pasaktë dhe jokorrekt. Nuk do të bëj komente të tjera për një artikull që mbështetet në burime anonime, që është e qartë se kanë një prirje kundër
Departamentit të Drejtësisë dhe avancojnë axhendën e tyre personale.

Por më lejoni të jem i qartë: duke u nisur nga komunikimet e mia personale me presidentin, nuk ka bazë për të përdorur amendamentin e 25-të”.
Një burim që ishte në dhomë gjatë takimit kur zoti Rosenstein bëri komentin për inçizimin e presidentit, i tha Zërit të Amerikës se komenti ishte bërë me ironi. Ai tha se “nuk ishte diskutuar asnjëherë me qëllimin për të regjistruar një bisedë me presidentin”.
Në shkrimin e botuar të premen nga “Neë York Times” thuhej se Rosenstein i bëri sugjerimet në pranverë të vitit 2017, gjatë tensioneve të shkaktuara nga shkarkimi i drejtorit të FBI-së, James Comey. Gazeta thotë se zoti Rosenstein i bëri komentet në takime dhe biseda me zyrtarë të tjerë të Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së.
“Neë York Times” citon disa vetë që përshkruajnë këto episode, duke shtuar se burimet kishin insistuar të mbeteshin anonime.
Ndërkohë, gazeta “Ëashington Post” ia atribuon burimin e lajmit shënimeve të mbajtura në atë kohë nga drejtori në detyrë i FBI-së Andreë McCabe.
Zoti McCabe u shkarkua në fillim të këtij viti dhe një juri e madhe po shqyrton ngritjen e akuzave ndaj tij për një çështje që lidhet me mashtrim të hetuesve dhe rrjedhje informacioni kur ai punonte në Departamentin e Drejtësisë.
Sipas avokatit të tij, shënimet iu dorëzuan Prokurorit të Posaçëm Mueller para një viti, por një kopje e tyre mbeti në posedim të FBI-së. Avokati tha se nuk e dinte se si ato përfunduan në duart e medias.

Zari i krimit në media, ata që interviston, ose burgosen ose vriten

Që të bindeni edhe një herë se kujt i shërben dhe për kë punon ky gazetar duhet të lexoni edhe një herë tjetër këtë intervistë të bërë me kreun e bandës së Bajrave, të cilin mundohet ta pastrojë dhe ta tregojë si një njeri fukara që jeton në një apartament me babin me një dhomë dhe kuzhinë. Kudo ku janë vrasësit është dhe ai sepse paguhet prej tyre dhe kjo është edhe arsyej që ai i shërben. Duhet të kuptoni se këdo që ai interviston ose do të përfundojë në burg ose do të vritet. Të tilla janë punët e mafias. KJo ëhstë intervista me Safet Bajrin vetëm pak javë para se ai të arrestohet.
-Kur keni shkuar në Belgjikë dhe për çfarë keni shkuar?
Në Belgjikë kam shkuar në vitin 2010. Kam kërkuar azil, i cili m’u refuzua dhe mbeta si emigrant, si gjithë të tjerët. Në Belgjikë kam punuar si roje në një lokal, me shokët, në Bruksel. Aty pastaj kanë arrestuar pronarin e lokalit, mua dhe gjithë të tjerët, për konflikt interesash që kishte pronari me persona të tjerë dhe me lokale të tjera të lojërave të fatit. Më kanë bërë një dosje me të cilën unë nuk kisha fare lidhje. Nuk kishin se ç’të bënin tjetër. Unë isha vetëm roje se punoja në të zezë, pa letra. Nuk kishin asnjë lloj akuze për mua dhe më quajtën organizator. Më falsifikuan dosjen sepse i kam përgatitur të gjitha letrat në Shqipëri për të dalë përpara drejtësisë. Jam i hapur.
-Kur jeni ndaluar për herë të parë?
Jam ndaluar më 2 tetor të vitit 2014.
-Jeni ndaluar në objektin ku punonit apo në banesë?
Jam ndaluar në rrugë. Më kanë mbajtur rreth 15 muaj brenda. Më kanë liruar pasi kam paguar 25.000 euro, herën e parë, pasi kam lënë kredi bankare. Më lanë të lirë. Kam vazhduar gjyqet dhe nuk i jam larguar shtetit belg. Kam shkuar për çdo gjyq.

-Kur jeni ndaluar herën e parë, ju është bërë kontrolli në banesën ku qëndronit?
Posi.
-Është gjetur ndonjë element tjetër, ndonjë send tjetër në banesë, p.sh. armë?
Asgjë. Asnjë send tjetër.
-Herën e parë që keni qëndruar i ndaluar në burg, jeni dënuar? Si ka qenë dënimi nga shteti belg?
Më lanë të lirë, pastaj meqë më liruan, më kanë dënuar 9 vjet. Më lanë të lirë, veçse më morën lekët. Më kanë lëtë të lirë meqë u falsifikua dosja. U deklarua edhe në medien belge që dosja ishte falsifikuar. Kaloi policia në procedim penal. Arsyeja ishte se të njëjtët policë punonin roje te lokaket e lojërave të fatit. Atje është mbretëri dhe policia federale është në varësi të mbretërisë dhe nuk pyet askënd. Dhe kështu u përqendruan te ne. Gjatë kësaj kohe më dënuan mua, më dënuan vëllanë, kisha vëllanë tjetër në Shqipëri, pa qenë kurrë në Belgjikë, 9 vjet burg në Shqipëri e kanë dënuar në Belgjikë me 6 vjet burg. Pa qenë kurrë në Belgjikë sepse është vëllai i madh.
-Nga momenti që u liruat, pasi ishit ndaluar për herë të parë, sa kohë keni qëndruar i lirë dhe kur jeni ndaluar sërish atje?
Pas rreth 9 muajve.
-9 muaj keni qëndruar i lirë?
Po, i lirë.
-Ku? Në Bruksel?
Në Bruksel, se nuk kisha të drejtë të largohesha nga territori belg dhe shkoja për çdo gjyq, kur kisha gjyq. Pas 9 muajve më arrestuan përsëri.

-Ku ju kanë ndaluar?
Në të njëjtin vend prapë, aty në lagje.
-Kur ju ndaluan për herë të dytë, për çfarë akuze?
3 muaj më parë kishin kapur një person me rreth 500 gramë drogë. Pas 3 muajve më arrestuan mua dhe më thanë për drogë. Më thanë që kishin kapur një person 3 muaj para dhe që droga ishte e imja. U thashë: “Kush ju tha që ishte e imja? Kam ndonjë telefonatë, ndonjë shenjë gishti apo flet vetë personi për këtë?”. M’u përgjigjën: “Jo. Ne dyshojmë se është e jotja”. Më futën në burg dhe më mbajtën 8 muaj. Më morën përsëri edhe 20.000 euro të tjera që të më lironin.
-45.000 euro.
45.000 euro. M’i morën prapë lekët. Nuk kishin rrugë tjetër se çfarë të bënin se ishte ngushtuar shumë. Avokati deklaroi në gjykatë dhe në media se do të ankohej te “Të drejtat e Njeriut”. Më liruan, më prenë biletën e avionit, më hipën në avion dhe më kthyen në Shqipëri. Tani më kanë dënuar në mungesë. Flet parlamenti belg, flet ministri i Drejtësisë i Belgjikës. Pse nuk foli në kohën kur u falsifikua dosja dhe më arrestuan? Apo se jam shqiptar?
-Nga momenti që gjykata belge ka vendosur për largimin tuaj nga Belgjika, nëse ju kujtohet si moment, në çfarë vendi keni qenë i izoluar atëherë dhe si ka funksionuar procedura? Kur është prerë bileta? Si ju kanë transportuar nga aty në aeroport? Dhe pastaj nga aeroporti në Tiranë, si keni ardhur? Nëse e kujtoni si datë dhe si kohë?
Po, e kujtoj të gjithën. Ka marë vendimin gjykata dhe më ka liruar. Kam bërë depozitën e lekëve dhe më 14 qershor më kanë hipur në avion. Më kanë liruar dhe pas dy ditësh më kanë hipur në avion.
-Ju kanë shoqëruar me polici nga banesa apo prej burgut?
Me polici më kanë çuar në Lilë të Francës. Nga Franca më kanë kthyer. U kërkova autoriteteve të burgut, u thashë që nuk isha për ekstradim sepse do të paraqitesha në gjyq. U thashë që nuk mund të më kthenin në Shqipëri sepse gjykata më kërkonte që të paraqitesha në gjyq. Nuk mund t’i shmangesha drejtësisë edhe pse vetë e dija qëisha i pafajshëm. Edhe një herë tjetër më kishin liruar dhe unë nuk i isha shmangur drejtësisë. Ata më thanë që ishte marrë vendimi për të më kthyer në Shqipëri. Më vunë 15 vjet ekspuls, më kthyen për në Shqipëri, paskan vazhduar gjyqet dhe më kanë dënuar sipas qejfit të tyre.

-Kur zbritët në Rinas, policia shqiptare ju ka ndaluar? Kishit dokumente me vete?
Kam pasur letrat e burgut. Ka bërë verifikimin policia shqiptare. Jam i pastër. Nuk kam pasur probleme me policinë shqiptare asnjëherë.
-Nga momenti që keni ardhur në Shqipëri, më 14 qershor të vitit 2017 dhe deri sot, keni lëvizur lirisht në Shqipëri?
Gjithkund.
-A jeni vënë në dijeni nga autoritetet shqiptare, nga Prokuroria apo nga Policia e Shtetit që ndaj jush ka ndonjë akuzë për ndonjë vepër penale ose ka ndonjë dënim?
Jo, jo, asnjëherë. Asnjë lloj informacioni. As më ka lajmëruar kush. Vetëm kur e kam parë në media.
-Ndonjë fletëthirrje ju ka ardhur nga Prokuroria apo ndonjë njoftim?
Jo, absolutisht.
-Pra, deri tani nuk jeni vënë në dijeni nga autoritetet tona se ka një urdhër ndalimi ndaj jush?
Në mënyrë absolute. Asgjë. As se vazhdon gjyqi atje nuk jam në dijeni. Ata më kthyen vetë.
-Nga kontakti që keni pasur me avokatin tuaj në Belgjikë, kur jeni vënë në dijeni që në adresën tuaj është dhënë një dënim nga gjykata belge.
Jam vënë në dijeni meqë ishte dhënë dënimi. Nuk e mbaj mend se në çfarë date, por mund të ketë rreth një muaj para.
-Dënimi kur është dhënë? Në momentin që jeni larguar ju? Ju jeni larguar në qershor të vitit 2017.
Dënimi është dhënë rreth 7-8 muaj më pas.
-Pra në vitin 2018.
Po, më 2018.
-Keni komunikuar me avokatin? Çfarë ju ka thënë në lidhje me procesin?
Më ka thënë që më kanë dënuar. S’ka marrë më pjesë avokati sepse mua ata më kthyen dhe më thanë që nuk ke më punë këtu.

-Keni pasur ndonjë njoftim ju nga gjykata belge që duhet të paraqiteni në proces?
Jo, asgjë. Nuk kam pasur asnjë lloj njoftimi. Po të kisha pasur njoftim do të isha munduar të shkoja, pavarësisht se e kam të ndaluar të lëviz në të gjithë Evropën, prej Belgjikës sepse më kanë vënë 15 vjet ekspuls.
-Po avokati juaj atje ka pasur njoftim që të paraqitet në gjykatë?
Nuk ka pasur. Avokati nuk e ka marrë më dosjen time sepse ata mua më kthyen për në Shqipëri. Më vunë ekspuls dhe më kthyen për në Shqipëri.
-Dënimi është dhënë përafërsisht në shkurt të vitit 2018, pra 8 muaj pas momentit kur ju u larguat nga Belgjika. Në momentin kur është dhënë ky dënim, jeni njohur me të? Çfarë akuzash janë dhe çfarë ka vendosur gjykata belge?
Po, i kam tërhequr letrat. Kanë kapur një person me 500 gramë lëndë narkotike 3 muaj para, siç ta shpjegova më lart. Nuk flet askush për mua. Të gjitha herët që jam arrestuar dhe jam dënuar ka qenë i njëjti grup policor, që përbëhet nga 4-5 federalë belgë, të cilët punojnë si roje të këtyre objekteve. Janë me gradën gjeneral.
-E keni apeluar dënimin nëpërmjet avokatit?
Jo, jo sepse jam dënuar në mungesë dhe jam dënuar pa avokat. S’kam pasur se si ta apeloj.
-Gjatë kësaj kohe, emri juaj është përmendur shumë sidomos nga mediat belge dhe pastaj edhe nga mediat shqiptare. jeni vënë në dijeni në lidhje me këto?
Po, i kam lexuar. Kam komunikuar edhe me avokatin. Nuk e kuptoj se për çfarë hyn politika tek unë. Çfarë lidhje ka politika me mua?
-Ju jeni akuzuar nga mediat belge dhe shqiptare si bos mafioz, pjesëtar i një organizate mafioze me aktivitet të madh në veri të Shqipërisë, ndërkohë i akuzuar në Belgjikë në lidhje me trafik narkotikësh, përdorim i armëve të zjarrit, vrasje, zhdukje personash, që kontrolloni në Shqipëri një pjesë të madhe të plazhit të Velipojës, që është plazhi më i madh në veriperëndim të Shqipërisë. Po ashtu akuzoheni se jeni një person me mbështetje shumë të madhe në Shkodër dhe se keni ndihmuar Partisë Socialiste që të fitonte në zgjedhjet e vitit 2017. Rreth gjithë këtyre, ku e shikoni veten, ku dhe sa jeni i përfshirë?
Për sa i përket plazheve është fare e thjeshtë dhe është diçka që verifikohet. Unë nuk kam asnjë lloj plazhi. Nuk kam asnjë lloj prone dhe këtë mund ta verifikoni në bashki.

-Jeni i martuar, keni fëmijë e familje?
Jam beqar.
-A figuron emrin juaj në ndonjë biznes?
Jo. Asnjë gjë. Me peshkun kam punuar shumë sepse kam një rezervuar, sa për të jetuar.
-Po automjet në emrin tuaj sepse kam parë një deklaratë të ish-kryeministrit që publikonte disa automjete për të cilat thoshte se ishin prona juaj?
S’kam asnjë lloj automjeti. Ku t’i marr?
-Po në lidhje me këto akuzat e tjera që janë bërë edhe nga mediat belge, duke ju përfshirë si një nga bosët e rëndësishëm në një familje të identifikuar me mbiemrin Bajri. Çfarë përfaqësoni ju?
Unë përfaqësoj vetveten. Me mbiemrin Bajri ka shumë njerëz në Shkodër. Nuk është vetëm familja ime. Por te familja ime Bajri, unë përfaqësoj veten time. Familja ime nuk ka asnjë lloj problemi me shtetin, asnjë nga pjesëtarët e familjes sime. Ne nuk kemi asnjë lidhje me politikën. Unë s’kam qenë pjesë e zgjedhjeve dhe nuk kam ndihmuar Luan Arushën, siç thonë. Luan Arushënm e kam fqinj në lagje, por nuk kam asnjë lloj komunikimi me këtë person.
-Në zgjedhjet e fundit, gjatë fushatës, ju keni qenë i ndaluar në burg, në Belgjikë.
Po.
-Dhe keni ardhur vetëm 10 ditë para zgjedhjeve. Jeni përfshirë në fushatë?
Asnjëherë. Kam qenë në Tiranë në atë kohë dhe kam ndenjur atje.
-Po në zgjedhjet e mëparshme, cilën forcë politike keni mbështetur?
Në vitin 2013 jam marrë me zgjedhjet dhe kam qenë vëzhgues i përgjithshëm në zonën e rrethinave. Kam qenë për Partinë Demokratike dhe kam mbështetur Bardh Spahinë.
-Keni votuar?
Po, sigurisht. Kam qenë vëzhgues i përgjithshëm në të gjitha qendrat e votimit.
-Keni qenë i pajisur me dokumentet e duhura?
Po, me dokumente. Po t’i kërkoni i gjeni.
-Jeni paguar?
Jo, e kam bërë vullnetarisht sepse bindja ime politike ka qenë Partia Demokratike.

-Po në zgjedhjet e tjera?
Nuk jam përzier më me politikë dhe as nuk dua të përzihem më.
-Në fushatën e vitit 2013 kush ju ka kontaktuar që të ishit vëzhgues? Cili nga përfaqësuesit e PD-së?
Bardh Spahia.
-Po më pas keni mbajtur kontakte shoqërore apo njerëzore?
Jo, nuk kemi pasur më kontakte. Unë ika jashtë shtetit.
-Akuzat kryesore që janë bërë sidomos në javët e fundit në nivel politik dhe mediatik, edhe në Shqipëri edhe në Belgjikë, ju etiketojnë si një bos mafioz që drejton një organizatë të madhe, e cila kontrollon Shkodrën dhe veriun e Shqipërisë dhe që ndikon politikisht edhe në zgjedhjet për parlamentin e Shqipërisë, gjithashtu që drejtoni një strukturë shumë të madhe që mbështet dhe ka lidhje direkte me kryeministrin e Shqipërisë. Çfarë është e vërtetë?
Në radhë të parë, unë nuk kam asnjë lloj biznesi timin. Nuk kam fare lidhje me politikën. Nuk kam marrë pjesë në këto organizata për të cilat flasin. Ju mund ta verifikoni që as nuk kam dhe as kam pasur ndonjëherë biznes timin. Nuk e di fare se çfarë organizatash janë këto që përmenden dhe as nuk kam lidhje me to. Unë sot, aktualisht jam një njeri i papunë. Në Shqipëri jam person i lirë, nuk kam asnjë lloj dënimi. Nuk më kërkon shteti shqiptar.
-Po pse nuk njihni ju asnjë nga këta që organizon fisin e madh Bajri dhe organizatën e madhe Bajri? Cili është pozicioni juaj?
Pozicioni im është që unë jam Safet Bajri dhe flas vetëm për veten time. Nuk kam lidhje dhe as nuk mund të komandoj asnjë nga fisi Bajri. As me bindjet e tyre politike nuk merrem. Me asgjë. Ata janë që të gjithë mbi moshën 18 vjeç dhe nuk do më dëgjojnë mua. Fisi Bajri është një fis shumë i madh. Unë nuk mund të ndikoj as te vëllai im, kështu që mund të flas vetëm për personin tim. Nuk kam lidhje fare me politikën.
-Një nga akuzat që është bërë ditët e fundit është dhe ajo që ju drejtoni një pjesë të konsiderueshme të plazhit të Velipojës, e administroni dhe jeni pronar i atij biznesi. Në fakt a keni lidhje ju në Velipojë? Keni ndonjë aktivitet atje në pjesën e turizmit?
Asnjë lloj aktiviteti, asgjë. Kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të verifikohet. Shkoni në bashki dhe kontrolloni dokumentet nëse figuron emri im.

-Një ndër akuzat që është bërë ditët e fundit është në lidhje me përdorimin e një fotoje e cila është e lidhur me idenë tjetër që është bërë pasi ka ndodhur një ngjarje në Shkodër javët e fundit. E para, ku është bërë ajo foto? Dhe e dyta, çfarë lidhjeje keni ju?
Ajo foto është bërë në Belgjikë, është po ajo që del edhe në gazetat belge. Është foto e hershme. E dyta, unë kam qytetar i lirë dhe mund të dal në foto kudo, në tarracë, në lokal etj. Për sa i përket ngjarjes, kur e kam dëgjuar më ka ardhur keq sepse nuk ua dua të keqen njerëzve. Por nuk e kuptoj se çfarë problemi ka se kam dalë në tarracë? Unë jam qytetar i lirë, mund të rri ku të dua.
-Në rast se në një moment autoritetet shqiptare do të kërkojnë që ju të viheni në dispozicion të drejtësisë në lidhje me çështjet që kanë ndodhur në Belgjikë. Ndërkohë ju thatë që deri tani nuk ju ka thirrur kush. Thatë dhe që nuk i jeni shmangur drejtësisë. Madje për sa i përket Belgjikës tatë që ju deportuan ata nga Belgjika dhe jo se ju donit t’i shmangeshit gjykatës. Si do të reagonit nëse ju vjen një ftesë e tillë?
Jam i gatshëm dhe është diçka që unë vetë e kërkoj një orë e më parë që të bëhet, që të ballafaqohem me këtë gjë sepse unë e di që jam dënuar duke qenë krejt i pafajshëm. Belgjika është mbretëri dhe Belgjika më dënoi vetëm se jam shqiptar. Atje racizmi është në maksimum. Belgjika nga jashtë duket si një vend demokrat, por unë e kam provuar vetë drejtësinë belge, ku asnjëherë nuk jam dënuar për një fakt, por vetëm për mendimin e tyre sepse ata kanë menduar se unë jam i aftë për ta bërë këtë gjë.
-Ju thatë se jeni ndëshkuar disa herë me kuotizacion në Belgjikë. Sa është shuma që keni paguar për autoritetet belge?
Më kanë marrë 45.000 euro. Merr lekë, fund brenda, liro. Morën lekë prapë, më lanë të lirë, më kthyen në Shqipëri. T’i sekuestrojnë lekët, nuk t’i kthejnë më. Kam familjen akoma me lekë borxh. Cila është ajo familje që nuk mundohet të ndihmojë njeriun e vet që të mos e lërë brenda? Akoma familja ime ka lekë borxh në lidhje me pagesat që kam bërë në Belgjikë.
-Ju ku jetoni aktualisht në Shkodër? Cila është banesa juaj apo prona juaj? Ndonjë resort apo ndonjë vilë e madhe?
Një hyrje në pallat, një dhomë e një kuzhinë. Jetoj me pleqtë. S’kam as shtëpi, as vilë, as biznes, asgjë.
-Cilat janë këto lidhje? Çfarë lidhjesh keni ju në familje?
Asnjë lloj lidhje, asnjë lloj komunikimi. Unë jam i gatshëm që t’ju jap edhe telefonin tim. Çojeni diku, verifikojeni ku të doni në rast se unë kam ndonjë komunikim me cilindo deputet. Asnjëherë. As kafe nuk kam pirë ndonjëherë me ta.
-E keni takuar ndonjëherë kryeministrin e vendit ose ish-kryeministrin Berisha? Keni qenë në ndonjë miting apo e keni mbështetur në fushatë?
Asnjëherë.

-Emri juaj përmendet nga ish-kryeministri Berisha. Ndërkohë ju thatë që keni qenë vëzhgues dhe komisioner i Partisë Demokratike në vitin 2013. A keni bërë ndonjë kontakt për të ditur se çfarë po ndodh?
Me sa kam dëgjuar prej njerëzve atij ia çojnë të shkruara. Nuk i sheh fare. Nuk i kontrollon fare. Edhe unë mund t’i shkruaj kot dhe ai i publikon. Është e kotë të kontaktosh me të. Ai ashtu bën për të gjithë. Ai ka qenë kryeministër dhe president i Shqipërisë dhe duhet t’i lërë vend vetes që ta respektojnë, por ndoshta edhe mosha bën të veten. Nuk kontrollon më asgjë.
-Një nga elementët që është nxjerrë së tepërmi kohët e fundit është përpjekja për të dëshmuar që ju i jeni shmangur drejtësisë. Në fakt ju u jeni shmangur autoriteteve belge?
Aspak. Ato më kanë kthyer vetë në aeroport, me biletë të paguar prej tyre. Më kanë shoqëruar me polici në aeroport derisa ka ardhur e më ka marrë policia shqiptare. Janë bërë verifikimet e duhura në aeroport dhe kaq. Më kanë mbajtur rreth 2 orë dhe pastaj më kanë thënë që isha i lirë.
-Nga momenti që jeni kthyer në Shqipëri, më 14 qershor të vitit 2017 dhe deri më sot, me çfarë jeni marrë?
Me peshk jam marrë se atë zanat kam. Kam një rezervuar peshku.
Ke tentuar më të shkosh në Bashkimin Evropian?
Jo sepse kam ekspuls 15-vjeçar. Nuk mundem të shkoj sepse ma ka ndaluar Belgjika për 15 vjet që të mos shkoj në asnjë shtet të Basshkimit Evropian.
-Gjatë kësaj kohe keni pasur ndonjë problem apo jeni vënë në hetin nga Prokuroria apo nga Policia shqiptare?
Jo, jo. Në dijeninë time asnjëherë. Nuk më kanë thirrur ndonjëherë për ndonjë gjë. As kam qenë ndonjëherë në hetim.
-Duke qenë se Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Belgjikën. Atëherë shanset dhe premisat më të mëdha janë që autoritetet belge të sjellin dokumentacionin e tyre në Shqipëri. Çfarë do të bënit nëse do të ndodhë një gjë e tillë?
Unë i kërkoj sa më parë shtetit shqiptar që ta tërheqë dosjen time nga Belgjika. Ata nuk e sjellin dosjen time sepse unë jam i pafajshëm, më kanë dënuar kot. Prandaj unë dua që të vijë dosja këtu dhe unë të dal sa më parë para drejtësisë shqiptare. Jam krejt i hapur. Nëse unë e meritoj burgun, shkoj vetë atje.

-Me mediat belge a keni pasur ndonjë kontakt? Atë kanë kontaktuar?
Dje kam marrë një kontakt prej mediave belge dhe ditën e hënë kërkojnë një intervistë prej meje.
-Çfarë ju kanë thënë? Për çfarë kanë qenë të interesuara kryesisht?
Gazetari që ka shkruar për mua, në vitin 2016 po ai vetë ka shkruar në një gazetë një shkrim me titull “Plas eksplozivi në dosjen Rustemi. Del dosja false. Policia e inkriminuar”. E kam gazetën. Dhe tani në lidhje me këtë gjë, kërkon të flasë se përse mediat belge dhe ministri belg i Drejtësisë nuk u çua në atë kohë për të gjetur se përse policia belge e bëri këtë gjë. Pse çohen tani që vetë më kanë kthyer, vetë më kanë marrë lekët. Kjo ndodhi vetëm pse jam shqiptar. Se çfarë krimineli qenkam unë që dy herë më arrestojnë dhe dy herë më lirojnë pasi më marrin lekë dhe pastaj më kthejnë, nuk e di. As drejtësisë belge nuk i jam shmangur. Si dola kriminel unë? Çfarë bëra? Edhe kur më kanë liruar kam shkuar e jam paraqitur në çdo seancë gjyqësore. Pikërisht arsyeja se s’kishin se për çfarë të më dënonin, se dosjen e kishin bërë katastrofë, avokati i kishte ngushtuar shumë, nuk kishte më drejtësi askund. Ai do të ankohej në media e kudo. Që unë të rrija jashtë ata kishin frikë se unë mund të ankohesha për të drejtat e mia, mund të kërkoja ekspertë për dosjen dhe të gjitha të dilnin hapur publikisht. Për këtë arsye mua më kthyen për në Shqipëri, që unë të mos kisha më asnjë kontakt në lidhje me gjyqet. Më paskan dënuar sërish në mungesë e tani kërkojnë që të bëj burg, në një kohë që nuk më kanë sjellë asnjë fletë-arresti. Unë kërkoj që të më sjellin dosjen. S’ka gjë, le të hyj në burg në Shqipëri. Jam i gatshëm. Por të më sjellin dosjen. I kërkoj drejtësisë shqiptare që t’ia kërkojë dosjen Belgjikës dhe të mos kem më punë me belgët. Drejtësia shqiptare duhet të kërkojë dosjen time dhe le të më dënojë pastaj. Në rast se unë e meritoj, le të më dënojë. Belgjika më dënoi me dosje të falsifikuar, më mori lekë, më liroi, më ktheu në Shqipëri, lekët nuk m’i kthen, më kërkon prapë, më dënon në mungesë. Tani përmenden dy njerëz të humbur në një kohë që unë kam qenë në burg atje.
-Pra në kohën që ekzistojnë të zhdukur ata dy persona?
S’ka lidhje fare. Unë kam qenë në burg në Belgjikë. Kjo bëhet si e si të fryhet media. Çohet e flet politika. Për mua nuk ka më drejtësi atje.

Mziu: PS nuk mbajti asnjë premtim nga 2013-a, Gjylameti ripremton nga Kamza se si do të bëhet Vora!

“Rilindja”, përfaqësuesit e saj në Parlament dhe qeveri jo vetëm që në 6 vjet e kanë harruar Kamzën, duke mos i financuar asnjë projekt, por edhe kur bëjnë takim me të vetët nuk dinë se ku janë. Herë thonë në Kamëz dhe pastaj e mbyllin duke përshëndetur banorët e Vorës. Kjo ndodhi në takimin e Asamblesë së PS-së Kamëz, ku duket qartë mosserioziteti dhe mungesa e vëmendjes së kësaj qeverie ndaj Kamzës dhe banorëve të saj.
Ishte Blerina Gjylameti, kryetarja e PS Tiranë, – e shoqëruar nga Taulanti i “Toyota Yaris”-it dhe deputeti që ka provuar humbjen dërrmuese në Kamëz Rakip Suli, – e cila nisi të fliste për arritjet imagjinare të “Rilindjes” në Kamëz për ta mbyllur me premtonin që i tillë ka mbetur prej ditës që kanë ardhur në pushtet për të bërë më shumë për Vorën që duan.
Pra, duket qartë se këta zyrtarë rilindas kishin ardhur në Kamëz për xhiron e radhës të bindur në dështimin po të radhës që i pret. I kujtojmë Blerinës, Taulantit dhe Rakipit se më kot mundohen të bëjnë propagandë në Kamëz, pasi veprimet konkrete të kësaj qeverie si dhe mosveprimet, kur është dashur, e kanë diskriminuar Kamzën dhe banoret e saj. Me këtë rast u kujtojmë atyre dhe shefit të tyre Edi Rama faktet konkrete se si e kanë diskriminuar Kamzën, duke mos iu përgjigjur nevojave të saj. Asnjë status në Facebook, as takimet me të vetët, madje as ndjesa nuk vlen që ata të kenë sy dhe faqe të dalin para banorëve dhe premtojnë paturpësisht përsëri.
I është kërkuar qeverisë të financojë ndërtimin e 6 shkollave, 7 kopshteve, si dhe financimin e rikonstruksionit të 9 shkollave dhe mbi 6 kopshteve, por asnjë financim nuk ka ardhur nga kjo qeveri.

Në fakt, jo vetëm që nuk kanë bërë shumë, por nuk kanë bërë as pak, sepse Kamza nuk ka përfituar asnjë financim në asnjë fushë: as në arsim, as në shëndetësi, as në infrastrukturë dhe as nuk është rritur numri i të punësuarve. E kundërta ka ndodhur në këto gjashtë vite: rritje të papunësisë, madje edhe një zyrë pune që ishte në Kamëz e hoqën jo vetëm nga sportelet e One Stop shop-it në Bashki, por edhe nga qyteti. Janë varfëruar familjet e Kamzës deri në ekstrem, janë bërë arrestime dhe burgosje për fatura të energjisë elektrike, për ndërtime pa leje dhe për tjegullat e çative etj.
Edi Rama vetëm është tallur me Kamzën dhe qytetarët e saj, pasi ka rikonstruktuar vetëm një qendër shëndetësore, për të cilën Bashkia Kamëz ka të gatshëm projektin për ndërtimin e një të reje, me të gjitha standardet bashkëkohore, por që nuk financohet nga qeveria, ashtu siç janë lënë të harruar mbi 135 projekte me të cilat kjo Bashki ka aplikuar për gjashtë vite. Ka pasur mungesë totale të investimeve në arsim, në një kohë kur Bashkia dhe qeveria e Partisë Demokratike për gjashtë vjet ndërtoi 18 shkolla të reja.
Nga ana tjetër, për sa i përket infrastrukturës, Bashkia Kamëz ka ndërtuar me qindra kilometra rrugë me të ardhurat e veta, duke qenë se qeveria diskriminuese nuk ia ka haberin as se ku ndodhet Kamza dhe këtë e vërteton edhe znj. Gjylameti. Në këtë mënyrë vijon nëpërkëmbja dhe diskriminimi nga qeveria i qytetarëve të Kamzës. Kamza nuk e ka pasur asnjë moment vëmendjen e qeverisë, por mashtrimin e tyre duan ta shesin përsëri, me propagandë, ashtu si në 2013-ën vetë Kryeministri mashtrues e diskriminues.

1.13 miliardë lekë për zyrat e Gjiknurit

Ministri Gjiknuri vijon të fusë duart thellë në arkën e shtetit. Pasi nuk i mjaftojnë shpenzimet marramendës për pak kilometra rrugë, apo për dhënien e koncesioneve, Gjiknuri ka urdhëruar së fundmi që të rregullojë zyrat e tij.
Tpz.al ka siguruar dokumentet e një tenderi që ka hapur ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me një fond prej 113.315.914 lekësh të reja (mbi 1 milionë euro me TVSH). Në dokumente thuhet se objekti i kontratës është “aplikimi i teknikës me të fundit të eficencës në godinën e MIE”.
Pra, zyrat e kësaj ministrie do të jenë nga më luksozet, ndërsa ende nuk dihet përse kjo lëvizje e madhe e ministrive nga njëra godinë në tjetrën. Pak kohë më parë, ministri Gjiknuri ndërroi zyrën, ku nga godina në afërsi të Teatrit të Kukullave, doli përballë Bulevardit, ngjitur me Bashkinë. Ndërkohë, zyrën e tij e zuri ministria e Mjedisit, e cila ishte stacionuar për disa kohë në ish-godinën e ATSH-së. Dhe në momentin që një ministri lëviz, janë paguar qindra milionë lekë për rikonstruksione.
Megjithatë, “rekordi” është vendosur nga Gjiknuri, i cili ka akorduar më shumë se 1 milionë euro për rregullimin e zyrave. Në vend që të investohet në përmirësimin e infrastrukturës, sitaleve apo shkollave, për të cilat fondet gjenden me vështirësi ose mungojnë, panorama është e ndryshme kur vjen puna tek zyrat e pushtetit, për të cilat paratë gjenden dhe shpenzohen pa asnjë problem.

Në një vend të varfër si Shqipëria, shifra të tilla për rinkonstruksione stonojnë jashtëzakonisht shumë.
Sipas dokumenteve që disponon Tpz.al, ndërtesa daton që nga viti 1937, në funksion të Ministrisë së Ndertimit dhe Punëve Botore. Ajo rezulton se ka mbetur me një seksion, por në kohë të ndryshme ka njohur nderhyrje në pjesën e pasme të hyrjes, është me 3 kate të plotë mbi tokë dhe ka një kat gjysem nën tokë. Ministria thotë se qëllimi i rinovimit është përmirësimi i kushteve të brendshme.
Sipas saj, ndërtesa 3 katëshe e Ministrisë është një objekt, ku gjatë historikut në të janë vendosur institucione të ndryshme, të cilat kanë bërë investime të pjesshme.
Ministria thotë se ndërtesa është amortizuar, sidomos përsa i përket sistemit elektrik, sistemit të kaldajave, sistemit te ftohjes me chiller dhe Fan-Coil, tavanore të veçanta, të shkarkimit të ujërave të zeza dhe izolimit të tarracës që ka shkaktuar dëme mjaft serioze në lidhje me lagështinë.
Në dokumente thuhet se sipas materialeve teknike të marra nga Arkivi Qendror, gjatë 20 vjeçarit të fundit ndërteses i është shtuar dhe me një gjysem kat, që ka rritur peshën e ndërtesës.
Më tej vijohet se fasada është tejet e amortizuar dhe profilet e dritareve dhe vetratave janë në kundërshtim dhe pa asnjë cilësi, referuar rëndësisë së ansamblit të monumentit të kulturës.
“TPZ.al”