31.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Kurseni së paku milionat e taksapaguesve, me të cilat presidenti i Kosovës lobon për Serbinë!

Enver Bytyçi

Tre milion euro kushton kompania lobuese që ka paguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për realizimin e projektit serb të ndarjes së Kosovës. Këtë shifër e ka bërë të ditur deputeti i parlamentit të vendit, Driton Tali. Këta tre milion euro i merren taksapaguesve të Kosovës dhe i jepen kompanisë lobuese të ish-kryeministrit britanik, Tony Blair. Ai ka për detyrë të lobojë në Britaninë e Madhe, Shtëpinë e Bardhë e Berlin, që qeveritë e këtyre vendeve të pranojnë idenë e copëtimit të Kosovës të elaboruar nga Dobrica Qosiç, hedhur në tregun politiko-diplomatik nga liderët serbë Zoran Xhinxhiç, Boris Taqiç, Ivica Daçiq e Aleksandër Vuçiq, si dhe mbështetur fuqishëm nga preidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kryeministri i Shqpërisë, Edi Rama.
Lobisti i ndërhyrjes tokësore të NATO-s në Serbi (1999), fillimisht u bë këshilltar i Ramës dhe Vuçiq e tashmë do paguhet për lobing të idesë së zotit Thaçi për ndarjen e Kosovës! Çudia e shekullit! Duket se Hashim Thaçi është në sfidë personale. Egoja e tij ka arrit kulmin. Ai dëshiron që me çdo kusht t’i shkojë deri në fund e vetja! Ai duket se është betuar para Aleksandër Vuçiq, se “Ose do ta bëj realitet ndarjen e më pas zhbërjen e shtetit të Kosovës, ose rashë e vdiqa”! Presidenti i Kosovës e përcepton realizimin e projektit serb si luftë për jetë a vdekje!
Sikur ta përceptonte të tillë ndërtimin dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës, sikur të lobonte kaq fuqishëm për anëtarësimin e saj në BE e NATO, sot Kosova do të ishte anëtare e OKB-së! Por jo, militantizmi i Hashim Thaçit është rezervuar në shërbimin e radhës ndaj Beogradit! Dy gjetjet ekselente të Beogradit në rastin e angazhimit të Tony Blair janë këto: Së pari personazhi më simpatik i mbështetjes së bombardimeve të NATO-s dhe ndërhyrjes tokësore të trupave të saj në Serbi do të lobojë në interes të Beogradit. Së dyti, paratë e lobimit do t’i paguajnë qytetarët e Kosovës përmes marrëveshjes së presidentit të tyre. Pra një lobim i pastër me dy emra që surprizojnë qeveritë perendimore dhe me kosto zero për qeverinë e Serbisë?! Më mirë e më pastër nuk ka ku shkon!

Ndarjen e dëshiron dhe e paguan vetë kryetari i shtetit të Kosovës, ndërkohë angazhohet për këtë njeriu symbol i luftës anriserbe të para 20 viteve! Mashtrimi “Thaçi” ka brenda vetes kështu “intrigën Thaçi”! Por në thesaret intriguese të Presidentit të Kosovës ka edhe monstra tjera. Psh, ai thotë se nuk ka njeri gjeni që mund të tregojë sesi Kosova mund të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, pa marrëveshje me Serbinë për ndarjen e saj! Një tjetër marrëzi e pashpresë! Sepse ai e di se pas ndarjes nuk do të ketë më Kosovë! Në vend të japë llogari pse e solli vendin në këtë gjendje, kërkon që ta zhbëjë atë! Por intriga e mashtrimi nuk përfundojnë këtu.
Në një emision televiziv të Tiranës, zoti Thaçi tha se “Nëse nuk bëjmë marrëveshje me Serbinë, atëherë Kosova do të mbetet një konflikt si ai i Nagorni-Karabakut! Ndërkohë që asnjë krahasim nuk mund të ketë midis Kosovës dhe Nagorni-Karabakut! Asnjë krahasim nuk mund të ketë as me Palestinën, të cilën ai e hodhi para një muaji në tregun e mashtrimit! Asnjë paralele nuk mund të vihet midis Çekisë dhe Sllovakisë, rast të cilin Hashim Thaçi e solli si alibi mashtrimi! Përkundrazi sllovakët nuk e kanë lejuar presidentin e Hungarisë të kalojë urën e Danubit për të vizituar minoritetin hungarez në Sllovaki, ndërkohë që presidenti i Serbisë shin lamë në katër çoshet e Kosovës, me lejen e presidentit të saj!
Hashim Thaçi në çdo dy fjalë lëshojë një mashtrim të ri, i cili duket qartë se përpunohet në institutet e gënjeshtrës në Beograd. Gjithçka që e lëshon në Prishtinë ose në Tiranë, Hashim Thaçi e ka të huazuar nga Beogradi! Udhëzimet që merr prej favrikës së rrenave serbe na i servir ne shqiptarëve dhe opinionit botëror si gjetje të tij personale. Presidenti Thaçi mund të bëjë atë çfarë ka vendosur të bëjë, por institucionet e Kosovës kanë detyrë që së paku t’i kursejnë paratë e taksapaguesve dhe të mos lejojnë ato të rrjedhin në konton e kompanive lobuese antishqiptare e proserbe!

Tirane, me 22.09.2018

Çfarë provash po kërkon të zhdukë Besnik Dervishi?

Dritan KABA

Rasti i hotel Plaza nuk ka të bëjë me parregullsinë, përkundrazi sipas ligjit “Masat shtesë të Sigurisë” e ka të detyrueshme t’i vendosë ndryshe ngarkohet me gjoba deri në pezullim të aktivitetit.
Neni 4 dhe 5 i këtij ligji, shumë të debatuar edhe në Parlament, perifrazon qartë detyrimin e vendosjeve të kamerave jo vetëm me rezolucion të lartë, por edhe me infra të kuqe për të xhiruar edhe me errësirë.
Në këtë ligj jepet qartë edhe detyrimi ligjor që subjektet, në këtë rast hotel Plaza, e ka detyrim t’i ruajë të paktën dy muaj pamjet e regjistruara si minimum dhe nuk aspak të drejtë t’i fshijë ato. Ligji përkundrazi vendos minimumin e ruajtjes, por nuk e detyron kohëzgjatjen e mbajtjes së regjistrimeve.
Edhe në këtë rast debati ishte se subjekteve të ndryshme ekonomike do i duhej server i madh dhe i kushtueshëm kështu qe u la një afat dy mujor detyrimin e mbajtjes së të dhënave.
Ky ligj detyron gjithashtu z. Besnik Dervishi si komisioner i ruajtjes se të dhënave personale që gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, që po bën gati dy vite i miratuar, të ngrinte rregulloren dhe regjistrin e subjekteve që disponojnë këtë teknologji.
Deri këtu e ka hapin ligjor Besniku, asnjë çap më tej. Hotel Plaza në këtë rast ka zbatuar ligjin pikë për pikë, ndërsa Besniku e ka shkelur atë, qoftë me shkresën e tij arbitrare, qoftë edhe me mospërmbushjen e detyrimit ligjor që i jep ligji i miratuar nga Parlamenti.

Në rastin më të mirë për Dervishin duhej të kërkohej shkarkim nga detyra për mos plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji dhe në rastin e vërtetë ligjor, që Besniku e njeh mirë, deri në ndjekje penale për shpërdorim detyre, si për shkresën por edhe për mospërmbushjen e detyrimeve që atij si pozicion në mënyrë taksative ia ka përcaktuar ligji.
Pyetja që vjen është çfarë takimi të kujt me kë, kërkon të fshijë Besnik Dervishi? Letra e tij si e thamë është në kundërshtim të plotë me ligjin, e propozuar nga Tahiri dhe mbështetur me forcë nga grupi i deputetëve të Rilindjes. Kur ligji u miratua në Parlament ka pasur një përplasje të fortë edhe vetë mes mazhorancës.
Grupi i deputetëve të LSI ishte kundër miratimit të këtij ligji dhe shumica votuan kundër. Ishte nga ato ligje që u miratua me 49 vota pro. Presidenti Nishani e ktheu ligjin sërish në Palament.
Diskutimet ishin shumë të mëdha. U desh të ndryshohej rreth 50% e ligjit që ai të rimiratohej në Parlament, sepse grupi i Rilindjes nuk i kishte 71 bota për të rrëzuar dekretin e Presidentit. Pa asnjë hezitim e them që pa këmbënguljen e z. Petrit Vasili sot do kishim një ligj monstër, si ishte formuluar në fillim, të quajtur antikushtetues si nga PAMECA dhe ICITAP.
Në atë kohe si Syri.net edhe Hashtag.al e denoncuan dhe çmontuan ligjin si antikushtetues. Media tjetër heshti, sidomos ajo televizive, po shume turpshëm, se duhej vetëm lavdëruar iniciatori i atij ligji monstër, Tahiri.

Ishte koha kur Shqipëria mbulohej nga hashashi dhe televizionet jepnin paradat e asgjësimit të 99.99% të sipërfaqes së mbjellë me hashash dhe ne korr lavdëronin “policinë që donin” Kryeministri dhe pronarët e tyre. Tani të dalim tek ajo që nuk shkon.
Çfarë e detyron Besnik Dervishin të tejkalojë ligjin me shkresën e tij. Ai, si jurist, e di që për të sekuestruar pamjet duhet vendim gjykate, por edhe për fshirjen e tyre, ndryshe ligji penalizon direkt administratorin e Hotel Plaza. Këtë gjë nuk mund ta bëjë Dervishi, as me letër as me urdhër.
Pyetja është kujt i djegin xhirimet e Plazas? Kush ka darkuar apo pirë kafe me kë? Kush ka takuar kë? Kjo gjë nuk bëhet për gjakun e punëtore, as për xhirimet për ta. Kjo është një përralle absurde që nuk ka gomar ta hajë. Njësoj si ajo “bomba” poshtë makinës së Dervishit që “u zbulua” nga punonjësit e Gardës.
Duke mos marre dot një vendim gjykate, Dervishi bën letra paçavure për fshirjen e serverit dhe shton atë punën e gjakut, e cila si i thonë “tironcit” është të mbulosh mutin me gjethe të thara që të mos vijë era. Interesant është puna e zërit që e tremb atë që ka urdhëruar Besnikun të bëjë shkresën antiligjore drejtuar Hotel Plaza.
Kush ka bërë pazar dhe me kë? Kush ka kërcënuar dhe kë ka kërcënuar dhe për çfarë . Kjo i dhemb urdhëruesit të Besnikut të Rilindjes, jo analizat e gjakut dhe filmimet e punëtorëve që janë shumë të ligjshme. Nxjerrja në media si e një skandali të “madh” hedh edhe më shumë hije dyshimi.
Pronarëve të Hotel Plaza do ju rekomandoja, jo vetëm gjyq për dëmtim imazhi, por edhe padi penale për Dervishin për tejkalim të kompetencave që i njeh ligji. P.S.
Të mos harrojmë aty është xhiruar edhe takimi i famshëm i Blushit me Dvoranin, që e “kaloi” vetingun, pas caktimit të këtij të fundit në trupën gjyqësore që do gjykonte pronësinë e Top Channel. Kush e ka pas radhën?! Kjo është çështja!

Denoncimi i Berishës: Grabitet dhe mbahet peng biznesmeni, dhunohet familja, policia bashkëpunon me bandën

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar një ngjarje të rënë të ndodhur në Bulqizë, ndërsa policia jo vetëm që e ka fshehur por bashkëpunon me kriminelët. Denoncimi i Berishës është bërë pas një mesazhi të marrë nga një qytetar nga Bulqiza. Qytetari shkruan se, mbërmë në Bulqizë banda e lidhur me pushtetin ka grabitur me dhunë një familje të nderuar! “Pasi i kanë lidhur, i kanë rrahur brutalisht nënën e vjetër, nusen e shtëpisë, të zotin madje nuk kanë kursyer as fëmijët (gocën dhe djalin), duke u bërë terror”, shkruan qytetari.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Narkopolicia fsheh dhe bashkepunon me krimin!
Ne Bulqize grabitet dhe mbahet peng biznesmeni, Terrorizohen femijet dhe familja!
Lexoni mesazhine qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje Doktor,
Mbreme ne Bulqize bande e lidhur me pushtetin ka grabitur me dhune nje familje te nderuar!
Pasi i ka ne lidhur, i kane rrahur brutalisht nenen e vjeter, nusen e shtepise, te zotin madje nuk kane kursyer as femijet (gocen dhe djalin), duke u bere terror.
Asnjera nga medjat nuk flet per kete rast te rende.
Policia e krimit ruan banoret qe mbrojne pyjet dhe jo grabitesit…
Personi i grabitur eshte biznesmen me lokal dasmash z. Ahmet Mira.
Eshte i njohur si punetor, taksa pagues i rregullt dhe familje e nderuar ne kete qytet”.

I dërguari i Shullazit takoi Arta Markun? PD kërkon hetim dhe pezullim të menjëhershëm të Markut

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës të pezullojë nga detyra Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe të nisë hetimet ndaj saj. Deputeti Enkelejd Alibeaj ka dalë sot në selinë e PD duke deklaruar se, kryeprokurorja në këto 9 muaj i ka shërbyet vetëm një qëllimi, shkatërrimin e ekipit që po heton Tahirin dhe shpërbërjen e ekipit që po heton Shullazin.
“Arta Marku gjatë 9 muajve në krye të prokurorisë i ka shërbyer vetëm një qëllimi shkatërrimin e ekipit që po heton Tahirin dhe shpërbërjen e ekipit që po heton Shullazin. E realizoi qëllimin në krye të 9 muajve. Opinioni u njoh dje me padinë e PD-së ndaj kryeprokurores. Mediat kanë sjellë prova të cilat faktojnë se pasi largoi Elisabeta Imerin nga çështja Tahiri, Arta Marku largoi dhe Besim Hajdarmatajn në të njëjtën ditë kur u kërkua sekuestrimi i pasurive të Habilajve mes tyre dhe ‘Audi’ i famshëm. Shpërdorimi i detyrës nga Arta Marku kërkon hetim të shpejtë nga Prokuroria e Tiranës për të mos lejuar shkatërrimin e çështjeve të tjera. PD i bën thirrje prokurorisë së Tiranës të urdhërojë pa vonesë pezullimin e Arta Markut dhe hetimin e saj.
Cilat janë lidhjet direkte apo indirekte të Arta markut me Edi Ramën? Çfarë komunikimesh ka Arta Marku me Engjëll Agaçin dhe si kanë ndikuar? Çfarë i kanë kërkuar Markut, Xhafaj, Ulsi Manja, Ermonela Felaj apo ndonjë deputet i PS? A ka pasur kontakte Marku me ndonjë të dërguar të Shullazit?
Të hetohet çdo lëvizje në Prokurori që nga koha kur është emëruar në detyrë Arta Marku. Hetimi dhe pezullimi i Markut është shërbimi më i madh që prokurorët mund t’i bëjnë drejtësisë”, deklaroi Alibeaj.

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeajt
Në mënyrë të qëllimshme dhe aktive, Arta Marku, gjatë 9 muajve në krye të prokurorisë i ka shërbyer vetëm një qëllimi: shkatërrimin e ekipit që po heton Saimir Tahirin dhe shpërbërjen e ekipit që nxori para drejtësisë, Emiljano Shullazin.
Me këtë detyrë Arta Marku u emërua në mënyrë të paligjshme nga Edi Rama në krye të prokurorisë dhe, duke goditur prokurorët e të dy dosjeve, e realizoi qëllimin brenda 9 muajsh. Opinioni publik u njoh ditën e djeshme me padinë e Partisë Demokratike ndaj kryeprokurores që, në shpërdorim të detyrës, i shërbeu Edi Ramës dhe krimit, për dështimin e hetimeve ndaj Saimir Tahirit.
Mediat kanë sjellë prova që faktojnë se, pasi largoi Elisabeta Imerin nga çeshtja Tahiri, Arta Marku, largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe Besim Hajdarmatën, në të njëjtën ditë që u kërkua sekuestrimi i pasurive miliona euroshe të Habiljave dhe i audit të famshëm të Saimir Tahirit, AA 003 GB, me të cilin Habiljat bënin trafik ndërkombëtar droge.
Shpërdorimi i detyrës nga Arta Marku është një çështje që kërkon hetim të shpejtë nga Prokuroria e Tiranës, për të mos lejuar shkatërrimin e mëtejshëm të çështjeve Tahiri, Shullazi apo ndonjë dosjeje tjetër për të cilën është shqetësuar Edi Rama.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë së Tiranës të urdhërojë pa vonesë pezullimin nga detyra të Arta Markut dhe të nisë hetimin ndaj saj. Është po kaq urgjente nevoja për të verikuar: • Cilat janë lidhjet direkte apo indirekte të Arta Markut me Edi Ramën.
Çfarë komunikimesh ka Arta Marku me Engjëll Agaçin dhe si kanë ndikuar ato në shkatërrimin e hetimeve për “Tahirin” dhe zvarritjen e ccështjes “Shullazi”. Çfarë i kanë kërkuar kryeprokurores Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, Ermonela Felaj apo ndonjë deputet tjetër socialist. • Hetimet duhet të qartësojnë a ka patur kryeprokurorja kontakte me avokatët apo të dërguar të Emiljano Shullazit.
Gjithashtu, është po aq e rëndësishme të hetohet me shpëjtësi baza ligjore për çdo emërim, lëvizje, transferim në prokurori, që nga koha kur në krye të saj është Arta Marku. Hetimi pa vonesë për padinë penale të opozitës dhe pezullimi i Arta Markut nga detyra është shërbimi më i madh që prokurorët e ndershëm mund t’i bëjnë drejtësisë, duke mos lejuar që një kryeprokurore e përkohshme, shërbëtore e krimit, t’i bëjë Shqipërisë një dëm të përhershëm.

Letër-porosia malazeze për Tahirin që shkarkoi prokurorët e Krimeve të Rënda

Prej tre ditësh, Prokuroria për Krime të Rënda është përfshirë në një kaos, pas përplasjes së një grupi prokurorësh me drejtuesen e këtij institucioni, Donika Prela. Shkaku zyrtar, sipas Prokurorisë së Përgjithshme, është refuzimi që 10 prokurorë të Krimeve të Rënda i kanë bërë procedurës së shortit për përcaktimin e atyre që do të paraqesin konkluzionet për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.
Në fakt, e vërteta është larg këtij versioni zyrtar. E gjithë amullia në Prokurorinë për Krime të Rënda është krijuar për dosjen “Tahiri”. Vetëm pak ditë, nga Mali i Zi mbërritën informacione mbi “shëtitjet” e ish-ministrit të Brendshëm në shtetin fqinj, me një skaf që dyshohet se është përdorur edhe nga vëllezërit Habilaj për trafikim narkotikësh drejt Italisë.
“Boldneës.al” ka mësuar në mënyrë ekskluzive të dhëna nga përgjigja e autoriteteve malazeze për letër-porosinë e dërguar në vendin fqinj. Sipas autoriteteve të Podgoricës, në vitin 2017, Saimir Tahiri, Orest Sota dhe të tjerë persona, miq të tyre, kanë qenë për pushime në brigjet e Malit të Zi, në bordin e një skafi.
Nga të dhënat e siguruara, rezulton se skafi ka qenë i regjistruar në emër të Orest Sotës në Mal të Zi dhe ka qenë me flamur malazez. Ky skaf nuk ka hyrë asnjëherë, të paktën zyrtarisht, në ujërat territoriale shqiptare.
Gjatë pushimeve të zhvilluara në Korrik dhe Gusht 2017, Saimir Tahiri është regjistruar si “kapiteni” i skafi të Orest Sotës. Sipas rregullave detare, asnjë mjet lundrues i tonazhit të lartë duhet të drejtohet nga një person që ka patentë për drejtimin e saj.
Saimir Tahiri ka pasur një patentë të tillë, e cila iu kap në automjet Orest Sotës rreth dy muaj pas udhëtimit në Malin e Zi, gjatë një rutine policore në Elbasan. Bashkë me patentat e Tahirit, Sotës iu gjetën edhe 863 mijë euro, për të cilat prokurorët dyshojnë se janë të Saimir Tahirit.

Në bazë të të dhënave të letër-porosisë së autoriteteve malazeze, mbërritur pak ditë më parë, prokurorët e çështjes siguruan të dhëna të tjera, të cilat e lidhin Tahirin me aktivitetin kriminal të Habilajve. Hetimi, pavarësisht pengesave të shumta politike, si edhe nga drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme e të Krimeve të Rënda, po merrte një rrjedhë rënduese për Saimir Tahirin.
Por, pikërisht në këtë situatë, shefja e Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe shefja e saj, Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, krijojnë një situatë konfliktuale me dosjen “Shullazi. Në fakt, dyshimet më të mëdha janë që e gjithë situata është e stisur, për të goditur grupin e prokurorëve që po hetojnë “Tahirin”.
Fakti që sherri për dosjen “Shullazi” është i stisur sqarohet më së miri edhe nga një reagim i mesditës së të premtes të 10 prokurorëve “rebelë”. Në një letër publike, ndër të tjera, prokurorët shprehen se: “…Nga pjesa më e madhe e prokurorëve të pranishëm në mbledhje, u paraqitën pretendime në lidhje me kërkesën për hedhjen e shortit dhe ligjshmërinë e tij, pasi prokurorët e çështjes (Shullazi), Elisabeta Ymeraj dhe Ened Nakuçi, vazhdonin të ishin prokurorë të çështjes, përfshirë këtu edhe prokurorin Besim Hajdarmataj, i cili në fakt, jo më herët se data 18 Shtator 2018, përmes një akti me shkrim, i kishte shprehur drejtueses së komanduar të PKR vullnetin e tij, për të vazhduar përfaqësimin e çështjes në fjalë, pranë gjykatës kompetente”.
Pra, duket qartë se dosja “Shullazi” ka pasur prokurorë dhe nuk ka qenë aspak e nevojshme për të ngritur një debat skandaloz brenda radhëve të institucionit. Arsyeja kryesore e këtij sherri të stisur qëndron tek dosja “Tahiri”, ose tek “kapiteni” i skafit të regjistruar në Mal të Zi në emër të Orest Sotës

“Boldnews.al”

Lufta midis Izraelit dhe Iranit për kontrollin e Lartësive Golan

Situata në Levantin arab dhe sidomos në zonën e Mashriqit, zonë që qysh nga koha e Portës së Lartë, tregonte rajonet aktuale të Izraelit, Palestinës, Sirisë, Libanit, Jordanisë, jugut të Turqisë, është e karakterizuar në këto javë të fundit nga një fermentim i konsiderueshëm. Një luftë, ajo siriane, që me sa duket po mbaron, por vatra të tjera po fillojnë të ndizen në të katër anët e rajonit. Në mënyrë të veçantë Lartësitë Golan duket se janë zona ku Izraeli dhe Irani mund të vendosin të rregullojnë çështje të hapura prej dekadash.
Një seri faktesh, në mënyrë të habitshme të përqëndruara gjatë javëve të fundit tregojnë një dinamicitet të caktuar që karakterizon të gjithë aktorët e rajonit. Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Irani dhe Rusia, drejpërsëdrejti nëpërmjet deklaratash zyrtare ose nëpërmjet aleatëve rajonalë, po lëvizin gurë në skakierë. Qendra nevralgjike e një dinamiciteti të tillë përfaqësohet nga Lartësitë Golan, zona malore kufitare në kufirin midis Izraelit dhe Sirisë e pushtuar nga IDF-ja (Forca Mbrojtëse e Izraelit, shënimi im.) nga viti 1967 dhe e çmilitarizuar me Marrëveshjen për Çimpenjimin me ushtrinë siriane, e garantuar nga Kombet e Bashkuara dhe që i përket vitit 1974. Le të provojmë të vëmë në sekuencë disa prej këtyre fakteve dhe të mund t’u parashikojmë zhvillimet e mundshme.

Evakuimi i Helmetave të Bardha
Në natën midis 22 dhe 23 korrikut 2018, në Lartësitë Golan është zhvilluar një operacion spektakolar evakuimi i 442 helmetave të bardha, organizatë humanitare, për më tepër e diskutuar, që prej vitesh merret me asistimin e civilëve në zonat nën kontrollin e opozitës ndaj regjimit të Damaskut.
Qeveria siriane denoncon se operacioni, sipas regjimit e financuar nga Shtetet e Bashkuara dhe nga George Soros, në realitet përfaqëson një operacion kolosal të CIA-s për të mbështetur rebelët dhe terroristët islamikë. Efektivisht, prej vitesh helmetat e bardha, nëpërmjet një përdorimi të zgjuar të mediave sociale, denoncojnë shkeljen e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës e kryera nga forcat e Bashar al Assad: bombardime të pakontrolluara, tortura, vrasje dhe përdorim armësh kimike, përfshi sulmin e diskutuar me klor dhe me gaz nervor në Ghouta lindore të Douma në prillin e këtij viti.

442 të evakuuarit (në fillim ishte folur për 800), vinin nga zona e Daraa, ku trupat qeveritare siriane të mbështetura nga rusët dhe nga Hizballahu, po luftojnë një prej betejave të fundit vendimtare për ripushtimin e një prej pjesëve të pakta të territorit sirian akoma në duart e rebelëve. Njerëzit që i përkisnin organizatës humanitare dhe familjet e tyre kanë mundur të hyjnë në Jordani drejtpërsëdrejti nga zona e Daraa, megjithatë duke u bërë fjalë për një zonë të kontrolluar nga Hizballahu e nga trupa qeveritare siriane dhe, duke ia pasur frikën raprezaljeve, kanë siguruar hyrjen në Izrael nëpërmjet Qafës së Kuneitra, nëpërmjet rripit të sigurisë mbi Lartësitë Golan. Duke i pritur kanë qenë ushtria izraeliane dhe mediat. Operatorë humanitarë dhe familje janë marrë në dorëzim dhe janë shoqëruar deri në kufirin me Jordaninë. Nga Jordania të evakuuarit do të marrin rrugën e Gjermanisë e të Kanadasë.
Natyrisht që operacioni i Izraelit ka pasur miratimin amerikan dhe ka përfaqësuar një skup të mirë publicitar për shtetin hebraik. Në të njëjtën mënyrë nuk është i qartë roli i luajtur nga Rusia. Burimet ruse e kanë hedhur poshtë faktin se ka pasur miratim të Moskës për evakuuimin, megjithatë duket e vështirë që një operacion i tillë të ketë ndodhur pa konsensusin rus.

Sulm izraelian mbi Masyaf
Më 22 korrik, pak orë përpara operacionit të evakuuimit nëpërmjet Lartësive Golan, aviacioni izraelian ka bombarduar një pikë siriane në qytetin Masyaf në krahinën Hama. Bëhet fjalë për të njëjtën pikë të goditur tashmë në shtatorin e 2017, ku inteligjenca izraeliane thekson se prodhohen armë kimike. Operacioni duket se ka pasur një zhvillim të mëtejshëm më 5 gusht, atëhere kur një bombë ka vrarë gjithmonë në Hama Gjeneralin Aziz Asbar, shkencëtar sirian në krye të qendrës kërkimore të Masyaf, pse jo – sipas burimeve të afërta me opozitën siriane – e një program për zhvillimin e prodhimit të raketave tokë – tokë me rreze të shkurtër në bashkëpunim me Iranin. Roli i shkencëtarit dhe atribuimi i vdekjes së tij një operacioni izraelian natyrisht që është i gjithi për t’u verifikuar.

Vizita e Lavrov në Izrael
Gjithmonë të njëjtat orë (më 23 korrik), befasisht Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valeri Guerassimov, ka shkuar për vizitë në Jeruzalem për t’u takuar me Binyamin Netanyahu, edhe ky i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Avigdor Lieberman.
Nga noftimet e pakta për takimin, është e hipotezueshme se Netanyahu dhe Lavrov kanë diskutuar për situatën që po përvijohet në kufirin midis Sirisë dhe Izraelit, domethënë për zonën në Lartësitë Golan. Ajo që e preokupon Izraelin nuk është edhe aq rikthimi i trupave të al Assad në zonë sesa prania e Hizballahut libanes dhe e kuadrove të Forcës Quds, trupat speciale e Gardianëve të Revolucionit të pranishme në Siri dhe nën komandën e Gjeneralit Qasem Soleimani.
Lavrov duket se i ka premtuar Netanyahu 100 kilometra zonë kushinetë brenda së cilës milicitë e Hizballahut nuk duhet të penetrojnë. Vlen të kujtohet se Lartësitë Golan janë nën kontrollin izraelian nga lufta e vitit 1967, posedim i theksuar më tej nga pëfundimi fitimtar i Luftës së Yom Kippur (1973). Nga viti 1974, nëpërmjet reparteve të UNDOF-it (United Nations Disengagement Observer Force), Kombet e Bashkuara garantojnë në Lartësitë Golan kontrollin e një rripi sigurie të çmilitarizuar, ku as izraelianët, as sirianët nuk mund të penetrojnë. Premtimi i Lavrov do të sillte 100 kilometra të mëtejshme sigurie, por në Izrael ka skepticizëm.

Patrulla ruse në Lartësitë Golan
Premtimet menjanë, Rusia është e vendosur që ta luajë deri në fund lojën e saj në Siri. Risia e këtyre orëve të fundit përfaqësohet nga prania e 8 patrullave të formuara nga ushtarë çeçenë të inkuadruara midis trupave ruse që Moska ka vënë për patrullimin e Lartësive. Patrullat çeçene u shtohen atyre të Kombeve të Bashkuara pa qenë parashikuar/ndarë kurrfarë integrimi. Rrethana është kurioze dhe nuk është e qartë nëse një risi e tillë është frut i bisedimeve midis Netanyahu dhe Lavrov apo nëse bëhet fjalë për një iniciativë ruse të prirur që të rishënojë rolin e rinovuar në rajon.
Helmetat blu të UNDOF-it kanë mundur gjithësesi të kryejnë, pas 6 vitesh të mira, patrullimin e parë në zonën e vijës së çimpenjimit midis Sirisë dhe Izraelit të shoqëruar nga policia ushtarake ruse. Ai që e ka referuar ka qenë Gjenerali Sergej Rudskoy, Shef i Komandës Operative të Shtabit të Përgjithshëm rus. sipas oficerit të lartë, forcat siriane kanë rimarrë kontrollin e plotë të zonës, duke krijuar kushtet për rifillimin e misionit të Kombeve të Bashkuara edhe mbi anën siriane të Lartësive Golan. Misioni ishte ndërprerë pasi rebelët sirianët kishin kidnapuar 21 helmeta blu në 2011, duke i lëshuar pas 4 ditësh.
Përtej propagandës së Moskës dhe vullnetit për t’ju treguar botës si agjentë të rivendosjes së ligjshmërisë ndërkombëtare, cili është përfitimi për Moskën që të vihet në mes midis Izraelit dhe milicive shiite? Dhe sidomos a ka për të fituar apo Izraeli që e vë sigurinë e vet në duart e rusëve?

Rreziku i një incidenti
Në të njëjtat orë kur zhvilloheshin bisedimet Netanyahu – Lavrov, sistemi mobil i mbrojtjes antiraketore izraeliane “David’s Sling” vihej në veprim për të provuar që të interceptonte dy raketa ruse SS 21, të qëlluara nga Siria në drejtim të Lartësive Golan. Të dyja kanë rënë më pas në territorin sirian. Nuk është e qartë se cili ishte objektivi i raketave të tilla.
Pak ditë më vonë, më 24 korrik, një avion Sukhoi që do të shkelte kufirin izraelian me disa kilometra është rrëzuar nga një bateri raketash Patriot izraeliane, mbi Lartësitë Golan. Avionic rus, por në përdorim të trupave të al Assad, ishte impenjuar në përplasjet me forcat rebele akoma të pranishme në zonë, ka mundësi milicë të ISIS-t të pranishëm në zonën Yarmouk.
Këto dy episode demonstrojnë sesi përtej vullnetit rus për të shërbyer si arbitër, nervozizimi izraelian në zonë rrezikon që të prodhojë incidente serioze, edhe pse në muajt e fundit kanë qenë të shumta inkursionet e avionëve me Yllin e Davidit në territorin sirian për të goditur bazat iraniane.
Luftë me intensitet të ulët dhe ndërmjetësim rus. Për momentin…
Duke dashur që ta përmbyllim, është e mundur të pohohet se Irani dhe Izraeli kanë zgjedhur Sirinë si terren përplasjeje në të cilin të testojnë dinamikat respektive të forcës. Problem është nëse të dy konkurrentët dhe elitat respective politike do të dijnë të ruajnë gjakftohtësinë, duke shmangur që konflikti të marrë një formë më të drejtpërdrejtë.
Eskalimet e e mëtejshme ka mundësi që mund të jenë dy:

– Një aksion i aivionëve izraelianë në territorin Iranian për të goditur instalimet atomike. I pamundur, të paktën në këtë fazë;
– Një aksion penetrimi izraelian në territorin siriane në anën e Lartësive Golan të kontrolluara nga damasku.
Sigurisht që duket e qartë të përcaktohet nëse aksioni i dytë është më i munduri. Megjithatë është sigurisht në linjë me doktrinën strategjike të shtetit hebraik.
Përtej përplasjeve dhe provokimeve, Izraeli është në fakt i impenjuar prej muajsh në një aksion tipik frenimi të penetrimit iranian në Siri dhe ka mundësi që kërkon tek Rusia spondin që një gjë e tillë të ketë sukses. Pavarësisht kësaj, ka mundësi që është duke përgatitur operacione në shkallë më të gjerë. Në fakt, disa burime sinjalizojnë një forcim të 210/a Divizionit Bashan në ruajtje të Lartësive Golan. E kotë të kujtohet sesi doktrina izraeliane parashikon aksione roll back. Operacioni “Paqe në Galilea” i vitit 1982, pushtimi i jugut të Libanit i vitit 2006 dhe pushtimi i Gazas në vitin 2009 i janë shembujt.
Një gjë është rivendosja e një statuskuoje që shikon sërish Divizionin Bashan të ndeshet me trupa të rregullta të Damaskut me OKB-në në mes, një gjë tjetër është të pranosh që forcat Pasdaran dhe Hizballahu të istalohen në Lartësitë Golan siriane dhe nga aty të organizojnë operacione pemetrimi në Galilean e Sipërme. Nga ana tjetër, drejtuesit ushtarakë të Republikës Islamike nuk e fshehin vullnetin për ta vendosur më tej zonën e tyre të influencës mbi të gjithë Levantin arab.
(nga Geopoliticus)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Urdhëri nga burgu i Aldo Bares për ministren e Drejtësisë: Arresto menjëherë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të radhës një tjetër skandali që provon se si qeveria drejtohet nga qelitë e burgjeve dhe nga kriminelët.
Sipas tij, Aldo Bare vizitohet rregullisht në qelinë e tij nga ministrja e Drejtësisë dhe porosia e tij për Etilda Gjonajn është arrestimi i Julian Sulos.
Statusi i Berishës:
“Denoncohet lidhja kriminale e Kumbar Aldo Bare me Ndrikull Gjonin!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje Dr!
Zbulohet porosia që Aldo Bare i la ministres që e vizitoi dhe e viziton rregullisht në qeli. Arresto Julian Sulon sepse është kundërshtari im kriminal. Shiko se sa me zell të madh këta i binden krimit. Sulo ka koh që bridhte nëpër Lushnje dhe tallej me policine rrugëve duke i felliqur. Pse duhej të arrestohej pas takimit Gjonaj-Shkurti? Anonim ju lutem, flm”.
Kush është Julian Sulo
Julian Sulo, 37-vjeç ka një lokal dhe një lavazh në qytetin e Lushnjës nuk është person i panjohur për policinë.
Ai njihet në Lushnjë edhe si “Juli i Pashakos”. Ai ka qenë një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë, ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldo Bares, Laert Haxhiut.
Sulo u vetëdorëzua në polici pas vrasjes së dy të rinjve, por u lirua më pas për mungesë provash.

Rrëmbeu dhe vrau 15-vjeçaren, prova që ‘fundosi’ Behar Bajrin

Detaje të tjera dalin në dritë nga aktiviteti i bandës kriminale ‘Bajri’ në Shkodër, e cila udhëhiqej nga Enver Bajri, ku rol kishte dhe Safet dhe Behar Bajri. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte për ‘News24’ raportoi se deri më tani policia dhe prokuroria ka arritur që të verifikojë 2 vrasje të kryera nga kjo bandë, duke u bazuar tek faktet shkencore.
Krimet e faktuara deri tani janë vrasja e shtetasit Arben Tuzi, ngjarje kjo e ndodhur në 7 shkurt 2001, si dhe vrasja e shtetases me inicialet F.H,. 15 vjeçe. “BalkanWeb” mëson se vajza u gjet e pajetë në banesën e Behar Bajrit më 20 qershor të 20 të 2002-it.
Ndonëse si fillim u raportua si vetëvrasje, pas hetimeve të policisë rezultoi se vajza ishte vrarë. Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se e mitura ishte marrë peng dhe mbahej me forcë nga Behar Bajri. Vrasja e saj u zbulua për shkak të pozicionit të plumbit që kishte marrë poshtë parakrahut. Prova e fortë që fundosi Bajrat ishte pistoleta, e cila rezultoi se ishte e njëjta që ishte përdorur edhe për vrasjen e Arben Tuzit.
Me këtë të fundit familja Bajri kishte konflikte të vazhdueshme, të cilat kishin shkuar deri në përleshje me armë apo dhe me vrasje. Në aksionin e fundit të policisë, Behar Brajoviq (Bajri) u arrestua në Roterdam të Holandës, ndërsa djali i xhaxhait, Safet Bajri u kap në Tiranë. Ndërkohë Enver Bajti është shpallur në kërkim. Sakaq, nuk përjashtohen edhe ngjarje të tjera kriminale, si vrasje, të kryera që nga viti 2000 deri në vitin 2018.

Tre lidhjet e Bajrave me qeverinë, hetimet e Belgjikës e Hollandës që i prangosën

Ish-Kryeministri Berisha i ka bërë një thirrje publike dhe falenderuese autoriteteve të Belgjikës dhe Holandës për prangosjen e bandës së Bajrave. Berisha përmes një postimi në facebook tregon edhe se kush janë tre lidhjet në qeveri të bandës së Bajrave.
Postimi i Berishës
Te dashur miq, se pari le te falenderojme perzemersisht autoritetet zyrtare dhe mediat e Mbreterise se Belgjikes dhe Mbreterise se Holandes, te cilat me hetimet e tyre bene te mundur goditjen e njeres prej bandave me te rrezikshme te krimit nderkombetar, bandes se Bajrajve.
Te falenderojme mediat, gazetaret investigativ te ketyre vendeve, qe me guxim te madh hetuan dhe informuan publikun e vendeve te tyre dhe shqiptare per veprimtarine, vendndodhjen, lidhjet e ngushta te eksponenteve kryesor te kesaj bande me Edi Ramen, Ditmir Bushatin, Luan Harushen, deputete te tjere siçiliste.
Me kete rast le t’u bejme thirrje autoriteteve te ketyre vendeve te hetojne dhe bejne publike lidhjen e ngushte te drejtuesve te kesaj bande, komunikimet direkte te tyre (tabulatet) me kreun e meduzes, Edvin Kristaq Rama, Ditmir Sulejman Bushatin, Luan Harushen, drejtues kryesor te policise, prokurorise dhe gjykatave ne Shkoder dhe Tirane, udheheqes dhe protektor te bandes se Bajrajve, krimit shqiptar dhe nderkombetar.
Ky do te ishte nje kontribut i jashtezakonshem per Shqiperine dhe rajonin tone, stabilitetin e tyre! sb

Mafia po luan “në fushën e vet”…

Gent STRAZIMIRI

Deri tani jemi 2-0 në favor të Mafias (sepse Mafia luan “në fushën e vet”…) !!!
“… nese (ata, pushteti) kane vendosur te eleminojne prokurorine anti-mafia, opinioni publik duhet ta marre vesh! Nese kjo duhet te ndodhe, le te ndodhe para kamerave, ne syte e te gjitheve…dhe opinioni publik bëri mrekullinë, u ngrit dhe ….” (min 4:17)
Paolo Borsellino.
Është dëshmia e tij e fundit, 21 ditë përpara se ta vrisnin, mbajtur në Universtitetin e Palermos gjatë një përkujtimoreje në nder të Giovanni Falcone, që vetëm 30 ditë më parë ishte vrarë po ashtu nga Mafia.
Të dy u ekzekutuan brenda 50 ditëve, pa u mbushur 4 muaj nga përfundimi edhe ne Kasacion i procesit gjyqesor historik anti-mafia….
Ngjashmëria me metodat që po përdoren këtu, është e frikshme:
54 dite pasi pengoi arrestimin e Sajmir Tahirit ne Kuvend (25 tetor 2017), Edi Rama paralajmeroi prokuroret duke u imponuar ne krye Arta Markun (18 dhjetor 2017) permes ekzaktesisht te njejtave duar e vota deputetesh qe penguan arrestimin e Sajmir Tahirit.

Pergjigje e menjehereshme, anti-ligjore, anti-kushtetuese, brutale si sinjal ndaj cilitdo magjistrati qe donte te kalonte “Vetting-un” qe kontrollon qeveria permes te njejtave duar, vota e persona qe penguan arrestimin e Tahirit dhe imponuan Arta Markun.
320 dite pas votes per te mosarrestuar Saimir Tahirin dhe 266 dite pas votes per te imponuar Arta Markun, me 18 shtator 2018, Prokuroria e Krimeve te Renda vendos sekuestron mbi pasurite e Habilajve, anetare te grupit kriminal te Sajmir Tahirit.
Brenda 48 oresh, Saimir Tahiri dhe Habilajt shperbejne, eleminojne grupin e prokuroreve qe i akuzon, permes Arta Markut prokurores se mbeshtetur nominalisht dhe numerikisht nga te njejtet deputete te pushtetit, te cilet penguan te njejtet prokurore te shkarkuar kur kerkonin arrestimin Saimir Tahirit.
Por ju mos u shqetësoni! Këtu nuk do ketë as autobomba e as atentate sepse këtu nuk ka asnjë Borsellino e as Falcone, e aq më pak opinion publik!
Gjumë të ëmbël e një natë pa makthe në këtë Shqipërinë reale, se fundjavën e qetë me pamje nga Shqipëria 3D, do jua urojë “Ai”, “i madhi në Tiranë”, nesër që në mëngjes!!!!